Agjencioni floripress.blogspot.com

2011/05/09

Doli nga shtypi dhe u publikua libri i tretë i Magjistër Ardian Ramadanit, me titull “Gjurmë realitetesh ”- Artikuj publicistikë dhe polemikë.



artikuj


Libri përfshin studime, shkrime, artikuj dhe analiza të cilat janë të botuara më parë nga autori në gazetat e përditshme, revistat dhe portale të ndryshme në Kosovë, Shqipëri dhe Maqedoni, të cilat kanë të bëjnë me situatën aktuale politike në trevat etnike shqiptare, në Ballkan dhe në Evropë.
Botues i librit është vet autori. Redaktor i librit është publicisti i njohur nga Maqedonia Iljasa SALIHU, ndërsa recensentë janë Doc. Dr. Vlera EJUPI, profesoreshë në Universitetin e Evropës Juglindore dhe eseiste e njohur, si dhe Mr. Faton MEHMETAJ, publicist, analist dhe njohës i mirë i rrethanave politiko-diplomatike.
Në fjalën e tij redaktuese Iljasa SALIHU thekson: “Kësisoj, përmes këtij rrugëtimi dhe epilogu të dhembshëm ndaj shqiptarëve, edhe në librin e tretë të tijin, ndërsa në librin e dytë eseistik, “Gjurmë realite¬tesh”, autori i ri, por shumë i pjekur, z. Ardian Ramada¬ni, do të vërtitet që të sjellë gjëra dhe fakte të padëshi¬rua¬ra dhe me kosto të lartë për brezin tonë të ardhshëm, që përkojnë me epërsinë e egër të pushtetit maqedonas, grek, atij serb dhe me servilizmin e paparë të “pushte¬tarëve” shqiptarë.
Esetë dhe polemikat në fjalë nuk janë gjë tjetër, pos reflektim i asaj që rrodhi nëpër këto treva, mbase mund të jenë edhe emocionale, por ç’të bësh kur edhe më vajtuese është realiteti, i cili përmes atyre që e duan atë, vazhdon të nderohet ende me oksigjen të pastër, porse edhe sikur të gjithëve na bën me dije se një ditë, po këtë oksigjen mund ta përdor për ndezjen dhe përsh¬kallëzimin e zjarrit, mbase të gjithë e dimë se shkëndijat e para dhe përshkallëzimi i zjarrit nuk shkak¬tohen fillimisht prej shkrepëses, porse prej oksigjenit, pa të cilin zjarri as që mund të mendohej ndonjëherë. Deri atëherë mbetet të pritet”.

Në fjalën e tij recensuese Doc. Dr. Vlera EJUPI thekson: “Është për tu përshëndetur fakti që në kohën e dhimbjes më të madhe të shqiptarëve, natyrisht të atyre të cilët duhen të mburren se jetojnë në ish principatën legjendare-Dardaninë, një shkrimtar i ri dhe mjaft pro¬duk¬tiv, Mr. Ardian Ramadani, do me mish dhe me shpirt të na përkujtojë se koha për këta shqiptarë, për fat të keq nuk ec përpara. Koha ka ngecur ndokund nëpër disa kthina të çoroditura të të ashtuquajturve shqiptarë të cilët janë duke u udhëhequr këtë hapësirë. Është kjo një udhëheqje sa e padijshme aq edhe kërcë¬nuese për atë pak pjesë të vogël dhe jo të kontaminuar të shqiptarëve, siç do ta kishte quajtur vetë autori i këtij libri i titulluar ”Gjurmë Realitetesh” i cili është për¬mbledhje artikujsh publicistikë dhe polemika, të shkruara nga Mr. Ardian Ramadani.
“Gjurmë Realitetesh”, si titull përmbledh në mënyrë tejet të logjikshme qasjet e autorit të cilat janë të përmbledhura në 21 artikuj, me tema mjaft serioze të cilat ngërthejnë në vete shumë të dhëna, shumë të vërteta në mënyrë tejet të guximshme të përpunuara, fakt ky i cili na dëshmon se ky autor nuk heziton tu rreket temave të cilat paraqesin dhe manifestojnë reali¬te¬tin tonë të mjerueshëm. Në terrin e plotësishëm të cilin e ka krijuar nomenklatura momentale qeveritare, “Gjurmë Realitetesh”, reflektojnë mesazh të drejtpër¬drejtë tek lexuesi, duke përshkruar kështu kulturocidin ndaj krijimtarisë, pra censurimi i librit të bukur të shkruar në gjuhën shqipe, e sidomos libri i cili ngrit vetë¬dijen kombëtare, njollat e zeza të cilat paraqiten herë pas herë pa pikë nevoje në shoqërinë shqiptare, siç janë për shembull kidnapimet e shqiptarëve nga vetë shqiptarët, burgosjet e pafajshme të shqiptarëve për të kamufluar ndonjë skandal qeveritar, moszgjidhja e çështjes shqiptare, dhënie të shembujve se si do të kish¬te mundur të rregullojë ky vend raportet me popullin shqiptar duke propozuar sistemin politik të Belgjikës, si një model shpëtimtar, përshkrimi shumë i gjallë i dhimbjes së nënave dhe motrave shqiptare të cilat kanë dhënë bijtë dhe vëllezërit e tyre viktima të pafajshme, si dhe një vistër argumentesh, faktesh të shtjelluara në më¬nyrë të përkryer, të cilat nuk do të lënë as edhe lexuesin më të painformuar indiferent.”

Recensenti tjetër nga Kosova, Mr. Faton MEHMETAJ në fjalën e tij recensuese shprehet: “Libri i autorit Ardian Ramadanit “Artikuj publi¬cis¬tikë dhe polemika- Gjurmë realitetesh” paraqet orvatjet e vazhdueshme të një klase të re studiuesish dhe politikanësh, të cilët po bëjnë projekte, po japin mendime e ide rreth rregullimit të ri shoqëror, rreth proceseve politike në të cilat janë të përfshirë shqiptarët e Maqedonisë të cilët janë shtetformues, por edhe e përbëj¬në pothuajse pjesën shumicë të popullatës atje, pastaj shqiptarët e Kosovës Lindore dhe ata të Malit të Zi, të cilët domosdoshmërisht janë pjesë e integrimeve ndërshqiptare, por edhe e rregullimeve të ardhshme ndërshtetërore. Integrimi ndërshqiptar është njëra ndër kompo¬nentat e rëndësishme të stabilitetit të rajonit por edhe më gjerë. Trajtimi i këtyre koncepteve që ndërlidhen me shtetndërtimin, format dhe mundësitë e realizimit të këtyre projekteve janë versione edhe më të hershme, disa prej tyre që nga Rilindja Kombëtare e që janë përcjellë deri në ditët e sotme. Këto teori, versione e ide janë duke u ripunuar dhe zgjeruar në forma të ndrysh¬me, të pranueshme dhe që janë në përputhshmëri me zhvillimet ndërkombëtare të dekadave të fundit.
Libri i Ardian Ramadanit “Artikuj publicistikë dhe polemika-Gjurmë realitetesh”, është një interpretim i ideve dhe qasjes kritike ndaj disa fenomeneve negative në Maqedoni, veçanërisht ndaj shkeljes së të drejtave morale dhe njerëzore të shqiptarëve nga shteti. Trajti¬met e Ramadanit, të përmbledhura në këtë libër, janë një hulumtim dhe reflektim mbi ngjarjet dhe fenomenet e shoqërisë, që e preokupojnë një klasë të shoqërisë shqiptare, në mesin e tyre edhe Ardian Ramadanin, të cilët përpiqen t’i tejkalojnë këto dukuri dhe fenomene, duke dhënë propozime konkrete për të dalë nga kaosi që e ka pllakosur shoqërinë shqiptare në Maqedoni.
Shkrimet që i ofrohen lexuesit në këtë libër të autorit Ramadani, janë një përmbledhje e shkëlqyeshme që pasqyrojnë situatën politike dhe kulturore të shqiptarëve në Maqedoni, por edhe më gjerë. Në këtë libër trajtohen ngjarje dhe paraqiten ide, ku janë anali¬zuar mirë konceptet e shqiptarëve në Maqedoni, paraqitet shkoqur ecuria për të ardhmen dhe sukseset e pritshme të popullit shqiptar që jeton në Maqedoni”.

Përndryshe Ardian Ramadani është lindur më 1983 në Kumanovë. Shkollën fillore dhe të mesme i kreu me sukses të shkëlqyer në Kumanovë duke u zgjedhur nxënës i dalluar nga autoritetet komunale.
Studimet deridiplomike i ka mbaruar në Univer¬sitetin e Evropës Juglindore në Tetovë, ku ka mbaruar Fakultetin e Trajnimit Pedagogjik e Metodolo¬gjik, Dega e gjuhës dhe letërsisë frënge, duke u zgjedhur Student i dalluar.
Ka mbaruar studimet postdiplomike me sukses të shkëlqyer, në kuadër të Fakultetit të Administrimit Publik dhe Shkencave Politike në UEJL, Drejtimi i studimeve të diplomacisë, ku ka magjistruar me temën “Franca dhe diplomacia franceze në periudhën e Risheljesë, shteti-komb dhe doktrina Raison d`État”, me ç`rast ka marrë edhe titullin magjistër i Studimeve të Diplomacisë në kuadër të Fakultetit të Administratës Publike dhe Shkencave Politike.
Ka qenë deputet i Maqedonisë në Parlamentin Frankofon të të Rinjve në Bruksel.
Ka punuar për tre vite me radhë profesor i gjuhës frënge në gjimnazin e Kumanovës si dhe për tre vite të tjera profesor i gjuhës frënge në Universitetin e Evropës Juglindore në Tetovë.
Ka qenë poashtu edhe ligjërues në Akademinë Diplomatike Shqiptare.
Aktualisht punon si sekretar i Fakultetit të Gjuhëve, Kulturave dhe Komunikimit në Universitetin e Evropës Juglindore në Tetovë.
Ardian Ramadani është recensent i dy librave gjer më tani, mandej autor i rregullt i shumë shkrimeve, artikujve dhe analizave nëpër ëeb portale të ndryshme, revista dhe gazeta të përditshme shqiptare në Maqedoni, Shqipëri dhe Kosovë.
Deri më tani ka botuar librat “Franca dhe diplomacia franceze në periudhën e Risheljesë, doktrina Raison d`État dhe Shteti-Komb”, si dhe librin publicistik “Labirinth i shpalosur- Studime, Artikuj dhe Analiza”. Ky është libri i tij i tretë.
Ardian Ramadani jeton në Opajë të Kumanovës.

Serbia kërkon 31 miliardë dollarë në shkëmbim të njohjes së shtetit të Kosovës


Bisedat “Teknike” dhe planet e reja serbe për Kosovën
Pas mendimit pozitiv të GJND-së për pavarësinë e Kosovës dhe pas paralajmërimit të ashtuquajtura biseda “teknike” ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit, kjo e fundit nuk po tregon qasje konstruktive, por përpjekjet e saj janë destruktive dhe një manipulim i hapur si karshi opinionit të vet, por edhe atij më të gjerë. Beogradi, pas goditjes nga GJND-ja, asesi të këndellet dhe të pranoj normat ndërkombëtare në të cilat ishte thirrur një kohë të gjatë. Bota demokratike kishte shfaqur mendimin e tyre pro së drejtës së Kosovës për shtet, ndërsa i vetmi Beogadit me disa shtete që në esencë kanë orientime etnofashiste janë kundër së drejtës së Kosovës për liri, demokraci dhe pavarësi.
Pesë shtetet e BE-së si, Spanja, Greqia, Sllovakia, Rumania dhe Qiproja, edhe pas mendimit të GJND-së nuk kanë ndërruar kursin politik ndaj Kosovës. Kjo nënkupton se këto shtete janë problemi i BE-së dhe nuk mund ndryshe të trajtohen. Ndoshta BE-ja është ngutur në pranimin e tyre, sepse të synosh kritere të larta humane e njerëzore, ndërsa në anën tjetër të thyesh këto të drejta në shtetet e tyre kjo nuk ka kuptim për politikën e tyre, por as për BE-në. Andaj, ky rast në të arshmen duhet t’i shërbje BE-së që karshi thyesëve të parimit të lirisë, demokracisë e pavarësisë së popujve të merrem masa të duhura dhe këto vende të detyrohen të ndërrojnë kursin politik.
Beogradi i inkurajuar nga mosveprimi i BE-së, por edhe destrkutiviteti i disa vendeve anëtare të KS të OKB-së po vazhdon me avazin e vjetër, planet e vjetra dhe të reja për Kosovën. Beogradi karshi Kosovës kishte plane të ndryshme për një shekull pandërprerë, por për fat të mirë kurrë nuk u realizuan. Planet e tyre kundër Kosovës kishin data të vjetra, por edhe personazhe të ndryshme. Ato datojnë nga Qubrilloviqët, Garashaninët, Andriqët, Qosiqët, Shesheloviqët, Millosheviqët, Gjingjiqët, Koshtunicët, ndërsa “sihariqi” më i ri serb vjen nga presidenti aktual serb Boris Tadiq. Plani i tij “autonomi prej 1 deri 100” është një plan i të marrëve dhe vetëm ata dinë të hartojnë plane të tilla.
Por, jo vetëm kaq, Boris Tadiq me kompani, për fat të keq të pagëzuar nga perëndimi, si Qeveri demokratike në fokus të betejës së tyre të ardhshme për Kosovën, si në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, por edhe gjetiu do të vazhdojnë me të gjitha planet e mundshme dhe të pamundshme kundër Kosovës.
Beogradi, definitivisht as më pak e as më shumë nga faktori ndërkombëtar kërkon 30 për qind të territorit të Kosovës, si zgjidhje e tyre politike dhe si i ashtuquajtur kompromis politik. Të gjitha planet tjera janë të kamufluara pas këtij projekti, pra atë çfarë parardhësit e tij nuk kishin mundur të arrijnë edhe me luftë e gjenocid, kjo politikë e re serbe dëshiron të arrijë me mjete “demokratike”.
Beogradi jo rastësisht kërkon pjesën veriore të Kosovës, pjesën më të pasur të saj, në të cilën gjendet gjiganti Trepça, i cili zë vendin e dytë me xehe në Evropë. Gjithashtu, interesi i Beogradit është edhe lidhja e vendbanimeve serbe në jug të Kosovës, sidomos në formimin e të ashtuquajtura komuna të decentralizuara dhe kreatura të një mini-shteti serb në Kosovë. Kjo kreaturë politike do t’i shërbente më vonë Beogradit për destabilitet dhe pazare të ndryshme politike në dëm të shtetit të Kosovës.
Të gjithë e dinë brengosjen e Beogradit për 600 mijë serbët e Kroacisë dhe 500 mijë serbët e Bosnjës, të cilët tashmë janë shpërndarë nëpër Serbi, por edhe nëpër shumë vende të botës si refugjatë për shkak të pasojave të politikës fashiste serbe ndaj popujve tjerë të Ballkanit. Një “brengosje” të tillë e kanë edhe për serbët e Kosovës dhe rezultati tashmë është duke u parë. Humbja e arsyes së shëndoshë politike dhe shtimi i urrejtjes sjell vetëm fatkeqësi, vetëshkatërrim dhe asgjë tjetër.

Beogradi kërkon 31 miliardë dollarë në shkëmbim të njohjes së Pavarësisë së Kosovës
Kohën e fundit, disa mediume serbe njoftojnë se në rast të dështimit të radhës në KS të OKB-së, Beogradi ka përgatitur një plan tjetër sekret, i cili në këmbim të Kosovës nga SHBA-ja dhe faktorët tjerë relevantë do të kërkojë hiq më pak se 31 miliardë dollarë, si kompensim për shlyerjen e borxhit të jashtëm të këtij shteti.
Në një raport të IZIT (Institut za Iztrazivanje tergovine) thuhet se ky plan tashmë është në tryezë të presidentit serb Boris Tadiq, të cilin do ta përdorë në fund të kësaj loje. Këtu përmedet se borxhi i ish-Jugosllavisë para shkatërrimit të saj ishte rreth 22 miliardë dollarë, por me fillimin e krizave të një pasnjëshme pas vitit 1990 ishte rritur në 121 miliardë dollarë. Vetëm Serbia ka mbi 31 miliardë dollarë, ndërsa Kosova kishte mbi 1 miliard dollarë. Kohë më parë, me kërkesë të Beogradit, para shpalljes së pavarësisë së Kosovës, Banka Botërore kishte shlyer borxhin e Kosovës në vlerë prej 550 milionë dollarë, sepse Beogradi arsyetohej se ky vend nuk është në ingerencat e shtetit serb.
Cinizmi dhe dyftyrësia e politikës serbe shkon aq largë sa që kur janë në pyetje parat nuk hezitojnë të thonë se Kosova nuk është pjesë e tyre, ndërsa në Kushtetuën e tyre ajo ende trajtohet si pjesë përbërse e Serbisë. Kjo poshtërsi politike e njerëzore bëhet vetëm në politikën e Beogradit dhe është dëshmuar edhe më herët, sidomos me rastin e dorëzimit të Millosheqit në Hagë. Kjo klasë politike serbe nuk e kishte dorëzuar Millosheviqin në Hagë për krimet që kishte bërë ndaj popujve të ish-Jugosllavisë, por për shpërblimin prej 5 milionë eurosh që i kishte dedikuar CIA dhe faktorët tjerë ndërkombëtar. Kjo tregon jo vetëm nivelin e ultë të një këste politike, por edhe strukturën krimogene të saj dhe gjenetikën e tyre të grabitqarëve kundrejt pasurisë së të tjerëve.
Më tej, ky Institut (IZIT) tregon se borxhi i jashtëm i Kosovës, tashmë është reth 630 milionë dollarë, ndërsa Beogradi nuk dëshiron të merret me to. Kurse, borxhi jashtëm i Serbisë është rreth 31 miliardë dollarë, apo rreth 4000-5000 dollarë për kokë banori. Serbia renditet në rendin e vendeve më të ngarkuara me borxhe të jashtme në botë.
Ky shtet tashmë ka një krizë të thellë ekonomike, si për shkak të inflacionit të përditshëm dhe nënvlerësimit të dinarit, por dita e ditës po përjeton një shkatrërrim të madh ekonomik. Të gjitha resurset e saj ekonomike janë në fazën e privatizmit, apo shitjes dhe ato po blihen nga investues të huaj. Ky vend, për veç tjerash, po përballet me një natalitet shumë të ulët, shumë vendbanime serbe janë të boshatisura, ndërsa të rinjtë në numër të madh po ikin jashtë vendit për shkak të paperspektivës. Papunësia, krimi, korrupsioni i lartë, jo stabilitetiti politik dhe mungesa e perspektives për të ardhmen janë faktorët kryesorë që po e dëmtojnë këtë shtet. Dhe, sipas një magazine amerikane e përpiluar në bazë të 12 kritereve Serbia së bashku me Rusinë, Kinën dhe disa shtete tjera gjendet në grupin e shteteve “në rrezik”si për nga situate ekonomike, gjendje e sigurisë, të drejtat enjeriut etj.
Atëherë, jo rastësisht ky shtet pas vendimit të GJND-së bishtëton mendimin pozitiv për pavarësinë e Kosovës dhe tenton të përdorë shprehjet mbi secesionin e Kosovës, e cila për pasojë duhet të kishte dhënien e llogarisë financiare. Të gjitha këto analiza janë janë pjesë e planit të Tadiqit përballë SHBA-ve, Kosovës dhe faktorëve relavantë ndërkombëtar. Andaj, Beogradi ka nevojë shumë për para nga Kosova dhe për kuriozitet vetëm gjatë vitit 2009 nga Kosova në tregun e Serbisë janë derdhur më shumë se 200 milionë euro.
Kosova është treg shumë i volitshëm për Beogradin dhe përpjekjet në këtë drejtim do të jenë të vazhdueshme dhe të shtuara, sepse për mes këtij tregtimi mban ndikim e saj politik. Në përkrahje të këtij plani janë shumë ekspert dhe ekonomistë serb dhe tashmë kanë këshilluar presidentin Tadiq që ky plan të ketë një qasje serioze në bisedimet e ardhshme. Bisedat e ashtuquajtura “teknike” nuk do të jenë vetëm të natyrës “teknike”, por të lloj-llojta dhe vetëm zoti e dinë sa do të zgjasin. Por, a do të pranojë Kosova këtë ofertë serbe, që të paguaj 31 miliardë dollarë në shkëmbim të njohjes së pavarësisë së saj, si dhe bisedat e pafundme me Beogradin mbetet të shihet në të ardhmen?!

Roli i mediumeve serbe në Kosovë!

artikuj

Fehmi Ramadani

Prishtinë, Kosovë
fehmi.ramadani@hotmail.com

Në Kosovën e pasluftës mediumet, si ato elektronike, por edhe të shkruara kishin marrë një hov të madh të zhvillimit të tyre. Ky “turr” i hapjes së tyre kishte ardhur si pasojë e ndalimit shumëvjeçar të informimit në gjuhën shqipe nga regjimet serbe. Pas vitit 1999, UNMIK-u kishte lejuar që të hapen mediume të shumta, sidomos radio dhe televizioneve private në gjuhën shqipe, por edhe në gjuhët e pakicave që jetojnë në Kosovë. Me dhjetëra mediume kishin filluar të punojnë, shumica e të cilave kishin qëllime komerciale, kurse disa kishin qëllime informative dhe argëtuese.
Mirëpo, këtu shtrohet problemi se, cili është roli dhe qëllimi i funksionimit të një numri të madh të mediumeve, sidomos në gjuhën serbe nëpër vendbanimet e tyre? Sa për kuriozitet UNMIK-u kishte lejuar që gati në çdo fshat serb në Kosovë të ketë nga një medium në gjuhën serbe. Kjo punë, përveç UNMIK-ut është bërë edhe me ndihmën e disa shoqatave të huaja, por edhe me ndihmën e drejtpërdrejt të Beogradit. Mediumet që financohen nga Beogradi janë: Radio “KIM” në Çagllavicë, Radio “Graçanica”, Radio “Raniluk”, Radio “Shilovo”, Radio “Shterpce”, Radio “Kosovo Polje”, TV “Most”, etj. Ndërsa, në veriun e Kosovës, sidomos në Zubin Potok, Leposaviq dhe Mitrovicën veriore ka shumë të tilla dhe kjo punë bëhet pa asnjë pengesë ligjore.
Numri i tyre në Kosovë është aq i madh sa që nuk dihet se kujt i dedikohen të gjitha këto mediume, kur dihet se numri i pakicës serbe në Kosovë sillet diku rreth 5 për qind. Por, problemi nuk qëndron në lejimin apo moslejimin e tyre, sepse informimi në gjuhën amtare në Kosovë është një e drejtë e garantuar me Kushtetutë për të gjitha etnitë. Shqetësimi është në faktin se me çfarë programesh punohet nëpër këto mediume serbe, nga kush financohen, cili është roli i tyre, kush i mbështet ato dhe për çfarë qëllime përdoren ato?
Në Kosovë të kërkosh frekuencat e një radio në gjuhën shqipe, padyshim se do të hasësh në pengesa nga valët që kanë këto radiostacione serbe. Frekuencat e tyre nëpër tërë territorin e Kosovës janë aq shumë të forta sa që pengojnë së transmetuari radiot dhe TV-të në gjuhën shqipe. Këto radio dhe televizione serbe kanë një teknologji shumë të avancuar në krahasim me ato në gjuhën shqipe.
Programet e këtyre mediumeve janë krejtësisht një nacionale dhe asgjë nuk kanë të bëjnë me realitetin e kësaj hapësire, apo me jetën “multietnike”. Këto mediume shtetin e Serbisë e trajtojnë si shtet të tyre, ndërsa Beogradin si kryeqendër. Kosova trajtohet si krahinë serbe edhe quhet “Kosovo i Metohija”. Këto mediume kanë një skemë programore shoviniste dhe për qëllim kanë nxitjen e urrejtjes kundër popujve tjerë. Sipas këtyre mediumeve NATO-ja është agresor i këtij vendi, ndërsa UÇK-ja bandë terroristësh. Deri më tani askujt kjo në Kosovë nuk i ka penguar. Pakica serbe në Kosovë informohet sikur këtu të mos kishte ndodhur asgjë në të kaluarën e afërt, sikur shteti serb të mos ketë bërë gjenocid dhe pastrim etnik ndaj shqiptarëve. Këta sillen nëpër këto mediume, sikur ata të kishin jetuar në ndonjë planetë tjetër e jo në tokën e Kosovës dhe Ballkanit. Sipas tyre, KFOR-i, UNMIK-u, EULEXI dhe organizatat tjera të huaja konsiderohet të përkohshme dhe si të ashtuquajtura, bile as nuk ju hanë palla për respektim të ligjit.
Financimi i këtyre mediumeve bëhet kryesisht nga institucionet e shtetit serb, pa asnjë pengesë nga institucionet e Kosovës. Sot e kësaj dite këto mediume marrin paga dhe donacione nga Serbia, shoqatat e ndryshme, por një pjesë e tyre edhe nga Buxheti i Kosovës. Beograd vetëm gjatë këtij viti ka ndarë rreth 230 milionë euro për strukturat e saj në Kosovë. Edhe pse kanë kaluar dy vjet pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës, Qeveria e saj nuk është marrë me problemin e legjitimitetit të tyre dhe vënies së rendit në këtë fushë. Kjo punë është lënë krejtësisht në duart e Beogradit.
Ndaj mediumeve në gjuhën serbe nuk janë kërkuar kurrfarë rregulla, apo kritere të funksionimit të tyre, ndërsa ndaj mediumeve në gjuhën shqipe kërkohet respektim i kritereve të forta. Për ironi, shqiptarët e Kosovës, bile as që janë pyetur se çfarë informimi dëshirojnë të kenë. Deri vonë ata kanë paguar 3.5 euro taksë për RTK-në në faturat e energjisë elektrike dhe për këtë nuk i kishte pyetur askush. Mënyra e financimit të këtij mediumi për mes faturave të rrymës ishte një e padrejtë shumë e madhe. Kjo ishte një shkelje e të drejtave themelore të njeriut në Kosovë, por kësaj here nga misionet e huaja dhe vendorët. Me një fjalë deri sa mediumet serbe në Kosovë punojnë dhe funksionojnë duke mos respektuar asnjë ligj, rregull, apo kriter, disa nga to në gjuhën shqipe ende janë të diskriminuara. Vlen të përmendet, sidomos Radio “Kosova e Lirë”, e cila si medium i parë që u vu në ballë të lirisë së këtij vendi është privuar nga disa të drejta. Në vend që Qeveria e Kosovës këtë medium ta bëjë publik dhe t’i ofrojë ndihmë si me mjete dhe teknikë, ky medium nuk përfillet aspak nga kjo institucionet e saj. Ndërsa mediumet tjera janë ndihmuar nga donatorë të ndryshëm, ky medium mbahet nga njerëz të vullnetit të mirë që janë në shërbim të kauzës kombëtare. A nuk është kjo një padrejtësi e madhe nga institucionet e Kosovës? Kjo padrejtësi duhet të përmirësohet në të ardhmen, sepse është obligim kombëtar, ligjor e moral.
Shteti i Kosovës, përkatësisht i institucionet e saj, përfundimisht duhet të ndërmarrin masa ligjore ndaj të gjitha mediumeve pa marrë parasysh se në cilën gjuhë janë ato, që njëherë e përgjithmonë në këtë vend të vihet rendi dhe ligji edhe në fushën e informimit dhe legalizimit të mediumeve, si elektronike, por edhe të shkruara. Shteti duhet të përcaktojnë rregulla të qarta të funksionimit të tyre, por kuptohet që fjala e lirë është postulati i parë i demokracisë, ama ato duhet të sillen sipas ligjit dhe Kushtetutës së Kosovës. Mediumet që propagandojnë urrejtje të mbyllen menjëherë, ndërsa përgjegjësit e tyre të sillen para drejtësisë. Shteti i Kosovës duhet të jetë i detyruar që të gjitha ato mediume që nuk sillen sipas ligjit të Kosovës t’ua ndalojë veprimtarinë e tyre. Mediumeve serbe që financohen nga Beogradi duhet t’i ndalohet veprimtaria, sepse ato janë në kundërshtim me ligjet e këtij vendi. Kjo do të jetë një punë jo e lehtë për institucionet e Kosovës. Kjo është një sfidë e domosdoshme dhe jetike për vënien e rendit dhe ligjit në këtë fushë, por është edhe një sprovë e madhe për funksionimin e demokracisë së këtij shteti të ri...

Lugina e Preshevës të shtrohet në agjendën e bisedimeve ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit

artikuj

Fehmi Ramadani

Prishtinë, Kosovë
fehmi.ramadani@hotmail.com

Deklaratat e fundit të Piter Fait, përfaqësuesit special të Zyrës Civile (ICO) të BE-së në Republikën e Kosovës se në dialogun e ardhshëm me Beogradin, varet kryesisht nga Prishtina dhe Beogradi nëse do të shtrojnë në agjendën e tyre problemin e Luginës së Preshevës, përkatësisht Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës, tri komunave të banuara kryesisht me shumicë popullsi shqiptare autoktone.
Kjo fjali e thënë nga ky zyrtarë special i BE-së në shtetin e Kosovës nuk është e rastësishme, por paraqet guximin dhe vizionin e një politike evropiane, e cila dëshiron të përballet me një problem mjaftë të ndjeshëm të rajonit. Duke mos harruar se ky politikan është njohës i mirë i zhvillimeve në Luginë, sepse gjatë kohës së krizës ishte negociues kryesor i BE-së ndërmjet UÇPMB-së dhe palës serbe. Pas luftës së vitit 2001 faktori ndërkombëtar kishte qëndruar indiferent për një kohë të gjatë ndaj kësaj çështjeje, rrëfimi i fundit i këtij diplomati të jep të shpresosh se mund të hapen rrugët e zgjidhjes së problemeve edhe të shqiptarëve të Luginës në të ardhmen. Kjo është edhe një lloj satisfakcion i tij ndaj heshtjes disavjeçare ndaj këtij problemi.
Në interes të zgjidhjes së problemit të Luginës shkojnë edhe deklaratat e zv/kryeministrit të Republikës së Kosovës z.Hajredin Kuçi, i cili kishte deklaruar se nëse faktori ndërkombëtar kërkon zgjerim të drejtave edhe më të mëdha për serbët e Kosovës (jashtë Planit të Ahtisarit), kjo pa dyshim se do të fut në lojë parimin e reciprocitetit me shqiptarët e Luginës. Të gjitha të drejtat që do t’i gëzojnë pjesëtarët e pakicës serbe në Kosovë, patjetër duhet t’i kenë edhe shqiptarët e Luginës.
Njëherësh, këto deklarata nënkuptojnë se politika e Prishtinës së bashku me faktorin ndërkombëtar janë pajtuar që të kenë një qasje konstruktive të zgjidhjes së problemeve, si të serbëve, por edhe të shqiptarëve të rajonit. Kjo nuk varet vetëm nga qasja e tyre, por edhe nga Beogradi, i cili përveç deklaratave demagogjike deri më tani nuk ka ndërmarrë ndonjë hap inkurajues për t’iu futur zgjidhjes së problemeve një nga një të grumbulluara me decenie të tëra.
Askush nuk mund të besoj se me Beogradin mund të zgjidhen problemet brenda natës, por më mirë është të bisedohet dhe të arrihet ndonjë marrëveshje, se sa njerëzit e tyre të jetojnë në tensione dhe krizë të përhershme, si serbët, por edhe shqiptarët. Një fjalë e urtë e popullit thotë se më mirë është të bisedohet për shumë vjeç, se sa të luftohet vetëm një ditë, sepse pasojat janë të mëdha.
Faktori politik i Luginës duhet të jetë aktiv dhe vazhdimisht të jetë në kontakt me politikanët e Prishtinës, Tiranës, faktorin ndërkombëtar, por pse jo edhe politikanët e Beogradit, sidomos të atyre që kanë një qasje më konstruktive ndaj problemit shqiptar dhe t’i shtrohen problemet e tyre duke mos hezituar aspak.
Ç’ tensionimi i situatës politike dhe të sigurisë në Luginë dhe rajon është i një rëndësie të madhe, edh pse kërkohet kohë dhe aktivitet i vazhdueshëm politik.
Padyshim, se zgjidhja më e mirë ndaj problemit të Luginës së Preshevës do të ishte një marrëveshje paqësore ndërshtetërore ndërmjet Prishtinës, Tiranës, Beogradit dhe faktorit ndërkombëtar për ridefinimin e vijës administrative ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, kështu që dy komunat me popullsi serbe në veri të Kosovës të kalojnë në juridiksionin e Serbisë, sepse edhe ashtu serbët po donë, ndërsa tri komunat shqiptare të Jugut të Serbisë të kalojnë përfundimisht nën administrimin e Republikës së Kosovës, sepse deri në vitin 1947 ishin pjesë përbërëse të Kosovës. Pra, gabimi i shkaktuar rreth 50 vjet më parë nga komunistët jugosllavë duhet të përmirësohet në mënyrë që rajoni të ketë paqe dhe stabilizim të përhershëm njëherë e përgjithmonë. Kjo do të ishte zgjidhja optimale ndaj këtij problemi, ndërsa zgjidhja e këtij kontesti shqiptaro serb do të ç’tensiononte krejt regjionin e Ballkanit dhe do të hapte shtigje të shumta të zhvillimit dhe prosperitetit të këtyre dy vendeve fqinje.
Prandaj, gjatë këtyre bisedimeve nuk duhet anashkaluar ky problem, sepse moszgjidhja e tij do të rrit rrezikun për krizë të vazhdueshme të rajonit, por edhe të raporteve të ardhshme ndërmjet serbëve dhe shqiptarëve. Integrimet rajonale dhe euro-atlantike mund të jenë vetëm një ëndërr dhe nuk do të gjejnë zbatim për një kohë edhe më të gjatë. Shansi për dialog dhe zgjidhje konstruktive të problemeve të lartcekura është më pak i llogaritshëm se sa çmimi i ripërsëritjes së krizave të vazhdueshme në rajon, andaj kësaj radhe kjo nuk guxon të humbet ndërmjet shqiptarëve dhe serbëve.

Cili është modeli i bashkëpunimit në mes Prishtinës dhe Beogradit?

artikuj

Fehmi Ramadani

Prishtinë, Kosovë
fehmi.ramadani@hotmail.com

Para se të ndodhë procesi i liberalizimit të vizave për Kosovën, por edhe për Shqipërinë, para se të ndodhë hyrja e Serbisë në Bashkimin Evropian, BE-ja, përkatësisht Brukseli është duke punuar në hartimin e një dokumenti bazë për bashkëpunim në mes Prishtinës dhe Beogradit, i cili do të jetë obligues për dy vendet. Ky dokument do të jetë i ngjashëm sikur me gjashtëpikshin e Ban Kimunit, i cili palën kosovare e kishte gjetur të befasuar. Gjithashtu, ky projekt përputhet plotësisht edhe me deklaratat e mëparshme të ambasadorit të Britanisë së Madhe në Beograd, Stive Woodvort, i cili tha se Beogradi dhe Prishtina do të jenë të detyruar të kenë një lloj bashkëpunimi në të ardhmen.
Mediumet serbe, por edhe ato të huaja njoftojnë se ky model bashkëpunimi do të bazohet në përvojën e Gjermanisë Perëndimore dhe Lindore, Qipros-Turqisë, Palestinës - Izraelit, si dhe Kinës e Tajvanit.
Be- ja insiston që Beogradi dhe Prishtina të zgjedhin njërin nga këto modele, ose të pajtohen vetë këto dy vende me ndonjë model të vetin, ndryshe do të jenë të detyruar të mbështesin njërin nga modelet e lartpërmendur.
Modeli i Gjermanisë Perëndimore dhe Lindore ishte përmendur qysh në vitin 2007 nga Volganf Ishinger, negociues i BE-së për Kosovën, i cili qysh atëherë në Vjenë kishte propozuar një model të tillë bashkëpunimi, por pala serbe e kishte refuzuar me këmbëngulësi.
Ndërsa, modeli Kinez -Tajvanez është një propozim tjetër pak më i vështirë, sepse Tajvani nuk është nën protektoratin ndërkombëtar dhe nuk njihet si shtet nga BE-ja, por edhe nga shtetet e botës. Ky territor konsiderohet si vend kinez me tendencë të pavarësimit të tij. Për këtë model po flitet, sidomos përpara Konferencës së Bërdos në Slloveni, të cilin presidenti Tadiq kishte propozuar që delegacioni shtetëror i Kosovës të përfaqësohet me emrin UNMIK-KOSOVO dhe se Beogradi nuk do të kundërshtojë përfaqësimet dhe integrimet rajonale të saj. Sipas Beogradit ky model bazohet në rezolutën 1244 e KS të OKB-së, e cila ende është në fuqi dhe ruan tërësinë territoriale të Serbisë.
Gjatë shqyrtimit të këtyre opsioneve BE-ja ka rezerva të theksuara, sidomos ndaj modelit në mes Palestinezëve dhe Izraelit, Kinës e Tajvanit dhe Qipros e Turqisë, të cilat janë të ngarkuara me vite të tëra, të cilat kurrsesi të zgjidhen. Po kështu edhe Beogradi ka rezerva të mëdha ndaj këtyre opsioneve dhe ajo më shumë preferon modelin krahinës së Bavarisë në Gjermani, e cila është vend i lirë, ka Qeverinë, gjygjësinë dhe institucionet tjera, përveç subjektivitetit ndërkombëtar. Beogradi tashmë është duke punuar shumë në këtë drejtim, që pas vendimit të Gjygjit Ndërkombëtar të Hagës mbi legjitimitetin e pavarësisë së Kosovës të fillojë ofensivën e re për një lidhje dhe model të ri në mes Kosovës dhe Serbisë, sepse ajo tashmë është e vetëdijshme se kjo do të jetë kusht për integrimet evropiane të këtij vendi.
Por, tani shtrohet pyetja, çfarë modeli ka Prishtina? A kanë projekt konkret politikanët e Kosovës dhe Shqipërisë, në mënyrë që t’i shmangen ndonjë vendimi jo të favorshëm për Kosovën? Kosova nuk mund të krahasohet me Qipron, Kinën, Palestinën dhe Irlandën, sepse edhe nga vetë politika ndërkombëtare është cilësuar, si rast specifik, apo “sui generis”. Kosova ka një trajtim krejt tjetër nga këto vende, por edhe rruga e saj deri te pavarësimi ishte shumë e rëndë dhe me sakrifica të mëdha. Asnjë vend në botë nuk kishte përjetuar një kataklizmë kombëtare sikur Kosova, andaj çdo argument dhe krahasim me Tajvanin, apo Irlandën është i pavend. Mirëpo, siç po punon politika e jashtme e Kosovës dhe Shqipërisë gjithçka është e mundshme. Prishtina dhe Tirana, përfundimisht duhet të zgjohen nga gjumi, të bashkëpunojnë dhe të hartojnë një plan të përbashkët në mënyrë që të ndalin modelet evropiane dhe serbe në dëm të Kosovës. Prishtina dhe Tirana duhet të kenë projekte konkrete për vete, e më pastaj për integrime rajonale dhe evropiane. Projekti i parë që duhet bërë është bashkëpunimi i plotë në mes Tiranës dhe Prishtinës dhe integrimi i tyre në të gjitha fushat, dhe më pastaj me shtetet e rajonit. Ndërsa, me Serbinë nuk duhet të ketë asnjë model tjetër, përveç modelit të fqinjësisë së mirë dhe raporteve reciproke ndërshtetërore. Kurse, për projektet e BE-së që janë në ndihmë të Kosovës dhe Shqipërisë mund të diskutohet pa asnjë problem. Modeli i fqinjësisë së mirë dhe bashkëpunimit reciprok ndërshtetëror do të ishte modeli më i mirë si për Serbinë, por edhe për BE-në, sepse edhe BE-ja do të lirohet nga kjo situatë e nderë në rajon, ndërsa Serbia, përfundimisht do t’i kthehet vetes, problemit të qytetarëve saj, por do të përjetojë edhe një katarzë të përgjithshme shoqërore e politike, e cila do të ishte shumë e dobishme për të ardhmen e këtij vendi.

Pranvera kryengritëse shqiptare

artikuj

Prof. Dr. Hysen Matoshi

Prishtina, Kosovë
matoshi1@yahoo.com

Pranvera shqiptare e vitit 1981 është vlerësuar me kute të ndryshme shkencore, politike, ideologjike, shoqërore e kombëtare. Pavarësisht nga këndi i trajtimit, nga motivet, gjithnjë ka mbizotëruar pikëpamja se këto zhvillime shënojnë një kthesë në historinë e Kosovës dhe rreth kësaj janë pajtuar si ata që i dënonin, duke i konsideruar si veprime armiqësore, ashtu edhe ata që më shpesh në heshtje dhe më rrallë zëshëm i mbronin ato. Pranverën e 81-shit shumica e kategorizonte si demonstratë studentore. Nëse e shohim me syrin distancës kohore dhe në kontekstin e definimit terminologjik të demonstratës do të bindemi se Pranvera shqiptare e 81-shit ka qenë shumë më shumë sesa një demonstratë e zakonshme.
Fjalori shpjegues i gjuhës shqipe e definon demonstratën si manifestim i masave të gjera punonjëse nëpër rrugë e sheshe, që bëhet për të shprehur haptas një kërkesë politike, ekonomike a shoqërore, për të kundërshtuar një padrejtësi etj. Duke i njohur përmasat e kundërshtimit të robërisë nga vrulli rinor shqiptar i etur për liri, vendosmërinë për t’i dhënë njëherë e mirë fund robërisë, pastaj intensitetin e ndërhyrjes brutale ushtarake e policore të ish-RSFJ-së, mekanizmat e teknikës ushtarake që u përdorën për ta shtypur zërin kryengritës të shqiptarëve në Kosovë, gjakun e derdhur, dhunën e egër, më të vrazhdën të bërë në hapësirat e Evropës së asokohshme, del e qartë se pranvera shqiptare e 81-shit kishte elemente të shumta të kryengritjes popullore, ngase nuk protestohej thjesht për një të drejtë që mund të korrigjohej brenda veprimit institucional të sistemit të kohës, por, përkundrazi, goditja popullore ishte drejtuar për të rrëzuar sundimin dhe sistemin e huaj shtetëror, pikërisht sikundër edhe definohet qartazi kryengritja në fjalorin e gjuhës sonë, si luftë e armatosur e masave popullore për t'u çliruar nga zgjedha e huaj a për të përmbysur regjimet shtypëse në fuqi. Shpreh bindjen se në këtë rast gjithçka flet në favor të një kryengritjeje në embrion, e cila më vonë më 1989 do të rishfaqej me një intensitet edhe më të madh për t’u bërë në vitet e fundit të shekullit të kaluar, nëpërmjet luftës heroike të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, rruga e vetme e ecjes drejt realizimit të aspiratave kombëtare shqiptare.
Në vijim do të përpiqem të zë ngoje disa nga argumentet kryesore që e dëshmojnë përmasën historike të Pranverës së vitit 1981 si kryengritje popullore kundër pushtuesit.
Së pari, sikundër e dimë, parulla kryesore, sinteza e kërkesave programatike të shprehura gjithandej viseve shqiptare nën ish-Jugosllavi ishte Republikë, kushtetutë, ja me hatër ja me luftë. Lufta si koncept nuk përfshihet si element definues i demonstratës. Demonstrata, më parë se ndryshimin e gjendjes së përgjithshme shoqërore, ka për qëllim shprehjen e qëndrimit kundërshtues, protestues, pra pakënaqësinë me gjendjen. Demonstrata është vullneti për të kërkuar ndryshimin; lufta, nga ana tjetër, është vetë ndryshimi i gjendjes së caktuar shoqërore. Pra, fjala e fundit dhe më e besueshme e kësaj parulle ishte lufta si mjet për ta ndryshuar statusin nga një komb i robëruar në një komb të lirë e të përparuar, ishte besimi i atdhedashësve se po piqeshin kushtet, jo vetëm për ta kërkuar lirinë, por edhe për ta marrë atë, pavarësisht se çfarë mendojnë të tjerët dhe pavarësisht nga çmimi i saj.
Së dyti, pjesëmarrësit e pranverës shqiptare nuk dolën në rrugë dhe në sheshe për t’ua kumtuar forcave okupatore sllave faktin se ishin të padëshirueshme në tokën tonë etnike, por dolën me bindjen se ato do t’i largonin që aty njëherë e përgjithmonë. Si mund të shpjegohet ndryshe fakti i përleshjes me këto forca, sulja e të rinjve shqiptarë mbi tanke dhe deri edhe përballja e armatosur me një armik shumëfish më të fortë në pajisje ushtarake. Dëshmi konkrete e vizionit të atdhetarëve shqiptarë për një kryengritje të armatosur kundër pushtuesit është edhe qëndresa heroike e organizuar para 30 vjetësh në Besi, duke pamundësuar për një kohë depërtimin e falangave vrastare jugosllave drejt Prishtinës. Pra, këta trima nuk po mbronin pragun e shtëpisë, sikurse paraqitet shpeshherë e shtrembëruar rezistenca e armatosur shqiptare, ngase ata kishin konceptin e qartë të mbrojtjes së atdheut, të mbrojtjes së kryeqytetit të Kosovës. Besia, në këtë mënyrë, u shndërrua në Termopilen e parë moderne të rezistencës shqiptare. Kjo ngjarje ishte dëshmi bindëse dhe larghedhëse në kohë, ngaqë e bindi opinionin se forcat ushtarake policore serbe-jugosllave jo që nuk do të mund t’i dilnin zot Kosovës dhe tokave të pushtuara shqiptare, por në këtë hapësirë s’do të arrinin ta mbronin as veten dhe armatimet e tyre. Dëshmi tjetër se kryengritja shqiptare po lëshonte rrënjë qysh në këtë fazë ishte edhe qëndresa e Tahir dhe Nebih Mehës e bërë në Prekaz më 13 maj të vitit 1981. Madje, edhe Jugosllavia e atëhershme po e kuptonte se Kosova nuk do të mund të mbahej për kohë të gjatë në një shtypje të heshtur, ndaj edhe i intensifikoi proceset e njëpasnjëshme të demonizimit të shqiptarëve në sy të botës, me qëllim që ta krijonte një alibi për ndërhyrje përfundimtare e vrastare mbi një popull të tërë.
Së treti, RSFJ-ja kishte angazhuar potenciale ushtarake e policore, të cilat, kundruar nga aspekti numerik dhe nga arsenali teknik ushtarak, ishin të tilla që të mund të bënin një luftë përmasash të mëdha. Se nuk ishte fjala për demonstrata, por për një kryengritje popullore, dëshmon edhe fakti se përballë shqiptarëve kryengritës, krahas policisë, u vu ushtria jugosllave me të gjitha pajisjet luftarake, e cila, sikurse dihet, nuk ngurroi që t’i përdorte ato duke vrarë e plagosur shumë nga pjesëmarrësit në manifestimet kryengritëse.
Së katërti, vlerësimet e nomenklaturës politike jugosllave lidhur me Pranverën shqiptare të 81-shit, të bëra atëbotë e pastaj në vijimësi, flasin për kundërrevolucion, për rrënim të rendit kushtetues etj. Ndërkaq, është krejt e qartë se ndryshimet e këtilla rrënjësore, përkatësisht kundërrevolucioni dhe rrënimi i rendit kushtetues, siç e quanin ata, nuk mund të arrihen me demonstrata, ngase për to kërkohen vendosmëria dhe sakrifica kryengritëse. Natyrisht, vlerësimet e tilla nuk kishin për qëllim njohjen e realitetit të krijuar kryengritës në Kosovë, por ekskluzivisht ishin vënë në funksion të arsyetimit të ndërmarrjes së masave drakoniane mbi popullsinë shqiptare. Është interesant se të njëjtat nomenklatura politike, në diskutimet me faktorët e brengosur ndërkombëtarë për të drejtat e njeriut, zhvillimet e pranverës së vitit 1981 i quanin vetëm si trazira, duke bërë përpjekje që ta relativizonin e ta minimizonin qëndresën heroike të një kombi që s’e duronte më robërinë. Vlerësimi i Pranverës shqiptare të 81-shit si trazirë, përveç minimizimit të përmasës e të efekteve të saj, kishte synim esencial edhe paraqitjen e kësaj kryengritjeje të mirorganizuar nga grupet atdhetare shqiptare dhe të qartë në synimet politike si një zhvillim të paorganizuar e kaotik që lidhej me pakënaqësinë sociale.
Së pesti, kryengritja shqiptare e vitit 1981 krijoi efekte të papara për vetëdijesimin kombëtar të shqiptarëve nën ish-Jugosllavinë. Mashtrimet sllave për një barazi ndërmjet kombeve dhe kombësive në të ashtuquajturën bashkësi federative më nuk pinin ujë. Gjysmëliria nuk ishte e pranueshme në asnjë trajtë për rininë shqiptare, ndërsa nuk bënin punë as proceset e shumta gjyqësore-politike që zhvilloheshin gjithandej Kosovës dhe ish-Jugosllavisë. Në fakt e gjithë kjo dhunë nuk i prodhoi efektet e pritura; shqiptarët vetëm sa u bindën se nuk mund të ishin në asnjë mënyrë pjesë e një shteti që i shkelte, i shtypte dhe i cenonte në të gjitha sferat e jetës. Zgjidhja e vetme për shqiptarët ishte ngritja krye kundër këtij shteti robërues, pavarësisht sakrificave që duheshin bërë. Nëse, për arsye të njohura, në jetën tonë nuk kemi arritur të krijojmë breza intelektualësh, është krejt e padiskutueshme se gjatë historisë sonë të okupimit sllav kemi krijuar breza të atdhetarëve dhe modele të kryengritësve çlirimtarë. Megjithatë, 81-shi vetëdijesoi si kurrë më parë masat e gjera popullore për mashtrimet e pushtetit okupator dhe krijoi premisat e mirëfillta për lirinë si rrugë të vetme të ecjes përpara.
Pranvera shqiptare e 81-shit duhet të vlerësohet drejt dhe në kontekst të gjerë të rrjedhojave të saj. Pa dyshim se ishte kryengritje në embrion, e cila i pati efektet e saj në disa plane:
Së pari, vetëdijesoi masat e gjera shqiptare se jeta pa liri nuk kishte asnjë kuptim, ndaj duhej punuar edhe me më shumë përkushtim e sakrificë për të;
Së dyti, vetëdijesoi faktorin ndërkombëtar për faktin se në zemër të Evropës po shtypej, me masa të tmerrshme të dhunës, një komb në trojet e veta etnike; dhe
Së treti, shënoi nismën e procesin të vështirë e të gjatë të vetëdijesimit edhe të pushtuesve tanë, duke ua bërë përfundimisht të qartë se tanimë nuk kishin të bënin me një strukturë amorfe etnike, por me një komb të organizuar që e aspironte lirinë e vet.
Përfundimisht, mbështetur në argumentet e mësipërme, që pa dyshim nuk janë shteruese në këtë plan, them se Pranvera shqiptare e 1981-shit nuk ishte kurrfarë trazire e as hallakame, as protestë dhe as demonstratë, përtej kësaj ishte zgjimi ynë që po lindte mendësinë kryengritëse në luftën vendimtare për çlirimin kombëtar.
Në historinë dhe në jetën e shqiptarëve pranvera është stina e kryengritjeve.

Gj.Fishta: “Sod ka Shqypní, por shqyptarë të vërtetë ká pak e aspak”

artikuj

Fehmi Ramadani

Prishtinë, Kosovë
fehmi.ramadani@hotmail.com

"K’ta shqyptartë janë shqyptarë vetëm kah fisi, si me thanë, se janë shqyptarë qi perbâjn popullin shqyptàr, e jo asì shqyptarësh qi përbâjn shtetin. Per me kênë Shqypnija shtet, nuk âsht qi Shqyptari të jét shqyptar vetem me fis-me trup; por duhet qi të jét shqyptár me shpírt: así shqyptari, qi të perbajë kombin e jo vetëm popullin" - Gj.Fishta

Këto thënie të atdhetarit të madh Gj.Fishta sikur ndër shqiptarët duhet të shërbejnë si maksimë e gjithhershme për të rikujtuar se ata sado që kanë dy shtete dhe kanë kapacitete të mjaftueshme njerëzore e intelektuale, për fat të keq një pjesë e vogël e tyre ishte, por dhe është në shërbim të dinjitetshëm të kauzës së vërtet shtetërore dhe kombëtare.
Pas gjithë katrahurave jo shumë kohë larg që kishin përjetuar shqiptarët si komb, për fatin e tyre po përjetojnë ende një krizë të përgjithshme dhe kurrsesi të marrin veten, të përjetojnë një katarsis shpirtëror dhe të çlirohen përgjithmonë nga krizat dhe situatat e depresionit kolektiv në mënyrë që të jetojnë në konditat normale sikur popujt tjerë të botës.
Nuk ka dyshim se për këtë gjendje krize ndërshqiptare kanë ndikuar edhe shumë faktorë të jashtëm, por nuk mund të mohohet dialektika, e cila përkufizon se kontradiktat e brendshme janë shtytësit kryesor të lëvizjeve të jashtme. Andaj, ky parim dialektik shoqëror në dy shtetet shqiptare, por edhe në tërësinë e saj po has në vështirësi të theksuara. Në radhë të parë, kjo po bëhet për meritë të elitave udhëheqëse politike dhe intelektuale, të cilat për shkak të sëkëlldisë, interesave të ngushta personale, familjare, krahinore, veseve dhe egoizmave të ndryshëm shpirtërore që kanë, duke mos u shqetësuar aspak për fatin e përgjithshëm shoqëror e kombëtar.
Tashmë, si të shpjegohet gjendja e tensionuar politike në Shqipëri në prag të fushatës zgjedhore të 8 Majit 2011, me ç’rast elitat politike si në pozitë dhe opozitë kanë ndezur motorët destabilizues të këtij vendi.
Nga fushata e deritanishme e grupeve të ndryshme të interesit nuk shkohet më larg se pikësynimi i realizimit të interesave të ngushta të tyre, gjithnjë në dëm të atij shoqëror dhe kombëtar. Grupimet politike të këtij vendi në vend të konkurrencës së mirëfilltë demokratike dhe luftës së tyre për sa më shumë projekte në dobi të qytetarit, shoqërisë dhe shtetit nuk po mund të dalin nga njëmendësisë partiake dhe lëvozhga e interesave personale.
Përkundër disa përmirësime të vogla kjo fushatë do të ketë karakterin e njëjtë sikur të fushatave tjera, sepse po këto elita politike nuk po lejojnë më shumë se projektet e tyre të ngushta individuale dhe grupore. Andaj, edhe më 8 Maj do të kemi një riciklim të gjendjes së mëparshme politike, kur këto grupime politike sërish do të kontestojnë këto zgjedhje dhe nuk do të njohin rezultatin e tyre përfundimtar e dhe kriza do të vazhdojë në pafundësi. Kjo lojë në këtë vend do të jetë e gjithmonshme, sepse përgjegjësit janë grupet e tyre politike dhe intelektuale, por edhe kriza e gjithëmbarshme apatike që e ka përfshirë shoqërinë shqiptare.
Jo vetëm në Shqipëri, për fat të keq kjo krizë është duke e përcjellë edhe shtetin e Kosovës, i cili kurrsesi të lëviz në drejtim më të shpejtuar të zhvillimit të tij demokratik, ekonomik dhe shoqëror. Problemet e tij janë të shumëllojta dhe të grumbulluara për një kohë të gjatë historike.
Hiq më mirë nuk mund të thuhet as për shqiptarët në trojet e tyre etnike si, në Maqedoninë shqiptare, Luginë të Preshevës, apo në Malësinë e Madhe, të cilët janë duke u sjellë në rrethin vicioz dhe nuk janë duke i prirë proceseve zhvilluese për të cilat ka nevojë popullsia e tyre.
Politika e strucit dhe mosbërjes asgjë të këtyre elitave udhëheqëse shqiptare është shndërruar në standard jetësor. Kjo politikë duhet të zhbëhet sa më shpejt, sepse çmimi i saj veç më është duke u paguar. Politika e re është shansi i ri për nxjerrjen e shqiptarëve nga kriza e përgjithshme dhe depresioni kolektiv, në të cilën kanë rënë, si nga faktori i jashtëm, por në masë të madhe edhe nga ai i brendshëm dhe kjo duhet të ndodhë sa më parë në një të ardhme jo të largët.

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar që editohet nga njëfarë ekstremisti dhe terroristi antishqiptar nga Shkodra, m...