Agjencioni floripress.blogspot.com

2011/04/15

Hakerët shkatërrojnë faqen Serbe High-Tech crime, Enti kunder cyber krimit

“Special Department for High-Tech Crime of Higher Public Prosecution Office in Belgrade”………………Se Informatika nga Serbia eshte nje nder me te persosurat dhe me moderne, tregon vet faqja e tyre e cila eshte shkaterruar nga disa femije. Nje Ent i tille i cili thekson se eshte nje Ent kunder krimit virtual, ateher ai se pari duhet te sigurohet vetvetiu e me pastaj te ndjek kriminalitetin neper portalet tjera. 



Portali http://www.beograd.vtk.jt.rs/ eshte ende i mbyllur, perderisa IT staffi, perfshire edhe profesoret e Informatikes nga Universiteti i Beogradit nuk jan ne gjendje qe te hapin prap portalin e tyre. Per nje gazete lokale, Branko Stamenkoviq, gjitashtu edhe prokuror pran gjykates se larte ne Beograd per krimet virtuale, ka theksuar se autori i kesaj vepre do te gjindet gjithsesi, ngase kan lajmeruar Policine dhe kan derguar ankesen para gykates. Sipas tij nje shkaterrim i tille sjell autorit deri ne 5 vite burgim. Pasy ky Ent kunder krimit virtual nuk ka aftesi qe te gjej Autorin i cili ka shkaterruar faqen e tyre, me siguri se kete do ta zbulojne policia rrugore…. 

Bekim Haxhiu-Kamishi ,kërkon largimin e Florin Krasniqit "Pullazgjiut" nga kryetari i Komisionit parlamentar për mbikqyrjen e AKI-së

Bekim Haxhiu – Kamishi nuk e ka në plan “t’i ulë armët” me Lëvizjen “Vetëvendosje”. Megjithëse ka deklaruar se nuk po merret me këtë subjekt politik, deputeti i PDK-së të mërkurën shpalosi një varg akuzash të tjera për ta, raporton IndeksOnline.

Si anëtar nga PDK-ja i Komisionit për Mbikëqyrjen e Agjencisë së Inteligjencës së Kosovës (AKI), Kamishi kërkoi largimin nga detyra të kryetarit të këtij komisioni, Florin Krasniqi, i cili vjen nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje.

Kamishi tha se Krasniqi ka shkelur deklaratën e konfidencialitetit të këtij komisioni.

“Kam kërkuar largimin e kryetarit të Komisionit për Mbikëqyrjen e AKI-së, Florin Krasniqi, pasi ka keqpërdorur pozitën, për përfitime politike. Kërkesën do t’ia dërgojë Kryesisë së Kuvendit”, ka thënë Kamishi në një konferencë për media, të organizuar pas një mbledhjeje të këtij komisioni.

Deputetit Haxhiu i kishte mbetur hatri pas deklaratës së Florin Krasniqit në seancën e 25 marsit, kur po shqyrtohej buxheti, i cili kishte thënë se nuk janë ndarë mjaft mjete për AKI-në, sepse siç tha ai, pushtetit nuk i intereson AKI-ja, përderisa e kanë SHIK-un.

Nga ana tjetër, i menjëhershëm ka qenë reagimi i protagonistit të kësaj ngjarjeje, Florin Krasniqi. Ai ka mohuar se ka shkelur deklaratën e konfidencialitetit. Deputeti i Vetëvendosjes ka ironizuar me deklaratat e Kamishit.

“Bekimi kërkon shumë sende. Do të bëjë çka të mundem që ky komisioni të jetë apolitik”, ka thënë Krasniqi. Për më tepër, Krasniqi që njihet me fjalorin e ashpër ndaj qeverisë, ka akuzuar edhe njëherë PDK-në.

“PDK me atë bandën e vet përfitojnë miliona nga qytetarët”, ka thënë Krasniqi.

E konfirmon se ka qenë anëtar i SHIK-ut

Kuvendi i Kosovës ka edhe ish-anëtarë të SHIK-ut. Njëri prej tyre, tashmë deputet i PDK-së, e ka pranuar se ka punuar për SHIK-un, shërbim i afërt me partinë e Hashim Thaçit, që ka vepruar që nga koha e luftës.

Deputeti nga Drenica, Bekim Haxhiu – Kamishi, ka pranuar në një konferencë për media se ka punuar për SHIK-un si zyrtar deri më 15 qershor 2008, datë kjo që korrespondon me shuarjen e këtij shërbimi, të komunikuar përmes RTK-së nga shefi Kadri Veseli.

Kamishi tha se “ndihet krenar me punën që ka bërë duke punuar për këtë shërbim”. Megjithatë konferenca e thirrur prej tij, si anëtar i Komisionit Parlamentar për Inteligjencë u fokusua në akuzat kundër deputetit të Vetëvendosjes, Florin Krasniqi, pasi ky i fundit njihet për fjalorin e ashpër ndaj Shërbimit Informativ Kombëtar.


*********


Ndërsa Kryetari i Komisionit parlamentar për mbikëqyrjen e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë, Florin Krasniqi, ka vendosur që t'i shkojë deri në fund zbardhjes të së vërtetës mbi veprimtarinë 10 vjeçare të Shërbimit Informativ të Kosovës (SHIK).

"Misionin" do ta nisë me shefat e AKI-së. Nga ta do të kërkojë informacione nëse SHIK-u është shuar më 15 qershor 2008 apo vazhdon të jetë funksional edhe në ditët e sotme.

"Ne do të kërkojmë detaje jo vetëm prej drejtorit, por edhe prej inspektorit të përgjithshëm të AKI-së. Ata kanë detyra të ndara, prandaj të dyve veç e veç do t'ua parashtroj disa pyetje me shkrim dhe do të pres përgjigje nga ta", ka paralajmëruar deputeti i Vetëvendosjes, një ditë pasi anëtari i PDK-së, Bekim Haxhiu, i njohur me nofkën "Kamishi", ka kërkuar shkarkimin e tij nga posti i kryetarit të Komisionit për AKI-në, raportojnë mediet.

Krasniqi ka thënë se brenga më e madhe e tij është infiltrimi i SHIK-ut brenda Agjencisë Shtetërore të Inteligjencës. Aktualisht, ai nuk beson se AKI ja është plotësisht e pavarur në punën e saj.

"Ne duhet ta dimë nëse AKI-ja është vërtet agjenci e pavarur apo thjesht një agjenci e shantazhuar dhe e kërcënuar nga shërbimet private partiake të inteligjencës. Dhe, përgjigjen për këtë duhet ta japin drejtuesit e AKI-së", ka thënë ai. Ky deputeti, që njihet edhe si "Pullazxhiu" i Amerikës, pajtohet plotësisht me propozimin e kolegut nga AAK-ja, Burim Ramadani, për ngritjen e një komisioni të veçantë hetimor jo vetëm për SHIK-un, por edhe për të gjitha shërbimet sekrete të tjera partiake.

"SHIK-u ka qenë organizatë që i ka shërbyer një grupi të caktuar brenda Partisë Demokratike të Kosovës dhe jam i bindur se njerëzit e kësaj strukture nuk duhet të ndihen mirë që kanë qenë pjesë e saj, prandaj konsideroj se ka ardhur koha kur Kuvendi i Republikës së Kosovës duhet të themelojë një komision hetues parlamentar për hetimin e veprimtarisë së SHIK-ut që nga themelimi i kësaj organizate pas çlirimit të Kosovës", ka propozuar Ramadani. Nisma për ngritjen e një komisioni të tillë, sipas Krasniqit, do të nxjerrë në pah se kush është i interesuar tu tregojë qytetarëve se kush është SHIK-u i vërtetë, e kush është i interesuar ta mbyllë këtë çështje.

DRENICAKJA BLERTA DELIU MILIONERE NË PARLAMENTIN E KOSOVËS


Në formularin e paraqitur në KQZ Blerta Deliut ka deklaruar 1 hektar e 80 ari në Sofali, 24 ari trull në Veternik, 30 ari truall në lagjen Prishtina e Re, banesë në Prishtinë, shtëpi në Ulqin.



***********

Janë të rinj deputetë por të rinj edhe në politikë. Por nuk janë aq të “varfër’ për nga pasurua aq sa janë të “varfër” për nga përvoja e tyre në Kuvendin e Kosovës. Janë deputetë pa ndonjë të kaluara në politikë, sikur që nuk njihen as si biznesmenë, por deputetët e rinj duket se kanë “trashëguar” një pasuri “përrallore” edhe në rrethana sociale në Kosovë. Madje duket se edhe deputetët i takojnë asaj kategorie të zyrtarëve që janë pasuruar “brenda natës”. Në fakt disa deputetë tashmë janë të njohur si biznesmenë dhe nuk është e ‘habitshme’, se në formularët e tyre tashmë figurojnë shifra milionëshe të pasurisë së tyre, por pak më “të pa imagjinueshme’, mbeten formularët e disa nga deputetët e rinj , që nuk një background të gjatë politikë e as në biznese, por mbase janë edhe milionerë. Jemi dëshmitarë se shumica prej, qytetarëve thënë më drejt pothuaj të gjithë, para lufte kanë qenë të papunë, nuk janë marrë me biznes, kanë jetuar jashtë shtetit si “azilantë”. Disa deputetëve të tashëm mbase edhe kanë qenë pjesëmarrës të luftës, ndërsa pas lufte shumica prej tyre janë bërë milionerë. Sido që të jetë mbetet pikëpyetje se prej nga dhe si vjen pasuria e disa deputetëve të rinj që edhe nuk janë të njohur as edhe si biznesmen . Këtë përgjigje do të duhej ta kërkonin zyrtarët e Agjencionit Kundërkorrupsionit të Kosovës. Aq më tepër, prejardhjen e pasurisë edhe të deputetëve , mbase janë zyrtarë të lartë do të duhej ta kërkonin inspektorët, prokurorët, shteti i ligjit e drejtësisë.

2011/04/14

“Babai” i Kombit Amerikan,George Washington është me prejardhje shqiptare





Nëna e presidentit historik amerikan ishte shqiptare me prejardhje nga rrethi i Pejë(Familja Balaj nga Isniqi i Deçanit). Vetë presidenti Washington thuhet ta ketë lënë një letër-amanet për mbrojtjen e shqiptarëve nga Amerika në çdo kohë dhe në çdo mënyrë.
Instituti i Biokimisë dhe i Gjenetikës, me seli në Schafhausen të Zvicrës, ka publikuar rezultatet e hulumtimit më të ri gjenetik të liderëve botërorë, sipas të cilave del se presidenti historik i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, George Washington, ka qenë me prejardhje shqiptare.Instituti, që në kuadër të hulumtimit të gjerë ka analizuar mostrat gjenetike të ish-presidentit amerikan që e udhëhoqi vendin në luftën çlirimtare kundër Mbretërisë Britanike, konkludon se Washingtoni ishte 50 për qind shqiptar, që nënkupton se njëri prind i tij ishte 100 për qind shqiptar.
Derisa Instituti nga Bazeli nuk hyn në detaje në lidhje me këtë zbulim epokal, ekspertë të fushave të tjera janë ngutur që të konfirmonin këtë pohim, duke u thirrur edhe në dëshmi e tjera, gjeneologjike e linguistike.George Washington ka qenë lideri kryesor politik e ushtarak i SHBA-së në vitet 1775-1799 i cili e udhëhoqi vendin drejt fitores në luftën çlirimtare kundër Britanisë së Madhe, ishte në krye të vendit në kohën e shkrimit të Kushtetutës, dhe zhvilloi praktikat presidenciale të qeverisjes që edhe sot janë gurë themelet e punës në Shtëpinë e Bardhë.
Në SHBA ai konsiderohet si “Babai i Kombit”.

E ëma shqiptare

Sipas linguistit Albert Myko, nga Instituti i Linguistikës pranë Universitetit Berkley të Californisë, SHBA, ekzistojnë dëshmi të tjera që tregojnë se e ëma e George Washingtonit ishte shqiptare.
“George Washingtoni ishte i biri i Augustin Washingtonit dhe Mary Ball Washingtonit. Mary në fakt ishte Marije Bala, prindërit e së cilës ishin nga rrethi i Pejës, në Kosovën e sotme. Marija ka lindur në Lively të Virgjinisë, në SHBA, në vitin 1708, por prindërit e saj kanë ardhur aty më 1706, pas një udhëtimi të gjatë me anije që nisi nga Raguza, Dubrovniku i sotëm, dhe i çoi ata përmes Britanisë deri në Tokën e Premtuar, Amerikën. Historia e udhëtimit të gjyshërve të Washingtonit nga Kosova në Amerikë është e përshkruar në librin biografik ‘Mary Ball Washington’ të autores Virginia Carmichael, i botuar më 1850. Aty, madje, thuhet se Balajt kishin ardhur nga një fshat i quajtur Sinic, që mund të jetë ngatërrim i emrit të fshatit Isniq, në Komunën e Deçanit:, thotë Myko, i cili tregon se kjo histori deri vonë është mbajtur e fshehur në sirtarët e Shtëpisë së Bardhë, dhe se përmendja e prejardhjes shqiptare të Washingtonit është hequr nga lista e temave të ndaluara nga Këshilli Kombëtar i Sigurisë i SHBA-së vetëm para pak kohe.
Në lidhje me këtë, zyrtarë nga Shtëpia e Bardhë kanë pranuar të thonë vetëm se “nuk ishte e rastit që zëvendëspresidenti Biden e ka përmendur presidentin Washington në relacion me kryeministrin e Kosovës”.
Amaneti i Washingtonit
Sidoqoftë, zbulimi i fundit, mbase hedh dritë edhe në disa aspekte të tjera të përfshirjes amerikane në Kosovë dhe të mbështetjes për shqiptarë në përgjithësi.
Autori i mirënjohur amerikan, Carl Woodward, që ka shkruar dhjetëra libra dokumentarë për presidentët amerikanë dhe historitë nga Shtëpia e Bardhë, thotë se gjatë hulumtimit të arkivave për librin e tij rreth presidencës Clinton, botuar më 2004 me titullin “Shtëpia Clinton”, ka gjetur një letër-proklamatë të vetë George Washingtonit, në lidhje me shqiptarët.
“Më kujtohet, kur e mora letrën për t’ia treguar Bill Clintonit në njërën nga intervistat e shumta për libër, dhe i thash, ‘shih, Bill, çka kam zbuluar nga arkivat e Washingtonit’, ai, me të parë letrën, më tha: ‘E kam parë Carl, e kam parë. Mos ta kisha parë, një Zot e di nëse do të kishim intervenuar në Kosovë”, tregon Woodward, i njohur si gazetar, reporter e autor që ka fituar deri tani katër çmime “Pulitzer”.Ai thotë të mos e ketë përfshirë letrën e Washingtonit në librin për Clintonin, sepse tani përgatit librin e posaçëm për Washingtonin dhe prejardhjen e tij shqiptare.
Woodward thotë se mendohet nëse do ta titullojë librin “George Washington: Shqiptari i parë në Shtëpinë e Bardhë”, apo ndoshta “Shqiptari nga Kosova që krijoi shtetin e Amerikës”.
“Në një farë mënyre, angazhimi i SHBA-së në favor të shqiptarëve është një borxh që Amerika tani ia kthen popullit që lindi themeluesin e vetë Amerikës. Shihni, nga hulumtimet e mia del qartë se edhe presidenti Woodrow Wilson e kishte lexuar këtë letër në kohën kur duhej vendosur për krijimin e shtetit të pavarur të Shqipërisë”, thotë Woodward, dhe shton se njëlloj, presidenti Nixon ishte njeriu kyç që ka kontribuuar në arritjen e autonomisë së Kosovës, me Kushtetutën e vitit 1974.
“Nixon dhe Tito kishin një takim, diku në vitin 1970, në të cilin presidenti amerikan zotoi një ndihmë të pakthyeshme prej 5 miliardë dollarësh për Jugosllavinë, nga 500 milionë në vit deri më 1980, në shkëmbim për dhënien e autonomisë së plotë për Kosovën. Titoja u dakordua, dhe gjithçka nisi aty – krijimi i Universitetit të Prishtinës, amendamentet kushtetuese të vitit 1971, Kushtetuta e vitit 1974, e kështu me radhë”, tregon Woodward.
“Madje, një vazhdim i ndihmës ka qenë i paraparë në një diskutim mes Titos dhe presidentit tjetër amerikan, Jimmy Carter, për vitet 1980-1990, për marrjen e të cilit Titoja ishte i pajtimit që Kosovës t’i jepte statusin e republikës. Por, Titoja vdiq, serbët lëvizën kundër autonomisë, amerikanët ndërprenë ndihmën… të tjerat i dini”, tha ai.


Si nje fermer Xhorxh Washington* ne kopshtin

 e tij rriste dhe kultivonte marijuana.
Vite me vone pas vdekjes se tij,marijuana ne

 kopshtin e ti u be si nje burim i krimit ne Washington,
ku beheshin shkembime te mallit midis gangstereve Amerikan.
Ne vitin 1790 bimet u rriten kryesisht per vleften e tyre kryesore,
d.m.th shitja e tyre,sillte perfitime te medha.


Sidoqoftë, Woodward beson se të gjithë presidentët amerikanë e kanë lexuar letrën e Washingtonit dhe kanë qenë të obliguar nga ajo që t’u ndihmojnë shqiptarëve, në mënyra të ndryshme dhe në faza të ndryshme të historisë.Autori amerikan nuk dëshiron ta zbulojë përmbajtjen e letrës, duke thënë se “duhet të prisni daljen e librit tim”, por thotë se ato që i ka lënë të shkruara Washingtoni do të qartësojnë shumëçka në lidhje me raportet e SHBA-së me shqiptarët.
Në lidhje me zbulimin epokal të prejardhjes shqiptare të George Washingtonit, si dhe pohimeve të tjera të padëgjuara deri më tani, Ambasada amerikane në Prishtinë nuk ka dashur të jepte asnjë koment.
Castro anglez, Lenini çeçen, De Gaulli arab
Hulumtimi i Institutit të Gjenetikës nga Schafhauseni i Zvicrës ka nxjerrë edhe disa rezultate tejet interesante për prejardhjen gjenetike të disa prej liderëve historikë botërorë.Sipas hulumtimit, Fidel Castro ka prejardhje angleze, Vladimir Lenini kishte qenë çeçen, ndërsa presidenti francez Charles de Gaulle që u tërhoq nga Algjeria kishte qenë, në fakt, me prejardhje arabe

George Washington (sqt. Xhorxh Uashington) lindi më 11 shkurt (sipas kalendarit Julian) e 22 shkurt (sipas kalendarit Gregorian) 1732 te Gutshof Wakefield (e quajtur edhe „Pope's Plantation“) e Westmoreland County në Virginia; vdiq më 14 dhjetor 1799 në Gut Mount Vernon i tij në Virginia, ishte politikan i ShBA dhe i pari President i ShBA prej 1789 deri 1797. Ai nuk i takonte asnjë parti.

Ai luajti një rolë të rënëdsishme te beteja për pamvarësien të ShBA dhe vlen kështu si një nga personaltitetët më të rëndshishme në historinë të shtetit.



Jeta


Arsimi dhe rinia

Nga George Washington hartë e krijuar të një sheshi në Ohio River, Ohio, 1754Nga prejardhja Washingtoni ishte pjesë e ekonomikës dhe elitës kulturore te pronarëve të plantacioneve që kanë mbajtur skellvër në shtetin Virginia. Prindërit e tij Augustine Washington (1693 deri 1743) dhe Mary Ball (1708 deri 1789) ishin te dy me prejardhje angleze. Në moshen njëmbëdhjetë vjeçare George humbi atin e tij dhe u rrit me gjysmë-vellain e tij Lawrence.

Deri në moshën pesëmbëdhjetë vjeçare Washingtoni vizitoi shkollën në Williamsburg, ku ai pati një shkollim të thjeshtë dhe ku ishte shumë aktiv në matematikë. Pas 1749 ishte ai së pari si gjeometër aktiv në luginën të Shenandoah.

Skeda:Gwash map01.jpg

Nga George Washington hartë e krijuar të një sheshi në Ohio River, Ohio, 1754



*

Në një kohë George Washington kishte rreth 300 rob të tij që i shërbenin.

Xhorxh Uashington nuk ishte presidenti i parë Amerikan. I pari ishte Xhon Henson pas tij Elias Boudinot, Tomas Miflin, Richard Henry Lee, Nathan Groham, Artur St. Clair dhe Cyrus Griffin. George Washington ishte i pari i zgjedhur nga populli. Të tjerët ishin zgjedhur direkt nga Kongresi Kontinental.

Presidenti Abraham Lincoln ishte totalisht në favor të robërve! Partia e tij ishte kundër robërimit, dhe për atë ai edhe ndërmori masa duke e zhdukur pozitën klasore.

David Rich Atchinson, (President i Senatit) ishte president Amerikan i cili erdhi pas James Polk e para Zachary Taylor, para mbrëmjes së 4 Mars 1849 dhe mbrëmjes së 5 Marsit, 1849. Kjo ndodhi sepse Taylor ishte fetar dhe nuk dëshironte të fillonte punën e presidentit të Dielën dëshironte të priste deri të hënën dhe si rrjedhojë president u zgjodh David Atchinson.

Presidenti Grover Cleveland kurrë nuk luftoi në Luftën Civile, edhe pse mund të shkonte. Por duke qenë se ishte i pasur, ai thjeshtë pagoi dikë që të luftojë në vend të tij. Kjo ishte legale në atë kohë.

Presidenti Lincoln kishte një teknikë të mirë të organizimit. Ai gjithmonë në tavolinën e tij mbante një zarf ku shkruante " Nëse nuk mund ta gjeni askund tjetër, shikoni këtu"

Deri në moshën 51 vjeqare, Abraham Lincoln nuk kishte mjekërr.

Presidenti Nixon ka qenë i njohur tek kolegët e tij student edhe si "Prapanica e Hekurt"

Disa dit para se të qëllohej për vdekje, Abraham Lincoln i kishte thënë një shokut të tij, Ward Hill Lamon, për një ëndërr të keqe që e kishte parë. Z. Lamon e kishte shënuar këtë në letër dhe ekziston ende. Në ëndrrën e tij, Lincoln e kishte parë vetën duke shëtitur rreth Shtëpisë së Bardhë dhe kishte dëgjuar njerëz duke qarë. Duke shikuar se çfarë kishte ndodhur, ai u gjend para një njeriu të vdekur në Dhomën Lindore. E kishte pyetur sigurimin se kush kishte vdekur dhe ai i ishte përgjigjur Presidenti!.

Disa orë para se të vritej ai i kishte thënë një shokut tjetëtr, William H. Crook, "Unë e di që ka njerëz që dëshirojnë të më vrasin... Dhe nuk kam asnjë pikë dyshimi se ata do të më vrasin... Pra le të bëhet çfarë të bëhet, është e pamundur që unë t'i paranandaloj ata."

Disa orë para se të qëllohej për vdekje John F. Kennedy, i kishte thënë një miku të tij, Ken O'Donell, "Nëse dikush dëshiron të më qëllojë më snajper nga dritarja, askush nuk mund ta ndalë, pra pse të brengosem unë?!" Kur vdiq Lincolni, presidenti Andreë e mori vendin e tij. Kur vdiq Kennedi, Presidenti Lyndon Johnson e morri vendin e tij,

Presidenti i ditëve të sotme të SHBA-ve është i rrethuar nga Shërbime sekrete të agjentëve, reporterëve dhe fotografëve kudo që të shkon ai. Në Shtëpinë e Bardhë ka ekipe të shumta sigurimi e të tjerë. Në kohën e Abraham Lincolnit, ishte ndryshe. Nuk kishte të punësuar agjentë sekret, çdo gazetar, i papunë, njeri me probleme mund të shkonte në shtëpinë e bardhë dhe të bisedonte me presidentin. Abraham Lincoln ka pasur disa bagëti dhija, të cilat kanë kullotur në oborrin e shtëpisë së bardhë dhe herë pas here edhe janë futur mbrenda.

Përgatiti Flori Bruqi

Leter e Shtjefen Gjeçovit derguar Gjergj Fishtës


Gomsiqe 19. IX. 913.
    I dashtun P. Gjergj (Fishta)!
    Letren tande e kam marrç n’Lezhë. E ty a t’ra n’dore tejshkrimi qe ta dergova nga "Vorri Skanderbegut".
    Do të kesh pritë prej mejet lajmet e t’mledhunit t’Lezhës, po veç u da puna për faqe të zezë, s’mu dha me t’shkrue prap. Merzi e madhe kahë më binin nder mendë qellimet e ndyeta t’disave, qi mbahen dashësit e kombit, por per "intra in gandium domin ton" e qi paravenë dashëvetjen e mandej t’kombit.


    Me 7 t’Vjeshtës së parë u mblodhëm në qytet t’Kruetanit të Madhnueshëm. Kahë e soditshe at shumsi shqyptarësh n’hie t’rrapit (çinarit, më pertrihej nder mend e Mbledhmja e Princave t’Shqyptaries n’kohë t’Kastriotit, tuj u lidhë me besë, për me ruejt atmen kundra turrit t’armiqvet, e kujtova, do t’na thekun n’zemer Hiet e Kastriotit e do t’u bashkoshim edhe na, do t’lidhshim besën e dashtënisë e do t’u betojshim me jetue vllaznishtë e pa perbuzë kend e pa ja vum kamben kuej. Të mjerët na se s’jena regjë e atmen e komin i majmë t’pshtetuna e t’mblueme n’zemer t’onë, rrethi i atmes asht vehtja e jonë!

    Ulu dhe! Krisi zani T’Emzot Doçit  e tremijë e ma shqyptarë ulun, për me veshtrue, se ç’kumt do të qitëte gojet. E. Doçi i knaqun tuj u gjetë mes gjithë atyne njerzve me sy t’ngulun kah Doçi, qi rrinte n’kambë me nji madhn, fillojë me fjalë t’kandshme me folë permi ndodhinat e jetës s’Preng Bibdodës... S’mbramit me nji flakë e zjarmi zuni me hjedhë e gadi-gadi me fluturue u tha: "Folni tash a e ban Preng Pasha, a jo! - Thoni t’gjithë, pergjegjni t’tan, e dona". Populli me zemer, t’perziem - Po e dona. Ngjatja-Zo jetën atij, e z. s’Ate! E i bani dy-tri herësh me i porositë ato fjalë. U briti atbotë E. Doçi - Dahi ju, 12 Bajrakët, folni e më bini t’gjegjun a do t’i ndigjoni Preng Pashës, e sa e doni Preng Pashën për Regë t’punve. U çuen 12 bajrakët e u ndanë m’vedi. Tuj pamë këtë marrie, ju hulla Preng Pashës e i thashë: "Zotni, thuej të çohet edhe Zadrima e Malcija e të bajnë kuvend, mandej t’vinë edhe ata me pru gjegjen si 12 Bajrakët. Jo, briten disa..., s’kan nevojë kta m’u da, se atë t’gjegjun qi t’binë 12 Bajrakët kanë me u nejt edhe Zadrima e Malsia.
    - Jeni tuj gabue, u dhashë, edhe s’bana za.

    Erdhen Krenët e 12 Bajrakve e ishte e ditun se ç’t’gjegjun do t’i epshin.
    U perzie puna. E. Doçi e Dom Nikaj e derdhne gojtarinë (elekuencën) e tyne, si mos kurrë, e sa me perdhunë dojshin me la dheun mbarë, e t’thuhej se e dona Preng Pashën për Regë t’Shqypnisë. E. Doçi britte: Thoni t’tanë se nuk njofim tjetër kend për regë t’ Shqypnisë posë Preng Pashën!... Kuvendi Gjeto Çoku e Ded Çoku. "Zotni i madhnueshëm ju vetë e dini, se na malsorin e gjenë në bjeshkë, se ska as dhetë vetë ktu, njimijë vetë i kam n’bjeshkë, Z. Jote ndreqi 12 Bajrakët, t’mos t’vriten e t’mos vjedhin e t’na lajnë borxhet, qi na kanë, e na si napim karar, sa si kemi njerzit ktu, e mas dy-tri javesh tash mbrrinë malsorët, e atbotë po t’a biem t’gjegjunit t’onë. Preng Pasha e njofti arsyen e Çokve, e na tha neve taljanisht, "malsorët tash na napin t’gjegjun.
E. Doçi i nejt gadi Preng Pashës e me nji të turrun (porse heshtazi): "Zotni, veni mend se n’u thaç arsye, po na ngatrrohet fija e punës, qi t’thoshin se e njofin Preng Pashën për regjë t’Shqypnisë". Gjeto Coku atbotë i pergjigj, se fjalën e kputne s’mund ta nap pa mrritë Malcia prej bjeshket. Marka Gjo Marku, qi rrinte në kambë me mancerre, si një ushtar, permas fjalës së Gjeto Çokut briti t’madhe e i tha Preng Pashës: "A sje tuj e marrë vesht or zotni, se kto nuk t’duen"? Unë si qellova afer, ju solla Marka Gjonit e i thashë: "Kapidan s’janë gja ato fjalë"! Nuk m’pergjegji. Ju vunë Gjetës, Emzot Doçi e Nikaj, qi thotë, se e njofin Preng Pashen për reqë, kur ju pergjegji Ded Coku e u thotë, qi pa ardhë malsorët s’mun e jap fjalën, t’i ndreqi Preng Pasha 12 Bajrakët, se puna eme asht e ndrequn.
 Duhet me ditë, se me fjalë t’Çokajve ishte edhe Zadrima. Muer rishtaz Marka Gjoni e tha: "N’daçi, se kufinin tem s’ma lot gja, m’Dri e kam kufinin". Kto fjalë të zeza t’Marka Gjonit ma dynden vnerin, e ju hulla unë edhe i thashë nder sy t’gjithve: "Or Kapidan na s’jena mbledhë ktu me nda kufit e Shqypnisë, por kena ardhë me pertri besën e vllazninë me Mal e Fushë. T’ishim kenë t’zot per me i dalë zot kufive t’Shqyptarisë, nuk kishim pritë me na ardhë n’Shkoder ato pesë burra, nuk kishim bajtë me na u perhedhun ato pesë bajrakët e huej n’kalan e Shkodres, por kishim ngulë Flamurin e Shqypnisë.
Puna e jonë s’asht tash me da kufit, se n’kjoftë me perlim me i da kufit, kanë me ditë ato pesë burra, qi janë n’Shkoder, se ne s’na pvesin për këtë punë". Marka Gjoni u idhnue, se i rash ndesh, m’tha: "Zotni mos ma luej gishtin"! - Unë i pergjigja, - po ta luej gishtin edhe ma pertej, e mos rri tuj luejt me dhet e me vogjlinë t’shkretë, mos perbuz kend! Edhe u kput fjala.
    Tashi erdhen Bajrakët e Pukës, kta i pergjigjen Pashës, qi shka t’ thotë z Jote e çdo urdhen e presim për dorë të Ipeshkvit tonë, t’cillit ja kemi dhan besën me ndej urt, dhe mos me ba punë të liga. E. Doçi, si n’perbuzun e suell shpinen, e Preng Pasha u pergjegj, edhe me çdo punë qi t’kem, bashkë me Ipeshkvin e ndreqi e ju shikoni nevojat. E. Doçi u a priti. "Kallzoni ju a po doni me njoft Preng Pashën për regjë të Shqypnisë!. Krenët i pergjegjën: "Na njofim Ipeshkvin e Preng Pashën n’past fjalë me ne, t’na çojnë permjet dore t’Ipeshkvit. S’u pelqej ky t’gjegjun.

    Kçira, i thanë Krenët e Pukës, na ka dalë doret. Dona, qi Kçira t’rrie me 7 Bajrakët e Pukës, sikurse asht kenë gjithë herë". Prenga u tha: "Po Kçira me ju Bajrakët do t’shkojë". Krenët i thanë: "Na Kçiren e dona, e nuk e dona, se asht e 7 Bajrakëve, se na ka marrë nderën Ipeshkvit tonë". Don Ndoc Nikaj si gjeluc kcej e duel ka ishin mledhë Kçirasit, kthej edhe tha, se kçirasit i bijen perpara Ipeshkvit, edhe per shka fola i shtrohen pengjet. E. Koleci tha: "Mbasi a pervum Kçira, të vinë ktu e t’lypin t’falun"! Advokati Nikaj u kervesh mas shpinet t’Emzot Kolecit tuj dashtë me thanë, se teper ishte tuj lyp. - Atbotë u ndez fjala; Puka s’donte me ditë për kurrnji urdhen t’Pashës, po s’u çote permjet t’Ipeshkvit. U trazue E. Daçi, Nikaj e Preng Pasha u lshue n’fjalë tuj u thanë Krenve t’Pukës: "Kputni qafen tek e mbramja, se masi s’po doni ju mue, as un s’ju due, mjaftë kam 12 Bajrakët e mi. Foli, etj. etj.

    Kur atje ketu marrin e japin duel n’kam Begu i Lezhës, e permasi i tha Zadrimis me nji t’perbuzun, se s’due me ndej me ty, po po njitem me 12 Bajrakët. Ju hulla unë Mano Begut e i thaçë: "Zotnija jote je i biri i Mehmet Begut"!. Aj. Po Zotni. - Ju jeni t’dalun prej Larjet. Ai  - Po zotni. Unë - Kah duel sod ky bajrak i Lezhës? Ai. - Ka kenë gjithëherë. Unë - Sa vend perfshin ky bajrak? Ai - Rraboshtën, Murqinë, Rrazen e malit me Pdhanë e Zejmen. Unë, - Në ç’gjygje jeni kanë gjygjue? Ai. - Me sherjat, se nuk na ka pas lanë Turkija me shkue me Kanun. Unë. - Mje tashi kena pasë ditë, se janë kater Bajrakët e Malsisë s’Lezhës e jo pesë. E ku shkote ky Bajrak me ba dava? Ai. - M’Saraj t’Lezhës. Unë. - Zadrima ku ka pasë ba davatë e veta? Ai. - N’Saraj t’Lezhës. Unë. – Pra, pse do me u da sod prej Zadrimet, masi t’mirat e t’kqiat i keni pasë mbarë s’bashkut. Mano Begu-Mano Beg i thashë, ti pse dahesh sod prej Zadrimet, a puna jote, porse vyen me folë me nder e me njerzi, se mos me perbuz Zadrimen, se shka ka pasë takue Zadrimës me hjekë edhe Lezhën e ka pasë moter. Etj.

    Çohet Hysni Curri, nipi i Bajram Currit e briti: "T’perpushet kush t’donë me u perpushë, krejt Shqypnija e don edhe e njef Preng Pashën per Princ Shqypnijet. E mue më bijshin nder mend fjalët e Bajram Currit, i cilli tuj kalue nepër Gomsiqe e perpjetë kah Puka e kishin pasë pvetë, a asht pa me Preng Pashën? Ky u kishte pergjigj: "Me Preng Pashën jam pa, pat shkue bimbash e ka kthye n’Shqypni yzbash". etj.
    Me 13. IX. 913, kaloi ktu pari nji suhari shqyptar prej atyne qi janë veshë n’Shkoder me emnin Sadik Jetishi prej katuneve t’Pejës, i cilli kishte pasë kenë kahë Puka per me shtegtue do letra Bajram Currit e Riza Beg Gjakovës (R. Kryeziut), t’cillët gjinden n’Krasniqe e n’Bytyç. Kje ktu te unë e m’tha, se e kishe dergu Admirali -merret vesht i Hinglizit - per me pa si shkojnë punët t’ona, n’kto anë, edhe m’tha, se kishte pasë urdhnin e Admiralit me lypë nji dorë prej mejet, se ka kalue neper Gomsiqe. Unë i thashë a e ke ket urdhen me shkrim prej Admiralit? Ai m’pergjegji, se nuk e kishte me shkrim, por me gojë.

    Fal me shendet Admiralit, i thashë, edhe i thuej, se më tha Frati i Gomsiqes, qi s’t njof se kush je, e po deshte, qi t’u nap dorë suharive qi kalojn ksajt pari, due qi t’ma bini doren me t’pesë Admiralat, atbotë kam me ditë se a puna me themel.
    U lodha P. Gjergj, sa prej të nxetit e nuk mujta me shikue stolinë e shkrimit, as t’rreshtimit e sa mos t’thuesh se s’ta çova nji lajm dosido prej Mbledhjes s’Lezhës u vuna e ta shkarravita ket letër.
        Shndet nga zemra
        i yti
        ASK Gjeçov.

Faik Konica për Shtjefen Gjeçovin


At Gjeçovin e pata njohur me anë letrash disa vjet perpara luftës Ballkanike. Më 1913 shkova në Shkodrë dhe atjè, në Kuvënt të Franciskânëve, nji ditë u-njohmë me sy e me fjalë të gjalla. Mendimet nderimi, që kisha patur për At Gjeçovin për së largu, m'u-shtuan ca mê tepër që kur u-poqmë. I mesmë nga gjatësia e trupit, pakë si i thatë, me një palë sy të zeza ku çkëlqente mendia po dhe zëmërmirsia, At Gjeçovi fitonte menjëherë besimin dhe dashurinë.
 Fjalët i kish të pakta po kurdoherë në vënt. Vetëm kur në të kuvënduar e sipër takohej nonjë pikë mi të cilën kish dituri të veçantë – si për shembëll Kanuni i Lek Dukagjinit ose vjetëritë greko-romane – At Gjeçovi çelej ca mê gjatë, dhe ahere ish gëzim t'a dëgjonte njeriu. Asì kohe At Gjeçovi ish "famullitar", domethënë prift i ngarkuar me shërbimin e një fshati ose rrethi, dhe rronte në Gomsiqe, i pari katûnt i Mirditës mb'udhë nga Shkodra n'Orosh.
A i vemi musafirë At Gjeçovit nonjë ditë të kësáj jave? Më pyeti një herë At Fishta, me të cilin píqesha çdo ditë në Shkodrë. Mendimi i një vizite At Gjeçovit më pëlqeu pa masë. Ashtû, pa humbur kohë, u-nismë. Një gjë për të vënë ré, dhe që më mbushi me habí dhe trishtìm, është se nga Shkodra gjer në Gomsiqe, një udhëtìm shtat' a tet' orësh me kalë, nukë gjetmë as katûnt as shtëpí; veç një hani të varfër, ku qëndruam për të pirë kafé, s'pamë gjëkundi nonjë shënjë gjallësie: një vënt i zbrazur e i shkretë, si i harruar nga Perëndia dhe nga njérëzit. Po mërzia e udhëtimit na u-çpërblye përtèj shpresës posa arrijtëm në Gomsiqe, ose, që të flasim me dréjt, në famullí të Gomsiqes, – se katundi vetë i shpërndarë tutje-tëhû, një shtëpí këtû, një shtëpí nj' a dy mile më tej, as që dukej.
Famullia – një biná prej guri, e ndritur dhe e pastër, gjysm' e zbrazur nga plaçka po e mbushur dhe e zbukuruar nga zëmëra e madhe dhe nga buzëqeshja e të zotit shtëpisë – qëndronte, mirëpritëse dhe e qetë anës një lumi. Këtû ronte At Gjeçovi. Këtû e shkonte jetën, në mes të lutjes e mësimeve, një nga njérëzit më të lartë që ka patur Shqipëria: një lartësí e përulur, në munt t'afròj e të lith dy fjalë aqë të perkûndërta; një lartësí shpirti dhe mendjeje e panjohur nga njeriu vetë, i cili, bir i vërtetë i të Várfërit t' Assisit, në pastërí e në vobësí të zëmrës tij e dinte veten të vogël. Famullia, shkollë dhe vënt këshillash të mira, u jipte fëmiíjëve themelet e stërvitjes, u përndante fjalët e urta dhe ngushëllimet njérësve në nevojë. Kohën që i tepronte, At Gjeçovi j' a kushtonte studimit.
Merej ahere me institutat e vjétëra të Shqipërisë, nga të cilat një që arriu gjer në ditët t'ona është Kanuni i Lekë Dukagjinit. Askùsh nukë munt t'i afrohej At Gjeçovit në diturín' e këtíj Kanuni. Na tregój një dorëshkrìm nj'a dy-mij faqesh, sudiím i palodhur e i hollë ku kish mbledhur, radhitur e ndritur të gjitha sa kanë mbetur nga mendimet juridike të Shqipërisë në Kohën e Mesme, mendime të cilat ngjan t'i kenë rrënjët shumë përtèj Kohës së Mesme.
Në kat të sipërm të famullisë, permi një tryezë të madhe, ishin shtruar një tok vjetërsirash greko-romane, të zbulúara e të mblédhura një nga një, me një fatbardhësí të rrallë dhe me një shie të mbaruar, nga dora vetë e At Gjeçovit. Mbaj mënt, veçàn, një enë të vogël të qojtur "lacrumatorium" lotore, asìsh që të vjétërit, në besim se të vdékurit qajnë të shkúarit e jetës tyre, i mbulojin në varr bashkë me të vdékurin që ky të kish se kû t'i mblithte lottë. Nuk më shkonte ahere kurrë nër mënt se pas ca vjet sicilidò prej nesh, miq dhe admironjës të tij, do të kishim nevojë qi në gjallësí për nga një lotore ku të mbledhim lottë t'ona për At Gjeçovin…
Bir i përulët i Shën Franciskut, e ditur me një diturí pa tingëllìm, po dhe Shqipëtár i kthiellt, At Gjeçovit, që përkiste çdo mirësí, nuk i mungój asnjë hidhërim, asnjë çpifje, më e çudítshmia e të cilave ndoshta është të mohúarit se ay ish Shqipëtár. Sepsè ish lindur në një kufí gjúhërash, në një kufí ku sot mbaròn shqípia dhe nis një tjatër, ca mëndje të klasës katërt, të pazonjat të kuptojnë se fólësit e shqipes në vijën me të përparuara janë stërnípërit e atýreve që me qëndrimin e tyre në Kohën e Mesme dhe pastaj ndaluan të mbrápsurit e vijës më tehû, ca mëndje të klasës katërt e përmbysin të vërtetën dhe e kthejnë në të sharë atë që është një lavdí.
Po At Gjeçovi është përmi çdo sharje. Emëri i këtíj njeriu të rrallë do të vejë duke u-ritur – dhe një ditë famullia e Gomsiqes do të jetë një nga gurët e shëntëruar të Shqipëtarësisë.

Si ka ndihmuar Skënder Luarasi Lasgushin, Migjenin, Kadarenë


Skënder Luarasi kujtohet edhe pas vdekjes për veprat që ka bërë. Jo vetëm në fushën e studimeve, por edhe për ndihmën njerëzore që ai u ka dhënë të tjerëve. E shumë prej këtyre "të tjerëve" nuk janë njerëz dosido, por elita e letërsisë shqiptare në vite. Vetë Lasgush Poradeci, Migjeni, në kujtimet e veta kanë treguar ndihmën që u ka ofruar studiuesi i njohur.


Njohja me Migjenin
Skënder Luarasi, përveçse kishte lidhje familjare me Migjenin, i martuar me motrën e tij, Ollgën, ishte një nga miqtë e tij të vjetër. Ata u njohën në shtator të vitit 1935 në Shkodër. Në kujtimet e tij Skënder Luarasi rrëfen edhe për takimin e parë me Migjenin. "Shumë të tjerë e njohën Migjenin vetëm përmes veprës, kurse mua një rast i mbarë ma solli ta njoh edhe personalisht, kur më transferuan në gjimnazin e Shkodrës, në vjeshtë 1934. Tani më vret ndërgjegjja që nuk dita t'ia hap më shumë zemrën dhe të isha afruar më tepër me të. Kështu do të kisha përfituar nga ai, se që atëherë e kuptova se Migjeni qe një personalitet.
Po kish edhe disa rrethana të cilat besoj që na pengonin të dy të afroheshim më shumë. Në radhë të parë, në asnjë qytet të Shqipërisë nuk ziente përçarja ndërmjet elementeve fetarë me aq fanatizëm sa në Shkodër. Hoxhallarë e priftërinj vendas, por më shumë jezuitët e huaj, e sidomos Kordinjanua dhe Valentini, mbillnin urrejtje e grindje ndër banorët, ngjallnin ftohtësirë e dyshim, i largonin qytetarët nga njëri-tjetri dhe shkallmonin shoqërinë shqiptare. Domosdo, ambienti i shtrëngonte njerëzit të ishin të përmbajtur e të ndrojtur. Miku im erdhi dhe dolëm të shëtisnim; kur iu afruam kafe "Parkut", ndaloi te rruga kryq, ku po afrohej një djalosh e më foli: "Do të të njoh me një koleg të ri, mësues në Vrakë, shumë i mirë… ortodoks".U prezantuam. Ndonëse të porsanjohur, vetë takimi u bë në mënyrë të tillë që na dha temën e bisedës. Unë, i indinjuar nga një atmosferë e këtillë fanatike, i tregova mikut të ri ç'kishte ngjarë në oborr të konviktit dhe i thashë se e para punë që duhet të bëjnë arsimtarët në Shkodër ish ta shkulnin nga rrënjët kuçedrën e fanatizmit.
 Migjeni buzagaz më tha se unë sapo kisha filluar dhe se do të më jepej rasti të njihesha më mirë me këtë përbindësh. Takimi im i parë me Migjenin ish i shkurtër; po më gëzoi, se gjeta në këtë djalosh një njeri që qëndronte përmbi dasitë fetare", do shkruante për takimin e parë me Migjenin studiuesi i madh. Pas këtij takimi, Skënder Luarasi dhe Migjeni u bënë miq të ngushtë. Sipas familjarëve të studiuesit të madh, ai e ndihmoi shumë Migjenin që ky i fundit të botonte veprën e tij "Vargjet e Lira". Në një letër që Migjeni i dërgonte Skënder Luarasit, i kërkonte që ky i fundit ta ndihmonte për botimin e veprës së tij, ndihmë që studiuesi do ia jepte menjëherë.Por pas çlirimit, në vitin 1948, Skënder Luarasi çoi për botim veprën e plotë të Migjenit, e cila u botua vetëm në vitin 1957. Gjithashtu, ai mbrojti jo vetëm veprën, por edhe vlerat e Migjenit ndaj shtrembërimeve të ndryshme.

Skënder Luarasi dhe Lasgushi
Po studiuesi i madh nuk ka lënë mbrapa pa ndihmuar as mikun e tij të ngushtë, shkrimtarin e njohur Lasgush Poradecin. Ai ndihmoi në vitin 1929 poetin që vuante nga një sëmundje e rëndë që të kurohej në Austri. Madje, ndonëse ishte i dënuar në mungesë me burg nga regjimi i Zogut, për t'i qenë pranë mikut të tij të ngushtë ai u kthye me të në Shqipëri nga Austria. Regjim i Zogut e arrestoi atë menjëherë sa zbriti në portin e Durrësit, por do ta lironte vetëm pak kohë më vonë. Ndërkaq Luarasi i dha edhe një ndihmë të madhe Lasgushit edhe për botimin e veprave të tij. Ai do ta vlerësonte poetin në të gjitha studimet apo fjalimet e tij. "Po të kalojmë tashti në letërsinë e kohëve më të afërta, dafinat e poezisë do t'ia kushtojmë pa ngurrim Benjaminit të poetëve tanë: Lasgush Poradecit (1899), poet serioz dhe filozof merite. Vargjet e tij të përpunuara nuk meritojnë asnjë qortim për sa i përket formës.
Me prejardhje nga shtresat e thjeshta të popullit, ai ka ditur të ngrihet përmbi rasat e kësaj jete dhe të jetë artist me tërë kuptimin e fjalës, duke bërë në një farë mënyre "art për art", dhe duke shprehur në poemat e tij një botë ndjenjash ashtu edhe mendimesh. Ai s'do t'ia dijë nga kufijtë tanë si rrjedhim, inspirimin e tij poetik, ai shkon ta kërkojë jo vetëm në poezinë popullore shqiptare, por edhe në poezinë popullore në përgjithësi. Dhe aty e gjen heroin e romanit poetik të tij, në të cilin dashnori dhe dashnorja s'janë më veçse personifikimi i fuqisë fizike dhe i bukurisë morale.
I riu ynë i ndan veprat e tij në cikle. Le të shënojmë vetëm se poezitë erotike kanë gjetur vendin e tyre në ciklin e katërt. Midis gjithë atyre motiveve që e bëjnë të këndojë kalemin e tij, le të shënojmë nostalgjinë e ikjes, "të ikësh është të vdesësh ca pak", që poeti ynë e ka ndjerë më shumë se cilido tjetër", shkruante profesor Skënder Luarasi, në një nga studimet e tij kushtuar Lasgushit.

Luarasi dhe "Gjenerali i ushtrisë së vdekur"
Por pak kush e di që profesor Luarasi do ishte një nga mbështetësit më të mëdhenj të shkrimtarit të madh Ismail Kadare, në kohën që ky nxori për botim romanin e tij të parë "Gjenerali i ushtrisë së vdekur", në vitin 1964. Në një debat të madh në Lidhjen e Shkrimtarëve dhe të Artistëve, në 19 tetor 1964, studiuesi i madh ishte nga të paktët njerëz që e vlerësoi romanin e Kadaresë. Madje në diskutimin e tij në këtë mbledhje ai do deklaronte se me romanin "Gjenerali i ushtrisë së vdekur" nis udha e romanit modern shqiptar. Një deklaratë që ngjalli mjaft debate në atë kohë.
Letra e Lasgush Poradecit drejtuar Skënder Luarasit
Lasgush Poradeci,
Poradec, 12 gusht 1965
…Motra ime Zografina Gusho më ka mbajtur në krahë kur isha foshnjë dhe më mbajti prapë kur u sëmura rëndë në Austri, për të cilën sëmundje ti, shok i dashur dhe i shtrenjtë, i dhe kushtrimin botës shqiptare me anë të shtypit.
Me falënderime dhe mirënjohje që përpara.
Letra e Migjenit drejtuar Skënder Luarasit
Shkodër, më 12.1.1936
Zotni Luarasi,
Ma parë dëshëroj që të Ju gjejë kjo letër të kënaqun në çdo pikëpamje-mbasi e që e dij mirfilli se çdo me thanë i pakënaqun në të gjitha pikëpamjet.E dyta-Unë jam gati t'i lëshoj në shtyp kangët e mija. Tue qenë se Ju, kur ishit këtu, më premtuet se do ta merrni përsipër me folë me ndoj botonjës, si për shembull me Gutembergun, unë tashi po Ju kujtoj at gja tue Ju thanë se jam gati. Dhe Ju pata thanë se të holla nuk kam (këtë Ju përsërita që ta dinitë regulloheni në bashkëfjalim me botonjësin). Vjersha janë 35 copë. Mbas mendimit tim, po qe se asht formati i librit 20x13.-si dëshëroj unë-vjershat mund të shtypen në 90 faqe. Kjo barrë, që po Jua ngarkoj, asht e vetëdëshrueme nga ana e Juej, e unë do të Ju jem mirënjohtës dhe në rasë mossuksesi në këtë punë. Por, Ju lutem, të më lajmëroni përfundimin e bashkëfjalimit që të dij të rregullohem.

Dëgjova se keni qënë n' Austri, për çashtje… ma mirë mos ta thom, se ndoshta mund të gabohem. A kish ndryshue Vjena, o njerzët? Por besoj se ma tepër keni ndryshue Ju se Vjena.
Ju lutem për gjegje.
Të fala dhe nderime
M.Nikolla
Adresa: Millosh Nikolla
Shkolla "28 Nënduer"
Sh.
P.S: Po qe se takoheni me z.Llupin, shefin, Ju lutem t'i thoni se tash ma nuk më duhet transferimi për Pukë.
M.

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar që editohet nga njëfarë ekstremisti dhe terroristi antishqiptar nga Shkodra, m...