2011-02-07
Islamizimi te shqiptarët
Georg STADTMÜLLER*
Shkaqet e përhapjes relativisht të shpejtë të islamit në Siujdhesën Ballkanike - para së gjithash në Shqipëri - nuk ishin religjioze por të llojit juridik dhe ekonomik. Sipas rregullave të së drejtës fetare (Fikh) i takonte çdo musliman të shtresës së lartë sunduese politike të Perandorisë Osmane, përderisa të gjithë jomuslimanët ishin të përjashtuar plotësisht nga të drejtat politike. Kalimi në islam kuptohej njëkohësisht edhe si ngritje në shtresën e lartë politike, që gëzonin privilegje të ndryshme. Shtresa e ulët jomuslimane - të ashtuquajturit „Rajah“ - ishte gati pa të drejta dhe ishin të detyruar të paguanin tatim (đizja) të lartë për frymë të popullsisë. Këto përfitime ekonomike dhe privilegjore të shtresës së lartë muslimane ishin natyrisht një shtytje e fuqishme të „turqizohen“ me pranimin e islamit. Në fakt kalimi në islam pasonte thuajse menjëherë pas pushtimeve turke. Gjatë islamizimit në tokën shqiptare ka ardhur te paraqitja e çuditshme e një sinkretizmi religjioz. Kalimi, që gati përherë bëhej vetëm nga arsyet ekonomike, nuk ka ndryshuar fillimisht aspak në pikëpamjet, mënyrat e jetës dhe në zakonet e të „turqizuarëve“. Shumë herë kalimin në islam e proklamonte, e bënte vetëm kryefamiljari me çka arrihej liria nga tatimet shtypëse për frymë të popullsisë. Anëtarët tjerë të familjes mbetnin në besimin e krishterë. Deri në mbarim të shek. XVI kalimet në islam kanë mbetur ende të kufizuara në renegata të vetme dhe ato familjare. Popullatën fshatare të Shqipërisë në atë kohë islamizmi ende nuk e kishte përfshirë. Në vitin 1577 Shqipëria Veriore dhe Qëndrore ishte krejtë katolike. Hierarkia katolike e vendit duket se ka qëndruar edhe mëtutje në shtrirjen e vjetër. Argjipeshkvijtë dhe priftërinjtë vërtet kanë vuajtur nën jotolerancën turke.
5. Përparimet e turqizimit në shekullin e XVIII
Më kot përpiqej argjipeshkvi katolik Vincentius Zmajević i (An)Tivarit që me thirjen e Koncilit kombëtar në vitin 170389 këtë fatkeqësi të turqizimit ta ndalojë. Konsultimet themelore të këtij Koncili kishin për qëllim ta zbatojë riorganizimin kishtar të Tridentit - posaçërisht kishte të bëjë me shkollimin e klerikëve dhe ndarjen e sakramenteve - edhe në trevat e vështira të Shqipërisë dhe me këtë t‘i dalë përballë islamizimit. Edhe këto përpjekje nuk patën sukses. Islamizimi përhapej edhe mëtej.
Argjipeshkvi Zmajević vetë ankohet se, kohën e fundit në islam kishin kaluar rreth 200 katolikë90 . Nganjëherë edhe grindjet vendore me famullitarin ishin shkas për turqizim. Kështu sipas një tregimi të gjallë në rethinën e Shkodrës në shek e XVIII një fshat i tërë kishte kaluar në islam për shkak të një grindjeje me famullitarin. Mbas shumë vëretjeve të përsëritura për ardhjen me kohë në Kishë, një të diel famullitari kishte thënë meshën pa u mbledhur bashkësia. Pasi që ai e refuzon kërkesën për ta përsëritur meshën, kërcënimin (e bashkësisë) e bërë priftit e marrin seriozisht kështu turqizohen.91
Gjithënjë kishte akte të rënda të dhunës nga ana e pushtetarëve turkë ndaj klerikëve katolikë. Kështu në vitin 1718 varet ipeshkvi Anton Niger nga Shkodra, sepse ai ishte kundër vazhdimësisë së një konkubinati mes një vajze katolike dhe një djali musliman. Trupi i tij është blerë nga besimtarët e tij dhe është varrosur në gërmadhat e kishës Sergios-Backhos të Bunës.92
Të njëjtin fat e kishte edhe pasardhësi i tij, Anton IV., në vitin 1718 vetëm se ndikimi i tij i madh në popullatë për organet turke merrej si i rrezikshëm. Tri ditë me radhë trupi i tij kishte qëndruar i pavarrosur, nga frika prej turqëve askush nuk guxoi ta merrte trupin e tij e ta vorroste. Kështu fshehurazi në një natë me stuhi në vendin ku ishte vrarë e fusin në dhe. Shumë më vonë trupi i tij transferohet në një kishë.
Në vitin 1721(?) arrestohet misionari i zellshëm për fe françeskani Antonio de Saranta. Pasi që ai megjithë premtimet që i jepen e refuzon kalimin në islam, ai varet. Trupi i tij vendoset në kishën në Plant.93
Pas këtyre dy vrasjeve argjipeshkvijtë e mëvonshëm frikësoheshin të rezidonin në Shkodër. Kështu ata jetonin në rrethinë, diku kah fundi i shek. XVIII kalojnë përsëri në qytet.
Në fund të shekullit XVIII zgjërimi shqiptarë kishte ngushtuar edhe rajonin e vendosjes së aromunëve në Shqipërinë Jugore, Epeiros dhe në rajonin Pindus. Qyteti tregtar Voskopoja, gërmadhatë (ruinat) e të cilit nuk janë larg nga Korça dhe vendet e banuara të tjera me aromunë janë rrënuar. Në atë kohë shtypja me përhapjen migruese shqiptare shkaktonte një lëvizje emigrimi aromun, i cili para se gjithash drejtohej kah Maqedonia.96
Një shembull interesant për këtë ishte rajoni i Karamuratades në luginën qendrore të lumit Vjosa (në lindje të Premetit), që numronte 36 fshatra otodoksë shqiptarë dhe deri në vitin 1760 i takonte rrethit të ipeshkvisë së Pogonianit, një ipeshkvi sufragane e Beratit. Pasi që këto fshatra ortodokse vuanin dhe ishin përherë në shtypje nga vjedhjet e shqiptarëve muslimanë të Prametit, Leskovikut (Lexikovo) dhe Kolonjes, ata më 1760 vendosin t‘i mbajnë 40 ditët e agjerimit me një rreptësi të jashtëzakonshme, e nëse deri në ditën e ringjalljes nuk do të vinte asnjë ndihmë e dukshme nga lartë (Zoti) të tërhiqen nga besimi ortodoks e të kalojnë në atë musliman. Kur vjen dita e ringjalljes pa kurrfarë ndihme të dukshme të Zotit, ata i përzanë priftërinjët ortodoks dhe disa familje të cilat i qëndruan besnikë këtij besimi. Kështu ata marrin një Kadi dhe një Imam nga Përmeti dhe shpallin kalimin e tyre në islam. Nga duresa e gjatë për hakmarrje për shtypjet që iu ishin bërë atyre tani ata hakmerren duke e ndezur rajonin e Përmetit, Leskovikut dhe Kolonjes. Popullata mashkullore vritet, femrat dhe fëmijët shiten si skllavë. Këtij tipi të grupimeve grabitqare i bashkohen nga gjithë Shqipëria hajdutët bashkluftëtarë. Emri i tyre ishte i rrezikshëm deri në kohën e Ali Pashës i cili përfundimisht i nënshtron ata.97
Nga shtypja e pushtetit turk dhe zgjerimi i kolonizimit arnaut [fjalën e ka për shqiptarë] „Kriptokatolicizmi“ në Maqedoni merr një formë të veçantë. Në rajonin e Gjakovës, Prizrenit, Pejës dhe Karadakut (Mali i Zi i Shkupit ose Skopska Crna Gora) jo larg nga Shkupi deri në mesin e shek. XIX kishte një numër të madh të këtyre katolikëve të fshehtë. Në të vërtetë Koncili Kombëtar Shqiptar i vitit 1703 kishte vendosur që këtyre të mos u ndahen sakramentet.98 Një enciklikë e Papës Benedikt të XIV i vitit 1754 e kishte miratuar këtë vendim dhe iu kishte ndaluar katolikëve të bartin emra turkë edhe nëse është fjala për mospagimin e tatimit apo ndonjë arsye tjetër. Katolikët këshillohen që më parë të iknin prej vendlindjes së tyre në ndonjë rajon joturk po qe se ata nuk mund t‘i kryejnë hapur ritet e besimit të tyre.
Megjithatë, dispozitat kishtare nuk mund të ndrronin diçka në vazhdimsinë e „kriptokatolicizmit“. Bashkësitë e braktisura dhe familjet kishin ruajtur besimin e tyre të vjetër pa ndihmën dhe kujdesjen e misionarëve, ata me gjenerata të tëra ua kanë përcjellur agjërimin, lutjet, festat kishtare gjeneratave të reja. Nga frika e dhunës turke ata përjashta paraqiteshin si muslimanë dhe poashtu bënin martesa të përziera.
7. Sprapsja e Kishës katolike
Kisha katolike e cila kishte fituar pjesën më të madhe të popullatës shqiptare gjatë mesjetës së vonshme, dëmtohet shumë nga sundimi turk. Benediktinët105 dhe Dominikanët,106 të cilët deri më tani kishin ndihmuar hierarkinë katolike të Shqipërisë ikin nga ky vend. Françeskanët vazhdojnë vetëm, bashkë me ata që mbeten të hierarkisë së hershme, veprimtarinë pastorale. Kjo në këtë situatë të re ishte një detyrë shumë e vështirë. Para se gjithash mungonte një kler i organizuar mirë edhe ai që ishte, ishte jo mjaft i shkolluar. Raportet e argjiipeshkvijve katolikë, misionarëve dhe agjentëve në shek. XVI dhe XVII ankohen përherë për këto mangësi.107 Kështu religjioni popullor katolik me ardhjen e islamit si religjion i shtresës së lartë bie në një situatë të vështirë. Pastaj, islami filloi të ushtrojë një forcë të çuditshme tërheqëse para së gjithash të bazuar në rëndësinë ekonomike.
Ky islamizim (“turqizim”) Shqipërinë, që më parë ishte e krishterë – në jug ortodokse dhe veri katolike - gjatë shekullit të XVI dhe XVII, e bën një vend me mbizotërim musliman. Vërtet se ka zgjatur shumë, shumë gjatë derisa ky religjion i sunduesëve bëhet religjion popullor, në tërë territorin me popullatë shqiptare. Pastaj si religjion popullor pushtonte rajonet me radhë dhe kështu religjioni sundues u përhap në trojet e popullit shqiptar.
Një vështërsi tjetër për Kishën katolike të Shqipërisë ishte propaganda ortodokse. Padyshim se në fillim sundimi turk edhe për ortodoksët ishte një sulm i rëndë, mirëpo pastaj zhvillohet një situatë e durueshme. Ndryshe ishte te kisha katolike, e cila në atë kohë në Shqipëri dhe përgjatë gjithë bregdetit perëndimor ka qenë shumë më shumë e shtrirë se sa që është sot.108 Katolicizmi kishte një ndihmesë nga Papa, Venediku e dikur më vonë edhe nga Austria. Këto fuqi katolike kanë qenë të gjitha armiq të vërtetë të perandorisë osmane. Së këndejmi katolicizmi në tokat osmane merr një pamje politike që në Konstantinopojë ishte, nëse jo ashtu si i rrezikshëm për shtet, të paktën ishte si i dyshimt. Ortodoksisë i shkon për dore të zgjërohet shumë. Qendër e propagandës ortodoke ndër shqiptarë në Shqipërinë veriore ishte Patrikana serbe e Pejës, në Shqipërinë e mesme dhe jugore Patrikana e Ohrit, në thellësi të Shqipërisë Jugore edhe Metropolitana e Janinës. Mirëpo se aty-këtu ka pasur përpjekje për afrimit kishtar nga ana e Patrikanës autoqefale të Ohrit. Këto dështojnë prej mosbesimit nga të dy palët dhe mosveprimit të klerit katolik dhe joformimit të madh të tij. Të gjitha këto plane dhe përpjekje për një bashkim kishtar mbesin të parealizuara, njësoj edhe përpjekja për bashkimin e ortodoksëve Pashtroviqëve (Pastrovići), të cilët shtriheshin në fqinjësi me (An)Tivarin në Dalmacinë Jugore venedikase.
* Georg Stadtmüller (1909 - 1985) është njohës i mirë i historisë së shqiptarëve. Ka shumë publikime mbi historinë e shqiptarëve, sidomos është i njohur libri i tij ”Forschung zur albanischen Frühgeschichte (Kërkime për historinë e hershme shqiptare)”. Ai ishte edhe profesor në Mynih (München) në „Institut Geschichte Osteuropas und Südosteuropas an der Ludwig-Maximilians-Universität“. Ky punim është botuar në: Jahrbücher für Geschichte Osteuropas, 1955, Bd. 3, fq. 404-429, München/Mynih me titull „Die Islamisierung bei den Albanern“.
Me kërkesë të prokurorëve Altin Dumani e Olsi Dado gjykata ka lejuar kontrollin e një apartamenti pranë qendrës “Harabel” në zonën e ish-Bllokut
Gjykata e Posaçme ka firmosur një tjetër urdhër kontrolli për llogari të hetimit të nisur ndaj kryebashkiakut Erion Veliaj dhe familjarëve...
-
Genci Gora NË SHKOLLË TEK SHTRIGA Shkarko falas Begzat Rrahmani VALËT E GURRËS Shkarko falas Mehmet Bislim...
-
Akademik Prof. Kujtim Mateli Pak histori derisa nisa t ë shkruaj librin “E vërteta për Dodonën dhe Epirin” (Pjesa e parë e para...
-
"Zëra nga burime të nxehta" mbetet një libër i veçantë i shkrimtarit Sabri Godo . Ai vjen për të dëshmuar se ka autorë dhe vepr...