KERKESA E RADIO GLOBIT PER REVOKIMIN E PROCEDURES NGA GJYKATA SUPREME E KOSOVES
Radio GLOBI, Mitrovice, nga KPM-ja, Bordi i ankesave morri Vendimin per marrjen e licences ?!
Si subjekt medial, ashtu si na udhezon detyra dhe etika profesionale per transparence, Ju njohtojme edhe Juve me procedurat, me te cilat Radio GLOBI nuk pajtohet dhe i kundershton, si dhe me kerkesen per
REVOKIMIN E PROCEDURES te cilen ia drejton GJYKATES SUPREME TE KOSOVES nepermes KPM-se.
Per hire te transparences Kerkesa i prezantohet :edhe :
- ASOCIACIONEVE MEDIALE VENDORE E NDERKOMBETARE,
- MEDIUMEVE TE INFORMIMIT DHE GAZETAREVE,
- PALEVE TE INTERESUARA, dhe
- OPINIONIT.
Ne attach 1 keni kerkesen per revokim,
Ne attach 2 keni Ankesen e Radios GLOBI drejtuar KPM-se me 02.04.2010.
Radio GLOBI, Mitrovice,
Selatin Kaçaniku, kryeredaktor,
Drejtuar:GJYKATES SUPREME TE KOSOVES
Nepermes te:KOMISIONIT TE PAVARUR TE MEDIAVE
- Bordit per Ankesa te Mediave -
Nga:Radio GLOBI, 104,6 Mhz, Mitrovice
- Parashtrues i ankeses ne vendimin e KPM-se -
Lenda: Kerkese e Radios GLOBI, i perfaqesuar nga Selatin Kacaniku, kryeredaktor per:
RISHIKIM PROCEDURAL
Te vendimit te KESHILLIT TE KOMISIONIT TE PAVARUR TE MEDIAVE per shkak te vleresimit jo real dhe jo te drejte, dhe jo te bazuar ne Ligjin e KPM-se per mediat, e lidhur per marrjen e licences se perkoheshme te Radios GLOBI, Mitrovice, 104,6 MHz, vendim ky qe eshte marre nga -Bordi per Ankesa te Mediave - i KOMISIONIT TE PAVARUR TE MEDIAVE me 11.01.2011,
DHE EKZEKUTIMIN E KERKESAVE TE RADIOS GLOBi
A R S Y E T I M
KESHILLI I KOMISIONIT TE PAVARUR PER MEDIA - Bordi per Ankesa i Mediave - Nuk ka rrespektuar afatin si obligim kohor per dhenien e pergjigjes Radios GLOBI si pale e demtuar dhe ankuese.
Mosrespetimi i procedurave dhe vonesa, sipas automatizmit, e bent e pavlefshem Vendimin mbi marrjen e licences Radios GLOBI dhe obligon KESHILLIN E KOMISIONIT TE PAVARUR PER MEDIA - Bordin per Ankesa te Mediave - t i respektoje kerkesat e arsyeshme dhe te argumentuara te Radios GLOBI, t i zyrtarizoje ato dhe t i obligoje demtuesit te riparojne, t i kompensojne te gjitha demet e shkatuara Radios GLOBI: Ato materiale, morale, profesionale…deri te shqetesimet.
PROVE:
Vendimi i KESHILLIT TE KOMISIONIT TE PAVARUR PER MEDIA - Bordit per Ankesa te
Mediave - ku eshte ceke se nga Radio GLOBI ka marre ankese me shkrim me
01.04.2010 ndersa pergjigjen e kethen me 11.01.2011 dhe e dorezon disa dite pas kesaj
date ?!
KOMISIONI I PAVARUR PER MEDIA - thirret ne vendimin e dates 2.mars, 2010 per te shpallur licencen e perkoheshme te Radios GLOBI si te pavlefshme sepse Radio GLOBI nuk paska aplikuar per licencen afatgjate te KPM-se.
PROVE:
Vendimi i KESHILLIT TE KOMISIONIT TE PAVARUR PER MEDIA - Bordit per Ankesa te
Mediave - ku shihet qarte se KKPM dhe Bordi nuk respektojne Ligjin…
KOMISIONI I PAVARUR PER MEDIA – merret me pasojen, e qe eshte “ mosaplikimi “, thene me drejte jokompletimi i dokumentacionit te aplikimit, e nuk merret me shkakun as me shkaktarin: INTERFERIMIN ne frekuencen e Radios GLOBI qe per vite me rradhe e kane bere qellimshem dhe per perfitime te caktuara Radio DUKAGJINI, Radio KOSOVSKA MITROVICA dhe Radio B92 ?!
Keshtu KESHILLI I KOMSIONIT TE PAVARUR PER MEDIA - Bordi per Ankesa te Mediave - bie ndesh me Ligjin…
PROVE: Ligji…
Neni 3.3. i Ligjit…qe rregullon Politikat e transmetimit…të promovoj shërbime cilësore shumëllojshme duke përfshirë shtrirjen gjeografike
(qe Divizioni teknik i KPM-se e ka konstatuar se Radio GLOBI eshte penguar ne shtrirjen gjeografike ), në mënyrën më të mirë të mundshme për t’i shërbyer të gjitha komuniteteve në Kosovë ( Divizioni teknik e ka
konstatuar pengimin…)…të promovojë qëndrueshmёri financiare ( qe poashtu eshte konstatuar nga Divizioni teknik se Radio GLOBI eshte pamundesuar, eshte penguar ne prone…) dhe cilësi teknike të transmetimit në Kosovë … dhe të reagojë në të drejtën e publikut për të ditur dhe për t’u njoftuar perms promovimit të programeve të sakta dhe informative ( Radio GLOBI eshte penguar qellimisht )…Programet do të pasqyrojnë kërkesat për barazi mes qytetarëve dhe komuniteteve (
ndersa vet Radio GLOBI ishte i pabarbarte per te promovuar barazi mes qytetareve ?! ). Po ashtu, permes politikës së transmetimit, duhet të krijohet zbatimi i dispozitave të tilla të cilat do ta parandalojnë monopolizimin transmetimit në Kosovë për të promovuar një konkurrencë të drejtë transmetuese ( ndersa KPM ka lejuar dhe per pese vite ka heshtur monoplizimin e transmetimit ne afersi te frekuences se radios GLOBI dhe ka pamundesuar konkurrencen e lire mediale ?! ).
KESHILLI I KOMSIONIT TE PAVARUR PER MEDIA - Bordi per Ankesa te Mediave - kerkonin me ngulm edhe dokumenta qe per hire te procediures do te duheshte falsifikuar ?!
Nderkaq, Ligji…nuk ka parapare proceduren e veprimit-aplikimit ne rast si ky: Kur nje medium elektronik detyrohet te mbylle perkohesisht veprimtarine nga presionet e interferimeve ne frekuence, pengimin dhe pamundesimin e punes, pengimin e prones ( frekuences )…?! Kur subjekti medial eshte “ ne kontest “ dhe ne procedure te konstatimit te pengimit te prones-pengimit te shfrytezimit te frekuences dhe te nderhyrjes me qellim te grabitjes se degjuesve ?!
Keshtu, rasti i Radios GLOBI ne vend se te trajtohej si rast i vecante nga KKPM dhe nga Bordi eshte trajtuar si cdo rast tjeter i cilesdo radio ne pune e siper dhe i pa presionuar dhe as i detyruar qe kunder vullnetit te mbylle perkohesisht punen.
KPM lidhur me rastin as nuk eshte keshilluar, as nuk ka kerkuar koncensus praktik as nuk e ka raportuar rastin para Kuvendit te Kosoves sipas nenit 3.8.
KPM nuk eshte denjuar as te loboje e te gjej zgjedhje adekuate me rifreskimin e Ligjit…duke i sanksionuar edhe rastet e vecanta siq ishte rasti i Radios GLOBI.
PROVE:
Ligji…
Neni 15.2. i Ligjit…parasheh qe “...
Kur ripërtёrihet liçenca Këshilli me rekomandimin e Zyrës së Shefit Ekzekutiv, mund të bëjë ndryshime në kushtet
e liçencës.
Radio DUKAGJINI ka qene i vetedijshem per frekuencat qe i ka : Nje nacionale dhe dy lokale ( 104.7 dhe 105.2MHz) te cilat poashtu i ka shfrytezuar si nacionale.
PROVE:1. Licenca dhe certifikimi. ( te Radio DUKAGJINI dhe KPM-ja )
2. Konstatimet e divizionit teknike,( Divizioni teknik i KPM )
3. Oferta per reklamat e Radios DUKAGJINI.( te Radio DUKAGJINI dhe te KPM-ja )
KESHILLI I KOMISIONIT TE PAVARUR PER MEDIA – ka pasur per detyre e obligim te vleresoje peshen e demit te shkaktuar nga shkaktari, t ia caktoje denimin shkaktarit dhe ta obligoje per kompensimin e demit.
KPM nuk ka qene ne nivelin e detyres dhe nuk e ka kryer detyren konform Ligjit.
PROVE: 1. Ligji…
Neni 3.12 te Ligjit …. i cili parasheh se “…është i autorizuar që të vendosë sanksione për shkeljen e rregulloreve të komisionit apo kushteve të liçencës”.( te KPM-ja )
2. Ligji…shih pershkrimin e detyrave, obligimeve dhe kompetencave te KPM-
se. ( te KPM-ja )
Bordi per Ankesa te Mediave - i KOMISIONIT TE PAVARUR PER MEDIA – nuk permend daten e mbajtjes se séances degjimore, per te cilen Radio GLOBI nuk eshte njohtuar me kohe ( ose njohtimi eshte bere ne menyre e procedure jo te rregullte ), mbane seancen degjimore pa pranine e perfaqesuesit te Radios GLOBI, nuk i merr parasyshe arsyetimet me deshmi te Radios GLOBI dhe e rikonfirmon vendimin e meparme ?!
PROVE:
Dokumentimi i dorezimit te fteses per séance dhe deshmimi me nenshkrimin e personit te autorizuar te Radios GLOBI ne fletedorezimin e fteses per seancen degjimore nga
Bordi i KOMISIONIT TE PAVARUR PER MEDIA. ( te KPM-ja )
Qellimet e Bordit per Ankesa te Mediave - por edhe te KOMISIONIT TE PAVARUR PER MEDIA ( qe nuk mund te amnistohet nga pergjegjesia e autorsia ) shihen ne arsyetimin e dhene ne piken 5. te Vendimit mbi marrjen e licences : “…Kishte pasur nje interference nga radiot jasht Kosoves …” ?!
Ketu dhe keshtu Bordi dhe KKPM amnistojne nga fajsia interferuesin dhe demtuesin kryesor e te qellimshem te Radios GLOBI, Radion DUKAGJINI dhe kjo amnesti merret pa u thirre ne asnje dispozite te asnje Ligji ?!
Nderkaq asnje fakt e deshmi nga Radio GLOBI nuk merret parasyshe nga KKPM dhe Bordi ?!
Keshtu Bordi dhe KPM favorizojne Radion DUKAGJINI duke diskriminuar hapur Radion GLOBI per c gje nuk kane te drejte as autorizim. Gje qe eshte e kunderligjeshme !
Sipas Bordit…te KPM-se del se edhe Radio DUKAGJINI edhe Radio KOSOVSKA MITROVICA qenkan jasht Kosoves, por edhe nderhyrjet me frekuenca te Radios B92 te Beogradit ne Kosove qenkan jasht Kosoves ?!
As per kete rast nuk kane Raportuar para Kuvendit te Kosoves, nuk kane kerkuar keshille as koncensus, as nuk kane propozuar zgjidhje, per c gje i obligon Ligji I KPM-se ?!
Bordi…e KPM-ja keshtu haptas pranojne se te tjeret kane te drejte ne mosrespektimin e Ligjit…se Ligji qenka per zbatim selektiv ?!
PROVE:
Neni 15.1. i Ligjit te KPM taksativisht parasheh se “…Liçenca nuk do ti ripërtёrihet transmetuesit privat i cili ka bërë shkeljen e ligjit material dhe kushtet e liçencës së vet “. ( te KPM-ja )
KPM pervec se nuk ka insistuar ne zbatimin e Ligjit…kur kerkohet denimi per shkeljen e Ligjit…nuk e zbaton Ligjin as kur duhet ndaluar licencen atehere kur behet shkelja e Ligjit…nga transmetuesi, ne rastin konkret Radio DUKAGJINI, Radio KOSOVSKA MITROVICA…
PROVE:
Ligji… dhe Vendimi i Bordit per ankesa te mediave. ( te KPM-ja )
E verteta eshte se interferuesi kryesor, permanent dhe me kohezgjatje 6-7 vjecare ishte Radio DUKAGJINI. Komisionet ( Divizioni ) teknike te KPM-se e kane konstatuar kete disa here dhe nuk kane ndermarre masa te duhura per me shume se 5 vite ?!
PROVE:
Raportet dhe proceverbalet e Divizionit teknik te KPM-se nga matjet ne terren. ( te KPM- ja )
KPM-ja fsheh dhe amniston Radion DUKAGJINI, perpiqet qe rastin ta kamufloje, ta bej me pak te dhimbshem, qe fajtorin ta shpalle “ jetim “, ose, edhe me keq, qe fajtor ta shpalle Radion GLOBi dhe t ia shqiptoje masen: Marrje e licences ?!
Ne kete menyre KOMISIONI I PAVARUR PER MEDIA haptas i mundeson Radios DUKAGJINI dhe radiove tjera status monoplisti dhe ne menyre flagrante diskriminon Radion GLOBI. Ne kete menyre deshmon e vulose mungesen e interesimit qe per me gjate se 8 vite te zgjedhe rastin dhe ta evitoje mbylljen e perkoheshme te Radios GLOBI.
Ne kete interval kohor:
- Radios GLOBI i manipulohen dhe i merren degjuesit, gje qe shihet edhe nga sondazhet mbi rritjen e degjueshmerise se Radios DUKAGJINI cdo vit ( nga fillimi i interferimit e me tutje ) prej 2 – 3 %/vit ),
- Radios GLOBI i joshen dhe i merren bashkepunetoret,
- Radios GLOBI i manipulohen dhe i merren klientet e reklamave,
PROVE:
1. Neni 17.3. i Ligjit…shprehet se “…KPM-ja, në bazë të nevojës, do të nxjerrë rregullore të veçanta për të parandaluar praktikat e padrejta apo monopoliste të biznesit nga cilido subjekt transmetues.
Perkunder ketij fakti KPM-ja nuk ndermori asgje ne kete drejtim perkunder faktit se problemi eshte shfaqur qysh para 9 vitesh dhe keshtu ndikoi ne thellimi n e problemit, ne perkeqesimin e gjendjes dhe te raporteve mes mediumeve te
informimit ?! ( te KPM-ja )2. Nga deshmite e cekura del se KPM-ja nuk ka respektuar as Nenin19.4. i cili percakton se “…Këshilli e jep vendimin me shkrim, krahas indikacioneve pëçfarëdo sanksionesh që duhet të shqiptohen…” e qe “…indikacionet per sanksionet…” munguan. ( te KPM-ja )
3. As Nenin 20.1. i cili thote se “…Këshilli mund të lëshojë vërejtje me shkrim ose t’ia shqiptojë një ose më shumë prej sanksioneve në vijim transmetuesitpër shkelje të kushteve të liçencës, kodeve të sjelljes, dhe akteve tjera
juridike në pajtueshmëri me këtë ligj…” qe poashtu ka munguar, ( te KPM-ja )
4. As Nenin 20.3. i cili percakton se “ Kur transmetuesi nuk e respekton sanksionin, Këshilli mund të marrë masa të nevojshme të lejuara nga ligji izbatueshëm për të vënë në zbatim këtë sanksion permes Zyrës së Shefit
Ekzekutiv “, qe poashtu ka munguar per vite te tera duke ndikuar perkeqesimin e problemit dhe mbylljen e perkoheshme te Radios GLOBI dhe perjetimit te nje denigrimi, indenjimi e nencmimi kaq te vrazhde siq eshte MARRJA E LICENCES RADIOS GLOBI ?!. ( te KPM-ja ) dhe,
5. Sondazhet ( te Radio DUKAGJINI ), Lista e rrogave (te Radio DUKAGJINI )dhe faturat (te Radio DUKAGJINI ).
Me mos-shqiptimin e masave te sanksioneve shihet qarte se Bordi i KPM-se, nuk e zbaton Ligjin…
PROVE: Ligji…
Bordi i Ankesave te KPM-se shkon ndesh edhe me Nenin 21.3./c. Nen ky qe e obligon Bordin e Ankesave te KPM-se pershqiptimin e sanksioneve, e qe ne rastin e Radios GLOBI, kur duheshte shqptuar sanksionet, denimet ndaj interferuesve ne frekuencen e ketij Radiostacioni, nuk eshte respektuar dhe nuk eshte zbatuar ?!
Kryeredaktori i Radios DUKAGJINI ( z. Fehim Kurhasani ), duke pare se rasti eshte komplikuar dhe rrezikon te komplikohet edhe me shume ( siq shihet ), pati tentuar te bej marrveshje “ arbitrazhi “ me kryeredaktorin e Radios GLOBI ( z. Selatin Kaçaniku ), por pa pranine dhe dijenine e KPM-se ? Lidhur me kete KPM-ja eshte njohtuar gojarisht dhe me shkrim.
PROVE:
Deshmia e KPM-se dhe ekstrakti nga interneti.
( te KPM-ja )
Vendimin e Bordit per Ankesa te KPM-se pa te drejte e ka nenshkruar Prof.Dr. Wolfgang Benedek, kryetar, cili poashtu pa te drejte ka marre pjese ne punen e Bordit dhe e ka kryesuar ate.
PROVE: Ligji…
Neni 22.6. i Ligjit te KPM-se i cili e rregullon kete pjese dhe thote “.Pas arritjes së
statusit përfundimtar të Kosovës, Bordi për Ankesa të Mediave përbëhet vetëm nga vendorët “.
Bazuar ne te cekurat me larte nga Gjykata Supreme e Kosoves kerkojme qe:
- Te anulohet Vendimi i Bordit per Ankesa te Mediave te KPM-se Ref.:1002/0215KKPM/ni te dates 02.03.2010, i kundershtuar nga Radio GLOBI me date 01.04.2010, e i konfirmuar nga Bordi…me 11.01.2011 dhe te merret parasyshe kundershtimi i arsyeshem i Radios GLOBI me te gjitha kerkesat, me veprim retroaktiv e sipas vleresimit te Institucionit ose Agjensionit
profesional, dhe me kamaten e parapare me Ligj.
- Te merren parasyshe kerkesat e Radios GLOBI te cekura ne Ankesen/kundershtimin me pare
para KESHILLIT TE KOMISIONIT TE PAVARUR PER MEDIA, e qe jane cekur ne ankesen drejtuar Bordit per Ankesa te Mediave - te KOMISIONIT TE PAVARUR PER MEDIA, qe do ta sjellim me poshte.
- Te merren parasyshe e te sanksionohen vonesat, zhagitjet, mosintervenimet me kohe, mos zbatimi i Ligjit..nga KOMISIONI I PAVARUR PER MEDIA te trajtohet si pergjegjes dhe bashkveprues me ( ose pa ) dashje me interferuesit e konstatuar nga vet KPM-ja.
- Interferuesit, demtuesit e Radios GLOBI, pike se pari “ i fshehuri nga Bordi i KPM-se “ Radio DUKAGJINI, te trajtohen per PENGIM TE PRONES dhe PENGIM TE TE DREJTES PER PUNE5 per vite me rradhe dhe per 3 vite e gjysme detyrim te mbylljes se Radios GLOBI dhe pengimit te punes e te fitimeve.
- Interferuesit, demtuesit e Radios GLOBI, pike se pari “ Radio DUKAGJINI, te trajtohen per Monopolizim te tregut medial dhe pengimin e zhvillimit te konkurences se lire mediale, si dhe pengimit te ndarjes se barabarte te tregut medial dhe te zhvillimit te fjales se lire mediale.
- Gjykata Supreme te detyroje Radion DUKAGJINI dhe pergjegjesit e saj, Radion
KOSOVSKA MITROVICA dhe pergjegjesit e saj, Radion B92 dhe pergjegjesit e saj si dhe KOMISIONIN E PAVARUR PER MEDIA dhe pergjegjesit qe, konform peshes se pergjegjesise ne shkaktimin e demit moral, etik, profesional e material, demin ne pengimin e prones dhe te se drejtes se punes, demtimin e emrit dhe imazhit te Radios GLOBI dhe stafit – te marrin pjese ne kompensimin e demeve te shkaktuara materiale, morale, etike, profesionale e shpirterore per gjithe keto vite.
- Gjykata Supreme e Kosoves te marre vendime te vlefshme konform Ligjit…qe do te satisfaksiononin plotesisht drejtesine, te drejten dhe pritjet e Radios GLOBI, duke shqiptuar denimin e merituar per shkelesit e Ligjit…dhe duke krijuar kushte ligjore per kompensimin e plote moral, etik, profesional, shpirteror dhe material te Radios GLOBi.
09.02.2011. Radio GLOBI, Mitrovice,
Selatin Kaçaniku, kryeredaktor,
Nr. I LNJ. ID02760953
Nr.personal 1006879060
SHTOJCE: radio.globi@gmail.com
Ankesa/kundershtimi i Radios GLOBI 044 200 458
prane: Bordit per Ankesa te Mediave
te KOMISIONIT TE PAVARUR PER MEDIA.
( ne attach 2 )
Drejtuar:KOMISIONIT TE PAVARUR TE MEDIAVE
- Bordit per Ankesa te Mediave -
Nga:Radio GLOBI, 104,6 Mhz, Mitrovice
- Parashtrues i ankeses ne vendimin e KPM-se _
Lenda: Brenda afatit ligjor dhe te preferuar si Keshille juridike po ushtrojme Ankese ndaj vendimit te KOMSIONIT TE PAVARUR TE MEDIAVE lidhur me vendimin per marrjen e licences se perkoheshme te Radios GLOBI, Mitrovice, 104,6 MHz.
Radio GLOBI, Mitrovice qe deshmuar si radio e besuar ne Rajonin e Mitrovices. Ne saje te punes, skemes programore e qasjes profesionale ia doli qe rreth vales 104,6 MHz te lidhe numer te konsideruar te degjuesve. Doli si Radio e vetme e specializuar per mjedisin jo vetem ne Kosove por edhe me gjere. Quhej, shquhej dhe njihej si ECO Radio GLOBI.
Numri i madh i degjuesve ishte ne shenjester edhe te Radios DUKAGJINI i cili i lakmonte ata dhe me frekuencen 104.7 MHz interferonte rregullisht ne frekuencen e Radios GLOBI per pese vite rresht; Ishte shenjester edhe e Radios KOSOVSKA MITROVICA ( kohe pas kohe ), dhe e Radios B92 nga Beogradi ( koheve te fundit )…
KPM disa here ka konstatuar ne terren se Radio DUKAGJINI, Peje eshte duke interferuar fuqishem ne frekeuncen e Radios GLOBI. Ndersa KPM pese vite “ nuk ia dilte ta disiplinonte Radion DUKAGJINI dhe ta detyronte t i bindej obligimeve ligjore e profesionale“ Radio DUKAGJINI arrinte qe per çdo vit te “ ngriste degjueshmerine “ ne saje te pervetesimit jolegal te degjuesve te Radios GLOBI dhe merrte pjese ne ndarjen e potencialit reklamues te Mitrovices me rrethine ?!
Radio DUKAGJINI, deri ne intervenimin e KPM-se interferimin e arsyetonte me ate “ se edhe frekuenca 104,7 MHz eshte frekuence nacionale “ ( qe deshmoin per atakimin e qellimshem te frekuences se Radios GLOBI )?!
Per qellimet jo te ndershme te Radios DUKAGJINI deshmon edhe “ gatishmeria “ e kreyredaktorit te kesaj radioje ( z. Feim Kurhasani ), per te “ rregulluar “ problemin por pa pranine e KPM-se, per ç gje ne patem insistuar dhe patem informuar KPM-ne?!
Paralelisht edhe frekuenca lokale 105,1 MHz shfrytezohej si frekuence nacionale e Radios DUKAGJINI. ?!
Ngulmtesia e Radios GLOBI rezultoi me sukses te pergjysmuar pas pese vite peripecishe. KPM detyroi Radion DUKAGJINI t i bindet obligimeve ligjore e profesionale, etike e morale. Por, pese vite ishin te renda e te gjata per Radion GLOBI qe Radion DUKAGJINI ta barte mbi supe.
Nje nga arsyet e nderprerjes ( demonstrative ) te perkoheshme te punes se Radios GLOBI ishte edhe “ heqja qafe “ e Radios DUKAGJINI qe ngulfaste punen e Radios GLOBI por edhe renia finansiare dhe pamundesia e vijimit te punes ne keto kushte. Ishte kjo e vetmja menyre per ti bindur te gjithe, edhe KPM-ne, per sjelljet joligjore, joprofesionale, jo etike…te Radios DUKAGJINI.
Ani se Neni 2.4. autorizon dhe obligon KPM-ne te rregulloje Spektrin e Frekuencave Transmetuese në Kosovë… në pajtueshmëri me praktikat më të mira Evropiane…ne rastin konkret kjo ka zgjatur mbi pese vite me nje epilog te pergjysmuar duke e lene fajtorin te padenuar e te pagjobitur ndersa te demtuarin te pa zhdemtuar e te diskriminuar shumefish?!
Ani se neni 3.1. parasheh qe “ sipas nevojës, krijon dhe ndryshon politikën e transmetimit “ nuk e ka deshmuar te rasti i atakimit, demtimit e diskriminimit te Radios GLOBI?!
Neni 3.2. qe rregullon “ Politikat e transmetimit në përputhje me standardet…dhe sundimin e ligjit….politika e transmetimit… në pajtim të plotë me legjislacionin përkatës të Kosovës “ mbetet poashtu e padeshmuar dhe i pazbatuar ne rastin e nderhyrjes se Radios DUKAGJINI ne frekeuncen e Radios GLOBI, duke “ ledhatuar “ e favorizuar fajtorin, duke (mos)qene te vetedijshem se favorzimi i njeres pale diskriminon palen tjeter?!
KPM diskriminon edhe duke NDALUAR riaktualizimin e fakteve te thena ndersa veten e favorizon me “ te drejten “ qe mos t i trajtoje drejte po ato fakte dhe per to te vendose ashtu si e udhezojne e urdherojne dokumentetet mbi te cilat e bazon punen vet?!
Neni 3.3. qe trajton “ Politikat e transmetimit…shërbime cilësore…shtrirjen gjeografike… qëndrueshmёri financiare…Po ashtu, përmes politikës së transmetimit, duhet të krijohet zbatimi i dispozitave të tilla të cilat do ta parandalojnë monopolizimin “, mbetet i paprekur sepse favorizon Radion DUKAGJINI tek shtrirja gjeografike, i mundeson forcim finansiar dhe i ndihmon ne drejtim te monopolizimit te kesaj pjese te tregut medial, ndersa mbi te gjitha keto diskriminon Radion GLOBI per ta denuar se fundmi me marrjen e licences?!
Ani se neni 3.12. parasheh edhe “…të vendosë sanksione për shkeljen e rregulloreve të komisionit apo kushteve të liçencës…” KPM-ja kete nuk e zbaton ?!
Njesoj edhe Neni 8.4. parasheh “…sanksione përmes çdo mekanizmi të mundshëm sipas ligjit të zbatueshëm…” ndersa KPM-ja nuk i din ose nuk i njeh mekanizmat por din dhe favorizion per pese vite monopolistin e padisiplinuiar Radion DUKAGJINI ?!
KPM-ja nuk ka vepruar as konform Nenit 19.1. “…do t’i monitorojë transmetuesit dhe mund të iniciojë …në pajtueshmëri me këtë ligj “ duke ia mundesuar Radios DUKAGJINI t i shkele te gjitha dispozitat, rregullat dhe kodesin e etiken mediale?!
Por as konform Nenit 20.1. te Ligjit “…të lëshojë vërejtje me shkrim ose t’ia shqiptojë një ose më shumë prej sanksioneve…transmetuesit për shkelje të kushteve të liçencës, kodeve të sjelljes, dhe akteve tjera juridike në pajtueshmëri me këtë ligj “?!
KPM-ja i ka kerkuar Radios GLOBI dokumentacion per rilicnecim si te ishte fjala per radiostacion aktiv ( duke mos marre parasyshe gjendjen aktuale te Radios GLOBI) dhe duke e detyruar t ia parashtroje dokumentacionet fiktive?! Keshtu, KPM-ja nuk ka shprehur sens te mjaftueshem per ta veçuar rastin sepse ishte i veçante dhe i pasanksionuar si e sa duhet as me Ligjin, per te mare parasyshe se Radio GLOBI nuk eshte fajtor per situaten e krijuar, duke harruar se me mosveprim me kohe e efikas edhe vet KPM-ja ka ndikuar e kontribuuar ne krijimin e kesaj situate si dhe ne mbylljen ( e detyrueshme ) te perkoheshme te Radios GLOBI.
Dhe,
Pas disiplinimit te Radios DUKAGJINI, por jo edhe te Radios B92 e Radios KOSOVSKA MITROVICA i rifilluam kontaktet se bashku: KPM e Radio GLOBI. Na u premtua frekuenca e re dhe na u dha afat per rifillimin e punes. KPM-ja ka qene e njohtuar per veshtiresite ne te cilat po haste Radio GLOBI rreth rifillimit te punes: Komuna e Mitrovices nderpret punen ne krijimin e hapsires vetanake te Radios GLOBI; Per shkak te gjendjes aktuale ishte e pamundur te gjendej objekt me qira; Baza materiale e Radios GLOBI qe dobesuar e rene deri ne fund dhe detyre kryesore e jona ishte qe, per shkak te mungeses se mjeteve, te mos beheshim pre e intereseve te ngushta grupore. Megjithate KPM-ja kurr nuk eshte marre me çeshtjen e demeve morale, profesionale e materiale qe Radios GLOBI ia ka shkaktuar Radio DUKAGJINI ?!
Radio DUKAGJINI ka pasur interese te medha per hyrje ilegale ne tregun medial –elektronik te Mitrovices: Pretendonte degjuesit e ne krah te tyre edhe reklamat ?! Keto matematika KPM nuk i ka studiuar as qe donte te merrej me to. Rezultati: i padisiplinuari jeton e ekziston – i disiplinuari denohet me marrjen e frekuences?!
KPM nga Radio GLOBI kerkoi shenime e dokumente te cilat nuk mund t i siguronte nje radiostacion qe nuk eshte ne funksion. Eshte kerkuar pagesa e licences qe nuk eshte shfrytezuar, bile-bile qe eshte penguar se shfrytezuari me “ mbikqyrjen “ e KPM-se. Ishte rast tipik i pengimit te prones, rast ky qe nuk eshte trajtuar ne kete menyre nga KPM-ja?!.
Ligji nuk ka parapare rastet si ky i Radios GLOBI qe eshte detyruar te nderpres perkohesisht punen per shkak te:
-Interferimit te Radios DUKAGJINI, Radios B92 dhe Radios KOSOVSKA MITROVICA;
-Per shkak te pamundesise se KPM-se per pese vite te zgjedhe problemin.
Ligji parasheh kushtet per aplikim e licencim por jo per rastin si i Radios GLOBI.
Pra, Radio GLOBI ishte dhe eshte i licencuar dhe ka te drejte te rinise punen e me pas te aplikoje.
Ndaj, duke kundershtuar Vendimin e KPM-se per ndalimin e licences per Radion GLOBI kerkojme qe ky vendim te zhvleresohet dhe te detyrohet Radio DUKAGJINI te zhdemtoje materialisht e moralisht Radion GLOBI per aq sa e ka demtuar dhe per aq sa ka perfituar duke nderhyre ne frekuencen dhe ne “ tregun “ medial te Radios GLOBI.
Insistojme qe KPM te merr edhe masa tjera te dispilinimit te Radios DUKAGJINI qe jane parapare me Ligj.
Qasja e bute dhe aplikimi “ edukativ “ i dispozitave me zhagitje mbi pese vjeçare beri qe KPM te favorizoje njeren pale dhe ( ndoshta pa dashje e pavetedije ) te diskriminoje palen tjeter, kesaj rradhe Radion GLOBI. Dhe, rezultat i ketij favorizimi / diskriminimi eshte riaktivizimi i mundimshem i Radios GLOBI, rifillim ky qe nderpritet me Vendimin e KPM-se te dates 02.03.2010.
Nuk eshte ky i vetmi favorizim / diskriminim nga ana e KPM-se. Monitorimi mes gishterinjesh dhe ridhenia e licences ndotesit te mjedsit elektronik-medial te Mitrovices Radio(PORNO)TV MITROVICA, shqiptimi i denimit RTK-se per pergjegjesine e njejte te transmetimit te ngjarjeve ne Mitrovice dhe heshtja e manipulimit te anketimit medial nga Radio YLBERI deshmojne se KPM ka pasur shume pune tjera para se te merrej me Vendimin e marrjes se licences Radios GLOBI-edhe ate ne menyre jo te drejte dhe joprofesionale. Nuk duam t i nderlidhim keto raste pe r ti shfaqur si fushate kunder Radios GLOBI. Mirepo, edhe lejimi i tepruar e gjithe ketyre favorizimeve vetvetiu ngrisin dyshime.
Shpresojme se pasqyrimi i drejte e sinqerte i gjendjes, i argumentuar, do te merret parasyshe nga Bordi i ankesave dhe se, duke anuluar Vendimin…Radios GLOBI do t i kethehet licenca e transmetimit.
01.04.2010 Radio GLOBI: Selatin Kaçaniku, kryeredaktor,
sssELATIN
01.04.2010
Mitrovice