Agjencioni floripress.blogspot.com

2011/02/09

LETËR NGA RADIO GLOBI- MITROVICË



KERKESA E RADIO GLOBIT PER  REVOKIMIN E PROCEDURES NGA GJYKATA SUPREME E KOSOVES




Radio GLOBI, Mitrovice, nga KPM-ja, Bordi i ankesave morri Vendimin per 
marrjen e licences ?!

Si subjekt medial, ashtu si na udhezon detyra dhe etika profesionale per transparence, Ju njohtojme edhe Juve me procedurat, me te cilat Radio GLOBI nuk pajtohet dhe i  kundershton, si dhe me kerkesen per
REVOKIMIN E PROCEDURES te cilen ia drejton GJYKATES SUPREME TE KOSOVES nepermes KPM-se.

Per hire te transparences Kerkesa i prezantohet :edhe :

-    ASOCIACIONEVE MEDIALE VENDORE E NDERKOMBETARE,
-    MEDIUMEVE TE INFORMIMIT DHE GAZETAREVE,
-    PALEVE TE INTERESUARA, dhe
-    OPINIONIT.


Ne attach 1 keni kerkesen per revokim,
Ne attach 2 keni Ankesen e Radios GLOBI drejtuar KPM-se me 02.04.2010.

Radio GLOBI, Mitrovice,

Selatin Kaçaniku, kryeredaktor,

044/200-458



Drejtuar:GJYKATES SUPREME TE KOSOVES

Nepermes te:KOMISIONIT TE PAVARUR TE MEDIAVE
-  Bordit per Ankesa te Mediave   -

Nga:Radio GLOBI, 104,6  Mhz, Mitrovice

-  Parashtrues i ankeses ne vendimin e KPM-se -


Lenda: Kerkese e Radios GLOBI, i perfaqesuar nga Selatin Kacaniku, kryeredaktor per:



                                                RISHIKIM   PROCEDURAL

Te vendimit te KESHILLIT TE KOMISIONIT TE PAVARUR TE MEDIAVE per shkak te vleresimit jo real dhe jo te drejte, dhe jo te bazuar ne Ligjin e KPM-se per mediat, e lidhur per marrjen e licences se perkoheshme te Radios GLOBI, Mitrovice, 104,6 MHz, vendim ky qe eshte marre nga -Bordi per Ankesa te Mediave  - i KOMISIONIT TE PAVARUR TE MEDIAVE me 11.01.2011,

                             DHE EKZEKUTIMIN  E KERKESAVE TE RADIOS GLOBi


                                   A       R       S       Y       E       T       I       M


KESHILLI I KOMISIONIT TE PAVARUR PER MEDIA - Bordi per Ankesa i Mediave  - Nuk ka rrespektuar afatin si obligim kohor per dhenien e pergjigjes Radios GLOBI si pale e demtuar dhe ankuese.
Mosrespetimi i procedurave dhe vonesa, sipas automatizmit, e bent e pavlefshem Vendimin mbi marrjen e licences Radios GLOBI dhe obligon KESHILLIN E KOMISIONIT TE PAVARUR PER MEDIA - Bordin per Ankesa te Mediave  - t i respektoje kerkesat e arsyeshme dhe te argumentuara te Radios GLOBI, t i zyrtarizoje ato dhe t i obligoje demtuesit te riparojne, t i kompensojne te gjitha demet e shkatuara Radios GLOBI: Ato materiale, morale, profesionale…deri te shqetesimet.

PROVE:
            Vendimi i KESHILLIT TE KOMISIONIT TE PAVARUR PER MEDIA - Bordit per Ankesa te  
            Mediave  - ku eshte ceke se nga Radio GLOBI ka marre ankese me shkrim me  
            01.04.2010 ndersa pergjigjen e kethen me 11.01.2011 dhe e dorezon disa dite pas kesaj
            date ?!


KOMISIONI I PAVARUR PER MEDIA - thirret ne vendimin e dates 2.mars, 2010 per te shpallur licencen e perkoheshme te Radios GLOBI si te pavlefshme sepse Radio GLOBI nuk paska aplikuar per licencen afatgjate te KPM-se.

PROVE:

            Vendimi i KESHILLIT TE KOMISIONIT TE PAVARUR PER MEDIA - Bordit per Ankesa te  
            Mediave  - ku shihet qarte se KKPM dhe Bordi nuk respektojne Ligjin…

KOMISIONI I PAVARUR PER MEDIA – merret me pasojen, e qe eshte “ mosaplikimi “, thene me drejte jokompletimi i dokumentacionit te aplikimit, e nuk merret me shkakun as me shkaktarin: INTERFERIMIN ne frekuencen e Radios GLOBI qe per vite me rradhe e kane bere qellimshem dhe per perfitime te caktuara  Radio DUKAGJINI, Radio KOSOVSKA MITROVICA dhe Radio B92 ?!

Keshtu  KESHILLI I KOMSIONIT TE PAVARUR PER MEDIA - Bordi per Ankesa te Mediave  - bie ndesh me Ligjin…

PROVE:       Ligji…
      Neni 3.3. i Ligjit…qe rregullon Politikat e transmetimit…të promovoj shërbime cilësore shumëllojshme duke përfshirë shtrirjen gjeografike
 (qe Divizioni teknik i KPM-se e ka konstatuar se Radio GLOBI eshte penguar ne shtrirjen gjeografike ), në mënyrën më të mirë të mundshme për t’i shërbyer të gjitha komuniteteve në Kosovë ( Divizioni teknik e ka
konstatuar pengimin…)…të promovojë qëndrueshmёri financiare ( qe poashtu eshte konstatuar nga Divizioni teknik se Radio GLOBI eshte pamundesuar, eshte penguar ne prone…) dhe cilësi teknike të transmetimit në Kosovë … dhe të reagojë në të drejtën e publikut për të ditur dhe për t’u njoftuar perms promovimit të programeve të sakta dhe informative ( Radio GLOBI eshte penguar qellimisht )…Programet do të pasqyrojnë kërkesat për barazi mes qytetarëve dhe komuniteteve (
ndersa vet Radio GLOBI ishte i pabarbarte per te promovuar barazi mes qytetareve ?! ). Po ashtu, permes politikës së transmetimit, duhet të krijohet zbatimi i dispozitave të tilla të cilat do ta parandalojnë monopolizimin  transmetimit në Kosovë për të promovuar një konkurrencë të drejtë transmetuese ( ndersa KPM ka lejuar dhe per pese vite ka heshtur monoplizimin e transmetimit ne afersi te frekuences se radios GLOBI dhe ka pamundesuar konkurrencen e lire mediale ?! ).

KESHILLI I KOMSIONIT TE PAVARUR PER MEDIA - Bordi per Ankesa te Mediave  - kerkonin me ngulm edhe dokumenta qe per hire te procediures do te duheshte falsifikuar ?!

Nderkaq, Ligji…nuk ka parapare proceduren e veprimit-aplikimit ne rast si ky: Kur nje medium elektronik detyrohet te mbylle perkohesisht veprimtarine nga presionet e interferimeve ne frekuence, pengimin  dhe pamundesimin e punes, pengimin  e prones ( frekuences )…?! Kur subjekti medial eshte “ ne kontest “ dhe ne procedure te konstatimit te pengimit te prones-pengimit te shfrytezimit te frekuences dhe te nderhyrjes me qellim te grabitjes se degjuesve ?!

Keshtu, rasti i Radios GLOBI ne vend se te trajtohej si rast i vecante nga KKPM dhe nga Bordi eshte trajtuar si cdo rast tjeter i cilesdo radio ne pune e siper dhe i pa presionuar dhe as i detyruar qe kunder vullnetit te mbylle perkohesisht punen.
KPM lidhur me rastin as nuk eshte keshilluar, as nuk ka kerkuar koncensus praktik as nuk e ka raportuar rastin para Kuvendit te Kosoves sipas nenit 3.8.

KPM nuk eshte denjuar as te loboje e te gjej  zgjedhje adekuate me rifreskimin e Ligjit…duke i sanksionuar edhe rastet e vecanta siq ishte rasti i Radios GLOBI.

PROVE:
            Ligji…
            Neni 15.2. i Ligjit…parasheh qe “...
Kur ripërtёrihet liçenca Këshilli me rekomandimin  e Zyrës së Shefit Ekzekutiv, mund të bëjë ndryshime në kushtet  
e liçencës.

Radio DUKAGJINI ka qene i vetedijshem per frekuencat qe i ka : Nje nacionale dhe dy lokale ( 104.7 dhe 105.2MHz) te cilat poashtu i ka shfrytezuar si nacionale.

PROVE:1. Licenca dhe certifikimi. ( te Radio DUKAGJINI dhe KPM-ja )
           2. Konstatimet e divizionit teknike,( Divizioni teknik i KPM )
           3. Oferta per reklamat e Radios DUKAGJINI.( te Radio DUKAGJINI dhe te KPM-ja )

KESHILLI I KOMISIONIT TE  PAVARUR PER MEDIA – ka pasur per detyre e obligim te vleresoje peshen e demit te shkaktuar nga shkaktari, t ia caktoje denimin shkaktarit dhe ta obligoje  per kompensimin e demit.

KPM nuk ka qene ne nivelin  e detyres dhe nuk e ka kryer detyren konform Ligjit.

PROVE:  1. Ligji…

Neni 3.12 te Ligjit …. i cili parasheh se “…është i autorizuar që të vendosë  sanksione për shkeljen e rregulloreve të komisionit apo kushteve të  liçencës”.( te KPM-ja )
             
2. Ligji…shih pershkrimin e detyrave, obligimeve dhe kompetencave te KPM- 
    se. ( te KPM-ja )

Bordi per Ankesa te Mediave  - i KOMISIONIT TE PAVARUR PER MEDIA – nuk permend daten e mbajtjes se séances degjimore, per te cilen Radio GLOBI nuk eshte njohtuar me kohe ( ose njohtimi eshte bere ne menyre e procedure jo te rregullte ), mbane seancen degjimore pa pranine e perfaqesuesit te Radios GLOBI, nuk i merr parasyshe arsyetimet me deshmi te Radios GLOBI dhe e rikonfirmon vendimin e meparme ?!

PROVE:
            Dokumentimi i dorezimit te fteses per séance dhe deshmimi me nenshkrimin e personit  te autorizuar te Radios GLOBI ne fletedorezimin e fteses per seancen degjimore nga  

            Bordi i KOMISIONIT TE PAVARUR PER MEDIA.  ( te KPM-ja )

Qellimet e  Bordit per Ankesa te Mediave  - por edhe te KOMISIONIT TE PAVARUR PER MEDIA ( qe nuk mund te amnistohet nga pergjegjesia e autorsia ) shihen ne arsyetimin e dhene ne piken 5. te Vendimit mbi marrjen e licences : “…Kishte pasur nje interference nga radiot jasht Kosoves …” ?!

Ketu dhe keshtu Bordi dhe KKPM amnistojne nga fajsia interferuesin dhe demtuesin kryesor e te qellimshem te Radios GLOBI, Radion DUKAGJINI dhe kjo amnesti merret pa u thirre ne asnje dispozite te asnje Ligji ?!

Nderkaq asnje fakt e deshmi nga Radio GLOBI nuk merret parasyshe nga KKPM dhe Bordi ?!

Keshtu Bordi dhe KPM favorizojne Radion DUKAGJINI duke diskriminuar hapur Radion GLOBI per c gje nuk kane te drejte as autorizim. Gje qe eshte e kunderligjeshme !
Sipas Bordit…te KPM-se del se edhe Radio DUKAGJINI edhe Radio KOSOVSKA MITROVICA qenkan jasht Kosoves, por edhe nderhyrjet me frekuenca te Radios B92 te Beogradit ne Kosove qenkan jasht Kosoves ?!

As per kete rast nuk kane Raportuar para Kuvendit te Kosoves, nuk kane kerkuar keshille as koncensus, as nuk kane propozuar zgjidhje, per c gje i obligon Ligji I KPM-se ?!

Bordi…e KPM-ja keshtu haptas pranojne se te tjeret kane te drejte ne mosrespektimin  e Ligjit…se Ligji qenka per zbatim selektiv ?!

PROVE: 
           Neni 15.1. i Ligjit te KPM taksativisht parasheh se “…Liçenca nuk do ti ripërtёrihet transmetuesit privat i cili ka bërë shkeljen e ligjit material dhe kushtet e liçencës së vet “. ( te KPM-ja )

KPM pervec se nuk ka insistuar ne zbatimin e  Ligjit…kur kerkohet denimi per shkeljen e Ligjit…nuk e zbaton Ligjin as kur duhet ndaluar licencen atehere kur behet shkelja e Ligjit…nga transmetuesi, ne rastin konkret Radio DUKAGJINI, Radio KOSOVSKA MITROVICA…

PROVE:
            Ligji… dhe Vendimi i Bordit per ankesa te mediave. ( te KPM-ja )

E verteta eshte se interferuesi kryesor, permanent dhe me kohezgjatje 6-7 vjecare ishte Radio DUKAGJINI. Komisionet ( Divizioni ) teknike te KPM-se e kane konstatuar kete disa here dhe nuk kane ndermarre masa te duhura per me shume se 5 vite ?!

PROVE:
            Raportet dhe proceverbalet e Divizionit teknik te KPM-se nga matjet ne   terren. ( te KPM- ja )

KPM-ja fsheh dhe amniston Radion DUKAGJINI, perpiqet qe rastin ta kamufloje, ta bej me pak te dhimbshem, qe fajtorin ta shpalle “ jetim “, ose, edhe me keq, qe fajtor ta shpalle Radion GLOBi dhe t ia shqiptoje masen: Marrje e licences ?!
Ne kete menyre KOMISIONI I PAVARUR PER MEDIA haptas i mundeson Radios DUKAGJINI dhe radiove tjera status monoplisti dhe ne menyre flagrante diskriminon Radion GLOBI. Ne kete menyre deshmon e vulose mungesen e interesimit qe per me gjate se 8 vite te zgjedhe rastin dhe ta evitoje mbylljen e perkoheshme te Radios GLOBI.

Ne kete interval kohor:

-          Radios GLOBI i manipulohen dhe i merren degjuesit, gje qe shihet edhe nga sondazhet mbi rritjen e degjueshmerise se Radios DUKAGJINI cdo vit ( nga fillimi i interferimit e me tutje ) prej 2 – 3 %/vit ),

-          Radios GLOBI i joshen dhe i merren bashkepunetoret,

-          Radios GLOBI i manipulohen dhe i merren klientet e reklamave,

PROVE:
1.       Neni 17.3. i Ligjit…shprehet se “…KPM-ja, në bazë të nevojës, do të nxjerrë  rregullore të veçanta për të parandaluar praktikat e padrejta apo  monopoliste të biznesit nga cilido subjekt transmetues.
                  Perkunder ketij fakti KPM-ja nuk ndermori asgje ne kete drejtim perkunder faktit se problemi eshte shfaqur qysh para 9 vitesh dhe keshtu ndikoi ne thellimi n e problemit, ne perkeqesimin e gjendjes dhe te raporteve mes mediumeve te
                  informimit ?! ( te KPM-ja )2.       Nga deshmite e cekura del se KPM-ja nuk ka respektuar as Nenin19.4. i cili percakton se “…Këshilli e jep vendimin me shkrim, krahas indikacioneve pëçfarëdo sanksionesh që duhet të shqiptohen…” e qe “…indikacionet per sanksionet…” munguan. ( te KPM-ja )

3.       As Nenin  20.1. i cili thote se “…Këshilli mund të lëshojë vërejtje me shkrim ose t’ia shqiptojë një ose më shumë prej sanksioneve në vijim transmetuesitpër shkelje të kushteve të liçencës, kodeve të sjelljes, dhe akteve tjera       
   juridike në pajtueshmëri me këtë ligj…” qe poashtu ka munguar, ( te KPM-ja )
4.       As Nenin 20.3. i cili percakton se “ Kur transmetuesi nuk e respekton sanksionin, Këshilli mund të marrë masa të nevojshme të lejuara nga ligji izbatueshëm për të vënë në zbatim këtë sanksion permes Zyrës së Shefit  
      Ekzekutiv “, qe poashtu ka munguar per vite te tera duke ndikuar perkeqesimin e problemit dhe mbylljen e perkoheshme te Radios GLOBI dhe perjetimit te nje denigrimi, indenjimi e nencmimi kaq te vrazhde siq eshte MARRJA E LICENCES  RADIOS GLOBI ?!. ( te KPM-ja ) dhe,
5.       Sondazhet ( te Radio DUKAGJINI ), Lista e rrogave (te Radio DUKAGJINI )dhe faturat (te Radio DUKAGJINI ).

Me mos-shqiptimin e masave te sanksioneve shihet qarte se Bordi i KPM-se, nuk e zbaton Ligjin…

PROVE: Ligji…
                 Bordi i Ankesave te KPM-se shkon ndesh edhe me Nenin 21.3./c. Nen ky qe e obligon Bordin e Ankesave te KPM-se pershqiptimin e sanksioneve, e qe ne rastin e Radios GLOBI, kur duheshte shqptuar sanksionet, denimet ndaj interferuesve ne frekuencen e ketij Radiostacioni, nuk eshte respektuar dhe nuk eshte zbatuar ?!

Kryeredaktori i Radios DUKAGJINI ( z. Fehim Kurhasani ), duke pare se rasti eshte komplikuar dhe rrezikon te komplikohet edhe me shume ( siq shihet ), pati tentuar te bej marrveshje “ arbitrazhi “ me kryeredaktorin e Radios GLOBI ( z. Selatin Kaçaniku ), por pa pranine dhe dijenine e KPM-se ? Lidhur me kete KPM-ja eshte njohtuar gojarisht dhe me shkrim.

PROVE:
               Deshmia e KPM-se dhe ekstrakti nga interneti.
( te KPM-ja )

Vendimin e Bordit per Ankesa te KPM-se pa te drejte e ka nenshkruar Prof.Dr. Wolfgang Benedek, kryetar,  cili poashtu pa te drejte ka marre pjese ne punen e Bordit dhe e ka kryesuar ate.

PROVE: Ligji…
               Neni 22.6. i Ligjit te KPM-se i cili e rregullon kete pjese dhe thote “.Pas arritjes së
statusit përfundimtar të Kosovës, Bordi për Ankesa të Mediave përbëhet vetëm nga vendorët “.

Bazuar ne te cekurat me larte nga Gjykata Supreme e Kosoves kerkojme qe:

  -  Te anulohet Vendimi i Bordit per Ankesa te Mediave te KPM-se Ref.:1002/0215KKPM/ni  te  dates 02.03.2010, i kundershtuar nga Radio GLOBI me date 01.04.2010, e i konfirmuar nga Bordi…me 11.01.2011 dhe te merret parasyshe kundershtimi i arsyeshem i Radios GLOBI me te gjitha kerkesat, me veprim retroaktiv e sipas vleresimit te Institucionit ose Agjensionit

     profesional, dhe me kamaten e parapare me Ligj.
  - Te merren parasyshe kerkesat e Radios GLOBI te cekura ne Ankesen/kundershtimin me pare  

     para  KESHILLIT TE KOMISIONIT TE PAVARUR PER MEDIA, e qe jane cekur ne ankesen drejtuar Bordit per Ankesa te Mediave  - te  KOMISIONIT TE PAVARUR PER MEDIA, qe do ta sjellim me poshte.
-  Te merren parasyshe e te sanksionohen vonesat, zhagitjet, mosintervenimet me kohe, mos  zbatimi i Ligjit..nga KOMISIONI I  PAVARUR PER MEDIA te trajtohet si pergjegjes dhe   bashkveprues me ( ose pa ) dashje me interferuesit e konstatuar nga vet KPM-ja.
   Interferuesit, demtuesit e Radios GLOBI, pike se pari “ i fshehuri nga Bordi i KPM-se “ Radio DUKAGJINI, te trajtohen per PENGIM TE PRONES dhe PENGIM TE TE DREJTES PER PUNE5  per vite me rradhe dhe per 3 vite e gjysme detyrim te mbylljes se  Radios GLOBI dhe   pengimit te punes e te fitimeve.
   Interferuesit, demtuesit e Radios GLOBI, pike se pari “ Radio DUKAGJINI, te trajtohen per Monopolizim te tregut medial dhe pengimin e zhvillimit te konkurences se lire mediale, si dhe pengimit te ndarjes se barabarte te tregut medial dhe te zhvillimit te fjales se lire mediale.
  -  Gjykata Supreme te detyroje Radion DUKAGJINI dhe pergjegjesit e saj, Radion  
     KOSOVSKA MITROVICA dhe pergjegjesit e saj, Radion B92 dhe pergjegjesit e saj si dhe KOMISIONIN E PAVARUR PER MEDIA dhe pergjegjesit qe, konform peshes se pergjegjesise  ne shkaktimin e demit moral, etik, profesional e material, demin ne pengimin e prones dhe te   se drejtes se punes, demtimin e emrit dhe imazhit te Radios GLOBI dhe stafit – te  marrin   pjese ne kompensimin e demeve te shkaktuara materiale, morale, etike, profesionale e  shpirterore per gjithe keto vite.
-  Gjykata Supreme e Kosoves te marre vendime te vlefshme konform Ligjit…qe do te   satisfaksiononin plotesisht drejtesine, te drejten dhe pritjet e  Radios GLOBI, duke shqiptuar  denimin e merituar per shkelesit e Ligjit…dhe duke krijuar kushte ligjore per kompensimin e plote moral, etik, profesional, shpirteror dhe material te Radios GLOBi.


09.02.2011.                                                                 Radio GLOBI,Mitrovice,    
                                                                                        Selatin Kaçaniku, kryeredaktor,
                                                                                       Nr. I LNJ. ID02760953
                                                                                       Nr.personal 1006879060
                                                                                      radio_globi@hotmail.com,
SHTOJCE:                                                                         radio.globi@gmail.com
Ankesa/kundershtimi i Radios GLOBI                                    044 200 458
prane: Bordit per Ankesa te Mediave 
te KOMISIONIT TE PAVARUR PER MEDIA.
( ne attach 2 )                                                                                       

  

Drejtuar:KOMISIONIT TE PAVARUR TE MEDIAVE
-  Bordit per Ankesa te Mediave   -

Nga:Radio GLOBI, 104,6  Mhz, Mitrovice
-  Parashtrues i ankeses ne vendimin e KPM-se _


Lenda: Brenda afatit ligjor dhe te preferuar si Keshille juridike po ushtrojme Ankese ndaj vendimit te KOMSIONIT TE PAVARUR TE MEDIAVE lidhur me vendimin per marrjen e licences se perkoheshme te Radios GLOBI, Mitrovice, 104,6 MHz.

Radio GLOBI, Mitrovice qe deshmuar si radio e besuar ne Rajonin e Mitrovices. Ne saje te punes, skemes programore e qasjes profesionale ia doli qe rreth vales 104,6 MHz  te lidhe numer te konsideruar te degjuesve. Doli si Radio e vetme e specializuar per mjedisin  jo vetem ne Kosove por edhe me gjere. Quhej, shquhej dhe njihej si ECO Radio GLOBI.
Numri i madh i degjuesve ishte ne shenjester  edhe te Radios DUKAGJINI i cili i lakmonte ata dhe me frekuencen 104.7 MHz interferonte rregullisht ne frekuencen e Radios GLOBI per pese vite rresht; Ishte shenjester edhe e Radios KOSOVSKA MITROVICA ( kohe pas kohe ), dhe e Radios B92 nga Beogradi ( koheve te fundit )…

KPM disa here ka konstatuar ne terren se Radio DUKAGJINI, Peje eshte duke interferuar fuqishem ne frekeuncen e Radios GLOBI. Ndersa KPM pese vite “ nuk ia dilte ta disiplinonte Radion DUKAGJINI dhe ta detyronte t i bindej obligimeve ligjore e profesionale“ Radio DUKAGJINI arrinte qe per çdo vit te “ ngriste degjueshmerine “ ne saje te pervetesimit jolegal te degjuesve te Radios GLOBI dhe merrte pjese ne ndarjen e potencialit reklamues te Mitrovices me rrethine ?!
Radio DUKAGJINI, deri ne intervenimin e KPM-se interferimin e arsyetonte me ate “ se edhe frekuenca 104,7 MHz eshte frekuence nacionale “ ( qe deshmoin per atakimin e qellimshem te frekuences se Radios GLOBI )?!
Per qellimet jo te ndershme te Radios DUKAGJINI deshmon edhe “ gatishmeria “ e kreyredaktorit te kesaj radioje ( z. Feim Kurhasani ), per te “ rregulluar “ problemin por pa pranine e KPM-se, per ç gje ne patem insistuar dhe patem informuar KPM-ne?!
Paralelisht edhe frekuenca lokale 105,1 MHz shfrytezohej si frekuence nacionale e Radios DUKAGJINI. ?!

Ngulmtesia e Radios GLOBI rezultoi me sukses te pergjysmuar pas pese vite peripecishe. KPM detyroi Radion DUKAGJINI  t i bindet obligimeve ligjore e profesionale, etike e morale. Por, pese vite ishin te renda e te gjata per Radion GLOBI qe Radion DUKAGJINI ta barte mbi supe.
Nje nga arsyet e nderprerjes ( demonstrative ) te perkoheshme te punes se Radios GLOBI ishte edhe  “ heqja qafe “ e Radios DUKAGJINI qe ngulfaste punen  e Radios GLOBI por edhe renia finansiare dhe pamundesia e vijimit te punes ne keto kushte. Ishte kjo e vetmja menyre per ti bindur te gjithe, edhe KPM-ne, per sjelljet joligjore, joprofesionale, jo etike…te Radios DUKAGJINI.

Ani se Neni 2.4. autorizon dhe obligon KPM-ne te rregulloje Spektrin e Frekuencave Transmetuese në Kosovë… në pajtueshmëri me praktikat më të mira Evropiane…ne rastin konkret kjo ka zgjatur mbi pese vite me nje epilog te pergjysmuar duke e lene fajtorin te padenuar e te pagjobitur ndersa te demtuarin te pa zhdemtuar e te diskriminuar shumefish?!

Ani se neni 3.1. parasheh qe “ sipas nevojës, krijon dhe ndryshon politikën e transmetimit “ nuk e ka deshmuar te rasti i atakimit, demtimit e diskriminimit te Radios GLOBI?!

Neni 3.2. qe rregullon “ Politikat e transmetimit në përputhje me standardet…dhe sundimin e ligjit….politika e transmetimit… në pajtim të plotë me legjislacionin përkatës të Kosovës “ mbetet poashtu e padeshmuar dhe i pazbatuar ne rastin e nderhyrjes se Radios DUKAGJINI ne frekeuncen e Radios GLOBI, duke “ ledhatuar “ e favorizuar fajtorin, duke (mos)qene te vetedijshem se favorzimi i njeres pale diskriminon palen tjeter?!

KPM diskriminon edhe duke NDALUAR riaktualizimin e fakteve te thena ndersa veten e favorizon me “ te drejten “ qe mos t i trajtoje drejte po ato fakte dhe per to te vendose ashtu si e udhezojne e urdherojne dokumentetet mbi te cilat e bazon punen vet?!

Neni 3.3. qe trajton “ Politikat e transmetimit…shërbime cilësore…shtrirjen gjeografike… qëndrueshmёri financiare…Po ashtu, përmes politikës së transmetimit, duhet të krijohet zbatimi i dispozitave të tilla të cilat do ta parandalojnë monopolizimin “, mbetet i paprekur sepse favorizon Radion DUKAGJINI tek shtrirja gjeografike, i mundeson forcim finansiar dhe i ndihmon ne drejtim te monopolizimit te kesaj pjese te tregut medial, ndersa mbi te gjitha keto diskriminon Radion GLOBI per ta denuar se fundmi me marrjen e licences?!

Ani se neni 3.12. parasheh edhe “…të vendosë sanksione për shkeljen e rregulloreve të komisionit apo kushteve të liçencës…” KPM-ja kete nuk e zbaton ?!

Njesoj edhe Neni 8.4. parasheh “…sanksione përmes çdo mekanizmi të mundshëm sipas ligjit të zbatueshëm…” ndersa KPM-ja nuk i din ose nuk i njeh mekanizmat por din dhe favorizion per pese vite monopolistin e padisiplinuiar Radion DUKAGJINI ?!

KPM-ja nuk ka vepruar as konform Nenit 19.1. “…do t’i monitorojë transmetuesit dhe mund të iniciojë …në pajtueshmëri me këtë ligj “ duke ia mundesuar Radios DUKAGJINI t i shkele te gjitha dispozitat, rregullat dhe kodesin e etiken mediale?!

Por as konform Nenit 20.1. te Ligjit “…të lëshojë vërejtje me shkrim ose t’ia shqiptojë një ose më shumë prej sanksioneve…transmetuesit për shkelje të kushteve të liçencës, kodeve të sjelljes, dhe akteve tjera juridike në pajtueshmëri me këtë ligj “?!

KPM-ja i ka kerkuar Radios GLOBI dokumentacion per rilicnecim si te ishte fjala per radiostacion aktiv ( duke mos marre parasyshe gjendjen aktuale te Radios GLOBI) dhe duke e detyruar t ia parashtroje dokumentacionet fiktive?! Keshtu, KPM-ja nuk ka shprehur sens te mjaftueshem per ta veçuar rastin sepse ishte i veçante dhe i pasanksionuar si e sa duhet as me Ligjin, per te mare parasyshe se Radio GLOBI nuk eshte fajtor per situaten e krijuar, duke harruar se me mosveprim me kohe e efikas edhe vet KPM-ja ka ndikuar e kontribuuar ne krijimin e kesaj situate si dhe ne mbylljen ( e detyrueshme ) te perkoheshme te Radios GLOBI.

Dhe,
Pas disiplinimit te Radios DUKAGJINI, por jo edhe te Radios B92 e Radios KOSOVSKA MITROVICA i rifilluam kontaktet se bashku: KPM e Radio GLOBI. Na u premtua frekuenca e re dhe na u dha afat per rifillimin e punes. KPM-ja ka qene e njohtuar per veshtiresite ne te cilat po haste Radio GLOBI rreth rifillimit te punes: Komuna e Mitrovices nderpret punen ne krijimin e hapsires vetanake te Radios GLOBI; Per shkak te gjendjes aktuale ishte e pamundur te gjendej objekt me qira; Baza materiale e Radios GLOBI qe dobesuar e rene deri ne fund dhe detyre kryesore e jona ishte qe, per shkak te mungeses se mjeteve, te mos beheshim pre e intereseve te ngushta grupore. Megjithate KPM-ja kurr nuk eshte marre me çeshtjen e demeve morale, profesionale e materiale qe Radios GLOBI ia ka shkaktuar Radio DUKAGJINI ?!                                           
Radio DUKAGJINI ka pasur interese te medha per hyrje ilegale ne tregun medial –elektronik te Mitrovices: Pretendonte degjuesit e ne krah te tyre edhe reklamat ?! Keto matematika KPM nuk i ka studiuar as qe donte te merrej me to. Rezultati: i padisiplinuari jeton e ekziston – i disiplinuari denohet me marrjen e frekuences?!

KPM nga Radio GLOBI kerkoi shenime e dokumente te cilat nuk mund t i siguronte nje radiostacion qe nuk eshte ne funksion. Eshte kerkuar pagesa e licences qe nuk eshte shfrytezuar, bile-bile qe eshte penguar se shfrytezuari me “ mbikqyrjen “ e KPM-se.    Ishte rast tipik i pengimit te prones, rast ky qe nuk eshte trajtuar ne kete menyre nga KPM-ja?!.
Ligji nuk ka parapare  rastet si ky i Radios GLOBI qe eshte detyruar te nderpres perkohesisht punen per shkak te:
-Interferimit te Radios DUKAGJINI, Radios B92 dhe Radios KOSOVSKA MITROVICA;
-Per shkak te pamundesise se KPM-se per pese vite te zgjedhe problemin.
Ligji parasheh kushtet per aplikim e licencim por jo per rastin si i Radios GLOBI.                        
Pra, Radio GLOBI ishte dhe eshte i licencuar dhe ka te drejte te rinise punen e me pas te aplikoje.

Ndaj, duke kundershtuar Vendimin e KPM-se per ndalimin e licences per Radion GLOBI kerkojme qe ky vendim te zhvleresohet dhe te detyrohet Radio DUKAGJINI te zhdemtoje materialisht e moralisht Radion GLOBI per aq sa e ka demtuar dhe per aq sa ka perfituar duke nderhyre ne frekuencen dhe ne “ tregun “ medial te Radios GLOBI.
Insistojme qe KPM te merr edhe masa tjera te dispilinimit te Radios DUKAGJINI qe jane parapare me Ligj.
Qasja e bute dhe aplikimi “ edukativ “ i dispozitave me zhagitje mbi pese vjeçare beri qe KPM te favorizoje njeren pale dhe ( ndoshta pa dashje e pavetedije ) te diskriminoje palen tjeter, kesaj rradhe Radion GLOBI. Dhe, rezultat i ketij favorizimi / diskriminimi eshte riaktivizimi i mundimshem i Radios GLOBI, rifillim ky qe nderpritet me Vendimin e KPM-se te dates 02.03.2010.
Nuk eshte ky i vetmi favorizim / diskriminim nga ana e KPM-se. Monitorimi mes gishterinjesh dhe ridhenia e licences ndotesit te mjedsit elektronik-medial te Mitrovices Radio(PORNO)TV MITROVICA, shqiptimi i denimit RTK-se per pergjegjesine e njejte te transmetimit te ngjarjeve ne Mitrovice dhe heshtja e manipulimit te anketimit medial nga Radio YLBERI deshmojne se KPM ka pasur shume pune tjera para se te merrej me Vendimin e marrjes se licences Radios GLOBI-edhe ate ne menyre jo te drejte dhe joprofesionale. Nuk duam t i nderlidhim keto raste pe r ti shfaqur si fushate kunder Radios GLOBI. Mirepo, edhe lejimi i tepruar e gjithe ketyre favorizimeve vetvetiu ngrisin dyshime.

Shpresojme se pasqyrimi i drejte e sinqerte i gjendjes, i argumentuar, do te merret parasyshe nga Bordi i ankesave dhe se, duke anuluar Vendimin…Radios GLOBI do t i kethehet licenca e transmetimit.

01.04.2010                                                                                                                                                                                                                                                                                                                Radio GLOBI:    Selatin Kaçaniku, kryeredaktor,
sssELATIN 
01.04.2010         
Mitrovice                                        

Pablo Neruda (Neftali Rikardo Rejes)




U lind në Parral të Kilit më 12 korrik 1904. Studjoi në Universitetin e Santiagos, ku u dallua në filozofi, letërsi dhe frëngjisht.
Krijimtaria sasiore dhe universale e Nerudës bëri që kritika ta quajë "Homeri i shekullit XX".
Pas shpërthimeve letrare u mor me diplomaci. Për herë të parë shkoi në Spanjë më 1934 si konsull në Barcelonë. Ai mundi të kthehej në vendin e tij vetëm në fundin e jetës.
Në vitin 1971 iu dha çmimi Nobel. Neruda u shfaq i jashtëzakonshëm që në moshën 20 vjeçare. Poezia e tij është metaforike, emblematike për nga jetëgjatësia, sensuale.
Ai është, pothuaj i vetmi poet i shekullit XX (një shekull i thatë), që ka lëvruar ëmbëlsi e energji simbolike, raportin mes trupit e kozmosit...

Mbretëresha
Të kam quajtur mbretëreshë.
Ato janë me të gjata se ti, më të gjata,
Ato janë më të pastra se ti, më të pastra.
Ato janë me të dashura se ti, më të dashura.
Por ti je mbretëresha.
Kur ti shkon nëpër rrugë
Askush nuk të njeh.
Askush nuk ta sheh kurorën e kristaltë, askush s’sheh
Në qilimin prej floriri të kuq
Që ti shkel kur kalon,
Qilimin e paqënë.
Por kur ti shfaqesh
Gjithë lumenjtë dëgjohen
Në trupin tim, këmbanat
Tundin qiellin,
Dhe një himn mbush botën.
Vetëm ti dhe unë,
Vetëm ti dhe unë, e dashura ime,
Vëri veshin kësaj.
Mengjesi
XXVII
Lakuriq, ti je aq e thjeshtë sa një dora jote,
E butë, tokësore, e pakët, rrumbullake, e tejdukshme,
Ti ke linja hënore, dhe udhë molle,
Lakuriq, ti je aq hollake sa gruri lakuriq.
Lakuriq ti je aq e kaltër sa nata në Kubë,
Ti ke verëra dhe yje në flokë,
Lakuriq ti je e pamatshme dhe e verdhë
Sa vera në një kishë të artë.
Lakuriq ti je aq e vogël sa një thoi yt,
Harkuar, mprehur, trëndafil derisa dita lind
Kur ti tërhiqesh fshehtësive së botës
Dhe si në një tunel të gjatë rrobash dhe punësh:
Kthjelltësia të regëtin, stoliset, i bien gjethet-
Dhe një herë tjetër të kthehet në dorë lakuriqe.
E dashur, sa udhe…
E dashur, sa udhe per te ardhur gjer te nje puthje,
C’vetimi endacake gjer ne shoqerine me ty!
Trenat vazhdojne te rreshqasin vetem me shiun.
Ne Taltal akoma nuk zbardhellon pranvera.
Por ti dhe une, e dashura ime, jemi bashkuar,
Te bashkuar nga setrat e gjer tek rrenjet,
Te bashkuar prej vjeshes, ujit, brinjeve,-
Gjersa te jesh vetem ti, vetem une do te jem.
Dhe te mendosh sa gure qe rremben lumi.
Ujet ne gryke te Boroa-s,
Te mendosh se te ndare prej trenave
Une e ti do te dashuroheshim,
Shkrire me te gjithe, me burra e gra,
Me token qe mbjell dhe edukon trandafilat.
Me pelqen kur hesht
Me pelqen kur hesht, sikur te mos ishe, -
dhe me sheh nga larg e zeri im nuk t’arrin.
Thua sikur prej teje fluturuan syte,
dhe sikur nga nje puthje goja t’u vulos.
Si gjithe keto sende qe me rrethojne,
ti ngrihesh e mbushur me shpirtin tim.
Flutur e gjumit te trazuar,
ti je vete fjala trishtim.
Me pelqen kur ti hesht dhe rri si e larget.
Sikur une te shqetesoj, flutur qe fergellon
me veshtron nga larg dhe zeri im nuk t’arrin.
Lerme qe une te hesht tani ne qetesine tende.
Lerme qe une te flas me ty ne kete heshtje,
e shndritshme si nje llambe, si nje unaze.
E heshtur e plot yje, ti je si vete nata.
Ti hesht me nje heshtje yjesh, nga qetesite e largta.
Te dua kur ti hesht, sikur me zhdukesh fare.
E largme dhe e dhimbshme, sikur te jesh e vdekur.
Mjafton nje buzeqeshje – perse duhet nje fjale?
qe une te gezohem se s’eshte e vertete vdekja.
Te kujtoj sic ishe
Me kujtohesh ti ne vjeshten e fundit.
Me bereten bojehiri e zemren ne paqe.
Ne syte e tu haheshin dritat e muzgut.
Dhe gjethet binin ne ujin e shpirtit tend.
Ne krahet e mi si nje kulper u ngjite,
gjethet merrnin zerin tend te ngadalte.
Flake habie ku etja ime digjej.
Jasemin I dashur, - mbi shpirtin tim, - i kalter.
Syte e tu vetuan e udhen hapi vjeshta:
bereta gri, zeri si i zogjve, zemra jote shtepia
ku hyjne deshirat e mi ate shenjta
dhe puthjet e gezuara bien si shkendija.
Qielli deri te nje anije. Fushe deri te nje koder:
te kujtoj si nje drite, si tym, si pellg pa brenge.
Thelle syve te tu digjeshin muzgjet
dhe gjethet vjeshtore lekundeshin ne shpirtin tend.
Per zemren time
Per zemren time mjafton kraherori yt,
per lirine tende mjaftojne krahet e mi.
prej gojes sime gjer ne qiell do ngrihet
gjithcka qe thelle ne shpirtin tend flinte.
Vegimi i cdo dite eshte te ti.
Dhe ti je vesa ne zemer te lules.
Kur ti mungon zhduket horizonti.
Si nje dallge je qe perjetesisht iken.
Une thashe qe ti kendoje neper ere
si pisha ato e larte dhe e heshtur.
Trishtohesh pernjeheresh si nje rruge.
E mirepritur je si nje shteg i vjeter,
ku gelojne oshetimat, zerat nostalgjike.
Sapo une zgjohem-ikin, fluturojne
zogjte qe flinin ne shpirtin tend.

Shperthim i aromes…
Arome
e jargavanit te pare…
Ne femijeri te tejdukshem ishin perrenjte e perendimet,
Dhe rridhnin mes kallamishteve e shavarit castet, minutat.
Tundja e shamise dhe stacioni. Dhe me s’do te kete kthim
tek ylli I arte mbi shperthimin e jargavanit.
Pluhuri i rruges dhe lodhja e humbjes.
Nga merzitja e ndarjes nuk gjen dot shpetim.
…Diku kembana po qan, sic qanin dikur,
syte e shndritshem e pranverore te nje vajze, diku.
Arome
e jargavanit te pare…
Ylldeti
Kur yjet lart në qiell
Shpërfillin kupën
Dhe shkojnë të flejnë ditën,
Yjet e detit përshëndesin
Qiellin e varrosur në det
Duke përuruar shërbimet
E parajsave te reja nënujore.
Ne flaken qe vdes
Ne flaken qe vdes te mbeshtjell drita,
Zbehtesi e pikelluar kredhur ne te ti qendron
Balle spiraleve te lashte te muzgut
Qe sillet rreth teje.
E heshtur, mikja ime
E vetme ne vetmine e kesaj ere te vdekjes,
Dhe mbushur me jete te zjarrit
Trashegimtare e dlire e dites se rrenuar.
Pak diell te ulet ne fustanin e erret
Dhe rrenjet e medha te nates
Pernjheresh rriten ne shpirtin tend
E dalin perjashta gjerat e fshehura ne ty,
Sikur nje popull i zbehte e i kalter
Qe sapo ka lindur, prej teje ushqehet.
O madheshtorja dhe pjellorja dhe joshesja,
Skllave e qarkut qe prej t'errti ne t'arte shendrrohet
Krenare kerkon e krijon nje bote aq te gjalle,
Sa lulet i vyshken dhe eshte plot trishtim.
Me falni qe syte e mi ndriten
Me falni qe syte e mi ndriten
me ngjyre mat te oqeanit
qe ne hapesiren time
nuk ka as liman,as brigje
e as fund.
perhere e njetrajtshme ka qene kenga ime
dhe fjala - si nje zogth muzgu-
si shpesurine neper gure,
qe s'arrin ngushellimin
e planetit te ftohte,perjetesisht te virgjer.
Me falni per vazhdimesine e panderprere
te ujit,gurit e shkumes per kotesine
e baticave,-ketu eshte vetmia ime,-
ku kripa ngacmon muret
e qenies sime misterioze,ku une
jam vetem nje grimcez
e Gjithesise,
e Largesise se vazhdueshme,
qe kembanat kumbuese e therrmojne dhe e shumojne
ne aq dallge-
grimces e Qetesise,leshteriket e se ciles
lehtas e nderlikojne
kengen time qe fundoset.
Koha
Dita perbehet prej shume ditesh,dhe ora
perbehet nga minutat e nxitueshem te voneses,-dita
formohet nga harresate sperdredhura,nga metalet,
nga qelqet,teshat qe jane hedhur ne qoshe,
nga paralajmerimete letrave qe kurre nuk mberriten.
Dita eshte liqeni ne pyllin e se Ardhmes,
liqen qe e ka mbuluar gjethi,perkujdesi,
tingujt e mbytur qe zhyten ne uje ,
sikur te ishin qielli.
Ne breg
mbesin gjurmet e praruara te dhelpres se mbremjes...
Dita ne shndritjen e saj grumbullon luspa,peshperima,
papritur cdo gje lind si ndonje rrobe
qe na perket neve,dhe si ndonje vezullim i paket,
qe priti sa ti vinte ora e vet dhe po vdes,
me urdher te nates,
duke u rrotullisur
ne terr.
S'te dua
S'te... dua vetem sepse te dua,
de prej dashurie e mos dashurie vij,
prej pritjes kur nuk te pres,-
prej akullit ne zjarr shkon zemra ime.
Te dashuroj sepse vetem ty te dashuroj,
pa kufi t'urrej-dhe duke t'urryer te lutem,
dhe masa e dashurise time shtegtare
eshte te mos te shoh
dhe te dashuroj si i verber.
Ndofta do ta djege drita e janarit,
rreze e vertete, tere zemren time,-
duke me vjedhur celesin e qetesise.
Ne kete ndodhi vetem une vdes
e do te vdes prej dashurise ,sepse te dua,-te dua ne gjak e ne zjarr.
Po edhe sikur...
Po edhe sikur ditet te binin
ne humneren e neteve,
perseri, prape ka nje pus
ku prehet qetesia.
Dhe duhet te ulesh
buze erresires
dhe me durim te peshkosh
driten-
qe bie atje
Dashuria
Grua do desha te isha biri yt,per te pire
qumshtin nga gjite si nga nje ujvare
per te pare e ndier,per krahe te te kem
ne qeshjen e arte e ne zerin e kristalte.
Per te ndier ne krahet e mia si perndia nder lumenj
e adhuruar deri ne kockat e trishtuara prej pluhuri e gerqele
keshtu qenia jote te kalonte pa dhimbje perbi meje
e do te sillte nder strofa-e paster nga cdo e keqe-
Si do dija te dashuroja grua,sa do te dija
te dashuroja,te dashuroja si askush nuk ka ditur kurre
te vdisja e te doja
akoma me shume
e akoma me
te te doja,
me shume
Ngadalë vdes
Dalngadalë vdes ai që bëhet skllav i zakonit,
që përsërit të njëjtat gjëra çdo ditë,
që nuk ndryshon rrugë,
që nuk rrezikon,
që nuk ndryshon ngjyrën e veshjeve,
që nuk i flet atij që nuk e njeh.
Dalngadalë vdes ai që nuk përmbys tryezën,
që është i pakënaqur nga puna,
që nuk rrezikon sigurinë nga pasiguria për të ndjekur një ëndërr,
që nuk i lejon vetes asnjëherë në jetë të thyejë rregullat e vendosura.
Dalngadalë vdes ai që nuk udhëton,
që nuk lexon,
që nuk dëgjon muzikë,
që nuk zbulon hijeshi tek vetja e tij.
Dalngadalë vdes ai që shpërfill krenarinë e tij,
që nuk i lë të tjerët ta ndihmojnë,
që i kalon ditët duke u qarë për fatin e tij të keq,
që ankohet për shiun që nuk pushon.
Dalngadalë vdes ai që i shmanget projektit para se të fillojë,
që nuk pyet për gjërat që nuk i di, dhe
që nuk përgjigjet për gjërat që di.
E shmangim vdekjen me doza të vogla,
duke kujtuar gjithmonë se të jesh gjallë
kërkon një përpjekje shumë më të madhe
se thjeshtë fakti që marrim frymë.
Vetëm durimi i paepur
do të na bëjë të arrijmë
lumturinë më të madhe.
Kenge e deshperuar
Kujtimi yt shfaqet papritur ne naten ku jam.
Lumi lidh me detin vajtimin qe s’pushon.
I braktisur si limanet ne agim.
Erdhi koha qe te nisesh.Oh, i braktisur!
Mbi zemren time rigojne pikela te ftohta.
Oh, pirg germadhash, varreze e frikshme anijesh!
Ne ty jane rrasur betejat dhe fluturimet.
Nga ti ngriten flatrat zogjte kengetare.
Ti c’so gje ke perpire, si largesia.
Si deti, si koha.Dhe gjithcka ne ty qe permbytje!
Ishte ore e gezueshme e sulmeve dhe puthjeve,
ore e habitjes qe ndrinte si nje far.
Ankthi I timonierit dhe furia e zhytesit te verber,
dehja e turbullt e dashurise, - e tera ne ty ishte permbytje!
Nje femijeri mjegulle shpirti im me krahe te plagosur.
Shpikes humbur, gjithcka te ti ishte permbytje!
Ti ngjeshe dhimbjen, dhe rroke deshiren.
Te rrezoi pikellimi, dhe cdo gje ne ty ishte permbytje!
Une e zmbrapsa murin e hijes,
kaperceva pertej deshires dhe veprimit.
Oh mish, mishi im – grua, qe te desha dhe te humba,
te kujtoj ty dhe ne kete ore te qullte kendoj.
Si nje vazo, ne veten tende bujte, butesine e pafund,
dhe harrimi i pafund si nje vazo te theu.
Ishte e zeze, vetmia e zeze e ishujve, -
dhe atje, - o grua e dashurise- me pranuan krahet e tu.
Ishte etja dhe uria, dhe ti ishe frut.
Ishte dhimbje, rdhe ti ishe mrekullia.
Ah, grua, si munde ti te me mbertheje
ne token e shpirtit tend, ne kryqin e kraheve te tu.
Deshira ime per ty ishe me mizorja dhe me e shkurtra,
me e stuhishme dhe e dehur, me e ndere dhe e pangopur.
Varreze te puthuras, ede ka zjarr ne varrin tend,
ende digjeshin veshulet e rrushit qe zogjte i hane.
Oh, goje e kafshuar, oh, gjymtyre te puthura,
Oh, dembe te uritur, o trupa te perqafuar.
Oh, ciftezim i furishem shprese e mundimi,
ne te cilin u shkrime e deshperuam.
Dhembshuria, e lehte si uji dhe mielli.
Dhe fjala e saponisur ne buze.
Ai ishte shorti im, dhe mbi te kaloi deshira,
dhe kur deshira ime u permbys, - gjithcka te ti qe permbytje.
Oh, vend ermadhash, net y cdo gje shebej, -
c’dhimbje s’e the, c’dhimbje s’ta mori frymen.
Nga varri ne var ti digjeshe e kendoje.
Ne kembe porsi detari ne bashin e anijes.
Dhe ti lulezohe ne kenge, therrmoheshe ne rrymat e ujit.
Oh, grumbull germadhash, pus i hapur pikellimi.
Zhytes i zbehte i verber, krdhetar i pafat,
shpikes i humbur, - gjithcka te ti qe permbytje!
Eshte ora e nisjes, ore e eger e ftohte,
qe nata e nguros ne ecjen e oreve.
Brezi shkembor i detit e shtrengon bregun.
Ndrijne yje te reja, shtegtojne zogj te zinj.
I braktisur jam, si limanet ne agim.
Dhe ne duart e mia perpelitet vetem hija qe dridhet.
Ah, sa me larg nga te gjitha! Sa me arg nga te gjitha….
Eshte ora e nisjes.Oh, ti i braktisur!
Mund te shkruaj vargje...
Kesaj nate mnd te shkruaj vetem vargje te trishtuara.
Te shkruaj pershembull: “pikelohet nata prej yjeve
e trupat e kalter qiellore rreqethen ne largesi”
Ne zemren e qiellit era e nates ben qerthuj, kendon.
Sonte vargjet jane tmerresisht te trishtuara:
e doja dhe here-here dhe ajo me dishi.
Neteve si kjo, nen krahet e mija e mbaja.
E perqafoja nen qiell…nen qiellin e hapur.
Me deshi.Kohe-pas-kohe e pata dashur dhe ne.
Si te mos dashuroja syte e medhenj qe aq thelle me shikonin?
Kesaj nate mund te shkruaj vargje nga me te trishtuarat.
Kur mendoj qe nuk e kam me.E kuptoj qe e humba.
Kjo nate e pafundme behet me e madhe pa te…
Dhe vargjet bien ne shpirt si vesa mbi bar…
Trupi i gruas
Trupi i gruas, kodra te bardha, kofshe te bardha,
i shfaqesh ne bote ne castin qe jepesh,
Trupi im prej fshatari te plugon
dhe ben qe djali te dale nga thellesite e tokes.
Isha i shkrete si nje tunnel.Prej meje iknin zogjte,
Dhe nata hynte me pushtetin e saj te fuqishem.
Qe te mbetem gjalle te farketova ty si nje arme
shigjete per harkun, gur per hobene.
Por vjen ore e hakmarrje dhe te dua.
Shtat lekure e myshku, prej qumeshti te etshem.
Ah, kupe e gjive! Ah, sy te murgeshes!
Trendafil pushor! Ah, zeri yt i ngadalte e i trashe!
Trup i gruas sime, do te qendroj ne hirin tend.
Etja ime, ankthi im i pafund, udhetimi im i luhatshem!
Shtrat i erret lumi ku lind etje e perjetshme.
Dhe lodhja lind, dhe dhimbja qe kufi nuk njeh.
E humbem edhe kete mbremje
E humbem edhe kete mbremje
Askush nuk na pa te zene per dore,
kur muzgu i kalter binte mbi bote.
Nga dritarja une pash’
lodrimin e perendimit mbi kodrat e largta.
E pastaj, si nje monedhe,
nje copez dielli u perndez ne duart e mia.
Te kujtova ty me shpirtin e ndrydhur,
me ate trishtimin qe ti ke njohur tek une.
Ku ishe tin e ate kohe?
Me c’njerez?
Cfare fjalesh u thoshe?
Oh, pse me ndodh keshtu: dashuria shperthen pernjeheresh,
kur jam I trishtuar dhe kur ti je larg?
Libri qe mar rte lexoj mbremjeve, me ra nga duart,
dhe te kembet e mia, si nje qen I plagosur u rrotullua perendia.
Gjithnje, gjithnje sapo vjen mbremja ti iken,
Deri ku muzgu bredh duke tretur statujat.
Ode kumbulles
..Qe nga ajo kohe
toka, dielli, bora,
rrebeshi ne tetor,
te derdhura neper rruge,
gjithcka,
drita , uji,
lane
ne kujtesen time
kundermimin
dhe tejdukshmerine
e kumbulles:
jeta
ovalezoi ne nje kupe
rrezellimin, hijet,
freskin e saj.
Oh puthje
e gojes
pas asaj kumbulle,
dhembe
dhe buze
mbushur
me ambren eremire
te drites
se lengshme te kumbulles!
Soneti xx
Mund të shkruaj
Mund të shkruaj vargjet më të trishta këtë natë.
Të shkruaj, për shëmbull:”Nata është yjësuar,
Dhe drithëruesit, të kaltrit yje, atje larg.”
Era e natës sillet në qiell dhe këndon.
Mund të shkruaj vargjet më të trishta këtë natë.
E doja, dhe ajo më donte nganjëherë gjithashtu.
Në netë si kjo e kisha ndër krahët e mia.
E puthja aq shumë herë nën qiellin e pafund.
Ajo më donte, dhe unë e doja nganjëherë gjithashtu.
E si të mos doja të tillë sy të mëdhenj tërheqës.
Mund të shkruaj vargjet më të trishta këtë natë.
Duke menduar që nuk e kam. Duke ndjerë që e humba.
Të dëgjoj natën e pamasë, më e pamasë pa të.
Vargjet bien mbi shpirtin si mbi barin vesa.
Po ç’rëndësi ka kur dashuria ime nuk mund ta ruante
Nata është yjësuar dhe ajo nuk është me mua.
Kjo është e gjitha. Së largu dikush këndon. Atje larg..
Shpirti im nuk ndjehet mirë se e humbi atë.
Si të jenë duke kërkuar sytë e mi vështrojnë për të.
Zemra ime vështron, por ajo nuk është me mua.
E njëjta natë që zbardhëllon të njëjtat pemë
Ne vetë, ata të atëhershmit, nuk jemi të njëjtët.
Më nuk e dua, është e qartë, por sa shumë e doja
Zëri im vështron për erën që të takojë veshin e saj.
E tjetrit. Do jetë e tjetrit. Si para puthjeve të mia.
Zëri i saj, trupi i saj i tejdukshëm. Sytë e saj të paskaj.
Unë nuk e dua, është e qartë, por mbase e dua.
Është kaq e shkurtër dashuria, dhe kaq i madh harrimi.
Sepse në netë si kjo e mbaja atë mes krahëve,
Shpirti im ndjehet keq që e ka humbur.
Megjithëse kjo është dhimbja e fundit që ajo me shkaktoi,
Dhe këto janë vargjet e fundit që unë ja shkruaj.

Bodler, Rebeli, që i parapriu poezisë moderne

http://floart-press.blogspot.com/2009/12/bodler-rebeli-qe-i-parapriu-poezise.html



Është konsideruar si i fundmi i romantikëve dhe i pari i modernëve. Sharl Bodler, mbahet si me i madhi ndër poetët francezë. Lindi me 9 prill 1821 në Paris. Në vitet 1831-1836 Bodler vjen të mësojë në Kolegjin local mbretëror. Një emërim i ri, ku Bodleri do të frekuentojë liceun e famshëm Luis-le-Grand. Në vitet 1839-1842: Sharli hyn për pak kohë në Fakultetin e drejtësisë, por është tërësisht i tërhequr pas letërsisë, sidomos pasi është njohur me artistë të tillë si Balzak e Verval. Spikat fort dëshira për një jetë të ç’rregullt, dëshirë kjo që e detyron familjen ta nisë për një udhëtim të gjatë turistik në Indi. Bodleri, pasi qëndron pak kohë në ishullin Maurice, e ndërpret rrufeshëm udhëtimin dhe kthehet në Bordo. Në Francë hyn në zotërim të trashëgimisë së të jatit e lidhet me artisten mulate Jeanne Duval. Bukuria ekzotike, sensualiteti epshëror, magjia turbulluese, janë tema të shumë lirikave të pjesës së parë të librit. Poezinë “Les Bijoux” qe po e botojme në këtë cikël të përzgjehdur e p137rkthyer nga Naum Mara, Bodler ia kushton pikërisht Zhanës. Në të bëhet fjalë pë perlat e vërteta të saj.
Nga 1845 deri më 1846 debuton si kritik arti me dy vepra; ndërkaq vazhdon të bëje një jetë të shthurur e me mjaft shpenzime, duke eksperimentuar së bashku me miqtë e tij artistë, rebelë si vetë ai, efektet e hashishit dhe pasioneve më të shfrenuara të ndjenjave. Fillojnë të shfaqen vargjet e para në shtypin e përditshëm, së bashku me studime e artikuj të temave të ndryshme. Në vitin 1847 boton novelën “Fanfarlo” që përbën një lloj autoportreti ironik dhe përkthen poemën e famshme “Korbi” të shkrimtarit amerikan E.A Poe, me të cilin ndjen një afërsi të theksuar e për të cilin do të shkruajë ese mjaft të bukura e analitike. Suksesi saj i madh do t’i jepte një shtysë akoma më të fortë pasionit të tij për poezinë. Ndërkaq, forcon një lidhje dashurie me artisten me “sy të gjelbër” Marie Daubrun, shpesh e pranishme si burim frymëzimi në pjesën qëndrore të “Luleve të së keqes” Në vitin 1848 Bodleri është në mes të barrikadave, i ndezur nga idealet revolucionare, që do t’i braktisë më vonë përfundimisht pas grushtit të shtetit të L. Napoleonit më 2 dhjetor 1851. Më 1857 botimit të parë të paralajmëruar të “Luleve të së keqes” gjykata i përgjigjet me një gjobë prej 300 frangash, për krimin e përdhosjes së moralit të shoqërisë, duke i hequr botimit gjashtë poezi. Në këtë kohë perëndon edhe ylli i artistes M. Sabatier të frekuentuar prej 5 vjetësh e fortësisht të idealizuar nga Bodleri, deri në atë pikë sa shumë biografë besojnë se kjo mund të ketë qenë shkaku i thyerjes së raportit të tyre. Dëshmi të shkrimtarëve bashkëkohorë që vizitonin të njëjtin sallon me poetin, e përhskruajnë atë si një grua me një inteligjencë të jashtëzakonshme e një bukuri të rrallë. Nga 1864 deri më1865 gjashtë poema të vogla në prozë shfaqen në “Le Figaro” nën titullin “Le spleen de Paris”, ndjekur nga dy në “La Vieparisienne”, tre në “L’Artiste”. Në Belgjikë, ku shkon për t’u kuruar, një revistë i publikon poemën në prozë “Qentë e mirë”. Ndërsa më 1866 botohen 23 poezi të reja nën titullin “Mbeturinat”. Në fund të marsit Bodleri goditet nga një paralizë që i heq mundësinë për të folur.
Dhe më 1867 pas transportit nga Belgjika, në një shtëpi mjekimi në Paris Bodleri nuk jep shpresa për përmirësim dhe vdes më 31 Gusht.
Gazeta Shqiptare
Poezite e meposhtme jane perkthyer nga Naum Mara
Ciganët në udhëtim
Me sytë xixëllues, agimi pa zbardhur,
Rrugët i mori tribuja fatndjellëse.
Te vocrrit mbi supe o duke u shuar etjen,
Me nektarin që del prej gjinjve të varur.
Ngadal’ ecin burrat me armë të praruara,
Ndan’ qerreve ku xhinsi i tyre ësht’ rrasur,
Horizonteve i bredhin syte e bufatur,
Nga keqardhja për ëndrrat e harruara.
Prej foles’ së thellë, bulkthi i mahnitur,
I veshtron tek shkojne dhe zërin ka ngritur;
Sibela*, që i do, madhon fushat e blerta
Lulëzon djerrinat dhe nxjerr nga guri vese,
Para endacakëve,që dihet ç’do i presë,
E njohura tablo e ardhmërive t’errta.
* E njohur si Perendia e begatise.
Kufoma
Të kujtohet, shpirt, se syri ç’na zuri
At’ mëngjes të ëmbël vere!
Në një kthesë të një udhëze guri,
Mbetur një kufomë shqerre.
Me këmbët drejt kaltërsive të ngritura,
Si ndonjë grua e ndyrë,
Përtharë, shëmtuar thundër rronitura,
Barkun nga gazrat fryrë.
Dielli zhurriste kërmën e shkretë,
Përvëlonte pa mëshirë,
Për ta dërmuar në miliona pjesë
T’ia kthente mëmës Natyrë.
Qiejt sodisnin mahnitësen mbetje,
Si e vyshkur margaritë.
Stërfrikshëm nderej, ti the, ajo heshtje,
Sa po të binte të fikët.
Mizat zhuzhitnin, të vëna në ndjekje;
Gëlonte e zeza ushtri,
Turm’ e qullët, e krimbave të vdekjes
Gëzonte të fundit gosti.
Si një valë her’ ngrihej e her’ binte,
Kërkërinte me përtesë,
Thua bufatjes së qelbur do dilte,
E shumfishuar gjallesë.
Përreth ndjeheshin të çuditshëm tinguj,
Si t’ujit dhe të erës,
Sikur grimca indesh dilnin në vrunduj,
Prej trupit të ftoht’ të shqerës.
Trajtat zhdukeshin, nuk mbetej gjë tjetër
Nga ëndërr’ e xhavalitur,
Si bien nga pëlhur’ e pikturës së vjetër,
Bojrat më par’ plasaritur.
Mbrapa ferrave një qen i zgjebosur,
S’na ndante sytë e vëngër,
Gati t’rrëmbente pran’ trupit të sosur,
Copën e mishit të lënë.
-Oh tmerr! dhe ti do shndrohesh një ditë,
Kalbur si kjo cofëtirë,
Dielli im, e bukura e syve dritë,
E dashura ime e mirë.
Po! Kështu o Perendeshë gjith’ hire,
Shpejt, pas të fundit shërbesë,
Posht’ barit të gjelbër, nën ato blire,
Kjo gjëmë do të të presë.
Atje, o shpirt, thoji larvës t’mallkuar.
Që vjen për të të puthur,
Në mendj’ e zemer nuk ësht shformuar,
Engj’llushja ime e bukur.
Loja
Në ndenjëset prej belluzi, të plakurat lavire,
Verdhane, vetull-ngjyer, me sytë pa shkëlqim,
Prej lapëzave ju varen të ndritshëm zinxhirë
Plot gurë e xhingla që lëshojn’ tringëllim.
Ndanë tryezave të blerta të mëkurit portrete
Gojë me dhëmbë të rëna, të ngrira buzeqeshje,
Dhe gishta që dridhen nga një e skëterrshme ethe,
Mbi gjokset që ofshajnë, o thellë nëpër xhepe.
Nën tavanët e ndohtur një rrjedh’ e vertetë
E qindra shandanësh që shndritin jo pak,
Mbi ballet e vrejtur të të shquarve poetë,
Që vijn’ për të humbur ç’kan’ fituar me gjak.
Kjo ësht’ e errta tablo që mu shfaq një natë,
Tmerrësisht e qartë para syve zhbirues,
Dhe unë vetë, në një kënd të sallës së pamatë,
I ftohtë, i heshtur, tërhequr pas vesit tundues.
Zili kam këta njerëz me pasion të paepur,
Gëzimin vdekëtar të të moçmeve lavire,
Që të gjithë vijn’ të shesin pa rreshtur,
Dikush nderin e brezave, e kush të sajat hire!
Dhe zemra më dridhet nga zilia dhe tmerri,
Për të gjorët që ethshëm vetvehten e prishin,
E me dëshir’ zgjedhin atë q’ofron ferri,
Më mirë vuajtjen pa fund se HICIN!
Ballkoni
Ndjell’se kujtimesh, mbi gjith’ dashnorët e dashur,
Për ty të gjitha dhelet, tek ti perkushtimin!
A të kujtohet vallë prekja e përmallur,
Embëlsia e mbrëmjeve kur prisnim agimin
Ndjell’se kujtimesh, mbi gjith’ dashnorët e dashur!
Netët e ndriçuara nga të kuqtë thëngjij,
Muzgjet në ballkon, me një t’argjendtë tis,
Zemrat në një rrahje, tek unë të butët gjij,
Të pavdekshmet fjalë në vesh të çuçuris
Net’ve të ndriçuara nga të kuqtë thëngjij.
Sa të bukur diejt në ato perëndime!
Qeniet njësh të bëra me t’pafundmen botë!
Sikur i përpija të shpirtit kundërmime
Kur mbi ty përkulesha o yll magjiplotë.
Sa të bukur diejt në ato perëndime!
Terr i natës rritej si një gardh i dendur
Flakën e syve të tu ndienja n’errësirë,
Në buzë pija pezmin,nektarin e mbledhur,
Kofshët e tua të ngrohta me duar perfshirë,
Terr’ i natës rritej si një gardh i dendur.
Une kam mësuar t’ju jap jet’ kujtimeve
Çasteve kur ballin mbaja në prehrin tënd.
Po ku ta kërkoj ëmbëlsin’ e hireve
Përpos se tek ti, ku, në c’tjetër vend?
Unë kam mësuar t’ju jap jet’ kujtimeve.
Ato tinguj, oh ç’afshe, ato puthje pareshtje,
A do mund t’i shoh e ti ndjej përsëri
Të dalin nga shpirti, si nga e detit heshtje
Ata diej të zjarrtë që ngjiten n’ajri?
O ç’ tinguj! O ç’afshe! O ç’puthje pareshtje!
Bizhute
Dashnorja krejt cullak dhe duke m’ditur vesin
Kish’ varur gjithe ç’kish’ të vyerat stoli
Ball’lartë, krenare, ndonëse di që e shesin,
Si një skllave Maoresh në ditët plot lavdi.
Kur belin e tundën, bashkë e ndjek ritmin
Moria rrezartë perlash si pasqyra
Më çojn’ në ekstazë, më ngalasin shpirtin,
Sendet ku njësohen tingulli dhe ngjyra.
E shtrirë, gjithe nur; më fton me dashuri,
Tek shtrati mbështetur, djall’zisht buzëqesh,
Pasioni im i thellë e rrok gjith’ ëmbëlsi
Siç ledhaton vala, bregun që i bje ndesh.
Syt’ ngulur tek unë, e zbutur tigreshë,
Lehtas e ndryshon ngjyrën e shikimit
Her’ si një lavire, her’ si virgjëreshë
Zemrën më drith’ron, art i përçudnimit.
Ah llërët dhe pulpat, po vithet e shalët,
Rreshqitse si vaji, si mjellm’za lakuar,
Syri i përpin, një çast veshtrimi ndalet
Thithat edhe gusha si musht i bekuar.
Do t’i le të lirë k’ta engjej prej djalli
Për të prishur paqen që n’shpirt më ka derdhur
Për ta zbritur posht’ nga ai fron kristali,
Ku qetësisht, vetëm ,gjith’ hire ka ndenjur.
Dhe më duken mpleksur, në të re shtatore,
Vithet e drenushës me kurmin si djalosh,
Bel i holl’, fundshpinën tregon rrumbullore,
E sedefta cipëz, në parajsë të josh.
Dhe kur flakëz e llambës më në fund jep shpirt,
Veç zjarri në vatër dritë hedh mbi mure,
Kuqëlon të zeshk’tën lëkurë që shndrit
Çdo gjuhëze flake që lodron dëfryer.

Adam Merre Nga Zoti Yt brinjen e Mallkuar!


Charles Bukowski


Adam Merre Nga Zoti Yt brinjen e Mallkuar!
Charles Bukowski
Ka lindur ne Andrenach ne Gjermani me 16 gusht te vitit 1920.Pas dy vjetesh nga lindja e tij e gjithe familja emigron ne Amerike. Ata vendosen ne Los Anxhelos,ku Bukowski qendroi gjithe jeten.E gjithe jeta e tij eshte e shkruar ne libra. Emri i tij i plote eshte Henry Charles Bukowski Jr..,por ate thjesht e therrisnin Henk . Ka vdekur me 9 mars te vitit 1994 nga leuçemia ne San Pedro. Eshte autori i 34 vellimeve poetike dhe i tre romaneve dhe nje skenari filmi.Henk njihet si nje dner themeluesit e rrymes Underground.
Perktheu dhe pergatiti Roland Beqiraj - ARS
Brenga e nje manushaqeje te heshtur
Brenga e nje manushaqeje te heshtur s’eshte per mua.
Une e di se shume pleq tani kane oren e çajit,
Kurse me pare shijonin grumesite ere ndyra te Trockit.
Gota e vogel me wisky qendron nen driten elektrike.
Ja kjo eshte e gjitha
Miza fluturimin ndal mbi doren time.
Ska gje kjo eshte vetem nje dore.
Por i prokupuar jam nga pamundesia e te qenit njeri.
Nuk mundem.Ne Grejp Fruit shoh bomben atomike.
Pema ime mi fekondon eshtrat e perlotura.
Çfare thua ?Miza!
Miza ec e jake ben nen diell
E veshur me te linjta.
Tregon kofshet.Vaginen tregon.
Trendafilet roze rriten si fashistet.
Ne goje si tatuazh me eshte ngjitur miza
E cila rugeve te Parisit mban doreza heminguejane.
Dehem kur duhet te fle dhe fle kur duhet te dehem,
Asnjehere nuk vendosa dot me veten rregull.
Te isha me i mençur
Me shume ide do te kasha.
Miza mu largua.
Ne llogarine time hidhi harxhimet e telegramit
Moj mize,nese deshiron te kthehesh serisht .
Mizat jane me te keqia se grate
Miza eshte e tille qe shume here
Ia ka hapur syte henes.
Me e poshter se Miki Mausti apo Carli Caplini.
Gervishti batanijen qe mbaja mbi koke
Shetit lart e poshte nen driten e verdhe
Si te vishte corapet deri ne gju.
Leviz per te gjetur pushken loder
Kruajtesen e dhembeve,apo nje kocke akulli.
Bajge!Papritur milingonat fillojne ulerimen.
Pas koke,ne qafë milingona…
Do te doja dikush te ma lepinte por
Kur?Kush?Dreqi e di se kush dhe kur.
Kur e hodha tufën me të holla
Dhe të thashë;ti shumë mirë
Të gjitha tezeve të tua pasanike,gjithë dajallarëve,
Gjyshërve dhe prindërve
Dhe gjithë naftën tënde të flliqur
Dhe gjithë oqeanet
Dhe rosat e egra
Dhe bizonët
Dhe gjithë shtetin e Teksasit,
Që do të thotë bashkë me krra-krratë e sorrave
Dhe shëtitjet tuaja të mbrëmjeve të shtuna
Dhe bibliotekat dyzuese
Dhe artistët tuaj pederastë
Dhe revistat javore
Dhe macet tuaja llafazane
Dhe gjithë parapagimet për Uajtin
Ti marrësh dhe thjesht ti hedhësh baby!
Unë sërisht mund ti siguroj
Njëzet e pesë dollarë për kitarën
Dhe tridhjetë dollarë për ngjyruesin e flokëve
Ku t’i fsheh qimet e bardha.
Mund të këndoj edhe ndonjë këngë.
Jo harroje këtë
Nuk këndoj sikur të paguajn edhe lypsarët.
Kjo është më mirë se pritja e vdekjes
Dhe naftës që vret roast e egra
* * *
Në rregull endacak,tha ajo,qëroju!
Çfarë – thashë unë
Dil,e shfryve dufin tënd të fundit,
Jam e lodhur nga veset e tua prej Djalli.
Gjithmonë sillesh si personazh i O’Nillit.
Por unë jam krejt tjetër baby,çfarë të bej?
O.k ndryshe je.
O Zot si ndryshe!Mos e përplas derën kur të shkosh.
Por unë i dua paratë e tua baby.
Nuk më ke thënë asnjëherë se më do.
Çfarë kërkon ti,mashtrues apo dashnor?
Ti nuk je as njëri e as tjetri.Përjashta rrugaç!
Por unë baby…!
Ktheju O’Nillit!
* * *
Shkova qetësisht dhe derën nuk e përlasa.
Atë që duan ato, mendova,është indani prej druri,
I cili flet por nuk shan,
As nuk qëndron pranë zjarrit.
Por do të plakesh edhe ti vogëlushe,atëherë
Më pranë jelekut do e kërkosh “indianin”.

http://floart-press.blogspot.com/2009/12/charles-bukowski.html

Pika kufitare në Çakorr në “pritje” të vullnetit politik, çfarë thonë nga Komuna e Pejës para protestës së paralajmëruar më 25 prill – heshtje nga ministrit

         Shkruan Akademik Flori Bruqi Qafa e Çakorriit  ose  Çakorri  është një qafë mali që shtrihet në  Alpet Shqiptare , në kufi në mes M...