Shkruan Akademik Flori Bruqi,PhD.
Nobelisti turk Orhan Pamuk lindi në Stamboll më 7 qershor 1952 dhe u rrit në një familje të madhe të ngjashme me ato që përshkruan në romanet e tij Xhevdet Beu dhe të Bijtë dhe Libri i Zi, në lagjen e pasur dhe me tendenca perëndimore Nisantasi.
Ashtu siç shkruan në librin e tij autobiografik, Stambolli, nga fëmijëria deri në moshën 22 vjeçare ai iu përkushtua në përgjithësi pikturës dhe ëndërroi të bëhej artist. Pasi u diplomua nga shkolla laike Kolegji Amerikan Robert në Stamboll, ai studioi Arkitekturë për tre vjet në Universitetin Teknik të Stambollit por pastaj e braktisi kursin dhe hoqi dorë nga ambicia për t'u bërë arkitekt dhe artist.
Ai u diplomua në gazetari nga Universiteti i Stambollit, por nuk punoi kurrë si gazetar. Në moshën 23 vjeçare Pamuk vendosi të bëhet shkrimtar dhe duke hequr dorë nga çdo gjë tjetër, u tërhoq në apartamentin e tij dhe filloi të shkruajë.
Romani i parë, Xhevdet Beu dhe të bijtë u publikua shtatë vjet më vonë më 1982. Romani është mbi historinë e tre gjeneratave të një familjeje të pasur të Stambollit që jeton në Nisantasi, lagjja e Stambollit ku banonte edhe Pamuk.
Romani fitoi njëkohësisht çmimet letrare Ohran Kemal dhe Milliyet. Një vit më vonë, Pamuk publikoi romanin “Shtëpia e Heshtjes”, i cili në përkthimin në gjuhën frënge fitoi më 1991 “Prix de la découverte européene”.
“Kështjella e Bardhë” ( 1985) flet mbi mosmarrëveshjet dhe miqësinë mes një skllavi venecian dhe një studiuesi osman. Ai u publikua në anglisht dhe shumë gjuhë të tjera nga viti 1990 e më pas, duke i sjellë Pamuk famë ndërkombëtare.
Në të njëjtin vit Pamuk shkoi në Amerikë si studiues i ftuar në Universitetin e Kolumbias në Nju Jork. Atje ai shkroi shumicën e romanit të tij “Libri i Zi”, në të cilin rrugët, e shkuara, pasioni dhe përshkrimi i Stambollit përshkruhen përmes historisë së një juristi që po kërkon për gruan e tij të humbur.
Romani u publikua në Turqi më 1990 dhe përkthimi në frëngjisht fitoi “Prix France Culture”. “Libri i Zi” zgjeroi famën e Pamuk si në Turqi, ashtu edhe në arenën ndërkombëtare si shkrimtar që ishte njëkohësisht popullor dhe eksperimental dhe i aftë për të shkruar mbi të shkuarën dhe të tashmen me të njëjtin intensitet.
Më 1991 lindi vajza e Pamuk, Rüya. Po në këtë vit u realizua filmi “Fytyra e fshehtë”, skenari i të cilit bazohej në një rrëfenjë prej tre faqesh nga Libri i Zi.
Romani i tij “Jeta e Re”, mbi studentët e rinj që ndikohen nga një libër misterioz, u publikua në Turqi më 1994 dhe u bë një nga librat më të lexuar të letërsisë turke në të gjitha kohërat. “Unë jam e Kuqja”, mbi artistët osmanë dhe persianë dhe mënyrat e parjes dhe portretizimit prej tyre të botës jo-perëndimore, treguar përmes një historie dashurie dhe një historie familjare, u publikua më 1998. Ky roman fitoi në Francë “Prix du meilleur livre étranger”, në Itali çmimin “Grinzane Cavour” (2002) dhe çmimin ndërkombëtar IMPAC Dublin (2003).
Nga mesi i viteve 1990, Pamuk mbajti një qëndrim kritik ndaj shtetit turk në artikuj mbi të drejtat e njeriut dhe lirisë së mendimit por shprehu shumë pak interes për politikën e vendit. “Bora”, të cilin ai e përshkroi vetë si "romani i tij i parë dhe i fundit politik" u publikua në vitin 2002. Në këtë libër të vendosur në qytetin e vogël të Karsit në Turqinë verilindore, ai eksperimentoi me një lloj të ti "romani politik," duke treguar historinë e dhunës dhe tensioneve mes islamizmit politik, ushtarëve, laikëve dhe nacionalistëve kurd e turq. “Bora” u zgjodh si një nga 100 librat më të mirë të vitit 2004 nga The New York Times.
Më 1999 një përzgjedhje artikujsh mbi letërsinë dhe kulturën të shkruar për gazetat dhe revistat në Turqi dhe jashtë vendit, bashkë me një përzgjedhje shkrimesh nga ditari i tij privat, u publikuan nën titullin "Ngjyra të Tjera".
Libri më i fundit i Pamuk, Stambolli, është një vepër poetike që vështirë se mund të kategorizohet. Aty kombinohen kujtimet e hershme të autorit deri në moshën 22 vjeçare me një ese mbi qytetin e Stambollit, të ilustruar me fotografi nga albumi i tij personal si dhe me piktura nga piktorë të huaj e fotografi nga fotografë turq.
Orhan Pamuk është një autor i përkthyer në 63 gjuhë. Pamukut iu dha Çmimi i Paqes, që konsiderohet si çmimi më i rëndësishëm në fushën e kulturës në vitin 2005.
Në vitin 2006 revista Time e zgjodhi atë si një nga 100 njerëzit më me ndikim në botë. Po atë vit ai fitoi Çmimin Nobel në Letërsi, ku ishte personi i dytë më i ri në histori që mori këtë çmim.
Romani i dhjetë i Pamuk, “Flokëkuqja” (2016) është historia e një gërmuesi pusesh dhe çirakut të tij që kërkojnë për ujë në një tokë të shkretë.
Bora
Orhan PamukSB0056
Orhan Pamuk është zëri që në kërkim të melankolisë së trishtë të qytetit të tij të lindjes, stambollit, zbuloi simbolet e reja të përplasejes dhe gërshetimit të kulturave. Akademia Suedeze për Çmimin Nobel
"Kështjella e bardhë është një triumf i imagjinatës, libër i një nënteksti të fuqishëm, një rrëfim plot laryshi dhe intrigë njerëzore, vazhdim i idesë unikale të Orhan Pamukut mbi ekuiliibrin e brishtë të botës mes Lindjes dhe Perëndimit.
Prokuroria në Smirna, ka nisur hetimet mbi romanin e fundit të shkrimtarit nobelist turk, Orhan Pamuk, për fyerjet e supozuara që përmban teksti, kundër themeluesit të Republikës së Turqisë, Mustafa Kemal Ataturk.
Hetimi u hap pas ankesës së avokatit të Tarcan Uluk, sipas të cilit “Veba Geceleri” (“Netët e murtajës”) përmban jo vetëm fyerje ndaj Ataturkut, i konsideruar si krim në Turqi, por edhe gjuhë urrejtjeje.
Ankesa që shkaktoi hetimin i referohet edhe disa deklaratave lidhur me kurdët dhe armenët, që Pamuk, i publikoi në një gazetë zviceriane dhe për të cilat, ai ishte në gjyq në të kaluarën, me akuza të ngjashme.
“Pamuk, nxiti urrejtje ndëretnike dhe ndjenja armiqësie, pasi kishte folur për vdekjen e një milion armenëve dhe 30,000 kurdëve të vrarë, midis fundit të Perandorisë Osmane dhe në vitet pas themelimit të Republikës më 1923”, – është aktakuza.
Por, nobelisti i ka mohuar ato: “Unë nuk kam shkruar asgjë që ka implikime me Ataturkun dhe nuk i pranoj akuzat”, – i deklaroi shkrimtari prokurorit, sikur raportojnë mediet turke.
Në Turqi, përbuzja ndaj Mustafa Kemal Ataturkut, dënohet me burgim deri në pesë vjet.Orhan Pamuk – shkrimtari, akademiku dhe eseisti turk, u lind më 7 qershor 1952 – fitues i çmimit “Nobel” për letërsinë, më 2006.
Pamuk ka lindur në Stamboll, në një familje e cila ishte, siç thotë ai vetë “me orientim euro-perëndimor” (për ndryshimin nga e vjetra osmane). Studioi arkitekturë dhe merret me pikturë, më pas e braktis arkitekturën (pas tri vitesh) dhe fillon gazetarinë, duke u diplomuar më 1976. Jetën e tij dhe përshtypjet i përshkruan me detaje, në veprën autobiografike “Stambolli: qytet i kujtimeve”.
Romanet e tij, përkthyer në më shumë se 40 gjuhë, shpesh peshojnë mes përrallës dhe realitetit, dhe pasqyrojnë Turqinë e djeshme e të sotme. Është autori i parë turk, i cili merr Nobelin për letërsi, me motivacionin: “në kërkimin e shpirtit melankolik të qytetit të tij të lindjes, ka zbuluar simbole të reja për të pasqyruar përplasjet dhe lidhjet midis kulturave të ndryshme”.
Mënyra e shkrimit të tij paraqet tensionet mes kulturës së Lindjes dhe Perëndimit, traditën dhe modernen, Islamin dhe sekularizmin brenda shoqërisë turke. Këto tema janë mbizotëruese në të gjitha veprat e tij dhe në qendër, gjithçka është një ndjenjë konfuzioni dhe humbje identiteti, si dhe një lloj melankolie ose hüzün-i, që është një karakteristikë përcaktuese e Stambollit dhe banorëve të tij.