Një zyrtar policor ka refuzuar të flasë për mediat lidhur me nxënësit dhe nëpunësit e shkollës, që numëron hiq më pak se 1.300 nxënës.
Në këtë shkollë vijojnë mësimet nxënësit nga klasa e parë deri tek e 12-ta. Kurse gjykimi i arsimtares së arrestuar pritet të filloj të hënën.
Ndërkaq, në një komunikatë të lëshuar nga policia e Karolinës së Veriut ku edhe ka ndodhur ngjarja, thuhet se arsimtarja ka kryer seks me të mitur në kampusin e shkollës.
Ajo ishte përjashtuar nga shkolla më 4 maj, kurse katër pesë ditë më vonë është arrestuar.
Por është interesant fakti se si një grup i nxënësve, kanë nënshkruar një peticion me të cilin kërkojnë rikthimin e arsimtares së tyre në shkollës, në mesin e të cilëve janë edhe disa prindër që pretendojnë se akuzat ndaj saj janë të pabaza.