Përgatiti:Flori Bruqi
Historia shqiptare e gjakmarrjes, ishte filmi fundit që mbylli konkurimin në festivalin prestigjioz të kinemasë në Berlin.
“Falja e Gjakut” është një film i ri i cili hedh një vështrim mbi këtë fenomen, i cili ka tërhequr vëmendjen në ato vende ku nuk ekziston një dukuri e tillë.
Nën drejtimin e regjisorit amerikan Joshua Marston, ky film i fuqishëm përqëndrohet në një familje, në një fshat të veriut të Shqipërisë, ku konflikti për tokën e ka futur në gjak.
Historia shqiptare e gjakmarrjes, ishte filmi fundit që mbylli konkurimin në festivalin prestigjioz të kinemasë në Berlin.
“Falja e Gjakut” është një film i ri i cili hedh një vështrim mbi këtë fenomen, i cili ka tërhequr vëmendjen në ato vende ku nuk ekziston një dukuri e tillë.
Nën drejtimin e regjisorit amerikan Joshua Marston, ky film i fuqishëm përqëndrohet në një familje, në një fshat të veriut të Shqipërisë, ku konflikti për tokën e ka futur në gjak.
| |||||
Rolet kryesore në film i luajnë pesë aktorë nga Kosova. Ilire Vinca - Çelaj, Luan Jaha, Veton Osmani, Selman Lokaj e Çun Lajçi.
Regjisori Marston e përshkruan Shqipërinë si një vend që ende ekziston gjakmarrja, por nuk është një shoqëri që vetëm ngjason me 100 vjet më parë me njerëz që jetojnë në male dhe që shtijnë me armë njëri-tjetrin.
Është një vend me telefona celulare, internet, facebook dhe njerëz që jetojnë në mënyrë normale dhe moderne.
Regjisori i filmit të vitit 2004, Maria Full of Grace tha se detaji që i tërhoqi vëmendjen në skenar ishte një djalë i shekullit 21 që dërgon mesazhe në celular dhe luan video-games rob në shtëpinë e tij, falë disa rregullave të shekullit 15.
Aktori Refet Abazi i cili interpreton babain e fshehur në male, tha se filmi dërgonte një mesazh të rëndësishëm mbi nevojën e faljes.
Protagonistet e rinj të këtij filmi u shprehen mjaft të emocionuar që shkelnin për herë të parë në tapetin e kuq të Berlinales, ku marrin pjesë edhe filma dhe aktorë të njohur Amerikanë.
Filmi “Falja e gjakut” konsiderohet favorit për të fituar cmimin e madh “Ariu i artë”.
Dje në orët e vona të mbrëmjes filmi shqiptaro- amerikan që trajton gjakmarrjen “Falja e gjakut” ka marrë çmimin Special të Berlinales. Ndërkaq, filmi “Aministia” i Bujar Alimanit mori çmimin “C.I.C.A.E.” Këto vlerësime janë dhënë nga juria e pavarur. Nderkohe ka qene nje film iranian qe fiton "Ariun e Artë" .
Filmi "Nader dhe Simin, ndarja" trajton konfliktet mes normave strikte fetare dhe jetës moderne në Iran. I njëjti ka fituar edhe "Ariun e Argjendtë" për aktorët më të mirë - mashkull dhe femër. Cmimin për skenarin më të mirë e kanë fituar Xhoshua Marston dhe Andamio Murataxh me filmin "Falja e gjakut".
"Falja e Gjakut"
“Për mua, filmi është një histori rreth konfliktit mes brezave, veçanërisht në një shoqëri që po përjeton periudhën e tranzicionit", - ka thënë Marston në një konferencë shtypi në Berlin. Teksa foli për filmin e tij "Falja e gjakut", që ka marrë jetë në Shqipëri ashtu sikundër trajton një histori shqiptare, ai i është përgjigjur interesit të medias së huaj mbi filmin e Shqipërinë.
"Kanuni nuk është përdorur dhe aq shumë këto kohë, po ka ende familje që janë shumë të lidhura me të. Është diçka që i takon së kaluarës", - tha ndër të tjera aktori Tristan Halilaj. Ndërkohë që filmi është pritur mirë në shfaqjen për shtypin, siç raporton AFP, regjisori Joshua Marston ka vënë theksin tek fakti që ai nuk ka dashur të dëmtojë imazhin e vendit tonë duke folur për gjakmarrjen.
"Dua të përsëris që të jem i qartë. Nuk është një film që përpiqet ta tregojë Shqipërinë si një vend mesjetar. Përkundrazi, po përpiqem të them se Shqipëria është një vend modern që po kalon kohë të vështira", - tha Marston duke iu përgjigjur interesit të medias. "
Joshua Marston, në filmin e tij të dytë artistik trajton pasojat sociale të gjakmarrjes në veriun e Shqipërisë. Pasoja, të cilat ashtu si edhe vetë fenomeni, janë më se komplekse. Niku, një 17- vjeçar nga veriu i Shqipërisë, është në klasën e fundit të gjimnazit. Ai ka rënë në dashuri me një vajzë dhe ëndërron që me të mbaruar shkollën të hapë një kafene me internet.
Edhe Rudina, e motra, e cila është 15-vjeçare, ëndërron të vazhdojë universitetin kur të përfundojë gjimnazin. Por befas ndodh diçka që do t'ua ndryshojë jetën dy të rinjve. Familja, pas një grindjeje të ashpër për tokën kryen një vrasje. Niku dhe Rudina bien në rrethin vicioz të gjakmarrjes. Ndërsa Niku, i cili sipas kanunit duhet të rrijë i ngujuar, bie në depresion, Rudina, e cila merr në dorë biznesin e të atit, sa vjen e forcohet.
Joshua Marston nuk donte të bënte një film për gjakmarrjen, por për konfliktin mes të resë dhe të vjetrës. "Për mua është një histori për konfliktet ndërmjet brezave, të resë dhe të vjetrës".
Regjisori iranian, Asghar Farhadi, ka marrë çmimin "Ariu i artë" për filmin më të mirë në Festivalin e sivjetmë të Berlinit.
Nderkohe ka qene nje film iranian qe fiton "Ariun e Artë" . Filmi "Nader dhe Simin, ndarja" trajton konfliktet mes normave strikte fetare dhe jetës moderne në Iran. I njëjti ka fituar edhe "Ariun e Argjendtë" për aktorët më të mirë - mashkull dhe femër. Ndërkaq, çmimin për skenarin më të mirë e kanë fituar Xhoshua Marston dhe Andamio Murataxh me filmin "Falja e gjakut".
---------------------------------
Andamion Murataj : "Filmi, është një ngjarje shqiptare e treguar shqip me një kombinim të shkëlqyer aktorësh profesionistë dhe jo profesionistë! Si i tillë është filmi i parë në shqip në seksionin konkurues të Festivalit Ndërkombëtar të Filmit në Berlin! "
BEQIR SINA, New York
NEW YORK CITY : Ky Festival i njohur i kinematografisë botërore është në vitin e tij të 61. Festivali Ndërkombëtar i Filmit në Berlin, i njohur edhe si Berlinale, mbetet një nga festivalet më të rëndësishme të botës së filmit. Berlinale 61 - 2011 zhvillohet nga 10-20 shkurt, Cinereach është një mbështetës i perviligjuar për katër filma të përfshira në festivalin e këtij viti! Mbështetur nëpërmjet Productions Cinereach, do të konkurojë për një çmim edhe filmi “The Forgiveness of Blood” - "Falja e gjakut" me skenograf : Joshua Marston & Andamion Murataj, Drejtori: Joshua Marston dhe Producent: Mezey Paul me aktorët profesionist dhe gjysmë profesionist shqiptarë Tristan Halilaj, Sindi Laçej, Refet Abazi, Ilire Vinca Çelaj . Gjuha që flitet në film është shqip.
Ky është parë mga shtypi shqiptarë si një rastë rrallë që në Festivalin e Filmit në Berlin shkojnë dy histori nga Shqipëria: nga mjedisi shqiptar, flasin shqip, me aktorë shqiptarë. Burimet pranë stafit të filmit “The Forgivness of blood”, i konfirmuan "Bota Sot", në Nju Jork, se vepra e regjisorit amerikan Joshua Marston, hyn në Konkurrim Zyrtar në edicionin e 61 të Berlinales, 10-20 shkurt 2011.
Skenaristi shqiptar, dhe bashkëautori Andamion Murataj, që është njëherësh një nga producentët, bëri të ditur se autorët janë njoftuar para dy javësh, ndërsa pritet që Festivali të shfaq zyrtarisht në programin e 16 filmave që konkurojnë për një çmim pjesëmarrës javën e ardhshme.
Filmi me ngjarje shqiptare dhe aktor e gjuhe shqiptare “The Forgiveness of Blood” - "Falja e gjakut" tregon jetën e një djali të ri dhe motrën e tij më të vogël që janë të "zhtytur thellë" në zakonet kanunore pas një vrasje në një mosmarrëveshje në lidhje me tokën, ngjarje që ka ndodhur në zonë veriore dhe familjen e tyre shqiptare të përfshirë në një gjakmarrje.
Andamion Murataj është një kineast shqiptar, i cili ka punuar si skenarist dhe regjisor në Nju Jork për dymbëdhjetë vitet e fundit. Ai është diplomuar në Universitetin Amerikan (Washington, DC), dhe ka një diplomë master i Arteve të Bukura në Film. Si kineast ai ka realizuar shumë dokumentarë dhe filma në televizionin PBS
Murataj, i tha eskluzivisht gazetës Bota Sot, në Nju Jork se "Jam i lumtur të ndaj me ju lajmin se filmi ynë “The Forgiveness of Blood” - "Falja e gjakut" me regjizor Joshua Marson për të cilin unë kam punuar për dy vitet e fundit dhe ku mbaj kreditet e bashkëautorit të skenarit , Co-Producent si edhe Casting Director do të ketë shfaqjen(premieren) e tij në seksionin e Konkurimit (The Official Competition) të Festivalit Ndërkombëtar të Berlinit 2011."
Duke treguar për filimin “The Forgiveness of Blood” - "Falja e gjakut" si bashkë pjesmarrës në realizmin e tij, ai tha se" Filmi është një ngjarje shqiptare e treguar shqip me një kombinim të shkëlqyer aktorësh profesionistë dhe jo profesionistë! Si i tillë është filmi i parë në shqip në seksionin konkurues të Festivalit Ndërkombëtar të Filmit në Berlin! "
Sipas tij filmi “The Forgiveness of Blood” - "Falja e gjakut" - pritet të jetë një nga konkurentet më të fortë në Festivalin e Berlinit.
"Êshtë një film, na tha Murataj që e ngre në një nivel më të lartë pjekurie mjeshtërinë regjizoriale të Marstonit si edhe të grupit të tij, të bashkëpunëtorëve. Ndërkohë ky film është bashkëpunimi i parë në skenar të gjatë për mua." tha ai.
Në prodhimin e e filmit “The Forgiveness of Blood” - "Falja e gjakut" janë përfshirë disa nga producentet më të sukseshëm në botë të kinemasë indipendente siç janë Paul Mezey i shtëpisë filmike "Journeyman Pictures" (SHBA). Mezey është një producent i suksesshëm i kinemasë indipendente amerikane që ka prodhuar ndër të tjerë filmat e nominuar me Oscar: "Maria Full Of Grace" i Joshua Marstonit dhe "Half Nelson" i Ryan Flec, Domenico Procacci prodhues i filmit "Gomorra" të Matteo Garrone-s, fitues i Grand Prix në festivalin e Kanës më 2008, ndërkohë që është debutimi i parë i Kompanisë Filmike Shqiptare: Lissus MEDIA
Festivali Ndërkombëtarë i Flilmit në Berlin "Berlinale 61"
Përzgjedhja për programin e Konkursit të Festivalit Ndërkombëtar të Filmit në Berlin 61 është përfunduar. Ajo përfshin 22 filma, 16 prej të cilave do të konkurrojnë për çmime. Përveç kësaj do të ketë edhe dy shfaqje të veçantë: Një në solidaritet me të dënuarin iranian drejtorin Panahi Jafar. Filimi i tij është jashtë konkurimit një film ky që do të paraqitet më 11 shkurt, në përvjetorin e Revolucionit iranian. Gjithashtu, premiera evropiane e filmit të parë 3D Cave Werner Herzog's, dokumentari "Êndërr e harruar" do të shfaqet si një shfaqje të veçantë në Berlinale Palast.
Më 19 shkurt, pas ceremonisë së dhënies së çmimit Golden Bear do të shfaqet dhe një herë filmi fitues i cili shënon dhe mbylljen e Berlinale 61.
16 premiera botërore do të jenë në programin e Konkurrencës. -Konkurrenca e këtij festivali ka prodhimet që janë nga Argjentina, Austria, Gjermania, Franca, Britania e Madhe, Hungaria, Irani, Izraeli, Luksemburgu, Meksika, Hollanda, Polonia, Republika e Koresë, Rusia, Zvicra, Turqia, Ukraina, Uruguai dhe SHBA.
Filmi “The Forgiveness of Blood” - "Falja e gjakut" , ngjarja, aktorët dhe gjuha e përdorur shqiptare:
SHBA, Shqipëri, Danimark, Itali, 2010,
Metrazhi 109 min
Gjuha : Shqip
Director: Joshua Marston
Aktor: Tristan Halilaj, Sindi Lacej, Refet Abazi, Ilire Vinca Celaj
Skenografia shkruar: Josha Marston, Andamion Murataj
Statusi : Konkuron për çmim
Nik, është shtatëmbëdhjetë vjeç dhe është në vitin e tij të fundit në shkollën e mesme në një zonë veri të Shqipërisë. Ai është diçka që tregon një njeri energjik. Nik, ka vendosur që, sa më shpejt tani që ai ka në duart e tij diplomimin e shkollës në duart e tij, të ndryshojë jetën. Ai dëshiron të hapë një internet kafe. Ai gjithashtu ka filluar kohët e fundit, të shfaq dhe dashurinë imtime, ka ndjenja për vajzat - dhe ka rënë në dashuri me një vajzë në klasën e tij në shkollë. Ndërkohë, e motra e tij Rudina, është pesëmbëdhjetë vjeçe, edhe ajo ka një ide të qartë se çfarë ajo dëshiron nga jeta dhe ëndrrat që e ndjekin atë deri sa të përfundojë edhe universitetin.
Por, gjithshka duket se është "fashitur" mbasi familja e tyre është në gjak. Familja e tyre ka qënë e përfshirë në një luftë mbi pronësinë e një toke dhe babai i tyre është i akuzuar për vrasje. Nga të gjitha këto "anë të pa dirtë" të jetës së këtyre dy fëmijë fare të rinjë, Nik dhe Rudina duket se e gjejnë veten për të u tërhequr nga "pjesamrrja e tyre" në një hakmarrje e tmerrshme.
E cila sipas diktatit të Kanunit, ligjet shekullore të Shqipërisë tradicionale, asnjë nga anëtarët meshkuj të familjes së tyre - përfshirë edhe të rinjt edhe vëllain i tyre shtatë-vjeçar - nuk mund të largohet nga shtëpia.
Për sa kohë që babai i tyre është i fshehur në male dhe Nik-ës i mohohet që të tregoj fytyrën e tij në publik. Në këtë situatë familja duhet të mbështetet në një femër e cila është Rudina. Ajo është e detyruar tani që të largohet nga shkolla dhe të marrë përsipër punët e babait të saj. Vajzë e re pesëmbëdhjet vejçare në mënyrë të qartë fillon të lulëzojë si një rezultat i përgjegjësisë së saj të re, megjithatë, vëllai i saj e ndjen "të keqen", por, zemërimit dhe frustrimit nuk i shpëton si rezultat i izolimit të tij. Nik kërkon mënyra se si ka për t'i dhënë fund kësaj gjakmarrje - edhe në qoftë se i kushton edhe me jetën e tij.
Kush është Joshua Marston !
E nisi karrierën fotoreporter për Life Magazine nga Parisi dhe më pas për ABC News gjatë Luftës së Gjirit Persik. Jetoi në Pragë për një vit ku dha mësime anglishteje. I lindur në Los Anxhelos (aktualisht jeton në Nju Jork), emri i tij u bë i njohur me një histori kolumbiane në filmin “Maria full of grace” (2004), fitues ndër të tjera i çmimit “Alfred Bauer” në Berlinalen e po atij vit dhe i Çmimit të Publikut në Festivalin e Sandensit.
Catalina Sandino Moreno, të cilën Marston e gjeti pas kinoprovave me 800 vajza, fitoi Ariun e Artë në Berlinale si aktorja më e mirë për rolin e Marisë, dhe e para aktore kolumbiane në historinë e kinemasë së vendit të saj e cila po shkonte aq larg sa të kandidohej për çmimin Oscar. Pra Joshua Marston hyn për herë të dytë në konkurrim në Berlinale.
Është regjisor i “Coney Island” pjesë e filmit “New York I Love You” të realizuar nga 11 autorë e ku interpretojnë Cloris Leachman dhe Eli Wallach, i episodeve nga “Six Feet Under” (HBO), “Swingtown” (CBS), “Laë & Order” (NBC) dhe “In Treatment” (HBO).
“Falja e gjakut” është i dyti film i gjatë në karrierën e tij, që ashtu si edhe “Maria full of grace”, ka një histori që ka s’ka të bëjë me vendin e tij, është i gjithi në një gjuhë që s’është e tija, në shqipe, interpretojnë disa aktorë kryesorë amatorë, të cilët i ka gjetur ndër 2500-3000 adoleshentë të intervistuar. Marston është i interesuar për antropologjinë e kulturave që s’kanë të bëjnë me kulturën nga vjen.
Pesë aktorë kosovarë në ekranin e madh të Berlinales
Filmi “The Forgivness of Blood” (Falja e gjakut), i regjisorit amerikan Joshua Martson, do të futet në konkurrencë zyrtare të Festivalit prestigjioz ndërkombëtar të filmit në Berlin. Pesë aktorë nga Kosova, Çun Lajçi, Selman Lokaj, Ilire Vinca, Veton Osmani dhe Luan Jaha, si dhe aktori shqiptar nga Maqedonia Refet Abazi luajnë rolet kryesore në këtë film. Kastën e aktorëve e përmbushin edhe aktorë amatorë nga Shkodra, qyteti i cili është edhe burimi i rrëfimit të filmit. Pasojat e gjakmarrjes, në jetën e të rinjve është rrëfimi që përthekohet në rreth 90 minuta shirit filmik. Zyrtarisht, nëse ky film do të shfaqet në ekranin e madh të Berlinales, lajmi konfirmohet vetëm atëherë kur emri i filmit do të vendoset në programin e filmave garues të këtij edicioni. Megjithatë, mediat shqiptare - vetëm një ditë pasi që kishin bërë publik lajmin se filmi “Amnistia” i regjisorit të ri shqiptar Bujar Alimani do të shfaqet në kuadër të seksionit “Forum” në edicionin e 61-të të njërit nga festivalet më të famshme të filmit në Evropë - kanë cituar Andamion Murataj, bashkëskenarist dhe producent i filmit, të ketë thënë se “autorët e filmit janë njoftuar të premten, ndërsa pritet që Festivali të afishojë zyrtarisht programin e filmave pjesëmarrës javën e ardhshme”.
Çun Lajçi, i cili në këtë film luan rolin e Dedës, kryeplakut të familjes që merr gjakun, thotë se nga vetë Andimion Murataj ka marrë një letër urimi, në të cilën edhe i ka bërë me dije se filmi është përzgjedhur të jetë në konkurrencë zyrtare në Berlin. Por një gjë e tillë, sipas tij, nuk është bërë publike përderisa emri i filmit nuk shkruhet përfundimisht në programin zyrtar të festivalit.
“Sigurisht që është shumë e rëndësishme, sepse për herë të parë një kastë e tillë e aktorëve shqiptarë po paraqitet në një premierë në një festival kaq prestigjioz”, ka thënë Lajçi, teksa nuk ka fshehur dëshirën që filmi të kthehet me trofe.
“Ka indikacione të mira që edhe si temë, si ngjarje, por edhe si punim, filmi do të jetë mjaft interesant për Berlinin”, ka thënë Lajçi.
Edhe Veton Osmani, i cili po ashtu luan në këtë film, ka thënë se ndonëse nuk është ende e sigurt nëse do të futet në konkurrencë zyrtare, e ka quajtur pjesëmarrjen potenciale në Berlinale si një gëzim të madh për kinematografinë shqiptare në përgjithësi.
“Të gjitha rolet në këtë film i luajnë aktorët shqiptarë, rolet profesioniste i luajnë aktorët nga Kosova, ndërsa çka është edhe më e rëndësishme, edhe ngjarja e filmit i përket popullit shqiptar”, ka thënë Osmani.
Për Ilire Vincën një gjë e tillë ka qenë e pritshme, ndonëse ajo nuk e dinte se filmi mund të jetë përzgjedhur për Berlinale.
“Ekipi ka qenë serioz gjatë gjithë fazës së prodhimit të filmit dhe është pritur që ai të jetë konkurrent në këso festivalesh të rëndësishme. Për mua si aktore, në qoftë se kontributi im ka qenë minimal në këtë film, është shumë e rëndësishme”, ka thënë Vinca, teksa shpreson se do të mund të udhëtojë për Berlin në kohën kur do të shfaqet filmi në të cilin ajo luan.
Luan Jaha, i cili në film nuk ka pasur rol qendror, thotë se për të ka qenë e rëndësishme të luajë në këtë film, edhe për shkak të respektit që ka pasur ndaj mënyrës së punës së regjisorit Joshua Marston.
“Më kanë nxitur emri, përvoja dhe fama e tij. Ka qenë interesante të shihet se si zhvilloheshin skenat aty për aty, si zhvillohej skenari, etj.”, ka thënë Jaha.
Filmi – për emrin e të cilit është vendosur shumë vonë, meqenëse regjisori Marston nuk donte të përmendte fjalën gjak në të – ka në qendër të vëmendjes jetën e një familjeje shqiptare, kryesisht të dy adoleshentëve të saj, vëlla e motër, 17 dhe 14 vjeç. Ata kanë shumë ëndrra, kanë ambicie për jetën, të cilat papritur ndërpriten nga një konflikt i rëndomtë për çështje prone. Megjithatë, është bërë disa herë e qartë se nuk është qendra e vëmendjes tek konflikti, por është jeta përgjatë një viti e kësaj familjeje, e cila mbetet e ngujuar. Vajza detyrohet të marrë përsipër biznesin e babait, përderisa djali mbetet i ngujuar.
Joshua Martson me filmin tjetër të tij të metrazhit të gjatë, “Maria full of grace” është fitues i disa çmimeve, ndër ta edhe “Alfred Bauer” në Berlinale (2004), si dhe çmimin e publikut në Sundance Film Festival.(Floripress)
Përgatiti Flori Bruqi