Ditari i Anne Frankut, për herë të parë me përmbajtje të plotë është ekspozuar në shtëpinë në të cilën ajo e kishte shkruar atë përderisa fshihej nga nazistët gjatë Luftës së Dytë Botërore.
Muzeu i Anne Frankut, i cili zë vend në shtëpinë në të cilën ajo është fshehur, këtë vit shënon përvjetorin e 50-të. Një pjesë e ditarit të hebraikes së vogël, tashmë ishte ruajtur në muzeun “Anne Frank”, përderisa pjesët e tjera ishin ruajtur në arkën e Qendrës Holandeze të Dokumentacionit të Luftës së Dytë Botërore.
Pjesët e reja të ekspozuara të ditarit ngërthejnë tri fletore, përmbledhje të tregimeve të shkurtra dhe citate libri. Me qindra fletë nënshkrimi në hartën e ndjeshme periodikisht do të jenë në dispozicion të vizitorëve. Ekspozitën të mërkurën e ka hapur Mbretëresha holandeze Beatrix.