Agjencioni floripress.blogspot.com

2010/12/30

Kosova: Raporti i Martit, nga shërbimi sekret serb

Mediat kosovare kanë publikuar dje, faktin se eurodeputeti zviceran i është referuar raportit të Shërbimit inteligjent të Serbisë, BIA (Bezbednosno-Informativna Agencija), për të hartuar raportin e tij. Gazeta kosovare, “Koha Ditore” ka arritur të sigurojë një raport të vitit 2003, të shkruar nga ky shërbim inteligjent serb. Në këtë raport, BIA bën përpjekje që të përshkruajë “rrjetet terroriste tek shqiptarët”. Raporti nuk flet për trafikimin e veshkave, por përmend grupe të ndryshme të shqiptarëve, të lidhur me trafikim të armëve, drogës dhe qenieve njerëzore. Siç pritet, raporti i inteligjencës serbe përshkruan UÇK-në, pastaj UÇPMB-në, por edhe Ushtrinë Çlirimtare Kombëtare si grupe terroriste, të cilat merren edhe me krimin e organizuar. Ngjashmëritë mes raportit të BIA-së dhe atij të Dick Martit janë në gjuhën që përdor për të përshkruar funksionimin e shoqërisë shqiptare, në referencat që i bën Grupit të Drenicës dhe në mënyrën se si shkruhet mbiemri i kryeministrit Thaçi. Anëtari i Këshillit të Europës, Dick Marti i ka dorëzuar javë më parë Këshillit të Europës, një raport ku ka përmbledhur aktivitetet e supozuara kriminale të ish-udhëheqjes së UÇK-së dhe ka rikthyer në vëmendjen e botës akuzat se pjesëtarë të UÇK-së kanë hequr veshkat nga civilë serbë të vrarë dhe i kanë përdorur organet për trafikim. Në raportin e tij, anëtari i Këshillit të Evropës, Dick Marti, tregon se burime të hetimit të tij janë raportet e shërbimeve të ndryshme inteligjente, por jo edhe ato të BIA-s.
Marti, shkruan se ka përdorur raportet e shërbimit inteligjent gjerman BND, se i është referuar shërbimit italian SISM-i, shërbimit britanik MI6 dhe atij grek EYP. Ish-prokurori zviceran thotë se raportet e këtyre shërbimeve japin “të paktën një bazë solide për të dëshmuar përfshirjen e Grupit të Drenicës dhe të sponsorëve të këtij grupi në shpëlarje parash, kontrabandë me drogë dhe duhan, trafikim me qenie njerëzore, prostitucion, dhe monopolizimin e sektorëve më të mëdhenj ekonomikë, përfshirë tregtinë me derivate dhe ndërtime”, shkruan Marti. Në lidhje me të gjitha akuzat që ngre raporti pati reagime të shumta si në Shqipëri, ashtu edhe në Kosovë. Ndërkohë që kohë më parë, prokurorë të Hagës, në bashkëpunim me Prokurorinë e Përgjithshme të Shqipërisë kanë zhvilluar një hetim që ka rezultuar me mosgjetjen e provave për pohimet lidhur me trafikimin me organe njerëzore, brenda territorit të Republikës së Shqipërisë

Fjala dhe dinjiteti krijues



(Kumtesë e poetit Ali Podrimja e lexuar gjatë vizitës së Unionit të Shkrimtarëve të Kosovës në Francë)
Nga Ali Podrimja 
Në bisedën shteruese me Borhesin nga Osfalt Ferrare ishin prekur edhe proceset krijuese (1985). Vlen të përmenden dy konstatime: 1) Letërsi… do të thotë të shkruash misteriozisht ose në frymë profetike diçka, ta kalosh qëllimin e çastit dhe 2) Ferri është atdheu i abstraktes dhe i kërkesave të fatit. 
Tek lexoja romanin “Edhe të çmendurit fluturojnë” (Onufri, Tiranë, 2004) shpalosja faqe tronditëse mbi fatet njerëzore, ku hija e zymtë e shtetit represiv serb kishte fshehur thuaj çdo gjë; ke të bësh me njerëz nga një kohë gjenocidale. Një grusht i mbyllur shpirtrash në spitalin psikiatrik diku në Kosovë, më në fund shpërthejnë muret dhe shtresimi i mëtutjeshëm të një problemi tjetër: të shtetit, shpie te të zezat e tij, që janë nëntekst romanor. Shteti represiv serb, i cili kishte ushtruar dhunë dhe kishte bërë çmos të realizojë ëndrrën e kahershme: Kosova të zbrazet edhe nga shqiptari i fundit dhe gjithçka të rrënohet. Nga ky pozicion racist u pa çështja e Kosovës tash e njëqind e pesëdhjetë vjet, e ushtruar më parë gjithandej Topolicës. Ja vlen ta Lexoeni librin “Betejat e Topolicës” të Dimitrije Petroviqit. Disa vjet më vonë piramida e Shtetit ideologjik Shqiptar ishte bërë bezdisëse me retorikën e mugët. Të pranohej se ishte antikombëtar Fishta, i cili vendin e popullin i kishte ngritur në mit?! Mund të kapërcehej “Lahuta e Malcis” dhe të pajtohesh me etiketat e kuzhinës së diktaturës? Në vitin 1940 morën pjesë në varrimin e tij nga të gjitha trevat shqiptare. Në krye ishte dhe kremi i letrave shqipe. Ata që kishin ardhur për ta përcjellë në udhëtimin e tij të fundit e dinin se kush kishte qenë Fishta, por gogolët e diktaturës nuk mund ta pranonin madhështinë e tij. Qëndrimi i tyre fyente dhe rrugëtimin historik të popullit. Akuzat ndaj veprës dhe personalitetit të tij, ishin absurde. Nuk kishin asgjë nga kodi ynë etik. Ishim pjellë e logjikës sllavo-otomane, e cila bënte çmos t’i shembte majat e kombit. 

Komunikimi me opusin letrar të Fishtës është i rëndë, pakëz i trishtë por krenar. Shpalos ngjarje të mëdha të kohës së artë të shqiptarizmit, kur atdheu ishte mbi çdo gjë. Kujtojini heronjtë nga Lidhja e Prizrenit (1878), u ngjanin atyre të kohëve mitike. Ishin tubuar të mbronin çdo pëllëmbë të vendit, i cili po e humbiste gjeografinë historike. Fishta nuk mund të çonte dorë, se Lidhjen e Prizrenit e konsideronte ngjarje kombi. Si ta kapërdinte këtë Piramida ideologjike kur veten e mendonte të paprekshme, ndërsa propaganda e fqinjëve kryente punët e veta. Shqiptarët besonin se do të prajnë krrokamat e gëlltitësve, po qe se atë dhe bashkëmendimtarët e tij i rrokullisnim nga Panteoni shqiptar. 

Në romanin në shqyrtim vërehet se Kraja ka bërë seleksionim detajesh dramatike, pikante, ku përfytyrohen dhe elemente fantastike. Para nesh kalojnë ndoshta fantastët e fundit të mileniumit të dytë. Pra, recepientin e hedh mes realitetit të hidhur dhe irreales. Shkas të elaborohet forca e verbër bëhet derdhja e spitalit psikiatrik dhe bredhjet e njerëzve mentalë kodrave të Malësisë së Reçakut, që t’i kujtojnë perënditë antike të vetmuar dhe të frikësuar. Përmes lëvizjeve marramendëse sheh rrënimin e një biçim shteti që fatkeqësisht ishte ngritur mbi krime e rrenë siç thotë baba i sërbizmit. Ky është nënteksti kryesor i romanit, i cili shpaloset përmes individit dhe forcës së verbër. Ndeshemi me atë të mistershmen e shkrimit, që e theksonte Borhesi jo vetëm në bisedën e cituar. Mehmet Kraja ka dëshmuar edhe më parë për mjeshtëri të tekstit e guxim intelektual. Në romanin “Edhe të çmendurit fluturojnë” poston në letrat shqipe diçka të veçantë e që të shtyn të grithësh, se deri ku mund të vete njeriu kur shfaqet e keqja. 

Ky ishte ai turpi nacional nga i cili duhet të lirohemi. “Lahuta e Malcis”, në njëfarë mënyre ishte abetare historike. Të vetmin problem Magi e kishte ekzistencën e Shqipërisë. Kjo e bën të madh atë, ma të madhin ndër të mëdhenjtë. Kjo disi ma kujtonte dhe udhëtimin tim në Horën Arbëreshe, ku mbahej Simpoziumi me rastin e 500 vjetorit të ngulitjes së shqiptarëve në Jugun e Italisë. Pasi i kisha lexuar ca poezi me motive arbëreshe prifti i Kishës së Horës më ishte afruar dhe ma kishte dhuruar një ekzemplar të “Lahutës së Malcisë”. Gjesti i tij më kishte prekur. Nuk e kishte biznes patriotizmin. 

Ngjarjet lemeritëse Fishta nuk pranonte t’i harrojë populli. Mu për këtë kishte lexues-dëgjues të shumtë. Këta duhet të njiheshin me të kaluarën e tyre, konkretisht me ngjarjet që i kishte për subjekt në “Lahutën e Malcis”, duke u dhënë atyre përmasa mitologjike. Prizreni ishte dhe metaforë. Nga të gjitha skajet e vendit kishte tubuar luftëtarë për të mbrojtur nderin dhe një copë tokë. Me rënien e diktaturës gjërat ndërruan. Fishta i atdheut, u bë qytetar edhe i metropoleve. Toleranca ndërfetare mbetet njëra nga stolitë shqiptare. Fishta kishte respekt për besimet shqiptare. Figurat historike nuk mund d’i ndante në myslimanë e të krishterë. Në galerinë e tij kishte vend për të gjithë. Si dhe pse ndodhi te ne islamizmi dihet. Por ekziston frika se mund të vihet në pyetje lashtësia iliro-shqiptare. Pansllavizmi ka kohë që merret me të kaluarën dhe origjinën tonë, duke lansuar gënjeshtra gjithandej Evropës, pikërisht për lashtësinë dhe autoktoninë tonë. Ndodh luftë e heshtur për dominimin e hapësirës Ballkanike. Mirëpo, ne vazhdojmë të mbështesim se identiteti ynë mbetet ai evropian. Ky është realitet që nuk mund të ndërrohet për hir të askujt. Shkas ndoshta është njëra nga degët e besimeve tona që dëshmon për trungun nacional se kush jemi e nga vijmë. Të merremi tani me përkatësinë tonë të zgjidhur që në shekullin e nëntëmbëdhjetë nga rilindësit më bëhet se i fyejmë pararendësit tanë. 

Më vrau fjala, kishte thënë poeti, magjistari, si e quan Oktavio Paz. Në laboratorin krijues ndodhte avari. Mund të dështonte ideja që rastësisht i kishte lindur tek kapte ndonjë çast nga jeta njerëzore. E kishte të qartë se çdo fjalë nuk arrihet as nuk mund të zërë vend në ngrehinën poetike. Ekzistonte ajo “largësia vigane” mes poetit e fjalës, për të cilën fliste Ungareti. Pra, më shumë se fjala asgjë nuk mund t’i nxjerrë probleme krijuesit, po qe se nuk e ka të qartë çfarë kërkon dhe çfarë dëshiron të “mjeshtërojë” me të. Për një fjalë ose një varg, poeti kishte pritur gjatë të kurorëzojë idenë. Në aktin krijues nuk mund të hyjnë në përdorim bollëk gjërash. Reduktimi e seleksionimi i skajshëm, jo vetëm i elementeve shprehëse, nxit të pranohet madje edhe sakrifica. Markezi thotë: “Krijimi është një luftë mes fantazisë dhe arsyes”. Përballemi me atë ndjenjën vrastare në kërkimin e qenësores, magjikes. Poeti si përçues e transmetues i fateve njerëzore, komunikon me lexuesin përmes shenjave e fjalëve çelës, sensibilitetit e botës imagjinative. Pranon të bëjë edhe ndonjë aventurë me plot të papritura për shkak të elementeve shprehëse, strukturës poetike, përsosjes, begatimit dhe harmonisë tekstore. Po ku fillonte historia, arti ynë i vërtetë? Tkurrja, para se gjithash, shpie në asgjësim. E turpshme të pranohet, ta zëmë, se poezia jonë moderne fillon nga dje dhe të qiten në harresë Sibilat e Pjetër Bogdanit, të cilat edhe në ditë të sotme, pas katër shekujve mbeten filigran i të menduarit e të intelektualizmit shqiptar. Përkufizimet e ndryshme na nxirrnin gjithnjë më të vegjël e më të vonshëm në kontekstin historik dhe i lexon pak më ndryshe. Ai tani është variant i pagjumësisë sate, i shqetësimit tënd, i fjalëve tua. 
Kamy thoshte: “Veprat e mëdha lindin shpesh në kthesën e një rruge ose në kthinat e një restoranti”. Unë nuk njoh kthesë më të madhe se kjo e jona: Nga një shoqëri totalitare me të gjitha shenjat e aparteidit i përgjakim ëndërrat për një jetë njerëzore. Në dhomën tënde, në shtratin tënd kalon natën me të panjohurën, ose në birucë të ndonjë kazamati mesjetar, nis punën e vështirë: Shkundjen e shpirtit nga hijet, lirimin e tekstit nga zvetënimet, teprimet. Nuk të dhimbsen as fjalët, pas të cilave ke vrapuar kushedi sa kohë. Zhurmë e tyre të tmerron. Ke mësuar mjeshtërinë e shkrimit. Je një gjahtar i relikteve. Epitet, krahasimet, rimat i var në ndonjë tra të shtëpisë. Pikas idenë, përmbajtjen, motivin, formën. Traumat e përditshmërisë, lëvizjet shoqërore-politike-historike-mitike- të ngacmojnë vazhdimisht nuk të lënë rehat. Thellë në natë dëgjon fishkëllimën e fjalëve tua. I mbyll veshët. Kamxhiku të mbështjellë nga maja e kokës deri te gishtërinjtë. 

Pas hulumtimesh e përsiatjesh, do të bindesh se fjala është kryesorja. Vendosja e saj në tekst është me përgjegjësi dhe kërkon shkathtësi mjeshtërore. Loja me të, ta kujton lojën e klaunit me flakë në tel. Fjala të mundëson çdo gjë: edhe kënaqësinë, edhe dëshpërimin. Duhet të kesh durim të të mos nënshtrojë ajo, të dish si të sillesh me të dhe të kuptosh se asgjë nuk është e përsosur. 

Danillo Kishi e kishte trilluar një varg: Shiko kohën si rrjedh. Në frymën e simbolistëve francezë përmes tij kishte krijuar pastaj një poezi, që ishte në të parë vetëm një lojëfjale. Në të vërtetë, Kishi ua tërhiqte vërejtjen krijuesve të rinj, se fjala është diçka magjike mundëson veprime të mëdha kur bie në dorë të mjeshtrit. 

Gjatë projektimit ke harruar ta lësh një dritare nga faqja e Shkretëtirës. Dino Buxatin e ke dashur. Ose, pse dritaret i ke harruar të mbyllura nga ana e Liqenit të dërmitur. Nositin e Lasgushit ke ëndërruar ta mbyllësh në fjalë, ta shpëtosh nga grabitqarët. Bindesh se me të vërtetë duhesh vënë një rend të ri. Pas një kohe i kthehesh prap tekstit. Fillon riparimi, ndërtimi i gjërave. Dhe gjuetia e zogut, siç do të thoshte Danillo Kishi. Nga dita në ditë vëren konturat si zbulohen dhe nis e i lexon pak më ndryshe.

Brian Tracy – “Psikologjia e Shitjes




Brian Tracy është orator profesionist, trajnues dhe konsulent, si dhe është kryetar i firmës “Brian Tracy International”, një kompani trajnimi dhe konsulence me bazë në Solana Beach, Kaliforni. Me forcat e veta është bërë edhe milioner. 

Sot, librat, audio dhe video programet si dhe seminaret e tij janë përkthyer në 35 gjuhë dhe përdoren në 52 vende. Brian i ka ndarë idetë e veta me mbi katër milionë njerëz në 45 vende pasi filloi të ligjëronte profesionalisht. 

Ka shërbyer si konsulent dhe trajnues për më shumë se një mijë kompani. Ka jetuar dhe zbatuar secilin parim në këtë libër. Ka bërë që ai bashkë me mijëra njerëz të tjerë të kalojnë nga frustrimi dhe rezultate të mangëta deri në mirëqenie dhe sukses. 

Brian përvetëson idetë dhe informatat në bazë të përvojës së tij dhe të përvojës së të tjerëve, duke i përfshirë në përvojën e tij. Është autor i suksesshëm i mbi 40 librave, 
mes të cilëve “Arritja maksimale”, “100 ligje absolutisht të pathyeshme të suksesit në biznes”, “Bëhu supershitës”, “Ndryshoni mendimet, ndryshone jetën”, “Hajeni këtë bretkosë”, dhe “Psikologjia e shitjes”. Ai ka shkruar dhe prodhuar më shumë se 300 programe mësimore audio dhe video, që përdoren në të gjithë botën. 

Libri ka 234 faqe, është përkthyer nga Adisa Duka dhe është botuar nga shtëpia botuese “Elta BS” në Prishtinë.

Deepak Chopra – “Shtatë ligjet hyjnore të suksesit”




Deepak Chopra është autor i shumë librave të suksesshëm siç janë ‘Trupi e shpirti’, ‘Lumi i përjetësisë’, ‘Krijimi i begatisë’, ‘Shërimi me kuante’, ‘Jeta e pakushtëzuar’, ‘Shëndeti i përsosur’ dhe ‘Kthimi i Rishijes’. 

Ligjërimet e tij revolucionare, si edhe librat e tij, e lidhin fizikën dhe filozofinë, praktikën dhe shpirtëroren, respektin e denjë të urtisë së Lindjes si dhe dijen bashkëkohore të Perëndimit, duke dhënë rezultate të shkëlqyeshme. 

I bazuar mbi ligjet natyrore që udhëheqin gjithësinë, ky libër e thyen mitin se suksesi është rezultat i punës së rëndë, i planifikimit të hollësishëm dhe i ambicies së jashtëzakonshme. 

‘Shtatë ligjet hyjnore të suksesit’ ofron pikëpamje tjetërfare për suksesin. Kur njëherë ta kuptojmë natyrën tonë të vërtetë dhe të mësojmë të jetojmë në harmoni me ligjet e natyrës, spontanisht dhe lehtë ka për të na u lajmëruar shëndeti i mirë, marrëdhënia përmbushëse, energjia e entuziazmi jetësor, si dhe begatia materiale. 

Ky është libër i përmbushjes me urti të pakufizuar në kohë, e ka për të ju mësuar edhe me veprime praktike që mund t’i zbatoni menjëherë. Është fare e sigurt se në të keni për t’u mbështetur dhe keni për ta lexuar shumë herë. 

Libri ka 107 faqe, është përkthyer nga Hasan Hamëzbalaj dhe është botuar nga shtëpia botuese “Elta BS” në Prishtinë.

Letërsia e realizmit socialist dhe utopia


Letërsia e realizmit socialist duket se e ka bazën në një utopi letrare me pretendimin që ajo të realizohet në një vend dhe në një kohë të tashme. Prandaj kundërshtia duket e papërballueshme prandaj dhe rrëshqitja e ngadalshme kah ideologjia.
Nga Sabri Hamiti 

Letërsia e realizmit socialist shqiptar ka lindur në kohën e utopisë së re, komunizmit. 
Duket e këtillë utopi në kuptimin e parë në ideologji për t'u ngushtuar kështu në letërsi të tendencës. Letërsia e tendencës, letërsia e misionit si dhe letërsia qëllimore kanë një prehistori që mbështet në historinë e letërsisë shqipe të paragjysmës së dytë të shekullit të njëzetë. 

Në utopi, që shikuar në rrjedhë kohe, shfaqet si utopi e zotit dhe e besimit, në utopi të vendit e të atdhedashurisë, në utopi sociale apo në absolutin e përparimit; Në letërsi qëllimore e cila domosdoshmërish mbështetet në një ide dominante apo në një ideologji për t'u bërë e dobishme përballë kësaj ideologjie, duke marrë statusin e letërsisë së tendencës disa herë e kanë quajtur edhe letërsi e angazhuar; Në letërsi sociale me tema sociale të kohës, e lidhur kryesisht në letërsinë shqipe me vitet 20-30 të shekullit të njëzetë, ashtu dhe me literatura të tjera të Ballkanit të këtyre viteve, madje me një orientim të letërsive të Evropës të kësaj kohe. 

Por letërsia e realizmit socialist nuk është asnjëra prej këtyre, ndonëse merr nga diçka prej secilës duke u vetëpërkufizuar si letërsi ndërmjet utopisë dhe ideologjisë dhe për të përfunduar kryesisht në utopi letrare. Ajo nuk arrin asnjëherë të bëhet letërsi e realizmit në kuptimin barthesean që ka thellësinë, tërësinë, sistemin e të besueshmes. 

Letërsia e realizmit socialist shqiptar nganjëherë përpiqet të rimarrë modele të mëparshme të letërsisë shqipe siç është po e zëmë "Nënë Shqipëri" e Dritëro Agollit dhe lidhur me "Bagëti e bujqësi" të Naim Frashërit, ose me letërsi të tjera siç është "Lumi i vdekur" i Jakov Xoxës i lidhur me "Donin e qetë" të Mihal Shollohovit. Ngushtësia e saj metodike e shpie kah pamja karikaturale e shtypur nga censura. Vazhdon varfëria migjeniane në jetë por nuk duket askund tema e mjerimit social. 

Përjashtohet tema e seksit si tabu dhe vështirë të gjesh një përshkrim ose shenjë të hapur të shpërblimit dashunor në letërsi po dhe në arte të tjera në këtë vend... Termi realizëm socialist si sintagmë që lidh një formacion stilistik me një sistem ideologjik, është vështirë i shpjegueshëm në trashëgiminë letrare shqipe. 

Ndoshta mund të dukej më qartë po të shtjellohej duke u kundërvënë me një formulim të ngjashëm, tanimë të artikuluar më shumë në nivel interpretimi se metode. 

Fjala është për realizmin borgjez. Por kjo mund të bëhet vetëm kur ekziston prodhimtaria letrare e trashëguar që mund të kundërvejë një realizëm të quajtur socialist me një realizëm borgjez, nëse i kemi veprat letrare të dy periudhave. Nëse jo, është pastaj një spekulim.

Thaçi i krahason pohimet e Martit me “propagandën naciste”


Me titullin "Kryeministri kthen goditjen ndaj akuzave se është mafioz dhe trafikant me organe", gazeta londineze "Tajms" ("The Times") shkruan se Hashim Thaçi i ka krahasuar këto pohime me "propagandën naciste" dhe është betuar për "luftë gjyqësore ndërkombëtare" kundër autorit të tyre, zviceranit Dik Marti.
"Kjo është fyerja më e madhe që e kam përjetuar si njeri, baba dhe kryeministër, ndërsa bëhet fjalë edhe për shpifje ndaj tërë një populli".
Duke hedhur poshtë të gjitha akuzat se ka gisht në krimin e organizuar, Thaçi i ka thënë "Tajmsit" se ato nuk do ta pengojnë në realizimin e synimeve të tij politike dhe se së shpejti ka ndërmend të vizitojë SHBA-të dhe disa vende evropiane. "Në jetë kam pasur tri synime kryesore. Dy të parët janë çlirimi dhe pavarësia e Kosovës. Ato i ka realizuar. I treti është që ta anëtarësoj Kosovën në NATO dhe në BE dhe tipat si Dik Marti nuk do të më pengojnë në këtë", ka thënë Thaçi. "Tajms" shkruan se Thaçi e ka paralajmëruar Martin, të cilin e konsideron "apologjet serb", që të përgatisë avokatët.
"Marti duhet të përballet me drejtësinë për shkak të asaj që ka bërë. Ndoshta është nënshtetas i një vendi neutral por nuk besoj se drejtësia do të jetë neutrale ndaj tij", ka thënë Thaçi në një intervistë për gazetën "Tajms" në Prishtinë.

Si do ta padisë Hashim Thaçi eurodeputetin Dik Marty?

Si do ta padisë Hashim Thaçi eurodeputetin Dik Marty?

Qeveria e Kosovës dhe vetë Kryeministri në dorëheqje e mbajnë të “fshehur” procedurën ligjore për padinë ndaj Dik Marty-t
I atakuari nga Dik Marti, kryeministri në largim Hashim Thaçi nuk do të qëndrojë indiferente ndaj veprimeve shpifëse të raportuesit në Këshillin e Evropës. Ai do të ngre padi në Londër. Këtë e ka bërë publike për herë të parë në një intervistë dhënë gazetës kombëtare “Bota sot”, vetëm një ditë pas publikimit të raportit të Dik Marty-t, por nuk ka qartësuar nëse aktakuza do të ngritë në mënyrë individuale apo shtetërore.
Por përderisa zyrtarët e qeverisë nuk japin detaje për rrugët ligjore të cilat do t’i ndjek Thaçi gjatë padisë kundër Marty, ekspertët ligjor pohojnë se ajo duhet bërë në shtetin prej nga vjen Marty dhe ajo duhet bërë në mënyrë individuale. Zëdhënësi i qeverisë në largim, Memli Krasniqi tha se kryeministri do të marrë të gjithë hapat e nevojshëm legjitim, juridik dhe politik duke përfshirë të gjitha opsionet juridike për ta trajtuar raportin shpifës të Dik Marty-t. “Ekipet tona janë duke u konsultuar me avokatë për të gjetur gjitha rrugët ligjore, juridike për trajtimin e këtij raporti. Ky proces nuk i merr dy orë, por është një proces i gjatë”, tha Krasniqi.
Ismet Salihu, profesor i së drejtës penale në Fakultetin Juridik të UP-së thotë se edhe në rast të ngritjes së padisë kundër Marty-t, ajo nuk do të ketë asnjë efekt. “Nuk ka kurrfarë efekti kjo padi, sepse Dick Marty nuk e ka bërë raportin kokë më vete, por ka qenë i autorizuar nga Asambleja se Përgjithshme e Këshillit të Evropës. Por të ngrejë padi ndaj tij askush nuk e ndal”, pohoi ai.

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar që editohet nga njëfarë ekstremisti dhe terroristi antishqiptar nga Shkodra, m...