Agjencioni floripress.blogspot.com

2011/02/20

Berlinale 61: Filmi "Falja e gjakut" , ngjarja, aktorët dhe gjuha e përdorur shqiptare



Përgatiti:Flori Bruqi


Historia shqiptare e gjakmarrjes, ishte filmi fundit që mbylli konkurimin në festivalin prestigjioz të kinemasë në Berlin.
“Falja e Gjakut” është një film i ri i cili hedh një vështrim mbi këtë fenomen, i cili ka tërhequr vëmendjen në ato vende ku nuk ekziston një dukuri e tillë.
Nën drejtimin e regjisorit amerikan Joshua Marston, ky film i fuqishëm përqëndrohet në një familje, në një fshat të veriut të Shqipërisë, ku konflikti për tokën e ka futur në gjak. 


Klikoni për të parë:

http://www.balkanweb.com/videoAlbum/popup.php?vIDCategoria=47&IDVideo=9140&va_id_video=9140





Rolet kryesore në film i luajnë pesë aktorë nga Kosova. Ilire Vinca - Çelaj, Luan Jaha, Veton Osmani, Selman Lokaj e Çun Lajçi.
Regjisori Marston e përshkruan Shqipërinë si një vend që ende ekziston gjakmarrja, por nuk është një shoqëri që vetëm ngjason me 100 vjet më parë me njerëz që jetojnë në male dhe që shtijnë me armë njëri-tjetrin.

Është një vend me telefona celulare, internet, facebook dhe njerëz që jetojnë në mënyrë normale dhe moderne.
Regjisori i filmit të vitit 2004, Maria Full of Grace tha se detaji që i tërhoqi vëmendjen në skenar ishte një djalë i shekullit 21 që dërgon mesazhe në celular dhe luan video-games rob në shtëpinë e tij, falë disa rregullave të shekullit 15.

Aktori Refet Abazi i cili interpreton babain e fshehur në male, tha se filmi dërgonte një mesazh të rëndësishëm mbi nevojën e faljes.
Protagonistet e rinj të këtij filmi u shprehen mjaft të emocionuar që shkelnin për herë të parë në tapetin e kuq të Berlinales, ku marrin pjesë edhe filma dhe aktorë të njohur Amerikanë.
Filmi “Falja e gjakut” konsiderohet favorit për të fituar cmimin e madh “Ariu i artë”.




Dje në orët e vona të mbrëmjes filmi shqiptaro- amerikan që trajton gjakmarrjen “Falja e gjakut” ka marrë çmimin Special të Berlinales. Ndërkaq, filmi “Aministia” i Bujar Alimanit mori çmimin “C.I.C.A.E.” Këto vlerësime janë dhënë nga juria e pavarur. Nderkohe ka qene nje film iranian qe fiton "Ariun e Artë" .



Filmi "Nader dhe Simin, ndarja" trajton konfliktet mes normave strikte fetare dhe jetës moderne në Iran. I njëjti ka fituar edhe "Ariun e Argjendtë" për aktorët më të mirë - mashkull dhe femër. Cmimin për skenarin më të mirë e kanë fituar Xhoshua Marston dhe Andamio Murataxh me filmin "Falja e gjakut".
"Falja e Gjakut"
“Falja e Gjakut” çmim special në Berlinale

“Për mua, filmi është një histori rreth konfliktit mes brezave, veçanërisht në një shoqëri që po përjeton periudhën e tranzicionit", - ka thënë Marston në një konferencë shtypi në Berlin. Teksa foli për filmin e tij "Falja e gjakut", që ka marrë jetë në Shqipëri ashtu sikundër trajton një histori shqiptare, ai i është përgjigjur interesit të medias së huaj mbi filmin e Shqipërinë.


 "Kanuni nuk është përdorur dhe aq shumë këto kohë, po ka ende familje që janë shumë të lidhura me të. Është diçka që i takon së kaluarës", - tha ndër të tjera aktori Tristan Halilaj. Ndërkohë që filmi është pritur mirë në shfaqjen për shtypin, siç raporton AFP, regjisori Joshua Marston ka vënë theksin tek fakti që ai nuk ka dashur të dëmtojë imazhin e vendit tonë duke folur për gjakmarrjen.
Festivali i Berlinit Roselini në krye  të jurisë

 "Dua të përsëris që të jem i qartë. Nuk është një film që përpiqet ta tregojë Shqipërinë si një vend mesjetar. Përkundrazi, po përpiqem të them se Shqipëria është një vend modern që po kalon kohë të vështira", - tha Marston duke iu përgjigjur interesit të medias. "





Joshua Marston, në filmin e tij të dytë artistik trajton pasojat sociale të gjakmarrjes në veriun e Shqipërisë. Pasoja, të cilat ashtu si edhe vetë fenomeni, janë më se komplekse. Niku, një 17- vjeçar nga veriu i Shqipërisë, është në klasën e fundit të gjimnazit. Ai ka rënë në dashuri me një vajzë dhe ëndërron që me të mbaruar shkollën të hapë një kafene me internet.


 Edhe Rudina, e motra, e cila është 15-vjeçare, ëndërron të vazhdojë universitetin kur të përfundojë gjimnazin. Por befas ndodh diçka që do t'ua ndryshojë jetën dy të rinjve. Familja, pas një grindjeje të ashpër për tokën kryen një vrasje. Niku dhe Rudina bien në rrethin vicioz të gjakmarrjes. Ndërsa Niku, i cili sipas kanunit duhet të rrijë i ngujuar, bie në depresion, Rudina, e cila merr në dorë biznesin e të atit, sa vjen e forcohet.

Joshua Marston nuk donte të bënte një film për gjakmarrjen, por për konfliktin mes të resë dhe të vjetrës. "Për mua është një histori për konfliktet ndërmjet brezave, të resë dhe të vjetrës".

Regjisori iranian, Asghar Farhadi, ka marrë çmimin "Ariu i artë" për filmin më të mirë në Festivalin e sivjetmë të Berlinit.

Nderkohe ka qene nje film iranian qe fiton "Ariun e Artë" . Filmi "Nader dhe Simin, ndarja" trajton konfliktet mes normave strikte fetare dhe jetës moderne në Iran. I njëjti ka fituar edhe "Ariun e Argjendtë" për aktorët më të mirë - mashkull dhe femër. Ndërkaq, çmimin për skenarin më të mirë e kanë fituar Xhoshua Marston dhe Andamio Murataxh me filmin "Falja e gjakut".




---------------------------------



Andamion Murataj :  "Filmi, është një ngjarje shqiptare e treguar shqip me një kombinim të shkëlqyer aktorësh profesionistë dhe jo profesionistë! Si i tillë është filmi i parë në shqip në seksionin konkurues të Festivalit Ndërkombëtar të Filmit në Berlin! "





BEQIR SINA, New York

NEW YORK CITY : Ky Festival i njohur i kinematografisë botërore është në vitin e tij të 61. Festivali Ndërkombëtar i Filmit në Berlin, i njohur edhe si Berlinale, mbetet një nga festivalet më të rëndësishme të botës së filmit.  Berlinale 61 - 2011 zhvillohet nga 10-20 shkurt, Cinereach është një mbështetës i perviligjuar për katër filma të përfshira në festivalin e këtij viti! Mbështetur nëpërmjet Productions Cinereach, do të konkurojë për një çmim edhe filmi  “The Forgiveness of Blood” - "Falja e gjakut"  me skenograf : Joshua Marston  & Andamion Murataj, Drejtori: Joshua Marston  dhe Producent: Mezey Paul  me aktorët profesionist dhe gjysmë profesionist shqiptarë Tristan Halilaj, Sindi Laçej, Refet Abazi, Ilire Vinca Çelaj . Gjuha që flitet në film është shqip. 



Ky është parë mga shtypi shqiptarë si një rastë rrallë që në Festivalin e Filmit në Berlin shkojnë dy histori nga Shqipëria: nga mjedisi shqiptar, flasin shqip, me aktorë shqiptarë. Burimet pranë stafit të filmit “The Forgivness of blood”, i konfirmuan "Bota Sot", në Nju Jork, se vepra e regjisorit amerikan Joshua Marston, hyn në Konkurrim Zyrtar në edicionin e 61 të Berlinales, 10-20 shkurt 2011.
Skenaristi shqiptar, dhe bashkëautori  Andamion Murataj, që është njëherësh një nga producentët, bëri të ditur se autorët janë njoftuar para dy javësh, ndërsa pritet që Festivali të shfaq zyrtarisht në programin e 16 filmave që konkurojnë për një çmim pjesëmarrës javën e ardhshme.
Pesë aktorë kosovarë në ekranin e madh të BerlinalesFilmi me ngjarje shqiptare dhe aktor e gjuhe shqiptare “The Forgiveness of Blood” - "Falja e gjakut" tregon  jetën e një djali të ri dhe motrën e tij më të vogël që janë të "zhtytur thellë" në zakonet kanunore pas një vrasje në një mosmarrëveshje në lidhje me tokën, ngjarje që ka ndodhur në zonë veriore dhe familjen e tyre shqiptare të përfshirë në një gjakmarrje.
Andamion Murataj është një kineast shqiptar, i cili ka punuar si skenarist dhe regjisor në Nju Jork për dymbëdhjetë vitet e fundit. Ai është diplomuar në Universitetin Amerikan (Washington, DC), dhe ka një diplomë master i Arteve të Bukura në Film. Si kineast ai ka realizuar shumë dokumentarë dhe filma në televizionin PBS

Murataj, i tha eskluzivisht gazetës Bota Sot, në Nju Jork se "Jam i lumtur të ndaj me ju lajmin se filmi ynë “The Forgiveness of Blood” - "Falja e gjakut"  me regjizor Joshua Marson për të cilin unë kam punuar për dy vitet e fundit dhe ku mbaj kreditet e bashkëautorit të skenarit , Co-Producent si edhe Casting Director do të ketë shfaqjen(premieren) e tij në seksionin e Konkurimit (The Official Competition) të Festivalit Ndërkombëtar të Berlinit 2011."

Duke treguar për filimin “The Forgiveness of Blood” - "Falja e gjakut"  si bashkë pjesmarrës në realizmin e tij, ai tha se" Filmi është një ngjarje shqiptare e treguar shqip me një kombinim të shkëlqyer aktorësh profesionistë dhe jo profesionistë! Si i tillë është filmi i parë në shqip në seksionin konkurues të Festivalit Ndërkombëtar të Filmit në Berlin! "


Sipas tij filmi “The Forgiveness of Blood” - "Falja e gjakut"  - pritet të jetë një nga konkurentet më të fortë në Festivalin e Berlinit.
"Êshtë një film, na tha Murataj që e ngre në një nivel më të lartë pjekurie mjeshtërinë regjizoriale të Marstonit si edhe të grupit të tij, të bashkëpunëtorëve. Ndërkohë ky film është bashkëpunimi i parë në skenar të gjatë për mua." tha ai.

Në prodhimin e e filmit “The Forgiveness of Blood” - "Falja e gjakut"  janë përfshirë disa nga producentet më të sukseshëm në botë të kinemasë indipendente siç janë Paul Mezey i shtëpisë filmike "Journeyman Pictures" (SHBA). Mezey është një producent i suksesshëm i kinemasë indipendente amerikane që ka prodhuar ndër të tjerë filmat e nominuar me Oscar: "Maria Full Of Grace" i Joshua Marstonit dhe "Half Nelson" i Ryan Flec, Domenico Procacci prodhues i filmit "Gomorra" të Matteo Garrone-s, fitues i Grand Prix në festivalin e Kanës më 2008, ndërkohë që është debutimi i parë i Kompanisë Filmike Shqiptare: Lissus MEDIA



Festivali Ndërkombëtarë i Flilmit në Berlin "Berlinale 61" 

Përzgjedhja për programin e Konkursit të Festivalit Ndërkombëtar të Filmit në Berlin 61 është përfunduar. Ajo përfshin 22 filma, 16 prej të cilave do të konkurrojnë për çmime.  Përveç kësaj do të ketë edhe dy shfaqje të veçantë: Një në solidaritet me të dënuarin iranian drejtorin Panahi Jafar.  Filimi i tij është jashtë konkurimit një film ky që do të paraqitet më 11 shkurt, në përvjetorin e Revolucionit iranian. Gjithashtu, premiera evropiane e filmit të parë 3D Cave Werner Herzog's, dokumentari "Êndërr e harruar" do të shfaqet si një shfaqje të veçantë në Berlinale Palast. 

Më 19 shkurt, pas ceremonisë së dhënies së çmimit  Golden Bear do të shfaqet dhe një herë filmi fitues i cili shënon dhe mbylljen e Berlinale 61. 

16 premiera botërore do të jenë në programin e Konkurrencës.  -Konkurrenca e këtij festivali ka prodhimet që janë nga Argjentina, Austria, Gjermania, Franca, Britania e Madhe, Hungaria, Irani, Izraeli, Luksemburgu, Meksika, Hollanda, Polonia, Republika e Koresë, Rusia, Zvicra, Turqia, Ukraina, Uruguai dhe SHBA. 

Filmi “The Forgiveness of Blood” - "Falja e gjakut" , ngjarja, aktorët dhe gjuha e përdorur shqiptare:
SHBA, Shqipëri, Danimark, Itali, 2010, 
Metrazhi 109 min 
Gjuha : Shqip
Director: Joshua Marston 
Aktor: Tristan Halilaj, Sindi Lacej, Refet Abazi, Ilire Vinca Celaj 
Skenografia shkruar: Josha Marston, Andamion Murataj 
Statusi : Konkuron për çmim


Nik, është shtatëmbëdhjetë vjeç dhe është në vitin e tij të fundit në shkollën e mesme në një zonë veri të Shqipërisë. Ai është diçka që tregon  një njeri energjik.  Nik, ka vendosur që, sa më shpejt tani që ai ka në duart e tij  diplomimin e shkollës në duart e tij, të ndryshojë jetën. Ai dëshiron të hapë një internet kafe. Ai gjithashtu ka filluar kohët e fundit, të shfaq dhe dashurinë imtime, ka ndjenja për vajzat - dhe ka rënë në dashuri me një vajzë në klasën e tij në shkollë. Ndërkohë, e motra e tij Rudina, është pesëmbëdhjetë vjeçe, edhe ajo ka një ide të qartë se çfarë ajo dëshiron nga jeta dhe ëndrrat që e ndjekin atë deri sa të përfundojë edhe universitetin.

Por, gjithshka duket se është "fashitur" mbasi familja e tyre është në gjak. Familja e tyre ka qënë e përfshirë në një luftë mbi pronësinë e një toke dhe babai i tyre është i akuzuar për vrasje. Nga të gjitha këto "anë të pa dirtë" të jetës së këtyre dy fëmijë fare të rinjë, Nik dhe Rudina duket se e gjejnë veten për të u tërhequr nga "pjesamrrja e tyre" në një hakmarrje e tmerrshme.

E cila sipas diktatit të Kanunit, ligjet shekullore të Shqipërisë tradicionale, asnjë nga anëtarët meshkuj të familjes së tyre - përfshirë edhe të rinjt edhe vëllain i tyre shtatë-vjeçar - nuk mund të largohet nga shtëpia.


Për sa kohë që babai i tyre është i fshehur në male dhe Nik-ës i mohohet që të tregoj fytyrën e tij në publik. Në këtë situatë familja duhet të mbështetet në një femër e cila është Rudina. Ajo është e detyruar tani që të largohet nga shkolla dhe të marrë përsipër punët e babait të saj. Vajzë e re pesëmbëdhjet vejçare në mënyrë të qartë fillon të lulëzojë si një rezultat i përgjegjësisë së saj të re, megjithatë, vëllai i saj e ndjen "të keqen", por, zemërimit dhe frustrimit nuk i shpëton si rezultat i izolimit të tij.  Nik kërkon mënyra se si ka për t'i dhënë fund kësaj gjakmarrje - edhe në qoftë se i kushton edhe me jetën e tij.

Kush është Joshua Marston !

E nisi karrierën fotoreporter për Life Magazine nga Parisi dhe më pas për ABC News gjatë Luftës së Gjirit Persik. Jetoi në Pragë për një vit ku dha mësime anglishteje. I lindur në Los Anxhelos (aktualisht jeton në Nju Jork), emri i tij u bë i njohur me një histori kolumbiane në filmin “Maria full of grace” (2004), fitues ndër të tjera i çmimit “Alfred Bauer” në Berlinalen e po atij vit dhe i Çmimit të Publikut në Festivalin e Sandensit.


Catalina Sandino Moreno, të cilën Marston e gjeti pas kinoprovave me 800 vajza, fitoi Ariun e Artë në Berlinale si aktorja më e mirë për rolin e Marisë, dhe e para aktore kolumbiane në historinë e kinemasë së vendit të saj e cila po shkonte aq larg sa të kandidohej për çmimin Oscar. Pra Joshua Marston hyn për herë të dytë në konkurrim në Berlinale.
Është regjisor i “Coney Island” pjesë e filmit “New York I Love You” të realizuar nga 11 autorë e ku interpretojnë Cloris Leachman dhe Eli Wallach, i episodeve nga “Six Feet Under” (HBO), “Swingtown” (CBS), “Laë & Order” (NBC) dhe “In Treatment” (HBO).


“Falja e gjakut” është i dyti film i gjatë në karrierën e tij, që ashtu si edhe “Maria full of grace”, ka një histori që ka s’ka të bëjë me vendin e tij, është i gjithi në një gjuhë që s’është e tija, në shqipe, interpretojnë disa aktorë kryesorë amatorë, të cilët i ka gjetur ndër 2500-3000 adoleshentë të intervistuar. Marston është i interesuar për antropologjinë e kulturave që s’kanë të bëjnë me kulturën nga vjen.






Pesë aktorë kosovarë në ekranin e madh të Berlinales








Filmi “The Forgivness of Blood” (Falja e gjakut), i regjisorit amerikan Joshua Martson, do të futet në konkurrencë zyrtare të Festivalit prestigjioz ndërkombëtar të filmit në Berlin. Pesë aktorë nga Kosova, Çun Lajçi, Selman Lokaj, Ilire Vinca, Veton Osmani dhe Luan Jaha, si dhe aktori shqiptar nga Maqedonia Refet Abazi luajnë rolet kryesore në këtë film. Kastën e aktorëve e përmbushin edhe aktorë amatorë nga Shkodra, qyteti i cili është edhe burimi i rrëfimit të filmit. Pasojat e gjakmarrjes, në jetën e të rinjve është rrëfimi që përthekohet në rreth 90 minuta shirit filmik. Zyrtarisht, nëse ky film do të shfaqet në ekranin e madh të Berlinales, lajmi konfirmohet vetëm atëherë kur emri i filmit do të vendoset në programin e filmave garues të këtij edicioni. Megjithatë, mediat shqiptare - vetëm një ditë pasi që kishin bërë publik lajmin se filmi “Amnistia” i regjisorit të ri shqiptar Bujar Alimani do të shfaqet në kuadër të seksionit “Forum” në edicionin e 61-të të njërit nga festivalet më të famshme të filmit në Evropë - kanë cituar Andamion Murataj, bashkëskenarist dhe producent i filmit, të ketë thënë se “autorët e filmit janë njoftuar të premten, ndërsa pritet që Festivali të afishojë zyrtarisht programin e filmave pjesëmarrës javën e ardhshme”.
Çun Lajçi, i cili në këtë film luan rolin e Dedës, kryeplakut të familjes që merr gjakun, thotë se nga vetë Andimion Murataj ka marrë një letër urimi, në të cilën edhe i ka bërë me dije se filmi është përzgjedhur të jetë në konkurrencë zyrtare në Berlin. Por një gjë e tillë, sipas tij, nuk është bërë publike përderisa emri i filmit nuk shkruhet përfundimisht në programin zyrtar të festivalit.


“Sigurisht që është shumë e rëndësishme, sepse për herë të parë një kastë e tillë e aktorëve shqiptarë po paraqitet në një premierë në një festival kaq prestigjioz”, ka thënë Lajçi, teksa nuk ka fshehur dëshirën që filmi të kthehet me trofe.
“Ka indikacione të mira që edhe si temë, si ngjarje, por edhe si punim, filmi do të jetë mjaft interesant për Berlinin”, ka thënë Lajçi.


Edhe Veton Osmani, i cili po ashtu luan në këtë film, ka thënë se ndonëse nuk është ende e sigurt nëse do të futet në konkurrencë zyrtare, e ka quajtur pjesëmarrjen potenciale në Berlinale si një gëzim të madh për kinematografinë shqiptare në përgjithësi.
“Të gjitha rolet në këtë film i luajnë aktorët shqiptarë, rolet profesioniste i luajnë aktorët nga Kosova, ndërsa çka është edhe më e rëndësishme, edhe ngjarja e filmit i përket popullit shqiptar”, ka thënë Osmani.
Për Ilire Vincën një gjë e tillë ka qenë e pritshme, ndonëse ajo nuk e dinte se filmi mund të jetë përzgjedhur për Berlinale.


“Ekipi ka qenë serioz gjatë gjithë fazës së prodhimit të filmit dhe është pritur që ai të jetë konkurrent në këso festivalesh të rëndësishme. Për mua si aktore, në qoftë se kontributi im ka qenë minimal në këtë film, është shumë e rëndësishme”, ka thënë Vinca, teksa shpreson se do të mund të udhëtojë për Berlin në kohën kur do të shfaqet filmi në të cilin ajo luan.
Luan Jaha, i cili në film nuk ka pasur rol qendror, thotë se për të ka qenë e rëndësishme të luajë në këtë film, edhe për shkak të respektit që ka pasur ndaj mënyrës së punës së regjisorit Joshua Marston.
“Më kanë nxitur emri, përvoja dhe fama e tij. Ka qenë interesante të shihet se si zhvilloheshin skenat aty për aty, si zhvillohej skenari, etj.”, ka thënë Jaha.


Filmi – për emrin e të cilit është vendosur shumë vonë, meqenëse regjisori Marston nuk donte të përmendte fjalën gjak në të – ka në qendër të vëmendjes jetën e një familjeje shqiptare, kryesisht të dy adoleshentëve të saj, vëlla e motër, 17 dhe 14 vjeç. Ata kanë shumë ëndrra, kanë ambicie për jetën, të cilat papritur ndërpriten nga një konflikt i rëndomtë për çështje prone. Megjithatë, është bërë disa herë e qartë se nuk është qendra e vëmendjes tek konflikti, por është jeta përgjatë një viti e kësaj familjeje, e cila mbetet e ngujuar. Vajza detyrohet të marrë përsipër biznesin e babait, përderisa djali mbetet i ngujuar.
Joshua Martson me filmin tjetër të tij të metrazhit të gjatë, “Maria full of grace” është fitues i disa çmimeve, ndër ta edhe “Alfred Bauer” në Berlinale (2004), si dhe çmimin e publikut në Sundance Film Festival.(Floripress)

Përgatiti Flori Bruqi

Hej mos e harroni të famshin Thani Naqo!!!


I nderuari zoti Naqo,kalova një mbremje të këndshme duke lexuar poezitë Tua në "Fjala e lirë" nga përmbledhja"Simfonitë e stinëve".Lirika të pëlqyera me shumë emocione,shkruar me një kujdes e përkushtim të një mjeshtri të rrallë të poezisë lirike.Poezia"Shetis rrugëve,"Fshati shkretë",pasyron kulminacionin e ndjeshmërisë poetike të një përsoni që e do aq shumë vendlindjen!Kjo poezi më mbushi sytë me lot nga se në trevat tona shqiptare ikja-zbrazja e vendlines është një plagë e vkjetër,shume e vjetër...
Unë të përgëzoj shumë,të uroj sukese,por largësia në mes nesh është mollë "sherri" që nuk mund të kamkët kurrë... Dhe pa ju pytyr për lexuesin tonë "Floripress" dhe "Sterkala" po sjellim ca vjersha mbresëlenëse ...


Në fund s'me ka mbetur asgjë tjetër përpos që t'ju urojë nga zemra jetë e shëndet dhe suksese në krijimtari.
Flori Bruqi


-----------------------------
Thani Naqo është autor i disa veprave me tregime e novela, i një romani dhe një vëllimi me poezi. Këtë herë, ai prezantohet para lexuesit me një libër me lirika,



Po kush është Thani Naqo?


Lindur ne vitin 1953, ne Ziçisht te Korces. Ka mbaruar fakultetin e larte Ekonomik si dhe kursin pasuniversitar,prane Institutit te Arteve Tirane ne degen e skenarit te filmit artistik.Tregimet e para i ka botuar qysh kur ishte ne bangot e shkolles se mesme.Ka botuar keto vepra letrare: Vellime me tregime dhe novela “Shtepia e pergjumur”-1977,”Kabina e kuqe”-1985,”Vatra njerezore”-1987, skenarin e filmit artistic ”Perseri pranvere”-1985. Gjithashtu ka botuar vellimin me lirika “Fate paralele”-2006, romanin “Pergjumje iluzionesh”-2006, vellimi me lirika “Sinfonite e stineve”.


Regjia: Petrit Llanaj


Skenari: Thani Naqo


Producent: Shqiperia e re


Muzika: Diana Fejziu

Pershkrimi i Filmit:

Dino Bregu njehere kryetar i nje ferme shteterore meson se Iliri zevendesuesi i tij ka marredhenie me vajzen e tij te vetme. Atij i duhet te bjere dakort me kete situate dhe me qendrimin e njerezve kundrejt tij.

Interpretojne:

* Merita Cocoli


* Ilir Hunci


* Dhurata Kasmi


* Dhimiter Orgocka


* Zhani Petro


* Pandi Raidhi



Ka fituar çmimin e dytë në konkursin e organizuar për shkrimtarët dhe letrarët në Diasporë nga Universiteti Popullor Shqiptar në Gjenevë, për poezinë me titull: “Këmbëzbathura e turmave të botës pa shpresë”,si dhe disa çmime gjatë viteve, në konkurset letrare mbarëkombëtare.


Thani Naqo ka emigruar ne SHBA dhe jeton ne Florida, se bashku me familjen e tij.Etj Për lexuesin tonë po ju sjellim diç nga ky autor i mrekullueshëm...



     Ç'thotë studiuesi ,kritiku dhe publicisti i mirëbjohur 
Alfred Papuçiua ,për romanin e Thani Naqos "Murmashët":


Kushdo që zbret në Tampa të SHBA, nga bashkëatdhetarët, do të gjejë një pritje të ngrohtë nga ata që janë vendosur aty prej vitesh. Cdonjeri prej tyre ka një histori të veçantë. Dikush është mbyllur në vetvete dhe sheh vetëm mundësinë për një jetë më të mirë për familjen. Por ka edhe nga ata që mendojnë edhe për të mirën e bashkëbesëlidhësve të tjerë. I kudo ndodhur është njëri prej tyre, që përveç punës së përditëshme, bisedon me bashkëkombasit e tij, jep mendime dhe i dëgjon ata, gjen kohë për të hedhur në letër mendimet e tij për shoqërinë, jetën e bashkëatdhetarëve, hallet dhe gëzimet e tyre. Ai quhet Thani Naqo që vjen nga një familje e dëgjuar e Ziçishtit. Gjyshi i tij ka qënë vendosur prej kohësh në Amerikë dhe aty i la kockat e tij. Edhe të afërm të tjerë aty i kanë varret e tyre, apo të tjerë nuk dihet ku prehen…Thani i kujton ata here pas here dhe rrëmon për të ndërtuar gjenealogjinë e familjes së afërt dhe të largët…


(Demonët bëjnë sikur flenë)



1
Letrën e kishte lexuar disa herë dhe sot në mëngjes Artan Bareli pati ndjesinë se ç’shkruhej në të i dinte të gjitha përmendësh. Ardhja e Anita Traboninit në Amerikë i zgjoi kujtesën e një çerek shekulli të shkuar dhe ai kishte rënë në kurthin e ankthit që sjell pritja. 
GK
Ndezi cigaren dhe hodhi shikimin mbi kurorat gjigante të pemëve tropikale. Tufa e shpendëve murmashë oqeanorë vinte rrotull mbi to dhe kjo i kujtoi se shiu do të befte së shpejti. Thëthiu etshëm cigaren dhe pa dashje i doli psherëtima që u pasua me rrathë tymi mbi kokën e tij. 
-Eh, Anita Trabonini - tha gati me zë. 
Termometri amerikan tregonte 90 gradë nën hije, zagushi e mbetur pezull, por e nxehta e tropikut Artan Barelin nuk e bezdiste aspak. Nëse qëndronte në sallonin e pritjes, atij i duhej të përballej me ankimet e përditshme të nënës për dhimbjen e kockave nga reumatizma, ndërsa pompa, që përdorte i ati me astmë, lëshonte kërcitje dhe atij i linin përshtypjen se dikush ecte përmbi lajthi. 
Pasioni i dikurshëm për gdhendje në dru iu rizgjua tre muaj të shkuara kur ai u ndje i ngeshëm nga papunësia për shkak të krizës ekonomike. Rastësisht i pati zënë syri në një garash-shitje gleta, thika dhe çekiçë; i zoti i tyre kishte ndërruar jetë dhe, mikesha e tij, trupmadhe e tejet e shëndoshë, i kërkoi dhjetë dollarë për to. 
-Mjaftojnë për qirinjtë e përshpirtjes - kishte thënë ajo, ndërsa ai u pati hedhur një sy relieveve në dru. Talenti i gdhendësit të vdekur tregonte haptazi maninë e tepruar ndaj frutave dhe perimeve.
-Ishte vegjetarian. Sa kam unë njërën këmbë - kishte bërë shaka e zonja e shtëpisë - aq peshonte trupi i Xhonit. Ama, i tha lamtumirë kësaj bote, i ngopur me të gjitha - dhe ai mezi kishte mbajtur të qeshurën kur përfytyroi skenën romantike të seksit të tyre.




Libri i tij i parë me tregime, “Shtëpia e përgjumur”, është botuar në vitin 1977, kur ishte student në Fakultetin Ekonomik. Njëri nga recezentët ka qënë shkrimtari Dritëro Agolli dhe, në kapakun e dosjes ku qe dorëshkrimi, ai kishte shkruar : të botohen kështu siç janë. Botim të parë për publikun Thani kujton tregimin “Duke kërkuar manarin”, i cili fitoi çmimin e parë në konkursin e letrarëve në Korçë. Gazeta Bashkimi e botoi atë. Ka qenë pragdimri i vitit 1972. Ishte gjimnazist, mustaqe porsadirsur dhe ende nuk kishte vënë brisk në faqe. Pastaj ai nisi të botojë libra me poezi, me tregime, romane, të shkruajë skenare filmash…Fitoi dhe çmimin e dytë me poezinë për Nënë Terezën, dhënë nga Universiteti Popullor Shqiptar në Gjenevë. Poezitë dhe lirikat e tij përmbajnë nota realiste për vëllezërit e tij nga Shqipëria, Kosova dhe Maqedonia. Ndër të tjera ka botuar librat me poezi dhe lirika “Fate paralele”, “Capkënet e mëhallave të botës” “Sinfonitë e stinëve”, romanin “Përgjumje iluzionesh”, skenarin e filmit “Përsëri pranverë”., etj.
Dikush mund të thotë nga ju se unë jam tepër entuziast kur është fjala për poezitë, tregimet, romanet e shkrimtarit Thani Naqo që jeton në Florida të SHBA. Por e them pa doreza se pas botimit të disa vëllimeve me poezi dhe lirika, romani i fundit i tij "Murmashët" është pritur me tepër interes nga lexues edhe në Largo e Clearwater të Floridës, ku unë pata fatin të kem në dorë kohët e fundit romanin me autograf nga autori. Disa prej tyre ja kanë shprehur edhe Thanit në bisedat e lira, por unë mendova se me disa rreshta të shpreh atë që ndjejnë ata duke lexuar këtë roman, që shënon një arritje të shkrimtarit tonë të urtë, të ditur e me vizion të largët. Jo vetem shkrimtarë, por edhe lexues të pasionuar pas letërsisë shqipe, miq të tij në Shqipëri, Kosovë, Greqi, Amerikë e gjetiu, në mesazhet e tyre shprehen se shpesh në personazhet e sjella në roman prej Thanit ata gjejnë veten apo atë të bashkëbesëlidhësve të tyre.


- Romani përmban shumë nota reale, nga jeta e përditëshme e bashkëkombasve tanë jo vetëm në Amerikë por kudo ku ata jane vendosur përkohësisht apo përgjithmonë.


- Thani Naqo është një vëzhgues i mprehtë i realitetit shqiptar në Shqipëri por edhe në Diasporë. Siç shprehet vetë autori: “Në romanin Murmashët i kam mëshuar më tepër realitetit të përjetuar dhe fantasia letrare mbështet qëllimin tim.


 Realiteti në këtë libër është konceptuar nga këndvështrimi një emigranti të rregjur në botën Perëndimore. Ndjesitë dhe subkoshiencën e tij ia përcjell lexuesit shqiptar. Ky pozicionim në këtë vepër është krejt i ndryshëm nga pikpamja tradicionale shqiptare dhe kjo do ta bëjë që lexuesi të përdredhë vetullat i habitur.


 Pra, lexuesi do të ndodhet midis përplasjesh moralesh tradicionale të nacionaliteteve botërore. Ajo, që për botën e zhvilluar Perëndimore është e natyrshme, për tradicionalizmin shqiptar shfaqet me nuanca dramatiko-tragjike”.


- Gjuha e qëlluar e përdorur në roman i përshtatet tepër personazheve të krijuara prej tij.


- Romani lexohet me një frymë dhe është e vështirë të shkëputesh prej tij kur fillon e lexon. Shume prej lexuesve kanë qëndruar edhe në orët e vona të natës për të parë ecurine e romanit dhe të personazheve të tij. “Murmashët" nuk është aq shumë fantazi, sepse ajo është bota e brendëshme njerëzore.


- Pas romanit të Thani Naqos "Pergjumje iluzionesh", lexuesi ndjen se ka një vazhdimësi figurash të arritura dhe ngjarjesh që lidhen me Diasporën shqiptare këto vite të tranzicionit.


- Tek Thani Naqo sheh të mishëruar figurën e shqiptarit patriot dhe të palodhur që me art dhe me një penë te hollë sjell ndjenjat, pasionet, virtutet, dashurinë, mallin, si dhe traditat e mira të bashkëkombasit. I uroj nga zemra shkrimtarit tonë Thani Naqo të vazhdojë të shkruajë dhe të na japë vepra të tilla të arrira që i duhen lexuesit shqiptar, përballë një morie veprash të autorëve të huaj që shpesh me pa të drejtë serviren nga shtëpitë tona botuese dhe reklama maramendëse e tyre. Nuk jam kundër paraqitjes së vlerave të veprave të shkrimtarëve të huaj me zë, por jo që çdo gjë e huaj të na serviret dhe të harrohet letërsia e bukur shqipe. Do të uroja qe romani “Murmashët » të përkthehej edhe në gjuhën angleze pasi nderon letrat shqipe.


(Demonët bëjnë sikur flenë)


1
Letrën e kishte lexuar disa herë dhe sot në mëngjes Artan Bareli pati ndjesinë se ç’shkruhej në të i dinte të gjitha përmendësh. Ardhja e Anita Traboninit në Amerikë i zgjoi kujtesën e një çerek shekulli të shkuar dhe ai kishte rënë në kurthin e ankthit që sjell pritja.
Ndezi cigaren dhe hodhi shikimin mbi kurorat gjigante të pemëve tropikale. Tufa e shpendëve murmashë oqeanorë vinte rrotull mbi to dhe kjo i kujtoi se shiu do të befte së shpejti. Thëthiu etshëm cigaren dhe pa dashje i doli psherëtima që u pasua me rrathë tymi mbi kokën e tij.
-Eh, Anita Trabonini - tha gati me zë.
Termometri amerikan tregonte 90 gradë nën hije, zagushi e mbetur pezull, por e nxehta e tropikut Artan Barelin nuk e bezdiste aspak. Nëse qëndronte në sallonin e pritjes, atij i duhej të përballej me ankimet e përditshme të nënës për dhimbjen e kockave nga reumatizma, ndërsa pompa, që përdorte i ati me astmë, lëshonte kërcitje dhe atij i linin përshtypjen se dikush ecte përmbi lajthi.
Pasioni i dikurshëm për gdhendje në dru iu rizgjua tre muaj të shkuara kur ai u ndje i ngeshëm nga papunësia për shkak të krizës ekonomike. Rastësisht i pati zënë syri në një garash-shitje gleta, thika dhe çekiçë; i zoti i tyre kishte ndërruar jetë dhe, mikesha e tij, trupmadhe e tejet e shëndoshë, i kërkoi dhjetë dollarë për to.
-Mjaftojnë për qirinjtë e përshpirtjes - kishte thënë ajo, ndërsa ai u pati hedhur një sy relieveve në dru. Talenti i gdhendësit të vdekur tregonte haptazi maninë e tepruar ndaj frutave dhe perimeve.
-Ishte vegjetarian. Sa kam unë njërën këmbë - kishte bërë shaka e zonja e shtëpisë - aq peshonte trupi i Xhonit. Ama, i tha lamtumirë kësaj bote, i ngopur me të gjitha - dhe ai mezi kishte mbajtur të qeshurën kur përfytyroi skenën romantike të seksit të tyre.


Duke klikuar këtu : http://gazetakritika.net//Forumi/letersi.php?itemid=3557 ,mund t1% lexoni të plotë
romanin "Murmashët".




 







Thani Naqo
Çapkënët e mëhallëve të botës
Kategoria: Lirika
Shtëpia Botuese : Toena
ISBN: 978-99943-1-395-2
Faqe: 120
Formati: 12x 20 cm
Çmimi : 400 lekë / 3,50 euro






Thani Naqo është autor i disa veprave me tregime e novela, i një romani dhe një vëllimi me poezi. Këtë herë, ai prezantohet para lexuesit Floripress edhe më ca  lirika, të cilat janë të mbushura me ndjenja dhe emocione. Një diapazon i gjerë temash na dhurohet ashtu si autori i përjeton, por që janë të përafërta me atë çka dhe ne ndiejmë. Duket sikur autori ka hyrë në mendjet dhe ndjenjat e kujtdo moshe, kjo e bën  atë të afërt dhe të pëlqyeshëm për lexuesin mbarë kombëtar....






NENA


Më pret gjithnjë tek prag’i portës,
Duart nën përparëse sikur fsheh dicka,
Njëlloj si nënat në mëhallet e botës,
Nëna ime, e plakura.


Ndodh që kthehem vonë nga puna
Pret dyshimzëmërdredhur.
“Mbasi im bir pi raki me cunat,
dhe sonte vjen në shtëpi i dehur”.


Njëmijë këshilla mban në gjuhë,
Pret sa të kaloj pragun e portës,
Por, oh, sa shpejt i kalon ai duf!...
Njëlloj si nënat e mëhallëve të botës.


PEISAZH DIMRI PAS MESNATE


Krëk-krëke dërgon thellësi e pyjeve,
Dimri rëndon edhe trarët ankohen.
Spërkatur gjithësia me kristalet e yjeve,
Gjer tej, ku malet me qiellin takohen.


Thik’ e erës skalit pirgjet e bardha,
Dëborën e ngjesh dhe mbi gjerdhe e hedh.
Përmes skalizmave si kafshë të gjalla,
Një dhelpër e hutuar rrugicave sonte bredh.


Çati dhe oxhaqe mbuluar nga dëbora,
Perëndeshë e virgjër shëtit shpate e kodrina.
Pemët nusërojnë dhe se ç’ bëjnë ca nojma,
Pagjumë lënë vajzërinë që përgjon nga kortina...


Befas, zëplotë ja mori këndesi i parë,
Oxhaqet frymojnë me gushet e tymit.
Mbi trungun e vjetër cak-cuk një sëpatë,
Dhe amvisat e fshatit nxitin zjarret e dimrit...


SHKEL PELLGASHET SI DHËNDËR I PRAPË


Hëna pellgasheve është shumuar,
kalldrëm i pafund me pogaçe.
Unë dhëndr'i varfër, eci menduar,
s'kam as dollibash dasme.


Përmbi pellgashe dredhoj kokëulur,
mbase sonte e gjej një gjerdhan.
Për gishtin tënd, unazën më të bukur,
por s'kam flori asnjë gram!


Hëna gremiset atje lart mbi kodrina,
e florinjta pemëve ka ngecur.
Hajdutçe e ndoqa, qiellit u kacavira,
dhe hënën e ngjesha nën sqetull.


Leshoj pllazin n'errësir , as dua t'ja di,
pogace s'më duhen këtë natë.
Nën sqetull shtrëngoj hënën e nxehtë flori,
shkel pellgjet si dhëndër i prapë!


E TRISHTUARA


Përherë e trishtuar, kështu e mbaj mend
edhe flokët porsi vurbulla reje.
Në zemrën e saj s'pati një copëz vënd,
për një tingull kitare prej meje.


Përherë e trishtuar. Ajo s'qeshte kurrë,
as ditëve e netëve pranverore.
Në lojën dritëfikur " grua dhe burrë",
ish m'e ftohta stinë dimërore.


Përherë e trishtuar, herë vinte dhe ikte,
mjegulla asnjëherë s'ju nda.
Ca vorbulleza më ndjekin mua ndër vite,
nga trishtim'i cuditshëm i saj.


HËNA PLOT PESËMBËDHJETË


Shkau mesnata, hëna pesëmbëdhjetë
Edhe hijet e natës i spërkat me flori.
Sofatet e drunjta s’kanë mbetur shkretë,
Bijen kitara dhe këndojnë ca të rinj.


Trishtuar ri plaku. I ve ai ka mbetur,
Duart pleksur mbi harkun e bastunit.
Vështrimin pleqëror në qiell e ka tretur,
Për hatër të hënës, ka shtyrë orarin e gjumit.


Rrezaton florihëna dhe kthjellon sytë e tij,
Mbi kulmin e catisë sonte ka qëndruar,
Soditmë, sikur i thotë, nga larg për ty po vij,
Dikur ke qënë capkën, o plak i vetmuar!


Nënqesh pleqërishte dhe zemra i troket shpresë,
Sa vite, muaj, a ditë, i kanë mbetur akoma?
Nën hënë ka lindur dhe hënë do kur të vdesë,
“ Si sonte, o Zot, -psherëtin- mos harro, dërgoma!...”


Florizon hëna mbi harkun e bastunit,
Yll’i Mëngjesit u tret në sytë e tij të mekur.
E plotë, pesëmbëdhjetë, kjo ishte hën’e fundit,
Ndërsa kitarat tingëllonin me telat e dredhur...


HERËS TJETËR S'DO TË MUNGOJ


Kur unë mungoj disa orë,
diku do të jem penguar,
klubit plot tym, me hamejte e gjorë,
pi raki me cironka fërguar.


Kur unë mungoj edhe një ditë,
patjetër dergjem diku,
i dehur të vij, nga unë ti ke frikë,
këndoj e flas kuturu.


Mbase s'mund të vij dot as sonte,
njëmijë dyshime mbaj ti,
rrodhe, gjithë veset e kësaj bote,
i jane qepur të dashurit tim.


Përgjon errësirën dhe pret drithëruar,
kërcitjen e portës së vjetër,
ti s'ke pse t'a gdhish më natën e zgjuar,
une s'do të mungoj heres tjeter.


MAGJIA E KËNGËVE TË SERENATAVE


... mos pandeh se s'gjej një tjetër...
Shigjeta dashurie nga serenatat vijnë,
Gërvishtin koren e plagës së vjetër,
Kryqëzohen shikimet dhe aty ngrijnë,
Lulebardhat e dimrit të qelqtë.


...që t'a ketë syrin e zi...
Bebëzat errëson nën të lagurit qerpikë,
Dyshimet gjurmohen marrëzisht!
Yll'i mekur afrohet dhe lëshon drite,
I harruar n'errësirë, cuditerisht!


...veç buzëqeshja jote e ëmbël...
Mbi buzl cel lulen e vonuar,
Magjilulja kthen femrën në ëngjëll,
Flladon dhe ndez thëngjijte e shuar
Dhe vatrën e ngrohtë t'a sjell në prehër...


MBRETËRIA-MËMËDHE


Sikur të mos kisha marë rrugët e kurbetit,
Në vëndlindjen time mbretërine do t’a ngrija.
Gjoksin të nxirrja e të mburresha si mbretërit,
Te isha zot i asaj vatre me prush e shkëndija.


Të isha mbret i pyjeve dhe mbret i maleve,
Asnjë burim nuk do t’a lija pa e puthur.
Me mikun do të hapesha kur të kisha halle,
Në mbretërinë e tij, askush nuk ka humbur!


Mbret i kodrave dhe mbret i fushave të isha,
I vlagës magji në brazdën e porsahapur.
Femijeria, princ i korijeve me dushqe e lajthishta,
Dhe dashnor i natyrshëm me ato që kam dashur.


Mbreti nuk ka frikë kur vjen ver’ e thatë,
Me mbretërit e tjerë, aty ku buron Devolli.
Lumit famëmadh, t’i ngrinim tjetër sfrat
Dhe askush mos mërzitej për arat që mbolli.


Qejflinjte do t’i mblidhja atje, ku pikon rakia,
Zëlartë t’ja marim këngëve tona të vjetra.
Princave tanë t’u themi se c’ligj bën dashuria,
Dhe ç’janë iluzionet dhe ç është e vërteta.


Kontinenteve të largëta, tej oqeaneve të kripur,
Për mbret e për princ nuk gjëndet një këmbëdhe.
Mbretëri e paqësisë është ku je lindur dhe rritur,
Dhe kjo mbretëri, shqiptarçe, quhet Mëmëdhe!


SHËTIS RRUGICAVE, FSHATI SHKRETË


Shëtis rrugicave, fshati shkretë,
Çapitem mbi kalldrëme porsi plak.
Hëna përndjek dhe syri i saj nga retë,
Shënja më bën dhe mbas reve fshihet prap.


Paqtia – braktisje, fshatin ka mbuluar,
Asnjë qen nuk leh. Gjithësia pipëtin.
Rrugicave të njohura dikur kam lodruar,
Edhe gurët ua kam dashur, njëlloj si vajzërin.


Sa shpejt u rritën djemtë edhe vajzat sa shpejt!,
Pleqtë e dikurshëm, (ehu!), janë tretur qëkuri!
I përlotur shëtis në fshatin tim mbetur shkret,
Braktisja më bren mua dhe sofatet prej druri...


Leviz nje hije...mbase është koti vizion,
Një plakë dërdënge, me gjuhën shpoti.
Në xhepat e përparëses arra dhe oshafe kërkon,
Cinglamingla dhe... gjithe fëmijëria futur aty!


U shfaq dhe një siluetë me ecje drenushe,
Nallënet e drunjta trokuan mbi gurë.
-Ndiqe!- më pëshpërit plaka djallushe,
Dhe bëje atë nuse, bëju edhe ti burre!


Prisni!... Mu bë se pas xhamave dikush përgjon,
Njoha gërrshetin e asaj që kam adhuruar!...
Lëvizin kortinat...Mos gjë hëna sonte frymon?
Dhe tallet nga qielli me yje arnuar?!...


KUR DITËT FIROJNË RRUGËVE TË BOTËS


Pas shpinës ujore diell’ i pjekur perëndon,
Përpëlitet dita në kthetrat e fillimmbrëmjes.
Cdo perëndim i tij kujtesën më ngacmon:
“Të iku dhe një ditë nga dekada e plakjes!”


Koha firon dhe bëhem më i kërrusur,
Kryeneç dhe m’ i ashpër në ditën që vjen.
Pasqyra hakmerret me fytyrën e tejrrudhur,
Thinjën e së djeshmes nëpër flokë m' a gjen.


Porsi shpendi shtegtar ndjehem çdo dite,
Zemra ime harakate pulson mes stilit të modës.
I rreshtuar në karvanin ku çapiten pleqëritë,
Zhgarravis kalendarin rrugëve të botës...


SHËTIS RRUGICAVE, FSHATI SHKRETË


Shëtis rrugicave, fshati shkretë,
Çapitem mbi kalldrëme porsi plak.
Hëna përndjek dhe syri i saj nga retë,
Shënja më bën dhe mbas reve fshihet prap.


Paqtia – braktisje, fshatin ka mbuluar,
Asnjë qen nuk leh. Gjithësia pipëtin.
Rrugicave të njohura dikur kam lodruar,
Edhe gurët ua kam dashur, njëlloj si vajzërin.


Sa shpejt u rritën djemtë edhe vajzat sa shpejt!,
Pleqtë e dikurshëm, (ehu!), janë tretur qëkuri!
I përlotur shëtis në fshatin tim mbetur shkret,
Braktisja më bren mua dhe sofatet prej druri...


Leviz nje hije...mbase është koti vizion,
Një plakë dërdënge, me gjuhën shpoti.
Në xhepat e përparëses arra dhe oshafe kërkon,
Cinglamingla dhe... gjithe fëmijëria futur aty!


U shfaq dhe një siluetë me ecje drenushe,
Nallënet e drunjta trokuan mbi gurë.
-Ndiqe!- më pëshpërit plaka djallushe,
Dhe bëje atë nuse, bëju edhe ti burre!


Prisni!... Mu bë se pas xhamave dikush përgjon,
Njoha gërrshetin e asaj që kam adhuruar!...
Lëvizin kortinat...Mos gjë hëna sonte frymon?
Dhe tallet nga qielli me yje arnuar?!...


TROKASHKAT


Jam ngjitur në katin e njëqind e nëntë,
Prek retë e Cikagos me mustaqe e gishta.
Në majë të gratacielit ç’ m’ i morën mëntë,
Valltaret spanjollka me pulpët e brishta.


Trokojne trokashkat, shpalosen fustanet,
Nën sombrerot 1) strehëgjëra tunden kitara.
Spanjollkat e bukura c’m’i kujtuan stanet,
Mullinjtë pas lumenjve, andej nga Morava.


Trokashkat trokojnë me rrahjen e ujit,
Uji rreh pendën e derdh forcën mbi gur.
Vocëraket vallëzuese nxitin rrjedhën e grurit
Dhe pah’i miellit vesh mullirin me nur.


Trokashkat e kitarat në maje gratacieli,
Gdhendur prej druri, nga pylli kanë dalë.
Sombrerot strehëgjëra dhe tingujt e fyellit,
Nën trokthin e kuajve vrapit ia kanë marë.


1)sombrero= kapele strehegjërë e popujve latinë


BALADA E ZOGUT TË NATËS


Fle ditën dhe del natën,
Zog’ i shekullit të pagjumë,
Cakërdisur kërkon fatin,
Në qytetin dritëshumë.


Brylmbështetur në dritare,
Ankth’ i nënës kthimin pret,
Zog’ i natës s’erdhi fare,
Gjersa nata krejt u tret.


Ëndërrkeqja përmbi drurë,
Folen’e zbrazët diku sheh,
Zog’i n’çuar s’kthehet kurrë,
Kur folenë era e rreh...


Ankth’i ëndrrës ballin mpiu,
Dhe cepsyrin plot me rrudha,
Lotët nënorë aty i ngriu,
Mblodhi dhimbjen në dy gurëza...


ENIGMA E MADHE


Ç’prill marroz bën në Alaskë!
Bardhesi vrastare. Mbi gjigantin ajsberg,
Trupin e akulluar ma ndez një kuqalashkë,1)
Mulrlan i tërbuar mbi ne dëbore hedh.


Me duart e saj me thuri mokasina, 2)
Të etur ramë pas gjurmëve të Londonit. 3)
Me harta të vjetra kërkonim nëpër humbëtira,
Jatakun iluziv mbi flori cdo natë e shtronim.


I lodhur, mërdhirë, mbështjelle me lekurë,
Londoni inatçor më shkul veshin e thërret fort:
-Me Ethet e Floririt mos u bëj dhëndër kurrë,
Në jatakun e gënjeshtërt nuk zgjohesh dot!


Plasaritur është qielli, me ca yje të cifluar,
Thërmohet Kasht’e Kumtrit diku mbi Dauson. 4)
Habitem: “Kaq larg, o Thani, ç’dreqin ke kërkuar!”
Dhe hëna anemike mbi kokë më mërmëron....






1)kuqalashkë= indiane e Alaskës
2)mokasina= qiklla, rrathë që lehtësojnë ecjen mbi dëborë
3)Londoni= Xhek London (1876-1916), shkrimtar amerikan.
4)Dauson=krahine ne Alaske, mban emrin e lumit Dauson.


MËNGJES I FLORIZUAR


Thëllëzkat e n’cuara ia morën këngës,
Firon nata nëpër korijet.
I përhimti agim shtrin drapërin e hënës,
Kosit pllajave dritëhijet.


E kaltra qiellore po shkrin e venitet,
Yjet treten porsi thëngjij.
Hën e gjysmuar lëkundet e përdridhet,
Florizon mbi kashtë dhe kallinj.


Florizon çatitë dhe kalldrëmet e fshatit,
Përmes kortinave shkon e vjen.
Dhe kur dielli drtitëson kokën e shtratit,
Dalt’ e qerpikëve ëndrra gdhend.


OQEANI


...E prek, i flas edhe lutje i pëshpëris,
I tregoj per Moravën, m’i bukuri në botë.
Malësor isha dikur dhe atë mal kisha mik,
Male s’shoh gjëkund dhe miku im bëhu sot...


Është krejt e kotë të flasësh me dallgët,
Duf’i tyre, pa mëshir, bregun godet.
Unë mbyll sytë dhe shoh Moravën e largët,
Nën dëborë gjumash, i fresket nën gjeth.


Hapësira ovale shtrihet tej mbi oqean,
Rreth e qark s’ka përrenj, as lumë sheh.
Shpina ujore ngrihet lart si Ivan, 1)
Vec dallgëve o mik s’u venke dot fre!


1) Ivani= mal në Devoll


TE BURIM' I LLËNGËS


Burimit të Llëngës vajzat mbushin ujë,
Unë fshihem rrakitave në tjetrin breg.
Monopatit të ngushtë, plot gaz e bujë,
Shfaqen pulpë lavrake që dielli i pjek.


Koken e burimit e hijezon një kumbull.
Degëvarur nga kokrat e kuqe plot lëng.
Gjersa stomnat mbushin barkun e rrumbullt,
Fustanet e vajzave mbi gjunjë zënë vënd.


Mendoj jam i vetëm, asnjë djalosh tjetër,
Kurmet femërore t'i shohë ka fat.
Por hijet tradhëtare pas shelgjeve të vjetër,
Ngjasojnë me siluetat kur bien në mëkat.


Pas bregut te lumit, me shelgje e rrakita,
Hajdutçe ikin, hajdutçe çapkënë vijnë.
Përkëdhelin kallëpët e arave me misra,
Ua shkulin mustaqet, pëllëmbët i nxijnë!...


MANTELI MË I BUKUR NË BOTË


S’përgjova diellin kur u fsheh pas shpatit,
Muzgu grizoi pyllin dhe me nxit për rrugë.
Si fshatar i regjur unë gjej rrugën e fshatit,
Mar rrjedhën e lumit mbi zhavorre dhe gurë.


Pllaq-plluq nëpër ujra dhe mes lumit ndal,
Kur do t’ia dëgjoj sërish zërin fëshfërimës?!
I mbërthyer mbeta brenda guaskës – metal,
Zhgënjimpërzhitur nga stina e brymës...


Ndjeva se ky cast ishte gjumi im më i gjatë,
Klithma e mëllënjës nga hutimi më shkund!
Ngadalë muzg’i mbrëmjes po zbriste mbi fshat,
Më të bukur mantel nuk kisha parë kund!


UNE, PERANDORI I PERANDORISË SË GJELBËR


Jam zhytur i vetmuar në jeshil livadhi,
Aromë lulesh atdheu dhe freski ahu.
Poleni më pudroi dhe me spërka nektari,
Nën tumba fierishtash mbeta tulatur.


Mbi krye kam qiellin krejtësisht të gjelbër,
Ndihem perandor i botës me klorofil.
Nuk ka hënë të më shohë vëngër,
Me brirët e turpshëm më këqyr një kërmill.


Këtu s’ ka presidentë dhe as kryeministra,
As gjeneralë dhe buzëqeshje djallëzore.
Gushëkuqët vocërrakë thurin kanistra,
Dhe vargan’ i milingonave zënë për dore.


Me perandorinë time pa ndrojtje krenohem,
Dirigjoj sinfonitë e thëllëzave dhe bilbilave.
Në hotelin e fierishtave të fle e të mos zgjohem,
Gjersa t‘më trokasë m’e bukura e dëshirave!


PLAKUSHI JU BËRI ME BAHCE E VRESHTA


(mesazh për bahcevanët e botës)


Hej, mos harroni të famshmin Miçurin,1)
Në bahçet tuaja bustin t’ia ngrini.
Mrekullira, o miq, bëri ai me shartim,
Belica dhe kumbulla dhe fruta si gjinj!


Mjaft i shtrënguat paraçkat e shkreta,
Bustin e tij ta porositni menjëherë.
Plakushi ju bëri me bahçe e vreshta,
Damixhanat me raki dhe butet me verë!


Të hiqni kapelen dhe ta pershendetni:
-Tungjatjeta, mbreti ynë, në shekuj ti rrofsh.
Që nga moll’e kuqe dhe gjer tek pjepri,
Në çdo kokër frutë, i madhërishëm ti qofsh!


Hajt, mjaft i shtrënguat paraçkat e shkreta,
Hiç mos u mërzitni kur të bini në pleqëri.
Miçurini ju bëri me bahce dhe vreshta,
Butet me verë, damixhanat rrafsh me raki!






1)Ivan V.Miçurin (1855-1935)= seleksionist dhe ortokulist
rus me famë botërore në prodhimin e më shumë se 300 llojeve
hibride te pemeve frutore.




ËSHTË NJË NATË SI GJITHË TË TJERAT


E padurueshme mbërritja në shtëpi,
Ditëgjata tërhiqet llastikë,
Lodhja kërkon prehje e qetësi,
E njëtrajshmja shfaqet cdo ditë
Dhe hënorja blasfemi.


Sërish turbullira për ata që i kërkuan,
Mbikoha paguan haraçin e tërbimit,
Në daç per te rindërtuar,
Formulën e ozonit drejt shkatërimit,
Planeti në blu tjetërsuar.


Tymos cigare në oborrin e pasmë,
Shqetësimet i lë në thithjen e natës.
Kështu dhe euforizmin e një dasme,
Dhe klithmën briskprerese të gatës,
Mes vringëllima metalesh.


Lodhja m’i kthen sytë nga shtrati,
Prehet shurdhërimi me pakëz naivitet,
Vecoj ëndrrat sfondblu, ku fati
Gjahtar i regjur në natën që shket.


MENGJES, ORA 6-TE


Përpiqem të gjej me probabilitet
Mendimin para se t’i dorrëzohesha gjumit,
Sikur të plakeshim, e dashur, në tjëtër kontinent,
Çfarë do të ndodhte në fund të fundit?!...


Shpresa, si gjithnjë, do të gjallonte,
Ditët dhe netët e zakonshme.


HESHTJA ËSHTË ZOTËSI E GRUAS SË HESHTUR


Ndarja e punëve gjymton ato dëshira,
Ndër vite iluzive me kotësi mbuluar.
Në fillesën e ëndrrës shpërrthen dashuria,
Në konusin e rritjes gjithnjë ka kërkuar
Largimin e anemisë që sjell errësira,
Me pluhur dekadash ngarkuar.


Hije të heshtura përqark venë e vijnë,
Janë kuajt e kaltër në vrahun e jetës,
Bukën e përditshme në vrahe shijnë,
Përzgjedhin majanë me instiktin e bletës,
Mes lulesh dimërore, ku shpesh ngrijnë
Kotësitë e të vërtetës.


S’ka pse t’i lësh dëshirat në harresë,
Rizgjimi yt vjen me cicërima sqepverdhësh,
Shpalosja e flatrave përreth folesë
Me të parën krenari imitim shpendësh,
Endet velloja e padukshme në rrathë dehëse
Me fije të magjishme shprese.




Mëmëdhe


Mos kisha marrë rrugët e kurbetit,
Në vendlindje mbretërinë do ta ngrija.
Gjoksin të nxirrja e mburresha si mbretërit,
Zot i asaj vatre me prush e shkëndija.
Mbret i pyjeve dhe mbret i maleve,
Asnjë burim s’do e lija pa e puthur.
Mikut t’i hapesha kur të kisha halle,
Në mëmëdhe askush ka humbur!
Qejflinjtë mblidhen ku pikon rakia,
Zëlartë t’ia marrim këngëve tona të vjetra.
Princave tu themi ç’ligj bën dashuria,
Ç’janë iluzionet e ç’është e vërteta.

Dherave të largëta, tej oqeaneve të kripur,
Për mbret e princ s’ka një këmbëdhe.
Mbretëri e paqësisë është ku linde e rritur,
Kjo mbretëri, shqiptarçe, quhet Mëmëdhe.

Unë dhe Lukreci (1)

Më shfaqet sa herë i lashti Lukrec,
“Atdheu im është ku jetohet më mirë.”
Njëmijë pandehma ngre për ty, o poet,
I lëshove këto fjalë kur ke qënë i pirë!
Unë s’jam i pirë, të ftohtë kam kokën,
Pirat i verbër qofsha do të çaj oqeanin.
Kombi im ka hartëzuar botën,
Varret e tij dallgëzojnë Ballkanin!
Mbushëm gotat. Me Lukrecin po pi,
Në e teprofshim, flasim nga dëshira.
Ajo gishtëz tokë bën grurë, verë e raki...
Ngritëm velat dhe fryu erëmira!

1) Lukreci= ( Titus Lucretius Carus) poet roman, fundi shek. IV-
fillim i shek. V

Brohoras dhe qesh

I harbuari dem flak plisin e dheut,
Marrok gërryen tokën, marrokçe pëllet.
Ngre bishtin kopan si demat e zegut,
Xhufk’e bajguar mbi shpinë i godet,
Duket trimosh. S’ka me kë ndeshet!
Shkreptijnë sytë e brirët hark,
Triumfin e ndeshjes kërkon me hak.
Kodrinave përplaset zëri buçimtar,
Nën tinguj bilbili demit zemërak,
Brirët t’ia prek mos i mbetet merak!
Uji i lumit fërkohet pas ledheve,
Porsi djalosh u hodha gur mbi gur,
Arbitroj demin me trungjet e shelgjeve,
Brohoras e qesh njëlloj si dikur.

Kur jam i gëzuar

Kur jam i gëzuar bari bëhet më shumë jeshil,
Lulen e kaltër e gjej ku është fshehur.
S’më dhimbset koha kur vëzhgoj një kërmill,
Me jargë mjekon trungun e shembur.
Kur jam i gëzuar, dyshimet marrin arratinë,
Fantazinë time s’e vë dot në fre.
Fëmijërive u jap shpresë, të shtypurve lirinë,
Kombin e copëtuar e mbledh një Atdhe.
Kur jam i gëzuar shkurtohet rruga e gjatë,
Sa shpejt mbërrij për ku jam nisur!
S’më dhimbset koha e të fundmes dekadë,
T’i shoh e prek ato që kam pritur!...

Kur jam i mërzitur

Kureshtjen mënjanoj nga ngjarjet tragjike,
Përgjoj xhezven kur ende s’ka marrë valë.
Shikimi im vëngërosh merr veti magjike,
Mbi orendi, gjymtyrë e kulprat përballë.
Mendjen më thëthin vetiu vendlindja,
Gjurmoj numra në telefonat e tejshme.
Me kafen kapërdij lajmet e këqija,
Ndërlikoj bisedat me vitet e hershme.
Kur jam i mërzitur, derdh dufin në vargje,
Mendime të mërzitshme në fraza prozaike.
S’ka ndrim stinësh, as kapërcim pragjesh,
Porta të mbyllura, boshllëk e braktisje.

Dëgjoj daulle e s’marr vesh nga vijnë,
Hapësirave verdhashe, të largëtave dete?
Lumenjtë kthehen prapthi, pyjet oshtijnë,
Këngë paslufte dëgjoj e ngjethje klarinete.
Kur jam i mërzitur zemërohem me veten,
Çaj dete dyshimesh ku mbytet shpirti.
Mjafton përkëdhelia e trungjeve të pemëve,
E ndjehem i gatshëm t’ia filloj nga hiçi!

Rini

Nuk të ndjeva kur më ike,
Vjeshtë a, pranverë ish.
Në djalëri t’i numëroja vitet,
Tani, dimërimi më grish.
Ishe stina më e bukur,
Stinë që s’kthehet, kurrsesi.
Hapat e tua në zemrën e rrudhur,
Rrallëherë t’i dëgjoj tani.
Mos më dil krejt nga zemra,
Mos më ler cung një shekull.
Zemra e braktisur fashohet me brenga,
E dheu s’ka për ta tretur.

Gazmorja e natës


Magjistare je, gazmorja e natës,
Beldredhur, ndjellëse përherë.
Thëthive shikimet e tingujt e kitarës,
Krise, e ike si erë!
Ike si erë, si erë ke për të ardhur,
S’ jeton pa këngë asnjë çast.
Ojnat e tua s’kanë për t’më grahur,
nuk të ndjek më nga pas.
Mëngjesin e qelqtë cifluan këndesat,
I dehur lëngoj në sofat.
Dufin e nxora me këngën për krelat,
E të dashurës time në fshat.



Ku mbollëm puthjen e parë

Qindra herë këtë burim kam puthur,
Kaq herë e ke puthur dhe ti.
Llangosëm gjunjët para tij përulur,
Në puthjen e parë aty.
Erdha sot të shoh ujin e kulluar,
Pasqyrën kristal s’ia preka.
Nën gjethet e vjeshtës lashë mbuluar,
Një të qeshur nën flokët e verdha.
Pylli fëshfërin, degët pikojnë gjethe,
Era palë-palë i ngjesh.
Vjeshta më shkuli urimin prej zemre,
Paç fat kudo që të jesh.

Përgatiti për botim: F.B

Thani Naqo:E keqja më e madhe të shkrimtarët janë inatet,që nuk duhet të ndodhin...

From: thaninaqo@hotmail.com
To: bruqi-flori@hotmail.com
Subject: Shkrimtari dhe publicisti i mirënjohur shqiptar Sejdi Berisha , dy vepra
 për lexuesin PËRSHËNDES SHKRIMTARIN, STUDIUESIN DHE PUBLIÇISTIN SHQIPTAR 
SEJDI BERISHËN!

Date: Sat, 19 Feb 2011 20:45:45 -0500

Tungjatjeta, i nderuar, z. Sejdi Berisha!

Fillimisht jam njohur me diapazonin tuaj kulturor dhe me krijimet e tua studimore në revistën internetike Fjala e Lirë. 
Artikujt e tu i përshkon qartësia dhe analiza e intelektuali të formuar dhe këto aftësi Ju i keni vënë në shërbim të Kombit Shqiptar. 
Thënia Juaj, Letërsia e mirëfilltë nuk bëhet dhe as nuk arrihet duke u shkapërderdhur, duke bërë klane e grupe, por as duke mbjellë inate e zili të pakuptimta, të cilat i ngjajnë një trungu të kalbur, apo një mjeti shpërthyes që helmon(Sejdi Berisha),  e cila citohet në shkrimin e mëposhtëm, është e vërtetë dhe shqetësuese për mbarëvajtjen e artit në interes jo vetëm të Kombit Tonë por, ky fenomen negativ, të cilin ju e kritikoni me të drejtë dhe që nuk duhet të ndodhë, përcjell shpesh tek krijuesit, studjuesit dhe publicistët shqiptare mesazhe nervcingërisura. E keqja më e madhe, e keqe që duhet shmangur patjetër, sepse krijuesit dhe studjuesit seriozë jo vetëm nuk e dëshirojnë këtë gjë, por ata shohin se këto mosmarëveshje të fryra artificialisht nga inate dhe marraze të pa justifikuara, me dashje a, pa dashje, "çojnë ujë në mullirin e atyre qarqeve" që historikisht nuk e kanë dashur Kombin Shqiptar.
Unë respektoj seriozitetin e analizave tuaja psikologjike mbi artin e për çështjet jetike në hapësirën mbarë shqiptare dhe, njëkohësisht, nuk kam as dyshimin më të vogël se shkrimtari dhe publiçisti Sejdi Berisha ka vendin e nderuar midis nesh. Dy veprat e tua të fundit unë nuk i kam lexuar, por jam i sigurt se edhe në to Ju mbroni interesat e artit shqiptar dhe ato të kombit tonë të coptuar padrejtësisht.
 
Uroj përkushtimin Tuaj si shkrimtar e publiçist me vepra në shërbim të Kombit Tonë.  

Me respekt për Ju,
Thani Naqo 



Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar që editohet nga njëfarë ekstremisti dhe terroristi antishqiptar nga Shkodra, m...