Çështja e Marrëveshjes tekniko-ushtarake të Kumanovës, që ka qenë gur themeltar i kapitullimit të forcave të Milosheviqit në Kosovë dhe akseptimin e pakusht të dorëzimit të territorit në duart e NATO-s, përkatësisht KFOR-it, për vite ka qenë një çështje pacenuar që ka mbajtur stabilitetin dhe paqen në këtë pjesë të Ballkanit.
Konflikti në Luginën e Preshevës dhe konkludimi i tij ka sjellë heqjen e një pjesë të aneksit për sa i përket zonës ajrore të ndërmjetme prej 25 kilometrash, që duket të ketë qenë shenjë mirëbesimi i krijuar pas ndërrimeve demokratike në Qeverinë e Serbisë.
Por, që atëherë, kjo çështje, nuk është ngucur si një shtyllë e rëndësishme e mirëmbajtjes së sigurisë dhe paqes në rajon që gjithsesi ka lejuar një zhvillim me të qetë karshi ndërtimit të institucioneve demokratike në Kosovë dhe gjithë asaj që ka pasuar deri me shpalljen e pavarësisë, më 2008-n.
Që atëherë, ka pasur tentime të vazhdueshme nga Beogradi zyrtar edhe të heqjes së provizionit për sa i përket zonës së ndërmjetme tokësor prej 5 km. Beogradi është përpjekur të arsyetojë të tërën me ndryshimet demokratike, me reformimin forcave të tij ushtarake dhe ofertën për të qenë partner i NATO-s në kufirin Kosovës dhe për të ndihmuar si shenjë mirëbesimi dhe transformimin e KFOR-it, përkatësisht zvogëlimit të trupave dhe kontingjentit dhe efektivave ushtarake të KFOR-it. Realisht, revidimi i kësaj pjese të marrëveshjes do të lejonte që armata serbe t’u afrohej direkt kufijve të Kosovës.
Në shikim të parë, dikush mund të thoshte se ky është një zhvillim normal drejt normalizimit dhe marrjes së përgjegjësive për stabilitet rajonal. Por, asgjë nuk duket kaq e thjeshtë. Së pari, kjo do të sillte forcat serbe në kufijtë e Kosovës pa u tejkaluar shumëçka nga e kaluara dhe pa u vendosur ndonjë gjendje e qëndrueshme në mes të Kosovës dhe Serbisë, edhe përmes dialogut aq shumë të pretenduar në Bruksel. Së dyti, ky nuk do të ishte një lajm i mirë edhe për veriun e Kosovës, ku gjendja e tendosur dhe mosgjetja e një zgjidhjeje të qëndrueshme, nuk do të ishte një haber i mirë për kosovarët dhe partnerët e saj që mundohen të gjejnë një zgjidhje që është stabilizuese edhe për rajonin. Një faktor tjetër do të ishte ai psikologjik për kosovarët, të cilët absolutisht të papërgatitur do të jenë receipentë të këtij lajmi bombastik, i cili nuk mund të përjetohet me indiferencë dhe nuk do të kontribuonte në mirëbesim ndërfqinjësor e rajonal. Dhe së fundi, një revidim i këtillë i Marrëveshjes, sado që mund të perceptohet në Bruksel si ndihmë dhe shpërblim për forcat prodemokratike në Beograd, në fakt është shkelje serioze e parimeve që dalin nga vetë Marrëveshja. Më konkretisht nga pika I.3.c e Marrëveshjes së Kumanovës që në mënyrë decidive përcakton se pala serbe është e obliguar që në Kosovë të mos ketë as edhe një forme të prezencës së sigurisë, përfshirë madje edhe forcat tokësore, ajrore e detare, e lëre më ato si civilë të armatosur. Është një fshehtësi publike, lëre më një fakt i njohur për strukturat inteligjente e të sigurisë prezente në Kosovë, që institucionet serbe paralele të sigurisë në Kosovë kanë qenë vazhdimisht prezente që nga fundi i luftës dhe vazhdojnë të jenë në territorin Kosovës, sidomos në veri. Kjo përfshin, MUP-in, BIA-n, Zbulimin Ushtarak VBA-në, Mbrojtjen Civile dhe forca paramilitare jashtinstitucionale të sigurisë.
Shpërfillja e këtyre fakteve do të ishte shkelje serioze e Marrëveshjes dhe neglizhim i saj dhe shpërblim i prejudikuar i shkelësit të Marrëveshjes. Edhe nëse pala kosovare nuk është nënshkruese e kësaj marrëveshjeje, të gjitha këto argumente do të duhej ta bënin secilin në Bruksel të mendohej seriozisht për çdo revidimi të Marrëveshjes së Kumanovës dhe shpërblim të një ushtrie e cila tekefundit e vetmja në rajon nuk është përcaktuar për integrim në Aleancën veriatlantike.
Tekefundit, nëse është e mundur që në kohën e lobimit të madh për dialog në mes të Prishtinës dhe Beogradit, të prejudikohet që pika të dialogut të jenë edhe çështjet e brendshme si tabelat e veturave, apo funksionimi i gjyqit në Mitrovicë, atëherë si është e mundur që Marrëveshja e Kumanovës që prek direkt çështjen dhe interesat e Kosovës të jetë e prejudikuar para çfarëdo dialogu dhe të jetë shpërblim për Beogradin, i cili nuk i përmbahet Marrëveshjes?
(Ylber Hysa është koordinator i Qeverisë së Republikës së Kosovës, për veriun e Kosovës. Mendimet e shprehura janë qëndrime personale të autorit)