Agjencioni floripress.blogspot.com

2010/12/24

GJITHËMONË I FRESKËT : RAMIZ KELEMNDI

Nga Flori Bruqi


Profesor  Ramiz Kelmendi është themelues i fakultetit të parë të gazetarisë në hapsirat shqiptare, në fillim të viteve nëntëdhjetë, ndërkohë që ka lënë gjurmë në ngritjen e kulturës shqiptare në Kosovë,Shqipëri dhe Diasporë.


Lindi  më 20 dhjetor 1930 .Kelmendi  i takon plejadës së parë të krijuesve të pasluftës së Dytë Botërore , i cili levëroi me sukses në letërsinë tonë e që me shkrimet e tij asnjëherë nuk e humbi aktualitetin dhe komunikimin me lexuesit e tij edhe tash në moshën 80 vjeçare shkruan shkrime brilante në të përditshmën "Zëri ditor"...


U gëzova shumë kur e pash sot (24.3.2010) në Sheshin  Skënderbe të Prishtinës...Ishte i freskët ,....shëndosh si topi,siç  themi ne nga ana e Dugagjinit....


...Dikush nga krijuesit e të njejtës gjeneratë për një kohë të shkurtër do të ecë përkrah Ramiz Kelmendit, e më vonë shkrimet e disave do të zbehen, kurse Ramiz Kelmendi gjithnjë e më tepër do të perfeksionohet për të arritur majat e suksesit letrar. 



Shkrimtari dhe gazetari i mirënjohur shqiptar   Ramiz Kelmendi, me rastin e ditëlindjes së 80-të, u nderua me çmimin “Pena e artë për vepër jetësore”nga klubi i gazetarëve “Feniksi” në Shtime. Me këtë rast, kritiku letrar, Vehap Shita, shkrimtarin, publicistin, gazetarin, pedagogun dhe punëtorin e kulturës, siç e ka quajtur ai,Ramiz Kelmendin, e quajti biri i Rugovës kreshnike, i rritur në Pejë rreth Alpeve Shqiptare. Sipas tij, Ramiz Kelmendi është i orientuar kah format bashkëkohore shprehëse e artistike, duke aplikuar me plot sukses si novelën me tematikë dashurie, ashtu edhe atë me tematikë shoqërore e sociale. Kelmendi ka rekomanduar të gjithë nxënësit dhe studentët që vetëm me lexim mund të shënojnë arritje.  Ramiz Kelmendi gjatë manifestimit kulturor “Takim me krijues” ka thënë se tash e tutje qyteza e Shtimes do të ketë një respekt të veçantë nga ai. 

Ramiz Kelmendi i takon plejadës së parë të krijuesve të pasluftës së Dytë, i cili levëroi me sukses në letërsinë tonë e që me shkrimet e tij asnjëherë nuk e humbi aktualitetin dhe komunikimin me lexuesit. Dikush nga krijuesit e të njejtës gjeneratë për një kohë të shkurtër do të ecë përkrah Ramiz Kelmendit, e më vonë shkrimet e disave do të zbehen, kurse Ramiz Kelmendi gjithnjë e më tepër do të perfeksionohet për të arritur majat e suksesit letrar. Si në çdo fushë tjetër, poashtu edhe në letërsi ekzistojnë barriera, gracka, intriga e xhelozi, nga se për të dobëtit këto janë arma më e fuqishme për të penguar veprimtarinë jo vetëm të një fillestari, por edhe të një njeriut me përvojë të gjatë. Ramiz Kelmendi, edhe pse aso kohe në moshë të re, do din t’iu përballon intrigave të kohës dhe do të lundrojë drjet arritjës së suksesit vetëm me punë kualitative, duke qenë i vetëdijshëm se vlerat do të jenë ato që e ngritin personalitetin e një individi, e mbase edhe të një shoqërie. Mirëpo, njerëzit tanë janë shpirtngushtë aq sa suksesi i Ramiz Kelmendit disave po u vërbonte sytë, disave po ua trulloste mendjen e të paktë ishin ata që po i gëzohëshin të arriturave të djaloshit qe vinte nga zona e Rugovës epike.

Injoroi xhelozet, intriguesit dhe sahanlëpirësit  Çuditërisht, smirëzinjtë do të ngulnin këmbë në qendrimet e tyre të mbrapshta qe nga mosha rinore e deri ne kulmin e pleqërisë së tyre dhe të autorit. Filozofi gjerman Shopenhaueri kishte shkruar se karakteri i njerëzve nuk ndryshon kurrë dhe se i keqi gjithnjë do të mbetët i keq. I keqi për interesa të tij personale mundet që për një moment të caktua të shndërrohet në bëmirës, por përseri do t’i kthehet karakterit të mëparshem. Ramiz Kelmendi tërë jetën kishte shpresuar se një ditë edhe xhelozët , edhe intriguesit edhe sahanlëpirsit do të mbledhin mendjen, por më kotë, andaj , më në fund një ditë publikisht do të detyrohej të hiqte dorë dhe t’i injoronte përjetësisht. Ramizi nuk hoqi dorë nga askush, as nga ata që e xhelozonin, e as nga ata qe e admironin, por thjeshtë hoqi dorë nga lufta e kotë e thashethemeve të injorantëve primitivë, kështu që xhelozët i la të xhelozonin e tjerët ta admironin. Në fund të fundit, nëse askush nuk të xhelozon ti nuk ekzsiton. Vetëm debilet, të çmendurit e të cunguarit nuk i xhelozon askush. Përmes xhelozëve e kuptojmë sa vlejmë. Xhelozia është një lloji mase e vlerave tona.

Tani në moshën 77 vjeçare, Ramiz Kelmendi ndijen një krenari për rrugëtimin e tij krijues. Në moshë të thyer Ramiz Kelmendit do t’i kujtohën ditët e vështira të fëmijërisë dhe shkollimi i tij me njëqind vuajtje. Për çdo gjë që kishte vepruar dhe perjetuar gjatë jetës , Ramiz Kelmendi është ballëhapur, por në thellësinë e shpirtit të tij e ka vetëm një zbrazëtirë, në thellësinë e zemrës e mbanë një peshë që e rëndon. Edhe ne terrin e natës kur tjerët bëjnë gjumë të rehatshem Ramiz Kelmendi e ka një dëshirë që kurrë nuk arriti ta plotësojë. Ah, vetëm edhe kjo dëshirë të ishte plotësuar dhe Ramiz Kelmendi do ta ndjente vetën njeriun më të lumtur në botë. Dhe, një ditë, më i mërzitur se kurrë, Ramiz Kelmendi pa i treguar askujt do të dali për të ecur i vetmuar. Në vetmi mund të fliste me veten e me tjerët. Ne vetmi mund të komunikonte mbase edhe me shpirtëra të vdekur. Ne ecje e sipër rruga e shpuri në varreza. Nuk e dinte nëse rastësisht u gjend para varrit të babait apo qëllimisht ishte nisur për të komunikuar me prindin që tani bënte gjumin e amshuar. U ndal. U gjunjëzua. I rrodhën dy pika loti .  Ledhatoi barin mabi varrin dhe ndjeu sikur para tij iu paraqit vetë babai. “Ah,babë! Sa do dëshiroja që të ishe i gjallë e të shihje suksesin e birit tënd.  Babë, unë jam Ramizi që dikur merakoseshe për fatin tim e tani shiko se ku kam arritur. Jo vetëm qe e kam kryer fakultetin por edhe e kam krijuar fakultetin tim”. U ngrit dhe sikur fytyrës ndjeu një përkëdhelje të lehtë. Ishte përkëdhelje e dorës së shpirtit të babait apo ndoshta vetëm një përkëdhelje e erës së lehtë, që përshkoi fusha e bjeshkë, këtë Ramiz Kelmendi kurrë nuk do ta dinte. U nis në drejtim të qytetit, më i lehtësuar dhe më i gëzuar, ngase kishte përshtypjen se fjalët e tij i kishte dëgjuar prindi që aq shumë kishte dëshiruar që fëmijet të kryejnë studimet.

“Shtatë persona ndjekin autorin”

Asnjëherë Ramiz Kelmendi nuk do t’i kuptonte ata të cilët e pengonin ne punën e tij, e ndoshta pikërisht kjo i ka ndihmuar që autorit t’i lind ideja për shkrimin e romanit “Shtatë persona ndjekin autorin”, ndosha edhe jo. Por për arsyeje se tani është në 77 vjetorin e jetës  ne pika të shkurtra ia bëjë një analizë  romanit “Shtatë persona ndjekin autorin” ngase numri shtatë në legjendat tona është mitik. Koinçidencë? Rastësi? Zgjidheni si te doni.

Artan Çeliku,  një gazetar, e parasegjithash shkrimatar, një ditë prej ditësh zhdukët nga syri i jetës së përdtishme të njerëzve që e rrethonin. Zhdukja e Artan Çelikut bëhët objekt i konverzacionëve të njerëzve të Prishtinës. Rrethi intelektual, gjegjësisht pseudointelektual i Kryeqytetit të Kosovës interesohët për zhdukjën misterioze të Artan Çelikut. Ku shkoi Artan Çeliku? Si  humbi pa gjurmë? Artani u burgos nga policia për veprimtari armiqësore? Ndoshta Artani e kishte kaluar kufirin pa u zënë nga policia? Me pyetje të tilla, e kalojnë kohën shtatë persona të cilët e kanë njohur Artan Çelikun. Ndjenin dhimbje për burgosjën apo zhdukjen e Artan Çelikut, apo thjeshtë kënaqësi? Shtatë personat që interesohën për fatin e autorit simbolizojnë segmentin më destruktiv të  shoqërisë sonë.

“Shtatë persona ndjekin autorin”, si bosht kryesor të temës ka thashethemët e disa individëve të cilët tërë kohën e kalojnë duke u interesuar për mënyrën e jetës së tjetërkujt.

Xhelozia, intriga, gracka, dyftyrësia dhe etiketimet janë shpirti dhe ushqimi shpirtëror i  shtatë personave destruktivë të cilët i pengon  suksesi i tjetrit. Të shtatë individet nuk, e xhelozojnë njeriun e huaj të ardhur nga larg. Jo. Tërë forcat e tyre i bashkojnë kundër njeriut të tyre me të cilin u rritën në të njejtin qytet, e ndonjëri madje në të njejtën lagje. Mund të arrijë sukses kushdotjetër por jo ai me të cilin në fëmijëri luanin bashkë. Shtatë personat paraqesin shtatë veçoritë negative kryesore të çdo shoqërie Këto shatë veçori dallohën mes veti me nyanca shumë pak të dallueshme.

Autroi Ramiz Kelmendi në veprën “Shtatë persona ndjekin autorin”, trajton anën psikologjike të personazhëve të tij dhe mjeshtrisht futët në botën enigmatike të individëve destruktivë të cilët janë të bindur se bota sillet rreth tyre dhe se pa ndihmën e tyre asgjë e askush nuk mund të ketë sukses.

Shtatë persona që intersohën për zhdukjen e Artanit janë sinonim i së keqës. Qe të shatit, secili në vete ka zhdërvjelltësi dhe aftësi të veçanta që bënë të dallohët nga personazhi tjetër. Prirjet e secilit kanë veçoritë e tyre në fusha  të caktuara thuase janë të specializuar në profesionet e tyre të së keqës. Edhepse secili prej shtatë personazhëve kanë karakteristika të veçanta në fushëveprimët e tyre shkatrrimtare, prapseprapë qe të shatit kanë një karakteristik të përbashkët që quhët xhelozia për të shkatërruar jetën e njeriut të suskseshëm.

Ramiz Kelmendi shquhet si rrëfimtar i vaçantë lirik, si krijues që ka zgjuar polemikë, si mjeshtër shumë i mire i gjuhës me një leksikë tejet të pasur, me reportazhet e tij që ngjallën kërsheri tek lexuesit….


*******

Botime : 

1.Dy rrëfime,Rilindja, (Prishtine,1967)

2.Heshtja e armëve,roman,Rilindja, (Prishtinë,1971)
3.Ahmet Koshutani, Rilindja, (Prishtine,1972) 
4.Abrakadabra ,tregime,Rilindja, (Prishtine,1974) 
5.Shtatë persona ndjekin autorin,Rilindja, (Prishtinë,1975)
6.Shtegtimet e mia-Udhëpërshkrime- , Rilindja, (Prishtinë,1982)

7.Kapuç me mëngë,lojëra skenike, monodramë, pjesë me një akt, skeçe, monologë,Rilindja , (Prishtinë,1981) 
Etj.

BIBLIOGRAFIA E RAMIZ KELMENDIT
I. PROZA
Tregimet e para
l. Barka e peshkatarit – është tregimi i pare që shkroi autori dhe me të cilin u paraqit në konkursin e parë për tregime të gazetës “Rilindja”. U botua në “Rilindje” më 28.III.1954.
2. Rrëfimi i njeriut me samar – u shpërblye në konkursin e “Jetës së re” dhe u botua po në këtë revistë Nr. 3/1955.
3. Nji mâ pak – u botua në “Jetën e re” Nr. 4/1955.
4. Në lulishten e qytetit – u botua në “Rilindje” më 15.V.1955.
5. Rrëfimi i studenteshës – u botua së pari në “Jetën e re” Nr. 2/1956, mandej – përkthyer nga autori – edhe në numrin e pare e të vetëm të botimit serbo-kroatisht të kësaj reviste.
6.Tri novelëza – u botua në “Jetën e re” Nr. 3/1956, si dhe në të përjavshmen “Jedinstvo”, më 29 nëntor 1957, e para prej tyre.
7. Rrâjët janë thellë – u botua në dynumërshin 4-5/1956 të “Jetës së re”.
8. Vija e vrragë – është përpjekja e parë e autorit për shprehje të vet të re në prozë. Ky tregim u shpërblye në konkursin e “Rilindjes” dhe u botua po në këtë gazetë më 25 maj 1956.
9. Shiu dhe lotët – u botua në “Zanin e rinis” Nr. 12/1956.
10. Iluzioni – u botua në gazetën “Rilindja”, dhjetor 1956.
11. Monologu i Fatmirit – u botua në “Jetën e re” Nr. 1/1957.
12. Bardh e zi – u botua në “Jetën e re” Nr. 3/1957.
13. Lypësat në lulishtë – u botua në “Jetën e re” Nr. 5/1957.
14. Atë mbasdite u duk se nuk do të ndodhi kurrgjâ – u botua në gazetën “Rilindja” më 29 nëntor 1957.
15. Fëminija e vonueme për një luftë – u botua në “Jetën e re” Nr. 6/1957.
Vëllime me tregime
l.VIJA E VRRAGË – “Rilindja”, Prishtinë 1958. është ky libri i parë që botoi autori. Fq. 160.
2. DY RRËFIME – “Rilindja”, Prishtinë 1962, Fq. 97.
3. ISPOVESTI JEDNE STUDENTKINJE – serbo-kroatisht, “Rilindja”, Prishtinë 1963. Fq. 142.
4. VIJA E VRRAGË – botimi i dytë, “Rilindja”, Prishtinë 1965.
5. LETRA PREJ ULQINI – satira, “Jeta e re”, Prishtinë 1966. Fq. 100.
6. DY RRËFIME – botimi I dytë, “Rilindja”, Prishtinë 1967.
7. AHMET KOSHUTANI – “Rilindja”, Prishtinë 1972. Fq. 110.
8. ABRAKADABRA – “Rilindja”, Prishtinë 1974. Fq. 277.
9. IZABRANI PRIPOVETKI – maqedonisht, “Mislla”, Shkup (në dorëshkrim).
10. ABRAKADABRA – serbo-kroatisht, “Narodna knjiga”, Beograd 1976. Fq. 256.
11. NJERËZIT DHE KËRMIJTË – “Rilindja”, Prishtinë 1978. Fq. 94.
12. SUZANA – Flaka e vëllazërimit”, Shkup 1978. Fq. 120.
13. Veli Vraniqi: NJË MIJË E NJË SHAKA (Bashkë me Agim Kasapollin), Prishtinë 1994. Fq.155.
14. SHQIPËRIA E MARIE SHLLAKUT – KATËR MARTIRË SHKODRANË (Bashkë me Viktor Gashin), Pejë 1995. Fq. 148.
15. JETA EROTIKE E SHKRIMTARËVE SHQIPTARË, Prishtinë 1996/ Fq.69.
R o m a n e
l. HESHTJA E ARMËVE – “Rilindja”, Prishtinë 1971, Fq. 195.
2. HESHTJA E ARMËVE – “Naim Frashëri”, Tiranë 1973. Fq. 183.
3. SHTATË PERSONA NDJEKIN AUTORIN – “Jeta e re”, Prishtinë 1974/75 (në vazhdime).
4. SHTATË PERSONA NDJEKIN AUTORIN – “Rilindja”, Prishtinë 1975. Fq. 257.
5. HESHTJA E ARMËVE – botim i dytë, “Rilindja”, Prishtinë 1977, Fq. 195.
6. ZOJA – serbo-kroatisht, “Jedinstvo”, Prishtinë 1983. Fq. 192.
7. HESHTJA E ARMËVE – botim I tretë, “Rilindja”, Prishtinë 1985. Fq. 195.
8. SHTATË PERSONA NDJEKIN AUTORIN – botim i tretë, “Rilindja”, Prishtinë 1989. Fq. 261.
U d h ë p ë r s h k r i m e
1. RRUGËT – “Rilindja”, Prishtinë 1967. Fq. 212.
2. SHTEGTIMET E MIA – “Rilindja”, Prishtinë 1982. Fq. 276.
Përmbledhje – antologji
1. SHKËNDIJAT E PARA – nën redaktimin e: Esad Mekulit, Zekiria Rexhës, Mehmet Gjevorit dhe Vehap Shitës, “M.Bakija”, Prishtinë 1956. Fq. 208. (Tregimet: Rrëfimi I njeriut me samara dhe Nji mâ pak).
2. PANORAMË E LETËRSISË BASHKËKOHORE SHQIPE NË JUGOSLLAVI – përpiluan Enver Gjerqeku, Ramiz Kelmendi dhe Hasan Mekuli, Enti për Botimin e Teksteve, Prishtinë 1964. Fq. 443. (Tregimet: Kur kositen livadhet, fragment, Rrëfimi I njeriut me samara, Rrëfimi I studenteshës).
3. RRËFIMI I NJERIUT ME SAMAR – Tregime nga shkrimtar kosovarë, “Naim Frashëri”, Tiranë 1970. (Tregimet: Lypësat në lulishtë, Rrëfimi i njeriut me samar, Atë mbasdite u duk se nuk do të ndodhte kurgjâ).
4. LETRAT DHE GJETHET – tregime nga shkrimtarë të Kosovës, “Naim Frashëri”, Tiranë 1974. Fq. 134. (Tregimi: Rrëfimi i studenteshës).
5. DJEPI I LASHTË – mbledhur nga Dhimitër Xhuvani dhe Tatjana Haxhimali, “Naim Frashëri”, Tiranë 1981. Fq. 388. (Tregimet: Urim shokut për 1976-tën, E ora ndjek orën ngadalë, Baseni).
6. DUBOKO JE KORIJENJE – Suvremena Albanska proza u Jugoslaviji, zgjedhur nga Augustin Stipçeviq dhe Ali Podrimaj, “Matica Hrvatska”, Split 1970. Fq. (Tregimet: Tregimi fantastik, Rrëfimi i studenteshës dhe Thellë janë rrënjët).
7. TRAGANJA – Antologija proze na Kosovu, autorë Vehap Shita dhe Rexhep Qosja. Zavod za izdavanje udžbenika, Sarajevë 1971. Fq. 200 (Tregimet: Ahmet Koshutani, Bazeni, Vdekja e poetit, Rrëfimi i njeriut me samara).
8. POVESTI I PRASKAZI I JUGOSLLAVSKIH PISATELI – zgjedhur nga një redaksi e gjerë, “Hudozhestvenaja literature”, Moskë 1978. Fq. 716. (Tregimi: Ispovjed djevushki, Rrëfimi i studenteshës).
9. ÇADA? ARNAVUT HIKAYELERI ANTOLOJISI -zgjedhur nga Rexhep Qosja, “Tan Yayinevi”, Stamboll 1978. Fq. 293 (Tregimet: Tregimi fantastik, Vdekja e poetit, Bazeni, Abrakadabra).
10. STABLA – Izbor pripovedaka Albanaca u Jugoslaviji, zgjedhur nga Hasan Mekuli, “Bratsvo-Jedinstvo”, Novi Sad , viti?. Fq. 452. (Tregimet: Fëmijëria e vonuar për një luftë. Akrakadabra, Vdekja e poetit).
Lojëra skenike
l. KAPUÇ ME MËNGË – Lojëra skenike, monodrama, pjesë me një akt, skeçe, monologue. “Rilindja”, Prishtinë 1981. Fq. 339.
M o n o g r a f i
1. TREGIMI YNË HUMORISTIKO-SATIRIK (1944-1974) – “Rilindja”, Prishtinë 1975. Fq. 134.
K o m p l e t i i v e p r a v e
1. VIJA E VRRAGË – bashkë me DY RRËFIME
2. AHMET KOSHUTANI – bashkë me NJERËZIT DHE KËRMIJTË dhe tregimet më të reja, që botohen së pari në një vëllim.
3. HESHTJA E ARMËVE.
4. SHTATË PERSONA NDJEKIN AUTORIN.
5. KAPUÇ ME MËNGË.
6. LETRA PREJ ULQINI – bashkë me SUZANA dhe TREGIMI YNË HUMORISTIKO-SATIRIK.
7. KOKRRA KRIPE.
8. FYTYRA DHE TURINJ.
II. SHKRIME KRITIKE
l. “Mbesa e krahinarit”, “Jeta e re”, Prishtinë. Nr. 3/1950. Fq. 223-224.
2. Post skriptum nji recensioni mbi librin “Nga proza Jugosllave”, “Jeta e re”, Prishtinë, Nr. 1/1953, Fq. 87.
3. Nga shënimet e nji përkthyesi dhe kritiku, “Jeta e re”, Prishtinë, Nr. 1/1953.
4. “Kangët popullore shqiptare të Kosovës-Metohis”, “Zani I rinisë, Beograd , Nr. 5, qershuer 1953.
5. Libri i parë i prozës origjinale te na, “Zani i rinisë”, Beograd , Nr. 8, tetuer (2) 1953).
6. Nji libër i ri për fëmij, “Jeta e re”, Prishtinë. Nr. 5/1953, Fq. 388-390.
7. Disa margina tue lexue librin e Sitki Imamit, “Jeta e re”, Prishtinë. Nr. 6/1953, Fq. 467-480.
8. Nji libër i bukur për fëmijë tanë, “Jeta e re”, Prishtinë, Nr. 2/1954, fq. 239-241.
9. Tregim I dramatizuem apo dramë e tregueme, “Jeta ere”, Prishtinë, Nr. 4/1954, fq. 288-297.
10. M.Mejo: Vocrraku im, “Jeta e re”, Prishtinë, Nr. 6/1954, fq. 567.
11. Përshtypje letrare, “Jeta e re”, Prishtinë, Nr. 1-2/1955, fq. 108-112.
12. Rreth nji lloj kritike, “Jeta e re”, Prishtinë, Nr. 1-2/1955, fq. 113-114.
13. Proza e Migjenit, “Jeta e re”, Prishtinë Nr. 5/1955, fq. 384-402.
14. Qamil Sijariq: Ram Bula, “Jeta e re”, Prishtinë, Nr. 6/1956, fq. 541-545.
15. Eppur si muove. “Përparimi”, Prishtinë Nr. 7-8/1957, fq. 480-487.
16. Nji kontribut i përvujtë Fjalorit shqip, “Përparimi”, Prishtinë, Nr. 11-12/1957, fq. 775-778.
17. Tue shfletue nji numër të “Flakës së vllaznimit”, “Përparimi”, Prishtinë, nr. 11-12/1957, fq. 798-807 (bashkë me V.Vokshin).
18. Nji roman modern për ne, “Përparimi”, Prishtinë, Nr. 11-12/1957.
19. Letra të panjoftuna të Migjenit, “Përparimi”, Prishtinë, Nr. 6/1958, fq. 427-435.
20. Edhe nji roman i ri. A.Demaçi: Gjarpijt e gjakut, “Rilindja”, Prishtinë, 10 prill 1958, fq. 7.
21. Edhe nji dramë për ne, Kristë Berisha: Te kulla e Hasim Bajraktarit, “Jeta e re”, Prishtinë, Nr. 4/1959, fq. 575-578.
22. Proza e Migjenit, “Fjala”, Prishtinë, Nr. 7, shtator 1968, fq. 6.
23. Proza tregimtare e Ismail Kadaresë, “Jehona”, Shkup, Nr. 9/1970, fq. 11-25.
24. Rexhep Qosja – kritik dhe eseist yni i shquar, “Flaka e Vëllazërimit”, Shkup, 13 nëntor 975, fq. 12.
25. Humori i zi në tregimin tone, “Flaka e vëllazërimit”, Shkup, 17-20 gusht 1975.
26. Tregimi ynë humoristiko-satirik, “Rilindja”, Prishtinë, 14 qershor 1975, fq. 11.
27. Poetika e tregimit tone humoristiko-satirik, “Rilindja”, Prishtinë, 19 korrik 1975, fq. 11.
28. Veçori ideoartistike të tregimit humoristiko-satirik, “Fjala”, Prishtinë, 1-15 korrik 1975, fq. 7.
29. Satira dhe grotesku në temat nga e kaluara, “Rilindja”, Prishtinë, 16 gusht 1975, fq. 11.
30. Aspekte të shprehjes së komikes në art, në 8 vazhdime, “Flaka e vëllazërimit”, Shkup, 3 tetor – 19 tetor 1975.
31. Letërsia humoristiko-satirike dhe mendimi kritik, në dy vazhdime, “Flaka e vëllazërimit”, Shkup, 28-30 janar 1976, fq. 19.
32. Kritiku si përpilues leximi letrar, “Rilindja”, Prishtinë, 19 shtator 1976, fq. 9.
33. Monografi që komunikon me aktualitetin e kulturës kosovare (Rexhep Qosja: “Anatomia e kulturës”), “NIN”, Beograd , Nr. 1346, 24 tator 1976, fq. 35.
34. Duke lexuar veprën, duke njohur (dashur dhe çmuar) Hivziun “Jeta e re”, Prishtinë, Nr. 6/1976.
35. Mbi të qeshuren dhe komiken, “Fjala”, Prishtinë, 1-15 shkurt 1978, fq. 9.
36. Duke lexuar veprën ., (fragment), “Rilindja”, Prishtinë, 7 korrik 1979, fq. 13.
37. Humori e satira dhe shoqëria, “Fjala”, Prishtinë, 15 shtator 1980 – 1 tetor 1980, fq. 7.
38. Drama e sotme jugosllave, “Fjala”, Prishtinë 1 mars 1981 – 15 mars 1981, fq. 7.
39. Dy fjalë miradie për mësuesin (Esad Mekulin), “Rilindja”, Prishtinë, 9 janar 1982.
III. RADIODRAMA
1. KUR KOSITEN LIVADHET, emetur në Radio Prishtinë duke nisur nga viti 1972 e këtej.
2. RRËFIMI I STUDENTESHËS, adaptoi për Radio Jak Mita, emetuar në Radio Prishtinë më 1974.
3. VITI ME KATËR PRANVERA, monodramë, emetuar në Radio Prishtinë dhe marrë pjesë në Javën e radios në Ohër, më 1977.
4. KENTAURI, emetuar në Radio Prishtinë, 1980.
5. ANKTHI, emetuar në Radio Prishtinë më 1981.
6. DANTES NUK KA KUSH T’I SHKRUAJË, emetuar në Radio Prishtinë me 1985.
7. NJERIU QË MENDOI SE ËSHTË VETËM, emetuar në Radio Prishtinë, në Radio Lublanë, në Radio Triestë, në Radio Shkup dhe në Radio Sarajevë, më 1977.
IV. DRAMA TELEVIZIVE
1. PASQYRA, emetuar në TV Prishtina dhe në tërë rrjetin jugosllav, si dhe marrë pjesë në Festivalin e dramave televizive në Portorozh, më 1977.
2. VRRAGA, dorëshkrim.
3. ZELKA, dorëshkrim.
V. SKENAR FILMI
1. DRUVARËT, realizuar nga “Kosova-filmi”, më 1977 (bashkë me Ekrem Kryeziun).
VI. TEKSTE SHKOLLORE
1. LIBËR LEXIMI për klasën III-IV të gjimnazit dhe të shkollave të mesme profesionale, (bashkë me A. Qettën, G. Lubotenin, S. Qilerxhiun, H. Thaçin, R. Hoxhën dhe M. Krasniqin), “Rilindja”, Prishtinë 1959, fq. 412.
2. LEXIM LETRAR me pasqyrë të letërsisë për klasën III të arsimit të mesëm të orientuar, Enti i Teksteve Mësimore, Prishtinë 1980 (me tetë ribotime gjer më sot). Fq. 198.
3. LEXIM LETRAR me pasqyrë të letërsisë për klasën IX të arsimit të mesëm të orientuar, Enti i Teksteve dhe i Mjeteve Mësimore, Prishtinë 1980, bashkë me Ali Aliun (tetë ribotime gjer më sot).
4. BAZAT E KULTURËS SË TË FOLURIT, bashkë me Branivoj Gjorgjeviqin, tekst për degën e Artit dramatic të Fakultetit të Arteve në Prishtinë (dorëshkrim), fq. 205.
VII. PËRPILIME
1. PANORAMË E LETËRSISË BASHKËKOHORE SHQIPE NË JUGOSLLAVI, (bashkë me E. Gjerqekun dhe H. Mekulin), Enti për Botimin e Teksteve, Prishtinë 1964, fq. 443.
2. TREGIME TË SOTME SHQIPTARE, Enti I Botimeve Shkollore, Prishtinë 1969, fq. 755.
3. Josip V. Rela: VEPRA I-II, “Rilindja”, Prishtinë 1969, fq. 551 dhe 289.
4. FEMRAT SHKRUAJNË, vëllim me shkrime letrare të femrave shqiptare, “Rilindja”, Prishtinë 1969, fq. 246.
5. Adelina Mamaqi: ËNDËRRA VASHËRIE, zgjedhja me një parathënie, “Rilindja”, Prishtinë 1961, fq.
6. Ismail Kadare: QYTETI I JUGUT, zgjedhja me një parathënie, “Rilindja”, Prishtinë 1971, fq.
7. Teodor Laço: TREGIME, “Rilindja”, Prishtinë 1971, fq.
8. Thoma Kacorri: TREGIMET E JUGUT, “Rilindja”, Prishtinë 1971, fq.
9. Anastas Kondo: KIO, “Rilindja”, Prishtinë 1972, fq.
10. DRAMA E SOTME JUGOSLLAVE, zgjedhur, përkthyer, shkruar një parathënie të gjatë dhe shoqërur me shënime përkatëse bio;bibliografike, “Rilindja”, Prishtinë 1981, fq. 698.
11. Shtjefën Gjeçovi – Kryeziu: VEPRA 1-4, (bashkë me F. Gungën), “Rilindja”, Prishtinë, 1985, fq. I-188, II-306, III-308, IV-332.
12. Frano Anton Santori: LEKË DUKAGJINI”, melodrama, “Jeta e re”, Prishtinë, Nr. 3/1983.
13. Frano Anton Santori: EMIRA, dramë e pare shqiptare, tekst integral me të pesë aktet, i vënë në gjuhën e sotme letrare, përkrah origjinalit, “Rilindja”, Prishtinë, përfshirë në kompletin që parashihet të botohet më 1991
14. JETA EROTIKE E SHKRIMTARËVE SHQIPTARË, Prishtinë 1996/ Fq.69.
VIII. REDAKTURA.
1. Sterjo Spasse: VEPRA TË PLOTA, 8 vëllime, “Rilindja”, Prishtinë 1967, mbi 2.000 faqe.
2. M. Barleti HISTORIA E SKËKNDERBEUT, A. Stipçeviq: ILIRËT, D. Tucoviq: SERBIA dhe A. Hashorva: BASHKËLUFTËTARËT E SKËNDERBERUT, Biblioteka historike, “Rilindja”, Prishtinë 1968,
3. BIBLIOTEKA E XHEPIT, 20 vëllime, “Rilindja”, Prishtinë 1967/69.
4. ROMANI SHQIPTAR, 10 vëllime, “Rilindja”, Prishtinë 1967/69.
5. Shekspiri: KOMPLET I VEPRAVE, 10 vëllime, “Rilindja”, Prishtinë 1968.
6. Osman Kelmendi: RUGOVA – LEGJENDË DHE REALITET, Pejë 1995.
IX. PËRKTHIME
Vëllime me tregime
1. E.Heminguei: PLAKU E DETI DHE TREGIME TË TJERA, “M.Bakija” Prishtinë 1958, fq. 336 (bashkë me M. Murtezain).
2. Tregime moderne amerikane, “Rilindja”, Prishtinë 1958. fq, 336 (bashkë me M. Murtezain).
3. Prezhihov Voranc: MUNDQARËT, “Rilindja”, Prishtinë 1963, fq. 210.
4. Ranko Marinkoviq: Duert, “Rilindja”, Prishtinë 1963 fq. 264.
5. Mishko Kranjac: NOVELA, “Rilindja”, Prishtinë 1963 fq. 269.
6. Xhek London: JEHU I EGËRSISË, “Rilindja”, Prishtinë 1964, fq. 100.
7. Antonije Isakoviq: FIERI DHE ZJARRI, “Rilindja”, Prishtinë 1965.
8. Xhejm M. Bari: PJETËR PANI “Rilindja”, Prishtinë.
9. Jurij Kazakov: ADAMI DHE EVA, “Rilindja”, Prishtinë 1977, fq. 221.
10. Danillo Kish: ENCIKLOPEDIA E TË VDEKURVE, “Rilindja”, Prishtinë 1988, fq. 180.
R o m a n e
1. Franc Kafka: PROCESI, “Rilindja”, Prishtinë 1972, fq. 236.
2. Mihail Sadoveanu: DEGA E ARTË, “Rilindja”, Prishtinë 1977, fq. 213.
3. Gabriel Garsiel Markes: NJËQIND VJET VETMI, “Rilindja”, Prishtinë 1978, fq. 437.
4. Milan Kundera: SHAKAJA, Prishtinë 1979.
5. Xhorxh Oruel: 1984, “Rilindja”, Prishtinë 1980, fq. 341.
6. Ranko Marinkoviq: BANJA E PËRBASHKËT, “Rilindja”, Prishtinë 1981, fq. 190.
7. Gynter Gras: DAULLJA E LLAMARINTË I-II, “Rilindja”, Prishtinë 1982, fq. I-391 dhe II-343.
8. Oskar Daviço: FSHEHTËSITË, “Rilindja”, Prishtinë 1985 fq. 495.
9. Karlos Kastaneda: DHUNTIA E SHQIPONJËS, “Rilindja”, Prishtinë 1986 fq. 321.
10. Ernesto Sabato: MBI HERONJTË DHE VARREZAT, “Rilindja”, Prishtinë, fq. 6l3
11. Natali Sarot: në gazetën “Rilindja”, në vazhdime.
12. Hana Dalipi: VIKENDI NË GJINI, më 1991.
D r a m a
1. Zhan-Pol Sartër: DUART E NDYTA, “Rilindja”, Prishtinë, 1971, fq. 261.
2. Zhan-Pol Sartër: KATËR DRAMA, (bashkë me Eqrem Bashën), “Rilindja”, Prishtinë 1982, fq. 308.
3. Miroslav Kërlezha: GOLGOTA, “Rilindja”, Prishtinë 1982, fq. 156.
4. Alber Kamy: KALIGULA, luajtur në TPK.
5. Zhan-Pol Sartër: LAVIRJA E DENJË PËR RESPEKT”, luajtur në TPK.
6. Domenik Smole: ANTIGONA, luajtur në TPK.
7. Mesha Selimoviq: DËRVISHI DHE VDEKJA”, luajtur në TPK, etj.
X. PUBLICISTIKË
1. Svetozar Markoviq: SERBIA NË LINDJE, “Rilindja”, Prishtinë 1982, fq. 142 
2. Karlo Shtajner: KTHIMI NGA GULAGU, “Rilindja”, Prishtinë 1983, fq. 364.
F e j t o n e
1. FEMRAT TONA PRIJATARE, 10 vazhdime, “Kosovarja”, Prishtinë 1983/84.
2. POLEMIKA NË LETRAT SHQIPE, 50 vazhdime, në gazetën “Rilindja”, Prishtinë, 6 korrik 1983 – 26 gusht 1983.
3. LETËRKËMBIM YNË NË SHEKUJ, 18 vazhdime, “Zëri i rinisë”, Prishtinë, tetor 1983 – shkurt 1984.
4. LETRA AUTOGRAFE, 13 vazhdime, “Fjala”, Prishtinë, prill – tetor 1985.
5. AMAZONA SHQIPTARE MARIE SHLLAKU, 16 vazhdime, “Zëri”, Prishtinë, nëntor – dhjetor 2009.
K o l u m n a
1. RELEKSE, për shumë vjet me radhë, për çdo të shtunë në të përditshmen “Rilindja”.
2. MARGJINA, e përditshmja “Rilindja”, çdo të shtunë, nga shkurti 1982 gjer më shkurt 1984.
3. ÇAPITJET MIDIS RRESHTAVE, me ndërprerje, të shtunave, Brenda viteve 1985 e deri në të ndaluar të daljes, në, “Rilindja”, Prishtinë.
4. ÇAPITJE TË REJA, “Shkëndija”, Prishtinë 1990.
5. FYTYRA DHE TURINJ, “Kosovarja”, Prishtinë 1990.
6. TËRTHORAZI TROÇ, “Rilindja”, “Fjala”.
XI. LITERATURA
1. Hasan Mekuli: Nji realizim i mire në prozë (Novela e R. Kelmendit: “Rrëfimi I një studenteshe”). – “Jeta e re”, Prishtinë, Nr. 3/1956, fq. 293-295.
2. Vehap Shita: Ramiz Kelmendi: “Vija e vrragë” (mbrapathanje). “Milladin Popoviq”, Prishtinë 1958, fq. 153-159.
3. Hasan Mekuli: Në marginat e librit “Vija e vrragë”, “Jeta e re”, Prishtinë, Nr. 3/1958, fq. 365-374.
4. Mahmud Hysa: Edhe diçka për novelat “Vija e vrragë” (të R. Kelmendit), “Jeta e re”, Prishtinë, Nr. 1/1959, fq. 115-118.
5. Ali Dema: “Dy rrëfime (tregime) të Ramiz Kelmendit, “Jeta e re”, Prishtinë, Nr. 2/1962, fq. 315-319.
6. Vehap Shita: Dashunija si nektar dhe si kod (Ramiz Kelmendi: “Dy rrëfime, tregime), “Përparimi”, Prishtinë, Nr. 7-8/1962, fq. 501-511.
7. Azem Shkreli: Rrëfimi që shkruan shpesh jeta (Ramiz Kelmendi: “Dy rrëfime”, botim i SGB “Rilindja”, Prishtinë 1962), “Rilindja”, Prishtinë ll.III.1962, fq. 15.
8. R(exhep) Zogaj: Ramiz Kelmendi: “Dy rrëfime” “Zani I rinisë”, Prishtinë, Nr. 4/1962, fq. 10.
9. Vehap Shita: “Rrëfimi I studenteshës” në valet e radios, “Jeta e re”, Prishtinë, Nr. 4/1962, fq. 640-643.
10. Hasan Mekuli: P. Voranc: Mundqarët, “Jeta e re”, Prishtinë, Nr. 4/1963, fq. 564-565.
11. Dragan Stojadinoviq: Flemente të tregimit. R. Kelmendi: “Rrëfimi i një studenteshe”, (Përktheu: Esad Mekuli), “Jeta e re”, Prishtinë Nr. 5/1963, fq. 749-755.
12. Samedin Mumxhiu: A propos reçensionit “Elemente të tregimit”, “Jeta e re”, Prishtinë, Nr. 6/1963, fq. 906-913.
13. Jusuf Ferizi: Kur shikohet vetëm nga nji anë e “medaljes”, (Përkitazi me recensionin e Dragan Stojadinoviqit “Elemente të tregimeve të Ramiz Kelmendit me titull “Rrëfimi i studenteshës”), “Zëri i rinisë”, Prishtinë, Nr. 1/1964, fq. 11.
14. Fatosi (Vehap Shita): Botimi i dytë i novelave të Ramiz Kkelmendit “Vija e vrragë, “Rilindja”, Prishtinë, 6.VII.1964, fq. 9.
15. Vehap Shita: Novelat e Ramiz Kelmendit. Në librin: Ramiz Kelmendi: “Vija e vrragë”, “Rilindja”, Prishtinë 1964, fq. 127-136.
16. Radomir Ivanoviq: Vepra e parë e prozës shqipe në gjuhën serbokroate (Ramiz Kelmendi: “Rrëfimi I nji studenteshe”, “Rilindja”, Prishtinë 1963.), “Zani i rinisë”, Prishtinë, Nr. 4/1964, fq. 12.
17. Hasan Mekuli: Xhek Llondon: “Jehu i egërsisë”, përktheu Ramiz Kelmendi, “Jeta e re”, Prishtinë, Nr. 6/1966, fq. 1082-1088.
18. Hasan Mekuli: Ranko Marinkoviq: “duert”, përktheu Ramiz Kelmendi, “Jeta e re”, Prishtinë, Nr. 3/1965, fq. 483-490.
19. Ali D. Jasiqi: Pasqyrë ngjarjesh dinamike (Ramiz Kelmendi: “Letra prej Ulqini”), “Zani rinisë”, Prishtinë, Nr. 9/1967, fq. 16.
20.. Rexhep Qosja: Satirë që sjell dhimbë dhe shëron (R.Kelmendi: “Letra prej Ulqini” – proza satirike), “Përparimi”, Prishtinë, Nr. 4/1967, fq. 507-518.
21. Masar Stavileci: Muhamete të vlefshme ulqinake (Ramiz Kelmendi: “Letra prej Ulqini”, botoi “Jeta e re”, Prishtinë, “Rilindja”, Prishtinë, 19.II.1967, fq. 11.
22. Hasan Mekuli: Ramiz Kelmendi: “Letra nga Ulqini”, “Jeta e re”, Prishtinë, Nr. 1/1967, fq. 130-144.
23. Hasan Mekuli: Ramiz Kelmendi: “Tregime të sotme shqiptare”, “Jeta e re”, Prishtinë, Nr. 6/1967, fq. 130-144.
23. Hasan Mekuli: Ramiz Kelmendi: “Tregime të sotme shqiptare”, “Jeta e re”, Prishtinë, Nr. 6/1967,fq. 1273-1285.
24. Teki Dervishi: Dilema ë I ngjan kompromisit, ose flaka që djeg ngadalë dhe gjatë (Mbi prozën e Ramiz Kelmendit), “Flaka e vëllazërimit”, Shkup, 1968, 29 nëndor, f. 1 (shtojca nr. 49).
25. Mensur Raifi: Kameleon me dhunë (Ramiz Kelmendi: Tregimi fantastik”), “Rilindja”, Prishtinë, 13.X.1968, fq. 10.
26. Rexhep Qosja: Satirë që sjell dhimbë dhe shëron. (Ramiz Kelmendi. Letra prej Ulqini. Rrëfime humoristike. “Rilindja”, Prishtinë 1966), në librin “Kritika letrare”, “Rilindja”, Prishtinë 1969.
27. Ali Aliu: Tregime të sotme shqiptare (Zgjodhi R. Kelmendi. Botoi Enti i Teksteve Shkollore, Prishtinë 1969), “Rilindja”, Prishtinë, 20.XI.1969, fq. 11.
28. Teki Dërvishi: Titull (pak) pretencioz (Ramiz Kelmendi: Tregime të sotme shqiptare. Enti i teksteve, Prishtinë), “Zëri i rinisë”, Prishtinë, Nr. 11/21 mars 1970, fq. 15.
29. N(exhmedin) Soba : “Femrat shkruajnë” (Përpiloi R. Kelmendi, botoi NGB “Rilindja”, Prishtinë, 1969), “Flaka e vëllazërimit”, Shkup, 17 shtator 1970, fq. 5.
30. Hasan Mekuli: “Femrat shkruajnë”, “Jeta e re”, Prishtinë, Nr. 3/1970, fq. 470-482.
31. Mensur Raifi: Komponim me elemente statike dhe dinamike (R. Kelmendi, “Heshtja e armëve”, “Rilindja”, Prishtinë, 1971), Rilindja”, 15.IV.1972, fq. 12.
32. Ali D. Jasiqi: “Dy rrëfime” të Ramiz Kkelmendit, në vëllimin “Shfletime”, “Nova Makedonija”, “Flaka e vëllazërimit, Shkup 1972, fq. 153.
33. Radomir Rajkoviq: Ramiz Kelmendi: “Heshtja e armëve” (Roman), “Jehona”, Shkup, Nr. 4/1972, fq. 142-146.
34. Beqir Musliu: Pjekuri e prozës shqipe, (Ramiz Kelmendi: “Ahmet Koshutani”, tregime, “Rilindja”, Prishtinë, 1971), “Zëri i rinisë”, Prishtinë, Nr. 37/1972. fq. 21.
35. Ali Aliu: Borxhi i vjetër. (Mbi romanin “Heshtja e armëve” të Ramiz Kelmendit. “Rilindja”, Prishtinë. 1972) dhe: Tri etapa krijuese të një prozatori (Mbi prozën e Ramiz Kelmendit në përgjithësi), në librin “Shqyrtime”, “Rilindja”, Prishtinë 1974, fq. 20.
36. Ali Aliu: Protagonisti sinonim i kohës (Parathënie në përmbledhjen e tregimeve të Ramiz Kelmendit “Abrakadabra”), “Rilindja”, Prishtinë 1974, fq. 7-19.
37. Ali Aliu: Tri fazat krijuese të Ramiz Kelmendit, “Jeta e re”, Prishtinë, Nr. 2/1974, fq. 310-317.
38. Hasan Hasani: Ramiz Kelmendi (Ju paraqesim shkrimtarët), “Shkëndija”, Prishtinë, Nr. 2/1974, fq. 10.
39. Hasan Mekuli: Projekcioni i realitetit permes vrragëve, erotikës dhe përrallisjeve, “Jeta e re”, Prishtinë, Nr. 6/1976, fq. 849-874.
40. Demush Shala: Pasqyrë e një sërë ndërgjegjesh të vrara, (Ramiz Kelmendi: “Pasqyra”, dramë televizive), “Jeta e re”, Nr. 6/1976, fq. 1196-1200.
41. “Njeriu që mendoi se është vetëm”, premierë e radio-dramës së Ramiz Kelmendit, “Rilindja”, Prishtinë, 9.IV.1976, fq. 20.
42. “Viti me katër pranvera”, Radio-monodramë e Ramiz Kelmendit me Dibran Tahirin në rolin kryesor e të vetëm, “Rilindja”, Prishtinë, 19.XI.1976 (nënshkruar me siglat (J)usuf G(ërvalla).
43. “Njeriu, që mendoi se është vetëm”, së shpejti në Radio Trieshtë, radio-dramë e shkrimtarit kosovar Ramiz Kelmendi, e cila zgjoi interesim të madh pas emitimit në Radio Lublanë, dhe të cilën do ta emitojnë edhe qendrat radio-televizive të Novi Sadit e të Zagrebit, “Rilindja”, Prishtinë, 13.I.1977, fq. 20 (nënshkruar nga siglat (J)usuf (G)ërvalla.
44. (S)abedin (H)aliti: Një dramë e ndërgjegjes (”Pasqyra”, dramë televizive), “Rilindja”, Prishtinë, 1fq. 20.
45. (A)gim (M)ala: Sit ë lirohemi nga “AI”, (Pasi shikuam dramën televizve të Ramiz KELMENDIT – “Pasqyra”), “Bota e re”, Prishtinë, Nr. 11-12, 15 qershor 1977, fq. 19.
46. (B)ozhidar Milidragoviq: Drama podeljenog ja, “Veçernje novosti”, Beograd , 21 shtator 1977, fq. 19.
47. Ratko Rosiq: “Ogledalo” pravog sjaja, Jedinstvo”, Prishtinë, 21 shtator 1977, fq. 13.
48. Mira Bogliq: Ego I alter ego, “Ogledalo”, Tv drama R. Kelmendija, Vjesnik, Zagreb, shtator 1977.
49Ratko Rosiq: “Ogledalo” Ramiz Kelmendija, “Jedinstvo”, Prishtinë, 19 shtator 1977, fq. 10.
50. (J)usuf Gërvalla: Një dramë që të angazhon, “Pasqyra”, e Ramiz Kelmendit, emituar për rrjetin e RTJ, “Rilindja”, Prishtinë, 24.IX.1977.
51. Vehap Shita: Reflekse të konsumit. Me rastin e emitimit të dramave televizive të Ramiz Kelmendit “Pasqyra” dhe të Nebil Durakut “Kopshti i pleqërosë”, “Fjala”, Prishtinë, 15 tetor 1977, fq. 8
52. Musa Ramadani: Retrospektiva e një episodi nga lufta (”Ankthi”, tekst dramatik i R. Kelmendit), “Rilindja”, Prishtinë, 4.X.1981, fq. 10.
53. Xhemail Mustafa: Një libër – improvizim ( Ramiz Kelmendi: “Kapuç me mëngë”, botoi “Rilindja”, Prishtinë, 1981), “Rilindja”, 11.IX.1982, fq. 14.
54. Zenun Çelaj: Ramiz Kelmendi , ky sfidues kohësh, kumtesë me rastin e 77-vjetorit të lindjes, Universiteti AAB, Prishtinë 2008.
55. Prof.Dr. Emin Kabashi: Mbi vëllimin “Kokrra kripe”, kumtesë me rastin e 77-vjetorit të lindjes, Universiteti AAB, Prishtinë 2008.
56. Prof.Dr. Masar Stavileci: Mbi krijimtarinë letrare të Ramiz Kelmendit, kumtesë me rastin e 77-vjetorit ë lindjes, Universiteti AAB, Prishtinë 2008.
57. Sejdi Berisha: Fjala përuruese në Takimet letrare Azem Shkreli, Pejë, maj 2008.
58. Mr. Muhamet Çitaku: Poetika e shprishur, Analizë romanit “Shtatë persona ndjekin autorin”, të Ramiz Kelmendit, “Java”, Prishtinë, maj 2008.
59. Akil Koci: Ramiz Kelmendi, energji që nuk shteron, gazeta “Albanian”, Londër, korrik 2008.
60. Reshat Sahitaj: Shkrimtari Ramiz Kelmendi i sfidoi smirëzinjtë, gazeta “Kosova sot”, Prishinë, 18 janar 2009.
61.Ramiz Kelmendi: Ulqini vendlindja ime letrare,Agjencioni Floart-Press,Prishtinë,27.12.2009.
Mbi politikën, gazetarinë dhe femrën
Ikona e gazetarisë kosovare, Ramiz Kelmendi 

(INFOSOT) Ehuaaa! Po deri kur, ore, do më ndjekë kjo “famë” imja – s’e di dashamirëse a dashakeqe, për lakmi a për “mbarre” – për femrat. E kam thënë më se një herë – qoftë edhe në gjithë ato përmasa që teprohen dhe ekzagjerohen! – se s’e kam dhe as e kam pasur kurrë për “turp e mbarre” këtë “famë”që më rrah. As dua dhe as më vete mendja, të mbaj tash “leksione” për femrat dhe dashurinë. Janë shkruar me mija libra e thënie për to. Francezi me kohë e ka thënë: pas çdo mashkulli të suksesshëm kërko – dhe do të gjesh – FEMREN!
Pyetje, Ahmet Zeka: Një ide më tëpër se e qëlluar, ku një fytyrë shumë e madhe, e ndritur, udhërrëfyesë, jep mendimin e tij, për të gjithë, na tregon edhe një herë vijën e duhur të jetës.
Ramiz Kelmendi: Mirënjohje, falënderime dhe përshëndetje, i nderuar Ahmet, për këto fjalë sa të lakmuara edhe më shumë të pamerituara.
Pyetje, Loriku: Kam një pyetje për z. Kelmendin: Keni kaluar lloj-lloj etapa në karrierën tuaj si shkrimtar e gazetar. A është nder të punohet sot në politikë për këto parti, që po udhëheqin këtë vend?! Ndoshta pyetja s’ka të bëjë shumë me personalitetin tuaj, por ju lutem shumë, ka të bëjë me vitet që keni dhe me atë që këni përjetuar gjatë këtyre dekadave.
Ramiz Kelmendi: Po, ështe nder. Madje-madje është nder i madh të punohet – sidomos SOT! – në politikë. Po ama (tri herë “Po ama”!) me një dhe të vetmin kusht: të punosh – ME NDER! E, besa, jo më pak, edhe – TE DISH! Sa po punohet me nder dhe sa po punohet me dije, besoj, e di edhe ti. Pa pasur nevojë të shpreh (edhe) unë mendimin tim, që kam kaq vjet që as “fërkohem” me të. Seç kam një droe “të vockël” se kemi sa të duash politika, po jo më pak, në mos edhe më shumë – replika. Dhe një si lloj krushqie për një “punë shumë – pa hije… Dhe një “martesë pa kurorë” (edhe pse me “mësit-ër!) e politikës me mediet. Kështu që kam një hall të madh, me përjashtime, s’do mend: a po na mediatilizohet politika, apo po na politizohet media. Si thua ti? Kam kohë që më mundojnë bukur do pyetje. P. sh.: si s’e paske ditur deri Sot, se ne, shqiptarët e Kosovës, paskëshim pasur, e s’e paskëshim ditur, si injorantë që na ka falë Zoti, se sa shumë politikanë na paska lindur kjo Nëna jonë e Kosovës (”lavatriçja” e djeshme sipas fqinjit tonë verior)? Kur dolën, ore? Kur u bënë kaq sa u bënë, kur, ku dhe si u shkolluan dhe u politikanizuan kaq shumë dhe kaq shpejt? S’po flas kur na u pasuruan e na u kapitalizuan kaq me hez? Besomë, s’po them se u kam lakmi, se më zili jo se jo. Urimet dhe gjithë të mirat e mia, tuat dhe tonat për gjithë politikanët tanë të merituar, të ndershëm dhe të shkolluar. E kam me sinqeritet të plotë pa asfare ironi. Po seç po më troket në kokë barbarisht, thuaj mizorisht, një anekdotë e dëgjuar në Prishtinë. Shkon një politikan i papunë te një politikan i madh me alamet posti, t’ia gjejë edhe këtij të gjori një palo pozitëz, sepse na qenkësh, heu, politikan me Diplomë, madje me D të madhe. Shumë bukur, “gëzohet” kryepolitikani. Paske kryer alamet fakultet. Aferim! Po, a s’më thua: a ke kryer shkollën fillore? Se, pikërisht tek po shkruaja këta rreshta, lexova shkrimin e alamet gazetari dhe letrari – një nga pak që e lexoj me ëndje dhe që e respektoj shumë – me titull: “MJAFT DOKTORUAM, LE TË MËSOJMË PAK”.
Pyetje, Sabriu: Pyetja ime është: Sa ka dallim gazetaria e sotme me atë të viteve të komunizmit dhe sa ndikojnë po qeveritë në gazetarinë e tashme?
Ramiz Kelmendi: Ka dallim, po. Si s’ka. Janë dy sisteme krejtësisht të përkundërta me gazetari që ndryshojnë mjaft. Në vitet e komunizmit, bie fjala, kishim vetëm NJË të përditshme, “Rilindjen”, sot i kemi (mbi) DHJETË të përditshme kishim më shumë tirazh, se sot me dhjetë. Në vitet e komunizmit, fjala vjen, kishim më shumë censurë e autocensurë, e sot kemi, pjesërisht (dhe me përjashtime), “më pak”. Edhe censurë, edhe autocensurë. Që nuk i (mbi)quajmë më kështu, sepse i kemi më të “moderuara”, më të “sofistikuara”. Ja që, po të duam të jemi të sinqertë, në “ndonjë” pikë edhe puqen. E sa i përket ndikimit të qeverisë në gazetari, (ku) më gjete mua, Sabri, të të përgjigjem?! Dashke të më armiqësosh me Qe verinë. As më vete mendja. Fare. A po “europeizohemi”, a jo? Po të kemi parasysh thënien e Fishtës sonë të Madh…
Pyetje, Xhevdeti – Prishtinë: Dua t’ju pyes, z. Ramiz Kelmendi, lidhur me gjendjen e rëndë të librit dhe të gazetave në Kosovë, sa i përket lexueshmërisë. Pse mendoni se, sot, kur ka kaq shumë libra e gazeta, lexohet aq pak. Kush mendoni se është fajtor, shkrimtarët, gazetarët, lexuesit, apo të gjithë kemi faj nga pak?
Ramiz Kelmendi: Më preke në “tel”. Aty ku më dhemb më së shumti. Kjo është pika ime më e dobët. “Debolesa” ime nga më të mëdhatë, që, gati-gati, as e kuptoj dhe, pothuajse, as e shpjegoj. Ore, ke parë ti, a e merr me mend fare, se kemi prekur FUNDIN! Kurrë më shumë libra (edhe në rrugë!), e kurrë më pak lexues. Kurrë më shumë shfaqje e ekspozita, e kurrë më pak shikues. Si shpjegohet, ore, me këtë numër kaq të madh, ta quaj, inteligjencie?! Jo po, po thonë, se “fajin” e paskërka interneti, “fajin” e paskërka televizioni, “fajin” e paskërka “koha”, kjo jona, e sotmja, që nuk na qenkërka e librit, e gazetës, e ekspozitave, etj. etj. Po, asgjëmangut, “fajin” e paskësh edhe gjendja (aspak e lakmuar) – ekonomike? Nuk e mohoj, them unë. Ka nga të gjitha sa më sipër. Në rininë time (të shkuar e të harruar!) rrahnim gjoks e krenoheshim, sidomos para profesorëve, po jo më pak edhe para vajzave!): kush ka më shumë libra e kush lexon më shumë. Sec m’është mbushur mendja se, sot, djemtë e vajzat tona “moderne”, konsiderohen se nuk jane “kull”, nuk janë “hepi”, po t’ua shohësh, qoftë larg, një libër a një gazetë në dore a para vetes, në “kafiqa”! Si thua ti, e ka fajin “civilizimi”, apo, siç them unë, c i r i – v i l i z i m i ?
Pyetje, Gresa – Pejë: Kam nderin t’ia bëj një pyetje profesorit. Jam Gresa nga Peja, bashkëvëndëse e profesor Kelmendit. Dëshiroj t’jua marr mendimin se edhe sa kohë mendoni se do të vazhdojë që institucionët tona do t’i shpërfillin njërëzit e kulturës e artit në Kosovë, duke e ditur së juve ju ka shpërfillur, në rend të parë, Komuna e Pejës? A ka shpresë se në një të ardhme të afërt do të vlerësohet puna e secilit krijues pa xhelozi? Ju përshëndes duke ju dëshiruar shëndet. Uroj të festoni edhe shumë e shumë vjet ditëlindjen.
Ramiz Kelmendi: Mjerisht, tri herë mjerisht(!), ke shumë të drejtë. Unë hoqa dorë, publikisht, jo nga vendlindja ime, Peja, po nga, sic thua ti, “institucionet ‘tona’”. Po si menduakan “këta”? Se bota filluaka dhe do të mbaroka me ta? Po a harrohen, ore, gjithë ata emra aq të mëdhenj e të merituar të këtij trolli e të këtij gjiri, që shkrinë pasurinë e dhanë edhe jetën, për këtë farë “ínstitutializimi” të (ndonjë) institucioni dhe (ndonjë) institucionali mjeran? E harroftë, përgjithmonë, vendlindja ime vogëlsinë time dhe “kontributin” tim. Allaversen i qoftë! Po si harrohen, ore, akademikët Esad Mekuli e Dervish Rozhaja, Musa Haxhiu e Ali Hadri, Osman Imami e Syrja Pupovci? Si harrohen artistët Istref Begolli e Faruk Begolli, Ragip Loxha e Nuredin Loxha, Melihate Ajeti e Kristë Berisha? Si harrohen gjithë ata dëshmorë?! Po a s’është turp për Prishtinën dhe jo vetëm për të – ani ç’turp, se! – t’i mbulojnë glasat, tash e sa vjet, dy monumentet e aq të merituarit Anton Cetta në një oborr pranë Restorantit “Te pishat”, pa ia gjetur një vend, qoftë edhe para Institutit Albanologjik?! E ç’të të them më, e mençura Gresa ime?
Pytje, Blerta – Istog: Përshëndetje i ndëruari z. Ramiz Kelmendi. Pjesë e pandashmë e jetës suaj ka qenë edhe dashuria për femrat. Keni shkruar shumë për femrat. Madje e keni thënë edhe publikisht që femrat ju kanë frymëzuar për të krijuar. Si e vlerësoni sot pozitën e femrës kosovare në Kosovë? Sa ka dallim pozita e femrës në ditët e sotme me ato të kohës suaj? Ju dëshiroj jetë të gjatë? Blerta Mumini – Istog.
Ramiz Kelmendi: Ehuaaa! Po deri kur, ore, do më ndjekë kjo “famë” imja – s’e di dashamirëse a dashakeqe, për lakmi a për “mbarre” – për femrat. E kam thënë më se një herë – qoftë edhe në gjithë ato përmasa që teprohen dhe ekzagjerohen! – se s’e kam dhe as e kam pasur kurrë për “turp e mbarre” këtë “famë”që më rrah. As dua dhe as më vete mendja, të mbaj tash “leksione” për femrat dhe dashurinë. Janë shkruar me mija libra e thënie për to. Francezi me kohë e ka thënë: pas çdo mashkulli të suksesshëm kërko – dhe do të gjesh – FEMREN! E pata edhe unë, po, më se një herë (jo vetëm!) frymëzim në letrat e mia. (A ma quan për “xhynah”, para Zotit e para robit, moj Blerta, që unë edhe sot, kur, më 21 dhjetor, shkel në ditën e parë të të tetëdhjetave, kam ende mall, lakmi dhe nostalgji për më të mirën e më të dashurën krijesë të botës njerëzore – Femrën (me “F” të madhe!). E sa i përket pozitës së saj sot dhe këtu, më shumë se për p o z i t ë n, do doja të të flas për ci(ri)vilizimin e saj. Kurrë, absolutisht (e jo, marrëzisht – absolutikisht!), kurrë gjatë gati tetëdhjetë vjetëve të mia, femra jonë shqiptare, edhe këtu e edhe matanë “gardhit”, nuk ka qenë: më e bukur, më e arsimuar, më e mirë, më e veshur bukur, më e qytetëruar, sa s’ia gjen më shoqen, as ngat bile, jo vec “në rajon”. Aq sa ia ka kaluar e bukurosheve greke. E thashë edhe në një TV se na është zbukurar raca shqiptare. S’do mend, mjerisht, jo vetëm po më vrasin syrin, por edhe shpirtin, sidomos ca “Njana nga Ato” (migjeniane), që nuk na ka lënë për zakon i pari. Sidomos më neverit veshja e tyre, fund e krye, pa kurrfarë shije.
Pyetje, Nexhmedin Ymeri – gazetar: I nderuari profesor! Të njoha kaherë. S’e besoj se keni aq vjet, po ju jeni akoma djalosh…Thonë se gazetarët nuk jetojnë gjatë. Ose ju vepruat mençur, ikët me kohë. I bëfshi 100. Mua më mungojnë sot artikujt tuaj origjinalë, që dikur botoheshin në “Rilindja”. Megjithatë, do ju bëjë një pyetje me dëshirë që të jeni i sinqertë: Si e vlerësoni gazetarinë dje dhe sot. A kishte më tepër (auto)censurë dje apo ka sot? Me nderime: Nexhmedin Ymeri nga Gjilani
Ramiz Kelmendi: I dashur Nexhmedin Ymeri, shumë falemnderit për konsideratat. Me gjasë, sa i përket jetëgjatësisë së gazetarëve, po, ke të drejtë. Kështu thonë. Po ja që, siç po e sheh, paskërka edhe përjashtime. Falë Zotit… Ndërkaq, lidhur me (auto)censurën, u përgjigja pak më përpara. S’kam ç’them më shumë, ndonëse pyetja jote është jo pak autosugjestive, me “sherr”.
Pyetje, Besarti – Vushtrri: Përshëndetje, z.Kelmendi, nga Besarti, nga Vushtrria. Kam një pyetje për ju rreth gjuhës. Çka mendoni për gegënishten. A duhet të futen elementet e gegënishtes në normë, që djali juaj Migjeni i ka proklamuar tash sa kohë. Më intereson a keni ndërruar mendje sa i përket gegënishtes, sepse në fillim keni qenë absolutisht kundër që gegënishtja të futet në normë? Gjithë të mirat.
Ramiz Kelmendi: Së pari, unë kurrë nuk kam qenë “absolutisht kundër që gegënishtja të futet në në normë”. Kjo jo – absolutisht. Dhe kam qenë JO, jo sepse, kështu, do ia bëja qejfin ndokuj. JO, sepse, kështu, do dëshmoja dashuri e përkushtim, madje-madje edhe patriotizëm e shqiptarizëm më të madh, për gjuhën “e njësuar”, për gjuhën “e përbashkët”. Shkurt, për Atdheun. Jo, jo, assesi! Ç’është e vërteta, edhe pse i ftuar, por i ndaluar nga “organet”, të marr pjesë në Kongresin e Drejtshkrimit më 1972, unë përqafova, aderova, pranova, zbatova dhe vijoj të ushtroj e respektoj – deri në Kongresin e ri! – pikërisht këtë gjuhë, edhe të “njësuar”, edhe të “përbashkët”, edhe “letrare”, edhe, “në fuqi”. Po, i dashur Besart. Kjo – PO! Bëra dhe po vijoj të bëj kështu, siç e kam shprehur kushedi sa herë deri sot publikisht, jo pse pranova të bëhem “muxhahedin” e patriot (lexo: enverist!), por sepse nuk pranova t’ua bej qejfin – “shkjeve” (të shprehem fishtjançe), sipas të cilëve dhe, për ata, sipas edhe Kongresit të Drejtshkrimit, ne qenkeshim “SHIPTARI”, e ata, jo po – “ALBANCI”. Se ne paskëshim një tjetër gjuhë, që nuk na qenka aspak “e njësuar”dhe aspak “e përbashkët” me Ata. Se kjo gjuha jonë KËTU na qenkërka “shiptarski jezik”, e ajo ATJE, jo po – “Albanski jezik”! Po ama, kjo që më dyshon se mos kam ndërruar mend, jo! Mendtë i kam, them. Po ama që DIKUSH, e sidomos ATJE, ndonjë nostalgjik filokongresist kokëfortë dhe inatçor, nuk lejon edhe sot e kësaj dite – PAS TRIDHJETE E SHTATE KOKRRA VJET, të shkuara dhe të tabuizuara, heu (!), t’i luajë as edhe një presje Standardit ‘72, po kjo, për mua “mendjendërruar” është edhe më shumë se nonsens, absurd, “qamet” e ç’mos tjetër. Madje-madje edhe një si blasfemi kombëtare, dië si antishqiptarizëm! Të anatemosh dhe të flakësh, tash e 37 vjet, (mbi) gjysmën e gjuhës dhe as të të vete mendja të mblidhesh dhe të korrigjosh e plotësosh gjithcka (e me ç’po e dëshmon koha – jo pak, po shumëçka!), është “xhynah” edhe para Zotit, edhe para robit. Po pse, ore, a kaq të pasur e paskemi Fjalorin tonë sa t’i lejojme vetes të varrosim, të mohojmë, të bunkerizojmë e të zhdukim nga letrat tona shqipe ato mbi dyzet e sa mijë fjalë nga Fjalori i gegërishtes, tashmë i botuar. Mos vallë pandeh kush se gegërishtja nuk qenka SHQIP!? Se nuk u dashka mishëruar dhe – “rreth flamurit” (gjuhës së njësuar) – të jetë, mu si himni jonë – E PËRBASHKUAR? Le të mblidhen, prandaj, sa më parë, kokat më të ndritura të Kombit (edhe pse jemi kaq të vonuar dhe me rrezik sa vjen e më të madh) dhe ta kthejnë edhe gegërishten në parzma të veta. Të përbashkojmë, po, të dy dialektet, të krijojmë një shqipe që do ta pranojnë, do ta mbështesin, do ta duan dhe do ta respektojnë të gjithë shqiptarët kudo që jemi. Ja, i dashur, kaq pata.
Pyetje, Gazmendi: Përshëndetje, zotëri i ndëruar. Cili është çelësi i suksesit për të qenë njeri medial për 60 vjet? Ju uroj shëndet? Përshëndetje, Gazmendi,
Ramiz Kelmendi: Nuk e shpjegoj as vetë, besomë. Por, që ma do zemra të jetë kështu, ma do. Nuk e di, jo, e kam seriozisht: a më ka ardhur ky “çelës” me gjene, që as i di dhe as i njoh, a e kam i “infektuar” nga gazetaria dhe letërsia që më hynë në gjak, nuk e di, nuk e di! Siç nuk e di, a do vdes më shumë si gazetar, a edhe letrar?
Pyetje, Fehmi Maloku: Profesor shumë i nderuar Ramiz Kelmendi. Për fillim dëshiroj t’ju përshëndes me një respekt të veçantë. Jam Fehmi Maloku, ish-student i juaji në “Faik Konica” dhe gjithsesi ndihem shumë krenar që pata fatin të jem student në këtë fakultet – për mua shumë të vecantë – dhe sidomos që isha student i juaji në veçanti. Në këtë rast dëshiroj t’ju bëj një pyetje: Ç’u bë me ju që nuk jeni fare i inkuadruar në Degën e Gazetarisë në UP? A është kjo pasojë e mosinteresimit tuaj për të qenë pjësë e kësaj dege, apo vallë nuk keni pasur kurrfarë oferte, meqë personalisht kam vërejtur një dozë të theksuar të xhelozisë ndaj jush dhe ndaj Fakultetit që ju drejtonit me shumë sukses, nga ana e protagonistëve të degës së Gazetarisë në UP. Cili është komenti juaj për këte dhë për rolin e degës së Gazëtarisë në UP, e cila, sipas mendimit tim, është themeluar disi për ta hequr nga skena Fakultetin tuaj dhe tonin, “Faik Konicën” e famshëm?!
Ramiz Kelmendi: Edhe kjo, o Fehmi Burri, për mua, është një – me tamam – “plagë”. Një nga “plagët tona” që prej shumë vjetësh i piketoi me shumë pezëm e hidhërim Emri shumë i shtrenjtë i Kombit shqiptar Lumo Skendo, alias Mithat Frashëri i Madh. Nënshkruaj, madje edhe me rrahagjoks, çdo fjali tënde. Por, për “ngushëllimin tënd (edhe – timin) kam vetëm një shpjegim, që ma ka dëshmuar dhe po vijon të ma provojë (edhe) jeta ime prej afër tetëdhjetë kokrra vjet: Shqiptari – e preka me dorë në Pajtime gjaqesh me Anton Cetten, Mark Krasniqin, Bajram Kelmendin, Azem Shkrelin, etj. – të fal gjithçka, çdo mëkat e çdo të zezë, Shqiptari të fal edhe hakun edhe gjakun. Vetëm një gjë nuk ta fal Shqiptari: SUKSESIN! Ani kush? “intelektuali”, në radhë të parë. Po të jesh më i zoti – nuk ta fal, jo, edhe nqs të ka bir babe e nëne. Ai, VETËM ai, assesi një tjetër, madje-madje as vëllai, nuk guxon të jetë më i suksesshëm, më i realizuar, më i afirmuar, më i njohur, më i dashur e më i çmuar, se – Ai . Mjerisht, për të. Por, asgjëmangut, edhe – për çdo Shqiptar....(Flori  Bruqi,AGJENCIONI  FLOART-PRESS)




    • Flori Bruqi 
      Njoftim

      Lidhja e Shkrimtarëve e Kosovës, të premten, më 24.12.2010, në Institutin Albanologjik të Prishtinës, në orën 12, do të organizojë një takim me rastin e 80-vjetorit të shkrimtarit e të publicistit tonë të shquar Ramiz Kelmendi.
      Me këtë rast për shkrimtarin e publicistin do të flasin studiues e kolegë të tij.

      Kryetari i LSHK-së

      Adem Demaçi

Sllavoj Zhizhek: Bashkimi Kosovë-Shqipëri, zgjidhja e vetme racionale

Në një intervistë për radio Deutsche Welle, filozofi i njohur slloven Sllavoj Zhizhek ka vlerësuar se politika e Brukselit ndaj Ballkanit është duke ndryshuar, por ka shtuar se, duke marrë parasysh përvojën e deritashme, sidomos në 10 vjetët e fundit, “Evropa, fatkeqësisht, nuk është në gjendje të arrijë një nivel të projektit serioz”.
Sidoqoftë, ai mendon se për shkak të disa arsyeve të caktuara gjeopolitike, pozita e Ballkanit sot është shumë më e mirë.

Lidhur me ardhmërinë e Kosovës, Zhizhek ka thënë: “Kjo çështje më ka sjell shumë telashe. Përgjithësisht, situata është shumë irracionale. Tash do të them diçka absurde: ndoshta është më mirë që Kosova, nëpërmjet një koordinimi ndërkombëtar, t’i bashkohet Shqipërisë. Kjo do të ishte zgjidhja e vetme afatgjatë racionale. Ngase, është budallallëk të kesh dy shtete me popull krejtësisht të njëjtë”.

Zhizhek ka pranuar se ka qenë skeptik deri në pavarësimin e Kosovës.

“Kjo ishte pjesë e një strategjie amerikane, e cila, siç po shihet, në aspektin afatgjatë nuk e zgjidhë problemin”.

“Për shembull, miqtë e mi nga Kosova më kanë thënë se fillimisht kanë qenë të lumtur, mirëpo kur kanë dashur të ndërtojnë autostradën Prishtinë-Tiranë është dashur që këtë ta bëjnë thuajse në mënyrë të fshehtë. Sepse, zyrtarët ndërkombëtarë janë paranoikë dhe nuk dëshirojnë asnjë lidhje të ngushtë mes Shqipërisë e Kosovës. Pra, ky është çmimi që duhet ta paguash nëse varesh nga dëshira e mirë e fuqive të mëdha”, ka thënë Zizek.

2010/12/22

Është botuar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës libri me poezi “How to reach yourself”

Nga Flori Bruqi

Këto ditë është botuar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës libri me poezi “How to reach yourself” qe në shqip dmth “Si shkohet të vetvetja” i autorit Jeton Kelmendi. Libri është përkthyer nga Peter Tase dhe në të janë përkthyer 100 poezi, ndërsa parathënien e ka bërë Profesor Emeritus RICHARD A. BROSIO, pranë Universitet të Michiganit, kurse pasthënien e ka bërë studiuesja shqiptare Irena Gjoni. Jeton Kelmendi është njëri nga shkrimtaret shqiptar më të përkthyer dhe kësaj radhe paraqitet para lexuesit amerikan, por natyrisht edhe për lexuesit anglofon në përgjithësi, pasi qe edicioni botues LULU është në bashkëpunim me kompanitë e mëdha siç është www.amazon.com etje, ku libri mund të blete edhe përmes internetit.


Jeton Kelmendi, poet dhe publicist, lindi më 1978 në Pejë.Shkollën fillore dhe të mesme i kreu në vendlindje, studimet në Prishtinë. Punon për shumë media shqiptare dhe bashkëpunon me të tjera edhe jashtë vendit. Kelmendi është një emër i njohur, për lexuesin në Kosovë, që nga vitet 2000. Ai gjithashtu njihet nga lexuesit si publicist që trajton çështjet politike dhe kulturore. Poezitë e tij janë përkthyer në disa gjuhë dhe janë pjesë e disa antologjive. Jeton Kelmendi është anëtar i disa klubeve ndërkombëtare te poetëve dhe është i prezantuar në revista kulturore sidomos në gjuhën angleze. Esenca e mendimit poetik të Kelmendit është etika e të shprehurit dhe kujdesi me fjalën. Motive dominuese në krijimtarinë e tij, janë lirika e dashurisë dhe realiteti i kohës. Është veteran i luftës së UÇK-së.



Aktualisht punon dhe jeton në Bruksel dhe është anëtar i Asociacionit të Gazetarëve profesionist të Evropës.Kelmendi është autori që ka krijuar poezinë e tij, tredimensionale, ku modernen gërsheton me aktualitetin dhe e shpreh në mënyrë origjinale dhe tradicionale. Kritika e ka vlerësuar si poezi e mesazheve të mëdha dhe të realizuar artistikisht. Gjuha e Kelmendit, në poezinë e tij është personale, e cila natyrshëm i shkon lexuesit, si një formë që tërheq së rilexuari, ngase kap koncepte figurative e komplekse. Esenca e poezisë së tij është narracionin vertikal dhe figura me të cilat luan në kohë dhe hapësirë.



Lirizmi poetik i Jeton Kelmendit është jeta Iliro-Shqiptare, me një bukuri të shprehurit

Unë jam një shkrimtar prozaik, por e admiroj poezinë, artin e kompozimit ritmik – të folur ose të shkruar – dhe ajo është imagjinare, me pasione dhe edukuese. Interpretimi im për poezitë e Kelmendit mund të befasoj lexuesin, dhe ndoshta, edhe vete autorin. Megjithëse unë nuk jam një studiues i historisë Ballkanike, kame pasur gjithmonë interes në atë pjesë të Evropës, për shume arsye. Popujt e Ballkanit kanë kaluar një histori të vështirë, për arsye pjesërisht nga fqinjët e tyre të fuqishëm. “Balkanizim” do te thotë të ndash një shtet një territor etj, ne vende me të vegjël, të pasuksesshëm dhe konfliktual. Kelmendi – poeti e kupton shume mire historinë tragjike të këtij rajoni. Krijimtaria e tij lirike është e butë dhe e trishtueshme. Vëllimi i tij “Si shkosh tek vetvetja” me kujton personat të cilët janë detyruar të kapërcejnë kufijtë gjate gjithë historisë. Sigurisht nuk kanë udhëtuar me trena luksoz, aeroplan apo automjete të shtrenjta për të kaluar kufirin. Madje akoma më keq, shume prej tyre kanë emigruar pa dokument identifikimi i cili është i nevojshëm për kalimin e kufirit. Gjatë tridhjetë viteve të fundit e gjithë bota ka ndryshuar në mënyrë radikale për shkak të dëshirës për të fituar më shume nga “demokracitë” e fuqishme kapitaliste perëndimore. Disa e quajnë si neo-liberalizm me një “kamuflim” post modernist, si rasti i kulturës së ndryshimeve ekonomike. Fjala “neksus” do te thotë, të lidhesh, të bashkosh, bashkim fuqish dhe mbledhje forcash, me fjalë të tjera – bashkim në mënyra të ndryshme.
Karl Marx shpjegoj se nen sistemin kapitalist, dhe formës së tij imperialiste, shkaktohet ajo që quhet “neksusi monetar.” Paraja dhe pasuria bëhen gjerat më të rëndësishme, dhe ndoshta arsyeja e vetme, që njerëzit me pushtet të bashkohen! Populli i Ilirisë dhe Shqipërisë nuk ka qenë në gjendje të ulet në poltronat e njerëzve të fuqishëm që bënin ligjin. Fuqitë perëndimore kane liberalizuar tregun duke lejuar sipërmarrësit (shumica janë korporata të mëdha kapitaliste) të trazojnë sa me shume të jetë e mundur një “shkatërrim krijues” Shumpeterian. “Tronditja dhe frika” e Milton Friedman, kapitalizmi shkatërrimtar është një forme për të berë luftë me vendet ku lideret e tyre nuk kane dashur te behen pjese e sistemit neo-kapitalisto- imperialist te fuqive perëndimore. Unë e kame lexuar dhe interpretuar këtë bibër duke u bazuar në një kontekst mbi te cilin ne sot jetojmë.
Nuk pretendoj që Kelmendi të bjerë dakord me mua! Këto poezi përfaqësojnë vështirësitë e një personi në lidhje me dëshirën që ka për tu kthyer përsëri në kohë kur vendi i tij ishte i zhvilluar dhe kishte drejtësi. Megjithëse kjo mund të jetë më shumë një dëshirë sesa një fakt konkret. Duke u kthyer brenda shpirtit, përsëri tek zoti, tek një e kaluar e magjishme, ose fillimi i mundshëm i të tashmes? Ndoshta për tu stabilizuar në neo-spiritualitetin në vend të neo-ekonomise dhe politikës që mund të ndihmojnë në këtë shpërndarje? Kthehet përsëri tek Zoti dhe Nene Tereza të cilët që të dy janë zhdukur? Një kthim në lulen e çelur të Gonxhes, si një Kalkute e vogël? Kjo është shumë e vështirë për të kuptuar se kur kapitalizmi global sekular nuk shikon drejt spiritualitetit vetëm kur do qe të shesë ç’do gjë - ç’do dite gjate gjithë viteve. Atdheu Shqipëri! Kelmendi ngjan me njerëz të tjerë, vendi i të cilëve nuk ka ecur mirë gjatë dekadave të shkuara, por shkon me tutje në histori ku deklaron se ka pasur një kohë në antikitet ku vendlindja e tij ka qenë me pushtet, me drejtësi dhe me shumë vlera trimërie. Ai i thotë lexuesve të tij se kaq shumë shqiptar, dhe njerëz të tjerë në Ballkan, u është dashur të shkojnë jashtë; sidoqoftë, ndoshta do te kthehen në një atdhe më të madh, më të mirë dhe më të sigurt. Lexuesi mund të mendoj se a është e mundur që të gjithë njerëzit që Kelmendi aludon do të gjejnë një atdhe të madh, duke pasur parasysh luftërat që kanë ndodhur së fundi. Përpjekjet e vjetra të fuqive perëndimore për të detyruar këtë rajon të marrë pjese në kapitalizmin global, e bënë të vështirë për të besuar se ëndrra e Kelmendit dhe shpresat e tij do të materializohen se shpejti! Ai pyet ku është kufiri qe ndan trishtimin me Gëzimin? Ai gjithashtu pyet ku e kanë çuar të djeshmen time, ku është hija e vitit të kaluar? Autori ynë ka aftësi të lëviz nëpër kohë të ndryshme: kohë të largëta, antike, jo shumë larg, e tashmë dhe e ardhmja. Kjo ndoshta është forca e tij në lidhje me atë që ai prezanton përpara lexuesve kozmopolitan? Sot Zotërinjtë e botës nuk duan njerëz të zakonshëm me plot lëvdata për të mësuar si të bashkojnë lidhjet në kohë dhe hapësirë. Pa dyshim ata nuk e kanë dashur Marksin me iniciativën e tij për të mësuar njerëzit e kohës së vet të shikojnë pamjen e gjerë të botës, por vetëm një kolazh nga copa të ndryshme “fragmentesh të ndërprera.” Unë e admiroj iniciativën kurajoze të Kelmendi-t për të na ndihmuar të kuptojmë më mirë mendimet dhe shpresat e një poeti që jeton dhe punon në një shtet të caktuar, por njëkohësisht demonstron globalizmin e tij. Peter Tase ka bërë të mundur për në të lexojmë një libër Shqiptar me poezi në gjuhën angleze. Kjo i krijon mundësinë shumë njerëzve për të pasur njohuri rreth vendeve dhe ideve përtej botës anglishtfolëse.
Bravo Peter!

RICHARD A. BROSIO, Ph.D., University of Michigan
Professor Emeritus, Ball Sate University Lecturer and Visiting Scholar at
The University of Wisconsin Milwaukee


*****

Mendime për poezinë


"Buka e vargjeve" dhe "uji i fjalës"

Jeton Kelmendi është një "konstruktor" i mirë vargjesh, duke impresionuar përmes aftësisë për të ditur të gjejë simbolikën, imagjinatën dhe metaforën, të një origjinaliteti dhe brishtësie të cilën nuk mund ta hasim veçse rrallë, dhe vetëm te autorët e pajisur me dhunti, atje ku e gjen fushën e fjalës, trupin e heshtjes, plagët e fjalës, eshtrat e zbardhura të lirikës etj. Antologjia e tij është bregu i mërgimit, i vetëekzilit të çdot njeriu modern, dhe njëherit vendi në të cilin, madje qoftë se edhe janë rralluar, letrat ende arrijnë. Dhe njëherit me to, edhe fëshfërima e fshehtë dhe magjepsëse e poezisë.

Florentin Popescu

Para ca kohësh, lexuesit e Rumanisë patën surprizën e takimit edhe me një poet të vërtetë – nga poetët e shumtë, të çmuar dhe interesantë, origjinalë e të bukur – nga Kosova, një yon ; e bekuar e cila tejmatanë padrejtësive të njohura historike, dëshmon se është një hapësirë letrare që shkon duke u afirmuar dhe na imponon gjithnjë e më shumë në koncertin universal të botës lirike. Emri i këtij poeti është Jeton Kelmendi, ndërsa vëllimi i tij, i përkthyer në gjuhën rumune prej Baki Ymerit, mban një titull jo vetëm sugjestiv, por dhe njërin të përmushur me ngarkesë sentimentale dhe simbolike : Sa shumë janë rralluar letrat.

Jeton Kelmendi ka debutuar në moshën 21 vjeçare, më 1999, me vëllimin Shekulli i Premtimeve, që don të thotë se poeti lë të kuptohet, së paku përmes titullit të zgjedhur për atë libër, se qysh në atë kohë e kishte vizionin e pjekur dhe plotësisht të përgjegjshëm për kuptimin e bardit, por edhe për shekullin e shqetësuar në të cilin i qe dhënë fati të jetojë. Përndryshe, qoftë kalimthi duke thënë, Jeton Kelmendi është dëshmuar të jetë fort i inspiruar, dhe më pastaj duke patur parasysh faktin se vëllimet e tij që do të pasojnë do të kenë edhe ato tituj "polemikë" dhe nxitës : "Përtej Heshtjes", (2002), "Në qoftë mesditë", (2004), "Më fal pak Atdhe", (2005), "Ku shkojnë ardhjet", (2007), "Zonja Fjalë", (2007) dhe "Sa fort janë rralluar", (2007).

Vëllimi që na e jep rastin të shtrojmë në letër mendimet dhe impresionet, është një antologji me vlera antologjike të zgjedhura nga e tërë krijimtaria e tij, dhe mban, një titull me një shëmbëlltyrë aktuale, e huazuar nga vargjet më të frymëzuara të poetit. Jo rastësisht themi para jush, gjatë përurimit të tij në Bukuresht, dhe shkruajmë në letër se është një "titull i inspiruar" ngase ai faktikisht ngërthen një univers të tërë lirik.

Një univers që e individualizon autorin, duke i konturuar një personalitet të pakrahasueshëm, si në poezinë kosovare, poashtu edhe në atë evropiane.

Duke rrezikuar të kërkojmë ndjesë po qe se e nxjerrim në pah një të vërtetë tashmë të njohur – se njeriu është poezia e tij, siç edhe poezia është vetë njeriu, po pohojmë se Jeton Kelmendi shpreh vetveten në mënyrë të drejtpërdrejtë, të sinqertë dhe pa tam/tame të kërkuara në mundimet e figurës letrare, të cilat përndryshe do ta tradhtonin atypëraty. Jeton Kelmendi është, de facto, me gjithë qenien i shquar në kohërat e agjituara që i përjetojmë të gjithë – një poet i dashurisë dhe i pendës, i meditimeve përballë kalimit të kohës dhe konditës humane. Ndërsa, po qe se të rezumojmë në një fjalë të vetme krijimtarinë e tij, nuk dimë cili term do të ishte më i përshtatshëm : Thjeshtësi ? Sinqeritet ? Fshehtësi ? Pëshpëritje ? Dëshmi ? Nuk e dimë, ngase se poeti ka nga të gjitha këto nga diçka.
Autori dëshiron t’u komunikojë edhe të tjerëve diçka nga bota e tij e përmbushur me një shpirt të florinjtë. Një dëshmi e thjeshtë e bërë për të dashurën e tij, nga e cila gurgullon një vlerë gjeneralizuese, si në poemin "Fjala kapërcen heshtjen" : "Dje mësova/ Të hesht/ Të flas pak/ Jam i mbushur me frymën e pikëllimit/ Përmes qepallave të këputura/ Të syve tu/ Kaherë jam nisur kah ti/ Të flas duke heshtur/ Të rrëfej për ty/ Dhe për mua/ Dhe mendova/ Të të them/ Se je/ Buka e vargjeve/ Uji i fjalës/ Unë jam për ty/ Kënga më e kërkuar/ E kahershme !" Shohim këtu, një farë përmbysjeje të perspektivës, poeti duke prononcuar në finale shëmbëlltyrën më të përshtatshme, ngase ku mund të gjendet një krahasim më sugjestiv i ndjenjës, se sa në zërin e një melodie "të kamotshme", e mbështjellë me parfumin dhe nostalgjitë e saj ?

Në këtë kontekst soditja, meditimi dhe malli gërshetohen me gjendjen e "pritjes" dhe nostalgjisë, të çastit në të cilin edhe po qe se "rrugët kanë vajtur në mërgim", dikend nuk është vështirë për ta gjetur. Dikend të ndodhur ndërmjet errësirës dhe dritës, të cilit "i dhemb fjala" përballë këngës së pashprehur, të ëndërruar, të parandjerë dhe kaherë të pritur. Nuk e dimë si është prezantuar poeti në vëllimet e para, të cilat nuk kemi patur rastin t’i lexojmë, por këtu ai na del si një bard i frymëzuar dhe si një "konstruktor" i mirë vargjesh, duke impresionuar përmes aftësisë për të ditur të gjejë simbolikën, imagjinatën dhe metaforën, të një origjinaliteti dhe brishtësie të cilën nuk mund ta hasim veçse rrallë, dhe vetëm te autorët e pajisur me dhunti, atje ku e gjen fushën e fjalës, trupin e heshtjes, plagët e fjalës, eshtrat e zbardhura të lirikës etj.

"Sa fort janë rralluar letrat" na thotë poeti. Dhe përmes kësaj kuptojmë, faktikisht, shqetësimin për të parë se si njeriu modern i shekullit të XX, rreshtohet në valët e jetës si ushtar besnik i humanizmit, tëhuajësohet nga ndjeshmëria e çiltër, nga përjetimet dhe sentimentet e bukura, por edhe nga e shkuara e qetë dhe romantike, nga e cila çdo njëri prej nesh e ruajmë nga një pjesë në veten tonë. Këto – dhe jo vetëm këtyre – Jeton Kelmendi ua konsakron një pjesë të mirë të poezive, por edhe dashurisë së kundruar si një farë mërgimi nga pakënaqësitë dhe marrëzitë e kohës aktuale – fakt fort interesant (rumanisht : fapt foarte interesant), dhe të cilin lexuesi si dashamiri i poezisë, nuk mund të mos e vërejë, duke u bërë, pa kurrfarë dyshimi, „bashkëfajtor” i poetit.

Antologjia e Jeton Kelmendit na paraqitet më shumë se një „njollë ngjyre” në kontekstin e lirikës që praktikohet sot në botë. Ajo është bregu i mërgimit, i vetëekzilit të çdot njeriu modern, dhe njëherit vendi në të cilin, madje qoftë se edhe janë rralluar, letrat ende arrijnë. Dhe njëherit me to, edhe fëshfërima e fshehtë dhe magjepsëse e poezisë. (Bukuresht, 30 prill 2008)

Drita e fjalëve të Jeton Kelmendit


Skeda:Jeton Kelmendi.jpg

Më duket se prej shekujsh e mbaj në trup këmishën e poezisë shqipe, ndërsa drita e saj e nxit murlanin në shpirtin tim me vargje të cilat më shërojnë nga vdekja duke i lexuar, apo, duke ua dëgjuar fëshfërimën e mrekullueshme. Fuqia e vargjeve të poetëve shqiptarë buron nga zemra e përjetshme e një dheu të mbrujtur me dashuri dhe vuajtje që e përmbushin misionin e jetës me merita që mbeten në histori. Ja, mbaj në pllakat e shuplakës shpirtin poetik të Jeton Kelmendit, ndërsa drita e tij më duket e mjaftueshme, ngase buron nga rrënja e fjalëve që i lartëson në drejtim të shikimit, aq sa e kuptoj britmën e tyre edhe në adresën time, një lexues i gjorë, dhe më bën të jem dëshmitar i çastit fitimtar të lotit kosovar. Jetoni është një zjarr i brendshëm i degdisur nëpër prita e pritje fjalësh që s’të lënë të mbetesh i vetmuar, edhe pse i kaplon nga një herë vetmia në largësinë e një mendimi të cilit i janë fshehur rrugët.
Poeti shkëput nga tuli i shpresës një mahnitje turbulluese që turfullon me të gjitha hijet që vijnë pas teje, dhe vjeshtët kalojnë këndejpari si një heshtje e fillimit kur të mbyll e shkuara në vetmi. Kush e din se cila erdhi më parë : "ardhja apo shkuarja", pyet poeti duke ëndërruar t’i shërojë me fjalë krejt të vetmuarit e botës. Duke na i shëruar plagët e pashërueshme të shpirtit, Jeton Kelmendi e fiton betejën mendimtarë të mundimit duke arritur rë bëhet një zë i veçantë i ndërgjegjes artistike të shpirtit shqiptar. Kështu, poemat e tij i japin peshë plotnisë dhe vlerës, duke u shndërruar në stoli të vërteta. Nga do të nisë dita ime e nesërme, ku është hija ime e djeshme, pyet poeti duke i kundruar te guri i padukshëm ëndrrat dhe zgjimin nga ëndërrimi, ujin, bukën dhe antinjeriun, shirat e lodhura, dëborën dhe krojet që s’duan të rrjedhin më shumë për ne ngase ua kanë rrëmbyer qiellin, dhe asnjë çik dimri nuk ma kanë lënë, thotë poeti : "dhe asgjë nuk ka mbetur për mua/ kush do ta gjejë vallë kodin tim/ për nesër".
Delikat dhe i sinqertë, poeti sjell në gjykatën e instancës së fundit të gjuhës së tij dhe të gjithëve, çdo gjë të mbrujtur me vërtetësi, dashuri, dyshim apo fitore, në një regjistër personal të mirëstrukturuar, që e vë pa kurrfarë dyshimi në qarkun e zërave të mëdhenj të lirikës së sotme shqipe : "Ëndrrës sime dhe zgjimit tënd", thotë poeti, "nuk u dihet Atdheu/ as zhurmës sonë dhe as heshtjes sate/ nuk u besohet dita e nesërme/ thuase është e pasnesërmja jote/ nga e cila kam frikë". Ja pra, kjo është "Aerdhja jonë në pergament", në horizontin e mallit dhe pritjes së një përgjigjeje, poeti dëgjon qetësinë e skalitur në gjurmat e fjalëve, në brigjet e të cilave unë, shtegtar i vonuar apo i ardhur para kohe, nuk jam veçse njeriu me duart e pastra nga bardhësia e të cilave ka marrë fluturimin një pulëbardhë e vetmuar :
“Një çik më vonë do të dalë në gurrin e fjalës/ për ty do të dal dhe unë/ do të të pres gjatë/ me të gjitha shkuarjet/ me të gjitha ardhjet”. Dhe ja, dha Zoti një “një çik më vonë”, më mirë më vonë se kurrë, të dalë një “bandit” që din të përkthejë, e të na e sjellë shpirtin poetik të Kosovës kreshnike në veri të Danubit, në gjirin e gjuhës së një kombi me të cilin na lidh një e shkuar e lashtë dhe e bukur, nga e cila buron edhe fjala më e lashtë dhe më e bukur e nënshtratit të gjuhëve tona : bukuria. Qoftë i gëzuar dhe paharruar ky çast i bekuar !
(Mihai Antonescu)

Tituj të veprave

Shekulli i Premtimeve, 1999, poezi
Përtej Heshtjes, 2002, poezi
Në qoftë mesditë, 2004, poezi
Më fal pak Atdhe, 2005, poezi
Ku shkojnë ardhjet, 2007, poezi
Zonja Fjalë, 2007, dramë
Erdhe për gjurmë të erës,2008, poezi
Koha kur të ketë kohë,2009, poezi
“How to reach yourself” SHBA,2010
ETJ....
----------------------------------

Jeton Kelmendi (Pejë, Kosovo, 1978) es un poeta y publicista albanés. Realizó sus estudios universitarios en Pristina, y actualmente vive en Bruselas. Trabaja como publicista en media, en Kosovo y en el extranjero, es miembro de la Asociación de los Periodistas Profesionales de Europa.

Publicó seis libros de poesía. Sus poesías fueron traducidas en varios idiomas, y publicadas en su país y el extranjero. Los críticos literarios las han caracterizado como poesías con mensajes directos y modernos con respecto al concepto ideático. La esencia del pensamiento poético del poeta es la ética de la expresión. Los temas poéticos dominantes en su creación son la lírica del amor y la meditación sobre de tiempo.

Poesia

Shekulli i premtimeve (El siglo de las promesas, Editorial Rilindja, Pristina, 1999),
Përtej Heshtjes (Mas alla del silencio, Editorial Faik Konica, Pristina, 2002),
Në qoftë mesditë (Si fuera en el sur, Editorial Faik Konica, Pristina, 2004),
Më fal pak Atdhe (Regálame un poco de mi país, 2005)....,Ku shkojnë ardhjet (Donde se van las llegadas, Editorial Ombra GVG, Tirana, 2007).

Drama

Domnul cuvânt (Señora Palabra, 2007).

Antologia

Ce mult s-au rărit scrisorile / Sa fort janë rralluar letrat, (Como se enrarecieron las cartas, Bucarest, 2007), publicado con el apoyo financiero de la Unión Cultural de los Albaneses de Rumanía,Ai venit pentru urme negre (Viniste para las huellas negras, Bucarest, 2008), poesía, antología personal publicada en rumano,Breath / Fryma (La respiración, India, 2009).

Jeton Kelmendi - (ur. 1978 w Pejë) - albański poeta i dziennikarz z Kosowa.


Szkołę średnią ukończył w rodzinnym mieście, a następnie podjął studia z zakresu literatury i języka albańskiego w Prishtinie. Po ukończeniu studiów rozpoczął pracę dziennikarza. Zwolniony z pracy, związał się z UÇK i walczył w jednym z oddziałów.
W Kosowie znany jest przede wszystkim jako publicysta, zajmujący się tematyką kulturalną. Jest członkiem Stowarzyszenia Dziennikarzy Kosowa i Association Européenne des Journalistes Professionnels. Poezja Kelmendiego została wydana w czterech tomikach, jego wiersze umieszczano także w antologiach poetów Kosowa. W jego twórczości dominują utwory liryczne, ale także poezja patriotyczna. Kilka utworów Kelmendi poświęcił pamięci Skanderbega. Obecnie mieszka i pracuje w Brukseli.

Poezja

1999: Shekulli i Premtimeve (Wiek obietnic)
2002: Përtej Heshtjes (Po drugiej stronie ciszy)
2004: Në qoftë mesditë (Jeśli to jest południe)
2005: Më fal pak Atdhe (Wybacz mi, Ojczyzno)
2007: Ku shkojnë ardhjet
2008: Erdhe për gjurmë të ersë
2009: Koha kur te kete kohe (Czas zamknięty w czasie)


Γιετόν Κελμέντι

Ο Γιετόν Κελμέντι είναι ποιητής. Γεννήθηκε το 1978 στην Πέγια του Κοσσόβου. Την δημοτική και την δευτεροβάθμια εκπαίδευση εκπλήρωσε στην γενέτειρά του. Αποφοίτησε στο Πανεπιστήμιο της Πρίστινα. Για αρκετά χρόνια έγραψε ποίηση η οποία και εκδόθηκε. Είναι ανταποκριτής πολλών δικτύων στο αλβανικό και ξένο τύπο, όπου αναλύει πολιτικά και πολιτισμικά θέματα.
Το όνομα Κελμέντι ήρθε στους αναγνώστες στο Κόσσοβο με την πρώτη του ποιητική συλλογή "Ο αιώνας των υποσχέσεων", η οποία εκδόθηκε το 1999. Στη συνέχεια εκδόθηκαν και άλλες. Η ποίησή του μεταφράστηκε σε πολλές ξένες γλώσσες και εκδόθηκαν σε κάποιες ανθολογίες. Είναι μέλος ποιητικών συλλόγων και συνεργάζεται με πολιτισμικά και ποιητικά περιοδικά, τα περισσότερα από τα οποία είναι βρετανικά.
Το ποιητικό του έργο διακρίνεται για την προσοχή της ποιητικής έκφρασης, της σύγχρονης ανάπτυξης του στίχου και το βάθος του μηνύματος που μεταφέρει. Στην δημιουργικότητά του ξεχωρίζει η ερωτική λυρική. Είναι βετεράνος του απελευθερωτικού πολέμου του Κοσσόβου από το 1998 ως το 1999. Είναι μέλος του συλλόγου των επαγγελματιών δημοσιογράφων της Ευρώπης. Σήμερα ζει και εργάζεται στις Βρυξέλλες.

Ο Γιετόν Κελμέντι είναι ποιητής. Γεννήθηκε το 1978 στην Πέγια του Κοσσόβου. Την δημοτική και την δευτεροβάθμια εκπαίδευση εκπλήρωσε στην γενέτειρά του. Αποφοίτησε στο Πανεπιστήμιο της Πρίστινα. Για αρκετά χρόνια έγραψε ποίηση η οποία και εκδόθηκε. Είναι ανταποκριτής πολλών δικτύων στο αλβανικό και ξένο τύπο, όπου αναλύει πολιτικά και πολιτισμικά θέματα.
Το όνομα Κελμέντι ήρθε στους αναγνώστες στο Κόσσοβο με την πρώτη του ποιητική συλλογή "Ο αιώνας των υποσχέσεων", η οποία εκδόθηκε το 1999. Στη συνέχεια εκδόθηκαν και άλλες. Η ποίησή του μεταφράστηκε σε πολλές ξένες γλώσσες και εκδόθηκαν σε κάποιες ανθολογίες. Είναι μέλος ποιητικών συλλόγων και συνεργάζεται με πολιτισμικά και ποιητικά περιοδικά, τα περισσότερα από τα οποία είναι βρετανικά.
Το ποιητικό του έργο διακρίνεται για την προσοχή της ποιητικής έκφρασης, της σύγχρονης ανάπτυξης του στίχου και το βάθος του μηνύματος που μεταφέρει. Στην δημιουργικότητά του ξεχωρίζει η ερωτική λυρική. Είναι βετεράνος του απελευθερωτικού πολέμου του Κοσσόβου από το 1998 ως το 1999. Είναι μέλος του συλλόγου των επαγγελματιών δημοσιογράφων της Ευρώπης. Σήμερα ζει και εργάζεται στις Βρυξέλλες.

Gënjeshtrat e Dik Martit...

Humoreska gebelsiane  për "Shtëpinë e Verdhë" është rikthyer sërish në publik, kësaj radhe nga parlamentari Dick Marty.

Sa herë që ndodh kjo, mediat dhe gazetarët i vërsulen fshatit GurrëMat, ku gjendet shtëpia dhe banorët e pëhreshëm të saj: familja Katuçi. Kjo familje vazhdon të ngrejë supet teksa dëgjon të ripërsëriten akuzat ndaj shtëpisë së tyre, se është përdorur si qendër për grumbullimin e robërve serbë dhe heqjen e organeve të tyre.

Redaktori i Agjencionit Floripress arriti të sigurojë reagimin e familjes së Abdulla Katucit, pas publikimit të raportit të Dick Martyt, i cili thekson se zotëron prova që dëshmojnë se shtëpia e tyre, e njohur si Shtëpia e Verdhë, ka shërbyer si vend ku UÇK-ja kryente transplantime organesh të robërve serbë.

Abdulla Katuçi pretendon se gjatë vizitës së tij në Shtëpinë e Verdhë, dy vjet më parë, Dick Marty tentoi të hidhte eshtra në banesë, ndërsa kërkon nga shteti që të padisë raportuesin e KE-së dhe ish kryeprokuroren e Hagës, Carla del Ponte.

Katuçi hedh poshtë çdo akuzë të raportit, sikurse që mohon pretendimet se Lulëzim Basha ka shkelur në shtëpinë e tij.

“Makinat kishin kocka të vdekurish që donin të m'i linin në shtëpi. Por, ne i ndaluam ato se ndryshe do m'i kishin hedhur brenda.

 Kemi 7 vjet që bezdisemi nga akuzat që na bëhen. Na është bërë një e padrejtë që nuk dimë se ku ta zgjidhim. Unë nuk di të ketë qenë këtu Lulëzim Basha, unë nuk e njoh vetëm në televizor e kam parë” shpjegon Abdulla Katuçi.


Banorët shprehen të bindur se nuk kanë parë asnjë ushtar apo civil serb të kapur rob, ndërsa pohojnë se dy vjet më parë, një ekip hetuesish të huaj ka kontrolluar çdo cep të kullës dykatëshe në pronësi të tyre. Sipas familjes Katuçi, gjithcka që rezultoi pas këtyre kontrolleve rrëzon akuzat e Dick Martyt, sikurse rrëzoi ato të ish kryeprokurores Carla del Ponte, në kohën e botimit të librit të saj :"La Caccia. Io e i criminali di guerra" (Gjuetia. Unë dhe kriminelët e luftës) .



Këtu permenden emrat e të vrarëve serb:

Vlastimira Stevanovića, Zlatka Antića, Siniše Vitoševića, Gradimira Majmarevića, Mladena Vasića, Dragana Tacimovića, Slađa Fana, Dragoljuba Slavkovića, Dragana Jaćimovića, Petra Ristića i Mileta Đukića...
http://www.glas-javnosti.rs/clanak/politika/glas-javnosti-27-02-2009/kod-zute-kuce-ubijeno-11-srba
http://www.rts.rs/page/stories/sr/story/135/Hronika/46702/Dosije+%22%C5%BDuta+ku%C4%87a%22:+Identifikacija+%C5%
BErtava+i+pripadnika+OVK.html

Fotografi nga Prokuroria Serbe:
zutakuca4.jpg






Raporti i pabazë i deputetit zviceran në Asamblenë Parlamentare (AP) të Këshillit të Evropës, Dik Marti, në të cilën kryeministri në largim, Hashim Thaçi, akuzohet se është i implikuar në trafikim me organe njerëzish dhe në tregti më drogë.

Raporti i Dik Martit është politikisht i ndikuar dhe se ka për qëllim tendencën për të “barazuar viktimat me përdhunuesit në njërin nga konfliktet më të ashpra në Evropë


Propozim-raporti për Kosovën i përgatitur nga raportuesi i Këshillit të Evropës, deputeti zviceran Dick Marty, bart në vete tendencën e rrezikshme për të barazuar viktimat me përdhunuesit në njërin nga konfliktet më të ashpra në territorin e Evropës, i cili ka përfshirë vrasje të organizuara, pastrim etnik sistematik të vendbanimeve, dhe fushata gjenocidale të sponsorizuara nga zyrtarët e regjimit famëkeq të Sllobodan Millosheviqit.

Ky raport përmban tendencën për ta diskredituar lëvizjen e ushtrisë çlirimtare të Kosovës ,udhëheqsit ushtarak dhe politikë të saj; të një populli të diskriminuar dhe të keqtrajtuar në mënyrë sistematike për dekada me radhë, nga ana e një pushteti shovinist, antidemokratik dhe etnocentrik serbosllavë.

Raportin është plotësisht injëanshëm dhe aspak i balancuar dhe lypset urgjentisht të kërkohet nga AP-ja e Këshillit të Evropës të mos e miratojë ashtu siç është propozuar nga raportuesi për Kosovën.

Plotësisht është e qartë që z. Dik Marty mund të ketë bindje dhe pikëpamje personale ose politike lidhur me ngjarjet e vitit 1999 në Kosovë, por është totalisht joprofesionale dhe e papranueshme që bindjet ose pikëpamjet e tij personale të reflektohen në një dokument zyrtar i cili mban simbolin e Këshillit të Europës.

Shqiptarët I respektojnë institucionin e Këshillit të Evropës ,por raporti s’i i tillë është politikisht i ndikuar nga ish kryeprokurorja e Tribunalit të Hagës z.Carla Del Ponte , antropologut peruanuan José PabloBaraybar,
Fred Abrahams, hetuesi i lartë i emergjencave pranë Human Rights Watch,Boris Tadiç,presidenti serb ,të cilët  së bashku po  rrezikojnë të vëjnë hije të keqe ndaj këtyre institucioneve.

Dihet se Këshilli i Evropës është organizata më e vjetër evropiane, e formuar me qëllim të mbrojtjes dhe avancimit të të drejtave të njeriut dhe demokracisë në Evropë dhe botë.

Flori Bruqi

2010/12/20

BIK raportin e Dik Martit e konsideron “pamflet të konstruktuar”

Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës, raportin e Dik Martit e konsideron "pamflet të konstruktuar dhe tendencionoz me qëllime të qarta antishqiptare ku në fokus është përbaltja, degradimi e kriminalizimi i luftës çlirimtare të popullit shqiptar për liri e pavarësi". Në një deklaratë të Kryesisë së Bashkësisë Islame të Kosovës theksohet se Dik Marti, në raportin e tij të "gatuar me thashetheme, me insinuata, me trillime e të pavërteta, i ka dhënë për detyrë vetes që para opinionit ndërkombëtar, ish udhëheqësit e UÇK-së t'i paraqesë edhe si tregtarë të organeve njerëzore".
"Të gjitha këto akuza për ne nuk janë ta pa njohura, ngase që herët i ka lansuar politika zyrtare e Beogradit që nga koha e regjimit kriminal të Millosheviqit, që qe munduar ta njolloste luftën tonë për liri". Sipas BIK, "është e habitshme që një qytetar i një vendi të lirë e demokratik të bjerë pre e qarqeve shoviniste serbe". Më tej në këtë deklaratë konstatohet se Dik Marti me raportin e tij në mënyrë të "paskrupullt mundohet që të barazojë xhelatin me viktimën", mirëpo, siç thuhet, një gjë të tillë nuk do e arrijë. Për të ashtuquajturën "Shtëpia e verdhë", thuhet se janë bërë hetime nga hetuesit e UNMIK-ut dhe të Tribunalit të Hagës, dhe në të dy rastet, në mungesë provash, ato janë ndërpre. Andaj, thotë BIK, "kokëfortësinë e Dik Martit për të vazhduar misionin e tij antishqiptar, duhet kuptuar si një qëllim të keq ndaj Kosovës dhe pavarësisë së saj, ndaj Shqipërisë dhe ndaj Kombit shqiptar në tërësi".
Kryesia e BIK në fund të deklaratës kërkon nga të gjitha institucionet e vendit që në bashkëpunim me ekspertë të fushave përkatëse në mënyrë profesionale e të argumentuar të hidhen poshtë akuzat e Dik Martit, dhe në asnjë mënyrë mos të lejojnë tentativat të tilla me qëllim degradimin e luftës çlirimtare të popullit tonë.

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar që editohet nga njëfarë ekstremisti dhe terroristi antishqiptar nga Shkodra, m...