Nga Fatmira Nikolli
Parku Arkeologjik i Apollonisë zë kopertinën e revistës prestigjioze franceze "Archéologia". Apollonia përshkruhet si një prej qyteteve antikë më të bukur në Ballkan dhe artikulli përshkruan gërmimet arkeologjike të viteve të fundit sikurse edhe të rejat që kanë të bëjnë me rindërtimin 3D (tredimensional) të monumenteve të tij. Sipas revistës, saiti greko-romak i Apollonisë ilire ndodhet në bregdetin e Adriatikut e Shqipërisë dhe është një nga saitet më të bukura në Ballkan. Ajo i zbulon ngadalë zbulon mrekullitë e saj, të humbura në mes të kodrave dhe fushave. Një ekspeditë franko-shqiptare punoi atje për dekada të tëra. Studimet e fundit premtojnë potenciale të mëdha nga rrënojat e tij të famshëm. Pas zbulimit të bustit të një burri në zonën e vilave romake me impluvium, në Apoloni u gjet edhe një bust gruaje prej mermeri 2 m larg të parit. Kujtojmë që më 18 gusht në rrënojat e Apolonisë u zbulua edhe një këmbë bronzi e një legjionari romak, që i takon shek II-III pas Krishtit. Ndryshe nga statuja e burrit, ajo e gruas është e dëmtuar në pjesën e hundës dhe të veshit të majtë. Ndoshta, pozicioni i vendosjes me shpinë të bustit nuk e ka favorizuar ruajtjen e gjendjes së pacënuar të saj. Shpejt pritet të kalojë në duart e restauratorëve. Drejtuesi francez i ekspeditës, Jean-Luc Lamboley ka hedhur hipotezën që të dyja statujat mund t'i përkasin një familje të rëndësishme apoloniate. Arkeologët po punojnë për saktësimin e kësaj hipo-teze. Ende nuk ka një datë të saktë për bustin femëror, por nisur nga të dhënat e para-ardhësit dhe të vendit ku është zbuluar, mendohet se ai i takon fundit të shekullit të II pas Krishtit. Tri objektet e zbuluara vitin që shkoi në Apoloni i kanë bërë arkeologët të mendojnë se aty ka ekzistuar një shkollë e arti.
Zbulimet
Tri janë zbulimet e rëndësishme të bëra në Apoloni gjatë ekspeditës së vitit që shkoi. Arkeologët e kanë zbuluar një bust të periudhës romake të shekullit të dytë, që sipas ekspertëve, është zbulimi më i rëndësishëm arkeologjik në 50 vitet e fundit në Shqipëri. "Është një zbulim i jashtëzakonshëm, më i rëndësishmi në 50 vitet e fundit në Shqipëri, pasi ende është i paprekur", pati thënë asokohe profesori francez, Jean-Luc Lamboley, i cili i ka udhëhequr gërmimet në Apolloni, së bashku me arkeologët shqiptarë. Ekspertët thonë se busti i atletit të panjohur i gjetur në Apolloni, 120 kilometra nga kryeqyteti Tirana, ishte në gjendje shumë të mirë. Përveç tij është zbuluar edhe një këmbë bronzi, pjesë e një statuje romake. Nga format dhe mënyra e krijimit duket se këmba e statujës i përket një luftëtari romak. Vepra mendohet se i përket shekullit të II ose të III pas lindjes së Krishtit. Ekipi i ekspeditës shqiptaro-franceze nxori në dritë pas tyre edhe bustin prej mermeri të një femre. Ajo është paksa e dëmtuar në pjesën e hundës dhe të veshit dhe gjendja e ruajtjes është disi më e dobët.
2011-03-12
Ditar nga ferri i Brindisit, libër për eksodin shqiptar
Eksodi i madh i shqiptarëve i 6 marsit 1991 është subjekti i librit "Ditar nga ferri i Brindisit", shkruar nga Giuseppe Marphionna, aktualisht drejtor i shoqatës së Konfederatës të Tregtarëve në Brindisi, qytet në jug të Italisë.
Ky libër mishërohet nga tregimi i ditëve të eksodit të madh shqiptar dhe fatit mesdhtar të qytetit. Në atë kohë autori i ri në moshë, ishte kryebashkiak i qytetit të Brindisit. Subjekti i librit tregon se si papritmas autori u gjend përballë një valë njerëzish plot dhimbje, të lënduar dhe të uritur që kërkonin më parë bukë se liri.
“Ndërsa i kërkoja Qeverisë kombëtare të ndërhynte me ushtri, një tjetër ushtri spontane, e përbërë nga burra, gra dhe fëmijë nga Brindisi, pa pritur pëlqimin e ndonjë autoriteti, kishte zbritur tashmë në mënyrë të pavarur në shesh për t’u ardhur në ndihmë me çdo kusht fëmijëve, grave dhe burrave të shënjuar nga vuajtja dhe uria”, shkruan Giuseppe Marphionna në parathënien e këtij libri.
Përmes veprës së tij, Giuseppe Marphionna është përpjekur ta vendos eksodin e madh të shqiptarëve në kujtimet e shënimet e tij, por mbi të gjitha edhe të risjellë raportimet e shtypit që në ato ditë emrat e gazetarisë më prestigjioze italiane i dedikuan Brindisit dhe qytetarëve të tij.Qyteti i Brindisit u nderua 1991 me çmim nga organizatat kryesore humanitare si UNICEF-i dhe Kryqi i Kuq Ndërkombëtar.
Ballkanweb

MAFIA E NAFTES, 11 NE PRANGA Biznesmeni afër qeverisë, fitoi tenderin 1 mld lekë nga Basha
“ Euroil’, i pezulluar nga APP për 3 vjet. Në pranga edhe Isuf Fisheku. Ja biznesmenët, tatimorët e doganierët e arrestuar ditën e djeshme. Dëmi në buxhet, 50 milionë euro. Prokuroria: Sasia e “ virgine” blihej nga ARMO Bajram Letit i vdiq vajza: S’paguaj
U desh një portofol qeveritar i “ fl akur”, që të publikohej një prej skandaleve më të mëdha të kontrabandës së naftës në vend. Dritan Prifti denoncoi në prokurori jo vetëm emra dhe fakte, por deri edhe se si operohej për të kryer abuzimet me naftën “ vergine”, ndërkohë që urdhëroheshin autobote me këtë lloj nafte të shkarkoheshin nëpër pika karburantesh. Dëmi ndaj shtetit llogaritet në rreth 50 milionë euro. Task-Forca e prokurorisë ka marrë në konsideratë të gjitha faktet e ish-ministrit Priftit dhe ka nisur hetimin...
( Në foto) Kryeministri Sali Berisha në takim me banorët e Gërdecit ( Në mes) Shpërthimi i 15 marsit 2008, ku humbën jetën 26 persona
Lek Plepi është i vetmi që njeh Filan Fistekun.
Lek Plepi është ndër personazhet më të njohur sot në Shqipëri. Në Facebook i ka më shumë se 100 mijë fansa. Në Youtube videot e tij janë parë rreth 200 mijë herë. Foret e Chuck Norrisit i janë mveshur atij. Ai është yll. Vërtetojeni në Facebook ose Youtube.
Lek Plepi është fenomeni që u bë i famshëm për disa javë, vetëm prej një modeli flokësh.
Dikush e pa në internet dhe ua tregoi shokëve. U mahnitën me tekstet e këngëve të tij dhe e shpërndanë aq shumë mes njëri-tjetrit, sa që bënë rreth 100 mijë fansa në Facebook. Pa ndonjë formim të qëndrueshëm artistik, pa asnjë background kulturor, i ardhur nga një enklavë gjeografike, me videoklipe amatore pa vlerë të xhiruara në oborrin e vet, me tekste naive këngësh që të bëjnë të qeshësh me të madhe, sikur po sheh komedinë më të bukur të vitit, Lek Plepi e argëtoi aq shumë “popullin e Facebookut”, sa bëri që në disa emisione televizive ta merrnin për të ftuar, por që nuk donin ta merrnin seriozisht.
“E vetmja gjë që Lek Plepi do të donte të bënte, është të këndojë për ne. E vetmja gjë që ne nuk duam prej tij, është që të këndojë për ne. Muzika e tij, për të gjithë ata që janë ‘fansa’ të tij në FB, nuk vlen. Për ta, Leka ka vlera të tjera, kryesisht baluket. E megjithatë, Lek Plepi ka siguruar koncertet e veta të para, ku njerëzit nuk do të shkojnë për ta dëgjuar, por për ‘ta parë’", shkruan gazeta “Shekulli”.
Lek Plepi u bë mit, sepse rastisi të bashkohen në të njëjtin çast disa faktorë: stresi i madh social i akumuluar dhe nevoja për ta shkarkuar këtë stres, nevoja për një figurë të re argëtuese, që duhet nxjerrë shpejt, se nuk ka kohë ta presim sa të dalë nga bankat e shkollës, nevoja për të gjetur një fenomen me të cilin të konfrontojmë vlerat tona. Dhe, Lek Plepi qëlloi në çastin perfekt.
Naiviteti i Plepit, bashkuar me modelin e flokëve, me naivitetin gazmor të teksteve të tij, me amatorizmin muzikor që ai e përjeton shumë seriozisht, me përhumbjen e tij naive kur del në ekran - të gjitha këto e bëjnë kandidatin perfekt për atë që publiku i Facebookut kishte nevojë.
“Ne kishim nevojë për një njeri me ato tekste, me atë model flokësh dhe që nuk pranon duet me Robbie Williams, sapo merr vesh që ky, qenka gay”, shkruan “Shekulli”.
Lek Plepi si Chuck Norris
Ka një fenomen në rrjet, që quhet welovechucknorris.blogspot.com. Pak vjet më parë një grup njerëzish, filluan të shkruajnë për Chuck Norrisin të gjitha gjërat që lexohen sot për Plepin në Shqipëri, e për Halil Budakovën në Kosovë. Menjëherë u bë superhit në rrjet.
"Maradonën e dërgoi zoti në Tokë për të mësuar futboll. Chuck Norris urdhëroi zotin për të dërguar Maradonën".
Ka pasur disa tendenca më parë për të ndërtuar një version shqiptar të welovechucknorris, por kandidati perfekt nuk kishte ardhur ende. “Pra, ne nuk duam që Lek Plepi të flasë. Ne na argëton vetëm kur ai qesh në ekran, kur dikush i lexon bëmat e tij në internet: Lek Plepi është aq i shpejtë, sa lëpin sqetullën pa prekur qimet". Dhe Leka vetë, qesh me të madhe, duke na bërë të lumtur.
Fakte
Lek Plepi është 34 vjeçar, nga Dukagjini, me banim në Shkodër. Për të, në Facebook shfaqen më shumë se 150 faqe. Vetë Leka nuk ka hapur asnjë - të gjitha janë hapur nga njerëzit e tjerë. Vetëm një nga faqet, e titulluar “Lek Plepi është Legjendë, sepse, si thotë ai ashtu bëhet” ka 48.809 fansa. Gjithsej në Facebook i ka më shumë se 100 mijë fansa. Në Youtube videot e tij janë parë rreth 200 mijë herë.
Sociologu
Sociologët kanë përgjigje për fenomenin lek Plepi. Zyhdi Dervishi thotë se mjaft segmente të shoqërisë shqiptare të ditëve tona vegjetojnë në boshllëk. “Nuk kanë objektiva vetjake për të arritur, nuk kanë kërkesa ndaj vetes. Kalojnë kohën në komunikimin elektronik. Dhe kjo është një nga arsyet kryesore pse përqafohen dukuri si Lek Plepi”, ka thënë ai.
Fore për Plepin
Lek Plepi është i vetmi që njeh Filan Fistekun.
Lek Plepi e vë pikën e I-së nën të.
Lek Plepi e ka hijen me ngjyra.
Lek Plepi fle me jastëk nën pistoletë.
Jeta është si një libër, e shkruar nga Lek Plepi.
Lek Plepi duartroket me një dorë.
Lek Plepi rri me duar në xhepa, edhe kur është lakuriq.

Librat ende mbeten forma më e preferuar e leximit, thuhet në një hulumtim të bërë në Britani të madhe.
Pa marrë parasysh përparësitë digjitale, librat ende mbeten forma më e preferuar e leximit, thuhet në një hulumtim të bërë në Britani të madhe.
Përafërsisht gjashtë nga dhjetë të rinj lexojnë libra elektronikë.
40.8 përqind e të rinjve përdorin kompjuterë për të lexuar libra, e 17.2 përqind lexojnë libra në telefonat e tyre celularë, thuhet në një hulumtim për natyrën e leximit, që u publikua për shënimin e Ditës Botërore të Librit (World Book Day).
13.3 përqind e të rinjve përdorën pajisje si iPad (Apple), para 9.3 përqindëve që lexuan përmes përdorimit të lexuesve elektronikë, përfshirë këtu lexuesit Kindle (Amazon) apo Sony.
Rezultati u publikua pasi shefi ekzekutiv i Bloomsbury, Nigel Newton, njoftoi në fillim të javës se viti 2011 do të jetë ‘vit i librit elektronik’, duke aluduar kështu në rritjen e madhe të numrit të njerëzve që lexojnë në ekran.
Por, librat e shtypur duket se vështirë do të dalin nga moda në një të ardhme të afërt, meqë edhe të moshuarit edhe të rinjtë i kanë radhitur ata si media të tyre të preferuara, para lajmeve, librave elektronikë dhe revistave.
Mirëpo, hulumtimi i kryer nga WBD ka pasqyruar se shprehitë e leximit kanë ndryshuar gjatë viteve; të moshuarit kujtonin librin e tyre të dashur sa ishin të rinj, si ‘The Secret Diary of Adrian Mole’ nga Sue Townsend, ndërkohë që libri më i dashur për të rinjtë e sotëm është seriali i Harry Potter. ‘Lord of The Rings’, ‘The Hitchhiker’s Guide to the Galaxy’ dhe ‘1984’ mbesin vepra të popullarizuara për të dy grupmoshat.

Ambasadori i Shqipërisë në Japoni z.Bujar Dida ka bërë të ditur se rreth 50 shqiptarë sa mendohet se jetojnë në Japoni janë jashtë rrezikut të jetës nga tërmeti që përfshiu këtë vend të premten në mëngjes sipas kohës evropiane.
Në një deklaratë për mediet televizive shqiptare, ambasadori i Shqipërisë në Japoni z.Bujar Dida ka bërë të ditur se rreth 50 shqiptarë sa mendohet se jetojnë në Japoni janë jashtë rrezikut të jetës nga tërmeti që përfshiu këtë vend të premten në mëngjes sipas kohës evropiane. Ambasadori Dida tha se kemi arritur të jemi në kontakt me pothuaj të gjithë shqiptarët që jetojnë kryesisht në Tokio me rrethinë dhe deri më tash mund të thuhet se asnjë shqiptar nuk ka pësuar nga ky tërmet. Komunikimet e ambasadës janë bërë kryesisht përmes lidhjeve të internetit që pavarësisht intensitetit të madh të tërmetit që goditi Tokion, rrejti i internetit është duke funksionuar.
Në ndërkohë edhe 9 qytetarë të Republikës së Kosovës sa mendohet se jetojnë në Tokio janë shëndosh e gjallë pasi Ministria e Jashtme e Kosovës përmes Ambasadës së Republikës së Kosovës në Japoni, përkatësisht ambasadorit Sami Ukelli ka arritur të ketë kontakt me 7 prej tyre të cilët kanë thënë se janë jashtë rrezikut të jetës nga tërmeti.
Japonia e informoi Agjencinë Ndërkombëtare për Energji Bërthamore se ka përjetuar "aksident bërthamor me pasoja lokale" në reaktorin Fukushima, për shkak se nivelet e radioaktivitetit ishin mbi kufijtë e lejuar.
Sipas autoriteteve japoneze, aksidenti ka qenë i nivelit 4 në shkallën prej 1 deri 7.
Zyrtarët i urdhëruan të gjithë banorët që të evakuohen nga zona, ndërsa mediat raportuan se të paktën tre persona i ishin ekspozuar radioaktivitetit.
Reaktori në Fukushima, nën kontroll
Qeveria e Japonisë tha se e ka nën kontroll reaktorin bërthamor në Fukushima.
Zëdhënësi i qeverisë, Yukio Edano, u tha gazetarëve se nivelet e rrezatimit kanë filluar të bien dhe se shpërthimi në central nuk ka nxjerrë jashtë materialet radioaktive të reaktorit.
Nivele të larta radiacioni dhe sasi të lëndëve radioaktive si cesiumi e kobalti u gjetën nga ekspertët, por duket se lënda më e rrezikshme ka mbetur e izoluar.
Sipas BBC, po bëhet gjithmonë e më i qartë fakti se shpërthimi në centralin e Fukushimës ndodhi në dhomën e reaktorit, por veshja e tij e fortë ka rezistuar dhe nuk ka lejuar elementët të dalin jashtë mureve të rrëzuara.
Shpërthim në centralin atomik
Një shpërthim është dëgjuar në centralin bërthamor të Fukushimas, ndërsa televizionet japoneze po transmetojnë pamje të punëtorëve të plagosur duke u marrë nga ambulancat, raportojnë agjencitë botërore.
Ende nuk janë të qarta përmasat e tragjedisë, ndërsa brenda impiantit mund të ketë edhe të vdekur. Për momentin dihet se është gjetur material radioaktiv jashtë centralit, i vazhdon të jetë në këmbë dhe pa dëme të dukshme.
Nëse më e keqja po ndodh dhe reaktori po shkrihet, toka, uji dhe ajri mund të ndodhen me material radioaktiv, në gjendje të për udhëtuar në të gjithë planetin.
Tërmeti me magnitudë 8,9 të shkallës rihter që goditi mëngjesin e djeshëm Japoninë (me orën tonë), shkaktoi dëmtime në sistemin e ftohjes së reaktorit dhe ai mund të jetë mbinxehur deri në pikën e shkrirjes.
Sipas asaj që raportojnë mediat ndërkombëtare, material radioaktiv është gjetur jashtë centralit, ku dyshohet se një reaktor mund të ketë arritur nivelin e shpërthimit, si pasojë e mbinxehjes pas dëmtimit që tërmeti i shkaktoi një ditë më parë sistemit të ftohjes.
Një zonë prej 2,5 kilometrash rreth centralit është evakuar plotësisht për arsye sigurie.
Shpërthimi i vetëm i një centrali bërthamor në kohë paqe ka ndodhur në vitin 1986 në Çernobil dhe disa dhjetëra mijëra persona në zonat përreth, por edhe me mijëra kilometra larg vendnodhjes, gjetën vdekjen.
Ndërkohë, edhe dy tërmete të fortë e kanë goditur të shtunën në mëngjes rajonin veriperëndimor nga Tokio, lajmëroi Agjencia Meteorologjike e Japonisë.
Sipas agjencisë japoneze të lajmeve Kyodo, tërmetet kanë qenë të fuqisë 6,6 dhe 5.8 shkallë të Richterit.
Ndërkohë raportohet se, së paku, nga tërmeti i së premtes me fuqi prej 8.9 ballë të Richterit, më të fortin që e ka goditur Japoninë në 140 vitet e fundit dhe që shkaktoi cunami në Paqësorin, kanë vdekur mbi 320 persona.
Numri zyrtar i të vdekurve nga tërmeti është thënë të jetë 137, por mediat japoneze frikohen se ka mbi një mijë të vdekur dhe mijëra të tjerë të zhdukur.
Televizioni japonez ka prezantuar incizimet e dëmeve të mëdha të shkaktuar nga cunami, pas tërmetit shkatërrues në Japoni me fuqi prej 8.9 ballë të Richterit, që paraqet dridhjen më të fuqishme në këtë vend që nga viti 1800, kur ka filluar matja e dridhjeve të tokës.
Mirëpo, në mesin e këtyre, nuk janë llogaritur edhe viktimat e cunamit, që me siguri ka edhe më shumë, pasi sipas policisë dhe agjencive të lajmeve, 200-300 trupa të pajetë janë parë në qytetin Sendai, i cili u godit më së shumti nga valët e larta 10 metra dhe me fuqi shkatërruese të ujit të oqeanit, që u shkaktuan si pasojë e tërmetit.
Kataklizmi japonez
Tërmeti prej 8.9 shkallësh nxiti të premten një tsunami shkatërrues në Japoni. Shtëpitë, veturat, fermat dhe gjithçka tjetër që iu gjend në rrugë tsunamit, i cili goditi pjesën verilindore të Japonisë, u fshi nga faqja e dheut. Tërmeti shkundi edhe Tokion. Raportet e para flasin për disa qindra të vdekur. Të gjithë shtetasit e Kosovës që jetojnë në Japoni janë shëndosh e mirë.
Pjesa verilindore e Japonisë u godit të premten nga një tërmet me manjitudë prej 8.9 shkallësh, i cili shkaktoi një valë të tsunamit mbi 10 metra të lartë. Vala shpërlau vetura dhe shkatërroi ndërtesa, në bregun afër epiqendrës.
Pamjet televizive shfaqën gjatë të premtes shkatërrimet e mëdha që i shkaktoi tsunami; qindra vetura, por edhe anije e ndërtesa që lundronin bashkë me valën e ujit oqeanik. Në xhirimet e shfaqura nga transmetuesi publik japonez, NHK, u pa se si në qytetin Kesennuma, të prefekturës Miyagi, një anije e madhe, e bartur nga tsunami, ishte përplasur drejt e në pendën mbrojtëse.
Raportet e para policore konfirmojnë gjetjen e trupave të të paktën 300 personave të vdekur, vetëm në qytetin bregdetar Sendai. Ndërkohë që të paktën edhe 349 të tjerë raportohen të zhdukur. Numri i viktimave sigurisht që do të vazhdojë të rritet, duke marrë parasysh nivelin e kësaj katastrofe natyrore, por edhe raportet e agjencive, sipas të cilave ende nuk dihet fati i të paktën 80 udhëtarëve të një anijeje, e cila konsiderohet e zhdukur.
Zyrtarët japonezë gjatë gjithë ditës së premte po mundoheshin të përcaktonin vlerën e përafërt të dëmeve dhe të personave të lënduar e të vdekur nga tërmeti, megjithëse munguan të dhëna të precizuara.
Sido që të jetë, sipas agjencive të lajmeve, vetëm dëmet materiale vlerësohen disa miliarda dollarë.
Alarmohet gjithë zona e Oqeanit Paqësor
Ndërkohë, alarmet për tsunami u dëgjuan edhe në ishujt amerikan Hawaii, por edhe në brigjet e shteteve federale amerikane Oregon, Washington, në disa pjesë të Alaskës dhe në Amerikën Jugore.
"Tsunami i krijuar mund të shkaktojë dëme përgjatë gjithë vijës bregdetare të të gjithë ishujve të shtetit të Hawaii’t”, thuhej në buletinin e Qendrës Paralajmëruese për Tsunami të Paqësorit.
"Duhen të ndërmerren masa urgjente për mbrojtjen e jetëve dhe të pronave”, nënvizohej tutje në buletinin që pasoi tërmetin dhe tsunamin shkatërrues në Japoni, derisa pritje që vala e tsunamit ta godas Hawaii’n të premten, në orët e mbrëmjes. Megjithatë, sipas vlerësimeve të para, vala e tsunamit që mund ta godas Hawai’n nuk pritet që të jetë më i lartë se 1.5 metra.
Shkret, dhembje, tmerr...
Ndërkohë, në zonën Isogo, të qytetit japonez Yokohama, u njoftua për tym të dendur që dilte nga zona industriale e qytetit. Në pamjet televizive shiheshin anije, vetura dhe kamionë që lundronin mbi ujë, pasi që një tsunami i vogël kishte goditur qytetin Kamaichi, në veri të Japonisë. Një mbikalim automobilistik dukej se ishte rrënuar në ujë.
Agjencia japoneze e lajmeve Kyodo bëri të ditur se ka raporte për shpërthime të zjarrit në qytetin Sendai, në verilindje të vendit.
Dridhja e fuqishme u raportua të jetë ndier edhe në Pekin.
Ndryshe, tërmeti ndodhi në orën 14:46, sipas kohës lokale, dhe ai pastaj u pasua nga disa tërmete tjera të fuqishme, përfshirë një me manjitudë prej 78.4 shkallësh, vetëm 30 minuta pas tërmetit të parë shkatërrues. Instituti Gjeologjik Amerikan (USGS) përcaktoi se fuqia e tërmetit ishte 8.9 shkallë, ndërkaq Agjencia Meteorologjike Japoneze njoftoi se ai kishte një fuqi prej 7.9 shkallësh.
Duke u thirrur në të dhënat e publikuara nga USGS, televizioni amerikan NBC News raportoi se, nëse është e saktë që tërmeti kishte fuqi prej 8.9 shkallësh, atëherë ky ishte tërmeti i pestë më i fuqishëm që goditi botën që nga viti 1900.
Të premten pasdite, sipas kohës lokale, në Japoni u ndjenë edhe disa tërmete tjera më të dobëta.
Përndryshe, epiqendra e tërmetit të parë ndodhej në një thellësi prej afro 9 kilometrash, rreth 120 kilometra nga bregdeti lindor, njoftuan agjencitë. Kjo zonë ndodhet rreth 190 kilometra në verilindje të Tokios.
Në qendër të Tokios u shkundën fuqishëm ndërtesat e larta, por punonjësit arritën të dilnin të sigurt prej atje. pamjet televizive shfaqën disa zjarre që shpërthyen në ndërtesat e larta, dhe një tym të dendur në distriktin Odaiba, të Tokios. Metrotë dhe trenat e shpejt u ndalën, ndërsa udhëtarët u panë derisa po largoheshin përgjatë binarëve.
Aeroportet e rajonit po ashtu u mbyllën, kurse njësitet e zjarrfikësve të Tokois raportuan për disa të lënduar, si pasojë e rënies së një kulmi gjatë një ceremonie të diplomimit, njoftoi Sky News.
Ndërkohë pamjet e shfaqura në NHK, të xhiruara nga zyra e këtij televizioni në Sendai, shfaqën punonjësit që kishin ngecur gjithandej, përderisa mbi ta binin libra dhe materialet e zyrës. U panë edhe dëme tjera të shumta që ndodhën jashtë zyrës në Sendai.
Panik në Tokio
Tridhjetë minuta pas tërmetit një ndërtesë e lartë në Tokio vazhdonte të lëkundej, ndërkohë që rrjetet e telefonisë celulare ende nuk po funksiononin.
Qindra punonjës zyrash dhe shitës të dyqaneve kishin mbushur rrugën Hitotsugi, një rrugë kjo tregtare në Akasaka, në qendër të Tokios.
Pajisjet shtëpiake, duke filluar që nga totalet-letra e deri tek qeset plastike, po valëviteshin rrugëve nga raftet e dyqaneve përreth.
Turmat e mbledhura para ekraneve televizive në një dyqan aty afër po mundoheshin të kuptonin detaje shtesë. Pas ndaljes së dridhjeve të para, turma po shikonte dhe analizonte drejt kraneve ndërtimore në një ndërtesë të afërt administrative. Disa zëra po dëgjoheshin duke bërtitur: “Ata ende po dridhen!” , “Athua do të rrëzohen?”
Web-dizajneri Asagi Machida (27), nga Tokio, u largua me vrap nga një kafeteri, sapo ndjeu dridhjet e tërmetit të fuqishëm.
"Pamjet e tërmetit që goditi Zelandën e Re janë ende të freskëta për mua, andaj edhe u frikësova së tepërmi. Nuk po mund të besoja se një tërmet kaq i fuqishëm po ndodhte në Tokio”, pohoi ai.
Vend i tërmeteve
Bregu verilindor i Japonisë përgjatë Oqeanit Paqësor, i quajtur Sanriku, edhe në të kaluarën përjetoi tsunami që u shkaktuan nga tërmetet. Një i tillë, që ndodhi të mërkurën, kishte një fuqi prej 7.2 shkallësh.
Në vitin 1933, një tërmet me manjitudë prej 8.1 shkallësh, që kishte goditur këtë zonë, shkaktoi vdekjen e më shumë se 3,000 njerëzve. Vitin e kaluar ndërkaq atje ishin dëmtuar repartet për përpunimin e peshkut, pasi që zonën e kishte goditur një tsunami, i cili paraprakisht kishte shkaktuar dëme dhe viktima të shumta në Kili.
Tërmetet janë të shpeshta në Japoni, ngase ishulli japonez konsiderohet të jetë një prej zonave më aktive sizmike në botë.
Në Japoni regjistrohen rreth 20 përqind e të gjitha tërmeteve botërore, me manjitudë gjashtë shkallë, ose më të fuqishme.

(Nga agjencitë)
Dëmtohet centrali bërthamor
Ministria Japoneze e Industrisë njoftoi të premten se, operatori i centralit bërthamor japonez ‘Fukushima No. 1’ raportoi se të premten në central është vërdatur “një abnormalitet”, menjëherë pasi që një tërmet i fuqishëm godit pjesën verilindore të vendit, përfshirë këtu prefekturën Fukushima.
Sistemet që ftohin bërthamën e reaktorit në rast emergjence, u ndalën në reaktorët Nr. 1 dhe Nr. 2 të centralit, i cili operon si pjesë e
Tokyo Electric Power Co., thuhet në njoftim.
Gjatë së premtes u raportua se kryeministri japonez shpalli gjendje të jashtëzakonshme nukleare, si pasojë e këtij defekti, dhe për evakuimin e mijëra banorëve që jetonin përreth centralit.
Probleme të ngjashme u raportua të jenë shfaqur edhe në tre centrale tjerë bërthamorë japonezë.
Tërmeti në Japoni ka ndodhur në kohën më të rëndë për tërë botën, ka deklaruar ekonomisti amerikan Nouriel Roubini, i njohur për atë se në vitin 2007 ka paralajmëruar ardhjen e krizës globale financiare.
Analistët botërorë vlerësojnë se ekonominë japoneze e pret rritja e borxhit shtetërorë, rënie e konsumit dhe ngadalësim i rritjes së prodhimit të brendshëm, ndërsa në të ardhmen e afërt nga pasojat do të dridhet e tërë bota. Qeveria japoneze i ka quajtur “shumë të mëdha” pasojat nga tërmeti dhe tsunami, si edhe ka shprehur gatishmërinë për të pranuar ndihma nga vendet e tjera.
Tregu aktualisht ka reaguar përmes rënies së kursit të jenit japonez, indeksi i bursës japonezë Nikkei 225 gjatë tërë ditës ka qenë në rënie dhe në fund arriti që të mbyllet me një minus të vogël prej 1,72 për qind. Jeni në raport me dollarin ka humbur 0,3 për qind. Janë mbyllur shumë centrale atomike dhe rafineri për përpunimin e naftës. Janë mbyllur të gjitha portet dhe është ndërprerë ngarkimi i mallrave, lajmëron Reuters.
Një ndër eksportuesit më të mëdha japonez, kompania “Sony” ka mbyllur gjashtë reparte, “Toyota: ka ndërprerë prodhimin në fabrikat e automobilave, si edhe të dy reparteve të tjera për montim. Puna ka pushuar edhe në katër fabrika të kompanisë “Nissan”.
Ekonomistët kanë filluar të tërheqin vërejtjen se katastrofa natyrore që ka goditur Japoninë mund të ketë pasoja shumë më të gjëra, jo vetëm në Japoni.

(Foto: Atdhe Mulla)
Ministri i Punëve të Jashtme, Enver Hoxhaj me anë të një letre i ka ofruar homologut të tij japonez, Takeaki Matsumoto ndihmën e shtetit dhe popullit të Kosovës në menaxhimin e katastrofës natyrore.
Pas konsultimit me kryeministrin e Republikës dhe ministrin e Forcës së Sigurisë, ministri Hoxhaj në këtë letër shtetit Japonezë i ka ofruar ndihmën e një kontingjenti të FSK-së, të specializuar në menaxhimin e katastrofave natyrore.
“Në mbledhjen e djeshme të Qeverisë së Republikës së Kosovës kemi diskutuar lidhur me ngjarjet dramatike në Japoni. Republika e Kosovës është e gatshme të ndihmojë Japoninë në çdo mënyrë. Prandaj ne ju ofrojmë dërgimin e Trupave të specializuara të Forcës së Sigurisë së Kosovës në Japoni. Trupat e FSK-së janë shumë mirë të stërvitura në menaxhimin e katastrofave natyrore dhe janë të gatshëm që krah për krah me forcat tuaja të ndihmojnë popullin e Japonisë”.
Në këtë letër, Ministri Hoxhaj potencon rolin që ka pas Japonia në rindërtimin e Kosovës dhe zhvillimin ekonomik, përmes projekteve të ndryshme.
“Populli dhe Qeveria e Republikës së Kosovës çmon mbështetjen e madhe të Japonisë, sidomos në njohjen e pavarësisë së Kosovës”, thuhet në këtë letër.
Ministri Hoxhaj po ashtu në një bisedë telefonike me ambasadorin e Japonisë në Vjenë, Shigeo Iwatani i ka shpreh mbështetjen e shtetit të Republikës së Kosovës.
Ministri Hoxhaj ka informuar Ambasadorin, Shigeo Iwatani lidhur me iniciativën e Qeverisë së Republikës së Kosovës për të dërguar trupa të specializuara të FKS-së në Japoni, në tejkalimin e katastrofës natyrore.

FOTO:PROF.DR.SYLË RAMË TAHIRSYLAJ
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) thotë se Kosova nuk rrezikohet nga radioaktiviteti që dyshohet se ka rrjedhur në njërin nga reaktorët bërthamor në Japoni, pas fatkeqësisë natyrore që goditi këtë vend.
Kreu i IMHK-së, Prof.dr.Sylë Tahirsylaj, tha se sipas imazheve satelitore të Eumetsatit dhe ecurive sinoptike që do të mbizotërojnë gjatë ditëve të fund javës, në Kosovë nuk do të ketë rrezik, së paku për momentin, se do të arrijë rrezatim nga zbrazjet në njërin nga reaktorët bërthamor, që pasuan tërmetin dhe cunamin në Japoni.
Qytetarët e Republikës së Kosovës nuk kanë nevojë për shqetësime, ndërsa IHMK thotë se do të ngrisë shkallën e gatishmërisë për monitorimin e vazhdueshëm për sa i përket ndotjes së ajrit.

DASHURI E VERBËR-TREGIM NGA VULLNET MATO
Isha mësues në shkollën e mesme, kur u njoha rastësisht me inspektorin e ri të arsimit. Ai ishte një djalë shpirtpastër dhe simpatik me kuptimin e plotë të fjalës. Me shtatin e derdhur, flokët e zinj dhe me fytyrën pakëz të zeshkët, tërhoqi si me magnet brenda një kohe relativisht të shkurtër sytë e të gjitha vajzave përqark. Emri i tij Visi, përcillej sa te njëra, te tjetra, duke ndezur te secila një buzëqeshje të ëmbël. Nuk di ç’i pëlqeu atij për tu afruar tek unë, qysh në takimin e parë me filxhanët e kafes përpara. Ndoshta biseda e çiltër dhe sqarimet që i bëra si i ardhur rishtas në atë detyrë.
Takoheshim herë pas here krejt rastësisht dhe më ftonte ose për kafe, ose kishte dëshirë ta zgjaste paksa bisedën në rrugë. Por dhe unë, duke parë se i kisha ngjallur interes me natyrën time të shqiptimit troç të dukurive, si më i madh në moshë prej tij, mundohesha ta kënaq me mendime intelektuale, të cilat vëreja se i lakmonte.
- E kam grurë me shefe Këzen!- ishte konstatimi i parë që më shprehu ai për detyrën e re.
Ky konstatim i tij më kënaqi, ndonëse duke e njohur ftohtësinë autoritare të shefes edhe më habiti paksa.
Pas tre muajsh kontaktesh të kësaj natyre, Visi kërkoi të më fliste për një shqetësim të dukshëm edhe në sytë e tij dhe zumë vend në një tryezë të veçuar, te një bar-kafe ku ai më çoi me ngulm.
- Më ka gjetur belaja me shefen!... - e nisi ai shpalosjen e hallit të vet.
Shefja e arsimit për të cilën po më fliste, ishte një beqare e staxhionuar, mbetur pa martuar deri te të dyzetat, për shkak të fytyrës paksa burrërore, me faqe të fishkura dhe me sy shigjetar, që më tepër të tronditnin, se sa të afronin për t’u ndalur para autoritetit të saj të trashëguar qysh në lindje.
- Që ditën kur hyra i emëruar inspektor në zyrën e arsimit, ajo më caktoi të punoj në tryezën përballë vetes dhe u deklaroi të gjithë inspektorëve të tjerë, se në mungesën e saj, do ta zëvendësoja unë për çdo problem zyre. Ndonëse isha më i riu në moshë mes inspektorëve. Madje edhe në, prezencën e vet, ajo i drejtonte tek unë drejtorët e shkollave apo mësuesit me ankesa, duke më prezantuar si krahun e djathtë të saj. Kuptohet, edhe unë për këtë vlerësim të madh që po më bënte, qysh në fillimet e ushtrimit të detyrës sime, u vura para detyrimit shpirtëror të tregohesha sa më i ngrohtë e mirënjohës në marrëdhëniet e vartësisë me shefen. Veç buzëqeshjes së stampuar në fytyrë, qysh nga krijuesit e mi, i bëja të gjitha respektet shoqërore. Madje deri te blerja e byrekëve të ngrohtë, për t’i ngrënë në zyrën e përbashkët, ku ajo mbyllte derën, derisa sa të mbaronim sillën e mëngjesit. Më fliste me entuziazëm dhe i përgjigjesha me përzemërsi, duke krijuar kësisoj në zyrë një atmosferë tejet gazmore. Madje duke e pasur dhomën time prej beqari te një apartament në largësi, ku e kapte syri i saj, ajo më thoshte të nesërmen kur shkoja në zyrë edhe orën në të cilën kisha fikur dritën për të rënë në gjumë atë natë. Pas ca kohësh, kur shkova në shtëpi, i thashë edhe mamasë sime, se më ishte bërë nënë e dytë shefja, e cila më gjendej pranë me shqetësimin dhe përkujdesjen e një nëne të vërtetë. Prindërit u qetësuan mjaft shpirtërisht për fatin tim të mirë në jetë, menjëherë pas mbarimit të studimeve për matematikë e fizikë...
- Sa mirë! - ndërhyra unë, duke ditur se Këzja nuk para shtrohej në miqësi të tilla me vartësit e saj, siç po dëgjoja këtë përjashtim.
- Dale, se ky ishte fillimi! - më ndali Visi për të vijuar shpalosjen e shqetësimit të tij më tej. – Me kalimin e kohës, vura re, se femrat dhe sidomos mësueset e reja që hynin në zyrë, jo vetëm nuk i drejtonte tek unë për zgjidhje problemesh, por ua priste shkurt dhe i përcillte pa arritur të kthenin as kokën drejt meje. Megjithatë, ende nuk kisha zbuluar tërësisht natyrën dhe karakterin e saj, për të dalë në një përfundim logjik dhe për të nxjerrë rrënjën katrore të llogaritjeve të mia, për mbulesën që po më bënte ajo me V -në e saj krahëzgjatur, ku po e vendoste këtë rrënjë. Besoj e ke parasysh...
- Po, po, e kuptova krahasimin tënd me shkronjën V, nën sqetullën e së cilës vendoset rrënja katrore, se dhe unë i letërsisë, kam bërë ca matematikë në gjimnaz.- i thashë për të mos u zgjatur me shpjegimet e tij në këtë fushë.
- Por gjithsesi, nuk mund të më shkonte mendja kurrsesi për ndjesi të tjera mes nesh, veç një shoqërie të sinqertë mes kolegësh të një zyre. Mirëpo erdhi një ditë, kur shefe Këzja, më kërkoi t’i jepja të paketuara këmishët dhe të brendshmet e mia për të t’i larë e hekurosur. Kjo më vuri disi në dyshim dhe veç kësaj u ndjeva tejet i rënduar për këtë pozicion të panatyrshëm, që shkonte përtej shoqërisë prej kolegësh, në të cilin po vihej ajo. Megjithatë ende isha larg zbulimit të së vërtetës. Madje ndodhën edhe disa raste të tjera, që nuk ia vlen të zgjatëm, por do ndalem te ngjarja e fundit. Ne erdhëm bashkë pardje, në atë mbrëmjen e vallëzimit që na kishte ftuar drejtori i gjimnazit tuaj me rastin përvjetorit të shkollës. Në orën e vonë kur dolëm dhe e shoqërova shefen deri afër pallatit të saj, ajo mu afrua krejt papritmas dhe duke ma shtrënguar kokën fort me të dy duart, më puthi me një lloj pasioni të dridhshëm që më mahniti, aq sa më la pa gojë për disa çaste...
Mua më shpëtoi një gaz i papritur, i cili detyroi Visin të heshtë për pak sekonda.
- S’kishte faj e gjora shefe, paskishte rënë në dashuri qyqarja dhe e mori nismën e para, duke menduar se ty të mungonte guximi! - i thashë krejt i befasuar.
- Pikërisht. - pohoi ai dhe vijoi: - Me thënë të drejtën mua më erdhi ndot kur më la në gojë jargët e dhëmbëve të saj të prishur, me ato buzë të fishkura prej gjysheje dhe pështyva anash. - Ç’farë po bën, shefe Këzja? - i thashë tejet i tronditur nga gjesti i saj tashmë krejt i kthjellët, sepse aty te mbrëmja juaj, nuk kishte pirë asnjë gllënjkë verë, që mund të mendoja se ishte e pavetëdijshme.
-Pse, ti nuk më dashuron, siç të dua dhe unë?!- pyeti ajo me një zë që në atë heshtje nate, m’u duk si bubullima e shkreptimës që sapo ndjeva te sytë, në çastin kur më puthi me forcë.
- Si mund të dashuroj nënën time! - i thashë ende i tronditur nga sjellja e saj për të më bërë dashnor me zor, kur më silleshin përqark gjithato mësuese të reja aq marramendëse dhe u bëja bisht për të mos abuzuar me detyrën...
Mirëpo kur dëgjoi fjalën “Nënë” me të cilën e emërtova, ti nuk do të më besosh, se si ajo lëshoi një turfullimë të egër, e cila m’u duk gati si angullima e një arushe të sëmurë në thellësi të pyllit.
- Nëna jote unë?!...- shqeu sytë ajo, aq sa kokërdhokët i ndritën si dy vezë zogjsh.
- Po, - i thash me zë të dridhshëm, unë jam njëzetedy vjeç dhe aq sa ju, zonja shefe, kam mamanë time!...
Ajo mori frymë thellë dhe gati duke më gllabëruar me sytë e saj të egërsuar, klithi:
- Shporru, dhe mos më dil më përpara syve! - pastaj iku për te pallati i saj si e tërbuar.
- Kam dy ditë që nuk shkoj dot në zyrë! - rënkoi i riu Visi me zë të dridhshëm, gati duke lotuar.
-Mos u mërzit, djalosh! - i thashë duke i fërkuar krahët. - Merre shtruar, se në jetë ke për të pasur edhe raste të tjera, kur eprorë të tillë verbohen nga fjalët “urdhëro !”, “ si urdhëron!” të vartësit për t’iu bindur karriges, apo nga ngritja e dorës së ushtarit për të nderuar gradën e tyre dhe i marrin ato për dashuri!...
Subscribe to:
Posts (Atom)
181 vjet nga lindja e Ismail Qemalit
Kërko brenda në imazh Nga Flori Bruqi Teksa ngrinte flamurin e palosur të Skënderbeut pë...
-
Genci Gora NË SHKOLLË TEK SHTRIGA Shkarko falas Begzat Rrahmani VALËT E GURRËS Shkarko falas Mehmet Bislim...
-
Akademik Prof. Kujtim Mateli Pak histori derisa nisa t ë shkruaj librin “E vërteta për Dodonën dhe Epirin” (Pjesa e parë e para...
-
"Zëra nga burime të nxehta" mbetet një libër i veçantë i shkrimtarit Sabri Godo . Ai vjen për të dëshmuar se ka autorë dhe vepr...
-
Organizatorët e protestave antiqeveritare në Serbi kërkuan nga presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, që të paraqesë planin e tij për Kosovën ...
-
Erika Bruçi Kjo u lind ne Kanada dhe pikerisht eshte nga Vankuveri , u formua ne Kosovë (sh...
-
Kërko brenda në imazh Nga Flori Bruqi ,PHD Elon Reeve Musk ( 28 qershor, 1971)...