2021-11-13

Kosova ndez alarmin: Kujdes me telefonatat nga disa vende të botës, ju boshatisen llogaritë bankare nëse…

 Gjithnjë e më shumë qytetarë nga  Kosova po marrin telefonata,emajla të dyshimtë  nga disa vende të jashtme , ku ftohen të investojnë në programe financiare të supozuara fitimprurëse., gjëja më miliona euro nga disa bankier të dyshimtë  nga Ukraina,Filipinet,Kanadaja etj.

Agjencioni "Floripress"  shkruan  se nëpërmjet këtyre telefonatave  dhe e-majleve synohet nxjerrja e informacioneve personale dhe qasja në llogaritë bankare të disa personave nga Kosova. Ata që bien në këtë kurth përballen me faktin që llogaria e tyre bankare zbrazet, por fatmirësisht edhe bankierët kosovarë janë mendjendritur dhe nuk lejojnë që klientela e tyre të transferojnë para në xhirollogari të dyshimta në disa banka të botës.

“Nëse merrni një telefonatë apo e-majl nga jashtë, konkretisht nga Toronto,Kijeva,Manila e Filipineve etj., duhet të dini se personi që ju ka telefonuar nuk është padyshim miku juaj, por dëshiron të vjedhë para nga llogaria juaj.

 Muajt e fundit, telefonatat me prefikse të ndryshme nga disa vende të botës dhe më ca e-majla të dyshimtë të disa menagjerëve të rremë bankarë CEO janë bërë gjithnjë e më të zakonshme si në telefonat celularë ashtu edhe në ato fikse”, shkruan Floripress.

Për këto telefonata janë zgjedhur persona që dinë të flasin mirë anglisht  bile të shkruajnë pa gabime edhe në shqip në viber  Wats App dhe përpiqen që të joshin viktimat e mundshme të investojnë në kompani që garantojnë shumë fitime, vetëm se këto janë kompani fantazmë që synojnë të nxjerrin informacione të llogarisë bankare.

Baza e mashtrimit është vlerësuar të jenë  qytetarë të thjeshtë nga Republika e  Kosovës , si dhe disa vende tjera nga  Ballkani dhe Evropa.Do të ishte e udhës që edhe Banka Qendrore e Kosovës të njoftojë opinionin e gjerë që mos të bijnë pre e këyre manipulimeve qytetarët e thjeshtë kosovarë.


Duhet të keni shumë kujdes nga njëfarë  menagjerje me emrin Anastasia Bohdana, gjëja "menaxhere" globale  nga  "Bank Limited Ukraina", që përdorë emajlin e sajë nga  adresa: anastasiabohdana@yahoo.com, apo  gjëja   avokate  nga Manila e Filipineve me emrin Marina Sayde Ladan apo njëfarë menaxheri CEO me emrin : David Mckay , që përdorë e-majlin : David Mckay5941@gmail.com,nga Torontoe Kanadasë  e disa të tjerë që kërkojë nga disa individë që t'i dërgojnë  të dhënat e kartelave bankare,më xhirollogari,

IBAN etj. si dhe karta identiteti(letërnjoftim,pasaporta) për  disa transfere të dyshimta ndërkombëtare.





Kujdes ,mos bini pre e këtyre manipulimeve të menagjerëve të rremë bankar!


Flori Bruqi

Vdiç shkrimtari dhe avokati i njohur dardan Zeqir Berdynaj (1934-2025)

Zeqir A. Berdynaj, u lind më 6 qershor 1934, në Firzë, ish katundi i Ri i komunës së Pejës.  Shkollën fillore dhe të mesmen e kreu në vendli...