2011-02-08

"Jetë dhe vdekje në Ballkan"


Vjen në shqip rrëfimi i Tomasheviç,


47 luftëra të përjetuara vetëm në tre brezat e familjes se tij, duket se kane qenë nxitja e mjaftueshme dhe e fortë e shkrimtarit dhe botuesit Bato Tomashevic, për të shkruar librin “Jetë dhe vdekje në Ballkan”. Libri, i cili është përkthyer në dhjetëra gjuhë tashmë flet shqip në logon e shtëpisë botuese Onufri.

Shkrimtari i cili ishte në Shqipëri se bashku me bashkëshorten e tij, Madge, vetëm për pak kohë, rezervoi një intervistë për Alsat ku rrëfen historinë e Ballkanit përmes sagës familjare te tij. Një familje kolonësh malazeze të vendosur ne Mitrovicë në Kosovë... një fëmijëri që e shënjoi shkrimtarin e tanishëm, por Tomashevic kujton edhe kur shkeli për herë të parë tokën shqiptare si partizan në vitin 1944.

“Kjo është hera ime e tretë në Shqipëri, kam qenë këtu në 1944 si partizan kam luftuar me lëvizjen partizane shqiptare. Por veç se mbaj mend që Shqipëria në atë kohe ishte më e zhvilluar se Mali i Zi... Në atë kohë kam qenë i ftuar i Enver Hoxhës dhe bashkëshortes së tij në 1944... gjithsesi kjo është një histori e gjatë dhe detajet janë përshkruar në këtë libër”, shprehet Bato Tomashevic, shkrimtar dhe publicist.

Shkrimtari e vijon rrëfimin e tij: “Kam lindur në Kosovë, në Mitrovicë, dhe femijerinë time e kam kaluar ne Kosove mes shqiptareve dhe e konsideroj ate nje nga pjeset me te bukura te jetes sime. Im at ishte mik i shqiptareve gjë qe ishte e rralle ne ate kohe te ndodhte mes shqiptareve dhe serbeve apo malazezeve.

Kam qene ne Ballkan dhe nuk mund ti shmangem atij e duke e pare ne distance kohore Ballkani eshte nje nga pjeset me te turbulluara te botes mes konfliktesh dhe urrejtjesh. Kur u ula te shkruaja kete liber nuk kisha per qellim te beja nje liber historik por jam i kenaqur qe te gjitha ngjarjet ballkanike jane pasqyruar korrektesisht”.

Autori i lindur ne vitin 1929 ka studiuar ne Angli dhe ka jetuar per shume vite mes ish-Jugosllavise dhe Anglise tashme qe prej 20 vitesh jeton ne Exeter ne Angli ku edhe eshte botuar fillimisht libri i tij. “Mendoj se libra si libri im (duke lene menjane modestine) i ndihmojne lexuesit jo vetem te njohin te kaluaren por edhe te kuptojne qe ne mund te jetojme ne paqe me njeri-tjetrin.

Ne kemi jetuar ne paqe me nj-tj ne te kaluaren por per fat te keq historia e fundshekullit te kaluar na tregoi se ekziston gjithmone mundesia qe nese politikanet perpiqen te perhapin urrejtjen ne vend te dashurise, sigurisht qe mberrijme tek ajo qe Milloshevici krijoi ne Ballkan”.

I konsideruar nga ekspertet nje nga librat me objektive mbi historine e Ballkanit....historia e Tomashevicit “Jete dhe vdekje ne Ballkan” me nje stil mberthyes hap nje dritare unike ne nje bote te humbur te Ballkanit ne kohe moderne.

Mira Tuci

Shkruan : Flori Bruqi : Vrasja e Haki Tahës dhe heshtja e turpshme e shqiptarëve

Kërko brenda në imazh                     Vrasja e Haki Tahës dhe heshtja e turpshme                                     Haki Taha, u lind n...