Agjencioni floripress.blogspot.com

2011/02/26

Nga Agim Bacelli:Poeti i dhimbjes, Ndue Hila

Lezha & Lezhianet)

Sa shumë kujtime, sa shumë mall dhe dashuri për qytetin tim të lashtë e të ri, Lezhën; Lissus.

(Lat: Lissus, Tyrkish: Lesh.) Emri i tij " Lisso" e "Lissuss" gjithnjë sipas studiuesve të fushës, është nje ngjyrim linguistik i emrit të vjetër ilir "Lisi". Pra, qyteti i Lezhës, edhe përpara kthimit në një koloni helene nga Dionisi i Sirakuzes, dëshmohet si vëndbanim ilir.
Ky qytet është mbi tre mijë vjeçar ku historia e plotë e tij është akoma e panjohur.
Nuk është hera e parë që shkruaj për Lezhën dhe njerzit e saj të cilët kanë një vënd të veçantë në shpirtin tim që s'mund të shlyehen kurrë.

Nga një vend parahistorik, i hapur më vonë për vetëmbrojtje, Akrolisi, i vendosur në majën e malit të Shelbumit, 408 m mbi nivelin e detit, (shek XI p.e.s.) u fortifikua e u bë qendër e rëndësishme paraurbane shumë afër bregdetit lindor të Adriatikut. Më vonë ilirët (shek V p.e.s.) zbritën për kushte më të mira jetese në kodrën e Lisit (ku sot është vendosur kalaja mesjetare - Mbi qytetin e vjetër Sher) dhe e bënë atë një qytet të mirëfilltë të zhvilluar ekonomikisht e të përmëndur për mbrojtje.
(Është zbuluar një tunel i nëndheshëm qe lidh qytetin përbri Drinit me Kalanë i cili është kaq i gjërë sa mund të kalojnë dy-tre kalorës përbri njëri tjetrit.) Qyteti i Lisit, i vendosur në anën perëndimore të faqes së kalasë e deri në bregun e lumit Drin, është themeluar në fundin e shekullit IV p.e.s. si qytet i mirëfilltë ilir (në kuvendin e dytë të studimeve ilire në vitin 1986 është quajtur qyteti më i madh i Ilirisë). Në periudha të ndryshme ka lulëzuar si qytet, por dhe është djegur, pushtuar e shkatërruar, por gjithnjë i ringritur në këmbë deri sa erdhi në ditët tona.

Ngjarja më e rëndësishme e këtij qyteti të lashtë e të ri është pa dyshim "Beslidhja e Lezhës."
Kombi shqiptar lindi nga kjo Beslidhje që u mbajt në 2 mars 1444 ku gjithë prijësit shqiptarë u mblodhën për të bërë beslidhjen pë të ruajtur lirinë dhe traditën e të parëve të tyre nga pushtuesi turk.
Pas termetit të 15 Prillit 1979 i gjithë qyteti u bë i ri, pa asnjë ndërtetesë të vjetër. Vetëm Kalaja, mbi kodrën e qytetit ngeli e vjetër!
Ky qytet është i rrethuar nga laguanat Kunë e Vain, plazhi i bukur i Shëngjinit dhe bukuritë malore të Velës.

Gjeja me e bukur ne Lezhe per mua jane lezhianet dhe poetet e Lezhes.
Qyteti i Poetëve
Në kohën që unë jetoja atje, pashë se Fishta i ndaluar ishte shumë i njohur nga intelektualët dhe sidomos poetët lezhianë të cilët ruanin me shumë dashuri në kujtesën e tyre vargje të tëra të këtij Homeri Shqiptar. Nuk e harroj pilotin Pjetër Biba që për ditë do të më mërte mënjanë e do të më citonte fshehur me qindra vargje të Fishtës!

Une pata fatin e mire të njihem në Lezhë me poetë të tillë si Ndoc Gjetja, Rudolf Marku, Agim Isaku, Preç Zogaj, etje. (Me Isakun dhe Dolfin (Markun) do kisha nje miqesi të ngushtë). Shkrimtarë e publicistë të njohur si, Tonin Çobani, Kujtim Dashi, Mark Simoni, etje.
Por sot unë dua të përmënd në veçanti të gjithë poetët lezhianë që formuan "Shkollën Poetike Lezhiane" e njohur në mbarë Shqipërinë si Frang Bardhi, Fishta, Marku, Isaku, Zogaj, Mark Simoni, Pirro Visari, Alban Bala, Shpresa Kapisyzi, Arben Prendi, Leke Gjoka, Gjeto Turmalaj dhe më në fund mikun tim

Poetin Ndue Hilla
i cili ka lindur në Raboshtë të Lezhës në vitin 1960. Ka punuar si ekonomist, llogaritar etj. në fshatin e tij dhe në Lezhë. Tre vjet ka punuar ne Bazën Ajrore të Gjadrit ku edhe ne jemi njohur e miqësuar.
Në Maj të vitit 1997 ai së bashku me familjen e tij emigruanë në SHBA dhe sot jeton e punon në Detroit të Michigan-it.
Të marrësh penën dhe të besh një portret të poetit lezhjan Ndue Hiles duhët vërtetë shumë kohë sepse puna e aktiviteti i tij është i shumëllojshem dhe i gjithanshëm, por le të japim një tabllo sa më të shkurtër të portretit të tij letrar.

Veprimtaria e tij letrare

Ndue Hila ka qënë një bashkepunetor që në fillim të krijimit te "Koha Jonë", gazetë e përditshme e KP të Lezhës e më pas pronë e gazetarit Nikoll Lesi. Me ardhjen e tij në SHBA, ai është aktivizuar gjërësisht në masmedian elektronike në internet, është bashkëpuntor i revistës "Jeta katolike" që del në New York, është gazetar i " Zëri i Shëna Ndout" që botohet në Kosovë etj.
Ndue Hila shkruan poezi, tregime, rromane, etj.
Deri me sot ai ka botuarë këto libra:

1- E gjeta ku ta shkruaj emrin tënd. Poezi
2- Meteor dhimbjesh. Poezi
3- kitaristi i kabaresë Tregime
4- Humbësi i emrit Roman
5- Vraje vetminë (në botim) Poezi
- Është antar i shoqatës shkrimtarëve shqiptaro-amerikanë.
- Antar i shoqatës ndërkombëtare të poetëve (International Society of Poets)
- Kandidat i PEN amerikan Center
- Antar i klubit të shkrimtarve "Drita" me qëndër në Greqi.
- Pjesemarres ne Antologjine "Zera te pa arritshem" me 195 poet nga e gjithe bota, botuar nga shoqata nderkombetare e poetve, (International Society of poets) ne muajn dhjetor 2006.

- Pjesmarres ne antologjine letrare "Gjuha e dashurise poetike" me poet shqiptarë ne emigracion, botuar ne Itali korrik 2006.
- Pjesmarres ne antoligjine "Bota S'ka Gjume", me poetë Shqiptarë në shtetin e Michigan-it
- Pjesmarrës në antologjinë " Perëndim i Malluar' me poetë shqiptarë në SHBA
- Për arritje të larta në poezi është nderuar më 23 korrik 2006 nga Shoqata Ndërkombëtare e poetëve, me Trofe (Kupë) dhe Medaljen e Bronxët.
- Është nderuar në muajn Nentor 2006 nga libraria ndërkombëtare e poetve ( Poetry.com dhe International Library of Poetry) me çmim special, në poezi.
- Një poezi e tij është në CD me 33 poetët nga e gjithë bota.
- Është nderuar me çmimin e tretë në poezi, në konkursin poetik "Kadmus" organizuar nga Klubi i Shkrimtarve "Drita" në Greqi, 2006.

Ndue Hila nuk e filloj krijimtarine e tij kur filloj jetën e veshitirë të emigrimit. Ai krijimtarine e ka filluar qe në moshën e tij rinorë
Mos botimi i ndonjë libri në kohën që ka qënë në Shqipëri, krahas ndonjë prablemi tjeter që tani dihët nga të gjithë, justifikohet me gjëndjen ekonomike, dhe mos përkrahjën nga drejtuesit e sistemit që poezitë etij tingllonin jo mirë vende- vende.. Kjo plage e gjithe kombit dhe në veçanti e disa krijuesve shqiptar.
Ndue Hila ka në dorë dhe së shpejti do ta çojë në botim monografine kushtuar heroit me të ri shqiptaro-amerikan, birit lezhjan Gentian Marku, vrarë në Irak me 25 nëntor, 2004 në përpjekje me terrorin Irakian.

Poet i Dhimbjes
Poezitë dhe shkrimet e Ndue Hilës rrjedhin nga brengat dhe brazdat e shpirtit sa të vuajtur aq dhe serioz e human në këtë botë ku dreqer e politikanë janë ulur bashkë, sidomos në Shqipëri...
Ah, kjo botë e lodhur deri në pafundësi
Qielli është i erret, pus i zi,
Lulja është mbytur në gjak
Në këtë botë ku politika
Është ulur këmbëkryq në një sofër
Me dreqërit prapë!
Edhe kur i këndon dashurisë, Ndue Hila të jep përshtypjen që dashuria në kohën e rinisë së tij është paguar shtrenjtë...Ndoshta!
Në bukurinë e saj rri i përkundur,
Si në të ëmblin gjumë..
Megjithëse pasionin e dua
Por shpirti më dhemb shumë...
Ndue Hila emigroi në Amerikë në një moshë të vështirë dhe nga një vënd që në rininë e tij të mësoje anglisht ishte tradhëti! Kështu që përsëri atij nuk ju ndanë vështirësitë dhe si pasojë edhe vuajtjet në "Tokën e Premtuar".
Pak fjalë në anglisht
i përdorja me zor,
qeshje me mua
Kur kërkoja në fjalor!

Ndue i këndon brengës, hallit, dhimbjes, vuajtjes,...të gjitha atyre anëve negative që e bëjnë jetën e njeriut tamam si një "Meteor Dhimbjesh" i cili humbet tamam si "Humbësi i Emrit" në kohën që "Kitaristi i Kabaresë" këndon këngën e pijanecit me zërin që i dridhet nga emocionet dhe "Shpirti që Vajton."
Në librat e tij Ndue Hila s'ka harruarë pa përmëndur asnje dhimbje që ka parë dhe ndjerë. Nuk ishte befasuese për mua kur pashë dhe një poezi për komisarin tim, pilotin Luto Sadiku që u dogj i gjallë para syve të mij! Prandaj them se atje ku është dhimbja jonë atje është dhe miku i mirë Ndue.

Ai në çdo libër na ka dhënë fuqishëm shkollën akademike të dhimbjes njerzore ku për provim të fundit, poeti dhe shkrimtari Ndue Hila, ka lënë vdekjen!
Ndue Hila, të lumtë!
Është krenari që një poet shqiptar dhe në veçanti, një poet lezhian nderohet me çmime të tilla që (me aq sa di unë) janë të parat e këtij lloj në Amerikë për shqiptaret.
Nga ne Shqiptaret duhet përdorur më tepër forca e fjalës për të thënë diçka mbi këta njerëz që po përfaqësojnë kombin tonë në arenën ndërkombëtare, duke rritur jo vetëm pristigjin e tyre personal por mbi të gjitha nderin tonë dhe të mbarë kombit shqiptar si komb me kulturë dhe i emacipuar.

I tille është edhe poeti Ndue Hila i cili po ngjit shkallët e tij poetike me një pjekuri dhe dinjitet edhe në vedin ku ai si fillim "bisedonte me fjalor në dorë."
Unë i uroj suksese dhe gjithmonë përparime në këtë rrugë sa të vështirë aq edhe të bukur, poetit Ndue Hila i cili i këndon sa vëndlindjes së tij edhe emigracionit nëpermjet vargut plot dhimbje e brengë dhe mjekon plagën e madhe të kombit shqiptar me një ngushëllim të pashoq.
Njëkohësisht si lezhian, ndihem krenar se Shkolla Poetike e Lezhës vazhdon të nxjerr përsëri talente të cilet po përfaqësojnë me dinjitet kudo ku ndodhen dhe po bëhen krenaria jonë.

Suksese Z. Ndue Hila në rrugën sa të vështirë por edhe të bukur të krijimtarisë letrare.
Ndue humanist dhe veprimtar shoqëror
Çdo shqiptar që ka ardhur vitët e fundit në shtetin e Michiganit (ku banon Ndue) po ta pyesesh për Ndue Hilën, është e pamundur që të mos e njohë sepse ai çdo njërit që e degjon se ka ardhur emigrant i ri, shkon pranë dhe perpiqet që me mundesit e tij ta ndihmojë të futet në jetën e vështirë të emigrantit me sa më pak probleme.
Motoja e tij është: “Vuajtjet e mija te fillimit dua të të mos i ketë asnjë shqiptar; të gjithë jemi vëllezër.”

Ai ka pritur dhe mbajtur në shtëpinë e tij shumë miq nga Lezha dhe nga vise të tjera të Shqipërisë për të cilët ka dhënë kontributin e tij për punë, strehim, shkollim dhe ç'fardolloj ndihme tjetër humane. Mua më kujtohet një rast kur Ndue mbajti në shtëpi një çift për tre muaj falas dhe kur ata dolën nga shtëpia e tij nuk i folën më me gojë! Ishte ajo kohë kur ne diskutonim për mosmirënjohjen që është shumë e rëndë ndër miq dhe unë atë kohë shkrojta një poezi, "Zogun që mbajta në shtëpi", e cila u prit shumë mirë në publik, e që ua pata kushtuar këtyre mosmirënjohësve.
Nuk dua të harroj punën e madhe që shoku im Ndue Hila pati bërë për ushtarin amerikan me origjinë nga Lezha, Gentian Marku, i cili u vra në Irak duke luftuar me terrorin e atjeshëm. Nën këmbënguljen e tij sot në Lezhë një rrugë mban emërin e Gentianit, po ashtu dhe shkolla në fshatin e tij të lindjes.

Jeta shumë e vështirë për një emigrant që emigron në moshë relativisht jo të re bën që tek ky emigrant të lindin strese të cilat për mendimin tim janë burimi i të gjitha të këqijave që na vijnë në jetë. Stres-emigrimi është si ai buldozier i fuqishëm që shkul një pemë nga një vënd ku ka jetur dhjetra vjet dhe kërkon ta mbjellë në një vënd tjetër ku, shpesh kjo pemë ka veshtirsitë e saja për të rizenë. Edhe Ndue Hilen, te cilin unë e mbaj mend të ri e të fuqishëm në Lezhë, ku atë freski dhe dinamizem, çuditërisht, ai e ruan edhe sot pas disa vitesh pune dhe stresi, si të gjithë ne emigrantët kudo që jemi shperndare per hallet e jetës.

Ndue Hila nuk është vetëm një shok e mik i mirë që duhet pasur zili, por ai është edhe një familjar shëmbullor. Fëmijët e tij janë nxënës shumë të mirë dhe të edukuar, kështu që një nga fëmijet e tij i është dekoruar me “Medaljen e Arit” nga vetë Presindenti i SHBA Xhorxh W. Bush.

- Këtë sakrificë që kam ardhur këtu e bëra për fëmijët e mij, - më thotë Ndue Hila shpesh, - dhe për këtë arratisje bëj fajtor politikën shqiptare e cila në vend që të punojë për një Shqipëri të begatë punon për begatinë e politikanëve hajdutë që kanë për piksynim vetëm fitimin dhe paratë!
- Kjo politikë deri diku e mbrasht ka berë që trurin dhe zemren e atdheut tone të dashur të shfrytëzojnë shtetet e ndryshmë të botës dhe shteti ynë drejtohet nga makina e vjeter tani e dalur boje.

Megjith këto vështirsi lodhje dhe stresi Ndue Hilen nuk e kanë penguar që ai të gjejë kohë dhe të shkruajë me ndjenjat e zemrës për vendlindjen, hallat, brengat, dashurinë jetën e progresin në vendin tonë. Le ti sjellim disa vargje nga poezitë e tij pë të illustruar më mirë këtë mendim.
Me merr malli me e përkëdhelë
Atë tokë që ka ngel djerrë e shkreta
Që shiu dhe vesa bukur e kanë lagështitë
Se po të punohej me duart të hekurta
Njomishtë të reja kishtë me çilë.
..................................................
Për të realizuar këtë do duhën:
Shkencëtarë,
Arkitektë,
Astronomë,
Njerëz.
E di se për çdo gje duhet punë, për vite e vitë
Ku çdo njëri pa frikë duhët të jetë,
Pjese e asaj që gjithmonë quhët.
Ripërtëritje.
Ndue Hila ka shumë antipati për politikën e majtë dhe të djathtë shqiptare dhe shumë vrejtje për elektoratin e tyre që nuk dinë tu thonë ndal liderëve të korruptuarë por u bejnë llozhë duke munduar ti nxjerrin sytë njeri-tjetrin dhe pushtetarët me të marrë pushtetin harrojnë atë çfar kanë premtuar!

Në vënd të epilog-ut
Nje dite me shi kur unë ndihesha shumë i vetmuar, i mbërthyer nga rebeshi në një nga McDonald-et e shumta të Manhattan-it, po mendoja i trishtuar pse nuk isha në vëndin tim? Atje edhe shiu është më ndryshe pasi e zbutin zërat e gëzuarë të atyre që hanë e pinë pa e vrarë shumë mëndjen për të nesërmen. Shqiptarët janë shumë miqësorë dhe shumë funny (të gëzuar) me gjithë fukarallëkun e tyre. Këtu stë flet kush, stë begenis siç i themi ne korçarët. Këtu s'bën dot asnjë mik e shok, ndoshta vetëm për pak çaste!

Po mendoja këto gjëra kur një dorë e lagur më fërkoi kokën ashtu siç dinë të bëjnë vetëm shqiptarët. Kthej kryet dhe ç'të shoh! Miku dhe shoku im lezhian, Ndue Hila po më prishi trishtimin dhe vetminë!
Thank God!
Nga Agim Bacelli
http://www.gazetakritika.net/
Ndue Hila


Malli për nënën.
U rrita kudo me hallet e jetës
E lotët si shiu më bien në faqe
Dua që çdo sekond të dëgjoj zërin e saj
Por edhe ashtu prap nuk kënaqem.
Si nuk munda vargjet t’i mbaroj
As lotët që bien në faqe e mjekër
Nuk po mundem mallin ta kaloj
Asgje në botë më të dashur nuk paska tjetër
Marr të flas me të, por nuk mundem
Marr ti shkruaj por jo.
Sa shumë unë për të po vuaj,
Siç vuan për mua dhe ajo.
Dramcat e bukes
Para kohe nga sofra ngrihesha,
kafshatën e fundit s’e mbaroja,
dramcat i lëshoja mbi çardak.
Nëna ashpër më qortonte:
-Kush nuk mbledh dramcat e bukës
dhe le kafshatën e fundit,
dreqi i ka zënë vend në bark.
Nuk e kundërshtoja, por sillesha vërdallë.
Nëna përsëri më thoshte:-Dramcat
Mblidhën, puthën e vihen në ballë.
Tani që jam vetë prind,
këtë qortim fëmijëve ua hedh.
Ata më përgjigjen duke buzëqeshur:
-Dramcat e bukës në Amerikë,
kush i mbledh?

Jam biri juaj!
Rrugicave të fshatit sërish unë dola,
prapë si dikur gjithë gropa dhe ujë.
Jeta si në legjendë vitet m’i vodhi,
O njerëz të mirë, unë jam biri juaj.
Kolovitem ngadalë me dregëza në shpinë,
koha asnjëherë nuk i shëroi.
Me moshatarët përqafohem,
Me të vjetrit këmbëkryq rri,
Kundërshtarve të dikurshëm
Buzëqeshje u dhuroj.
Ngrihem ngadalë, i lodhur, i menduar,
Buzëqeshjen e tyre mbi supe ngarkoj.
Je biri ynë -më thonë të gëzuar,
unë atë fjalë zemre
kurrë s’e tradhëtoj.
Ndue Hila ka lindur në fshatin Rraboshtë-Lezhë, më 28 tetor te vitit 1960. Hobi i tij është letërsia dhe drejtësia.
Eshte gazetar ne disa organe shtypi si ne Shqiperi dhe ne diaspore. .
Jeton se bashku me familjen ne Michigan, Amerike.
Ka botuar këto libra:
“E gjeta ku ta shkruaj emrin tënd”. Poezi
“Meteor dhembjesh”. Poezi
“Vraje vetminë” Poezi
"Shungullimat e heshtjes" Poezi
“Kitaristi i kabarese” Tregime.
“Humbësi i emrit” Roman.
“Heroi i dy Kontinenteve” Monografi
Disa nga poezite e tija jane perkthyer dhe botuar ne Italisht, Anglisht, Rumanisht.

Syte e tu
Më kujtohen ata sytë e tu,
ajo puthje e ndarjes në agim,
dita si endërr e bukur m’u shua,
mbet si dhimbje në shpirtin tim.
Për shumë vite u harruam
në këtë dhe të huaj, të larë me lotë.
Disa hërë u lodha t’i kujtoj sytë e shkruar,
nga malli nuk i kujtova dot.
Mos ishin sytë e tu si ngjyra ylberi,
si tallaz deti apo era në vjeshtë,
mos kishin ndriçimin e diellit,
apo bardhësinë e borës në bjeshkë?
Edhe sot kur i kujtoj kam mallëngjim,
shkëlqimi i tyre përherë më djeg si zjarr.
Shumë vite humba në këtë dhe të huaj,
sytë e tu i dashuroj prap si i marrë.

Me puthje me mbulo

Shiun ma prite me bluzën tënde të bardhë
e për vete nuk mendove se u bëre qullë.
Pisha shtatlartë i shihte puthjet tona…
Të dua, më pëshpërisje në vesh me zë të ulët.
Më beso më thoje, të dua si e marrë.
Buzët m’i rrëmbeje me afshin tënd të tërbuar,
kujtoja se dielli i pashpirt ishtë zhytur në to.
Ta kafshoj pak cepin e tyre?- belbëzojë lehtë,
pastaj ti me puthje më mbulo.
Hesht
Mos mendo se do më çmendësh,
nga imazhi im të dalësh e larë,
në fytyrën tënde dimri ka fjetur gjumë,
hesht në damarët e trupit tim.
Ka kohë që gjaku i freskët është tharë.
Hesht, dhe udhën e nisur mos e ndalo
në natën e terratisur, mos rrëzo meteor.
Ma mbyll gojën që të ma mbaj gulçimin,
ajrin e mushkërive robtuar ta kem në krahëror.
Gjysmake ma le ëndrren sonte,
shpirtin ma lodhi ankthi e mendimi.
Brengën do e mbylli në vetvete,
që nesër të shtriqet në kopshtin e harrimit.

Tregim e një dashurie..



Kurrë nuk do ta kisha besuar se sinqeriteti do të mund te keqperdorej sepse une e çmoja aq shum kete veti.Por burri im te kaluaren per te cilen e kisha treguar vet e perdori kunder meje ateher kur ai donte te mbante lidhjen e tij me nje grua tjeter
E kam pesuar keq , e tash pres te lind Femijen e tij qe do te rritet pa baba..!
Ia pash sherrin sinqeritetit tim.Prinderit ishin under marteses time me at djale, por un arrita t'i binde se ishte djal shum i mire dhe se un e doja shum .Ata nuk ma prishen dhe pse ishin shum te paknaqur me zgjidhjen time.Per nje koh shum te shkurtet u fejuam dhe me nje dasme te vogel edhe u martuam.Gjithcka po shkonte mire me martesen tone Ishim te lumtur .E donim njeri-tjeterin.Kurr nuk e kisha menduar se do ta pesoja aq keq nga sinqeriteti im.Kur filluam te kalonim i pata tregua se un me pare kisha nje te dashur qe e doja shum por qe nuk kisha pasur fatin te isha me te Me gjith ate koh tha se nuk me pengojn as gje e kaluara ime.
Me tha se me renderi ishte se me dashuronte. Ne fakt keshtu eshte dhe un besova..se kishte gjetur njeriun qe e deshiroja.Jetonim te ndare nga Familja e tij ne Prishtin dhe benim nje jete te qet pa problemet.Dalngadal Filuan te perhapeshin fjale se ai ishte ne lidhje me nje grua tjeter. Si fillim nuk i thash asgje , sepse mendova se ishin vetem fjal , siç behen gati per te gjith njerzit. Mendova se nje do te shuheshin. sepse thone se fjalet e paverteta fliten vetem tri dite. Kaluan disa muaj dhe me nuk i duroja njerzit te me flisnin se si e shihenin burrin tim me nje grua tjeter biondin. I thash atij ,por mohoi duke thene se asgje nuk kishte te vertet ketu.
E Kishte tjeteren e mua me permendte te kaluaren time.

Me qetesuan fjalet e tij por dicka nuk me linte te bindesha se ai ishte treguar i sinqert me mua . Fillova te dal me shpesh dhe te endem rrugve te qytetit se mos e takoja diku ashtu edhe ndodhi nje dite vendosem te pinim nga nje kafe me shoqen time ne terracen e hotelit ''GRAND''.Gati sa nuk me ra pika kur e pashe at ulur ne nje tavolin bashk me at vajzen qe dukej krejt si ma kishte pershkruar . Ai na pa por beri sikur nuk shihte ndejten edhe pese minuta dhe iken sikur nuk na kishin par fare.Ne mbremje i thash se un nuk po haja bar dhe se kisha kuptuar te teren.Ai si fillim u mundua te me bindte se nuk ishte ashtu por dalngadal situata e keqsuar dhe ai pastaj filloi te me thoshte lloj-lloj fjalesh.''Desisa un jam martua me nje qe ka nderruar shum shtreter , tash une dua te kaloj me shum te tjera.
Qe ta dish nuk e kam vetem at qe e ke pare kam edhe te tjera'' me tha . Me erdhi shpirti te hundet.Un kisha pasur nje te dashur. por jo siq thoshte ai shum. Me erdhi te plas nga inati. I thash se ai mund te shkonte me te tjera por une do te ndahesha nga ai.Ai u turbua dhe ate dite me rrahu aq keq saqe tri dite nuk munda te levizja. Pastaj prap u mundova te shtirresha se nuk ka ndodhur as gje.por ai filloi te dal neper qytet dore per dore me at tjetern.Nuk diaj cfare te beja ishte teper e rend per mua te vahdoj jeten , sikur nuk po ndodh asgje . Ndodhte dicka qe mua me duket shum serioze prandaj nuk mund ta kaloja.
Tani jetoj te prinderit e femija rritet ne barkun tim.

Prinderve nuk guxoja tú tregoja se per ate qe po ndodhte me jeten time , sepse kisha frike se nuk do te me perkrahnin dhe do te me thoshin se kjo kishte qen zgjedhja ime. Me dukej se do te plasja nga merzia. Kulmi i tere kesaj ishte fakti se une tashme kisha ngelur shtatzanë. Kur u kontrollova te gjinekologu dhe ma kumtoi kete lajm. qava tere diten ne vend qe te gezohesha . I tregova per kete burrin tim.Ai thoshte ''Ndoshta ky femij nuk eshte i imi sepse ti je mesuar me shum djem'' me tha. Kete nuk e durova dot . Me tengjeren e kisha ne dor sepse po beja darken iu hodha i rash disa heere dhe ia theva krahun.Ai u terbua por nga dhembja nuk mundi kesaj radhe te me rrahte. Iku per te mjeku nga dhimbja ndersa un bera gati rrobat e mia dhe shkova ne shtepin time.U tregova prinderve per te tere ate e po ndodhte me jeten time. Ata me thane qe te mos kthehesha me tek ai. Kisha edhe nje dileme te abortoja apo te lindja femijen tim.
E zgjodha te dyten Do te lindja femijen. tim . sepse ai nuk me kishte faj qe un kisha zgjedhur nje burrte lig dhe nje baba te gabuzr per te . Tash po e shikoj barkun si me rritet ndersa ai nuk me ka kerkuar me kurr e as qe eshte interesuar per femijen e tij qe un e mbaj ne bark Shum shpesh vuaj shum por qetsohem kur kujtoj se lidhja ime do te perfundonte nje dite me heret a vone. Shpresoj te gjej ndojnje pun pasi te lindi femijen dhe ta rris vetem ashtu siq eshte me se miri. Per burrin tim thone se tani ai jeton ne banesen tonde me at tjeteren . Do te porosisja te gjitha vajzat qe kurr te mos tregohen krejt te sinqerta sepse burrat nuk harrojn kurr dhe kete e perdorin kur ka nevoj..!

Hiret e lavires


Nga: Ervin Qafmolla

Gerta, studentja prostitutë rrëfehet për MAPO: “Italianët janë më perversët dhe më parellinjtë”

Nuk është aspak siç e prisja. Zhgënjimi në vetvete e në çdo rast, është një element që e shndërron pasigurinë në ankth, dhe unë isha sakaq i pasigurtë, para se ajo të vinte. Tani ajo qëndron përballë meje dhe më sheh qetësisht në sy, si të ma lexonte skuqjen e fshehur përposh cipës së zbehtë të lëkurës. Ndihem disi idiot. Kemi veç pak sekonda që qëndrojmë kështu, duke lexuar sytë e njëri-tjetrit, tek mundohem të zbus panikun brenda meje...

***
Ajo erdhi në 10 fiks. Orari më i papërshtashëm për të lënë takim me një prostitutë. E veshur gati si punonjëse zyre përshkoi lokalin me një hap të lehtë, por të vendosur. Asnjë tik tekanjoz në lëvizje, as kërcitje takash – veç vithet i regëtinin në një vallëzim, njëherësh elegant dhe diskret. Ajo ishte dhe ndihej... e vëzhguar, shtatlartë mbi burrat e kruspullosur karrigeve. Flokët e gjatë ngjyrë gështenjë i vareshin lëshuar supeve, shikimi pyetës, teksa ia jepte sytë çdo mashkulli të vetmuar nëpër tavolina, para se të takonte shikimin tim. Një nënqeshje iu shqua që nga larg, tek lëvizi drejt meje. Cepi i përthyer me kujdes buzëve dhe sytë e errët të ulur përdhe, ishin krejt mimika që të bënte të dyshoje se diç komike apo cinike i përshkonte trurin tek afrohej. “Ti je...”, pyeti qetësisht, por pa pikëpyetje në fund. Tunda kokën, u ngrita dhe shtrënguam duart. Një shtrëngim i plotë, aspak delikat.

***
Jemi vetëm ne, të ulur përballë. Duhet të jetë rreth të njëzëetepestave. Është e bukur, shumë e bukur. Pret t’i bëj të njëjtat pyetje që i bëjnë klientët, kur pas orgazmave, të squllur si butakë i zgërlaqen në shtrat para syve. Ndaj dhe përgjigjet që pres duhet të jenë mekanike. E pyes për emrin. “Gerta, - thotë tek ndez një Marlboro; – nuk është se ka shumë rëndësi nëse është emri i vërtetë apo jo”, thotë në një gjuhë krejt letrare. Banaliteti qëndron në kontekst. Unë ngre supet. Porosit një kafe dhe falënderon kamarierin, i cili ka një lloj mirësjellje të përzier me kapadaillëk kur u drejtohet klientëve. Ajo e ndjek vëngër me vështrim tek ai largohet. Jemi ulur në “Grand Kaffe de Paris”. Lokali është relativisht i qetë dhe njerëzit flasin gjithashtu qetësisht. Muzika, aq e lartë sa për të kamufluar bisedën tonë.

- Sa kohë ke që e bën këtë punë?
- “Punë?! Ha ha! Kam ca...”
Më studion përmes tymit të cigares, duke mbajtur mes dhëmbëve majën e gishtit të madh. Thonjtë i ka veç pak të gjatë, pa manikyr. Kamarieri sjell kafen. Gjendem i gjithi brenda syve të saj të mëdhenj. Truku në fytyrë është thuajse i padukshëm, veç pak rimel dhe një buzëkuq i lehtë - më tepër i kafenjtë se i kuq. “Në fakt, punë është, pavarësisht si e quan”, thotë papritur.
Përzgjedhja e fjalëve dhe përdorimi i saktë i “ë”-ve nuk arrijnë t’ia fshehin plotësisht dialektin verior. “Jam nga Tropoja”, thotë, duke m’u zgërdhirë me pyetjen, e unë nuk di, nëse tallet apo thotë të vërtetën. Duket që situata e zbavit disi. Shkund cigaren dhe fillon të flasë shtruar. “Punoj veç me një njeri në natë dhe jetoj me dy vajza të tjera. Ato nuk punojnë... Kur shkoj, rri gjithë natën. Nata është te 100 dollarët. Kur kërkojnë gjëra të tjera shkon 150, me raste 200. Nuk i mbaj të gjitha vetë; i ndaj me një person tjetër”. Po flet për protektorin e saj, të cilin ajo preferon ta quajë “menaxheri”. Me sa duket, ai e trajton mirë. Tregon se është shumë e rrezikshme të punosh vetëm, pa mbrojtjen e askujt. “Nganjëherë njerëzit janë kafshë. E ngatërrojnë seksin me gjëra të tjera. Kurse unë përgjigjem vetëm për atë punë. Thashë punë apo jo?” Qesh me zë të lartë. I pëlqen të luajë me fjalët e veta dhe të analizojë të miat. Vihem në siklet.

Duhet t’i bëj pyetjen që ajo me siguri e pret: “Po pse e bën?” Qesh sërish, kësaj radhe më shumë me hundë se me kraharor. Pastaj bëhet menjëherë serioze. “Po ti pse e bën atë që bën?” Vetullat i harkohen për poshtë, duke formuar një rrudhë të vogël e të thellë mes syve. Kemi të njëjtin tip rrudhe në të njëjtin vend. I them se e bëj ngaqë më paguajnë dhe ngaqë më pëlqen ajo që bëj. “Mua nuk më pëlqen. E bëj ngaqë më paguajnë”, thotë pa m’i ndarë sytë. “A të ndodh ty në punën tënde që të bësh gjëra që nuk do t’i bësh, por detyrohesh thjesht ngaqë paguhesh?”, vijon, kësaj radhe pa më parë në sy. “Po, por është çështje rrethanash”. Pohimi im përgjysmë nuk i pëlqen: “Jo. S’ka rrethana. Ti zgjedh - unë zgjedh!”. Nuk mundem ta kundërshtoj. Ajo buzëqesh duke ulur sytë dhe tund kokën majtas-djathtas. “Jam prostitutë, jo kurvë”, thotë papritur duke fikur ashpër cigaren. “Kurvat janë tjetër muhabet, janë një lloj kafshe. Unë jam njeri”. Më pyet nëse kam të dashur. Mimika ime e çuditur nuk e kënaq si përgjigje. “Nuk po të pyes nëse bën seks. Të kesh të dashur është një gjë tjetër... është edhe fat”.

Jemi në cigaren e dytë. Fjalët e saj më mbërrijnë përmes një perdeje tymi. Muzika në sfond është orientale. Tani më duket shumë larg. Bën muhabet për meshkuj e femra. Bisedë sociale. E pyes për klientelën. “Nuk janë ordinerë. Shumica shqiptarë, por ka edhe të huaj. Nga të huajt, më shumë ka italianë. Ata janë edhe më perversët. Rrallë qëllon që të paguajnë çmimin normal. Kërkojnë gjëra për të cilat nevojiten më shumë para. Nganjëherë, ato që kërkojnë, unë nuk i bëj.
Do t’i dish? I sigurt që do t’i dish?”, pyet duke i lëshuar bashkëtingëlloret butësisht mes dhëmbëve. Tregon shkurt dhe shpejt. Më shikon për pak çaste në sy. “Nuk janë muhabete për t’u treguar në fakt”, thotë duke parë përqark. Më buzëqesh sërish, kësaj radhe më ëmbël. Nuk flet më. Nga fundi i lokalit, dy gra rreth të pesëdhjetave na shohin me dashamirësi, duke biseduar me njëra-tjetrën. Ndoshta u ngjajmë si çift. Në fakt, sipas ndonjë stereotipi romanesh – unë gazetar dhe ajo prostitutë – do të ishim çift ideal. Por, të kundruar nga jashtë, unë nuk ngjaj si gazetar dhe ajo, aspak si prostitutë.
Ervin Qafmolla

Udhëtim në Deçan ..(video)


   Font size: Decrease font Enlarge font
Udhëtim në Deçan ..(video)




Jemi në pjesën më perëndimore të Kosovës, buzë Alpeve që ngrihen mbi lumin e Lumëbardhit, në luftë e paqe njihet me emrin Deçan.


24 shkurti e gjen qytetin të mbuluar nga dëbora, rituali i natyrës nuk harron për një qytezë të tillë që shtrihet 700 metra mbi nivelin e detit. Përshëndetjen e parë përgjatë rrugëve të tij ta japin memorialet e Luan Haradinajt, Sali Cekajt apo Mentor Tolajt.

"Nuk ka aq sa duhet lapidarë, duhet të kishte më shumë. Ata që përjetohen në to janë gurë themeli dhe arkitetët e pavarësisë së Kosovës", shprehet Ali Geci.





**************
  Gazeta C 

Robert de Niro deklaron: Jam shqiptare!



Kemi dëgjuar për mjaft personazhe të famshëm për të cilët spekulohet se kanë në venat e tyre gjak shqiptar (si psh., për aktoren hollivudiane Sandra Bullock, lajm ende i pakonfirmuar nga ajo vetë), por që kjo të ndodhte për të famshmin Robert de Niro, nuk na kishte shkuar mendja. Në fakt, pikërisht në natën e parafundit të festivalit të 61-të italian të këngës, Sanremo, i ftuari special, Robert de Niro, e pohoi me gojën e tij origjinën e përzier që ka.

 Ndërsa bukuroshja Elisabetta Canalis me zor arrinte t’i përkthente pyetjet e moderatorit Gianni Morandi, Niro tha se prejardhja e tij është nga Siçilia, Italia dhe Shqipëria. Po po, nga Shqipëria! Kaq ka mjaftuar që në të gjitha faqet shqiptare on line dhe sidomos facebook, ky të ishte lajmi i ditës. Siç u komentua, përveç faktit që Robert de Niro na nderon me këtë që sapo ka rrëfyer, intervista që iu realizua atij në Itali, si një nga aktorët më të famshëm të Hollywood-it, me një karrierë që çdo aktor do ta kishte zili; linte mjaft për të dëshiruar, dhe kjo jo për faj të tij, po për cilësisë së dobët të pyetjeve dhe mandej për përkthimin akoma më të dobët nga italishtja në anglisht të Elisabetta Canalis, e cila jeton në SHBA. Robert de Niro u paraqit fillimisht në Sanremo me divën e kinematografisë italiane, Monica Belluci, e cila si gjithmonë, shkëlqente. Të dy kanë luajtur së bashku në një film që do të shfaqet së shpejti. Sa i takon origjinës shqiptare të Robert de Niros, ne do të përpiqemi të zbulojmë në vijim diçka më shumë nga rrënjët e tij.

Kurse ne wikipedia qe dy dite eshte ky ndryshim ne biografine e tij:

Robert De Niro was born in New York City, the son of Virginia Admiral, a painter, and Robert De Niro, Sr., an abstract expressionist painter and sculptor.[1] De Niro's father was of Italian-Albanian and Irish descent, and his mother was of English, German, French, and Dutch ancestry.[2][3] His Italian great-grandparents, Giovanni Di Niro (the original surname was Di Niro and not De Niro) and Angelina Gashi, emigrated from Kruje, central Albania.,[4] and his paternal grandmother, Helen O'Reilly, was the granddaughter of Edward O'Reilly, an immigrant from Ireland.[5]

Nuk e di se pse ka pritur kaq gjate ky artist te tregoje ne lidhje me prejardhjen e vet, zakonisht artistet dhe figurat tjera te rendesishme ne SHBA kane deshire te permendin prejardhjet e tyre dhe sa me "ekzotike" te jene ato, aq me mire per karrierien e tyre! Zakonisht kam hasur ne citimet ku ata permendin se kane gjak te popullatave indiane vendase ne SHBA sa per t'u dukur me "interesante"! Tashme qe De Niro eshte person i famshem qe shume vjet, them se kjo te mos kete qene motivi i tij per te zbuluar prejardhjen shqiptare.

Por ne anen tjeter, ishte po ky De Niro qe ishte i ftuar personal ne lozhen familjare te tenistit serb Xhokoviq gjate turneut USA Open 2007. http://www.observer.com/2007/novak-djokovic-celebrity
Ky tenist ka prejardhje nga Zvecani (lokalitet i ngjitur me Mitrovicen) dhe eshte i shquar per pikepamjet anti-shqiptare!!

Pra, De Niro duhet te jete me i kujdesshem ne kete drejtim, nuk kerkojme nga ai qe te jete identifikohet gjithandej si shqiptar, por te pakten mos t'i nderoje aq shume personat qe jane me mish e


Aktori italian Robert De Niro ,në Sanremo ,shprehet se per te eshte shume e 

rendesishme qe femijet e tij te dijne se kane  gjak shqiptar dhe italian









Në festivalin e sivjetshëm italian të Sanremos, i ftuar special ishte aktori 
i madh amerikan Robert De Niro, i cili u intervistua gjatë nga prezantuesit 
e Sanremos. Teksa flet për origjinën e tij thotë se është me prejardhje të
 përzier, një pjesë siçiliane, një pjesë shqiptare etj. 



Aktori i fashem shprehet se per te eshte shume e rendesishme qe femijet e tij te dijne se kane
 gjak shqiptar dhe italian, ndersa prezantuesja e festivalit nuk e permend aspak fjalen Shqiperi. 



HermesNews - ©2011



Përgatiti:Flori Bruqi













Flet shkrimtarja dhe gazetarja e parë femër që krijuan RD-në Vera Isaku


'Gjatë gjithë kohës mbaja një biçak me vete. Kur shkonim rrugës na thoshin do ju varim në litar. Njerëzit rrinin në radhë për qumësht por blinin gazetën. Tirazhi I asaj kohe arriti 800 mijë. Dita më e vështirë kur u hodh busti I Enverit'


nga Albert Zholi

Është një ndjesi e veçantë kur fërkimet kohore puqen me dëshirat dhe kënaqësitë vetjake. Fillimet e gazetarisë së lirë shqiptarëve që përkuan këtë vit me 20 vjetorin e gazetës Rilindja Demokratike, nuk mund të kalojë në heshtje pa përmendur gazetaren e parë znj Vera Isaku ne ekipin e fillimtarëve të RD, gazetë drejtuar nga Frok Çupi.

Ajo është një nga gratë intelektuale që krijoi personalitetin e saj si gazetare, krijuese në periudhën më të vështirë të historisë shqiptare. Zonja Vera ishte femra e parë shqiptarë që mori pjesë në një gazetë të tillë opozitare , në një gazetë të parë të fjalës së lirë shqiptare mbas përmbysjes së komunizmit. Kjo ishte një ndërmarrje tepër e vështirë që mund ta bëjnë inteletuale të tilla si Vera Isaku që dalin mbi vetveten dhe që me plot gojën mund të emërtohen intelektuale të formuara.

Nuk e mori rrëmuja për tu fshehur por e përgjegjëshme për atë që po ndodhte hyri duke rrezikuar. Një grua që nuk hyri spontanisht në këtë ngjarje, por e përgjegjëshme duke qenë edhe nënë.duke rrezsikuar shumë të tjera.n Hyri në këtë rrezik, gdhiu ditët dhe I ndryshoi ngjyrën ditëve dhe të netëve të saj me një ritëm krejt tjetër me krijimin e një gazette që u prit aq rrjedhshëm nga shqiptarët.

Në fillimet e janarit të vitit 1991 ju ishit në ato fillimtarë që realizuat atë ngjarje shumnë të rëndësishme siç ishte çelja e gazetës Rilindja Demokratiike në ekip me Frok Çupin.

Diçka për ato ditë të vështira për shtypin e lirë shqiptar?

Kam kaluar 20 vjet që atëherë dhe falënderoj Radio Tiranën që u kujtua për këtë ditë. Dhe sot kur e mendoj them se kam pasur shumë guxim dhe kam dalë edhe me emër të përveçëm në gazetë. Mendoj se kanë qenë dhe rrethanat e atilla.E kujtoj so një kohë shumë impernjative, me shumë punë, me shumë frikë, ku punonim 14 orë në ditë. E kujtoj si një nga gjërat më të mira që kam bërë në jetë.Që kam guxuar për të folur, sepse ishte e vështirë. Unë mendoj se kishin sadisfaksione të mëdha kur ktheheshim nga shtypshkronja nga ora 2 e natës ku kushtet ishin të vështira.Ishte edhe dimër. Tirana në dimrin e 90 ka qenë një tmerr. Sadisfaksioni ishte se njerëzit edhe pse nuk mund ti afroheshin RD-së, kur ne ktheheshim nga shtypshkronja ata mbanin radhë të gjata përpara dyqaneve të bylmetit. Por kjo radhë ishte ndryshe. Ishte nëj radhë për lirinë. Në fakt ata mbanion radhë për të blerë gazeta. Ose më mirë të themi për të blerë gazetën Rilindja Demokratike. 

Pra egzistonte ende frika për tu afruar në redaksi?

Sigurisht. Regjimi ishte në grahmat e fundit dhe sigurimi famëkeq ende vepronte. Në ditët e para të daljes së RD, njerëzit kishin dëshirë, por edeh trembeshin ti afroheshin redaksisë. Ata ende ishin shumë të frikësuar. Por çudia më e madhe ishte se këta njerëz e blinin maksimalisht gazetën.

Çfarë kujtoni nga shitja e gazetave?

Ajo shitej thuajse e gjithë. Ne nuk gjenim gazeta që të shikonim as shkrimet tona. Pra nuk gjeje asnjë gazetë. Ishte një kënaqësi e madhe se se për herë të parë ne arritëm një tirazh në 800 mijë kopjesh. E kuptoni? E pabesueshme?! Tirazhi i gazetës ishte një kënaqësi pas një sakrificë shumë të madhe, por dikush duhej ta bënte dhe.unë them se isha me shans që isha një ndër ata . 

A përbën një rekord ky tirazh?

As që diskutohet. Ndoshta një tirazh që krahasohet me gazetat më të fuqishme në botë. Ky tirazh nuk do të jetë më, as me të gjitha gazetat ditore të marra së bashku. Për mua ishte një rrezik por edhe një shans.

- Shansi juaj nuik ishte rastësi. Ishe fillimtaraja e një gazete që po formulonte në kapërcyll të ndryshimeve demokratike, lirinë e mendimit dhe më pas të veprimit. Liria fillon tek fjala. Pra të ishte një liri e mendimit pastaj e fjalaës.

Kënaqësi është që të isha modeste, porn ë fakt kjo ndërmarje, nismë nuk ishte rastësitë. Unë kam qenë gjithmonë kundër atijë regjimi. Jam kundër çdo lloj diktature.Respektoj çdo njeri që lufton diktaturën.Dhe isha kundër diktaturës dhe doja të ndryshoja jetët tona dhe sidomos të fëmijëve tanë.. Sot jam e kënaqur edhe pse demokracia ka shumë probleme, por unë mendoj se është e mirë për të gjithë. Edhe për ato të bllokut është mirë sot. Edhe ata kanë lirinë e tyre dhe ndoshta jetojnë dhe lëvizin lirshëm kudo.

Thuhet se në atë periudhë ju kalonit edhe në vështirësi të jashtëzakonëshme. Po ti mendosh sot, askush nuk do të guonte ti bënte. Por edhe në atë kohë shumë pak ishin ata që guxuan.Aq më tepër ju që ishit një grua, një nënë .

Nuk ishte e lehtë dhe Nga gjithë kjo histori edhe vetë nuk e mendoj se si kam guxuar. E quaj privacionin më të madh që unë largova fëmijët tek prindërit e mi.Ata e vuanin shumë atë periudhë pasi fëmijët e tjerë u flisnin keq (fëmijët e demokratëve) I pështynin në rrugë, mësuesit i kërcënonin pasi thonin se janë fëmijët e demokratëve se ne ishim të dy bashkë me burrim demokratë. Kjo ishte pjesa më e dhimbëshme e imja. Nga ana tjetër neve na kërcënonin dhe na thonin se do t?ju vemë litarin. Do tju varim. Këto ndodhnin kur ecnim rrugëve të Tiranës. Dhe ëm e çuditëshmja këto fjalë na I thonin disa intelektualë apo njerëz që sot janë bërë demokratë..Ishte atmosfera që dikush duhet ta bënte.Kjo ishte e gjitha si një magji. Por dua të bëj një thirrje: Asnjëherë njerëzit nuk duhet të kërcënojnë fëmijët. 


Me gjithë këto vështirësi a mund të na kujtioni diçka pikantë ku ju e përkujtoni me shumë dhimbje?

Kujtoj që isha duke kaluar në rrugë me Frok Çupin pasi ishim miq dhe bashkpuntorë. Shumë njerëz zor ta kuptonin miqësinë, sepse ishin shumë fanatikë. Disa na thoshin se t'ju varim për gjuhe të dyve në mes të Tiranës Doni të na sillni borgjezinë, shfrytëzimin, degjenerimin.

Tjetër moment?

Ajo që kujtoj ishte dhe rënia e bustit. Ishte një moment i çuditshëm. U krijua një situatë e vështirë Na thanë se nuk do të dali gazeta nesër . Shpërndahuni dhe gjeni secili nga një strehë.Do të dilni në ilegalitet.. E kujtoj që atë moment Frok Cupi nuk lëvizi nga tavolina dhe tha se, nëqoftëse ne dorëzohemi sot, këtu mbaron lëvizja dejmokratike e jona. Kjo ditë ishte një stress i madh. Ndaj ne nuk duhet të dorëzohei theksoi Çupi. Gazeta nesër duhet të dalë patjetër. E rëndësishme është që të shpërndahemi dhe të bëjmë shkrimet më të forta.. Nq.do të dali gazeta nesër atëherë ne shpëtuam dhe fituam. Ndryshe demokracia nuk do të trokasë kurrë ën Shqipëri. Do kthehemi prap në diktaturë. E kujtoj me shumë emocion këtë sepse në atë moment ikën disa nga redaksia. Por punuam me përkushtim. Gazeta me shumë vështirësi doli. Kjo ishte dëshira e madhe për liri.

Prej kohësh natyra juaj e qetë dhe e shokut tuaj të jetës Agimit ku jeni rritur bashkë (dhe kjo basshkëndjesi dhe mendimet tuaja dhe lidhja me intelektualët më në zë të vendit), ka bërë që ju ju pa zhurmë të botoni dhe dy romane, dhe libra me poezi, tregime, studim dhe duke qenë vetëm për një kohë të shkurtër drejtore në Radio Tirana/ Gjatë kësaj kohe pak dimë për punën tuaj, sepse ju dini të punoni dhe të heshtni dhe të përhpni mesazhe punë vlerësimi. 

Faleminderit. Unë mendoj se është detyrë e intelektualëve dhe shkrimtarëve , që në rastin tonë jemi të dy, të bëhet diçka e tillë. Ne e ekmi për detyrë rtë ndriçojmë në çdo situatë të vërtetën. Ne mendojmë që e kemi bërë detyrën tonë. Me rastin e 20-vjetorit të RD mu dha edhe një çmim mirënjohje mbas 20 vjetëve. Kjo ishte shumë vonë, por më mirë vonë se kurrë. 

Dhe nuk ka ndodhur dhe nuk besoj që të ndodhë që për një gazetëe të kërkohet me aq ethe dhe me aq dëshirë dhe të qarkullojë dhe të ngrihen njerëzit që ishin lodhur nga radhët e qumështit dhe të ngrihet edhe të ngrihen e të zënë radhë për të blerë një gazetë.Kjo do të jetë një record në historinë e zhvillmeve të gazetarisë së shkruar që të zësh radhë për të blerë gazetën.Është nujë fenomen që nuk ka ndodhur në asnjë vend lindor dhe aq më tepër në Shqipëri. 

Ishin ditë të vështira, Ditë ankthi. Ditë që ikje nga shtëpija dhe se dije nëse do të ktheheshe. Atëherë ishte shumë keq dhe rrininim edhe 12 orë pa ngrënë se nuk kishim ushqim. Dyqanet ishin bosh. Por megjithatë kjo ishte një kënaqësi.mundësi. 

Këto janë ngjarje që ruhen në arshivën e medias shqiptare. Unë di që edhe ju keni një arkivë? 

Kam ruajtur çdo numër gazette sepse e kisha me të vërtet me shumë pasion dhe emocion. Kudo ku ka punuar burri im dhe fotografitë që na vinin atëherë I kemi ruajtur. Këto janë pjesë e kënaqësisë sonë në punën e bukru port ë vështirë të gazetarisë. 

Thuhet se athere mbanit një bicak të vogël në xhep. A e mbani në xhep ende?

Kjo më duket shumë ironike sot por ishte e vërtetë dje. Kjo për vetë faktin sepse nga çasti në çast mund të na rrihnin sampistat.Ne e dinim që ishim në rrezik.Unë isha e vetmja femër gazetare e RD në atë kohë kur ende sistemi monist qëndronte në këmëbë dhe sinqerisht kam shkuar çdo ditë në punë me një biçak në xhep. Ecja duke u siguruar që a e kam bisturinë me vehte që në moment arrestimi unë do të prisja damarët. Pra të vetvritesha.

Ju atëherë keni qenë pa shtëpi, dhe shpia dhe familja juaj bashkë me Gimin (sepse edhe ai vinte në gazetë) ishte redaksia e gazetës. Ku ishte ajo redaksia e parë?

Redaksia e parë tani është prishur , më vjen shumë keq sepse duhej të mbahej si një lloj muzeu. Duhej mbajtur. Ka qenë mbrapa Arbërisë një shtëpi private që e kishin disa të deklasur (si i thoshte regjimi monist) r dhe e lëshuan me shumë bujari. Ishin të arratisur.E kishin me shumë kënaqësi atë punë që ne punonim atje. U dukej se kontribuonin për lirinë. Ajo shtëpi e thjeshtë ka qenë mprapa Arbërisë duke ikur për nga treni.Njerëzit bënin sikur iknin nga treni nga frika dhe në një moment vinin dhe na shihnin sikur donin të na jepnin forë. Ata vetëm sa I afroheshin derës, pasi kushedi çmensonin. Porn e I mirkuptonim. Ata na jepnin forcë Ishte një ilegalitet i plotë.

Po topat e letrës dhe mjetet e punës ishin shumnë të vështira dhe primitive duke e krahasur me sot? Si mundët ti gjeni ato? 

Kjo shtëpia ishte me tre dhoma lart.Në njërën punonin dy vajzat Mirela dhe Genta sepse edhe ato rrezikoheshin në atë kohë dhe shtypnin. Ishin sekretaret tona. Dhe poshtë kishim një sallë të madhe ku grumbulloheshim, asnjë nuk ulej vetëm ne që shkruanim uleshim.,Nga ana tjetër në një bodrum mbanim disa topa letre të cilat me zi i siguronim, sepse ishte e vështirë dhe këto pak që kishim kur shkonim në shtypshkronjë shpesh na e sabotonin. Herë na e nxinin gazetën me faqe të zeza dhe na thonin se kishte shtypshkronja defekt. I ruanim se mos na i vidhnin dhe mos na i digjinin.Këshgtu ka qenë koha atëherë. Letrën na e siguronin a miq demokratë që e kuptonin rëndësinë e gazetës. 

Ka qenë ngjarja më e madhe kur ju më në fund si redaksi u bëtë me një makinë. Jua sollën dhuratë? 

Dikush nga diaspora na e solli një makinë, një Opel të vjetër.Edhe në atë makinë kush nuk ka hypur. Na gjuanin me plumba, me hekura, me gurë etj. Ajo ishte një makinë historike. Se di ku është. Edhe ajo duhej të kishte një vend të veçantë. Duhej të bëhej makinë muze.

Çudia e çudirave ishin njerëzit, dhe ju që ishit fillimtarët e kësaëj gazete? 

Unë i kujtoj me shumë nostalgji. I quaj këta njerëz njerëzit më me vlerë që guxuan.Ishim idealistë sepse pati edhe njerëz me intersa që dolën më vonë. Këta ishin më të mëvonshmit dhe jo ato të herëshmit. 

Liria është atributi më i fisëm që mund të ketë një individ 

Unë mendoj se kush lufton për liri duhet respektuiar.Kjo është një barrë e rëndë që duhet të dish që ta mbrosh dhe ta mbash. Shumica e gazetarëve janë të rinj dhe mendojnë se keshtu ka qenë, por unë mendoj se për liri njeriu duhet të luftojë çdo ditë dhe çdo moment. Dëshmia më e madhe se liria buron drejtëpërdrejtë nga vyrtyti është pikërisht puna juaj 

Në këtë ditë lindjeje të shtypit të parë të lirë postkomunistm çfarë do të uroje?

Edhe unë I uroj të gjithë, që të jenë gjithmonë të lirë.Nuk memndoj se lufta për liri mbaron në një ditë të vetme.Duhet në që në cdcdo çast se ajo që fitohet duhet të mbahet. Dua ti them të gjithë gazetarëve se kur guxuazm ne atëhere, të gjithë duhet të guxojmë. Nuk ka asgjë më të çmuar se liria.

Ismail Kadare i ka provuar e zhvilluar thuajse të gjitha llojet apo nënllojet e letërsisë


Flet studiuesi, Prof. dr. Shaban Sinani



http://www.hermesnews.org/articoli/stampa-articolo.asp?IDARTICOLO=18870

Me rastin e 75-vjetorit të lindjes të shkrimtarit Ismail Kadare në Akademinë e Shkenave të Republikës së Shqipërisë u mbajt një Konferencë Shkencore. Në këtë ditë u mbajtën shumë kumtesa dhe diskutime. 

Për të marrë një ide më të qartë për veprën e Kadaresë, zhvilluam një bisedë Prof. dr. Shaban Sinani, i cili e ka studjuar për shumë kohë veprën e shkrimtarit të shquar. 

Si është komentuar vepra e Kadaresë që nga vepra e parë dhe deri më sot?

Gjatë më shumë se pesë dekadave, qëkurse vepra e Ismail Kadaresë fitoi vëmendjen e opinionit dhe të studimeve, nuk ka mbetur cilësim e kundërcilësim pa u përdorur, prej madhështimit deri tek nënçmimi e refuzimi. Në dy dekadat e fundme, më shumë se për strukturën e brendshme të veprës së Kadaresë, është debatuar për disa raporte më të përgjithshme, si letërsia dhe shteti e pushtetet; letërsia dhe politika e ideologjia; shkrimtari dhe liria e censura; dhe kjo cilësimet vetëm i ka shtuar.

Ky harxhim i pakursyet i vlerësimeve dhe qortimeve i ka zhvleftësuar këto mjete, qoftë dhe për një jubile. Dhe kjo është arsyeja që në këtë trajtesë do të jetë në vështrim një çështje deri-diku e mbrojtur prej këtij rreziku, ajo e hetimit të një strukture të qendrueshme, të brendshme dhe të padukshme të veprës së tij. Prej vitit 1954, kur botoi librin e tij të parë, 'Frymëzime djaloshare', deri në këtë përvjetor; rezulton se Ismail Kadare i ka provuar e zhvilluar thuajse të gjitha llojet apo nënllojet e letërsisë, prej skicës e reportazhit deri tek romani e drama, me përjashtim, ndoshta, të komedisë. Veprës së tij nuk i mungon asnjë epokë: parahistorike e historike e popullit shqiptar, prej kohërave të mjegullta mitologjike, periudhës parakombëtare, kohës së formimit të vetëdijes etnike, epokës së humanizmit europian, shekujve të vështirë perandorakë dhe periudhës historike, deri tek bashkëkohësia dhe sezonet politike të sotme.
 

Çfarë përmban trashëgimi letrar i I. Kadaresë

Trashëgimi letrar i I. Kadaresë është një vepër që përmban dhe i shpërfaq lexuesit kategoritë themelore estetike, prej groteskut tek heroikja, prej së ultës deri tek madhështorja. Kjo është një vepër ku njeriu shqiptar gjendet si qenie e etnodalluar, prej kohërave të ndriçimit rilindës të Renesancës Europiane deri tek një aristokraci e re që u krijua në kuadër të ish-perandorisë osmane, me Qyprillinjtë dhe Hankonatët; prej luftëtarëve komitë të Shqipërisë së pambrojtje deri tek njeriu i bindur ndaj totalitetit të ligjeve gojore; prej qytetarit dyshimtar ndaj vlerave të sistemit politik ideokratik deri tek akullsia kompleksuese e ?luftës së ftohtë? që e ndjek individin edhe në botë të lirë. 

Kur kanë filluar të paraqesin një dukuri të veccantë, të re veprat e Kadaresë? 

Prej fillimit të viteve 1970, saktësisht në mesin e asaj dekade, në punën krijuese të Ismail Kadaresë paraqitet qartë një dukuri e re: veprat e tij gjithnjë e më shumë hyjnë në lidhje të forta me njëra-tjetrën, organizohen në diptikë e triptikë, në trilogji; duke qenë jo vetëm formalisht bashkë nën një titull, por dhe në kushtëzime të forta me njëra-tjetrën. Botimi i fundmë i veprës së plotë të tij, me një pranëvendosje të pranaur edhe nga autori vetë, shpesh duke e shpërfillur kronologjinë dhe duke iu përmbajtur kryesisht kriterit të afërsisë a fqinjësisë strukturore, e bën më të dukshme këtë dukuri. 

Plot 55 vjet krijimtari. Si mund të cilësohte shkurt kjo krijimtari?

E vështruar në mënyrë prapavajtëse, pas 55 vjetësh krijimtari, vepra e Ismail Kadaresë mund të cilësohet një projekt letrar, që u nis si frymëzim dhe po kryhet e përkryhet si një mjeshtëri. Në tërësi veprat e Kadaresë ruajnë pavarësinë relative ndaj njëra-tjetrës dhe njëherësh kanë një vend të përcaktuar në kuadër të së tërës. Kjo ka ndodhur shumë rrallë në historinë e letërsisë shqipe dhe në atë botërore. Honoré de Balzac, kur nisi të shkruante novelat dhe romanet e para sentimentale-romantike, si 'Lëkura e shagrenit' ('La Peau de chagrin') dhe 'Kolonel Shaberi' ('Le Colonel Chabert') nuk kishte në mendje të realizonte atë projekt që shumë kohë më vonë ai vetë do ta quante 'Komedia njerëzore' ('La Comédie humaine'); tërësi në një, dhjetëra romane e novela sa të pavarura aq dhe të ndërvarura.

Pikërisht kjo është cilësia përcaktuese që mund të vërehet duke studiuar trashëgimin letrar të Ismail Kadaresë. Ajo është një vepër ku çdo njësi ka vendin e vet në të tërën, pavarësisht se shkruar në kohë politike e poetike krejt të ndryshme: në kushte të kufizimit e të lirisë, në kushtet e frymëzimit dhe të refuzimit, në kushtet e kontrollit e të censurës, apo në kushet e lirisë së plotë krijuese.

Struktura e qendrueshme mbikohore dhe organiciteti i veprës letrare të Ismail Kadaresë shpërfaqen qartësisht duke vërejtur se ajo është e disiplinuar në cikle me koherencë të brendshme dhe me lidhje të ndërsjellta mes tyre. Ashtu si rreshtohen me rregullsi të përcaktuar përbërësit e një forme të jetës së gjallë, ashtu krijojnë rregullsitë e tyre të përsëritura në mënyrë të ligjshme në strukturën e përgjithshme të veprës njësitë e saj. 


Cikli autobiografik prej fillimeve deri në dekadën e fundme

2. Cikli i veprave me motive etnografike, që rezulton i identifikuar si prirje qysh me romanin 'Kronikë në gurë' dhe merr formën më të plotë me romanet 'Prilli i thyer', 'Një dosje për Homerin' dhe vepra të tjera, si 'Konkurs bukurie burrash në Bjeshkët e Nemuna'. Etnografizmi pa dyshim mbetet një prej shpjegimeve të suksesit të veprës së I. Kadaresë në Perëndim. Bota shqiptare, identiteti shqiptar, psikozat etnike dhe komplekset kombëtare, hershmëria dhe papërsitshmëria e qytetërimit, kishin një traditë të mëhershme në njohjen e Shqipërisë në Europë, por I. Kadare e ndryshoi ekzotizmin e kësaj tradite.

3. Cikli i romaneve me motive mitologjike, shqiptare e klasike; një cikël që zhvillohet fillimisht si një aventurë estetike qysh në mesin e viteve 1960, me librin e ndaluar 'Përbindëshi', dhe bëhet dominues sidomos gjatë viteve 1970, me romanet 'Ura me tri harqe' e 'Kush e solli Doruntinën', për të cilët fondi i baladave shqiptare të periudhës arbërore të flijimit dhe ringjalljes shërben si një paratekst kushtëzues; në strukturën e veprës së Kadaresë formon një përbërëse që rregullon ekuilibrin e brendshëm dhe ndërkohor të saj. 

Cikli mitologjik si një nyje nënstrukturore e 'Projektit Kadare'

4. Cikli i veprave me pretekst jetën e ish-perandorisë osmane, me romanet 'Nëpunësi i pallatit të ëndrrave', 'Qorrfermani', 'Kamarja e turpit', 'Pashallëqet e mëdha', 'Komisioni i festës', 'Sjellësi i fatkeqësisë' dhe mjaft vepra të tjera, përmes të cilave shkrimtari ndërtoi paralele të qarta midis totalitetit të teokracisë dhe totalitetit të ideokracisë; megjithëse i afërt me ciklin mitologjik dhe jo larg një cikli tjetër veprash si ato me nxitje prej pamjes vertikale të historisë, funksionalisht dhe përmbajtësisht ka pavarësinë e vet. 

5. Cikli romaneve me pikënisje historinë, që gjithashtu i jep fytyrën e vet prozës së Kadaresë qysh në vitin 1962, me romanin 'Gjenerali i ushtrisë së vdekur', vijuar me vepra të tjera dekadë pas dekade, prej 'Nëntorit të një kryeqyteti' deri tek 'Darka e gabuar', megjithëse nuk mund të quhen në kuptimin e ngushtë të fjalës romane historikë, ka homogjenitetin e vet nënstrukturor. 

6. Cikli i veprave me një paralele të dukshme jetën historike-politike bashkëkohore, një prej cikleve më të debatueshëm të veprës së Kadaresë, ku mund të përfshihej pjesa më e madhe e vëllimeve poetikë, me 'Përse mendohen këto male' e 'Shqiponjat fluturojnë lart', me 'Endërr industriale' e 'Motive me diell', por dhe me disa vepra të mëdha në prozë, fillimisht të menduara si një trilogji, apo 'triptiku i sfidave', me romanet 'Dimri i vetmisë së madhe' e 'Koncert në fund të stinës'; si dhe triptikun 'Vajza e Agamemnonit', 'Pasardhësi' e 'Hija'; ka mëvetësi jo vetëm përmbajtësore (rimarrje karekteresh nga një vepër në tjetrën, rikthime kohë pas kohe tek një motiv zanafillës), por edhe estetike. 

7. Cikli i letërsisë eseistike, një cikël me prirje dhe karakter panoptik, për çështje letrare, shkencore, kombëtare e ndërkombëtare, bashkëkohore e ndërkohore, i nisur qysh në vitin 1971, me botimin e sprovës 'Autobiografia e popullit në vargje' dhe e vijuar me 'Ardhja e Migjenit në letërsi', 'Eskili, ky humbës i madh', 'Hamleti, princi i vështirë', deri tek eseja më e debatuar gjatë dekadës së fundme 'Identiteti europian i shqiptarëve', integrohet në trashëgimin letrar të Ismail Kadaresë duke ruajtur lidhje horizontale mes tyre dhe vertikale me veprën letrare. 

8. Cikli i letërsisë dëshmuese, një cikël me karakter sinoptik, me një numër veprash që vit pas viti qartësisht e mëvetësuan si të tillë, si cikël, në dy dekadat e fundme, me veprat 'Nga njëri dhjetor në tjetrin', 'Pesha e kryqit', 'Tri këngë zie për Kosovën', 'Bisedë përmes grilash', 'Kohë barbare', 'Letërkëmbim me Presidentin' etj., paraqet një rikthim tjetër të autorit tek të dhënat jetësore dhe u jep mundësi studiuesve të krahasojnë artin dhe ngjarjen, ndikimet e ndërsjellëta mes tyre. 

Çfarë të lejon të kuptosh gjithë kjo ndarje?

Kjo ndarje në cikle lejon të kuptuarit e karakterit jorastësor të cilësdo nyje, duke përfshirë dhe nyjet më të vogla, të veprës së I. Kadaresë. Ciklet kanë pavarësi dhe ndërvarësi prej njëri-tjetrit, kanë prerje të përbashkëta dhe jo mure ndarës. Romani 'Kronikë në gur' mund të përfshihet njëherësh në ciklin autobiografik, në ciklin historik dhe në ciklin perandorak. Romani 'Muzgu i perëndive të stepës' mund të përfshihet në ciklin mitologjik po aq sa në atë autobiografik apo politik. Romani 'Rrethimi' mund të përfshihet në ciklin historik, po aq sa mund të bashkohet me letërsinë mitologjike dhe deri-diku edhe me ciklin perandorak. Secilit prej këtyre cikleve mund t'u gjenden jo një, por vepra ku mund të shembëllehen: ciklit autobiografik mund t'i bëhej përfaqësim 'Koha e shkrimeve', ciklit etnografik 'Prilli i thyer', ciklit mitologjik 'Kush e solli Doruntinën', ciklit perandorak 'Nëpunësi i pallatit të ëndrrave', ciklit historik 'Kështjella' apo 'Rrethimi', ciklit politik 'Koncert në fund të dimrit', eseistikës 'Identiteti europian i shqiptarëve' dhe prozës dëshmuese 'Nga njëri dhjetor në tjetrin', për të përmendur vetëm nga një prej tyre. 

Sot si mund të koneptohet kjo gjerësi e veprës së Kadaresë?

Megjithëse e organizuar me një disiplinë të tillë, që lexuesit të sotëm gjithë kjo trashëgimi t?i paraqitet si një program i vetëm, vepra e Ismail Kadaresë është e hapur, ciklet kryesore të saj vazhdojnë të pasurohen nga një vit në tjetrin, në tabelën e këtij programi ka vende që paramendohen për t'u plotësuar ashtu si në tabelën e përgjithshme të elementëve të botës ku jeton njerëzimi.

Duke vërejtur cilësitë njësuese nënstrukturore dhe strukturore në tërësinë e asaj trashëgimie që ka propozuar mendja krijuese e Ismail Kadaresë, pyetja nëse ka ekzistuar një projekt i tillë qysh në krye të udhës është e pashmangshme. Gjithashtu dhe një përgjigje naive është krejt e gatshme: në periudhën ideokratike letërsia ishte projekt ideologjik, talenti i nënshtrohej programit politik, dhe kështu ky projektim parapavajtës i veprës së tij në studime nuk ka asgjë për habi, sepse ka ardhur prej kontrollit apo prej programit ideologjik. Në të vërtetë, krejt në të kundërtën, vepra e I. Kadaresë mund të shihet si një projekt vetëm artistik, që i ka ruajtur qerthujt e saj si baraspesha të mëdha të yllësisë së vet, me një shpërfillje evidente ndaj ndryshimeve të mëdha e të vogla të stinëve politike dhe të ideologjive sunduese.

Kjo nuk do të thotë se rruga krijuese e Ismail Kadaresë është drejtvizore gjatë më shumë se një gjysmë shekulli. E nisur si një vepër frymëzimi, qysh në vitin 1961 I. Kadare dhe brezi të cilit ai iu bë fytyrë refuzuan estetikisht një poetikë të vjetëruar dhe të konsumuar, duke sjellë ndryshimin më të madh të gjysmës së shekullit të 20-të në vjershërimin në gjuhën shqipe në Shqipëri. Refuzimi estetik do të shfaqej njëkohësisht dhe në vëllimin 'Lirika' botuar në Moskë nën kujdesin e kritikut strukturalist David Samiolov, i cili do të ishte i detyruar të shenjonte në hyrje se ky shkrimtar është nën ndikimin e dekadencës poetike euro-perëndimore. Provokimi estetik do të vijohej pa shumë vonesë prej tij edhe në prozë, me romanin e shthurur 'Përbindëshi', ndërkohë që proza tjetër e asaj dekade, sidomos poezia, vazhdonin të shprehnin bindje. 


Kur fillon dyshimi dhe kontestimi në vlerat e sistemit në veprën e Ismail Kadaresë? 

Botimi i 'Gjeneralit të ushtrisë së vdekur' në Francë në vitin 1971, dështimi i stinës së shkurtër të liberalizmit në vitin 1972, fushata e egër popullore ndaj romanit 'Dimri i vetmisë së madhe' më 1973, ndalimi i poemës 'Në mesditë Byroja Politike u mblodh' më 1975, janë shpallja e zhgënjimit dhe hap pas hapi edhe e konfliktit të shkrimtarit me pushtetet dhe me doktrinën e tyre për letërsinë. Në një fazë të mëvonshme në veprën e Ismail Kadaresë shfaqet refuzimi i bashkëkohësisë, privilegjit të letërsisë së realizmit socialist, dhe arratisja në hershmëritë e kohëve të fisnikërisë arbërore, si një tjetër formë refuzimi të politikave dhe përparësive shtetërore në letërsi. Ndërsa romani 'Nëpunësi i pallatit të ëndrrave' dhe 'Koncert në fund të stinës' shenjojnë pa dyshim kalimin prej bindjes në dyshim, prej dyshimit në zhgënjim, prej zhgënjimit në revoltë e refuzim dhe prej refuzimit në mënyrë përfundimtare në disidencë. Vëllimi i 11-të i veprës letrare të Kadaresë nuk u botua kurrë, sepse aty duhej të gjendej 'Nëpunësi', për të cilën shkrimtarë, kritikë, relatorë, mbikëqyrës, funksionarë dhe autoritete të larta politike shkresërisht qenë shprehur se autori duhet ta harrojë një herë e mirë, bashkë me 'Koncertin në fund të stinës'. Dëshmia më e drejtpërdrejtë e përjashtimit të kësaj vepre prej letërsisë së pranuar të Kadaresë është fakti që ky vëllim, edhe pasi kanë kaluar tri dekada prej kohës së përgatitjes, megjithëse vëllimi i 12-të u botua, asnjëherë nuk e zuri vendin e vet të lënë bosh si një plagë e hapur. 

Kur flasim për periudhën e fundme....?

Periudha e fundme e krijimtarisë së I. Kadaresë, periudha e lirisë, e cila vuri në vështirësi krijuese disa breza shkrimtarësh, duke përfshirë dhe më të rinjtë, projektit të veprës së tij nuk i shkakton as të krisura dhe as çekuilibre: të tetë ciklet vazhdojnë të pasurohen me rregullsinë e brendshme të veprës: 'Kronikë në gur' dhe 'Darka e gabuar' mund të qendrojnë pranë njëra-tjetrës pa iu druajtur efekteve të 'kohës së përmbysjes', ashtu si mund të qendrojnë denjësisht pranë e pranë 'Çështjet e marrëzisë' dhe 'Koha e shkrimeve', 'Identiteti europian i shqiptarëve' dhe 'Ardhja e Migjenit në letërsi', 'Tri këngë zie për Kosovën' dhe 'Krushqit janë të ngrirë'. 

Pyetja nëse vepra e Kadaresë mori në mënyrë të vetëdijshme karakterin e një projekti në një çast të caktuar të krijimtarisë së tij, apo fund e krye erdhi si e tillë në mënyrë të vetvetishme do të merrte një përgjigje duke iu referuar të dhënave të jetës krijuese të shkrimtarit. Vetëm në mesin e viteve 1970 Kadare flet për herë të parë për trilogji, triptikë, grupe veprash të ndërlidhura mes tyre, dhe kjo është koha kur shkrimtari mund të ketë menduar për pasurimin e cikleve themelorë të veprës së tij. Kjo ka një ngjashmëri me frymën e shkrimeve biblike, ku e shkuara kushtëzon të ardhmen, ndodhia e re gjen shpjegim prej profecisë së vjetër, e parathëna e një breznie gjen konfirmin në jetën e brezit tjetër. 'Në Besëlidhjen e Vjetër Besëlidhja e Re është fshehur. Në Besëlidhjen e Re Besëlidhja e Vjetër është shpallur' (Northrop Frye, 'Kodi i madh - Bibla dhe letërsia', London 1982, p. 78).

Një vepër e shkruar në mjedise dhe gjendje kohore nga më të ndryshmet, pavarësisht se cili ishte raporti i shkrimtarit me kohën: frymëzim, bindje, kontestim, zhgënjim, refuzim apo ikje drejt disidencës; dhe megjithatë ruan organicitetin e vet, formon një letërsi të madhe dhe është shprehje e një gjenie krijuese.

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar që editohet nga njëfarë ekstremisti dhe terroristi antishqiptar nga Shkodra, m...