Doli ne shtyp 'Olimpi Shqiptar' me autor Flori Bruqi
Një publikim serioz dhe i vlerësueshëm në fushën e dijes shqiptare
26 Shkurt 2011
info@hermesnews.org
(HermesNews) Kohët e sotme janë kohë të lulëzimit modernist dhe të daljes nga “prangimi” dhe “ganxhimi”, i të cunguarve me emër pronor, që dolën nga “Lëvozhga mit” dhe elegjuan “vargjet vrara” tregojnë për përçapje studimore jashtë “kuadraturës kriteriale “ e normativave moralizuese…
Ende në studimet apo mendimet kritike thuren lavde të pameritueshme për krijues, që shkuan apo që janë aktualisht, pa i këndvështruar ata me sensin e origjinalitetit dhe të prezencës “autoritare“ të kreaturës së tyre…, por shpesh ndiqet përvijimi i rrugëtimit të tyre, nëpërmjet asaj ç’kanë thënë të dikurshmit, të cilët kanë humbur logjikën” e mendimit kritik, në këtë kohë të ndryshimeve të gjithanshme dhe atyre emotive, duke mos kapur fillin e najlonizuar...
Krijimi është produkt i një të talentuari me forcë të madhe meditative, me një këndvështrim ndryshe nga të tjerët, i cili dritësohet nga një diell tjetër dhe është i aftë të krijojë lidhësinë shpirtërore në një formë e trajtë çudibërëse dhe në një klimë polarizuese me stina të kthyeshme, të ndërthurura dhe të ndërvarura nga njëra - tjetra. Sot me studime dhe mendim kritik merren dhe ata, që s’kanë minimumin e njohurisë për këtë shkencë të madhe, duke krijuar precedentin e rrezikshëm të vulgarizimit dhe të skeptricizmit të mediokritetit.
Ndërmarrja e veprave të studimit analitik në këtë vrullshmëri dhe stad krijimi me një temperament e stil më të lirshëm, më të pushtetshëm kreativ është një veprimtari, e cila kërkon nivel të lartë kulturor. Shtëlljesë:
Libri “OLIMPI SHQIPTAR” I FLORI BRUQIT është një libër voluminoz, i cili edhe nga aktitektura si dhe nga kapitullizimet e tij tregon katërcipërisht erudicionin, nivelin e njohurive të autorit, lëvrues dhe studiues në shumë fusha, duke bërë analitika dhe paraqitje profesionale. Në këtë libër, duke u nisur nga shijet e tij artistike, që duhen respektuar, ai ka rrokur disa nga poetët shqiptarë si: Azem Shkreli, Agim Vinça, Fatos Arapi, Arshi Pipa, Avdulla Konushevci, Esat Mekuli, Agim Bacelli, Besnik Mustafaj, Arif Molliqi, Din Mehmeti, Naim Kelmendi, Sabri Hamiti, Fahredin Shehu, Rajmonda Moisiu, Mardena Kelmendi, Pal Sokoli, Albana M. Litschin, Raif Gashi dhe Iljaz Prokshin.. Kliko per te lexuar me shume
http://www.hermesnews.org/rubriche/7055---.asp