2011-02-06

Te Pallati i endrrave shoh nje paralele te mrekullueshme ne historine e erret e komunizmit shqiptar dhe Iranit pas revolucionit islamik.

Pallati i Ëndrrave” është një nga romanet thelbësore të Ismail Kadaresë, me frymën e epikës, të cilën letërsia evropiane e quante të shteruar: me njëmbëdhjetë romane, - titujt kryesorë të të cilëve po përkthehen herë pas here, vepra e tij vazhdimisht ka qenë në listën e kandidaturave për çmimin “Nobel”, në emër të letërsisë së Shqipërisë. Ai do ta meritonte atë çmim edhe sikur të kishte shkruar vetëm “Pallati i Ëndrrave”, si hipotezë mbi historinë e vërtetë të viktimave të vrasjeve të mëdha ose mbi atë pagjumësi kolektive që perandoria otomane nuk mund të tolerojë.

Mark-Alemi, protagonisti i tij, hyn për herë të parë në Tabir Saraj, organizëm i perandorisë otomane, që merret me gjumin dhe ëndrrat. Me kupolat e tij të zbehta dhe me korridoret e shkreta, në Pallatin e Ëndrrave nuk vlejnë rekomandimet, ndonëse, në mënyrë paradoksale, letra që ka ndër duar Mark-Alemi i shërben për të hyrë në departamentet më të mira - Seleksionim dhe Interpretim - dhe për të nisur një ngjitje që do ta çojë, përmes makinacionesh dhe komplotesh, në hierarkinë më të lartë, deri tek privilegji më i rrallë i të qenit ndër ata që merreshin me Ëndrrën e Madhe që i ofrohej Sovranit.

Pallati i Endrrave, Ismail Kadare


Romani Pallati i endrrave, i Ismail Kadarese eshte ndoshta romani me i bukur dhe shprehes i shkrimtarit.
I publikuar ne vitin 1982, ne kulm te izolimit te madh te Shqiperise dhe dhunes shteterore, ky roman flet per nje institucion te cuditshem te Perandorise Osmane, Ministrine e endrrave.





















Pothuajse askush nuk mbeti pa e kuptuar se nje institucion i tille gjendej ne Shqiperine e viteve '80 dhe quhej Sigurimi i Shtetit, nje aparat prej mijera veshesh qe degjonin gjithecka, por mbi te gjitha, pergjonin endrrat e shqiptareve per nje jetese normale. Kadare perfundoi ne gjyqin e partise per ate veper dhe shpetoi per mrekulli.




Shirin Neshat

















Diktaturat kane te njejtat tipare, pavaresisht se ne cilin cep te botes ndodhen. Kohe me pare nje artiste iraniane qe jeton prej dekadash ne SHBA, Shirin Neshat, deklaroi se po punon per ta transformuar Pallatin e endrrave ne nje film.Jam shume e interesuar per nje roman te shkruar nga shqiptari Ismail Kadare, te quajtur Pallati i endrrave; do te jete nje film ne anglisht se ka shume gjasa qe do te filmohet ne Evropen Lindore, tha Neshat per Indiewire.Sipas artistes, romani mund te sherbej si nje alegori e lidhur me Iranin ne menyren se si mund te paraqese perpjekjet e shtetit per kontrollin e mendjes dhe imagjinates se njerezve, perfshire edhe endrrat e tyre.

Ndjej se ka menyra per ta eksploruar absurditetin, fantaticizmin vicioz qe na kercenon ne sot, tha Neshat duke shtuar: 

Shirin Neshat















Shirin Neshat eshte lindur ne vitin 1957, ajo u largua nga Irani pas revolucionit islamik te vitit 1978 dhe u kthye ne Iran vetem pas dymbedhjete vjetesh. Veprat e saj jane ekspozuar gjeresisht ne Evrope dhe SHBA.

Te Pallati i endrrave shoh nje paralele te mrekullueshme ne historine e erret e komunizmit shqiptar dhe Iranit pas revolucionit islamik.
Flori Bruqi

I ndjeri Ismail Kadare, ose shkrimtari që i zgjati jetën regjimit komunist

Kërko brenda në imazh Nga Flori Bruqi Ismail Kadare (28 janar 1936 - 1 korrik 2024) ishte akademik, politikan, ish-deputet i Kuvendit Popull...