nga Beqir SINA, New York, SHBA
SOUTHERN Blvd. BRONX (NY): Kohë më parë në shtëpinë e Vatrës - Bronks - Nju Jork, "Bota e Gruas Shqiptare" perfaqesuar nga autoret e librit "Nenes" qe banojne ne Nju Jork, organizuan në bashkëpunim me Vatrën, mbasditen kulturore për promovomin e antologjisë së porsa botuar "Nëna", që u moderua nga Zj. Mimoza Dajci dhe Iliriana Sulkuqi. Nikoqirja e këtij takimi "Bota e Gruas Shqiptare" themeluar nga z. Merita Bajraktari McCormack, është një grup grash dhe vajzash shqiptare që komunikon në internet, dhe që ka nxjerre në dritë dhe frytet e kësaj lidhje me botimin e këtij libri, i cili, është një antologji modeste me krijime kushtuar Nënës nga 26 vajza dhe gra nga forumi virtual femëror mbarëshqiptar.
Më pasë ajo tha se si u bë libri "Nëna", si i lindi ideja... e tjera. Duke treguar momente që ajo kishte përjetuar me mungesën e vajzës së saj e cila ndodhej në Washington D.C në një aktivitet, të cilin e ka përshkruar bukur edhe gazeta "Illyria", ajo kishte ndjerë se duhej ti shkruhej Nënës së saj, t'i rrefente mbi brengen pohon ajo duke treguar sekretet e librit. E tek beja kështu, shprehet Bjaraktari ndjeva se edhe nëna ime kishte mall për mua fëmijen e saj dhe kështu më lindi ideja që ti shkruaja duke i kërkuar falje pse isha larguar... se doja ti thoja më fal dhe të kam kuptuar!
Rreth kësaj teme sqaroi Mimoza Djaçi, njëra prej dy organizatoreve kryesore të këtij aktiviteti e cila ka citojë një njohje me librin nga Dr. Mirela Bogdani, bërë rreth botimit të ketij libri ku thuhej se "Sapo ka dalë nga shtypi libri me përmbledhje në prozë dhe poezi "Nënës". Libri është prodhim i shtëpisë botuese "ALBIN" Tiranë. Parathënia është shkruar nga Dritëro Agolli, kurse kopertina është realizuar nga Argetina Tanushi. Autoret e librit janë 26 vajza dhe gra, anetare të forumit femëror shqiptar "Bota e Gruas Shqiptare". Ky është një grup virtual femëror, krijuar për t'i shërbyer mbajtjes gjallë të traditës, identitetit dhe vlerave familjare e shoqërore, dhe trashëgimisë kulturore shqiptare. Fushat e angazhimit profesional të anëtareve janë multidimensionale, gjë që i bën diskutimet në këtë forum të larmishme dhe interesante.
Promovimin e përshëndeti zonja Iliriana Sulkuqi. Ajo në emër të organizatoreve, i Ju falemnderua për pjesmarrjen të gjithëve, dhe veçanërisht Federatës PanShqiptare të Amerikës VATRA. Në këtë falemnderim nuk mundem të lë pa përmendur, tha Sulkuqi, edhe ato 26 femra shqiptare nga të gjitha trojet etnike, Shqipëria e Diaspora, të cilat janë autore të kësaj antologjie. Sot, është një ditë speciale me një emërues të përbashkët, ku fjala Nënë! do të tingëllojë me nota thellësisht të forta, ka konkluduar Sulkuqi. Kryetari i Vatrës, Agim Karagjozi tha se: "Jemi shumë të gëzuar që shohim këtë aktivitet të organizohet në shtëpinë e Vatrës. Të faleminderojë për këtë të gjithë ato zonja që kontribuan për këtë takim. Kisha shumë dëshirë që këtë takim t'a përshëndes me një poezi kushtuar nënës sime. Poezia titullohet: "Erdhi lajmi".
Megjithëse kam pasur një farë paragjykimi për këto lloj antoligjie, tha ai disa nga antollogjit që kamë lexuar më parë më kanë diziluzjonuar, si ato për gruan, ushtrinë, për politikën e tjera të botuara në Shqipëri. Ky ishte një libër krejt i veçantë. Dhe titulli më i përshtatëshëm i tij do të kishte qënë "Nëna krijon për Nënën".
Si konkluzion:
Pejsë nga poezitë e këtij libri recitojë artistja e famëshme shqiptare Justina Aliaj. Gjithashtu Orsin Turmalaj lexoi poezi nga libri si dhe Astrit Tota. Dy vogëlushe ishin dhe supriza e këtij takimi ato recituan bukur dy poezi njëra për Nënë Terezen dhe tjetra për Nënën. Një koktej me ushqime të përgatitura nga amviset shqiptare, ishte mbyllja e këtij aktiviteti, i cili, ishte i pari që mbahej në shtëpinë e Vatrës. Nëpërmjet këtij aktiviteti këto gra u shprehën se ato do të zhvillojnë bashkëpunimin për të botuar së bashku vepra të tjera letrare, dhe, se do të rrisin bashkëpunimin me Vatrën. Në këtë këndëvështrim ato morën edhe premtimin solemn dhe përkrhajen të kryetarit të Vatrës, z Agim Karagjozi. i cili pasi urojë për suksesin, tha se: "Vatra e ka pasur gjithmonë dyert e hapura për të gjithë shqiptarët, e do t'i ketë gjithmonë të hapura, prandaj tha ai jeni më se të Mirëseardhura në shtëpinë e Vatrës".