Agjencioni floripress.blogspot.com

2011/02/14

SHUMËDIMENSIONALITETI I NJË MONOGRAFIE

Nga: Halil  HAXHOSAJ
“Libri për Gaspër Karaqin është libër për dëshmorin e lirisë. Libër për atdhetarin, për njeriun, mësuesin, poetin dhe luftëtarin e lirisë. Jeta e Gaspër Karaqit ishte e bujshme, plot mundime, ëndrra, dëshira por edhe realizime. Shpirti i Gaspër Karaqit ishte një shpirt atdhetari që nuk pushoi asnjëherë së kënduari lirinë e popullit të tij. Atë liri për të cilën gjatë shekujve u sakrifikuan breza të tërë. Edhe Gaspri gjatë 37 vjetëve të jetës së tij ishte në shërbim të lirisë së atdheut… Rruga që ndoqi ai ishte një rrugë e shenjtë, të cilën e vazhduan me mijëra të rinj e të reja anekënd atdheut …”Nga ky citat i marrë nga monografia e autorit Besim Muhadri kushtuar dëshmorit të Kosovës dhe çështjes kombëtare, Gaspër Karaqi, njihet se veprimtaria e tij ka rëndësi të madhe, ngase kjo vepër sot po përurohet pikërisht në ditën e 11 vjetorit të rënies së tij në altarin e lirisë. Andaj edhe vet rëndësia e monografisë shtrihet gjerë e gjatë në shumdimensionalitetin letrar dhe artistik që ka për qëllim paraqitjen sa më dinjetoze, pse jo edhe reale të figurës së dëshmorit Gaspër Karaqit prej njeriu, vëllai, biri, bashkëshorti, mësuesi, patrioti, poeti, luftëtari, strategu, por edhe të njeriut të dashur, të afërt dhe me zemër e shpirt të mirë. Kështu, brenda kopertinave të kësaj vepre, që në radhë të parë është monografi, dëshmohet nga të gjitha anët, flitet nga të gjitha pozitat dhe skalitet nga të gjitha këndet figura komplekse e Gaspër Karaqit. Kjo figurë nuk rri e stagnuar, madje as e njëtrajtshme, por lëviz, ecën, vrapon, frymon, vizionon për lirinë, atdheun, diturinë, maturinë dhe gjithë të mirat e kombit dhe atdheut të tij Kosovës. Ajo fillon nga pajisjet me idetë e para patriotike ilegale, poetike e veprimtarive të tjera kombëtare e deri tek mobilizimi, pjesëmarrja me armë në dorë në radhët e UÇK-së si luftëtar i lirisë së Kosovës, frytet e të cilës si shumë bashkëluftëtarë të tij nuk i shijoi as ai vet. Dhe rruga e këtillë e këtij dëshmori nuk ka të sosur sepse ajo është e shtruar me betimin, sakrificën dhe qëllimin e skalitur fort në memorien e tij, sepse: “ Diçka po ma ngacmon shpirtin dhe s’po më lë të qetë, prandaj më duhet të veproj … Unë, edhe nëse vritem, dijeni se nuk do të vdes, sepse kur të vjen liria, të gjithë ata që ranë në fushën e nderit, bashkë me gjakun e kuq, të derdhur për këtë tokë, do të shndërrohen në lulëkuqe të Kosovës sonë …” thotë Gaspër Karaqi në mes të tjerash për veprimtarinë e tij luftarake, të cilën autori Besim Muhadri e bën moto të kësaj vepre monografike për të.Vepra e Besim Muhadrit: “Gaspër Karaqi, Shpirt i pavdekshëm lirie”, ka prologun dhe epilogun letrar. Prologu është “Parathënia” dhe “Hyrja” shkruar nga autori Muhadri ku paraqiten të gjitha aspiratat, ideja, madje rruga, jeta dhe vepra e dëshmorit që nga lindja e deri në ditën e rënies. Ndërkaq epilogu është titulluar “Përmbyllje” ku shprehen të gjitha ato që janë pasqyruar, pse janë pasqyruar, që janë përfshirë, pse janë përfshirë, që janë sistemuar dhe përse janë sistemuar gjerë e gjatë, horizontalisht e vertikalisht, një dimensionalisht por edhe shumë dimensionalisht në vepër. Andaj, kështu paraqitet zinxhiri i ndërtimit kompozicional, artistik, por edhe bio dhe bibliografik i monografisë për Gaspër Karaqin. Nëpër të gjitha këto marshime letrare e artistike ndërtohet, skalitet, pikturohet dhe përjetësohet figura e këtij dëshmori, duke u ndriçuar dhe përshkruar bukur, me frymëzim dhe profesionalizëm nga pena e shkrimtarit Besim Muhadri, i cili jo vetëm kësaj radhe, por edhe më përpara ka shkruar për Karaqin.Kjo monografi ndërtohet edhe prej disa kapitujve, ku secili ka mëvetësinë, në një anë, por edhe shtresimin e mozaikut të përbërjes së njësimit, në anën tjetër. Kjo gjë, në vepër bëhet lehtë, pa dhunë dhe me mjeshtri nga pena e autorit Muhadri, i cili depërton nëpër të gjitha rropatjet e jetës, të veprës, veprimtarisë dhe krijimtarisë së Gaspër Karaqit. Andaj në kapitujt e tjerë autori do të shkruaj për dëshmorin dhe rolin e tij në ilegalitet dhe në luftë. Pastaj në kapitullin “Gaspër Karaqi poet” paraqiten të gjitha krijimet poetike, mëse 46 poezitë e botuara, por edhe të pabotuara. Madje për vlerën e tyre autori Besim Muhadri shkruan recensionin “Poeti i dashuruar në lirinë e atdheut” që është një pasqyrim shumë i thellë i tematikës së poezive të paraqitura dhe të shkruara nga pena e poetit dëshmor Gaspër Karaqi. Kapituj të tjerë janë edhe “Për kohë të lira” ku paraqiten disa shkrime që janë gjëegjëza, dallime, ngjashmëri, gjeni kush është, pastaj disa pyetje të dëshirueshme për t’u ditur dhe pyetje diturie. Në kapitullin qendror të veprës është e prezantuar drama “Rruga e dritës”, e cila është e përbërë nga tri akte. Edhe për këtë dramë autori Muhadri ka shkruar një shkrim analitik me titull “Drama e mbijetesës dhe e triumfit njerëzor e kombëtar”. Kjo dramë është vu në skenë në vitin 1998, për krishtlindje në mjediset e Kishës në Prizren. Teksti i dramës ka për temë rrugën historike të përhapjes dhe të zhvillimit të krishterimit ndër shqiptarët. Pasojnë edhe disa shënime interesante të mbajtura nga Gaspër Karaqi, pastaj kronologji të ngjarjeve historike dhe një Miniditar për disa ditë të luftës së Kosovës më 1998.Kapitulli i fundit i monografisë më duket se shënon diçka të veçantë, por shumë të rëndësishme për pavdekësinë e veprës dhe figurës së dëshmorit Gaspër Karaqi. Në kapitullin me titull “Gaspër Karaqi në këngët popullore” janë paraqitur gjashtë këngë popullore kushtuar jetës, veprës, luftës, qëndresës, sakrificës dhe patriotizmit të këtij dëshmori. Prej këtyre këngëve dy janë variante, që në një mënyrë e begatojnë koloritin e përkushtimit të këngëtarëve popullorë në skalitjen e figurës së dëshmorit, ndërsa dy të tjera kanë autor të tekstit dhe këngëtarin që i këndon. Kështu kënga “Mbet yll drite për çlirim” ka autor teksti Besim Muhadri, ndërsa e këndoi këngëtari ynë i mirënjohur Nikollë Nikprelaj, ndërkaq tektsin e këngës “Nuk vlen jeta pa liri” e ka shkruar Kristë Rrasi dhe e këndoi Gjon Lleshi.Ka edhe elemente të tjerë që mund të gjenden dhe trajtohen në këtë monografi, që do të shfrytëzohen si dokumente për ta shkruar historinë e re të luftës për çlirimin dhe mëvetësinë e Kosovës.

Greqia shoviniste zgjat duart drejt Korçës shqiptare

Nga: Valon  KURTISHI
Konfliktet tragjike brendashqiptare të 21 shkurtit në qendër të Tiranës, kanë trimëruar siç duket nacional-shovinizmin grek duke i dhënë shtysë për një ofensivë të re antishqiptare në vazhdën e projektit historik që ata kanë për shpërbërjen e Shqipërisë si shtet dhe zhdukjen e shqiptarëve si komb.Një pjesë e gazetarëve dhe opinionit publik shqiptar duke u nisur edhe nga prezenca në Shqipëri gjatë javës së fundit e terroristit grek nga SHBA, Nikolaos Gaxojanis (Nick Gage), kanë dyshuar me plot të drejtë për mundësinë e një skenari grek të përplasjes ndërshqiptare të 21 shkurtit në Tiranë. Ky njihet si sponzoruesi dhe nxitësi kryesor i bandës terroriste greke që vrau katër ushtarakë shqiptarë në detyrë, në një akt të pashembullt terrorist në vitin 1994 në Peshkëpi.Në fakt, lista e sulmeve greke kundër Shqipërisë dhe shqiptarëve është e gjatë, shumë e gjatë. Është kjo listë e larë herë me gjakun e njeriut shqiptar, herë me territore shqiptare të uzurpuara dhe aneksuara padrejtësisht nga Greqia, herë me përfitime enorme fondesh nga BE në kurriz të emigrantëve shqiptarë.Vetëm në dy-tre vitet e fundit, Greqia ka bërë veprime në drejtim të Shqipërisë që janë krejtësisht jonormale dhe skanë asnjë lidhje me parimet bazë të sjelljes jo vetëm mes shteteve fqinje, por as me një sjellje normale të mendjes njerëzore. Shteti grek, qeveria greke, zyrtarët grekë, opozita greke, qytetarë të ndryshëm grekë, biznesmenë gjithë bashkë në unison, kanë ndërhyrë tmershëm në punët e brendshme të Shqipërisë.Greqia ka ndërhyrë në politikën shqiptare duke detyruar këtë të fundit që të pranojë një kufi detar që asnjë shtet sovran në këtë botë përveç Shqipërisë nuk do ta pranonte kurrë.Greqia ka ndërhyrë në Korçë e vende tjera nëpër Shqipëri, duke varrosur e zhvarosur njerëz e duke i shpallur eshtrat e fëmijëve dhe pleqve shqiptarë për kocka ushtarësh grekë. Greqia i ka bërë këto zhvarime haptas, në pikë të diellit, para gjithë shqiptareve në qendër të Korçës dhe qyteteve e fshatrave tjera në jug të vendit tonë.Greqia e ka detyruar qeverinë shqiptare që më 2003 të ndryshojë ligjin për Gjendjen civile, (Ligji 1029), me të cilin i është hapur rruga ndryshimit të kombësisë e fesë nga qytetarët shqiptarë. Këtë e tha vetë nënkryetari i Këshillit të lartë të Drjetësisë Kreshnik Spahiu, pas lëshimeve të shumta që u vunë re në lidhjeme këto fenomene krejtësisht jonormale në Korçë dhe Gjirokastër. Sipas tij, “që prej vitit 2004 ka pasur rreth 1600 kërkesa të tilla në gjykatën e Gjirokastrës dhe 469 në atë të Përmetit”.Greqia ka detyruar Shqipërinë që të miratojë edhe kërkesën absurde që në regjistrimin e ardhshëm të popoullsisë, Komisioni shqiptar për regjistrimin e popullsisë të fusë në rubrika edhe formën e deklarimit të lirë të kombëssë dhe fesë. Greqia nga ana e saj, nuk lejon vendosjen e këtyre pyetësorëve në regjistrimet e saja të popullsisë, megjithëse  është anëtar i BE që prej 30 vitesh.Greqia ka detyruar Shqipërinë dhe kishën ortodokose shqiptare që të lejojë në krye të saj një person me kombësi greke si dhe të pranojë liturgjinë në gjuhë greke në territor shqiptar, që nuk ndodh askund në traditën e krishterë ortodokse, e cila ndan jurisdiksionet kishtare në baza shtetërore.Greqia i ka marrë Shqipërisë përdhunshëm bazën ushtarake të Bisht-Pallës në qendër të vendit, dhe qeveritë e ndryshme shqiptare se largojnë dot që aty.Ndikimi ekonomik grek në vend është mbizotërues, kurse viruse të tillë të veçantë janë infiltruar në çdo pore të jetës dhe vendimmarjes shqiptare, duke u pirë gjakun shqiptarëve dhe duke korruptuar dhe shkatëruar institucionet ku bëjnë pjesë.Spiro Peçi ka depërtuar në presidencë, Vangjel Tavo në kryesinë e Kuvendit të kombit shqiptar e në LSI, ca të tjerë në PD, në PS, në qeveri janë me ministra e zv.ministra që nga Spiro Ksera e deri të Thoma Miço e kompania e tyre, pa asnjë votë popullore dhe krejtësisht në mënyrë artificiale. Prefekti i Gjirokastrës dhe ai i Korçës janë poashtu të vetëshpallur grekë etnikë.Grekë kudo dhe ngado të kthesh sytë në qeverisjen, politikën, median dhe ekonominë shqiptare, edhepse numri i tyre i përgjithshëm nuk i kalon të 5000 mijë vetët në disa fshatra të izoluar të krahinës së Dropullit.Gjithë këta përhapin virusin gjakpirës e gjakprishës grek në gjirin e qeverisjes shqiptare. Virusin e primitivizmit, virusin e shovinizmit, virusin e politikave bizantine mesjetare të nguljess së thikës pas shpine, virusin e korrupsionit dhe fondamentalizmit fetar bizantin, virusin antishqiptar, antieuropian, anticivilizues.Deklarata e fundit e konsullit grek në Korçë Teodoros Ikonomu, ishte në vazhdën e këtyre veprimtarive antishqiptare. Madje, Ekonomu bëri mirë që lëshoi këtë deklaratë se dokumentoi publiisht qëndrimin zyrtar grek e me këtë edhe problemin e rëndë në raportet shqiptare më këtë shtet aziatik. “Në Korçë ka grekë, vllehët e Korçës janë grekë”, kërcënonte nga Korça shqiptare përfaqësuesi zyrtar i shtetit grek, Teodoros Ekonomu – Ano Domini 2011, në mes të Europës demokratike… Por çështja është shumë më e thellë se deklaratat e një konsulli të sëmurë që Greqia i ka me shumicë në rradhët e shërbimit të saj diplomatik si dhe në shtresat e gjera të popullsisë së saj primitive.Vetë ekzistenca apo organizimi i një dege të organizatës greke Omonia, në një qytet ku ska grekë është sukses i madh për nacional-shovinizmin primitiv grek. Shoqëria shqiptare shfaq shenja të lodhjes, shenja të dorëzimit nga kjo betejë që i ka imponuar banditizmi grek. Madje, edhe minoranca të papërfillshme kulturore si ato arumune dalin më dinjitozë se shqiptarët në reagimet e tyre. Një përfaqësues i klerit ortodoks vllah në qytetin e Korçës doli publikisht dhe demantoi konsullin, duke thënë se jemi vllehë, dm.th me origjinë, gjuhë, e kulturë krejt tjetër nga grekët. Prifti në fjalë, At Dhimitraq Veriga, tregon edhe për mosdhënien e një vize nga konsullata e shtetit grek, dm.th përfaqësuesi zyrtar grek në Korçë, shkaku i refuzimit të këtij prifti për të pranuar një identiet të ri grek nuk i lëshon vizë greke. Konsullata greke përfaqëson shtetin grek, nuk është tregu privat i identiteteve në një shtet të huaj. Nga këtu del qartë që politika zyrtare greke meret më këso veprimtari në këtë qytet shqiptar.Siç raportojnë mediat shqiptare, në takimin e kësaj organizate greke në një qytet ku ska asnjë grek etnik, morën pjesë edhe dy zyrtarë të tjerë grekë, deputetët e Janinës dhe Follorinës, Mihalis Pandulas dhe Stathis Teodoridis. Zyrtari grek Mihalis Pandulis, deputeti i kryeqendrës së dikurshme të Shqipërisë së poshtme Janinës, ka thënë në këtë mbledhje se, “Shumë shpejt do t’ju dalin pengesa të cilat duhet t’i përballoni dhe pengesa e parë është regjistrimi i popullsisë ku përfshihet feja, gjuha dhe kombësia.”!!!.Greqia nuk ndalet dot. Greqia e fuqishme “demokratike” anëtare në BE e në NATO, nuk ndalet kurrësesi. Greqia vazhdon sulmet e pareshtura ndaj Shqipërisë dhe shqiptarëve dhe rishpall luftën për jugun e Shqipërisë, sic e tha me plot të drejtë analisti Mentor Nazarko. Akoma më i pabesueshëm është fakti tronditës se diplomatë dhe politikanë, përfaqësues të ndryshëm zyrtarë të shtetit grek, e emërtojnë një pjesë të Shqipërisë si Vorio-Epir më 2011!!!. “Ekzistojnë të drejta të minoriteteve, por këto të drejta duhet të vihen në funksion në të gjitha zonat e Shqipërisë të cilat përfaqësojnë emrin Voriepir. Ky është Vorioepiri.”, tha Ekonomu më 5 shkurt në Korçë.
Ç’të bëjmë ne shqiptarët me këtë shtet fqinj që nuk ndalet dot së shpalluri luftë neve shqiptarëve të varfër e të shkretë në Euroën juglindore? Si ta ndalim ne shovinizmin grek? Si ta largojmë ne darën greke nga fyti i popullit dhe shtetit tonë?Një numër i organeve të pavarura shtetërore kanë filluar të reflektojnë ndaj kësaj gjendje të rëndë ku ndodhemi sot. Nënkryetari i Këshillit të lartë të drejtësisë, z.Kreshnik Spahiu, është ndër shërbyesit e rrallë civil të shtetit shqiptar, që kryen me nder dhe përgjegjshmëri të plotë tipike europiane detyrën e tij në shtet. Ai ka thënë se do të, “rishikohen të gjitha vendimet e dhëna gjatë 5 viteve të fundit, ndërsa do të procedohen penalisht të gjithë gjyqtarët që kanë dhënë vendime të padrejta”.  Një numër i gjykatësve të ndershëm që respektojnë ligjin kanë marrë vendime kundër ndryshimeve arbitrare të përkatësisë etnike, vetëm për përfitime të vizave apo pensioneve nga Greqia shoviniste. Unioni i gazetarëve shqiptarë në Korçë si dhe dega Gjirokastër, kanë marrë vendim që të bojkotojnë të gjitha veprimtaritë e këtij konsulli në të ardhmen. Ka reaguar politikani republikan Sabri Godo, si gjithmonë i drejtë dhe korekt në qëndrimet e tij publike.Një pjesë e shoqërisë civile ka ngritur zërin ndaj kësaj deklarate skandaloze të 5 shkurtit. Spiuni grek Vangjel Dule menjëherë ka akuzuar për ksenofobi. Shikoni paradoksin. Romi i vetëshpallur grek etnik, Vangjel Dule akuzon shqiptarët për ksonofobi antigreke!!!, në të njëjtën kohë kur gjithë Europa në unison akuzon Greqinë si shtetin dhe shoqërinë më ksenofobe në kontinent. Cigani i greqizuar apo i blerë me para greke Vangjel Dule, ulërin nga Korça shqiptare, “Nëna Greqi akoma nuk ia ka kthyer borxhet Korçës për helenizimin e saj”!!!.Komisioni parlamentar i mbrojtjes ka kërkuar nga MPJ jonë sqarime për çështjen në fjalë. Qëndrimi i MPJ si dhe i qeverisë shqiptare me gjithë thirjen që i bëri ambasadorit grek Pazios për të dhënë sqarime per rastin, nuk është në proporcion të drejtë me provokimin e rëndë grek. Edmond Haxhinasto, Gazmend Turdiu, Mal Berisha, Edith Harxhi, së bashku me shefin e tyre politik duhet të jenë shumë më seriozë dhe më të prerë në të tilla raste të shkeljes flagrante të rregullave dhe  kodit të sjelljes të një diplomati të huaj në një shtet tjetër.Konsulli grek i Gjirokastrës, Jakovu u shpall persona non grata dhe u dëbua nga Shqipëria për deklarata dhe veprime të kësaj natyre në vitin 1994. E njëjta procedurë duhet të ndiqet edhe për Ekonomun.Nga ana  tjetër, terroristi Nikolaos Gaxojanis alias Nik Gejxh, vazhdon të bredhë i lirë dhe i papenguar nëpër Shqipëri. Qeveria shqiptare të marë masa të rrepta në pajtim me ligjet në fuqi dhe konventat ndërkombëtare për luftë ndaj terrorizmit ndërkombëtar, kundër këtij terroristi të sëmurë psikopat i cili rrezikon dukshëm sigurinë kombëtare të Republikës  së Shqipërisë.Çështja e pretendimeve të vazhdueshme, të pareshtura greke ndaj Republikës së Shqipërisë duket të jetë një problem kardinal për qeverinë dhe shoqërinë shqiptare sot. Nga puna praktike dhe nga reagimi ndaj çdo sfide dhe provokimi të këtillë do të varet edhe rezultati përfundimtar i kësaj lufte që u është imponuar shqiptarëve në rrugën e tyre drejt Europës. Nëse nuk ndërmeret një aksion i gjerë, kolektiv, i koordinuar shtetëror dhe kombëtar për të ndalur grekët, atëherë, pas Sarandës, Himarës, Gjirokastrës, Korçës, Greqia do të kërkojë Tiranën dhe gjithë Shqipërinë. A do ta lejojnë shqiptarët këtë?

Edi Rama nuk kupton anglisht




Nga : Alban   KAVAJA

…..Nuk mund të mos llogaritet se SHBA-ja dhe BE-ja, pas refuzimit të gjatë të dashamirësisë dhe humbjes së durimit, mund të kalojnë në qëndrime ndëshkuese jo vetëm ndaj Edi Ramës. Nëse vjen kjo ditë, është e logjikshme dhe e justifikueshme që shumica e shqiptarëve ta mallkojnë Edi Ramën: Mos ardhsh kurrë në pushtet dhe të rënshin të gjitha malet e Shqipërisë mbi kokë! Për të qenë të saktë e për të mos i ngrënë hakën, lideri i PS-së e kupton shumë mirë anglishten. Si kryetar ka privilegjin të jetë i rrethuar nga plot të diplomuar për gjuhën angleze dhe çdo mëngjes ta gjejë tavolinën e tij të punës mbushur me të gjitha gazetat që pëlqen apo që kanë leje të futen në kabinetin e tij. Nisur nga fakti që ai nuk po reflekton ndaj mesazheve nga SHBA-ja, dhënë nga Uashingtoni apo nga Tirana, përsëri mund të shtrohet pyetja: E kupton vërtet anglishten amerikane Edi Rama?Dikush mund të mendojë se shurdhëria e Edi Ramës ndaj këshillave amerikane vjen nga qenia e tij, e pashprehur publikisht, si evropian fondamentalist, i lindur, ndoshta, në kohën kur ishte endacak trotuareve të Parisit, ku për fatin e tij të mirë e për të keqen e PS-së e të Shqipërisë, e gjeti Fatos Nano. Kjo nuk mund të përjashtohet, por as nuk mund të merret kategorikisht e vërtetë. Argumenti i parë për ta kundërshtuar këtë mundësi është fakti se SHBA-ja dhe BE-ja, pavarësisht opinioneve dhe deklarimeve të ndryshme për plot çështje të politikës botërore, fatmirësisht, për krizën politike në Shqipëri, të provokuar nga sebepi i kontestimit të zgjedhjeve të 28 qershorit 2009 nga PS-ja, janë gati në një mendje, në një linjë apo po flasin në një gjuhë për rrugëdaljet prej saj. Si për BE-në, ashtu dhe për Uashingtonin, zgjedhjet e 28 qershorit 2009 janë kapitull i mbyllur dhe për të dy koalicionet politike në Shqipëri mbetet vetëm alternativa e dialogut dhe e kompromisit për zgjidhje të pranueshme nga të nga të palët.Si rrallëherë dhe si pak zyrtarë amerikanë, aAmbasadori i SHBA-së në Tiranë, Arvizu, dhe zv.sekretari i shtetit Countryman kanë folur më shumë shqip sesa anglisht, duke u treguar më shumë shqiptarë sesa Edi Rama dhe tufa e pasuesve të tij, me mandate deputetësh apo me licenca biznesmenësh dhe me pasuri sheikësh. E megjithatë, Edi Rama, pa u larguar akoma nga Tirana Coutryman, dirigjoi maskaradën e radhës në seancën parlamentare të paradites së 10 shkurtit 2010. Siç u pa nga ekranet e shumë televizioneve grupi i deputetëve të PS-së, nën komandën e Gramoz Ruçit, u tregua agresiv, si nën efektin e drogës apo dehjes, jo vetëm ndaj deputetit Edi Paloka dhe jo vetëm në deklarime, por edhe në veprime.Përsëri shtrohet pyetja: Çfarë i bën kaq trima e kaq të shurdhët ndaj mesazheve nga Uashingtoni dhe Brukseli liderët dhe deputetët e PS-së? Përgjigjja e parë mund të jetë padurimi i Edi Ramës, Skënder Gjinushit, Spartak Ngjelës me shokë të tjerë, për rikthim në pushtet, me çdo rrugë e mënyrë, jo vetëm me katër viktima, por edhe me 13 mijë bijë e bija nënash shqiptare. Por, nëse analiza bëhet thellë dhe objektivisht, dëshira e marrë apo histerike për kolltukë ministrorë nuk mund të merret si e para, sepse de facto e de jure Edi Rama është në pushtet, si kryetar i Bashkisë së Tiranës, prej rreth 10 vjetësh dhe ata që e rrethojnë janë në pushtet si deputetë, si zyrtarë të lartë bashkiakë e si bosë në bizneset më fitimprurëse në Shqipëri e përtej saj.
Të mendosh se gjithë këtë luftë, investim dhe sakrificë Edi Rama me shokë e bëjnë për t’i lehtësuar barrën e krizës ekonomike qytetarëve të thjeshtë, bëhesh qesharak jo vetëm para elektoratit të koalicionit qeverisës, por edhe të atij të majtë. Pavarësisht se ndihen ca ligsht që partia e tyre e zemrës prej afro 6 vjetësh është në opozitë, shumica e socialistëve nuk i kanë ndier në xhepa, në tavolinat e ngrënies, në fundjava, në biznese, në depozita bankare, në avionë e krociera turistike, vuajtjet e natyrshme të opozicionit. Idealizmi dhe militantizmi i kanë çuar në sheshet e demonstratave dhe në sallat e grevave të urisë, por ata janë aq të zgjuar e vizionarë sa të kuptojnë se me rikthimin në pushtet të Edi Ramës me shokë, nuk do të kalojnë nga “ferri” në parajsë, nuk do të përfitojnë as të njëmilionëntën e asaj që do të shkojë në depozitat e komandantit suprem të partisë dhe gjeneralëve të tjerë të saj.Duke përmbledhur serialin e pyetjeve se përse e do kaq shumë pushtetin Edi Rama, sa ti thotë “jo” Uashingtonit dhe Brukselit, mund të pranojmë si përgjigjen më të besueshme atë se ai, edhe pse e kupton fare mirë anglishten, mendon dhe punon vetëm për të keqen e Shqipërisë e të shqiptarëve, ashtu si armiqtë e saj shekullorë në Beograd, Athinë, Moskë.Por nuk mund të mos llogaritet se SHBA-ja dhe BE-ja, pas refuzimit të gjatë të dashamirësisë dhe humbjes së durimit, mund të kalojnë në qëndrime ndëshkuese jo vetëm ndaj Edi Ramës. Nëse vjen kjo ditë, është e logjikshme dhe e justifikueshme që shumica e shqiptarëve ta mallkojnë Edi Ramën: Mos ardhsh kurrë në pushtet dhe të rënshin të gjitha malet e Shqipërisë mbi kokë!

SKENDER SHKUPI:Fataliteti yne publicistik

“Fataliteti Ynë” është një përmbledhje e një pjese të publicistikës së gazetarit dhe diplomatit të njohur, Skënder Shkupi, ish Ambasador i Shqipërisë në Turqi gjatë viteve 1992- 1997. Ky është vëllimi i parë i një serie prej tre vëllimesh të cilat pasqyrojnë një periudhë tejet të ndërlikuar të historisë sonë të re. Duke qenë dëshmitar i afërt i ngjarjeve të vrullshme të pas-Diktaturës ai jep një pasqyrë interesante, nga këndvështrimi i tij, të ecurisë së shndërrimeve të mëdha që përjetoi Shqipëria në 14 vitet e fundit..

Vëllimi ndahet në dy pjesë: Editoriale dhe artikuj të shkurtër apo të mesëm analizash për probleme konkrete që në momente të ndryshme të historisë së re të Shqipërisë Demokratike kanë tërhequr vemendjen e opinionit publik. Disa prej këtyre shkrimeve siç e pranon edhe autori në parathënien e librit ndofta stonojnë me vitet e para të mijëvjeçarit të ri. Megjithatë lexuesit mund t’i duket jo pa interes të njohë edhe ecurinë e ndryshimeve në mentalitetin dhe pikëpamjet e shqiptarëve duke e vënë veten në mjedisin shqiptar të atyre viteve të vrullshme kur u shkruan editorialet apo analizat e dukurive të reja aq befasuese. Rrëfimi ka puls dhe gjuha e stili i autorit e bëjnë librin të pëlqyeshëm për lexuesit e interesuar për ngjarjet politike.

Botimet OMBRA GVG, kolana Vizione

Redaktor : Xhevdet Shehu

Format 61x86/32

406 faqe

ISBN: 99927-805-0-9

NACIONALIZMI PERZGJEDHES KONFLIKTUAL SHQIPTAR - VARRI I ASPIRATES KOMBETARE TE SHQIPTAREVE

Nga Skender Shkupi


Esat Çoku mban fjalën tek varri i gjeneral Abas Kupit
      
Ish ambasdori i RSH, në Ankara, z. Skënder Shkupi, publicist e shkrimtar i mirënjphur me gazetarin Beqir Sina 




Tipari themelor i çdo ideje, mentaliteti apo programi nacionalist, në të gjitha kombet e botës, është, jashtë çdo dyshimi, përpjekja për kohezion, për harmoni kombëtare, për bashkim e solidaritet të të gjithë individëve që përbëjnë kombin e dhënë, në funksion të arritjes së një pikësynimi të caktuar kombëtar afatshkurtër, afatmesëm apo afatgjatë. Të gjithë prijësat historikë që arritën të venë në jetë programet ambicioze të emancipimit, zhvillimit dhe përparimit të thellë të kombeve të tyre, u mbështetën fuqimisht në parimin e unitetit të një numri sa më të madh bashkëkombasish, edhe në ato raste kur shumë nga ata bashkëkombas qëndronin të tërhequr e indiferentë kundrejt orvatjeve të tilla. Atyre iu desh të shpenzojnë shumë forca dhe energji për t’i bindur popujt e tyre se pa unitet, çdo ndërmarrje e përmasave të mëdha, e sidomos ajo më e madhja, më e vështira, më e ndërlikuara nga të gjitha përpjekjet historike të popujve – zgjidhja e problemit kombëtar – do të ishte thjesht një utopi.



Këtë të vërtetë e kuptuan shumë shpejt edhe mendjet më të ndritura të Rilindjes sonë Kombëtare. Mesazhet që ata lëshuan qëndrojnë edhe sot si monumente të pastra të atdhedashurisë e të shqiptarizmës. Kujtohet me nderim të veçantë kumti i pavdekshëm i Pashko Vasës :



“…e mos shikjoni kisha e xhamia,

feja e shqyptarit asht shqyptaria.”



Kujtohet me emocion të thellë apostrofi madhështor i Naim Frashërit :



“Ti Shqipëri më ep nderë,

më ep emrin shqipëtar…”



në një kohë kur shumë shqiptarë kishin filluar të josheshin nga konvertimi në kombësi të popujve përreth, për shkak të humbjes së shpresës se një ditë do të kishte mbi sipërfaqen e planetit një Shqipëri të pavarur.



Kujtohen me ndjenjën e ngrohtë të admirimit e të dashurisë për simbolin e Kombit dy vargjet e para të Himnit tonë Kombëtar, të hartuar rreth 100 vjet më parë, nga poeti – atdhedashës, Asdreni :

“Rreth flamurit të përbashkuar,

me një dëshirë, me një qëllim…”



(Seç ka diç të veçantë ai cilësori tepër i rrallë në gjuhën shqipe – “të përbashkuar” – diçka që të krijon ndjesinë e dinamizmit, të lëvizjes, të një bashkimi jo skematik e të menjëhershëm por që kërkon njëfarë kohe, që nënkupton njëfarë përpjekjeje për t’u realizuar, që bëhet jo pa vështirësi, një fjalë që zor se mund t’i gjendet korresponduesja në gjuhë të huaja.)



Ishin këto mesazhe që përgatitën terrenin shpirtëror të lëvizjeve historike antiosmane, Lidhjen Shqiptare të Prizrenit, kryengritjet e mëdha të Kosovës të viteve 1910 – 1911 – 1912, veprimtaritë e çetave patriotike në Shqipërinë e Jugut e më në fund kurorëzimin e atyre përpjekjeve të gjata e të përgjakshme që sollën shpalljen e pavarësisë më 28 nëntor 1912.

Pavarësia gjysmake e Shqipërisë Perëndimore, e ashtuquajtura “Shqipëri londineze”, shënoi vetëm hapin e parë drejt një pavarësie të plotë të të gjitha territoreve shqiptare të pushtuara nga fqinjët ballkanas. Deri në vitin 1999, (me një përjashtim të pjesshëm gjatë viteve 1941-1944 kur një pjesë e atyre territoreve kaloi nën të njëjtin administrim sikurse Shqipëria e Londrës ), nuk ndryshoi asgjë në tablonë e trishtuar të copëtimit të Kombit tonë. Ndërhyrja e NATO-s në Kosovë përbën hapin e dytë e mjaft të rëndësishëm për realizimin e aspiratës sonë kombëtare – zgjidhjen e problemit kombëtar shqiptar. Kosova shpëtoi nga dominimi serb dhe ndodhet në prag të shpalljes së pavarësisë së saj. Në të tilla rrethana në Shqipëri u gjallëruan shumë diskutimet e debatet për një zgjidhje të afërt dhe fatlume të dramës shqiptare.

Veçse diskutimet shpesh nuk kanë qartësinë e nevojshme sepse ende nuk është arritur në një saktësim të unifikuar të termave vijuese që përdoren shpesh në media :

Ç’është Shqipëria ?

Ç’është Shqipëria Etnike ?

Ç’është Shqipëria e Madhe ?

* Shqipëria është bashkësia e territoreve të Ballkanit Perëndimor që më 28 nëntor 1912 populloheshin, në shumicë dërrmuese, nga shqiptarë. Sipërfaqja e këtyre territoreve aktualisht arrin në 65 mijë kilometra katrore dhe popullsia në rreth 7 milionë banorë.
* Shqipëria Etnike është bashkësia e territoreve që në pranverë të vitit 1878 populloheshin, në shumicë dërrmuese nga shqiptarë. Sipërfaqja e tyre arrin në 80 mijë kilometra katrore dhe popullsia e sotme në 8 milionë. Kufijtë e saj janë përcaktuar shkencërisht nga një sërë studiuesish shqiptarë e të huaj.
* Shqipëria e Madhe është një term spekulativ i krijuar në kanceleritë e Beogradit e të Athinës. Përdorimi i këtij termi, me ose pa dashje, i sjell dëm çështjes kombëtare të shqiptarëve. Megjithatë, për hir të simetrisë, nëse në Serbi apo Greqi janë të interesuar të dinë se ç’do të thotë Shqipëri e Madhe dhe për t’i bindur, gjer në njëfarë mase, edhe ata shqiptarë që këmbëngulin në përdorimin e atij termi, mund të shtojmë : Shqipëria e Madhe është bashkësia e të gjitha territoreve të pushtuara në kulmin e fuqisë së tyre, nga Gjergj Balsha I, Karamahmut Pashë Bushatliu dhe Ali Pashë Tepelena. Këto janë territore me gjerësi rreth 140 mijë kilometra katrore, që shtrihen nga thellësitë e Bosnjes e deri afër Athinës. Popullsia i kalon të 13 milionët.



Përcaktimet e mësipërme janë të domosdoshme për t’u orientuar drejt në situatën e turbullt të Ballkanit të sotëm. Aspirata e bashkimit kombëtar të shqiptarëve, (nëse do të përdornim një frazë të Enver Hoxhës që ai e kishte zgjedhur për revolucionin e përbotshëm proletar), është një çështje e shtruar për zgjidhje. Dhe sado që ne të përpiqemi t’i shmangemi këtij problemi nëpërmjet arsyetimit me “koniunkturat”, “detyrimet juridike” apo “përparësitë e integrimit në BE”, ne kurrë nuk do të arrijmë t’i shpëtojmë asaj barre super të rëndë që na ka lënë mbi kurriz historia. Nuk mund të ketë një Ballkan të bashkuar e paqedashës me një Shqipëri të ndarë. Dhe pa pikë dyshimi, për zgjidhjen e problemit, në ballë të kësaj përpjekjeje të detyruar, ka qenë dhe mbetet nacionalizmi shqiptar.

Gjatë viteve të Luftës së Dytë Botërore, në fillimet e Luftës Nacionalçlirimtare, deviza e bashkimit të të gjithë shqiptarëve në përpjekjet për shpëtim kombëtar e për çlirim nga pushtuesit e rinj e të vjetër ka qenë e mirënjohura ide e unitetit kombëtar PA DALLIM FEJE, KRAHINE E IDEJE. Një parullë tepër e saktë dhe detyrimisht e domosdoshme për çdo lëvizje çlirimtare e nacionaliste. Pak rëndësi ka fakti që komunistët abuzuan me këtë parullë dhe ashtu si në të gjitha drejtimet e tjera, edhe në këtë fushë u treguan hipokritë e mashtrues. E rëndësishme është të theksohet se nacionalizmi shqiptar nuk ka si quhet nacionalizëm i mirëfilltë nëse i shmanget, drejtpërdrejt ose tërthoraz, vënies në jetë të parullës së mësipërme.



Evolucioni i komunizmit shqiptar është mjaft interesant. Në vitin 1942, në fillimet e aksioneve kundër fashizmit, madje pjesërisht edhe në vitin 1945, përkrah partizanëve të Enver Hoxhës ishte pothuajse e gjithë bota, që nga Amerika e deri në Australi. Pas 36 vjetësh “politike të madhe” në shërbim të kauzës së “revolucionit dhe kundër imperializmit”, komunistët shqiptarë më 1978 u ndodhën krejt vetëm dhe kundër të gjithë botës. Dora dorës që largoheshin miqtë e “vëllezërit e shtrenjtë”, në Tiranë bëheshin përpjekje për t’u kapur diku sepse internacionalizmi proletar e kishte nxjerrë barkën e komunistëve në ishullin e Robinson Kruzosë. U gjet një liman i harruar e njëherësh i anatemuar prej tyre, porta e nacionalizmit, ku të vetëbraktisurit nga bota e qytetëruar hynë me vendosmërinë që kanë të gjithë aventurierët që i përvishen punëve gjysmake pasi u mungon sinqeriteti dhe përkushtimi i mirëfilltë ndaj kauzave realisht të mëdha.


Esat Çoku mediton pranë varrit të gjeneral Abas Kupit

                                                             Në foto Skënder Shkupi






Nacionalizmi klasor i Enver Hoxhës

- Pa dallim feje e krahine por jo ideje -



Fillimet e tij i gjejmë që në vitin 1962, kur menjëherë pas prishjes me rusët, Shqipëria Socialiste u kujtua që përveç 29 nëntorit të lavdishëm të përbashkët me jugosllavët, shqiptarët kishin edhe një festë tjetër, 28 nëntorin, ditën e pavarësisë. U bënë festime të mëdha në Vlorë, me rastin e 50 vjetorit të kësaj ngjarjeje, megjithëse gjithmonë hierarkët komunistë nuk harronin ta quanin atë ditë si festa Nr. 2 e Republikës Popullore ( e më vonë edhe Socialiste ) të Shqipërisë. U bënë përpjekje për rehabilitimin e disa figurave të patriotëve të Rilindjes por gjithmonë nën një filtër të rreptë klasor. Të kamurit, ata që kishin toka të mëdha, ara e kullota, shtëpi e katandi, pasuri të tundshme e të patundshme, sikur vezën e kuqe të kishin bërë, ata mbeteshin tradhtarë e armiq të Shqipërisë. Kështu patriotët kërkoheshin me këmbëngulje të veçantë vetëm në shtresat e ulëta e të varfra të popullsisë së qytetit e të fshatit, madje më shumë në ato të fshatit se të qytetit.


Skënder Shkupi flet pranë varrit të gjeneral Abas Kupit

                                                       Në foto Skënder Shkupi


Nacionalizmi i Enver Hoxhës ishte i një lloji të veçantë : ai ishte një nacionalizëm përjashtues, përzgjedhës dhe konfliktual pasi synonte bashkimin e atyre që quheshin “ne” në luftë të papajtueshme me pjesën tjetër të popullsisë që quheshin “ata”. Ky farë nacionalizmi ndofta duhet vënë në thonjëza pasi ishte shumë larg nacionalizmit të vërtetë të rilindasve tanë. Ai ishte utilitar pasi përdorej për një qëllim të ngushtë të caktuar : ruajtjen dhe përjetësimin e Diktaturës komuniste në Shqipëri. Nacionalizmi klasor i Enver Hoxhës përjashtonte nga platforma e bashkimit kombëtar më shumë se 2/3 e popullsisë së Shqipërisë Perëndimore, pra rreth 2.5 milionë shqiptarë pa marrë parasysh mbi 3 milionë të tjerë që popullonin pjesët e kolonizuara të vendit nga shtetet fqinjë, për të cilët ekzistonte edhe porosia e thënë disi nën zë : “rrini mirë aty ku jeni”; domethënë nga koncepti Shqipëri flakej tutje një sipërfaqe prej afër 40 mijë kilometra katrore. Ndërkohë, iu dha një rëndësi parësore binomit artificial Shqipëri – Socializëm. Aq e ndjeshme ishte propaganda e asaj kohe ndaj cilësorit “socialist” saqë pa të fjala “Atdhe” as mund të shkruhej madje as mund të mendohej. Vetë nacionalizmi klasor i Enver Hoxhës merrte kuptimin e plotë në pretendimin e epërsisë së komunizmit shqiptar ndaj atij të të gjithë botës. U bënë përpjekje, ndonëse pa sukses, për organizimin e një Internacionaleje të Katërt apo të Pestë të të gjithë marksistë-leninistëve të botës në Tiranë, plan i dështuar ndofta si pasojë e faktit që kriza ekonomike po trokiste fort në derë. Tirana nisi të pretendonte se ishte “qendra e botës”. Mirëpo ky lloj nacionalizmi, sado i mangët dhe absurd të dukej, megjithatë arriti të mashtrojë mjaft shqiptarë dhe jo-shqiptarë të cilët nisën ta klasifikojnë Diktatorin e Tiranës si nacionalist të mirëfilltë. Kjo ngjiste sidomos te njerëzit me formim modest që identifikonin regjimin me fasadën e tij nacionaliste. Ishte një fatkeqësi e jashtëzakonshme për idealet e vërteta të nacionalizmit shqiptar ky tjetërsim që shiste sapunin për djathë. Pati të rinj të arratisur që nëpër kanalet televizive të vendeve fqinjë kërkonin të ndërronin edhe gjakun e tyre që të mos u mbetej asnjë gjurmë nga ADN-ja e shqiptarit, një pohim sa i hidhur aq dhe revoltues. Me qenë se radiot dhe televizioni shqiptar jepnin aq pa kursim këngë e valle popullore nga krahinat e vendit sa dëgjuesve e teleshikuesve u kishte ardhur në majë të hundës, njerëzit arritën, nëpërmjet një reagimi spontan, të urrejnë folklorin e tyre madje dhe të “armiqësohen” me të. Në rrafshin e edukimit atdhetar kjo përbënte një katastrofë të vërtetë.

Në analizë të fundit, e gjithë aventura nacionaliste e Enver Hoxhës injektoi pikërisht të kundërtën e asaj që mund të prisnin njerëzit të cilët u besonin fasadave. Ajo pruri, në vitet që pasuan, ftohjen e opinionit publik shqiptar ndaj idealeve nacionaliste të cilat shumë njerëz, me njëfarë mendjelehtësie, i konsideronin si reflekse të propagandës së urrejtur të dikurshme. Në këtë kontekst, në vështrimin historik, nacionalizmi klasor i Enver Hoxhës shënon një hap prapa në udhën historike të zgjidhjes së problemit kombëtar shqiptar. Kjo për arsyen e thjeshtë sepse për të nuk kishte një problem shqiptar. Për të kishte një problem social në përmasa botërore të cilin kishin marrë përsipër ta zgjidhnin komunistët shqiptarë me Enver Hoxhën në krye. Pas fitores ata do të bëheshin violina e parë e Europës e ndofta, e botës mbarë.

Vështirë të gjesh në historinë botërore një donkishotizëm politik më të koncentruar se ëndrrat paranojake të komunistëve tanë.





Nacionalizmi islamik i Abdi Baletës

- Pa dallim krahine e ideje por jo feje –



Në shkurt të vitit 1991, në një seancë plenare të Kuvendit Popullor ku diskutohej për të drejtën ose jo të përfaqësimit të organizatës “Omonia” në Parlament, shkëlqeu oratoria e një ish-diplomati e politikani të njohur në mbrojtje të interesave kombëtare të shqiptarëve, z. Abdi Baleta i cili, në shtjellimin e tezave të tij, u bë nismëtar i ringjalljes së ideve të nacionalizmit të dikurshëm shqiptar. Popullariteti i z. Baleta u rrit shumë shpejt dhe, pas një viti, si shqiptarët ashtu edhe të huajt e kishin si pikë referimi të të gjithë rrymës nacionaliste shqiptare. Mirëpo dalngadalë, në tezat e z. Baleta u shfaqën kriteret përzgjedhëse, dëshira për të bërë një Shqipëri që mbështetej kryesisht tek elementi islamik dhe, në mos në armiqësi, të paktën në antagonizëm me pjesën tjetër jo-islamike të shqiptarëve.

Boshti kardinal i pikëpamjeve nacionaliste të z. Baleta është paralelizmi ndërmjet idealeve të nacionalizmit shqiptar me ato të islamizmit. Nuk po analizojmë drejtësinë ose jo të pikëpamjeve të z. Baleta. Mjafton të nënvizojmë se, që në themel të kësaj filozofie politike, është shkelur parimi bazë i çdo nacionalizmi të mirëfilltë: gjithëpërfshirja. Ajo përjashton një numër impresionues shqiptarësh nga vargani i përpjekjeve të mundimshme për zgjidhjen e problemit kombëtar shqiptar.

Po të llogarisim një popullsi prej pak më shumë se 3.2 milionësh në Shqipërinë Perëndimore, rreth 1.2 milionë janë të krishterë ndërsa 2 milionë myslimanë. Pra me ose pa dashje, 1.2 milionë veta që flasin shqip flaken tutje, që në hapin e parë, si të panevojshëm e ndofta të dëmshëm për çështjen e përbashkët.

Paralelizmi i filozofisë islame me atë të nacionalizmit shqiptar është disi i vështirë për t’u kuptuar nga një shqiptar i zakonshëm. Fillimisht ai duhet ta ndiejë të afërt dogmën, shpirtin dhe mentalitetin islamik. Pa këtë afëri as që mund të flitet për një pajtim ndërmjet doktrinës fetare islamike dhe filozofisë së nacionalizmit shqiptar. Aq më pak mund të mendohet që e para të zëvendësojë të dytën në po atë rol që luan vetë nacionalizmi shqiptar. Me qenë se në të gjitha vendet e botës, tonin jetës politike, ekonomike, shpirtërore e kulturore ia japin metropolet e mëdha, nëse diskutojmë në rrafshin perspektiv, le të marrim parasysh një të ri tiranas të përkatësisë islamike. (Dihet që, në fund të fundit, “e sotmja e Parisit është e nesërmja e Montpeliesë”). Cilat janë predispozitat e tij, afiniteti, interesat, preferencat, mentaliteti, dëshirat dhe aspiratat ?

Të nisim nga emri. Sot është e vështirë të gjesh në Tiranë një të ri me emrin Abdullah, Hajdar, Qeramudin, Shemsedin, Muharrem, madje edhe Skënder apo Abdi. Për shkak të një armiqësie të gjatë e artificiale të komunizmit shqiptar ndaj Perëndimit, për fat të keq, njerëzit, edhe ata të besimit islam, si reagim i heshtur ndaj përzgjedhjes absurde të miqve dhe armiqve nga Diktatura, kaluan në ekstremin tjetër : në përzgjedhjen e emrave disi të panatyrshëm historikisht për veshin e shqiptarit, të përkatësisë jo vetëm latine por deri edhe anglo-saksone (ndërkohë që ne kemi pasur një traditë të bukur të vendosjes së emrave shqiptarë në kohën e Mbretërisë). Me ose pa dashje ky përbën një hap real të njëfarë largimi të shqiptarëve të sotëm nga bota lindore me të cilën, deri 90 vjet përpara, bashkëjetonin në të njëtin shtet.

Le të vazhdojmë me hobitë kulturore. A ka ndonjë tiranas të apasionuar pas një këngëtari iranian, një shkrimtari afgan apo një studiuesi a shkencëtari saudit ? Si zor të gjendet qoftë edhe një ekzemplar i vetëm. Ndërkohë nuk është aspak nevoja të shtrojmë të njëjtën pyetje për amerikanët, anglezët, francezët, gjermanët apo italianët. Në kuptimin e mësipërm, nuk është propagandë ajo që thuhet shpesh se “ne shqiptarët i përkasim Perëndimit”. Ky është një fakt real. Madje më shumë se 100 vjet të shkuara, që nga Stambolli i largët, ka qenë një rilindas i madh i fesë islame, NaimFrashëri, ai që ka thënë se “për Shqipërinë dielli lind andej nga perëndon”. Si rrjedhojë ne arrijmë në përfundimin e rëndësishëm se islamizmi është një veshje që nuk i pengon aspak shqiptarët myslimanë ta ndiejnë veten më të afërt me të krishterët e Europës sesa me islamikët e largët të shkretëtirave të Azisë.

Të vijmë në praktikën fetare. Sa për qind e shqiptarëve të rinj tiranas myslimanë i falin të pesë vaktet dhe venë në xhami, të paktën të premteve ? Të dhënat që kam janë tepër zhgënjyese për çdo ithtar të islamizmit klasik që kërkon zbatimin me përpikmëri të të gjitha kërkesave detyruese të konfesionit islamik. Ata, nëse ekzistojnë, janë në një numër të papërfillshëm. Do të isha i kënaqur sikur dikush, diku, të më bindte për të kundërtën. Por, për fat të keq, ky është gjithashtu një fakt i njohur ndaj të cilit nuk kemi kurrfarë fuqie për ta zhbërë. I mirë ose i keq, ky është realiteti shqiptar.

Të vijmë në kushtet e jetës së përditshme. A është në gjendje një vizitor i huaj që vjen në Tiranë dhe hyn në një shtëpi qytetare çfarëdo, të dallojë nëse i zoti i shtëpisë është i krishterë apo muhamedan ? Është pothuajse e pamundur. Mjedisi, mobilimi, jetesa, preferencat në zbukurimet apo ornamentikën e përdorur, stili dhe shija e të zotit të shtëpisë nuk të japin kurrfarë të dhëne se ai i përket atij grupit të vjetër që dikur osmanët e quanin “turk” apo atij tjetrit që i thoshin “kaurr”. Atëhere, si është e mundur që një tiranas i tillë të ketë dobësi për shiltet e gjata të shtrira përdhe, për sofrat e shtruara në dysheme, për të ngrënët e përbashkët në një tas me dy gishtat e dorës, për gratë e mbuluara me ferexhe, për meloditë e zvargura të ahengjeve orientale etj, etj,…Sepse edhe në shtëpitë e pasura arabe, stili oriental i jetesës është dominues. Ndërkohë ai arab që e ka ndryshuar atë stil, nuk mund të përmendet si shembëlltyrë për ta hedhur poshtë përshkrimin e mësipërm sepse ai ka dalë kundër të vetëve dhe është “tradhtar”. Në të tilla kushte, i riu tiranas i sotëm, nuk është aspak i prirur të ëndërrojë të kthehet në një besimtar të devotshëm oriental. Pra në jetën e përditshme, pikat e takimit të shqiptarit të rëndomtë me myslimanin e zakonshëm arab, sudanez, iranian apo afgan, janë inekzistente.

Duke përmbledhur sa përmendëm më sipër arrijmë në përfundimin që nga 2 milionë myslimanët e Shqipërisë Perëndimore nuk bëhen as 200 mijë ata që ende e kanë të ngulitur fort në ndërgjegje përkatësinë e tyre islamike. Atëherë, edhe sikur të gjitha arsyetimet e z. Baleta të ishin të drejta, a ka mundësi që nacionalizmi shqiptar të fitojë një betejë ku 200 mijë shqiptarë “të mirë” do të ndodhen përballë 3 milionë shqiptarëve “të liq” ? Dhe në fund të fundit, a mund të quhet nacionalizëm një filozofi e tillë që barazon me Kombin vetëm një pjesë të tij ?

Le të vijmë në rrafshin pragmatik. Çlirimi i Kosovës nga zgjedha serbe nuk u bë nga forcat e bashkuara të Iranit, Irakut, Arabisë Saudite, Egjiptit apo Sudanit. Atë e çliruan forcat e NATO-s. Në të tilla kushte, a ka kuptim një aleancë me ata që, edhe sikur ta kenë dëshirën për të na ndihmuar, nuk kanë fuqinë e nevojshme për ta realizuar atë ndihmë në terren ? Është rasti, ndërkaq, të nënvizojmë se ndërmjet shumicës së vendeve islamike të botës së tretë dhe Jugosllavisë së dikurshme të udhëhequr nga Tito, ka pasur lidhje tepër të ngrohta. Nuk ka mundësi që të mos kenë mbetur gjurmë të asaj dashurie të vjetër në kujtesën historike të vendeve në fjalë. Me këtë shpjegohet edhe indiferentizmi relativ i atyre vendeve gjatë konfliktit të përgjakshëm të Bosnjes, popullsia e së cilës, ndryshe nga shqiptarët, vetëdeklarohej si “komb mysliman”, një shpikje origjinale dhe antishkencore e kohës së Jugosllavisë së Titos.

Së fundi, në rrafshin historik, e vetmja lidhje e shqiptarëve me arabët ka qenë fati i përbashkët i të dyja palëve si koloni të turqve osmanë, shërbimi i gjatë ushtarak i rekrutëve shqiptarë në shkretëtirat e Jemenit dhe shkrimi arab i imponuar nëpërmjet turqve të cilët frymëzuan edhe bejtexhinjtë shqiptarë të shkruanin vargje sipas modelit arab ose persian.

Marrëdhëniet me Perandorinë Osmane kërkojnë një trajtim të kujdesshëm e të veçantë pasi nga fqinjët tanë ballkanas por edhe nga vetë shqiptarët është spekulluar shumë me to. Ka një teori që islamizimi i shqiptarëve i shpëtoi ata nga rreziku i asimilimit sllav ose grek. Mund të ketë bazë vërtetësie. Mirëpo duke u mbështetur fort në një argument të tillë, ne tërthoras pranojmë që përqafimi i fesë së re nuk u bë nga dashuria që kishin shqiptarët për të por nga nevoja e mbijetesës. Në ditët e sotme tabloja është e përmbysur. Pikërisht përkatësia islamike e shqiptarëve përbën njëfarë handicap-i, një pengesë për sigurimin e aleatëve perëndimorë të fuqishëm, të aftë për të na ndihmuar në realizimin e bashkimit tonë kombëtar. Atëhere ç’na sugjeron teoria e mbijetesës, e aplikuar për shekullin XVII, nëse do t’i kërkonim ndihmë për shqiptarët e shekullit XXI ? Sigurisht që, nga ana e hartuesve të saj, nuk mund të përfytyrohet një propozim për një konvertim të ri të shqiptarëve në një fe perëndimore. Ngjan me një absurditet. Por njëherësh, rreshtimi i nacionalizmit shqiptar në një vijë politike, ideologjike dhe shpirtërore me islamizmin e Lindjes së Mesme është gjithashtu një non-sens. Një rreshtim i tillë ka kuptim vetëm nëse ne jemi të vendosur t’i shërbejmë në radhë të parë islamizmit e pastaj nacionalizmit shqiptar dhe jo anasjelltas.

Nacionalizmi islamik përbën një hap tjetër prapa në rrugën e mundimshme të arritjes së një zgjidhjeje të çështjes sonë kombëtare.



Nacionalizmi gegë i Kastriot Myftarajt

- Pa dallim feje e ideje por jo krahine -



Në dhjetor të vitit të kaluar u botua një libër polemik i z. Kastriot Myftaraj, me titull “Nacional-islamizmi shqiptar : Baleta & Ferraj” që përbën një përpjekje për ta sulmuar sa më egërsisht z. Baleta, ndofta për shkaqe jashtë bindjeve apo ideve politike. Pjesa e parë e librit merret me gjithëfarësoj intimitetesh nga jeta e z. Baleta ku pa dyshim ka edhe shumë fantazi, një pjesë që fare pak mund ta interesojë një lexues serioz. Në vijim, autori shtron pikëpamjet e tij për ecurinë e zgjidhjes së çështjes kombëtare shqiptare, ku ai, me një vendosmëri të palëkundur, përjashton nga ky proces të gjithë popullsinë toske të Shqipërisë. Por jo vetëm kaq. Me një “guxim” shkencor tepër befasues z. Myftaraj na thotë se urrejtja e toskëve ndaj gegëve, nisur qysh në shekullin X para erës së re, e ka bazamentin e saj në ksenofilitë e ndryshme të ilirëve dhe epirotasve të lashtë : të parët ishin filoromakë, kurse të dytët filogrekë. Pa dashur ta akuzojmë autorin për mungesë njohurish historike, mund t’i kujtonim atij se qytetërimi grek dhe ai romak i mirëfilltë, zanafillën e kanë në shekullin VIII para erës sonë. Pra çdo aludim për “ksenofilira”, në një kohë më të hershme, kur ata popuj ishin pothuajse në të njëjtin nivel zhvillimi e kulture, është alogjik.

Për z. Myftaraj në Ballkanin Perëndimor jetojnë këta popuj : serbët, malazezët, maqedonasit, gegët, toskët, vllehët dhe grekët. Një përfundim befasues ky që ngjan me një atentat të mirëfilltë që i bëhet nacionalizmit shqiptar pikërisht në emër të tij. Por jo vetëm kaq. Sipas z. Myftaraj, qysh në lashtësi toskët janë përpjekur që me çdo mënyrë, me mashtrime, me dredhi madje dhe me luftë të sundojnë mbi gegët. Ata e donin, e ëndërronin, e aspironin me të gjithë fuqitë e shpirtit të tyre, sundimin mbi gegët. Nuk është e qartë se përse ky popull tosk, që nuk qenka shqiptar, e paska pasur këtë dëshirë vetëm ndaj gegëve dhe jo ndaj popujve të tjerë fqinjë si grekët apo bullgarët. Në të gjitha kombinimet që bën gjatë shtjellimit të ideve të tij në atë vëllim me mbi 300 faqe, z. Myftaraj i ka hequr vizë përfundimisht 25 mijë kilometrave katrore të Shqipërisë së Jugut, që nga Shkumbini e deri në Artë dhe mbi 2.5 milionë shqiptarëve që banojnë në ato treva. Për të Shqipëria është ajo që mbetet, pra Shkumbin e sipër ndërkohë që vetëm gegët e kanë kohezionin e nevojshëm për të formuar një Komb Shqiptar.

Autori i librit të lartpërmendur përpiqet t’i veshë një petk shkencor tezave të tij. Ai thotë që ilirët e Veriut nuk u bashkuan kurrë me ata të Jugut për shkak të armiqësisë së thellë ndërmjet tyre, armiqësi që kishte nisur shumë shekuj më parë. Në të vërtetë ai ka qenë një proces historik i cili duhet ta shterrte vetveten brenda një periudhe të caktuar, zgjatja e së cilës varej nga kushtet e caktuara të epokës. Ilirët e Veriut për një kohë të gjatë nuk u bashkuan edhe me njeri tjetrin. Por gjatë mbretërimit të Teutës, shteti i Adrianëve u rrit ndjeshëm duke arritur deri poshtë Vjosës. Ilirët Adrianë në atë kohë pushtuan edhe Korfuzin. Procesi integrues i të gjithë ilirëve, të Veriut e të Jugut, u ndërpre nga pushtimi romak. Nga ana tjetër, fakti që grekët, në kulmin e lulëzimit të kulturës së tyre, nuk patën një shtet të bashkuar, nuk dëshmon aspak për ndonjë urrejtje shekullore patologjike të qyteteve-shtete me njeri tjetrin. Nëse do të ndiqnim linjën e z. Myftaraj, në ditët tona, Peloponezi i spartanëve duhet të ndahet përfundimisht nga Atika e athinasve dhe kjo e fundit nga Thesalia e tebanëve pasi ata patën luftuar e qenë përgjakur për qindra vjet me njeri tjetrin.

Për periudhën e Mesjetës, z. Myftaraj këmbëngul fort në antagonizmin fetar të Despotatit të Epirit ndaj Principatës së Arbërit, për të mbështetur teorinë e tij të vazhdimësisë së armiqësisë shekullore të toskëve ndaj gegëve. Në ato periudha, çdo feudal, kont apo princ angazhohej me interesat e principatës së tij dhe armiqësitë qenë ngjarje krejt të zakonshme. Madje armiqësitë e princave italianë të së njëjtës fe kanë qenë proverbiale dhe ato vazhduan për qindra vjet derisa i mposhti lëvizja e madhe për bashkim e Garibaldit në shekullin XIX. Kështu që armiqësia e një principate në Jug të Shqipërisë me një tjetër në Veri të saj nuk përbën argument.

Periudha e Skënderbeut zë një vend të veçantë në trajtimin e antagonizmit toskë-gegë të z. Myftaraj. Ai nënvizon se e vetmja humbje e Skënderbeut ndodhi në Berat.

Kjo dëshmon, sipas tij, armiqësinë e thellë të toskëve ndaj Skënderbeut. Berati paskësh qenë epiqendra e kësaj armiqësie. Aty ata demonstruan ndarjen e tyre me kryezotin e Gegëve, zotin e Krujës e të Matit.

Është pak të mos çuditesh me këtë lloj arsyetimi. Domethënë Vaterloja ku u mund Napoleoni nga koalicioni i mbretërve të Europës është pika më antifranceze në kontinent (?!)

Përse nuk përmendet fakti që Skënderbeu u martua me të bijën e një princi tosk ?

Përse nuk kujtohet fakti tjetër që Skënderbeu e quante veten “Princ të Epirotasve”, duke nënkuptuar me këtë term të gjithë shqiptarët që udhëhiqte ai ? Nëse toskët ishin një popull tjetër dhe gjithmonë të gatshëm për të hyrë në aleancë, siç thotë autori, me grekët, vllehët dhe sllavët, kundër gegëve dhe për t’i skllavëruar e sunduar ata, si shpjegohet pjesëmarrja masive e princave të Toskërisë në Lidhjen e Lezhës ? Ndonëse antikomunist i vendosur, z. Myftaraj ndjek një metodologji komuniste : ndërton një skemë dhe pas kësaj kërkon t’ia përshtasë realitetin skemës së krijuar dhe jo anasjelltas. Ai e ka vendosur : toskët janë armiq dhe duhen flakur tej. Se ç’do të bëhet me ta pas këtij dëbimi, atij nuk i intereson aspak. A ka vallë aleat më të fuqishëm për Nikolas Gejxhin e Bostonit dhe për të gjithë teoricienët e Megaliidhesë ? E si mund të quhet nacionalist modern shqiptar një njeri që ia fal gjysmën e Shqipërisë grekëve ?

Për periudhën e sundimit turk, z. Myftaraj akuzon pashallarët e Jugut si vegla të Sulltanit ndërkohë që Bushatlijtë si kundërshtarë të tij. Ai thotë se Ali Pashë Tepelena u ngrit vetëm një herë kundër Portës, në fundin e jetës së tij, kurse Bushatlinjtë luftuan për disa dhjetëra vite me radhë për t’u shkëputur nga Turqia. Një interpretim i dobët i fakteve reale.

Ali Pashë Tepelena kishte krijuar një pavarësi të tillë veprimesh nga Porta sa atë e konsideronin si partner deri fuqitë e mëdha. Ai ishte krejt i plotfuqishëm në pashallëkun e tij. Veprimet e tij drejt pavarësisë nuk ka arritur t’i kryejë jo vetëm asnjë pasha tjetër shqiptar por asnjë i dytë në të gjithë Perandorinë. Njëkohësisht ai kreu vepra të mëdha, për aq sa e lejonte koha dhe mjedisi, në fushën ekonomike dhe në atë të infrastrukturës së pashallëkut të Janinës. Ai u angazhua në luftime kundër një pashai tosk, Kurt Pashës së Beratit e jo kundër Bushatlinjve siç do ta kërkonte teoria e z. Kastriot. Ndërkaq, pa dashur të biem në pozitat dëshpëruese të z. Myftaraj të ndarjes Veri-Jug, mund t’i kujtojmë atij se të dërguarit të Vjenës që kërkoi ta ndihmonte për t’u shkëputur përfundimisht nga Sulltani, pashai i Shkodrës i preu kokën dhe ia dërgoi Stambollit duke u pajtuar përfundimisht me të.

Z. Myftaraj është një admirues i Bismarkut. Ai çmon shumë “Realpolitikën” e tij të cilën kërkon ta përqasë në kushtet e Shqipërisë e të shqiptarëve. Zbatimi i skemës së Bismarkut për viset e sotme shqiptare ngjan si shumë origjinal :Gegnia është, sipas tij, Prusia plus afro 300 shtetet gjermane të përçara. Nuk dihet në fakt se kush është aktualisht Prusia. I takon të jetë Kosova, por ajo është një protektorat dhe asgjë më shumë. Principatat duhet të jenë prefekturat dhe komunat e Republikës së Shqipërisë, të pjesës juglindore të Malit të Zi dhe të Maqedonisë Perëndimore, kurse vetë princat duhet të jenë kryetarët e komunave në fjalë. Austria është Toskëria. Kuptohet Vjena i takon të jetë Vlora. Se cili është perandori i Toskërisë nuk shtjellohet qartë : i bie të jetë Fatos Nano. Por nuk kuptohet se pse ky perandor nuk qëndron në Vjenë, domethënë në Vlorë, por është instaluar në kryeqendrën e Bavarisë, në Mynhen, domethënë në Tiranë. Megjithatë nuk ka rëndësi. Skema është bërë ose më mirë është huazuar dhe pak shqetësim ndjen përdoruesi i saj nëse nuk përputhet me realitetet e kohës pasi ai është në gjendje që, në rast krisjeje, ta përputhë atë dhunshëm.

Bismarku e kuptoi se kush e pengonte bashkimin gjerman – nuk ishin as anglezët, as francezët e as rusët. Ata ishin austriakët. Dhe sado e paarsyeshme t’i dukej opinionit të trashë politik gjerman, duke u mbështetur në “Realpolitikën” e tij, ai i shpalli luftë Austrisë, e theu atë më 1866 dhe, pas fitores, e bashkoi Gjermaninë duke e lënë Austrinë jashtë saj si mish i huaj.

Myftaraj e kuptoi se kush e pengon bashkimin shqiptar – nuk janë as serbët, as grekët e as maqedonasit. Ata janë toskët. Dhe sado e paarsyeshme t’i duket opinionit të trashë politik shqiptar, duke u mbështetur në “Realpolitikën” e huazuar, ai do t’i shpallë luftë Toskërisë, do ta thyejë atë në vitin 2005 dhe, pas fitores, do ta bashkojë Gegninë duke e lënë Toskërinë jashtë saj si mish i huaj. (Vetë autori nuk e pretendon ta kryejë vetëm atë punë pasi është në pritje të daljes në skenë të një Oto fon Bismarku – Gegë. Por nëse nuk del, do s’do, ai do ta realizojë vetë atë detyrë të lavdishme historike)

Z. Myftaraj, të gjithë ofensivën e tij kundër toskëve e ka ndërtuar mbi bazën e një platforme që mund ta quajmë si “solidaritet luftarak katolik antitosk i të gjithë hapësirës Gege të Shqipërisë”. Kuptohet që elementin islamik të Veriut të Shqipërisë ai e konsideron përkohësisht si të tillë. Mirëpo ndofta nga ngutja ose nga mungesa e një studimi më të hollësishëm të veprimtarisë së katolicizmit shqiptar, ai ka harruar që një nga figurat më të mëdha të Kombit por edhe të Katolicizmit në Shqipëri, At Gjergj Fishta, në këngën kushtrim që propozonte për Himn Kombëtar të shqiptarëve, kishte të spikatura dy vargjet që vijojnë :



“Bini toskë e bini gegë,

si dy rrfe qi shkojnë tuj djegë…”



“Për fat të keq”, më i madhi i katolikëve të djeshëm të Shqipërisë ka një opinion diametralisht të kundërt me atë të korifeut të nacionalizmit gegë të sotëm.

Z. Myftaraj akuzon edhe Sami Frashërin i cili nuk shqetësohej aspak për bashkimin dhe pavarësinë e shqiptarëve por për garantimin e sundimit të toskëve, mbi gegët, pas shkëputjes së Shqipërisë nga Turqia.

Për periudhën e pavarësisë së Shqipërisë, autori këmbëngul se ajo ka qenë një epokë e trishtuar e marrëdhënieve : “sundues tosk – i sunduar gegë”. Nuk e dimë nëse ai përfshin në këtë kategorizim edhe periudhën 1924 – 1939. Sidoqoftë, për vitet e Diktaturës komuniste, z. Myftaraj ka pjesërisht të drejtë. Pjesërisht sepse ato që ndodhën në atë kohë vërtetë pasqyronin mungesën e plotë të simetrisë në trajtimin e qytetarëve shqiptarë të Veriut e të Jugut por kjo nuk ndodhte për shkak të urrejtjes biologjike të Jugut ndaj Veriut por për arsye krejt të tjera e shumë më konkrete se një konsideratë shpirtërore çfarëdo, qoftë dhe e deformuar. Enver Hoxha vrau e masakroi shumë jugorë, madje edhe shokë e miq të tij, këdo që kishte frikë se mund ta rrezikonte, pa e vrarë fort mendjen se ku kishte lindur X apo Y “biroist” dhe ndonëse nuk i donte gegët, ta zemë për arsyen që përmend z. Myftaraj, përsëri të shoqen e kishte gegë.

Veriu, për shkaqe historike të njohura, duke qenë më i lidhur me traditën e më konservator, ka qenë edhe më antikomunist se hapësira jugore e vendit. Në këtë vështrim ka pasur ndikimin e saj edhe kisha katolike. Klerikët katolikë, si më të përgatitur e më të shkolluar, jo vetëm e njihnin shumë më mirë doktrinën bolshevike dhe dëmet e saj por ishin në gjendje edhe ta argumentonin qëndrimin e tyre armiqësor ndaj asaj doktrine. Ndërkohë, kolegët e tyre ortodoksë apo myslimanë, ishin disa shkallë më poshtë në nivelin arsimor e intelektual dhe, si pasojë, nuk kishin mundësi e aftësi për t’iu kundërvënë me argumente të bazuara komunistëve dhe propagandës së tyre mashtruese. Madje ky është një përfundim i nxjerrë në një kuadër shumë më të gjerë se Shqipëria jonë e vogël, e që mund të aplikohet në arenën e ngjarjeve të pasluftës edhe në Europën Lindore.(Kështu shpjegohet fakti se përse, ta zemë, Polonia, Çekia dhe Hungaria katolike ishin shumë më antikomuniste, fill pas Luftës së Dytë Botërore, se Jugosllavia, Bullgaria e Greqia ortodokse). Në të tilla kushte, lëvizja komuniste pati shumë më tepër sukses në Jug se në Veri të vendit. Megjithatë, kjo ka lidhje sidomos me dhjetëvjeçarët e parë të komunizmit shqiptar. Dalngadalë nisi të vendosej njëfarë ekuilibri ndonëse asimetria ruhet edhe sot. Kështu, për shembull, revoltat në mbrojtje të figurës së Enver Hoxhës, në shkurt-mars të vitit 1991, i udhëhoqi një verior, Hysni Milloshi; në atë kohë u bënë demonstrime të egra të turmave të irrituara në mbrojtje të ish-Diktatorit, jo vetëm në Skrapar, në Përmet e në Librazhd por edhe në Peshkopi, Burrel e Martanesh ; dhe së fundi, ndonëse z. Myftaraj e pagëzon “boshnjak” z. Ramiz Alia, koka udhëheqëse dhe frymëzuese e komunizmit shqiptar nga viti 1985 e deri sot, është verior.

Nuk po ndalemi në ngjarjet e hidhura të pranverës së vitit 1997 të cilat z. Myftaraj ka dëshirë t’i përdorë si argumentin më të fuqishëm të teorisë së tij – lufta e Jugut kundër Veriut për ta nënshtruar e dominuar atë – pasi kjo temë është rrahur shumë. Ajo që të trondit pa masë është parashikimi i tij ogurzi se ne gjendemi përpara një lufte të re të paevitueshme e cila është planifikuar nga fuqitë e mëdha për të bërë katarsisin e rajonit. Ai është i papërkulur në idetë e tij se Perëndimi ka orkestruar zinxhirin e konflikteve në Ballkanin Perëndimor sipas vijës Veriperëndim – Juglindje. Etapat e konflikteve janë : Slloveni – Serbi, Kroaci – Serbi, Bosnje – Serbi, Kosovë – Serbi, Maqedoni shqiptare – Maqedoni sllave, Gegni – Toskëri, Toskëri – Greqi e ndofta në fund, Greqi – Turqi, e cila nuk i intereson fort z. Myftaraj. Ai thotë se konflikti i vitit 1997 u bë jashtë radhe, nuk i takonte të bëhej atëhere, prandaj Europa e mbylli për dy javë, 28 shkurt – 14 mars. Por ai do të bëhet se s’bën. E si pasojë do të ndahet shapi nga sheqeri, Gegnia nga Toskëria, ndaj së cilës, kur ta sulmojë greku, Gegnia s’duhet të ketë pikë mëshire e as të ndërhyjë për ta mbrojtur. Dhe pas të gjithë kësaj tirade arsyetimesh paranojake, vallë kush mund të mendojë se z. Myftaraj është një nacionalist ?

Filozofia politike e nacionalizmit krahinor përbën disa hapa prapa në rrugën e vështirë të ngadhnjimit të nacionalizmit të vërtetë e gjithëpërfshirës shqiptar.



*



Përballë një pasqyre të tillë të hidhur të deformimeve vrastare të idesë aq fisnike e aq të pastër të Nacionalizmit Shqiptar, të atij nacionalizmi të vërtetë, të ndershëm e gjithëpërfshirës, njeriu ndjen lodhje. Një lodhje që buron nga përjetimi i një realiteti të hirtë e sfilitës të përpjekjeve kryeneçe të disa njerëzve që nuk dihet se për arsye të cilës dalldi këmbëngulin që ta varrosin aspiratën e shenjtë kombëtare të shqiptarëve, të çorientuar nga ide internacionaliste, kozmopolite por edhe pseudonacionaliste. Kur dëgjon se si intelektualë të tillë të ndërkryer i thurin himn përçarjes së shqiptarëve, pa dashur secilit i kalon si një film tabloja e çuditshme e 120 viteve të fundit të historisë së Kombit tonë, momente pikante të asaj historie duke nisur nga vargjet e Pashko Vasës “Qysh prej Tivarit deri n’Prevezë…”, e duke mbaruar te nofka që i patën vënë kosovarët e Mitrovicës, para 60 vjetësh një vlonjati, Ago Agait, si “kosovari prej Vlone”, te libri voluminoz i gjirokastritit Hamit Kokalari “Kosova, djepi i shqiptarizmës”, te dëshmia drithëruese e Gjykatës Komuniste të pasluftës kundër korçarit patriot Ajdin Kulla që dënohej me vdekje sepse ishte përpjekur për Shqipërinë Etnike, te vargjet brilante të shkrimtarit të madh pogradecar Dhimitër Pasko “Jam Shqiptar, e Kosovar, Zot Krenar, e Zot Bujar, mbi këtë Dhe, që e kam si Fe, E përmbi Fe, E kam Vatan, E kam Atdhe…” e duke përfunduar te vepra madhështore e Astrit Sulës, të riut beratas 22 vjeçar që, para katër vjetëve, la komoditetin e sapokrijuar në Itali dhe u hodh në Kosovë, në formacionet e UÇK-së duke dhënë jetën e tij të re në luftën e shenjtë kundër pushtuesit serb. Çfarë kontrasti ! Mbi të njëjtin Dhe jetojnë edhe ata edhe këta ! I tillë është realiteti ynë i hirtë, realiteti ynë i trishtuar i cili na ofron therrmija gëzimi e kupa hidhërimi.

Megjithatë, ashtu sikundër mbijetuam pas pushtimesh të gjata që mateshin me shekuj, pas diktaturash të egra që mateshin me dhjetëvjeçarë, do të mbijetojmë e do të ngrihemi në këmbë edhe pas këtyre çoroditjeve të një tranzicioni që matet me vite për ta gjetur rrugëdaljen nga varri i hapur ku duan ta kallin Nacionalizmin e pastër Shqiptar disa njerëz që për ironi të fatit, luftojnë në emër të tij. Energjitë e mëdha të Kombit të Bashkuar flenë. Vullnetet janë të ndrydhura, vullnetet janë të shtypura. Por dita e tyre, megjithë vonesën e zgjatur, do të vijë. E përpara Nacionalizmit të padeformuar e të mirëfilltë Shqiptar, teoritë e sotme të nacionalizmit fraksionues do të ngjajnë si skota e delfinëve përballë racës njerëzore. Natyra u dha delfinëve disa premisa për t’u përsosur në rrugën e gjatë drejt qenieve inteligjente. Por ata nuk mundën ta plotësojnë atë mision, ata nuk mundën të bëhen njerëz. Ishin gjysmakë dhe mbetën në mes të rrugës. Në mes të rrugës janë të detyruara të mbeten edhe teoritë antishqiptare e arkaike të nacionalizmave përzgjedhëse e fraksionuese. Ato do të ngjajnë si kujtime të vakëta të viteve të hirtë, të viteve aq të shqetësuar e aq të hidhur njëherësh, të viteve të zhgënjimeve të mëdha, të viteve të….delfinëve.

Shqipërinë shpëtoje, Zot, nga shqiptarët“ (Faik Konica)

Agim Gashi

Shkruan: Agim Gashi

Nga vdekja e Presidentit Rugova në zemrat e shumë shqiptarëve ndihet një zbrastësi dhe pasiguri për të ardhmen tonë. Nuk ka më trishtim se kur zbrastësia dhe trishtimi zënë vendin e shpresës, zënë vendin e lumturisë dhe ardhmërisë. Por, fatkeqësisht mjedisi ynë është mbushur me lajme senzacionale të çdoditëshme duke na servirur lloj-lloj të pa pritura. Kaluan pak kohë nga ndërrimet që u bënë në Qeveri dhe Parlament dhe këto „aksidente“ rënduan dhëmbjen që populli kishte me rastin e vdekjes së Presidentit Rugova. Dikushët, apo më mirë me thënë askushët, mundohen që brenda natës të bëhen yje të kombit çka lenë të kuptohet se në mesin tonë po hapen plagë të reja. Thashethemet kanë vërshuar opinionin e gjërë shqiptar dhe as të vërtetave më nuk u besohet. Thuhet se Ramë Maraj është ai që e dirigjon LDK-në, thuhet se pë rrëzimin e Dacit janë dhënë një milion euro, thuhet se këto para i ka marrë Eqrem Kryeziu, thuhet se Veton Surroi ka paguar shuma të mëdha për ta shkatërruar jo vetëm Akademik Dacin por edhe LDK-në....E çka nuk thuhet more vlla sot në hapësirat tona? Madje harrohen të gjitha, harrohet Presidenti, harrohen simbolet, harrohet djersa, mundi e gjaku që ata dikushët-askushët të bëhen yje kombëtar. Imitatorët e mjekërr-bardhëve të Tiranës e Prishtinës kanë filluar ta lozin lojën e djallit.

Oh Zot, po si erdhën kohra të tilla që bariu të bëhet gjeneral e hajdutët patriota?
„Shqipërinë shpëtoje,Zot, nga shqiptarët“ thoshte Faik Konica para gati njëqind vite. Kjo thënje e këtij vizionari është aq aktuale në ditët e sotme sa kurrë më parë. Kjo donë me thënë se ne shqiptarë kemi ngelur dhe jetojmë akoma në kohën e Faik Konicës. A mund ta shofin këtë patriotët me bateria të harxhuara ? Sa bukur e shfrytzojnë dikushët-kërkushët rastin dhe momentin për tu ngritur me merita të huaja! Të më besohet se unë nuk jam për konfrontizëm as në radhët shqiptare e aq më pak në partinë time LDK-në, së cilës i takoj qe gjashtëmbdhjet vite. Por në mendje më sillet një pyetje e madhe : pse na ndodhë kjo neve kur akoma kemi shumë për të bërë? Më besoni se nuk mund ti duroj akrobatët e partisë, që shfrytëzojnë rastin për të iu futë „aksionit për pastrim“ kur dihet se akoma jemi në një kaos kombëtar, dhe kur dihet se amaneti i Presidentit Rugova për Pavarësi e Sovranitet të plotë të Kosovës akoma nuk është realizuar. Dhashtë Zoti që të realizohet sa më parë sepse ky popull është lodhur edhe nga pritja, por edhe nga servimi e çdoditshëm i lajmeve senzacionale të akrobatëve politik



Akrobatët e tillë politik ngrehin dollinë e tyre për hiç punë sepse suksese nuk ka. Vetëlavdërimi ka arritur majët e zenitit duke harruar se akoma ka përndjekje, hasmëri, vëllavrasje, përdhunime....Hafillëqet dhe punët tinzare me njëqind e njëmijë dollovere për poste e karrige ka kapluar në të gjitha anët e Kosovës. Imitatorët e verbër e mediokër, pseudopatriotët e pseudoluftëtarët, bashibuzukët e kontrabandistët sot shesin mend kudo e me këdo për të arritur majën e pushtetit duke harruar çdo gjë kombëtare e çka është më e rëndësishmja ata e harrojnë shtetësinë e Kosovës dhe shtetin më të ri të Evropës, për të cilin shtet u flijuam me shekuj e dekada. Shmangshmëria nga shtetësia dhe amaneti i Dëshmorëve, Heronjëve të Demokracisë dhe Presidentit Rugova është krim.


Ky popull është lodhë nga dikushët-kërkushë që ngrehin gishtin e krimit në emër të patriotizmit, që shkelin mbi varret e dëshmorëve gjithënjë në emër të patriotizmit dhe që manipulojnë me votën e sovranit në emër të patriotizmit. Përdhosja e lirisë është tradhëti. Liria duhet të jetë e lehtë, e bardhë si veli i nusërisë, e pastër si loti…ajo po rëndohet nga njerëzit e lloj-lloj bashibuzuku e krimineli që mundohen ta bindin këtë popull se me ta do ta ketë më mirë. Formohet bindja se këta dikushët-kërkushët janë shpëtimi i atdheut, se populli pa ta do ta ketë fatin e kthimit nën sundimin serb e dokrra tjera. Shkurt e shqip këta dikushët-kërkushët ia friksojnë ardhmërinë këtij populli që diti ta bjerë punën buzë pavarësisë. E si zakonisht këta mundohen ta ulin meritën e Arkitetktit të Pavarësisë Dr. Ibrahim Rugovës duke u munduar të gjejnë edhe „qime në vezë“, duke shpifur çdo gjë që ishte progresive,duke lëkundur gurët e themelit të Pavarësisë. Natyrisht se njerzit e ndershëm i kapë tmerri dhe turpi se nuk mund të ndryshojnë gjë. Harrohet se duke u bërë shteti më i ri i Evropës dhe Botës nuk shkëputemi nga e keqja. Na mungon dinjiteti njerëzor mu siç na mungon akoma ligji dhe shtetësia. Dikushët-kërkushët harruan se çka na ndodhte vetëm pak vite më parë kur fara e kuqe komuniste gëlltiste çdo gjë që ishte shqiptare. Tani dëshirohet të kthehet komunizmi duke harruar se toka e Kosovës atë farë nuk e rritë sepse kjo tokë është mjaft e kuqe me ngjyrën e gjakut që marrë në përgjithësi, më shumë u vramë ndërveti se sa na vrau hasmi.


Dhe dikushët-kërkushët krenohen dhe e zënë burrëri të vrasin shqiptarë, të vrasin çlirimtarë, të përdhunojnë traditën në emër të patriotizmit.
Dikush do të pyet: po ku janë këta dikushët-kërkushët? Ç´kërkojnë këta? Pse lejohen të veprojnë këta? Këso pyetje e pyetje si kto, renditen çdo ditë në bisedat tona me familjarë, shokë e miq. Dhe dikush do të përgjigjet: dikushët-kërkushët janë ndër ne dhe në ne. Dhe pse janë ndër ne e në ne, nuk është rastësi por është kurdisje. Ata veprojnë në të gjitha partitë. Kanë një ideologji dhe një oreks. Ata gjithnjë janë në frontin e betejës, të asaj beteje që do të na verboj. Kjo betejë ndërshqiptare nuk dihet ku e ka fundin. Ndoshta kur do ta hamë njëri tjetrin!

Nuhi Ismajli sjell një studim shkencor - “ Vepra e Gjon Buzukut”

Studimi mbi dorëshkrimin e parë të gjuhës shqipe - “Meshari”



Nijazi Ramadani




Studiuesi i letërsisë shqipe, Nuhi Ismajli vjen me veprën më të re “ Vepra e Gjon Buzukut”, të botor nga Ars-clubi ” Beqir Musliu”, financuar nga MKRS të Kosovës, një studim i thelluar mbi dorëshkrimin e parë të gjuhës shqipe, pikërisht në 455 vjetorin e botimit të “Mesharit”. Deri tash ka të botuar veprat me kritikë letrare : "Nga vlerat e traditës", “Kurreshtje letrare”, Aktualizime letrare”, ku për Nuhi Imajlin, kjo është vepra e katërt me radhë, nga fusha e studimeve, vështrimeve dhe trajtesave shkencore në fushë të kritikës gjuhësore, letrare, publicistike dhe polemiste. Shkrimet që përbëjnë këtë vepër shkencore hulumtuese e pasuruar me të dhëna arkivore për Gjon Buzukun që deri së voni i kanë munguar historiografisë sonë të shkruar të gjuhës dhe letrave shqipe. Edhe ato që kanë qenë të njohura sipas gjuhëtarit, historianit të letërsisë shqipe, profesorit, Nuhi Ismajli, ato janë shkruar në kohë të ndyshme, dhe me parë , janë botuar ne gazeta, revista e vepra të ndyshme. Një qasje e tillë hulumtuese gjithëpërfshirëse për “Buzukun dhe gjuhën e tij”, është trajtuar edhe nga AASH të Shqipërisë, ku autori ka qenë i përfshirë me tri njësi enciklobedike të sipas autorit Ismajli, është qëllimi i tij që ato , përmes kësaj vepreje, shkrimet e shkruara në vazhdimësi dhe të botuara në shtypin e Prishtinës dhe të Tiranës, t’i ketë lexuesi të tubuara , në një vepër të vetme .



Në shkrimet që e përbëjnë këtë vepër, janë trajtuar çështje të ndyshme të vepres “Meshari” dhe të autorit të saj, të cilat janë heshtur dhe nuk janë trajtuar fare, jane trajtuar pak ose nuk janë trajtuar si duhe . Kështu, këtu trajtohet çështja e historisë së zbulimit të vepres së buzukut , në etapa të ndryshme duke filluar me zbulimin e parë të të ekzemplarit të vetëm më 1610 nga arqipeshkvi I Tivarit, Marin Bici, edhe pse mendimi më i përfapur ishte për të cilin zbulim, flitej vazhdimisht edhe i pësëritur një puhim i tillë se “ zbulimi i parë është ai, zbulimi i studentit nga Gjakova GJ. N .Kazazit, i vitit 1740, si dhe çështja e historiesë së ribotimit të saj. Këtu në këtë liber është folur për çështjen e vlerës historike–letrare të vepres së Gj. Buzukut, kurse, më parë, siç dihet nga studimet e gjerë tanishme është folur duke pasur autori Ismajli bindjen e thellë për vlerën e adhe letrare të teksteve biblike dhe të teksteve autoriale të Bozukut, të cilat e përbëjnë tekstin e “Mesharit” , si dhe në saj të analizës së vetë natyrës së teksteve të tij, ku sipas autorit në librin “Vepra e Gjon Buzukut”, ku janë trajtuar edhe llojet letrare të veprës Meshari, vlera letrare, si dhe historia e gjendjes e trajtimit letrar të saj. Nga aspekte të ndryshme si plotësim të mendimit për Buzukun dhe veprën e tij, është folur edhe përmes intepretimit e vlerësimit të shkrimeve të ndrushme për Buzukun dhe vepren e tij, në një këndvëesahtrim shumë shtresor dhe shumë dimenzional të çështjes së shtruar nga studiues albanologët tanë dhe të huaj. Botimi i veprës synon të përmbush dhe aktualizoi nëpërmjet saj, të nderoj shkrimtarin, Gjon Buzukn, i cili, në kohën, kur ishte zbuluar nga Marin Beci, fushata për çrrënjosjen e shkrimeve dhe botimeve, e cila gjendje ishte përshkruar përmes Pjeter Mazrekut, edhe atë në mes të shek. XVI, shkroi një vepër tejet të rëndësishme për kulturën shqiptare, dhe t’i kontribuoj njohës, të së kaluarës kombëtare dhe begatisë së vlerave të saj, si kusht për të njohur të ardhmën, ishte mesazhi I autorit Ismajli. Autori, përmes krahasimeve të kuptimeve të teksteve biblike dhe natyrës, kuptimit, qëllimit dhe funksionit të teksteve të vjetra shqipe, argumenton, përveç tjerash, edhe ndikimin e Biblës, si një faktor me rëndësi në nxitjet e shkrimit të vjetër shqip. Por, një varg shkrimesh Nuhi Ismajli ka shkruar për veprën Meshari, në radhën e së cilave dallohen shkrimet: Vlera historiko-letrare e veprës meshari të Gj. Buzukut, shkruar më 1994, ku për herë të parë, në mënyrë më të gjerë flitet për vlerën letrare të Mesharit (Nga vlerat…, f. 65-77); Llojet letrare në veprën Meshari (Nga vlerat…, f. 78-92), ku për herë të parë flitet për llojet letrare të Mesharit dhe ku dëshmohet gjerësisht prania e vlerës letrare të Mesharit; shkrimi: Trajtimi letrar i veprës Meshari të Gj. Buzukut (Epoka e re, 8. 10. 2005, f. 19), ku provohet jo vetëm historia e trajtimit të vlerës letrare të Mesharit, por edhe e pranisë së pamohueshme të vlerës letrare të tij etj.



Autori librin e tij prej 80 faqësh, e ka ndarë në tetë njësi, duke zbulimin e veprës Meshari të Gjon Buzukut, Zbulimi dhe ribotimi I veprës Meshari të Gj. Buzukut, vlera historike letrare e saj, llojet letrare të veprës, ndriçimet e shumëanshme të veprës dhe të autorit të saj, duke e përmbyllur me të dhënat arkivore për Gjon Buzukun dhe shënimet biografike për autorin Nuhi Ismajlin i cili shkrimet e Nuhi Ismajlit, të botuara në gazeta e revista të ndryshme, përbëjnë vëllime të tëra. Ky autor, vetëm me botimet nëpër gazetat e revistat e ndryshme, do të kishte edhe disa botime të tjera, të plota të cilat i ka në dorëshkrim. Ismajli është studiues i pasionuar i kulturës shqiptare, historian i letërsisë, kritik letrar, eseist, polemist e gjuhëtar, një krijues i veçantë i gjithanshëm dhe mjaft produktiv. Për herë të parë, me shkrime për çështje të arsimit, paraqitet në vitin 1983, për të vazhduar pastaj me shkrime të tjera, për çështje të ndryshme gjuhësore, letrare etj. Shkrimet e tij të para Nuhi Ismajli i botoi në gazetën “Rilindja”, pastaj në revistat “Fjala” e “Shkëndija”, për të vazhduar më pas me paraqitjet në gazetën “Bujku”, “Koha ditore”, “Zëri”, “Bota sot”, “Epoka e re”, “Kosova sot”, “Iliria post” , në revistën “Identiteti”, të Prishtinës, si dhe në gazetat “Shekulli” e “Koha jonë” të Tiranës.Nuhi Ismajli është pjesëmarrës mjaft aktiv në takimet e ndryshme shkencore të organizuara nga institucionet shkencore të botës shqiptare. Ai ka marrë pjesë në Sesionin shkencor për Çabejn, organizuar nga Instituti Albanologjik i Prishtinës, më 1998 dhe, disa herë, edhe në Seminarin Ndërkombëtar për Gjuhën, Letërsinë dhe Kulturën Shqiptare në Prishtinë, në kuadër të botimeve shkencore të të cilave institucione i janë botuar punimet.Nuhi Ismajli është i përfaqësuar edhe me 6 njësi bibliografike për veprën e Buzukut, në veprën: Buzuku dhe gjuha e tij, të botuar nga Akademia e Shkencave të Shqipërisë dhe Instituti i Gjuhësisë dhe i Letërsisë, më 2005.

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar që editohet nga njëfarë ekstremisti dhe terroristi antishqiptar nga Shkodra, m...