- Ne Shqiperi shkrimtaret ne kushtet e sistemit totalitar komunist duke paguar edhe „‟haraçin‟‟ , kane arritur te krijojne edhe vepra me vlera te qenesishme artistike qe i kane qendruar kohes. Fushnjaja e realizmit socialist nuk qe asnjehere lendine e blerte ku mund te levrohej letersia e vertete, ajo e ndershmja, e moralshmja, intimja, ajo qe vlereson pergjegjesine qytetare ndaj lexuesit dhe ndaj vetes, ajo letersi qe njef e respekton individin dhe denon mohimin dhe dhunen ndaj te drejtave te tij njerezore.
- Po pervec ketyre letersia e kesaj kohe pati shume ngjarje te dhimbshme sepse shume u internuan, çensuruan, burgosen, torturuan dhe keto gjera ndikuan jo vetem tek shkrimtaret dhe krijimtarise se tyre,por edhe tek familjaret e tyre qe u internonin dhe ndaj tyre ndiqeshin politika ndaj me mizoret.
- Letersia shqiptare bashkekohore Ne Republiken e Shqiperise pas vitit 1944 u vendos shteti i diktatures se proletariatit,duke lejuar vetem nje letersi thellesisht te ideologjizuar e te politizuar,brenda kerkesave dogmatike te se ashtuquajtures metode e realizmit socialist qe ne thelb ishte nje rregullore ushtarke e veshur me fraza demagogjike, si fryma socialiste e karakteri kombetar.Mbizoterimi i kritereve ideologjike mbi ato estetike paralizonte lirine e brendshme, fantazine krijuese dhe kerkimet per krijimin e individualitetit artistik. Ne keto kushte ishte e kuptueshme ekzistenca e te ashtuquajtures „‟letersi e sirtareve‟‟, ashtu sic ishte e pameshirshme heqja e te drejtes se botimit shkrimtareve jokomformiste ose te quajtur „‟armiq‟‟ nga regjimi si Kasem Trebeshina, Trifon Xhagjika, Pano Taçi, Ethem Haxhiademi, Astrit Delvina, Zef Zorba, Frederik Reshpja etj. Ishin te ndaluar te botoheshin edhe vepra te shkrimtareve perendimore moderne si : Kafka, Xhojsi, Prusti, Eliot, Begeti, Jonesko etj. Por edhe shkrimtare te arratisur si Ernest Koliqi, Martin Camaj, Arshi Pipa, Bilal Xhaferri etj. Deri ne 1970 nuk ishte botuar asnje liber nga Kosova gje qe e kufizoi integrimin e kultures e te letersise shqiptare.dhe me rrjedhat bashkekohore te kultures e te letersise boterore.
- Ne vitet 1950 poezia eci ne shtratin e nje retorike bombastike e folklorizante, duke i sherbyer si tellall entuziasmit politik.Proza ishte nje ilustrim i ideve politike te dites dhe nje himnizim i luftes çlirimtare. Vitet 1960 shenuan ne letersine shqipe nje rritje te dukshme cilesore te poezise nepermjet veprave te Ismail Kadarese, Dritero Agollit, Azem Shkrelit, Ali Podrinjes, Fatos Arapi, etj. Thyerja e klisheve poetike tradicionale, çelja e lirizmit subjektiv, gjallerimi e freskimi i figuracionit dhe kryesorja pervetesimi i nje konceptimi te ri pe poezine, shenuan nje fare kthese, por ne Shqiperi poetet mbeten brenda nje tematike te percaktuar, konformiste, ku patetika nuk arriti te çrrenjosej.
- Ne vitet 1970, shkrimtaret e rinj po sillnin me guxim gjetje te reja ne temat e njohura dhe menyra te reja te shprehjes artistike, qe ne krahun verilindor arrinin ne eksperimente formaliste te skajshme.Perpjekjet e shkrimtareve per te thyer pak skernat rutinore te poezise se realizmit socialist ishin sa te sukseshme aq edhe te kufizuara. Edhe ne vitet 1980 vazhduan keto prirje dhe, vetem ne fillim te viteve ‟90 ne Republiken e Shqiperise, pas renies se diktatures, pati nje shperthim , sidomos nga autoret e rinj, te cilet pa kurrfare hezitimi zune te imitojne drejtimet artistike moderniste e postmoderne. Por mosnjohja dhe mungesa e nje pergatitjeje serioze e sistematike teoriko-letrare dhe estetike beri qe disa autore ta kuptonin letersine si shthurje dhe kaos dhe jo si strukture e veçante estetike.
- REALIZMI SOCIALIST NE LETERSINE SHQIPTARE. TIPARET.
- Sipas Sabri Hamitit,metoda socrealiste konsiderohet si zyrtarizimi i ideologjise se majte,e kthyer ne konvence shoqerore me pretendime te kodifikimit te metodes letrare,u zyrtarizua me emrin metode socrealiste.Ajo ishte natyrisht si derivim satelitor i modelit sovjetik rus.Tiparet e kesaj letersie,sipas Hamitit jane: -Kthimi i serishem i misionit te shkrimtarit ne shoqeri dhe i rolit sherbyes te letersise, me nje tematike te re kolektive e ideologjike. -Artikulim i konflikteve shtresore shoqerore,te cilat i zgjidh heroi pozitiv,si misionar i idese se perparimit. -Nje neoromantizem rreth projektit te shoqerise te se ardhmes,pra teper larg kriterit te realitetit te deklaruar. -Konsiderimi i letersise si art i aplikuar per nevojat shoqerore e ideologjike. -Format letrare me te preferuar,poema socrealiste me subjekt,tregimi dhe nje zoterim i ngadalshem i romanit ne horizontin e pritjes se lexuesit.Mungon dramatika. -Mungojne diksurset letrare subjektive,e “vershon” diksursi i pergjithshem skematizues.
- Arshi Pipa ka trajtuar se çeshte raporti midis diktatures dhe shkrimtarit ne “Contemporary Albanian Literature”.Arsyetimi dhe lidhja qe ben Pipa per raportet midis letersise dhe politikes dhe politikes se letersise,duke ju referuar me shume realizmit socialist,por duke e pare ne nje rrafsh shume te gjere te historise shqiptare.Sipas Pipes “Letersia shqiptare eshte shprehja me e qarte dhe e vazhdueshme e nacionalizmit shqiptar”. Pipa kur i referohet per sa i perket poezise, ai e vlereson se ajo eshte me lart sesa proza,edhe sepse ndikimi i realizmit socialist atje ishte me i ndryshem edhe per shkak te ndikimit te forte te tradites se poezise gojore.Keshtu ai ne ate kohe vecon Esad Mekulin, Enver Gjergjekun, Murat Isakun, Muhamet Kerveshin, si nje poet prendues, etj.
- Është fakt se mbarë letërsia e Shqipërisë së paraluftës u fshi nga revolucioni politik që u krye në këtë vend gjatë dhe pas Luftës së Dytë Botërore, për tu zëvendësuar nga një letërsi thellësisht socialiste e proletare, që mbeti gjithmonë në hapat e para të fëminisë. Megjithatë, ministri i parë i arsimit dhe kulturës në Shqipërinë e Re, Sejfulla Malëshova (1901-1971), i vetëquajtur poet rebel, me pseudonimin Lame Kodra, ndoqi një rrugë relativisht liberale, me qëllim që të nxiste bashkimin e shkrimtarëve e të forcave jokomuniste me strukturat e reja të pushtetit. Por suksesi i tij qe i kufizuar, pasi pas pak kohe ai pësoi katastrofën e oportunistit dhe u eliminua nga Enver Hoxha (1908-1985) në luftë për pushtet më 1946. Malëshova, për çudi, mbeti gjallë pas rënies. Ky idealist i majtë, që dikur kishte qenë anëtar i Komintern-it, e kaloi pjesën e mbetur të jetës në internim si magazinjer i thjeshtë në qytetin e Fierit, ku, për vite me radhë, as edhe një banor i vetëm nuk guxoi të flasë me të. Nuk pati kontakt tjetër shoqëror, përveç lojës së futbollit me fëmijët. Kur ndokush afrohej, ai mbyllte buzët me gishtërinj, se ishte betuar që të mos fliste tërë jetën, për të mbetur gjallë. Malëshova vdiq nga apendisiti në vetmi të plotë.Një fat të tillë ose edhe më të keq patën shumë nga ata shkrimtarë dhe intelektualë që nuk kishin mundur të largoheshin nga vendi më 1944.
- Konceptit I Disidences
- Shqiperia kishte diktaturen me te rrepte se ne te gjitha vendet e tjera diktatoriale . Shpirti i disidences individuale, qe ishin ato qe nuk u pajtuan kurresesi me dhunen ndaj fjales se lire, me mohimin e te drejtave te njeriut, me neperkembjen e vlerave humane dhe qe, prandaj, u persekutuan, u internuan, u burgosen, u vrane, jetoi gjate gjithe kohes sa jetoi edhe diktatura .
- 10. Qe ne vitet e para te vendosjes se regjimit komunist, u vune ne shenjester shkrimtaret atdhetare,qe qene kundershtare te komunizmit ose qe paraqitnin rrezikshmeri per te.Ne shqiperi u pushkatuan , pas shum torturave tetmerrshme, shkrimtaret klerike te Veriut si : Dom Ndre Zadeja (1891 – 1945) - lindi në Shkodër, klerik, dramaturg, poet e prozator me subjekte te theksuara dramarike. At Anton Harapi (1888 – 1946) - lindi në Shkodër,ishte mësues, orator, pedagog, filozof, prozator e publicist. Dom Lazer Shantoja (1892 – 1945) – lindi ne Shkoder ,poet lirik, eseist, publicist, humorist , perkthyes,orator. Seminaristi Mark Çuni (1920 – 1947) – poet shume i talentuar dhe shume premtues. Trifon Xhagjika (u pushkatua me 1963) – poet disident, i cili mbetet nje pike referimi i fisnikerise se letersise sone, nje yll i shkelqyer i mosnenshtrimit,i mospranimit te genjeshtres dhe dhunes.
- 11. Dom Ndre Dom Lazer Zadeja Shantoja At Anton Harapi
- 12. Vdiqen ne burg: At Viçenc Prendushi ( 1885 – 1949) – lindi në Shkodër, poet, prozator, publicist, folklorist, perkthy es. At Bernardin Palaj ( 1894 – 1949) – me origjine nga Shllaku, eshte cilesuar „‟poet gjenial, kritik dhe estet i holle‟‟ At Viçenc At Bernardin Palaj Prendushi
- 13. Vuajten burgjet dhe internimet : Dom Ndoc Nikaj (1864 – 1951) – lindi ne Shkoder, publicist, botues, historian, dhe nje nder nismetaret e romanit ne letersine tone. Padër Donat Kurti (1903 – 1983) – lindi ne Shkoder, etnolog, folklorist, albanolog, gjuhëtar, poet, pikt or e muzikant. Dom Nikolle Mazreku (1912 – 1996) - lindi në Mazrek, shkrimtar, polemist e analist kritik. Imzot Frano Illija (1918 – 1997) – shkroi vepra fetare me karakter letrar e didaktik. At Zef Pllumi (1924 - ) – lindi ne Lezhe, prozator, polemist, dhe publicist i shkathet. Imzot Zef Simoni (1928 - ) - prozator, eseist i nje diapazoni te gjere problemesh.
- 14. Dom Nikolle MazrekuDom Ndoc Nikaj Padër Donat At Zef Pllumi Kurti
- 15. Burgjeve, internimeve dhe ligjit te prerjes se gjuhes iu nenshtruanpothuajse te gjithe shkrimtaret, qe kishin filluar veprimtarine e tyreletrare para se ta merrnin pushtetin komunistet dhe qe nuk u pajtuanme ideologjine dhe politiken e tyre antikombetare si EthemHaxhiademi, Mitrush Kuteli, Musine Kokalari, Vedat Kokona, KydretKokoshi, Sejfulla Maleshova etj. Dramaturgu Ethem Haxhiademi autor i dramave me subjekte antike e kombetare, vdiq ne burgu e Burrelit, pas 23 viteve burg. Mitrush Kuteli (1907 – 1967) – autor i shquar tregimesh impresioniste dhe poemash patriotike, perkthyes, kaloi 2-3 vjet ne burg. Vedat Kokona (1913 – 1998) – prozator, kritik letrar, polemist, perkthyes. Sejfulla Maleshova (1901 – 1971) – politikan dhe poet, i njohur si „‟poeti rebel‟‟ per arsye te poezive te tij luftarake shume te fuqishme.
- 16. Vedat KokonaMitrush Kuteli Sejfulla Maleshova
- 17. U arrestuan gjithashtu shume te tjere me akuzen e perbashket : „‟agjitacion e propagande ne art e letersi‟‟ Asaj „‟epoke te coroditur kur shume njerez te mire, te drejte, e te paster ne idealet e veprimet e tyre, qene luftetare e heronj te nje kauze aq absurde, e cila pretendonte se vetem me dhune mund te ndertohej pallati madheshtor i Drejtesise njerezore mbi toke‟‟, i takon edhe Kasem Trebeshines (1926).
- 18. Enver Hoxha i shihte me dyshim të thellë shkrimtarët dhe intelektualët dhe kështu mbeti deri në fund të jetës. Ajo liri intelektuale, që për ironi të fatit, kishte ekzistuar para lufte gjatë diktaturës së Zogut dhe gjatë pushtimit italian, mori fund plotësisht. Partia kërkonte një nënshtrim absolut ndaj saj. Mjeti më i thjeshtë për të eliminuar shkrimtarët e dyshimtë ishte heqja e të drejtës dhe e mundësisë së botimit. Për rrjedhojë, shumë pena të talentuara iu kthyen nga halli përkthimit. Për poetin panteist Lasgush Poradeci (1899- 1987), klasik i shekullit të njëzetë, thuhet se më fort ishte gati të thyente lapsin e ta bënte copë e çikë, se sa të shkruante "si duan ata". Në vend të saj ai përktheu Bërnsin, Pushkinin, Ljermontovin, Gëten, Hajnen dhe Brehtin deri sa vdiq në varfëri të plotë. I nderuari Petro Zheji (l. 1929), baba shpirtëror i një brezi të tërë intelektualësh shqiptarë, është përkthyes i admiruar i Aragonit, Servantesit, Asturiasit, Gonçarovit dhe Shashas, por atij nuk iu dha kurrë mundësia e botimit për krijimet e veta të përshkuara nga fryma e simbolizmit. Jusuf Vrioni, përkthyesi i talentuar i Kadaresë në frëngjisht, për shkak të origjinës së tij aristokratike kaloi mbi dhjetë vjet në burg para se të lejohej për të punuar.Përndjekja e intelektualëve - sidomos e atyre që kishin qenë jashtë vendit para vitit 1944 - dhe shkëputja nga mbarë tradita e njëmendët kulturore krijuan në Shqipëri një zbraztësi letrare e kulturore, që zgjati deri në vitet gjashtëdhjetë, rrjedhojat e së cilës mund të ndjehen ende sot. Askush nuk do ta dijë me saktësi se sa shkrimtarë dhe artistë të talentuar u dërguan për të bërë punë të rëndomta fizike në degët e rënda të industrisë ose u syrgjynosën përgjithmonë nëpër provinca, në fshatra të thella malore, pa kurrfarë shpresë për tu kthyer.
- 19. Ajo çka ngjau nga viti 1973 deri më 1975, ishte një sundim i vërtetë terrori mbi shkrimtarët dhe intelektualët shqiptarë, që mund të krahasohet për nga thelbi e fryma të paktën, me spastrimet staliniste të viteve 30. Këto vite përbëjnë kthimin më të madh prapa në zhvillimin e letërsisë e të kulturës shqiptare. Poetë e prozatorë filluan kush e kush të shpallë më fort zellin e vet revolucionar e kush e kush të dalë në ballë kundër ndikimeve të huaja e liberale. Ata që ishin më pak të vendosur ose botimet e të cilëve kishin ngjyrime liberale u dërguan në provinca, në gjirin e popullit për tu edukuar, ose u mbyllën në burg. Ata më fatlumët humbën vetëm të drejtën për të botuar. Thuajse të gjithë autorët kryesorë e patën nga një vepër të hequr nga qarkullimi ose të dërguar për karton. Mësimi i gjuhëve të huaja në të vërtetë u ndalua, kurse ata që kishin fatkeqësinë të dinin frëngjisht ose italisht e ndjenin veten në rrezik. Piktorë si Maks Velo (l. 1935), Edison Gjergo (l. 1938), dhe Ali Oseku (l. 1944) u demaskuan në Plenumin e 4-t dhe u dërguan në burgje apo në kampe përqëndrimi të tillë, si miniera famëkeqë e bakrit në Spaç, për agjitacion e propagandë - domethënë, pse kishin shprehur një farë interesimi për Pablo Pikason, Salvador Dalinë, apo Maks Ernstin.
- 20. Letersia nga burgu Te burgosurit poete e mbijetonin burgun e trerrshem vetem duke lexuar, duke shkruar dhe duke shprehur veten e tyre ne format letrare. Letersia nga burgu eshte kryengritese.Ajo refuzon moduset e dhena te jetes, ngrihet kuder tyre, jo me furite shkaterimtare por me idene e krijimit te nje modusi tjeter jetesor.Eshte mbizoteruese tema e e lirise me te gjitha format e saj qe nga liria individuale e deri te liria kombetare dhe liria e pergjithshme individuale e shoqerore, tema e dashurise ndaj njeriut,qofte grua, nene, vella, moter, femije apo nje njeri i panjohur, tema te diktatures shteterore e ideologjike dhe pasojat e saj, tema te kontrollimit te trurit te qytetareve nga aparati i shtetit etj., jane kryetema ne kete letersi.
- 21. A ka patur ndonjëherë disidencë, mendim të kundërt, në letërsinë e sotme shqiptare dhe veprimet e marre nga shkrimtare te ndryshem ?Edhe po, edhe jo. Në një pro memoria dërguar Enver Hoxhës, shkrimtari Kasëm Trebeshina(l. 1926) paralajmëronte udhëheqësin shqiptar qysh më 5 tetor 1953 se politika e tij kulturorepo e çonte vendin poshtë e teposhtë drejt katastrofës. Pas shtatëmbëdhjetë vjetësh burgimi(dënim ky relativisht i lehtë, siç e quan ai vetë) dhe pas njëzet vjetësh heshtjeje, Trebeshinadoli përsëri në sipërfaqe bashkë me një numër shkrimtarësh dhe artistësh të tjerë - ndër tëcilët janë Lazër Radi (l. 1916), Kapllan Resuli (l. 1935), Frederik Reshpja (l. 1941), FatosLubonja (l. 1951), Visar Zhiti (l. 1952) dhe Bashkim Shehu (l. 1955) - duke e parë se siprofecia e tij doli e vërtetë. Mendim të kundërt pati, ndonëse në formën e tërheqjes pasive e tëmendimeve të pashprehura, të fshehura në thellësi të mendjes e të zemrës së çdo intelektuali.Po opozitë a kishte? Jo! Në një intervistë dhënë Zërit të Amerikës në shkurt 1991, DritëroAgolli deklaroi se të gjithë shkrimtarët shqiptarë kishin qenë konformistë. Në një kuptim, aika të drejtë dhe kjo kuptohet më mirë po të mbajmë parasysh shkallën e kontrolli politik mbiveprimet, e madje mbi mendimet e të gjithë intelektualëve, një kontroll të pashoq në Evropëdhe ndoshta në të gjithë globin. Çdo vëllim poetik kalonte para botimit nëpër duart e dhjetë-pesëmbëdhjetë recensorëve politikisht vigjilentë, kurse çdo dramë nëpër duart e të paktëntridhjetë vetëve (çka na ndihmon për të shpjeguar mungesën e një teatri të mirë shqiptar).Kurrë nuk ka patur ndonjë samizdat shqiptar ose ndonjë shtëpi botuese në mërgim. Lidhjetme botën e jashtme ishin zvogëluar nga partia në shkallën e një minimumi absolut dhe shumërrallë u lejohej shkrimtarëve shqiptarë të shkonin jashtë shtetit. Për dyzetepesë vjet me radhëShqipëria ishte një planet krejt tjetër, i shkëputur nga bota që ne njohim. Një ishullim ishkëlqyer? Kurrsesi! Mbetet shumë për të bërë nga ato që nuk u bënë. E ardhmja është akomaplot paqartësi. Por një gjë mund të thuhet me siguri: periudha më interesante në historinë eletërsisë shqiptare sapo ka filluar.
- 22. Bibliografia Realizmi socialist Marisa Kërbizi – Letersia e realizmit socialist Robert Elsie – Evolucioni dhe revolucioni ne letersine e sotme shqiptare. Marisa Kërbizi – Sqarimi i konceptit teorik te disidences. Burime te ndryshme nga Interneti.