2011-02-11

Simptomat e Gripit të Derrave



Simptomat e gripit të derrave janë të njëjta me simptomat e gripit të zakonshëm, dhe përfshijnë ethe e temperaturë, kollitje, dhimbje fyti, rrjedhje të hundëve, plogështi, kokëdhimbje.Shumica e njerëzve me grip të derrave kanë diarre dhe vjellje. Po thuajse secili me këtë grip i ka së paku dy nga këto simptoma.Por kjo nuk do të thotë se jeni prekur nga ky grip, pasi shumë sëmundje shkaktojnë këto shenja. I takon analizave laboratorike të vërtetojnë nëse ky është gripi i derrave, grip i zakonshëm apo ndonjë sëmundje tjetër.Pastroni duart rregullisht me sapun dhe ujë, veçanërisht pas kollitjeve dhe teshtitjeve. Ose përdorni faculeta me alkool.- Shmangni kontaktim me njerëz të sëmurë.- Shmangni prekjen e gojës, hundës ose syve. Kjo nuk është lehtë për t’u bërë, andaj kujdesuni që duart tuaja të jenë vazhdimisht të pastra.- Nëse ndjeheni i sëmurë, qëndroni në shtëpi.

Simptomat e Gripit të Derrave janë përafërsisht të njëjta me ato të gripit të zakonshëm, por mund të ketë më shumë raste të komplikimeve serioze. Simptomat tipike janë: Ftohja e papritur dhe kolli i papritur. Të tjera simptoma mund të ketë si: kokëdhembje, lodhje, ethe, dhimbje të muskujve, dhimbje të gjymtyrëve, diarea ose çrregullim të stomakut, dhimbje fyti, hundë rrjedhëse, teshtima, humbje të apetitit.
Sëmundja që aktualisht e ka kapluar tërë botën, po transmetohet me të madhe tek njerëzit dhe referohet se ka ‘prejardhje’ ndoshta prej derrave, edhe pse origjina e vërtetë e këtij gripi ende është nën hetime. Ende nuk ka ndonjë tregues të saktë për prejardhjen e saktë të kësaj sëmundje. Por ajo që dihet është se ka ‘shpërthime’ të shumta të kësaj sëmundje në të gjithë botën. Viruset e Gripit të Derrave zakonisht janë nënlloje të H1N1,dhe ky grip i cili ka arritur të shpërndahet në njerëz është interpretim i virusit H1N1.
Pse Gripi i Derrave po prek njerëzit?
Ky grip ka ndryshuar dhe prandaj tani është në gjendje të infektojë njerëzit, si dhe të transmetohet midis tyre. Personat që janë më të rrezikuar që të sëmuren seriozisht nga kjo sëmundje janë: Personat me sëmundje të mushkrive, përfshirë këtu personat që kanë qenë me astma dhe kanë përdorur barëra, personat me sëmundje të zemrës, personat me sëmundje të veshkës, personat me sëmundje të mëlçisë, personat me sëmundje neurologjike (siç janë: epilepsia,skleroza multiple, dhe sëmundja e Parkinsonit), personat me diabet, gratë shtatzëna, personat pa sistem imun (të shkaktuar nga sëmundje të ndryshme), personat në moshën 65 vjeçare dhe më të moshuar, dhe fëmijët e vegjël nën moshën 5 vjeçare.
A është ky virus ngjitës?
Agjencia e mbrojtjes së shëndetit-HPA (në anglisht The Health Protection Agency) thotë që ky virus i ri është në masë të madhe ngjitës dhe shpërndahet nga një person në tjetrin. Gripi i derrave shpërndahet në mënyra të njëjta si ftohjet dhe gripat tjerë të zakonshëm. Virusi shpërndahet nëpërmjet ‘pikëzave’ që dalin nga hunda ose goja kur dikush kollitet apo teshtinë. 

Nëse ndokush kollitet apo teshtinë dhe nuk e mbulon gojën, këto pikëza mund të shpërndahen deri 1 metër larg. Nëse jeni afër këtij personi ju mund t’i futni ato brenda. Ose nëse ndokush kollitet apo teshtinë në duart e tij, këto pikëza dhe virusi shumë lehtë mund të transmetohen tek një person tjetër që i prek, p.sh nga dorezat, telefoni, tastatura etj. Nëse i prekni këto sipërfaqe dhe e prekni fytyrën tuaj, virusi mund të depërton shumë lehtë tek ju.
Sa shpejt mund të shpërndahet virusi?
Gripi i Derrave tashmë është shpërndarë në masë të madhe në Amerikë. Numri i rasteve të reja në këtë vend po dyfishohet çdo dhjetë ditë. Shumica e rasteve të të infektuarve, e kanë marrë sëmundjen nga komuniteti i tyre ku jetojnë, e jo si rezultat i udhëtimeve të huaja.
A duhet t’i shmangemi personave të dyshuar me Grip të Derrave?
Të gjitha rastet e dyshuara që kanë simptoma të Gripit të Derrave, duhet të vetizolohen në shtëpitë e tyre, dhe t’u shmangen kontaktit me personat e tjerë. Shumica e njerëzve duhet të vazhdojnë me aktivitetet e tyre të zakonshme, përfshirë shkuarjen në shkollë ose punë. Kjo përfshinë edhe fëmijët që ndjekin shkollën, dhe janë me simptoma të këtij gripi. Nuk ka ndonjë rrezik nga kontakti me personat e sëmurë, nëse edhe vet nuk i keni ato simptoma.
Sa është i rrezikshëm?
Për momentin është e vështirë të gjykohet kjo gjë. Përderisa ka pasur vdekje në Meksikë, dhe një numër ‘të vogël’ jashtë saj, përfshirë edhe Amerikën, simptomat nga njerëzit e infektuar nuk kanë qenë aq të ashpra. 

Duket se dozat e antivirusëve si Tamiflu janë efektive për të ndihmuar njerëzit e sëmurë të shërohen. Në Amerikë kemi shumë lloje të antivirusëve për të shëruar gjysmën e popullatës nëse është e nevojshme. Gjithashtu kërkesat për të rritur dozat e Tamiflu-së kanë qenë të mëdha, dhe të mjaftueshme për të trajtuar 80 përqind të popullsisë.
Sa mund të jetë kohëzgjatja e simptomave?
Si çdo lloj i sëmundjeve, kohëzgjatja e simptomave varet nga mjekimi dhe rrethanat individuale. Te shumica e rasteve të raportuara në Amerikë, simptomat nuk kanë zgjatur edhe shumë, dhe pacientët kanë filluar ta marrin veten për një javë.
Si mund ta shkaktojë vdekjen Gripi i Derrave?
Si çdo lloj i gripit, njerëzit mund të vdesin edhe nga ky grip nëse ka komplikime, si pneumonia.
A mund ti rezistojë ky virus Tamiflu-së apo Relenza-s?
Jo në këtë moment. Rutina në Amerikë ka treguar se aktualisht virusi nuk ka mund t’u rezistojë këtyre antiviralëve. Një rezistencë e virusit H1N1 është raportuar në Danimarkë, në një pacient i cili është mjekuar, sidoqoftë rezistenca nga Tamiflu mund të paraqitet në përqindje të vogël të rasteve. Agjencioni i mbrojtjes së shëndetit vazhdimisht është duke kontrolluar këtë lloj virusi i cili po përhapet nga një person në tjetër.

A duhet të shkojë në shkollë apo punë nëse jam shoqëruar me personin që ka Gripin?
Po, përderisa ju nuk keni simptomat të tilla. Nëse po e ndjeni veten mirë, ju mund të vazhdoni me aktivitetet e juaja të zakonshme. Mund të marr shtatë deri tetë ditë që simptomat të rriten pas infektimit tuaj. Nëse rriten simptomat, qëndro në shtëpi dhe ndjek këshillat nga mjekët përgjegjës.

A mund të ndodh që sëmundja të rikthehet?
Po, sepse virusi mund të ndryshojë. Por nëse jeni infektuar një herë nga virusi, trupi juaj prodhon antitrupa kundër tij, dhe do të mund ta njoh dhe të luftoj kundër tij nëse virusi rikthehet. Sidoqoftë, nëse virusi ndryshon, dhe sistemi juaj imun mund të mos e njoh këtë ‘shtrëngatë’,dhe ju mund të sëmureni përsëri. Gjithashtu mund të keni disa ‘kalime të mbrojtjes’ gjatë ‘përplasjes’ me këtë virus.
Çfarë duhet të bëj?
Ju mund të zvogëloni, por jo të eliminoni tërësisht rrezikun nga infektimi duke vepruar kështu: Gjithmonë mbuloni hundën ose gojën me një faculetë kur të kolliteni apo teshtini. Sistemoni me kujdes dhe me shpejtësi faculetat e ndotura. Mbani higjienën tuaj të pastër, p.sh. duke larë rregullisht duart tuaja me sapun dhe me ujë të vakët, për të zvogëluar rrezikun e bartjes së sëmundjes nga duart tuaja, ose nga personat e tjerë. Pastroni sipërfaqet mirë, siç janë dorezat, duke përdorur produkte të zakonshme për pastrim.
Cilat janë simptomat?
Simptomat e Gripit të Derrave janë përafërsisht të njëjta me ato të gripit të zakonshëm, por mund të ketë më shumë raste të komplikimeve serioze. Simptomat tipike janë: Ftohja e papritur dhe kolli i papritur. 

Të tjera simptoma mund të ketë si: kokëdhembje, lodhje, ethe, dhimbje të muskujve, dhimbje të gjymtyrëve, diarea ose çrregullim të stomakut, dhimbje fyti, hundë rrjedhëse, teshtima, humbje të apetitit. 

Disa personave mund t’u ndodh që të shërohen nga sëmundja brenda një jave pa e marrë antivirusin. Sido që të jetë ky është një virus i ri, dhe sjellja e tij nuk është e sigurt që mund të kontrollohet. 

Gripi i Derrave ndryshon nga gripi sezonal, dhe prej sëmundjeve tjera që janë përhapur gjatë shekullit 20. Mjekët të cilët deri tash janë përballur me pacientët e sëmurë, nuk mund ta përcaktojnë me siguri shkakun e sëmurjes së tyre. Kjo është arsyeja pse personat me virus ende po marrin barëra antivirale, dhe kjo është një veprim i mençur nga ana e mjekëve.

Komplikimet
Për shumë persona sëmundja mund të ketë ndikim jo shumë të madh. Por rastet me komplikime janë të regjistruar më shumë nga fëmijët dhe personat në moshë të re, dhe më pak komplikime kanë pasur personat më të moshuar. Por, për shumicën e pacientëve virusi ka shkaktuar edhe shumë sëmundje të tjera. 

Sipas laboratorit të Organizatës Botërore të Shëndetit në botë vetëm 0.4 përqind e personave të sëmurë kanë vdekur, dhe e cila mund të jetë një vlerë konstante me atë se çka mund të shkaktojë një grip sezonal. Por numri i vërtetë i rasteve të vdekjes nga kjo sëmundje duket të jetë më i madh se sa ai i raportuar nga kjo organizatë. Dhe si duket numri i vërtetë i rasteve është mbivlerësuar. Kur komplikimet shfaqen ato shkaktohen si pasojë e efektit të virusit në mushkri, siç është pneumonia.

Flori Bruqi

Vdiç shkrimtari dhe avokati i njohur dardan Zeqir Berdynaj (1934-2025)

Zeqir A. Berdynaj, u lind më 6 qershor 1934, në Firzë, ish katundi i Ri i komunës së Pejës.  Shkollën fillore dhe të mesmen e kreu në vendli...