Agjencioni floripress.blogspot.com

2011/02/11

Gripi i derrave, simptomat e sëmundjes që shfaqen tek të prekurit

Çka është gripi i derrave?


16
Gripi i Derrave eshte nje semundje ngjitese e traktit te frymëmarrjes dhe besohet se ky virus shumë ngjitës ka origjin nga derrat në Azi.

Kur është raportuar rasti i parë me virus nga Gripi i Derrave?

Në mes të marsit të 2009 është raportuar rasti i par në Meksikë. Në prill të 2009 virusi veç ishte bërë epidemi dhe shpërndahet shpejtë anekënd botës.

Cilët janë simptomat e Gripit te Derrave?

  • Ethe
  • Letargji
  • Kollitje
  • Teshtitje
  • Humbje apetiti
  • Shkuarje Hundësh
  • Sy të përlotur
  • Fyt të skuqur
  • Dhembje muskujsh
  • Kokë dhembje
  • Përzierje
  • Vjellje
  • Diarre

Si përhapet Gripi i Derrit?

Gripi i Derrit përhapet nga kontakti me personin i cili teshtin apo kollitet.

Si dallohet gripi i zakonshem nga gripi i derrave?

Simptomat e hershme të të gjitha llojeve të gripit janë të ngjashme e gjithashtu janë të ngjashme me simptomat që shkaktohen nga infeksionet nga shumë virus tjerë që nuk kanë asgjë të bëjnë me virusin e gripit. E kjo e bënë të vështirë diagnostikimin e cilido grip të bazuar vetëm nga simptomat. Edhe pse gripi i zakonshem dhe gripi i derrave kane simptoma te ngjashme, ky post tregon ndryshimin dhe disa simptoma brengosese ne rast gripi.
Të gjithë viruset e gripave shpërndahen nga një bartës (njeri apo kafshë) në tjetër kryesisht nga piklat e vogla të pështymës dhe mukozës apo në jashtëqitje. Brenda secilës pikël të pështymës gjenden me dhjetëra miliona virus të vegjël të gripit. Në momentin që virusi gjen një bartës të ri dhe infekton qelizat e bartësit, ai fillon të riprodhohet pa zhurmë duke krijuar miliona kopje të vetës para se të shkaktoj simptoma. Kjo kohë në mesë të fillimit të infeksionit dhe fillimit të shfaqjes së simptomave njihet si periudha inkubacionit. Virusi i gripit te derrave (gripi H1N1) është virus i ri dhe ka periudhë të inkubacionit prej 3 deri 5 ditë.

Simptomat e Gripit te Zakonshëm


Gripi i zakonshëm kryesisht ndodhë gjatë motit të ftohtë apo më mirë të them fillon ka fundi tetorit e zgjatë deri në mars. Sëmundjet e ngjashme me gripin që ndodhin gjatë muajve tjerë kanë pak gjasa të jenë shkaktuar nga virusi influencës. Edhe pse shumica e atyre që janë me grip kanë fyt të skuqur dhe kollitje, këto simptoma mund të shkaktohen nga shumë infeksione tjera e bile edhe gjatë gripit sezonal.
Kur dikush ka fyt të skuqur dhe kollitje gjatë gripit sezonal janë disa gjëra që e bëjnë gripin të dallueshëm nga infeksionet tjera. Personat me virus të influencës apo me grip kane gjasë të përjetojnë këto:
  • simptomat shfaqen befas – brenda disa orëve
  • të ndjehet shumë të sëmurë (nuk kanë energji për asgjë)
  • kenë temperaturë të lartë (37 deri 40 gradë celsius) që ngjitet shpejtë në këtë nivel, brenda 12 deri 24 orëve
  • kokedhimbje, dhembje muskujsh, dhembje të nyjave, dhembje gjatë lëvizjes së syve dhe siklet ndaj dritës së fortë – së bashku me kollitje dhe fyt të skuqur.
Me fjalë tjera, ashtu sikur cilido nga ne që mund të vërtetoj sepse të gjithë kemi pasur gripin një herë në vit, në mos më shumë, gripi i zakonshëm mund të të bëjë të ndiheni mjaftë i sëmurë për një kohë, apo jo? Sidoqoftë, tek njerëzit e shëndetshëm, gripi i zakonshëm zbutet në momentin që trupi i njeriut vë në funksion një përgjigje mbrojtëse: njerëzit e shëndetshëm zakonisht kthehen në gjendje të shëndetshme pas rreth një jave. Për njerëzit e shtyrë në moshë me sëmundje të zemrës apo mushkërive, një barrë shtesë e një infeksioni serioz të mushkërive mundet të jetë i tepërt. Në Amerikë rreth 30.000 njerëz vdesin çdo vit për shakë të gripit të zakonshëm.

Simptomat e Gripit te derrave

Gripi H1N1 ka simptomat e ngjashme me gripin e zakonshëm. Përzierje, vjellje dhe diarre janë të zakonshme.
Këtu poshtë keni ndryshimet në mes të gripit H1N1 dhe gripit sezonal:
  • Gripi H1N1 duket që zhvillohet në mot shumë më të ngrohtë sesa në mot zakonisht të ftohët në të cilin gripi i zakonshëm lulëzon.
  • Simptomat e gripit te derrave nuk duken të jenë më të këqija se sa ato të gripit të zakonshëm, edhe pse ato ndoshta mund të ndryshojnë me ftohjen e motit gjatë dimrit.
Njerëzit me simptoma të gripit duhet menjëherë të kërkojnë ndihmë në rast se në vend se të shërohen ata sëmuren edhe më shumë me shenja rreziku që i keni më poshtë.

Për të rriturit, simptomat më brengosëse janë:
  • Frymëmarrje e shkurtë (e dobët)
  • Vjellje të njëpasnjëshme
  • Pështjellim (konfuzion)
  • Marramendje
Për fëmijët, simptomat më brengosëse janë:
  • frymëmarrje shumë e shpejtë
  • fëmija nuk hanë apo pinë normal, nuk luan dhe nuk është aktiv, nervoz dhe irritohet lehtë ose edhe duket i përgjumur jo si zakonisht
  • temperaturë të lartë dhe skuqje të lëkurës
  • mavijosje të buzëve dhe lëkurës
Këto janë shenja dhe simptomat që duhet ti keni parasysh e që e dallojnë gripin e zakonshëm nga gripi H1N1 apo gripi i derrave. Sidoqoftë, edhe në rast të shenjave të gripit të zakonshëm rekomandohet të kërkoni ndihmë mjekësore menjëherë.

******


IKSHPK: Masa më të forta për higjienën dhe kontrollet sanitare. Ministria e Shëndetësisë  duhet të bejë mbledhje urgjente për gripin e derrave




Alarmi për gripin e derrave ka vënë në lëvizje strukturat shëndetësore në të gjithë botën, duke përfshirë dhe vendin tonë. Specialistët kanë bërë të ditur se si duhet të evidentojmë rastet se kur një person është i prekur nga gripi i derrit.

Epidemiologët  sqarojnë se përhapja e sëmundjes ndodh nëpërmjet ajrit, kontakteve të drejtpërdrejta me kafshët dhe nëpërmjet konsumimit të mishit të derrit.

Ndërkohë, që simptomat janë të njëjta me ato të gripit të njeriut dhe të gripit të pulës. IKSHPK si dhe  Ministria e Shëndetësisë  së Kosovës  sqarojnë  se në vendin tonë ka të prekur nga gripi i derrit .

Simptomat 

Gripi i derrave shoqërohet me një problem frymëmarrjeje tipike që shfaqet tek derrat dhe që shkaktohet nga një virus i veçantë gripit të tipit A.

Mundësia për t’u infektuar është më e madhe tek njerëzit që janë në kontakt direkt me këto kafshë, por pas të prekurit të parë kjo sëmundje fillon të përhapet me shpejtësi nga një person tek tjetri.

 Simptomat e këtij gripi tek njerëzit janë të ngjashme me simptomat e një gripi normal, temperaturë, kollë, dhembje koke, marrje mendsh dhe këputje.

Shumë nga personat e prekur nga sëmundja kanë pasur edhe diarre dhe të vjella të vazhdueshme.

 Mënyrat e transmetimit të këtij gripi janë dy: ose përmes kontaktit me kafshët që bartin virusin ose përmes kontaktit me personat e sëmurë.

Personat e prekur nga sëmundja konsiderohen të infektuar përgjatë gjithë kohës që janë me këtë grip dhe deri në 7 ditë pas shërimi total nga simptomat.

 Ndërkaq fëmijët mund të qëndrojnë të prekur nga ky virus edhe për një kohë më të gjatë. 

Masat 

Vendet e Bashkimit Europian janë venë në alarm për një përhapje të mundshme të grupit të derrave. Ndërsa në Kosovë dhe Shqipëri  Instituti i Shëndetit Publik bën thirrje për rritjen e masave të higjienës me qëllim parandalimin e përhapjes së virusit H1N1  në këto dy vende. Eksperti shëndetësor –Epidemiologu  I mirënjohur prof.dr.Isuf Isuf Dedushaj bën me dije se sëmundja është një kombinim i gripit të derrit, shpendëve dhe njeriut, ndërsa shton se nuk ka vaksinë për parandalimin e tij. “Virusi i cili e shkakton atë përmban komponentë të virusit të gripit të derrit, gripit të shpendëve dhe gripit të njerëzve.

 Pavarësisht se quhet gripi i derrit kemi të bëjmë me një virus të ri, i cili nuk është identifikuar më parë. Kur themi se kemi të bëjmë me grip kemi të bëjmë me përhapje të rrugëve respiratore dhe nëpërmjet kontaktit. Simptomat janë të ngjashme me ato të gripit të zakonshëm” – kohë më pare është shprehur shkencëtari Isuf Dedushaj. 

Qendra per parandalimin dhe per kuren e semundjeve, ka publikuar ne faqen e saj web disa informacione mbi gripin e tipit AH1N1, i cili pas u shfaq fillimisht ne Meksike ku shkaktoi vdekjen e 150 personave, regjistroi edhe te infektuarit e pare ne Shtetet e Bashkuara e Kanada. Alarmi ka perfshire gjithe boten dhe Organizata Boterore e Shendetesise mbajti nje mbledhje te jashtezakonshme per te vleresuar me mire situaten. Po keshtu edhe Bashkimi Europian po leviz ne drejtim te mbajtjes se nje takimi urgjence te nivelit te larte, per te diskutuar per masat qe duhen marre.
Qendra ben te ditur se menyra me e sigurte per parandalimin e ketij gripi mbetet vaksinimi. Nderkohe po ky institucion ka publikuar nje mini vademekum me pyetje dhe pergjigje ne lidhje me kete virus dhe rrezikun e perhapjes se tij ne forme pandemie boterore. Keto keshilla ndihmojne ne reduktimin e rrezikut te infektimit dhe sqarojne mbi origjinen dhe perhapjen e semundjes, duke evituar alarmin e panevojshem qe natyrshem mund te linde ne popullate.
Çfare eshte gripi i derrave?
Eshte nje semundje akute e rrugeve te frymarrjes tek derrat, e shkaktuar nga viruse gripale te tipit A, qe shkaktojne epidemi gripale tek kjo kafshe. Edhe pse prek ne mase derrat, ngordhshmeria e tyre nga kjo semundje mbetet e ulet. Ky lloj gripi shfaqet gjate gjithe muajve te vitit tek derrat, por epidemite me te shpeshta shfaqen ne periudhen vjeshte – dimer, ashtu siç ndodh edhe per epidemite qe godasin njerezit. Ky virus eshte zbuluar per here te pare ne vitet ‘30 te shekullit te shkuar.
Sa lloj virusesh te gripit te derrave ekzistojne?
Si te gjithe viruset gripale edhe ata te gripit te derrave kane vetine qe te ndryshojne dhe te pesojne vazhdimisht mutacione: derrat mund te semuren si nga gripi i pulave ashtu edhe nga ai i derrave. Kur viruset gripale te specieve te ndryshmke te kafsheve infektojne derrat, keto lloj virusesh mund te pesojne mutacione dhe nga keto ndryshime te lindin viruse te reja njerezore/te pulave/ te derrave. Gjate viteve kane lindur disa variante te gripit tek derrat: ne kete moment jane identifikuar 4 nentipe kryesore: : H1N1, H1N2, H3N2, e H3N1. Megjithate , me e shumta e viruseve te izoluara te derri kohet e fundit kane qene pikerisht te tipit H1N1.
Gripi i derrit a infekton popullsine njerezore?
Normalisht jo, megjithate ndodh qe verifikohen infektime sporadike nga viruse gripi te derrit. Shpesh ndodh qe konstatohen infektime njerezore nga viruse te gripit te derrit neper persona te cilet jane ne kontakt me kafshen pra derrin ne kete rast (per shembull ne punetore te cilet merren me rritjen dhe shtimin , frekuentues te panaireve zooteknike).
Cilat jane simptomat e gripit te derrit tek njeriu?
Simptomat jane te ngjashme me ato te gripit te zakonshem te stinse: temperature, pergjumje, mungese oreksi, kolle. Disa persona te infektuar nga ky lloj gripi kane manifestuar edhe simtoma rrufe, dhimbje fyti, marre mendsh dhe te vjella, diarre. Ashtu si çdo grip edhe gripi i derrave mund te rendoje patologjite kronike nga te cilat mund te vuajne njerezit e semure dhe te shkaktojne komplikacione te renda (polmonite ose bllokim frymarrjeje) duke rritur ne kete menyre vdekshmerine tek te infektuarit.
Sa i rende eshte te njeriu gripi i derrit?
Ashtu si gripi i stines, infektimi i gripit te derrit, te njeriu mund te paraqitet ne menyre te lehte ose te rende.
Njerezit mund te infektohen duke ngrene mishin e derrit?
Jo,virusi i gripit te derrit nuk trasmetohet ne ushqim ; nuk mund te infektohesh nga gripi i derrit duke ngrene mishin ose produktet qe kemi prej tij. Mishi mund te hahet i gatuar ne menyre te kujdeshme, duke gatuar ne temperature 70-80 ° grade viruset e gripit te derrit ashtu si dhe bakteret e viruset e gjallesave te tjera nuk u rezistojne dot temperaturave te larta, keshtu qe mund te konsumohen pa merak.
Si ngjitet gripi i derrit?
Viruset e gripit mund te trazmetohen nga njeriu te derri ashti si nga derri te njeriu. Infeksionet njerezore me origjine derri, manifestohen me probabilitet me te madh ne persona te cilet kane kontakt direkt me kafshen. Trasmetohet edhe nga personi ne person. Eshte e njejta gje qe ndodh kur kemi te bejme me griperat e stines, pra prej teshtimes (perhapjes se pikave te peshtymes) sekrezioneve te hundes-faringjitit prej kolles. Njerezit mund te infektohen duke prekur siperfaqje te ndotura prej sekrezioneve, duke i percjelle ne hunde e goje prej duarve. Prandaj larja e shpeshte e duarve eshte shume e rendesishme per uljen e rrezikut te infektimit
Virusi i kesaj epidemie ne Meksike e ne Usa eshte infektiv?
Egzistojne prova te mjaftueshme prej CDC ne Shtetet e Bashkuara te Amerikes, qe virusi i rasteve ne USA po perhapet nga njeriu ne njeri: megjithate ne kete moment nuk eshte mundur te dime se sa lehtesisht perhapet ky virus.
Si mund te diagnostikohet infektimi i gripit te derrit te njeriu?
Per diagnostikimin e gripit te derrit te tipit A, nevojitet te merret nje kampion i sekrezioneve te frymemarrjes (tampon te hundes ose i faringut) brenda 4 – 5 diteve te fillimit te simptomave (atehere kur mendohet se njeriu mund te eliminoje virusin) Megjithate disa persona ne veçanti femijet mund ta eliminojne virusin brenda 10 diteve ose me teper. Per te Identifikuar me se miri virusin e gripit te derrit duhet te dergojme nje kampion ne laboratoret e specializuar.

Cilat ilaçe mund te perdorim per trajtimin e infeksionit nga viruse te gripit te derrit?
Jane ne dispozicion disa lloje ilaçesh antivirale per trajtimin e gripit: amantadina, rimantadina, oseltamivir e zanamivir. Ndersa pjesa me e madhe e virusit te gripit te derrit ndikohet nga keto 4 ilaçe, viruset e ketij gripi te izoluara kohet e fundit prej shkencetarve, i rezistojne amantadines dhe rimantadines; ndersa vetem oseltamivir e zanamivir jane te keshillueshem per trajtimin/ruajtjen e gripit njerezor prej virusit te gripit e derrit.

Cilat jane epidemite e gripit te derrit te njohura deri tani?
Epidemia me e njohur eshte ajo qe goditi ushtaret e Fort Dix , ne New Jersey (USA), ne 1976 , me rreth 200 raste te ushtareve te pranishem ne kamp. Virusi shkaktoi semundje, me shenja radiologjikisht evidente te polmonitit tek te pakten 4 ushtare, njeri prej te cilene humbi jeten : tek te gjithe te prekurit rezultonte qe me pare kishin patur shendet te mire. Virusi ishte perhapur nepermjet kontaktit te ngushte gjate stervitjes. Thuhet se virusi kishte qarkulluar per me shume se nje muaj per t’u rishfaqur ne menyre spontane me pas. Burimi i virusit dhe momenti i perhapjes se tij tek Fort Dix dhe faktoret qe mund te kene ndihmuar ne perhapjen e tij jane te panjohura. Epidemia mund te kete qene shkaktuar nga ndonje virus kafshe i pranishem gjate periudhes se dimrit. Virusi i gripit te derrit i izoluar tek ushtaret e Fort Dix u quajt A/New Jersey/76 (Hsw1N1). Episodi beri te mundur nje fushate vaksinimesh te antigripit te popullsise ne vitin 1977.

2011/02/10

Fillon konkurrenca e WikiLeaks?

A ka gazetë apo forum WikiLeaks në Kosovë?


Përgjigjet e lexuesve pa censurë  i presim në adresën tonë elektronike : 



ptcflomed@yahoo.co.uk
Ish-bashkëpunëtori i Julian Assanges, Daniel Berg ka planifikuar që këtyre ditëve të lansojë rivalin e Wikileaks, uebfaqen OpenLeaks e cila gjithashtu do të publikojë dokumente sekrete.
Megjithatë, për dallim nga Wikileaks, ata që do të publikojnë dokumente në OpenLeaks do të kenë më shumë kontrollë mbi informacionet e tyre.
Kështu, platforma e re OpenLeaks do tu mundësojë burimeve të informacioneve të zgjedhin se në cilin medium do t’i publikojë dokumentet e tyre në mënyrë krejt anonime.
Në një konferencë për media, Berg u ka thënë gazetarëve  se në ditët dhe javët në vijim ata do ta testojnë faqen e tyre, ndërsa ai dhe ekipi i tij shpresojnë që i njëjti të jetë plotësisht funksional deri në fund të vitit.
Për momentin, OpenLeaks nuk ka asnjë burim financimi, mirëpo themeluesit e faqes kanë thënë se do të jenë plotësisht transparent për secilin burim të mundshëm financimi të cilin ata do ta marrin në ndërkohë.

Kush është K144?

LRB: Kush është K144?

'Shtëpia e verdhë'
"Shtëpia e verdhë"


























Shkruan: Xhefri Najs, ish-prokuror në Tribunalin e Hagës

Artikulli u botua në “London Riview of Books”


Në fund të vitit të kaluar u raportua se nga fundi i viteve 1990, Hashim Thaçi, kryeministri i Kosovës, bashkë me udhëheqës të tjerë politikë shqiptarë, kishin tregtuar organet e të burgosurve serbë që mbaheshin në Shqipëri.

Disa gazeta sugjeruan se organet janë nxjerrë derisa të burgosurit ishin gjallë. Pretendimet ishin bazuar në një raport të raportuesit të Këshillit të Evropës, Dik Marti.

Ato janë krejt të ndryshme nga akuzat e ngritura kundër disa njerëzve që aktualisht gjykohen në Kosovë për transplant ilegal të organeve.

Grupet kriminale, përgjegjëse në këtë rast, thuhet se kanë lidhje me udhëheqësinë politike, por është për të ardhur keq që Marti lejon që dy pretendime të ndryshme të mbështesin njëri-tjetrin.

Pretendimet për trafikim të organeve fillimisht u ngritën nga ish-kryeprokurorja Karla del Ponte në vitin 2008. Asokohe, unë isha një nga kolegët e saj.

Ajo u thirr në disa burime të ndryshme, ku asnjëri nuk ishte i identifikueshëm. Ekzekutimet dhe heqja e organeve, pohonte ajo, janë bërë pak pas përfundimit të konfliktit në Kosovë, në qershor, 1999.

Sa janë të besueshme këto pretendime? Mbi çfarë provash bazohen? Me sa di unë, asnjë viktimë nuk është identifikuar deri sot. Mos janë ato ndoshta pjesë e një fushate mediatike për të penguar njohjen e Kosovës si shtet i pavarur?

Shkrimet në shtypin serb sugjerojnë se shumë nga këto akuza vijnë nga dëshmitari i njohur si K144, megjithëse del Ponte asnjëherë nuk i referohet këtij burimi në librin e saj (nuk i referohet drejtpërdrejt as Marti).

Sipas mediave, veshkat ishin nxjerrë për t’u shitur. Serbët kanë lënë përshtypjen, pa e theksuar qartë, se K144 ishte “dëshmitar i mbrojtur” i Gjykatës së Hagës.

Dëshmitarët e thirrur në gjykimin e Sllobodan Millosheviqit, në pjesën që kishte të bëjë me Kosovën, ishin të njohur me shkronjën ‘K’, por numri i tyre përfundoi aty rreth K116.

Në qoftë se K144 është pseudonimi i vërtetë, atëherë si e kuptoi shtypi serb dhe nga kush? Kush është K144? Në faqen e internetit të Tribunalit ka shumë dëshmitarë me ‘K’, por asgjë për K144.

Sipas një gazete, ngjarjet kanë ndodhur në Burrel të Shqipërisë. Burreli në fakt u hetua nga Tribunali gjatë gjykimit të Millosheviqit në vitet 2003-2004, pasi u ngritën pretendime se atje ishin keqtrajtuar të burgosurit serbë.

Asnjë provë nuk u zbulua, megjithëse Tribunalit i ishte thënë se ishin gjetur gjurmë gjaku dhe shiringa në të ashtuquajturën Shtëpia e Verdhë.

Nëse K144 me të vërtetë ka dhënë deklarata për të cilat sugjeron Marti para marsit të vitit 2006, unë do ta kisha ditur. Avokatët tjerë gjithashtu do të duhej ta dinin dhe informata do t’i dorëzohej Millosheviqit sipas rregullave të Tribunalit.

Një gazetë tjetër, së fundmi, ka botuar deklarata të një dëshmitari tjetër, me incialet ‘Lj.K’, i cili pohon se e di se çfarë ka ndodhur.

Por, edhe vetë Marti pranon se disa raporte synojnë t’i dramatizojnë faktet.

A mund të thuhet se Thaçi e shmangu drejtësinë? Udhëheqësit tjerë të UÇK-së u gjykuan dhe disa po rigykohen.

Një shpjegim thotë se Medlin Ollbrajt e ka urdhëruar Tribunalin të mos e akuzojë. Del Ponte thotë se nuk kishte mjaft prova kundër tij. Atëherë, përse emri i tij papritur u shfaq me pretendimet për tregti organesh, me atë që të tjerët nuk janë përballur? Përse del Ponte thotë se ai nuk ka mundur të gjykohet në Tribunalin e Hagës?

Ekzekutimi dhe masakrimi i robërve të luftës sigurisht që do të kualifikohej si krim i luftës. Afati i fundit për ngritjen e aktakuzave ishte janari 2004, por akuzat si këto mund të ngriteshin edhe më vonë.

Me akuzat e tilla do të duhej të merret Tribunali, e jo të publikohen në memoare. Dy vjet pas librit të del Pontes, raporti i Martit nuk shkon përtej thashethemeve të saj, të cilat gazetat serbe dhe faqet serbe në internet vetëm i ripërsërisin.

Marti i mban fshehur burimet, për shkak të frikës – siç është thënë – se ato mund të dëmtohen nga kosovarët e përfshirë apo edhe shqiptarët në përgjithësi.

Thaçi ka thënë se këto thashetheme “nuk do ta kthejnë prapa” dhe se akuzat janë bërë nga një “rrjet që kundërshton pavarësinë e Kosovës”. Në një intervistë për mediat në Prishtinë, ai ka thënë se “është i mësuar me akuza të tilla” dhe se beson që “Marti nuk është i vetëm në këtë proces, porse pas tij qëndron një klub anti-pavarësisë”.

Mund të ketë të drejtë? Marti, së fundmi është përpjekur t’i sqarojë gjetjet e tij, duke thënë se raporti i tij nuk pretendon se Thaçi ka qenë personalisht i përfshirë në trafikimin e organeve, por në realitet akuzat dhe dëshmitë qëndrojnë.

Kosova ka shpallur pavarësinë në vitin 2008, shumë shpejt pasi Thaçi u bë kryeministër dhe filloi të lobojë për mbështetjen e 2/3 së vendeve anëtare të OKB-së – të nevojshme për të siguruar njohjen zyrtare.

Korrikun e kaluar, Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë ka vendosur kundër kërkesës së Serbisë për të vënë në dyshim ligjshmërinë e shpalljes së pavarësisë së Kosovës. Kosova është në rrugën e saj për t’u bërë anëtare e OKB-së: 74 shtete tashmë e kanë njohur atë.

A po i përdor Serbia akuzat kundër Thaçit në përpjekje për të bllokuar një gjë të tillë? Presidenti serb, Boris Tadiq, javë më parë, tha se “Serbia po priste me vite për një raport të tillë” – si për shembull një që nuk i fajëson serbët për të gjitha gjërat e tmerrshme që kanë ndodhur në ish-Jugosllavi.

Megjithatë, akuzat e reja kundër Thaçit duhet të trajtohen. Këtu ka një paralele me pozitën e Millo Gjukanoviqit, i cili ka qenë herë kryeministër, herë president i Malit të Zi, vazhdimisht që nga viti 1991. Si i ri, a ishte i përfshirë thellë me Millosheviqin. Në mes të viteve 2002-2009, ai ishte subjekt i hetimeve për kontrabandë duhani nga autoritetet italiane.

Mali i Zi, sikurse Kosova, lehtë mund të përmbyset si shtet kriminal; po ashtu sikurse Kosova, synon anëtarësimin në Bashkimin Evropian. Gjukanoviq tashmë është tërhequr dhe ka thënë se do të pushojë së mbajturi poste politike.

Një gjë e tillë, thonë disa, ka për qëllim të lehtësojë hyrjen e Malit të Zi në organizatat që janë të përgatitura të negociojnë me preferencat e Gjukanoviqit ose Thaçit, kur shtetet e tyre të dalin nga konflikti, porse duan të merren me dikë më pak të komprometuar.

Thaçi duhet të ndjekë të njëjtën rrugë si Gjukanoviqi, nëse zërat e tanishëm vazhdojnë të qarkullojnë.

Kosova, sfidë për stabilitetin në Evropë


Republika e Kosovës






























Çështjet e pazgjidhura lidhur me Kosovën, përfshirë dhe statusin e zonave me shumicë serbe në veri të Kosovës, mbeten sfidë për stabilitetin në Evropë. Deklarata është bërë nga Xhejms Klaper, drejtor i Zbulimit Kombëtar të SHBA-ve, për një nga komitetet e Dhomës së Përfaqësuesve të Kongresit.

Klepër thekson se një numër çështjesh në Ballkan janë "burim tensioni që kërkojnë përfshirjen e perëndimit, si në rrafshin diplomatik dhe në atë të sigurisë".

Dëshmia e Klepërit përmend dhe përpjekjet e Beogradit për të rihapur çështjen e statusit si dhe dobësinë e Prishtinës në sundimin e ligjit dhe shkallën e demokracisë.

Të njëjtat burime nënvizojnë se "retorika serbe rreth shkëputjes nga Bosnja do të vazhdojë të nxisë pasionet" në rajon.

“Floskulat serbe”


Nga Bujar Tresi

Vendimi është përfundimtar. Dialogu duhet të fillojë! Dhe në përgatitjet për komunikimin e pashmangshëm Prishtinë – Beograd, i cili është thënë se përpos mënjanimit definitiv të bisedës rreth statusit, sovranitetit dhe integritetit territorial të Kosovës, nënkupton dialog pa kushte e kushtëzime, Beogradi zyrtar megjithatë, nuk heqë dorë nga paralajmërimet se në këto bisedime hyn me paragjykimin e njohur se “nuk mundet dikush t’i fitojë të gjithat e dikush t’i humbë të gjithat”. Kjo është përsëritë së fundi edhe nga presidenti serb, Boris Tadiq nga foltorja e Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara. Shkurt thënë një nga përpjekjet e Serbisë për mashtrimin e opinionit ndërkombëtar sa herë që ajo mbet pa argumente valide në përpjekjet për rikthim në Kosovë. Është thjesht një mashtrim ordiner dhe një përpjekje që të minimizohet e tërë ajo që i është dhënë bashkësisë serbe në Kosovës mbështetur në Planin gjithëpërfshirës të Marti Ahtisaarit.
Kundër argumentet ndaj kësaj floskule serbe janë të shumta. Të gjitha analizat më serioze kanë treguar se ky plan gjithëpërfshirës dukshëm cenon integritetin dhe sovranitetin e Kosovës sidomos me planin e decentralizimit dhe mundësimin e lidhjeve speciale që do t’i kenë komunat me shumicë serbe me Beogradin si dhe me parimin e shumicës së dyfishtë në vendosjen kuvendore. Faktet tregojnë se me formimin e komunave të reja, bashkësia serbe, që aktualisht nuk kalon as 5% e popullatës në Kosovës, do të kontrollojë një territor afro 25-27% të territorit të Kosovës, që qartazi është madhësi dukshëm jo proporcionale me numrin e serbëve. Dhe kjo flet mjaftë për pozitën e serbeve në Kosovës por, edhe për nivelin e sakrificave që janë bërë e po bëhen për qëllimin më madhor-shtetin e Kosovës.
Edhe një paralelizëm i thjeshtë me korpusin e të drejtave të komuniteteve pakicë tregon se të gjitha këto prerogativa që i janë dhënë bashkësisë serbe janë dukshëm mbi nivelin e të drejtave që i gëzojnë komunitetet pakicë në shtetet fqinje e sidomos në Serbi. Aq më tepër kur komisioni i Venecias që moti ka konstatuar se Kushtetuta më e re e Serbisë në asgjë nuk jep pakicave ndonjë shkallë më të lartë qoftë të autonomisë kulturore apo fetare. Përkundrazi, me një rajonalizim dhe decentralizim tejet të centralizuar, krijimin e 5 rajoneve ku njëra ndër to, sipas saj, është edhe Kosova, ajo në esenca ka forcuar edhe më tepër pushtetin qendror dhe ka shtuar manipulimin me pakicat dhe të drejtat e tyre sidomos me formimin e të ashtuquajturave këshilla nacionale. Këtë më së miri e dëshmon pakënaqësia me nivelin e të drejtave kombëtare e shqiptarëve në Luginën e Preshevës dhe në Beograd, e boshnjakëve në Sanxhak, e hungarezëve në Vojvodinë, e romëve në mbarë Serbinë, e të mos flasim për pakicat numerikisht më të vogla në Serbi si malazezet, sllovakët, rumunët, bullgarët, maqedonasit, të cilët vetëm mund të ëndërrojnë nivelin e të drejtave që e kanë serbët dhe pakicat tjera në Kosovë. Fundja, as serbët e Vojvodinës nuk janë shumë të lumtur me varësinë aktuale ekonomike dhe politike që kanë nga Beogradi.
Pra , niveli i të drejtave të cilat i gëzon bashkësia serbe në Kosovës, i sanksionuar me Kushtetutën e Kosovës e flet pikërisht të kundërtën nga floskulat e përmendura të Tadiqit po edhe të zyrtarëve tjerë serbë.
Nga aspekti institucional është fakt se Serbia ma nuk zotëron Kosovën, të cilin e kishte aneksuar në fillim të shekullit të 20, si favor i luftërave ballkanike. Tani Serbia e ka humbë atë territor si pasojë e tërë asaj që ka ndodhë në këtë hapësira që nga ajo kohë e deri në vitin 1999 dhe çdo përpjekje e minimizimit të pasojave të këtyre zhvillimeve, të deportimeve të vazhdueshme të shqiptarëve, të vrasjeve, masakrave, djegieve, plaçkitjeve, burgosjeve, segregacionit permanent, janë vetëm vazhdimësi e politikës serbomadhe prej “Naçertanies”, Millosheviqit e deri te kjo garniturë shtetërore serbe e cila hiqet si e moderuar dhe distancuar nga këto synime politike. Serbia nga këndvështrimi shtetëror ka humbë kontrollin mbi Kosovën por, serbet si komunitet në Kosovën e pavarur, me Kushtetutë kanë fituar shumë më shumë se çdo pakicë tjetër jo vetëm në Ballkan por edhe më gjerë. Po ashtu, në Kosovën e pavarur komunat në të cilat serbët janë shumicë kanë shumë më shumë të drejta si njësi të pushtetit lokal në krahasim me pozitën që e kanë komunat në Serbi karshi pushtetit qendror. Dhe e tërë kjo e zhvleftëson plotësisht deklaratën e Tadiqit se Serbia nuk mund të pajtohet me situatën që “dikush t’i fitojë të gjithat e dikush t’i humbë të gjithat”.

Faji i Serbisë

Christian Schwarz-Schilling thotë se Serbia është fajtori kryesor për luftërat dhe zhvillimet e këqija në Ballkanin Perëndimor. Sipas tij, Serbia po e pengon edhe përparimin e Kosovës duke vënë në dyshim statusin e saj. Diplomati gjerman vlerëson se kjo është edhe arsyeja pse Kosova nuk po mund të lidhë marrëveshje me organizata ndërkombëtare.
Ish-përfaqësuesi i Lartë në Bosnjë e Hercegovinë, Christian Schwarz-Schilling ka deklaruar se Serbia është fajtore për të gjitha zhvillimet negative në rajon.
Diplomati gjerman ka thënë se Serbia po e pengon edhe përparimin e Kosovës, sepse në mënyrë të vazhdueshme e vë në dyshim statusin e saj. Si pasojë, Kosova edhe me tej nuk mund të bëjë marrëveshje me organizata ndërkombëtare.
Schwarz-Schilling ka komentuar edhe rreth vizitës së ministrit të Jashtëm gjerman, Guido Westerwelle, në Beograd, të enjten e ardhshme, e cila, sipas tij, nuk do të ketë shumë efekt.
Në një intervistë për programin boshnjak të radios Deutsche Welle, Schwarz-Schilling duke komentuar për të kaluarën e përgjakshme të Ballkanit ka thënë se edhe Kroacia ka një pjesë të fajit, por sipas tij, fajtori numër një është Serbia, e cila ka iniciuar luftërat.
“Edhe Kroacia në një masë të mirë i ka kontribuar luftës në Bosnjë e Hercegovinë”, është përgjigjur Schwarz-Schilling. Por sipas tij, faktet historike megjithatë tregojnë se luftën e ka iniciuar Slobodan Millosevic, sepse nuk e kishte lejuar pavarësimin e republikave të atëhershme jugosllave.
Ai ka kritikuar Serbinë që nuk ka pranuar deri tani rezultatet e pasluftës, sepse nuk dëshiron të pranojë pavarësinë e Kosovës dhe e mbështetë politikën e presidentit të Qeverisë së Republikës Serbe, Milorad Dodik.
“Serbia i ofron ndihmë të vazhdueshme Dodikut, i cili është i njohur për deklaratat e llojit 'Sarajeva nuk është vendi im' apo 'Sarajeva është Teheran'. Ai hap përfaqësitë e tij konsullore nëpër botë dhe sillet si shef shteti. Serbia e pengon edhe përparimin e Kosovës, sepse në mënyrë të vazhdueshme e vë në dyshim statusin e saj”, ka thënë ai.
Për luftërat e përgjakshme dhe stagnimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor, Schilling fajëson edhe Evropën, e veçanërisht Gjermaninë.
“Gjermania, duke qenë më e afërta gjeografikisht dhe njëkohësisht, vendi më i rëndësishëm i Evropës Qendrore, është dashur të tregojë vullnet politik dhe krizën jugosllave ta vërë në pikën e parë të rendit të ditës. Megjithatë, Gjermania lidhur me këtë çështje nuk ka qenë aktive as në Bashkimin Evropian, e as në NATO.
Ata besonin se intervenimi i Gjermanisë në NATO do të binte ndesh me kushtetutën. Ndërsa, kur pas tri vitesh Gjykata Kushtetuese e Gjermanisë konfirmoi se intervenimi i NATO-s nuk binte ndesh me kushtetutën, atëherë veç ishte bërë vonë”, ka vlerësuar Christian Schwarz-Schilling

Pse është Kosova ende e rëndësishme


Nga Christopher Hitchens
Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Evropa u ngritën kundër Serbisë. A mund të ngrihen edhe kundër Koresë së Veriut dhe Iranit?

Vendimi mbresëlënës i javës së kaluar nga Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë (GJND) në Hagë – për të hedhur poshtë pretendimin e parashtruar nga Serbia se shpallja e pavarësisë së Kosovës më 2008 ishte e paligjshme – kryesisht është injoruar ose është raportuar e zbukuruar me alarme të rreme për ndarje hipotetike në të ardhmen.
Pasi lejon një precedent të tillë u ankuan shumica, pse duhet ndaluar atëherë, le të themi, ndarjen e Katalonisë? Kjo linjë e të menduarit është dy herë e gabuar.
Sa për fillim, nuk ekziston asnjë gjasë aktuale ose teorike nën të cilën Kosova do të duhej të vazhdonte të jetë e sunduar nga Beogradi, e lëre më të konsiderohet si pjesë e Serbisë. Në rend të parë, traktatet ndërkombëtare që fillimisht njohën Kosovën si pjesë përbërëse të Jugosllavisë ndikuan në këtë gjë: Ajo ishte anëtare e një federate më të gjerë pas 1918-s dhe jo një segment i vetëm i një krahine të saj. (Për hollësi ligjore lidhur me këtë dallim të rëndësishëm konsultoni librin e Noel Malcolmit “Kosova: Një histori e shkurtër”). Madje edhe komunistët e stilit të vjetër jugosllav i garantuan Kosovës statusin e një rajoni autonom në Kushtetutën e tyre të vitit 1974. Ishte krim i madh – njëri prej shumë krimeve të mëdha – i ish-presidentit serb, Slobodan Milosheviq, se i anuloi të dyja këto marrëveshje të mëparshme. Pothuajse menjëherë pasi që mori pushtetin më 1989, ai shfuqizoi autonominë e Kosovës dhe vazhdoi me shkatërrimin e të gjithë Federatës Jugosllave me një përpjekje të çmendur dhe gjenocidale për të vënë në jetë “Serbinë e Madhe”. Pavarësia e Kosovës paraqet aktin përmbyllës të kësaj skeme të ligë dhe të çmendur. Shumica shqiptare nuk do të pranonte më një vendosje të re nën sovranitetin serb, ashtu siç Polonia do të dëshironte ta fuste veten me Rusinë apo Gjermaninë.
E sa i përket çështjes së “precedentit”, term ky që në mënyrë të vazhdueshme dhe hipotetike përdoret nga Rusia dhe Kina, shumëkush detyrohet të pyesë: “Çfarë precedenti?”
Moska dhe Pekini ishin mbrojtësit dhe armatuesit e Milosheviqit, derisa ai synonte të sillte një lloj etofashizmi në Evropë, dhe të dyja këto kanë minoritete të shumta përbrenda kufijve të vet apo pretendime territoriale kundër fqinjëve të afërt. A do të ndryshonte vërtet qëndrimi i tyre karshi Tibetit apo Gjeorgjisë nëse GJND-ja do të kishte marrë ndonjë lloj vendimi për to? Pyetja është vetë përgjigjja. Është mjaft qesharake që të dyja regjimet pretendojnë sikur i kushtojnë vëmendje së drejtës ndërkombëtare.
Çfarë ndodh pastaj me Kataloninë dhe rajonin bask, Quebecun dhe Skocinë? Këto janë çështje tejet antike dhe komplekse, me asnjërën prej tyre që ka ndonjë të përbashkët me historinë e fundit në Ballkan. Përvoja duket të na ketë mësuar se kombet brenda shteteve më të mëdha nuk e nisin rrugën e ndarjes aq lehtësisht. Sikur Spanja apo Kanadaja apo Mbretëria e Bashkuar t’i trajtonin minoritetet e tyre vetëm me dhunë dhe fanatizëm dhe me përbuzjen me të cilën Serbia shtypi Kosovën, atëherë do të ishte më se e mjaftueshme për historinë e katalonasve dhe baskëve, quebekëve dhe skocezëve, që të sugjerojnë se do të rebeloheshin në mënyrë të pandalshme deri tash.
Çfarë duket se “e frenon” këtë nacionalizëm, të paktën në rastet evropiane, është thirrja e vazhdueshme për anëtarësim në Bashkimin më të gjerë Evropian, që kërkon nga shtetet anëtare të respektojnë kombet më të vogla dhe rajonet e largëta. Dhe kjo mundësi tashmë i është ofruar si Serbisë ashtu edhe Kosovës, në mënyrën që për to nuk ka qenë e mundur derisa regjimi i Milosheviqit po shkelte çdo parim të njohur të ligjit. Ndërkohë ideja e katalonasve dhe skocezëve për të kërkuar pavarësi me të përdorur sloganin “Kujtoni Kosovën”, është tejet e çuditshme.
Përveç ndarjes paqësore dhe të pakontestueshme të çekëve dhe sllovakëve në fillim të viteve ‘90 (po ashtu në përputhje me kornizat e integrimit potencial evropian), në historinë e fundit më kujtohen vetëm dy “ndarje” të tilla në atë që mund të quhet tokë evropiane. Të dyja ishin të bazuara krejtësisht në mashtrime dhe ishin të paligjshme. Rasti i parë ishte ai i krijimit të një shteti vetëm për turq në territorin e Qipros më 1983, dhe i dyti ai i shpalljes së shtetit vetëm për serbë në territorin e Bosnjës një dekadë më vonë. Asnjëri prej tyre nuk ishte assesi vepër e banorëve: Të dyja ishin mundësuar vetëm përmes pushtimeve dhe okupimeve me trupa. Asnjëra kurrë nuk ka siguruar, apo kurrë nuk do të sigurojë njohje ndërkombëtare. Kaq për sa i përket “precedentit”.
Nuk ka nevojë të romantizohet shteti i Kosovës. Të paktën për dy aspekte ai ka vërtet nevojë për vëmendje reale dhe kritike: për politikat e vendit karshi enklavës me shumicë serbe në qytetin e Mitrovicës dhe për qëndrimet karshi arkitekturave fetare dhe kombëtare serbe që ende qëndrojnë në vend. Mirëpo komuniteti ndërkombëtar është në një pozitë dukshëm më të mirë për të mbrojtur dhe negociuar këto çështje sesa çdo fantazi për rikthimin e “sovranitetit” serb.
Ne humbim diçka të rëndësishme në rast se harrojmë Kosovën dhe ngjarjet e tmerrshme që shtynë në vetëvendosje rreth 2 milionë banorët e saj. Të deprivuar për një kohë të gjatë nga të drejtat madje themelore kombëtare dhe njerëzore, të futur nën kërcënimin e armëve në trena deportues dhe të kërcënuar me vrasje masive, këta njerëz ishin shpëtuar me vonesë nga një intervenim, i cili tha, dukshëm qartë dhe thjeshtë, se ekzistojnë kufij përtej të cilëve ligjet nuk mund të shkelen më.
Nuk ka naftë në Kosovë. Interesat shtetërore të Izraelit nuk janë të përfshira. Nuk kishte vota për t’u përfituar; është e kundërta, në fakt. Pjesa më e madhe e popullatës së viktimizuar ishte dhe është myslimane. Mënyra më pak turpëruese për ta parafrazuar këtë është që të thuhet se nderi i amerikanëve dhe i evropianëve është ruajtur me nguti dhe kërcënimi i tmerrshëm që i kanosej paqes së rajonit është eliminuar. Shumë serbë të guximshëm dhe parimorë kishin arsye të mira ta arsyetojnë këtë me pretendimet se rreziqet dhe sulmi ndaj vendit tyre, po ashtu, ishin zhdukur në këtë proces.
Kjo ishte atëherë. Tash duket si e pamatur të spekulohet se sa larg një regjim i kuq mund të shkojë dhe ta ndiejë veten imun ndaj masave ndëshkimore apo pasojave. Konfliktet në Irak dhe në Afganistan kanë zbehur dhe zhdukur besimin tek ne. Diktatorët në Iran dhe në Korenë Veriore e ndiejnë këtë gjë dhe e sfidojnë, dhe shpesh gjejnë vetëm lëmsh. Dhe sikurse edhe në rastin e Kosovës atëherë dhe tash, mund të llogarisin në Rusinë dhe Kinën për sigurimin e mbrojtjes dhe arsyetimit.

Pika kufitare në Çakorr në “pritje” të vullnetit politik, çfarë thonë nga Komuna e Pejës para protestës së paralajmëruar më 25 prill – heshtje nga ministrit

         Shkruan Akademik Flori Bruqi Qafa e Çakorriit  ose  Çakorri  është një qafë mali që shtrihet në  Alpet Shqiptare , në kufi në mes M...