Turpi nuk ka brirë më këto brockulla gazetareske:
http://www.gazetaexpress.com/?cid=1,20,46732
http://www.kohaditore.com/index.php?cid=1,9,48743
http://www.kohaditore.com/index.php?cid=1,9,48534
Ky film na i përkujton të gjitha të këqijat e Evropës plakë...Këtë film duhet sa më masovisht ta shofin rinia që të mos harrohet Historia e bujshe e shqiptarëve...Disa faqezinjë(numri i tyre është sa 5 gishta të dorës)tentojnë me deklarata dhe letra që ta Ndalojnë këtë film...
Dihet psehi...Dikujt nuk po i konvenon ky film...,sepse në mënyrë të tërthortë një gjë të tillë
po e kërkojnë sahanëlëpirësit dhe poltronët politikë -shqipfolësit-brockulla,...që tentojnë ta ndalin Isa Boletinin,Azemin Galicën,Ahmet Delinë,...Adem Jasharin,...e qindra heronjë tjere...
Rolet e protagonistëve kryesorë të Azem dhe Shotë Galicës interpretohen nga Halil e Merita Budakova, kurse rolet e tjera nga aktorë të njohur shqiptarë, si Reshat Arbana, Çun Lajqi, Enver Petrovci, Adem Mikullovci, Hadi Shehu , Blerim Gjoci,Sylejman Lokaj etj.
''Një prej ngjarjeve më të mëdha historike në Kosovë është Azem Galica. Ai për kohën e tij ka qenë një legjendë e gjallë, që ka luftuar për një ideal shumë të madh, për një Shqipëri Etnike , për një shtet që ne sot e gëzojmë. Por në këtë film nuk është vetëm figura e Azem Galicës por edhe e Shotë Galicës, e shumë figurave tjera politike e luftarake të Shqipërisë së atëhershme, rolet e të cilëve i luajnë aktorët më të mëdhenj nga Kosova dhe Shqipëria.
Ky projekt filmik, i cili ka kushtuar rreth 400 mijë euro, është sponsorizuar nga PTK-ja , Aeroporti i Prishtinës,RTK,...etj.
No comments:
Post a Comment