2011-02-12
Do fjalë rreth gazetarisë së mjerë
Në E-Mailin e Redaksisë së «Faktit Ditor» kanë ardhur ca komente dhe letra që komentin tim rreth ambasadorit Naim Malaj e kualifikojnë si «Gazetari të mjerë». Ndër autorët e atyre mesazheve i identifikoj edhe ca kolegë e si duket edhe ish-miq të mi – që nuk kanë guxim të dalin me emër. Një numër të konsiderueshëm të tyre nuk i kanë nxjerrë në ueb, sepse sajuesit mendojnë se kalojnë kufijtë e polemikës normale. Dakord. Arsyen se pse ata më shesin leksione e di. Prandaj po ua shkruaj këtë letër.
1. MPJ e Kosovës ka dhënë deklaratat për keqpërdorim të mjeteve nga zotëri Malaj.
2. Gazeta «Zëri i ditës» përfol ato profesionalisht.
3. Përgjigja e vetme e Malaj-t ndaj tyre del te portali shtetëror zviceran albinfo.ch.
4. Aty ai nuk iu përgjigjet akuzave për na lanë «kokën me akull».
5. Kam shkruar për një gazetë të përditshme që e lexon diaspora shqiptare në Zvicër që aktualisht ka rritur shitjen më shumë se simotrat e saja «kosovare«, çka donë të thotë se ka obligime ndaj lexuesve të saj.
6. Unë jam Xhemal Ahmeti -me gjithë të këqijat që kam – nuk i takoj asnjë partie, jam pa shtetësi, nuk marrë pare nga asnjë projekt, nuk i shërbej askujt e më së paku qeverive.
7. Nuk më frikoni kurrë me asnjë kërcënim, madje as kur e thirrni gruan time zvicerane dhe e kërcënoni se mbetet pa burrë.
8. Ambasada e Kosovës i përngjanë një filiale të PDK-së dhe nuk prezanton asnjë shtet por një klan familjar e rajonal pa fije respekti diplomatik.
Kjo është e vërteta rreth ambasadorit tuaj analfabet në diplomaci vazhdomë më tutje.
Gazetar i mjerë është ai që për shkaqe përfitimi personal ose për arsye të ulëta lidhjesh ideologjike e fisnore përpiqet ta proklamojë një informim që nuk dallon nga manipulimi dhe mashtrimi i hapur. Gazetari profesional në anën tjetër i nënshtrohet një etike tjetër, një kodi tjetër informativ: atij të faktit dhe përfoljes së tij, ku nuk përjashtohet as eksponimi subjektiv, varësisht nga gjinia e shkrimit që bën. Këtë maksimë të thjeshtë besoj se e kanë mësuar ata që kanë studiuar gazetarinë si teori dhe praktikë dhe ata që kurrë nuk kanë pasur lidhje me libra shkencorë e gazetarinë e kanë nga talenti i tyre personal. Gjithë ata që nuk e dinë këtë punë, nuk janë gazetarë por raportues oborresh politike, kafenesh e pufesh etnofolklorike.
Është fakt se pjesa dërrmuese e gazetave shqiptare janë në një ose tjetër mënyrë media interesi. Domethënë i hyjnë në punë një klani, një politike, një partie apo edhe ndonjë personi në misionin e ngritjes (apo rënies) së tij personale. Fenomen, prej të cilit asnjë gazetari nacionale në botë nuk është çliruar as sot e kësaj dite. Prandaj vlen: para çdo gazete që jep maksimumin e saj të informimit objektiv – përkundër të gjitha obligimeve të saja ndaj patronëve dhe hijeve gri – duhet përulur dhe mbështetur. Gazeta të tilla ka edhe në hapësirën shqipfolëse. Ato janë të pakta dhe rrezikohen çdo çast të shuhen, ama ata ekzistojnë. Nëse për asgjë tjetër, atëherë vetëm për shpresën që prodhojnë se ndoshta një ditë edhe shqiptarët do të gëzojnë media të lira, duhet respektuar e përkrahur.
Kjo nuk vlen për gazetarë kuazipozitivistë, shkronjës që janë mësuar të përfitojnë (për të mbetur në skenë) nga çdo regjim, sistem dhe patron falë servilizmit të tyre të pakurriztë. Kjo nuk vlen për raportues dasmash monotone patriotike dhe sysh që tërë jetën e kanë kaluar duke i hyrë në b… çdokujt vetëm sa për t’i përfituar ca groshë duke ndërruar parimet qindra herë në ditë. Kjo nuk vlen për parazitë që me sjelljen e tyre të pakarakterë veçse ua zgjasin jetën jo vetëm mediave manipulatore por edhe krimit, asocialitetit dhe çdo bllokimi tjetër që ngulfat shoqëritë shqiptare. Më së paku kanë të drejtë fjale ata parazitë të gazetarisë shqiptare që marrin pare nga qeveritë ku jetojnë dhe - pra janë të detyruara ta demonstrojnë vijën e shefit me një servilizëm të skajshëm – të na shesin leksione për etikë gazetarie. Për të atillë që janë në gjendje që të shesin çdo fije morali tek paradhënësi sa për të siguruar vendin e punës për do vite a muaj.
Kjo është fytyra e gazetarisë së mjerë. Kjo është biografia e gazetarëve të mjerë.
Gazetarë të lirë ka pakë. Sysh që nuk ia futin asnjë qeverie e asnjë redaksie që frymon sipas konditave të një strategjie manipulatore e interesash sektareske edhe atëherë kur vdesin për bukë. Ata janë pakë sepse nuk mund të etablohen kund dhe bëjnë profesionin e tyre duke u shfaqur gjithandej, gjithmonë të leckosur, të sharrë a të përgojuar. Të vetmuar bëjnë punën kundër mullirit kriminel e manipulues të shteteve dhe klaneve shqiptare të zhytura deri në hundë në krim,të përjetësuara në rrjete primitive klanore si bllokuese të çdo perspektive pozitive për shqiptarët.
Po flasim për Gazetari të mjerë të nderuar. Po flasim pa dorëza. Me emra doni? Nuk ka problem kur të doni. Veç urdhëroni. Gazetari doni? Po e bëjmë atë pa dorëza. Tash tutje. Këtu jam!
Vdiç shkrimtari dhe avokati i njohur dardan Zeqir Berdynaj (1934-2025)
Zeqir A. Berdynaj, u lind më 6 qershor 1934, në Firzë, ish katundi i Ri i komunës së Pejës. Shkollën fillore dhe të mesmen e kreu në vendli...
-
Genci Gora NË SHKOLLË TEK SHTRIGA Shkarko falas Begzat Rrahmani VALËT E GURRËS Shkarko falas Mehmet Bislim...
-
Akademik Prof. Kujtim Mateli Pak histori derisa nisa t ë shkruaj librin “E vërteta për Dodonën dhe Epirin” (Pjesa e parë e para...
-
"Zëra nga burime të nxehta" mbetet një libër i veçantë i shkrimtarit Sabri Godo . Ai vjen për të dëshmuar se ka autorë dhe vepr...