Agjencioni floripress.blogspot.com

2010/12/20

Kryeministri i Kosovës Hashim Thaçi ,hedh poshtë akuzat


 

 Kryeministri i Kosovës Hashim Thaçi, në një konferencë për media hodhi poshtë të gjitha akuzat në raportin e hetuesit të Këshillit të Evropës Dik Marti.

 
Kryeministri i Kosovës Hashim Thaçi hodhi poshtë akuzat e raportuesit të KE-së Dick Marty i cili e akuzon Thaçin si kreun e një grupi kriminal që trafikonin organet e marra nga serbët që mbaheshin në burgje sekrete të UÇK-së. Hashim Thaçi, kërkoi hetimin e të gjitha akuzave që përmenden në raport.
Këto akuza sipas tij janë të motivuara politikisht. "Qeveria e Kosovës dhe unë personalisht kërkojmë që sa më parë të inicohen procedura profesionale për të gjitha deklarimet që përmban raporti që të zbardhet e vërteta. Po ashtu kërkojmë nga Dik Marti që të gjitha faktet dhe dëshmitë që pretendon që ka t`i dorëzojë tek organet kompetente të drejtësisë për të ndihmuar procesin hetimor” tha Hashim Thaçi.
Kryeministri Thaçi tha se akuzat e Dik Martit janë ofenduese dhe paralajmëroi veprime ligjore. "Unë do të shqyrtoj të gjitha mundësitë legale dhe politike për të kundërshtuar këtë raport tendencioz dhe për të nxjerrë në pah të vërtetën dhe drejtësinë," tha kryeministri  Hashim Thaçi.
Kryeministri Thaçi u bëri thirrje qytetarëve të Kosovës që t`i marrin me qetësi këto raporte, duke theksuar se ka dëshmuar dhe është shembull i mirë i bashkëpunimit me drejtësinë ndërkombëtare.

Bernd Posselt: "Marty është demagog"


 

Deputeti evropian Bernd Posselt, ka reaguar pas projekt-rezolutës së të enjtes të Komisionit të Çështjeve Ligjore dhe të Drejtave të Njeriut të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës.

 
Në një intervistë dhënë programit shqip të Deutsche Welles, deputeti i Partisë Popollore Evropiane në Parlamentin Evropian Bernd Posselt, e quan Dick Marty-n një demagog, që keqpërdor pozitën e tij:
„Natyrisht që unë jam për atë që këto akuza të hetohen në mënyrë faktike, si në aspektin e të drejtës penale ashtu dhe në aspektin moral. Por jo ashtu thjesht si zoti Marty, i cili është i njohur për tendencën e tij për sensacione, për të ngritur diçka nëse nuk ka prova.
Për aq kohë sa nuk dëshmohet fajësia, zoti Marti nuk mund të veprojë kështu. Kështu që unë e konsideroj zotin Marty absolutisht një demagog, i cili keqpërdor funksionin e tij.“
Autor: Anila Shuka

Del Ponte kërkon hetime, po jo nga shqiptarët


 

Hetimet duhet të kryhen nga EULEX-i. Del Ponte thotë se hetimet fillestare i pengoi Shqipëria.

 
Pas deklaratave për tregti organesh, ish-prokurorja e Tribunalit Ndërkombëtar për Krimet e Luftës në Ish- Jugosllavi, Carla del Ponte ka kërkuar hapa juridikë. Hetimet për këto çështje penale megjithatë nuk duhet të kryhen nga autoritetet e Kosovës, ose të Shqipërisë, tha Del Ponte. "Ata që tani thanë se të gjithë janë të pafajshëm," tha ambasadorja e sotme e Zvicrës në Argjentinë të enjten në bisedë me agjencinë gjermane të lajmeve dpa. "Në diskutim për këtë mund të vijë vetëm misioni i BE Eulex në Kosovë, por i cili duhet të pajiset për këtë punë," shtoi Del Ponte.
Del Ponte: "...kishte ndodhur diçka mjekësore"
Ajo tha se "hetimet duhet të tregojnë, nëse ka vërtet dëshmi për këto pohime." Ajo konfirmoi njëkohësisht se pas përfundimit të punës së saj si kryeprokurore, ajo kishte mësuar "e tronditur" se në Tribunal ishin zhdukur dëshmi për heqjen eventuale të organeve. "Kanë qenë prova të gjakut, shami, fotografi dhe gjëra të tilla të ngjashme nga shtëpia e verdhë në Rribe në Shqipërinë e veriut," kujton Del Ponte. "Për ne ishte atëherë e qartë se në shtëpi kishte ndodhur diçka mjekësore." Hetimet fillestare të Tribunalit atëherë patën ngecur në vend, sepse Shqipëria e kishte ndërprerë bashkëpunimin. Veç kësaj dëshmitarë nuk kishin pranuar të dëshmonin. Ata "kishin frikë, sepse qenë vrarë disa nga dëshmitarët tanë".
Dyshimet e saj Del Ponte i pati publikuar për herë të parë në një libër të botuar në vitin 2008. Si qeveria e Shqipërisë, ashtu edhe pala kosovare i patën kritikuar ashpër si të pabaza dyshimet dhe akuzat e Carla del Pontes, të shprehura në libër. Prej pohimeve të Del Pontes u distancua në atë kohë edhe Tribunali i Hagës për Krime lufte.
Autor: Auron Dodi (dpa)

Akuzat për tregti me organe të njerëzve - Serbët kërkojnë hetim ndërkombëtar


 

dr.Rasim Lajic udhëtoi për në Strasburg për të takuar Dick Martyn. Sipas tij " Serbia nuk kërkon asgjë tjetër përveç se të vërtetën e plotë mbi këto akuza“.

 
Zyrtarët serbë  thanë se ata dëshirojë një hetim ndërkombëtar ndaj akuzave të ngritura për tregtinë me organe të civilëve të vrarë gjatë luftës në Kosovë në vitin 1999. Një zyrtar i qeverisë serbe udhëtoi këtë të hënë për në selinë e Këshillit të Evropës në Strasburg të Francës për tu takuara me senatorin zvicerian Dick Marty, i cili javën e kaluar publikoi raportin e tij  mbi trafikun e mundshëm ilegal të organeve të njerëzve nga përfaqësues të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Zyrtari Rasim Lajic tha se „Serbia nuk kërkon asgjë tjetër  përveç se të vërtetën e plotë  mbi këto akuza“. Raporti i Martit vë në dukje se kryeministri i Kosovës Hashim Thaçi, ish komandant i UÇK-së ka dorë në këtë tregti të tmerrshme. Veshkat me gjasë ishin marrë nga serbë dhe kosovarë, kundërshtarë të UÇK-së në një  vendbanim në Shqipëri.
Ndërkohë sipas gazetës kosovare "Express" të ditës së hënë, kryeministri i Kosovës Hashim Thaçi  është deklaruar i gatshëm për një takim të propozuar nga BE me presidentin serb Boris Tadic. Një takim së bashku është në "interes të të dyja vendeve", ka deklaruar Thaçi në intervistë me "Express"-in. Presidenti serb nga ana e tij u deklarua qysh të mërkurën i gatshëm për një takim të tillë.
Autor: afp / Mimoza Cika-Kelmendi

Dick Marty: si punoi për t'i akuzuar shqiptarët


 

Metoda e Dick Marty-t është e veçantë: ai preferon që evidencat rrethanore t'i paraqesë si dëshmi. Ndërsa raportin e tij ai e sheh edhe si nisje të hetimit e jo si përfundim të tij. Gjahtari i mafias nënvleftësohet.

 
Evidencat rrethanore si dëshmi   
Kur Dick Marty paraqet  një raport hetimor investigativ është për të pasur kujdes. I ngarkuari i posaçëm i Këshillit të Evropës nga njëra anë ka tendencë që t'i paraqesë evidencat rrethanore si dëshmi. Nga ana tjetër, anëtari i Dhomës së Lartë të Parlamentit Zviceran rregullisht nënvleftësohet nga të tjerët. Një raport mund të jetë përfundimi i një hetimi ose fillimi i tij, tha njëherë Marty në lidhje me burgjet e CIA-s. Raportin e tij të parë të publikuar në vitin 2006 për Këshillin e Evropës e panë me shpoti, kurse për raportin e dytë, në të njëjtin vit buzëqeshën. Ndërkohë, qeveria britanike i ka kërkuar falje Marty-t, kurse disa vende evropianolindore kanë ngritur komisione hetimore parlamentare.
Në foto, Dick Marty (23 janar 2008)Në foto, Dick Marty (23 janar 2008)Marty e quan metodën e tij "dialektikën e së vërtetës". E thënë troç: ai përpiqet në fazën e parë të hetimeve që të mbledhë sa më shumë material rëndues që të jetë e mundur, e dendëson të gjithën me pohime anonime të dëshmitarëve, shpall zbulime shokuese, ua dërgon projektin e raportit medieve të caktuara, qëndron i tërhequr dhe në kulmin e tensioneve del para kamerave dhe mikrofonëve. Synimi i këtij ushtrimi: të ngrihet sa më shumë pluhur, në mënyrë që të lajmërohen dëshmitarë të tjerë dhe informatorë dhe të aktivizohen aktorë të tjerë.
Kur e pyesin për dhuntinë e tij, për të inskenuar raporte hetimore, ai tërheq vëmendjen jo për kohën kur ka qenë gjahtar i mafias në Tessin, por flet për një person: "Unë jam një admirues i madh i Steve Jobs." 65-vjeçari admiron talentin e shefit të koncernit Apple, për t'i mbajtur produktet kaq kohë të fshehura, derisa prej tyre të presësh mrekulli. Por metoda Marty ka një anë tjetër. Raporti i tij akuzon persona me emër, se kanë kryer krime të përbindshme, pa paraqitur dëshmi. Luftëtarët e UÇK-së, të cilët paraqiten me të padrejtë ose me të drejtë si kasapë, nuk mund ta çojnë në gjyq Martyn dhe as të vërtetojnë të kundërtën.
Në foto Hashim Thaçi Në foto Hashim ThaçiKundërshtar i njohjes së Kosovës
Aq më e rëndë është kritika e kosovarëve, se Marty nuk është vetëm hetues, por edhe palë. Me të vërtetë, tesinasi, i cili është prej 15 vjetësh anëtar i Dhomës së Lartë të Parlamentit, është shprehur në mënyrë të përsëritur me vendosmëri kundër një njohjeje të Kosovës. Ai u përpoq që ta relativizonte përfytyrimin e "serbit të keq" dhe të "kosovarit të mirë". Në Beograd ai gjeti vitet e fundit dyer të hapura dhe dëshmitarë të gatshëm për bisedime. Në Prishtinë, kryeministri Thaçi shpalli të enjten se do ta padisë Martyn.
Gjahtari i mafias, që ka marrë shumë dekorata, vepron përsa i përket punës së tij i vetëm. Marty i mbërthehet një rasti dhe nuk e lëshon më. Kur merr një mandat të ri, atë nuk e frenon më dot askush. Më parë ishin gjykatësit ata që vendosnin për vlerën e një materiali konfirmues, sot është publiku. Dhe ky publik nuk është i korruptueshëm.
Autor: NZZ/Auron Dodi

FDHK kërkon hetim për akuzat e Marty-t


 

 
 
Pamje nga Prishtina
FDHK-ja thotë se akuzat duhen hetuar nga një komision i pavarur
Fondi për të Drejtën Humanitare në Kosovë kërkon nga organet përgjegjëse që menjëherë të iniciojnë krijimin e një komisioni të pavarur për hetimin e të gjitha pretendimeve nga raporti i senatorit zviceran Dick Marty "Trajtimi çnjerëzor i personave dhe tregtia me organet e njerëzve në Kosovë".
Në raport akuzohet rëndë Hashim Thaçi, kryeministër në dorëheqje i Kosovës.
Komiteti Parlamentar i Asamblesë së Këshillit të Evropës ka miratuar projekt-raportin dhe propozim-rezolutën të cilën e ka përgatitur Dick Marty e ku shefi i ekzekutivit kosovar, Hashim Thaçi, etiketohet si udhëheqës i kontrabandës me armë, drogë dhe organe njerëzore nga fillimi i luftës deri më sot.
Fondi kosovar për të Drejtën Humanitare thotë se këto akuza serioze kërkojnë reagim të menjëhershëm të organeve kompetente në Kosovë.
Kërkesa e Fondit për të Drejtën Humanitare pason reagimet e indinjatës së shprehur nga Prishtina dhe Tirana zyrtare pas publikimit të raportit të hartuar nga senatori Dick Marty për Këshillin e Europës.

http://www.bbc.co.uk/albanian/regionalnews/2010/12/101218_fdhk_kosova_marty.shtml

Shqipëria e pakënaqur nga Karla Del Ponte

 

 
 
Ministri i jashtëm i Shqipërisë, Edmond Haxhinasto
Haxhinasto i ka shprehur shqetësim ambasadores së Zvicrës në Tiranë
Autoritetet në Tiranë janë pezmatuar prej qëndrimit të ish-prokurores së Gjykatës Ndërkombëtare për Krimet e Luftës në ish-Jugosllavi, Karla del Ponte, e cila ka mbështetur përfundimet e bujshme të reporterit zviceran të Këshillit të Europës, Dick Marty.
Ministri i jashtëm i Shqipërisë, Edmond Haxhinasto, ka thirrur të shtunën në takim në Tiranë ambasadoren e Zvicrës për të shprehur shqetësimin zyrtar për deklaratat e zonjës Del Ponte, e cila aktualisht mban postin e ambasadores së Zvicrës në Argjentinë.
Sipas njoftimit zyrtar të Ministrisë së Jashtme shqiptare, Zvicra i konsideron si qëndrime personale të zonjës Del Ponte deklaratat e saj dhe jo si qëndrime zyrtare të Zvicrës.
Në një intervistë për rrjetin europian televiziv Euronews, zonja Del Ponte ka mbështetur dyshimet e shprehura në raportin e anëtarit të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës Dick Marty, ku bëhen akuza të rënda për përfshirje në krime, kontrabandë e trafik organesh në adresë të ish-udhëheqësve të ish-UCK-së dhe personalisht të zotit Hashim Thaçi, kryeministër i Kosovës.
Raporti i zotit Marty u miratua të enjten në Paris nga Komiteti për Çështje Juridike dhe të Drejtat e Njeriut të Këshillit të Europës. Një anëtar i këtij komiteti, deputeti nga Shqipëria, Shpëtim Idrizi, ka thënë të shtunën në Tiranë se ai nuk ishte njoftuar për mbajtjen e mbledhjes në Paris dhe për rrjedhojë nuk kishte marrë pjesë në mbledhje.
Raporti i zotit Dick Marty është dënuar nga përfaqësues të lartë të qeverisë dhe opozitës në Tiranë. Edhe Presidenti i Republikës, Bamir Topi, e ka dënuar raportin, duke e cilësuar atë si të pabazuar.

http://www.bbc.co.uk/albanian/regionalnews/2010/12/101218_albania_del_ponte.shtml

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar që editohet nga njëfarë ekstremisti dhe terroristi antishqiptar nga Shkodra, m...