Zeqir Gërvalla është njëri ndër poetët më të shquar shqiptarë me emrin e të cilit është e lidhur një pjesë e letërsisë sonë.
Ai ishte poet desident dhe atdhetar i madh.Si i burgosur i ndërgjegjes ishte i dënuar politikisht, duke qëndruar 5 vjet në burg, si pjestar i Grupit të Adem Demaçit.Edhe Zeqir Gërvalla vazhdoi traditën e bashkëkobasve të tjerë për çlirim kombëtar nga okupatori ynë shekullor.
Emri i tij ishte dhe është ndër emrat më të respektuar të popullit tonë për të cilin i dhuroi vitet më të bukura të rinsië së tij të hershme qysh si nxënës i Normales së Prishtinës.
Si trim i paepur për realizimin e çështjes sonë madhore kombëtare, Zeqa bashkëpunoi edhe me veteranin e madh Metush Krasniqi i cili ishte ndër shtyllat kryesore të atdhetarizmit shqiptar në Kosovë, por edhe me Fazli Grajçevcin, Hilmi Rakovicën dhe të tjerë,.Fazli Grajçevcin e patën vrarë për Flamurin tonë kombëtar, kurse Metush Krasniqin UDB-ja sllave e mundoi dhjetra herë me metodat më drakonike, duke mos mundur kurrë ta thyente karakterin e tij të lartë patriotik dhe moral.Pra edhe Zeqa ishte i gatuar nga i njejti brum si ikonat tona më të famshme të rezistencës sonë popullore të cilat ishin të shumta, duke pasur vetëm një qëllim kryesor- atë të çlirimit tonë nga okupimi i egër klasik..
Pas vuajtjes së dënimit, Zeqir Gërvalla regjistroi Degën e gjuhës dhe letërsisë shqipe në Universitetin e Prishtinës dhe si patriot i madh që ishte ai asnjëherë nuk ndaloi së vepruari drejt qëllimit të tij final. Atje ishte në kontakt me të rinjt universitarë në mesin e të cilëve ishte edhe kushëriri i tij/tani legjendar/Jusuf Gërevalla i cili vazhdimisht shoqërohej dhe ishte i pandarë me Zeqën.
Zeqa vazhdonte të shkruante por shkrimet e tij ishin akoma të ndaluara. Nëpër konkurse letrare shpeshherë fitonte shpërblime me pseudonime të ndryshme .Së shpejti bëhet poet i kërkuar dhe në saje të miqve të tij të shumtë arrin të punosohet në revistën e atëhershme studentore’’Bota e re’’ ku një kohë ishte kryeredaktor edhe Ibrahim Rugova.
Pas vitit 1974 erdhën disa vite të mira edhe për ne, ndaj edhe Zeqa ishte më i lirë që të shkruante.Vargjet e tij melodike na bënin përshtypje të shumta dhe lexoheshin me një frymë.Zeqën e donin, e çmonin dhe e respektonin gati të gjithë profesorët e Katedrës sonë e cila ishte therrë në sy për armiqtë tanë.Mjaftonte që atyre t’u thoshe’’Jam student i Albanologjisë’’të cilëve u ngrysej fytyra ngase nuk mund ta duronin atë togfjalësh. Ndër profesorët që e çmonin më së tepërmi Zeqën ishte edhe Latif Berisha i cili e dinte se çfarë kalvari kishte kaluar poeti dhe studenti i tij Zeqir Gërvalla.
Ditët kalonin dhe Zeqa vazhdonte t’i shërbente vendit të tij me angazhime të ndryshme , sipas mundësive të asaj kohe.Më kujtohet njëherë kur shkova mysafir tek ai, ishte duke e rregulluar një antenë televizive për t’i kapur valët e Shqipërisë sonë të dashur.Në bisedë e sipër e mahniste poema e Dritëro Agollit’’Nënë Shqipëri’’të cilit ia shihte për të madhe që i kishte përkufizuar Shqipërinë vetëm me njëzetetëmijë kilometra katrorë. Dritëroi nuk është dashur fare ta shkruante atë numër- përndryshe vepra është e shkëlqyer -thoshte Zeqa.
Ajo që më shtyri të shkruaja për këtë poet të dashur, që ka hyrë thellë në zemrat tona, ishin disa poezi të shkruara prej tij në internet, por të seleksionuara nga Sami Islami.Vargjet e theksuara janë meditim i një poeti që ia di vlerën Perëndimit i cili na ndihmoi për ta çliruar vendin tonë nga një okupator i pashpirtë.Perëndimi për ne është Ardhmëria dhe jeta jonë në liri’’Në të katër horizontet/ e Ar/b/dheut tim- thot Zeqa.Meqenëse Amerika na nxori nga okupimi serb para dy ztri vitesh Zeqa/pasiqë është refugjat atje/ e kishte shkruar një poezi kushtuar Amerikës e të cilën e kishte lexuar Klintoni në një gazetë të atjeshme , duke mbetur i mahnitur me përmbajtjen e saj, madje thuhej se kishte derdhur edhe lot gjatë leximit të saj.
Krahas asaj që theksuam pak më partë, poezia e cila na shtyri më së tepërmi të shkruajmë për Zeqir Gërvallën ishte pikërisht poema’’Kanjushë e verdhë krenare’’titulli i një përmbledhjeje poezish nga i madhi Jusuf Gërvalla.Domethënë’’Kanjusha e verdhë krenare’’u kushtohet martirëve atdhetarë/Tre dëshmorëve të kombit:( Jusuf e Bardhosh Gërvallës dhe Kadri Zekës) Mëtej poeti shton:: Kanjushë… Kanjushë e verdhë! Ti mbete përherë lajmëtare e (I)lirisë Kanjushë e verdhë…Kanjushë… Kanjushë e verdhë! E ai që nga zemra të nxori i pari e të lëshoi në fluturim të lirë hyri në (I)lirinë e këngës…Po, po … fluturoi në diell në hënë e në yje që kurrë më të mos bie; U bë kujtesë në kujtesën e kombit së bashku me yjet e tjerë të lindur e të palindur Për një PRANVERË; Kanjushë… Kanjushë e verdhë!
II Kanjushë! Eja, Kanjushë e verdhë…! Eja e fluturo në qiellin e Kosovës e puthe (I)lirinë në ballë që e vizatuan zogjët e bardhë me qumështin e tyre të kuq në qiell…në tokë…në ujë…në gjethe… në lule… drejt diellit - hënës e yjeve drejt (I)lirisë… Pastaj …lehtë, lehtë si rreze… si dritë Kanjushë e verdhë zbrit në Dubovik e përqafoje e puthe fort fort fort Nënë Ajshën - QËNDRESË KOSOVE; Dhe… në vend të ngushëllimit Uroja DASMËN E YJEVE e thuaj: - po të vijnë djemtë e lirisë krushqit e (I)lirisë më të bukur se kurrë; Qe… Jusufi me kitarë Kadriu me flamur… Bardhoshi me Bardhënbardhësive të (I)lirisë nga gjak i kuq i dëshmorëve të vjetër e të rinj… Kanjushë e verdhë… Kanjushë krenare!
III Ooo… Heejj… Kush guxon më t'i trazojë zogjtë e bardhë, Zogjtë e Kosovës? Askush… Ooo…Heejjj… Askush më s'guxon t'i tremb zogjtë e Kosovës, zogjtë e lirë… në qiellin e lirë të Kosovës…Dardanisë…Ilirisë…Sepse, sot me ne është edhe i Madhi Zot, e tërë bota e re është me ne… Ne po fitojmë… Korbat e zi karpatianë në vetëvrasje po shkojnë…Ne po fitojmë…Ne po festojmë Kanjushë e verdhë …Kanjushë (I)lirie!
IJa… sot Duboviku ka dasmë… Sot Kosova feston… Sot feston e tërë Shqipëria; Feston dashurinë e juaj, fjalën e juaj Feston gjakun e juaj shdërruar në LULËKUQELIRIE që nuk vyshken kurrë: rreze në FLAMUR me Shqiponjën dykrenare që nga Skënderbeu e sot… Vallë, a ka bukuri më të madhe, o Zot?
V
Kanjushë… Kanjushë e verdhë rrezeplotë, Fluturo… Fluturo mbi Kosovë! Fluturo mbi Dubovik…! Po, po… Mbi Bjeshkë të Nemura fluturo!Se s'janë më të nemura…, Lirisht fluturo mbi to …! Fluturo mbi Kosovë, Çamëri, Shqipëri…! Se, ja… po bëhemi NJË Se - NJË KOMB E NJË ATDHE JEMI, se më të ndarë nuk kemi; Fluturo… Fluturo e lirë anembanë trojeve iliroshqiptare! Kanjushë e verdhë… Kanjushë krenare!
Në një tufë vargjesh Zeqir Gërvalla përmes një zogu shpreh edhe brengën e vetë mërgimtare larg vendit të vetë të lindjes dhe atdheut .Duke iu referuar zogut ai na e përkujton poetin e Rilindjes kombëtare Filip Shirokën i cili nga Misiri /Egjipti/i drejtohet Dallëndyshës që ajo të shkojë në’’Fushë të Rrmajit’’për t’i vizituar varret e prindërve të tij. Pra janë shumë melankolike vargjet:/ Ç'ke o zog? Ku po të dhemb? Përse aq me turr po cicëron? Çfarë po të mungon, o zog? Eh, çfarë dhembje e vuajtje që të kesh mjafton që s'je refugjat nga Kosova edhe pse të gjithë na pritën mirë;Edhe ti, o zog Që aq bukur po cicëron… Por , ne s'mund të ndjehemi të lumtur as të lirë - pa lirinë e plotë të Kosovës pa përqafimin e vëllait e motrës në zemrën e Saj në lirinë e Saj në dashurinë e Saj në lulëzimin e rrënjëve e të degëve të Saj Zog, o zog…!
Fatin e vetë në mërgim poeti e krahason edhe me rënien e një gjethi nën degët e një trungu, për të cilin thotë/:-Ti nën degën tënde …e , unë larg../ , duke vazhduar me vargjet: oh, çfarë ngjashmërie! Këtu…as mbrëmja si mbrëmje… As ….agimi si agim… Ah! Larg AR(B)DHEUT tim pa ëndje… Jo. Shpirti s’gjetka dot qetësim.
E bukur është edhe poezia’’Pak biografi’’ në të cilën poeti gëzohet për arritjen e ditëve më të mira për birin e tij të dashur dhe për të gjithë bijt shqiptarë, duke e përmbyllur me mendimet/ Gjyshi betohej në shpatë Babai - në pushkë Unë - në libër E ti… ku ta di! Toka biro, gjakon njerëz të rinj.
AMERIKË, SHQIPËRIA SHTETPLOTË
ËSHTË STABILITET PËR EVROPË…
I
Dëgjo mirë, ti, moj EVROPË e Vjetër!
Dëgjo mirë, ti, moj EVROPË e Re!
Jemi Shqiptarë, e Nuk DUAM tjetër:
Veç të JETOJMË të Lirë edhe Ne…
Veç të JETOJMË në TROJET TONA:
Të Lirë, të Lumtur, të (Ri)bashkuar…
Ç’është e huaja – s’është e jona!
Ç’është e Jona – s’ka të (lë)shuar!
Mjaft luftuam e derdhëm gjak:
Për këto TROJE… e për këtë Qiell…
Pa i pasur kujt: h i l e as h a k ,
Për këta Yje… për Hënë e Diell…!
Dëshmon Vetë: edhe i Lumi ZOT
Se ky Popull dhe kjo Tokë…
Sikurse Dje… Përherë…dhe Sot…
Jem’ NJË Popull: Shtat-E-Kokë.
Kemi: Një Gjuhë – kemi Gjak,
Kemi: Një Himn – kemi Një FLAMUR,
Kemi: Një AR(B)DHE – SHQIPËRINË, CAK;
O… në Çdo Lumë… ndërtojmë nga një Urë…!
Jemi pasArdhës: Etruro-Pellazogo-Albano-ILIR(Ë)
Të njohur shkëncarisht: - si Etrit e Trurit…!
Që: GjithëNjerëzimBotën e DUAM të LIRË; -
Hej, Ne, i Dëshirojmë LULËZIM edhe Gurit…
I I
Por… Po na preku ndokush: në Nder,
Por… Po na preku ndokush: në Dinjitet,
Bëhemi: Zjarr… Furtunë… dhe… Erë…
Si: në Tokë… në Qiell… në Det…
… Për Troje tona Iliro-Shqiptare,
Për (Ri)bashkim e RREZE DRITE…
Për Vlera tona GjithëKombëtare -
Për NËNË SHQIPËRINË ETNIKE.
… Për t’u MBROJTUR siç na ka HIJE:
Me Besim në ZOT - me Nder e Dinjitet;
Sepse: Jemi pasArdhës I L I R I E -
Që të PARËT: në BOTË (K)ishim Shtet.
Andaj,AMANET e kemi: nga i Pari Ynë
( Urtak Thoti, që Shqip me Të Foli ZOTI ):
- Qellimkëqinjtë, Këtu, të mos hyjnë…
Se: i Vret Kënga… i Vret Loti…!
Del nga Dheu: SKËNDREBEU, Adem Jashari…
… Dodë Gjo Luli, Zahir Pojaziti, Mic Sokoli…
Hej, ILLYRINË: do ta sundojë Shqiptari!
Ikni, hileqarë…! Kush, Këtu iu solli?!
I I I
… Porsi Miq e Dashamirë: Sot e prore
Jeni të Mirëseardhur, të Respektuar…
( Me Vlerat tona GjithëNjerëzore ):
Ju MirëPresim - fort të GËZUAR!
Por, Jo! UNMIK e ULEX: Jo, si Sundimtarë!
Të: mos e lëshoni Veten n’KeqVeprime…!
Se: u këthejmë andej - nga keni ardhë…
Si Clara e Dick-a: me fytyra të nxime…!!
Hej! Gjithë ato krime…terror… e gjenocid…
Mbi Shqiptarë e Myslimanë… që bëri Serbia…!!!
E Ju, të heshtni!!! E, me ca… individë…
Të shpifni kundër nesh…?! U vret PERËNDIA.
Sepse, ne Shqiptarët, tashetutje, o Botë
S’jemi më: Jetimë… të pa krahë e hise…!
Jemi me AMERIKËN Mike për Jetë-e-Mot
Në Ballë të Botës – PAQËSORE, P r i j ë s e . . .
IV
- Hë! Kush tha: - është larg AMERIKA?!
Jo, jo… Ajo ëSHtë Afër, o EV-RO-PË e Vjetër!
Hej, veç: një sustë e pRek… Atje SHkRep: D-R-I-T-A . . .
Që të keQen kAllë… e bËn haSHtëRneshtËR…!!!
Spse,Vetë ZOTI-NJË: për kohë të caktuar
AMERIKËN e bëri Zëvendëse në Tokë…
Sepse, a t ë b o t ë , Ajo qe THEMELUAR:
Me Dashuri-Drejtësi e Besim në ZOT;
… Duke Dashur-Nderuar e Çmuar Njëri-Tjetrin
( Si Vetveten… madje, edhe më shumë…):
Si i Vjetri të Riun – si i Riu të Vjetrin…
Me: Ti-Ti di më MIRË… e jo: Unë-Unë!
Andaj, ZOTI i dha: Dije-Forcë e Drejtësi…
I fali: Gjorgj Washingtona,Thomas Xhafersona…
Abraham Linkolna, Vilsona e Clintona të Ri’…
Edhe dy Gjorxh (W)Busha e një Barak Obama…
V
… Po! Derisa: të Mendojnë-Veprojnë UnikPlotë
Me besim në ZOT, e me Drejtësi-MIRËSI…
ZOT’ynë do ta mbajë: P r i j ë s e - n ë b o t ë ;
AMERIKA: Mes Popujve - për të Ndarë DREJTËSI…!
Sepse, nga të gjithë Popujt e mbarë b O t ë s :
Njerëz të ditur,të vuajtur…të mohuar prej regjimit…
AMERIKA i pranon: si bijë të Vet të V O T R E S ; -
Kështu, Ajo, thith TRURIN e GjithëNjerëzimit.
Ja, pra…! Kjo ëSHtë: AMERIKA, e VËRTETA.
Dhe… kush të dOjë: mirëFilli e b e s o n ;
E, kush të mos dojë… Jo, s’ka p-e-n-g-e-s-a . . .
Sepse, të gjitha: KohË-JetA i V ë r t e t o n .
Sepse, Këtu: Vërtet, Çmohet POPULLI, -
Mbase e Shenjtë: Respektohet Vota e Tij;
Pra, Këtu: Besohet KRIJUESI – ZOTI,
Këtu: Ruhet me Ligj Mesatarja-BARAZI…
Këtu: të gjitha janë të RRegulluara me Ligj -
Dhe: të MBROJTURA me K U SH T E T U T Ë;
Këtu: secili ëSHtë i lirë në Besim e Imigj,
Këtu: padrejtësirave, hileve… u SHpallet LUFTË…
Këtu: çdo individ haptas dhe pa fare frikë
Mund ta Ruajë-Çmojë prejArdhjen e Vet,
Me të gjitha Simbolet… Andaj, është: AMERIKË.
Por, Kujdes! Askush të MOS i Prek në Shtet…!
VI
… Por! Edhe AMERIKA: në lidhje me situatën… botën…
Ka bërë një gabim, që Vetvetes zor se mund t’ia falë:
Kur S’e përkrahu Çështjen Shqiptare, Enver Hoxhën…
Kur Ai: RUSINË e PËRZURI nga SHQIPËRIA…për të gjallë…(!)…
Krejt: do të ishte ndryshe ÇËSHTJA (Jonë) SHQIPTARE;
S’do të vinin në pushtet: përulësat kameleonë të Enverit…
Ai vetë: do t’i jipte Përparësi Çështjes GjithëKOMBËTARE;
Sepse, Ai: dinte ta nxirrte DRITËN edhe prej t-e-rr-i-t . . . !
Sepse, Ai DITI dhe pati GUXIM e KRENARI SHQIPTARI
Çdo të huaji hileqar e qëllimkeq: - STOP! – t’i thotë;
Ai: me AMERIKËN në ballë - do të ishte i PARI…
Ai iSHte Shqiptari më proAmerikan: besimtar në ZOT.
Po.Sot: Shteti Shqiptar i (Ri)bashkuar do të ishte,
ShtetPlotë – SHQIPËRI ETNIKE - N a t y r a l e ;
Jo, jo… këso marrish e përçarjesh… si sot s’do të kishte…
SHQIPËRIA: do ta kishte gjendjen n’rajon më normale.
Kjo është e Vërteta e së VËRTETËS: që s’do koment.
Sepse, Enver Hoxha s’i takonte Lindjes, o ZOT;
Ai ishte: më proPerëndimori me sjellje-qëndrim n’kontinent.
Por, Ruzvelti, Çurçilli e Stalini n’Jaltë: e dëmtuan fort!
SHQIPËRINË tonë të bukur Antike - mbi ANTIKËN:
E ndërruan (me ide t’Çurçillit) me Orthodokëse Greqinë!
E lanë me Lindje-Rusinë… e jo me AMERIKËN;
Hej…! Këtu… e tradhtuan Enverin… SHQIPËRINË!
Këtë që po e themë, unë, sot dikujt do t’i duket: Çudi!
( Apsurd mbi apsurd… Por, KOHA do ta Vërtetojë… )
Ai: SHQIPËRINË ETNIKE e kishte - Shpirt e Sy…
Por, ndihmën e AMERIKËS si sot… Enveri s’e gëzojë…(!)…
Para 20-vitësh: Mehmet Kajtazi,ShokVëllai (tr)im i Penës-Ideale
Më pat treguar që kishte lexuar për Fancën – ANTOLOGJINË,
Ku në të flitej - se bota përmes Tre Personaliteteve Shqiptare:
Skënderbeut, A.Tepelenës dhe E.Hoxhës e njehë SHQIPËRIN!
VII
… Megjithatë, deshi ZOTI NJË, Sot, Atij i qofshim falë!
Siç Populli thotë: “MË MIRË VONË SE KURRË…”
Më në fund, na e dërgoi: AMERIKËN Mike - në BALLË;
Dhe, Sot, MIQËSIA JONË: para gjithë botës ëSHtë - FLAMUR.
Andaj, AMERIKË e DASHUR, Ti Mikja jonë e VËRTETË:
Mos na e lë NDIIHMËN gj-y-s-m-ë… Komb e Tokë: copë-copë…(!)…
Sepse, kjo SHkon në Dëm: edhe të Strategjisë Sate n’ J e t ë ;
AMERIKË, SHQIPËRIA ShtetPlotë: ëSHtë Stabilitet për EVROPË…
Pra, VETËVENDOSJA – PARIMI më i Shenjtë në këtë BOTË
( Për të gjithë Popujt e Mbarë rr-u-z-u-ll-i-t të T O K Ë S , -
E Garantuar nga Ligjet GjithëNjerëzore - Dhuratë nga i Lumi ZOT ):
- Hej,PËRSE të MOS Vlejë: për Ne Shqiptarët - të Parët e EVROPËS?!
… Mbase100-Vjetë...Përpjekje…Luftë…Gjak…Lot… Shekulli: XXI?
E Ne Shqiptarët: përsëri të mbesim Komb e Tokë… cope-copë…!!!
( Përderisa: u Ribashkua GJERMANIA… dhe, u Shtetëzua Mali i Zi… )
Kujdes, o BOTË! Kjo është hile… S’ka dobi as hyRja n’EVROPË…!!!
Rochester, NY
3-9 Shkurt, 2011
PAK BIOGRAFI
…Im atë
U lind në perëndim të diellit
E unë - në mesnatë
E ti - me yllin e parë të mëngjesit…
E tërë dita e madhe
Është para teje, bir.
Gjyshi betohej në shpatë
Babai - në pushkë
Unë - në libër
E ti… ku ta di!
Toka biro,
gjakon njerëz të rinj.
----------------------------------------
PORTRETI I NJË MALSORI
Në shpinë - një barrë
Në kraharor - një varrë
Në sy - një lot
Në zemër - barot…
Këmbëzbathur ecën
Rrugës zikzake të malit:
“A t´ja zë pritën hasmit -
A t´i blej abetare djalit?“
----------------------------------------
FJALA E TIJ
Rexhep Elmazit
Do të vijë një kohë
Që do ta dënoj një kohë
Edhe për vdekjen time:
Do të vijë një kohë
Që do ta ndriçoj një kohë
Edhe me fjalën time:
Do të vijë një kohë
Që do ti lidhë të gjitha kohët
Edhe me lindjen time.
------------------------------------------
KOHA E LULEVE
Koha e luleve - zëri I zogjve
Ku po të dhemb, o Nënë!
Malli yt - deti i lotëve…
…Natë e errët pa yj e hënë!
…për diell yj e hënë
Vera do vijë
E fruta do piqen, o Nënë!
-----------------------------------------
NUK DI
S´di
Një natë ka kaluar
Apo një shekull vetmi
S´di
Zëri im apo zëri yt
Del nga kjo thellësi
S´di
Unë bie apo trungu im
Lulëzon përsëri!...
http://kosova.albemigrant.com/?p=13440
http://www.shqip.dk/index.php?option=com_content&view=article&id=1330:zeqir-gervalla-mbrojtes-i-dinjitetit-dhe-flamurit&catid=56:poezi&Itemid=135
http://www.albaniapress.com/lajme/8590/Kosove-degjoje-zerin-e-poetit.html
Vdiç shkrimtari dhe avokati i njohur dardan Zeqir Berdynaj (1934-2025)
Zeqir A. Berdynaj, u lind më 6 qershor 1934, në Firzë, ish katundi i Ri i komunës së Pejës. Shkollën fillore dhe të mesmen e kreu në vendli...
-
Genci Gora NË SHKOLLË TEK SHTRIGA Shkarko falas Begzat Rrahmani VALËT E GURRËS Shkarko falas Mehmet Bislim...
-
Akademik Prof. Kujtim Mateli Pak histori derisa nisa t ë shkruaj librin “E vërteta për Dodonën dhe Epirin” (Pjesa e parë e para...
-
"Zëra nga burime të nxehta" mbetet një libër i veçantë i shkrimtarit Sabri Godo . Ai vjen për të dëshmuar se ka autorë dhe vepr...