2011-02-12

nga Flori Bruqi:Gani Xhafolli i vetmuar pa 33 dashnoret !!!




Në letërsisë tonë artistike, Gani Xhafolli, ka kohë që është ngjitur në pemën e poezisë shqipe. Ngjitjen e tij në këtë pemë të vështirë e ka bërë talenti tij prej poeti. Prushi i vargjeve të Gani  Xhafollit është i ngrohtë dhe prekës për lexuesin shqiptar.Fjala vjenë libri i tij,”Vetullat pa akull” është një prurje e re dhe me figura shumë të pasura.

Nuk jam Homer, as Hamlet, po një fëmijë i pagjumë me më të pagjumët e vendit tim. Studio ime e krijimit shprehet Gani Xhafolli  , ka tre dhoma; lirikën, metaforën, semantikën,dhe ca paradhoma.Sa herë gjendem mes luleve zogjët I bien pjanos , dhe orkestrojnë vargjet e mia. Në hapësirën e paanë të të kundërtave, shprehet Xhafolli, spikatë fryma e të jetuarit, sahati artistik , muza e tij e shtrenjtë , e magjishmja për më të bukurën. Në shkretëtirën e letrës së bardhë, përpara se të vë mendimin mbi letër, më bie loti, dhimbja e çarë, të qenit njeri.

Në të argjiltën e fjalës kam mbjellë farën e së ëmblës, kohën e te qënit tim.Realitetin e të jetuarit shprehet Gani Xhafolli, unë e lexoj ashtu si është, duke ia shtuar këtë kohë të ardhmes. Nuk ka robëri që ma mbyll derën, sepse , jam poeti, ai që vet u jap frymë vargjeve. Në këtë botë plot trazira unë kam muzën time, vashën më të virgjër të ëndrrave,që kurrë s’ më lë vetëm,por,më merr me vete tek e pagjumta e saj.

Drejtësia është më e padrejta në këtë botë, padrejtësia saj sa e sa herë na ka poshtëruar, na ka fyer e përçarë, na ka bërë kryengritës,lexojmë në librin e tij më të ri „ Vetullat pa akull“ , që këto ditë doli nga botimi.Lufta e motiveve na thotë pooeti Xhafolli, është lufta më gjigande e një krijuesi. Rënia nuk më pëlqen.

Më këtë dua të themë thotë poeti, se edhe kryefjala, edhe Kallxuesi kanë probleme.Zanoret jo rrallë kërkojnë vetëvendosje, mëngjes të fjalës, mesditë të durimit, mbrëmje të dhimbjes. I mençuri thotë poeti përherë qanë më shumë.Unë shpirtit s’ kam çka t’ i bëj.Sa herë flë ëndrra më shpie tek ëndrrat e saj, që ta gjej lulen time.Të gjitha shkronjat i kam shumëzuar që kënga të jet më e plotë, më e qartë, më intime. Në valixhen time poetike përveç vesës,shiut, lules dhe ëndrrave, një dritë më ndjek përherë. Hëna në poezinë e Gani Xhafollit është mikja e tij më e dashur që i bën pyetje poetit.Zanoret e poetit Xhafolli, janë të veçanta për nga vlera,dhe të mbushura me emocion.

Që i vogël thotë Gani Xhafolli, më ka humbur çelësi i heshtjes, çelësi i të urtit. Plot lule të jetë sime sime , thotë autori, m´i ka vrarë kjo jetë. Vetëm unë e di sa kam patur dhimbje për atë lule, se unë i kam martuar plot shkonja me vuajtjet e mia.Në pavetëdijen e pavetores edhe fryma herë- herë më del e kuqe, lexojë në librin “Vetullat pa akull“ . Nuk di sa do të mërzitem në fund të këngës...por më mjafton një pikë, një presje, që unë të mbetem tek lulja, tek pema, tek ëndrra, tek mbretëresha ime, poezia.


Po kush është Gani Xhafolli ?


Gani Xhafolli (1945) lindi në fshatin Drenovc afër Prishtinës, është shkrimtarë shqiptarë.

Gani Xhafolli punoi redaktor i programit për fëmijë në Televizionin e Prishtinës dhe drejtoi revistën "Zanore".

Ka botuar disa përmbledhje me poezi dhe romane për fëmijë,si :

"Te porta e edhave",
"Zog shiu","Vjershën s'e zë gjumi"
,Shtëpia me kulm teposhtë",
"Po",
"Të dua",
"Në gojë të gjarprit",
"Princesha që fluturon",
"Këndo me zemër",
"Ofshama e lepuroshit",
"Në zemrën time banon dhembja",
"Vocërraku nga planeti i verdhë",
"Avanturat e Andit nën ujë",
"Vel vjeshte",
"Të gjitha D-të",
"Treni i shirit",
"Kater reze",
"Kënga e krojeve" ,
"Një ëndërr + një ëndërr = një lule hëne";
 "Një trëndafile tambli + një dele "
" Të gjitha D-të ",
"Në shkollën e Gjonit me 3200 zemra : [Gjon Serreqi],
"Liria e puthjeve"; "
"; Pikëpyetje "," 
Kishte bërë vetëvrasje";
 "Mos dil nga gramatika ";
" Pa zë;" 
"Përqafimet e nipit;"
" Telegram diellit";
 "Dallëndyshet kanë shkuar në mërgim" : [Poezi];
" Hëna më takon mua" [Përrallë]"Gjyshja e pret fluturën."..
; "Një minutë është e gjatë; "
"Natën e mirë!" u them gotave;" "
"; "Kur në shtëpi mungon kripa : [poezi];
 " Poezi" etj.

SHPIRTIT S´KAM ÇKA T´I BËJ !
  

http://www.gazetashqiptare.eu/kosovo/kosovo_writers_files/gani_xhafolli.jpg





Ese letrar mbi librin “Vetullat pa akull” të Gani Xhafollit ( Kryefjala dhe kallxuesi, jo rrallë kanë probleme. Zanoret që kërkojnë vetëvendosje, mëngjes fjalësh, dhe dhimbje mbrëmjesh, janë pasuri ndjenjash nga më më të bukurat. Shpirtit s´kam çka t´i bëj, I mençuri përherë qanë!..)

http://www.dardamedia.com/dardamedia/wp-content/uploads/2008/04/book-day01.gif 

Në  letërsisë tonë artistike, Gani Xhafolli, ka  kohë që është ngjitur në   pemën e poezisë. Ngjitjen e tij në këtë pemë të vështirë e ka bërë talenti  tij prej poeti. Prushi i vargjeve të Xhafollit është i ngrohtë dhe prekës.Libri i tij i fundit,”Vetullat pa akull” është një prurje  e  re  dhe  me  figura  shumë  të pasura. Nuk jam Homer, as  Hamlet, po  një fëmijë  i  pagjumë me më të pagjumët e vendit tim. Studio ime e krijimit shprehet Ganiu , ka tre dhoma; lirikën, metaforën, semantikën,dhe ca paradhoma.

Sa herë gjendem mes luleve zogjët  I  bien  pjanos , dhe orkestrojnë  vargjet  e  mia. Në  hapësirën  e  paanë  të  të kundërtave, shprehet  Xhafolli, spikatë fryma  e të jetuarit, sahati  artistik , muza  e  tij    e  shtrenjtë , e magjishmja  për  më  të  bukurën. Në shkretëtirën  e  letrës  së  bardhë, përpara se të vë mendimin  mbi letër, më bie loti, dhimbja e çarë,  të qenit njeri.Në të argjiltën e fjalës kam mbjellë farën e së ëmblës, kohën e te qënit tim.

Realitetin e të jetuarit shprehet Gani Xhafolli, unë  e lexoj ashtu si është, duke ia shtuar këtë kohë të ardhmes. Nuk  ka  robëri që ma mbyll derën, sepse , jam poeti, ai që vet u jap frymë vargjeve. Në  këtë botë plot trazira unë kam muzën time, vashën më të virgjër të ëndrrave,që kurrë s’ më lë vetëm,por,më merr me vete tek e pagjumta e saj. 

Drejtësia  është  më e padrejta në këtë botë, padrejtësia  saj sa e sa herë na ka poshtëruar, na ka fyer e përçarë, na ka bërë kryengritës,lexojmë në librin e tij më të ri „ Vetullat pa akull“ , që këto ditë doli nga botimi.Lufta e motiveve na thotë pooeti Xhafolli, është lufta më gjigande e një krijuesi. Rënia nuk më pëlqen.Më këtë dua të themë thotë poeti, se edhe kryefjala, edhe  Kallxuesi kanë probleme.Zanoret jo rrallë kërkojnë vetëvendosje, mëngjes të fjalës, mesditë të durimit, mbrëmje të dhimbjes. I mençuri thotë poeti përherë qanë më shumë.Unë shpirtit s’ kam  çka t’ i bëj.

Sa herë flë ëndrra më shpie tek ëndrrat e saj, që ta gjej lulen time.Të gjitha shkronjat i kam shumëzuar që kënga të jet më e plotë, më e qartë, më intime. Në valixhen time poetike përveç vesës,shiut, lules dhe ëndrrave, një dritë më ndjek përherë. Hëna  në  poezinë  e  Gani Xhafollit  është  mikja e tij më e dashur që i bën pyetje poetit.Zanoret e poetit Xhafolli, janë të veçanta për nga vlera,dhe të mbushura me emocion.Që i vogël thotë Gani Xhafolli, më ka humbur çelësi i heshtjes, çelësi i të urtit. Plot lule të jetë sime sime , thotë autori, m´i ka vrarë kjo jetë. Vetëm unë e di sa kam patur dhimbje për atë lule, se unë i kam martuar plot shkonja me vuajtjet e mia.Në pavetëdijen e pavetores edhe fryma herë- herë më del e kuqe, lexojë në librin “Vetullat pa akull“ . Nuk di sa do të mërzitem në fund të këngës...por më mjafton një pikë, një presje, që unë të mbetem tek lulja, tek pema, tek ëndrra, tek mbretëresha ime, poezia,shkruan mes tjerash 


GANI XHAFOLLI

 

First name: Gani
Last name: Xhafolli
Date of birth: November 25th, 1942
Place of birth: Drenofc Village, Kosova

Postal address: Rruga e Drinit No 33, Prishtina

Phone: 044 18 52 23; +381 239 105


E-Mail: ganixhafolli@hotmail.com

BACKGROUND: 

Pedagogical Academy (1979) in Prishtina

PROFESSIONAL EXPERIENCE:

1979-1990 - Editor of Radio-Television of Prishtina, Program for Children;
1994-2000 - Editor-in-Chief of “ZANORE” (Vowel) magazine;
2000-2004 - Editor of the Publishing House “Zef Serembe”;
1992-2004 - Chairman of the literary club “Hilmi Rakovica”;
1996-1998 - Editor of “Doruntina” literary magazine;
2001-2004 - Vice President of Kosova League of Writers


LITERARY WORK:

Poetry:

“At the gate of the kids”, Rilindja, 1977, Prishtina
“The Rain-Bird”, Rilindja, 1979, Prishtina
“Dreams on the palm of the hand”, Rilindja, 1981, Prishtina
“Birds fly over flowers”, N. Frasheri, Tirana, 1984
“The verse can’t sleep”, Rilindja, 1985, Prishtina
“Give me your hand, flower”, Skopje, Flaka e Vellazerimit, 1986
“Read and black, druck art”, Zurich, Switzerland, 1990
“The stork of the eye”, Flaka e Vellazerimit, Skopje, 1992
“The fountain calls the swallows”, Rilindja, 1985, Prishtina
“The idiotic finger”, Zef Serembe 2001, Prishtina
“The little princess”, Zef Serembe, 2003, Prishtina
“The geometry of the eye”, Rilindja, 1998, Prishtina
“The flea eats with two spoons”, Rilindja, 1990, Prishtina
“I am a small king”, Zef Serembe, 2003, Prishtina
“The prince without the head”, Rozafa, 2004, Prishtina
“The syntax of the tear”, Zef Serembe, 2004, Prishtina


Novels:

“The home with the roof downwards”, Rilindja, Prishtina, 1984
“Yes”, Asdreni, Skopje, 1996
“I love you”, Rilindja, Prishtina, 1997
“In the mouth of the snake”, Renesansa, Prishtina, 2000

Plays:

“The bride under the apple”, Gutemberg, Prishtina, 1997

Monography:

“The sun with three windows”, Zef Serembe, Prishtina, 2001

Awards:

Golden Pen, Pionieri Magazine, 1984
The Cultural Albanian-wide “Ismail Qemal-Vlora” Award, Tirana, Albania
Second Prize for the novel “YES” in the Literary Contest of Asdreni, Skopje,
1996;
First Prize for the novel “I Love You”, Rilindja, 1996;
First Prize for the novel “Geometry of eye”, for the best work for the Annual
Traditional Gjakova Litterary Meeting (2000) of Kosova League of Writers
The Prize for the best work “Vehbi Kikaj”, Podujeva, 1998, for the novel “I love
you”)

POEZI E NJË EMOCIONALITETI TË LARTË
   
  


Prof.Dr.Nuhi Ismajli


(Gani Xhafolli, Vetullat pa akull, “Rozafa”, Prishtinë, 2007).

Shkrimtar i veçantë dhe mjaft produktiv për fëmijë, G. Xhafolli, përmes disa veprave, është dëshmuar shkrimtar i veçantë dhe me peshë edhe për të rritur. Këtë ai e dëshmon edhe me veprën e tij poetikeVetullat pa akull.
Poezitë e veprës Vetullat pa akull autori i ka ndarë në tri cikle: Mollën e Teutës e plaku guriNë shkallën zero dhe Azil kërkon vetmia, të cilat nuk paraqesin edhe ndarje tematike e motivore.

Larmi tematike-motivore

Poezitë e veprës Vetullat pa akull, në pikëpamje tematike-motivore, janë mjaft të larmishme. Në to poeti trajton historinë e gjatë dhe peshën e rëndë të robërisë kombëtare, plagën e rëndë të ndarjes së trojeve kombëtare dhe fatin e trojeve kombëtare nën sundimin e huaj; pakënaqësinë me lirinë e gënjeshtërt dhe gjendjen e paqartë dhe të rëndë të së sotmes; bindjen për zbehjen e vetëdijes kombëtare, por edhe brengën për pjesën e pushtuar të trojeve të vendit; dukurinë e rrezikimit të kulturës kombëtare; pakënaqësinë për vazhdimin e censurës e padrejtësive të ndryshme, edhe ndaj tij; shqetësimin e neverinë nga kaosi i botës; përditshmërinë dhe dukuritë negative të realitetit të jetës sonë (hakmarrja, mohimi i vlerave, raportet e këqija ndaj njëri-tjetrit etj.), përjetimet personale (lodhja, zhgënjimi, vetmia); idealin, synimin e së vërtetës, të së drejtës, të së njerëzishmes; meditimin për veten dhe ndjenjën e kënaqësisë së të qenit shkrimtar; dashurinë si shqetësim, vuajtje, por edhe dashurinë si lumturi, kënaqësi e strehim shpirtëror etj.

Larmia tematike-motivore e veprës Vetullat pa akull pasurohet më tej përmes mundësisë së kuptimeve të ndryshme të disa poezive, të mbështetura mbi rrëfimin metaforik, me ç’rast, ato mund të lexohen edhe si poezi temash e motivesh të ndryshme.

Lirikë e pastër - strukturë e fuqishme

Poezitë e veprës Vetullat pa akull janë poezi të një ndjeshmërie të theksuar lirike. Përmbajtja e tyre është bota e vrullshme dhe e pasur shpirtërore dhe mendimet subjektive të poetit. Ato janë fryt i frymëzimeve të fuqishme, ndjenjave më të natyrshme e spontane dhe mendimeve të thella të poetit. Struktura e poezive të veprës së përmendur është në harmoni me forcën e ndjenjave e thellësinë e mendimeve.

Poeti G. Xhafolli, në veprën Vetullat pa akull, shquhet edhe për o
rganizimin semantik të poezisë së tij. Ai përdor një strukturë të fuqishme gjuhësore, ndërton vargun dhe e thyen mjeshtërisht atë, për të theksuar elementin semantik, shfrytëzon mundësitë e shumta semantike të fjalës, rendit të fjalëve, figurës stilistike etj.

Kështu, për të theksuar robërinë e gjatë dhe të rëndë kombëtare, përdor vargje të gjata, thyerje të vargut dhe një renditje të tillë fjalësh, në të cilat theksohet pesha dhe forca e ndjenjës dhe e mendimit: “Njëqind vjet historia nuk e hoqi / Këmishën e zezë nga trupi” (f. 8); “Këmishë të zezë kishte edhe nata” (f. 8); “dihet jemi ujë i robëruar” (f.106) etj.

Përjetimi i rëndë i robërisë, paralizimi i jetës në robëri, shprehet përmes personifikimit dhe thyrjes së papritur të vargut: “asnjë orë e gjetheve nuk merr / frymë…” (f.17), ku fjalafrymë, simbol për shprehjen e largësisë së jetës, hedhet në vargun tjetër. 

Jeta e rëndë në robëri dhe pritja e gjatë e lirisë, shqiptohen përmes formës grafike të fjalës, personifikimeve të robërisë, lirisë dhe kushtetutës, shprehjes metaforike (luajnë shah) dhe vargjeve të gjata: “
LIRIA dhe ROBËRIA ende luajnë shah / në periferi të Kushtetutës me plagë” (f.11).

Bindja e poetit se fatin kombëtar e përcjell një fatkeqësi, sa herë hapet çështja e zgjidhjes së tij, jepet përmes rendit dhe kuptimit simbolik të fjalëve, thyrjes së vargut dhe vargjeve të gjata: “…hapi Pandora e re kutinë / Kur thirra nanë te Guri i Kufirit” (f.15).

Mungesa e lirisë për disa pjesë të trojeve shqiptare dhe liria e gënjeshtërt, shprehet përmes renditjes së fjalëve, gjatësisë së vargjeve e thyerjes së tyre, figurave etj.: “mërzinë ende nuk e hoqëm nga qafa / e po thonë / ka ardhur liria / ëndrrat janë larg prej Gurit e dheut / pa ujë / nuk di kur do të përqafohemi / me Teutën nën Mollën e Kuqe” (f.44); “po flitet robëria e ka mbuluar / një pjesë të diellit me shami / te zezë / ende nuk dihet kur do të hiqet / gjarpri nga trupi” (f.40).

Pakënaqësia e poetit, të cilin asgjë nuk e kënaq, përderisa pjesë të trojeve shqiptare përjetojnë robërinë, shprehet përmes rendit të fjalëve, paradoksit (liria nuk më duhet…),personifikimit, thyerjes së vargut etj. “nuk e kam ndërmend të shkoj / në parajsë sepse më mungon / Çamëria / liria nuk më duhet sepse / i mungojnë sytë”(f.100).

Zvogëlimi i forcës dhe mundësive të jetës, jepen përmes vargjeve më të shkurtra, kurse pamundësitë e jetës shprehen përmes përsëritjeve të fjalëve, thyerjes së papritur të vargut dhe vargut më të gjatë: “Të gjitha rrugët e shpirtit / janë mbushur pikëpyetje / të gjitha udhëkryqet e nyjave / të trupit kërkojnë ndihmë sociale” (f.10). Edhe qëndresa e pamposhtur, përballë së keqes, shprehet përmes vargjeve të gjata, thyrjes së vargut, rendit të fjalëve, figuracionit etj.: “uji nuk lejon të thahet uji / zjarri nuk lejon të shuhet zjarri” (f.39).

Poetizimi i realitetit të përditshëm dhe kritika kundër dukurive negative, shprehet përmes personifikimit dhe ndarjes së vargut: “përditshmëria ka reumë / po plaket çdo ditë”(f.82). Persekutimi ideologjik, si një dukuri tejet antihumane dhe tragjika e njeriut (poetit) në ato rrethana, jepet përmes një vargu të tërë (“Bilal Xhaferi e ka paguar me kokë” , f.79).

Pesha e padurueshme e vetmisë dhe monotonia, jepet përmes personifikimit, përsitjes së fjalëve të njëjta ose me rrënjë të njëjtë, aliteracionit etj.:“vetmia lexon vetveten në vetmi” (f.14).
Padrejtësia ndaj tij jepet përmes personifikimit të elementit abstrakt, ndarjes së vargut dhe veçimit të fjalës (simbolit) derë: “robëria ma mbylli derën / në rrugën “Zenel Hajdini” numër 12 / edhe liria e mbylli të njëjtën / derë” (f.38).

Bukurinë e vashës poeti e shpreh me figura origjinale dhe të fuqishme. Kështu, trupi i vashës, sipas poetit, është “prej trëndafili të bardhë”(f.62), ndërsa kujtimet për të nuk janë vetëm ndjenjore po edhe shqisore: “nuk e harroj kurrë erën / e mirë të kujtimeve” (f.62).Natyra e femrës dhe bukuria e saj, si diç enigmatike dhe e pakuptueshme, gjer në fund,  jepet sa pëmes figuracionit karakteristik e befasues, sa përmes vargjeve karakteristike: Gruaja “është sintaksë e panjohur”(f.84); “Gruaja është gaforre”(f.84); “B. është libër me tri pikëpyetje / hermetike i ka buzëqeshjet / abstrakte i ka dhimbjet / ka një stil / që papritmas ndryshon / vetullat i ka prozë absurde / që mezi lexohen / është gramatikë pa folje / lulet i rrit nën lëkurë / kurrë nuk e kam pyetur / pse” (f.73). 

Dashurinë e tij poeti e jep edhe përmes hiperbolizimit të elementit abstrakt, elementit kohë: “për ty ka dashuri / edhe për katër mijë vjet” (f. 57).
Për pushtimin e tërë nga dashuria e bota e vashës, poeti përdor shprehje e vargje të tilla, si: “jam i mbyllur përbrenda teje / nuk kam portë për dalje” (f.66), ndërsa “Xhelozinë e kam varur / në një gozhdë të vjetër” (f.66).

Dëshirën që të jetë pranë vashës, të kujtohet prej saj, qoftë edhe si një send i thjeshtë (gotë, ujë, libër), poeti e shpreh përmes përsëritjes së fjalëve (anaforës) dhe të vargjeve,  njëjtësimit të tij me gjërat e ndryshme etj.: “kur të lahesh në banjë / mos më harro / sepse edhe unë jam ujë / kur pi çaj / mos më harro / sepse edhe unë jam gotë / kur e hap librin / mos më harro / sepse edhe unë jam libër” (f.70). Karakteristike është shprehja për vashën si burim i kënaqësisë dhe mundësi për të mposhtur vuajtjen: “vetullat tua më duhen / për bukurshkrim / …/ dhe në fund të vetmisë / më duhen flokët tua / të bardha” (f.87).
Prishja e dashurisë poetizohet me figura që paraqesin vdekjen ose gjëra të neveritshme (miza, ujku, terri, mërzia): “vazhdova në rrugën e heshtjes / me një lule të verdhë” (f.67), ose: “mbi ëndërr fluturonte një mizë” (f.67).Situatën dramatike në të cilën gjendet për shkak të mungesës së vashës poeti e shpreh edhe përmes shprehjeve, që kanë strukturën e fj. të urta: “ilaçet kanë nevojë për ilaçe / këmba ka nevojë për këmbë / dielli ka nevojë për diell” (f.61).

Për të shprehur dashurinë e vërtetë, në raport me dashurinë e degjeneruar, poeti gjen shprehje (përplot figura, si:personifikimi, metafora, simboli etj.) dhe ndërton vargje të tilla, si, : “Dashuria banon nën akull / e nën zjarr / vetminë e ka grua të mirë / …/ urrejtja është lule që përcillet / … / proza e xhelozisë i duhet kur ka / temperaturë” (f.101) etj.

Figuracioni i pasur dhe i fuqishëm

Poezi e një emocionaliteti dhe e një bote të vrullshme shpirtërore, poezia e veprës Vetullat pa akull, është edhe poezi e një figuracioni të pasur, të larmishëm dhe mjaft të fuqishëm poetik. G. Xhafolli përdor mjaft figura të larmishme, por, në radhën e tyre, për kuptimin dhe forcën shprehëse, dallohen sidomos simbolet (të cilat, për nga burimi janë nga letërsia gojore shqipe, nga poezia e shkruar shqipe, nga Bibla dhe nga letërsia botërore, veçmas nga poezia e T. S. Eliotit) dhe personifikimet.

Ai përdor simbole tejet të fuqishme, siç janë: uji, kripa, akulli, guri, molla, Libri i Gj. Buzukut, Fishta, Kafka, Borhesi, Kamy; simbolet emblematike: Prizreni, Çamëria, Rozafa etj.

Uji e kripa (simbole me burim biblik, të përdorura me origjinalitet dhe me forcë shprehëse), përveç kuptimeve biblike, përmbajnë edhe kuptime të veçanta (Uji - simbol me kuptimin: jeta, njeriu, kombi etj.; Kripa – simbol me kuptimin: shije, elementi i domosdoshëm i kuptimit të jetës, përsosmërisë, plotësisë etj.; Akulli – simbol origjinal për antijetën; Guri – simbol me variacionet e përdorimit dhe nuancat e kuptimeve që merr në kontekstin e paraqitjes së botës shqiptare (Guri i kufirit, Guri i Gjonit, Guri i Gjergjit, Guri i gjyshit, Guri i Lotit, guri i epilepsisë); Molla – një lloj simboli emblematik (variacionet: Molla e Teutës, Molla e madhe, Molla e Kuqe) etj.

Në poezinë Vetullat pa akull G. Xhafolli përdor dendur dhe me forcë shprehëse edhe personifikimin. Në poezinë e tij shpirtëzohen e njerizohen gjërat, sendet dhe dukuritë më të ndryshme, ndër të cilat edhe: koha, nata, mbrëmja, terri, mjegulla, zëri; vetmia, mërzia, zhgënjimi, dëshpërimi, neveria, ëndrra, dashuria, harresa, lodhja; pikëpyetja, pikëçuditësja, zanoret, gramatika, sintaksa, kryefjala, kallëzuesi, pasthirrma etj. Së këndejmi, tek lexuesi shkaktohet një emocionalitet i lartë i kësaj poezie.
Veç kësaj, krahas krijimit e përdorimit edhe të metaforave e krahasimeve mjeshtërore, në veprën e tij, poeti mjaft poezi i ndërton mbi metaforën e zgjatur, me ç’rast, poezitë kanë mundësi të marrin kuptime të ndryshme dhe të kuptohen në mënyra të ndryshme nga lexuesi.

Pasthënje për librin e shkrimtarit Frrok Kristaj kushtuar Nënës Tereze - ”Nëna – Njesë”, e shkruar nga shkrimtari Gani Xhafolli: 


NË VEND TË ESESË

EMRI I NANËS TË URTISË I BËN DRITË ÇDO GERME DHE ZEMRE

I

Kur e lexova Librin e Frrok Kristajt, ishte një mbrëmje e ftohtë pa hënë. Qielli dukej si një ombrellë ngjyrë hiri. Isha i lodhur pak nga dita e gjatë me pak diell. Thashë e bardhë është bota që ka një nënë, një NANË të Shenjtë si NANËN TEREZE. E shikova FYTYRËN E NDRITUR TË SAJ në murin e dhomës time të vogël. Ajo bënte dritë. Mora frymë me buzëqeshjen e saj plot rreze dhe dashuri. E afrova fotografinë e Lises të vogël tek sytë e saj... Mu duk e ndjeva zërin e Lises nga Berlini: E dua! E duam sepse është NANË e madhe me miliona e miliona zemra. Faqet u përqafuan me faqe.

E thirra Lisen në telefon. Më pyeti a je lodhur shumë gjatë ditës?

Thashë: Pak  po. I tregova që faqet e saj dhe të NANËS TEREZE janë përqafuar. I tregova si... Ajo u gëzua shumë. Tha: Do t’i tregoj mësueses nesër... Plus do ta shënoj edhe në ditar. U përshëndetëm, ajo e gëzuar, edhe unë i gëzuar.

II

E LEXOVA EDHE NJË HERË librin e mikut tim të ZEMRËS, Frrokut të Zymit të bukur.

 U kënaqa me shumë e shumë vargje... Përbrenda tyre e pashë shpirtin e madh të NANËS hyjnore plot dritë. Në secilën shkronjë më dukej e gjallë nëna e të gjithë shekujve dhe EPOKAVE. E shikova edhe Frrokun në FOTOGRAFI... I thash të kam vëlla sepse ke shkruar bukur dhe me zemër për NANËN e Botës për Gonxhen dhe duart e saj shëruese.

Miku im i shpirtit më tha në TELEFON: 

Do të shkojmë në Prekaz të Adem Jasharit dhe do të lexojmë vargje me diell. Përbrenda meje çelën shumë lule. Një poezi timen dhe shtatë të Frrokut ia lexova NANËS të dashurisë... Që bën dritë nëpër shumë mure të botës. E lexova dorëshkrimin për të tretën herë. Shkrova në ditarin tim: Ky libër duhet ta sheh sa ma shpejt dritën. Sepse edhe të gjitha germave u bën dritë emri i Nanës të Urtisë, që fryma e saj i bën dritë çdo germe e çdo zemre... Dhe me laps ngjyrë qielli i rishkrova këto katër vargje të Frrokut: Pages nuk i duhet / lufta dhe armiqësia / i duhen buzëqeshjet / dhe dashuria.

DHE u ndala edhe në këto vargje me diell... Shpirti mori formë tjetër. I harrova të gjitha lodhjet dhe shqetësimet. Ua lexova këto vargje mollave të verdha në shportë. Thashë të Frrokut janë. Erdh pranvera / erdh pranvera / plot me rreze si flori / na solli diell / dhe bukuri.

E mbylla librin. E shikova orën ishte 24 pa 5. Në ëndrrën e parë e pashë Nënën Tereze... I përqafova pëllumbat e vegjël dhe dallëndyshet e vogla që lexonin vargjet e Frrok Kristajt pën NANËN e amshuar shenjtëreshë. U kënaqa me duar trokitje plot muzikë. Pavarësia e përqafonte Kosovën e Ilirisë,shkruan Gani XHAFOLLI.


Nga Vasil PREMÇI



Ditë më parë, pas përfundimit të librit tim, "Ah, ky Esenini!", u ndieva si të kisha hequr nga shpatullat një barrë të rëndë?Ftesa e miqve të mi poetë, që më grishte në takimin letrar të Shkupit, ngjasoi me shkendijën e zjarrit, që bie në barutin e thatë dhe më nxiti dëshirën për t'u nisur atje, një orë e më parë?

"Do të kaloj dy-tri ditë të bukura, -thashë me vete,- pas një pune të lodhshme, por edhe sepse, në tërësinë e vet, takimi do të mblidhte shkrimtarë e poetë, që do të promovonin disa vëllime poetike, si dhe do të recitonin poezitë e shkruara në këto mbrëmje.?
Ky ishte udhëtimi i dytë për në Dibrën e Madhe. Instiktivisht, kujtimet

shkonin dhe vinin në mendjen time, fluturimthi, si zogj shtegëtarë?Pak metra pasi kaluam doganën, na u shfaqën varrezat e qytetit. M'u kujtua vrik se, tani nuk rronte më as miku ynë i mirë, publiçisti dhe studiuesi Lutfi Turkeshi, biseda e parë me atë, përpjekjet e tij duke kaluar doganën çdo të dielë për në qytetin e Peshkopisë, për të blerë dhe lexuar gazetën "Drita", organ i Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve të Shqipërisë, Ja, shkova nëpër mend, tani ai nuk rron më dhe prehet atje tej, në qetësinë e përjetshme. Nëpër shkurret, që m'u duk sikur na ndiqnin me vrap përgjatë rrugës, nuk frynte asnjë pikë ere. Por nga degët e drurëve të xhveshur, aty-këtu, ngrihej papritur ndonjë zog i trembur vetmitar dimri. Xhamat e makinave lotonin tëposhtë avujt e kondensura të frymës sonë dhe të jepnin ndiesinë se po qanin në heshtje për mikun tonë të mirë Lutfi Turkeshi. Në atë çast trishtimi që më kaploi, nuk e di përse më erdhën në mendje vargjet e Eseninit:




Hënëza bardhoshe, bora sipër ndrin.

Vendi im i dashur veshur me qefin.

Vello-bardhë beriozat qajnë pyjevet,

Cili vdiq këtu? Mos jam unë vet...?

(Shqipëroi: A.Shehu)

Udhëtimet në vende të ndryshme janë për shkrimtarin si oksigjeni për mushkëritë. Me pak peripeci, mbërritëm në kryeqytetin e Maqedonisë, Shkup, për të marrë pjesë në "Takime nën Rrap", organizuar nga Lidhja e Shkrimtarëve Shqiptarë.

Kështu, arsyetova i shpenguar se nuk do të kisha asnjë detyrim besdisës dhe do të ndigjoja qetësisht krijimet e pjesëmarrësve. Nuk hamendësova asnjë lloj keqdashje, asnjë lloj "vigjilience" apo parandjenje për ndonjë debat të paralajmëruar letrar. Dhe, ndërsa poetë e shkrimtarë të ndryshëm po ligjëronin njëri pas tjetrit, përpara të pranishmëve, e mori fjalën një poet e shkrimtar nga Kosova, Gani Xhafolli. Një natë më parë, më kishte bërë përshtypje mënyra e veçantë e recitimit të poezisë së tij përshëndetëse, poshtë një rrapi të moçëm, të kthyer tashmë në një simbol e metaforë e përhershme të krijimeve poetike dhe të prozës së shkrimtarit, Kalosh Çeliku, në lagjen romantike të Çarshisë së Vjetër, atje në Bit-Pazar, ku mjaft shqiptarë vendas lëvrojnë profesionet e tyre dobiprurëse. Madje, kur ai kishte mjaullitur disa herë, gjatë recitimit të poezisë së përzgjedhur nga krijimtaria e tij, aq herë sa mendonte se po sillte me vërtetësi artistike, përpara kolegëve të tjerë të ardhur nga viset shqiptare mjaullimat e maces, e pa të udhës t'i drejtohet, njërit prej grupeve të shkrimtarëve dhe poetëve të ardhur nga Shqipëria në të cilin bëja pjesë edhe unë:

-Ju, shkrimtarët nga Shqipëria, është mirë t'i mbyllni në muze veprat e shkrimtarëve Isamil Kadare dhe Dritero Agolli. Tashmë, krijimtaria e tyre ka marrë fund dhe është e prapambetur për lexuesin shqiptar. Ai deklaroi se "?Poezia është metafaizike, ajo duhet të ketë si objekt të saj zhurmën dhe muzikën që prodhon lavatriçja, hekuri, betoni, industria dhe rrokaqiejt, duke mposhur shpirtin?". Ai u rekomandoi të pranishmëve si modelin e letërsisë së sotme moderne veprat e Beketit, Franc Kafkës dhe Xhojsit. Në sallë u ndienë lëvizje karrigesh. Pa dashje, edhe unë kisha lëvizur sadopak, sikur nuk po më mbante vendi. Mbaj mend se, përpara meje u ngrit poeti Basir Bushkashi, i cili replikoi i shqetësuar për tezat që parashtroi shkrimtari Gani Xhafolli, për misionin e letërsisë së sotme botërore dhe në veçanti asaj shqiptare. Pastaj edhe një poete tjetër, Entela Safeti, të cilën nuk e njihja më parë. Pas asaj, fjalën e mora unë. Sigurisht, siç u shpreha edhe më lart, nuk isha përgatitur për ndonjë diskutim të posaçëm, por nga ana tjetër, isha gati të shkëmbeja mendimet me cilindo që do të dëshironte, rreth problemeve të sotme të letërsisë dhe përvojave tona. (Në mungesë të shënimeve të sakta të diskutimit tim replikues ndaj mendimeve dhe ideve të shkrimtarit Gani Xhafolli, do të përpiqem të sjell ato që mbaj mend). Diskutimi im përvijoi në dy linja, në atë të "Shpirtit të kombit dhe në atë të shpirtit të poetit" të cilët, ndërthuren ngushtësisht, por duken sikur, herë largohen, dhe herë bashkohen me përgjërim me njëri tjetrin, siç ngjet me të vërtetë në jetë qysh nga krijimi i shoqërisë njerëzore. Risolla në vemendjen e miqëve poetë e shkrimtarë, çastin pas vetvrasjes së poetit Esenin, kur, miku i tij Gerorg Ustinov i kërkoi mjekut që kryente autopsinë, nëse mund të zbulonte diçka rreth ndijesive të fundit mendore. Përgjigja e mjekut ishte dëshpëruese: "Shkenca është e pafuqishme këtu. Ne mund të krijojmë vetëm anomalitë fizike, ndërsa ato psikike fluturojnë bashkë me frymën e fundit?". Pra, bëhet fjalë për shpirtin njerëzor, që ndahet nga trupi dhe fluturon, për pasurinë e përjetshme individuale të gjithësecilit, për atë që ngrihet mbi bukurinë fizike, mjaft kalimtare, që lulëzon në moshën e rinisë...

Don Zhuani - Gani Xhafolli i vetmuar pa 33 dashnoret !!!

Shpreha mendimin se, në një moment kritik, kur shpirti i një pjesë të kombit tonë vuan e lëngon nga kolonializmi dhe shtypja sllave, kur kërcënohet nëpërmjet elaboratëve të udhëheqësve të tyre shtetërorë dhe shpirtërorë, me zhdukje fizike, krijuesit shqiptarë në tërësi, nuk mund të qendrojnë mënjanë apo vetëm të shijojnë letërsinë e Beketit, Kafkës dhe Xhojsit. Shpirti i shkrimtarëve dhe poetëve shqiptarë heq dhe vuan sëbashku me atë të kombit të vet, duke pasqyruar dhe lartësuar vetitë dhe virtytet që e kanë mbrojtur atë nga asgjësimi shpirtëror e fizik. Një komb nuk mund të rrojë dhe ndërtojë të ardhmen e vet pa fituar lirinë individuale dhe atë kombëtare, mbi të cilat ngrihet dhe flatron shpirti i vet dhe dashuria për jetën. Sigurisht, nuk kam asnjë përçmim për rrymat letrare, qoftë edhe të asaj rryme që pretendon se admiron dhe lëvron shkrimtari kosovar Gani Xhafolli. Edhe letërsia që krijon Gani Xhafolli është e dobishme dhe i duhet letërsisë, sepse shkrimtari është i lirë të krijojë në përputhje me shijet dhe konceptet e tij artistike dhe estetike. Në një pyll të bukur me drurë të drejtë, nuk është asgjë e keqe nëse njëri ose disa prej tyre e kanë trungun të shtrembët. Madje, në tërësinë e pyllit, ky lloj trungu, me veçantinë e vet, paraqet një përjashtim zbukurues, ashtu siç është natyra e pafundme në llojshmëri dhe përmbajtje. Por, e keqja nis atëherë kur, dikush prej nesh, këmbëngul që të gjithë drurët e tjerë, të cilët ngrihen madhështorë drejt qiellit të kaltër, porositen t'i ngjasojnë drurit të shtrëmbër...
Hida Halimi dhe Gani Xhafolli pas pranimit të çmimit: “RRAPI”, për vepër jetësore.
Hida Halimi dhe Gani Xhafolli pas pranimit të çmimit: “RRAPI”, për vepër jetësore.

Më tej, trajtova diçka nga eksperienca e letërsisë botërore dhe në veçanti e asja ruse...

Artistët revolucionarë që do të dilnin nga revolucioni i Tetorit shfrytëzuan me shumë efikasitet traditën dhe arritjet në mjaft fusha të artit. Por, para së gjithash, ata u influencuan nga rrymat letrare që ishin shfaqur në Europë, si bie fjala, rryma e kubistëve në Francë dhe ajo e futuristëve në Itali. Rrymat e simbolistëve, futuristëve, konstruktivistëve, prolektkultit dhe një numër rrymash të tjera, që nisën të konkuronin, paraqitën pretendime mahnitëse, si në formë, ashtu dhe në përmbajtje. Sigurisht, u kujtova të pranishmëve se, konceptet e shkrimtarit Gani Xhafolli, nuk ishin të reja, por ishin shprehur gati njëqind vjet më parë nga themeluesi i Futurizmit, poeti italian Filipo Tomaso Marineti, i cili shprehej se rryma që ai përfaqësonte në letërsi dhe fushat e tjera të artit, mbështetej fort në "...pasionin e zjarrtë dhe neverinë për idetë e kaluara dhe traditat politike e artistike. Thelbi i futurizmit nuk është gjë tjetër veçse: Triumf i teknologjisë së njeriut mbi natyrën". Pra, e keqja e thirrjes së poetit dhe shkrimtarit kosovar Gani Xhafolli qëndron në faktin se ajo, mton të përjashtojë, jo një vepër letrare dosido, të një autori të çakërdisur fillestar, por dy nga shkrimtarët më të njohur të letërsisë shqiptare, të cilët përfaqësojnë me dinjitet kulturën dhe letërsinë e vendit tonë sot në botë. Gjatë atyre pak ditëve, pata mundësi të shfletoja edhe disa vëllime me poezi, të cilat u përkisnin këtyre rrymave moderne, si në formë, ashtu edhe në përmbajtje. Është për t'u vënë në dukje, se poezitë e këtyre vëllimeve poetikë, "nuk njihnin" më dhe as nuk u bindeshin rregullave ortografikë të drejtëshkrimit. Bie fjala, një poezi me 10-20 vargje, nuk kishte asnjë shenjë pikësimi, asnjë presje, pikëpyetje, pikëçuditëse, pikëpresje, por vetëm një pikë në fund të saj. Me këtë rast, u kujtova poetëve eksperimentues se, shenjat e pikësimit, u ngjasojnë notave muzikore që ndërtojnë vijën melodike të një kënge, ose shenjave sinjalistike të qarkullimit rrugor, të cilat paralajmërojnë për praninë e "kthesave të forta dhe të rrezikshme", për kryqëzimet, drejtimet dhe mjaft elementë të tjerë të dobishëm dhe jetikë. Pa ato, zbatimin e atyre rregullave, katraura do të mbisundonte kudo, duke shmangur logjikën dhe kuptimin e pwrvojës njerëzore, ashtu si poezitë e këtyre rrymave, që, siç thotë populli, "ku do të mbilleshin, nuk do të korreshin". Por edhe poeti Gani Xhafolli gjeti rastin të replikonte duke u shprehur se " ...shenjat e pikësimit, tashmë u shërbejnë vetëm nxënësve të shkollës fillore". Natyrshëm pyesim: Nëse nuk u duhen më shkrimtarëve dhe poetëve, si mjete të domosdoshme pune, pra, atyre që lëvrojnë me "parmendat" e tyre vargjet dhe rreshtat e librave, si bujqërit e mirë tokën, përse duhet t'i mësojnë atëherë nxënësit e shkollës fillore, kur nuk u duhen në jetë?! (Plot kureshtje shfletova edhe disa libra të autorit me të cilin replikova në takimin letrar të Shkupit. Me kënaqësi, konstatova se, ndonjëri prej tyre, shquhet për një pasuri të veçantë artistike.) Diskutimin e mbylla me citimin e formulës së Pushkinit, si duhet të jetë një vepër e bukur letrare: "E thjeshtë, e shkurtër, e saktë".

Lexoni:

http://www.ballikombit.org/index.php?option=com_content&task=view&id=299&Itemid=9

http://pavaresiaekosoves.piczo.com/?g=50875604&cr=4

Vdiç shkrimtari dhe avokati i njohur dardan Zeqir Berdynaj (1934-2025)

Zeqir A. Berdynaj, u lind më 6 qershor 1934, në Firzë, ish katundi i Ri i komunës së Pejës.  Shkollën fillore dhe të mesmen e kreu në vendli...