Agjencioni floripress.blogspot.com

2011/02/21

nga Flori Bruqi:Ndjenjat njerëzore ecin paralelisht me ato antinjerëzore...

Lufta për ekzistencë, e lindur njëkohësisht me njerëzimin, lindi intrigën, pabesinë, imoralitetin.

Vilma Gregori – një organizatore misesh, Mellani Gregori (Tetka) – viktimë, si shumë të tjerë, e firmave piramidale, Eva Simaku – studente e Akademisë së Arteve, Leks Hitokuqi – një i pasionuar pas vaskave, Tit Kapaj dhe banda e tij – një grup burgaxhinjsh dhe injorantësh që zotërojnë hotele dhe restorante në Tiranë, Arben Petrela – ish-gazetar i BBC-së, Dori Guma – një ish-emigrant, Florian Mema – mjek, Jona Bushati – studente ne Fakultetin e Gjuhëve të Huaja... Çfarë i bashkon të gjithë këto personazhe me sandalet me gurë “Swarovski”?

Lufta për ekzistencë, e lindur njëkohësisht me njerëzimin, lindi intrigën, pabesinë, imoralitetin. Personazhet e mirëzgjedhura nga autori Met Dervishi janë njerëz që, për të përmbushur interesat vetjake, shfaqin anën më të shëmtuar njerëzore, madje deri në shkallën e krimit. Ndjenjat njerëzore ecin paralelisht me ato antinjerëzore, një paradoks i kudogjendur në botën reale: dashuria dhe urrejtja, fisnikëria e imoraliteti, besnikëria dhe pabesia.

Flori Bruqi ;Cikli i tranzicionit i Teodor Kekos


Teodor Keko ka lindur në Tiranë, më 2 shtator 1958. U diplomua për Gjuhë-Letërsi në Universitetin e Tiranës, në vitin 1983.

Ka qenë gazetar, kryeredaktor, anëtar bordi dhe bashkëpunues i shumë gazetave shqiptare, duke dhënë kontributin e tij të vyer, si në gazetat: “Drita”; “Koha Jonë”; “AKS”; “Rilindja Demokratike”; “Spektër”; “Klan”; “XXL”; “Prestige”; “Zëri i Rinisë”; “Hosteni”; “Nëntori”; “Zëri i Popullit”; “Bashkimi”; “Albania”; “Gazeta Shqiptare”; “Aleanca Demokratike”; “Poli i Qendrës”; “Korrieri”.
Në të njëjtën kohë, e shohim Teodor Kekon në disa poste drejtuese: deputet i Partisë Demokratike, partisë së parë opozitare në Shqipëri (1991-1992); kryetar i Komisionit Parlamentar të Medias (1992-1996); anëtar i Bordit Këshillimor të ministrit të Kulturës Edi Rama (1998); këshilltar i ministrit të Shtetit Preç Zogaj (1999); këshilltar për kulturën i kryeministrave Ilir Meta, Pandeli Majko, Fatos Nano; anëtar i Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve të Shqipërisë (1983-2002); anëtar i Bashkimit të Gazetarëve të Shqipërisë (1983-1992); anëtar i Shoqatës së Gazetarëve Profesionistë të Shqipërisë (1991-2002); anëtar i Shoqatës së Gazetarëve Profesionistë të Evropës (1991-2002); anëtar i Forumit Ballkanik të Gazetarëve Profesionistë (1991-2002).


Si shprehej dhe vetë Teodor Keko, me këto tregime të fundit, ai donte të mbyllte të ashtuquajturin cikël të tranzicionit. Dhe deri diku ia doli, por tranzicioni shqiptar zgjati më shumë se ç’mendonte Dori dhe ai iku më shpejt se ç’mendonim ne. Ai punonte vazhdimisht te natyraliteti i trajtimit të temave, por, pasi mbaron së lexuari veprën e Teodor Kekos, bindesh se arma e tij më e fortë ishte humanizmi. Aq i fortë është humanizmi i Dorit, saqë, shpeshherë, ky superhumanizëm mbyt dhe atë ndjenjë rebelizmi të lindur brenda tij. Si kanë vërejtur me të drejtë disa kritikë, personazhet e Teodor Kekos nuk shfaqin kurrë mllef, ndonëse janë të pakënaqur nga realiteti ku jetojnë dhe përpiqen me të gjitha mënyrat për të shpëtuar prej tij.
Dhe ai vetë ishte pak a shumë si personazhet e tij, i thjeshtë, herë-herë rebel, herë-herë e urrente këtë realitet, autopsinë e të cilit e bëri më mirë se kushdo. Por, në fund, i tëri i shtrirë në Shtratin e Humanizmit, me dashurinë për ata personazhe që nuk arritën kurrë ta ndryshonin Shqipërinë.

Tregim nga Teodor Keko - SPEKTRI

Vana B. u shfaq në skajin e djathtë të rrugës të mbushur me shitësa ambulantë të të gjitha racave, pikërisht atë çast kur Erioni po mendonte se çfarë mrekullie do të ishte, sikur ndonjëri prej ambulantëve të vegjël rom, të ulërinte duke ekspozuar Vana B.

Shikojeni këtë alamet cope, kush kërkon ta blejë?

Sa të kushtonte do ta blija, mërmëriti ai, pa ia ndarë sytë tjetrës, teksa i afrohej me ecjen e saj mospërfillëse e nerva-shkatërruese. Kishte rënë keq me Vanën pas asaj darke nën vrushkujt e tërbuar të shiut, që sa nuk i thyen dritaret e restorantit, e me vetëtimat e një pas njëshme, si copëra limoni mbi peshkun në pjatancë. Ishte goditur drejt e në tru nga vështrimi i saj pak pjerrtas, as i ftohtë e as i ngrohtë, i padeshifrueshëm, dhe gjithë asaj darke, pati patur dëshirën e marrë të zgjaste pëllëmbën e ti përfshinte gjinjtë e saj as të mëdhenj dhe as të vegjël, ato gjinj si domate eksporti, me peshë e formë ideale, për ti shtrydhur ngadalë, duke kundruar thithkat e tyre të ngritura lart. Mirëpo, kuptohet, asgjë e kësaj natyre nuk pati ndodhur dhe ai, si një frikkacak dhe tinzar tipik, e kishte bërë realitet dëshirën nja një javë më pas në ëndërr.

* Mirëmëngjes! - e përshëndeti Vana B. duke e puthur lehtë në faqe e duke mbledhur me kujdes fudnin e nguhstë rreth kofshëve, teksa ulej bri tij.

* Si nuk i bërë njëherë punët tamam një e nga një!- psherëtiu Erioni duke nuhatur parfumin e saj, ndërkohë që Vanës i qeshën sytë djallëzisht.

* Nuk ësnhtë as vendi dhe as personi adapt për të bërë atë punë shtruar!-, ia ktheu qetësisht, pastaj, si porosity një lëng limoni hodhi këmbën një mbi një, gjithë me kujdes, që të mos i zbuloheshin kofshët e bukura më shumë nga çduhej dhe ndezi një cigare. Një cigare të bardhë dhe të hollë si gishtërijntë e saj.

Erioni u bë shpërfillës në fytyrë. I bëri shenjë një ambulanti të vogël se nukdëshironte të blinte cigare, pasatj iu kthye tjetrës.

Ti, mund të më refuzosh ditën, por natën je totalisht e imja, me gjithë seks, lecka e komça bashkë! Vetëm ta shohësh veten se si e bën atë punë.!

Vana u shkri. Ra mbi tryezën e vogël, duke e mbuluar atë tërësisht me kaçurrelat e saj të zeza e të dendura dhe pyeti gjithë kuriozitet:

Pa hë! Si jam?

Erioni u mendua një hop pa ia ndarë sytë. Dukej sikur nuk donte të fliste për atë film tejet personal, të parë e stërparë vetëm prej tij, mirëpo diçka ia zbuti vështrimin dhe ai ia nisi rrëfimit me sytë tashmë të hedhur nga rruga, ku njerëzit ven e vinin nga të gjitha drejtimet në një kaos të plotë.

-Mbrëmë po hanim darkë të dy. Ishim në një restorant të çuditshëm, me muzikë dhe klientë e kamarierë...

-E mora vesh fundin!-ia preu ajo-Mos e vazhdo kot!...

E shqiptoi këtë fjali mospërfilëse, pa ia ndarë sytë Erionit, mirëpo krejt papritur ai zgjat drejt saj e i këputi një të puthur të mirë mu në cep të buzëve të saj të plota me dhëmbët e bardhë të dalë paksa përpara, një të puthur që e bëri gri Vana B-në dhe e hutoi keqas kamarierin dhe e sëmuri për parkison, derisa i dridhej në atë farë feje gota me lëng portokalli në dorë.

Vana priti sa ia mbathi kamarieri i tmerruar, pastaj i tha nën zë Erionit, duke fshirë buzët me shpinën e pëllëmbës së saj hollake.

-Ti, qënke fare idiot!

Tani ishte purpur. Tamam si flamur kombëtar, kuq e zi! E skuqur, me flokët pis të zeza dhe me gjinjtë e plotë, që i hidheshin nga rrahjet e zemrës lart, ishte një Vanë tjetër, ajo e zemrave.

Erioni i kundroi të gjitha këto, por ndjehej se pak përshtypje i bënin. Siç i rrinte mendja Jezuit të gozhduar te gozhdët, edhe atij i ishte fiksuar mendja te mënyra se si mund të bëhej realitet ajo ëndrra aq seksi e magjike.

-Gjoksin e kishe pa rrudha,-ia nisi si me vete ai,-numur tre, me një thithë të plotë...

Vana qeshi lehtë. Tjetri i kishte rënë pikës. Ajo ishte e asaj mase!

-Mos ke pirë? - nuhati ajo, duke u zgjatur drejt tij. Pasatj u tërhoq e shtoi qetësisht: Le që tani ty nuk të bën më dëm alkooli, i bën, ti, dëm atij!...

Tjetri nuk ia vuri veshin. Tashmë i qenë ndezur motorët.!

-...Kurse kofshët i kishe të lëmuara. Pa asnjë qime e pa pikë yndyre. Po gjëja më e mirë ishte beli yt. Unë nuk kam provuar bel më joshës! Të hynte e të dilte nga pëllëmba, si me magji! Lëvizte gjithë kohën si kushinetë!...

Vana B. u trishtua befas. Filloi të vizatojë me gisht në suprinën e tryezës, pastaj pyeti befas:

-E bëmë, si përfundim atë punë?

Mori si përgjigje një PO të thatë, pa pik emocioni.

-Si isha?

-E shlëlqyer! E ngushtë, rënkoje lehtë, i mbaje sytë mbyllur dhe kërkoje mamin gjatë kryeres së aktit...

Vanës iu varën disa fije rricash anash faqeve të kërcyera paksa. Tani lexohej qartazi trishtimi.

-Po flokët deri ku më arrinin? -e pyeti ajo, duke menduar vetëtimthi se ai nuk e kishte parë kurrë me flokët të lëshuar.

-Deri te kërthiza, -ia ktheu Erioni.-Më kujtohet mirë, sespe u detyrova të t'i hap flokët, kur desha të të thithja gjinjtë!...

Vana B. heshti një hop pa ia ndarë sytë e saj pa shprehje. Pastaj hapi gojën aq joshëse e artikuloi:

-Atëherë, çkërkon tani prej meje?! Tek unë ty të shtyu kurioziteti. Në ëndërr, ti, i ke parë të gjitha. Të betohem! Unë jam krejtësisht ajo, që, ti ke parë e prekur në ëndërr!..

Dhe sakaq ishte në këmbë me çantën e hedhur në sup.

-Po të mos kishe hyrë në këto hollësira, mbase do të bënim diçka. Me atë mendje erdha. Tani nuk ka më kuptim!-tha dhe iku gati duke dënesur. Fill pas këtyre fjalëve

ndodhej në rrugë. Ecte ngadalë, me vithet e kërcyera, që i vallëzonin lehtas, tamam si në ëndërr...
Fotografitë e Bashkëngjitura
 


Pro & kundër Blushit dhe Të jetosh në ishull

Një libër i vlerësuar dhe i anatemuar, një autor i përkëdhelur dhe i kërcënuar, një vepër artistike e shumëlexuar,





Në këtë vëllim janë përfshirë vetëm një pjesë e zgjedhur e artikujve, shkrimeve dhe prononcimeve (rreth 60 të tillë nga media e shkruar), pro dhe kundër Blushit dhe librit të tij, që na janë dukur më të realizuar dhe sjellin një problematikë të caktuar sipas pikëpamjeve të artikullshkruesve, duke u nisur nga vlerësimet konkrete që ata kanë për këtë libër. Ndërkohë, për librin kemi mundur të evidentojmë mbi 200 artikuj të shkruar, dhjetëra emisione televizive e radiofonike, si dhe komente të panumërta në adresa e site të ndryshme në internet.

Ka qenë një roman i shkruar nga Ben Blushi, i njohur më shumë si politikan dhe si publicist në fillimet e karrierës së tij, që shkundi pluhurin e letërsisë kombëtare, theu rekordin disadhjetëvjeçarë të lexueshmërisë së një libri në gjuhën shqipe, risolli në vëmendjen e opinionit publik debatin për identitetin e shqiptarëve, duke provokuar një debat të paparë në të gjitha mjetet mediatike, në të gjithë botën shqiptare.
Nuk mbahet mend në historinë e letërsisë shqipe që të jenë shkruar në një kohë të shkurtër, jo më shumë se 6-mujore, një numër kaq i madh artikujsh e shkrimesh, sa për romanin e Ben Blushit “Të jetosh në ishull”; të jenë realizuar aq shumë emisione e debate televizive; të ketë pasur aq shumë takime me lexuesit në të gjithë vendin dhe jashtë kufijve; të ketë pasur aq shumë opinione e prononcime në internet. Por shprehja më domethënëse e interesit për këtë libër dhe autorin e saj është, pa dyshim, numri rekord i shitjeve: pothuaj 20.000 kopje në një gjysmë viti.

Një libër i vlerësuar dhe i anatemuar, një autor i përkëdhelur dhe i kërcënuar, një vepër artistike e shumëlexuar, e kuptuar dhe e interpretuar në mënyra të ndryshme, por sidoqoftë një roman i shkruar bukur dhe që lexohet këndshëm.









Të jetosh në ishull është romani befasues i Ben Blushit, i cili vjen në letërsi nga politika dhe pas një përvoje të gjatë në median e shkruar. Duke e marrë temën nga një periudhë jo fort e njohur e historisë së Shqipërisë, fabula shtrihet në gati katër shekuj duke sjellë në letërsinë shqipe, personazhe të njohur, ngjarje e data që të çudisin për erudicionin e autorit, njohjen deri në imtësi të epokës ku zhvillohen ngjarjet dhe të zakoneve, traditave, organizimit të jetës së përditshme, e, në mënyrë të veçantë, të riteve e normave fetare që rrjedhin nga Librat e Shenjtë. Një Skënderbe ndryshe nga ç’e njohim, mosmarrëveshjet e tij me princin Arianit Komneni dhe historia e familjes Komneni e parë në disa breza, Ali Pashai i Tepelenës dhe qeverisja ekzotike e Janinës, konfliktet e tij me çamët e krishterë, lulëzimi dhe shkatërrimi i Voskopojës i përshkruar për herë të parë në letërsinë shqipe, luftërat e shqiptarëve deri në Kretë kundër Turqisë, si dhe bëmat e Sabatai Zevit, çifutit më të famshëm të Perandorisë Osmane që vdiq në Berat, janë vetëm disa prej kulmeve që të mbajnë mbërthyer pas leximit për të ndjekur zhvillimet e mëtejshme dhe përfundimin e ngjarjeve. Por, linja më dominuese në roman që do të ngjallë, pa dyshim, debate e diskutime të shumta mbetet procesi i gjatë dhe i ngatërruar i islamizimit të shqiptarëve të paspushtimit nga Turqia. Ishte paqësor apo i dhunshëm ky transformim, u krye me dëshirën e vetë shqiptarëve apo u detyruan nga masat shtrënguese të pushtuesve?! Si bashkëjetoi një familje shqiptare e ndarë në dy fe në Shqipërinë e shekullit XVIII? Lexoni romanin e Ben Blushit “Të jetosh në ishull”, me një gjuhë, stil e rrëfim magjepsës. Një roman që përpiqet të tregojë se si shoqëria shqiptare e përsosi instrumentin e bashkëjetesës fetare për t’i mbijetuar asimilimit dhe rrebesheve të kohës.

Flori Bruqi

Libri “Mbi hapësirë-kohën” i prof. Rexhep Meidani pasqyron evolucionin historik të përfytyrimeve njerëzore

Libri “Mbi hapësirë-kohën” i prof. Rexhep Meidani pasqyron evolucionin historik të përfytyrimeve njerëzore mbi hapësirën e kohën dhe të koncepteve përkatëse të ndërtuara mbi to.
Me gjithë sukseset e mëdha shkencore të ditëve tona, përsëri vazhdojnë të shtrohen po ato pyetje të vjetra: “Ç’është hapësira, në të vërtetë?”; “Po koha, a është ajo ciklike apo lineare?”; “Si perceptohet koha në kozmologji dhe cili është skenari kronologjik për universin pas Big Bang-ut?”; “Ç’ndodh me hapësirë-kohën në birat e zeza apo ato krimbore?”; “Po me kuantizimin e tyre?”; “Përse ka një drejtim apo shigjetë termodinamike dhe kozmologjike të kohës?”; “Po si shfaqet kjo nga pikëpamja biologjike e psikologjike?”; “Si manifestohet koncepti i hapësirë-kohës, apo shigjeta e kohës në evolucionin e qytetërimeve, në lëvizjen social-politike, apo dhe procesin e globalizimit?” etj.

 


Rexhep Mejdani
Mbi hapësirë - kohën
Kategoria: Studim
Shtëpia Botuese: Toena
ISBN: 978 – 99943 – 1 – 314– 3
Formati: 14x20 cm
Faqe: 188
Çmimi: 800 lekë / 7,00 euro


Mjaft përgjigje ndaj pyetjeve të mësipërme gjenden dhe në këtë libër. Por, duke pasur parasysh që lexuesi mund të jetë i interesuar për të njohur një aspekt të përgjigjes, jo të gjithë shtrirjen e saj, apo për të ndjekur kapituj të caktuar dhe jo të gjithë librin si i tërë, autori ka synuar që trajtimi brenda çdo kapitulli të jetë, jo vetëm sa më “i mbyllur” dhe “ndërlidhës”, por dhe me shkallë të ndryshme analize, me një “tranzicion të mirëllogaritur” nga thjeshtësia te ndërlikueshmëria. Kjo e bën të mundur shfrytëzimin e materialit të librit nga një gamë mjaft më e gjerë lexuesish, nga individë me përgatitje, specializim e përvojë të ndryshme.

Akademik prof.dr.Rexhep Mejdani ka lindur në Tiranë, më 17 gusht 1944. Është zgjedhur President i Republikës në vitet 1997-2002.
Ka kryer studimet universitare dhe pasuniversitare për fizikë në Shqipëri dhe Francë. Ka titujt shkencorë: Docent, 1981; Profesor, 1987; Anëtar i Akademisë së Shkencave, 2003.
Disa nga detyrat akademike e profesionale të ushtruara kanë qenë: Përgjegjës katedre (1986-1990, 1992-1996); Dekan i Fakultetit të Shkencave të Natyrës (1988-1992); Anëtar i redaksisë së “Buletinit të Shkencave Natyrore” (BSHN) (1978-1994); Kryeredaktor i BSHN (1989-1994); Anëtar i redaksisë së “Physica Balcanica” dhe “Balkan Physics Letters” (1987-1996) etj. Ndër veprimtaritë jashtë vendit, krahas asaj në Universitetin e Prishtinës, Kosovë, mund të përmendet aktiviteti kërkimor në Francë (1973-1976) (Universiteti i Caen-it; CEN-Saclay dhe Universiteti Paris XI-Orsay) apo veprimtaritë e tjera si kërkues, profesor, lektor e shkencëtar i ftuar, në universitete e qendra shkencore në Itali, Francë, Gjermani, Angli, SHBA, Greqi etj. (1981-1996).
Është angazhuar në një veprimtari të larmishme shoqërore e politike. Ka qenë anëtar i Komitetit Shqiptar për Mirëkuptim dhe Bashkëpunim në Ballkan (1986-1990); kryetar i bordit të Qendrës Shqiptare për të Drejtat e Njeriut (1994-1996); kryeredaktor i revistës “Të Drejtat e Njeriut” (1994-1996); Sekretar i Përgjithshëm i PS-së (1996-1997); anëtar i bordit këshillues të revistës ndërkombëtare “World Leaders” (2002); anëtar i “Klubit të Madridit” (prej vitit 2002) etj. Për veprimtarinë e tij mësimore-shkencore e politiko-shoqërore është nderuar me “Doctor Honoris Causa” nga Universiteti Teknik i Stambollit, Turqi, 1998; Universiteti “Aristoteli” i Selanikut, Greqi, 1998; Universiteti i Sofjes, Bullgari, 1998; Universiteti Amerikan i Romës, Itali, 1999; Universiteti i Mesdheut Renè Cassin, Bari, Itali, 1999; Universiteti i Bridgeport-it, Connecticut, SHBA, 2001 dhe Universiteti i Portsmouth-it, Angli, 2002. Ndër nderimet e tjera universitare mund të përmenden dhe: F. LUX AWARD, Universiteti Clark, Worcester, Massachusetts, SHBA, 2000; Jan Masaryk Medal, Universiteti Ekonomik, Pragë, Republika Çeke, 2001; Chancellor’s International Medallion of Distinction, Universiteti i New Orleansit, New Orleans, SHBA, 2002. Po kështu, për veprimtarinë e tij në përgjithësi është nderuar dhe me urdhra, medalje e çmime të tjera si: Urdhri “Naim Frashëri”, 1981; “Çmimi i Republikës”, 1988; Medalja e Artë e Meritës e Qytetit të Athinës, Greqi, 1998; Kryqi i Madh i Shpëtimit, Greqi, 1998; Urdhri Kombëtar “Ylli i Artë i Rumanisë” (Ordinul National “Steaua Romanici” in Grand de Colan), Rumani, 1999; Çelësi i Artë i Qytetit Worcester, Massachusetts, SHBA, 2000; Urdhri i Mbretit Tomislav, Kroaci, 2001; Çelësi i Artë i Qytetit, Pragë, Republika Çeke, 2001; Medalja “Schuman”, Fondacioni “Robert Schuman”, Paris, Francë, 2001; Urdhri Kombëtar i Meritës (The National Order of Merit, in the grade of Companion of Honour), Maltë, 2002; Qytetar Ndërkombëtar Nderi (International Honorary Citizen), New Orleans, SHBA, 2002; Çelësi i Artë i Qytetit, New Orleans, SHBA, 2002 etj. Ka botuar në Shqipëri një numër të madh artikujsh shkencorë, monografi, libra universitarë dhe pasuniversitarë, broshura etj. Po ashtu, është autor i disa dhjetëra artikujsh, apo punimesh shkencore të botuara në revista serioze shkencore jashtë vendit (si: Francë, Gjermani, Itali, Angli, SHBA, Holandë, Turqi, Bulgari, Greqi, Rumani, Kinë, Hungari etj.). Ka botuar, po ashtu, brenda e jashtë vendit me qindra artikuj (shkencorë, shoqërorë, politikë e biografikë), intervista, fjalime, analiza etj., si dhe libra me natyrë politiko-publicistike.

Flori Bruqi

Behgjet Pacolli duhet të bëhet pjesë e institucioneve








Nga Rexhep MEIDANI




(Ish-president i Shqipërisë 1997-2002)


Në fillim të mandatit si kryetar shteti, në një nga sheshet e spitalit "Zonja e Këshillit të Mirë", u organizua një koncert sensibilizimi e bamirësie, me praninë e këngëtares italiane me origjinë shqiptare, Ana Oksa (Hoxha-Oxa). Aty, së bashku me Anën, në një transmetim të drejtpërdrejtë, iu drejtuam opinionit publik italian dhe donatorëve të ndryshëm, për mbështetjen dhe përfundimin e projektit të spitalit, të nxitur edhe nga vetë Nënë Tereza. Por, dhe ky projekt, si mjaft të tjerë, u paralizua përkohësisht pas ngjarjeve të 14 shtatorit dhe luftës së Kosovës...
Në fakt, në atë veprimtari unë kam qëndruar pranë Anës dhe nga ana tjetër e saj ishte vajza ime, Adea. Aty duhet të jem përshëndetur me Behgjet Pacollin. Por, prania e tij në atë ngjarje është e fiksuar plotësisht në librin e tij autobiografik "...nga sfida në sfidë, jeta, Behgjet Pacolli". Sidoqoftë, pa qenë shumë i sigurt, diçka më është thënë për martesën e pritshme të saj me një biznesmen shqiptar tepër të suksesshëm të Kosovës, me banim në Zvicër. Madje, pak më vonë kam mësuar dhe realizimin e kësaj lidhjeje martesore (1999-2002), që pengesë jo të vogël kishte edhe kohën e angazhimin e secilit. Po ashtu, aty nga fundi i asaj periudhe, kam lexuar rastësisht dhe një intervistë të dhënë prej Behgjetit, ose në shtypin zviceran ose diku tjetër, për mosfunksionimin e martesës së tij me Anën. Ishte një intervistë me të vërtetë dinjitoze e qytetare, me thellësi të dukshme shpirtërore dhe përkujdesje të veçantë njerëzore. Madje, ajo, me linjën e saj tepër njerëzore, më bëri të ndryshojë mendjen për këtë person të veçantë të botës shqiptare. Ai në sytë e mi po shihej ndryshe, të paktën në finesën e tij etike dhe estetike...

***
Por le të kthehem tek perceptimi i sajuar kundër B. Pacollit. Në fakt, edhe media e kishte bërë punën e saj. "Kremlingate" i skenuar i Del Pontes (Carla del Ponte), si kryeprokurore e Zvicrës e kishte lënë gjurmën e pakëndshme edhe midis nesh. Ndoshta, në radhë të parë, edhe shtypi italian, i ushqyer ose jo prej saj, me "Corriere della Sera"në krye. Madje, në fundverën e vitit 1999, sulmi mediatik arriti kulmin me përfshirjen e Behgjet Pacollit në një aferë, ku ishin përfshirë personalitete të tilla të larta si presidenti rus Jelcin, zëvendëspresidenti amerikan Al Gore apo presidenti i Bankës Botërore Camdesy!
....Del Ponte, me emërimin e saj si Kryeprokurore e gjykatës për krime lufte në ish-Jugosllavi (ICTY), ia kaloi dosjen e "Kremlingate"-it për finalizim zëvendësuesit të saj. Kjo edhe pse ajo dosje ishte e mbushur me kontradikta, sajesa apo "evidenca" propagandistike-mediatike, pjesë të "hobit fantazist" të ish-prokurores, të shfaqur akoma më dukshëm në librin "Gjuetia – unë dhe kriminelët e luftës", të bllokuar në promovim nga vetë Ministria e Jashtme e Zvicrës. Për këtë, jo pa të drejtë, B. Pacolli shpreh në libër dhe dyshimet e tij: "Mund të kenë qenë të shumta motivet që e nxitën Del Ponten të bëhej promotore e kësaj afere, por gjithsesi do të mbetet të sqarohen në të ardhmen më mirë shumë rrethana, përfshirë edhe ato që në ndonjë pikë të largët mund të lidhen me Kosovën dhe çështjen e saj, me Serbinë dhe luftën e saj në Kosovë, me Rusinë dhe me oligarkët e saj, me Italinë dhe me interesat e saj ekonomike". Edhe, unë, si shumë shqiptarë të tjerë që kanë pasur kontakte zyrtare me Del Ponten, kam shfaqur pakënaqësitë e mia për të, të pasqyruara në shtypin shqiptar apo në panele ndërkombëtare.
Sidoqoftë, ndryshe prej saj, pas 3 vjet hetimesh intensive, Bertosa (Bernard Bertossa), Prokurori i Përgjithshëm i Konfederatës Zvicerane, që zëvendësoi Del Ponten, më 6 mars 2002, e mbylli zyrtarisht procesin, në favor të plotë të Behgjet Pacollit, presidentit të Mabetex Grup, kompani konstruksioni dhe inxhinierie civile, me qendër në Lugano-Zvicër.
Në përgjithësi, nisur nga kjo ngjarje apo raste të ngjashme, krahas argumenteve të karakterit politik dhe gjeostrategjik të vetë B. Pacollit, nuk mund të harrohet se, në fund të fundit, edhe suksesi në këtë botë ka "pagesën" e vet; ai sjell shpërthimin e xhelozisë dhe të smirës, fut në funksion ekstrem armën e shpifjes, ndyrësisë e pseudoakuzës. Në këtë kuptim, suksesi ka qenë dhe mbetet për fat të keq një bashkëqytetar i lakmisë dhe zilisë së të paaftit, të pazotit, të përtacit. Kush e arrin këtë sukses ndjehet jo rrallë i zhgënjyer nga kjo dobësi e ulët njerëzore, por, ama, ai që i reziston asaj me anë të punës, gatishmërisë, përfshirjes e humanizmit apo kapërcimit të pakënaqësive të vogla, kalon në një stad akoma më të lartë personaliteti, force shpirtërore e energjie njerëzore!

***

Para disa vjetësh, gjatë një vizite të shkurtër në Kosovë, e kam takuar për herë të parë B. Pacollin (me rezervën e vitit 1998!) në shtëpinë e Ramush Haradinajt. E kishim lënë të pinim një kafe me Ramushin dhe pastaj të shkonim së bashku në Akademinë përkujtimore kushtuar Luanit, vëllait të tij të vrarë nga serbët, në maj të vitit 1997, jo larg kufirit me Shqipërinë. Në atë kohë, Ramushi ishte ende në arrest shtëpie, por që nga marsi 2006 Dhoma e Apelit e ICTY i kishte dhënë atij të drejtën e pjesëmarrjes në veprimtari politike publike, me autorizimin konkret të UNMIK-ut (d. m. th. dhe "skortën policore" të tij). Sidoqoftë, në momentin që hyra në shtëpinë e tij, Ramushi, me zgjuarsinë e tij natyrore, ndjeu ndonjë stepje apo hezitim timin dhe ma prezantoi menjëherë bashkëbiseduesin. "Është Behgjet Pacolli, një mik imi. Besoj se bëra mirë që i shpreha kërkesën dhe dëshirën për të qëndruar dhe biseduar së bashku"- tha ai me dinamizmin dhe thjeshtësinë e tij "rebele". Në fakt, kishte bërë shumë mirë! Aty bisedova gjatë me Behgjetin, bile aq sa duhej për të ndërtuar një lexim të drejtpërdrejtë, krejt tjetër, por dhe shumë më të ndryshëm nga ai i krijuar nga thashethemnajat politike e mediatike. Sidomos duke pasur parasysh dhe momentin e vendimmarrjes së tij për të hyrë më konkretisht e gjerësisht në politikën kosovare fillimisht si lëvizje dhe pak më vonë si president i një partie kosovare të quajtur Aleanca Kosova e Re (AKR). Të njëjtin shikim pozitiv e bashkëkohor, të njëjtin konceptim pozitiv, etikë qytetare dhe estetikë intelektuale i kam ndeshur tek ai dhe në emisionin "Déjà-vu" të Mustafa Nanos në Top Channel...
Sidoqoftë, duke qenë jo aq i lidhur sa më parë me politikën kosovare të ditës, e kuptova nga libri se marrëdhëniet e Behgjetin me Ramushin nuk ishin më si më parë. Unë vetë do të dëshiroja dhe uroja të kundërtën. Kjo, aq më tepër, se B. Pacolli për detyrat kryesore të politikës kosovare mendon pak a shumë si unë, në mënyrë më konkrete, më të fokusuar për çështjen fondamentale të anëtarësimit të Republikës së Kosovës në OKB! Të paktën këtë dëshmon ky libër.

***

Nuk ka shumë ditë, në kthim nga Parisi, në sallën VIP të aeroportit të Tiranës "Nënë Tereza", takova papritur dhe B. Pacollin. Ky ishte një takim tjetër yni. Por, ajo që më bëri më shumë përshtypje ishte fakti që ai aty po i bënte shoqëri ministrit të Jashtëm të Maldiveve, z. Ahmed Shaheed. Më erdhi shumë mirë për këtë sjellje miqësore e "detyrë" diplomatike të Behgjetit aq më tepër që aty nuk m’u duk se kishte ndonjë përfaqësues të protokollit tonë të shtetit, ndoshta dhe nuk i njihja, sepse edhe kanë ndryshuar, për arsye moshe, karriere apo "politike-partiake". Kjo sidomos, duke pasur parasysh kontributin e këtij ministri në njohjen e Republikës së Kosovës, që më 19 shkurt 2009. Madje, këto dy vende me shtysën e tij firmosën me shpejtësi marrëdhëniet diplomatike më 16 prill 2009. Dhe pjesë kryesore e këtij procesi sa të shpejtë, po aq të domosdoshëm ishte dhe vetë Pacolli, si patriot, politikan e biznesmen. ...

... B. Pacolli, nuk e ka shfrytëzuar dhe nuk e shfrytëzon politikën si "kalë beteje". Ai është luajal në idetë dhe vizionin e tij, pa e fyer apo diskretituar kundërshtarin, duke kritikuar në mënyrë qytetare, por dhe duke pranuar ose vlerësuar atë që, sipas tij, duhet pranuar ose vlerësuar. Kështu, ai, mbështetur në vokacionin properëndimor të shqiptarëve, jo vetëm çmon kontributin e politikës dhe të UÇK-së në këtë aspekt, por dhe kritikon në mënyrë paralele gabimet e bëra. ...
... Problemi i vetëm mbetet përfshirja e tij dhe e partisë së tij në qeverisje. Atëherë mund të vërtetohet, ashtu si më parë në veprimtarinë ekonomike private, edhe suksesi i tij, por tani në një veprimtari publike. Bile, shumë shpesh, flitet se angazhimi në këtë veprimtari të fundit, praktika konkrete qeverisëse të jep dhe notën reale. Dhe Pacolli me përvojën e tij të jashtëzakonshme duhet të bëhet pjesë e saj, për të shpalosur dhe ndikuar me pragmatizmin e tij. Por, ama, duke hedhur poshtë dictum-in e zakonshëm elektoral: "Fushatën e bëjmë në poezi, qeverisjen e bëjmë në prozë" ("We campaign in poetry, and we govern in prose"), që diku i atribuohet dhe Mario Cuomo-s.

***

Para se të komentoj "thembrën e Akilit" apo shpirtin ekonomik të B. Pacollit, të prekur dhe në libër, më duhet të theksoj se më është dukur interesant pohimi i tij (pas shpalosjes së variantit të Ban Ki Mun-it) për Mitrovicën apo zonën veriore të Kosovës. Kështu, sipas autorit të librit, Ban Ki Mun-i "ishte i bindur se e vetmja zgjidhje për Veriun e Kosovës ishte ajo e përmirësimit të gjendjes ekonomike. Unë i fola për një zonë të lirë ekonomike atje, një ide që e përsëris shpesh dhe jam i bindur në dobinë e saj". Nuk mund të mohohet se përmirësimi i gjendjes ekonomike është një kusht i nevojshëm, megjithatë ai nuk është i mjaftueshëm. Këtë e kanë dëshmuar shumë shembuj të tjerë në botë, përfshirë dhe atë të Irlandës së Veriut për dekada të tëra. Akoma më keq është, kur krahas të tjerave, edhe gjendja ekonomike e popullsisë është tepër shqetësuese, siç rasti i Palestinës. Në gjykimin tim, krahas zhvillimit ekonomik, paralelisht duhet investuar në rrafshin njerëzor. Pra, akoma më thjesht, duhet ndërtuar kohezioni social, kapitali social apo ai projekt ekonomik-politik dhe social-kulturor që sot tipizohet apo "zbukurohet" me togfjalëshin në anglisht: "shared society". Parë me këtë sy, më duket shumë më e mundshme, pse jo dhe kohezive "zona e lirë ekonomike", që thekson me bindje B. Pacolli. Sidoqoftë, kjo është forca ekonomike e gjykimit politik të tij, të cilën politikanë të tjerë, qoftë dhe të kalibrit të lartë të Ban Ki Mun-it, mund të mos e arrijnë dot. Është eksperiencë e një të vogli që rritet e bëhet i madh, një përvojë jetësore, një "dixhestion politik me ushqim ekonomik". ...
....Unë, pas leximit të librit dhe analizës së tij, pavarësisht aty-këtu pozicionimeve personale për ndonjë çështje të veçantë, ndoshta dhe për ndonjë shfaqje pragmatizmi të "induktuar", ai pasqyron, në bindjen time, një shembull, një mision, një mundësi, një realitet. Madje, në thelb, dërgimi i këtij mesazhi të librit tek lexuesi e bën shumë më të drejtpërdrejtë detyrën e tij, si në rrafshin intelektual individual-qytetar, ashtu dhe atë shoqëror - politik. Ai jo vetëm mund të nxisë suksesin dhe të frymëzojë karrierën, sakrificën e përpjekjen në gjeneratën e re, dëshirën për shkollim e punë, por dhe mundëson nëpërmjet jetës e veprës, përpjekjeve e angazhimit të vetë autorit, prekjen dhe përjetimin realist të botës individuale e shoqërore për rreth, ashtu siç është, me të mirat dhe të këqijat e saj, me hallet e gëzimet, me dobësitë e fuqitë, me gabimet e përkujdesjet, me rastësitë e domosdoshmëritë, me hapësirat e pafundme e kufijtë e saj. Për më tepër, po e përsëris, shembulli i B. Pacollit, i pasqyruar në këtë libër autobiografik e mishëron më së miri një gjë të tillë.

Ali Hadri kthehet në bronz pranë shtëpisë së vet



Pak metra larg shtëpisë së tij në qendër të qytetit të Pejës, ku lëshoi frymën e fundit në dhjetor të vitit 1987, është zbuluar të enjten, në përvjetorin e tretë të pavarësisë së Kosovës, shtatorja e akademikut dhe pendës së mbrehtë të çështjes shqiptare, Ali Hadri
image
  Pak metra larg shtëpisë së tij në qendër të qytetit të Pejës, ku lëshoi frymën e fundit në dhjetor të vitit 1987, është zbuluar të enjten, në përvjetorin e tretë të pavarësisë së Kosovës, shtatorja e akademikut dhe pendës së mbrehtë të çështjes shqiptare, Ali Hadri.
Kthimit të Ali Hadrit në bronz në “Lulen e Dukagjinit”, siç e ka quajt ai gjithnjë qytetin e Pejës, i dolën në pritje mbi një mijë qytetarë të Pejës, kurse mirëseardhjen i uroi edhe Enver Hadri i bronzuar, busti i të cilit qëndron nga 28 Nëntori i kaluar, pesë metra larg në vendin ku është vendosur edhe shtatorja e Ali Hadrit, të punuara që të dyja nga skulptori durrsak Idriz Balani.
Në sheshin “Skënderbeu”, pas 23 vitesh i bashkoi sërish dy bijtë e saj qyteti i Pejës, i cili siç tha kryetari i kësaj komune, Ali Berisha, në periudhat e ndryshme kohore vazhdimisht ishte kontribuues me bijtë e vet me pendë dhe me pushkë për çështjen e përgjithshme kombëtare.
“Kur vendi ynë përballej me sfida të mëdha Ali Hadri pati guximin intelektual që të veprojë, të flet dhe shkruajë për historinë e lavdishme të popullit tonë. Ai ishte udhërrëfyes për shumë gjenerata se si duhet të ruhej identiteti ynë dhe simbolet tona kombëtare.
Andaj, nga sot është nder i madh për qytetin e Pejës që ta ketë në qendër të qytetit edhe bustin e një njeriut që ishte kontribuues i madh për Kosovën dhe çështjen kombëtare”, tha Berisha, njofton KOHAnet.
Iniciator për realizimin e këtij projekti ka qenë ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, të cilit dhe të gjithë të tjerëve që ndihmuan dhe e bënë të mundur punimin dhe ngritjen e shtatores, në emër të familjes Hadri iu falënderua i biri i Ali Hadrit, Arbër Hadri.
Për jetën dhe veprën e Ali Hadrit foli drejtori i Institutit Historik të Kosovës, Jusuf Bajraktari, të cilin institut e themeloi vetë Ali Hadri.
Programin kulturor e artistik të rastit e begatuan me vallëzim Ansambli folklorik e autokton “Rugova” dhe grupi polifonik “Bilbilat e Progonatit” nga Tepelena, me këngën kushtuar Ali Hadrit.
Në ditën e përvjetorit të tertë të pavarësisë së Kosovës, përfaqësuesit e institucioneve lokale dhe qytetarë të Pejës bënë homazhe të pllakat përkujtimore të demonstratave të 1968 dhe dëshmorëve të UÇK-së, të busti i Shkëlzen Haradinajt dhe shtatorja e Adrian Krasniqit dhe Haxhi Zekës.
Ndërsa gjatë ditës zhvillohen edhe disa aktivitete kulturore e sportive, si dhe përurohet Shtëpia e Kulturës në fshatin Zahaq të Pejës.

Figurat historike paraqesin vështirësi realizimi interpretativ



Bujar Asqeriu rrëfen  për herë të parë për këshillën e Sandër Prosit, për interpretimin e figurave historike, për subkoshiencën interpretative, për takimin me Bekim Fehmiun, për një takim të papritur në Prishtinë etj., në përgjithësi për jetën e tij dhe angazhimin në teatër dhe kinematografi


image
 ENVER S. MORINA
Teatri Kombëtar i Tiranës ka shfaqur inskenimin e veprës së Ismail Kadaresë “Darka e gabuar” në Prishtinë, në të cilën rolin kryesor e interpretonte Bujar Asqeriu. Ai tashmë njihet si një ndër aktorët e njohur të kinemasë dhe teatrit shqiptar. Fitues i shumë çmimeve kombëtare, Bujar Asqeriu (i lindur në Vlorë, 1956), deri më sot ka interpretuar në afër 30 filma shqiptarë dhe afër 70 në veprat teatrore. Takimi me të na rikujton rolet brilante në filmin “Njeriu i mirë” (1982), “Një emër midis njerëzve” (1983) dhe tash së fundi edhe te “Letra ere” (2003). Ishte së pari Telo, pastaj ajo figura e poetizuar e tribunit të fjalës së zjarrtë në popull e parlament, e Avni Rrustemit, dhe njëzet vjet më pas, në rolin e një biznesmeni mafioz e kandidati për deputet, i degjeneruari Gon Doçi.

Rikthehemi në fundvitet e 80- ta. Përcaktimi juaj në artin e interpretimit. Pse ndodhi kjo?

Asqeriu: Isha duke mbaruar Shkollën e mesme mekanike industriale, i profilizuar për mekanikën, dhe për specialitetin e motorëve në qytetin e Vlorës. Aty fillova aktivizimet e para në grupin e teatrit të shkollës. Atëbotë as që e mendoja se një ditë do të përfundoja, do të merresha më këtë punë. Në kontakt me olimpiadat e tjera, me aktorët dhe regjisorët profesionistë, si duket pikasën diçka të veçantë te unë dhe më thanë se do të merresh me këtë punë. Dëshira ime ishte të bëhesha një inxhinier, mekanik. Ishte gjë e madhe në ato vite të kryesh për inxhinier, e aq më tepër një  dëshirë e madhe e tim eti për t’u bërë inxhinier mekanik. Pas shkollës së mesme unë fillova punën si mekanik në parkun e makinave. Aty nuk lija pas dore edhe aktivitetet artistike. Shkova në një studio që u hap pranë teatrit në ato vite, të cilën e drejtonte një regjisor që unë kam respekt dhe besoj se ai ka qenë një ndër njerëzit më nxitës dhe më inkurajues për mua që të merresha me këtë profesion. Piro Sava, i cili ka luajtur një rol shumë të madh në ngacmimet e para që t’i futesha rrugës së interpretimit skenik. Më pas dhashë konkursin pranë Institutit të Arteve, sot Akademia e Arteve, dhe u pranova si student. Ky ishte fillimi. Aty në shkollë, si gjithë studentët që fillojnë të thurin ëndrrat e tyre për të ardhmen dhe një nga ëndrrat më të mëdha të një aktori është që të marrë pjesë në kinema. Isha në vitin e dytë në Institutin e Arteve, pata fatin punova 3-4 muaj me një prej aktorëve më të shquar të asaj periudhe në Shqipëri, me aktorin ikonë të kinematografisë shqiptare, Sandër Prosi. Dhe një ditë prej ditësh e pyes profesorin: “Si mendon Ti, unë do të luaj në kinema?”. I bëra pyetje direkte. Ai ma ktheu qartë: “Do të luash sa të lodhesh, sa t’mos kesh më fuqi”. Dhe mua kjo thënie e tij m’u duk e çuditshme. Është një ëndërr shumë e bukur, shumë e madhe, shumë e fuqishme, për një student që hedh hapat e parë të aktrimit dhe të luajë sidomos në kinema, e cila ka një sugjestion. Ka pasur dhe ka gjithmonë një sugjestion shumë të madh te publiku.

Po je lodhur, siç të tha Sandër Prosi?

Asqeriu:
 E vërtetë, kinemaja është e lodhshme. Do përgatitje të madhe fizike, do përgatitje të madhe psikologjike dhe aq më tepër me strukturat e kinemasë shqiptare, të cilat kanë qenë tejet të amortizuara, teknikë e varfër, e lodhshme, rraskapitëse duke e krahasuar me ditët e sotme. Kur gjërat bëhen me një ritëm shumë të lartë dhe me teknikat më të sofistikuara, mjetet më të mira duke krahasuar me ato mjete dhe me ato kushte, sigurisht ka pasur lodhje, ka pasur strapacime të ndryshme, por gjithmonë është finalizimi, kontakti, kënaqësia që faqet dhe duartrokitjet apo vlerësimet që merren nga publiku.

Interpretimet e viteve 1979, që nga filmi i parë “Në shtëpinë tonë” deri në vitin 1983, në pesë-gjashtë filma, konsiderohen si vite të arta, pastaj deri në vitin 2003, kur interpretoni te filmi “Letra ere”.  Sot filmin “Një emër midis njerëzve” e shohim me një lloj nostalgjie, një film historik i papërsëritshëm? 
Asqeriu: Viti 1983 ishte angazhimi më i madh serioz që kisha deri atëherë. Atë vit realizova figurën e Avni Rrustemit. Gjithmonë figurat historike paraqesin vështirësi shumë të mëdha për t’u realizuar, për arsye se, duke u thënë shumë për ta, duke pasur libra shumë për ta, duke pasur shumë informacion historik për ta, në imazhin dhe në psikikën e njerëzve të kohës së atyre që kanë qenë dhe të këtyre që vijnë dhe të atyre që do vijnë, krijohet dashje-padashje një imazh i caktuar për iks apo ipsilon figure. Që të plotësosh një imazh në psikikën e publikut është tejet e vështirë për një artist, sepse shumë thjesht publiku mund të thotë s’mund të ketë qenë kështu Avni Rrustemi, ose s’mund të ketë qenë kështu Skënderbeu, ose s’mund të ketë qenë kështu Adem Jashari, ose s’mund të ketë qenë kështu iks apo ipsilon hero a figura historike të mëdha të kombit shqiptar. Pra të plotësosh këtë imazh është tejet e vështirë për një artist.

Filmi “Një emër midis njerëzve” vinte pas inskenimit të shfaqjes “Dy krisma në Paris”. Të ka ndihmuar ai?
Asqeriu: Po, po. Pas veprës së Pëllumb Kullës dhe Sheri Mitës, realizuar nga trupa e Teatrit të Fierit, sigurisht për aktorin jo vetëm një vepër spektakli, jo vetëm një vepër artistike, por edhe një bisedë shumë e thjeshtë është një ndihmesë, merr një informacion, merr një detaj, merr diçka që është pasuri. Artisti duhet të jetë gjithnjë në kërkim dhe asnjëherë të mos i thotë vetes: Po e përmbusha këtë, e përmbusha atë. I quaj të vlerësuar dhe i vlerësoj artistët që nuk vuajnë nga idetë fikse, të cilët janë në kërkim të asaj që nuk shter kurrë. Mund të bëhet më mirë dhe kjo duhet të jetë një shtysë e vazhdueshme e një artisti ashtu siç edhe në krijimtarinë  e tij artisti asnjëherë nuk duhet të thotë se me këtë personazh, me këtë figurë arrita kulmin. Ndoshta artisti nuk ka aq jetë për të thënë të tërën. Nuk i mjafton një jetë, nuk i mjafton as dy jetë. Ai asnjëherë nuk mund të thotë majat e shpirtit të vet. Nuk i mjafton jeta. 

Jeta juaj është disi e veçantë. Pas përfundimit të Akademisë u kthyet në vendlindje, në Vlorë. Më preku kjo e dhënë. Derisa shumica kishin synim kryeqytetin, ju u kthyet në vendlindje. Keni interpretuar për 15 vjet rresht ne teatrin “Petro Marko” të qytetit të Vlorës. Po ashtu, në afër 30 role kinematografike. Si e ndieni veten përpara kamerës së xhirimit dhe në teatër para publikut?
Asqeriu: Sipas meje ndodh, është një çudi e madhe. Ndodh një proces shumë interesant. Ndërkohë që, publiku për ty është tejet miqësor, është tejet i respektuar, të pret, të duartroket me admirim, sikurse për ty bëhet një partner, një mik, një shok. Me kalimin e viteve ndodh një proces shumë interesant në botën e brendshme te artistit. Ai krijon një gjë shumë interesante me kalimin e viteve dhe sot i thotë vetes: Mos publiku nuk po kënaqët, ose ku janë ato shtigje të reja, apo ku janë ato momente krijimtarie të reja që unë do t’i paraqisja atij?! Çdo figurë, çdo rol që fillon duhet të fillojë nga e para. Si ai nxënësi që fillon abetaren. Sigurisht, që gjithë kjo eksperiencë artistit i vlen dhe i ngacmon impulset e subkoshiencës për të krijuar variacione më interesante. Por shtegu i krijimtarisë asnjëherë nuk duhet mbyllur për t’i thënë publikut “shiko, këtë radhë ju kam sjell diçka më të bukur”, “shiko, këtë radhë ju kam sjell diçka më interesante”. Publiku do të jetë i dëshiruar të të shikojë vazhdimisht dhe të mos ngopet dhe mos të thotë që boll të pashë. Ky kuriozitet e bën shumë interesante një aktor, që publiku mezi ta presë për herën të parë, për herën të dytë, për herë të dyqindtë, për herë të dymijtë dhe ta duartrokasë si për herën e parë. Ky është një sekret shumë profesional, të cilin çdo aktor duhet ta ketë patjetër në veten e vet

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar që editohet nga njëfarë ekstremisti dhe terroristi antishqiptar nga Shkodra, m...