Agjencioni floripress.blogspot.com

2021/11/13

“Kam pasur vuajtje, bërryla dhe lodhje”- Oriola Marashi rrëfen karrierën si modele dhe sfidat që është përballur: S’kam pasur mbështetjen e askujt

 

Oriola Marashi është një nga modelet më të suksesshme shqiptare dhe ka arritur të punojë edhe me marka ndërkombëtare.

Zeshkania seksi ka treguar se nuk ka qenë e lehtë për të, që të bëhej modele e Guess, madje është përballur me bërryla dhe ka pasur shumë vuajtje e lodhje.

Por Oriola Marashi thekson se nuk është dorëzuar përballë këtyre sfidave, duke shtuar “jam shembulli konkret”. Gjatë një bashkëbisedimi virtual me ndjekësit, teksa u pyet ‘a mirëpaguhet modelingu në Shqipëri”, ajo u shpreh se “nuk qahet”, ndërsa theksoi se “se është një vajzë që ia ka dalë e vetme, pa mbështetjen e askujt”. “Nuk mund të qahem. Unë kam standardin tim dhe me brande-t që kam punuar në Shqipëri para se të arrija të depërtoja jashtë vendit kanë qenë goxha të mira për një vajzë që punon dhe ia del e vetme pa mbështetjen e askujt. Kështu që goca: Puna dhe vetvetja nuk të lënë asnjëherë në baltë.

Mos u mendoni që u zgjova një ditë të bëra dhe u bëra modele e Guess. Kam pasur shumë vuajtje, lodhje dhe bërryla për të arritur këtu. Por nuk u ndala kurrë. Unë jam shembulli konkret”, u shpreh modelja.

No comments:

Post a Comment

Profesor Dr.sci. Shkodran Cenë Imeraj Familja e Isa Boletinit me origjinë nga Isniqi i Deçanit

                                Historiaani Prof.dr.Shkodran  Cenë Imeraj  Zbritja nga vendbanimi i pjesës kodrinore-malore dhe vendosj...