2017-06-11

Exit Polli i parë, nga Klan Kosova: PAN i pari, VV e dyta, LAA e treta!?

Exit Polli i parë, nga Klan Kosova: PAN i pari, VV e dyta, LAA e treta!?

Pas 10 ditë fushate, sot u mbajtën zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare në Kosovë. Vendvotimet u hapën në ora 7:00 të mëngjesit, ndërkaq u mbyllën në ora 19:00.


Në këto zgjedhje kanë marrë pjesë pesë koalicione; 19 parti politike dhe dy nisma qytetare – me 971 kandidatë për deputetë.

Lista përfundimtare e votuesve për zgjedhjet e 11 qershorit përmbante 1,872,941 votues.

 Numri i votuesve të rinj ishte 155,202 votues.

Numri i përgjithshëm i vendvotimeve ishte 2,490.

Ndërkohë, në Klan Kosova u publikuan rezultatet e para të Exit Pollit të cilat që në start u paralajmëruan si befasuese.



“Pas këtyre rezultateve, nuk di se si do të zhvillohet e ardhmja e partive politike”, ka thënë gazetari Baton Haxhiu, drejtor i përgjithshëm i Klan Kosovës. “Rezultati do të jetë shokues për secilin që do ta dëgjojë”!

Shpalljen e rezultateve e ka bërë Shkëlzen Maliqi, drejtuesi i ekipit që ka punuar në këtë Exit Poll.


“Punën e kemi kryer në terren. Duhet të sqarohemi se Exit Polli është matje e momentit, gjatë procesit, kur votuesit dalin nga vendvotimi. Kur dalim i pyesim se për kë kanë votuar.

Ky është projeksion që mund të dal i saktë, gjysmë i saktë apo i huqur”, ka thënë ai. “Kemi anketuar 2,500 respondentë. 90 nuk kanë dashur të flasin”!

“40 për qind koalicioni PAN (PDK-AAK-NISMA); 30 për qind VV (Lëvizja Vetëvendosje), LAA (LDK-AKR-Alternativa) 27 për qind dhe 3 për qind të tjera”, është rezultati i shpallur i Exit Pollit.

Në rritje është dhuna e të miturve në rrjetet sociale

Kërko brenda në imazh                                      Nga Flori Bruqi Tik Tok është një aplikacion në pronësi të kompanisë kineze, Byte...