2018-04-04

Më cilën Parti je!?

REXHEP SHAHU

A ka Shqipëri dhe shqiptarë jashtë partive?

Nuk ka Shqipëri dhe shqiptarë jashtë partive. Shqipëria është e partiakëve, e gjithë partiakëve, ata që nuk janë partiakë ata nuk kanë hise në këtë Shqipëri.
Pati nisë në kohën e Ramiz Alisë të shkruhej parulla Partia - Shqipëria dhe që nga ajo kohë këtu rrënjët filluan të mbillen në qiell që t'i vadisë shiu më shpejt. Shqipëria u bë pronë me tapi vetem e partive dhe partiakëve. Shqiptarët e pa parti të hanë gishtat e tyre se Shqipëria është e partive dhe partiakëve.
Në Shqipërinë e partive dhe partiakëve nuk kanë vend as hise dhe nuk kanë asgjë të sigurtë përveç vdekjes akademikët, poetët, shkrimtarët, profesorët, shkencëtarët, jashtë partive elita nuk vlen, nuk ka vend për elitën jashtë partive, jashtë të punësuarve në parti e nga partia. Elitë në Shqipëri janë vetëm tregtarët, ata që shesin dhe blejnë, ata që kollaj farë tranferojnë paratë në llogari financiare nëpër botë dhe ikin e jo ata që prodhojnë të mira shpirtërore e materiale.
Prodhuesit urrehen në Shqipërinë e partive e partiakëve,
Është e jashtëzakonshme dhe shumë mbresëlënëse aleanca dhe solidariteti i mrekullueshëm i partive, i të gjitha partive kundër jo partiakëve. Rrezik edhe ajri t'u ndalohet atyre që nuk janë pjesë e partive, të emëruar në punëra nga partitë ose të punësuar në oborret e partive, në bahçet e partive, në oborret e pasme e të para të partive, në kthina e skuta të partive.
Nuk ka Shqipëri e shqiptarë të vërtetë jashtë partive, ka vetëm Shqipëri partish, shqiptarë partish, ndaj rendni të dashur nxënës e studentë, edhe ju filloristë, rendni sa më shpejt drejt partive, drejt cilës parti të doni, por mos rrini jashtë partive se duke qëndruar jashtë partive as mut nuk do të keni shans të hani në këtë vend e jo më gjë tjetër. As vend për varr mos kërkoni ju shqiptarë jashtë partive se kjo tokë është e shqiptarëve të partive.
Edhe ju të vdekur, rendi sa më shpejt se nuk ka varr as tapi varri nëse jeni pa parti e doni të rrini pa parti.
Shqipëria e partive dhe partiakëve kërkon mashtrues sa më përfektë, shkrues projektesh OJF-je sa më të detajuar për të mashtruar e bindur se fjalët janë punë dhe puna nuk vlen pa fjalë vërbuese, shkëlqimtare e të kallaisura.
Shqipëria e partive dhe partiakeve është biznesi i tyre dhe ata e mendojnë pushtetin si biznesin më fitimprurës.
Edhe barkas të bini, edhe në shpinë të bini, në kurriz, edhe këmbët e këpucët t'ua lëpini partive e partiakëve nuk do gjeni mundësi.
Nëse s'je i partisë nuk je i Shqipërisë. Nëse je i pa parti nuk je i Shqipërisë së partisë e partive.
Shqipëria e të pa partive e jo partiakëve është hiq, nuk vlen, nuk ekziston. Shqipëria e partiakëve ekziston, ajo, vetëm ajo, merr frymë, jep frymë e jetë, vetëm Shqipëria e partive dhe partiakëve të siguron të ardhme, prespektivë, dinjitet, prosperitet.
Atyre që ju rri ngushtë partia, u rri ngushtë edhe Shqipëria. Ata që nuk i do, nuk i begenis partia e partitë, nuk i don e nuk i begenis as Shqipëria që e kanë marrë peng partitë.

Vdiç shkrimtari dhe avokati i njohur dardan Zeqir Berdynaj (1934-2025)

Zeqir A. Berdynaj, u lind më 6 qershor 1934, në Firzë, ish katundi i Ri i komunës së Pejës.  Shkollën fillore dhe të mesmen e kreu në vendli...