Shkrimtari shqiptar Ismail Kadare shpallet i pafajshëm nga Gjykata e Tiranës për akuzën e ngritur ndaj tij për shpifje.
Shkrimtari i njohur ishte akuzuar nga Enea Nauni, i cili deklaronte se Ismail Kadare kishte shpifur ndaj tij tek Ministria e Puneve te Brendshme, për të mos lejuar botimin e librave të tij.
Por kjo nuk është vërtetuar në Gjykatë, kështu që shkrimtari i njohur fitoi pafajësi.
Padia mbante numrin e çështjes 1064, ndërsa u regjistrua në gjykatë më 24 shkurt 2011.
Sipas pretendimeve të Naunit, shkrimtari Ismail Kadare e kishte penguar atë që të botonte libra, duke ndërhyrë në Ministrinë e Brendshme, ku i adresonte fjalë të paqena.
Pavarësisht pretendimeve të dhëna para togave të zeza, paditësi nuk i paraqiti asnjë provë gjykatës, që të faktonte akuzat e tij. Për shqyrtimin e kësaj padie, gjykata thirri edhe prokurorinë.
Prokurorja Tatjana Laçej, pasi shqyrtoi pretendimet e palës paditëse, kërkoi nga gjykata deklarimin e pafajshëm të shkrimtarit Ismail Kadare.
Të njëjtën kërkesë bëri para gjyqtarit të çështjes edhe mbrojtësja e caktuar kryesisht, Nevila Pushi.
Vetë shkrimtari nuk ka qenë i pranishëm gjatë gjykimit të tij, pasi kishte vendosur të mbrohej nga avokatja e caktuar nga shteti, pasi nuk ka shfaqur interes mbi këto akuza.
Agjencioni floripress.blogspot.com
2011/03/29
Varrezë masive në Dejne të Rahovecit?
Dyshimet për një varrezë masive në fshatin Dejnë të Rahovecit kanë dalë të pasakta pak kohë pasi ato ishin ngritur nga një fshatar, i cili duke gërmuar dheun për rregullimin e serrave kishte gjetur mbetje mortore.
Ekipet e ekspertëve të Departamentit të Mjekësisë Ligjore kanë dalë të hënën paradite në vendin e dyshimtë për vendndodhjen e një varreze masive dhe pasi kanë marrë kockat e gjetura aty kanë arritur në përfundim se ato nuk i takojnë ndonjë të vrari nga lufta e fundit, por janë të një periudhe shumë më të hershme.
Këtë për “Zërin” e ka konfirmuar Blerim Krasniqi, zëdhënës i EULEX-it. “Nuk kemi të bëjmë me varrezë masive”, ka theksuar ai. Sipas tij, nisur nga fakti se mbetjet mortore nuk i takojnë luftës së fundit ekspertët nuk e kanë konsideruar të nevojshme as fillimin e hulumtimit në këtë lokacion.
Labinot Berisha, këshilltar i Kuvendit komunal të Rahovecit konfirmoi për Telegrafin se në fshatin Dejne të komunës së Rahovecit dyshohet për një varrezë masive.
Ai bëri të ditur se të dielën pasdite nga një banor i fshatit është zbuluar një varrezë masive gjatë marrjes se dheut për nevoja të fshatit, gjegjësisht për rregullimin e serrave.
Sipas banorëve të fshatit në lokacionin ku janë gjetur kocka njerëzish asnjëherë më parë nuk është shfrytëzuar për varreza të fshatit.
Referuar pohimeve të banorëve, Berisha tha se gjatë periudhës së bombardimeve të NATO-s, forca të mëdha të policisë serbe janë pozicionuar në atë zonë dhe kanë qëndruar një kohë të gjatë, gjë që besohet në dyshimet e banorëve për varrezë masive.
Po ashtu u bë e ditur se lokacioni është rrethuar dhe siguruar nga Policia.
Vesel Gashi, nga Policia e Kosovës për rajonin e Prizrenit konfirmoi se Policia është në vendin e ngjarjes dhe ka siguruar pjesën ku dyshohet për një varrezë masive.
Ai bëri të ditur për Telegrafin se Policia ka rrethuar vendin ku dyshohet dhe janë në pritje të Ekipit nga Prishtina.
2011/03/28
Si e mbaj mend nxënësin tim Sali Berisha?
Nga: Prof. Murat Gecaj
Fillimi i viteve '90-të solli ndryshime të shpejta në vendin tonë. Nismëtarë të lëvizjes demokratike në Shqipëri u bënë disa intelektualë të guximshëm, të cilët edhe publikuan në shtyp artikuj thirrës e nxitës, që kërkonin reforma rrënjësore dhe ishin me nëntekst për ndryshimin e sistemit komunist në fuqi. Për këtë arsye, pati edhe ndonjë poet, që me mendimet e shprehura në vargjet e tij u vu në shënjestrën e regjimit të kohës. Ndërsa shkruan disa artikuj, që lanë gjurmë të thella në popull, intelektualë mjaft të njohur edhe për atë periudhë, si Dr. Sali Berisha, Dr. Ylli Popa e të tjerë. Me historikun e ngjarjeve të stuhishme të vitit 1990, 1991 e 1992 dhe në vazhdimësi, tashmë, jemi njohur të gjithë. Por dua të nënvizoj se e kam ndjekur me simpati dhe me nderim përkushtimin e guximin, që treguan Dr. Berisha, Azem Hajdari e të tjerë, në ballë e në udhëheqje të rinisë e popullit, që kërkonin ndryshime cilësore të pushtetit, si dhe në krijimin e forcës së parë opozitare në Shqipëri, Partisë Demokratike. Tërë ky vrull i paparë u shoqërua me rrëzimin e simboleve të komunizmit dhe fillimin e projektit për një shtet të ri demokratik europian. Kështu, rasti e solli që u ndodha pikërisht përballë, kur u rrëzua monumenti i E. Hoxhës në kryeqytet; ndoqa mitingjet e protestës, si në Qytetin "Studenti" e tjerë dhe shkova në mbështetje të grevës së urisë së studentëve, me bashkëshorten dhe dy djemtë e vajzën time.Më vonë, duke ushtruar detyrën e gazetarit të arsimit, ka patur raste që jam takuar me Dr. Berishën, kryetar i PD-së e President i Republikës, si në konferenca shtypi dhe në punimet e Kuvendit të Shqipërisë, në Tiranë, por dhe në veprimtari të ndryshme nëpër rrethe. E tillë ka qenë, për shembull, veprimtaria kushtuar një përvjetori të shënuar të Normales së Elbasanit, të cilën ai e cilësoi atë "Universiteti i parë shqiptar".
Me vënien në përdorim gjerësisht të internetit e të celularëve, sidomos në këto vitet e fundit, jo vetëm në një rast, kam shkëmbyer mesazhe me Dr. Berishën e familjen e tij. Ai është treguar i vëmendshëm e korrekt jo vetëm në rastet e festave të ndryshme, por dhe në përvjetorë vetjakë. Kështu, në mars të vitit 2010, unë kisha 70-vjetorin e lindjes dhe përurova një libër jetëshkrimor. Në përgjigje të ftesë sime për të marrë pjesë aty, ai më dërgoi këtë mesazh në celular, të cilin e ruaj ende të pafshirë: "Në pamundësi me marrë pjesë në promovimin e autobigrafisë së mësuesit tim të respektuar, ju uroj! Me shumë mirënjohje për të gjithë kontributin tuaj. Me respekt: Sali Berisha". Po kështu, në një urim me rastin e 28 Nëntorit 2010, ai më shkruante: "Gëzuar këtë ditë, ditëlindjen e kombit dhe të flamurit tonë, më të bukurin mbi tokë. Me repekt: Sali Berisha".
Që mos ta lodh lexuesin e këtyre radhëve, po përmend dhe takimin e kohëve të fundit me Kryeministrin, Prof. Dr. Sali Berisha. Në prag të festës së 7 Marsit 2011, pra, Ditës së Arsimit kombëtar shqiptar, më njoftuan nga Ministria e Arsimit e Shkencës se aty kishin një ftesë të posaçme nga ai, për të marrë pjesë në ceremonitë festive, që u organizua në Pallatin e Brigadave. Sigurisht, ky ishte nderim e kënaqësi për mua. Bashkë me kolegët e tjerë dhe të ftuar të shumtë, isha dhe unë i pranishëm aty. Pas fjalës së rastit dhe urimit, që bëri Kryeministri Berisha për të gjithë mësuesit e pedagogët, nxënësit e studentët dhe prindërit e tyre e mbarë popullin e Shqipërisë, mori pjesë në koktejin e shtruar. Sigurisht, gjeta rastin që, bashkë me të tjerët, të afrohesha dhe ta takoja gotën me të. Sapo më pa, ai buzëqeshi e më përqafoi fort dhe iu drejtua të pranishmëve: "Është gëzim për mua, që sot po takoj këtu edhe ish-mësuesin tim!…". E falënderova për fjalët e tij dhe për mesazhet, që ai më kishte dërguar për ditëlindjen time dhe në raste të tjera.
Në mbyllje, dëshiroj të bëj një sqarim për secilin lexues të këtyre pak radhëve. I shkrova këto pa marrë parasysh aspak pozitën ose autoritetin e kaluar dhe aktual të ish-Presidentit e Kryeministrit të sotëm të Shqipërisë, Prof. Dr. Sali Berisha. Por u nisa e desha të flas dhe të tregoj me zemër të hapur dhe pa asnjë interes vetiak ose familjar, për aq sa e njoh unë, që në fëmijërinë e tij e deri më sot, që ai e ka dëshmuar veten gjatë tërë jetës njeri të thjeshtë e në radhët e para të punëve, ka qenë e është i ndershëm në profesion e në detyrë dhe se ka shpirt të pastër njerëzor. Përfundimisht, kam mendim të palëkundur dhe jam i nderuar që e kam patur nxënës në shkollë, mik në jetë dhe Partia Demokratike e shoqëria demokratike shqiptare, e kanë pasur dhe e kanë sot, Prof. Dr. Sali Berishën, në udhëheqje.
Udhëtim me Nezi Alizotin për një varr të humbur
Miranda HAXHIA,Tiranë
Në udhëtimet me Nezi dhe Sevim Alizotin mbeta e gozhduar qysh prej Korçe. Promovohej biografia e Fehim Bej Zavalanit, stërgjyshit të tyre, babait të publicistit dhe atdhetarit të shquar, Tajar Bej Zavalani. E vështroja Nezin dhe motrën e saj Sevimin gjatë ceremonisë së librit dhe pyesja veten: Po unë çfarë do t'u rrëfej nipërve dhe mbesave për të parët e mi? Kush e di sa krenare duhet të jenë këto dy zonja të urta, të thjeshta dhe të mençura për trungun nga kanë rrjedhur. Por kjo do të zgjaste shumë pak, pasi historia e jetës së tyre më bëri të mendoj pyetjen pasardhëse: Kushedi çfarë dhimbje ndjejnë këto dy zonja të urta, të thjeshta dhe të mençura kur qëndrojnë për një çast mbi trungun e prerë dhunshëm të familjes së tyre nga regjimi komunist!***
Atë kohë ishte prill. Nezi Alizoti ishte vetëm tre vjeç. Nuk e kuptonte se një gjyq special, pikërisht në vitin 1945, do t'ia dënonte gjyshin me pushkatim.
Po kështu, më vonë, shumë më vonë, do të mësonte se gjyshin e saj nuk e kishin kapur plumbat e skuadrës së pushkatimit ashtu si gjashtëmbëdhjetë burrat e tjerë. Atë çast, ai kishte mundur të fliste: "Sipas ligjit ndërkombëtar më falet jeta…".
I kthehen duke i thënë: "Komunistët nuk njohin ligje…" dhe e gjuajnë me plumb pas koke.
Sa herë janë përsëritur këto fjalë: Komunistët nuk njohin ligje! Sa njerëz u zhdukën pas kësaj fjale!
Nezi, motra dhe vëllai i saj, nuk kujtojnë a i thirrën ndonjëherë "gjysh" atij burri të mençur që ishte shkolluar në Turqi.
Ishte pesë vjeç kur i dënuan të atin me varje, Riza Fejzi Alizoti, inxhinier nafte. Nëpër mjegull kujton ndonjë tipar të të atit, ndonjë belbëzim që nuk do ta shqiptonte kurrë më, pas moshës pesë vjeçare, baba!, apo përqafimet që u kanë munguar gjithë jetën, përqafime e përkëdhelje që dinë të japin veç etërit.
Nëna e saj, Vera Alizoti (Ypi), u end nëpër internime, derisa dha shpirt në Kryevidh të Kavajës në vitin 1970, pa mundur të bëjë paraqitjen e radhës, të orës pesë në mëngjes e të orës pesë pasdreke te operativi. Rrojti shumë, ishte vetëm 46 vjeç kur u nda nga jeta prej një sëmundjeje të rëndë, pa mjekim dhe pa ndihmë.
Nezi është e motra e Fejzi Alizotit të ri, kaluar gjithë jetën në internim dhe në burgjet e Spaçit Qafë-Barrit.
Janë histori që nuk rrëfehen në udhëtimin e shkurtër nga Tirana në Kuçovë.
***
Rrugën e Kuçovës e kam bërë me dhjetëra herë, por nga rrugëtimi i fundit në atë cep qyteti, mësova se nuk kisha shkuar asnjëherë në jetën time. Ndokush mund të mendojë se kjo nuk është fort e qëlluar, por besoj se njeriu udhëton jo vetëm kur shpie diçka, por kur mbart me vete diçka nga qyteti në kthim. Atë rrugë e kam bërë me fëmijët e mi, por nuk kam patur histori të mëdha, të vërteta për t'u rrëfyer. Jeta ime, gjyshërit e mi, prindërit e mi nuk kanë ngjarje, nuk kanë të pathëna. Ata që nuk jetojnë më e kanë një varr dhe unë e di. Ata që jetojnë ende e kanë një strehë e pikëpjekja me ta është një thjeshtësi e thellë.
Kurse të udhëtosh me Nezi Alizotin do të thotë të vështrosh me sy fëmije e të kuptosh se toka ku ti ecën, bari ku ti shkel mund të gjëmojë nga rënkimet dhe eshtrat e të humburve, të vrarëve, të pushkatuarve, të varurve, të zhdukurve përgjatë diktaturës.
Në anë të rrugës, mes lulishtes, gati e padukshme, është një pllakë e thjeshtë mermeri. Nuk ka madhështinë e lapidarëve të luftës, as shtrenjtësinë e lapidarëve të aksidenteve rrugore. Është një kujdes njerëzor i Bashkisë së Kuçovës, e cila e nderoi inxhinierin që punoi në atë qytet.
Një pllakë përkujtimore për ditëlindje dhe ditëvdekje. I lindur dhe i varur në të njëjtën ditë, 36 vjet jetë midis.
Pikërisht aty, ku dikur lëshonte degët një rrap i vjetër, u var një njeri. Iu hodh litari i vdekjes një inxhinieri të zot nafte. Ishte viti 1947, koha kur pushteti i Hoxhës po u hidhte litarin të gjithë njerëzve të shquar shqiptarë, në të gjitha familjet e njohura, në të gjithë shtresën që në kohë të ndryshme, kush më shumë e kush më pak, kishin vënë nga një gur në themelet e shtetit shqiptar.
Rrapi, kjo pemë e vjetër, dëshmitare e pagojë nuk është më. E kanë prerë. Ndoshta nga frika se do të rrëfente çastet e fundit të jetës së inxhinierit. Ndoshta nga babëzia për të prerë, për të vrarë, për të shkulur… rrënjët e atdheut!
Një njeri kujton se ishte fare fëmijë atë vit të largët, ishte buzëmbrëmje, kur bashkë me dy-tre shokë vërtiteshin rreth rrapit për të marrë nga një govatë betoni ndonjë pije të freskët që ishte futur në akull. Panë që po varnin një njeri. Tregona, o dëshmitar! Oh, sikur ta dinit ju si ishin ato çaste të fundit për babain tuaj! Nuk mund të rrëfej, e kam të pamundur! Juve, vajzës së tij, jo, nuk është e drejtë!
Nezi përlotet. Ka mësuar fundin e gjyshit, dëshirën e vetë vdekjes për të mos e marrë. Plumbat këmbëngulës të komunistëve për ta vrarë. Ndërsa litari i të atit, vuajtja e tij, çastet e fundit… vetëm një perëndim dielli mund ta zbusë dhimbjen. Vetëm një agim mëngjesi mund ta kthjellojë arsyen deri në fund e të bëjë një kompromis me paqen dhe me jetën e gruas që u rrit pa gjysh, pa baba, më tej pa nënë dhe gjithmonë me frikën se po të rrëfente se cila ishte, do ta dënonin edhe atë, edhe motrën apo vëllain.
***
Rizai, kishte bërë një "krim" të madh për diktaturën, ishte shkolluar në Stamboll në "Robert College", vijoi studimet në Shkollën Teknike "Harry Fultz". Më tej, në vitin 1929 filloi studimet e larta në Angli, për inxhinieri miniere. Po kështu, si Rizai kishte edhe shqiptarë të tjerë që studiuan në Angli, Rizai u kthye në Shqipëri që të punonte në vendin e tij. U emërua me punë në puset vajgurore të Kuçovës. Ai u internua prej italianëve në Porto Romano, pasi bashkohet me punëtorët për të drejtat e tyre.
Riza Fejzi Alizoti me jetën mbërthyer në litarin komunist nuk e shëmtoi as rrapin e vjetër, as familjen e tij, as jetimët që la pas, as Shqipërinë. Ajo vdekje ashtu si dhjetëra e qindra të tjera përgjatë diktaturës, shëmtuan vetë sistemin që tashmë mbahet me ndonjë cep përroi ku eshtrat e të humburve nuk gjenden e askush nuk rrëfen kurrgjë; me ndonjë cep lakmie për të zhbërë, tjetërsuar e zhvlerësuar rolin e madh që pati jo vetëm jeta, shkollimi, puna e atyre njerëzve, por edhe vetë dënimi i tyre me të cilin mburreshin e lëvdoheshin paranojakët e sistemit, ajo vdekje është vetëm dinjitet.
Në fund të rrugëtimit, Nezi kujton çastet kur nëna e saj vuante dhe në përpjekje të mundimshme për ta kuruar, përgjigjja e funksionarëve të Ministrisë së Shëndetësisë në atë kohë në Spitalin Onkologjik e kujtoi: "Nuk është çerdhe e Alizotëve këtu".
***
Kurse sot, udhëtimet e Nezit janë udhëtime në kërkim të varreve. As gjyshi i saj, as babai i saj nuk e kanë një varr. Gjyshi, të paktën prehet bashkë me gjashtëmbëdhjetë martirë të tjerë. Rënkimet e tyre janë të njëhershme dhe dhimbja shpërdahet. Po babai i saj? Ku është përroi ku mendohet se e kanë varrosur? Edhe një pllakë tjetër në buzë të tij, në cep të Kuçovës nuk e mposht dot rënkimin e të zhdukurve.
Në ka një gjest që mund të mbulojë çdo mërmërimë mbi gjashtëdhjetë vjeçare që vjen prej eshtrave të të humburve është violina e Plarentit, djalit të Nezit, i cili ishte vetëm 14 vjeç kur mësoi se tingëllima e muzikës së tij përbënte rrezik për regjimin e Enver Hoxhës, pasi ishte nip i një gjyshi të varur në degën e një rrapi të vjetër në qytetin e vogël të Kuçovës.
Letër e hapur për z. Lubonja - “Grek apo shqiptar”
nga Pleurat Rexhepi
Më lejoni të shpreh konsideratën time maksimale për ju dhe për shkrimet tuaja. Unë që po ju shkruaj quhem Pleurat Rexhepi, (student i Doktoraturës në King’s College London me bursë nga Fondi i Ekselencës) dhe kam mbi 10 vite që jetoj në Angli.
Ideja dhe argumentimi juaj në debatin e fundit tek “Opinioni” (“Grek apo shqiptar”) është shumë perëndimor dhe shumë parimor për një shoqëri të avancuar. Patjetër që argumentimi juaj do të ishte shumë i denjë për një audiencë të BBC-së, ku vlerat multikulturore janë parimet bazë të një shoqërie moderne. Por, me keqardhje më rezulton se për një vend nacionalist si Greqia argumentet tuaja janë komplet jashtë realitetit aktual.
Gjatë këtyre 5 viteve të fundit kam marrë pjesë në disa shkolla verore politike në Greqi të organizuara nga George Town University dhe sinqerisht jam tronditur nga mendimet shoviniste të akademikëve grekë.
Gjatë studimeve të mia për master në Cass Business School London, më ka rënë rasti që të kem mbi dhjetëra shokë/shoqe greke, që vazhdoj t’i konsideroj shumë të afërt dhe vazhdoj të kem marrëdhënie të shkëlqyera. Por sa herë që kam hapur temën e kombësisë, opinioni i tyre vazhdon të jetë tepër asimilues në raport me shqiptarët.
Si liberal që jam, besoj se shteti i së drejtës dhe mirëqenia e qytetarit është baza e civilizimit dhe jo nacionalizmi. Absolutisht që jam dakord, por jo në realitetin e zymtë të ekstremistëve grekë, të cilët për 20 vite rresht kanë ndërtuar dhe po ndërtojnë politikën e ekspansionit ekonomik, fetar dhe nacionalist në Ballkan.
Nuk e kuptoj se si ka mundësi që një intelektual si ju akoma nuk ka kuptuar se pjesa konservatore e politikëbërësve grekë vazhdon të funksionojë si në shekullin e 19-të pasi:
• Duke krijuar një mjedis të zymtë, detyron qytetarët shqiptarë që të ndryshojnë emrat dhe fenë e tyre.
• Deklarojnë hapur se regjistrimi i popullsisë është mundësia e fundit për Vorio Epirin.
• Krijojnë varreza me “Gjeneralë të ushtrisë së vdekur”.
• I imponon presione qeverisë shqiptare për mbështetje në Bashkimin Europian.
• Organizon operacione “Fshesare” vetëm për të pasur influencë në kishën ortodokse.
• Nuk denoncon gjenocidin e popullsisë çame ku u shpërngulen 50 000 shqiptarë.
• Mohojnë të drejtën e pronës private të popullsisë çame.
• Nuk vlerësojnë studentët e shkëlqyer shqiptarë në bazë të meritokracisë për të mbajtur flamurin në parakalimet shkollore.
• Stërviten ushtarakisht para gjeneralëve me mllef dhe parulla kanibalësh kundër vendeve fqinje.
• Refuzon realitetin e ri gjeopolitik të Kosovës.
Unë thjesht dua të di dhe sa argumente të tjera dëshironi që t’ju jap që të bindeni se përpara nesh kemi një fqinj, i cili vazhdon të jetojë në shekullin e 19-të, ndërsa ne duhet që të jetojmë në shekullin 99.
Të lutem reflekto dhe kupto realitetin politik të Ballkanit.
Realiteti dhe analiza duhet të fillojnë që nga ndërtimi i marrëdhënieve shqiptaro-greke, duhet të fillojnë që nga politika “budallaqe” e shtetit grek, e cila falimentoi ekonominë e tyre vetëm për të realizuar ëndrrën e tyre të dështuar për dominimin e Ballkanit.
Ti me të drejtë mund të më pyesësh: “Përse thua budallaqe?”
E quaj “budallaqe”, pasi shpenzoi miliarda euro në “modernizimin” e ushtrisë për të balancuar influencën ushtarake me Turqinë dhe akoma nuk e kanë kuptuar që nuk mund të balancohet.
E quaj “budallaqe”, pasi shpenzoi me miliarda dollarë në ndërtimin e kishave në rajonin e Ballkanit gjatë këtyre 20 viteve.
E quaj “budallaqe”, pasi paguan mijëra pensionistë shqiptarë, maqedonas, bullgarë me pretendimin se janë minoritete greke dhe jo në bazë të kontributeve shoqërore.
E quaj “budallaqe”, pasi kompanitë e tyre që mësymën tregjet e Ballkanit e bazuan biznesin e tyre në korrupsion, e bazuan në përfitim afatshkurtër, e bazuan në korporata nepotike, në korporata false. Ndërsa tani “xhevahiret” e korporatave greke u blenë vetëm brenda 1 viti nga kompanitë gjermane, kineze, ruse, italiane apo austriake. Kompanitë celulare, portet, hekurudhat, rrugët dhe të gjitha bizneset e tjera po blihen ose po privatizohen nga investitorë të huaj me vetëm pak dollarë.
E quaj “budallaqe”, pasi po paguajnë norma të larta interesi për paratë e marra borxh, që shpenzuan në politikat e tyre nacionaliste për pensione, kisha, ushtri apo korporata nepotike.
E quaj “budallaqe”, pasi akoma nuk e ka kuptuar se me politikat e shekullit 19 nuk ndërtohet një shtet europian, ku 50% e dyqaneve në Athinë akoma nuk të presin një kupon tatimor.
E quaj “budallaqe”, pasi strategjia e tyre ekspansioniste drejt shteteve të brishta të Ballkanit dështoi totalisht, sepse nuk u bazua në punë, vlera dhe iluminimin perëndimor, por u bazua në influencë fetare, korrupsion ballkanik, presione politike dhe gjeopolitikë despotike lindore.
Duke mbetur një adhurues i historisë antike greke, që ka iluminuar të gjitha shoqëritë e njerëzimit, shpresoj që një ditë fqinji ynë ta kuptojë seriozisht gjendjen e tij aktuale dhe të kuptojë se reflektimi mbi gabimet e tyre është e vetmja zgjidhje për një shoqëri të shëndoshë dhe jo presioni politik me një shtet të brishtë ballkanik si Shqipëria.
(BA, MSc, PhD King’s College London) Pedagog – Fakulteti i Ekonomisë, UT
Ka perënduar ajo kohë
nga Bledi Kasmi
Deri 20 vjet më parë, realizmi socialist i ofronte publikut togfjalësha të tillë të fortë, si "vargmalet e zemrave të njeriut të ri që mundin në çdo betejë revizionizmin dhe kapitalizmin grabitqar". I gjeje këto dogma në këngët e festivalit, i gjeje në pjesën më të madhe të filmave. I gjeje të skalitura në male, shkolla dhe kudo në institucione.Ekzistenca e dy botëve të ndryshme paraqitej me ngjyrime të tilla që të bënte të besonte këdo në realitetin shqiptar se, parajsa qëndronte vetëm këtu dhe askund tjetër. Ndaj edhe izoloheshim gjithnjë dhe më shumë që askush të mos na merrte sadopak nga parajsa jonë.
Ata që e propagandonin parajsën e "vargmaleve të zemrave të njeriut të ri" nuk e besonin atë që thoshin. Por dogma të tilla ishin si një injeksion i përditshëm që duhej t'i bëhej shoqërisë.
Të gjithë ata që kanë lindur pas vitit 1990 nuk e kanë prekur atë realitet dhe fatkeqësisht është bërë shumë pak që ajo kohë të mos harrohet dhe të ngulitet në memorien e kujtdo si një e keqe, e cila erdhi nga gryka e pushkës dhe që tentoi jetëgjatësinë duke u mbajtur jo vetëm tek arma, por edhe tek dogma të atilla ai ajo e viktimizimit përpara një të keqeje mjaft të madhe.
Kryetari i PS e rinisi mbrëmë fushatën mediatike për Bashkinë e Tiranës duke u bazuar pikërisht tek kjo armë e njohur dhe e ndryshkur e diktaturës, tek viktimizimi. Në funksion të saj ai rikujtoi edhe një herë togfjalëshat bajate dhe të vjetëruara të deri 20 viteve më parë se ne do të luftojmë me "malin e zemrave tona ndaj një regjimi të kusarisë".
Ajo çfarë Rama nuk arrin të llogarisë është fakti se ndryshe nga realiteti i 20 viteve më parë, sot është shumë e vështirë që njerëzit t'i indoktrinosh përmes intervistave dhe shumë më e vështirë t'i motivosh ata për një "luftë të shenjtë", duke shfaqur si armë të vetme viktimizimin. Nuk ka njeri sot të mos e dijë se ai që flet publikisht për një "mal zemrash", po publikisht ka përçudnuar dhe mohuar njerëzit më të afërt të familjes së tij. Dhe një njeri që nuk ka pyetur për zemrat e bashkëshortes së tij, nënës, babait, apo djalit të tij është e kuptueshme se çfarë mund të ndjejë për zemrat e atyre që i llogarit vetëm si numra votuesish.
Rama e ka të vështirë të ngrejë viktimizimin si ideologji edhe në aspektin material, sikurse u mundua të bëjë mbrëmë, sepse sot nuk mund të gjesh qoftë edhe një qenie të vetme në sipërfaqen e kësaj toke të mos e dijë se ky Ramë që flet për varfërinë është jo vetëm njeriu më i pasur sot në vend, por edhe ndër më të pasurit në Evropë dhe se është i vetmi kryetar partie në Europë që në gjirin e tij ka më shumë se 20 miliarderë deputetë.
Është e kuptueshme se Rama nuk ka asnjë kartë tjetër për të përdorur në këtë fushatë elektorale, ndaj ai nuk e donte atë, ndaj me çdo kusht dhe me çdo çmim synoi deri në minutën e fundit që ta evitojë. Ndaj edhe tani po kërkon që ta shndërrojë në një fushatë politike dhe aspak lokale, sepse nuk ka çfarë t'u thotë banorëve të Tiranës për të gjitha ato premtime që bëri katër vjet më parë.
Nuk mund t'u shpëtojë Rama kurrsesi premtimeve të bëra katër vjet më parë; për më shumë gjelbërim, për më shumë hapësira publike, për më shumë rrugë të reja dhe të tjera e të tjera premtime të dhëna duke luajtur kartën e viktimës dhe të justifikohet se ai nuk paska bërë asgjë sepse e paskan bllokuar.
Nëse Ramën e paska bllokuar qeveria, atëherë ai nuk duhet të pretendojë që të kandidojë në zgjedhje sepse po kjo qeveri do të jetë edhe për të paktën dy vjet të tjera dhe do të qeverisë me mandatin e plotë. Ose, në rast se do të vazhdojë të luajë me kartën e viktimizmit, atëherë të tregohet i sinqertë dhe t'u thotë qytetarëve se ai po u kërkon votën që të mos ndryshojë asgjë edhe për vitet e ardhshme në Tiranë.

Apetitet serbe për territore nuk kanë pushuar
nga Gazmend Islami
Shkalla e rrezikshmërisë së këtij paralajmërimi nga këto bisedime është shume i madhe , kur atij i shtohen edhe paralajmërimet kërcënuese qe vijnë na fuqiplotët EULEKS se do të ndërhyjnë pa asnjë mëshirë ndaj atyre që do të shprehin publikisht mospajtimin ndaj nëpërkëmbjes.
Është momenti i fundit që bashkësia ndërkombëtare ta kuptojë drejt, mirë dhe përfundimisht, se shqiptarët u çarmatosen, si popull i civilizuar që janë, këtë veprim të urtë e bënë nga bindja, se mos më në fund ajo çka përjetuan para syve të bashkësisë ndërkombëtare, do të kishte zgjuar ndërgjegjen e saj njerëzore dhe, më në fund do të shfrytëzonte rastin për t’i korrigjuar gabimet që u kishte bërë shqiptarëve në të kaluarën, duke e copëtuar Truallin etnik të tyre, për një qëllim të vetëm: kënaqjen e orekseve grabitqare të fqinjëve të tyre sllavo-grek. Është momenti i fundit që, si Bashkësia Ndërkombëtare, ashtu dhe servilët e saj vendorë, të rishikojnë sjelljet e tyre në raport me shqiptarët, para se t’i kalojnë kufijtë e durimit të tyre. Po u kaluan këta kufij, pasojat do të jenë, jo vetëm të paparashikueshme, por edhe shumë vështirë të riparueshme, ndërsa përgjegjësia nuk do të mund t’u adresohet shqiptarëve. Ajo që është thënë dhe trumbetuar nga politikanët tanë nuk do jetë ashtu por shumë më ndryshe. Në Kosovë jeton populli shqiptar,që përbën mbi 90 për qind të popullsisë. Vullneti i shqiptarëve të Kosovës është që të jetojë i lirë dhe i pavarur,si edhe popujt e tjerë të Evropës, apo që do të ishte në interes të gjithë Evropës të bashkohej me Shqipërinë,si pjesë e popullit dhe e territorit shqiptarë.
Dobësia dhe mos efikasiteti i këtyre bisedimeve qe nuk po merren me shqyrtimin e dëmeve te luftës, vrasjet, plagosjet, dhunimet, plaçkitjet, vjedhjet...dhe rrënimi i bazës materiale familjare dhe kombëtare nga regjimi i shteti të Serbisë. Zgjidhja që ofrohet tash nuk e bënë ndarjen përfundimtare ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Çështja e pazgjidhur drejt e Kosovës mbetet burimi krize e konfliktit në rajonin,duke rrezikuar paqen në këtë pjesë të Evropës dhe më gjerë. Falënderojmë Amerikën për ndihmën e madhe që i dha këtij populli gjithashtu edhe NATO-n që ndihmoj popullin shqiptarë në momentet vendimtare kur luftohej për jetë a vdekje,mirëpo ne ende besojmë se Amerika do të ndihmojë proceset politik, të shqiptarëve për bashkim dhe vetëvendosje.
Një zyrtar evropian është cituar të ketë deklaruar para gazetarëve se bashkësia ndërkombëtare do të qëndrojë në Kosovë përgjithmonë, sepse Bashkimi Evropian nuk ka strategji dalëse nga Kosova, duke shtuar se do të ndërrojë vetëm natyra e pranisë ndërkombëtare. Kërcënimet për një përsëritje të këtij problemi të ndarjeve të tokave shqiptare janë shumë afër duke pasur parasysh krejt ajo që mbështjell çështjen shqiptare është e errësuar. Problemi më delikat që monumentet historike që janë në Kosovë fitojnë një autonomi apo një minishtet .Një eksterritorialitet që në bazë të fjalorit politikë do të thotë ato pjesë do të jenë jashtë Kosovës edhe pse ndodhen në Kosovë ata tash kane 150 monumentet që ndodhën në Kosovë kane fituar këtë të drejtë që do të thotë gati 10 për qind të territorit të Kosovës nen juridiksionin serb dhe nuk mund të kemi qasje në këto pjesë. Decentralizimi ia mundësoj Serbisë ushtrimin e kontrollit në më shumë se 15 për qind të territorit të Kosovës prej rajonit të Anamoravës e deri ne Graçanicë plus 18.9 për qind të territorit që shteti serb ka në Veriun e Kosovës ku funksion çdo strukture paralele e këtij shteti. Por apetitet serbe për shtimin e territoreve nuk kanë pushuar.
Bisedimet Kosovë- Serbi
Përmbajtja e bisedimeve, nuk mund të kuptohet ndryshe, pos bosnizim i Kosovës dhe se përpilimi i tij është bërë sipas skenarëve të njohura antishqiptare. Përballë realitetit që po krijohet, shqiptarët pas të gjitha atyre sakrificave që u detyruan të bëjnë, jo pa fajin e tyre, do të detyrohen të përballen serish me sfida shumë të rrezikshme, e që epilogu do të jetë vendimtar për të ardhmen e tyre në përgjithësi. Shkalla e rrezikshmërisë së këtij paralajmërimi nga këto bisedime është shume i madhe , kur atij i shtohen edhe paralajmërimet kërcënuese qe vijnë na fuqiplotët EULEKS se do të ndërhyjnë pa asnjë mëshirë ndaj atyre që do të shprehin publikisht mospajtimin ndaj nëpërkëmbjes.
Është momenti i fundit që bashkësia ndërkombëtare ta kuptojë drejt, mirë dhe përfundimisht, se shqiptarët u çarmatosen, si popull i civilizuar që janë, këtë veprim të urtë e bënë nga bindja, se mos më në fund ajo çka përjetuan para syve të bashkësisë ndërkombëtare, do të kishte zgjuar ndërgjegjen e saj njerëzore dhe, më në fund do të shfrytëzonte rastin për t’i korrigjuar gabimet që u kishte bërë shqiptarëve në të kaluarën, duke e copëtuar Truallin etnik të tyre, për një qëllim të vetëm: kënaqjen e orekseve grabitqare të fqinjëve të tyre sllavo-grek. Është momenti i fundit që, si Bashkësia Ndërkombëtare, ashtu dhe servilët e saj vendorë, të rishikojnë sjelljet e tyre në raport me shqiptarët, para se t’i kalojnë kufijtë e durimit të tyre. Po u kaluan këta kufij, pasojat do të jenë, jo vetëm të paparashikueshme, por edhe shumë vështirë të riparueshme, ndërsa përgjegjësia nuk do të mund t’u adresohet shqiptarëve. Ajo që është thënë dhe trumbetuar nga politikanët tanë nuk do jetë ashtu por shumë më ndryshe. Në Kosovë jeton populli shqiptar,që përbën mbi 90 për qind të popullsisë. Vullneti i shqiptarëve të Kosovës është që të jetojë i lirë dhe i pavarur,si edhe popujt e tjerë të Evropës, apo që do të ishte në interes të gjithë Evropës të bashkohej me Shqipërinë,si pjesë e popullit dhe e territorit shqiptarë.
Dobësia dhe mos efikasiteti i këtyre bisedimeve qe nuk po merren me shqyrtimin e dëmeve te luftës, vrasjet, plagosjet, dhunimet, plaçkitjet, vjedhjet...dhe rrënimi i bazës materiale familjare dhe kombëtare nga regjimi i shteti të Serbisë. Zgjidhja që ofrohet tash nuk e bënë ndarjen përfundimtare ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Çështja e pazgjidhur drejt e Kosovës mbetet burimi krize e konfliktit në rajonin,duke rrezikuar paqen në këtë pjesë të Evropës dhe më gjerë. Falënderojmë Amerikën për ndihmën e madhe që i dha këtij populli gjithashtu edhe NATO-n që ndihmoj popullin shqiptarë në momentet vendimtare kur luftohej për jetë a vdekje,mirëpo ne ende besojmë se Amerika do të ndihmojë proceset politik, të shqiptarëve për bashkim dhe vetëvendosje.
Një zyrtar evropian është cituar të ketë deklaruar para gazetarëve se bashkësia ndërkombëtare do të qëndrojë në Kosovë përgjithmonë, sepse Bashkimi Evropian nuk ka strategji dalëse nga Kosova, duke shtuar se do të ndërrojë vetëm natyra e pranisë ndërkombëtare. Kërcënimet për një përsëritje të këtij problemi të ndarjeve të tokave shqiptare janë shumë afër duke pasur parasysh krejt ajo që mbështjell çështjen shqiptare është e errësuar. Problemi më delikat që monumentet historike që janë në Kosovë fitojnë një autonomi apo një minishtet .Një eksterritorialitet që në bazë të fjalorit politikë do të thotë ato pjesë do të jenë jashtë Kosovës edhe pse ndodhen në Kosovë ata tash kane 150 monumentet që ndodhën në Kosovë kane fituar këtë të drejtë që do të thotë gati 10 për qind të territorit të Kosovës nen juridiksionin serb dhe nuk mund të kemi qasje në këto pjesë. Decentralizimi ia mundësoj Serbisë ushtrimin e kontrollit në më shumë se 15 për qind të territorit të Kosovës prej rajonit të Anamoravës e deri ne Graçanicë plus 18.9 për qind të territorit që shteti serb ka në Veriun e Kosovës ku funksion çdo strukture paralele e këtij shteti. Por apetitet serbe për shtimin e territoreve nuk kanë pushuar.
Subscribe to:
Comments (Atom)
Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar
Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar që editohet nga njëfarë ekstremisti dhe terroristi antishqiptar nga Shkodra, m...
-
Genci Gora NË SHKOLLË TEK SHTRIGA Shkarko falas Begzat Rrahmani VALËT E GURRËS Shkarko falas Mehmet Bislim...
-
Akademik Prof. Kujtim Mateli Pak histori derisa nisa t ë shkruaj librin “E vërteta për Dodonën dhe Epirin” (Pjesa e parë e para...
-
Search inside image Shkruan Akademik prof.dr.Flori Bruqi, PHD Search inside image Pak biografi për t’mos ju ardhtë mërzi…. Search inside ...
-
Kërko brenda në imazh Vrasja e Haki Tahës dhe heshtja e turpshme Haki Taha, u lind n...
-
Shkruan Akademik Flori Bruqi, PHD. Në historinë e popujve të Evropës, vështirë se mund të gjendet ndonjë popull që...
-
"Zëra nga burime të nxehta" mbetet një libër i veçantë i shkrimtarit Sabri Godo . Ai vjen për të dëshmuar se ka autorë dhe vepr...
-
Organizatorët e protestave antiqeveritare në Serbi kërkuan nga presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, që të paraqesë planin e tij për Kosovën ...
-
Shkruan Akademik Prof. Dr. Flori Bruqi, PHD AAAS. Në Arkivin Qendror të Shtetit, Tiranë, në Fondin 144 – Koleksioni i hartav...
-
Kërko brenda në imazh Nga Flori Bruqi Ismail Kadare (28 janar 1936 - 1 korrik 2024) ishte akademik, politikan, ish-deputet i Kuvendit Popull...
-
Kush është Koço Kokëdhima ? Koço Kokëdhima nga Qeparoi i Himarës është njëri ndër biznesmenët më të pasur dhe të suksesshëm në...