Agjencioni floripress.blogspot.com

2011/02/06

Qeveria e ardhshme e Kosovës me 4 zëvendëskryeministra

http://www.botasot.info/img/qeveriaskenderbeu.jpg

Negociatat për qeverinë e re nisin zyrtarisht të hënën, por jo zyrtarisht punët pothuajse janë drejt fundit.

Gjatë të së dielës, në Hagë pritet të takohen drejtuesit e AAK-së me kryetarin e kësaj partie, Ramush Haradinaj, për të marr edhe bekimin e fundit për koalicionin.

Siç ka raportuar Klan Kosova, qeveria e ardhshme e Kosovës do të ketë katër zëvendëskryeministra - nga një nga partnerët e koalicionit, përkatësisht një nga AAK-ja, një nga AKR-ja dhe një nga minoritetet, ndërsa një zëvendëskryeministër do të jetë nga partia e mandatarit.

Sipas Klan Kosovës, bisedimet zyrtare për koalicionin qeverisës do të nisin të martën mbrëma. Së pari do të bisedohet me AKR-në, dhe pastaj me subjektet e tjera.

No comments:

Post a Comment

Profesor Dr.sci. Shkodran Cenë Imeraj Familja e Isa Boletinit me origjinë nga Isniqi i Deçanit

                                Historiaani Prof.dr.Shkodran  Cenë Imeraj  Zbritja nga vendbanimi i pjesës kodrinore-malore dhe vendosj...