I.
Rrethanat historiko-shoqërore në trojet iliro-shqiptare dhe përgjithësisht në Ballkan, në shekullin IX, ishin tejet të rënduara.[1] Perandoria Bizantine, si fuqi e atëhershme botërore, ishte në luftëra të njëpasnjëshme me bullgarët, hungarezët, peçenegët dhe me popujt e tjerë në Ballkan, përkatësisht në trojet iliro-shqiptare.[2] Këto rrethana shkaktuan lëvizje të mëdha e të vazhdueshme, kryesisht të imponuara nga dhuna e shkaktuar nga luftërat e ndryshme.
Historikisht nuk dimë se cilat janë shpërnguljet e para në histori, ndonëse shpërngulhe ka pasur që nga fillimi i njerëzisë. Nuk dimë as për shpërnguljet e para në trojet iliro-shqiptare e në Ballkan, të dhunshme (kur ato i bën sunduesi i caktuar për qëllime politike, religjioze e etnike) apo vullnetare (kur ato i bën populli apo fisi i caktuar për ambicie politike, territoriale, ekonomike, përkatësisht për kushte më të mira shpirtërore dhe materiale jetësore), por padyshim, ndër shpërnguljet e para në këto troje janë ato të turqve vardarianë.
II.
Përhapja gjithnjë e më e shpejtë e më e gjërë e Islamit në jug dhe juglindje të Perandorisë Bizantine dhe përqafimi i Islamit nga popullsia vendëse bëri që Bizanti të mos ndihej i qetë. Të pranishme ishin moskënaqësi religjioze, politike, ekonomike e të tjera dhe rezistenca aktive ndaj perandorisë nga ana e popullsisë. Për t’i qetësuar trazirat me motive të ndryshme në Anadolli dhe në vendet përreth, perandori bizantin Teofili[3] shpërnguli turqit vardarianë apo vardariotë nga Azia në krahinën e Selanikut,[4] dhe në brigjet e lumenjve e liqeneve në territoret e Greqisë, Maqedonisë dhe Kosovës së sotme.
Disa hulumtues mendojnë se të shpërngulurit nga Azia në kohën e Teofilit nuk ishin turqë, por sllavë të robëruar në Anadollë[5], të cilët pas rënies në kontakt me muslimanët dhe pas pranimit të doktrinës muslimane, nga ana e perandorit bizantin Teofilit u shpërngulën në Maqedoni.[6]
Këtë shpërngulje e theksojnë edhe burimet evropiane kristiane edhe burimet arabe muslimane. Franjo Raçki[7], historian e klerik katolik nga Kroacia, pohimet e të cilit duhet pranuar me rezervë, kur flet për këtë çështje, cek se në territoret përreth Vardarit muslimanët ekzistojnë edhe më herët, e jo me ardhjen e osmanlinjve, kur perandori bizantin Teofili “e shpërnguli një repart turqish nga Azia, të cilët më vonë u quajtën turqit vardarianë.”[8]
Edhe historiani e etnologu boshnjak Muhammed Haxhijahiq konfirmon se në rrethin e Selanikut ka pasur muslimanë në kohën e perandorit bizantin Teofil.[9]
Këtë fakt e provojmë edhe nga të dhënat historike të mëvonshme, kur turqit vardarianë i hasim në Hungari, në shekullin XII. Si ndodhi kjo? Perandori bizantin Timiskes, në vitin 970, pushtoi disa fushëgropa e lugina përreth Anavardarit. Turqit që prej më herët jetonin aty kishin bashkëpunim me Perandorinë Bizantine. Mirëpo, kur Perandoria Bizantine i rregulloi disa çështje me fqinjët në aspektin e sigurisë, filloi përpjekjet e qarta për konvertimin – kryqëzimin e dhunshëm të muslimanëve, turqve vardarianë. Gjendjen më të re, tendencat qëllimkëqija, muslimanët nuk i duruan. Kështu, me rastin e shpërthimit të luftës bizantino-hungareze në vitin 1150, emigruan në Hungari thuaja të gjithë muslimanët, sepse atëbotë Hungaria lejonte autonomi më të madhe fetare se sa Bizanti.[10] Bashkë me turqit vardarianë u shpërngulën edhe arabët magrebianë, të cilët shërbenin si ushtarë me pagesë në ushtrinë bizantine, të cilët qenë grumbulluar në Tunizi, Algjeri e Marok. Edhe këta për shkaqet e njëjta sikur edhe turqit vardaruanë, u shpërngulën për Hungari.[11] Turqit vardarianë dhe arabët magrebianë, krahas muslimanëve vendës, në Hungari ushtruan ndikim të theksuar në mënyrën e jetesës, kulturën e punës, të banimit, ushqimit etj. Për turqit vardarianë konsiderohet se kanë ndikuar edhe tek muslimanët dhre banorët e tjerë në Bullgari për shkak të afërsisë së vendeve.[12]
Ndonëse nuk kemi prova të drejtpërdrejta, megjithatë, në bazë të të dhënave nga disa burime dhe nga kohë të ndryshme, konsiderojmë se lufta e arabëve kundër Bizantit, në vitin 904[13], Selanikun dhe vendet tjera në Maqedoni nuk e gjeti pa muslimanë. Këtë e argumentojnë edhe disa varre arabe (muslimane) që gjenden në Qairli dhe Dobroshevë në Maqedoni, ndonëse këto varre, sipas disave, konsiderohen të jenë të ekspeditës arabe të vitit 904 në Selanik dhe Manastir.[14]
III
Nga presionet shpirtërore dhe fizike të shtetit ku jetonin dhe të fqinjëve, që tashmë i përmendëm, turqit vardarianë filluan pjesërisht të kryqëzohen, dhe më vonë do të krijonin edhe eparkinë e tyre fetare të veçantë.[15] e pjesërisht të shpërnguleshin në vendet përreth, ku mund të jetonin edhe më tej si muslimanë. Franjo Raçki pohon shprehimisht se turqit vardarianë fillimisht ishin muslimanë.[16] Kështu, në shekullin XII, turqit vardarianë masivisht u shpërngulën në Hungari,[17] që të vazhdonin të jetonin edhe për një kohë me muslimanët e tjerë, prej më herët të vendosur aty.
Sikurse Bizanti dhe Hungaria që i angazhonin muslimanët si ushtarë në shtetet e tyre, ashtu veproi muslimanë si ushtarë në shtetet e tyre, ashtu veproi edhe car Dushani serb me turqit vardarianë, duke i angazhuar në ushtrinë e tij, kurse të cilët me kalimin e kohës qenë kryqëzuar.[18]
Për vazhdimësinë e turqve vardarianë gjejmë prova edhe në Strugë e Ohër. Disa historianë konsiderojnë se turqit aktualë në Strugë dhe në Ohër janë përzierje e turqve vardarianë që rrjedhin nga shekulli IX, me osmanlinjtë që erdhën këtu në shekullin XIV.[19]
Në këtë fazë të hulumtimeve nuk posedojmë të dhëna dhe hollësi më të plota për fatin e turqve vardarianë, por në mbështetje të provave ekzistuese na bëhet e qartë se një pjesë e turqve vardarianë u asimiluan, përkatësisht kristianizuan në forma të ndryshme: një pjesë e tyre u shpërngulën në drejtime të ndryshme, si në Hungari, Panoni, Kosovë e Serbi, kurse pjesa tjetër, më e vogël e tyre, u rezistoi të gjitha presioneve dhe fijen pothuaj të këputur të Islamit, e lidhën me ardhjen e osmanlinjve në këto anë.
IV
Paraqitja e turqve vardarianë në trojet iliro-shqiptare dhe përgjithësisht në Ballkan, paraqet prani më të hershme të Islamit dhe të muslimanëve në mënyrë kaq masive dhe atë në një periudhë të gjatë disa shekuj.
Jemi të vetëdijshëm se të dhënat që posedojmë, janë të mangëta dhe shërbejnë vetëm sa për ta aktualizuar këtë çështje në historinë shqiptare islame. Mbetet obligim imediate që institucionet tona shkencore, veçanërisht historianët, arkeologët e të tjerë të hulumtojnë më përimtësisht historinë mesjetare dhe misteret e saj, dhe veçan çështjen e turqve vardarianë. Kjo do të ndikonte që të kemi një pasqyrë më të plotë për historinë shqiptare islame në trojet iliro-shqiptare në periudhën paraosmane.
Summary
The Vardarian Turks and their role in spreading Islam in the Illyrian-Albanian Territories (IX – XIV century)
The presence of Vardarian Turks in the Illyrian-Albanian territories and in the Balkans in general suggests the earlier presence of Islam and Moslems in very large numbers during a period which lasted for many centuries.
We are aware that there are many missing pieces in the information we possess, but we are using the information only to illustrate this issue in the Albanian history of Islam. It is now the duty of scientific institutions, and especially historians, archaeologists and others, to make an exhaustive study of mediaeval history and its mysteries, whereas the issue of the Vardarian Turks should be treated separately. This would help us to have a wider picture of the Albanian history of Islam in the Illyrian-Albanian territories during the pre-Ottoman period.
--------------------------------------------------------------------------------
[1] Barbara Jelavich, Historia e Ballkanit, I, Tiranë, 1999.
[2] Nexhat Ibrahimi, Islami në trojet iliro-shqiptare gjatë shekujve, botimi III, Prishtinë, 2000, fq. 175-195 dhe 197-216.
[3] Teofili (sundoi prej vitit 829 – 842), i biri i Mihalit II, thuhet se ishte admirues i kulturës islame, kurse periudha e sundimit të tij konsiderohet si periudha e ndikimit më të madh të kulturësa arabe mbi botën bizantine.” Shih: Georges Ostrogorski, Historia e Perandorisë bizantine, Tiranë, 1996, fq. 139.
[4] Mustafa Spahic, Povijest islama, 4, Sarajevo, 2000, fq. 136.
[5] Ibid., fq. 136.
[6] Shih: Nexhat Ibrahimi, Islami në Ballkan para shekullit XV, botimi II, Prizren, 2000, fq. 56.
[7] Franjë Racki, Bogumili i Patareni, fq. 350 …, sipas: Mehmed Handzic, Islamizacija Bosne i Hercegovine, Sarajevo, 1940, fq. 14.
[8] Tafel, De Thessalonica Berolini, 1839, fq. 79, sipas: Mehmed Handzic, Islamizacija Bosne i Hercegovine, op. cit., fq. 14.
[9] Muhamed Hadzijahic etj., Islam i muslimani u Bosni i Hercegovini, botimi I, Sarajevë, 1977, fq. 23.
[10] Edhe pas shpërnguljeve të theksuara të muslimanëve prej perandorisë Bizantine në Hungari, në territorin e Greqisë ende kishte muslkimanë, që ishoin mercenarët turq në ushtrinë bizantine. Shih: Darko Tanaskovicnë: Enciklopedija zivih religija, Beograd, 1990, fq. 3304.
[11] ( - ), Islam u Madzarskoj, Islamska misao, 134/1990, Sarajevë, fq. 57.
[12] Mustafa Spahic, op. cit., fq. 126.
[13] Smail Balic, Die őltesten berűhrungen der sűdslaven mit dem Islam, sipas: Rade Bozovic, Arapi u usmenoj narodnoj pesmi na srpsko-hrvatskom jezickom podrucju, Beograd, 1977, fq. 177.
[14] Tevfik Mehmed, Kratka istorija bitoljskog vilajeta, 1935, vëllimi I, fq. 14, sipas: Rade Bozovic, op. cit., fq. 177. Krhs.: Muhamed Hadzijahic etj., Islam i muslimani u Bosni i Hercegovini, op,. cit., fq. 23; dhe: Enciklopedija zivih religija, Beograd, 1990, fq. 378 dhe 300.
[15] Franjo Racki, Bogumili i Patareni, op. cit., fq. 350-351.
[16] Franjo Racki, Bogumili i Patareni, op. cit., fq. 350-351.
[17] Rade Bozovic, op. cit., fq. 177.
[18] Nijaz Sukric, Povijest islamske kultutre i civilizacije, I, Sarajevë, 1989, fq. 194, fusn. 6.
[19] Muzaffer Tufan, Goc hereketleri, fq. 320, sipas: Maliq Osi, Prizren drevni grad …, Prizren, 1996, fq. 162.
Agjencioni floripress.blogspot.com
2011/02/07
ROLI I ISLAMIT PER FORCIMIN E UNITETIT KOMBETAR SHQIPTAR NE DHJETEVJECARIN 1981-1991
Ana Lalaj
Ata që u lindën e u rritën në vitet e regjimit komunist, e kanë shumë vështirë të flasin për fenë, për raportet e saj me kombin, me politikën apo edhe me aspekte të qera të jetës shoqërore. Alternativa komuniste që u zgjodh pas Luftës së Dytë Botërore në Shqipëri, me fetishizmin e ideologjisë marksiste-leniniste, me qëndrimin alergjik ndaj fesë, si dhe me qëndrimin nënvleftësues ndaj ndjenjave kombëtare, krijoi një vizion të gabuar të realitetit, ngurtësoi mendimin e i hoqi fjalës atë fuqinë sugjestionuese që mund t'ia japë vetëm dashuria për fe e atdhe.
Nga ana tjetër, rrënimi ekonon-tik disa vjeçar dhe gjithnjë e më shkatërrimtar, ka mundësuar një pasiguri e paqëndrueshmëri të paparë të ndjenjave fetare e kombëtare. Sot të vjen keq që dëgjon për qindra e mijra shqiptarë muslimanë, që largohen nga Shqipëria, ndërrojnë emrat, pagëzohen nëpër kishat greke duke arritur deri aty sa të kthejnë edhe kombësinë e tyre shqiptare në greke. Këtyre paradokseve që kryhen në emër të instinktit të ekzistencës, u shtohen edhe qëndrimet e padrejta të historisë.
Në Konferencën e Londrës më 1913, si një mallkim u mor vendim që trojet dhe popullsia të ndaheshin përgjysëm e të copëtoheshin. Shtetit të ri shqiptar, Shqipërisë londineze iu desh qysh në fïllim të vazhdonte rrugën drejt Evropës e gjymtuar dhe pa asnjë aleat të fortë e të sinqertë. Por, ndërsa historia nuk i ka përkrahur shqiptarët, feja islame në historinë e shqiptarëve marrë në përgjithësi, ka luajtur rol pozitiv.
Tanimë është i njohur fakti që shqiptarët, duke përfaqësuar fenë islame, ruajtën dhe identitetin e tyre kombëtar. Duke përbërë numrim më të madh të popullsisë së trojeve të tyre, shqiptarët muslimanë, nëpërmjet unitetit të tyre fetar, mundësuan në shkallën më të lartë unitetin e vet kombëtar. Feja islame ishte një faktor nxitës shpirtëror, që në sajë të përmbajqes së saj të urtë, tolerante, u shndërrua për besimtarët një faktor dinamik për ndërmarle pozitive në jetën politike, shoqërore dhe ekonomike të kombit.
Feja është e ndryshme nga kombi. Ndërsa feja është një kategori filozofike, sociale, kulturore e hyjnore, kombësia është një kategori a institucion shoqëror që i kushtëzohet ekzistencës së prosperitetit të një populli me gjuhë, kulturë, histori, doke e zakone të njëjta, që ka jetuar për shumë breza në të njëjtin territor. Megjithatë, fati e ka sjellë që shqiptarët në momente të caktuara ta lidhin ngushtë fenë me kombin. Për ta feja dhe kombi shpeshherë kanë qënë një binom i pandashëm.
Sipas fesë islame, çdo njeri duhet ta dojë vendin e vet dhe e ka për detyrë t'i dalë zot atij në rast rreziku. Prà, fetari i mirë është edhe atdhetar i mirë. Feja islame, me opsionet e saj për paqe, dashuri e mirëkuptim jo vetëm midis besimtarëve të saj, por edhe me bashkëatdhetarët me fe qetër ka krijuar e krijon një bazament të fuqishëm për qëndrueshmërinë, mbijetesën dhe unitetin e kombit shqiptar. Së këtejmi nuk është rastësi që pikërisht nga radhët e dijetarëve shqiptarë muslimanë nga Rilindja, më parë dhe më pas, kanë dalë atdhetarë të njohur dhe të nderuar si Haxhi Ymer Prizreni, Haxhi Zeka, Hoxhë Voka (Seit Najdeni), Sheh Sabri Preveza, Sheh Mehmet Sezai, Dervish Rexhep Tarçuku, Imam Vehbi Dibra, Hoxhë Kadriu, Mulla Idriz Gjilani, Myderriz Haki Sermaxhaj, Mulla Zekë Bërdynaj, e sa e sa të tjerë që nuk kursyen asgjë për lirinë, bashkimin dhe perparimin e mëmëdheut. Nuk është e rastit që shumë organizata dhe institucione fetare kanë qënë vatra të organizimit të shqiptarëve në luftën për çlirimin kombëtar.
Përkushtimi atdhetar i shumë titullarëve dhe besimtarëve muslimanë është bërë i mundur pasi feja islame zotëron norma të tilla, të cilat janë konceptuar mbi bazën e logjikës, të mendimit të lirë dhe të drejtësisë. "Bëhuni shtyllë e drejtësisë, mbrojtës të së vërtetës, qoftë edhe në dëmin tuaj", këshillon Kur'ani (XVI, 90). fanë pikërisht këto norma e parime të cilat kanë lejuar e kanë stimuluar ndjenjat kombëtare te shqiptarët, bile deri në atë shkallë saqë ato të shndërrohen në një besim të fuqishëm konkurrues.
Në momentet e rilindjes fetare e demokratike që po përjeton kombi shqiptar sot ulemaja islame dhe institucionet muslimane janë vënë plotësisht në përkrahjen e çështjes kombëtare. Aktivitetet e Medresesë "Alauddin" të Prishtinës dhe të Medresesë 'Isa Beu' të Shkupit tarùmë janë të njohura për të gjithë shqiptarët. Mund të përmendim këtu tribunat e shumta me karakter fetar e kombëtar të organizuara në këto medrese dhe në xhamitë e Kosovës dhe të viseve shqiptare në Maqedoni si në Shkup, Tetovë, Kumanovë, Gostivar, Kërçovë, Strugë e gjetiu.
Forca e mendimit shkencor të dijetarëve në fushë të islamit u dëshmua në punimet e simpoziumit 'Shqiptarët në Maqedoni", mbajtur në dhjetor të vitit 1991 në Medresenë "Isa Beu" të Shkupit i cili për nga problematikat dhe përmasat pati rëndësinë e një aktiviteti shkencor mbarëkombëtar që hodhi themelet e hapjes së një qëndre të tretë albanologjike në Shkup.
Vlen të theksojmë këtu edhe faktin që dyert e kësaj Medreseje kanë qënë gjithnjë të hapura për shkencëtarët dhe atdhetarët shqiptarë, qoftë nga Republika e Shqipërisë, qoftë nga republika e Kosovës apo edhe nga diaspora, që me mundin e tyre përpiqen të vënë një gur në themelet e unitetit të kombit shqiptar.
Me tribunat shkencore, krahas mbrojtjes dhe kultivimit të vlerave themelore kombëtare, është përmbushur edhe një prej porosive të Pejgamberit a.s. "Dituria është obligim për çdo musliman dhe muslimane'. Gjithçka që zhvillohet në emër të diturisë e të shkencës' shkon në të mirë të kombit. Sa më shumë njerëz të ditur të ketë, aq më mirë do të zgjidhë ai problemet e veta, aq më shpejt do t'i kapërcejë ai vështirësitë. Këtij qëllimi i shërbejnë edhe mësimet fetare në gjuhën shqipe, shtypi fetar në gjuhën shqipe, si dhe përkthimet në gjuhën e mëmës, të literaturës fetare islame.
Institucionet dhe titullarët muslimanë sot, pas një periudhe të gjatë të diktaturës, theksojnë me forcë ngriqen e moralit të popullsisë shqiptare. Vetëm një popull me moral të lartë mund të ndërmarrë e të kryejë vepra të mëdha. Vetëm njerëzit me moral të lartë mund të zhvillojnë e të çojnë deri në fund aktin e madh të rilindjes sonë kombëtare. Por që të kryhet kjo, domosdoshmërisht duhet të mendojmë e të punojmë sëbashku, duhet domosdoshmërisht të veprojmë se bashku. Pikërisht bashkëpunimi që sot përcillet aq fuqishëm në radhë të parë nga institucionet fetare islame të Kosovës dhe të shqiptarëve të Maqedonisë, është mesazh për një të ardhme më të mirë. Dhe e tërë ajo nuk është e rastit. Eshtë popullsia muslimane shqiptare në këto vise që ka qënë më e diskriminuara, më e përvuajtura, qoftë në vatrat stërgjyshore, qoftë në krahasim me bashkëatdhetarët e vet në Shqipëri.
Si e tillë, ajo e ka pasur më të nevojshme komunikimin e afërsinë me njëri-tjetrin, unitetin, bashkëpunimin e bashkimin kombëtar. Prandaj dhe toleranca ndaj bashkëatdhetarëve me fe qetër në viset shqiptare dhe vizioni për fatet e përgjithëshme të kombit tek ajo ka qënë më i qartë dhe më i fuqishëm. jo më kot mesazhi për bashkimin e unitetit kombëtar, neve në Shqipëri, na erdhi nga Kosova. Pikërisht në Kosovë nisi Lëvizja e Pajtimit të Gjaqeve. Dhe, kudo që ndodhën këto pajtime, gjithnjë të pranishëm kanë qënë ulemaja dhe hoxhallarët.
Megjithëse ndaj ulemasë dhe ndaj isntitucioneve që ata drejtojnë herë pas here kanë "rënduar" akuza të shumta se po e, "politizojnë fenë islame", se "janë pasivë ndaj nacionalistëve e separatistëve shqiptarë', se 'i përkrahin ato", dhe kundra disa krerëve fetarë j'anë marre edhe provokacione fizike e keqtrajtime, titullarët dhe hoxhallarët nuk e kanë ndalur veprimtarinë e tyre. Aktivitetin e tyre fetar në shërbim të kombit ata nuk e kanë konceptuar si parzmore të nacionalizmit por si ndihmë për ekzistencën e vetëmbrojtjen e popullsisë shqiptare.
Sipas deklaratave të shumë hoxhallarëve, veprimtaria e tyre është kryer brenda suazave të përcaktimeve ligjore dhe është një detyrë humane. Hoxhallarët shqiptarë nuk kanë manipuluar me fenë për qëllime shovù-ùste, përkundrazi, ata kanë predikuar te besimtarët muslimanë tolerancën fetare dhe vetë përmbajqen që lejon Kur'ani dhe kanë ndihmuar për ngriqen morale e arsimore dhe për vëllazërimin midis shqiptarëve me fe të ndryshme. Ata në Kosovë e gjetkë nuk pranuan të bëhen pre e politikës së ditës e t'i kundërviheshin populltt të vet. Kështu u gjetën në radhët e masave në referendumin për ardhmërinë e Kosovës dhe në referendumin për ardhmërinë e shqiptarëve në Maqedoni dhe në Mal të Zi, etj.
Institucionet islame, si institucione të ndërtuara nga populli dhe të mbajtura prej tij, gjatë dhjetëvjeçarit të fundit, më shumë se kurrë, janë ndodhur në krah të 'popullit të vet.
Në kuadër të përpjekjeve të fesë islame për unitetin kombëtar, nuk mund të lëmë këtu pa përmendur dhe përpjekjet e ulemasë dhe të hoxhallarëve në Republikën e Shqipërisë, që me tolerancën e tyre ndaj bashkatdhetarëve të vet ortodoksë e katolikë, fillimisht kanë qëndruar larg politizimit e grindjeve fetare. Ndërkohë titullarët e fesë islame kanë kundërshtuar me vendosmëri provokacionet e disa klerikëve ortodoksë, që synuan t'i mbulonin thonjtë e shovinizmit të egër grek ndaj trojeve e ndaj popullsisë shqiptare me shpi@et ndaj muslimanëve atdhetarë shqiptarë. Megjithatë, përpara udhëheqjes së fesë ndër muslimanët në Shqipëri mbetet shumë për të bërë për çështjen kombëtare shqiptare.
Sot opinioni ndërkombëtar është sensibilizuar për problemin kombëtar shqiptar. Kjo u arrit në radhë të parë në sajë të qëndresës së vetë shqiptarëve muslimanë të Kosovës e të viseve të qera shqiptare në ish jugosllavinë. Eshtë detyrë e ulemasë dhe hoxhallarëve të Republikës së Shqipërisë që t'u ndodhen në krah hoxhallarëve të Kosovës për t'i ndihmuar në njohjen e mëtejshme dhe në zgjidhjen e drejtë të problemit kombëtar shqiptar. janë shumë vende sidomos nga shtetet islame që ende nuk kanë information mbi fatin e kombit shqiptar. Kjo u vu re edhe gjatë Kongresit Botëror Islam, organizuar në Medinë në verën e vitit 1992. U takon së pari titullarëve mslimanë të Republikës së Shqipërisë që të aktivizohen për të kapërcyer këtë prag njohjeje.
Bashkëpunimi kombëtar politik, ekonomik, kulturor, shkencor që po zhvillohet sot midis shqiptarëve, pa marrë parasysh kufirin shtetëror, bën të domosdoshëm dhe bashkëpunimin fetar mbi baza kombëtare. Besojmë që ky simpozium do të jetë një ogur i mbarë për mbarëvajtjen e këtij bashkëpunimi!.

ISLAMIZIMI I POPULLIT SHQIPTAR
Prof.dr.Skënder Riza
Feja islame u përhap me të madhe në Ballkan po në atë kohë kur u vendos sundimi i plotë osman. Popujt e ndryshëm të Ballkanit e përqafuan në mënyrë të ndryshme. Boshnjakët pothuajse tërësisht dhe menjëherë kaluan në fenë islame. Në fillim të shekullit XVI në Bosnje dhe Hercegovinë mbizotëronte feja islame. Madje Bosnja pushtetin osman e pranoi pa qëndresë. Arësyeja e kësaj dukurie ishte se ata i takonin kryesisht fesë bogumile, e parimet e kësaj feje, e cila luftonte krishtërimin, ishin shumë të afërta me ato të islamizmit. Mirëpo boshnjakët, me përqafimin e fesë islame në përgjithësi, nuk u asimiluan në turq (kombëtarisht). Ata i ruajtën doket dhe gjuhën e tyre kombëtare, e, kuptohet, u ndikuan edhe nga islami.
Ndërkaq, tek serbët, malazezët, bullgarët maqedonët dhe grekët nuk ndodhi kështu. Ata, për shkak të ndikimit të kishës ortodokse dhe për shkak të fanatizmit të madh, pothuajse fare nuk u islamizuan. Numri i të islamizuarve prej këtyre popujve është shumë i vogël dhe thuajse simbolik. Pastaj, pjestarët e këtyre popujve, të cilët e përqafuan fenë islame, u asimiluan në turq, sepse feja ortodokse e cila u bë fe kombëtare e popujve në 4alë, të islamizuarit e vet, të cilët i konsideronte si renegatë të fesë dhe të kombit, nuk i pranonte më si pjestarë të fesë dhe të kombit përkatës.
Te shqiptarët procesi i islamizimit u zhvillua relativisht shpejt dhe në mënyrë të vazhdueshme. Faktorët që ndikuan në islamizimin e shqiptarëve ishin të natyrës politike, ekonomike shoqërore dhe psikologjike. Kështu, qysh në gjysmën e dytë të shekullit XVI, gjysma e popullsisë shqiptare në qytete u islamizua, madje në shekullin XVII, feja islame, mbizotëronte edhe në fshatra. Mirëpo, islamizimi, marrë në përgjithësi, nuk ndikoi në asimilimin e shqiptarëve në turq (kombëtarisht); përveç një numri shqiptarësh që jetonin në Anadoll. Ata nuk i humbën gjuhën as doket, edhe pse edhe në atë pikëpamje u ndikuan. Pra, jo vetëm fshatarët por në shumicën e rasteve, as bejlerët, agallarët dhe efendilerët shqiptarë nuk u asimiluan. Ndjenjat kombëtare te shqiptarët e muslimanizuar nuk u shuan, përkundrazi u forcuan edhe më shumë. Kështu, kurrë shqiptarët nuk luftuan në mes vetes për shkak të fesë. Kjo është dukuri evropiane. Ndërkaq, për shkak të interesave kombëtare, jo një herë u bashkuan shqiptarët e të gjitha besimeve; muslimanët katolikët dhe ortodoksët. Ata, gjatë shekujve XV, XVI, XVII, siç do ta cekim, luftuan kundër shfrytëzimit dhe sundimit të Sulltanit për të drejtat kombëtare edhe pse Sulltani ishte njëkohësisht edhe halif.
Lidhur me islamizimin e shqiptarëve K. jireçeku thotë: "Duke filluar nga viti 1450, shumë shqiptarë fillojnë të shpërngulen për në Itali. Kështu, pasardhësit e Dukagjinëve (ata që mbeten në fenë katolike - S.R.) ka pasur në Venedik dhe në Ankonë deri në shekullin XVII. Ndërkaq, anëtarët e tjerë të bujarisë vendosën të qëndrojnë në vend dhe të përqafojnë fenë islame, për shembull, Aranitët, Muzakët Topiajt, Dukagjinët, eq.. Te vetë populli shqiptar feja islame përhapet më shpejt sesa te bullgarët, serbët dhe grekët. Shumë shqiptarë, të cilët kaluan në fenë islame,u ngritën në titullarë të lartë të Perandorisë Osmane".1
Ndërkaq, Vladislav Skariç, duke folur në përgjithësi për përhapjen e islamizmit në Ballkan, thotë: "Kalimi në fenë islame nuk ka qënë i shpejtë. Pushtuesit osmanë qenë tolerantë në pikëpamje fetare dhe rrallë i kanë detyruar të krishterët për të kaluar në fenë islame. Të krishterët e kanë ndërruar fenë vullnetarisht. Me forcë janë islamizuar fëmijët e krishterë që janë marrë për jeniçerë".2 L. Mihaçeviç konstaton: "Kalimi në fenë islame te boshnjakët dhe te shqiptarët ishte gjithësesi më i shpeshtë, kurse serbët bullgarët dhe grekët i kanë mbetur më besnikë fesë së vet".3
Shqiptarët, para se të futeshin nën sundimin e shtetit serb të Nemenjiqëve, i takonin kryesisht fesë katolike. Mirëpo, gjatë sundimit serb, sidomos në kohën e car Dushanit, pozita e shqiptarëve u keqësua. Një numër, nën presionin e "inkuizicionit të shtetit serb", u detyrua të kalonte në fenë ortodokse, ndonëse një pjesë e tyre ortodoksizmin e pranuan sa për sy e faqe. Jo vetëm kaq, sundimi serb, i cili zgjati mjaft, la gjurmë të thella në të gjitha poret e jetës së shqiptarëve: në gjuhë, në antroponomi, në psikologji, etj.. Madjemadie, ky ndikim i serbëve dhe i fesë ortodokse te shqiptarët u ndje edhe gjatë sundimit osman' për arsye se kisha ortodokse serbe, e cila e pranoi vasalitetin e sulltanit, kishte privilegje të që ndikonte në masat popullore të këtyre viseve.
Lidhur me këtë dukuri Branislav Nushiç thotë: "Shqiptarët (arnautët) e Siriniqit nuk janë turqizuar (islamizuar) herët. Kjo ka ndodhur në fillim të shekullit të kaluar (shekulli XIX), nën presionin e sundimit gjakatar të jashar Pashës 4-5 në Kosovë. Në mesin e tyre janë ruajtur ende gjurmët e ortodoksizmit. Ata, sot e kësaj dite ndezin qirinj për Shën-Kollin dhe në festat e tjera të mëdha. Ata tanimë flasin shqip, madje edhe gratë e tyre, por kur grinden dhe shahen, gratë thonë: "Ubila te sveta nedelja!" (Të vraftë e djela e shenjtë!). Në kishën "Sv. Trojica" të Prizrenit, mbi Mushtishtë, në librin e kontribuesve janë të regjistruar edhe banorët e këtyre fshatrave shqiptare, madje me emra serbë".6 Fshatrat Trebishta dhe Rodostusha, të cilat shtrihen te lumi Radicë, më 149?, Gjon Kastrioti me djemtë Stanishën, Reposhin, Kostantinin dhe Gjergjin ia dhuruan manastirit të Hilandarit në Malin e Shenjtë, në Greqi.7 Në Manastirin Deviç ekziston libri në të cilin janë të regjistruar emrat e kontribuesve të shekullit XVII. Kontribuesit të gjithë janë nga Drenica dhe emrat janë serbë. Sot në Drenicë nuk ka asnjë serb, thotë B.Nushiç. Mirëpo, këta drenicas me emra "serbë" (ortodoksë -S.R.), me të përqafuar fenë islame u bënë "shqiptarë". Madje, siç na vënë në dijeni burimet e Vatikanit, në gjysmën e dytë të shekullit XVII, në trekëndëshin Deçan-Pejë-Drenicë nuk kishte katolikë fare. Prandaj, tamam për këtë arsye, në ato treva nuk shtrihej dioqeza e Shkupit por administrimi i tri manastireve të shquara - të Deçanit, Pejës dhe të Deviçit. Me fjalë të tjera, banorët e krishterë të këtyre trevave (serbët, shqiptarët dhe vllehët), i përkisnin krejtësisht fesë ortodokse. Në të mirë të këtij konstatimi flasin jo vetëm burimet e ndryshme historike, por, siç dihet, edhe fakti se vojvodë të tri manastireve në fjalë janë, sot e kësaj dite, shqiptarët e besimit musliman, që do të thotë se ata janë duke i ruajtur ato institucione vetëm e vetëm pse ishin institucione kulturore dhe të shenjta të të parëve të tyre, e jo për shkak të ndonjë "humanizmi".
Aristokracia shqiptare ishte e para që e përqafoi fenë e re, fenë islame, për të ruajtur privilegjet e veta klasore, për t'u inkuadruar në klasën askere, e cila ishte në fuqi të administratës osmane. Feja islame, duke qënë ideologji e klasës sunduese, i dha mundësi bujarisë shqiptare, e cila ishte plot energji dhe lakmuese e pushtetit dhe e pasurisë, që të zërë poste më të larta në suazën e Perandorisë Osmane, e cila u bë supërfuqi e kohës.
Në vitin 1455 kalaja e Novobërdës kishte 50 ulufexhinj (ulûfeci). Të gjithë ishin muslimanë, por, veç një numri shqiptarësh, janë pjestarë të etnoseve dhe të vendeve të ndryshme; hungarezë (Unguru): Shahini, Karaxha, Sunkuri; boshnjakë: Atmaxha, Hamza; edrenas: Salihu, Aliu; kostadinias: Hiziri, Jakupi, Timurhani, Shahini, Shirmerdi Sylejmani; shqiptarë: Timurtashi, Shahini, Dogani, Shahini (qetër); vranjas: Hamza; pirotas: Dogani; vllehas: Saruxha, Dogani, Ismaili; tërnovas: Karaxhozi, Hamza; beligradas: Shahini; nikopolas: Aliu; tatarë: Aliu; Ilazë: Musa, lusufi; Shkupjanë: Mustafa; dramas: jusufi, Ismaili, etj, etj.9
Sipas defterit të vitit 1486/87 vetë Vuçiterna kishte 43 familje muslimane dhe 33 familje - shtëpi krishtere "hâne", 3 "mücerred" dhe 2 'bive".10 Kjo tregon se në Vuçiternë tanimë zotëronte elementi musliman.
Ndërkaq, në Prishtinë (1486/87) zotëronte ende elementi i krishterë. Aty ishin 51 shtëpi muslirnane, kundrejt 248 shtëpi të krishtera të 34 shtëpive "mücerred" dhe 56 shtëpive "bive".11
Ndër muslimanët e parë të Pejës pa mëdyshje është Mahmud Beu, i vëllai i Ahmed Pashë Dukagjinit i cili, me të përqafuar fenë e re, bëhet edhe sanxhakbe i parë i Sanxhakut të Dukagjinit (1462) dhe krijues i dinastisë së Mahmudbegollajve të Pejës.12
Peja në vitin 1485 kishte 33 shtëpi muslimane, kundrejt 140 shtëpive të krishtera (104 shtëpi "hâne', 20 "mücerred" dhe 16 "bive"). Këto familje muslimane janë gjithësesi të bujarisë shqiptare, të cilat, më së pari kaluan në fenë e re: nga Mahmudbegollajt përmendet Nasuh Beu, si sanxhakbe që ishte, pastaj Zaim Hyseni, Shexhaaüd-din Beu, Mirza Beu, Daut Beu, Hasan Beu, Ajas Beu, etj.13 Pra, procesi i islamizimit e kishte përfshirë vetë Pejën, por aty kjo dukuri ende mbizotëronte. Islami, ndonëse më ngadalë, kishte filluar të përhapej edhe në fshatrat e Pejës. Kështu, në fshatin Kosuriq 3 shtëpi ishin muslimane; në fshatin Cërni Potok 1 shtëpi, etj.14
Në vitin 1525 në Novobërdë kishte 4 mëhallë muslimane me 77 shtëpi dhe 42 mëhallë të krishtera me 294 shtëpi.15 Këto të dhëna tregojnë qartë se numri i familjeve të islamîzuara ishte duke u shtuar gjithnjë.
Në vitin hixhri 937 (1530-1531) Sanxhaku i Vuçiternës kishte këto kadillëqe: Novobërdën, Prishtinën, Bellasicën dhe Vuçiternën. Në këto vende kishte 4 xhami, 10 mesxhide, si institucione të islamizmit. Vetë Novobërda kishte 53 mëhallë muslimane dhe 49 të krishtera 16, kurse në vitin 1544 në Novobërdë ishin 5 mëhallë muslimane me 86 shtëpi. Në atë kohë në Novobërdë ishin 38 mëhallë të krishtera, si dhe 6 shtëpi hebreje.17
Prishtina zhvillohej si qytet. Ajo më 1525 kishte 3 mëhallë muslimane dhe 7 mëhallë të krishtera.18 Sipas dëfterit të vitit 1530-1531, Sanxhaku i Prizrenit ndahej në dy njësi juridike - kadillëqe: Prizreni dhe Bihori. Në këtë kohë, në kuadrin e sanxhakut në fjalë ishin: 297 shtëpi muslimane, kundrejt 13.621 shtëpive të krishtera 'hâne" dhe 1.147 "mücerred"; dy mystahifizë (Müstahifiz mbrojtës) të qyteteve Prizren dhe Bihor), 2 dizdarë, 2 qeha, 2 imamë, 2 topxhinj, 38 mystahfizë ( të vendeve të ndryshme të sanxhakut). Veç institucioneve (titullarëve) të përmendur muslimanë, përmenden edhe vakëfi i Jakub Beut dhe i Ahmet be Evrenozit. Vakëfi i fundit në vetë Prizrenin kishte 80 dyqane, 10 mullinj.19
Vetëm në kadillëkun e Prizrenit (Prizren, Hoçë dhe Tërgovishtë - Rozhajë),ishin (1530-1531) 22 mëhallë: 4 muslimane dhe 18 të krishtera (në Prizren 4 mëhallë muslimane dhe 9 të krishtera); 278 shtëpi muslimane dhe 9.976 shtëpi të krishtera 'hâne", 1.010 'mücerred" dhe 722 "bive".20 Pra, edhe në kuadrin e Sanxhakut të Prizrenit numri i familjeve të islamizuara ishte në rriqe e sipër.
Në kohën e vezirit të madh, Rustem Pashës (I.1551-1554; II. 1555-1561) në Prizren ishin 4 mëhallë të mëdha muslimane dhe 12 mëhallë të vogla të krishtera.21 Sipas këtyre shënimeve, në Prizren, ne mesin e shekullit XV, pothuajse gjysma e popullsisë ishte islamizuar.
E njëjta situatë ishte edhe në Sanxhakun e Dtikagjinit në shekullin XVI. Kah gjashtëdhjetëvjetëshi i shekullit XVI, në fshatrat e këtij sanxhaku islamizimi ishte përhapur aq shumë saqë përfshinte 1/3 e popullsisë fshatare, kurse në Pejë mbi 50 për qind të popullsisë. Sa për ilustrim, po japim një statistikë për tri nahije të Sanxhakut të Dukagjinit: Rudina, Domeshtiçi dhe Pashtriku, d.m. th. për krahinat veri lindore të sanxhakut në fjalë:
Popullsia e krishterë Popullsia muslimane
kryefamiljarë,
beqarë, zotërues
bashtinash
Banorë me antroponim
kryefamiljarë, me tokë, të pamartuar pa tokë, beqarë Banorë të islamizuar
me mbiemra
1571 1591 shqipe
1571 shqiptaro
sllave
1571 sllave 1571 1591 shqipe
1571 sllave
1571
1.Rudina 828 791 556 214 58 33 112 2 6
2.Domeshtiqi 763 599 520 215 28 119 329 30 6
3.Pashtriku 916 596 692 214 10 340 740 166 25
Gjithsej: 2.507 1.986 1.763 643 96 492 1.235 205 3.722
Në shtatëdhjetëshin e tëtëdhjetëvjetëshin e shekullit XVI islamizimi tashmë ishte element me rëndësi në qytetet e Kosovës. Kjo dukuri dukej sa vijon:
Qytetet
Shtëpi muslimane
Shtëpi të krishtera
Prizereni
320
290
Peja
142
11
Prishtina
325
343
Vuçiterna
248
114
Nobovërda
187
267
Janjeva
41
351
Trepça
19
425
Gjithësej
1273
1801 (23)
Vërejtje: Këtu janë llogaritur edhe bashtinat muslimane dhe të krishtera, shtëpitë e çifliçet muslimane.
Me sa duket, gati gjysma e popullsisë së qyteteve kishte përqafuar fenë islame brënda një shekulli. Ky proces, pra, në qytetet e Kosovës, paska qënë mjaft i shpejtë. Kjo dukuri duhet të shpjegohet me faktin se shqiptarët ortodoksë ishin elementi primar që kaluan në fenë e re të pushtuesit, e pastaj shqiptarët katolikë, dhe më në fund pjestarët- e grupeve të tjera etnike që ishin në pakicë. Mirëpo, edhe të islamizuarit e tjerë, si dhe turqit e pakët të vendosur në qytetet e kësaj krahine, nëpërmjet simbiozës, e sidomos nëpërmjet krushqive (martesave) janë shtrirë në masë zotëruese shqiptare të besimit musliman. Madje, në këtë mjedis as që kanë mundur të ekzistojnë grupet shumë të vogla të etnoseve të tjera.
Megjithatë, simbas disa burimeve të Vatikanit, nga viti 1578, në Novobërdë, janjevë, Trepçë dhe Letnicë kishte ende mjaft besimtarë të fesë katolike.24
Sipas një burimi të vitit 1598 shohim se kishte raste kur shqiptarët ortodoksë kalonin edhe në fenë katolike.25
Në mbështettje të relacionit të Pjetër Mazrekut, Prizreni, në 1623, kishte 12800 frymë, prej të cilëve 12000 turq me kombësi shqiptare (shqiptarë të besimit musliman), 200 katolikë shqiptarë dhe 600 serbianë (ortodoksë).26 Domethënë dy të tretat e popullsisë së Prizrenit ishin, në dhjetëvjeçarët e parë tëshekullit XVII, të islamizuar, e të islamizuarit ishin shqiptarë. me kombësi; ky raport përputhet plotësisht edhe me realitetin e kohës dhe është në harmoni me burimet osmane.
Për faktin që islamizimi ishte në rritje e sipër, dhe për shkaqet e islamizimit të popullsisë së anës së Prizrenit, na flet edhe raporti qetër i relatorit të sipërcekur, nga 15 maj 1625.
Pjetër Mazreku, në relacionin e tij të vitit 1633, tregon se si u islamizua, pothuajse, e gjithë popullsia Hasit të Prizrenit: "Hasi është i banuar nga një numër i madh shqiptarësh nënshtetas të turkut, në mënyrë që, meqënëse dukagjinasit nuk duan të quhen vasalë të turkut as për titull të vasalazhit as për detyrë të haraçit, kështu këta (të Hasit) kaq fort kanë qënë marrë me të keq, sa që shumë ose pothuajse të gjlthë janë bërë turq (muslimanë - S.R.), duke ndryshuar vetëm emrin pa e pasë mendim që të mohojnë fenë me zemër.27-29 E që ishte në renie katolicizmi në të mirë të islamizmit po ky relator nënvizon: 'Në qytetin e Prizrenit ka 50 familje (katolike - S.R.) nën kujdesin e një famullitari dhe në territor (në rreth) 4 mijë frymë në pesë famulli nën kujdesin e dy priftërinjve, por do të duhej edhe një qetër. Dhe, nga mungesa e meshtarëve, janë bërë turq (muslimanë - S.R.) popujt e 45 e më shumë famullive të qera".30 Sipas këtyre shënimeve, jo vetëm në Prizren, por edhe në fshatra të Prizrenit, islamizimi kishte marrë hov të madh. Kështu që elementi katolik kishte rënë në minimum, do me thënë, në pjesën e parë të shekullit XVH shqiptarët e fesë islame, jo vetëm që mbizotëronin në qytetin e Prizrenit, por edhe nëpër fshatrat e tij.
Sipas fra Kerubinit (1638), islamizimi ishte duke u zhvilluar në këtë mënyrë: 'Kelmendi, në kufi me Pultin, mund të jenë dy katunde të mëdha pa asnjë prift. Përtej Gashit shumë katunde janë bërë turq (muslimanë S.R.), ( ). Një ditë larg prej Gashit është një katund prej afro pesëdhjetë apo gjashtëdhjetë shtëpish ku nuk ka meshtar, por shërben aty ai i jakovës. Në këtë katund në pak kohë janë bërë turq (muslimanë - S.R.) besoj 20 shtëpi ose më shumë shtëpi... Më tutje është një tjetër katund i vogël, në të cilin nuk ka veçse tri shtëpi të krishterësh (katolikë - S.R.), të tjerët janë bërë turq ( ). Kujtoj se lakova (Gjakova) ka pesëdhjetë shtëpi, por vetëm 20 të krishtera, të tjerët janë bërë turq (muslimanë - S.R.) e skizmatikë ( ) në Prizren turq (shqiptarë muslimanë S.R.), ka të panumër ( ). Po të shkohet në anë të veriut, përmbi Jakovë, fillojnë skizmatikët e nuk ka më shumë se tri shtëpi katolike, e pastaj shumë e shumë fshatra skizamtike e me turq (muslimanë - S.R.)'.31 Nga kjo shihet qartë se islamizmi në Rrafshin e Dukagjinit tashmë ishte mbizotërues, qoftë në qytete, sidomos në Prizren, qoftë në fshatra. Numri i katolikëve ishte zvogëluar dhe ata ishin më të paktë sesa ortodoksët (skizmatikë); të tillë ishin, si serbët, shqiptarët, ashtu edhe vllehët.
Po atë vit (1638), Gjergj Bardhi, ndër të tjera, raportonte: Në... Shkup, Karadakun e Shkupit, Novobërdë, janjevë, Prizren, Gjakovë, Kratovë, eq., flitet shqip, prandaj është e arsyeshme pse shqiptarët kërkojnë që priftërinjtë t'i kenë shqiptarë ("della propria lingua albanese'). Duhet t'u dilen në ndihmë, ndryshe do të kalojnë në fenë islame ose në atë skizmatike. Në Prizren janë 40 shtëpi katolike. 80 ortodokse dhe 3500 turke (muslimanë - S.R.), (do me thënë më se 18 000) banorë), kurse në Gjakovë janë 26 shtëpi katolikësh, të gjithë shqiptarë, 16 shtëpi ortodokse dhe 250 turke (shqiptarësh muslimanë S.R.).
Kjo na tregon se katolikët e sanxhaqeve të Prizrenit, Dukagjinit, Vuçiternës dhe të Shkupit ishin shqipfolës, do me thënë, shqiptarë, se numri i katolikëve ish në rënie e sipër nga sa ishin duke u islamizuar dhe duke kaluar në fenë ortodokse, do me thënë, duke u serbizuar, dhe se kombi shqiptar megjithatë, në mënyrë absolute mbizotëronte në trevat në fjalë.
Ndërsa në relacionin e vet të vitit 1642, Gjergj Bardhi dëshmon se në Trepçë ekzistonin tridhjetë shtëpi katolikësh, ose 200 frymë, 40 shtëpi skizmatikësh dhe 100 shtëpi turqish (muslimanë - S.R.): në Nobobërdë 80 shtëpi, ose 540 frymë duke përfshirë edhe tri fshatra që ishin rreth saj; në vetë Novobërdën ishin 4 xhami të turqve (të muslimanëve - S.R.) dhe 120 shtëpi turq:ish (muslimanë S.R.). aty kishte edhe 50 shtëpi skizmatikësh (është fjala për banorët e kalasë së Novobërdës). Në Janjeve kishte 85 shtëpi katolikësh, 120 shtëpi "turqish' me 2 xhami dhe 180 shtëpi ortodoksësh.33
Mandej, Gjergj Bardhi vazhdon duke theksuar se në Suharekë ka hasur në shqiptarë. Po kështu ka hasur në shqiptarë edhe në Kratovë. Për këta shqiptarë katolikë Gjergj Bardhi thotë se flasin serbisht dhe turqisht, kurse prifti i tyre është shqiptar me origjinë, por flet serbisht.34 Këto të dhëna tregojnë se aq shumë ishte rrënjosur serbishtja te një kategori shqiptarësh, sa që edhe në shekullin XVII e flitnin atë si gjuhë të shtëpisë. Kështu ndodhi edhe me rahovecasit dhe gorasit, të cilët, edhe pse kanë kaluar në fenë islame dhe i kanë ruajtur të gjitha tiparet kombëtare shqiptare, serbishten e kanë ruajtur si gjuhë të shtëpisë, deri në ditët tona.
Shqiptarët katolikë, jo vetëm që ishin të rrezikuar nga islamizimi, por edhe nga ortodoksizmi. Prandaj, duke e vlerësuar këtë situatë kritike, Gjergj Bardhi vendosi njëherit të bisedojë me patrikun e Patrikanës së Pejës, e pastaj kërkon nga Roma që të plotësohen me famullitarë famullitë e Trepçes dhe të Letnicës (në Karadakun e Shkupit), dhe për priftë rinjtë të sigurohën mjetet e nevojshme për ekzistencë. Përkundrazi, katolikët e aqeshëm do të kalojnë në fenë ortodokse.35 Me fjalë të qera, shqiptarët duke e përqafuar fenë ortodokse, shkombëtarizoheshin. Prandaj, Gjergj Bardhi, si misionar i Papës e si shqiptar që ishte vetë, ishte shumë i shqetësuar nga kjo dukuri. Madje shqiptarët katolikë, të cilët kalonin në fenë islame, relatorët katolikë shqiptarë i quanin turq me kombësi shqiptare, do me thënë, nuk i konsideronin të islamizuarit si shqiptarë të zhdukur, të shkombëtarizuar. Prefekti i misionit shqiptar, fra Kerubini, më 1638 thotë se në Gjakovë kishte 20 shtëpi të krishtera (katolike shqiptare), më 1640, do me thënë, dy vjet më vonë, thotë se 20 shtëpitë katolike në Gjakovë kishiri kaluar në fenë islame dhe vetëm 3 njerëz kishin mbetur në fenë katolike. Shkaku i islamizimit qëndronte ne faktin se mot moti nuk kishte pasur prift thotë Kerubini. Prandaj, ky relator i propozon kongregacionit të Propagandës në Romë që të emërohej misionar shqiptari Andrea Bogdani, i cili dinte shqipen, serbishten, italishten dhe turqishten.36
Në qoftë se Shqipërisë nuk i jep ndihmë Venediku, shqiptarët (katolikë - S.R.) nën presionin e "turqve" do të përqafojnë fenë islame dhe kështu do të bëhen armiqtë më të flaktë të krishtërimit", thotë Kerubini.37
Në vitin 1662 Pjetër Bogdani thotë: 'Për shkak të presionit të turqve (shqiptarëve të besimit musliman S.R.), misionarët kanë ikur nga Hàsi, kurse 20 shtëpi katolike, që t'u shpëtonin detyrimeve të rënda, kanë kaluar në fenë islame. Vetëm gratë dhe vajzat kanë mbetur në fenë katolike, sepse nuk paguanin xhizjen dhe detyrimet e qera".38
... Më 10 gusht 1670 i ankohet Kongregacionit arkipeshkvi i Shkupit, shqiptari Andrea Bogdani, se si shqiptarët katolikë më shumë vuajnë nga skizmatikët (ortodoksë) sesa nga vetë turqit (muslimanë - 'S.R.) (paganndo al patriarche di Pech una notabile pecunia all'anno). Kjo është gjë shumë e rrëzikshme, sepse, tek e fundit, të gjithë katolikët do të kalojnë në skizmë.39-40
Se në çfarë gjendjeje ishte popullata katolike në Kosovë në shtatëdhjetëshin e shekullit XVII, më së miri na flet në relacionin e vet shqiptari D.Shqefën Gaspari.
Banorët katolikë në dioqezën e Shkupit më 1671
Nr Vendi
Katolikët
Nr
Vendi
Katolikët
1
Prizereni
120
12
Novobërda
70
2
Suhareka
20
13
Kuçi
25
3
Gllogjani
8
14
Bardhiçi
70
4
Papazi
30
15
Gilani
20
5
Landovica
(Landovica)
45
16
Prishtina
80
17
Trepça
70
6
Poçesta
6
18
Vuçiterna
30
7
Janjeva
?
19
Gjakova
6
8
Shkupi
100
20
Zogaj
100
9
Kratova
25
21
Letaj
?250
10
Mali i Zi
(Karadaku i Shkupit)
400
22
Shigjeqi
24
23
Dodaj
70
11
Letnica
?
24
Luzha
60
25
Hasi
?300
Gjithsejt
2169.41-42
Kalimi nga feja e krishterë në atë muslimane bëhej me një ceremoni. Përqafohej feja islame nga kryefamiljari apo nga të,gjithë anëtarët përnjëherësh, ose vetëm nga një anëtar i familjes, qoftë mashkull apo femër, varësisht nga vullneti i njeriut. Personit të cilit i mbushej mendja të kalonte në fenë islame duhej të siguronte, në radhë të parë, disa dëshmitarë muslimanë nga radha e njerëzve të ndershëm të asaj ane, të cilët e njihnin mirë. Kandidati për fenë islame, së bashku me dëshmitarët, shkonin te kadiu i vendit. Para kadiut kandidati deklaronte se vullnetarisht dhe pa pasur kurrfarë presioni prej askujt dëshironte të kalonte në fenë e vërtetë dhe të hiqte dorë nga feja e tij e vjetër. Dëshmitarët, po ashtu, duhet të dëshmonin për sinqeritetin e kandidatit dhe për ndërshmërine e tij. Atëherë kadiu e shtinte kandidatin të bënte betimin (shahadet). Pas kësaj, emri i ri i kandidatit regjistrohej në protokollin (sixhil, turq.sicil) e kadiut; për shembull, Pjetri, i biri i Markut, bëhet Ali i biri i Abdullahut. Emri i parë është emri i islamizuar, kurse emri i dytë: Abdullah, në vend të emrit të babait të krishterë, emri i të cilit nuk duhej të përmendej. Abdullah, do me thënë, rob i Zotit. Zaten të gjithë ithatërt e fesë islame (muslimane) veten e konsideronin robër të Zotit. Në sixhil regjistroheslùn edhe emrat e dëshmitarëve.43-44
Sa për ilustrim po përmendim vetëm disa nga të islamizuarit e parë. Nga komuniteti i taraphanës të Novobërdës, më 1669/70 përmenden: Muslih, i biri i Abdullahut; Perviz, i biri i Abdullahut; Rexhep, i biri i Abdullahut; Ibrahim, i biri i Abdullahut; jusuf, i biri i Abdullahut; Hasan, i biri i Abdullahut; Hamza, i biri i Abdullahut.45 Kurse prej të islamizuarve të parë të Gjakovës (1571) ishin: Sylejman, i biri i Abdullahut; Hyseini, i biri i Abdullahut.46 Por ka pasur raste kur si mbiemër është marrë emri i një dinastie; Dukagjinzade (Dukagjinas, i biri i Dukagjinit). Por ka pasur shumë mundësi që të ruhet edhe mbiemri i krishterë, emri i vëllazërisë, fisit; pastaj profesionit etj..
Vallë pse shqiptarët e pranuan islamizimin pas boshnjakëve dhe më me shpejtësi prej popujve të Evropës? Arsyen duhet ta kërkojmë në rrethanat politike, kulturore, ekonomike dhe shpirtërore që mbretëronin në atë kohë. Shqiptarët i ishin nënshtruar sundimit të shtetit serb të Nemanjiqve me dhunë. Ky shtet despotik shqiptarëve liridashës përherë u solli vetëm shfrytëzim, madje në çdo pikëpamje. Pra, në këtë shtet u krijua antagonizmi i madh politik, fetar, etnik dhe kulturor në mes të popujve të nënshtruar. E shqiptarët në mënyrë të veçantë, ishin të shfrytëzuar. Për këtë arsye ishin fare të pakënaqur me gjendjen e tyre. Ata prisnin vetëm çastin për t'u çliruar nga kjo e keqe e gjithanshme.
Madje shqiptarët ishin të detyruar ta pranonin ortodoksizmin me anë të 'inkuizicionit të shtetit serb". Ortodoksizmi, si ideologji e klasës sunduese serbe, u solli shqiptarëve fe të re, e cila nuk punonte në të mirë të tyre. Shqiptarët u detyruan të pagëzoheshin me emra serbë, të flisnin serbishten, të bënin meshën në kishë në serbishte dhe të punonin vetëm në punë të rënda fizike. Madje, shqiptarët, para ligjeve të shtetit serb konsideroheshin si kategori e fundit e asaj shoqërie feudale.
Shqiptarët, edhe gjatë sundimit serb, pakënaqësinë e tyre e kanë manifestuar në forma të ndryshme. Fenë ortodokse vërtetë e kishin pranuar, por më shumë sa për sy e faqe. Së bashku me turmat popullore serbe, të pakënaqur me shfrytëzimin feudal laik dhe shpirtëror serb, shqiptarët e pranuan edhe bogumilizmin si fe e si ideologji. Por si të gjithë dënoheshin me metodat më të vrazhda, karakteristike për mesjetën, nga "inkuizicioni i shtetit serb'. Shqiptarët u pagëzuan me emra ortodoksë (greko-serbë), por ata emra, në të shumtën e rasteve i shqiptarizuan. Kështu, jovani - bëhej Gjon, Georgius bëhej Gjergj. Ose atyre emrave jo shqiptarë u jepnin sufiksin e shqipes. Forma më karakteristike e rezistences së "qetë" ishte mbajtja e mbiemrit 'Arbanas". Edhe pse "Arbanas" ishte formë sllave, e në atë kohë ndryshe nuk ka mundur të shprehet shqiptari, me të shqiptari është distancuar etnikisht dhe kombëtarisht nga serbi, me të cilin kishte fe dhe emër të përbashkët.
Shqiptarët (spahijtë, jeniçerët apo raja) në fazën e parë të sundimit osman, edhe pse kaluan në fenë islame dhe u pagëzuan me emra arabë (Hasan, Muhammed, etj.), si mbiemër të tyre zakonisht mbanin emrin 'Arnavut'. Kështu ata distancoheshin kombëtarisht nga turqit apo të islamizuarit e qetë. Nga kjo hoqën dorë kur feja islame e kaploi popullsinë shqiptare dhe ajo u bë fe e shumicës, do me thënë, kur nënkuptohej Hysein Hasani, apo Mustafa Muhammedi duhet të ishin shqiptarë. Megjithatë, shpeshherë edhe emrat arabë (muslimanë) shqiptarizoheshin. Për shembull, Hysein bëhej Cen, jusuf - Cuf, Ramadan - Dan, Muhamet - Met, Ibrahim - Brahim ose Brah, Ibushi - Bushi, etj., etj..
Raja krishtere nuk kaloi në fenë islame as për t'i shpëtuar xhizjes, siç pohonin disa nga relatorët katolikë të shekullit XVII, sepse xhizja, si taksë, nuk ishte e rëndë, e padurueshme, për të krishterët. Ajo u bë e rëndë kur filluan shpërdorimet nga tagrambledhësit. Atëherë u keqësua jo vetëm pozita e rajasë së krishterë, por edhe e asaj muslimane. Prandaj, si njëra, ashtu edhe tjetra kategori e rajësë, i bëri rezistencë shfrytëzimit osmàn. Së paku shpëtimi nga xhizja nuk ishte faktori i dorës së parë i islamizimit të shqiptarëve katolikë. Madje katolikët kalonin në fenë ortodokse dhe nuk shpëtonin nga xhizja.
Kisha dhe kleri ortodoks në përgjithësi luajti rol negativ kundrejt interesave të popullit shqiptar. Kështu, shqiptarët gegë ortodoksë, kuptohet, ata që mbetën pa u islamizuar, apo shqiptarët katolikë të ortodoksuar, u serbizuan dhe u malazezuan, ndërsa shqiptarë toskë ortodoksë u greqizuan dhe u maqedonizuan në një masë të konsiderueshme.
Hoxhallarët, si misionarë të fesë islame, në viset shqiptare ishin krejtësisht shqiptarë. Ata bënin çmos që shqiptarët ortodoksë t'i muslimanizonin. Po ashtu përpiqeshin t'i muslimanizonin edhe shqiptarët katolikë, të cilët, në rrethana të kohës, nuk ishin në pozita të lakmueshme. lshin të rrezikuar nga kisha ortodokse e nuk kishin kurrfarë ndihme nga bota katolike e Evropës.
Nga ana tjetër, priftërinjtë katolikë shqiptarë, duke i ngashnjyer shtetet katolike (Spanjën, Venedikun, Austrinë, etj.) me pasuritë e madha natyrore të Shqipërisë, kërkonin ndërhyrjen e tyre dhe pushtimin e Shqipërisë nga ata, me shpresë se në atë mënyrë do të shpëtonin popullin shqiptar nga skizmatizmi dhe nga shfrytëzimi osman.
Kështu, në fund të shekullit XVII (1689/90), kur erdhi ushtria austriake në Kosovë, pjesa më e madhe e popullsisë shqiptare, pavarësisht nga përkatësia fetare (muslimanë, ortodoksë, katolikë), duke bashkëpunuar edhe me serbët e vllehet, krijuan një ushtri vullnetarësh prej 20 000 burrash të pushkës e udhëheqës zgjodhën arqipeshkvin e Shkupit, shqiptarin Pjetër Bogdanin, edhe pse, në atë kohë, në dioqezën e Shkupit (në Kosovë), nuk kishte mbi 2000-3000 katolikë, madje-madje, më shumë gra e fëmijë se sa burra.
Në fund duhet hedhur poshtë teoria cvijiçjane apo haxhivasiljane mbi të ashtuquajturit "serbët e shqiptarizuar" (poarbanasani srbi) apo "arnautasani" nëpërmjet islamizimit.47 Kjo 'teori" sa është pa baza shkencore, aq është jo e logjikshme, sepse, si është e mundur që serbët "duke u islamizuar të shqiptarizohen", derisa dihet se shqiptarët nuk erdhën si pushtues në këto vise, e as që feja islame ishte e tyre. Prandaj, deri sa dihej se pushteti osman dhe feja islame ishin tolerante ndaj kombeve dhe gjuhëve kombëtare, pse serbët duke u "islamizuar" ta pranonin shqipen, e cila jo vetëm që nuk ishte gjuhë e fesë islame, por as e administratës dhe e kulturës osmane-islame. Përkundrazi, administrata osmane u lejoi të gjitha kombeve të tjera (serbëve, grekëve, vllehëve, ebrenjve, eq.), veç shqiptarëve, ta përdorin gjuhën e tyre në shkolla, kisha dhe në institucione të qera kulturorearsimore. Si qe e mundur që 'serbët e shqiptarizuar' me të përqafuarit e fesë islame t'i pranonin të gjitha tiparet kombëtare shqiptare, - veshjen, doket zakonet - e mos të turqizoheshin (kombëtarisht) apo të arabizoheshin, sepse gjuha dhe kultura islame ishte gjuhë dhe kulturë arabe. Përkundrazi, gjatë tërë sundimit osman, serbët, grekët, ebrenjtë, vllehët, ishin kombe të privilegjuara në pikëpamje kombëtare. Ata gëzonin të drejtën e shkollimit në gjuhën e tyre kombëtare, gëzonin të drejtën ta kenë edhe kishën e vet. Ndërkaq shqiptarët këto të drejta nuk i gëzonin fare. Librat shqipe, pas Skënderbeut, u zhdukën. Të prirë nga Skënderbeu, ata ishin të vetmit nga popujt evropianë që e kundërshtuan me armë zgjerimin dhe fuqizimin e pushtuesit osman dhe pse sulltanët duke i islamizuar shqiptarët dhe duke u dhënë pozita më të larta në administratën osmane, synonin ta shfrytëzonin vitalitetin e tyre në zgjerimin dhe forcimin e pushtetit të vet. Kështu, duke e shfrytëzuar fuqinë morale, fizike, intelektuale dhe psikike të shqiptarëve, sulltani lehtësisht i frenoi ata. Shqiptarët, të cilët kishin shpirt revolucionari, duke mos pasur të drejtë t'i kenë librat dhe shkollat kombëtare, bëheshin domosdo më të frenueshëm, më të kapshëm dhe më të përdorshëm.
Por e vërteta është diku qetër. "Serbët e shqiptarizuar" nuk ishin tjetër veç shqiptarë të fesë ortodokse, të cilët mbanin emra greko-serbë dhe i takonin kishës ortodokse serbe para se të islamizoheshin. Ata, si imperativi i kohës, me të përqafuar fenë islame, vetëm sa ndërronin emrin, në vend të emrit greko-serb të fesë ortodokse, pagëzoheshin me emra arabë të fèsë islame. Mirëpo, në atë rast, ruanin traditën, gjuhën, doket dhe zakonet kombëtare shqiptare. Vetëm femrat serbe, të martuara me shqiptarë të fesë islame, duke u ismamizuar edhe ato, janë shqiptarizuar. Ndoshta ka ekzistuar ndonjë rast që mashkulli serb, duke u islamizuar, është shqiptarizuar. Por, raste të tilla duhet të mbesin vetëm si raste, e kurrsesi dukuri. Ato raste janë bërë jo për shkak të islamizimit por për shkak të simbiozës, ose për arsye se rrethi i njerëzve ku kanë jetuar ka qënë rreth i shqiptarëve të islamizuar. Prandaj, serbët, duke e Përqafuar fenë islame, nuk ka qënë e mundur në asnjë mënyrë të "shqiptarizohen', nëse nuk ka pasur shqiptarë në shumicën absolute në trevat në të cilat po fiasim.
Lidhur me islamizimin e shqiptarëve ortodoksë na flet edhe tradita popullore. Sipas traditës, kisha e Deçanit është mbrojtur nga vojvodët. Demukaj e Deçanit, shqiptarë të besimit musliman; kurse Patrikana e Pejës, nga familja Nikqi - Këlmendi të Rrugovës, shqiptarë të islamizuar. Vallë, cilët janë motivet e këtyre shqiptarëve muslimanë që t'i ruanin kishat "serbe?! Përgjigjen mund ta gjejmë në faktin se këto kisha nuk ishin vetëm të serbëve, por, me shekuj, edhe të shqiptarëve. Këto institucione fetare u takonin të parëve të këtyre familjeve shqiptare, në një të kaluar jo fort të largët. Në të mirë të këtij fenomeni flasin edhe burimet e vendit. Më 1962, në shtëpinë e Muhamet Lanit - Demukaj, vojvod i kishës së Deçanit gjeta shumë dokumente osmane të cilat ia dorëzova Arkivit të Kosovës dhe janë të regjistruara në fondin: Muhammed Lani - Dukaj. Nga një dokument prej tyre, i datës 2.Vll.1716 (13 shaban 1128 H.) dedikuar kufizimit të tokave, shihet qartë se shumë familje shqiptare të Deçanit, Carabregut dhe Lloqanit pra dhe familja Demukaj, ishin islamizuar mu në fillim të shekullit XVIII, sepse, në dokumentin e cekur përmenden edhe këta kryefanùljarë: Ali Marku, Mehmet Prençi, Ahmet Kola, Ali Mark Gjina, Mehmet Vata, Ali Vesku, etj.48
*Marrë nga: Skender Riza, 'Kosova gjatë shekujve XV, XVI dhe XVII, Tiranë 1987, Fq. 420-437
R E F E R E N C A
1. K. Jireçek, Albanija u proslosti, 52. Mehmet Dukagjini më 1543 ishte sanxhakbe i Sanxhakut të Smederevës, do me thënë i Serbisë (St. Novakoviç, Srbi i Turci u XIV i XV veku, 245).
2. V. Skariç, Uticaj turskog vladanja na drugtveni Zivot, Knjiga o Ballkanu, 11, Beograd, 1937, 134-142.
3. Fra L. Mihaçeviç, Crtice iz Allbanske povijesti, Sarajevo, 1912.
4-5. Jashar Pasha ishte ajan shqiptar, Gjinollaj. Gjinollajt në fillim të shekullit XIX ishin mytesarifë (qeveritarë) të Sanxhakut të Prishtinës, të Shkupit, etj..
6. Branislav D.Nusiç, S. Kosova na Sinje more, Il.
7. Po aty, 40.
8. Po aty.
9. H. Hadzibegiç, a Handziç, E. Kovaçeviç, Oblast Brankovica, 209-210.
10. BBA, Icmal defteri No 22.
11. Po aty.
12. I.H. Uzunçarsili; Osmanli Tarihi, 11, 540.
13. S.Pulaha, Defteri i regjistrimit, 50-217.
14. Po aty; S.Plulaha, elementi shqiptar sipas onomastikës, 176-180.
15. Istorija naroda Jugoslavije, 11, 89.
16. O. Zirijevlç, Vuçitrnski i Prizrenski sandzak u svetlosti turskog popisa 1530/31; godina, Gjurmime Albanologjike, No.2, Prishtinë, 1968, 103, 113.
17. Istorija naroda Jugoslavije, II, 89.
18. Po aty.
19. O.Zirojeviç, vep. E cit., 114-118.
20. Po aty.
21. Istorija naroda Jugoslavije, II, 89.
22. Selami Pulaha, Krahinat verilindore të Sanxhakut të Dukagjinit, 205.
23. TKM, Defter-i Mufassal-i Livâ-i Vlçterin, Sene 977; Defter-i Mufassal-i Livâ-i Prizren, Sene 999; Defter-i Mufassal-i Livâ-i Iskenderiye, Sene 990.
24. Cira Giannelli, Documenti inediti sullo state di alcunita cattolicha della Serbia méridionale nel 1578, "Ricerche slavisticha", tom Il, 1953, 29-59.
25. Jov. N. Tomiç, Peçki patrijah Jovan pokret hrisçana na Balkanskom poluostrom (1592-1614), Zemun, 1903. 118.
26. I. Zamputi, Relacione I, 337.
27-29. I. Zamputi, Relacione 1, 445.
30. Po aty, 451.
31. I. Zamputi, Relacione II, 107.
32. Jovan Radoniç, Rimska Kurija 107.
33. I. Zamputi, Relacione II, 262, 263; Jovan Radoniç, vep. e cituar., 108.
34. Jovan Radoniç, vep. e cituar., 108.
35. Jovan Radoniç, vep. e cituar., 109.
36. Jovan Radoniç, vep. e cituar., 146.
37. Po aty, 150. Sipas Kerubinit, Venediku do të kishte pasur fitime jashtëzakonisht të mëdha në rast se Shqipërinë do ta kishte në duart e veta, para së ethash, ka shumë drithë, verë, vaj, ullinj, peshq, kafshë dhe çdo gjë tjetër që i nevojitej njeriut përjetesë. Përveç kësaj, Shqipëria është e pasur me miniera të ndryshme, me argiend, por para së giithash, me pyje të pasura, të cilat japin material për ndërtimin e anijeve.
38. Jovan Radoniç, vep. e cituar., 277.
39-40. Po aty, 347.
41-42. D. Shtjefén Gaspari jep edhe këtë shënim: Përpara 28 vjetëve ishin në Has shumë katolikë, por nuk kishin mbetur në këtë fe veç 300 gra e fort pak burra, për me u ikë pagesave të rënda.
43-44. Turski dokumenti za Makedonskata istorija (18031808), Skopje, 1953, 20; Turski dokumenti za Makedonskata-istorija, IV, (1 818-1827), Skopje, 1957, 8.
45. TKM. Ankara, Defter-i Mussafal-i Livâ-i Vlçterin, f. 1.
46. S.Pulaha, Krahinat verilindore, 212.
47. J.Hadzi-Vasiljeviç, Amauti nase krvi - Amautasi, 107-112.
48. Shih: Skënder Rizai, Thesari i Arkivit Shtetëror të Krahinës, "RILINDJA", 1 I.XI. 1962, f. 12.

GJENEZA E PARAGJYKIMEVE SHQIPTARE DHE MANIFESTIMI I TYRE GJATË HISTORISË
Lidhshmëria gjeografike e trojeve shqiptare me Evropën, por edhe kontaktet e tyre të përhershme tregtare, ushtarake, pastaj luftërat dhe migrimet e ndryshme nga këto troje dhe në këto troje, rezultuan që ndjenja e "superioritetit" judeo-kristian të depërtojë edhe në trojet tona shqiptare. Kjo ndjenjë sidomos u forcua nga ndikimet greko-romake, të cilat çdo popull tjetër dhe çdo kulturë tjetër jashtë tyre e quanin barbare. Paraqitjet e Islamit në skenën historike me Muhammedin a.s. dhe forcimi i Kishës në shekullin VIII e pas, bëri që tërë mllefin që mbretëritë e shumta në Evropë e kishin kundruall Islamit, ta përcjellin edhe te një pjesë e popullit parashqiptar e shqiptar. Ky mllef u rrit deri në tërbim atëherë kur aristokracia frankovite bëri fushatë të rreptë, gjoja për t’i shpëtuar vendet e shenjta, dhe bëri propagandë frontale për mobilizim të Evropës në emër të Kryqit, rrjedhim të së cilës kemi luftërat kryqtare që zgjatën gati dy shekuj. Për mobilizim sa më efikas, Papati dhe Qesari, normalisht, përdorën të gjitha mjetet që Islamin ta paraqesin si rrezikun më të madh për ekzistencën e tyre biologjike dhe shpirtërore. Në këtë fushatë u angazhuan të gjithë: përkthyesit, filozofët, shkencëtarët, ushtarakët e të tjerë. Ndonëse për pjesëmarrjen e shqiptarëve në ato ngjarje, gjë që është e natyrshme për atë kohë, ende s’kemi të dhëna të mjaftueshme, megjithatë këta nuk i shpëtuan kësaj fushate, kështu që është më se e sigurt se "pjesëmarrja e shqiptarëve në kryqëzata mund të lidhet më tepër me Kryqëzatën e Katërt kur kjo kryqëzatë kishte kaluar gjatë viteve 1202-1203 nëpër viset shqiptare" K. A. Çerkezi këtë kohë e përshkruan si vijon: "Të gjithë popujt ishin ngritur në këmbë. Predikuesit vinin prej vendi në vend për njerëzit dhe ftonin të pasur dhe të varfër, fisnikë dhe fshatarë, që të ndihmonin për të liruar Vendet e Shenjta; qytete dhe fshatra të tëra mbetën të shkreta, duke u bashkuar njerëzia në kryqëzatat. Shumica shitnin çdo gjë që kishin që të vinin si kryqtarë."
Këtë gjendje të nderë mund ta vërejmë edhe në epet e Perëndimit, në veprat filozofike, teologjike e letrare, ku muslimanët paraqiten si të pafe e idhujtarë. Mirëpo, në "Digenisa Akriti" dhe në këngët epike serbe, sikur edhe ndër bullgarët, sipas R. Bozhoviqit, muslimanët nuk paraqiten si në Perëndim. R. Bozhoviqi mendon se kjo gjendje është rezultat i bindjes se në Bizant është besuar se Islami është vetëm njëfarë sekte kristiane, e mbase kjo është edhe arsye për tolerancë.
Ndër faktorët tjerë që krijuan paragjykime tmerruese ndaj Islamit dhe muslimanëve te shqiptarët dhe përgjithësisht, bën pjesë edhe depërtimi i osmanlinjve në Ballkan e gjetiu. Evropa, aq sa e qetësuar, këtë e pa si rast të mirë që të organizohet, ndaj priftëria dhe aristokracia në të gjitha shtetet evropiane zhvilloi një fushatë të ashpër për ta sensibilizuar ndjenjën evropiane për t’u mbrojtur nga rreziku më i madh, nga Islami nëpërmjet osmanlinjve. Kjo, ndër të tjera, rezultoi edhe me luftën e përbashkët evrokristiane kundër muslimanëve, të zhvilluar në Kosovë më 1389, e të njohur si Beteja e Kosovës, në të cilën pësoi humbje koalicioni kristian. Nga ana e tyre, Islami iu paraqit popujve evropianë si fe rrënuese që shkatërron e djeg para vetes çdo gjë, dhe ua ndërron fenë. Për ilustrim do t’i theksojmë vetëm disa autorë nga kohë të ndryshme, për të parë paragjykimet ndaj Islamit, por edhe falsifikimet, shtrembërimet dhe blasfemitë e tyre.
Shkurtimisht do të preokupohemi me Pjetër Bogdanin, i cili, sipas E. Sedaj, "zë një vend qendror në gjithë letërsinë e vjetër shqiptare, sidomos si prozator më i madh i saj, por njëherit edhe si poet, filozof, shkencëtar i mirëfilltë, relator frytdhënës, teolog, etnograf etj". Pasi që sumarrisht mësuam se kush është Pjetër Bogdani, tash do të mësojmë se me çfarë "shkencërie" e "mjeshtrie argumentuese" shërbehet ky doktor i dyfishtë: i teologjisë dhe i filozofisë. Po fillojmë me pohimin e vetë P. Bogdanit, i cili për veprën e vet thotë: "Ky libër im i varfër, i hartuar në vendin ku vërehet pafeja orientale (infedelta orientale)...", kështu që për Kosovën pohon se në të vërehet "pafeja orientale", duke shprehur paragjykime. Më tej ai thotë: "Andaj turqit dhe hebrenjtë, duke ndjekur gjurmët e Ismaelit e të Ezaut, nuk i zunë besë Jezu Krishtit, të vërtetit Mesi, por ndoqën idhujt: Muhametin, Surullahin e Talmudiun. Duhet ditur se këta krerë të të gjitha të këqijave, Muhameti, Surullahi e Talmudi, po sikur që shtinë themel një ligji të lirë, pa udhë e pa arsye, plot me fëlliqësi, ashtu edhe i kanë marrë prapa njerëzit e paudhë e pa ndonjë nder në vete, që janë arabët, tatarët e turqit, që janë dhënë pas lakmive të kësaj jete, fëlliqësive e shtazarive, e pasi ishte Muhameti bari i deveve e i pelave duke u ngjitur me gjithë to. Nuk është pra çudi që njerëzve të kësaj dore të mos u pëlqejë feja e vërtetë e Krishtit, as pastërtia e madhe e saj." Çdo koment është i tepërt kur fëlliqësi e gënjeshtra të tilla shprehen nga një prijës fetar, por edhe nga propaganduesit e tij; sigurisht se edhe ata karakterizohen me kësilloj shkenca e argumente. Por, duhet vërejtur një gjë që në fillim: P. Bogdanit i pengon Islami dhe muslimanët dhe ata i quan "infedelta orientale", por për çudi, atij nuk i pengon Serbia, që dy shekujt e fundit (XII-XIV) kishte pushtuar mbi gjysmën e tokave shqiptare, dhe nga Vatikani ishte emëruar "argjipeshkov i Shkupit dhe administrator i gjithë mbretërisë së Serbisë" (archepiscopo Scoporom ac totivs regni Serviae administratore), ndonëse atëbotë nuk ekzistonte mbretëria serbe, por ekzistonte Shteti Osman me ndarje të re territoriale organizative. Kjo dëshmon se tutorët e tij dhe ai, ende e njihnin mbretërinë serbe të para tre shekujve si legjitime në tokat shqiptare. Ky pushtim dyshekullor nuk i pengon as sot e gjithë ditën as Lush Gjergjit, kur pohon se "ne me ortodoksët jemi të një feje, por të dy kishave motra", dhe nuk ka asnjë koment rreth paraqitjes dhe veprimit militant të kësaj kishe motër si në shekujt XII-XIV, as në shekullin XX, por tërë energjinë e angazhon në denigrimin e Islamit dhe muslimanëve në trojet tona e më gjerë.
Se paragjykimeve nuk u kanë shpëtuar as veprat më të specializuara të gjuhësisë, kemi shembullin vijues. Sipas P. Bogdanit, "ungji i tij Andrea Bogdani, pat shkruar një gramatikë latinisht - shqip, por kjo i humbi Pjetrit gjatë luftërave austro-turke, kur po arratisej nga vendi në vend, i ndjekur prej pushtuesve anadollakë". Po ashtu, "Ksilanderi huazimet e shumta të saj i shpjegon me marrëdhëniet historike që ka pasur populli shqiptar me shumë popuj të tjerë që nga lashtësia gjer te pushtuesit turq." Ndonëse Jup Kastrati është gjuhëtar i spikatur, megjithatë bie nën ndikimin e evrocentrizmit e katolikocentrizmit, duke përdorur terma jopërkatës për gjuhësinë, si psh. pushtues, anadollakë e të tjera. Nga ana tjetër, nëse ato tashmë i përdorë, atëherë ato nuk u takojnë vetëm turqve, por edhe austriakëve e të gjithë të huajve, në të kundërtën, te lexuesi do të krijojmë bindjen se vetëm gjërat që kanë ngjyrë islame janë të huaja.
As letërsia e mirëfilltë nuk u kursye nga paragjykimet më të vrazhda. Shembull do ta marrim Ismail Kadarenë, i cili, nga vilat luksoze franceze na qorton, sugjeron e mëson. Një nga mësimet e tij është pohimi kur thotë: "Unë jam nga një vend që e ka humbur Evropën dy herë. Herën e parë në shekullin XV kur ra nën pushtimin otoman, bashkë me krejt Ballkanin. Herën e dytë më 1944, kur ra nën diktaturën komuniste." Edhe pse mendimi i tij s’ka mbështetje shkencore e logjike kur është fjala për "pushtimin otoman", sepse Turqia nuk e gjeti të lirë Shqipërinë por të okupuar, të copëtuar në fise e rajone, në grindje e asimilim latin, grek e sllav, megjithatë ka të drejtë në mendim personal, por jo në cilësinë e babait të kombit. Po ashtu, habit mllefi i tij kundrejt diktaturës komuniste, të cilës me vullnet i ka shërbyer deri në fundin e saj; nga ajo u rrit, u shkollua, bëri emër, derisa kolegët e tij si Trebeshina e të tjerë, dergjeshin nëpër burgjet famëkeqe enveriste.
I. Kadare, nga vilat franceze, në stilin e "bosëve", na dha edhe një qortim: "Këshilla e mbrapshtë që i është dhënë Shqipërisë për të hyrë në Lidhjen Islamike(...) nuk është veçse shprehje e këtij mendimi. Madje, do të thosha, një veprim i drejtpërdrejtë për ta shtyrë Shqipërinë përsëri drejt Azisë." Derisa gjithë bota bën aleanca nga më të ndryshmet (politike, ushtarake, ekonomike, kulturore), Kadare ua mohon shqiptarëve të drejtën natyrore për t’u anëtarësuar në këtë organizatë politike-ekonomike-kulturore. Në vend që në këtë të shohë përparësinë e Shqipërisë, si ndërmjetëse midis Lindjes dhe Perëndimit, si lidhëse të fijeve të harruara kaherë, ai në këtë sheh katastrofë për shqiptarët dhe i privon ata nga të mirat kulturore-civilizuese. Nuk është e tepërt të bëhet një digresion ndërmjet mendimit të tij dhe veprimit të Jugosllavisë, e cila bën ç’mos që, së paku, të jetë vëzhguese apo mysafire e Konferencës Islamike.
Ndërsa A. Pushka në një shkrim të vetin thotë se: "Feja te shqiptarët nuk është gjithnjë në funksion të kombit. Ajo nuk e përcjell historinë kombëtare, vetëdijen kombëtare, gjuhën e letërsinë... siç ndodh te serbët, maqedonasit, grekët..." Dr. A. Pushka fenë e mendon jo si një vlerë hyjnore, vlerë konstante, metahistorike, transcendentale, që manifestohet në histori, por si leckë, paçavër, e cila duhet t’ia fshijë këpucët çdo kalimtari (regjimi). Po të ishte ashtu, Islami nuk do të ishte fe monoteiste, fe mbinacionale, fe që kombin e përdor si vlerë për mirëqenien njerëzore, e jo të bëhet lodër fëmijësh. Më në fund, populli shqiptar Islamin si të tillë edhe e ka pranuar, përndryshe, do t’i ruante ato që deri atëherë i ka poseduar (Kristianizmin, paganizmin etj.).
Shembullin vijues të paragjykimeve e kemi rreth Sami Frashërit. Problemi konsiston në atë se ky shkencëtar i kalibrit botëror ndër ne është studiuar shumë pak. Mos llogarit disa shkrime cilësore të H. Kaleshit, F. Mehdiut, M. Polisit, G. Shpuzës e ndonjë tjetër, prezentimi i veprës së Samiut në gjuhën shqipe dhe interpretimi i ideve të tij ndër ne është i mangët dhe i shtrembëruar qëllimisht. Kur para vetes kemi një vepër monografike, nënkuptohet se para vetes kemi të sintetizuara të arriturat e tërësishme të autorit dhe për autorin për një temë të caktuar etj. Mirëpo, nëse e lexojmë monografinë e shkruar nga Zija Xholi, do të vërejmë një interpretim skandaloz, joshkencor e ideologjik primitiv. Ja disa shembuj.
S. Frashëri në studimin "Gratë" shkruan: "Në botë shkaku kryesor i të gjitha të këqijave dhe gabimeve është padituria." Pak më poshtë Zija Xholi e vë në lajthim lexuesin se gjoja "Samiu pohon se feja dhe dituria nuk mund të pajtohen, se atje ku ka fe nuk ka dituri, prandaj për të mësuar duhet t’i drejtohemi jo fesë, por të vuarit." Z. Xholi edhe më pastaj thotë se gjoja Samiu është kundër fesë dhe pohon decidivisht: "Është e kuptueshme se qëndrimi i Samiut ndaj fesë historikisht është i justifikuar dhe objektivisht përparimtar". Kurse në një vend tjetër shkon aq larg sa thotë se: "Është interesant të theksohet se në gjithë studimin e tij për kulturën arabe, Samiu nuk e zë në gojë fare Islamin dhe Kur’anin, provë tjetër që flet për drejtimin e mendimit të Samiut, një drejtim iluminist dhe antiklerikal."
Studiuesi tjetër i Samiut, Esat Reso, shkon një hap më larg dhe konstaton: "Në qendër të vëmendjes së tij ishin materialistët e Greqisë së Vjetër, iluministët e materialistët francezë, Darvini e të tjerë, njerëz të shquar të shkencës e të kaluarës botërore. Ai ishte përkrahës i përparimit, i kulturës dhe i diturisë." Të gjitha këto interpretime janë në kolizion me jetën dhe veprën e vetë Samiut, e këtë mund ta vërtetojmë nëse e lexojmë libërthin e tij "Përhapja e Islamit" në gjuhën shqipe, përkatësisht librin "Medenijeti islamije" (Qytetërimi islam) në osmanishte, por edhe shumë vepra të tjera të tij, ku Samiu flet me konsideratë për fetë tjera, kurse për Islamin thotë se është "e vetmja fe e drejtë edhe e pranueshme te All-llahu". Andaj, këto thërrmija që i thamë, na obligojnë si popull që vepra e Samiut sa më parë t’i prezentohet opinionit tonë dhe atij botëror, e mos të mbetemi në interpretime qëllimkëqija, ateiste të epokës enveriane.
Kohëve të fundit, duke iu falënderuar shtypit shqiptar, e në emër të demokracisë, me perfiditet po plasohen shkrimet tendencioze, madje përçarëse. Mbase, më të rreptë në këtë aspekt janë pikërisht prijësit fetarë katolikë, të cilët janë mysafirë të shpeshtë të shtypit tonë. Psh. Shan Zefi pohon se: "Periudha më shkatërrimtare për Krishterimin mbetet Perandoria Turke, që zbatoi në popullin shqiptar shumë metoda çnjerëzore për zhdukjen e tërësishme të Krishterimit dhe përpjekjet e shumta që i aplikoi (ajo) në shthurjen e kombit shqiptar, kështu që lirisht mund të thuhet se pikërisht në këtë periudhë kemi një mori shenjtërish shqiptarë që dhanë jetën për FE e ATDHE." Më tej ai pohon: "Me invadimin e pushtimin (nënshtrimin) turk të tokave shqipare, që zgjati rreth një shekull, më në fund u hap dera e islamizimit. Perandoria Osmane edhe gjatë luftërave edhe pas tyre filloi sistematikisht të rrënojë pothuajse gjithçka. Kush ia doli të mbijetojë nga këto luftëra, ose e mori udhën e emigrimeve në Venedik, Sicili, në Mbretërinë e Napolit, Dalmaci, ose u ngjit bjeshkëve e maleve të thepisura. Kush nuk iu nënshtrua politikës së pushtuesit që synonte çrrënjosjen e Krishterimit, nuk i mbetej alternativë tjetër përveç të kalojë në Islam ose edhe në ortodoksi." Shan Zefi thekson edhe gjëra të tjera, fare të paargumentuara, por, duhet pranuar botërisht, këto mendime janë dominante në shtypin dhe shkencën (sic!) tonë aktuale.
Të lexojmë e përsiasim edhe mendimet e prijësit tjetër të Bashkësisë Katolike në Kosovë, Lush Gjergjit, i cili në shtypin ditor e revial është i rregullt me intervista gjithherë tendencioze. Ai pohon: "Neve na ndodhi fati i keq që patëm shumë ndikime nga jashtë, pra nga të huajt. Pikërisht sundimi pesëshekullor otoman kishte për qëllim asgjësimin dhe zhdukjen e popullit shqiptar si popull ... Por, mendonin se nëpërmjet elementit të islamizimit të popullit shqiptar, do të mund të asgjësojnë së pari elementin kombëtar e pastaj Krishterimin... Por shqiptarët nuk dështuan. U munduan ta ruajnë identitetin e tyre kombëtar dhe fetar... Islamizimi erdhi kryesisht nga pushtuesit... me dhunë, me ligje, me kufizime, ... por edhe për atë se pushtuesi kishte interesat e tij në këto toka. Kemi qenë pesë shekuj nën sundimin turk dhe gjatë këtyre përndjekjeve dhe sundimeve ka patur kufizime, martirizime, vuajtje, përndjekje, gjakderdhje tek i gjithë populli shqiptar. Por, është fat që edhe te pjesa e islamizuar kurrë nuk është humbur vetëdija se jemi nën të huajin, se jemi të robëruar. ... E rëndësishme është vetëdija se dikur të gjithë kemi qenë të krishterë. Këtë fakt e pranojnë të gjithë shqiptarët, pa marrë parasysh a besojnë apo nuk besojnë fare, a janë muslimanë apo të krishterë, a janë ortodoksë apo katolikë...".
Kohëve të fundit, si në shtypin ditor e revial ashtu edhe në atë shkencor, gjithnjë e më të zëshëm janë disa autorë shqiptarë të proveniencës katolike dhe disa të tjerë prokatolikë me tezën se emrat shqiptar, Shqipëri janë imponim i dhunës muslimane. Më autoritativ ndër ta është Engjëll Sedaj, i cili madje kësaj teme i kushtoi një libër të veçantë monografik, në botim të Institutit Albanologjik. E. Sedaj për të ardhur në përfundimet e tij sjell mendime të disa autorëve. Për shembull, ai cek Eqrem Çabejn, i cili në studimin e vet "Për gjenezën e literaturës shqiptare" (1939) ishte shprehur se "emri i ri shqiptar, Shqipëri, duhet të jetë imponuar në kohë të re". Vetë E. Çabej, më vonë, mendimin e tij kualitativisht e ndryshon duke u shprehur se "zhdukja e zëvendësimi" i emrit arbën me shqiptar, ka të bëjë "me zbërthimet etnike që u kryen me ardhjen e osmanëve". Ai pastaj cek edhe Rexhep Ismajlin, i cili ndërrimin prej arbër në shqiptar e konsideron si pasojë "të ndryshimeve më të thella sociale, politike e konfesionale", dhe përkundër faktit se emërtimin shqiptar e sheh të "imponuar", megjithatë mendon se ky imponim është i "natyrshëm në kohën e krijimit të kombit". Kurse Sh. Demiraj, dukurinë e ndërrimit të emrit arbër me shqiptar e merr si dukuri normale. Më pastaj, E. Sedaj zë në gojë edhe A. Budën, i cili ndërrimin e emërtimit të popullit e sheh si një "ndeshje ballore e gjatë dhe masive popullore" në një "periudhë lufte që vërejmë të kalojë në radhë të dytë emërtimi i lashtë etnik arbën dhe të zëvendësohet me një emër tjetër - shqiptar". Në mbështetje të mendimeve të vjelura me kujdes, e që shkojnë në favor të tij, E. Sedaj imponon tezën se emri shqiptar - Shqipëri është rezultat i dhunës së aplikuar nga osmanlinjtë muslimanë, dhe këtë e lidh me atë se "vetëdija e imponuar e pushtetmbajtësve shekullorë ishte se, emërtimi arbënesh është i vlefshëm për të krishterët ..." Mirëpo, E. Sedaj e heshtë faktin se sikur ky ndërrim emrash të ishte rezultat i dhunës e jo zbërthim cilësor brendapërbrenda shqiptarëve, atëherë vetë osmanlinjtë do t’i quanin shqiptarët e Shqipërinë me shqiptarë e Shqipëri, e jo siç i quanin atëherë dhe sot arnaut e Arnautllëk. Kësaj teze të ngritur në këtë kohë të krizës së identitetit shpirtëror e kombëtar, iu kundërvu me të drejtë Muhamet Pirraku, duke e hedhur si të pabazë e jovalide.
Në vend të një përgjigjeje të hollësishme, që s’është as qëllimi i këtij shkrimi, lidhur me pohimet e Shan Zefit, Lush Gjergjit e Engjëll Sedaj, do të theksojmë se simptomatike është se si shkencëtarëve të nderuar nuk u shkoi për dore/goje, t’i thonë disa fjalë edhe për serbët, bullgarët, grekët, venedikasit, italianët e të tjerë, apo, mbase, këta që i cekëm, sipas tyre, nuk konsiderohen të huaj sepse janë "vëllezër prej feje", kur kihet parasysh se "depërtimi i osmanlinjve në tokat shqiptare në fund të shekullit XIV dhe në fillim të shekullit XV, por edhe më vonë, u zhvillua në shenjë të çlirimit të popullsisë shqipfolëse nga robëria shekullore serbe, bullgare, greke, venedikase - italiane, anzhuine etj.", dhe nga asimilimet tragjike për popullin shqiptar nga ana e tyre.
Sërish do t’i kthehemi P. Bogdanit dhe "Çetës së profetëve" që t’i shohim paragjykimet tjera të tij. Ndonëse Islami flet afirmativisht për Jezusin, sikur edhe për shumë pejgamberë të tjerë, P. Bogdani i vë në lajthim kristianët duke thënë: "... por edhe përmes atyre që e kundërshtojnë Krishtin, siç është Muhammedi a.s." Për ta diskredituar Muhammedin a.s., ndër të tjera thotë: "Që të mos largohet nga rruga e të parëve të vet, Muhameti mori këso gjërash pagane e u urdhëroi të vetëve për ligj e për fe, kështu që me larje të lehtë të fajeve të hiqet çdo pengesë për t’i lënë të rrëzohen në fëlliqërinë e mëkateve, e kështu me pastrimin e trupit të zgjerohet perandoria e tij, duke ndjekur prapa shumica, ata njerëz të pa Tënëzot e të marrë, të gjithë të dhënë pas kurvërie e fajeve të tjera të mëdha." Për ta njollosur Shpalljen kur’anore dhe Pejgamberin e Islamit, ai pohon: "Të gjithë të pafetë aq bukur i qëndisin rrenat e tyre, saqë duhet drita e shenjtës fe për t’i njohur e për t’i dalluar nga e vërteta. E ky hipokrit i fortë, me ëndrrat e veta të jerme, haptazi rrena, diti me të madhe dhunë të atyre që punët i marrin mbrapshtë, të përziejë e të dënojë gjithë Lindjen, për të rrënuar në një gjë të paligjshme shumë të paudhë me përralla të tij të trilluara." Ndërsa, me qëllim që ta përgënjeshtrojë Monoteizmin islam/Tevhidin, P. Bogdani ofron shpjegimin e tij të trinisë, duke thënë: "Hyji nuk mund të jetë në asnjë mënyrë vetëm në një vetë, sepse vetmia që të bën përtac, të sillesh posi kafshë e pa të mirë, nuk mund të jetë në Tinëzonë, që është gjithsej përplot i mirë në vete. Kështu jemi të detyruar për të rrëfyer se Hyji për jetë të jetës është i shoqëruar që të mos bëhet përtac. E duke mos mundur të jetë për jetë të jetës jashtë Hyjit, duke qenë vetëm Hyji i amshueshëm, andaj kjo shoqëri nuk mund të jetë diçka tjetër se Hyji."
P. Bogdani, ndonëse jeton vonë, ai ka poseduar botëkuptime skllavopronare. Këtë e shohim nga një relacion, të dërguar nga Shkupi më 1683, ku ndërmjet tjerash shkruan: "Pas rënies së Tivarit nën sundimin e turqve, i nderuari Gjon Bruni - Ulqinaku, argjipeshkv i qytetit të pafat, nga turqit mizorisht qe therë në hu, sikur të ishte skllav." Me këtë ndodhi tragjike P. Bogdani dëshiroi ta njollosë Turqinë (hilafetin islam), por zbuloi karakterin e tij racist e skllavopronar, që ishte njëkohësisht dukuri e rëndomtë për Perëndimin kristian, madje edhe për vetë papatin. Sipas vetë fjalëve të tij, skllavi po u lejuaka të theret në hu etj., thënie kjo që nuk pajtohet me dashurinë kristiane aq të proklamuar, por fare pak të aplikuar në histori.
Sigurisht, i shtrënguar nga bashkëkohanikët se Pejgamberi musliman, Muhammedi a.s., flet gjëra të drejta e të vërteta, P. Bogdani në stilin e tij thotë si vijon: "... Muhameti në asnjë mënyrë nuk mund të jetë dhe s’duhet thënë profet, siç e mbajnë turqit. E ndoshta do të ketë kallëzuar ndonjë gjë dhe parashikuar si hamendje ndonjë të vërtetë: nuk duhet pra për t’u çuditur duke u gjetur se djalli herë flet të vërtetën për gojë të profetëve të vet rrenacakë, pasi shihet në: I Mbret.; 28...".
Paragjykimet dhe gënjeshtrat e tij nuk shtrihen vetëm kundrejt turqve si sinonim për muslimanët e Islamin, as kundrejt Muhammedit a.s. si pejgamber i All-llahut, as Kur’anit si Shpallje hyjnore, por edhe kundrejt tërësisë së mësimeve islame. Sa për ilustrim do t’i përmendim dy gjëra rreth shkencës, për të vërejtur synimet qëllimkëqija të P. Bogdanit që i ushqente ndaj Islamit. P. Bogdani pohon rrejshëm se muslimanët pohojnë: "Një përrallë të fortë apo ëndërr të keqe e tregojnë të pafetë dhe thonë se dielli rri me bujtun në një gurrë apo krua shumë të nxehtë me ujë. Për të vërtetë, s’mund të gjendet rrenë më e pahijshme se kjo, sepse dielli që rri në të kaltërtin qiell kurrë nuk ulet në tokë, e as nuk zbret, por gjithherë ndriçon rrethin e botës, kurse natën ndriçon atë pjesë të tokës që u thonë shtatë pëlqeret, sikundër gjithë toka e bota, para dhe pas lindjes së Muhammedit, gjithherë e ka ditur dhe kështu e ka mbajtur."
Po ashtu, P. Bogdani gënjen edhe këtë gjë ndaj Islamit. Ai thotë: "Tërmeti është një avull i trashë, i cili, duke dalur sikur gogësimë nga zemra e dheut e duke mos pasur mundësi për të depërtuar në faqen e dheut, nëpër pjesët e forta të tij, shtrëngohet në shpella të poshtme të tokës dhe e bën të dridhet. Nuk është e vërtetë përralla e të pafeut se mëzati e luan kryet."
Nuk duam të flasim e të citojmë mendime të tjera të P. Bogdanit. Lexuesi i painformuar edhe mund të besojë në këso trillimesh e falsifikimesh të Bogdanit, derisa nuk njoftohet me tekstet kur’anore dhe literaturën relevante për Islamin. Lexuesi mund t’u besojë edhe nga arsyeja se Bogdanin aq lartë e çmon shkenca shqiptare, e veçanërisht kritika letrare shqiptare, sa nuk mbetet tjetër pos të besojmë si na servohet.
Përkitazi me P. Bogdanin do ta shqyrtojmë vetëm edhe një çështje që ka të bëjë me injorimin e tij të emrit të shqiptarëve në trojet e Kosovës. Ai këtë territor nuk e quan Iliri, as Dardani, as Kosovë, as Shqipëri (që në shek. XVII emri shqiptar e Shqipëri ishte në përdorim intensiv), por "Mbretëri të Serbisë", kurse veten e quante "administrator i gjithë Mbretërisë së Serbisë". Po ashtu, ndonëse emri shqiptar në atë kohë njihej, ai veten e quan "Pjetër Bogdan Maqedonasi" (Petro Bogdano Macedone). Studiuesit dhe glorifikuesit e veprës së tij, në të ardhmen duhen të jenë më objektivë e korrektë, sepse me gjoja interesin kombëtar, nuk bën të njollosen fe të tëra e personalitete të tëra, me gënjeshtarë e falsifikues të tillë. Me fjalë të tjera, ata kanë lënduar rëndë të vërtetën me vlera të dyshimta, dhe me këtë kanë vënë në mashtrim lexuesit, e veçanërisht rininë shkollore. Me të drejtë Avdi Berisha e quan P. Bogdanin "falsifikator të shekullit".
Më lartë theksuam se shkenca e shkencëtarët shqiptarë nuk bën t’i idealizojnë e t’i hyjnizojnë vlerat e dyshimta, siç ka ndodhur ndër ne, por ato duhet hulumtuar objektivisht. Qëllimisht apo të lajthitur, disa autorë shqiptarë kanë hapëruar në këtë drejtim me nxitim dhe letërsinë shqiptare fetare të proveniencës katolike e kanë quajtur si "Letërsi e vjetër shqiptare". Pa e kontestuar periodizimin e letërsisë shqiptare, duam të hedhim dritë në një çështje, në këtë kontekst më parësore, e ajo është çështja e prapavisë së kësaj letërsie, përkatësisht e këtyre ndërmarrjeve. Shkrimi i De Radës do të sqarojë shumë gjëra duke thënë se: "Librat e parë, të botuar në gjuhën shqipe dhe të njohur prej nesh, u dukën në shekullin XVII, me shkronja letrare, si botimet e Propagandës, Fjalorit të Bardhit..." etj. Lidhur me këtë çështje, J. Kastrati thotë: "Thuajse të gjitha librat shqip të shekullit XVII e më vonë, janë shkruar për nevojat misionariste kristiane të Vatikanit. P.sh. Françesko Mario de Leçe në veprën e vet "Vërejtje gramatikore mbi gjuhën shqipe dhe mbi drejtshkrimin e saj" (1716), ndër të tjera thotë: "Arbënuer i dashun. Këtë gramatikë e shkrova, jo për zotnin tande, që e di ma fort e ma kthielltë se unë, veç për ata ... që vijnë prej së largu me iu shërbye." Se Vatikani këtë angazhim nuk e kishte për të na e ruajtur, zhvilluar e kultivuar gjuhën shqipe, por për qëllime të veta kishtare, flet edhe rasti i Ndre Mjedës, i cili, "megjithëse ishte student i fakultetit të teologjisë, u ngrit që në fillim të veprimtarisë së tij gjuhësore, kundër veprave të misionarëve të huaj italianë." Autorët e Historisë së letërsisë shqiptare lidhur me këtë theksojnë: "Duke parë se pozitat e Katolicizmit po tronditeshin fort në Evropë, me përhapjen e Protestantizmit dhe, në Ballkan, me përhapjen e Fesë islame, Vatikani lejoi që gjuha latine të zëvendësohet sadopak me gjuhët vendëse në librat e shërbesat kishtare." "Ngjashëm ishte edhe në viset ku ndikonte kultura bizantine." M. Pirraku për këtë letërsi pohon se ishte e "programuar dhe e angazhuar në rend të parë për nevoja të Papës dhe të "Propaganda Fideas", për ruajtjen e Fesë katolike në zonat e Ballkanit të banuara me albanofonë". Më tej ai thotë se "të lejohet botimi i librave "në gjuhë të ndryshme, ndikoi te Papati edhe paraqitja e frymës së Reformacionit, përkatësisht Pretestantizmit." Këtë mendim pak a shumë e shpreh edhe R. Ismajli i cili pohon se Vatikani u detyrua ta forcojë propagandën e vet me qëllim të neutralizimit e të pengimit të Islamit, i cili në këtë kohë ishte intensifikuar te shqiptarët, kurse struktura konfesionale ndryshonte me shpejtësi.
Nxitimi dhe joobjektiviteti i disa autorëve shqiptarë, konsiston në faktin se ata derisa për letërsinë e vjetër shqiptare flasin me pietet, letërsia shqiptare e proveniencës islame as për së afërmi nuk e gëzon po atë trajtim. M. Pirraku e ka vrojtuar me vend këtë çështje, andaj thotë se: "Krijimtaria letrare shqiptare e proveniencës islame... në historinë e letërsisë shqiptare nuk ka gëzuar gjykim të drejtë dhe adekuat me gjykimin që i është bërë letërsisë shqipe të proveniencës së krishterë." Ky paragjykim shihet qartë edhe në "Historinë e letërsisë shqiptare" (Maket), 1, fq. 15, ku thuhet: "Në tendencën e vet të përgjithshme, letërsia e bejtexhinjve ishte një trup i huaj në kulturën dhe në letërsinë shqiptare. Ajo qëndroi më shumë larg halleve dhe shqetësimeve të mëdha të popullit dhe pati lidhje të pakta me qëndresën kundër zgjedhës turke." "Po ky prodhim letrar, i shkruar me germa arabe, pati një anë shumë negative, duke qenë pjellë e presionit ideologjik të pushtuesit dhe duke u bërë shprehës e përçues i ideologjisë së tij."
Për t’i vënë gjërat në binarë, duhet bërë disa sqarime më elementare, dhe për këtë qëllim do të përdorim mendimin e M. Pirrakut, i cili thotë se kjo krijimtari "ishte veprimtari e ndaluar dhe e dënueshme, ishte kaçake, guerile dhe disidente në gjirin e kulturës osmane, përkatësisht turke", e prodhuar nga njerëzit e popullit dhe për këtë popull, kurse si rezultat i rrethanave historike, kulturore, shoqërore të asaj kohe. Nëse krijimtaria e proveniencës muslimane shqiptare është pjellë e pushtuesit të huaj, pjellë e kujt ishte kultivimi i letërsisë shqiptare të proveniencës së krishterë, e shkruar me alfabetin grek e latin? Është jonormale që këtë trashëgimi kulturore, gati të gjithë historianët e letërsisë shqiptare e shohin si veprimtari patriotike të autorëve me vlera të rëndësishme për kulturën shqiptare të filleve të Rilindjes dhe të Rilindjes, duke i pasur parasysh ndihmat morale dhe materiale nga Bota kristiane dhe interesimin e huaj në rend të parë, e në anën tjetër, trashëgiminë kulturore shqiptare të proveniencës islame ta diskreditojnë si të huaj, të dyshimtë, edhe pse pjesa më e madhe e saj paraqet frytin më të pastër të trojeve shqiptare, të lindur në këto troje dhe të rritur e zhvilluar në vuajtje të mëdha, duke pësuar sakrifica të mëdha, e ndjekur dhe e dënuar nga osmanlinjtë, kurse e blasfemuar dhe e anatemuar nga provenienca shqiptare kristiane. Nëse më herët një botëkuptim i tillë edhe ka mund të arsyetohet, viteve të fundit dhe tash e tutje botëkuptimet e tilla përfundimisht duhet të flaken, për ta zënë vendin meritor e vërteta.
Paragjykimet i kemi të pranishme edhe gjatë periudhës enveriste, si në Kosovë ashtu edhe Shqipëri e trojet tjera shqiptare. Disa nga to i vërejtëm me rastin e analizës së disa autorëve mbi Sami Frashërin, kurse rasti vijues ka të bëjë me ideologët e marksizmit, apo më saktësisht, me ideologët stalinistë në Shqipëri. Në sqarimin që ka dhënë redaksia e botimit të librit "Mbi fenë" të K. Marksit e F. Engelsit, në "Shënime" lexojmë: "Kur’ani - Libri i shenjtë e kryesor i Islamizmit, që përmban gjithfarë legjendash dhe mitesh, shtjellimin e besimit, rregulla morale si dhe rregulla fetare dhe norma juridike. Kleri musliman thotë se autor i gjithë këtij libri është Muhameti, gjë që hidhet poshtë nga shkenca e sotme, e cila ka provuar se pjesët e ndryshme të tij janë shkruar në kohë të ndryshme nga autorë të ndryshëm." Këtij shpjegimi redaktorial do t’i bëjmë një koment të shkurtër. Edhe më herët, si në Evropë ashtu edhe ndër ne, si psh. P. Bogdani, kanë pohuar se Kur’ani përmban legjenda e mite të ndryshme, rregulla juridike, morale e të ngjashme, kurse autorësia e Kur’anit i është atribuar Muhammedit a.s., me çka është dëshiruar që edhe Kur’ani, sikurse edhe Bibla, të shndërrohet në një vepër me elemente të përziera hyjnore e njerëzore, ekuivalente me Biblën. Këto kanë qenë pohime të jomuslimanëve dhe ndër ne nuk kanë zgjuar interesim të caktuar. Por, në këtë rast, autorët e këtij shënimi, pa kurrfarë përgjegjësie morale pohojnë se, gjoja, "kleri musliman thotë se autor i gjithë këtij libri është Muhameti", gjë që as armiqtë më të mëdhenj të Islamit këtë nuk e kanë pohuar. Mirëpo, këta autorë kanë shkuar edhe më tej, dhe tani pohojnë se këtë pohim të klerit musliman e ka "hedhur poshtë shkenca e sotme, e cila ka provuar se pjesët e ndryshme të tij janë shkruar në kohë të ndryshme nga autorë të ndryshëm." Njëmend, konstatimet e tilla janë të paprecedent në shkencën e mirëfilltë botërore, kurse shkenca në të cilën thirren këta pseudoshkencëtarë është e tipit të P. Bogdanit, sepse vetëm të tillët mund të preokupohen me trillime e gënjeshtra kaq të ulëta kundrejt një doktrine, filozofie apo një botëkuptimi çfarë është Islami.
Paragjykimet kundrejt Islamit janë aktuale edhe gjatë këtyre viteve të fundit. Janë zhvilluar disa polemika rreth shkrimit të F. S. Nolit për Muhammedin a.s., të shkruar kaherë e të aktualizuar së voni nga qarqet antiislame në Kosovë. Janë zhvilluar polemika edhe rreth disa deklaratave pa përgjegjësi e të paqëndrueshme të I. Kadaresë, B. Musliut etj., por, për shkak të hapësirës së kufizuar nuk dëshirojmë të zgjerohemi, sepse këto shkrime janë të ngjyrosura me frymë evrocentrizmi e katolikocentrizmi.
Mirëpo, disa fjalë do t’i themi rreth shkrimeve të dy klerikëve katolikë, Sh. Zefit dhe L. Gjergjit.
Shan Zefi i pyetur për "fundamentalizmin islamik" pohon se ai "nuk mund të ketë rrënjë në Kosovë, por, në anën tjetër, as që mund të mohohen disa simptome e tendenca antishqiptare, që janë gjithnjë në rritje në këtë drejtim e që frymëzohen nga rrymat e ndryshme panislamike." Shan Zefi këtë e sheh në rrugët tona ku të "bie në sy ose po hasim te një grup i vajzave, motrave e nënave tona shqiptare, që po instrumentalizohen në këtë drejtim". Ai më tej thotë: "Duhet të jemi të vetëdijshëm se sa më larg t’u mbetemi këtyre dukurive të tejkaluara, aq më afër do të jetë edhe integrimi ynë me familjen e madhe evropiane." Shan Zefi i ushqyer nga mësimet "e larta" bogdaniane, me urrejtje të thellë kryqtare e inkuizicionale, kurse duke shfrytëzuar euforinë popullore dhe papjekurinë intelektuale aktuale, "veshjen islame" e jo arabe e turke, disa shekuj të pranishme ndër ne, siç don ta paraqesë ai, e sheh si frymëzim nga rrymat e ndryshme panislamike, duke "harruar" se këto janë fundamente kur’anore e sunnetike. Në anën tjetër "panislamizmi" nuk është monstrum, as skilë e haribdë, as ndërmarrje "kryqtare" e "inkuizicionale", por ndërmarrje e muslimanëve të botës që të çlirohen nga sundimi i egër, shtypës e eksploatues kolonial, kristian, evroperëndimor. Është jomorale dhe tejet joshkencore nga një dinjitar fetar, që t’i quajë nënat e motrat tona, vajzat e gratë tona të instrumentalizuara pse na u veshkan me veshje islame, kurse lakuriqësia, hipizmi, homoseksualizmi, narkomania, sida e të tjera që po vërshojnë nga "familja e madhe evropiane", për shkak të fanatizmit të ushqyer, fatkeqësisht ende nuk i kanë ra në sy, e mbase as nuk do t’i bien edhe në të ardhmen.
Lush Gjergji, sikur edhe disa të tjerë, është i preokupuar se si ta përmirësojë gabimin e shqiptarëve para disa shekujve kur kaluan në Islam, e jo në Kristianizëm, dhe të atyre që e braktisën Kristianizmin dhe e përqafuan Islamin, prandaj propozon, përkatësisht, insiston këmbëngulësisht që të bëhet përcaktimi i ri. Ai fort mirë po vlerëson çastin politik dhe parullën e kuzhinës vatikanase, se po të ishim katolikë, Evropa do të na pranonte, ndaj sa ka kohë duhet të konvertohemi, apo si e thotë këtë me perfiditet L. Gjergji, të përcaktohemi rishtazi që "... të kontribuoj sa më tepër për popullin tim". Ai mendon se N. Frakulla, M. Çami, H. Tahsini, Sami, Naim e Abdyl Frashëri, deri më sot, nga pamençuria kanë mbetur muslimanë. Jo! Shqiptari musliman jeton në Evropë dhe s’ka nevojë të shkojë në Evropë. Disa nga shqiptarët kanë qenë "me kulturë dhe me traditë të lashtë të krishterë", por të ngopur nga të bërat e qesaro-papizmit, e duke parë shpëtimin e tyre në Fenë islame, e përqafuan atë, por të mësuar nga feja e re, ata jo që kanë pushuar t’i urrejnë të tjerët, por t’i duan e t’u ndihmojnë. Ata nuk duan të përqafojnë pavlerën që u ofrohet, por duan të jetojnë si lulet e ndryshme brenda një kopshti, secila duke e ruajtur llojin e vet, aromën, ngjyrën, bukurinë që ka, dhe të gjitha tok të paraqesin një bukuri joshëse për të tjerët.
Në stilin e Palit dhe të nxënësve të mëvonshëm, të cilët fenë e Jezusit e shndërruan në sinkretizëm kristiano-pagan, L. Gjergji propozon që të gjithë së bashku të krijojmë një lloj "evroislamizmi" me të cilin do "të dëshmohet se ne jemi për një Krishterim dhe Islam të përparuar...", duke harruar se derisa Kristianizmi ka humbur lidhjen e vetme, burimin, Islami është burimor dhe nuk mund të transformohet nga koncili në koncil, nga shekulli në shekull, për t’i mbuluar krimet që sot Evropa dhe Amerika ia bëjnë botës së varfër, duke hequr dogma të vjetra e duke aplikuar të reja.
Në këtë shqyrtim nuk i kemi përfshirë të gjitha tekstet, as rastet, por vetëm disa sosh, pa pretendim se i kemi zgjedhur më interesantet dhe tekstet më tipike. Po ashtu, nuk jemi lëshuar në analizë të secilit tekst, pos të disa vrojtimeve kalimthi, andaj e shohim të udhës të shqyrtojmë edhe disa çështje, që ta plotësojmë, pak a shumë, këtë mozaik.
Vërejtjet më të shpeshta në adresë të Islamit, që ndër kritizerët e tij identifikohet me turqit, janë ato se ai ka qëllime asimiluese ndaj shqiptarëve, sikur edhe ndaj të tjerëve, dhe me këtë çështje ata kanë ngritur në këmbë popullin e manipuluar shqiptar. Ndër të parët që i janë kundërvënë kësaj insinuate në trojet tona ka qenë Hasan Kaleshi, eruditi i anatemuar shqiptar, qysh para dy-tri dekadave. Në kohën kur shqiptarët ishin pa shtet, pa kishë të tyre, pa traditë kulturore, pa kler, pa shkolla, të rrethuar nga Bizanti në njërën anë, nga shteti serb në anën tjetër dhe nga Venediku në anën bregdetare, në këto rrethana nuk kanë pasur kurrfarë gjasash të ekzistojnë si komb. Me depërtimin turk në Ballkan, me shkatërrimin e Bizantit, të shtetit serb, me çorientimet e kishave të tyre, i hapet rrugë ekspansionit shqiptar nga elementet e përmendura më lart." Këtë çështje në kohët e vona e shtron dhe e argumenton edhe historiani M. Pirraku e S. Rizaj, mendimet e të cilëve shkurtimisht i kemi paraqitur në disa nga shkrimet tona. I këtij mendimi është edhe intelektuali A. Baleta kur pohon se "prania e faktorit musliman në Shqipëri ka qenë faktor shpëtimtar". A. Baleta përmend edhe Arsa Millatoviqin, armik i madh i shqiptarëve, i cili thotë se shqiptarët me përqafimin e Fesë islame i shpëtuan sllavizimit...".
Edhe Ivo Andriqi, nobelist, i njohur si hartues i projektit famëkeq kundër boshnjakëve e shqiptarëve, megjithatë, paragjykimet ndaj turqve i cilëson në mënyrën vijuese: "Turqit në filim të qeverimit të tyre në viset tona ishin të tjerë, por ne ata më së shumti i kujtojmë nga periudha dekadente e Perandorisë Osmane".
Gjithashtu, etnologu e historiani Mark Tirta, "islamizimin e shqiptarëve nuk e shihte si dhunë", por "si një ftohje, si një bojkotim i shqiptarëve kundër Krishterimit", e pikërisht, fillimisht, kundër ortodoksisë serbe, greke e bullgare, që i shpiente në shkombëtarizim, në tjetërsim etnik."
Në saje të rezultateve nga hulumtimet e tij, Eqrem Çabej pohon se përkundër "ndarjes konfesionale të Shqipërisë në shumë besime", e këtu mendon para së gjithash në Islamin, "kjo këtu nuk ka qenë aq ndarëse e thellë si gjetkë...". Ai thotë se megjithë grindjet "njësia e kombit në themel nuk u shkatërrua...".
Historiani Ferit Duka duke ofruar një statistikë pohon se deri në fund të shekullit XVI Shkodra u islamizua 100%, Peja 90%, Vushtrria 80%, Elbasani 79%, Tetova 71%, Kërçova 65%, Kruja 63%, Berati 60%, Prishtina 60%, Prizreni 55,9%, Dibra 51%, Tepelena 50%, Përmeti 41% etj., dhe konstaton se "nuk ka pasur një politikë islamizuese të zhvilluar me tendenca të posaçme nga sundimi osman. Të dhënat flasin se Feja islame është pranuar me dëshirë (...) në masat e popullit shqiptar." Ndërsa R. Fallaçi thotë se "nuk duhet harruar se turqit ishin shumë më tolerantë në çështjet religjioze, se që ishin bizantinët." Diplomati, mjeku e historiani frëng Fransua Pukëvill, shkon edhe më tej dhe jep njoftime të hollësishme për gjendjen e mjeruar shoqërore, ekonomike e kulturore të Shqipërisë, dhe në rend të parë akuzon, jo turqit, por shqiptarët si fajtorë për këtë gjendje."
Vërejtje vijuese është edhe ajo se qëllimi i Turqisë ka qenë copëtimi i trojeve shqiptare, dhe këtë pohim të vetin e argumentojnë me veprimet e Turqisë që të zbatojë vendimet e Kongresit të Berlinit më 1878 kuptohet, e detyruar politikisht, ekonomikisht e ushtarakisht ta bëjë këtë, e jo pse Turqisë i shkonte për shtati copëtimi i trojeve tona. Harrohet fakti se osmanlinjtë i gjetën trojet shqiptare të pushtuara e të copëtuara nga shumë pushtues: serbët, grekët, italianët etj., dhe vetëm nën Halifatin islam të osmanlinjve trojet shqiptare u bashkuan, filluan të frymojnë së bashku, të tregtojnë e punojnë së bashku, të luftojnë së bashku e çdo gjë tjetër. Iu shmangën asimilimeve romano-bizantine dhe ruajtën qenien e tyre. Lansuesit e tezës së politikës shfarosëse të osmanlinjve, duke shfrytëzuar metodën psikologjike se akuza ka efekt më të madh se demanti, e me qëllim që ta kamuflojnë politikën destruktive ndaj shqiptarëve, veprojnë në kontinuitet dhe janë shumë brutalë në këtë aspekt. Fakti se të gjithë shqiptarët muslimanë nuk e ndiejnë veten turq por shqiptarë, dëshmon se s’kemi të bëjmë me një politikë asimiluese e përçarëse. Këtë e argumenton edhe lënda arkivore e asaj kohe, por këtë e dëshmon edhe njëri ndër njohësit më të mirë të asaj kohe, historiani anglez S. Th. Arnold, i cili pohon se Turqia Kosovën e konsideronte pjesë lindore të Shqipërisë.
Ndër vërejtjet përçarëse që lansohen nga qarqet e sipërtheksuara është edhe ajo se Islami është lindor, aziatik (që është rast edhe me fenë që e predikoi Isai a.s. (Jezusi), i imponuar (ndryshe nga Kristianizmi i cili, sipas tyre, lulëzoi vetvetiu në trojet tona) dhe si i tillë ai duhet të flaket nga mesi ynë, e në vend të tij të pranohet Kristianizmi, i cili, sipas tyre, do të na fusë në familjen e madhe evropiane. Është e saktë se Kur’ani ka filluar dhe ka mbaruar së shpalluri në Arabi e jo në Evropë (siç është rasti edhe me Biblën që u shpall në Azi e jo në Evropë), por Kur’ani nuk iu shpall arabëve, por mbarë njerëzisë (lil-alemîn), (ndryshe që Bibla iu shpall ekskluzivisht popullit izraelit), se Kur’ani nuk njeh popull të zgjedhur, popull superior, popull vetvetiu më të vlefshëm se tjetri, vetëm pse qenka nga Evropa apo Amerika. Per se, asnjë komb, asnjë popull s’është më superior se tjetri, nëse tek ai nuk gjenden vlerat, virtytet e larta njerëzore. Ndarja e popujve, feve apo kulturave në aziatike e evropiane, ka konotacione të racizmit, qoftë racizmit nacional apo religjioz. Princ Çarlsi, që e cekëm edhe më herët, Islamin me të gjitha segmentet e veta nuk e pranon si të huaj, përkundrazi, ai thotë se "prania shumëshekullore e Islamit në Spanjë dhe në Ballkan, para osmanlinjve dhe me ta, dëfton se Islami është pjesë e së kaluarës dhe të tashmes së Evropës... e jo gjë e ndarë", dhe si e tillë duhet të trajtohet edhe në marrëdhëniet politike, ekonomike, kulturore e të tjera. Shpërfillja e këtij problemi në Bosnjë kushtoi shtrenjtë: jetën e humbën mbi 200.000 njerëz, e prej tyre 17.000 fëmijë. Krim që do të na përcjell me shekuj. Sipas të gjithë parametrave, trajtimi joadekuat i çështjes shqiptare do të jetë edhe më katastrofik.
Këtë çështje po e përfundojmë me mendimin e M. Pirrakut se: "Islami nuk ishte fe turke dhe as fe e pushtuesit, por ishte sa fe e turqve, aq edhe e shqiptarëve dhe e të tjerëve dhe turqit në Bashkësinë muslimane osmane paraqitnin vetëm pakicën sunduese...".
Përsiatjeve të mësipërme do t’ua shtojmë disa mendime të disa mendimtarëve botërorë, në mënyrë që të vërejmë, e njëkohësisht t’i krahasojmë me mendimet e atyre që praninë e Islamit e të muslimanëve në Evropë, por edhe në botë e shohin si të tepërt; se ne shqiptarët si popull i lashtë, por i vogël, nëse duam të ecim përpara, duhet të jemi popull me kritere të shëndosha e konstante, e assesi laramane, popull integrues për çdo gjë pozitive, popull që Lindjen e sheh Lindje e Perëndimin Perëndim, pa lëkundje në vlerat autoktone.
Sami Frashëri i madh, por fare pak i studiuar ndër ne në krahasim me madhështinë e punës së tij, krimet e Evropës ndaj muslimanëve i përshkruan si vijon: "Nuk u mjaftuan evropianëve këto krime tragjike, por u tubuan nga të gjitha anët e Evropës, nën flamurin e Kryqit dhe disa herë atakuan në vendet islame... Kjo, vepra e tyre, mbeti turp i madh që do të na përkujtojë historia gjer në Ditën e Kijametit..." Samiu pohon se kjo humbje "u shpreh në dy segmente: 1) dëmi material dhe 2) dëmi kulturor (zhdukja e shkencave, njohurive dhe krijimeve islame...) u mbytën dijetarët, u rrënuan shkollat, u dogjën librat; çdo njeri filloi të merret me shpatë e luftë." Ndërsa, sa i përket përhapjes së Islamit, ai pohon se: "Pos përhapjes së Islamit me pushtime, ekziston edhe rruga tjetër, e papërmendur nga historianët, e ajo është përhapja e fesë vetvetiu pa pushtim, pa shpatë dhe pa ushtarë. Kjo edhe nëse nuk është më e madhe se mënyra e parë, pothuaj është e barabartë." Sipas tij, "mënyra e parë ndodhi deri te Sulltan Sulejmani, kurse përhapja e fesë sipas mënyrës së dytë, po ndodh deri në ditët tona."
Për periudhën aq kontestuese për një pjesë të shkencëtarëve shqiptarë, Volteri pohon se: "Modeli islam i rregullimit të jetës, i pranishëm gjatë kohës së osmanlinjve, paraqet shembullin më të mirë të tolerancës ndërfetare dhe bashkëjetesës, në lirinë e plotë të pjesëtarëve të feve të ndryshme dhe popujve. Derisa, sipas Kishës, secili është dashur të bëhet kristian. Për këtë, autoritetet kishtare armiqësisht janë deklaruar kundrejt tërë botës dhe këtë, derisa ata nuk e pranojnë Kristianizmin."
Se sa janë të brishta shkrimet e një pjese të inteligjencies shqiptare kundër Islamit, dëftojnë edhe mendimet e ekspertëve botërorë, sikur R. Dozy, orientalist i famshëm, i cili në librin e vet "Historia e muslimanëve të Spanjës", kishte shkruar: "Pushtimi arab ishte i mirëseardhur për Spanjën: ai ka zhvilluar revolucionin e gjithmbarshëm social, flaku pjesën më të madhe të së keqes, nën të cilën ishte ngushtuar me shekuj." Pastaj vazhdon: "Arabët kanë sunduar në këtë mënyrë: Tagrat pothuajse kanë qenë fare të vogla në krahasim me tagrat që ua ka imponuar udhëheqja e mëparshme. Arabët ua kanë marrë taksat pasanikëve. Ato toka të mëdha që i kanë pasur feudalët, e i punonin fshatarët, çifqinjtë e robërit e pakënaqur, arabët ua kanë shpërndarë në mënyrë të barabartë atyre që i kanë punuar. Pronarët e rinj kanë punuar sa kanë mundur më mirë. Të korrat kanë qenë të jashtëzakonshme. Tregtia ishte liruar prej kufizimesh dhe taksash të rënda, që më herët ua kanë shtrënguar fytin, dhe dukshëm u zhvillua. Kur’ani u ka mundësuar robërve të çlirohen me shpagim të drejtë, ndërsa kjo i ka liruar që të venë në lëvizje energji të reja. Të gjitha këto masa sollën mirëqenien e përgjithshme, e cila ishte shkak që dominimi arab të jetë prej fillimit mirë i pranuar."
Mendimtari tjetër evropian, Kaetani, thotë: "Shkollat e mjekësisë në Palermo, fillet e diturive fizikale në universitetet e para italiane, vizioni i Dantes dhe teologjia e Toma Akuinit, të gjitha ishin të frymëzuara dhe tjerrë me dijen e vjetër dhe filozofinë të cilën e mblodhën dhe e përpunuan teologët arabë nga Bagdadi dhe Kordoba, mësuesit e dikurshëm të Evropës barbare."
Kurse Baron Kremeri shkruan: "Krahas shkencave ekzakte, me një kujdes shumë të madh mësoheshin dhe kultivoheshin edhe shkencat e politikës dhe drejtësisë, si dhe filozofiko-teologjike, i binin sistemet politike dhe teoritë për të drejtën, të cilat për nga vlera e tyre i mbulonin të gjitha ato çka kishin arritur popujt e tjerë të shekullit të mesëm. Mendimet e mëdha, të cilat në Evropë hapën rrugë tek në shekullin XVIII, atje qenë proklamuar qysh para tetë shekujsh."
Baron Kremeri pohon se edhe në fushën e të drejtës administrative dhe dijes financiare, arabët kishin arritur një shkallë të lartë, ngase ligjet tatimore, siç thotë ai, ishin vërtet të përsosura për atë kohë. Posta ishte e rregulluar mirë dhe i lidhte pjesët më të largëta të Halifatit dhe doganimi i brendshëm ishte rreptësisht i ndaluar. Ishin formuar fonde bamirëse, nga të cilat ndihmoheshin jo vetëm të vobektit vendas por edhe të huajt, madje ato shërbenin edhe për lirimin e robërve. Ndërmjet vendeve islame mbretëronte një liri e pakufizuar qarkullimi dhe migrimi, kurse administrimi bazohej pa përjashtim në vetëqeverisjen e komunave, të cilat gëzonin liri të plotë."
Ka edhe shumë e shumë thënie të tjera, por ne këtë pjesë të shkrimit tonë do ta përfundojmë me një thënie të La Martinit për Muhammedin a.s., e për ta krahasuar me thëniet e P. Bogdanit apo të F. S. Nolit. Ai thotë: "Filozof, orator, profet, ligjdhënës, luftëtar, ngadhënjimtar idesh, rilindës i sërishëm i fesë së logjikës dhe të Zotit pa idhuj dhe pa afreska; themelues i njëzet mbretërive të botës dhe i një mbretërie shpirtërore - ai është Muhammedi. Kur merren parasysh të gjitha masat me të cilat matet madhështia dhe popullariteti i njeriut, lirisht mund të pyesim: a ka ndonjë njeri më të madh se ky?"
Këto thënie janë vetëm një thërrmi nga tërë ajo që, përkundër armiqësisë së madhe që e kishin P. Bogdani e të tjerë, mirëkuptimi dhe toleranca islame iu mundësoi atyre që të mësojnë, studiojnë, veprojnë e shkruajnë kundër Islamit e Halifatit islam, në prehër të po atij halifati".

Si hyne Osmanet ne Shqiperi.
Ne librin e Aleksander Meksit "Arkitektura e xhamiave ne Shqiperi" fq 12 theksohet se Osmanet kane hyre ne trojet shqiptare rreth viti 1380 kur Dhespoti i Janines Thoma Preliubovici u kerkoi ndihme Turqve per tiu kundervene shqiptareve qe ishin ne lufte me te (1).Ardhja tjeter e turqve deshmohet te jete ajo e vitit 1382-1383 kur trupat turke nen komanden e Timur Tashit pas marrjes se Manastirit u futen ne zonen e Korces si dhe ne Shqiperine e Jugut kurse ne vitin 1382 arriten te shtinin ne dore Drinopojen(2).Me vone ne vitin 1385 nje ekspedite tjeter e ftuar nga Karl Topia po nen urdherat e Timur Tashit futet ne fushen e Savres(Lushnje) ku ndeshet me nje koalicion feudalesh shqiptare me ne krye Balshen e II i cili virtet ne beteje(3)
Referenca
1)Burime tregimtare bizantine per historine e Shqiperise shek X-XV Tirane 1975 pergatitur per botim nga K.Bozhori dhe F.Lico f 246 (Kronika e Janines)
2)Per zonen e Korces: Lufta Shqiptaro Turke ne burimet Osman, pergatitur per botim nga S.Pulaha Tirane 1978 f 128 (Idris Bitlisi) Per dirnopojen "Burime tregimtare bizantine per historine e Shqiperise shek X-XV 247.
3)Po aty

Subscribe to:
Comments (Atom)
Çfarë ndodhi më 1 nëntor 2025?
Serbia ka heshtur lidhur me raportimet se një serb është plagosur dhe rrëmbyer nga Xhandarmëria serbe në territorin e Leposaviqit, në veri...
-
Genci Gora NË SHKOLLË TEK SHTRIGA Shkarko falas Begzat Rrahmani VALËT E GURRËS Shkarko falas Mehmet Bislim...
-
Search inside image Shkruan Akademik prof.dr.Flori Bruqi, PHD Search inside image Pak biografi për t’mos ju ardhtë mërzi…. Search inside ...
-
Akademik Prof. Kujtim Mateli Pak histori derisa nisa t ë shkruaj librin “E vërteta për Dodonën dhe Epirin” (Pjesa e parë e para...
-
Kërko brenda në imazh Vrasja e Haki Tahës dhe heshtja e turpshme Haki Taha, u lind n...
-
Shkruan Akademik Flori Bruqi, PHD. Në historinë e popujve të Evropës, vështirë se mund të gjendet ndonjë popull që...
-
"Zëra nga burime të nxehta" mbetet një libër i veçantë i shkrimtarit Sabri Godo . Ai vjen për të dëshmuar se ka autorë dhe vepr...
-
Organizatorët e protestave antiqeveritare në Serbi kërkuan nga presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, që të paraqesë planin e tij për Kosovën ...
-
Shkruan Akademik Prof. Dr. Flori Bruqi, PHD AAAS. Në Arkivin Qendror të Shtetit, Tiranë, në Fondin 144 – Koleksioni i hartav...
-
Kërko brenda në imazh Nga Flori Bruqi Ismail Kadare (28 janar 1936 - 1 korrik 2024) ishte akademik, politikan, ish-deputet i Kuvendit Popull...
-
Kush është Koço Kokëdhima ? Koço Kokëdhima nga Qeparoi i Himarës është njëri ndër biznesmenët më të pasur dhe të suksesshëm në...