Nga :Nezir Selmani
Ditën e parë të fillimit të javës, të hënën, më 14 qershor, në muajin e ndritshëm, të vitit 1948, lindi Ymer Elshani, një gjeni i letërsisë shqiptare, i cili shkroi: poezi, poema, tregime, romane dhe pjesë teatrale, por u mor edhe me kritikë letrare. Sot është e diel, 17 prill 2016, pikërisht sot u mbushën 17 vjet kur kriminelët serbë e vranë shkrimtarin tonë të famshëm me duar lidh pas kresë. Atë ditë ishte e shtunë, 17 prill i vitit 1999 kur kriminelët arritën në Poklekun e Vjetër të Drenasit dhe aty e vranë poetin të lagur nga shiu dhe të uritur si dhe i vranë katër djemtë e tij: Ardianin 25 vjeç, Miranin 20 vjeç, Kujtimin 15 vjeç dhe Nderimin 10 vjeç. Ata kriminelë nga Serbia fashiste ia vranë edhe bashkëshorten Nafijen 45 vjeçare, Nënën Nailen 75 vjeçare, e cila ishte motër e veprimtarit të shquar, të vrarë më 1964 nga UDB-a, Fazli Greiçevci. Trupin e Ymer Elshanit, kriminelët, e kishin hedhur në bunar, kurse trupin e nënës Naile, përveç se e kishin hedhur në bunar, ia kishin lidhur edhe dy blloka të betonit. Atë ditë, pra i kishin mbytur shtatë anëtarë të një familje dhe 50 të tjerë në shtëpinë e Sinan Muçollit.
Kriminelët kishin dosje për Ymer Elshanin, sepse ai ishte i ndjekur dhe i përndjekur nga ish-UDB-a Jugollave, prandaj e vranë me katër djemtë, i shpëtoi vetëm një vajzë – Teuta, e cila gjendej në Prishtinë.
KUSH DHE SI E PËRJETËSOI KËTË GJENI TË LETRAVE SHQIPE
Shumë shokë, kusherinj, dajë e shkrimtarë e përjetësuan Ymer Elshanin.
Rifat Kukaj e shkroi artikullin “Këlithje shpirti”, në vend të përkujtimit, të botuar në “Rilindje” më 26 korrik 1999 në faqe 8.
Riza Greiçevci e shkroi poezinë “Ti je gjallë Ymer” (nipit tim) e cila i ka katërmbëdhjetë strofa, e botuar në “Rilindja për fëmijë”, numër 11202, të martën, më 10 gusht 1999, faqe 9. Kjo poezi është botuar edhe në librin “Të fala Tiranë”, faqe 69, botuar në Prishtinë, 1999.
Dr. Xhevat Syla ka botuar një monografi “Universi i mirësisë”, jeta dhe vepra letrare e Ymer Elshanit, shtëpia botuese Libri Shkollor, Prishtinë, 2008.
Një meritë të veçantë kanë Halili Kuliqi dhe Arif Veliu, të cilët me përkushtim të jashtëzakonshëm shkruan “ATDHEDASHURIA”, në veprën e Ymer Elshanit, “YLLI ËNDRRIMTAR”, e cila u botua në Prishtinë më 2008. Kjo vepër u botua me rastin e 60 vjetorit të lindjes të poetit Ymer Elshani, në të cilën bëhet analiza e 113 poezive. Vlen të theksojmë se në disa poema mirren pak vargje për ilustrim. Ndonjëherë nuk shënohen si në origjinal. Përdoren fjalë të huaja si për shembull fjala mesazh nga gjuha franceze në vend të porosi.
Unë mendoj se është bërë një analizë e thuktë dhe me përkushtim nga Halil Kuliqi dhe Arif Veliu, prandaj në fund kur e mbarova së lexuari shkrova: Ndoshta nuk gaboj të shkruaj se ju jeni njohësit më të mirë të shpirtit, mendjes dhe zemrës së shkrimtarit më tragjik në botë – Ymer Elshani. Lumtë ju që e keni njohur e mjerë unë që shumë pak e kam njohur.
Qibrije Demiri – Frangu i jep një vend të veçantë në “Letërsi për fëmijë”, Prishinë, 2011, ku i jep hapësirë në 15 faqe, duke e quajtur Krijuesi emblematik – Ymer Elshani. Ndër të tjera Qibrija shkruan: “Autor i suksesshëm i tregimeve, i romaneve, i poezive, i pjesëve teatrale, si dhe shkrimeve kritike për letërsinë për fëmijë, Ymer Elshani del të jetë shkrimtari më besnik i fëmijëve. Ai asnjëherë nuk iku nga fahu i tij – krijimtaria për fëmijë”.
Një vend të veçantë për përjetësimin e Ymer Elshanin zë edhe botimi i temës së magjistraturës: “Aspekte të poezisë sonë për fëmijë”, (1945 – 1976) botuar në Prishtinë, më 2013. Këtë vepër Ymer Elshani e shkroi me përkushtim të madh, duke i lexuar dhe studiuar më parë 105 vepra për fëmijë, ku bëri analizën e tyre dhe paraqiti krijimtarinë e të gjithë shkrimtarëve për fëmijë brenda kufijve të ish-Jugosllavisë. Përkitazi për këtë monografi shkroi edhe Shefqet Rexhepi: “Studim i thuktë i lirikës për fëmijë gjatë tri dekadave”, botuar në gazetën e përditshme “Bota sot”, numer 6438, Prishtinë, e mërkurë, 3 korrik 2013. Ku ndër të tjera shkruan se është një studim i një rëndësie të veçantë për letërsinë tonë për fëmijë.
Për Ymer Elshanin shkroi edhe norvegjezi Josef Martines në librin PUSET E VDEKJES NË KOSOVË, i cili u botua në Prishtinë, më 2006. Në këtë libër është paraqitur edhe fotografia e Ymer Elshanit dhe e nënës së tij Nailes në faqen 111 dhe 112. Martinsen ka shitur shtëpinë e pushimeve në Suedi, ka shpenzuar rreth 20 mijë euro, ka vrapua katër vjet nëpër Kosovë, vetëm e vetëm të dokumentojë vuajtet e civilëve shqiptarë gjatë luftës 1998 – 1999.
Përjetësimin më të mirë shkrimtarit, Ymer Elshanit do t’ia bëjë Nezir Prokshi, i cili është duke i mbledhur të gjitha punimet e tij që i janë botuar nëpër gazeta dhe revista siç ishin: “Pionieri”, dhe “Gazeta e pionierëve “, që botoheshin në Prishinë dhe “Gëzimi” e “Fatosi”, që botoheshin në Shkup. Ai do t’i botojë në vëllimet e veçanta: Poemat, poezitë, tregimet, romanet, dramat për fëmijë dhe kritikat letrare.
Sado që të shkruajmë për martirin Ymer Elshanin, nuk mundemi kurrë t’i dalim hakut, sepse ai e sakrifikoi jetën e vet, të katër djemëve, gruas dhe nënës vetëm e vetëm se e deshi vendin e vet dhe nuk deshi të largohej dhe kështu korbat e zi ia morën jetën ...