2011-03-05

Nis manifestimi “Epopeja e UÇK-së”


-Behgjet Pacolli: Jeta e një shteti të ri ka nevojë për simbole të forta .

- Hashim Thaçi: Adem Jashari bashkoi gjithë shqiptarët.


-Agim  Çeku: Është dashur të bëjmë sakrifica të ndryshme për të arritur qëllimin tonë


Nën përkujdesjen e Qeverisë së Kosovës, të shtunën ka nisur manifestimi treditor “Epopeja e UÇK-së”, me rastin e 13-vjetorit të rënies heroike të komandantit legjendar të UÇK-së, Adem Jashari dhe familjes së tij.
Me këtë rast Forca e Sigurisë së Kosovës organizoi manifestimin qendror me moton “Nderojmë Historinë- Ndërtojmë të Ardhmen”, në kazermën “Adem Jashari”, në të cilën morën pjesë drejtues të institucioneve shtetërore të Kosovës, ministra të kabinetit qeveritar, deputetë, anëtarë të familjes Jashari, përfaqësues të komuniteteve fetare etj.


Presidenti i Kosovës, Behgjet Pacolli dhe komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Sylejman Selimi kanë bërë inspektimin e trupave dhe kapaciteteve të FSK-së.
Me këtë rast, presidenti Pacolli ka thënë se themelet e shtetit tonë janë të forta falë gjakut të dëshmorëve dhe miqve tanë ndërkombëtarë, ndërsa tash duhet të punojmë për ndërtimin e shtetit të Kosovës.
“Jeta e një shteti të ri ka nevojë për simbole të forta, rreth tyre forcohet ndërgjegjja kombëtare, inspirimet e gjeneratës së re, ato shërbejnë si pyka referimi për klasën politike. Simbolit të lirisë sonë, komandantit legjendar, Adem Jasharit dhe heronjve tjerë Zahir Pajaziti, Luan e Shkëlzen Haradinaj, Agim Ramadani, Fehmi dhe Xhevë Lladrofci e gjithë dëshmorët tjerë të kombit kanë vendos themelet e shtetit tonë”, ka thënë ai.
Ndërsa, kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, ka thënë se lufta heroike e komandantit legjendar Adem Jashari dhe familjes së tij bashkoi gjithë shqiptarët kudo që janë ata në luftën për liri.
“13 vjet më parë familja Jashari, komandanti legjendar Adem Jashari, gjithë Kosova u zgjuan në një betejë për liri, për shtet, për bashkim. Atë ditë pushka e komandantit legjendar Adem Jashari, familjes së tij, bashkëluftëtarëve të tij, bashkoi gjithë Kosovën, bashkoi gjithë shqiptarët kudo që jetonin, Shqipëri, Maqedoni, Preshevë, Medvegjë e Bujanovc, Ulqin dhe kudo në diasporë, në Evropën Perëndimore dhe SHBA. Atë ditë u bashkua Kosova, u bashkuan shqiptarët, por edhe zgjuan gjithë komunitetin ndërkombëtar me vëmendjen për Kosovën si kurrë ndonjëherë më parë në historinë e saj, prandaj 5 marsi është dita e gëzimit të madh dhe bashkimit të të gjithë shqiptarëve, por është edhe dita e zgjimit të ndërgjegjes ndërkombëtare për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës”, ka thënë Thaçi.
Ministri i Forcës së Sigurisë (MFSK), Agim Çeku, ka thënë se jemi krenar që jemi bashkëkombës të komandantit legjendar Adem Jashari dhe familjes Jashari, të cilët sakrifikuan jetën e tyre që Kosova sot të gëzojë lirinë.
“Në këtë ditë ne shohim lavdinë tonë, i shohim të arriturat tona dhe të ardhmen tonë. Është dashur të bëjmë sakrifica të ndryshme për të arritur qëllimin tonë, krijimin e shtetit, tani është koha ta çojmë përpara këtë qëllim. Dhe këtë qëllim mund ta çojmë përpara duke ndërtuar shtet dhe institucione të fuqishme dhe me kredibilitet”, ka thënë ai. Ministri Çeku është zotuar se do të vazhdohet me punën për krijimin e FSK-së si forcë profesionale, në përputhje me standardet më të larta të NATO-s, ndërkohë që do të punohet për integrimin e vendit në strukturat euroatlantike.
Ndërkaq, në emër të familjes Jashari, të pranishmit me një fjalë rasti i përshëndeti, Bekim Jashari, i cili uroi që FSK-ja sa më shpejt të jetë partnere e NATO-s.
“Uroj që festat e ardhshme të festojmë ashtu siç duhet, por njëkohësisht, ushtria jonë Forca e Sigurisë së Kosovës, ashtu siç duket sot në një ditë sa më të afërt të jetë partnere e NATO-s “, ka thënë Jashari.
Në këtë manifestim nuk morën pjesë shoqatat e dala nga lufta, pasi që ata kanë thënë se nuk e njohin Behgjet Pacollin për president, për shkak të mos sqarimit të tij para Kuvendit rreth deklaratave në të kaluarën.
Para fillimit të manifestimit qendror në kazermën “Adem Jashari”, presidenti i Kosovës, Bexhet Pacolli vizitoi Ministrinë e Forcës së Sigurisë së Kosovë, ku është pritur nga njësia ceremoniale e FSK-së, ministri i MSFK-së, Agim Çeku dhe komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Sylejman Selimi.
* * * * * *
Me parakalimin e Forcave të Sigurisë së Kosovës në kazermën “Adem Jashari” ka nisur manifestimi treditor “Epopeja e UÇK-së”, me rastin e 13-vjetorit të rënies heroike të komandantit legjendar të UÇK-së, Adem Jashari dhe familjes së tij.
* * * * * *
Nën përkujdesjen e Qeverisë së Kosovës, sot fillon manifestimi treditor “Epopeja e UÇK-së”, me rastin e 13-vjetorit të rënies heroike të komandantit legjendar të UÇK-së, Adem Jashari dhe familjes së tij.
Forcat e Sigurisë së Kosovës me rastin e 13 vjetorit të rënies heroike të komandantit legjendar Adem Jashari dhe familjes Jashari organizojnë sot manifestim qëndror që do të mbahet në kazermën "Adem Jashari" në Prishtinë.
Po ashtu sot, duke filluar nga ora 11:00 në këtë manifestim i pranishëm do të jetë edhe presidenti i Republikës së Kosovës, Behgjet Pacolli i cili në cilësinë e komandantit suprem të Forcave të Sigurisë së Kosovës do ta bëjë inspektimin e trupave, kapaciteteve dhe pajisjeve të FSK-së.

nag Partizan Cene:Jemi lindur për tu grindur apo drejtohemi nga një grup grindavecash

Jemi lindur për tu grindur apo drejtohemi nga një grup grindavecash ..

Situata politike në Kossovë , këto ditë pamvarsishtë se është në një fazë "prodhuese " është e tensionuar . Skenat dhe prapaskenat , të kujtojnë Shqipërinë dhe më konkretisht ditët kur u zgjodh Presidenti Topi ..

Themi se situata politike , n[ë këto ditë është në fazën "prodhuese" , duke pasur parasysh se , këto ditë Kuvendi i Ri i dalë nga zgjedhjet e fundit , u mblodh , dhe "prodhoi" , një Kryetar Shteti , një Qeveri , dhe një Kryetar Parlamenti ..

Shqiptarët kudo në Shqipëri ,Kosovë dhe Maqedoni ,por edhe në diasporë e ndoqën nga afër dhe me interes , procesin e zgjedhjes së Presidentit Pacolli , në krye të shtetit nga parlamenti i gjysmuar ..

Kjo jep shijen e hidhur , jo se nuk është ligjore , por mendoj nuk është morale , për kushtet në të cilat ndodhet sot Kosova . Siç dihet mbas konstitucionimit të organeve drejtuase të shtetit të Kosovës , priten bisedimet shumë të rëndësishme Kosovë - Serbi .

Pra një pjesmarrje në kushtet e një "ndarjeje " të brendshme të elitës kosovare në këto bisedime , do të ishte fatale . Mirëpo siç u pa , si shqiptar që jemi , meqënëse nuk e donin zotin Bexhet Pacolli për Kryetar shteti , opozita u largu , dhe nuk votoi kundër kësaj zgjedhjeje .

Votimi kundër do të ishte gjysma e së keqes , por largimi , në një moment të tillë solemn , për shtetin e Ri të Kosovës , dukej qartë , se shprehte jo thjeshtë kundërshtim , por mbi të gjitha shprehte njëfarë urrejtje .Shprehte një grindje të brendshme në heshtje , midis shqiptarëve të zgjedhur nga vota e popullit .

Ashtu ndodh edhe në Shqipëri e në Maqedoni , mes shqiptarësh , që karrigen në politik , e duan për të rregulluar veten jo popullin . Ndaj dhe grindja del në plan të parë . A thua jemi popull grindavec apo , drejtohemi nga një grusht grindavecash ??

Kosova është shtet i pamvarur , që drejtohet nga një kushtetutë shumë demokratike , por siç e thashë , kushtet dhe mosha shumë e Re e shtetit , nuk e lejojnë luksin e bojkotit të parlamentit , nga gati gjysma e të zgjedhurve të popullit ..

Por ashtu ndodh edhe në Shqipëri , prandaj Shqipëria megjithse po mbush vitin e 20 në demokraci , vazhdon të ketë një parlament arene force dhe asnjëherë të përgjegjshëm për fatet e vendit .

Por Shqipëria mund të themi se megjithatë , ka të tjera kushte . Ndërsa Kosova , dhe politika e saj sot , duhet që për disa vjet akoma , të ketë kompaktitet të dukshëm , dhe jo grindje , por kundërshti , në të mirë të vendit .

Asnjë shtet që nuk e ka njëhur Kosovën , nuk do ta merrte mundimin , të shqyrtonte qëndrimin e tij , kur shikon se vet shqiptarët , bojkotojnë Kreun e shtetit, dhe grinden për poste , dhe karrige , dhe nuk grinden për atë që me të vërtetë e "mundon" sot Kosovën ; njohjen nga sa më shumë shtete të tjera me qëllim shpejtimin e integrimit në Evropë dhe në OKB..

Sjelljet e disa depudetëve , që në seancat e para , lenë shijen e hidhur , dhe rrisin pa sigurinë në popull , për nesër dhe pasnesër , për Kosovën shqiptarët dhe popujt e tjerë që jetojnë bashkë në të ..

Presidenti u zgjodh . Qeveria u votua. Paralamenti filloi punën . Suksese dhe rezultata priten këndej e tutje , jo vetëm në planin e politikës së jashtme , dhe veçanërishtë bisedimeve me Serbinë , por edhe në politikat e brendshme ekonomike , për uljen e varfërisë dhe krijimin e kushteve për një jetesë normale dhe të këndshme në shtetin më të Ri të Evropës ..

Urime dhe rrugë të mbarë politika e re e KOSOVËS ..



****************

Gazeta C

Pacolli, një politikan i ndershëm, një biznesmen i dëshmuar



Madhështia e tolerancës dhe unitetit Një virtyt i rrallë është ai i tolerancës. Kemi parë shumë raste, të numërta, që z. Pacolli është sulmuar me të padrejtë nga media, individ e politikan të ndryshëm.

Po iu kujtoj zgjedhjet 2007, kur për herë të parë z. Pacolli garoj në zgjedhje. Gati çdo ditë media të caktuara e fyenin z. Pacolli me shpifje që vinin nga aleanca me gazeta serbe, vetëm për ta dëmtuar politikisht.

Ky njeri ka energji që edhe ata që e fyejnë t’i bëjë miq!

Përgjigja e z. Pacolli, çuditërisht gjithmonë ishte konstruktive edhe dashamirëse. Nuk mbaj mend ndonjë rast kur z. Pacolli të jetë përgjigjur me fyerje ndaj atyre që e fyenin. Përkundrazi një herë i quajti “djem të Kosovës, djem inteligjent”, ata që po gjurmonin në hapësira armike për të gjetur diçka kundër personalitetit të z. Behgjet Pacolli Kryetar i Aleancës Kosova e Re. Populli e tha fjalën e tij duke i dhënë mbështetje AKR-së për të qenë partia e tretë në vend. Sot po ndodh afërsisht i njëjti skenar, kur pritet që përfundimisht z. Pacolli të vihet në krye të shtetit të Kosovës. Edhe në këtë rast z. Pacolli ka qëndruar i heshtur përball shpifjeve të disa individëve që janë bërë instrument të medieve me orientim të dyshimtë…
Të gjitha prononcimet kanë qenë në mbrojtje, asnjëherë nuk është kaluar në sulm pavarësisht se ndaj atyre që e fyenin z. Pacolli ka shumëçka të thuhet për të kaluarën e tyre të dyshimtë…
Gatishmëria e z. Pacolli për ti zgjatur dorën edhe atyre që e luftojnë me pa të drejtë është gjeniale. Ky njeri ka energji që edhe ata që e fyejnë t’i bëjë miq. Ai është i gatshëm të fal, të bisedoj, të sqarohet duke prekur kulmin e tolerancës me të gjithë që lënë një mundësi të vetme për ofrim. Nuk ka një rast të vetëm kur z. Pacolli është hakmarrë. Kush mund ta kujtoj një rast të tillë? Të gjithë e dimë se z. Pacolli ka mundësinë të hakmerret në të njëjtën formë nga ata që e sulmojnë, por kurrë nuk e ka bërë një gjë të tillë dhe jam i bindur që s’do ta bëjë kurrë.
Behgjet Pacolli ka një forcë të jashtëzakonshme për të ofruar njerëzit, për t’i bashkuar ata dhe për të thyer barrierat e moskomunikimit. Vijat e kuqe nuk janë pjesë e përditshmërisë së këtij njeriu.

Imazhi, investimet

Kosova, sot po vuan më shumë se kurrë nga imazhi jo i mirë që është krijuar me keqqeverisjet prej pasluftës e deri me sot. Niveli i lartë i korrupsionit, pasurimet brenda natës të udhëheqësve institucional, dyshimet për krim të organizuar, zgjedhjet jo demokratike, ryshfetet e nepotizmi janë vetëm disa nga faktorët që kanë ndikuar në shkatërrimit të imazhit të vendit tonë.
Sot nuk flitet në Kosovë për investime të huaja. Kosova ka shënuar rënie në nivelin e vendeve më pak atraktive për investime.
Jam i bindur se Qeveria që po formohet do të ketë ndër prioritetet e saj edhe përmirësimin e imazhit të vendit. Por kjo mund të arrihet vetëm me punë.
Behgjet Pacolli është figurë e njohur në botë si biznesmen i suksesshëm. Ashtu siç unë kam miq gazetarë, ashtu z. Pacolli ka miq shefat e firmave miliardere të Botës. Nuk dua ta përkthej këtë bukfalisht, por ajo që dua të them është se investitorët do të njihen mirë kur ta kuptojnë se në krye të shtetit të Kosovës është vënë një personalitet që do t’i kuptoj më mirë se askush tjetër. Siç kuptohen dy biznesmen. Ata e din që z. Pacolli s’do iu kërkoj 20% të investimit, siç ka ndodhur rëndom në Kosovë. E din që z. Behgjet Pacolli do të dijë se për çfarë kanë nevojë bizneset që të zhvillohen. Investitorët po ashtu do të jenë të vetëdijshëm se do t’i kenë dyert e hapura për të biseduar drejtpërdrejtë me z. Pacolli për çfarëdo investimi kapital edhe për të marrë garancinë për investimin e tyre dhe për lehtësim të proceduarave burokratike që ekzistojnë sot në Kosovë.botasot

**************
  Gazeta C

Nga Partizan Cene: Shqiptarlandi dhe zulutë e shtypit ..

Media shqiptare është e ndarë në pjesë , lidhur me atë që do ta quaja , mbështetje qorre të pushtetit , apo opozitës .. Kjo është e kuptueshme në një shtet demokratik , ku edhe një media , pamvarsisht dheontolitetit * dhe lirive që i jep demokracia , në shumë raste shpërdorohen këto liri ..

Shqiptarlandi dhe zulutë e shtypit ..



Shqiptarët tashmë , edhe të vegjël edhe të medhenj , e kanë shumë të qartë po tu tregosh një emër kanali ,do ta identifikojnë jo si i mirë apo i keq , por si i Berishës apo Ramës .

Kjo vjen për arsyen e mësipërme , se shumë media (jo të gjitha )kanë marrë një pozicion vertikal të pandryshueshëm , në mbrojtje pa kushte të qeverisë apo edhe disa të tjerë të opozitës . Kështu përshembull , shqiptarët kur dëgjojnë kanalin Tv Klan , apo kur dëgjojnë gazetën Koha Jonë dhe Standart etj , kanë parasysh një mashë që jo pak po ndihmon që qeveria dhe Kryeministri Berisha , të nxjerrin gështenjat e zeza nga zjarri ..

Nga ana tjetër , edhe kanale të tilla si News 24 , apo gazeta të tilla si Shekulli, Gazeta Shqiptare etj , janë përkushtuar në pozicion të theksuar anti qeveritar , duke pasqyruar gjithmonë opozitën dhe krahum jo qeveritar , që simbas shilimit të tyre , ka të drejtë dhe kërkon këtë të drejtë në një shtet totalitar dhe jo demokratik në praktikë .....

Por të gjitha këto janë media të cilat , në një farë mënyre , kanë dhe të drejtë ta bëjnë një gjë të tillë , pasi dalin nga Tirana dhe nga Shqipëria , ku e dinë mirë se si është jeta politikoekonomike në vend dhe në bazë të gjykimit të tyre kanë bërë edhe zgjedhjen duke alternuar , anën morale të tyre si pjesë e shtypit me anën ekonomike , duke pasur parasysh lexueshmërinë dhe shikueshmërinë në publik .

Por ajo që të bën përshtypje në ditët e sotme në mbarë spektrin mediatik , shqiptar , në Kosovë Shqipëri dhe Maqedoni , janë gazetat dhe kanalet televizive , kryesishtë kosovare të cilat , totalisht dhe me pasion , janë hedhur në lufttë të hapur kundër opozitës shqiptare , dhe në përkrahje qorre dhe pa arsye të qeverisë , të akuzuar nga populli i vet si e korruptuar , mashtruese , dhe së fundmi edhe vrasëse ..

Mediat kosovare si gazeta Bota sot , Koha Ditore , por edhe shumë të tjera , si dhe kanale televizive mbarkombëtare si Koha Vizion apo RTK etj , e kanë hequr përfundimishtë nocionin e një kritike sado të vogël ndaj qeverisë shqiptare dhe Kryeministrit Berisha .

Kjo mendoj unë është shpërdorim flagrant i lirisë së shprehjes dhe të veprimit . Unë përmenda disa media , por e habitshme është se nuk besoj se gjen në Kosovë një media të ketë kritikuar qoftë edhe njëherë Berishën ..

Pa dashje mediat kosovare , bëjnë punën e shpifur të Zonjës Pach , apo të zotit Dell e të tjerë në Evropë , të cilët nuk kanë dell në ballë të shikojnë qartë se në Shqipëri punët nuk ecin ashtu si i tregojnë ata por , të paktën (zyrtarisht) më shumë se gjysma e popullsisë , është në rrugë për të kërkuar , gjënë më të thjeshtë ; një mundësi që të shprehet lirishtë për fatet e tij ,pa e vjedhur dhe pa e tjetërsuar kush votën e tyre ..

Por për çudinë e shqiptarëve , nga motra Kosovë , jo që nuk vjen ndihmë , por përkundrazi , shumë syresh që kanë një penë në dorë , shkruajn dhe komentojnë , se qeveria është në rregull dhe populli duhet ti verë gishtin kokës dhe të mos dalë në rrugë .

Për ngjarjen makabre të 21 Janarit , shfletova të gjitha gazetat dhe pashë të gjitha kanalet televizive , dhe për çudinë (si gjithmonë shqiptare) nuk më zuri syri as edhe një nocion kritike ndaj pushkëve vrasëse të qeverisë , ndaj demostruesve të amatosur me çadra dhe stilolapsa ..

Mendoj se kjo gjë ka lënë shije të hidhur tek populli shqiptar në Shqipëri , pasi vëllezërit nga Kosova , nuk e shikojnë me objektivitet , dhe nuk e masin drejtë pozicionin , shumë në hall që po kalon vendi amë .

Gjatë luftës në Kosovë në 1999 , të gjithë e dimë se sado që të ndihmonte qeveria Majko , ishte populli (që ka dalë në rrugë tashmë ), ai që e ndihmoi popullin e raskapitur të Kosovës , duke mos gjykuar aspak asnjë bindje dhe asnjë drejtim politik të gjithëkujt që erdhi nga lart ..

Shumë shqiptar nga Shqipëria , ju përgjigjën thirrjes së atdheut , dhe u bashkuan me UÇK , dhe me skalionet e ndihmave për popullin e Kosovës në ato kohë të vështira dhe tejet të lavdishme për popullin e Kosovës .

Edhe unë ashtu si qindra dhe mijëra të tjerë , nuk mora leje nga qeveria , dhe nuk më tha qeveria ,por u bashkova në këtë luftë me të vërtetë të shenjtë për popullin tim shqiptar të Kosovës , duke rrezikuar veten time sigurishtë , por edhe fëmijët dhe familjen time . ( Të njëjtën gjë do të bëej sa herë të jetë e nevojshme )

E them këtë për të kuptuar atë që , sot shtypi dhe shumë të ashtuquajtur intelektual , apo akademik , në Kosovë , vazhdojnë ti bëjnë elozhe qeverisë antipopullore (por fatkeqsishtë të ligjshme) të Berishës, Topallit dhe Metës , pa marrë parasysh se fyejnë , mundimet dhe sakrificat e pjesës më të madhe të popullsisë në Shqipëri , që gati dy vjet tashmë ka dalë në rrugë dhe kërkon largimin e Benali shqiptarit , dhe Mubarakut shqiptar të papërgjegjshëm , që e ka çuar vendin në prag të luftës civile .

Po të ndodhë kjo e fundit ? Prapë duhet të besoj, se media dhe shtypi në Kosovë do ti bëjë elozhe Berishës dhe oborrit të tij të korruptuar ?

Si përfundim , desha të shtoj se përsa i përket Kosovës , shtypi dhe media shqiptare , nuk mban atë qëndrim . Pra nuk ka marrë gjithmonë krahun e qeverisë Thaçi ,por ka kritikuar atë dhe ka mbështetur , shumë herë dhe fuqishëm , opoztën dhe përkrahësit e saj ..

Ky shkrim , nuk shpreh urrejtje por thirrje për vllazërim . Dhe sot vëllait në Shqipëri i janë shkelur të drejtat dhe i është vjedhur buka e gojës , ndaj vëllait nga Kosova i kërkohet të paktën të thotë një fjalë të mirë , dhe të mos vjellë vrer ..!!

Se ndryshe , dë të vijë një moment që vetë ne do ta krahasojmë veten me zulutë , që nuk dinë dhe nuk u intereson bota e përtejme nga kasollja e tyre .. Shqiptarlandi ynë nuk ka asnjë gjë të përbashkët me zulutë dhe njerëzit me bishtë , por jemi ne , të shtypit që shumë herë popullit i "veshim "rrobat e zuluve , dhe i vemë bisht, që të na dallojnë të tjerët në vorbullën e madhe eurobotërore ..



* dheontolitet - në këtë rast ka kuptimin e një praktike ..(greqishtja e vjetër)



****************

Gazeta C

Doli ne shtyp 'Olimpi Shqiptar' me autor Flori Bruqi



 
Doli ne shtyp 'Olimpi Shqiptar' me autor Flori Bruqi
03/03/2011.. Një publikim serioz dhe i vlerësueshëm në fushën e dijes shqiptare






Kohët e sotme janë kohë të lulëzimit modernist dhe të daljes nga “prangimi” dhe “ganxhimi”, i të cunguarve me emër pronor, që dolën nga “Lëvozhga mit” dhe elegjuan “vargjet vrara” tregojnë për përçapje studimore jashtë “kuadraturës kriteriale “ e normativave moralizuese…

Ende në studimet apo mendimet kritike thuren lavde të pameritueshme për krijues, që shkuan apo që janë aktualisht, pa i këndvështruar ata me sensin e origjinalitetit dhe të prezencës “autoritare“ të kreaturës së tyre…, por shpesh ndiqet përvijimi i rrugëtimit të tyre, nëpërmjet asaj ç’kanë thënë të dikurshmit, të cilët kanë humbur logjikën” e mendimit kritik, në këtë kohë të ndryshimeve të gjithanshme dhe atyre emotive, duke mos kapur fillin e najlonizuar...

Krijimi është produkt i një të talentuari me forcë të madhe meditative, me një këndvështrim ndryshe nga të tjerët, i cili dritësohet nga një diell tjetër dhe është i aftë të krijojë lidhësinë shpirtërore në një formë e trajtë çudibërëse dhe në një klimë polarizuese me stina të kthyeshme, të ndërthurura dhe të ndërvarura nga njëra - tjetra. Sot me studime dhe mendim kritik merren dhe ata, që s’kanë minimumin e njohurisë për këtë shkencë të madhe, duke krijuar precedentin e rrezikshëm të vulgarizimit dhe të skeptricizmit të mediokritetit.

Ndërmarrja e veprave të studimit analitik në këtë vrullshmëri dhe stad krijimi me një temperament e stil më të lirshëm, më të pushtetshëm kreativ është një veprimtari, e cila kërkon nivel të lartë kulturor. Shtëlljesë:

Libri “OLIMPI SHQIPTAR” I FLORI BRUQIT është një libër voluminoz, i cili edhe nga aktitektura si dhe nga kapitullizimet e tij tregon katërcipërisht erudicionin, nivelin e njohurive të autorit, lëvrues dhe studiues në shumë fusha, duke bërë analitika dhe paraqitje profesionale. Në këtë libër, duke u nisur nga shijet e tij artistike, që duhen respektuar, ai ka rrokur disa nga poetët shqiptarë si: Azem Shkreli, Agim Vinça, Fatos Arapi, Arshi Pipa, Avdulla Konushevci, Esat Mekuli, Agim Bacelli, Besnik Mustafaj, Arif Molliqi, Din Mehmeti, Naim Kelmendi, Sabri Hamiti, Fahredin Shehu, Rajmonda Moisiu, Mardena Kelmendi, Pal Sokoli, Albana M. Litschin, Raif Gashi dhe Iljaz Prokshin.. etj ..
http://floripress.blogspot.com/2011/02/doli-ne-shtyp-olimpi-shqiptar-



***************
Më poshtë po botojmë edhe fjalën e redaktorit të librit :
Naim Kelmendi :

Vepra "Olimpi shqiptar" është edhe një kontribut tjetër i mendimit intelektual dhe vështrimit, pikëpamjes dhe mendimit kritik, të shkrimtarit dhe publicistit, Flori Bruqi.Autor i shumë veprave, ai na del para lexuesit edhe me këtë vepër në publicisatikë, si çdoherë me veprat e tij në këtë fushë, i arrirë, përmbledhës, i veçuar dhe i shenjuar. Pas veprës paraprake, "Guxim shqiptar",që tek lexuesi shqiptar, si në Kosovë ashtu edhe në Shqipëri, nuk mbeti pa jehonën e vet, tash Flori Bruqi vjen para lexuesit tonë me një tjetër vepër hiç më pak të rëndë- sishme se kjo që e theksuam.Madje,kjo e tashmja:"Olimpi shqiptar",në dukje të parë,mbase nënkuptohet si vazhdimësi e "Guximit shqiptar",por kjo na del disi më e veçuar përnga kuantiteti dhe kualiteti,përnga seleksionimi dhe vizioni conceptual i librit,poashtu dhe përnga tematika dhe përnga seleksionimi i lëndës së këtij libri. Nisur nga botimet elektronike,si tek libri "Guxim shqiptar", në vebfaqen "Floart Press",Flori Bruqi ka ditur të veçojë në këtë vebfaqe letërsi të
mirëfillët, polemika të nivelit intelektual e shkencor,shkrime e veçime të tjera
nga shumë fusha letrare dhe të publicistikës. Me sajimin e librit "olimp shq-
iptar" autori sinjifikon një pikë kulmore të asaj lënde që përfshinë brenda kjo
vepër dhe, pikërisht këtë synon autori t'ia ofrojë lexuesit. E tërë lënda, kuptohet,
më parë e botuar në vebfaqen e njohur "Floart Press", është lëndë e zgjedhur
dhe e përzgjedhur nga kritere të mirëfillta letrare, që përbëjnë një prezentim
zhanresh të ndryshme, duke u nisur nga poezia, me autorë të zgjedhur shqiptarë, polemika për çështje të veçanta,çështje me tematikë psikologjike, analiza dhe veçime nga letërsia botërore,kuptohet sipas përzgjedhjes së autorit,por edhe au-
torë e figura të letërsisë, publicistikës dhe jetës buplike shqiptare, që në një
formë o në një tjetër, kanë shënuar pika kulmore në jetën dhe dijen shqiptare.
Të tilla figura në këtë vepër i gjejmë, nga bota letrare: Esad Mekulin,Azem
Shkrelin,Din Mehmetin,Fatos Arapin,Arshi Pipën, Martin Camajn,Anton Pash- kun, Agim Vincën,Sabri Hamitin,Besnik Mustafajn,Naim Kelmendin,Abdullah Konushevcin,Fahredin Shehu, Iljaz Prokshin, Albana Lifschin,Rajmonda Moi- siu etj,nga ajo studimore si Rexhep Qosjen, Idriz Ajetin, Jup Kastratin,gjithashtu
për jetën dhe veprën e nobelistes shqiptare Nënë Terezën,pastaj për figurat mad-
hore të kohës sonë,legjendën e luftës, rezistencës dhe trimërisë shqiptare Adem Jasharin, atë të presidentit historik të Kosovës, Ibrahim Rugovën, atë të shkrim- tarit tashmë me famë botërore Ismail Kadare, si dhe mjaftë tema të tjera me interes të veçantë…Edhe me këtë vepër diktohet mëtimi i autorit Flori Bruqi që

të seleksionojë kategori,vlera dhe çështje që shenjojnë nivele të arrira në botën e kulturës shqiptare, dhe këtë ai arrinë ta bëjë me sukses, me një shije të hollë dhe të zgjedhur.Me zellin dhe sensin e tij prej intelektuali të kujdesshëm,ai pothu- ajse i vë shenjën pikante mendimit të analizës letrare,prezentimit,vështrimit,kri jimit,debatit, recensionit dhe shtjellimeve
tematike, që ngrit brenda këtyre vështrimeve dhe tematikës në këtë vepër…

Naim Kelmendi

*******************
    Gazeta  C


http://gazetac.com/index.php/artkulture/krijimtari/6225-doli-ne-shtyp-olimpi-shqiptar-me-autor-flori-bruqi.html

TRE TRIMA NË LLAUSHË

Falënderoj nga zemra tre burra nga Deçani - Mustafë Ramaj , Cen Vishaj
dhe Beqë Lika për pasionin me të cilin ma përtërinë ngjarjen e lavdishme
të Llaushës – autori, Tiranë , 30 maj 2010


Mbushë Llausha me të blertën
E pikëllueme në pranverë
Njëzetmjë burra mësuesin
Përshëndesin dhe një herë

Lamtumirë, o Halit Geci!
Pru Drenica luftëtare
Njëzet mijë burra për ty
Të qoftë e lehtë toka shqiptare!

Dikush shtërngon grushtet fort
Dikush lotë po nxjerr nga pak
Dikush mërmërin: “Halit
S’më del shpirti pa marrë hak!”

Po…Nga mbinë këta tri maska?
Mos i prunë majat e Sharrit
A mos amanet i nxori
Kjo lëndinë nga fundi i varrit?

Fshehur si miu mes turmës
Sytë shqyen katërsh UDB ja
Maskat britën shqip: “O popull
Është krijuar UCK ja

Kosova, nana e burrnisë
S’asht mësue faqen me koritë
Loke! Më ka ardhë dita jeme
Për nder tand sot pushkë me qitë!

Burra, lirinë kush s’ta falka
Nuk bahet dasma pa dash!
S’ka le ai që e tremb Kosovën!
Të puthsha grykën, o kallash!”
Mas tri maskave - tre palë sy
Që shkreptijnë si baruti
Me zi i mbajnë maskat këta burra
Muja, Rexha e Dauti

Një prej nesh duhet të zbëlohet!...
Kuvendojnë trimat për pak
Dhe Dauti i Dukagjinit
Përmbi turmë maskën ç’e flak

Moj Llaushë, kurr s’je tronditur
Për kaq gëzim në ditë varrimit
Përqafojnë dy maskat tjera
Dautin e Haradinit


“Unë…e njoha atë që foli
Me njatë za që bubullon
Kangën “Kreshtat e Kosovës”
Veç ai burrë, tjetër s’e këndon


Kangën “Kreshat e Kosovës”
S’e këndon kush me çifteli
Se ai trim me Beqë Gashin
Mujë Krasniqi emni i ti

Në daç me kangë, në daç me fjalë
N’ daç me pushkë, n’daç me sakica
…Por një ditë ra Mujë Krasniqi
Trim…nga ata që lindë Drenica…


RIZA LAHI, Tiranë

PLAKUSHA ZVICRANE CARLA DEL PONTE DHE MESKINI DIC MARTY : JANË TË GATSHËM TI HETOJNË RRENAT E VETA! PËR TRAFIKIM ORGANESH!!!!?

  Shkruan:Mr.sci. Flori Bruqi,Prishtinë

Akuzat e ish kryeprokurores së Tribunalit të Hagës, Carla Del Ponte, se shqiptarët e Kosovës kanë trafikuar organet e serbëve gjatë Luftës në Kosovë, janë të “papërgjegjshme dhe jodinjitoze”, tha ish bashkëpunëtorja e saj e afërt, Florence Hartmann.

Ajo më tutje i tha gazetës zvicerane Le Temps se Del Ponte kishte “prezantuar gjëra mbi të cilat ishte e pamundshme që me prova të krijoheshin faktet”.
Ndërkohë as Prokurorët e Tribunalit të Hagës për Krime të Luftës nuk kanë gjetur prova se shqiptarët e Kosovës kanë trafikuar organet e serbëve gjatë Luftës në Kosovë, tha sot zëdhënësja Olga Kavran.
“Zyra e prokurorit dhe Misioni i Kombeve të Bashkuara në Kosovë kanë zhvilluar hetime preliminare dhe kanë vizituar terrenin në veri të Shqipërisë, që ndërlidhet me akuzat”, tha zonja Kavran dhe shtoi se “përkundër këtyre përpjekjeve zyra e prokurorit nuk mundi t’i provojë akuzat e tilla dhe nuk ka bazë për vazhdim të mëtejmë sa i përket juridiksionit tonë”, ka thënë Kavran.


Ministria e Jashtme e Zvicrës ka vendosur të ndaloi promovimin e librit “Gjuetia – unë dhe kriminelët e luftës” shkruar nga ish-prokurorja e Gjykatës për krime të luftes në ish-Jugosllavi (ICTY), Carla del Ponte.
Sipas Ministrisë së Jashtme të Zvicrës libri i Del Pontes, që tani është ambasadore e Zvicrës në Argjentinë, përmban deklarata që një zyrtar i shtetit zviceran nuk ka të drejtë ti thotë publikisht.
Në shtypin serb, shumë javë para se të dilte libri, ka pasur shumë shkrime sipas të cilave Del Ponte në librin e saj shkruan se ka pasur të dhëna për trafik të organeve gjatë luftës në Kosovë. Sipas këtyre informatave UCK kishte masakruar 300 serb nga Kosova dhe më pas u kishte marr organet që ishin shitur në Perëndim.
Ahmet Isufi, ish komandant i UCK-së dhe tani nën kryetar i AAK-së, ka mohur një gjë të tillë dhe i ka quajtur këto akuza politike, kurse një zëdhënës i TMK-së ka thënë se Del Ponte po gënjen.
Sipas medieve, autoritetet i kanë kërkuar Del Ponte që të kthehet sa më shpejtë që është e mundur në Buenos Aires dhe të vazhdoj punën e saj si ambasadore e Zvicrës.
Të drejtat e librit që është në italisht i mban shtëpia botuese italiane, Feltrinelli. Në anglisht, libri ka dalur  në fillim të vitit 2009.



Edhe pse Serbia luftënxitëse për gati një dekadë e lau në gjak gjithë hapësirën e ish-Jugosllavisë, duke i shkaktuar katër luftëra gjenocidiale, megjithatë kryekasapi i Ballkanit Sllobodan Millosheviq, falë zvarritjeve të kryeprokurores Del Ponte nuk u dënua fare nga Tribunali i Hagës. As Serbia nuk u gjykua për gjenocid.
Kemi parë se në rastin e Kosovës, gjatë dy proceseve gjyqësore, kryeprokurorja Del Ponte, vazhdimisht ka cituar shpifjet e zyrtarëve serbë, tamam si të ishte një kryeprokurore e Serbisë e jo e një Tribunali Ndërkombëtar. Më vonë zyrtarët serbë filluan të citojnë Del Ponten. Aq lëmsh i bënë punët sa nuk dihet më kush kë citon, nuk dihet ku fillojnë e ku mbarojnë shpifjet e gënjeshtrat e Beogradit, as ku fillojnë e ku mbarojnë shpifjet e Del Pontes, janë bërë një. Mbase këto qëndrime të koordinuara vijnë pas marrëveshjes së fshehtë të ish-kryeprokurores Carla del Ponte, të bërë me ministrin e jashtëm të Serbisë, Goran Svilanoviq, në maj të vitit 2003, për të fshehur krimet që do të dëshmonin gjenocidin shtetëror të Serbisë. Lidhur me këtë marrëveshje, pos tjerësh, ka shkruar gjerësisht gazeta “New York Times” në maj të vitit 2007. 




Ish-bashkëpunëtorët e ngushtë të Del Pontes (siç është rasti me prokurorin në procesin kundër Millosheviqit, Geoffrey Nice), dëshmojnë se Carla del Ponte krye në vete i ka ngritur aktakuzat kundër shqiptarëve. Këtë nuk e ka bërë pse ka pasur fakte, por për të tërhequr paralele për barazimin e krimeve, për t’ia bërë qejfin Serbisë apo “për të mos iu hidhëruar Millosheviqi”. Dhe për këtë i ka pasur duart e lira, pa mbikëqyrje as nga Haga as nga Nju Jorku. “Carla Del Ponte ka ndihmuar për t’i fshehur implikimet e shtetit serb në krimet e luftës. Punën e saj nuk e ka kontrolluar askush, as në Hagë as në Nju Jork, që është diçka e paimagjinueshme për drejtësinë ndërkombëtare”, ka thënë ish-prokurori Nice. 


Shpifjet e tmerrshme të Carla Del Pontes “për tregtinë e shqiptarëve me organet e serbëve të rrëmbyer”, proserbët nxituan t’i materializojnë. Kështu, të njëjtën ditë, Televizioni Shtetëror Rus, në terminin qendror të lajmeve (më 6 prill 2008), shpifjet e Del Pontes i ilustroi madje edhe me pamje televizive! Por, pamjet ishin nga kampi i përqendrimit në Prijedor të Bosnjës, kurse boshnjakët nga Bosnja e Hercegovina që mbaheshin në këtë kamp, u prezantuan si serbë nga Kosova! 

Në atë kohë, akuzat kurrë të argumentuara të ish-kryeprokurores së dështuar të Tribunalit të Hagës, Carla Del Ponte, se shqiptarët e Kosovës kanë nxjerrë dhe trafikuar organet e serbëve gjatë luftës në Kosovë, ish-bashkëpunëtorja e saj e afërt, Florence Hartmann i ka quajtur “të papërgjegjshme dhe jodinjitoze”. “Del Ponte nuk ka as provën më të vogël për një trafik të mundshëm organesh që u janë marrë të burgosurve nga luftëtarët e Kosovës. Ajo po na zhyt sot në orët më të errëta të propagandës”, ka nënvizuar Hartmann, për gazetën zvicerane “Le Temps”, të datës 16 prill 2008. 

Vitin e kaluar doli në treg prej shtëpisë botuese Feltrinelli libri i Carla Del Pontes “Gjuetia: unë dhe kriminelët e luftës (La caccia - Io e i criminali di Guerra). Zonja del Ponte nuk i shpëtoi dot tundimit për të ngelur e famshme dhe për të vazhduar që të qëndrojë në qendër të vëmendjes kësaj radhe duke shitur e firmosur një libër shumë të debatueshëm. Më  së shumti  libri ka tronditur opinionin publik shqiptar. Akuza  makabre e plakushës Carla Del Ponte ,është gjëja se prej disa burimeve të “besueshme” Ushtria Çlirimtare e Kosovës ka marrë peng mbi 300 serbë të Kosovës e i ka transportuar me makina nëpërmjet Kukësit e Tropojës në Burrel, në një shtëpi të verdhë diku tek 20 kilometra në jug. Në Burrel janë futur nëpër disa laboratorë ku para se këta serbë të vriteshin iu janë marrë organet e trupit dhe nëpërmjet Rinasit janë trafikuar në vende perëndimore. Skenar ky që Stephan King apo Alfred Hitchcock do e kishin pasur zili, por që për këdo që e njeh Shqipërinë, Kosovën dhe rrethanat e asaj kohe përbën padyshim një fyerje të inteligjencës.




Kjo çështja e trafikut të organeve, duke qenë e llahtarshme kuptohet që tërheq lehtësisht vëmendje dhe jo rastësisht plakusha Carla Del Ponte ka përzgjedhur librin(La caccia - Io e i criminali di Guerra)  për t’ia rrëfyer publikut ....

Një taktikë marketingu për librin e saj më të vërtetë e qëlluar. Trafiku i organeve në vetvete është një mit urban që mbillet dhe lulëzon lehtë në një vend fertil me injorancë e përhapet lehtë nëpër shoqëri ku mbizotëron kultura e thashethemeve. Ky mit urban u përhap disa vite më parë në Shqipëri sidomos nga disa organizata që në letra konsiderohen jofitimprurëse, por që në fakt janë më se grabitqare të cilat për të siguruar donacione nga jashtë sajonin probleme të mprehta të këtij lloji që me zhurmën e madhe që bëjnë tërhiqnin vëmendjen e fondacioneve apo qeverive të huaja.



“Por qindra mija krime  të kryera nga serbët nuk mund të justifikojnë disa krime të kryera(sa gishtat e dorës) po ashtu nga disa kosovarë dhe jo nga kosovarët, por nga disa kosovarë”



 Madje asokohe një çështje e tillë, që në realitet mund të demistifikohet lehtë, zuri faqet e shtypit të Tiranës ,Prishtinës nga ca idiot (lexo gazetar të paguar bukur mirë nga qarqe serbe,greke,ruse etj)dhe zaptoi madje reportazhe të tëra të televizioneve që hamendësonin praninë e laboratorëve sekret në Fier,Burrel apo edhe në Prishtinë a gjetiu tjetër. Sikur këto laboratorë ,klinika  etj., të ishin varreza makinash ku klientët të venë e të bëjnë pazar kur të kenë nevojë duke blerë një organ të një “makine” për ta transplantuar tek “makina” e tyre si të ishte organi kollodok apo pasqyrë e përdorur.

Ekspertiza e autorit të këtij artikulli për mjekësinë në fakt avitet maksimumi tek përdorimi i leukoplastit apo andolit , por disa gjera lidhur me trafikimin e organeve thjeshtë nuk shkojnë mbarë me një arsye të shëndoshë dhe mund të demistifikohen lehtë po të kërkohet sadopak informacion elementar për transplantimet e organeve nëpërmjet një shëtitje nëpër  roterin www.google.com.

Shqipëria ,Kosova e asaj kohe ka qenë në qendër të vëmendjes ndërkombëtare e tejmbushur jo vetëm me spiunë të gjithfarë flamujve, por edhe me gazetarë apo aktivistë të shoqërisë civile dhe një aktivitet i tillë nuk kishte sesi të mos binte në sy. Rrugët e Verilindjes së Republikës së Shqipërisë janë aq të këqija sa edhe dhia zbret prej tyre me frena dore, e jo më të mos bien në sy kamionë të tërë të mbushur me 300 robër serb që shkojnë drejt Burreli




Monstrumi  Dick Marty thotë :“Mirëpo, nëse e lexoni me kujdes raportin tim, unë nuk them në asnjë rast se Z. Hashim Thaçi është i implikuar drejtpërdrejt në një trafik organesh.”



 Kuptohet që një organ njeriu nuk është si floppy disc që e nxjerr nga një kompjuter e ia fut tjetrit. Për ta nxjerrë organin kërkohen klinika shumë moderne dhe mjekë shumë të përgatitur ndërkohë që dihet se një pjesë e mirë e qytetarëve të Burrelit zbresin në Tiranë edhe për mbushjen e dhëmballëve. Vetë transplantimi i parë zyrtar për herë të parë në Shqipëri si proces është bërë vitin e kaluar me ndihmën mjekëve dhe aparateve të marra nga Italia ndërkohë që transplantimi i parë në Botë është bërë në Boston në 1954.

Organi duhet të transportohet prej dhuruesit tek pacienti që ka nevojë brenda pak orësh e prandaj në vendet e zhvilluara ekziston një rrjet i sofistikuar me banka moderne me të dhëna për pacientët dhe me një sistem të përsosur logjistik transporti me helikopterë, ambulance apo avionë specialë që koordinohen nga qendra të specializuara. Pak pasi hiqet organi prej donatorit, zbrazet prej gjakut me një solucion special të ftohtë dhe vendoset në enë sterile të paketuara me akull dhe niset menjëherë për tek pacienti sa më shpejtë që të jetë e mundur. Zemrat dhe mushkëritë duhet të transportohen brenda katër orëve pas nxjerrjes prej donatorit, mëlçia mund të durojë 12-18 orë, pankreasi 8-12 orë e kështu me radhë. Si mund të mos ketë rënë në sy në aeroportin e Rinasi që gjatë asaj kohe ishte në monitorimin ose kishte prani të bollshme të NATO-s?

Madje në vendet e zhvilluara ekziston gjithashtu një sistem tejet i koklavitur i cili shqyrton përputhshmërinë e organeve të dhuruara me pacientët në nevojë duke studiuar nëse përkon grupi i gjakut, nëse përputhen indet, si janë përmasat e organeve apo aspekte të tjera të hollësishme midis donatorit dhe pacientit për të garantuar shpërndarjen sa më efikase dhe të suksesshme të organeve që vihen në dispozicion.

 Organet nuk janë si diamantet e Afrikës që i fsheh ku të duash dhe i shet kur të teket. As që mund të mendohet të ketë pasur një sistem të tillë kaq të ndërlikuar dhe njëherazi të fshehtë në Shqipëri kur dihet që ne kemi vështirësi për të ndërmarrë operacione të tilla të ngjashme mjekësore ndërkombëtare edhe me gjithë infrastrukturën e shtetit në dispozicion. Mjafton të përmendet rasti i dhimbshëm i humbjes së personalitetit të shquar Gramoz Pashko për të cilin maksimumi i mjeteve shtetërore u vunë në dispozicion për të kuptuar pamundësinë teknike të Republikës së Shqipërisë .




Oj plakushë Del ponte e Ti monstrum  Dick :Nuk është UÇK, si e tillë që kriminalizohet apo kritikohet”




Pastaj vetë numri i madh i individëve të përfshirë e bën qesharake këtë pretendim. Ku i bie të ketë shkuar gjithë ky bollëk organesh pa lënë gjurmë e ngjallur dyshim kur për shembull gjatë vitit 2000 në gjithë Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë bërë gjithsej 956 transplantime mushkërie dhe 2198 transplantime zemre?

Aq i ekzagjeruar dhe joracional është ky pretendim për trafikun e organeve sa i paraqitur në këtë mënyrë vetë del Ponte bën autogol pasi vetëm trushkulurit mund të besojnë këto pallavra të pabaza.

Kjo marrosje e del Pontes të trondit për marazin antishqiptar që paska kultivuar kjo zonjë e që vë shumë në dyshim paanshmërinë dhe objektivitetin e veprimtarisë së saj si prokurore në gjykatën e Hagës kur është bërë fjalë krimet e Kosovës. Lajthitja shembullore që paraqet besimi i saj në këto fakte detyrimisht nuk dëshmon për një koeficient të lartë inteligjence. Ky shkrimi i saji dëshmon për më tepër për mungesën e informacionit apo për një njohje të kufizuar të rrethanave të luftës së Kosovës.




Pse nuk e hulumtoni egzodin shqiptar matuf Marti dhe Ti plakusha Ponte?

Në këtë libër  fantom  të plakushës Carla Del Ponte , e cila  përpiqet ti mbush mendjen publikut që UÇK-ja paska pasur një sistem logjistik kaq të sofistikuar sa të shes nëpër botë organe njerëzish ndërkohë që një ndër sfidat kryesore të luftëtarëve ka qenë furnizimi me armë e municion nga Shqipëria për në Kosovë.

Ky transport bëhej me njëmijë e një mundime, në kushte nga më primitivet duke u transportuar shpesh nëpër çanta shpine të rrezikuar nga pusitë e ushtrisë serbe e nga minat, dhe nëpër një kalvar aq të gjatë e të lodhshëm (protagonistët e këtyre misioneve dëshmojnë se vetëm për të kaluar bjeshkët e Pashtrikut nevojiteshin mbi 16 orë marshim) sa kur kallashi kinez i ushtrisë shqiptare mbërrinte në zonën operative të Llapit apo Drenicës ishte ndryshkur.

Ky libër i del Pontes me këto fakte kaq të pagëlltitshme të shkruara prej saj me të vërtetë ngre pikëpyetje të mëdha për objektivitetin, profesionalitetin dhe efikasitetin e veprimtarisë së Gjykatës së Hagës për Krimet e Luftës në Ish Jugosllavi.

Në mënyrë të veçantë dëshmia e pretenduar prej saj për trafik organesh të bërë nga shqiptarët është një teknikë e ndyrë marketingu. Tingëllon sikur të jetë bërë enkas për përfitime dhe famë personale duke instrumentalizuar një tragjedi sikurse ka qenë lufta e Kosovës, duke spekuluar me një mit urban që siç ndodh zakonisht me enët boshe bën tepër zhurmë, si dhe duke nëpërkëmbur dhimbjen dhe emocionet e shumë njerëzve që kanë humbur të dashurit e tyre në atë luftë.

Botimet e tilla dhe Rezuluta e KE për shpifjet e Dick Martyt  meritojnë  jo vetëm përbuzjen publike por edhe qëndrime zyrtare nga qeveria e Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Kosovës që kurrsesi nuk mund të rijnë duarkryq përpara kësaj përbaltje.






"Mua personalisht do të më interesonte që t’i merrja përsipër hetimet në Kosovë. Mirëpo e shoh që për këtë gjë nuk ka menduar askush. E njoh dosjen në fjalë mirë dhe lidhjet dhe kjo do të mund të bëhej shpejtë. Do të shohim se a ka vullnet politik për këtë gjë. BE-ja duhet të veprojë dhe amerikanët duhet të ndihmojnë".


Kështu ka deklaruar Karla Del Ponte sh-kryeprokurorja e Tribunalit të Hagës në një intervistë për të përditshmes zvicerane "Neue Zürcher Zeitung".




Ku kanë tretur eshtrat e shqiptarëve Z.Del Ponte dhe Ti matuf Marty?

Lidhur me raportin e Dik Martit dhe atë se cfare do të ndodhë pas publikimit të tij,Del Ponte ka dhënë këtë përgjigje :"Duhet të formohet një institucion i pavarur ndërkombëtar i cili do të duhej të jetë përgjegjës për hetime dhe mbrojtje të dëshmitarëve".

Raporti i eurodeputetit zvicerian është inicuar pikërisht nga libri i kryeprokurores së Hagës,fakt që ajo e pranon edhe vetë."Unë i kam përmendur faktet për organet në libër në mënyrë që dikush të fillojë të hetojë ato që ne nuk kishim mundur t’i hetonim. Mirëpo ka patur edhe krime tjera në të cilat ne jemi penguar që të hetojmë.Natyrisht që kemi patur pak dëshmi për një aktakuzë, por indikacionet ishin serioze",tha Carla del Ponte.



Serbia mirëpret përfshirjen e Karla Del Pontes

Kryeprokurori serb për krime lufte deklaroi se mirëpret përfshirjen e Karla Del Pontes në hetimet rreth akuzave për trafikim organesh gjatë luftës në Kosovë.



                                    Vladimir Vukçeviç




"E mbështes nismën e Karla Del Pontes të ndihmojë hetimet për trafikim organesh, që do duhet të ndërmerren nga një institucion i pavarur", tha Vladimir Vukçeviç për mediat serbe.

Reagimi i tij erdhi pas deklaratës së Del Pontes për mediat zvicerane se po përpiqet "të përfshihet në hetimet në Kosovë".




Prokurori Vladimir Vukseviç u tha gazetarëve në Beograd se hetuesit e tij kanë të dhëna të reja se rreth 300 serbë që u zhdukën gjatë konfliktit në Kosovë në vitet 1990 u bënë viktima të një rrjeti në Shqipëri për trafikimin e organeve. 

Ai paraqiti fotografi të disa viktimave serbe të këtij operacioni si dhe të zonave ku thuhet se u zhvilluan këto ngjarje. 




Ina Rama 

Vitin e kaluar, prokurorja e përgjithëshme e Shqipërisë Ina Rama  tha se nuk do të ndihmonte kryerjen e një hetimi nga ana e Beogradit që synonte shqyrtimin e pretendimeve për trafikim organesh. Këto pretendime dolën në sipërfaqe vjet nëpërmjet një libri të ish kryeprokurores së Gjykatës së OKB-së për krime lufte në ish Jugosllavi,Carla del Ponte. 




Reagimi: Grup i përbashkët prokurorësh shqiptarë dhe nga Haga verifikuan akuzat, rezultuan të pavërteta

Akuzave të anëtarit të Asamblesë Parlamentare të KiE-së, ish-prokurorit Dik Marti, për trafik të organeve brenda territorit të Shqipërisë, u është përgjigjur me një reagim zyrtar Prokuroria e Përgjithshme, duke i hedhur poshtë ato. Nga ana e institucionit qendror të akuzës, këto akuza janë konsideruar të vjetra, të ezauruara dhe pas bazë vërtetësie. Sipas zëdhënësit të këtij institucioni, këto akuza janë verifikuar në terren dhe nuk ka rezultuar asgjë. Referuar deklarimit zyrtar të organit qendror të akuzës, verifikimi ka qenë i përbashkët në vitin 2004, nga prokurorë shqiptarë dhe një grupi të Prokurorisë së Hagës. Më tej në deklaratë, Prokuroria e Përgjithshme deklaron se për herë të parë dëgjon të përfshihet edhe Fushë-Kruja në këto akuza dhe se asnjëherë pala shqiptare nuk është bërë pengesë për asnjë autoritet që të ushtrojë detyrën në hetimin e kësaj çështjeje. Njëkohësisht, sipas deklaratës zyrtare, Prokuroria e Përgjithshme, në respekt të legjislacionit dhe konventave ndërkombëtare ku Shqipëria është palë, shpreh gatishmërinë për të vijuar bashkëpunimin me institucionet e specializuara ndërkombëtare.

Deklarata


Pas njohjes me përmbajtjen e projekt-rezolutës së Komisionit të Çështjeve Ligjore dhe të Drejtave të Njeriut të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës, që vjen si rezultat i raportit të përpiluar nga anëtari i Asamblesë Parlamentare të KiE-së, ish-prokurori Dik Marti, dhe pas shqyrtimit të detajeve të shprehura në të, Prokuroria e Përgjithshme deklaron se “akuzat për trafik të organeve brenda territorit të Republikës së Shqipërisë të ushtarëve serbë të zënë rob gjatë luftës në Kosovë janë tashmë të vjetra, të ezauruara dhe pa asnjë baze vërtetësie”. Sipas organit qendror të akuzës, deklarimeve të ish-prokurores Carla del Ponte në librin e saj për një bazë në fshatrat e Burrelit ku pretendohej se kryhej heqja e organeve të ushtarëve serbë për qëllime tregtimi, i ka paraprirë në vitin 2004, një verifikim i një grupi të Prokurorisë së Hagës në bashkëpunim me prokurorë shqiptarë, që ka marrë në evidencë këto të dhëna në shtëpinë e supozuar si bazë për këtë qëllim. Në bazë të verifikimit të përbashkët të ekspertëve të Hagës dhe atyre shqiptarë, sipas deklaratës për shtyp të znj. Ina Rama, nuk ka rezultuar se të dhënat e parashtruara të kenë ndonjë bazë vërtetësie, ndaj Prokuroria e Shqipërisë nuk ka gjetur bazë për nisjen e çështjes penale. “Pretendimet e paraqitura së fundmi në raportin e anëtarit të Asamblesë Parlamentare të KiE-së, Dik Marti, mbi ekzistencën e bazave të tilla ku presupozohet se janë kryer transplante, si në Fushë-Krujë a diku gjetkë brenda territorit të Republikës së Shqipërisë, janë të dhëna për të cilat Prokuroria e Shqipërisë nuk ka pasur asnjë dijeni dhe për të cilat nuk është njoftuar apo paraqitur kërkesë për hetim nga asnjë organ hetimor ndërkombëtar” vuri në dukje Prokuroria e Përgjithshme në reagimin e saj, duke shtuar se “Prokuroria e Shqipërisë, e cila gëzon besimin e organeve hetimore ndërkombëtare, besim që është forcuar nga profesionalizmi i treguar dhe shkalla e gjerë e bashkëpunimit me to, e deklaron të pabazë çdo insinuatë se institucionet shqiptare janë bërë pengesë për hetimin e kësaj çështjeje”.


 “Në kundërshtim me zonjën Carla  Del Ponte, z. Marty flet vetëm për një grusht rastesh”


 
Theodhori  Sollaku: Ndihmuam Hagën për hetimet, nuk gjetën 

gjë

Pas akuzave të Dik Martit për trafikun e organeve të robërve serbë nga shqiptarët që luftuan përkrah UÇK-së, ka reaguar edhe ish-prokurori i Përgjithshëm Theodhori Sollaku, i cili ka deklaruar  se, shteti shqiptar i ka dhënë të gjithë ndihmën e nevojshme gjykatës së Hagës, për të kryer hetimet në Shqipëri. Sollaku shprehet se gjatë një dreke pune me ish-presidentin Meidani dhe prokuroren Del Ponte, kur mbante postin e këshilltarit juridik në Presidencë, është shprehur vullneti i plotë i bashkëpunimit, por edhe gjatë kohës që ai ka drejtuar organin e akuzës shqiptare. “Më bëri një pyetje disi provokative, tha: Do kontribuojë Shqipëria nëse gjykata do të ketë nevojë? I shpreha gatishmërinë e shtetit shqiptar. Shqipëria e ka bërë të qartë se bashkëpunimi me Hagën do të jetë në lartësinë e duhur. Dhe kur u bëra kryeprokuror gjeta një letër nga Haga që kërkonte hetime dhe udhëzova kryerjen e hetimeve në Burrel”, - deklaron Sollaku. Edhe pse u kryen ekspertiza me mjete moderne për ekzaminime të njollave të gjakut të padukshme, në fund nuk u mor asnjë kampion i tyre nga ekspertët e Hagës, për shkak se rezultonin të bagëtive të therura. “Unë mendoj se në një kohë të dytë, nëse autoritetet serbe do të plotësojnë kërkesën, do të ishte mirë që duke i dhënë rrugë kësaj letërporosie të mbyllet përfundimisht kjo çështje”, - shprehet Sollaku. Ish-kryeprokurori shton se prokurorët serbë duhet të bëjnë edhe një tjetër kërkesë, sipas konventës në fuqi, që të kryhet sërish një hetim që do të mbyllë përfundimisht të gjithë zhurmën. “Mendoj se nëse do të ishte gjetur diçka serioze për hetimin, të paktën ata do të kishin marrë gjurmët e gjakut, gjë që nuk është bërë dhe mundësi tjetër për të marrë kampione ata nuk kanë pasur. Kjo tregon se interesi nuk ka qenë për të vazhduar më tej, sepse nuk kanë gjetur asnjë provë”, - shton Sollaku.



*******


Gazeta franceze, “Le Monde”, në një artikull të botuar ditë më parë, ka bërë një analizë rreth raportit të Dick Martyt, me ç’rast ka hedhur dyshime për qëndrueshmërinë e akuzave të tij. Kjo gazetë paraqet qëndrimet kundërshtuese të personaliteteve me zë kundër akuzave të Martut dhe ish- kryeprokurores së Trubunalit të Hagës, Karla del Ponte.



Në librin e vet, të botuar me 2008, Karla del Ponte evokonte ekzistimin e një “shtëpie të verdhë”, e cila gjendej në afërsi të Burelit, në pjesën qendrore të vendit, e zbuluar nga një ekip i gazetarëve hulumtues. Sipas tyre, në këtë shtëpi paskëshin qenë praktikuar tortura dhe heqja e organeve.

Më 2008, këto akuza kanë pas nxitur po kështu pyetje. Përse prokuroja e Tribunalit penal ndërkombëtar , e ngarkuar që të ndjek krimet e luftës, nuk i ka vërë në pah këto fakte të supozuara ? Jacques Rupnick, specialist i Ballkanit në CERI, prerazi thotë se, është fjala këtu për një zhurmë mediale : “Si të shpjegohet ndryshe fakti se prokuroja e rangut të saj bën akuza të tilla pa ofruar asnjë provë, përderisa pikërisht ajo duhej të ishte në gjendje t’i argumentoj ato ?”

Madje edhe zëdhënësja e saj e dikurshme, Florence Hartmann, e kishte akuzuar se po bën akuza pa ofruar asnjë grimë prove .

                                             Libri i Carla del Pontes që hedh pretendimet absurde


I pyetur lidhur me këtë çështje, gjatë qëndrimit të tij në Kosovë, Bernard Kouchner, i dërguari special i OKB-së, nuk e kishte fshehur skepticizmin e vet karshi tezës për njëfarë “shtëpie të verdhë”.

Mirëpo, raporti i Dick Martyt, ndonëse i autorizuar që të orvatet të nxjerr prova, është pikërisht pa prova. Këtë madje nuk e fsheh vet deputeti zviceran : ai është mbështetur kryesisht mbi dëshmitë dhe raportet e shërbimeve sekrete perëndimore.

Në mungesë të mjeteve, ai nuk ka patur mundësi të vizitojë gjashtë vendet të cilat ai i ka identifikuar si burgje të UÇK-së në Shqipëri. Për shkaqe të sigurisë, ai nuk jap emrin e asnjë dëshmitari, disa prej të cilëve nuk kanë qenë të intervistuar nga ai por nga” përfaqësuese të shërbimeve policore të vendeve të ndryshme, nga hulumtues dhe universitarë e gazetarë hulumtues të një reputacioni dhe të një besueshmërie të pranuar”.

“Ka dëshmitarë të këtyre ngjarjeve që kanë qenë të eliminuar, të tjerë të frikësuar nga vet fakti pse i kanë pyetur lidhur me këto ngjarje”, arsyetohet ai. Rrjetet shqiptare të krimit të organizuar duket se është më vështirë të infiltrohen se sa Mafia italiane”. Një lajtmotiv që përsëritet rregullisht . Kështu UÇK-ja është përshkruar kështu si një organizatë kriminale që përdorë “një imazh të bukur (…) të një armate guerile” për t’i maskuar aktivitetet e veta ilegale.”

Më 2004, një mision i Gjyqit penal Ndërkombëtar të Hagës si dhe të UNMIK-ut, i dërguar për të hetuar lidhur me këtë “shtëpi të verdhë”, kishte gjetur inxheksione, disa gjurmë të gjakut dhe epruveta të zbrazëta, por këto nuk kishin mjaftuar për të sajuar prova.



Apsurdi dhe shpifjet ordinere nga   manjaku Dick Marty !!!

Sipas senatorit zviceran, gjithsesi, vrasjet me plumb në kokë - e menjëherë pastaj është bërë nxjerrja e organeve - nuk janë bërë në “shtëpinë e verdhë. Ky vend ishte shumë larg nga aeroporti i Tiranës, kryeqytet i Shqipërisë, për të lejuar dërgimin e shpejtë të organeve kah klinikat private perëndimore.

Dick Marty pohon se heqja e organeve është bërë në Fushë Krujë, një qytet shumë më afër Tiranës dhe i pajisur me një klinikë.

Përveç akuzave, është kalendari i publikimit të këtij raporti që zgjon dyshimin.


Paraqitja e akuzave të tilla kundër premierit kosovar Hashim Thaçit, të nesërmen e fitores në zgjedhjet legjislative e çuditë Jacques Rupnick-un: “Me një raport të tillë, bëhet një ndërhyrje e drejtpërdrejtë në lojën politike të Kosovës, duke e delegjitimuar atë që ka dalë i pari dhe që tani duhet të organizojë negociata për koalicionin”.

Profesori Jacques Rupnik mendon po kështu se me këto akuza është goditur edhe dialogu midis Kosovës dhe Serbisë, ngase s’mund të merret me mend një politikan serb i cili do të pranonte të hap me bisedimet me një lider të cilin Këshilli i Evropës do ta cilësonte si “kriminel”.



“Politika kriminale dhe e marrë e Milosheviçit, e pastrimit etnik, ishte krejtësisht absurde.”Pse matufi Marty me shokë të tij  nuk hulumtojë fare krimet monstruoze  ndaj shqiptarëve që bëri regjimi ushtarakë,policorë,paramilitareë serbë në Kosovë gjatë Luftës!!!






Post scriptum 


Nuk është fjala se ne duhet ta paraqesim veten më të mirë se çka jemi dhe tani, dikush na e prish këtë pamje të mrekullueshme për vetveten tonë. Jo, edhe ne jemi si të gjithë popujt e tjerë, jemi popull i ndershëm, por ka edhe njerëz që merren me kriminalitet të organizuar. Dhe nuk duhet të shqetësohemi. Kështu ndodh edhe me popujt më të qytetëruar të botës.
Qe disa javë, opinioni shqiptar dhe botëror është tronditur nga pohimet e ish kryeprokurores së Gjykatës për krime lufte në Hagë, Carla del Ponte, se në kohën e luftës në Kosovë, 1999, luftëtarët e UÇK-së kanë bërë tregëti me organet e serbëve të zënë rob. Këta të robëruar, rreth 300, janë transportuar nëpër Kukës dhe Tropojë deri në Burrel, ku nga këta janë nxjerrë organet dhe janë transportuar përmes aeroportit Rinas nëpër botë.


Kur e kam dëgjuar të parën herë këtë lajm në media elektronike, kjo ka tingëlluar aq tmerrshëm sa që më ka ardhur në moment të vjelli. Aociacioni i parë ka qe kanibali Lector nga filmi “The Silence Of The Innocence”. Ose rasti i një afaristi të ri japonez, që e ka dashur aq shumë të fejuarën e vet sa që e ka vrarë dhe e ka ngrënë. Besoj se nuk ka shqiptar i cili në këto momente nuk e ndien veten tepër keq dhe disi të turpëruar. E ndiej vetën më zi se ato dy garuese në atletikë të Nigerisë, në stafeten 4x100m para disa vitesh në Olimpiadë, kur është zbuluar se burrat e tyre janë ushqyer, mes tjerash me mish njerëzish.


Nuk është fjala se ne duhet ta paraqesim veten më të mirë se çka jemi dhe tani, dikush na e prish këtë pamje të mrekullueshme për vetveten tonë. Jo, edhe ne jemi si të gjithë popujt e tjerë, jemi popull i ndershëm, por ka edhe njerëz që merren me kriminalitet të organizuar. 



Dhe nuk duhet të shqetësohemi. Kështu ndodh edhe me popujt më të qytetëruar të botës. Italia, p.sh., e cila është shtyllë kryesore e kulturës europiane, e ka lindur një organizatë aq të tmerrshme çfarë është Mafia, sipas së cilës kanë filluar të quhen edhe organizatat e tjera kriminele në botë. 


Një Japoni, e cila ndër shtetet lindore shquhet për kulturë të lartë, e ka lindur organizatën e kriminalitetit të egër çfarë është Jakuzi. “Sa më e madhe është faqja, po aq e madhe është edhe shpina” thotë Zeni – filozofi e budistëve japonezë. Shpeshherë jemi çuditur se si ka qenë ecarla ponte ex fiscal tribunal onu ex yugoslavia p Libri i Carla Del Pontes Gjuetia mundur që një popull aq i madh civilizues, që e ka mbrojtur qytetërimin europian nga arabët, ka mundur ta themelojë një institucion çfarë ka qenë inkuizicioni. 


Ose, si kanë mundur gjermanët, popull themelues i Europës së Re, pas rënies së Perandorisë romake, atdheu i filozofëve dhe kompozitorëve më të mëdhenj në botë, të bëjë krime çfarë kanë qenë ato të gjenocidit në Luftën e Dytë Botërore. Po, kështu funksionon natyra, kështu funksionon njeriu, sepse edhe vetë njeriu është një qenie që i nënshtrohet ndikimit të epsheve të natyrës, dhe ndonjëherë agresiviteti i tij nuk mbetet në nivel individual, por merr përmasa kolektive. Çka desha të them me këtë? Nuk duhet të shqetësohemi më tepër seç duhet dhe të demantojmë në nivel kombëtar. Kjo është gjë e kotë. 




Sa më shumë që demantohet, çohet më shumë pluhër. Këtë pohim të del Pontes do ta demantoj më së miri koha dhe rjedha e ngjarjeve në këtë rajon të Europës. Dhe ne, si etnos i cili në të ardhmen do të jetë në një pozitë jashtëzakonisht të mirë gjeostrategjike në Ballkan duhet të përbijmë kohë pas kohë nga diçka. Sepse, edhe kur është situata ideale, nuk mund të jetë çdo gjë perfekte.

Lexoni shpifjet e Dick Martyt:


http://www.tetova.tv/intervista/marty-nuk-e-akuzoj-direkt-thacin.html

http://floripress.blogspot.com/2011/02/kush-eshte-k144.html

Prishtinë,05.03.2011.

Vdiç shkrimtari dhe avokati i njohur dardan Zeqir Berdynaj (1934-2025)

Zeqir A. Berdynaj, u lind më 6 qershor 1934, në Firzë, ish katundi i Ri i komunës së Pejës.  Shkollën fillore dhe të mesmen e kreu në vendli...