Me ndërmjetësimin e zyrtarëve ndërkombëtarë më 6 shkurt 1999 nisi Konferenca paqësore për Kosovën në Rambuje të Francës, në të cilën kanë marrë pjesë delegacioni nga Kosova dhe ai nga Serbia, konferencë kjo e cila zgjati 17 ditë dhe përfundoi pa sukses, për shkak të kushteve të papranueshme të Serbisë.
Delegacioni i Kosovës kishte pranuar parimisht propozim-marrëveshjen për zgjidhjen e krizës në Kosovë, të cilën e kishte propozuar Grupi i Kontaktit. Delegacioni serb sado që parimisht pranoi këtë propozim-marrëveshje, mbrojti qëndrimin që trupave të NATO-s të mos iu lejohet kalimi nëpër Serbi dhe forcat ndërkombëtare në Kosovë të jenë në kuadër të Kombeve të Bashkuara.
Edhe rrethi i dytë i bisedime që filloi më 15 mars në Paris përfundoi pa sukses.
Delegacioni kosovar dhe ai serb kishin nënshkruar më 18 mars marrëveshje të ndryshme. Delegacioni i Kosovës kishte nënshkruar marrëveshjen e ofruar nga bashkëbiseduesit ndërkombëtarë, ndërkohë që delegacioni serb kishte nënshkruar projektmarrëveshjen politike- marrëveshjen për vetëqeverisjen në Kosovë.
Më 24 mars 1999, NATO filloi bombardimin e trupave ushtarake dhe paramilitare të Serbisë.
Pas 78 ditë bombardimesh pasoi tërheqja e forcave serbe nga Kosova dhe vendosja e misionit të Kombeve të Bashkuara- UNMIK në Kosovë.