Agjencioni floripress.blogspot.com

2011/02/22

Viti 1967, kur financoja 100 kopje të “Kështjellës”

Van Christo Kam patur fatin e madh të “takohesha” me Ismail Kadarenë për herë të parë në vitin 1967…nëpërmjet një libri. Ja si ndodhi: u ndesha me një listë të quajtur “Albania Report” të publikuar në New York City, e cila reklamonte libra dhe publikime të tjera nga Shqipëria në anglisht. “Sa e pazakontë”, mendova. Sepse atëherë ishte koha e Luftës së Ftohtë dhe Shqipëria ishte pjesë e bllokut lindor të vendeve të drejtuara nga Bashkimi Sovjetik, por megjithatë m’u duk e habitshme që publikime të tilla për Shqipërinë mund të gjendeshin në Amerikë.

Gjithashtu, në “Albania Report” ishte një listë librash të autorëve shqiptarë të përkthyer në anglisht dhe një prej tyre “Kështjella” nga Ismail Kadare më tërhoqi vëmendjen. Libri fliste për rrethimin e kështjellës së Krujës në Shqipërinë e veriut, nga turqit osmanë në shekullin e 15-të. E porosita librin dhe kur mbërriti e lexova pothuajse menjëherë, pasi përshkruante në hollësi të mahnitshme një kështjellë shqiptare rrethuar nga forca të panumërta turke me pajisje dhe armatime shumë më të mira. Aq shumë u impresionova nga libri, sa pasi e lexova porosita edhe gjashtë kopje të tjera.

Pas kësaj mora vesh se botuesi i “Albania Report” ishte një punëtor poste hebreo-amerikan i dalë në pension-për fat të keq ia kam harruar emrin-një marksist i betuar dhe për këtë arsye kishte prodhuar “Albania Report”. I shkrova duke i thënë sa shumë më kishte pëlqyer “Kështjella” dhe se ç’autor i shkëlqyer mendoja se ishte Kadareja. Pas disa kohësh porosita libra të tjerë dhe fillova të shoqërohesha me botuesin njujorkez me anë letrash.

Pak muaj më vonë mora një telefonatë nga i njohuri im në New York, i cili më informoi së inventari i “Kështjellës” ishte mbaruar dhe më pyeti nëse isha i interesuar të financoja shtypjen edhe të 100 kopjeve të tjera. Kërkesa më kapi në befasi, por për shkak se “Kështjella” më kishte pëlqyer shumë, rashë dakord. Botuesi, mirënjohës për bujarinë time, më kërkoi të shkruaja diçka rreth librit me rastin e botimit të edicionit të ri.

Më lejoni të rendis atë që shkrova:

E lexova Kështjellën me interes të madh. Askund në leximet e mia të mëparshme konflikti ndërmjet turqve osmanë të shekullit të 15-të dhe forcave heroike shqiptare të udhëhequra nga Gjergj Kastrioti-Skënderbeu nuk janë përshkruar me kaq imagjinatë. Imagjinoi përshkrimin e rrethimit të Krujës nga një këndvështrim turk! Sigurisht romani është rezultat i hulumtimeve të shumta të trupave luftarake turke dhe mbrojtësve shqiptarë të pesë shekujve më parë. Për shkak të rëndësisë së saj historike, Kështjella duhet të shërbejë si referencë e vlershme për shqiptarët apo të huajt.”

Tani pas kaq vitesh dhe prominencës e respektit ndërkombëtar për Ismail Kadarenë, i cili ka kulmuar me nominimin e tij për çmimin “Nobel” në Letërsi, jam krenar që isha një nga shqiptaro-amerikanët e parë që pikasa talentin e tij të jashtëzakonshëm.

Në vitin 1981 vizitova Shqipërinë, si pjesë e një turi shqiptaro-amerikan shoqëruar nga ime shoqe Jane dhe nga djali ynë asokohe 4-vjecar Zaharia Tomorri. Grupi ynë kishte zënë dhoma në hotel “Tirana”, ku unë u miqësova me menaxherin e hotelit, i cili u magjeps pas djalit tonë dhe faktit se emri i tij i mesëm ishte Tomorr. Një moment, pa e menduar shumë, i thashë nëse do të ishte e mundur të takohesha me Ismail Kadarenë, Kështjellën e të cilit e kisha pëlqyer aq shumë. U lumturova kur menaxheri më tha se Kadareja do të vinte në hotel për t’u takuar me mua pas nja një ore.

Isha shumë i gëzuar dhe shpresëshumë kur në orën e caktuar në hollin e hotelit menaxheri më prezantoi me Ismail Kadarenë. Vura re se ishte shtatvogël dhe unë isha shumë i interesuar në mënyrën e tij të të veshurit. Në kokë kish vënë një kapele jeshile, që përfundimisht kishte një stil europian. Mbante veshur gjithashtu një pallto po jeshile dhe në dorën e djathtë kishte një çadër. Sidoqoftë, ishin gjyzlykët e mëdha me skelet të zi që unë gjeta të pazakonta dhe mendova se i shkonin për shtat stilit të tij të veçantë. Shoqëruar nga një përkthyes, sepse unë nuk isha i sigurt në aftësitë e shqipes sime, menaxheri na shoqëroi në hollin e katit të dytë ku u ulëm në kolltukë të rehatshëm me pije freskuese përpara.

Fillova ta pyes rreth romanit të tij Kështjella, i cili siç edhe e informova duhet të jetë në cdo librari të botës për shkak të ekzaktësisë me të cilën përshkruhen skenat e rrethimit të fortesës shqiptare të Krujës nga ushtria osmane. Humba në hulumtimet që Kadare kishte bërë për t’u familjarizuar me taktikat e luftës së turqve dhe ia përsërita disa herë cilësinë e përshkrimeve të tij. Teksa shprehja entuziazëm rreth librit, Kadare tunde kokën dhe buzëqeshte kur përmendja skena të ndryshme ndërmjet turqve dhe shqiptarëve. Takimi im me Kadarenë zgjati më shumë se një orë deri kur menaxheri më njoftoi se shkrimtari kishte një tjetër takim.

Shumë vite më vonë e takova Kadarenë përsëri në Boston, ku e intervistova për gazetën shqiptaro-amerikane “Liria”, drejtor ekzekutiv i së cilës u bëra pas vdekjes së themeluesit dhe editorit të saj, legjendës së Boston-it, Dhimitri Trebicka.

Kadareja ishte i hapur dhe iu përgjigj pa hezitim shumë pyetjeve dhe unë u gëzova me faktin se ai e mbante mend takimin tonë në Tiranë. Gjithashtu u preka kur ai më falënderoi për lidhjen që kishim ruajtur përgjatë viteve.

I kam lexuar shumicën e librave të Kadaresë; sidoqoftë ende besoj se Kështjella përfaqëson veprën e tij më të mirë bashkë me “Gjeneralin e ushtrisë së vdekur”.

*Aktivist i komunitetit shqiptaro-amerikan në Boston. Themelues i Frosina Network, një OJKQ që ndihmon emigrantët e sapoardhur në Amerikë.

ZEF PERGEGA:…kush e vrau këngën e lirisë!


ZEF PERGEGA

Në hyrje të kryeqytetit të ri një shtyllë elektrike gjysmë e rrëzuar. Dikush e fitoi një tender pa konkurent për t’a ngritur, por vetëm sa i dha bojë të zezë me zift. Në një mëngjez herët, njerëz që ndalojnë e mbajnë vesh. Në një copë letër të bardhë rrethuar me kordele të zeza është shkruar një lajm kob: “Ka vdekur në agim kënga e lirisë!”
Njerëz kureshtar ndalin hapin, njerëz indiferent e shpejtojnë çapitjet. Lajmet e zeza të ngjallin neveri. Tek kjo shtyllë pikëpytjet dhe pikëçuditset përplasen në rrugën pa sinjale. Nuk bien sirena, po degjohen hapa të pa kuptueshëm. Qenie të gjalla që shikojnë me sy në asfalt se mos dallojnë pika gjaku nga vrasja e vargjeve të pishtarëve. Në Prekaz martirizimi edhe në dimer çel lule, por nektari i tyre s’ka me rimë të kthehet në vargje lirie.
Fshirësit e rrugëve nxitojnë të pastrojnë udhën e shtyllës së rrëzuar. Njerëz që rendin drejt aeroportit të Prishtinës “Adem Jashari” që nuk u intereson emri i tij, i cili u pagëzua me gjakun e 54 frymëve shqiptare. Mendjen e mbajnë në perëndim e në Amerikë. I presin kolltuqet e ambasadave dhe fushat e golfit, për t’i kaluar fundjavet me diplomatët serb, malazez e maqedonas. Mos e dhentë zoti të ndërmarrin ndonjë projekt me kongresistët e senatorët amerikan apo të vendosin lidhje me diasporën!
Ca të tjerë në rrugicën e shtyllës së rrëzuar, që fëmijet me llastik ua kanë thyer edhe llampat, rëndin me kolltuqe biznesmenesh në krah të mobilojnë zyrat e reja, për postet me të larta që ua dha bash vota e sovranit. Ç’është ky sovrani, po ti teket të çon brënda ditës tek sulltani!
Diku bien e diku ngrihen çmimet e votës, si fuçitë e naftës në Lindjen e Mesme. Kullës se Hajredinajve duket se nuk i interesojnë këto pazare tregu. Madje qeverisja e tij e hekurt duhej të provohej me këtë rast. Vetëvendosja pranon opozitën për të mos iu shuar vula! Një komb që i mungon shpirti i revoltës e ka pak shtypjen.
Asnjë në rrugicën e rënkimit të shtyllës së përkulur nuk e ka marrë vesh se kush është vrasësi i këngës së lirisë. Heronjtë nuk janë më, ata na kane lënë frymëzimin, po poetet mumërojnë gjethet?! Dikush hamendeson se ai që vret lirinë, vret edhe këngën e saj. Ca të tjerë mendojnë së janë të lirë se në shesh nuk shikojnë zingjirë. Po janë ca të tjerë që nën e mbi zë thonë se mikrob gjakësi ka hyrë në kulturë, në traditë dhe ka prishur raportin midis rruazave të kuqe e të bardha te gjakut dardan, duke sjellë në mënyrë adekuate vdekjen e këngës së lirisë. Janë disa të mësuar me sharki e çifteli që mendojnë se dehja e gjinjeve dhe lakuriqësia e kërthizës e ka vrarë në gjumë këngën e lirisë. Hamendjet shkojnë deri atje sa disa mendojnë se kënga e lirisë i përket një bote tjetër që lamë pas, mëgjithëse protogonistet e saj marrin frymë nate në diskotekat e Prishtinës e Tiranës. I njejti shpirt, por i tjetërsuar në kohë!
Në fakt koha e pushtimeve me bomba e rraketa ka dalë mode, ka ardhur koha e viruseve të epsheve, pa u tharë gjaku i të rënëve ose pa u plotësuar kujtimi dyzet ditësh i tyre. Këto viruse siç shkatërrojnë një kompjuter qesin jashtë loje mijra mendje.
Një këngëtare e talentuar kosovare me tha një herë në Detroit: “Asnjë nga producentët e fjalës dhe të këngës së lirisë dhe shpirtit atdhetar të kosovarit nuk punon me në ato studio. Ata janë të pushtuara nga fytyra të reja, shpirtin, ballin, sytë e driten nuk e kanë shqiptare. Që të mundesh të promovosh një vlerë duhet të pranosh të këndosh 4-5 antivlera!”
Fshesaxhinjtë e rrugës ndjehen të frikësuar. Duhet ta pastrojnë rrugën sa herë ato diktojnë një këngë apo një strofë të vrarë. Refrenet i kanë eleminuar me snajper. Politikanët e duan rrugën bilur pa gjak, se qylymi i pushtetit nuk e duron një gjë të tillë të këtë njolla të ngrira se shpejt ndërhyjnë ndërkombëtarët dhe nami bëhet! Kështu ndodhi me këngën e lirisë që e shkelen. Ndërkombetarët nuk kanë ngritur ndonjë grup ekspertesh të hetojë rreth kësaj çeshtje, po merret me disa tendera të ministrisë së rrugëve. Për shtyllën e rrëzuar në hyrje të kryeqytetit e quajnë aksident natyror.
Artopolantët e tallavasë i kanë shtyllat e reja. Mbi to vallojnë tollumbacet dhe sutjenat e markave të seksit. Të rinjët nuk e pelqejnë me erën e qevapave që pjekin pleqtë në trotuare. Muzika e re qe tund pllakat e betonit i ngjanë xhinglave të fiseve indiane. Ku po shkojmë bacë?! Haj bacë po bëjmë shtet qysh e kemi lyp vetë!
Po andej nga Shqipëria ç’ka po thonë?! Dhantë zoti që Kosova të mos e ngjyej gishtin e mjaltit në atë qyp! Kryetari i bashkisë së Tiranës europiane thirri një këngëtar serb në lindje pa pasaportë europiane të këndonte shesheve të dëshmorëve të kombit. Malësorë në Amerikë thonë se këngëtari serb është antishqiptar i tërbuar. Au ngazëllye rinia e kryeqytetit?!
“Mos është kjo vella që me duart tona mbështesim kundravenien dhe financimin e lobit serb për dominim dhe përdhosje të vlerave të kulturës tonë kombëtare, sepse forcimi i shtetit të Kosovës do të thotë spostim i qëndrës së gravitetit të kryeqytetit të bashkimit tonë?! Këstu me thotë një plak i mënçur në mëgrim në mënyrën e vet po duhet me qenë me i mënçuar se ai me i kuptue këto punë të holla, kur Tirana e ha sapunin për djathë serb e grek.
Idhulli im i këngës së patriotizmit dhe lirisë shqiptare Ilir Shaqiri po merret me këngë dashurie. Shkurte Fejza që ka bërë burg për këngën e lirisë po e anash kalon pak bregun e saj. Leonora Jakupi nunesha e këngës së lirisë së Kosovës, nga ato zanat e Fishtës, që kur ka kënduar“mos ma prek shkja Drenicen” serbit nuk ia mbajti, por kur ajo e harroi ta këndonte, serbi i fut tërthorazi me struktura paralele.
“Qielli digjet e toka varrët. Po ku je Adem Jashari”  “Mos ma prek ti shkja Drenicen. Se kam gjallë Azem Galicen” “Asht një komb që don liri. Dhe Kosova asht Shqipëri!”  “Mos ma prek trollin shqiptar. Mijra vjet jam në Dhe të parë!”
Dhe Shaqirin e dëgjoi çdo natë. Nuk me zë gjumi pa dëgjuar një këngë kosovare të lirisë se saj. “Tokë e mbjellë me plumba. “Dhe i ndezur për shtatë trimeri”  “Tokë e mbjellë me bura. “Shekujve të rënë për liri” Zgjohuni o ju dëshmorë…!
Këngën e Shaqirit e kanë dëgjuar ne internet 500 mijë vetë, ndërsa atë të Jakupit 180 mijë artdashës të lirisë dhe pavarësisë. Mundohem të klikoj  natë e ditë që ta rris numërin e tyre, po ku kapet Genta Ismaili me 5.5 milion “…e kam shpirtin eksplozion!”
Këngëtaret e dikurshem të lirisë po këndojnë edhe në Amerikë. Po thonë se po këndojnë tallava për kantundarët se më shumë se liria e Kosovës tash po na lypen dollarët!
Lepa Brena ka kënduar në Detroit dhe salla është tundur nga shqiptarët. Në të njejtën sallë ka kënduar grupi kombëtar shqiptar i diasporës në Amerikë “Bashkimi Kombëtar” si një ansambel shteti dhe nuk ka patur më shumë se 100 mërgimtarë. Ne i këndojmë këngët greke e serbe, ata na urrejnë kombin, flamurin, shetin dhe shpirtin e këngës tonë, se cilësitë tona i vërbojnë armiqtë tanë shekullor. Kam ndjekur disa aktivitete me këngëtarë shqiptar në Detroit dhe atje ne e vona kur dukej se avujt e alkolit kanë bërë punën e vet ia ka nisur posdravi… Të gjithë këtë e dijnë edhe pse duke lexuar këto rreshta le t’i kruajnë mjekrrat! Ua këndojmë këngët grekëve, serbeve dhe ato me rrokjet e refereneve ndezin zjarre mbi kokat tona.
Marrja i mbuloftë vrasësit e këngës së lirisë nga puthabythësit e tallavasë së Prishtinës e Tiranës, që i sillën sheshit “New Born” dhe atij të “Dëshmorëve të Kombit” me shallin helen e tregishtorin. Lirinë nuk e ruan pushka, por kënga… Pse o bace puna e trimave është mishi i krimbave?!
Po ku je o Adem Jashari
Bir Kosove e dragua mali
Djemt po bëjnë politikë
New Born ku vajti ideali
E ndajnë, si tortë me thikë!
Ç’është ky gjak
Që rrjedh nga trolli
Po vjen mbret
Prej Kremlini Pacolli!
Po ku je o Ramush Haredinaj
Qielli lirisë mbush me korba
More dorë e fortë
Puna e trimave mishi i krimbave?!
Po ku je Isuf Gervalla
Në palcën e Dardanisë
Po luajnë pokër
Me ëndërrën e lirisë!
Po ku je o Albin Kurti
Lakun ne fyt
Na hedhin tradhëtarët
S’a s’kemi vdek
Nxirri në shesh të gjallët!
Brënda ashtit
Dëgjoi një kob
Mbi kulltukun e perandorit
Ul një korb?!
Po na çukit sytë
Zgjohuni!
Ka me na mbytë!
Po ku je Jakup Krasniqi
Naim Maloku e Nexhat Daci
Gjaku i martirëve lëshon piskamë
Zemra e tokës plasi
Leni karriket
Jepni krah zanit amë!
Detroit 12 shkurt 2010
zefpergega434@hotmail.com

ME RASTIN E 3-VJETORIT TË PAVARËSISË SË KOSOVËS



NDERIMI I DESHMOREVE DHE AMANETI I TYRE


Nga Frank Shkreli

Kosova dhe i gjithë kombi shqiptar po feston sot 3-vjetorin e shpalljes së Pavarësisë së Kosovës. Pas një shekull martirizimi dhe një robërie shekullore nën thundrën sllavo-komuniste edhe për Kosoven, Dardaninë e lashtë, më në fund lindi Hylli i Dritës. Është me vend dhe e drejtë që ky përvjetor të festohet me krenari ashtu si i ka hije kësaj ngjarjeje të madhe historike të kombit. Ky përvjetor, jam i sigurt, do të festohet si ne Kosove ashtu edhe jashte saj me fjalime,me darka të shtruara me ketë rast , me muzikë e këngë, si një ngjarje festive që është.

Por këjo është gjithashtu një ditë, në të cilën duhet të reflektohet dhe të mbahen mend e të përkujtohen të gjithë ata që benë sakrificën maksimale për lirinë dhe pavarësinë që gëzon sot Kosova, ata heronjë e heroina që dhanë jetën për lirinë e ketij populli, dëshmorëve, te cilët me veprat e tyre shuguruan vullnetin e popullit duke u ndejtur besnik traditave më të shëndoshta të kombit

Historia e kombit shqiptar ka nxjerrur shumë heronjë lufte e heronjë paqëje, por edhe heronjë pende, mendimesh e ideshë. Këta heronjë, ishin sy patrembur, urrenin padrejtesitë dhe shtypjet ndaj kombit teë vet dhe ishin të gatëshëm që për lirinë dhe për sigurimin e triumfit kombëtar të bënin sakrificën më të madhe, të jepnin jetën për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës, dhe si rrjedhim edhe për atë që besonin se do të ishte një e ardhme më e ndritur e kombit shqiptar. Pavarësia e Kosovës, përvjetori i sëcilës festohet sot eshte, mbi të gjitha, meritë e dëshmorëve të kombit dhe si e tillë është edhe një festim i bashkimit të shpirtërve të të vdekurve me të gjallët, ndërkohë që festohet ky përvjetor i shënuar, por edhe gjatë gjithë vitit. Ky përvjetor, duhet të shërbejë si një lidhje me brezat e kaluar të deshmoreëve, por edhe të rilindasve te kombit, lidhje këto që përshkohen nga dhimbjet dhe sakrificat , por në të njëjtën kohë dhe përcaktojnë detyrat për të ardhmen e kombit.

Duke marrë parasyshë antagonizmat dhe përcarjet e tanishme politike në Shqipëri, në Kosovë por edhe në të gjitha trojet shqiptare në Ballkan, dëshmorët janë ata që duhet të bashkojnë të gjithë,pasi ata luftuan për një ideal të shënjtë dhe ndonëse ata vinë nga të gjitha krahinat, e u përkasin të gjitha rrymave politike,qëllimi i vetem i të cilëve ishte për të krijuar një atdhe të dënjë e të pavarur për shqiptarët vet dhe që në të njëjtën kohë, kombi shqiptar të jetë pjesë e bashkësisë euro-atlantike dhe ndërkombëtare, në paqë dhe siguri me fqinjet e vet.

Pavarësia është sanksionuar me luftë kur ishte nevoja, ndërsa, në kohe paqëje si sot, dashuria për atdhe dhe për pavarësi tregohet me punë e vepra. Sot, Kosova dhe Kombi Shqiptar kanë nevojë për heronjë mendimesh e ideshë, njerëz që me fjalë e vepra përpiqen të cojnë në vend amanetet e të parëve si edhe të shpërblejnë gjakun e derdhur të dëshmorëve për lirinë dhe pavarësinë e kombit shqiptar. Këjo, sepse sipas Midhat Frasherit, “Përpjekja për Atdhenë nuk është si puna e yshyrevet, që njeriu e bën hesap a del a s’del, para se t’i marri. Vetëm kur blihen të dhjetat ose kur bëhet tregëti, bëhet hesap a fitohet apo humbet, por jo në ceshtjen kombëtare, jo kur është në rrezik Vendi”.

Le të kujtohen ata që dhanë jetën për atdhe, ashtuqë liria të triumfojë, anë e mbanë trojeve shqiptare. Sepse ata dëshmorë, nga të gjitha viset shqiptare, dhe gjatë gjithë kalvarit të historisë kombëtare, luftuan e vdiqën për këte diteë, për këte pavarësi. Ata luftuan dhe sakrifikuan jetën kundër sllavit, kundër komunizmit, kundër armiqëve të betuar të trojeve ilire të të gjitha kohërave, kundër atyre që shqiptarit i vodhën tokën dhe kundër atyre që kombit shqiptar i cënuan dhe i mohuan lirinë dhe mvetësinë, dhe kunder atyre që më në fund copëtuan Shqipërinë.

Me rastin e festimit të përvjetorit 3-etë të pavarësisë së Kosovës, nga varret e dëshmorëve dëgjohet gjama dhe thirrja për më shumë bashkim, më shume pajtim, sidomos pajtim politik,më shumë respekt për njeri tjeterin,dhe më shumë moral ashtu që sakrificat e tyre maksimale të sjellin ditë më të mira për brezin e sotëm dhe per brezat e ardhëshëm të kombit.

Është një gjë e denjë dhe e drejtë,pra, që të festohet Pavarësia Kosovës, e të përkujtohen edhe sakrificat e dëshmorëve, dhe jo vetëm nëDiten e Pavaresise. Duke marrë parasyshë gjëndjen e polarizuar të politikës shqiptare kudo, besoj se përkujtimi më i mirë i dëshmorëve dhe festimi më i shkelqyeshëm i përvjetorit të 3-etë të Pavarësisë së Kosovës do të ishte që të ndërmirrej nje angazhim serioz, sidomos nga klasa politike shqiptare në përgjithësi, për një moral të ri politik që t’i japë një formë të re debatit dhe diskursit politik për zgjidhjen e konflikteve dhe mosmarrvjeshjeve politike që shpesh janë normale, por të paevitueshme në një shtet dhe shoqëri demokratike sic janë Kosova dhe Shqipëria. Respekti dhe besimi në njëri tjetërin janë elementë kryesorë për formimin e një shoqërie të civilizuar dhe ata udhëheqës politikë që përvetsojnë këto cilësi do ti njohë historia si udhëheqes që treguan kurajë morale, në një periudhë jetike dhe jashtzakonisht kritike në historinë e kombit shqiptar. “Ata që luftuan dhe siguruan pavarësinë, besonin se liria ishte sekreti i lumturisë dhe kuraja (civile) sekreti i lirisë.” (Louis D. Brandeis)

Cili do të jetë i pari ndër udhëheqsit e sotëm shqiptarë që do të përpiqet të transformojë atmosferën e tanishme të acaruar politike, morale dhe civile anë mbanë trojeve shqiptare, duke treguar kurajë civile, karakter, respekt dhe mirëkuptim për mendimet dhe qëndrimet e kundërshtarit politik?

Shqiptarët kanë nevojë për udhëheqeës politikë të cilët janë të interesuar të lënë mënjanë pikëpamjet e kundërta dhe interesat e ngushta përsonale e partiake, me qëllim qeë të arrihen objektivat e interesit të përbashkët shoqëror e kombëtar, si edhe për udhëheqës që përpiqën të bashkojnëdhe jo t’i ndajnë njerëzit. Në këte përvjetor të Pavaresisë së Kosovës, dëshmorët e kombit shqiptar – të pushkës e të pendës –beëjnë thirrje për udheëheqës që punojnë për interesat kombëtare, duke iu pergjigjur në keëte mënyrë edhe nevojave tëqytetarëve për një jetë më të mirë dhe më të begatë.

Këjo, në të njëjtën kohë, është një dëshirë edhe e miqëve që ia duan të mirën kombit shqiptar, sic janë Shtetet e Bashkuara të Amerikës, të cilat ndihmuan aqë shumë në realizimin e Pavarësisë së Kosovës. Duke i uruar Pavarësinë popullit të Kosovës, Sekretarja e Shtetit, Znja Hillari Klinton, u shpreh se Ëashingtoni “është i përkushtuar për të ardhmen tuaj dhe se jemi të nderuar të jemi miqteë e juaj”, ndërsa ajo porositi në të njëjtën kohë që ky përvjetor të jetë gjithashtu “një rast i përshtatshëm për udhëheqsit e zgjedhur politikë tëKosovës që ta forcojnë përsëri përkushtimin e tyre për qeverisje të mirë dhe transparencë.”

Në këte datë historike, është thirrja e kombit dhe e dëshmorëve të tij, ajo që ushton për të gjithë e sidomos për klasën politike të të gjitha partive anë e mbanë trojeve shqiptare: shërbeni vendit me integritet, mirëkuptim dhe respekt për njëri tjetërin, sepse duke i shërbyer Kombit për ta bërë atë më të mirë se c’ishte , i shërben më së miri vetes dhe familjes dhe në të njëjtën kohë shprehë adhurimin dhe nderimin ndaj dëshmorëve të rënë për lirinë dhe pavarësinë e Shqiptarëve. Ata nuk duan asgjë më pak as më shumë se këte ideal, që ata e ushqyen dhe e shëjtëruan me gjak.

PROMOVIM I LIBRIT “DALINA”


Njoftim
Ditën e dielë, me datën 27 Shkurt 2011, në  “The Imperial House”, Revista “ Kuvendi” organizon  promovimin e  romanit “ Dalina” me  autor Pjeter Jakun.

Takimi fillon në orën 6:00 pm
Me këtë rast, mbahet edhe një tryezë debati me temën “ Kultura dhe emigracioni”, ku pjesëmarrësit ftohen të japin mendimet e tyre. Ne diskutimin per kulturen jane te lutur te marrin pjese dhe te diskutojne kengetarë, instrumentistë, punonjes te kultures, regjizorë dhe aktorë te trupave artistike te skenes shqiptare, qe ndodhen ne komunitetin tone. Gjithashtu jane te ftuara mediat e komunitetit!
Promovimin dhe debatin kulturor e moderon, gazetari dhe krijuesi i njohur Zef Pergega.
Në  fund për pjesëmarrësit do të ketë një koktei.
Këshilli Botues i  revistes “ KUVENDI ”
Adresa:
The Imperial House
34701 Groesbeck
Clinton Township,
MI. 48035-3354
Telefon: 1248 259 65 23

VITI 1946… VIT TERRORI DHE PËRGJAKJE SLLAVOKOMUNISTE !


Nga Fritz RADOVANI
65 vjet ma parë… Shkodren…
Viti 1946 e gjenë me 26 burgje, hetuesi e podrume masakrash komuniste…
Zgjedhjet e 2 Dhetorit 1945 zbuluen surratin e vertetë të sherbtorit dhe agjentit jugosllav në krye të qeverisë kukull të Tiranës, terroristit dhe amoralit të kabareve masone të Parisit, atij që do të mbesin në fletët ma të zeza dhe ma të gjakosuna të Historisë së Popullit Shqiptar, kriminelit të pashoq e tradhëtarit sadist Enver Hoxha. Dora e zezë e tij e maskueme me sigurimin e shtetit të drejtuem nga klika e spijunve gjaksorë Koçi Xoxe, Mehmet Shehu, Ramiz Alia, Sheuqet Peçi, Haxhi Lleshi, Omer Nishani etj.,
...vizitoni ALBDREAMS PRESS me nje klik të pasuem nga brigadat e ndjekjes dhe të vrasësve të pashoq që kishin pushtue anë e kand Shqipninë, mbas shpalljes së “republikës” komuniste nën mbikqyrjen Jugosllavisë së Josif B. Titos, me 11 Janar 1946, do të fillojë qeverisjen diktatoriale me mjetet ma të dhunshme që ka njohtë historia, me të cilat do t’i shërbehet nga Enver Hoxha dhe të gjithë bashkpuntorët e tij për nënshtrimin dhe skllavrimin e Popullit Shqiptar. Ata ishin vrasjet pagjyq, masakrimi masiv i popullsisë së pambrojtun, arrestimet, torturat, gjyqet false të mëshefta dhe të montueme publike, burgosjet, kampet e shfarosjes dhe të punës, interrnimet dhe zhdukjet pa procedura juridike, shkelja e të gjitha të drejtave elementare të njeriut, dhunimi dhe masakrimi në masë, përsekutimi dhe lufta antinjerzore e “kllasave” ndaj çdo elementi të konsideruem “armik” kjoftë ky edhe i palindun ende, e këte e dokumentojnë thanjet e terroristëve të pashpirtë, se: “Kur të përmendet emri ‘komunist’ ka për t’u tmerruar edhe fëmija në barkun e nënës..!”, një e vertetë që ndodhi atëherë e prap sot në Shqipni, për Ata që nuk mund të harrojnë kurrë ata tradhëtarë!
Komunistët “shqiptarë” ishin të njohtun mjaft mirë në Jug të Shqipnisë që në luftën e tyne civile, të ashtuquejtun “nacional – çlirimtare” në vitet 1943 – 44, kur mizoritë dhe vrasjet u kryen gjoja nën masken e luftës kundër armiqve të mbrendshëm vegla të okupatorëve, “Ballit Kombëtar” dhe Legalitetit apo dezertorëve etj. Kjo u vazhdue në Veri mbas 29 Nandorit 1944 tue përfshi edhe masakren kundër kosovarëve nga Kukësi e deri në Tivar e Ulqin, ku humbën jetën mbi 12.000 shqiptarë kosovarë të çarmatosun nga tradhëtarët Ramiz Alia, Haxhi Lleshi, Rahman Perdhaku, Sheuqet Peçi etj. në bashkpunim me forcat komuniste të Titos në Kosovë e Malin e Zi. Në janarin e vitit 1945 Mehmet Shehu dhe Koçi Xoxe të lidhun me forcat jugosllave, arrijnë me thye mbas shpine Prek Calin dhe malësorët e Kelmendit, ku vrasin mbi 118 malësorë pagjyq, i hudhin kufomat e tyne ndër prroje e prroska, i djegun kullat dhe i plaçkisin gjanë e gjallë…vetem me një qellim: “Për hirë të kolltukut personal të tradhëtarëve, Populli Shqiptar duhej skllavrue nga armiku shekullor i tij; sllavokomunistët jugosllavë të Titos!”
Shqiptari i Alpeve i brumosun me idealin e Atdheut e të Fesë duhej shkombtarizue!
Mbas betejës së Kelmendit, në gjysen e Janarit 1945, arrestohen nga komunistët dy klerikët e parë At Gegë Lumaj e At Dioniz Maka, tue u akuzue se kane mbajtë armë pa leje…
Para Bashkisë së Shkodres, vriten Atdhetarë në prani të Popullit. Kjo ishte “Liria”!
Me daten 2 dhe 3 shkurt 1945 fillojne arrestimet edhe në Shkoder me Don Mikel Koliqin, famullitar i Shkodres, Prof. At Giakomo Gardin SJ, dhe xhakonin jezuit Gjergj Vata.
Me 5 Mars 1945, mbasi sigurimi masakron klerikun Don Lazër Shantoja, tue i sharrue kambët me sharrë druevari e pushkaton me Sulçe Beg Bushatin, bri lumit Lana në Tiranë e, poatë kohë Don Ndre Zadejen e vrasin pranë vorrezave të Rëmajit në Shkoder, me grupin e Prek Calit me 25 Mars 1945. Vazhdohet nënshtrimi i Veriut me pushkatimet e Ndue Palit e Caf Metit për me mërritë në arrestimet e anëtarve të Organizatës antikomuniste “Bashkimi Shqiptar” në fundin e nandorit, e thëmelueme nga Mark Çuni në muejn Maji 1945. Kjo asht Organizata e Parë antikomuniste në krejt Lindjen komuniste kur lufta nuk kishte përfundue ende.
Në Qershorin e vitit 1945, i tradhëtuem nga një kushri i veti (LB), arrestohet nga forcat e ndjekjes At Anton Harapi, ish Regjent i Qeverisë Shqiptare që ndodhej i mëshefun tek një mik i veti në malet e Dukagjinit. Sillet në Shkoder dhe mbas pak ditësh dergohet në hetuesi në Tiranë.
Në shtator të 1945 arrestohet dhe masakrohet barbarisht Don Mark Gjani në Mirditë, tue u kerkue prej Tij me akuzue Imzot Frano Gjinin, i cili ishte emnue në muejn Maji 1945, mbas largimit të Delegatit Apostolik të Vatikanit Imz. Leone G.B. Nigris, nga Shqipnia, i dëbuem nga qeveria komuniste e Tiranës si zëvendës i Tij në Shqipni. Don Marku ishte sekretar i Regjentit të posa emnuem Imz. Gjinit. Don Marku u torturue nga shefi i sigurimit Bardhok Biba, i cili i dogj kambët me hekur të skuqun, ia sharroi me sharrë dhe mbasi i vdiq ndër duer e vari me e pa ashtu të gjymtuem populli i Sh’Palit…mandej, e hodh në breg të prronit me e ngranë qentë e fshatit…
Në muejn dhetor 1945 mbyllen shkollat e Motrave Stigmatine dhe Servite në Tiranë, të cilat shpejt pasohen edhe në Shkoder, mbas zbulimit të Organizatës “Bashkimi Shqiptar” tue u mbyllë edhe seminaret dhe shkollat e Françeskanëve dhe Jezuitëve në Shkoder dhe, tue u nxjerrë jashta Shqipnie edhe jezuitët italian që nuk ishin të arrestuem me atë rast.
Nësa me 11 Janar 1946 organizohet shpallja e “Republikës”, në Shkoder punohet për me mbushë burgjet e podrumet e shtëpijave të Ulqinakut, Rrojit, Fasli Ademit, Vuksanve etj. me “armiqtë e popullit” që nuk pajtohen me pushtimin sllavokomunist të Jugosllavisë titiste…
Vetem qyteti Verior i Shqipnisë Shkodra, në vitin 1946 kishte 26 burgje, hetuesi dhe sa e sa podrume për tortura dhe masakra të sigurimit të shtetit komunist…të cilat, në një kohë të shkurtë do të mbushen plotepërplot me nga ma të rijtë e deri tek pleqtë e këtij qyteti që, atëherë nuk kishte ma shumë se 28.000 banorë. Pra, gati për 1000 banorë një qender torturash.
Arrestimet fillojnë me tregtarët e Shkodres nga të cilët Enver Hoxha kerkon thesaret e arit, të diamanteve e brilantave që grabiten nga oficerët e sigurimit ndër arkat e grave të tyne …të cilëve, u shtetizohen fabrikat, pronat, dyqanet dhe shtëpijat e tyne. Vetem tregtarit Man Tepelia më ka tregue ishoficeri i ndodhun prezent Nazif Pira, i janë marrë në rranjët e fiqve në fshatin e Vukatanës 13 teneqe vojit gurit me napolona ari. Në Shkoder janë shtetizue mbi 40.000 napolona ari, të cilat dokumentohen nga fletoria zyrtare e asaj kohë…Posa, nuk u dëshmuen kurrë?
Me datën 20 Shkurt 1946 pushkatohen Anëtarët e Regjencës At Anton Harapi, Lef Nosi dhe Maliq Bushati, në breg të lumit Lana në Tiranën “demokratike”…
Me 4 Mars 1946 pushkatohen të akuzuemit për Organizaten “Bashkimi Shqiptar” ku, veç anëtarëve të saj, thëmeluesit Mark Çuni 26 vjeç, Prof. Gjelosh Lulashi 30 vjeç, Frano Mirakaj 29 vjeç dhe Qerim Sadikut 27 vjeç, i bashkëngjiten me akuza false edhe klerikët At Giovani Fausti 44 vjeç, At Daniel Dajani 40 vjeç dhe At Gjon Shllaku 39 vjeç, të gjithë me nga dy e tre tituj doktor shkencash përveç laurimit në teologji. Me këte rasë shpejt arrestohet deputeti Prof. Kolë Prela dhe Avokati Muzafer Pipa, që mbyten në tortura. Hetuesia plotson proces – verbal fals të mbajtun gjoja në gjyqin e mbyllun të tyne, ku “pushkatohet” edhe avokati i Nderuem Paulin Pali. Me 23 mars 1946 vritet tradhëtisht në malësi të Veriut edhe dijetari Don Nikoll Gazulli.
Në malet e Mirditës me 13 qershor vritet Mark Gjon Markagjoni, i Pavdekshem në fletët e historisë së asaj krahinë heroike, e cila, vazhdoi përpjekjet për Liri deri në vitin 1954.
Mbas vdekjes së Imz. Gasper Thaçit me 25 Maji 1946, fillojnë arrestimet e të rijve dhe të rejave të shkollave të mesme të Shkodres. Arrestohen vajzat Marije Tuçi, Angjelina Marku, Agime Pipa, Terezina e Liza Pali, Ana Daja, Drita Kosturi, Frida Sadedini, Viktore Kuka, dhe Marije Zojzi, vritet në Sheldi me burrin e saj Pjetër Deden, nga forcat e ndjekjes.
Në mesin e korrikut 1946 pushkatohet Don Alfons Tracki, Kol Ashiku, Nikoll Dedaj dhe tek Dugajt’ e Reja varet Llesh Marashi…Këta pushkatime shoqnohen me grupe të mëdha nga të gjitha shtresat shoqnore qytetarë, fashatarë, studentë, bujq, gra e pleq që janë arrestue njëheresh dhe dënue randë apo janë mbajtë sa kohë të izoluem në banesen e Guljelm Lukës, pranë shkollës së jezuitëve e mandej me gra e fëmijë janë interrnue ndër kampet e shfarosjes komuniste.
Në muejn gusht 1946, në Pukë dënohet Don Nikoll Mazrreku, dhe posa plotson dënimin interrnohet në Tepelenë dhe Lushnje. Menjëherë mbas Tij arrestohet edhe Don Pjeter Tusha. Në Lezhë arrestohet Don Nikoll Troshani…që i paraprinë ngjarjeve të montueme të shtatorit 1946.
Vjeshta e 1946 fillon me ngjarjet e 9 Shtatorit, që sjellin skenarët e zi të asaj Lëvizje të Postribës, që vazhdoi për sa vite me ngranë koka njerzish të pafajshem…të gjithë, të lidhun gjoja me këte ngjarje që mbetët ndër plagët e pambylluna të historisë. Ndër viktimat e para janë Ata Burra që mbasi u vranë në afersi të Shkodres, trupat e Tyne u hodhën tek kanali i gjatë pranë fabrikës së venës, dhe i arrestuemi i parë i asaj dite asht romancieri Don Ndoc Nikaj, të cilin mbasi e “mberthyen” me armë kraheqafë, e shetitën mbi një gomar në rrugët e Shkodres…
Në Lëvizjen e Postribës u bane shumë arrestime dhe mbas sa muej torturash u pushkatuen dhe u mbyten në hetuesi Kolec Deda, Riza Dani, Cin Serreqi, Dulo Kali, Caf Dragusha, Rasim Gjyrezi, Simon Darragjati, Ingj. Fahri Rusi, Guljelm Suma, Murat Hysen Haxhija, Bilbil Hajmi, Pjeter P. Pali, Gaspër Simon Gaspri, Xhelal e Abdyl Hardolli, Prof. Kolë Prela, Avokat Paulin Pali, Avokat Muzafer Pipa, dhe vargu i pafund i klerikëve katolikë që janë një kapitull në vete.
Arrestohen shumë hoxhallarë që masakrohen tek burgu i Kishës së Fretenve: Hafiz Ali Tari, Hafiz Myftia, Hafiz Musa Derguti, Hoxhë Xhemal Najpi, Hafiz Bushati dhe në Tiranë Hafiz Ibrahim Dalliu. Të gjithë krahinat e Shqipnisë pasojnë Shkodren me arrestime e internime nga intelektualët Maliq Xhemal Bushati, Prenkë Kaçinari, Arshi Pipa, Elez Troshani, Fahri Rusi, juristi Qazim Dani, Adem Bazhdari, Sami Repishti, Ragip Meta, Loro Vata, Kolë Alimhilli, R. Barbullushi, Qazim Dervishi, Xhevat Meta, Qamil Nikshiqi, Ruzhdi Baja, muzikanti Gac Çuni, vllaznit Serreqi Gjoni, Ejlli, Luigji dhe Cini që do të pushkatohet etj. Të kësaj kohë janë edhe mbytjet në torturë të Profesorëve Qemal Draçini dhe Simon Deda. Vriten barbarisht vllaznit Palë e Mark Thani dhe në Gjinokaster vriten ushtarët Xhel Kamata e veterineri Paulin Shestani.
Vazhdojnë arrestimet me Don Mark Bicaj, At Karlo Serreqi, Don Ndre Simoni dhe në Tiranë, At Pjeter Mëshkalla, Don Shtjefën Kurti, Imzot Irene Banushi, Ipeshkëv orthodoks që punoi për unifikim të Kishave, At Pashko Gjadri, At Mëhill Troshani. Dora e sigurimit tashti zgjatet deri në Korçë ku arrestohet Papa Josif Papamihali…që do të gjejnë edhe një nga vdekjet ma të shemtueme të organizueme nga sigurimi kur po punonte në kënetën e Maliqit, Atij i bie të fikët dhe për së gjalli policët e mbulojnë me baltë ku, Ai, jep edhe Shpirtë…
Në Mirditë arrestohet Don Prenkë Qafalia në nandor të 1946, kater ditë para se forcat e sigurimit organizojnë me Asllan Licin e Pal Mëlyshin vrasjen pagjyq të Don Luigj Picit, me 10 Nandor në fshatin Reç të Koplikut të Shkodres.
Në Elbasan arrestohet një tjetër klerik At Petraq Isak…i cili dënohet me 15 vjet burg.
Në Shkoder, me 12 Nandor arrestohet Don Mark Hasi sekretar i Argjipeshkvisë, At Donat Kurti drejtor i Gjimnazit Fretenve dhe meshtari i ri Don Anton Muzaj…
Në Tuz të Malit të Zi pushkatohet Imz. Nikoll Tusha, një nga Klerikët Katolik ma aktiv që ia ka kushtue gjithë jeten e Tij bashkimit të Trojeve tona…bashkluftar me Cafo Beg Ulqinin.
Me 15 Nandor 1946 në Shkoder Kuvendi Françeskan këthehet në burg….
Arrestohet Provinçiali i Fretenve At Mati Prennushi dhe Rektori At Çiprian Nika…
Arrestohen ato ditë edhe Imz. Frano Gjini, Regjent i delegacionit Apostolik në Shqipni, Imzot Nikoll Deda, Don Tomë Lacaj, At Palë Dodaj, At Mëhill Miraj, At Gjon Karma, Don Ndoc Sahatçija, Don Nikoll Shelqeti, Fra Ndue Vila dhe xhakoni Zef Pllumbi. Me këte grup u arrestue edhe deputeti Zef Haxhija nga Shkodra. Akuza kryesore asht “futja e armëve në Kishë”, veper e cila u krye edhe në Orosh të Mirditës nga sigurimi i shtetit komunist, mbas instruksionit të oficerëve jugosllav, ngjarje e cila lidhej me vepra të tilla të kryeme pothuej në të gjitha vendet komuniste të Europës Lindore satelit të Bashkimit Sovjetik, që drejtohej nga Stalini dhe Beria.
Me 17 Nandor Don Zef Maksen, misionar gjerman në zonat e thella të Mirditës, mbas dënimit me dy vjet në burgun e Tiranës, merret nga burgu dhe pushkatohet tradhëtisht…
Në Prizren të Kosovës bahet gjyqi i njohtun nga trupi gjykues jugosllav i të akuzuemve në organizaten “Katoliçeskaja banda” dhe pushkatohen At Bernardin Llupi, vajza Maria Shllaku nga Shkodra si dhe mësuesit e nderuem Kolë Parubi dhe Gjergj Martini…Me 25 Nandor, hapet edhe një gropë për Këta Shqiptarë mbas vrasjes Prof. Ymer Berishës e Kolë Margjinit!
Në fillim të Dhetorit 1946, mbytet në tortura nga katilët Fadil Kapisyzi e Dul Rrjolli dijetari At Bernardin Palaj…i cili, vorroset në oborrin e hetuesisë ish konvikti “Malet tona”.
Vazhdojnë arrestimet e Françeskanëve At Alfons Çuni, At Aleks Baqli, At Leon Kabashi, At Sebastjan Deda në Shkoder, ndërsa në Vlonë arrestohet Imzot Jul Bonatti, i posa sjellun nga Italia, që mbasi u dënue me 5 vjet heqje lirije, dergohet në një çmendi ku e shkyjnë të “sëmurët”.
Ky shkrim asht vetem një skicë e thjeshtë, ku unë kam vue penelatat e para të atij kuadri aqsa të dhimbshëm sa edhe të zymtë, të përgjakun nga një terror i pashembullt në histori që kje organizue nga specialistët jugosllavë të Beogradit me “urdhën” nga Moska stalinjane. Për këte vepër u zgjodhën kuadrot terroristë të sigurimit të shtetit shqiptar nga vetë Enver Hoxha, Koçi Xoxe, Mehmet Shehu, Kristo Themelko, Kadri Hazbiu e të pasuem nga fanatikë anadollakë e sllavokomunistë të gjithë bashkë “grusht çeliku rreth partisë”, me kriminelët Zoji Themeli, Ndrekë Nallbani, Zoji Shkurti, Dul Rrjolli, Lilo Zeneli, Kasem Troshani, Aranit Çela, Mustafa Iljazi, Gjon Prendushi, Dulaç Lekiqi, Çesk Shoshi, Idriz Çoba, Bashkim Kasoruho, Fadil Kapisyzi, Nesti Kopali, Hysni Ndoja, Ali Xhunga, Xheudet Miloti, Pjerin Kçira, Zoji Shkurti, Elez Mesi, Nevzat Haznedari, Kapo Kapaj, Gafur Çuçi, Lin Çollaku, Asllan Lici, Bardhok Biba, Toger Baba, Faik Nuti, Sadik Rama, Bexhet Meksi, Xhemal Selimi, Haki Llazani, Filip Pema, Ferit Mandija, Hamdi Ulqinaku, Ali Qorri, Fadil Paçrami, Gjeli Argjiri, Tonin Miloti, Misto Bllaci, Gjon Banushi, Rasim Dedja, Isa Miloti, Anastas Koroveshi, Niko Çeta, Ago Dino, Zurdi Shehu, Ali Paçrami, Petrit Hakani, Halim Ramohito, Thoma Rino, Zhule Çiriako, Alush Bakalli, Shyqyri Qoku, Jonuz Dini, Ahmet Suji, Shyqyri Kaçorri, Bastri Beqiri, Bilo Bregu, Zija Dibra, Vaskë Koleci, Çiril Pistoli, Fahri Kraja, Hys Zaja, Faik Spahija, e sa të tjerë që nuk harrohen kurrë nga Ata Shkodranë fatzezë që kanë pasë rasën me ra ndër thojtë e këtyne katilave …derisa, një ditë u doli Shpirti nga gazepi, torturat dhe tmeri i pashoq që kanë provue prej këtyne bishave të pranguem, të gjakosun dhe të shkrryem ndër çimento të qelive të akullta të sigurimit!
Në këte 65 vjetor të këtij viti të përgjakun nuk duhet të heshtim, të flejmë në gjumin e randë të narkozës që komunistët kerkojnë me i vue Popullit Shqiptar!
Në këte 65 vjetor të këtij viti masakrash, po nuk u dënue përfundimisht tradhëtari Enver Hoxha, Shqiptarët shumë shpejtë do të puthin përjetsisht prangat e robnisë komuniste!
Në këte 65 vjetor të këtij viti të mnershëm të kerkojmë nga të gjitha intitucionet e vendit dhe ndërkombëtare hapjen e dosjeve dhe dënimin e figurave kriminale, tue fillue nga terroristët Enver Hoxha, Ramiz Alia, Nexhmije Hoxha, e kështu me rradhë deri tek ata që ishin roje dere në hetuesi, burgje e kampe shfarosje ku, nga Populli Shqiptar kanë humbë jeten mbi 45.000 viktima nga komunizmi barbar, gjakatar dhe kriminal i pashembullt në krejt Lindjen Europjane…

Nga Fritz RADOVANI:“NË MOS RRJEDHËT… PIKON !”




            Porsa Gjergji më dha doren, më tha: “As ju nuk besoj se e kujtoni aq shpesh Baben tuej Kolën sa unë!” Unë mbeta për pak minuta tue e shikue...Ai e theu heshtjen dhe më shpjegoi se shumë vite ma parë, kur Gjergji kishte shkue deri në Durrës me përcjellë për me u nisë për Londer vëllaun e vet Antonin, kishin takue në port Baben tem, aso kohe Baba ishte komandant i portit të Durrësit. Mbasi kanë shkembye bisedat e para Baba i ka ftue për drekë në shtëpi...Në bisedë rreth sofres Baba e ka pyet Gjergjin, pse nuk shkon edhe ti me vëllaun ma të madh Antonin në Londer...dhe, ka shtue, se ban mirë me ikë edhe ti Gjergj, dhe nëse ke problem të hollash, bileten po ta siguroj unë, po t’ jap edhe pak pare me shkue deri atje dhe, menjëherë kam me u nisë për Shkoder e me u takue me Babën tuej Pjetrin, të cilin e kam mik dhe do t’i shpjegoj se jam ba unë shkaktar i nisjes së Gjergjit për Londer bashkë me Antonin, madje i kam pague edhe rrugen, mbasi me siguri, tue mos u pasë nisë për atë qellim, mendova se mos Gjergji e len pa shkue për të holla... E tek Pjetri as nuk i diskutoj ato të holla që po të jap ty me shpetue përgjithmonë nga fortuna që mund të na sjellin ngjarjet e ardhëshme në Shqipni...Gjergji mbasi asht mendue pak, nuk ka pranue me ikë, tue u nisë nga mentaliteti i asaj kohë, që “po vorfnojmë shtëpinë me u nisë të dy vllaznit përnjëherë...e do t’i bahet keq Nanës edhe shkuemja e eme...”  Shtonte tue qeshë: “Sa herë dishprohem, i them vetës mirë e ke...të kishe ndigjue Kolën... ishe edhe ti si Antoni..!”
            Ky ishte Baba i Nderuem i Pjetrit të Ri, për të cilin due me tregue se ajo shprehja e vjetër me të cilën kam fillue shkrimin asht një thanje që shpesh vërtetohet nga brezat që pasojnë...ashtu si themi për fëmijët e komunistave, se “çka lenë prej micet gjuen mi!”...
            Gjyshi i Pjetrit të Ri ishte kushrini i parë i Atdhetarëve ma të nderuem që ka pasë në shekullin e kaluem Shkodra, tue fillue nga Imzot Lazer Mjedja, Don Ndreu i Madh, Imzot Gaspër Thaçi e deri tek Martiri i Kishës Katolike Shqiptare Imzot Frano Gjini, që u pushkatue me 11 Mars 1948 pse nuk pranoi kerkesen e qeverisë komuniste të Tiranës, për me u shkëputë Kisha Katolike Shqiptare nga Papa dhe Vatikani. Edhe Imz. Ndre Logoreci i perket këtij Fisi.
            Ishte ajo kohë e lavdishme e Shkodres, kur u farkëtue ajo miqësi e madhe e Asaj Austrije të vjetër me Shqipninë e Re të Gjergj Kastriotit, po që sot u ringjallë po prap nga Austria e Re me Shqipninë e vjetër, që nuk e ban një hap në mentalitet të saj nga Europa.
            Në vitin 1991 ishte e para Qeveria Austriake që kerkoi me ardhë dhe me ndertue në Atë Shkodren e rrenueme për 50 vjet... një Universitet Europjan mu në qendren e saj, ku ishte dikur Gjimnazi Françeskan, tue përfshi në territorin e tij të gjitha ambientet e duhuna si dhe konviktet e sallat e bibliotekave dhe të studimit me të gjitha shpenzimet e tyne, po vetem me një kusht: “Dera e madhe e hymjes së Universitetit të Shkodres, me kenë Ajo e Gjimnazit të vjeter Françeskan, që ndodhet sot në Fushen e Çelës e hapun si dikur për të gjithë Shkodranët pa dallim besimi...” Ky projekt Austriak u sabotue nga komunistët e “konvertuem” të Tiranës, që nuk e kanë dashtë kurrë zhvillimin kulturor e qytetar të Shkodres dhe, që aso kohe ishin lidhë me “socialistët e Kraksit e Martelit...”.
Pjetër Logoreci i Ri, asht i lemë me 2 Prill 1956 dhe sot asht në Vienë. Ai punon atje tek miqtë e Shqipnisë. Ata miq sigurisht mbrenda zemres së Tyne të Madhe ruejnë të trashigueme dishka për Shqipninë dhe Popullin e saj mik por, të nëpërkambun nga sllavokomunistët e shekullit ma mizor të XX.
            Sot Shefi i Institutit Austriak “Österreich Kooperation”, me zyrë në Sarajevë, si dhe shef i istitutit “Kulture Vereinigung”, asht Austriaku zotni Dr. Berhard Stiellfried. Tek ky Institut ka punue edhe Pjetri posa ka shkue në Vienë si bashkpuntor për projektet që ka pasë Ai me Europën Lindore, e ndër keto projekte asht edhe shkolla austriake në Shkoder “Peter Mahringer”. Po ky person asht që ka ndihmue edhe shkodranë tjerë si Dr. Mentor Qukun, me shkue në Vienë për të kerkue dokumenta për Don Ndre Mjedjen në arkivat atje. Porsa Pjetri e ka vue në dijeni për kërkimin e gjetjes së Eshtnave të Don Nikoll Kaçorrit në vorrezat e Vienës, Mikut të Madh të vjetër të Austrisë, Ky Burrë ka shpenzue shumë e shumë euro pa u kursye për gjetjen e tyne. Kjo nuk ishte punë ditësh apo dy e tre muejsh, por mendoni sa mund të jenë shpenzue për këte përpjekje trevjeçare të atij grupi pune me Pjeter Logorecin, me mbërrijtë në ditët e shkurtit 2011. Një ndihmë shumë të madhe ka dhanë edhe ishministrja e arësim kulturës së Austrisë, zonja Elisabeth Gehrer, e cila asht Kryetare e Shoqatës sonë Austri – Shqipni, një zonjë shumë e nderueme dhe dashamire e Shqiptarëve dhe kryesisht e Klerikëve Françeskanë në Shkoder. Por, duhet theksue se Ai që pa ndihmen e të cilit nuk mund të bahej asgja asht  Dr. Bernhard Stiellfried, i cili gjet tek Pjetri të trashigueme ato cilësi që për Mikun e Madh Austriak të Shqipnisë zotni Stiellfried, ishin të njohuna me kohë, por edhe të pelqyeshme nga ana e Tij. Mbas shumë përpjekjesh dhe peripecishë që Pjetri i kaloi me vullnetin e tij sigurisht, të një edukate qytetare shkodrane, u lidhë me priftin shqiptar Don Pren Kola, që shërben në Vienë për me organizue ardhjen në Shqipni. Një ditë para se të niseshin nga Viena unë u informova se “Janë gjetë Eshtnat e Imzot Nikoll Kaçorrit, dhe se të nesërmen do t’ ishin në Atdhe mbas gati 100 vjetësh. U informova se kjo vepër Atdhetare, Qytetare Shkodrane dhe fetare katolike, ishte meritë e Pjeter Gjergj Logorecit, të ri që dikur kam njohtë si nip i mikut tem të paharrueshem Gjovalin Prendit...”
            Ishte vërtetë tronditëse me pa foton që mora nga New Yorku...me shenimin afer.
            Nenkryetari i Qeverisë së Parë të Shtetit Shqiptar, që vuni themelet e Shtetit tonë Europjan bashkë me Ismail Qemalin, Luigj Gurakuqin dhe Atdhetarët tjerë, që ende nuk janë të njohun nga dokumentat fallse të botuem në 65 vjetët e pushtimit komunist, Arka me Eshtnat e Tij...po nxirej nga Aeroporti i Rinasit mbi një “sharabajkë”, të cilën nuk kishte dalë askush me e pritë përveç Imzot Damian Kurtit, nga Kisha e Durrësit.
Imzot Kurtin e kam njohë porsa Ai ka ardhë në Shqipni aty nga 1991, me Imzot Mark Sopin, dy Klerikë që i kishin shokët e rrallë për të gjitha cilësitë e Tyne...
            Për këte veper të pacipë dhe të paimanigjinueme se mund të ndodhin kur bahet fjalë për një qeveri “demokratike” mbas 20 vjetësh të ramjes së monumentit të diktatorit E. Hoxha, unë kam shkrue një artikull “Eshtnat e Don Nikoll Kaçorrit friksojnë qeverinë anadollake të Tiranës”, artikull të cilit as sot nuk i hjeku asnjë presje.
            I vetmi justifikim i qeverisë asht fanatizmi ekstrem anadollak, rrjellojë e injorancës së saj e fitueme dhe e brumosun nga “Mejtepi i Tiranës Enver Hoxha”.
            I vetmi institucion që mund të jetë deri diku po themi i “pafaj”, nga kushtet e tija të krijueme me pelqimin e tij, për mos me “atakue” qeverinë sot asht “Argjipeshkvia e Tiranës dhe e Shkodres”, të cilat nuk kanë dalë as ata me pritë Prelatin e Nderuem nga mbarë populli Shqiptar, Don Nikoll Kaçorrin, që në vitin 1908 në Kongresin e Manastirit edhe Ky, ishte që u la “Ata Shkronja”, me të cilat sot klerikët shqiptar firmosin çekët e Euros “moderne”, po mbi Ata kolltukë...që u lanë Ata, por të lamë me gjakun e Shejtë të Paraardhësve të vet...ndër shekuj!
            Ata nuk kishin si me u ndodhë në Rinas, sepse u duhej me shkue me “xhepa të frymë”, mbasi siç më kanë shpjegue, atyne porsa të arrinin aty me veturat e tyne luksoze dhe me dekoratat “Nderi i Kombit” tue shkelqye të varuna në qafë, fukaratë e lypsit shqiptarë do të versuleshin mi ta...
            Në fund të fundit mosdalja e të gjithë atyne që përmenda ma sipër asht edhe një tjetër Nderim i Madh që i asht ba Don Kaçorrit të Mirditës...Durresit, Vlonës e Manastirit...
            Nuk do të hyj fare me ba histori kush ishte Don Nikoll Kaçorri...shihni këte foto:



Ky asht një Nderim që i asht ba edhe zotnive Don Pren Kola  dhe Pjeter Logoreci.

I nderuem z. Pjeter Logoreci, Me vepren Tuej  Ju vetem keni vazhdue rrugën e të Parëve Tuej, tue i lanë Asaj Shkoder... me rikujtue se jeni mbasardhës i denjë i Ndocit (Anton Logorecit), Zefit, Gjergjit, Franos, Rrokut, Gacit dhe Filipit,.. Emnat e të cilëve Uroj të përsëriten ndër Shekuj në trojet Tueja të Shkodres sonë!

Melbourne, 21 Shkurt 2011.

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar që editohet nga njëfarë ekstremisti dhe terroristi antishqiptar nga Shkodra, m...