2011-02-08

Pablo Neruda (Neftali Rikardo Rejes)




U lind në Parral të Kilit më 12 korrik 1904. Studjoi në Universitetin e Santiagos, ku u dallua në filozofi, letërsi dhe frëngjisht.
Krijimtaria sasiore dhe universale e Nerudës bëri që kritika ta quajë "Homeri i shekullit XX".
Pas shpërthimeve letrare u mor me diplomaci. Për herë të parë shkoi në Spanjë më 1934 si konsull në Barcelonë. Ai mundi të kthehej në vendin e tij vetëm në fundin e jetës.
Në vitin 1971 iu dha çmimi Nobel. Neruda u shfaq i jashtëzakonshëm që në moshën 20 vjeçare. Poezia e tij është metaforike, emblematike për nga jetëgjatësia, sensuale.
Ai është, pothuaj i vetmi poet i shekullit XX (një shekull i thatë), që ka lëvruar ëmbëlsi e energji simbolike, raportin mes trupit e kozmosit...

Mbretëresha
Të kam quajtur mbretëreshë.
Ato janë me të gjata se ti, më të gjata,
Ato janë më të pastra se ti, më të pastra.
Ato janë me të dashura se ti, më të dashura.
Por ti je mbretëresha.
Kur ti shkon nëpër rrugë
Askush nuk të njeh.
Askush nuk ta sheh kurorën e kristaltë, askush s’sheh
Në qilimin prej floriri të kuq
Që ti shkel kur kalon,
Qilimin e paqënë.
Por kur ti shfaqesh
Gjithë lumenjtë dëgjohen
Në trupin tim, këmbanat
Tundin qiellin,
Dhe një himn mbush botën.
Vetëm ti dhe unë,
Vetëm ti dhe unë, e dashura ime,
Vëri veshin kësaj.
Mengjesi
XXVII
Lakuriq, ti je aq e thjeshtë sa një dora jote,
E butë, tokësore, e pakët, rrumbullake, e tejdukshme,
Ti ke linja hënore, dhe udhë molle,
Lakuriq, ti je aq hollake sa gruri lakuriq.
Lakuriq ti je aq e kaltër sa nata në Kubë,
Ti ke verëra dhe yje në flokë,
Lakuriq ti je e pamatshme dhe e verdhë
Sa vera në një kishë të artë.
Lakuriq ti je aq e vogël sa një thoi yt,
Harkuar, mprehur, trëndafil derisa dita lind
Kur ti tërhiqesh fshehtësive së botës
Dhe si në një tunel të gjatë rrobash dhe punësh:
Kthjelltësia të regëtin, stoliset, i bien gjethet-
Dhe një herë tjetër të kthehet në dorë lakuriqe.
E dashur, sa udhe…
E dashur, sa udhe per te ardhur gjer te nje puthje,
C’vetimi endacake gjer ne shoqerine me ty!
Trenat vazhdojne te rreshqasin vetem me shiun.
Ne Taltal akoma nuk zbardhellon pranvera.
Por ti dhe une, e dashura ime, jemi bashkuar,
Te bashkuar nga setrat e gjer tek rrenjet,
Te bashkuar prej vjeshes, ujit, brinjeve,-
Gjersa te jesh vetem ti, vetem une do te jem.
Dhe te mendosh sa gure qe rremben lumi.
Ujet ne gryke te Boroa-s,
Te mendosh se te ndare prej trenave
Une e ti do te dashuroheshim,
Shkrire me te gjithe, me burra e gra,
Me token qe mbjell dhe edukon trandafilat.
Me pelqen kur hesht
Me pelqen kur hesht, sikur te mos ishe, -
dhe me sheh nga larg e zeri im nuk t’arrin.
Thua sikur prej teje fluturuan syte,
dhe sikur nga nje puthje goja t’u vulos.
Si gjithe keto sende qe me rrethojne,
ti ngrihesh e mbushur me shpirtin tim.
Flutur e gjumit te trazuar,
ti je vete fjala trishtim.
Me pelqen kur ti hesht dhe rri si e larget.
Sikur une te shqetesoj, flutur qe fergellon
me veshtron nga larg dhe zeri im nuk t’arrin.
Lerme qe une te hesht tani ne qetesine tende.
Lerme qe une te flas me ty ne kete heshtje,
e shndritshme si nje llambe, si nje unaze.
E heshtur e plot yje, ti je si vete nata.
Ti hesht me nje heshtje yjesh, nga qetesite e largta.
Te dua kur ti hesht, sikur me zhdukesh fare.
E largme dhe e dhimbshme, sikur te jesh e vdekur.
Mjafton nje buzeqeshje – perse duhet nje fjale?
qe une te gezohem se s’eshte e vertete vdekja.
Te kujtoj sic ishe
Me kujtohesh ti ne vjeshten e fundit.
Me bereten bojehiri e zemren ne paqe.
Ne syte e tu haheshin dritat e muzgut.
Dhe gjethet binin ne ujin e shpirtit tend.
Ne krahet e mi si nje kulper u ngjite,
gjethet merrnin zerin tend te ngadalte.
Flake habie ku etja ime digjej.
Jasemin I dashur, - mbi shpirtin tim, - i kalter.
Syte e tu vetuan e udhen hapi vjeshta:
bereta gri, zeri si i zogjve, zemra jote shtepia
ku hyjne deshirat e mi ate shenjta
dhe puthjet e gezuara bien si shkendija.
Qielli deri te nje anije. Fushe deri te nje koder:
te kujtoj si nje drite, si tym, si pellg pa brenge.
Thelle syve te tu digjeshin muzgjet
dhe gjethet vjeshtore lekundeshin ne shpirtin tend.
Per zemren time
Per zemren time mjafton kraherori yt,
per lirine tende mjaftojne krahet e mi.
prej gojes sime gjer ne qiell do ngrihet
gjithcka qe thelle ne shpirtin tend flinte.
Vegimi i cdo dite eshte te ti.
Dhe ti je vesa ne zemer te lules.
Kur ti mungon zhduket horizonti.
Si nje dallge je qe perjetesisht iken.
Une thashe qe ti kendoje neper ere
si pisha ato e larte dhe e heshtur.
Trishtohesh pernjeheresh si nje rruge.
E mirepritur je si nje shteg i vjeter,
ku gelojne oshetimat, zerat nostalgjike.
Sapo une zgjohem-ikin, fluturojne
zogjte qe flinin ne shpirtin tend.

Shperthim i aromes…
Arome
e jargavanit te pare…
Ne femijeri te tejdukshem ishin perrenjte e perendimet,
Dhe rridhnin mes kallamishteve e shavarit castet, minutat.
Tundja e shamise dhe stacioni. Dhe me s’do te kete kthim
tek ylli I arte mbi shperthimin e jargavanit.
Pluhuri i rruges dhe lodhja e humbjes.
Nga merzitja e ndarjes nuk gjen dot shpetim.
…Diku kembana po qan, sic qanin dikur,
syte e shndritshem e pranverore te nje vajze, diku.
Arome
e jargavanit te pare…
Ylldeti
Kur yjet lart në qiell
Shpërfillin kupën
Dhe shkojnë të flejnë ditën,
Yjet e detit përshëndesin
Qiellin e varrosur në det
Duke përuruar shërbimet
E parajsave te reja nënujore.
Ne flaken qe vdes
Ne flaken qe vdes te mbeshtjell drita,
Zbehtesi e pikelluar kredhur ne te ti qendron
Balle spiraleve te lashte te muzgut
Qe sillet rreth teje.
E heshtur, mikja ime
E vetme ne vetmine e kesaj ere te vdekjes,
Dhe mbushur me jete te zjarrit
Trashegimtare e dlire e dites se rrenuar.
Pak diell te ulet ne fustanin e erret
Dhe rrenjet e medha te nates
Pernjheresh rriten ne shpirtin tend
E dalin perjashta gjerat e fshehura ne ty,
Sikur nje popull i zbehte e i kalter
Qe sapo ka lindur, prej teje ushqehet.
O madheshtorja dhe pjellorja dhe joshesja,
Skllave e qarkut qe prej t'errti ne t'arte shendrrohet
Krenare kerkon e krijon nje bote aq te gjalle,
Sa lulet i vyshken dhe eshte plot trishtim.
Me falni qe syte e mi ndriten
Me falni qe syte e mi ndriten
me ngjyre mat te oqeanit
qe ne hapesiren time
nuk ka as liman,as brigje
e as fund.
perhere e njetrajtshme ka qene kenga ime
dhe fjala - si nje zogth muzgu-
si shpesurine neper gure,
qe s'arrin ngushellimin
e planetit te ftohte,perjetesisht te virgjer.
Me falni per vazhdimesine e panderprere
te ujit,gurit e shkumes per kotesine
e baticave,-ketu eshte vetmia ime,-
ku kripa ngacmon muret
e qenies sime misterioze,ku une
jam vetem nje grimcez
e Gjithesise,
e Largesise se vazhdueshme,
qe kembanat kumbuese e therrmojne dhe e shumojne
ne aq dallge-
grimces e Qetesise,leshteriket e se ciles
lehtas e nderlikojne
kengen time qe fundoset.
Koha
Dita perbehet prej shume ditesh,dhe ora
perbehet nga minutat e nxitueshem te voneses,-dita
formohet nga harresate sperdredhura,nga metalet,
nga qelqet,teshat qe jane hedhur ne qoshe,
nga paralajmerimete letrave qe kurre nuk mberriten.
Dita eshte liqeni ne pyllin e se Ardhmes,
liqen qe e ka mbuluar gjethi,perkujdesi,
tingujt e mbytur qe zhyten ne uje ,
sikur te ishin qielli.
Ne breg
mbesin gjurmet e praruara te dhelpres se mbremjes...
Dita ne shndritjen e saj grumbullon luspa,peshperima,
papritur cdo gje lind si ndonje rrobe
qe na perket neve,dhe si ndonje vezullim i paket,
qe priti sa ti vinte ora e vet dhe po vdes,
me urdher te nates,
duke u rrotullisur
ne terr.
S'te dua
S'te... dua vetem sepse te dua,
de prej dashurie e mos dashurie vij,
prej pritjes kur nuk te pres,-
prej akullit ne zjarr shkon zemra ime.
Te dashuroj sepse vetem ty te dashuroj,
pa kufi t'urrej-dhe duke t'urryer te lutem,
dhe masa e dashurise time shtegtare
eshte te mos te shoh
dhe te dashuroj si i verber.
Ndofta do ta djege drita e janarit,
rreze e vertete, tere zemren time,-
duke me vjedhur celesin e qetesise.
Ne kete ndodhi vetem une vdes
e do te vdes prej dashurise ,sepse te dua,-te dua ne gjak e ne zjarr.
Po edhe sikur...
Po edhe sikur ditet te binin
ne humneren e neteve,
perseri, prape ka nje pus
ku prehet qetesia.
Dhe duhet te ulesh
buze erresires
dhe me durim te peshkosh
driten-
qe bie atje
Dashuria
Grua do desha te isha biri yt,per te pire
qumshtin nga gjite si nga nje ujvare
per te pare e ndier,per krahe te te kem
ne qeshjen e arte e ne zerin e kristalte.
Per te ndier ne krahet e mia si perndia nder lumenj
e adhuruar deri ne kockat e trishtuara prej pluhuri e gerqele
keshtu qenia jote te kalonte pa dhimbje perbi meje
e do te sillte nder strofa-e paster nga cdo e keqe-
Si do dija te dashuroja grua,sa do te dija
te dashuroja,te dashuroja si askush nuk ka ditur kurre
te vdisja e te doja
akoma me shume
e akoma me
te te doja,
me shume
Ngadalë vdes
Dalngadalë vdes ai që bëhet skllav i zakonit,
që përsërit të njëjtat gjëra çdo ditë,
që nuk ndryshon rrugë,
që nuk rrezikon,
që nuk ndryshon ngjyrën e veshjeve,
që nuk i flet atij që nuk e njeh.
Dalngadalë vdes ai që nuk përmbys tryezën,
që është i pakënaqur nga puna,
që nuk rrezikon sigurinë nga pasiguria për të ndjekur një ëndërr,
që nuk i lejon vetes asnjëherë në jetë të thyejë rregullat e vendosura.
Dalngadalë vdes ai që nuk udhëton,
që nuk lexon,
që nuk dëgjon muzikë,
që nuk zbulon hijeshi tek vetja e tij.
Dalngadalë vdes ai që shpërfill krenarinë e tij,
që nuk i lë të tjerët ta ndihmojnë,
që i kalon ditët duke u qarë për fatin e tij të keq,
që ankohet për shiun që nuk pushon.
Dalngadalë vdes ai që i shmanget projektit para se të fillojë,
që nuk pyet për gjërat që nuk i di, dhe
që nuk përgjigjet për gjërat që di.
E shmangim vdekjen me doza të vogla,
duke kujtuar gjithmonë se të jesh gjallë
kërkon një përpjekje shumë më të madhe
se thjeshtë fakti që marrim frymë.
Vetëm durimi i paepur
do të na bëjë të arrijmë
lumturinë më të madhe.
Kenge e deshperuar
Kujtimi yt shfaqet papritur ne naten ku jam.
Lumi lidh me detin vajtimin qe s’pushon.
I braktisur si limanet ne agim.
Erdhi koha qe te nisesh.Oh, i braktisur!
Mbi zemren time rigojne pikela te ftohta.
Oh, pirg germadhash, varreze e frikshme anijesh!
Ne ty jane rrasur betejat dhe fluturimet.
Nga ti ngriten flatrat zogjte kengetare.
Ti c’so gje ke perpire, si largesia.
Si deti, si koha.Dhe gjithcka ne ty qe permbytje!
Ishte ore e gezueshme e sulmeve dhe puthjeve,
ore e habitjes qe ndrinte si nje far.
Ankthi I timonierit dhe furia e zhytesit te verber,
dehja e turbullt e dashurise, - e tera ne ty ishte permbytje!
Nje femijeri mjegulle shpirti im me krahe te plagosur.
Shpikes humbur, gjithcka te ti ishte permbytje!
Ti ngjeshe dhimbjen, dhe rroke deshiren.
Te rrezoi pikellimi, dhe cdo gje ne ty ishte permbytje!
Une e zmbrapsa murin e hijes,
kaperceva pertej deshires dhe veprimit.
Oh mish, mishi im – grua, qe te desha dhe te humba,
te kujtoj ty dhe ne kete ore te qullte kendoj.
Si nje vazo, ne veten tende bujte, butesine e pafund,
dhe harrimi i pafund si nje vazo te theu.
Ishte e zeze, vetmia e zeze e ishujve, -
dhe atje, - o grua e dashurise- me pranuan krahet e tu.
Ishte etja dhe uria, dhe ti ishe frut.
Ishte dhimbje, rdhe ti ishe mrekullia.
Ah, grua, si munde ti te me mbertheje
ne token e shpirtit tend, ne kryqin e kraheve te tu.
Deshira ime per ty ishe me mizorja dhe me e shkurtra,
me e stuhishme dhe e dehur, me e ndere dhe e pangopur.
Varreze te puthuras, ede ka zjarr ne varrin tend,
ende digjeshin veshulet e rrushit qe zogjte i hane.
Oh, goje e kafshuar, oh, gjymtyre te puthura,
Oh, dembe te uritur, o trupa te perqafuar.
Oh, ciftezim i furishem shprese e mundimi,
ne te cilin u shkrime e deshperuam.
Dhembshuria, e lehte si uji dhe mielli.
Dhe fjala e saponisur ne buze.
Ai ishte shorti im, dhe mbi te kaloi deshira,
dhe kur deshira ime u permbys, - gjithcka te ti qe permbytje.
Oh, vend ermadhash, net y cdo gje shebej, -
c’dhimbje s’e the, c’dhimbje s’ta mori frymen.
Nga varri ne var ti digjeshe e kendoje.
Ne kembe porsi detari ne bashin e anijes.
Dhe ti lulezohe ne kenge, therrmoheshe ne rrymat e ujit.
Oh, grumbull germadhash, pus i hapur pikellimi.
Zhytes i zbehte i verber, krdhetar i pafat,
shpikes i humbur, - gjithcka te ti qe permbytje!
Eshte ora e nisjes, ore e eger e ftohte,
qe nata e nguros ne ecjen e oreve.
Brezi shkembor i detit e shtrengon bregun.
Ndrijne yje te reja, shtegtojne zogj te zinj.
I braktisur jam, si limanet ne agim.
Dhe ne duart e mia perpelitet vetem hija qe dridhet.
Ah, sa me larg nga te gjitha! Sa me arg nga te gjitha….
Eshte ora e nisjes.Oh, ti i braktisur!
Mund te shkruaj vargje...
Kesaj nate mnd te shkruaj vetem vargje te trishtuara.
Te shkruaj pershembull: “pikelohet nata prej yjeve
e trupat e kalter qiellore rreqethen ne largesi”
Ne zemren e qiellit era e nates ben qerthuj, kendon.
Sonte vargjet jane tmerresisht te trishtuara:
e doja dhe here-here dhe ajo me dishi.
Neteve si kjo, nen krahet e mija e mbaja.
E perqafoja nen qiell…nen qiellin e hapur.
Me deshi.Kohe-pas-kohe e pata dashur dhe ne.
Si te mos dashuroja syte e medhenj qe aq thelle me shikonin?
Kesaj nate mund te shkruaj vargje nga me te trishtuarat.
Kur mendoj qe nuk e kam me.E kuptoj qe e humba.
Kjo nate e pafundme behet me e madhe pa te…
Dhe vargjet bien ne shpirt si vesa mbi bar…
Trupi i gruas
Trupi i gruas, kodra te bardha, kofshe te bardha,
i shfaqesh ne bote ne castin qe jepesh,
Trupi im prej fshatari te plugon
dhe ben qe djali te dale nga thellesite e tokes.
Isha i shkrete si nje tunnel.Prej meje iknin zogjte,
Dhe nata hynte me pushtetin e saj te fuqishem.
Qe te mbetem gjalle te farketova ty si nje arme
shigjete per harkun, gur per hobene.
Por vjen ore e hakmarrje dhe te dua.
Shtat lekure e myshku, prej qumeshti te etshem.
Ah, kupe e gjive! Ah, sy te murgeshes!
Trendafil pushor! Ah, zeri yt i ngadalte e i trashe!
Trup i gruas sime, do te qendroj ne hirin tend.
Etja ime, ankthi im i pafund, udhetimi im i luhatshem!
Shtrat i erret lumi ku lind etje e perjetshme.
Dhe lodhja lind, dhe dhimbja qe kufi nuk njeh.
E humbem edhe kete mbremje
E humbem edhe kete mbremje
Askush nuk na pa te zene per dore,
kur muzgu i kalter binte mbi bote.
Nga dritarja une pash’
lodrimin e perendimit mbi kodrat e largta.
E pastaj, si nje monedhe,
nje copez dielli u perndez ne duart e mia.
Te kujtova ty me shpirtin e ndrydhur,
me ate trishtimin qe ti ke njohur tek une.
Ku ishe tin e ate kohe?
Me c’njerez?
Cfare fjalesh u thoshe?
Oh, pse me ndodh keshtu: dashuria shperthen pernjeheresh,
kur jam I trishtuar dhe kur ti je larg?
Libri qe mar rte lexoj mbremjeve, me ra nga duart,
dhe te kembet e mia, si nje qen I plagosur u rrotullua perendia.
Gjithnje, gjithnje sapo vjen mbremja ti iken,
Deri ku muzgu bredh duke tretur statujat.
Ode kumbulles
..Qe nga ajo kohe
toka, dielli, bora,
rrebeshi ne tetor,
te derdhura neper rruge,
gjithcka,
drita , uji,
lane
ne kujtesen time
kundermimin
dhe tejdukshmerine
e kumbulles:
jeta
ovalezoi ne nje kupe
rrezellimin, hijet,
freskin e saj.
Oh puthje
e gojes
pas asaj kumbulle,
dhembe
dhe buze
mbushur
me ambren eremire
te drites
se lengshme te kumbulles!
Soneti xx
Mund të shkruaj
Mund të shkruaj vargjet më të trishta këtë natë.
Të shkruaj, për shëmbull:”Nata është yjësuar,
Dhe drithëruesit, të kaltrit yje, atje larg.”
Era e natës sillet në qiell dhe këndon.
Mund të shkruaj vargjet më të trishta këtë natë.
E doja, dhe ajo më donte nganjëherë gjithashtu.
Në netë si kjo e kisha ndër krahët e mia.
E puthja aq shumë herë nën qiellin e pafund.
Ajo më donte, dhe unë e doja nganjëherë gjithashtu.
E si të mos doja të tillë sy të mëdhenj tërheqës.
Mund të shkruaj vargjet më të trishta këtë natë.
Duke menduar që nuk e kam. Duke ndjerë që e humba.
Të dëgjoj natën e pamasë, më e pamasë pa të.
Vargjet bien mbi shpirtin si mbi barin vesa.
Po ç’rëndësi ka kur dashuria ime nuk mund ta ruante
Nata është yjësuar dhe ajo nuk është me mua.
Kjo është e gjitha. Së largu dikush këndon. Atje larg..
Shpirti im nuk ndjehet mirë se e humbi atë.
Si të jenë duke kërkuar sytë e mi vështrojnë për të.
Zemra ime vështron, por ajo nuk është me mua.
E njëjta natë që zbardhëllon të njëjtat pemë
Ne vetë, ata të atëhershmit, nuk jemi të njëjtët.
Më nuk e dua, është e qartë, por sa shumë e doja
Zëri im vështron për erën që të takojë veshin e saj.
E tjetrit. Do jetë e tjetrit. Si para puthjeve të mia.
Zëri i saj, trupi i saj i tejdukshëm. Sytë e saj të paskaj.
Unë nuk e dua, është e qartë, por mbase e dua.
Është kaq e shkurtër dashuria, dhe kaq i madh harrimi.
Sepse në netë si kjo e mbaja atë mes krahëve,
Shpirti im ndjehet keq që e ka humbur.
Megjithëse kjo është dhimbja e fundit që ajo me shkaktoi,
Dhe këto janë vargjet e fundit që unë ja shkruaj.

I ndjeri Ismail Kadare, ose shkrimtari që i zgjati jetën regjimit komunist

Kërko brenda në imazh Nga Flori Bruqi Ismail Kadare (28 janar 1936 - 1 korrik 2024) ishte akademik, politikan, ish-deputet i Kuvendit Popull...