Agjencioni floripress.blogspot.com

2011/02/25

5 periudhat Maya dhe Fundi i Botes

Kultura e Maya-ve konsiderohej si kultura ameroindiane me e pasur. aspektet e saj me te dalluara ishin njohurite astronomike, matematike (mbi tegjitha per perdorimin e zeros) dhe urbanistike, te lidhura me nje kalendar shume te sakte dhe nje sistem shkrimi ne fillim ideografik (glifi) te perkthyer vetempjeserisht dhe mepastaj ne nje sistem pike dhe vize.


Gjeografikisht populli maya gjendej ne zonat e Meksikes lindore, gadishullin Yukatan, Belize, disa zona te Guatemales, Hondurasit dhe ne Salvador. Kjo zone eshte shume e rendesishme nga pikepamja e rendesise klimaterike dhe topografike, sepse shkon nga pyjet e dendura ne rrafshnalta te gjera, e megjithate ky popull arriti te krijoje nje perandori te madhe me qytete-shtete te medha.
File:GuatemalaBajo IKO 20021215.jpg

Zona gjeografike e Maya-ve perfshin vendndodhje te shumta ne te cilat mund te admirojme edhe sot ate qe ka mbetur nga kjo popullate qe, ashtu si dhe popullsite e tjera pre-kolumbiane, kishte nje art ne ndertim qe te le pa fjale per saktesine dhe preçizionin e tyre.

File:Maya-Maske.jpg
Historianet e ndajne periudhen Maya ne 3 faza:
periudha preklasike: nga 2000 a.C. ne 250 d.C.;
periudha klasike: nga 250 d.C. ne 900 d.C.;
periudha postklasike: nga 900 d.C. ne 1519, date qe shenon mberritjen e europianeve dhe zhdukjen e mepasshme te civilizimit Maya.
File:ChacDresden.jpg

Mbi Maya eshte folur shume: astronome shume te mire, ndertues te mrekullueshem dhe ka teori te ndryshme mbi zhdukjen e tyre. Nder qytetet me te rendesishme Maya permendim, ne gadishullin Yucatan, Chichén Itza i cili ka shume mundesi te ishte nje tempull (me nje burim) dedikuar Kukulkan-it (ose Kukumatz), ose ndryshe “Gjarperit me Pende”, atij qe Azteket quanin Kuetzalkoatl.
Gjarperi me pende nuk eshte pikerisht nje zot, ashtu siç mendohet; ishte, sipas popullsive prekolumbiane, pruresi i civilizimit, nje njeri i mençur me nje mjeker te gjate te bardhe i cili nga Aztlan (qe do te thote “toka e lejlekeve”), ishull nga i cili sipas legjendes kishin prejardhjen Azteket, solli kulturen dhe qyteterimin ne Ameriken Qendrore.

Ne Meksike kujtojme Palenque, e njohur per artin e saj dhe skulpturat te cilat jane te ngjashme me ato egjiptiane. Ne fakt mbeshtetet fakti qe mund te kete patur nje relacion midis qyteterimit amerikan dhe atij egjiptian ose, siç pretendon Peter Tompkins, qe piramidat e ketyre dy kulturave te jene ndertuar nga i njejti qyteterim.
File:Palenque Ruins.jpg

SAKRIFICA – PERENDITE
Midis glifeve te gjetura dhe perkthyera eshte nje qe pershkruan derdhjen e gjakut. Maya-t e kishin zakon te benin sakrifica te pergjakshme qe kishin te benin me mbreter dhe prifterinj qe duhet te zhvilloheshin me tej (ngritje shpirterore) dhe te kishin ne vizion Gjarperin e shenjte dhe kishin si praktike te zakonshme dhe autosakrificen.
File:Palenque Relief.jpg
Autosakrifica ishte ndryshe per femrat dhe meshkujt: meshkujt duhet te tejshponin penisin me objekte te mprehte dhe duhet te fusnin ne vrimat e bera disa fije kashte; femrat, ne te kundert, duhet te shponin gjuhen dhe buzet. Ky ritual jepte nje gjendje transi, si rrjedhoje dhe e perdorimit te substancave te caktuara. Transi kthehej pastaj ne vizionin e Gjarperit te shenjte.

File:Acropolis del Norte.jpg
Maya-t besonin se gjaku ishte nje mjet per te krijuar nje lidhje midis botes se siperme dhe asaj te poshtme, ishte dmth nje çeles per te arritur tek hyjnorja. Gjaku dhe uji konsideroheshin baza e jetes.
Disa elemente ikonografike te perdorur per te treguar gjakun nderlidhin prezencen e ketij ketij elementi me figuren e perlave.

Maya-t, nen aspektin fetar dhe shpirteror, adhuronin ne Yucatan te ashtequajturin Qenie Supreme, krijuesin e Tokes dhe Qiellit (ndoshta e krahasueshmeme Zotin tone) qe quhej Haunab Ku, si dhe perendi te tjera, midis te cilave:
Itzamnà: zoti i diellit dhe Qiellit, i kultures, i shkences mjekesore, agrikultures, i shkrimit dhe kalendarit;
Bakab, djali i Itzamnà;
Ixkel, gruaja e Itzamnà, perendesha e tokes dhe henes;
Kukulkan ose Kukumatz, dmth Gjarperi me pende, mbrojtesi i prifterinjve.
File:Tikal Ballcourt.jpg

FUNDI I MAYA-ve
Ne 1517 Hernandez de Cordoba zbarkoi ne Yucatan dhe ky zbarkim ishte katastrofik per popullaten autoktone. ai dhe pushtuesit e tjere paten impatkin e pare me ndertimet ne gur. Pas pushtimit spanjoll kultura Maya filloi te shfaqte shenjat e para te rrenimit.
Ne brendesi te Yucatan ndodhen betejat e para me popullsite indigjene te cilat shkaktuan humbje per europianet, midis te cileve dhe vdekjen e vete Hernandez de Cordoba. Te tjere europiane vazhduan vepren qe kishin filluar.
File:Palenque temple of the inscriptions.jpg
Ne 1562 Ipeshkvi Diego de Landa vazhdoi, ne emer te Zotit, evangjelizimin dhe shkaterrimin etnik nepermjet vrasjeve, torturave dhe gjithçka qe mund te perdorej. Ne kete menyre u shfarosen keto qyteterime, por eshte gjithashtu e vertete qe edhe sot fundi i Maya-ve paraqet nje mister sepse ka disa qe mbeshtesin tezen qe Maya-t ne te vertete jane transferuar ne nje dimension tjeter.
Librat e vetem Maya qe kane mberritur deri ne ditet tona jane: “Kodi Drezda”, “Kodi i Madridit”, “Kodi Grolier” dhe “Kodi i Parisit” (Kodet mbajne emrat e qyteteve ne te cilat gjenden aktualisht) dhe “Relacionas de las cosas de Yucatan” i cili eshte nje permbledhje e Diego de Landa ku tregon kulturen dhe mendimin e Maya-ve ne periudhen e pushtimit duke dhene mendime mbi interpretimin e glifeve dhe kalendarit.

Bibliografia:

- Noone, R. W. – (1982) “5/5/2000 Ice: the Ultimate Disaster”, New York, Harmony Books.
- Cortez, C. – (1997) “Enigma Maya”, Fabbri editori, Milano.
Burime te tjera:
- DVD National Geographic – (2010) “Ancient Aliens”

http://en.wikipedia.org/wiki/Maya_civilization

Lakandonet: pasardhesit e Maya


Sot pasardhesit origjinale te Maya-ve jane Lakandonet. Per dy shekuj e gjysem 400 Lakandonet kane jetuar ne xhunglen e Chiapas por sot me mjetet moderne te komunikimit po behen pjese e kultures moderne dhe ne kete menyre kultura e tyre e origjines humbet serish.
Lakandonet qe aktualisht jetojne ne pyjet e Chiapas ne jug te Meksikes, adhurojne rrenoja monumentesh te ndertuar ne periudhen klasike te Maya-ve. Sipas bestytnive te petyre pasardhesve ato ndertime ishin krijuar nga qenie mbinatyrore qe ata quajne “k’hu”, dmth “perendi”. Jane shtepite e perendive por syri yne, sipas besimit te tyre, nuk eshte ne gjendje t’i shohe ne te gjithe bukurine e tyre dhe shohin vetem guret.
perveç adhurimit te rrenojave te ndertimeve antike, Lakandonet adhurojne edhe shkembinj te medhenj ne breg te liqeneve dhe per te komunikuar me perendite perdorin tymoses prej balte te pjekur. Keto rituale jane te njejta me ato qe perdornin Maya-t antike.
Gjate disa ritualesh fetare Lakandonet ngjyrosin fytyren, veshjen e tyre dhe tymosesin me “orianen”, me nje fjale nje substance e kuqe si gjaku qe nxirret nga orelana, per te pershkruar sakrificat njerezore qe beheshin nga Maya-t ne periudhen postklasike. Ashtu siç thame me pare, Maya-t mendonin se gjaku ishte nje lidhje me hyjnoren. Vete Lakandonet thone qe “gjaku i njerezve eshte oriana e perendive”; perendite, sipas ketyre bestytnive, kenaqen shume me aromen e gjakut te njeriut.
Lakandonet mbartin me vete nje besim te forte te trasheguar nga Maya-t, ate te Fundit te Botes ose me saktesisht, te mbarimit te “kesaj” bote, te kesaj epoke.

Sipas Maya-ve kane egziatuar 5 periudha kozmike:
periudha e ujit;
periudha e ajrit;
periudha e zjarrit;
periudha e tokes;
periudha e arit/floririt.
Ne çdo periudhe kemi nga nje qyteterim te ri. Keto periudha, me civilizimet perkatese, kane mbaruar te gjitha si pasoje e kataklizmave sepse toka periodikisht ka nje spostim te aksit te saj rrotullues.
Aktualisht ne gjendemi ne periudhen e arit (ne realitet per sa u perketketyre periudhave ka teori te ndryshme) te qeverisur nga Quetzalkoatl dhe periudha jone, sipas kalendarit Maya, do te mbaroje midis datave 21 dhe 23 dhjetor 2012.
Sipas kerkuesit Maurice Cotterell profecia qe ka te beje me fundin e periudhes tone vjen si pasoje e nje llogarie e bere mbi invertimin fushave magnetike tokesore, parashikuar pikerisht per vitin 2012. Per ate vit parashikohet afrimi i planetit Venus drejt Tokes dhe kjo do te shkaktoje nje ndryshim vibracional.
Lakandonet mbeshtesin faktin qe fundi i botes do te filloje me nje eklips te diellit qe do te erresoje pyllin e tyre totalisht. Shume Lakandone u konvertuan ne te krishtere pikerisht sepse e dine qe dita e fundit (xutan) po vjen dhe ne ate dite deshirojne te shkojne ne qiell me Jezusin. Duan te shpetojne.
“E DI QE AFROHET DITA E FUNDIT, KUR PERENDITE DO T’I JAPIN FUND KETIJ CIKLI TE BOTES (…). GJYSHI IM THOSHTE QE ISHTE AKOMA LARG, BABAI IM QE NUK ISHTE AKOMA AFER. POR MUA PERENDITE MA THANE: XUTAN ESHTE DUKE ARDHUR”.
Ne te vertete burime te tjera mbeshtesin faktin qe ne ate date, gjithmone sipas Maya-ve, do te kete nje ndryshim por rraca njerezore do te vazhdoje te egzistoje: imazhet katastrofike qe pershkruhen ne Apokalips (fjale qe perkthehet ne “zbulim”) nuk jane tjeter veçse projeksionet e frikes tone sepse epoka jone karakterizohet nga frika.

Miti i Atlantides

Disa studiues pranojne qe civilizimi i pare, ai qe i perket periudhes se ujit, ishte Atlantida, e cila u shkaterrua pikerisht nga uji. ata mbeshtesin faktin qe Atlantida u permbyt nga uji si pasoje e spostimit te aksit tokesor.
Platoni, ne Krizia dhe ne Timeo flet pikerisht per Atlantiden, nje ishull qe gjendej pertej kollonave te Herkulit. Duke u nisur nga dialogjet e Platonit, disa studiues thone qe mund te mendojme qe Amerika aktuale ka qene kolonizuar ne antikitet nga populli atlantid i cili ishte nje popull me i zhvilluar se ne.
Eshte e çuditshme ne fakt se si nje popull si Maya, qe nuk kishte shume vite civilizim, te arrinte nje shkalle kaq te larte zhvillimi deri sa te ndertonte ndertesa madheshtore. E njejta vlen dhe per Inkasit dhe per popullsite e tjera prekolumbiane.


Mund te deshmojme pa frike qe veprat me te rendesishme dhe madheshtore, pertej misterit te tyre si Sfinksi, piramidat, statujat e ishullit te Pashkeve etj. kane te gjitha nje perafersi strukturale dhe pyesim nese jane krijuar te gjitha nga te mbijetuarit e Atlantides ose t’i kene ndertuar vete jashtetokesoret. Dikush mendon se vete Atlantida mund te jete krijuar nga jashtetokesoret. Shume autore sugjerojne qe jashtetokesoret t’u kene dhene Egjiptasve dhe Maya-ve “sistemin” per te ndertuar piramidat.
Maya-t kishin dituri superiore, psh e dinin qe forma e gjerave influencon energjine, e dinin qe kishte gjatesi valesh qe udhetojne midis qenieve njerezore dhe ne kete menyre shohim realitetin material vetem sepse shohim me syte materialiste.


Kjo eshte thjesht nje pjese minimale e mistereve qe fshihen apo vertiten rreth qyteterimit Maya: nuk dime as nga kane ardhur dhe as ku u zhduken.
Ndoshta eshte e vertete qe jane transferuar ne nje dimension tjeter…!

Wikileaks zbulon luften e yjeve midis Usa-s dhe Kines


SHBA dhe Kina jane prej tre vitesh ne nje “lufte hapesire” sekretesebashku me nje loje “hedhje dore” te ashper. Konflikti filloi kur kollosi i Lindjes rrezoi nje nga satelitet e SHBA-se, ne janar te 2007, me nje rakete toke-hapesire. Per Shtepine e Bardhe ishte nje tronditje, aq sa pak me shume se nje vit me pas, u ndje e detyruar te pergjigjej duke rrezuar, per here te pare pas 23 vitesh, nje nga satelitet e saj difektoze, me nje rakete te sofistikuar SM-3.
Botes SHBA-te i thane se operacioni u leshua per te evituar ndonje rrezik te mundshem per njerezimin. Ne te vertete qellimi ishte ndryshe: te tregonin muskujt ndaj kinezeve te guximshem. Kapitulli i ri i sages “star wars” – keshtu u quajt projekti i mbrojtjes nga raketat ballistike nderkontinentale enderruar ne vitet ’80 nga Ronald Reagan – tregohet nga nje sere kabllogramesh derguar nga WikiLeaks ne te perditshmen britanike konservatore Daily Telegraph.
Menjehere pas goditjes ne shenje te bere nga Pekini ambasadori i SHBA Clark Randt dorezon – eshte data 15 janar 2007 – protesten zyrtare amerikane tek He Yefei, krahu i djathte i ministrit te jashtem kinez. Nje vit me vone eshte vete Condoleezza Rice, ne ate kohe Sekretare e Shtetit, qe paralajmeron Kinen. «Cdo interference e qellimshme – shkruan ne nje memo sekrete – me sistemet hapesinore te SHBA-se do te konsiderohet nga SHBA si dhunim i te drejtave te saj. Amerika nuk perjashton marrjen e nje sere masash te gjera, si diplomatike ashtu dhe ushtarake, per te mbrojtur sistemet e saj hapesinore». Rice, per te nenvizuar seriozitetin e situates, nuk heziton te ngreje ne kete menyre hijen e luftes. Sekretari i Shtetit te SHBA nenvizon me tej se si Shtetet e Bashkuara nuk kane ndermarre teste anti-satelit qe prej 1985. Si per te thene qe, nese do te plaste nje gare per armatosje nuk do te ishte faji i SHBA-ve.
Ne me pak se nje muaj nderkohe gjerat perkeqesohen. Ne 20 shkurt te 2008, ne fakt, kryqezori USS Lake Erie leshon nje rakete SM-3 qe ne 3 minuta arrin dhe shkaterron teresisht satelitin spiun te SHBA-ve 193. Administrata Bush shpjegon se sateliti ishte duke rene drejt Tokes dhe ishte mbushur me mbetje toksike. Metoda me e mire per te minimizuar demet ishte vetem shkaterrimi i tij. Asnje lufte yjesh me nje fjale. Ne fakt realiteti eshte pak me ndryshe. «Pasi morem konfirmim direkt nga qendra e komandes se Paqesorit – zbulon nje kabllogram – te rezultatit te proves anti-satelit, menjehere informuam asistentin e ministrit te Jashtem Liu Jieyi». Nuk eshte per t’u çuditur qe diplomatet e SHBA-se tregojne «zemerim» brenda qarqeve kineze. Qe ne janar te 2010 pergjigjen me shkaterrimin e nje rakete ballistike menje rakete tjeter. Test qe SHBA-ja percepton si «anti-satelit». Ne kete pike eshte Hillary Clinton qe i shkruan qeverise kineze: «Cili eshte drejtimi i programit tuaj te mbrojtjes raketore?»

Ja si do të ndodhë fundi i Tokës





Dikur një komedi e vënë në skenë nga një trupë shqiptarë “Fundi i Botës”, ndikoi humor si mund të gjenden zgjidhje të shpejta për të shpenzuar, apo jetuar momentet e fundit. Por fraza “Fundi i botës” duket se u servir sërish, jo në grotesk apo skenë, por duke u vërtitur në rrethrrotullim me qendër të përcaktuar. 2012. Shumë komente, shumë debate, madje edhe në një event kinematografik. Pse u shumëkomentua 2012-a, ku ende zbehtë vijojnë pikëpyetjet mbi të? Më mirë se çdo kush përgjigja vjen nga bota e shkencës.



Prof. Luçiano Burderi (Luciano Burderi), profesor i asociuar i Astronomisë dhe Astrofizikës në Universitetin e Kaliarit, në një intervistë , pranon të shpjegojë në mënyrë më të detajuar fillesat e komenteve mbi 2012-n, pikat e errëta, si dhe të sqarojë si do të jetë në të vërtetë fundi i botës, datë, e cila sipas përllogaritjeve shkencore është shumë, shumë, po shumë larg.
2012-a solli në vëmendje edhe kalendarin  MAYA. Një popull shumë i vjetër që kishte njohuri shumë të mira astronomike, fiksonte pikërisht 21 dhjetorin e 2012-s, datë e cila për disa thjesht u konsiderua si një “lajthitje”, e nga të tjerë më supersticiozë, nuk mungoi deri ankthi. Së bashku me diskutimin e fundit për njollat diellore, kërkuesi shkencor Manuel Floris, shpjegon në mënyrë të detajuar edhe funksionimin e kalendarit Maya .
1. Kohët e fundit vigjilja e 2012-s ka ngjallur shumë diskutime dhe mjaft persona gjykojnë se në këtë datë do të vijë fundi i botës. Filmi “2012″ e ka shtuar shqetësimin midis njerëzve, ndaj ju pyes: sipas jush kjo frikë ka ndonjë bazë?
Prof. Burderi: Filmi “2012″ ka nxjerrë në pah një ndër shumë teoritë që qarkullojnë prej shumë vitesh, të lidhura me një katastrofë imagjinare, që mund të pllakosë Tokën në një të ardhme të afërt.
Këto teori bazohen në parashikimin e bërë nga historiani i artit Jose Arguelles, që në librin e tij “Faktori Maya”, ngriti hipotezën që në përputhje me fundin e kalendarit MAYA , 21 dhjetorin e 2012-s, bota do të shkatërrohej. Por këto teori nuk janë konfirmuar dhe sipas botës shkencore, janë të pabazuara.
2. Duke folur me gjuhën e shkencës, cilat janë të vërtetat dhe pikat e errëta mbi atë që mund të ndodhë më 2012-n?
Prof. Burderi: Le të bëjmë një kapërcim të shkurtër në të kaluarën e Tokës, për të kuptuar nëse kanë ndodhur ndonjëherë katastrofa të mëdha që kanë përfshirë planetin tonë. Mbi të gjitha, Toka ekziston prej rreth 4.6 miliardë vitesh dhe format e para të jetës të afta për të prodhuar energji ndërmjet fotosintezës janë shfaqur rreth 2.7 miliardë vite më parë.
Që nga lindja e jetës në planetin tonë deri më sot, falë zbulimeve gjeologjike është zbuluar që në parahistori kanë ndodhur 5 “ngjarje” të mëdha, që kanë provokuar katastrofa të mëdha në Tokë, duke çuar në zhdukjen e një numri të madh qeniesh të gjalla, shprehur në përqindje ndërmjet 80% dhe 90% të specieve.
Disa prej këtyre zhdukjeve të mëdha mund të jenë shkaktuar nga fenomene të ndryshme astronomike, si përplasja e një asteroidi me Tokën apo nga energjia e prodhuar nga shpërthimi i një supernove, ose e çliruar nga përplasja midis dy yjeve të largëta. Megjithatë, mund të pohojmë se nën dritën e njohjeve shkencore aktuale, astronomët nuk presin asnjë nga këto ngjarje katastrofike për 2012-n.
3. Ekspertët që përcaktojnë 2012-n si vitin e apokalipsit, gjykojnë se do të jetë rritja e njollave diellore mbi Diell që do të shkaktojë fundin e botës. Çfarë janë njollat diellore dhe a mund ta shkaktojnë ato një katastrofë të tillë?
Dr. Floris: Dielli, në kundërshtim me atë që duket me sy të lirë, nuk tregon një sipërfaqe uniform dhe të rregullt. Në fakt në qoftë se do të vrojtohet me një filtër të posaçëm, që zvogëlon ndriçimin e fortë, mund të vrojtohen në sipërfaqen e tij disa njolla të errëta, të quajtura “Njolla Diellore”.
I pari astronom perëndimor që vrojtoi i pari këtë fenomen ishte Galileo Galilei më 1610-n dhe qysh atëherë breza të tërë astronomësh kanë studiuar alternimin e njollave diellore, duke zbuluar se numri dhe përmasa e tyre rritet dhe zvogëlohet, duke ndjekur një cikël që zgjat mesatarisht rreth 11 vjet. Aktualisht numri i njollave diellore është në rritje dhe piku i ardhshëm i ciklit diellor është parashikuar më korrik të 2013-s.
Kur mbi sipërfaqen e Diellit rritet numri i njollave diellore, rritet edhe energjia e lëshuar nga Dielli, por vetëm në një fraksion shumë të vogël. Satelitët artificialë në orbitën përreth Tokës kanë matur që ndryshimi i energjisë së thithur nga Toka, midis minimumit dhe maksimumit të ciklit diellor është rreth 0.25%. Ky ndryshim i energjisë vendos disa ndryshime klimatike në atmosferën tokësore, por nuk është në gjendje të shkaktojë asnjë katastrofë globale.
4. Por në filmin “2012″ tregohet që vetë rritja e aktivitetit diellor do të shkaktojë një ndryshimit të drejtimit të polit magnetik, duke shkaktuar tërmete gjigante, që do të shkatërrojnë gati të gjithë Tokën. A është e mundur të ndodhë kjo?
Prof. Burderi: Fusha magnetike tokësore lind në brendësi të tokës, në bërthamën e vet. Edhe pse nga këndvështrimi energjetik, në parim teprica e energjisë e prodhuar nga piku diellor për një vit mund të jetë më e lartë se energjia e fushës magnetike tokësore, luhatje domethënëse të fushës magnetike tokësore, nuk janë vrojtuar kurrë brenda një harku kohor 11-vjeçar.
Për këtë arsye mund të konkludojmë që ndryshimi i aktivitetit diellor, nuk ka të bëjë me ndryshimin e fushës magnetike. Lidhur me këtë vihet re që fusha magnetike tokësore gjenerohet në bërthamën e jashtme, pra në një thellësi 2890 km.
Edhe sikur e gjithë teprica e energjisë prodhuar nga piku diellor për një vit do të ishte thithur nga toka, temperatura në thellësi të bërthamës së jashtme do të ngrihej më pak se një e dhjetëmijta e gradës (1/10.000). Ka shumë pak gjasa që një ndryshim kaq i vogël i kushteve fizike të bërthamës të ketë ndonjë ndikim mbi fushën magnetike tokësore.
5. Kthehemi në origjinën e këtyre parashikimeve, ose më saktë  KALENDARI MAYA  . Historianët pohojnë që populli MAYA  zotëronte njohuri shumë të mira astronomike dhe që kalendari i tyre, ishte më i sakti midis popujve antikë. Sipas disa studiuesve, fundi i kalendarit të tyre i fiksuar në 21 dhjetor 2012, është parashikimi i bërë nga MAYA  të përplasjes së Tokës me një planet të dhjetë, imagjinar. Në dritën e vrojtimeve të fundit astronomike a ka mundësia që të ndodhi një ngjarje e tillë?
Dr. Floris: Qytetërimi  MAYA kishte zhvilluar një sistem kalendarësh të ndryshëm, në gjendje të përshkruante ndërrimin e stinëve dhe të parashikonte ngjarjet më kryesore astronomike, si eklipsi i Diellit dhe Hënës. Saktësia e kalendarëve u lejonte Maya-ve të përgatisnin “mbjelljen dhe korrjen” dhe të programonin festat e shumta fetare për nder të zotave të tyre.
Hyjnitë më kryesore të Maya-ve ishin Dielli, Hëna dhe Afërdita, që mishërohej në formën e gjarprit me pupla Kukulkan, njëri nga më të “nderuarit” nga Maya-t. Prandaj për të përshkruar lëvizjen që shfaqej në qiellin e natës të këtyre tre objekteve qiellore e për të parashikuar ciklin e stinëve, Maya-ve iu desh të studionin dy kalendarë të ndryshëm: kalendarin Tzolkin, një kalendar ritual që bazohej në një vit prej 260 ditësh e ku çdo ditë përfaqësonte një hyjni të ndryshme dhe kalendari Haab prej 365 ditësh që përdorej në bujqësi. Këta dy kalendarë mbivendoseshin çdo 52 vjet dhe nga vrojtimet e kalimit të yllit Aldebaran në Zenit, Maya-t bënin korrigjime në gjendje të garantonin një saktësi të lartë të të dy kalendarëve.
Përveç këtyre Maya-t futën një kalendar të tretë të quajtur “Numërimi i gjatë” me një kohëzgjatje prej 5125,36 vjetësh që merrte parasysh lindjen e civilizimit dhe hyjnëve të tyre. Ky kalendar duhet të kishte nisur më 11 gusht 3114 para Krishtit e do të mbërrinte fundin më 21 dhjetor 2012.
Meqë Maya-t kishin një konceptim ciklik të historisë, kalendarët e ndryshëm përfundonin dhe rifillonin në analogji me atë që ndodh me kalendarin tonë, ku mbyllja e një cikli që e quajmë “vit”, e pason një tjetër i ri.
Pra, i vetmi parashikimi i saktë që Maya-t bënë për 2012-n ishte ai që përcaktonte fundin e ciklit të tyre të parë të gjatë, i cili do të pasohej nga një cikël tjetër. Fundja, Maya-t edhe duke pasur kalendar shumë të saktë, kishin një konceptim shumë të kufizuar të Universit, në fakt gjykonin që Toka ishte e sheshtë dhe mbështetej në një krokodil gjigant i cili jetonte në një liqen të madh, ndërsa gjykonin që qielli mbahej nga katër hyjni dhe ishte i ndarë në 13 shtresa, në secilën prej të cilave bujte një Zot i ndryshëm.
Për sa i përket mundësisë që të kishin zbuluar një planet të dhjetë, nuk del nga dokumentet që kanë mbërritur deri tek ne që ata të njihnin ekzistencën e 10 planetëve. Mund të themi me siguri që Maya-t, duke vrojtuar qiellin me sy të lirë, ishin në gjendje të shihnin 5 planetë: Mërkurin, Afërditën, Marsin, JUPITERIN   dhe Saturnin.
Aktualisht astronomët e vrojtojnë qiellin me anë të teleskopëve të mëdhenj, falë të cilave është e mundur të dallosh objekte miliarda herë më të dobët nga ata që mund të shihen me sy të lirë. Pavarësisht nga kjo, deri më sot është zbuluar se në sistemin tonë diellor ka 8 planete dhe Plutoni më 2006-n u klasifikua nga komuniteti shkencor ndërkombëtar si “planeti xhuxh”.
Nëse do të hipotezojmë ekzistencën e një planeti që “rastësisht” u ka shpëtuar vrojtimeve këmbëngulëse të astronomëve, mund të themi me siguri që nëse ky do të ishte në trajektore drejt Tokës, për ta goditur pas një vit e gjysmë, atëherë duhej të gjendej në një distancë të tillë nga Toka, për t’u parë edhe me sy të lirë, si një yll i ndritshëm.
Meqenëse në sistemin tonë diellor, nuk është zbuluar asnjë planet i ri, mund të përjashtojmë që në 2012-n, Toka mund të shkatërrohet nga përplasja me një planet të panjohur.
6. Sipas teorive aktuale shkencore, është e mundur që në të ardhmen të ndodhin ngjarje shkatërruese që do të vendosnin fundin e jetës në Tokë?
Prof. Burderi: Siç edhe thamë në fillim të intervistës sonë, Toka në të kaluarën ka qenë objekt i katastrofave të shpeshta, të cilat kanë shkaktuar zhdukjen e gati të gjithë specieve shtazore dhe bimore.
Astronomët gjykojnë që disa prej këtyre zhdukjeve masive, mund të jenë shkaktuar nga ndonjë fenomen astronomik. P.sh.: mendohet që zhdukja e dinozaurëve e ndodhur para rreth 50 milionë viteve është shkaktuar nga rënia mbi tokë e një asteroidi të madh, ose të ndonjë komete.
Pluhurat e përhapura në atmosferë për shkak të përplasjes, kanë qenë në gjendje të errësonin qiellin për muaj dhe mbase dhe për vite, duke sjellë kështu tharjen e bimëve e si pasojë edhe zhdukjen e dinozaurëve. Tani nuk mund të përjashtojmë që një ngjarje e tillë nuk mund të ndodhë në të ardhmen dhe për këtë arsye ekziston një rrjet teleskopësh që vëzhgojnë qiellin 24 orë në 24, në kërkim të asteroideve dhe kometave të reja.
Po të zbulohet në kohë një asteroid në trajektore drejt Tokës, mund të shmanget katastrofa, duke u përpjekur të devijohet orbita me shpërthime bërthamore në hapësirë, ose duke i shkatërruar para mbërritjes së tyre.
Një tjetër mundësi që nuk mund ta përjashtojmë, është që një yll me një masë 8 herë më të madhe se Dielli ynë, mundet në fazat finale të jetës së vet, të shpërthejë në afërsi të sistemit tonë diellor.
Këto shpërthime janë quajtur nga astronomët “Supernova” dhe yjet që e gjenerojnë, lëshojnë në hapësirë sasi të mëdha lënde dhe radiacioni elektromagnetik, duke lënë si një mbetje të tyre një yll neutronesh ose një “vrimë të zezë”. Nëse shpërthimi i një supernove do të ndodhte në rrezen e rreth 30 viteve dritë nga Toka, atëherë energjia e prodhuar do të ishte e tillë sa ta përgjysmonte shtresën e ozonit që na mbron nga rrezatimet, duke i ekspozuar qeniet e gjalla ndaj një fluksi vdekjeprurës rrezatimesh.
Por mund të rrimë të qetë, sepse për momentin, përllogaritjet se sa mund të ndodhë një ngjarje e tillë, edhe pse nuk janë shumë të sakta, vlerësojnë se një gjë e tillë mund të ndodhi në një interval të përfshirë midis 100 milionë dhe 10 miliardë vitesh.
Në dallim nga rastet e paraqitura, ka një ngjarje që astronomët e kanë parashikuar me një saktësi të lartë e që do të ndodhë pas 85 milionë vjetësh.
Për rastin në fjalë, një sistem i veçantë yjesh do të përcaktojnë një shpërthim që do të ketë pasoja të rënda mbi biosferën tokësore, duke ndryshuar ekuilibrin dhe duke shkaktuar zhdukjen pothuajse totale të formës së jetës në Tokë me pasoja të tmerrshme për fatin e njerëzimit.
Përgjegjës për këtë fenomen do të jetë një sistem binar ndërveprues, i përbërë nga dy yje neutronesh, që për shkak të tërheqjes së ndërsjellët gravitacionale rrotullohen rreth njëri-tjetrit, në një periudhë përreth dy orë.
Teoria e Relativitetit të Ajnshtajnit parashikon që kur objekte kaq të ngjeshura (pesha e një luge në një yll neutronesh është e barabartë me atë të 6 miliardë personave), rrotullohen në një distancë të vogël njëri nga tjetri, shpërndahet energji në formën e valëve gravitacionale, humbja e së cilës shkakton një afrim progresiv të dy objekteve, pra një përplasje.
Kur të ndodhë kjo përplasje, sasi të mëdha energjie do të çlirohen në një fraksion sekonde dhe për pak çaste Toka do të njohë një shkëlqim nga një mijë deri më dhjetëmijë herë më të lartë se ai i diellit, mbi të gjitha në formën e rrezeve X, rrezeve gama dhe pjesëzave me energji të lartë. Ky sistem do të nxjerrë pastaj një vetëtimë me dritë gama në gjendje të shkaktojë zhdukjen masive të specieve që popullojnë planetin tonë.
Vedat Shehu

Katastrofat (nga termetet, vullkanet, motit, goditjet meteorike) janë shfaqje me hop të dukurive që zhvillohen gradualisht sipas procesesh të natyrshme. Tërë historia e zhvillimit të Rruzullit tokësor e tregon këtë. Shuarjet e organizmave janë periodike gjatë gjithë historisë së evolucionit gjgant prej 542 vjetësh, por 11 janë të forta dhe vetëm 5 shumë të forta. Të gjitha janë të lidhura me procest gjeologjike dth me vetë zhvillimin e Tokës. Vërehet se poceset e brëndshme të Tokes si dhe ato të atmosferës ndikohen nga rrezatime apo edhe veprues të tjerë diellor apo galaktik. Unë kam konkluduar se gjatë orbites galaktike të Diellit që zgjat një vit galaktik apo 226 vjet tokësor, Toka kalon stinët galaktike, ku ndeshet me rrezatime me intensitet të ndryshëm që në mënyrë të ndryshme ndikojnë në aktivizimin e proceseve të tokës. Perderisa janë rezultat procesesh që studjohen dhe vrojtohen shkencërisht me metoda të avancuara dhe teknika e teknologji të sofistikuara , të gjitha ngjarjet katastrofike mund të parashikohen dhe të njoftohen nga qëndrat e posaçme prej të cilave vëzhgohen nen patronazhin e kokave më të ditura dhe më kopetente të globit. Katastrfa që gjoja e pret Tokën më 1912-ën është një përrallë që në forma të ndryshme, gjatë jetës, unë e kam dëgjuar shpesh, sikur e kanë parashikuar profetët apo sikur është shkruar në këtë apo libër të shenjtë. Dihet se ngjarjet si në diell edhe në tokë janë ciklike. Cikleve u përgjigjen edhe katastrofat. Njerëz tendencioz dinë t'i paraqesin si enigatike fenomenet e natyres. e dinë se do të përsëritet fenomeni apo ngjarja dhe sajojnë data disi të errëta dhe enigmatike. Edhe njeriu i thjeshtë, sidomos Shqiptar që është mësuar me shumë predikime të pa qena, e kupton logjikën shkencre dhe di ta veçojë pëerrallën e sajuar për efekt psikologjik, nga e vërteta e natyrshme. Edhe fati nuk vjen vet - thotë populli - do ta kërkossh. Pra do të përpiqesh të punosh dhe të jesh aktiv në jetë që të të ndihmoj fati. Lutu sa të duash që të bjer shi për të mbjellat. Duhet të bësh kanale e të sjellësh ujij që të rriten bimët e të prodhojnë.
Vedat Vedat Sheh (prof. Dr. Inxh.)


Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar që editohet nga njëfarë ekstremisti dhe terroristi antishqiptar nga Shkodra, m...