Agjencioni floripress.blogspot.com

2011/02/16

Shkruan: Sheradin BERISHA : TJETËRSIMI I PASURISË ÇAME NGA SHTETI GREK

Çështja çame

TJETËRSIMI I PASURISË ÇAME NGA SHTETI GREK
DHE INDIFERENCA E SHTETIT SHQIPTARË !
  
·        Greqia ndonëse është anëtare e BE-së, duhet të korrigjojë politikën e saj diskriminuese ndaj çamëve, të ndërtuar gjatë dhe pas LDB-së, të respektojë të drejtën e patjetërsueshme të çamëve, për t´u rikthyer në pronat e tyre të konfiskuara padrejtësisht (me vendime e ligje antishqiptare) si dhe t´i kompensojë të gjitha pronat që i ka shitur apo ua ka dhënë falas popullsisë greke.


        

Ligjet diskriminuese të shteti grek

        Më 9 shkurt 2006, me vendimin 5/2006 - Gjykata e Lartë e Greqisë i kishte dhënë të drejtë shtetit t´i shesë të ashtuquajturat “pasuri të armiqve grek, që banojnë në Shqipëri ose që kanë prejardhje shqiptare” (!!!) Propozimi për shitjen e tokave të konfiskuara është bërë që në tetor të vitit 2005 nga kryeprokurori grek, para Gjykatës së Lartë.

        Në vendim theksohet gjithashtu se, shteti grek ka të drejtën e zotësisë të përvetësojë pronat, sipas ligjit 26/361940, ndaj atyre që në të kaluarën janë quajtur persona që kanë luftuar ose kanë qenë kundërshtarë të shtetit grek, apo ndërmjetës të pasurive të këtyre kundërshtarëve. Pas këtij përvetësimi,  shteti grek ka të drejtën edhe të shesë këto prona. Pra, ky vendim u heq sekuestrot dhe i nxjerr në ankand të gjitha pasuritë e shqiptarëve të Çamërisë që kanë në Greqi.

        Ky lajm me të drejt ngjalli reagime të shumta në opinionin shqiptarë e veçanërisht te popullata çame, e cila jeton në Shqipëri, pas shpërnguljeve me dhunë (1913-1945) nga vatrat e tyre stërgjyshore. Për këtë qëllim në shkurt e qershor të vitit 2006, por edhe në vitin 2007 çamët në Shqipëri organizuan protesta, ndërkohë që  një  delegacion i Partisë për Drejtësi dhe Integrim, në Parlamentin evropian ka  dorëzuar një dokumentacion përkatës lidhur me çështjen çame.  

Një histori e shkurtër për Çamërinë

        Çamëria është një krahinë, që përbënë pjesën më jugore të trevave shqiptare. Shtrihet gjatë bregdetit Jon dhe zgjerohet në Lindje deri në vargun e maleve që e ndajnë prej pellgut të Janinës. Nga Veriu ka kufi lumin Pavel, kurse në Jug Gjirin e Prevezës. Qendrat e banuara kryesore të Çamërisë janë: Filati, Gumenica, Paramithia, Margëllëçi dhe Parga, të cilat me vendim të Konferencës së Ambasadorëve të vitit 1913 që u mbajt në Londër, iu aneksuan Greqisë, ndërkaq vetëm rripi i saj Verior(me shtatë fshatra) me qendër Konispolin, u përfshi brenda kufijve të Shqipërisë londineze.

        Sipas dokumenteve, rezulton se deri në dhjetor të vitit 1912 në Çamëri jetonin 90 mijë banorë, 50 mijë myslimanë dhe 45 mijë të krishterë, prej tyre 18 mijë frymë flasin gjuhën greke, ndërsa 72 mijë të tjerë flasin gjuhën shqipe. Kështu, Shqipëria megjithëse doli si një shtet i pavarur, u copëtua për afër dy të tretat e territorit kombëtar, dhe gjysma e popullsisë shqiptare u bë “pakicë kombëtare” në shtetet fqinjë, si në: Greqi, Bullgari, Serbi e Mal të Zi.

Gjenocidi dhe spastrimi etnik i Çamërisë, sipas programit
grek “Megalo Idea”

        Që nga viti 1913 e këndej, Greqia me mbështetjen e fuqive të mëdha: Anglisë, Francës dhe të Rusisë, nis spastrimin etnik të Çamërisë, sipas programit nacionalist “Megalo Idea”, i ngjashëm me programin serb “Naçertanija” të Ilija Grashaninit. Për realizimin e këtij synimi, qeveria greke nxori dekrete të veçanta me të cilat çamët u ndaluan të blejnë, të shesin, ose të transferojnë pasuri të patundshme që u takonte atyre, ndërsa pas përfundimit të Luftës së Parë Botërore(1918), hartoi një ligj për Reformë Agrare, e cila u aplikua vetëm në Çamëri, dhe kjo “reformë” shqiptarëve (të cilët shpërnguleshin me dhunë për në Turqi) ua grabiti tërë pasurinë e tundshme dhe të patundshme.

        Në gusht të vitit 1936 në Greqi u instalua regjimi fashist në krye me Joan Metaksain dhe viktimat e para të kësaj diktature ishin çamët. Shpërthimi i Luftës Italo-Greke (në vitin 1940) thelloi edhe më shumë vuajtjet dhe persekutimet e çamëve. Në këto rrethana lufte, qeveria Metaksai, shfrytëzoi momentin, për vazhdimin e spastrimit etnik të Çamërisë nga popullsia autoktone çame. Për realizimin e këtij qëllimi, fillimisht u burgosën rreth 5 mijë meshkuj çamë (nga mosha 16-70 vjeç) të cilët u internuan në ishujt e Egjeut: Chios, Medelin, Korynth, Lefkada.

        Gjatë Luftës së Dytë Botërore përgjegjësi kryesor i gjenocidit ndaj çamëve, padyshim ishte gjenerali grek Napolon Zervas , (kryetar i partisë së djathtë greke EDES). Në periudhën qershor 1944 - mars 1945, forcat e Zervas, kanë vrarë e masakruar rreth 3 mijë civilë të pambrojtur çamë. Sipas të dhënave që dalin nga raporti i Grupit Ndërkombëtar të Krizave, rezulton se shifra e çamëve të larguar me forcë nga Greqia për në Shqipëri gjatë dhe pas Luftës së Dytë Botërore është rreth 35 mijë vetë. Gjatë kësaj periudhe të spastrimit etnik, u dogjën dhe plaçkitën 86 fshatra me rreth 5800 shtëpi. Në humbjet e tjera materiale llogariten 110 mijë krerë bagëti të imta, 2400 gjedhë, 80 mijë kuintalë vaj ulliri, 21 mijë kuintalë grurë pa llogaritur këtu edhe dramën e madhe të shkombëtarizimit të këtyre trojeve.

        Të theksojmë, se çamët deri në vitin 1940 përveç shtëpive kishin pyje me sipërfaqe 65 mijë hektarë, 108 mijë ha kullota dhe 30 mijë ha tokë bujqësore me një vlerë prej 1 miliardë USD. Ndërsa sipas të dhënave të Shoqatës “Çamëria” vlera totale e pronave çame në fund të Luftës së Dytë Botërore ishte 340 milionë USD dhe që me vlerën e sotme të këmbimit vlerësohet 2, 5 miliard dollarë. Pas LDB, shteti grek miratoi ligje diskriminuese, me të cilat konfiskonte pasurinë e shqiptarëve çamë, pasi i akuzonte ata se kishin bashkëpunuar me nazifashistët italianë e gjermanë.

Indiferenca e Shqipërisë – karshi çështjes çame !

        Vendimi i shkurtit 2006 i Gjykatës së Lartë Greke për shitjen e pasurisë së çamëve, është një vendim tërësisht politik, i cili mohon katërçipërisht të drejtën e zotimit të pronave nga pronarët e ligjshëm siç është populli çamë. Sakaq, dihet se shteti grek ka një proces të hapur në Strasburg, pikërisht për çështjen e pronave të çamëve dhe mos vallë ky proces do të prolongohet, deri sa të shiten këto prona ?!

        Nga kjo situatë e krijuar, padiskutueshëm kërkohet urgjentisht ndërhyrja e Tiranës zyrtare, e cila asnjëherë më herët nuk e ka trajtuar këtë problem seriozisht. Për më tepër, shpeshherë Shqipëria zyrtare është treguar tolerante karshi veprimeve ksenofobe të shtetit grek, të cilët gjithmonë kanë shprehur pretendime territoriale, nëpërmjet elementit grek në jug të Shqipërisë.

        Këtë tolerancë duket se ka dëshmuar edhe vizita e presidentit Bamir Topi në Greqi (nga data 25 – 27. 11. 2007) . Presidenti Topi gjatë qëndrimit në Greqi u takua me presidentin grek Karolos Papulas, kryeministrin Kostas Karamanlis, Kryetarin e Parlamentit Siufas, ndërkohë që pati takime të veçanta edhe me përfaqësues të partive parlamentare në Greqi: me Sekretaren e Përgjithshme të Partisë Komuniste së Greqisë, Aleka Papariga, me Kryetarin e Partisë Popullore Ortodokse (LAOS) Jorgos Karaxhaferri, me Kryetarin e Koalicionit të së Majtës Radikale, Alekos Alavanos dhe me Kryetarin e Partisë më të madhe opozitare greke, PASOK, Jorgos Papandreu.

        Kreu i shtetit shqiptar, për çudi në të gjitha këto takime, as që e zuri në gojë çështjen e pazgjidhur çame, përkundrazi në fjalën e tij përshëndetëse drejtuar anëtarëve të Dhomës së Tregtisë dhe industrisë greke u shpreh: “Populli grek dhe populli shqiptar që, ndër shekuj, ndërtuan dhe farkëtuan një miqësi të pathyeshme nga dallgët e historisë, hodhën një urë që, asnjëherë dhe nga askush, nuk u prish” dhe me këtë rast u bëri thirrje investitorëve grekë të rrisin praninë dhe kapitalet e tyre investuese në Shqipëri për të përfituar nga klima e favorshme ekonomike e vendit tonë. Shumë interesante! Z. President, Askush nuk është kundër farkëtimit dhe ndërtimit të urave të miqësisë me Greqinë, por të konstatosh se këta dy popuj ndër shekuj, paskan ndërtuar dhe farkëtuar një miqësi të pathyeshme nga dallgët e historisë, kur dihet mirëfilli se ndër shekuj ( të paktën gjatë gjysmës së parë të shekullit XX) shteti grek ka kryer gjenocid ndaj popullit autokton çamë, kjo më duket apsurde dhe si e tillë skajshmërisht e pandershme.

Foto nga vizita e Presidentit Bamir Topi në Greqi :


        Ky veprim i shtetit shqiptar bjer ndesh me obligimet kushtetutare të vendit për mbrojtjen e interesave të shqiptarëve jashtë kufijve saj.

Si përfundim

        Greqia ndonëse është anëtare e BE-së, duhet të korrigjojë politikën e saj diskriminuese ndaj çamëve, të ndërtuar gjatë dhe pas LDB-së, të respektojë të drejtën e patjetërsueshme të çamëve, për t´u rikthyer në pronat e tyre të konfiskuara padrejtësisht (me vendime e ligje antishqiptare) si dhe t´i kompensojë të gjitha pronat që i ka shitur apo ua ka dhënë falas popullsisë greke.

……………………………


Nga Bujar Shurdhi :A janë të zënë ROB, Kadare dhe Popa?




Në kohën sot, kombi shqiptar, përjetoj ngjarje të mëdha, të cilat lidhen me të ardhmen e Kosovës, përpjekjet për vënien totalisht në jetë, të rezultateve të Marrëveshjes së Ohrit, konsolidimin e mëtejshëm të të drejtave të shqiptarëve, të cilët jetojnë në trojet e tyre në Malin e Zi dhe marrjen e të drejtave legjitime të shqiptarëve të krahinës së Çamërisë.

Por gjatë kësaj periudhe, për zhvillimet e kombit shqiptar, kanë qenë në shumicën e raste të padukshëm, të padukshmit, edhe në pjesën tjetër të padëshirueshme tek të padëshirueshmit, për interesat tona kombëtare, si; njeriu i vogël e shkrimtari ynë i madh Kadare, edhe drejtuesi i "çerdhes së dembelëve" të Shqipërisë Popa.

Nuk është thënë kot sepse "ndërgjegjja dhe vetëdija e njeriut shpesh janë dy gjëra të kundërta". Ne si shqiptarë besojmë tek vetëdija e tyre, besojmë tek qëndrimet dhe deklaratat e Kadaresë nga Franca, ku nuk ishte dakord, të denonconte bombardimet, që zhvilloheshin mbi Beograd, vetëm për të vetmen arsye, sepse këto bombardime i bënte NATO-ja, sepse nuk kishte fare në mendje qëllimin, përse bëheshin bombardimet ndaj Beogradit, sepse u pa shumë qartë, se cilët grek kishte miq në Athinë, edhe çfarë grupi përfaqësonin miqtë e tij, ose ishte i pavetëdijshëm kur kërkoj, që edhe Shqipëria të futej nën kontrollin ndërkombëtar, njësoj si Kosova, sepse sipas Kadaresë shqiptarët nuk janë të aftë të vetëqeverisin, kurse "luftëtar" tjetër i të njëjtës llogore me Kadarenë, drejtuesi i "çerdhes së dembelëve" të Shqipërisë, plotëson fjalëkryqet e gazetave, kur në të njëjtën kohë, Akademitë e tjera Kombëtare, që përfaqësojnë, vendet e tjera të Rajonit, i kishin bërë gati projektet për të ardhmen e vendeve të tyre, edhe në momentet të caktuara i paraqesin duke krijuar efektin e duhur. Ata i kanë kthyer Akademitë e tyre Kombëtare në një Laborator gjigand Kombëtar, kurse tek Akademia jonë Kombëtare tani duhet të bëhet një "Revolucion", si e zhvilloj atë në Turqi, Qemal Ataturku, kundra "sofrës së dembelëve" në Stamboll, sepse efektet e saja negative të deritanishme, ne po i shohim njësoj si te njeriut i vogël e shkrimtarit tonë të madh Kadare: ku Kosova mbahet peng, Shqipëria qeveriset me ndihmën e fqinjëve, ndërsa shqiptarët në Maqedoni dhe në Mal të Zi, me shumë vështirësi fituan ca të drejta "hajt-hujt", sepse nuk ka asnjë dritë jeshile për shqiptarët e krahinës së Çamërisë, kurse ata shqiptarë, të cilët jetojnë në shtetin ballkano-grekë, nuk guxojnë të deklarojnë që janë shqiptar, sepse pësojnë pasoja të pa imagjinueshme, sepse ata do të kenë fatin që po ia kurdisin ata që të ndërsejnë ty dhe ata si ti, domethënë, të shtypen e të sundohen nga Rusia edhe nga shteti ballkano-grek.

Mos Kadare, mos shih ëndrra të huaja në Francë, por ëndrrat e vendeve fqinje, nuk duhet t'i shikoj, as drejtuesi i "çerdhes së dembelëve", në mes të Tiranës.

Por një diçka duhet ta di, si Kadareja edhe Popa, që: feja Myslimane është pika mbështetëse e ekzistencës së kombit shqiptar, sepse Historia që u servir në vitet e kaluara, u përgatit tek bunkerët e diktaturës, Sllavo-Ortodokse.

Sepse rastësisht nuk kërkon prej shqiptarëve në librin tënd "Pesha e Kryqit", që popullit shqiptar ti varësh në qafë kryqin e Moskës dhe të Athinës. Këtu nuk ka rastësi, këmbëngulja jote permanente në të gjithë këto anomali antihumane përkon plotësisht me këmbënguljen e Moskës dhe të Athinës, ku shqiptarët të evropianizohen sipas modelit orto-doks, në të kundërt duhen të zhduken.

Kurse Popa, deri tani nuk ka mbajtur asnjë qëndrim ose nuk ka reklamuar asnjë platformë të hapur, për veprimet antihumane dhe antinjerëzore të kolonelit të shërbimit të fshehtë të shtetit ballkano-grek hirësisë së tij Janullatos, ku të gjitha aktivitetet e kultit të Kishës Ortodokse i zhvillon jo në gjuhën shqipe, kur dihet puna dhe kontributi i Fan.S.Nolit për autonomin e Kishës Autoqefale shqiptare.

Njeriut tonë të vogël dhe shkrimtarit tonë të madh, së bashku me drejtuesin e "çerdhes së dembelëve", duhet tu dhimbset populli që ata përfaqësojnë, si nga pozicione individuale të stimuluara edhe nga pozicioni i përfaqësuesit të institucionit shtetëror shqiptar.

Sepse, populli shqiptar, si populli më i vjetër i gadishullit Ilirik, që është, e meriton të jetoj i lirë, në ata pjesë që zoti ja ka caktuar.

Kurse ju si përfaqësues që jeni duhet të dilni sa më shpejt nga shpellat që ju kanë zënë rob, njërin në Francë, kurse tjetrin në mes të Tiranës.

Populli shqiptar e ka gjetur rrugën e tij të lirisë me ju ose pa ju, sepse edhe Presidenti i shtetit më demokrat i botës, zoti Bush deklaroj që: po vizitoj një shtet mysliman edhe popullin më liridashës të kohës.

Por ndoshta, ju nuk i keni dëgjuar këto deklarata historike për popullin shqiptar, sepse keni qenë ndoshta me punë të tjera.

Sepse strategjia jonë kombëtare,e mbështetur në përvojën e mirë të organizimeve politike të popullit shqiptar,si dhe në sistemin e vlerave, historike, psikologjike, kulturore, dhe luftarake të këtyre organizimeve, duhet të shfaqet si e tillë, me përmbajtje shkencore, duke përfaqësuar sistemin e vlerave të saj politike, në pozita dhe kërkesa të palëkundshme për rikthimin shkallë-shkallë të të drejtave të mohuara ndaj kombit shqiptar.

Në këto kushte, Strategjia Kombëtare e ka të nevojshme të ripërcaktoj në mënyre shkencore, të gjitha senzibilitetet në shërbim të interesave kombëtare. Kjo është dhe detyra "numër një" e njerëzve të mirë e të devotshëm të Shqipërisë, përgjegjësia e çdo "individit përfaqësues", duke qëndruar larg subjektivizmave, mllefeve dhe emocioneve që afrojnë rrjedhat historike.

ÇAMËRIA ËSHTË TOKË SHQIPTARE E PATJETËRSUESHME

Ballkanasit më të sigurt me pavarësinë e Kosovës

DITA E MEVETESIMIT TE KOSOVES VEC SA NUK KA TROKITUR NE DYERT TONA.

Sipas mediave data 17 Shkurt 2008 ora 15:00 do te jete momenti kur parlamenti i Kosoves do te shpall KOSOVEN SHTET TE PAVARUR
Festa tashme ka fillur dhe ne te gjitha radio/TV stacionet po emitohen kenge patriotike dhe emisionet informative jane te mbushura vetem me lajmet rreth ketij akti solemn. Qytetet e Kosoves jane te zbukuruar me flamuj kombetar. Gadi cdo shtepi ka nxjerr nje flamur ne vendin me te dukshem (diku-diku te bashkangjitur me flamurin e SHBA-ve) dhe me transparentet: URIME PAVARESIA. Pra momenti i shumepritur po na troket ne dere. Cdo vend ne Kosove ka bere organizimin e duhur per te festuar, me programe muzike te llojeve me te ndryshme, me pije dhe ushqime te bolleshme, sheshet jane zbukuruar me lloj-lloj zbukurimesh. Ne Prishtine ne sheshin: "Nena Tereze" eshte vene nje pano e madhe me mbishkrimin: BAC U KRY. mesazh destinuar kryetrimit ADEM JASHARI.

Per fund: URIME PAVARESIA KOSOVE DHE ISHALLA SE SHPEJTI EDHE BASHKIMI KOMBETAR. GEZUAR TE GJITHEVE.

Flori Bruqi,16.2.2008





Pavarësia e Kosovës paraqet faktor pozitiv për stabilitetin e Ballkanit Perëndimor.

Ky është vlerësimi i qytetarëve të Kosovës, Shqipërisë, Kroacisë dhe Bosnjës dhe Hercegovinës gjatë një anketimi të zhvilluar nga Agjencioni “Floripress”. Në Serbi, 70 për qind e vlerësojnë të kundërtën, ndërkaq në Maqedonia dhe Mali i Zi më shumë se gjysma e të anketuarve nuk kanë dhënë përgjigje.

Anketuesit nw Kosovës, Shqipërisë, Kroacisë dhe Bosnjës dhe Hercegovinës, në përgjigjet e tyre, kanë deklaruar se pavarësia e Kosovës në mënyrë afatgjate pozitivisht do të reflektohet mbi gjendjen e Ballkanit. Duke shprehur bindjen se pavarësia e Kosovës përbën një faktor pozitiv për stabilitetin në rajon, anketuesit e këtyre vendeve sugjerojnë që ajo duhet të mbështetet.

Hulumtimi i bërë nga disa reporter të Agjencionit “Floripress”, tregon se 88 për qind e kroatëve besojnë se pavarësia e Kosovës paraqet faktor pozitiv për stabilitetin në Ballkan.



Ndërsa në Shqipëri, 77 për qind e të anketuarve vlerësojnë se pavarësia e Kosovës pozitivisht do të ndikojë mbi ngjarjet në rajon. Në Maqedoni (pa shqiptarët), të anketuarit kanë qenë më indiferentë, pasi 55 % e tyre nuk kanë shprehur fare mendim për pavarësinë e Kosovës, ashtu sikurse edhe në Mal të Zi, ku 75 për qind e malazezëve (pa shqiptarët) kanë qenë të pasigurt në dhënien e vlerësimit.

Flori Bruqi

Zgjidhja Për Luginën - Bashkimi Me Kosovën


Lideri  shqiptar z.Jonuz Musliu, kohë më parë ka deklaruar se kërkesat e shqiptarëve të Luginës së Preshevës për bashkim konform vullnetit politik të shprehur me referendum janë heshtur nga liderët kosovar  deri më tani për motive politike.

Jonuz Musliu ka thënë se gjërat tashmë kanë filluar të ndryshojnë, shumë opsione kanë filluar të lansohen dhe shqiptarët e Luginës së Preshevës nuk do të heshti për të kërkuar të drejtat e tyre

“Nuk ka opsion më praktik, më real, më human se sa ai i bashkimit të Luginës me Kosovën, pjesë integrale e së cilës ka qenë gjithmonë gjatë historisë. Çdo opsion tjetër do t’i linte gjërat zvarrë, ndaj sa më shpejt të vijnë proceset integruese, aq më mirë do të realizohen të drejtat e shqiptarëve për integrim dhe bashkim”...


F.B

Google Më Ashpër Kundër Piratëve



Google ka paralajmëruar masa të reja me të cilat do duhet të siguronte zvogëlimin e sasisë së përmbajtjeve pirate të cilat janë në dispozicion nëpërmes faqeve të saj të internetit.

Në Google paralajmërojnë se brenda 24 orësh do të reagojnë në kërkesat për largimin e përmbajtjeve të mbrojtura nën të drejtat autoriale në faqet e saj (fillimisht vetëm nga makina e kërkimit dhe Blogger).

Po ashtu theksohet se do të parandalojë shprehjet që lidhen ngushtë me piraterinë të cilat paraqiten në funksionin Autocomplete. Do të përmirësohet edhe mbikëqyrja e piraterisë në rrjetin e reklamimit AdSense, si dhe do të tentohet që përmbajtjet e autorizuara të bëhen me të lehta për t’u gjetur e shfletuar.

Veprimet e reja në luftë kundër piraterisë Google i sjell pasi që është gjetur nën presion të shtuar të kompanive mediale që të bëhet më shumë në luftën kundër ndarjes së paligjshme të dosjeve. Në fakt, makina e kërkimit të Google ende është njëra ndër mënyrat më të popullarizuar për kërkimin e përmbajtjeve pirate. 

Ngërci i Bujar Kapexhiut...

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar që editohet nga njëfarë ekstremisti dhe terroristi antishqiptar nga Shkodra, m...