Agjencioni floripress.blogspot.com

2011/01/22

AKADEMIK PROF.DR. IBRAHIM RUGOVA ,AUTOR I PAVARËSISË DHE LIRISË SË REPUBLIKËS SË kOSOVËS





Shkruan Flori Bruqi






Akademik prof.dr. Ibrahim  Ukë Rugova u lind më 2 12.1944 në fshatin Cerrcë afër Istogut. Më 10 janar 1945, komunistët jugosllavë ia pushkatojnë babain dhe gjyshin.




Ibrahim Rugova diplomoi në Degën e Albanologjisë në Universitetin e Prishtinës, ndërsa një vit akademik qëndroi në Paris, në Ecole Pratique des Hautes Etudes, nën mbikëqyrjen e Prof. Roland Barthes-it, ku ndoqi interesimet e veta shkencore në studimin e letërsisë, me përqëndrim në teorinë letrare. Doktoratën e letërsisë e mori në Universitetin e Prishtinës më 1984. Më 1996 u zgjodh anëtar korrespondent i Akademisë së Arteve dhe të Shkencave të Kosovës. Po në këtë vit ai u shpall doktor nderi i Universitetit të Parisit VIII në Paris.
Rugova ishte në nismë redaktor në gazetën e studentëve "Bota e re" dhe në revistën shkencore "Dituria" (1971-72) që botoheshin në Prishtinë. Për afro dy dekada punoi në Institutin Albanologjik të Prishtinës si hulumtues i letërsisë. Për një kohë ka qenë kryeredaktor i revistës "Gjurmime albanologjike", që e nxirrte ky Institut. Është zgjedhur kryetar i Shoqatës së Shkrimtarëve të Kosovës më 1988, i cili u bë bërthamë e lëvizjes shqiptare që po kundërshtonte sundimin serb në Kosovë. Si një ndër themeluesit e partisë së sapoformuar, Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Rugova u zgjodh kryetar i saj më 23 dhjetor 1989.





Pas zgjedhjeve parlamentare që atëbotë nuk pranoheshin ndërkombëtarisht, më 24 maj 1992 Rugova zgjedhet kryetar i Republikës së posashpallur të Kosovës. Nën udhëheqjen e tij shqiptarët e Kosovës ndërtuan strukturat e veta paralele të administratës, shëndetësisë dhe të arsimit, ndërsa Rugova vetë angazhohej për zgjidhje të çështjes së Kosovës me mjete paqësore dhe për njohjen ndërkombëtare të çështjes të Kosovës.



Pas shpërthimit të luftës në Kosovë, Rugova qëndron në distancë me Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) ndërsa vazhdon të kërkojë zgjidhje paqësore të problemit. Gjatë sulmeve ajrore të NATO-s kundër caqeve ushtarake serbe, Rugova fillimisht qëndron në Prishtinë me familjen e vet, ndërsa më vonë detyrohet të paraqitet në televizionin serb në një takim me Sllobodan Millosheviqin. Në fillim të majit 1999 ai largohet për në Itali prej nga kthehet në korrik, pas përfundimit të luftës.


Në zgjedhjet parlamentare të organizuara nga administrata e përkohshme e Kombeve të Bashkuara, partia e Rugovës fiton shumicën, ndërsa ai vetë zgjedhet kryetar i Kosovës më 4. mars 2002. Në këtë funksion ai vazhdon ta potencojë miqësinë dhe politikën e bashkëpunimit me SHBA dhe vendet evropiane nga të cilat vazhdimisht kërkon pranimin formal të pavarësisë së Kosovës. Në vitin 2005 rizgjedhet kryetar.


Më 5 shtator 2005 Ibrahim Rugova njofton opinionin që është i sëmurë nga kanceri i mushkërive. Përderisa ai e dorëzoi postin e kryetarit të LDK-së, funksionin e Presidentit të Kosovës ai e kryen deri në ditën e vdekjes më 21 janar 2006. Ibrahim Rugova kujtohet si simbol i luftës paqësore të shqiptarëve për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës.

Ibrahim Rugova ka lënë pas gruan dhe tre fëmijë.

Çmimet dhe titujt ndërkombëtarë:

- 1995, Çmimi për paqe i Fondacionit Paul Litzer në Danimarkë.
- 1996, Doktor Nderi i Universitetit të Parisit VIII Sorbonë, Francë.
- 1998, Çmimi Saharov i Parlamentit Evropian.
- 1999, Çmimi për paqe i qytetit Mynster (Münster)
- 2000, Çmimi për paqe i Unionit Demokratik të Katalonisë, në Barcelonë, Spanjë.
- 2003 Çmimin Senator Nderi i Evropës.
- 2004 Doktor Nderi i Universitetit të Tiranës.
- Qytetar nderi i Venedikut, Milanos dhe Breshias (Itali).



*********






U varros presidenti i Kosovës Ibrahim Rugova
Në varrezat e dëshmorëve në lagjen "Velania" në Prishtinë, me nderime të larta shtetërore dhe ushtarake në prani të dhjetëra- mijëra qytetarëve nga e gjithë Kosova u varros presidenti i Kosovës Ibrahim Rugova i cili ndërroi jetë të shtunën e kaluar në moshën 61-vjeçare pas tumorit në mushkëri.
Fillimisht kortezhi me arkivolin me trupin e pajetë të kryetarit Rugova është bartur nga salla "1 Tetori" në shoqëri të togut të nderit të TMK-së për t’u vendosur në varrin e bardhë. Anëtarët e këtij togu në shenjë nderimi ka shtënë tri herë në ajër.
Në ceremoninë e varrimit të kryetarit Rugova morën pjesë 36 delegacione nga e gjithë bota, midis të cilave edhe të Shqipërisë, SHBA-së, Britanisë së Madhe, Gjermanisë, Francës, Austrisë, BE-së, Maqedonisë, Kroacisë, Sllovenisë, Vatikanit, etj. Në ceremoninë mortore të presidentit të Kosovës Ibrahim Rugova morën pjesë edhe përfaqësuesit e partive kryesore politike shqiptare nga Maqedonia. 




Në sallën "1 Tetori" u mbajt ceremonia kryesore mortore me ç'rast në fjalën e tij shefi i misionit ndërkombëtar në Kosovë, Soren Jesen Petersen, tha se sot jemi mbledhur këtu për të përkujtuar dhe nderuar presidentin e ndjerë Ibrahim Rugova, të cilin ai e kishte mik të mirë.



"Gjatë gjithë jetës Rugova bëri aq shumë për Kosovën dhe të ardhmen e saj. Jemi këtu për t'i dhënë lamtumirën e ngrohtë kësaj figure që u përkushtua me shpirt dhe veç me mjete paqësore së ardhmes së Kosovës" u shpreh Peterseni.
Ndërkaq, kryeministri Bajram Kosumi tha se kryetari Rugova i dha fuqi lëvizjes paqësore të viteve 90-ta që kulmoi me luftën çlirimtare të Kosovës dhe intervenimin e NATO-s për t'i dhënë fund shtypjes së popullit të Kosovës. 

"Emri i tij është i pashkëputshëm me pavarësinë e Kosovës, të cilën e bëri të njohur kudo në botë", tha ai. 
Ai tha se vdekja e Rugovës shton nevojë për një unitet më të madh të institucioneve të Kosovës për krijimin shtetit modern dhe demokratik të Kosovës. 
Shefi i diplomacisë së BE-së, Havier Solana, tha se sot po i themi lamtumirën e fundit kryetarit Rugova. Ai i ka shprehu ngushëllime familjes Rugova dhe popullit të Kosovës. 


Ai tha se e ka njohur Rugovën për shumë vite dhe e ka takuar në kohëra të vështira, por edhe të mira. 
"Ishte njeri që i përkushtoi tërë jetën e tij për mbrojtjen e të drejtave të popullit të Kosovës. Ai ishte njeri i paqes thellësisht i përkushtuar me mjete jo të dhunshme", tha shefi i diplomacisë së BE-së, Havier Solana. 

Alfonso Xhekson nga delegacioni presidencial amerikan, pasi ka shprehur ngushëllime familjes Rugova dhe popullit të Kosovës, tha se Rugova ka qenë një njeri i mrekullueshëm, demokratik dhe i përkushtuar pranë popullit dhe tokës së tij dhe një mik i vërtetë i SHBA-së, i cili gëzon respekt nga popujt e tërë botës.


"SHBA-ja është e zotuar ndaj vizionit të presidentit Rugova dhe popullit të Kosovës lidhur me prosperitetin që Kosova të jetë pjesë e Evropës dhe botës", tha ai dhe ka kërkuar nga faktori politik vendor se tash është koha për unitet dhe të bisedojnë për të ardhmen e Kosovës dhe të mos i shmangen kësaj rruge. 

Nexhat Daci pasi ka përshëndetur familjen Rugova, pjesëmarrësit tjerë dhe popullin e Kosovës, tha se presidenti Rugova në parajsë e presin shpirtrat e bashkëpunëtorëve të tij në rrugën e paqes dhe shtetit të Kosovës(Flori Bruqi,Agjencioni Floart-Press,24.01.2006)


**********************


Akademik prof.dr.Ibrahim Ukë Rugova vlerësohet si njëri prej studiuesve më të mirë që ka pasur letërsia shqipe ndonjëherë. Shkrimtarët dhe studiuesit e letërsisë e konsidërojnë si një model të rëndësishëm të një intelektuali dhe studiuesi.


Para se të bëhej kryetar i LDK-së dhe i Kosovës, Ibrahim Rugova është shquar si një prej kritikëve më të mirë letrarë. Ai ka lenë pas vepra të shumta, të cilat vazhdojnë të konsiderohen ndër më të mirat e kësaj fushe. Edhe miqtë dhe kolegët e tij letrarë e vlerësojnë lartë kontributin e tij dhënë letërsisë shqipe. Një ndër ta është shkrimtari dhe publicisti Jusuf Buxhovi, i cili njihet edhe si njëri prej themeluesve të LDK-së.

Sipas Buxhovit, dr. Ibrahim Rugova dallohet për qasjen që të thyejë disa nga konvencat shoqërore po edhe politike, që kërcënonin edhe më tutje të mbaheshin në planin krijues, veçmas në fushën e studimit të letërsisë.

“Edhe pse për fat të mirë te ne socrealizmi nga fillimi i viteve të pesëdhjeta ishte hequr, megjithatë nga ndikimet që vinin nga krijimtaria socrealiste në Shqipëri, kishte rrezik që ajo frymë të mbetej edhe te ne, jo gjithaq në planin tematik, por atë të ngulfatjes së metodologjisë hulumtuese të historisë së letërsisë dhe periodizimit të saj në mënyrë që ajo të mbetej peng i kësaj dogme”, shprehet Buxhovi. Në këtë drejtim, sipas Buxhovit, dr. Ibrahim Rugova, si kritik letrar, por edhe si studiues i historisë së letërsisë, do të dallohet me qasjen e re të studimit strukturalist.

Ai vlerëson se kontributi më i madh i dr. Rugovës në letërsinë shqipe mbetet si studiues i veprës së Bogdanit, jo vetëm pse do të jetë ndër të parët që asaj do t'i qaset që të zbërthejë strukturën e saj të brendshme, por edhe për atë se te ky shkrimtar dhe të tjerët që vinë nga mesjeta, të dedikojë vlerat letrare, historike por edhe ato emancipuese për kulturën tonë në përgjithësi.

Ndërkaq, për Ndue Ukajn, studiues i letërsisë, Ibrahim Rugova, në esencë ishte kritik i letërsisë dhe një njohës i shkëlqyer i dijeve letrare dhe problemeve teorike të letërsisë. Së këndejmi, edhe një interpretues e studiues i veçantë i saj.

“Vepra e Ibrahim Rugovës shënjon një kohë moderne në mendimin për letërsinë, duke i dhënë asaj tipare, elemente dhe risi pak ose fare të njohura. Tekstet e tij letrare, shquhen për thellësinë e mendimit, ndërkaq analizat e tij i karakterizon një qasje e disiplinuar letrare dhe një frymë moderne e komunikimit me tekstin letrar,” u shpreh Ukaj.

Sipas tij, kontributi i Ibrahim Rugovës është i shumëfishtë në jetën kombëtare shqiptare. Në kulturën letrare shqiptare, sidomos në mendimin për letërsinë, Ukaj tha se ai qëndron në ballë, duke u bërë njëherësh prijatar i shumë dijeve letrare tek ne.

“Një studiues i zellshëm, i cili letërsisë shqipe i solli veprat cilësore, ndërkaq mendimin për letërsinë e pasuroi në substancë, me qasje moderne, sidomos duke aplikuar dijet bashkëkohore, të cilat ai i solli nga një qendër e madhe, siç është Parisi.
Presidenti Ibrahim Rugova
Edhe Ukaj e vlerëson lartë studimin e Rugovës për Pjetër Bogdanin.

Sipas tij, studimi i Rugovës për Pjetër Bogdanin, patriarkun e letërsisë shqipe, është një thesar në kulturën letrare shqiptare dhe një tekst që hapi shtigje që ky korpus letrar të lexohet dhe interpretohet si letërsi e mirëfilltë.

Ndërkaq, poetja Naime Beqiraj e kujton Rugovën si të parin studiues që solli dije dhe erudicion shumë modern të shkollave moderne europiane, duke i bartur dhe zbatuar ato si dije teorike për veprat konkrete të letërsisë shqipe si edhe të dukurive letrare në letërsinë shqipe.

Beqiraj e konsideron Rugovën si njohës të thuktë të traditës letrare shqipe, e në anën tjetër edhe studiues me përgatitje teorike moderne dhe të thellë në interpretimin e veprave e të dukurive letrare.
Presidenti Ibrahim Rugova
“Vepra studimore e Ibrahim Rugovës dallohet për shumësinë e qasjeve, në rezultatet e qëndrueshme, në thellësinë e analizës së tekstit poetik, po dhe në sistemin terminologjik, duke i hapur kështu shtigje të reja studimit të letërsisë shqipe. Sipas studiuesve të mëvonshëm, Rugova krijoi paradigmë të re të leximit të tekstit letrar (sidomos në Vepra e Bogdanit), ku dallimi në mes të tekstit të traditës dhe atij bashkëkohor është relativ,” theksoi Beqiraj.

Beqiraj është e mendimit se puna e Rugovës në librat: Kah teoria, Strategjia e kuptimit, Refuzimi estetik, Vepra e Bogdanit dhe Kahe dhe premisa të kritikës letrare shqiptare, përligjin një vepër të madhe e cila shënoi kthesë në mendimin kritik dhe teorik të letërsisë shqipe.

Por sa i mungon Ibrahim Rugova letërsisë dhe kritikës letrare?
Homazhe në Kuvendin e Kosovës
Sipas Buxhovit, Rugova, më shumë se kurrë, i mungon ambientit tonë shoqëror, politik por edhe intelektual nga shkaku se po përjetojmë rënie të vlerave në të gjitha pikëpamjet. “Por, këto janë më të theksuara në planin intelektual dhe krijues, të cilat pasqyrohen me humbjen e orientimit civilizues të përkatësisë sonë perëndimore, ashtu siç ishte parë dhe projektuar edhe nga rilindësit tanë, orientim ky i cili ishte vendimtar që Perëndimi t'i ndihmojë Kosovës që të shpëtojë nga kthetrat e gjenocidit serb qoftë edhe me ndërhyrje të armatosur, siç ishte ajo e vitit 1999. Në letërsi dhe historiografi kjo mund të ilustrohet me shfaqjen e përpjekjeve që të rehabilitohet vetëdija totalitare dhe konceptet ideologjike nga e kaluara jonë e dhimbshme. Kështu që, në vend se të lirohemi nga këto stereotipe të dëmshme, po ndodhë e kundërta, gjë që po vazhdoi kështu, atëherë edhe shpirtërisht do të kthehemi në një ‘dele të zezë’,” u shpreh Buxhovi.

Edhe Ukaj thekson se penda e një autori dhe kritiku të përmasave të larta, siç ishte penda e Dr. Ibrahim Rugovës, sigurisht se i mungon shumë letërsisë shqipe.
Flamuri amerikan në gjysmë-shtizë
“Në të vërtetë, mendimit për letërsinë, i mungon Ibrahim Rugova, sepse që nga veprat e tij, nuk kemi ndonjë përpjekje të shënjueshme për të selektuar letërsinë shqipe dhe për të krijuar një sistem letrar hierarkik, një rend në aporinë e botimeve të panumërta. Kujtoj këtu përpjekjet e tij dhe punën e madhe që ka bërë me librin Strategjia e kuptimit, ku, me precizitet, pedanteri prej studiuesi, është në gjendje të thotë mendimin për letërsinë, për poetët e libra poetik, pa hamendësime,” tha Ukaj. Sipas tij, Rugova, kësisoj, mbetet nga ata të rrallët që pati guximin intelektual, t’ia thotë njeriut të letërsisë, mikut, poetit apo opinionit letrar të vërtetën për një libër, për një autor, dukuri kjo që i mungon edhe sot kulturës letrare shqipe.

Ukaj shton se Rugova nuk ishte nga ata kritikët dogmatik, të cilët, mbushin tekstet me epitete dhe vlerësime për miq, mirëpo, e kundronte letërsinë si art të së bukurës dhe vetëm ashtu e interpretonte.

Përndryshe, sipas Buxhovit, edhe pse, për arsye të njohura, Dr. Rugova nuk ia doli të vazhdojë punën e vet në letërsi, megjithatë edhe me ato që ka lënë, mbetet si një model i rëndësishëm i një intelektuali dhe studiuesi.



Me rastin e pesëvjetorit të shkuarjes së poetit, kritikut e studiuesit të shquar, presidentit historik të Kosovës, Dr. Ibrahim Rugova, u mbajt manifestim kushtuar “Veprës letrare e kulturore” të tij

Manifestimi kushtuar pesëvjetorit të shkuarjes së Dr. Ibrahim Rugovës, u hap me tingujt e poezisë së Ali Podrimjes “Lamtumirë President i Dardanisë”, interpretuar nga aktori Blerim Gjoci. 

Hapësirën e Bibliotekës Kombëtare të Kosovës, e pushtuan edhe tingujt e interpretimit të pikës muzikore “Në mes dashurive” të autorit Qeskë Zadeja, nga Besa Llukiqi (soprano) dhe Lule Elezi (piano). 

Dr. Rugova, para se të bëhej prijës politik i Kosovës, ai ishte njeri i letrave, njeri i dijes dhe i kulturës, edhe në këtë dimension ai mbetet i papërsëritshëm. 

Fillimisht, lirik e përkthyes poezie, u fut me pasion e siguri në studimin letrar, duke u bërë i njohur me studimin për veprën e Pjetër Bogdanit ndonëse vazhdonte të bënte jetë intensive me modernitetin e art për kritikën shqipe. 

Studiuesi e publicisti i njohur nga Tirana, Dr. Mark Marku, foli për figurën dhe mënyrën se si komunikonte Dr. Rugovës, duke e cilësuar ata si një nga promovuesit e komunikimit modern politik në jetën shqiptare. “Jetëgjatësia e imazhit pozitiv të Dr. Rugovës nuk mund të shpjegohet dhe kuptohet pa përmasën komunikuese, ai shfaqet si një politikan që e kupton se para së gjithash suksesi i çështjes që ai e përfaqësonte i Pavarësisë së Kosovës do të varej shumë nga imazhi që populli i Kosovës dhe lëvizja e tij do të krijonte së brendshmi dhe së jashtmi, ai e dinte se kundërshtarët e tij do të përqendronin tërë arsenalin e një shteti të fuqishëm propagandistik si Ish Jugosllavia, për ta paraqitur këtë imazh të deformuar para opinionit publik, Jugosllav dhe ndërkombëtar”. 

Ndërsa, kritiku letrar Dr. Nysret Krasniqi, Rugovën e cilëson autor të Kosovës moderne. 

“Rugova ishte autor i madh, autor i qarkut kulturor të Prishtinës, autor i politikës perëndimore shqiptare, autor i pavarësisë së Kosovës” 

Krasniqi tha se realizimi i pavarësisë së Kosovës nga Rugova shihej si vepër, për realizimin e saj ai punoi me ngulm, duke i shmangur me kulturë të gjitha ndërhyrjet gjakatare e gjenocidale që donin shkatërrimin e saj ende pa u përfunduar. 

“Ai e përfundoi veprën e tij me 21 janar 2006 dy vjet para promovimit ndërkombëtar të saj, duke e fituar me mund autorësinë e veprës së Pavarësisë së Kosovës të cilën e gëzojmë sot. Miku i tij studiuesi i shenjave, Roland Barti thoshte: Që të jetojë vepra, duhet të vdesë autori i saj”.


--------------------------------------






Agjencioni Floart-Press
Prishtinë,26.1.2006,13:30

Presidenti RugovaVarrimi i presidentit, Ibrahim Rugova, do të bëhet sot në orën 15:00 në Varrezën e Dëshmorëve në Velani. Trupi i pajetë i presidentit Rugova do të nxirret nga Kuvendi i Kosovës në orën 9:00 me nderime të veçanta nga Trupat Mbrojtëse të Kosovës, prej nga do të bartet deri në Sallën 1 Tetori ku do të mbahet ceremonia qendrore.
Këshilli i Varrimit ka vendosur që në ceremoninë qendrore, të mbahen gjashtë fjalime. Fjalime do të mbajnë: shefi i UNMIK-ut, Soren Jesen Petersen, Kryeministri Bajram Kosumi, përfaqësuesi i Bashkimit Evropian, nënkryetari i LDK-së, Kolë Berisha, përfaqësuesi i ShBA-së dhe kryetari i Kuvendit të Kosovës, Akademik Nexhat Daci. Familja e Presidentit Rugova do të falënderohet përmes mediave.Qytetarët nuk duhet t`i bashkohen kortezhit mortor, ndërkaq presidentin do ta nderojnë duke qëndruar përgjatë rrugës, nga kalon kortezhi mortor.
Këshilli i Varrimit ka vendosur që në ceremoninë qendrore, të mbahen gjashtë fjalime. Fjalime do të mbajnë: shefi i UNMIK-ut, Soren Jesen Petersen, Kryeministri Bajram Kosumi, përfaqësuesi i Bashkimit Evropian, nënkryetari i LDK-së, Kolë Berisha, përfaqësuesi i ShBA-së dhe kryetari i Kuvendit të Kosovës, Akademik Nexhat Daci. Familja e Presidentit Rugova do të falënderohet përmes mediave. Qytetarët nuk duhet t`i bashkohen kortezhit mortor, ndërkaq presidentin do ta nderojnë duke qëndruar përgjatë rrugës, nga kalon kortezhi mortor.

Flamuri amerikan në gjysmë-shtizëGoldberg: Kryetari Rugova pati shumë dashuri dhe respekt për SHBA-të 
Prishtinë, 23 janar 2006, Time: 15:44
Në një ceremoni të shkurtër të hënën në Zyrën e SHBA-ve në Prishtinë, shefi i misionit Filip Goldberg udhëhoqi uljen e flamurit amerikan në gjysmështizë për të nderuar kryetarin e ndjerë të Kosovës Ibrahim Rugova.
PRISHTINE (23 Janar) - 15 dite zi në Kosovë për nderimin e Ibrahim Rugovës.
Ky ka qenë vendimi i marrë nga Keshilli Organizativ i ceremonisë mortore i ngritur ne Prishtinë. 3 grupe pune janë ngritur për të organizuar ceremonialin e varrimit, Grupi për Protokoll, Grupi për Siguri dhe për Marrëdhenie me Publikun.
Ceremoniali i varrimit do te behet me rite kombetare, ndersa trupi do te do te dergohet te enjten ne varrezat e Prishtines. Sipas njoftimeve, trupi pa jete i Presidentit Rugova do te vendoset ne ndertesen e parlamentit sot ne oren 11.00 dhe do te qendroje aty deri te merkuren ne mesnate ku do te behen homazhe nga qytetaret ndersa Sherbimi Policor Kosovar do te kujdeset per sigurine.
Ceremonia e varrimit te presidentit kosovar do te zhvillohet diten e enjte ne 26 janar me kerkesen e familjes Rugova ndersa ne diten e varrimit nuk do te kete pune ne asnje nga institucionet publike. Nga e hena deri te enjten nuk do te kete mesim ndersa ne ditet e tjera te zise parashikohet qe te mos kete aktivitete kulturore dhe sportive.
Nderkohe sot ne Shqiperi nis dita e pare e zise per presidentin kosovar nga tre te caktuara nga qeveria. Gjate ketyre tre diteve flamuri do te jete ne gjysem shtize. Kurse nga Brukseli eshte konfirmuar se Solana do te marre pjese ne ceremonine mortore, ndersa nuk eshte konfirmuar zyrtarisht nese ne ceremoni do te jene te pranishem edhe ish-presidenti i SHBA Bill Klinton dhe ish-sekretarja e shtetit Merlin Ollbrajt.
Ora: 13:20 - Keshilli i Varrimit: Presidenti Rugova do te varroset ne diten e peste te zise ne varrezat e Prishtines. Nderimet e fundit ne sallen 1 tetori.
Me vullnetin e familjes se tij, presidenti Ibrahim Rugova do te varroset te enjten ne varrezat e Prishtines. Keshtu ka konfirmuar pas mbledhjes se sotme te Keshillit te Varrimit te Presidentit Rugova, ne te cilin bejne pjese perfaqesues te institucioneve, subjekteve politike, udheheqes fetar si dhe perfaqesues te Trupave Mbrojtese dhe Sherbimit Policor. Kreu i Keshillit te Varrimit, kryetari i Kuvendit te Kosoves Nexhat Daci tha se shume personalitete te njohura boterore kane konfirmuar pjesemarrjen ne varrimin e Presidentit.
Ceremonia e varrimit te kryetarit Rugova do te zhvillohet te enjten me 26 janar, diten e peste e zise ne Kosove. Udheheqesi i Keshillit te Varrimi te kryetarit, Nexhat Daci beri te ditur se te gjitha vendimet jane ne perputhje me vullnetin e familjes se kryetarit Rugova.
Te enjten do te jete varrimi. Detajet do te jepen ne forme te shkruar. Takimi kryesor i pershendetjeve te fundit me presidentin, do te jete salla 1 tetori, pohoi Daci. Ai njoftoi se ceremonia e varrimit do te zhvillohet sipas protokollit te presidences se Kosoves qe do te udhehiqet nga perfaqesuesi i saj, Sali Cacaj. Si keshill i protokollit te varrimit u morem vesh per te gjitha detajet. Keshilli ka formuar edhe nje grup ekzekutiv prej personave me te pergjegjshem te institucioneve dhe partive politike dhe te bashkesise nderkombetare i perbere prej dhjete vetash, tha Daci.
Ky grup tha Daci, do te koordinoje te gjitha punet ne perputhje me protokollin e presidences. Kreu i Kuvendit beri te ditur se personalitete te shumta do te marrin pjese ne ceremonine e varrimit.
Ora: 12:00 - Parlamenti i Kosoves nje minute heshtje per Ibrahim Rugoven. Daci, Petersen e Kosumi: Kosova krenare qe pati Rugoven.
Parlamenti i Kosoves eshte mbledhur sot ne oren 12:00 ne nje seance te jashtezakonshme. Kryeparlamentari e njekohesisht President i perkohshem i Kosoves, Nexhat Daci, ka ftuar parlamentaret ne mbajtjen e nje minute zi per vdekjen e Presidentit Rugova. Kryeparlamentari ka celur me pas me nje fjalim seancen perkujtimore ne nderim te jetes dhe vepres se Presidentit Ibrahim Rugova.
Daci vleresoi figuren e vepren e Rugoves. LDK, partia qe udhehoqi Rugova Kosoven ishte levizja me masovike ne vend. Kosovaret hodhen te paret librezat e komunizmit. Filozofia e Ibrahim Rugoves ishte filozofi europiane. Kosova eshte e sigurt ne te ardhmen e saj dhe ndjehet krenare qe ka patur Ibrahim Rugoven. U shpreh Daci.
Ne perkujtim te Rugoves ka mbajtur nje fjale te shkuter dhe kryeadministratori Soren Jesen Petersen sipas te cilit me vdekjen e Rugoves Kosova humbi nje lider te madh. Lajmi per vdekjen ishte nje shok i madh per te gjithe ne. Me humbjen e Rugoves, Kosova humbi nje lider te madh, tha Petersen duke theksuar se Kosova duhet te permbushe synimet e saj per te ardhmen.
Pas Petersen, fjalen e mori kryeministri i Kosoves, Bajram Kosumi, i cili e njejetesoi figuren e Rugoves me ate te njeriut te paqes e pavaresise. Emri i tij lidhet me pavaresine. I kemi boxh, Rugoves te bejme pavaresine dhe shenje nderimi per te eshte vete pavaresia e Kosoves. Prandaj te ruajme bashkimin e pjekurine per te ecur para, theksoi Kosumi, me fjalen e te cilit u mbyll dhe seanca e jashtezakonshme parlamentare.
Gjithashtu sot pritet qe Keshilli nderinstitucional i Varrimit, te vendose per itinerarin e ceremonive mortore te Ibrahim Rugoves.
Presidenti Xhorx Bush: Shtetet e Bashkuara kanë humbur një mik të vërtetë
George BushShtëpia e Bardhë/Uashington 23 janar - Presidenti i SHBA-ve Xhorxh Bush i ka dëguar një letër ngushëllimi Familjes së Presdentit Rugova dhe popullit të Kosovës.
"Me pikëllim të thellë e mora lajmin për vdekjen e Presidentit Ibrahim Rugova. Presidenti Rugova për shumë vite udhëhoqi fushatën për paqe dhe demokraci në Kosovë dhe fitoi respektin e botës për qëndrimin e tij parimor kundër dhunës.
Shtetet e Bashkuara kanë humbur një mik të vërtetë. Gjatë viteve të konfliktit, Ibrahim Rugova ishte zëri i arsyes dhe maturisë që i ndihmoi popullit të Kosovës për të vënë bazat për një të ardhme paqësore. Humbja e këtij zëri, në këtë kohë vendimtare, është posaçërisht tragjike për Kosovën. Më lejoni t'ju siguroj se Shtetet e Bashkuara mbesin të përkushtuara për të punuar me gjithë njerëzit e Kosovës për ndërtimin e një ardhmërie që është stabile, demokratike dhe përparimtare.
Në emër të popullit të Shteteve të Bashkuara, unë dhe Laura i shprehim ngushëllimet tona familjes së Presidentit Rugova dhe gjithë popullit të Kosovës.
Sinqerisht, George W. Bush", theksohet në fund të mesazhit të Presidentit amerikan.Kofi Anan
Kofi Annan
Sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Kofi Annan, tha se vdekja e z. Rugova ishte e pritshme, por ajo ndodhi në një moment kyç të përgatitjeve përfundimtare për bisedimet për statusin e Kosovës.
Bill Klinton: Rugova më impresiononte me devotshmërinë dhe pasionin e tij
Uashington 22 janar - Ish Presidenti amerikan Bill Klinton ka shprehur dhembjen e tij të thellë për vdekjen e Presidentit Rugova, duke e cilësuar humbje të madhe për Kosovën.
"Në rend të parë, dua t'i shpreh ngushëllimet e mia të thella popullit të Kosovës, me rastin e vdekjes së Presidentit Rugova.
Bill ClintonPër mua është dhimbje personale, sepse pata nderin ta njoh personalisht dhe pata respekt dhe admirim të madh për të.
Me Presidentin Rugova jam takur shumë herë në Shtëpinë e Bardhë. Ka qenë kënaqësi, sa herë e kam takuar, sepse çdo herë më impresiononte me devotshmërinë dhe pasionin e tij për paqe, liri dhe për një të ardhme më të mirë për popullin e tij.
Vdekja e Presidentit Rugova është humbje e madhe për Kosovën, por unë shpresoj se vdekja e Dr. Rugovës do t'i inspirojë të gjithë kosovarët që të vazhdojnë të punojnë më me ngulm për paqe dhe liri", thuhet në një deklaratë të ish Presidentit amerikan Bill Klinton.
Ora 22:55 Kondoliza Rajs: Presidenti Rugova e udhëhoqi popullin e tij në kohë të vështira dhe fitoi respektin e botës 
Sekretarja amerikane e Shtetit, Kondoliza Rajs, i shprehu sot ngushëllimet e saj popullit të Kosovës për vdekjen e Presidentit Ibrahim Rugova.
Përmes një deklarate, Sekretarja e Shtetit thekson se Presidenti Rugova e udhëhoqi popullin e tij në kohë të vështira dhe fitoi respektin e botës, për përpjekjet e tij për demokraci dhe paqe. Edhe në momentet e fundit kur luftonte me sëmundjen, Presidenti Rugova punoi për të sjellë unitet mes udhëheqësve të Kosovës dhe shpresë për popullin e tij”.
Vdekja e Presidentit Rugova, thuhet më tej në deklaratën e zonjës Rajs, ndodh në një moment kur Kosova ka hyrë në procesin politik për të përcaktuar të ardhmen e saj. Zonja Rajs thekson se megjithë humbjen e udhëheqësit, procesi do të vazhdojë. Shtetet e Bashkuara, shton më tej Sekretarja e Shtetit, do të punojnë me të gjithë banorët e Kosovës për të ndërtuar një shoqëri të bazuar tek parimet e demokracisë, të drejtat e njeriut dhe toleranca ndër-etnike, që Presidenti Rugova i vlerësonte kaq shumë.
Ora 22: 50 OSBE: Nderimi me i madh qe mund t’i behet Rugoves eshte vazhdimi i rruges se tij drejt paqes
Kryetari ne detyre i Zyres se Organizates per Sigurine dhe Bashkepunim ne Europe (OSCE), Ministri i Jashtem belg, Karel De Gucht, i shprehu sot popullit te Kosoves ngushellimet per vdekjen e Presidentit Ibrahim Rugova. "Jam thellesisht i prekur nga humbja e parakohshme e nje njeriu qe misheroi luften per nje te ardhme demokratike dhe te ne paqe per Kosoven", theksoi ministri ne nje deklarate per shtyp. De Gucht theksoi se nderimi me i madh qe mund t'i behet atij eshte vazhdimi i kesaj rruge paqesore.
Ora 21: 10 Familjaret ne lot dhe dhimbje. Xhaxhai Ali Rugova: Nuk e mendoja kurre se do ta percillja nipin ne banesen e fundit 
79 vjeçari Ali Rugova, xhaxhai i kryetarit tashme te ndjere te Kosoves, Ibrahim Rugova, thote se nuk ia ka marre mendja kurre qe ne te gjalle te tij do ta percjelle per ne banesen e fundit nipin, ashtu siç ia percolli 61 vjet me pare babain Uke Rugova dhe xhaxhain e tij Rrusten, te vrare nga regjimi komunist jugosllav
Ora 21:00 Daci: Jemi unike per te permbushur deshiren e kryetarit Ibrahim Rugova
Kryetari i Kuvendit te Kosoves Nexhat Daci, permes nje deklarate drejtuar qytetareve tha se institucionet e Kosoves jane unike ne keto çaste te dhimbshme dhe jane te vendosura qe te permbushin te gjitha obligimet kushtetuese dhe ligjore per te sendertuar vullnetin e popullit te Kosoves per liri dhe pavaresi, per te permbushur deshiren e Presidentit te vet, Ibrahim Rugova.
Ora 20:45 Kosumi: Popullit te Kosoves do t'i mungoje kryetari Rugova
Dr.Rugova ishte nje personalitet i urte e madheshtor qe me guxim dhe vizon drejtoi Kosoven ne kohet me te veshtira dhe me vendimtare. Kryetari Rugova fitoi admirimin e popullit te Kosoves dhe popujve tjere te botes si politikan me profil paqesore e properendimore dhe intelektual poliedrik, thuhet ne telegramin e ngushellimit te kryeministrit Bajram Kosumi derguar familjes Rugova me rastin e vdekjes se kryetarit te Kosoves Ibrahim Rugova.
Ora 20:30 Vdekja e presidentit Rugova me pikellim te thelle eshte pritur edhe ne Maqedoni. Telegrame ngushellimi nga Cervenkovski, Buckovski, Ali Ahmeti, Arben Xhaferi, etj.
Lajmi per vdekjen e kryetarit te Kosoves, Ibrahim Rugova, me dhimbje dhe pikellim te thelle eshte pritur edhe nga shqiptaret ne Maqedoni. Me kete informacion te dhimbshem fillojne te gjitha lajmet e mediave elektronike te Maqedonise. Me rastin e vdekjes se kryetarit Rugova, ngushllime kane shprehur kreu shteteror dhe kryetaret e te gjitha partive politike shqiptare ne Maqedoni.
Ne telegram ngushllimin e presidentit te Maqedonise, Branko Cervenkovski, drejtuar kryetarit te Kuvendit te Kosoves, Nexhat Daci, mes tjerash thuhet: “Me dhimbje pranova lajmin per vdekjen e presidentit te Kosoves Dr. Ibrahim Rugova. Ne keto momente te veshtira per Ju dhe per popullin e Kosoves, me lejoni qe ne emer te qytetareve te Republikes se Maqedonise dhe ne emrin tim t'u shpreh ngushellimet e mija te sinqerta" - ka theksuar Cervenkovski, duke shprehur bindjen se qytetaret dhe autoritetet e Kosoves do te gjejne fuqi per tejkalimin e kesaj humbje te madhe.
Keqardhje te thelle kane shprehur edhe kryeministri Vllado Buckovski dhe Qeveria e Maqedonise. Kryetarit te Kuvendit Nexhat Daci, Kryeministrit Bajram Kosumi, Kryesise se Lidhjes Demokratike te Kosoves, Familjes Rugova dhe qytetareve te Kosoves ngushellime u kane derguar edhe drejtuesit e partive politike shqiptare ne Maqedoni. “Gjithe populli shqiptar, kudo qe ndodhet, e ndjen dhe ndan me Ju dhimbjen per humbjen e madhe per Kosoven, per Ju dhe per te gjithe ne. Duke Ju percjelle ngushellimet e mia, te bashkepunetoreve te mi dhe te gjithe shqiptareve te Maqedonise, Ju lus te beheni te forte dhe dhimbjen ta ktheni ne perkushtim edhe me te vendosur ne percaktimin jetik te kryetarit te ndjere Rugova - gjithcka ne sherbim te pavaresise se Kosoves”, thuhet ne telegram ngushellimin e kryetarit te BDI-se Ali Ahmeti.
Edhe kryetari i Partise Demokratike Shqiptare Arben Xhaferi, shpreh pikellimin e thelle per vdekjen e presidentit Rugova. “Zoti Rugova dha kontribut te madh ne zhvillimin e politikes ne mesin e shqiptareve, te zhvillimit te ideve per pavaresi te Kosoves. Ai ishte lideri me atipik politik ne te gjitha hapesirat e Ballkanit. Ne kohen kur te tjeret hapen skemen e luftes ai ishte lider i paqes dhe fale kesaj strategjie ai krijoi imazh shume pozitiv te faktoret nderkombetar”, thuhet ne prononcimin e kryetarit te PDSH-se, Arben Xhaferi. Ne telegram ngushellimin e kryetarit te PPD-se, Abdylhadi Vejseli, thuhet se presidenti Rugova do te mbetet pjese e historisë me te re te popullit shqiptare, me te cilen do te identifikohet njohja nderkombetare e pavaresise se Kosoves.
Ora 20:10 Kancelarja gjermane Angela Merkel: Misioni qe la pas Rugova eshte detyrim per pasardhesit e tij
Ngushellimin e saj per vdekjen e presidentit te Kosoves, e ka dhene sot nga Berlini edhe kancelarja gjermane Angela Merkel e cila ka thene se eshte tronditur shume pasi ka marre kete lajm te hidhur. "Nën drejtimin e Rugovës, Kosova ka ecur shume në fushën e demokracisë, shtetit të së drejtës dhe ekonomisë së tregut. Mbështetja e Rugovës për demokracinë dhe për mospërdorimin e dhunës, duhet të jetë një detyrim dhe trashëgimi për atë që ka përgjegjësi politike në Kosovë", u shpreh Merkel.
Ora 19:15 Bullgaria: Lideret kosovare te jene pragmatiste si presidenti i tyre Rugova
Bullgaria deklaroi sot se vdekja e Presidentit të Kosovës, Ibrahim Rugova ndodhi në një moment delikat dhe u bëri thirje pasardhësve të tij të huazojnë "pragmatizmin e tij". "Ne jemi të bindur se urtësia e Ibrahim Rugovës dhe pragmatizmi do të karakterizojnë qëllimet e liderëve që do ta zëvendësojnë", bëri të ditur Ministria e Punëve të Jashtme në një komunikatë.
Ora 18:50 Shqiperi, tri dite zie ne nder te Ibrahim Rugoves
Keshilli i Ministrave i Shqiperise vendosi sot, ne nje mbledhje te jashtezakonshme, te shpalle datat 23, 24 e 25 janar, tri dite zie kombetare, ne nderim dhe homazh te Presidentit te Kosoves, z.Ibrahim Rugova, i cili u nda nga jeta sot ne mesdite. Gjate ketyre tri diteve ne te gjitha institucionet, shteterore dhe publike, te ulet flamuri kombetar ne gjysmeshtize. Ky vendim u propozua nga vete kryeministri Sali Berisha. Po ashtu Keshilli i Ministrave vendosi qe ne ceremonine e varrimit, qe do te organizohet ne Prishtine, te marre pjese nje delegacion zyrtar i nivelit te larte.
Ndersa te gjitha veprimtarite artistike, kulturore dhe sportive, te planifikuara per diten, kur do te zhvillohet ceremonia e varrimit, te pezullohen dhe te shtyhen per nje date te mevonshme. Keshilli i ministrave ka ftuar te gjitha stacionet radiotelevizive, publike dhe private, qe, diten kur do te zhvillohet ceremonia e varrimit, te transmetojne muzike funeber.
U vendos gjithashtu qe diten e merkure, date 25.1.2006, ora 12:00, kur arkivoli me trupin e te ndjerit do te vendoset ne banesen e fundit, te nderpritet cdo veprimtari, te mbahet 1 (nje) minute heshtje dhe te bien borite dhe sirenat e te gjitha mjeteve te levizshme ne mbare vendin, ne nderim te kujtimit te te ndjerit.
Ora 18:10 Sekretari i jashtem britanik Straw: Rugova nder figurat me te shquara te Kosoves
Ne kete moment te veshtire per familjen Rugova dhe popullin e Kosoves, deshiroj te shpreh simpatine time dhe ngushellimet e mia me te sinqerta per vdekjen e kryetarit Ibrahim Rugova, ka thene sekretari i jashtem britanik, Jack Straw. Ai e ka vleresuar presidentin Rugova si nje nder figurat me te shquara te Kosoves. "Vdekja e tij vjen ne kohen e procesit kur vendoset e ardhmja e Kosoves, per te cilen gje kryetari Rugova ka punuar fuqishem”, ka thene Straw.
Ora 18:05 Eliot Engel: Te gjithe duhet ta marrin shembull nje njeri si Rugova
“Ibrahim Rugova i kushtoi gjithe jeten per pavaresine e Kosoves dhe eshte per te ardhur keq qe ai tani nuk eshte me. Por duhet ta marrim te gjithe per shembull. Une isha per vizite ne Kosove dhe surprizova nga aftesia dhe aftesia e ketij njeriu. Megjithate tani mund te them se Kosova ka politikane shume te zote dhe jam I sigurt se ata do te dijne ta cojne perpara misionin e Rugoves per nje Kosove te pavarur”, eshte shprehur sot Eliot Engel, ligjvenes demokrat ne SHBA
Ora 17:55 Petersen dhe lideret kosovare me nje deklarate te perbashket: Jemi te bashkuar ne dhimbje. Jemi te bashkuar ne ecurine e Kosoves
Pasi eshte takuar me lideret kosovare shefi i UNMIK-ut Soren Jessen Petersen, ka dale me nje deklarate te perbashket per shtyp. Ne kete deklarate te tij dhe lidereve politike kosovare thuhet: Kosova gjithnje ka qene e bashkuar dhe ne kete moment kosovaret duhet te perballen me kete moment te dhimbshem. Jemi shume te pikelluar te gjithe per humbjen e kryetarit Ibrahim Rugova. Ne jemi te bashkuar ne dhimbjen tone se bashku edhe me te gjithe njerezit. Jemi te bashkuar qe ta cojme Kosoven perpara.

Presidenti Ibrahim Rugova
Ora 17:50 Qytetaret kosovare qirinj me rastin e vdekjes se kryetarit Rugova 

Kryesia e Forumit te Rinise te LDK-se permes nje njoftimi per shtyp i ka ftuar qytetaret e Kosoves qe me rastin e vdekjes se kryetarit Ibrahim Rugova te mblidhen ne sheshet kryesore te te gjitha qendrave te Kosoves sonte duke filluar nga ora 19.00 dhe te ndezin qirinj ne shenje nderimi per jeten dhe vepren e kryetarit Rugova.
Ora 17:35 Solana: Do te na mungoje urtesia dhe autoriteti i Rugoves 

"Presidenti Rugova ishte një njeri i paqes dhe i pathyeshem. Do të na mungojë urtësia dhe autoriteti i ketij njeriu te madh", deklaroi sot Havier Solana, përfaqësuesi i Lartë për Politikën e Jashtme të Bashkimit Europian.

Ora 17:20 Ndizen qirinj ne qender te Tiranes per nder te Ibrahim Rugoves 

Sheshi Skenderbej eshte mbushur me qirinj te cilet jane ndezur ne oret e drekes ne nderim te Presidentit Ibrahim Rugova. Ka qene Parlamenti Rinor i cili ka ftuar të gjithë qytetarët e Tiranës të ndezin qirinj në homazh të Presidentit Ibrahim Rugova, i cili u nda nga jeta sot në mesditë.

Ora 17: 10 Thaçi: Ndërtimi i idealeve për Kosovën shtet të pavarur bëhet vetëm bashkërisht 

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Hashim Thaçi, ka thënë sot në një konferencë për shtyp se vdekja e kryetarit të Kosovës Ibrahim Rugova në momentet aktuale të proceseve të rëndësishme politike për statusin e vendit është një moment i rëndë për çka ka kërkuar që kjo gjendje të kalohet nga qytetarët dhe institucionet me dinjitet dhe pjekuri njerëzore e politike.

Ora 16:55 Gjeneral Çeku: Rugova ishte përkrahës dhe mbështetës i madh i vizionit të TMK-së 

“Lajmi për vdekjen e kryetarit të Kosovës dr. Ibrahim Rugova na ka tronditur dhe prekur thellë edhe ne pjesëtarëve të TMK-së. Me vdekjen e tij, Kosova dhe qytetarët e saj kanë humbur një personalitet të shquar dhe një lider të madh, në një moment shumë të rëndësishëm dhe vendimtar për të ardhmen”, ka thënë në një telegram ngushëllimi komandanti i TMK-së, gjenerallejtënant Agim Çeku dërguar qytetarëve të Kosovës dhe familjes Rugova.

Ora 16:40 Ilir Meta: Rugova nderkombetarizoi dhe e beri te njohur ne gjithe boten ceshtjen e Kosoves 

Kryetari i Levizjes Socialiste per Integrim, Ilir Meta, shprehu sot ngushellime per ndarjen nga jeta te Presidentit te Kosoves dr. Ibrahim Rugova. “Kjo eshte nje dite dhimbjeje per ndarjen me simbolin e perpjekjeve paqesore, i cili e nderkombetarizoi dhe e beri te njohur ne perendim dhe ne te gjithe boten çeshtjen e Kosoves. Ne kete dite te nje dhimbjeje per te gjithe shqiptaret e Kosoves, por edhe per te gjithe shqiptaret kudo qe jane, dua t’i percjell te gjithe shqiptareve te Kosoves, te gjithe institucioneve te Kosoves, Lidhjes Demokratike te Kosoves dhe familjes se Presidentit Rugova, ngushellimet me te sinqerta, por njekohesisht edhe solidaritetin tone ne kapercimin e kesaj dhimbjeje te veçante”, theksoi kryetari i LSI-se.

Ora 16:25 Goldberg: Rugova e ka të siguruar vendin në historinë e Kosovës 

Perfaqesuesi i zyres amerikane ne Prishtine Filip Goldberg ne nje telegram ngushellues shkruan se “Kosova ka humbur një udhëheqës të dashur dhe SHBA kanë humbur një mik të vjetër dhe të nderuar. Ai tashmë e ka të siguruar vendin në historinë e Kosovës dhe në zemrat e njerëzve këtu dhe në botë”.

Ora 16:19 Gjenerali Valoto: Për mua si komandant i KFOR-it ka qenë nder për të punuar me këtë udhëheqës historik të Kosovë 

Në emër të ushtarëve të KFOR it, Komandanti i KFOR it, Gjen. Lejt. Giuseppe Valotto, i shpreh ngushëllimet e tij më të thella familjes së Z. Rugova. "Dëshiroj të shpreh keqardhjen time më të thellë për humbjen e Presidentit Ibrahim Rugova. Për mua si komandant i KFOR it ka qenë nder dhe kënaqësi për të punuar me këtë udhëheqës historik të Kosovës", ka thënë Gjenerali Valotto.
"Jam i bindur se cilësitë e mëdha morale dhe njerëzore që ishin pjesë e personalitetit të Z. Rugova, do të vazhdojnë të udhëheqin rrugën e popullit të Kosovës për një të ardhme paqësore dhe jo të dhunshme të rajonit.

Ora 15:55 Kryetarja e Kuvendit te Shqiperise, Topalli: Rugova ishte frymezimi i paqes ne zemer te rajonit me te trazuar te Europes 

Kryetarja e Kuvendit te Shqiperise, zonja Josefina Topalli shprehu keqardhjen deputeteve te kuvendit te Shqiperise per vdekjen e zotit Rugova. “Si shqiptar ndjehemi krenar qe e patem mes nesh, ndjehim keqardhje qe humben nje rilindaz te shek XX. Si qytetar do te ndjejme mungesen e humanizmit te madh te tij. Ai ishte frymezimi i paqes ne zemer te rajonit me te trazuar te Europes” tha zonja Topalli e cila ne fjalen e saj vleresoi se tepermi figuren e presidentit Rugova.

Ora 15:50 Presidenti francez, Shirak: Vdekja e Rugoves eshte me shume se tragjike
Presidenti francez Zhak Shirak shprehu ngushellimet e tij per vdekjen e presidentit te Kosoves, Ibrahim Rugova. “Vdekja e Rugoves ne nje moment kur diskutohet statusi final I Kosoves, eshte me shume se tragjike” tha Shirak. “Franca shpreh keqardhjen dhe ngushellimet e saj per Rugoven I cili luajti nje rol historik ne mbrojtjen e te drejtave demokratike te Kosoves per paqe ne rajon” thuhet ne telegramin qe presidenti francez I ka derguar kryetarit te parlamentit te Kosoves, akademik prof.dr.sci.Nexhat Daci.

Ora 15:47 Ismail Kadare: Rugova do te kujtohet gjithnje si presidenti i pare i Kosoves se lire. 
Shkrimtari i madh shqiptar Ismail Kadare, ka shprehur keqardhjen e tij per ndarjen nga jeta të Presidentit Rugova. "Humbja e Rugoves, eshtë një lajm i hidhur për Kosovën dhe shqiptarët kudo në botë.
Do të kujtohet për shumë gjëra Rugova, por do të kujtohet në radhë të parë si presidenti i parë i Kosovës së lirë. Për mua si shkrimtar edhe si njeri dhimbja ka qenë e veçantë, sepse ka qenë kolegu im edhe miku im. Kemi qenë miq edhe kur kemi pasur mendime të njëjta edhe kemi mbetur miq edhe kur kemi pasur mendime të kundërta. Ai vazhdon dhe do të vazhdojë të jetë përsëri i dobishëm për Kosovën dhe për të gjithë kombin shqiptar.
Shpresoj se klasa politike e Kosovës në këtë vit historik, kur mungesa e tij do të ndihet aq shumë, ta kthejë emrin e tij, veprën dhe urtësinë e tij, në një energji të madhe pozitive për Kosovën dhe të gjithë shiptarët".
njofton BBC.
Ora 15:45 Ambasadori Unendt ngushëllon familjen Rugova
Per ndarjen nga jeta te kryetarit të Kosovës Ibrahim Rugova, edhe kreu i misionit të OSBE-së në Kosovë, ambasadori Uerner Unendt i ka shprehur sot të shtunën ngushëllimet e tij më të thella familjes Rugova dhe popullit të Kosovës.
Ora 15:40 Presidenti i Shqiperise, Mosiu: Lajmi ka prekur zemrat e gjithe shqiptareve
Presidenti i Shqiperise, Alfred Mosiu shprehu sot keqardhjen per vdekjen e presidentit kosovar Ibrahim Rugova. “Lajmi ka prekur zemrat e gjithe shqiptareve kudo ku jane” tha Moisiu I cili vleresoi punen e bere nga Rugova qe Kosova te fitoje pavaresine. Edhe ai si lideret e tjere shqiptare I beri thirrje udheheqesve kosovare per unitet, ne menyre qe te mund te arrijne te fitojne pavaresine e Kosoves, ceshtjen per te cilen Rugova luftoi deri ne funf te jetes se tij.
Ora 15:35 Maqedonia shpreh keqardhje per vdekjen e presidentit të Kosovës
Presidenti i Maqedonisë, Branko Cërvenkovski, kryeministri Vlado Buçkovski dhe qeveria që ai drejton kanë shprehur të shtunën keqardhjen e thellë per vdekjen e presidentit të Kosovës Ibrahim Rugova.
Ora 15:10 KE: Lideret Kosovare te ndjekin rrugen e Rugoves
Rugova ishte nje kryetar shteti i respektueshem. Komisioni Europian vlereson punen e tij per nje zgjidhje paqesore te problemit te Kosoves si dhe inkurajon udheheqesit politik kosovare te vazhdojne ne rrugen e tij”. Keshtu tha sot presidenti i Kosmisionit Europian Manuel Barroso, pasi mori vesh lajmin e vdekjes se presidentit kosovar, Ibrahim Rugova.
Ora 15:00 Ahtisari: Bisedimet mes Prishtines dhe Beogradit do te shtyhen
I ngarkuari special i OKB-se, Marti Ahtisari per negocimin e bisedimeve mes Prishtines dhe Beogradit per statusin e ardhshem te Kosoves deklaroi se keto bisedime do te shtyhen si pasoje e vdekjes se presidentit kosovar, Ibrahim Rugova. Ai i beri apel per qetesi ne Kosove pas vdekjes.
Ora 14:50 Kreu i BDI-se, Ahmeti shpreh keqardhje per vdekjen e Rugoves
Kryetari i partise shqiptare ne Maqedoni, Bashkimi Demokratik per Integrim, Ali Ahmeti shprehu keqardhjen e tij pre vdekjen e presidentit Rugova. Ahmeti tha se shqiptaret e Maqedonise e kane perjetuar me dhimbje vdekjen e presidentit kosovar, sepse ai ka dhene kontributin e tij te cmuar qe Kosova dhe shtetasit e saj te fitojne pavaresine. Zoti Ahmeti i shprehu ngushellimet e tij familjes Rugova dhe gjithe kosovareve, beri thirrje per unitet, dhe theksoi se nuk do te mungoje ne ceremonine e varrimit te presidentit kosovar Ibrahim Rugova.
Ora 14:45 Perfaqesuesi i Solana i ben thirrje per unitet faktorit politik kosovar
Bashkimi Europian dhe NATO kane organizuar nje mbledhje urgjente menjehere pas marrjes se lajmit te vdekjes se presidentit Rugova. Vete perfaqesuesi i larte i Bashkimit Europian, Havier Solana, pasi ka marre vesh lajmin ka kerkuar te dije gjithe detajet e ngjarjes se hidhur. Zedhenesja e tij, Kristina Gala beri the ditur se zoti Solana I ben thirrje per unitet faktorit politik kosovar. Nderkaq ne delegacion I BE-se eshte duke pritur daten e ceremonise se varrimit te presidentit Rugova per te marre pjese ne te. Nuk perjashtohet mundesia qe vete zoti Solana te marre pjese ne kete ceremoni.
Ora 14:40 Shefi i UNMIK, Petersen: Vdekja e Rugoves eshte humbje e madhe
Kosova te ruaje unitetin Shefi i UNMIK-ut, Soren Jessen-Petersen, tha sot se vdekja e presidentit Ibrahim Rugova, është një humbje e madhe, por kërkon që në Kosovë të ruhet uniteti. Ai shkoi për ngushëllime në shtëpinë e kryetarit të ndjerë, ku u prit nga familja e tij dhe kryetari i Kuvendit të Kosovës, Nexhat Daci, i cili falënderoi familjen Rugova që i dha Kosovës një burrështetas të madh.
Ora 14:30 Kryeministri shqiptar Berisha shpreh ngushellimet e tij familjes Rugova dhe popullit te Kosoves
Kryeministri io Shqiperise, Sali Berisha shpreh ngushellimet e tij familjes se presidentit Rugova dhe gjithe qytetareve te Kosoves. ai e cilesoi presidentin kosovar “princin dhe shembullin e qendreses se shqiptareve ne Kosove”.
Ora 14:20 AAK: Te ndiqet shembulli i Rugoves
Te luftohet per pavaresine e Kosoves Kosova eshte e perfshire nga dhimbja per vdekjen e presidentit te saj. Zedhenesi I partise AKK, Ernest Luma percolli ngushellimet e AAK-se, per familjen e presidnetit dhe gjithe Kossoves si dhe I beri thirrje kosovareve te ndjekin rrugen e Rugoves: te luftojne dhe te jene te vendosur per pavaresine e Kosoves.
Ora 14:10 Majko: Shqiptaret i kane borxh Rugoves pavarësinë e Kosovës
Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste te Shqiperise, Pandeli Majko tha se “shqiptarët, Kosova dhe kosovarët i kanë borxh Ibrahim Rugovës, jo vetëm thjesht homazhin, por jam i bindur se i kanë borxh edhe amanetin e tij, pavarësinë e Kosovës”.
Frank Valter Shtajnmajer
Edhe ministri gjerman i Punëve të Jashtme, Frank Valter Shtajnmajer, u ka shprehur organeve zyrtare të Kosovës dhe popullit kosovar ngushëllimet për vdekjen e presidentit Rugova, i cili, sipas ministrit socialdemokrat, ka qenë i lidhur ngushtë me Gjermaninë. "Endrra e jetës së tij ka qenë pavarësia e Kosovës, për të cilën është përpjekur në mënyrë të palodhshme, si edhe integrimi i saj në familjen evropiane," - ka deklaruar Shtajnmajer.
Uta Capf
Ekspertja e fraksionit socialdemokrat në Bundetag për Ballkanin, Uta Capf, është shprehur e hidhëruar për humbjen e Rugovës. "Është një humbje e madhe, sepse si president i ekuilibruar Rugova gjithmonë ka qenë partner i preferuar për Perëndimin," - i tha Capf “Dojçe Veles”. Politikania socialdemokrate shpreson që pasardhësi i tij do t'i udhëheqë bisedimet për statusin me përgjegjësinë e Rugovës.
Rainer Shtiner
Eksperti i liberalëve për Ballkanin, Rainer Shtiner, është shprehur i merakosur për boshllëkun e krijuar në udhëheqjen kosovare. Shtiner tha: "Rugova ishte padyshim pika qendrore e politikës në Kosovë. Nga boshllëku i krijuar me humbjen e tij ka rrezik të përfitojnë grupet militante, prandaj ka rëndësi që tani Bashkësia Ndërkombëtare e në mënyrë të veçantë, Bashkimi Evropian të kenë kujdes, që Kosova të mbetet e qëndrueshme."
Angelika Beer
Koordinatorja e të gjelbërve evropianë për Ballkanin, Angelika Beer, ka shprehur keqardhjen që Rugova nuk arriti të udhëhiqte palën kosovare në bisedimet për statusin e Kosovës. Beer tha: "E kam ndjekur për vite me radhë luftën e tij për një zgjidhje paqësore, për një Kosovë që nuk është më e kërcënuar nga Serbia dhe mendoj, se është një humbje e madhe edhe për shqiptarët."
Franc Lotar Altman
Drejtuesi i sektorit të Ballkanit Perëndimor në fondacionin "Shkenca dhe Politika" nga Berlini, Franc Lotar Altman, në një intervistë dhënë televizionit të “Dojçe Veles”, ka thënë se gjetja e një pasardhësi për Rugovën do të jetë e vështirë. "Ai luante një rol atëror për shqiptarët," - ka deklaruar shkencëtari gjerman. Altman parasheh që konkurrenca ndërmjet kandidatëve të mundshëm për të zëvendësuar Rugovën, të çojë deri në përçarjen e Lidhjes Demokratike të Kosovës, duke vënë në rrezik bisedimet për statusin.
Gianfranco Fini
“Nga presidenti kosovar Rugova do të ruajmë gjithmonë kujtimin e personalitetit të tij dhe mesazhin e paqes për ndërtimin e një Kosove demokratike dhe multietnike, e projektuar drejt një të ardhmeje evropiane”.
La Stampa
Gazeta italiane “La Stampa” e ka konsideruar ish-presidentin e Kosovës, Ibrahim Rugova, si Hamletin e Ballkanit. Në shkrimin e saj gazeta italiane ka pohuar se Rugova ka qenë një lider shumë serioz dhe president i një shteti që nga dita në ditë priste pavarësinë. Ajo ka bërë një kronikë të vdekjes së Rugovës dhe ka pohuar që vdekja e tij lë një boshllëk të madh në politikën e Kosovës dhe të gjithë rajonit. “Pas tij nuk mbetet askush. Tashmë për të ardhmen e rajonit po pritet ardhja e liderit të ri të Kosovës”, thuhet në shkrimin e “La Stampa”.
REUTERS
Agjencia e njohur e lajmeve REUTERS, ka pohuar dje se e gjithë Kosova është në zi për vdekjen e Ibrahim Rugovës, figurës që ka drejtuar vendin përgjatë 15 viteve të fundit. Edhe pse figura e tij u eklipsua nga lufta e viteve 1998-1999, Rugova doli sërish në skenë, madje shumë fuqishëm, duke u bërë presidenti i parë i pasluftës. Agjencia REUTERS pohon se tashmë Kosova është në kërkim të një lideri të ri që do të mbyllë negociatat për pavarësi. Sipas saj, parlamenti i Kosovës ka tre muaj kohë për të votuar presidentin e ri.
“La Repubblica”
Gazeta italiane e ka konsideruar Ibrahim Rugovën si një humbje te madhe për rajonin dhe Kosovën në veçanti. “Vdekja e Rugovës ka ardhur pikërisht katër ditë pas fillimit të bisedimeve në Vjenë ndërmjet serbëve dhe kosovarëve për statusin e Kosovës. Pas kësaj ngjarjeje të rëndë bisedimet janë shtyrë për disa ditë. Tashmë do të jetë lideri i ri i Kosovës ai që do të merret me këto bisedime”, - thotë gazeta italiane. Sipas saj, Ibrahim Rugova ka qenë lideri i rezistencës paqësore të kosovarëve në kërkim të pavarësisë por ai ishte realisht president i një shteti që ende nuk ekziston.
“The Guardian”
Gazeta prestigjioze britanike e ka konsideruar vdekjen e Ibrahim Rugovës si “vdekjen e liderit për pavarësinë e Kosovës”. “Presidenti i Kosovës, Ibrahim Rugova, një figurë shteti për pavarësinë e shqiptarëve nga Serbia vdiq nga kanceri në mushkëri. Vdekja e tij erdhi në momentin e rëndësishëm të fillimit të bisedimeve ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës për të vendosur nëse Kosova, vendi ku 90% e popullsisë janë shqiptarë, do të marrë apo jo pavarësinë. Këto bisedime do të zhvilloheshin nën mbikëqyrjen e Kombeve të Bashkuara”, - thotë gazeta britanike “The Guardian”.
AGENCE FRANCE-PRESSE
Agjencia franceze e lajmeve, të cilës i janë referuar pjesa më e madhe e gazetave amerikane, e ka konsideruar vdekjen e Ibrahim Rugovës si një ngjarje që do të vonojë bisedimet për statusin final të Kosovës. Në shkrimin e saj kjo agjenci lajmesh e cilëson Rugovën si liderin që simbolizonte rezistencën paqësore kundër regjimit serb. Ndërkohë kjo agjenci lajmesh pohon se ende nuk mund të flitet për një emër konkret për personin që do të zëvendësojë Ibrahim Rugovën në postin e presidentit të Kosovës. Sipas saj, presidenti i ri do të jetë shumë vendimtar në përcaktimin e statusit final.
“Washington Post”
“Presidenti i Kosovës, Ibrahim Rugova, vdes në vigjilje të fillimit të bisedimeve për statusin final”. Kështu e fillon shkrimin e saj për vdekjen e presidentit kosovar gazeta amerikane “Washington Post”. Sipas saj, Rugova kishte kohë që përpiqej ti jepte fund regjimit serb mbi Kosovën. “Përpjekjet e Ibrahim Rugovës për një rezistencë paqësore dhe idetë e tij kundër dhunës i dhanë edhe emrin “Gandi i Kosovës”. Ai ka punuar shumë për pavarësinë e Kosovës, por nuk arriti që të jetonte deri në ditën kur do të vendoset statusi final i këtij vendi”, thuhet në kumtesë.

Përgatiti :Flori Bruqi(26.1.2006)

3 DEMONSTRUES TË VDEKUR NË TIRANË







Organizata e të drejtave të njeriut, Amnesty International, u ka bërë thirrje autoriteve shqiptare të hetojnë vdekjet e raportuara të tre njerëzve gjatë protestave anti qeveritare në Tiranë.
“Policia ka të drejtë të ruajë rendin dhe të mbrojë publikun, por ajo nuk duhet të përdorë forcë të tepruar kundër atyre që ushtrojnë të drejtën e tyre të ligjshme për të protestuar”, tha Andrea Huber, zv/drejtore e sektorit të Evropës dhe Azisë Qendore të organizatës Amnesty International.

Kryeprokurorja Ina Rama ka drejtuar sot analizën e task forcës kundër krimit ekonomik, ku ka paraqitur disa të dhëna statistikore mbi veprimtarinë e Prokurorisë së Përgjithshme. “Janë përfunduar hetimet për 78 për qind të çështjeve në procedim. Ndërsa gjykata ka gjetur fajtorë 82% të personave që kanë qenë në gjykim”, ka deklaruar Rama.
Numri 1 i organit të akuzës ka theksuar se e rëndësishme në luftën kundër pastrimit të parave dhe krimit financiar është zbatimi i rekomandimeve të ekspertëve të huaj. “Për këtë arsye njësive hetimore u janë dhënë mjetet e duhura, si dhe janë aplikuar programe trajnuese për prokurorët dhe magjistratët”, ka pohuar Rama.
Më tej kryeprokurorja u ka tërhequr vëmendjen vartësve të saj për mungesën e profesionalizmit në disa raste, si dhe të vullnetit për të luftuar krimin e organizuar, që sipas saj është një rrezik konkret për shtetin shqiptar.
“Niveli i profesionalizmit të oficerëve të policisë gjyqësore nuk është ai që kërkohet. Duhet një goditje e fortë ndaj fenomenit kriminal që po dëmton në një dimension të madh shoqërinë shqiptare”, ka shtuar Rama. I pranishëm në këtë analizë ka qenë edhe ministri i Financave, Ridvan Bode, i cili ka theksuar se lufta kundër krimit financiar ka qenë inkurajuese.
“Lufta kundër krimit ekonomik ka qenë eficente. Kemi një rritje të kallëzimeve dhe të dokumentimit të veprave penale, si dhe 61 procedime për pastrim parash”, ka deklaruar Bode.



 Ministri i Brendshëm, Lulzim Basha deklaroi te premten ne mbrëmje, se "Policia e Shtetit do vazhdojë të qëndrojë në mbrojtje të rendit, qetësisë publike, institucioneve dhe shtetit ligjor".

Deklarata e ministrit Basha u bë pas vizitës në Spitalin Ushtarak ku po trajtohen efektivat e Policisë së Shtetit të plagosur gjatë zhvillimit të protestës, të organizuar nga opozita, e shoqëruar me akte dhune nga protestuesit.
"Ishte një organizim i turpshëm i marrjes së institucioneve me dhunë", u shpreh Basha duke vlerësuar profesionalizmin, që treguan efektivat e Policisë së Shtetit dhe Gardës së Republikës, përballe kontingjenteve të mirëpërgatitura të krimit, të cilat u drejtuan dhe organizuan nga drejtuesit dhe organizuesit e protestës".
Ministri i Mbrojtjes së Shqipërisë, Arben Imami tha se "demonstrata e organizuar sot nga opozita dështoi tërësisht pasi degjeneroi në përfshirje dhune por ajo qe u bë sot është edhe një krim politik, një atentat që do ta vuajmë në vitet në vazhdim". Duke theksuar se PS nuk ka kauzë, ministri nënvizoi se "demonstrata e sotme ishte një film që e kishte skenarin të lexuar". "Fakti që tre vrasje janë bërë jashtë syrit të medias, do të thotë që janë bërë aty ku nuk ka patur polici dhe ato janë improvizuar", cilësoi Imami. Gjithashtu ministri përgëzoi edhe punonjësit e policisë së shtetit për profesionalizmin dhe humanizmin që dëshmuan përballë protestuesve duke mbrojtur rendin kushtetues dhe institucionet.



Ministri i Punëve Publike dhe Transportit Sokol Olldashi deklaroi të premten se demonstrata e organizuar nga Partia Socialiste ishte një grusht i pastër shteti ndërsa akuzoi publikisht Edi Ramën, kreun e PS-së si përgjegjësin, autorin dhe shkaktarin e tre viktimave të protestës së sotme.
Ai tha se personat pjesëmarrës në demonstratë nuk ishin socialistë por rrugace të paguar nga Edi Rama për të sulmuar institucionet e shtetit për të hyrë brenda. Sipas tij, policia është qëlluar me mjete të forta dhe sulmi ndaj policisë dhe institucioneve janë elementë të një grushti të pastër shteti i mbetur në tentativë, ndërsa falënderoi uniformat blu për sjelle profesionale.
"Falënderoj policinë e shtetit për mënyrën dinjitoze që përballoi një evoluim gjakrash", deklaroi Olldashi.


Shefi i Urgjencës së Spitalit Ushtarak, njoftoi se fillimisht kanë mbërritur në spital dy persona pa jetë, të identifikuar si Viver Veizi, 43 vjeç nga Gjirokastra dhe viktima e dytë, Hekuran Deda nga Dibra.
Personi i tretë që humbi jetën në spital është ende i paidentifikuar. Sipas burimeve spitalore, ai është qëlluar me snajper.

Ndërkohë që numri i të plagosurëve është disa dhjetra persona.
Në gjendje më të rëndë ndodhen 22 persona me trauma të ndryshme në trup.
Ndërkohë që burimet zyrtare të Ministrisë së Brendshme konfirmuan se, nga përdorimi i gurëve dhe sendeve të forta, janë plagosur 10 efektiva të policisë, ndërsa më shumë se 100 të tjerë janë të plagosur.
Pesë prokurorë të Tiranës, kanë nisur hetimet e tyre dhe fillimisht kanë marrë në pyetje të gjithë të shoqëruarit në Spitalin Ushtarak të Tiranës.
Prokurorët nuk kanë bërë të ditur ende asgjë zyrtarisht, ndërkohë që ekzaminimi i parë mjekësor, ka bërë të ditur se dy prej të vdekurve janë qëlluar me armë të kalibrit të vogël, pistoletë, ndërsa një prej tyre ka marrë plagë me armë zjarri në kokë.
Gjithçka do të zbardhet pasi të kryehet edhe autopsia e viktimave.
Berisha: Banditë e kriminelë tentuan që të marrin pushtetin me dhunë
Konferencë shtypi e kryeministrit Sali Berisha pas përfundimit të demonstratave të dhunshme të organizuara nga partia Socialiste.

Rreth orës 19.30 minuta në selinë e kryeministrisë Sali Berisha mbajti një konferencë për shtyp në të cilën shprehu qëndrimin e tij e të Qeverisë shqiptare për protestat e dhunshme të socialistëve. “Sot ju dhe mbarë miqtë e Shqipërisë kudo në botë panë fytyrën e vërtetë, shëmtinë morale të Evdin Kristaq Ramës, djalit të ish-ministrit të regjimit të shtetit të diktaturës, të masakrës së Shkodrës, ish-ministrit të Enver Hoxhës, Skënder Gjinushit, projektuesit të një akti kriminal. Këta banditë tentuan që të marrin pushtetin me dhunë, duke angazhuar bashibuzukë, banditë, kriminelë, trafikantë të paguar në bazë të skenarit të përgatitur ditë më parë nga   Edvin Kristaq Rama.
Grupe banditësh, trafikantë e terroristë, jo më shumë se 200-300 vetë për orë të tëra tentuan të pushtojnë kryeministrinë e vendit, për t’i vënë asaj zjarrin dhe të kështu të vendosin pushtetin e dhunës. Skenari i tyre ishte që me çdo kusht të merrnin kryeministrinë, që me çdo kusht të marrin parlamentin dhe ministritë. Në këtë përleshje kanë humbur jetën 3 qytetarë, janë plagosur dhjetëra policë, përgjegjësia e plotë totale për të gjitha këto binë mbi liderin socialist.
Duke shprehur ngushëllimet më të sinqerta familjarëve të viktimave. Theksoj se nga të dhënat paraprake flasin se secili prej tyre është qëlluar nga afër me armë, me pistoletë të cilat nuk gjenden në përdorim as nga Garda e Republikës e as nga policia e shtetit. Kërkoj zbardhjen sa më të shpejt për humbjen e këtyre jetërave.

Jam këtu për të shprehur vlerësimin tim më të madh dhe mirënjohje të thellë policinë e shteti, për shkallën më të lartë të profesionalizimit, trimërisë, përgjegjësisë, guximit e gjakftohtësisë që ajo tregoi përballë provokimeve të bandave socialiste.
Me profesionalizmin, kurajën, pjesëtarë të forcave të rendit dëshmuan para shqiptarëve dhe mbarë botës se ne këtë vend ka rend e ligj. Dua të theksoj se nëse treshja Rama, Gjinushi, Ruqi tentuan që në këtë mënyrë të realizojnë një qëllim të tyre makabër. Unë jap fjalën se në këtë mënyrë do të realizoj vetëm daljen përfundimtare nga skena politike e këtij vendi.

Cilido që shkel ligjin do të përballet me pasojat e tij direkte. E ftoj z. Rama të mos provokojë popullin shqiptar, të mos provokoj shoqërinë shqiptare. Falënderoj faktorin ndërkombëtare, veçanërisht SHBA që ka shprehur qëndrimet e veta në favor të rendit demokratik, përfaqësuesit e BE-së, të OSBE-së dhe ju garantoj se skenarë të tillë nuk do të pranoj, ju garantoj se skenarë të tillë do të ndëshkohen.
Garda e Republikës: Shumë efektiv na janë plagosur
Mjaft forca të Gardës së Republikës, kanë mbetur të plagosur gjatë përleshjes së sotme me demonstruesit e organizuar nga opozita.
“Janë plagosur një numër i konsiderueshëm i efektivave të Gardës, ku një pjesë ndodhet në Spitalin Ushtarak dhe pjesa tjetër e plagosur vazhdon të qëndrojë në detyrë, gjatë demonstratës së ditës së sotme, dt 21.01.2011 pranë Kryeministrisë”, thuhet konkretisht në deklaratën e Gardës së Republikës.

Duke shtuar se mjetet që kanë përdorur protestuesit janë; gurë, tulla, shishe me lëngë djegëse, shkopinj, etj.
Rama tek demonstruesit e plagosur në spital, reagon Berisha
Kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama ndodhet në këto momente në spitalin ushtarak
duke vizituar personat e plagosur gjatë incidenteve që shoqëruan demosntratën e mbajtur sot në Tiranë.
Pak minuta më parë, Rama akuzoi kryeministrin Sali Berisha se “sot i ka lyer duart me gjak shqiptar”.
Ndërkohë, në ora 19:30 pritet një konferencë për media e kryeministrit Sali Berisha i cili do të reagojë në lidhje me gjendjen e krijuar pas demonstratës e cila u shoqërua me akte dhune nga të dyja palët sot në Tiranë.
Aktualisht ne spitalin ushtarak ne Tirane ndodhen 22 persona civile te plagosur si dhe 17 efektiva policie qe kane marre plage te ndryshme.
Tre të vdekurit në demonstratë, spitali: U qëlluan me armë nga afër
Burime spitalore kanë thënë se tre personat e vdekur si pasojë e incidenteve që shoqëruan demonstratën e sotme në Tiranë, janë qëlluar me armë të kalibrit të vogël në distancë të afërt.
Sipas burimeve zyrtare, dy të vdekurit e identifikuar tashmë, janë shtetasit Zyber Veizi, 45 vjeç, nga Gjirokastra dhe Hekuran Deda nga Dibra.
I vdekuri i tretë ende nuk është identifikuar.
Mjeku Sami Koçeku, nga spitali ushtarak i cili trajtoi tre personat që gjetën vdekjen, ka thënë se ata ishin qëlluar me pistoletë në distancë të afërt.
SHBA, BE, OSBE:Demonstrata nuk ishte paqësore, ndal përdorimit të dhunës
Ambasada amerikane në Tiranë, Kreu i Delegacionit të Bashkimit Evropian në Tiranë, Prania e OSBE-së në Shqipëri deklaruan pak çaste më parë: Shprehim keqardhje të thellë që demonstrata e sotme në Tiranë nuk ishte paqësore dhe çoi në disa viktima.
Dhuna dhe përdorimi i tepërt i forcës nuk mund të justifikohen dhe duhen shmangur
Bëjmë thirrje urgjente për qetësi dhe përmbajtje nga të gjitha palët dhe qëndrimin e tyre larg provokimeve.
Shqipëria është një vend demokratik, aspiron për anëtarësim dhe i ka institucionet e nevojshme demokratike.
Për rrjedhojë, ripërsërisim thirrjen tonë për dialog konstruktiv dhe kompromis për të zgjidhur mosmarrëveshjet politike ekzistuese.
Demonstrata, i vdekuri i dytë nga Dibra
Identifikohet personi i dytë që gjeti vdekjen gjatë incidenteve të ndodhura gjatë demonstratës sot në Tiranë.
Sipas burimeve zyrtare, viktima e dytë e këtyre ngjarjeve tragjike është shtetasi Hekuran Deda, nga Dibra.
Shkon në tre numri i të vdekurve ,22 civilë e 17 policë të plagosur
Bilanci i demonstratës së mbajtur sot në Tiranë dhe incidenteve që shoqëruan atë sa vjen e bëhet më i rëndë.
Nga të gjitha spitalet e Tiranës, si dhe nga policia e shtetit, konfirmohet se deri tani, veç dy personave të vdekur, janë paraqitur për ndihmë edhe 22 civilë.
Ndërkohë, përplasje fizike mes demonstruesve dhe policisë kanë pasur pasoja edhe për uniformat e rendit.
Kështu, 17 efektiva policie njoftohet se kanë mbetur të plagosur si pasojë e demonstratave.
PAK CASTE ME PARE, NGA SPITALI USHTARAK ESHTE KONFIRMUAR EDHE VDEKJA E PERSONIT TE TRETE SI PASOJE E PERLESHJEVE ME POLICINE.
Identifikohet njëri nga dy të vdekurit në demonstratë
Identifikohet njëri nga dy personat që kanë gjetur vdekjen gjatë demonstratës së sotme para kryeministrisë në Tiranë.
Policia njoftoi se bëhet fjalë për shtetasin Ziver Veizaj nga Gjirokastra, rreth 60 vjeç, i cili ka humbur jetën në Spitalin Ushtarak.
Ai ka mbërritur në urgjencë i plagosur rëndë dhe për pasojë ka gjetur vdekjen.
Burime nga spitali kanë thënë se shtetasi që humbi jetën, është qëlluar në distancë të afërt me pistoletë.
- - - -
Një prej drejtuesve të Spitalit Ushtarak Sami Koçeku deklaroi sot se janë dy civilë të vdekur dhe me plumba në distancë të shkurtër. “Duhet të jenë armë të fuqisë së vogël dhe do të thotë se janë qëlluar nga afër”, u shpreh Koçeku. Sipas tij po vijnë vazhdimisht të plagosur ndërsa nga plumbat në trupin e dy viktimave duken se janë përdorur pistoleta të kalibrit të vogël.
Rama: Policia provokoi demonstruesit, ruani qetësinë, duhet një zgjidhje e situatës
Turma e qytetarëve u provokua. Kështu u shpreh sot kryetari i opozitës Edi Rama sipas të cilit është momenti për të gjetur rrugën e arsyes, për të gjetur qetësinë dhe sa më shumë arsyetim në funksion të zgjidhjes së domosdoshme për ta nxjerrë Shqipërinë nga kriza e thellë.
Presidenti bën thirrje për qetësi dhe maturi
Presidenti i Republikës, Prof. Dr. Bamir Topi reagoi para pak çastesh duke thënë se ai po ndjek me shqetësim të jashtëzakonshëm situatën e krijuar në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.
Presidenti i Republikës bën thirrje për qetësi dhe maturi! U bën thirrje të gjithë faktorëve politikë që të qetësojnë demonstruesit dhe të garantojnë sa më shpejt të jetë e mundur rikthimin e rendit publik dhe mbështetjen e forcave të policisë, që të garantojnë ruajtjen e rendit, të institucioneve shtetërore dhe në mënyrë të veçantë, qetësinë dhe sigurinë e jetës së qytetarëve, – thuhet në mesazhin urgjent të kryetarit të shtetit.
Presidenti Topi u bën thirrje faktorëve politikë t’i rikthehen urgjentisht dialogut dhe të marrin përgjegjësitë politike për ruajtjen e stabilitetit të vendit. Shqipëria ka nevojë të shërojë plagët, jo të hapë plagë të reja!
Demonstrata, mediat e huaja: Situatë kaotike në Tiranë
Mediat ndërkombëtare kanë filluar të komentojnë demonstratën e mbajtur sot në Tiranë.
Gazeta “La Repubblica” ka shkruar në faqen e saj: “Ka përplasje në sheshin e Tiranës, mes protestuesve dhe policisë”.
“Tensione në Tiranë ku ka nisur protesta e organizuar nga PS për të kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Sali Berisha, liderit të PD i cili akuzohet për korrupsion dhe që PS e cila kërkon zgjedhje të parakohshme. Një grup manifestuesish janë përplasur me policinë përpara selisë së kryeministrisë. Kundër policëve janë hedhur gurë dhe objekte të tjera. Policia ka përdorur gaz lotësjellës për të shpërndarë turmën përpara selisë së kryeministrisë. Situata paraqitet e tensionuar”, shkruan gazeta italiane.

4 policë të plagosur, 11 persona të lënduar
Rëndohet bilanci i incidenteve të ndodhur gjatë demonstratës së sotme në bulevardin kryesor të Tiranës.
Burime zyrtare të policisë së shtetit thonë se katër oficerë policie të angazhuar me ruajtjen e sigurisë gjatë manifestimit, janë plagosur.
Ata janë qëlluar me gurë dhe sende të forta dhe më pas janë dërguar në spital për ndihmë mjekësore.
Ndërkohë ka pasur të lënduar edhe në radhët e demonstruesve. 11 persona gjithsej, përfshi edhe efektivat e policisë, numërohen të lënduar pa dëme serioze nga incidentet gjatë demonstratës.
Pak çaste më parë protestuesit që kanë djegur gjashtë automjete në zonën mes kryeministrisë dhe Piramidës, i kanë vënë flakën edhe disa palmave para kryeministrisë.
Shpërthehet dera e Kryeministrisë
Demonstruesit e opozitës kanë shpërthyer këto çaste njërën nga portat kryesore të Kryeministrisë, pikërisht atë ku ndodhej kabina e rojës dhe ku kalon administrata e kabinetit qeveritar.
Forcat policore nuk po ndërhyjnë energjikisht dhe kjo po bën që të precipitojë kaosi dhe njerëzit të vazhdojnë dhunshëm të përpiqen të hyjnë brenda Kryeministrisë. Momentalisht kane hyrë disa persona në brendësi të oborrit te Kryeministrisë.
Oborri perpara Kryeministrise po mbushet me demonstrues qe qellojne me ç’te munden, kurse forcat e rendit nuk po i pengojne qe te mos qendrojne brenda institucionit qe gezon mbrojtje te posacme nga shteti.
Shpërthime, të plagosur dhe tymi nxijnë demonstratën e opozitës
Përplasje fizike, gurë, lëndë plasëse, polici dhe të plagosur, vazhdojnë të shoqërojnë demonstratën famëkeqe të opozitës.
E ndërsa shpërthimet e lëndëve plasëse të hedhura nga protestuesit nuk mungojnë, turma e dehur nuk ndalet, por mësyn drejt Kryeministrisë.
Ndërkaq disa makina kanë përfunduar nën flakë dhe nën sulmet e protestuesve, duke u kthyer kështu në një vend që flakëron nga flakët dhe nxin nga tymi.
E nuk dihet se cili do të jetë drejtimi që do të marrë kjo protestë, ndërsa, vetë organizatorët e protestës, ata që hedhin gurin dhe ngritën popullin, qëndrojnë në heshtje duke vëzhguar “fatkeqësinë” që mbollën me kujdes.
- - - - -
Ka degjeneruar në dhunë demonstrata e Partisë Socialiste. Demonstruesit e thirrur nga PS-ja është përballuar me policinë në mënyrë mjaft të egër. Situata në kryeqytet është kaotike dhe drejt daljes nga kontrolli. Një grup i vogël i demonstruesve vazhdon të qëllojë me gurë forcat e policisë.
Ndërkohë që asnjë prej liderëve të Partisë Socialiste nuk është parë të jetë duke ndaluar turmën apo duke kërkuar qetësi. Pyetja që lind natyrshëm në këto momente kur rrugët e Tiranës e kanë humbur qetësinë dhe mes radhëve të protestuesve dhe të forcave të policisë mund të ketë viktima, është: Ku janë liderët e opozitës?
Pamjet e sotme janë ta papranueshme për Tiranën e vitit 2011.
Digjet një makinë e policisë, shkatërrohen makinat afër bulevardit
Demonstruesit kanë sulmuar një makinë policie në afërsi të piramidës duke i vënë flakën. Situata ke degjeneruar në goditje me gurë dhe me sende të forta ndaj policisë. Po ashtu janë shkatërruar dhe dy makina civile. Forcat speciale kanë ndërhyrë për të ndalur demonstruesit që janë sulur drejt policisë dhe duke e provokuar.
Deri tani raportohet se një qytetar dhe një polic janë plagosur lehtë sot nga përplasja e dhunshme këto momente para kryeministrisë. Ndaj forcave të policisë janë hedhur gurë dhe sende të forta, gjë që ka sjellë dhe plagosjen e një polici.
Ndërsa qytetari mendohet se është goditur nga shkopinjtë e policisë gjatë reagimit.
Këto momente po gjuhet me gurë dhe me shashka dajret policisë.
Plagoset efektivi i policisë
Një efektiv policie është plagosur pak çaste më parë para kryeministrisë në Tiranë.
Oficeri i policisë ndodhej në kordonin e vendosur para kryeministrisë, kur pas nje incidenti me protestuesit, këta të fundit kanë qëlluar me mjete të forta.
Forcat e rendit ndërhynë për shpërndarjen e protestuesve ndërsa polici i plagosur po dërgohet në spital për ndihmë mjekësore.
Sipas te dhenave nga vendi i ngjarjes, njoftohet se protestuesit kane qelluar me gure ndaj policise, e cila nderhyre duke bere shperndarjen e tyre.
Aktualisht forcat e policise jane vendosur ne pozicione mbrojtese prane kryeministrise

Shpërthen dhuna në demonstratën e opozitës
Ka degjeneruar në dhunë demonstrata popullore në kryeqytet. Demonstrues janë përleshuar me policinë e cila ndodhet para kryeministrisë.
Një pjesë e turmës është duke tentuar që të kalojë kordonin e policisë dhe te hyrë në oborrin e kryeministrisë. Ata kanë hedhur sende të forta ndaj policëve dhe janë përpjekur të godasin forcat e rendit.
Policia ka ndërhyrë me skafandra. Situata po del jashtë kontrollit. Ndërsa dallohet dukshem se sulmi rezulton si provokim ndaj forcave policore.

*******


Policia e Tiranës ka marrë masat për garantimin e rendit dhe sigurisë publike gjatë zhvillimit të protestës që Partia Socialiste do të zhvillojë sot pas orës 14:00 të drekës.
Në bashkëpunim me Njësinë Rajonale të Policisë Rrugore, janë marrë masat për sigurimin e rendit dhe qetësisë publike dhe vijimin normal të qarkullimit para, gjatë dhe pas zhvillimit të tubimit të 21 Janarit.
Një numër i konsideruar punonjësish të policisë do të qëndrojnë në ruajtje të institucioneve të rëndësishme shtetërore dhe në afërsi të ambasadave. Policia Rrugore do të jetë në kryqëzime dhe rrugët hyrëse dhe dalëse të Tiranës.
Policia e Shtetit do të angazhojë rreth 3000 efektivë të Policisë, ndërkohë që do të mbahen nën vëzhgim të gjithë personat me precedentë penal....
*****

 Numri i të vdekurve nga përleshjet e policisë me protestuesit e dhunshëm, në protestën e sotme në Tiranë, është rritur në tre. Ndërkohë, dhjetëra policë dhe protestuese kanë mbetur të lënduar. Në orët e mbrëmjes, forcat e rendit kanë filluar ta marrin situatën në dorë. Presidenti i Republikës si dhe Ambasada Amerikane kanë bërë thirrje për qetësi. (Foto: AP)

... jo se kështu thotë Edi Rama, apo opozita. Jo, nuk do të shkoj për këtë qëllim. Do të dal në demostratë se kam mbi një dyzinë vitesh si gazetare e terrenit, dhe neveritem kur shoh atë parlament që më kall datën, që më bën të marr nipër e mbesa në telefon e tu them mos e hapni televizorin... që më bën edhe për shkak të punës të detyruar të dëgjoj shprehjet vulgare të parlamentarëve tanë, ...legena, ...bllokqena, ...zhvishuni lakuriq, ...të q... robt, ...ta bëj fëtyrën si shollë këpucësh, ....të zhduk nga faqja e dheut..., b...q, ...hajdut, ....kusar, ....bos droge,...tregtar prostitutash, ....me breke e pa breke, ....të kap prej zhelesh, ....të bëj nënën e të bëj babën, ....ta ngre të vdekurin nga varri e të kall në varr të gjallë... të pyes e s’të pyes,....s’të llogaris e të jap urdhëra....



Demonstrata e organizuar nga opozita, para Kryeministrisë shqiptare, ka eskaluar në dhunë. Disa makinave të policisë, por edhe të tjera private, iu është vënë flaka. Demonstruesit vazhdojnë të qëndrojnë para ndërtesës së Kryeministrisë, ndërsa ka përpjekje kohë pas kohe për të hyrë brenda. Policia njofton se disa pjesëtarë të saj janë plagosur nga hedhja e gurëve. (Foto: Reuters)

Do dal në demostratë, sepse nuk e shihja dot kryetaren e Kuvendit që qeshte e zgërdhihej, duartrokiste e ulëriste, kur dëgjonte kryeministrin që thotë të tilla pisllëqe, e më pas kur dëgjon deputetët e opozitës që i kthejnë sharjen. Të paktën të kishte kapur ndonjërin prej zhelesh e ta kishte nxjerrë jashtë.
Ja, kjo më bën të dal në demostratë. Nuk më bën të dal në demostratë korrupsioni. As videoja. As përgjimi. As akuza për mungesë demokracie, e as mungesa e parave në treg.
Nuk kam besim te qeveria, por nuk kam besim as te opozita. Por do dal në demostratë, sepse e ndjej që Ina Rama duhet të japë dorëheqjen. Do dal në demostratë, sepse e di që gjyqësori nuk funksionon apo funksionon më së miri kur i hedh dhe ndonjë lekë përsipër. Do të dal në demostratë që ta vë Ina Ramën përballë përgjegjësisë që të mos bredhë dyerve të ambasadave për të kërkuar mbështetje, por të fillojë të veprojë vetë, ose të iki, e t’i hapë udhën ndonjë ‘trimi’.

Demonstrata e organizuar nga opozita, para Kryeministrisë shqiptare, ka eskaluar në dhunë. Disa makinave të policisë, por edhe të tjera private, iu është vënë flaka. Demonstruesit vazhdojnë të qëndrojnë para ndërtesës së Kryeministrisë, ndërsa ka përpjekje kohë pas kohe për të hyrë brenda. Policia njofton se disa pjesëtarë të saj janë plagosur nga hedhja e gurëve. (Foto: AP)

Do dal në demostratë që të them se nuk kam frikë. Nuk më tremb as Berisha me fjalorin e tij monstruoz në një gjendje jo shumë normale psikike, e as Rama me qetësinë in extremis para një situate që më le pa gojë.
Më tremb mungesa e reagimit kolektiv, për t’u bërë të gjithë bashkë, e të shporrim këtë kastë politikanësh të neveritshëm që po na i heqin ditët një e nga një me një stres të paparë. Ndoshta po të kem me vete të tjerë që mendojnë si unë, do të bëhemi shumë, dhe të paktën, arrijmë të mposhtim frikën.



Policia shqiptare ka ndërhyrë për të shpërndarë protestuesit e mbledhur para Kryeministrisë, duke përdorur ujë dhe granata lotsjellëse. Funksionarë të policisë së shtetit po bëjnë thirrje për qetësi dhe mospërdorimin e dhunës. Mediat raportojnë për disa të lënduar pas përplasjes së protestuesve me forcat e policisë. Protesta është thirrur nga opozita. (Foto: TCH)


Dua të dal në demostratë që të shoh se nesër do të kem një parlament tjetër, një tempull demokracie, e jo një tufë horrash që duhet t’u vëmë përpara një ditë në seancë plenare librin e “Edukatës Qytetare” që e kemi mësuar në klasën e katërt fillore. Jo, shoqëria civile nuk e bën këtë, sepse ka frikë. Nuk fusin dot në kuvend ca libra që ti mësojnë deputetët. Jo se kanë frikë për jetën, por kanë frikë për lekët. Pjesa më e madhe e tyre mbahen me paratë e buxhetit të shtetit.

Unë s’kam frikë për të thënë fjalën time. Për këtë arsye do të dal në demostratë.
Do të dal në demostratë që të mos na thërrasin herë tjetër nëpër dyer ambasadash, gazetarë e analistë apo përfaqësues të shoqërisë civile, dhe njëlloj si politikanët, të bëjmë spiunlliqet e Shqipërisë sonë, në mënyrë të turpshme. Të mos ndjejmë asnjë kompleks inferioriteti para kujtdo evropiani që shton përfitimet e rrogës së tij për shkak të krizës së tejzgjatur në Shqipëri. Sepse fatin e Shqipërisë sime, fatin e Shqipërisë sonë, e kemi vetë në dorë. Për këtë arsye do të dal në demostratë. Dhe nëse këta politikanë më bëjnë karshillëk, do të godas...Sepse nuk e duroj dot këtë lloj regjimi frike, që vetëm demokraci nuk e ka më emrin. Për të gjitha këto, e të tjera që nuk i kam thënë, do të dal në demonstratë.


**********
Three shot dead at Albania anti-government protest

Three men were shot dead as protesters battled police at an anti-government rally in the Albanian capital Friday, in what Prime Minister Sali Berisha called an opposition attempt to foment a Tunisia-style uprising.

Supporters of the opposition Socialist Party, which refuses to accept the result of a 2009 election, protested outside Berisha's office against what they see as official corruption and electoral fraud.

Some pelted the building and police with stones, sticks and umbrellas. Police responded with tear gas, rubber bullets, water cannon and stun grenades. Smoke billowed from burning cars, some of them police vehicles.

"The bastard children of Albania's own Ben Alis conceived Tunisian scenarios ... for you citizens of Albania," Berisha said, comparing his Socialist foes with ousted Tunisian President Zine al-Abedine Ben Ali.

Socialist Party leader Edi Rama said the crowd was provoked and police had behaved unprofessionally.

The violence was the worst since the European Union applicant country spun out of control after the storming of the government building after the death of a lawmaker in 1998.
"Albania is not in a state of emergency and will not pass into a state of emergency. But scenarios of violence will not be tolerated," Berisha said.

Alfred Gega, deputy director of Tirana's Military Hospital, told reporters three civilians had died, one with a gunshot wound to the head and the other two with bullet wounds to the chest from close range.

Some 33 protesters and 17 policemen were wounded. A civilian and a policeman were in critical condition, Gega added.

Protestors packed the main boulevard. Witnesses estimated the crowd size at around 20,000; the opposition reported there were more than 10 times as many.
"I call for calm and maturity," President Bamir Topi said after the violence erupted. "Albania needs to heal its wounds, not to open new ones."


After about three hours of clashes police in riot gear dispersed the crowd and took control of the boulevard. Live television pictures showed police chasing stray lone protesters and beating them with truncheons.

TRADING BLAME CHARGES

The opposition Socialists called for new elections after refusing to accept the results of the June 2009 parliamentary polls, which Berisha's Democratic Party won by a wafer-thin margin. Talks to break the deadlock have repeatedly failed.
Berisha's ally Ilir Meta, head of his junior coalition partner, resigned as deputy prime minister a week ago after being accused of corruption. Tension had escalated this week after sharp exchanges of accusations in parliament.
"My call for the so-called premier is to refrain from taking our society and country further down a blind alley," Rama said. Protesters would observe mourning Saturday for the dead, and later hold more protests, which would be peaceful, he said.
In a joint statement, the Tirana missions of the EU, United States and Organisation for Security and Cooperation in Europe deeply regretted the casualties and called for a compromise.
"Violence and excessive use of force cannot be justified and should be avoided. We urgently appeal for calm and restraint on all sides and to abstain from provocations," they said.
The European Union rejected Albania's application last year for the status of official candidate to join the bloc, urging it to fight corruption and establish a functioning democracy.

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar që editohet nga njëfarë ekstremisti dhe terroristi antishqiptar nga Shkodra, m...