Njoftim:
Më 31 dhjetor 2020 doli nga shtypi libri i radhës, libër me poezi, të poetes Naxhije Doçi nga Prishtina, me titull: “PANDEMIA 2020”. Poezitë janë me tematikë për jetën e rëndë dhe me shumë përjetime të shumta shëndetësore në Kosovë dhe në krejt planetin tokë gjatë vitit 2020, nga sëmundja globale-Pandemia, nga Korona Virusi Covid-19. Sipas recenzuesit, Ramë Oraca: “Kjo përmbledhje poezish të poetes Naxhije Doçi mbase është nga librat e parë të kësaj natyre që shkruhet nga një autore për pandeminë në fushën e letërsisë, të ngritura artistikisht në vargun e saj poetik”. Për botim, libri është përkrahur financiarisht nga familja e ngushtë e autores.
Libri ka 122 faqe. Poezitë janë të ndara në cikle: 1.”Pranverë e sprovuar në Kosovë”, 2.“Qetësim shpirti me flakërime’, 3.“Pandemia 2020 sërish në kërcënim”,4.”Zbulim epokal për shpëtim jete”.
Në kuadër të këtij libri me poezi është përfshirë edhe një prozë e shkurtër “Një rrëfim si një ditar (“Jetë në Karantinë”), në të cilin rrëfim flitet për jetën e rëndë në vetizolimin e obliguar, në të cilën jetë edhe kanë flakëruar frymëzimet për t’i shkruar poezitë. Tregohet edhe se frymëzimet për t’i shkruar poezitë në thellësi shpirti e kishin qëndresën e patjetërsuar. Ishin edhe shpresat e pashuara për mirësi dhe për bardhësi jete në mbijetim dhe në mundjen sa më të shpejt të sëmundjes –Pandemi, të Korona Virusit Covid-19.
-Për vlerësimin dhe daljen në dritë të këtij libri falënderim dhe nderim për
botuesin: Lidhja e Shkrimtarëve e Kosovës-LSHK, me kryetar
Prof. Dr. Shyqri Galica!
-Falënderim edhe për redaktorin dhe recenzuesin e librit, krijuesin
Ramë Oraca!
-Falënderim për Prof. Dr. Rexhep Doçin për lekturim të librit dhe
Prof. Dr. Ilir Doçi për realizimin kompjuterik!
-Për kopërtinën e librit falënderim për krijuesin dhe për piktorin e njohur,
Idriz Berisha-Xhixhi-Prof.
-Falënderim për Shtypshkronjën Lena Graphic – Prishtinë, me drejtor Hajdar Fejzullahu.
-Në veçanti falënderoj familjen time, bashkëshortin tim dhe djemtë e mij me familjet e tyre për përkrahjen e vazhdueshme me ngrohtësi zemre që më krijojnë për të shkruar, si edhe për të jetuar...