Agjencioni floripress.blogspot.com

2011/05/15

PËRGJIGJE E KAPLLAN RESULIT NË LETRËN E MARK SHKRELIT


JA DHE DOKUMENTI SE JAM I DIPLOMUAR PËR HERË TË DYTË NË UNIVERSITETIN SHTETËROR TË TIRANËS!
Ka kohë që shpifet kundër meje se nuk kam as arsimin e lartë. I pari që e ka bërë këtë shpifje publikisht, përmes gazetës enveriste të Tiranës JEHONA, i ftuar për këtë gjë nga mafia e enveristëve dhe me blagoslovin (bekimin) e UDB-së jugosllave, është ulqinaku Bahri Brisku. Për antologjinë e shpifjeve të tija, të botuara në atë gazetë sapo dola prej burgut shqiptar, e hodha B.Briskun në gjyq, aty në Ulqin. Gjykata e Ulqinit, e instruktuar nga UDB-a, e sorollati padinë time rreth katër vite me radhë pa më dhënë asnjëfarë përgjigjeje, duke më provokuar e pritur kështu që problemin ta zgjidhja vetë, me vetëgjyqësi. Sigurisht që do t’i kenë bërë gadi edhe hekurat për të më arrestuar rishëm, që kështu të më eliminonin. Atëherë unë nisa sulmet e mija mbi qeverinë e Cërna Gorës, duke përdorur edhe faktin që nuk po e shqyrtonin padinë time. Në revistën ULCINJ Viti I, Nr. I, Ulqin 1994, f. 33, ndër të tjera kam deklaruar: „ Padia ime kundër Bahri Briskut është regjistruar tek Osnovni sud në Ulqin me 13.09.1993. Po hyjmë në vitin 1995, e nga gjykata asgjë. Në rast se është Bahri Brisku edhe sot në shërbim të UDB-së, ai nuk ka asnjëfarë të drejte të fyejë e të turpërojë me gënjeshtra askend, as të provokojë. Aq më pak ka të drejtë të thërrasë Shqiptarët edhe përmes shtypit kundër Jugosllavisë e jugosllavëve, kundër Cërna Gorës e cërnagorasve…ai duhet të përgjigjet penalisht për shkeljen e Kushtetutës e të ligjeve të Crna Gorës…edhe për dëshmi të rreme para gjyqit në Tetovë kundër meje…“
Duke parë se unë nuk po e haja atë kokërr ulliri, pra nuk po bija në grackën e tyre që t’i bëja vetëgjyq dhe, nga ana tjetër, duke u shtirur se ja, po i respektonin ligjet – pas katër vitesh e morën atë padi në shqyrtim dhe e ftuan B.Briskun para gjyqit, ku ai „burrërisht“, „trimrisht“ e „heroikisht“ (ashtu siç e kishin instruktuar ata të UDB-së dhe avokati i tij Radovan Vukmanoviq!) e pranoi se kishte gënjyer, duke shtuar: „Disa nga ato gënjeshtra i kanë shtuar ata të Redaksisë së gazetës JEHONA…Unë kam gënjyer edhe para gjyqit në Tetovë kundër Kapllan Resulit, ku më kanë qitur përdhunimisht ata të UDB-së, pasi më kanë mbajtur 10 ditë në burg…I lutem Kapllan Resulit të më falë!“
Hollësira për këtë gjyq, si dhe tekstin e VENDIMIT, ku theksohet se B.Brisku më kërkon të falur, i keni në librin tim KRIK RASPETOG, Gjenevë 2003, faqet 47-61.
I instruktuar nga UDB-ja, nga Bahri Brisku, apo nga Mark Shkreli, ka dalë në sajtin INTERNET NOVINE SERBSKA DIJASPORA, me dt. 20.VII.2010, gjoja si „komentator“, edhe kushëriri im Agim Spuzha, që poashtu pretendon se unë nuk paskam as arsimin e lartë. Përgjigjen e merituar ia ka dhënë Ashim Reviq përmes librit RADIOGRAFIJA JEDNE MRŽNJE, botuar në Beograd dhe në Ulqin me 2010.
Tashti, në sajtin LAJME NGA ULQINI, me dt. 17.XI.2010, edhe ky gjoja si „komentator“ i artikullit tim GRADAT E MIJA SHKENCORE DHE TITULLI AKADEMIK na u paraqit personalisht Mark Shkreli (në qoftë se nuk kemi të bëjmë me ndonjë pseudonim!), i cili, duke mos e parë gjatësinë kilometrike të „komenteve“, që i bëhen shkrimit tim (Të cilin ma tejkalojnë gadi 10 herë!), bën pyetjen: „Zoti Resuli, në këtë shkrim mjaft të gjatë, unë nuk gjeta asnjë provë se kur dhe në cilin universitet i keni marre diplomat…“
Në shkrimin tim të përmendur unë nuk bëj fjalë për diplomat, se as që më kishin provokuar në këtë sajt për atë gjë. Aty është fjala vetëm për gradat shencore dhe titullin akademik! Vallë, nuk e paskët kuptuar këtë gjë, o z. Shkreli?! Po me që edhe juve shprehni dyshim se nuk qenkam i diplomuar, ja ku po jua dokumentoj se jam diplomuar jo vetëm një herë, por dy herë:
Për herë të parë jam diplomuar në shtator të vitit 1957 në Albanologjinë e Skopjes, në Makedoni, megjithqë UDB-a (Kjo mikesha ime e kaherëshme dhe besnike, që kurrë nuk m’u nda!), bëri çmos që të mos diplomohesha: u futën edhe në sallën e provimit dhe për krahësh deshën të më nxirrnin, gjoja për të kryer shërbimin ushtarak. Përfitoj nga rasti që edhe një herë të shpreh falenderimin dhe mirnjohjen time ndaj shefit të Katedrës, prof. dr. Petro Janura, i cili ndërhyri menjëherë e energjikisht në mbrojtjen time dhe i nxorri banditët e Rankoviqit nga salla e provimit e më firmosi diplomën.
Po të keni fijen e dyshimit, urdhëroni e verifikojeni këtë gjë. Vetëm në amzën e të diplomuarëve atje më kërkoni me emrin Kaplan RESULBEGOVIĆ. Më duket se kështu quhen edhe ata kushërinjtë e mi në Ulqin, që ju me siguri i njihni edhe personalisht. Apo jo?! Kolegët tuaj nga Shqipëria e Kosmeti kanë shpifur e shpifin, bile edhe më kanë akuzuar se mbiemrin RESULI e paskam shkinizuar në RESULBEGOVIĆ! Ju me siguri i keni lexuar ato blasfemira dhe – ç’keni bërë?! U keni thënë që të më lënë rehat, apo keni fërkuar duart nga kënaqësia që edhe mbiermrin tim të vërtetë po e përdorin për të më përgojuar, shqetësuar e satanizuar?!
Kur arrita në Shqipëri, prekursorët tuaj, o Mark (ndoshta dhe instruktorët tuaj!), enveristët, ma mohuan arsimin e lartë, po gojarisht e pas shpine, se për me shkrim, ia kishin lënë B.Briskut që ta bënte. Unë kërkova diplomën nga prindët, që e kisha lënë në shtëpi, në Ulqin, se kur u nisa për në Shqipëri, as që më shkoi mendja që Enver Hoxha i besonte më shumë firmës së Josip Broz Titos, se sa fjalës dhe fakteve që paraqitsha unë se jam me arsim të lartë. Dhe ndërsa mua më kërkonte diplomën, nga ana tjetër nuk i lejonte prindët e mi që të ma dërgonin: letrat e mija babës, me të cilat kërkoja diplomën, nuk ia jepnin. Gëzim Dini ka shkruar qysh me kohë se „Sigurimi Shqiptar, në vazhdën e persekutimeve dhe të trajtimeve ma të kundërligjshme që i ka ba Akademikut Resuli, nuk ia ka njohë arsimin e naltë, tue dashtë kështu me e goditë jo vetëm materijalisht-ekonomikisht, por edhe psikologjikisht, për me i ulë prestigjin në sytë e masës së popullit, ku mbas shpinës së tij pëshpëritej se asht vetëm me arsim të mesëm“. Kështu më detyruan t’u them enveristëve: „Më lejoni të jap provimet në Universitetin tuaj, e t’jua vërtetoj se jam me arsim të lartë!“
SIGURIMI shqiptar, duke menduar se unë kurrë nuk do të arrija të diplomohesha në Universitetin e tyre, më lejuan dhe i instruktuan profesorat që të më rrëzonin në provime. Dhe njëri prej tyre, i gatshëm që të zbatonte urdhërat e SIGURIMI-t, më rrëzoi, më dha notën 4. Kur u paraqita për herë të dytë në lëndën e tij – më dha notën nëndë. Atëherë lëndën e tij e zgjodha edhe për temë të mbrojtjes së diplomës, ku Komisioni Shtetëror, në krye të të cilit ishte akademiku prof. Mahir Domi, më dha notën më të lartë – dhjetë.
Dy-tri ditë para se të më caktonin datën për t’u paraqitur para Komisionin Shtetëror, agjentët e Sigurimit, duke m’u paraqitur si shokë e dashamirë, më morën me vete nga Tirana dhe më çuan në Kukës, gjoja për festën e Kuksit. Sapo kam mbërritur në Kukës, urdhërojnë Sekretarin e Fakultetit që të niste për Lushnje telegramin, ku kishin shkruar se me datën 13 shtator duhej të paraqitesha në Fakultet për të mbrojtur diplomën. Kështu ishte bërë plani që unë të mos e merrja atë telegram dhe të mos paraqitesha datën e caktuar. Rrjedhimisht, mbrojtja e diplomës do të shtyhej për vitin tjetër. Ndërkohë ishte planifikuar që unë të arrestohesha e keshtu të mbetesha pa diplmën e Universitetit të Tiranës.
Mirpo telegrami bie në Lushnje në duar të një shokut tim, që e dinte se isha në Kukës. Ai e dinte se atje, në Kukës, kisha mikun tim Kudusi Shehu, nënkryetar i Komitetit Ekzekutiv në Kukës. Kështu e mori urgjentisht atë në telefon dhe i tha që të më njoftonte se me 13 shtator duhet të paraqitesha për mbrojtjen e diplomës. Shoku Kudusi më lajmëroi dhe më krijoi edhe mundësinë që urgjentisht të kthehesha në Tiranë, për çka më ka ndihmuar shumë edhe Shaban Braha. Ky oficer i SIGURIMIT, duke mos ditur asgjë për kurdisjen që më kishte bërë SIGURIMI, në gazin e SIGURIMIT më liron vendin e tij dhe unë arrita në Tiranë në kohën e duhur. Kështu mafia shqiptare në pushtet dështoi dhe unë, përmes të gjitha sabotimeve dhe pengesave, u diplomova për herë të dytë. Ma dhanë edhe diplomën.
Disa ditë pasi u bëra me diplomën e Universitetit Shtetëror të Tiranës, më arriti nga Ulqini edhe diploma e Albanologjisë së Skopjes. Cinizmi i SIGURIMI-t nuk ka kufij, as metër për ta matur dhe as peshore për ta peshuar!
Deri ditën e arrestimit të dy diplomat i kam patur në banesë. Mbasi më arrestuar, jeniçerët e Enver Hoxhës, ashtru siç më rrëmbyen gruan me të dy fëmijtë, m’i rrëmbyen edhe të dy diplomat. Se ç’i kanë bërë nuk di. Me siguri do t’i kenë djegur.
Kur dola prej burgut, shkova në sekretarinë e Fakultetit Filozofik në Tiranë dhe kërkova një kopie të diplomës, apo një vërtetim se isha diplomuar. Kisha me vete bodigardin tim të armatosur A.Z. dhe kushërirën M.D. me një çomage të maskuar si çadër shiu. Ata më shoqëronin në çdo hap nëpër Tiranë e më ruanin nga enveristët, se disa herë kishin tentuar të më vrisnin. Ishin aty edhe plot studenta e studente, të cilët, kur morën vesh se kush isha, mbetën të frapuar, sikur të kisha ardhur nga bota e përtejvarrit: ata më dinin të vdekur!
Kryesekretarja e Fakultetit, Xhulieta Luarasi, sapo hapi amzën e regjistrimit të diplomava, zgurdulloi sytë e fanepsur. E si të mos fanepsej e shkreta? Atje, pranë emrit Kapllan Resuli, në vend të shënimit se isha diplomuar me 13.IX.1969, shkruante: „Përjashtuar për qëndrim të keq politik“.
-Ua!- bëri ajo, e pas saj edhe studentët e studentet.
Unë ruajta gjakftohtësinë, me që tani e dija se kush ishin ata të klikës së Enver Hoxhës.
Xh.Luarasi më tha menjëherë:
-Mos u shqetësoni shoku Resuli! Do të bisedoj me anëtarët e Komisionit të Shtetit para të cilëve keni mbrojtur diplomën! Ejani nesër!
Kur shkova të nesërmen, Xh.Luarasi e kishte bërë gadi VËRTETIMI se jam diplomuar në Fakultetin e Historisë dhe të Filologjisë, dega Gjuhë-Letërsi shqipe, pranë Universitetit të Tiranës. Kisha sjellë me vete edhe aparatin fotografik për ta fotografuar shënimin e bukur që kishin bërë bijtë e Enver Hoxhës pranë emrit tim, mirpo Xh.Luarasi më tha se e kishte fshirë atë shënim dhe atje kishte shkruar atë që duhej shkruar qysh me kohë, se jam diplomuar. Shenjat e fshirjes shihen qart dhe shkrimi i shënimit është i Xh.Luarasit, e cila, në vitin 1969, kur jam diplomuar unë, nuk ka qenë sekretare e atij Fakulteti.

Ja faksimili i atij VËRTETIMI: 

































Tani më thoni, o shqiptarë, kur Enver Hoxha me bandën e tij më të zezë e më kriminale falsifikonte edhe dokumentacionin e Universitetit të Tiranës, ka lënë gjë pa falsifikuar në dosiet e të burgosurve politikë? Dhe në mënyrë të veçantë në dosien e këtij Kapllani, që kryetarin e trupit gjykues në Tiranë, kur e ballafaqoi me falsifikimet e SIGURIMIT, bëri që t’i shkonin djersë të ftohta e të deklaronte 20 minuta pushim!
Po ju jap edhe unë juve jo 20 minuta pushim, por sa të doni, që të mendoheni në shërbim të kujt jeni me shpifjet, intrigat, gënjeshtrat e falsifikimet tuaja kundër meje. Mos ndoshta mendoni se jeni vetëm në shërbim të bandës Enver Hoxha-Ramiz Alia?! Po në shërbim të bandës po aq të zezë dhe po aq kriminale Tito-Rankoviqit nuk jeni?! Apo për ju nuk ka rëndësi se në shërbim të kujt jeni?! Për ju ka rëndësi të jeni kundër Kapllan Resulit, t’i sabotoni atij jetën dhe krijimtarinë, afirmimin, që të mos jua eklipsojë Kadarenë dhe të mos demaskojë krimet e klikës, të mafies së Enver Hoxhës. Siç po shihni, përmes të gjitha pengesave e sabotimeve tuaja, unë kam çarë e po çaj. Klika e Enver Hoxhës tuaj u demaskua, kurse tezat e mija albanologjike po aprovohen edhe nga vetë shqiptarët e ndershëm e parimorë. Ende nuk e keni kuptuar këtë gjë?!
Mirupafshim, o shpirtzinj, në betejat e ardhshme klasore!
Gjenevë,

me 22 nëntor 2010.

Akademiku,Prof. Dr. Kapllan RESULI,- dy herë i diplomuar!!!




******


I dashur Kapllan,

Une nuk jam kurrefare enveristi, as qe emri im eshte pseudonim. Permes shokeve te tu te vjeter, une jam njoftua me ty qe nga viti 1962/63, kur isha ne sherbinin ushtarak ne Knin. Per here te pare kam lexua shkrimet tua te cilat me pelqenin shume. Me vone mora vesht se ti ke oikur ne Shqiperi per t’ju shmangur persekutimeve te UDB-se. Une kam kaluar neper te njejtat persekutime (duke iu falenderuar kushiririt tend Hodo Resulbegoi-VIQIT. Me 1968 edhe nune, sikur ti me pare, ika, por jo ne Shqiperine komuniste por ne italine kapitaliste.


Sidoqofte, komenti im ishte dashamires. Per t’ua mbyll gojen kritikeve, ne lidhje me titujt tuaj, vetem jepni emrin e entit dhe vitin kur e keni mbrojtur disertacinin e magistratures dhe ate te doktoratures. Njekohesisht, per te vertetuar titullin “prof”, ne cilin universitet keni qene mesimdhenes i rregullte.


Me vjen shume keq kur degjoj kritika ndaj disidenteve, duke qene nje nga ata. Andaj kerkoj nga idhulli im Kapllan Kallushivertetimin e titujve akademike.


Me respekt,


Mark Koliq Shkreli,nga Shen Gjergji, Ulqin (i arratisut me 28 dhjetor 1968)



NJ,25 nëntor 2010


LETËR NGA MARK SHKRELI

Zoti Resuli, ne kete shkrim mjaft te gjate, une nuk gjeta asnje prove se kur dhe ne cilin universitet i keni marre diplomat, ne cilin universitet keni qene/jeni profesor, gje qe eshte e domosdoshme per te fituar titullin profesor. Nje person mund te kete nje ose me shume doktoratura te fituara permes mbrojtjes te disertacioneve, por nese nuk eshte profesor i rregullt i nje universiteti te akredituar, nuk mund te kete titullin Prof.. Pra, ju lutem elaboroni.


Mark Shkreli 


17 NËNTOR 2010,15:36

ANTI-KAPLLAN RESULIT-BUROVIÇIT


Mr.sc.KADRI OSMANI

Prof. Dr. Kapllan Resuli-Buroviç, Akademik, Primarius, Gjeneralisimus-(këta dy titujt e fundit të konfirmuar nga unë,-Kadri Mani), më ka thënë se kinse titujt ia ka konfirmuar Selman Riza, gazetarit i ka thënë se i qet vetë, mbasi i kanë thënë se ai i meriton, kurse te libri Dush Burovi: “TRADHTIA-historiku i romanit”, Botoi Shtëpia Botuese “BALLKAN”, Shtypshkronja “LAPČEVIČ”, Užice, 2003, f. 23, shkruan:

“Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Intelektualëve Shqiptarë e shpalli Kapllan Resulin për këtë roman ANTAR NDERI të Akademisë, ndërsa për veprat e tija nga fusha e albanologjisë, e zgjodhi edhe në postin e Sekretarit të Seksionit të Gjuhës dhe të Letërsisë Shqiptare. Si i tillë, në bazë të Statutit, ai është edhe zëvendës president parë i Asaj Akademie. Kjo Akademi i ka konfirmuar edhe gradat shkencore doktor dhe profesor. Tash ka ngelur i pashpjeguar edhe titulli “Akademik”, paçka se titujt i jep Komisioni e jo as Akademia e as Selman Riza!?!

Ndërkaq, te revista “Ylberi” nr. 4/1995, f. 3, shkruan:

“RESULBEGOVIQËT NË HISTORINË E POPULLIT SHQIPTAR

Intervistë me kol. e APJ Xhevdet Resulbegoviq

Me sa dijmë deri më sot, Resulbegoviqët kanë hy në historinë e popullit shqiptar dhe të Shqipërisë që para 200 vjetësh. Personalitetet më të shqueme të kësaj familjeje janë lidhë me shqiptarët dhe kanë luftuar së bashku kundër okupatorit të përbashkët.

Kjo familje e ka origjinë nga Persati (boka e Kotorit, Cerna Gora). Stërgjyshi i tyre, që shënon historija, ka qenë konti Jozo Buroviq. I biri i këtij konti, Miloshi, u muslimanizue dhe prej tij rrjedhin Resulbegoviqët. Simbas shumë historianëve kjo asht nji nga familjet ma fisnike dhe ma të çmueshme të krahinës, beglerë dhe revolucionarë, patriota me anmë të Hercegovinës e te Cërna Gorë. Nga kjo familje kemi 16 pashallarë, disa sanxhakbeglerë, 22 kapidana krahinash, disa kajmekama, disa kryetarë qytetesh, presidenta, dizdara, muhafiza, miiri-mirana, kadilera-gjyqtarë, vojvoda, oficera madhorë, poeta e shkrimtarë, shkencëtarë, akademikë, profesora, doktora, mjek të shquem e bamirsa, deputeta popullorë, senatora, kryengritsa e luftëtarë të orve të para, qytetarë konstruktivë, të cilët luftojnë në vinë e parë të frontit, derdhin gjak e japin jetën për popull e atdhe, për të ardhmën ma të bukur, ma të limtun të popullit të vet dhe gtë njerzimit në përgjithai. Ata janë laurue me dekorata e medalje të ndryshme, si dhe me të gjitha njohjet tjera për patriotizëm e devotshmëri ndaj popullit e atdheut, për vetmohim e punë të palodhshme në ndërtimin e vendit.”:

në qoftë ashtu sikur po thua ti,
qenka aq më fort keq për ty,
përse e çarte atë harmoni,
përse e prishe atë bukuri,
lakmi e famës t`i verboi sytë,
në mes të ditës s`po t`bëjnë drtië,
një nivel aq të lartë standard,
t`i mori dreqi mendtë-bastard
ti a e di krejt çfarë ke thënë?
e mjera e zeza e jote ajo nënë!

“Pra, tue mos qeneë autoktonë, shqiptarët janë të ardhur në Evropër, në Ballkan e në Shqipni.

Nuk jam as i pari dhe besoj se nuk do të jem as i fundit që e thotë këtë gja. Mjafton të përmend këtu historianët bizantinë Kantakuzenus, Halkokondilos, Kritobul, apo historianët e ditëve tona si Shtandmyler e Stickov.” 

8) R. Stickov: “Prvoto izvestie za Albancite v istoriskite izviri”, në “Istoriçeski Pregled” 22 (1966), f. 60; Po ai: “Za pojavata na Albancite na ballkanskiot poluostrov i za proizhod na narodnoto ime Skipetari”, në “Ist. Preg.” 25 (1969), f. 73-80.
(Prof. Dr. Kapllan Resuli Akademik: “ILIRËT DHE SHQIPTARËT-STUDIME”, Gjenevë, 1994, f.70)

Në këso rastesh, vëllezërit e Buroviçit, serbianë e cernogorca thonë: Tako mi moga brata lažova!-Për vëllaun tim rrenacak! Ata dëshmitarë unë nuk a pranoj aspak.

Meqë për Buroviçin e konvertuar herë në – shqiptar e herë në – shkja dhe që po gënjen pajada!! – nuk do të thirrem në asnjë shkencëtar shqiptar, pasi që ai shqiptarët i ka shpallur: tradhtarë, barbarë, irredentistë, separatistë, fashistë, racistë…këtu po e sjell një personalitet-autoritet: Peter Bartl: “SHQIPËRIA- Nga mesjeta deri sot”, Botoi “DRITA”, Prizren, 1999, f. 288.

Autori Doktor i filozofisë, Peter Bartl, u lind në vitin 1938 në Cottbus/Niederlausitz, studionte historinë e Evropës Lindore, sllavistikën dhe turkologjinë në Göttingen dhe në München.
Që nga viti 1980 është profesor i historisë së Evropës Lindore dhe Juglindore në Universiteti e München-it.
P. Bartl ka botuar shumë artikuj dhe libra shkencorë dhe të shkencave të popullarizuara. Ai ishte në kryesinë e Institutit Albanologjik në München si dhe botues i revistës “Revista e München-it për njohuri mbi Ballkanin” si dhe revistës “Gjurmime Albanologjike”.

Në fund të Parathënies, autori i urtë ka shkruar:

“Rrugën e autorit deri te shqiptarët dhe historia e tyre me përkrahje, këshilla e dashamirësi e kanë përcjellë persona të shumtë, pa të cilët ky punim nuk do të ishte krijuar: Georg Stadtmüller, Martin Camaj, Hans-Joachim Kissling, Ernest Koliqi, Giuseppe Valentini, Hasan Kaleshi, e Arshi Popa. Atyre, të cilët do t`i quaja mësues e miqtë e mij, u qoftë dedikuar ky libër në shenjë të mirënjohjes sime.”

Pullach, 15 janar 1995

Peter Bartl

Ky shkencëtar në f. 23 të librit të vet, shkruan:

“Stadtmüller me qëllim nuk është përcaktuar t’i derivojë shqiptarët nga ilirët apo trakasit. Parashqiptarët i quan një “nga fiset e shumta të ilirëve apo të thrakasve.” Në historiografinë shqiptare prejardhja ilire nuk diskutohet, por vlen si fakt i pakontestueshëm.

Sipas konceptit shqiptar, shqiptarët kanë jetuar gjithmonë aty ku jetojnë edhe sot edhe atë në tërë territorin e Republikës së Shqipërisë dhe në trojet shqiptare të Jugosllavisë. As romakët, as sllavët nuk kanë arritur ta prishin kontinuitetin e njësisë etnike-kulturore të ilirëve dhe shqiptarëve. Nuk kanë ekzistuar kurrfarë zonash relikti, ku vendasit janë detyruar të strehohen nga pushtuesit e huaj. Administrata romake, bizantine e më vonë edhe ajo sllave, jashtë qyteteve e selive peshkopike, nuk ka pasur kurrfarë autoriteti. Disa autorë madje pohojnë që edhe qytetet kanë mbetur qendra të kulturës iliro-shqiptare.” Kurse në f. 26 shkruan:

“Medievisti freng Aladin Ducelier, Arbanonin e lokalizon në territorin mes lumenjve Mat e Devoll, pra jo në bregdet po në brendësi. Si vendbanimi më i rëndësishëm aty përkiste Kruja. Kah fundi i shekullit 12 ky Arbanon ishte nën sundimin e njëfarë Progonit. Pas Kryqëzatës së 4, e cila me pushtimin e qytetit perandorak, Konstandinopojës, më 1204 përkohësisht i dha fund ekzistencës së Perandorisë Bizantine, Arbanoni fitoi pavarësinë politike. Ky pra mund të konsiderohet shteti i parë që mbante emrin shqiptar.”- dhe në f. 31:

Fillet e kulturës së shkrimit te shqiptarët

Shqiptarët jo vetëm që dolën mjaft vonë në dritë të historisë, por edhe tradita letrare e tyre zë fill relativisht vonë. Ç’është e vërteta Arqipeshkvi Giliemus i Barit (Pseudo-Brocardus) raporton më 1332 në udhëpërshkrimin e tij “Directorium ad passagiumfaciendum”: “Licet Albaneses aliam omnino linguam a latina habeant et diversum, tamenlitteram latinam habent in usu et in omnibus suis libris” (ndonëse kanë një gjuhë kretësisht të ndryshme nga latinishtja, shqiptarët kanë në përdorim shkrimin latin, në të gjitha librat e veta). Nga këta libra të hershëm nuk është gjetur deri më sot asnjë. Autorët e parë shqiptarë- Ioannes Gazulus (matematikan dhe astrolog, ca 1400-1465), Marinus Bacichemi (Beçikemi) (profesor i retorikës në Pavodë, 1456-1531), Michael Marulus (poet e filozof, U1500) dhe Marinus Barletius- nuk përdornin gjuhën amtare, por shkruanin latinisht. Të gjithë këtyre autorëve u është e përbashkët që vepronin në Itali dhe atje i publikonin veprat e veta. “Vita” e Skënderbeut nga Barleti u botua për herë të parë në Romë rreth vitit 1508.
Italia si vend i publikimit të letërsisë shqipe

Me gjasë në Romë doli nga shtypi, edhe atë çuditërisht herët (1555) edhe libri i parë në gjuhën shqipe. Fjala është për “Mesharin” 188 faqesh me tekste për përdorim liturgjik. Si autor nënshkruhej një prift me emrin Gjon Buzuku, i cili, gjykuar mbas gjuhës së tij, vinte nga zona mes Shkodrës e Barit. “Meshari” u zbulua për herë të parë më 1740 nga prelati shqiptar Gjon Nikollë Kazazi në bibliotekën e Propaganda Fides në Romë dhe gjendet sot si unikat në bibliotekën e Vatikanit. Kjo vepër është shtypur me shkronja latine me disa shenja speciale tue huazuara me gjasë nga shkrimi cirilik.

Në këtë “alfabet të shkrimtarëve katolikë të veriut” në vijim janë shtypur edhe të gjithë shkrimet tjerë të hershëm shqiptarë. Edhe ato fillimisht i kushtoheshin kryekëput përdorimit kishtar: më 1592 në Romë u botua “Dottrina Christiana- Embsueme e Kërshterë” nga Luca Matranga. Këtu është fjala për një përkthim të një katekizmi mjaft të përhapur atëherë nga pena e jezuitit spanjoll Diego Ledesma, vepër kjo me vetëm 28 faqe, por e cila për historinë e letërsisë shqiptare është veçanërisht e rëndësishme. Së pari është ky katekizmi i parë në gjuhën shqipe, pastaj “Doktrina” përmban edhe një “Canzone Spirituale”, e cila vlen si shembull i parë i poezisë shqipe dhe së fundi është ky një teksti më i hershëm në dialektin arbëresh. Matranga vinte nga Piana Degli Albanesi dhe veproi aty si prift deri në vdekjen e tij më 1619. Me këtë bëhet e qartë se letërsia shqipe u zhvillua njëkohësisht në të dy anët e Adriatikut- në mëmëdheun shqiptar dhe në diasporën shqiptare të Italisë jugore. Historia e letërsisë së moçme shqiptare nuk mendohet pa shkrimtarët arbëreshë.

Kronologjikisht pasojnë mandej autorë nga mëmëdheu, kryesisht klerikë katolikë. Pjetër Budi (1566-1623) vinte nga Mati dhe kishte studiuar në Collegium Illyricum në Loreto; më 1621 u shugurua ipeshkëv i dioqezës së Spanjës në Shqipërinë veriore. Budi hartoi jo vetëm raportet interesante mbi gjendjen e kishës në Shqipërinë veriore, por merrte edhe pjesë aktive në kryengritjet shqiptare që synonin çlirimin nga sundimi turk. Më 1618 ai botoi në Romë një përkthim shqip të “Dichiarazione più copiosa della Docttrina Christiana” (Sqarime të tjera të doktrinës kristiane) të kardinalit jezuit Roberto Bellarminio që më vonë u shpall i shenjtë, të cilit ia shtoi edhe një sërë vjershash religjioze. Më 1621 u botuan, gjithashtu në Romë, përkthime shqipe të “Rituale Romanum” dhe të “Specchio di confessione” (Pasqyra e rrëfimit) nga Emerio de Bonis; këtij të fundit ia shtoi 68 faqe edhe një “Discorsi spirituali”, “utilissimi à quelli che non intendono altra lingua, che la materna Albanese” (shumë e dobishme për ata që nuk kuptojnë gjuhën tjetër pos gjuhës së tyre amtare shqip).

Te veprat e cekura së fundi është fjala për literaturë religjioze të përdorimit të përditshëm, për të cilën kishte kërkesë të madhe në Shqipërinë veriore katolike, meqë vetëm një numër i vogël të priftërinjve i ofrohej mundësia të studionte jashtë.

Libri i ardhshëm ishte i një natyre tjetër, ndonëse edhe ky ishte menduar për përdorim të përditshëm. Më 1635 në Romë u publikua “Dictionarium Latino-Epiroticum”. Autor i këtij fjalori të shqipes ishte Frang Bardhi (Franciscus Blanchus). Bardhi i cili ishte me prejardhje nga rrethina e Shkodrës, kishte studiuar në Loreto të Romës dhe më 1635 u bë ipeshkëv i Sappa-Sardas. Fjalori i tij ka 222 faqe dhe numëron gjithsej 5640 fjalë. Meqë kohë të gjatë nuk ishte ndërmarrë një gjë e ngjashme, fjalori i Bardhit u përhap me të madhe dhe u ribotua disa herë. Përveç kësaj ishte edhe njëri prej produkteve të para të shtypshkronjës poliglote të kongregatës “de Propaganda Fide” që u themelua më 1626. Kjo shtypshkronjë botoi me një përjashtim gjithçka që u hartua në 140 vjetët e ardhshëm në gjuhën shqipe. Ajo pra ka rëndësi jashtëzakonisht të madhe për historinë e kulturës shqiptare.

Përjashtim i vetëm që sapo u zu ngoje ishte “Cuneus Prophetarum de Christo Salvatore mundi et eius evangelica veritate”, i cili u botua më 1685 në Padovë. Hartuesi i kësaj vepre të parë origjinale të letërsisë shqiptare ishte Pjetër Bogdani, shqiptar nga Kosova.”

Mjafton edhe kaq, më tepër për lexuesit se sa për autorin në përgënjeshtrim, sepse Buroviçi nga natyra është i pajisur me instinktin e maçokut që të mos bjerë në shpinë, por vetëm në këmbë!
Unë nuk di se kujt i është kushtuar kjo vjershë, por meqë Kapllan Resuli-Buroviçi e ka fyer Rexhep Bunjakun dhe familjen e tij, besohet t’ia ketë kushtuar Kapllanit alias Kallushit alias Makushit alias Kurrkushit:

Rexhep Bunjaku

LEVARASHI

Ish Ilir u konvertua në latin
latini u bë prozelit bizantin
bizantini levarash turkoman
e tash komunohaxhi laraman
Konvertit latin
prozelit bizantin
levarash turkoman
komunohaxhi laraman
E tradhtoi Diellin kumir
përqafoi Krishtin e mirë
Muhamedin mendjedëlirë
edhe Marksin shpirtdelir
I lindur i lirë në Iliri
rritur e edukuar në shkijeni
i majmur e mëkojuar me raki
duke bërë gjumë në rehati
I frymëzuar me dredhi
qyqari, zuzari e tradhtari
kurrë s’ka ditur për burrëri
bujari dhe as trimëri
I molepsur me tradhti
mefistofel zemërzi
kurrizthyer e shpirtzi
mëkatar dhe faqezi
Shiti besën edhe fenë
shiti kombin dhe atdhenë
vëlla e motër babë e nënë
gjuhën, vatrën dhe Arbërinë

Prishtinë, 2 shkurt 2002

Pseudo shkenca në shërbim të demonizimit të një kombi


(Mendimi politik sërb për shqiptarët dhe Shqipërinë)

“Dhuna verbale gjithmonë i paraprin dhunës fizike”, Alber Kamy


Nga Valon Kurtishi

Marrëdhëniet në mes të kombeve/kulturave të ndryshme në periudha të caktuara historike janë shpeshherë peng i imazhit për tjetrin që zbulohet/imagjinohet, përpunohet dhe në fund edhe publikohet në forma të ndryshme nga politika zyrtare, rrethet shkencore, mediat apo në përgjithësi nga i quajturi “opinion publik” i një shoqërie të caktuar. I ngjashëm është rasti edhe me imazhin që është krijuar për kombin tonë nga ana e mendimtarëve të ndryshëm ballkanikë që në përgjithësi ngjajnë të jenë të kombësive sërbe e greke.

Që në të kaluarën më të largët historike për të përmendur vetëm kronistët e ndryshëm bizantinë, e veçanërisht në periudhën e vlimeve të fuqishme politike në Europën juglindore gjatë shekujve XIX dhe XX, një numër i madh i historianëve, antropologëve, politikanëve, publicistëve, udhëpërshkruesve, gjuhëtarëve grekë dhe sërbë kanë shkruar vepra të veçanta apo kanë përmendur në vepra të tjera shqiptarët dhe Shqipërinë. Janë trajtuar në këto vepra gjuha, kultura, origjina, karakteristikat antropologjike, etnopsikologjia, territori, religjioni, në përgjithësi çdo gjë shqiptare.

Dhe këto shkrime kanë në të shumtën e rasteve konotacione shumë negative për popullin tonë dhe kulturën shumë të pasur shekullore të tij. Këto shkrime në shumicën e tyre karakterizohen nga një rrymë e theksuar e shovinizmit, mosdurimit etnik, superioritetit kombëtar apo edhe urrejtjes racore për kombin tonë. Ky mosdurim ndaj etnisë tonë në shkrimet e këtyre autorëve ka marrë shpeshherë ngjyrime raciste të ngjashme me përshkrimet që autorë të ndryshëm të shkollës raciste në qytetërimin perëndimor u kanë bërë popullsive me ngjyrë të xhunglave të kontinentit afrikan në shekullin e XIX.

Në këto libra historikë, gjeografikë, politikë, demografikë, udhëpërshkrues, gjuhësorë, artistikë etj, falsifikohet rëndë e vërteta shkencore mbi të kaluarën, të tashmen dhe mbi prospektet për të ardhmen e kombit tonë dhe marrëdhënieve të tij me kombet fqinjë sllavë dhe grekë. Në këto vepra falsifikohet rëndë dhe tentohet që të ngatërohet duke plasuar teza nga më të çuditshmet dhe fantastiket vetë etnogjeneza e kombit shqiptar (si ajo e prejardhjes shqiptare nga Albania e Kaukazit p.sh).

Manipulohet në lidhje me kalimin e elementit etnik ilir në atë arbër në mesjetën e hershme; në lidhje më kulturën iliro-arbërore të komanit; në lidhje me shtrirjen gjeografike të etnisë shqiptare në mesjetë; në lidhje me përkatësinë kulturore të shqiptarëve të asaj kohe; në lidhje me migrimet apo shpërnguljet e shqiptarëve në drejtim të veriut apo jugut sipas presioneve të ndryshme historike; në lidhje me periudhën e sundimit bizantin dhe bashkëpunimin e popujve ballkanikë në luftën e tyre të përbashkët kundër sunduesve bizantinë; në lidhje me depërtimin e osmanëve aziatikë në territoret ballkanike dhe shqiptare dhe luftën e përbashkët të popujve ballkanikë kundër këtij depërtimi e më vonë edhe përpjekjet për të organizuar kryengritje të përbashkëta kundër sunduesve otomanë; në lidhje me raportet etnike dhe fetare të rajoneve periferike të kombeve sërbe, shqiptare, bullgare dhe greke gjatë pesë shekujve të sundimit otoman; në lidhje me veprimtarinë e fuqive të mëdha dhe aleancat e hapura apo sekrete të tyre me kombe të caktuara ballkanikë; në lidhje me rivalitetet dhe armiqësitë e fuqive të mëdha për çështje të ndryshme ballkanike; në lidhje me periudhën e krizës lindore dhe largimit gradual të pushtuesit osmanë nga Ballkani; në lidhje me luftërat për liri apo kryengritjet sërbe dhe më vonë greke për çlirim kombëtar dhe pjesëmarjen e kontributin shqiptar sidomos në kryengritjen greke të viteve 1820/1825; në lidhje me shtetformimin grek dhe sërb respektivisht; në lidhje me përkatësinë etnike dhe fetare të popullsive në teritoret në të cilat formohen shteti grek dhe ai sërb përkatësisht; në lidhje me paqen e Shën Stefanit, kongresin e Berlinit, luftën e parë dhe luftën e dytë ballkanike; formimin e shtetit të vogël shqiptar dhe copëtimin e territorit të madh të banuar me shqiptarë etnikë në Ballkanin perëndimor; luftën e parë botërore dhe ndryshimet e Versajës pas kësaj; periudhën mbretërore, masakrat, reformat agrare dhe shpërnguljet e detyrueshme të popullsisë shqiptare nga Jugosllavia dhe Greqia drejt Azisë së vogël; marrëveshjet “xhentëlmene” dhe konventat turko-jugosllave dhe greko-turke për shkatërrimin e kombit shqiptar në Ballkan dhe zhdukjen e tij në shkretëtirat e Azisë së vogël; në lidhje me luftën e dytë botërore dhe regullimet territoriale të asaj kohe dhe me rirregullimet politike, territoriale dhe etnike pas luftës së dytë botërore; gjenocidet e ndryshme dhe shpërnguljet e sërishme të shqiptarëve nga Greqia veriore dhe Jugosllavia jugore në këtë periudhë kohore; e deri në shkatërimin e federatës jugosllave, agresionet sërbe në Ballkan gjatë viteve 90, ndryshimet politike dhe territoriale deri në pavarësimin e Kosovës e pas saj deri në ditët tona.
Duke njohur gjuhën e ish okupatorit sërb, këtu do të përmendim vetëm disa vepra të shkruara në këtë gjuhë të cilat kemi mundur ti gjejmë dhe lexojmë si të plota apo në pjesë të caktuara. Veprat e kësaj natyre të shkruara nga autorë grekë dhe turq nuk kemi mundur ti konsultojmë shkaku i mosnjohjes së këtyre gjuhëve.


Shqiptarët në shkrimet sërbe janë përmendur nga autorë më të hershëm sërbë, por elementi shqiptar mer një rëndësi të veçantë politike në veprën monumentale të nacionalizmit agresiv sërb me titull “Naçertanie”, të shkruar nga ministri i brendshëm sërb i asaj kohe, Ilija Grashanin (1812-1874) më 1844 dhe të publikuar në vitin 1897. Në këtë program nacional, autori paraqet idetë e tij për drejtimin që duhet të marë politika sërbe në lidhje me zgjerimin e shtetit sërb drejt veriut, perëndimit dhe jugut. Në këtë tekst për herë të parë populli shqiptar paraqitet si faktor në gadishullin ballkanik me të cilin Sërbia duhet të përballet në të ardhmen sidomos në lidhje me përkatësinë administrative të teritorit të Sanxhakut të Novi Pazarit, fushës së Kosovës, rafshit të Dukagjinit dhe Maqedonisë së Vardarit. Një vepër tjetër interesante ku shqiptarët janë temë e veçantë studimi është edhe libri me titull “Kosovo, opis zemlje i naroda”, e konsullit sërb në Prishtinë e Manastir dhe shkrimtarit të njohur, Branisllav Nushiq (1864-1938). Nushiqi, i cili sipas të gjitha gjasave duhet të ketë qenë me origjinë shqiptare ose arumune ka përsëritur në këtë vepër falsifikatet e njëjta në lidhje karakterin historik sërb të “Stara Sërbias” (Kosovës) dhe në lidhje me pozitën e padurueshme të sërbëve të atyshëm të cilët vuajnë “nën terrorin e arnautëve të egër”. Terrorit “arnaut kundër popullsisë lokale sërbe në Perandorinë turke” dhe “lëvizjes arnaute gjatë luftërave sërbo-turke” i ka rënë në shkrimet e tij më tepër se kushdo tjetër, Jovan Haxhivasiljeviqi.
Antropologu dhe gjeografi i madh sërb dhe ballkanik Jovan Cvijiq (1865-1927), në veprën e tij kapitale “Osnove za geografiju i geologiju Makedonije i Stare Srbije”, I-III, 1906, 1911, përtej meritave shkencore ka formuluar edhe disa teori absurde dhe shumë joshkencore si ajo në lidhje me popullsinë shqiptare të Kosovës dhe Shqipërisë së veriut e cila sipas tij duke qenë në të kaluarën e saj e krishterë paska qenë me origjjinë sërbe. Kjo është teza e njohur e “arnautashëve” ose sërbëve të islamizuar e të shqiptarizuar të Malit të zi, Kosovës dhe Shqipërisë së veriut gjatë okupimit otoman, e cila është përdorur aq shumë në propagandën e mëvonshme shoviniste kundër shqiptarëve. Kësaj teze i kanë bërë jehonë në shkrimet e tyre dy autorë që kanë shkruar për gjoja “zgjerimin e arnautëve në tokat sërbe të Sërbisë së vjetër”: Rista Nikoliq e veçanërisht Jovan M. Tomiq me librin e tij antishkencor, “O arnautima u Staroj Srbiji”,1913.

Në vitet 1903 dhe 1912 poeti i njohur Milan Rakiq (1876-1938) boton koleksionet me poemat e tij. Në dy nga këto poema ai e shpreh qartë urrejtjen e tij kundërshqiptare dhe falsifikimin e ngjarjeve të caktuara historike. Kështu te “Na Gazi Mestanu”, i këndohet gjoja lavdisë së humbur sërbe duke e përvetësuar krejtësisht për kauzën sërbe betejën e përbashkët të popujve ballkanikë kundër depërtimit osman më 1389, kurse te “Simonida” autori ndryshon faktet kur akuzon shqiptarët si autorë të aktit vandal që kreu ushtria bullgare gjatë luftës së parë botërore duke gëryer sytë e mbretëreshës sërbe Simonida në ikonën kushtuar saj në manastirin e Graçanicës afër Prishtinës.

Vlladan Gjorgjeviq (1844-1930), një kryeministër sërb me origjinë arumune i quajtur për këtë arsye edhe “cincar”, ka botuar më 1913 librin, “Arnauti i velike sile”, ku në terma të pabesueshëm racistë për kohën shqiptarët i quan qenie barbare me një karakteristikë trupore të ndryshme nga kombet tjera ballkanike që “u varet nga prapa si bisht”. Këtë vepër madje e ka botuar së pari në gjuhën frënge në Paris të dedikuar për opinionin europian të kohës i cili me siguri është tronditur nga kjo mënyrë e të karakterizuarit të një popullsie të lashtë europiane si shqiptarët. Më 1913 botohet edhe vepra “Albanski problem i Srbija i Austro Ugarska”, nga autori tjetër Stojan Protiq (1857-1923), ku ai në terma shumë tinzarë dhe absurd krijimin e shtetit të pavarur shqiptar e përshkruan si vepër të shtetit austrohungarez të drejtuar kundër interesave nacionale të Sërbisë dhe Greqisë.

Pas formimit të shtetit të cunguar shqiptar dhe mbetjes së një numri të madh të shqiptarëve nën sundimin jugosllav e grek, energjia e akumuluar negative e mendimit politik sërb koncentrohet drejt minimit të pavarësisë së Shqipërisë si dhe drejt falsifikimit të historisë, demonizimit dhe planifikimit për zhdukje totale të popullsisë shqiptare nga territoret nën sundimin e tyre. Të kësaj periudhe kohore janë librat e Kosta N. Kostiq e sidomos vepra interesante e botuar në Beograd më 1922, “Nasi novi gradovi na jugu”, ku shqiptarët edhepse nuk sulmohen në mënyrë direkte në terma racistë, prapëseprapë historia e qyteteve shqiptare që me ndarjen e vitit 1912 i takuan shtetit sërb paraqitet duke e anashkaluar krejtësisht prezencën e elementit etnik shqiptar në to. Publicisti Milosh Crnjanski (1893-1977), në veprën e tij , “Seobe”, 1929, e vajton tragjedinë sërbe të migrimeve e largimeve në masë nga Kosova duke e ritur në përmasa të pabesueshme këtë tragjedi si dhe numrin e serbëve të larguar në të ashtuquajturën “Velika seoba” apo në migrimet e mëvonshme të tyre. Ngjashëm edhe Jovan Duçiq (1871-1943) në vjershat e tij shpreh pikëpamje krejtësisht të papranueshme për kulturën dhe për popullin shqiptar.

Kulmi i antishqiptarizmit ekstrem shkencor arin në vitet 30 të shekullit të XX kur “Klubi kulturor sërb”, një shoqatë që bashkonte një pjesë të madhe të akademikëve sërbë të kohës filloi të përpilojë elaborate për eliminimin e tërësishëm të shqiptarëve në Jugosllavinë mbretërore të asaj kohe. Një “master-piece” i tillë me titull “Istjerivanje arnauta”, u paraqit në vitin 1937 nga historiani i njohur Vasa Çubrilloviç (1897-1990). Ky ishtë një elaborat në frymën tradicionale të nacionalizmit agresiv fshataresk sllav dhe fundamentalizmit fetar i cili parashihte deri në imtësirat më të vogla mënyrat dhe format më të sigurta sesi do të shkatëroheshin blloqet etnike shqiptare duke i dërguar këta në Anadoll. Madje një marrëveshje e tillë me shtetin turk edhe u nënshkrua dhe filloi të zbatohej, por ishte fillimi i luftës së dytë botërore që i shpëtoi shqiptarët e Jugosllavisë nga zhdukja totale.

I njëjti autor menjëherë pas përfundimit të luftës më 1944 paraqiti një plan të ngjashëm me titull “Manjinski problem u novoj Jugoslaviji”, ku përsëri kërkon që pakicat e mëdha gjermane dhe hungareze në veri dhe ajo shqiptare në jug të deportohen jashtë Jugosllavisë së re socialiste. Nga ana tjetër një numër i diplomatëve sërbë në prag të luftës paraqitën elaboratet e tyre për copëtimin e Shqipërisë së pavarur. Kështu “nobelisti” i mëvonshëm atëherë ambasador Ivo Andriq (1892-1975), përgatiti për MPJ jugosllave më 30.1.1939 një referat, ku propozon ndarjen e Shqipërisë dhe eliminimin e plotë të shqiptarëve që do mbeten brenda Jugosllavisë me anët të deportimit në Azi. Një referat të ngjashëm paraqiti edhe diplomati Ivan Vukotiq. Nga ana tjetër në qytetin malazez të Nikshiqit ku ndodhej si refugjat lufte, ideologu i lëvizjes çetnike sërbe, avokati nga Banjalluka e Bosnjës Stevan Moljeviq (1888-1959), paraqiti më 1941 programin kombëtar të titulluar “Homogena Srbija”, ku përveç territoreve shqiptare tashmë nën sundimin jugosllav për Sërbinë e tij të imagjinuar homogjene e parasheh edhe Shqipërinë e veriut.

Pas luftës së dytë botërore dhe në rrethana të ndryshuara politike antishqiptarizmi në mendimin politik sërb mer forma më të kamufluara por gjithmonë prezente. Në këtë periudhë më së shumti ekspozohet Dobrica Qosiq i cili në vitin 1968 në diskutimin në lidhje me konceptin sundues ideologjik dhe politikën nacionale në Jugosllavi, madje i kundërvihet hapur vijës së PKJ në lidhje federalizimin dhe liberalizimin e vendit për ç’arsye edhe përjashtohet nga partia komuniste jugosllave. Pas vitit 1981 në diskursin politik dhe në median sërbe rikthehen në mënyrë triumfale demonët e së kaluar. Fjalori politik neoçetnik bëhet standart dhe i kudondodhur në opinionin publik sërb, maqedon dhe malazez. Në këtë kohë e në vazhdim deri në ditët e sotme botohen apo shfaqen një numër i madh i artikujve gazetareskë, shkrimeve publicistike, reportazheve televizive, dokumentarëve, filmave, dramave, librave të zhanreve nga më të ndryshmit ku sulmohet rëndë populli shqiptar në gjithë atë që i japin atij një identitet kombëtar. I një rëndësie të veçantë është botimi më 1990 nga ASHA të Sërbisë e përmbledhjes me titull “Serbs and the Albanians in the Twentieth Century”, apo edhe të simpoziumit mbi ilirët dhe shqiptarët ku një numër i arkeologëve të mëdhenj jugosllavë si Fanulla Papazogllu për shembull, i ndryshojnë qëndrimet e mëhershme shkencore të tyre duke mohuar ilirësinë e dardanëve apo duke mjegulluar shqiptarësinë e ilirëve. Një vepër e rëndësishme e kësaj periudhe kohore është “Knjiga o Kosovu” e Dimitrije Bogdanoviqit (1930-1986), e botuar në Beograd më 1986. Qeveria sërbe dora vetë ishte autore e përmbledhjes voluminoze me titull “Albanski terorizam i organizovani kriminal na Kosovu i Metohiju”, e cila u publikua me shumë bujë në Beograd në shtator 2003.

Në periudhën 1980-2009, shquhen me librat dhe me shkrimet e tyre antishqiptare edhe një numër i historianëve e publicistëve të tjerë si i rikthyeri Dobrica Qosiq, Arsa Millatoviq, Gjorgje Jevtiq, Pavle Xheletoviq, Millorad Gjokoviq, Janiçije Popoviq, Janko Vujinoviq, Jovan Pejin, Millosh Antiq, Predrag Pallavestra, Vuk Drashkoviq, Vojisllav Sheshel, Kapllan Buroviq, Millan Mijalkovski, Petar Damjanov, Dejan Luçiç e shumë e shumë të tjerë. Këta me shkrimet e tyre falsifikuese, shoviniste dhe luftënzitëse i frynë zjarit të mosdurimit etnik duke krijuar parakushte për furtunën e mëvonshme gjenocidale sërbe kundër shqiptarëve të Kosovës në veçanti dhe kombit shqiptar nën sundimin jugosllav në përgjithësi. Krijimtaria dhe veprimtaria e tyre i përshtaten plotësisht thënies së filozofit francez Albert Kamy për “dhunën verbale e cila i paraprin dhunës fizike”. Këta varësisht nga periudha historike kur kanë jetuar dhe krijuar, janë përgatitësit dhe frymëzuesit kryesorë të gjenocidit sërb kundër shqiptarëve, boshnjakëve, gjermanëve, kroatëve dhe hungarezëve në ish Jugosllavi. Historia duhet të evidentojë me përpikmëri dhe të arkivojë në arkivin e përjetshëm të turpit gjithë faqet e gënjeshtrave, shpifjeve, fyerjeve raciste, dezinformateve dhe falsifikimeve monstruoze të këtyre autorëve sërbë. Është detyrë historike dhe emergjente e shkencës shqiptare që të evidentojë me seriozitetin dhe pedantërinë më të madhe të mundshme gjithë volumin e stërmadh të faqeve të shkruara në gjuhët sërbe, greke, maqedonase, malazeze e turke kundër popullit shqiptar. Evidentimi i shkrimeve antishqiptare në gjuhën greke është veçanërisht i domosdoshëm pasi numri i tyre është ndoshta më i madh se ai e shkrimeve sërbe. Njëjtë siç duhet të evidentojë dhe popullarizojë me seriozitetin maksimal shkrimet reale, neutrale dhe progresiste të Dimitrije Tucoviqit, Kosta Novakoviqit, Dushan Popoviqit apo Aleksa Bogosavleviqit. Popujt e civilizuar kanë mbamendje historike, kanë memorie historike, kanë botëshikimin (Weltanschauung-un) e tyre origjinal për të kaluarën dhe të tashmen e tyre kombëtare. Popujt e civilizuar falin por kurrë nuk harojnë.

Meritat e Akademikut Resuli janë të veçanta për shumë popuj të Ballkanit, e për popullin shqiptar në veçanti.

Anton MINXALLI

etleva51@hotmail.com



Me datën 10 prill 2010, në sajtin sërb në emigracion GLAS DIJASPORE (http://dijaspora.wordpress.com), akademiku, prof. dr. Kapllan Resuli boton studimin e tij DOKUMENTIRANO POREKLO ALBANACA (= Origjina e dokumentuar e shqiptarëve), me të cilin ngrihet kundër akademikëve sërbë, në mënyrë të veçantë kundër dr. Jovan I. Deretiq-it, që pretendon se shqiptarët u dukën për herë të parë në Balkan në vitin 1043, falë sërbit Gjorgje Manijak – duka i Durrësit, që gjoja i paska sjellë nga Siçilia (Italia) si mercenarë të ushtrisë së tij, me të cilën ka shkuar kundër Bizantit. 


Në vijim J.I.Deretiq pretendon se cari i Serbisë Dobroslav I Vojislav u paska lejuar shqiptarëve të vendoseshin në krahinën „e tij“ Raban, nga janë shpërndarë më vonë anë e kënd Shqipërisë e Ballkanit.


 Sipas akademikëve sërbë shqiptarët na qenkan një pjesë e albanëve të Kaukazit, të cilët na i paskan shpërngulur e sjellë në Siçili arabët.

Akademiku Resuli ngrihet kundër kësaj hipoteze të Deretiqit dhe të akademikëve sërbë, duke parashtruar dokumenta, fakte e argumeta shkencorë dhe tejet bindës se hipoteza e akademikëve sërbë nuk qëndron.


Ja argumenti i tij Nr. 1: „Gjuha e albanëve të Kaukazit ka qenë e grupit KENTUM, ndërsa gjuha shqipe ka qenë dhe është e grupit SATEM. Një popull me karakteristikën gjuhësore satem nuk mund të jetë as vëlla, se jo më edhe bir i një populli të grupit kentum, në rast se më parë nuk ka pësuar ndërrimin e substratit të gjuhës së vet. Të gjithë albanologët e botës, bile dhe vetë ata shqiptarë, vërtetojnë që kjo gjuhë nuk ka pësuar asnjëfarë ndryshimi të substratit. Për rrjedhim, shqiptarët nuk kanë asnjëfarë lidhjesh gjenealogjike me albanët e Kaukazit“.


Në vijim Akademiku Resuli thotë se kjo është e mjaftueshme për çdo shkencëtar, po për njerëzit e zakonshëm, për t’ua bërë më të thjeshtë e më të kuptueshëm problemin, ai rreshton edhe nëndë argumenta të tjerë.


Për të rrëzuar hipotezën e akademikëve sërbë, Akademiku Resuli bazohet fuqimisht tek zbulimet shkencore të albanologëve të mirënjohur botërorë, siç janë, ndër të tjerë, akademikët, prof. dr. Gustav Majer, prof. dr. Norbert Jokël, prof. dr. Gustav Weigand, prof. dr. Wiliam Tomachek, prof. dr. V.Pârvan, prof. dr. S.Puškariu, prof. dr. Hans Krahe. Ai mbështetet fuqimisht edhe në zbulimet e albanologëve më të mëdhenj e të mirënjohur shqiptarë, të akademikëve prof. dr. Eqrem Çabej, Aleks Buda, Shaban Demiraj e plot të tjerë. Sigurisht, mbështetet edhe në studimet dhe zbulimet e tija personale.


Argumentat e Akademikut Resuli janë të një natyre të tillë që akademikët sërbë (të helmuar me titizëm!) sot e kësaj dite nuk marrin guxim as për t’i përmendur, se jo më edhe për t’i kundërshtuar. Duke i kaluar në heshtje, ata mendojnë se do të harrohen dhe se, në këtë mënyrë, do të munden të vazhdojnë me pretendimet e tyre antishkencore.


E theksojmë se studimin e tij Akademiku Resuli e ka shkruar qysh me kohë dhe, poashtu qysh me kohë, ua ka dërguar medijave sërbe, sajteve dhe organeve të ndryshme të shtypit, po askush nuk ka pranuar t’ia botonte. Sa për shembull po përmendim sajtin sërb me redaksi në Beograd SERBSKA DIJASPORA, si dhe gazetën e Beogradit TABLOID.


E theksojmë se disa shtëpia botuese të Serbisë, që kishin marrë mbi vete botimin e veprave të Akademikut Resuli në gjuhën sërbe dhe angleze, menjëherë pas botimit të studimit të tij të përmendut e njoftuan se heqin dorë nga ajo ndërmarrje për arsye se „u mungokan mjetet finansiare“.


Është me vend të theksohet gjithashtu se forcat e errëta të shoqërisë shqiptare, sapo doli Akademiku Resuli prej burgut të Burrelit, në shërbim të atyre që e kishin arrestuar plotësisht të pafajshëm si dhe të vetë klikës së Josip Broz Titos, e satanizuan me shpifjet e falsifikimet e tyre, me gënjeshtrat dhe intrigat më të ndyra e më pa precedan në historinë e njerëzimit, sa që ja mohuan edhe emrin e arsimin e lartë, se lere gradat shkencore dhe titullin akademik, ndonëse e dinin shumë mirë se Akademiku Resuli jo vetëm që ishte dy herë i diplomuar (në Shkup e në Tiranë), por edhe ANËTAR NDERI i Akademisë së Shkencave të Intelektualëve Shqiptarë, me seli në Stamboll. Ata e kanë akuzuar dhe vazhdojnë ta akuzojnë sikur Akademiku Resuli na qenka zëdhënës i akademikëve sërbë, edhe pse e dinë shumë mirë se Akademiku Resuli jo vetëm që nuk ka qenë kurrë zëdhenës i antishkencës serbo-jugosllave, po përkundrazi, u është kundërvënë qysh me kohë, duke mbrojtur të vërtetën shkencore ashtu siç është dhe, në këtë hulli, edhe të vërtetën mbi shqiptarët në përgjithësi dhe mbi ata të eks Jugosllavisë në veçanti.


Meritat e Akademikut Resuli janë të veçanta për shumë popuj të Ballkanit, e për popullin shqiptar në veçanti. 



Ato sa vjen e po shtohen, me gjithë luftën më të egër që i është bërë e vazhdon t’i bëhet nga forcar e errëta të shoqërisë shqiptare, sa që edhe institucioni shkencor Association française des etydes sur les Balkans shpreh botërisht, përmes mediave, habinë: „Etant donné que les Albanais du CDB rendent beaucoup hommage à des personnalités, je voudrais que l’on rendent à ce grand homme Kapllan Resuli, qui a sacrifié sa vie pour la recherche…Kapllan Resuli est Mandela d’Albanie.“

Studimin në fjalë „Origjina e dokumentuar e shqiptarëve“, që akoma nuk është botuar shqip, se edhe organet e shtypit dhe sajtet shqiptare vazhdojnë ta luftojnë, Akademiku Resuli e ka futur në librin e tij të ri, që tashmë gjindet në shtyp.
Është koha e fundit që t’u jepet fund ndjekjeve e persekutimeve të akademikut, prof. dr. Kapllan Resuli dhe t’i njihen meritat e sakrificat si shkrimtar sui generis (autor i të famëshmit roman TRADHËTIA, të cilit këto ditë, nga Shtëpia Botuese e Prishtinës „Dija“ iu bë botimi i pestë, që e pamë dhe e blemë në Panairin e Librit në Tiranë!), si shkenëtar par excellence (që tashmë e ka njohur bota anë e kënd!) dhe si luftëtar e hero i jashtëzakonshëm në frontin për liri e demokraci (në eks-Jugosllavi, Shqipëri, Ballkan, Evropë e në botë!), me çka i ka kontribuar popullit shqiptar sa dhe si askush tjetër, në të njejtën kohë edhe duke sakrifikuar – poashtu – sa dhe si askush tjetër.

Kapllan Resuli: Gradat e mija shkencore dhe titulli akademik




Prof.Dr . KAPLLAN RESULIakademik Kapllan Resuli: Gradat e mija shkencore dhe titulli akademikGRADAT E MIJA SHKENCORE DHE TITULLI AKADEMIK




E nderuara Redaksi,
Siç shoh nga komentat e botuar në sajtin tuaj, komentatorët janë të interesuar për të ditur nga i kam gradat shkencore profesor edoktor, si dhe titullin akademik. Sa për dijeni këtë interesim e kanë treguar edhe shumë të tjerë. Shkrimtari enverist Naum Priftiedhe ka shkruar për këtë gjë në shtypin e Tiranës, kuptohet – ashtu siç e kanë instruktuar. Siç shihet edhe në sajtin tuaj, për këtë gjë na paska shkruar edhe Kadri Osmani, shkrimtar antienverist, që dikur e ka hyjnizuar Kapllan Resulin, po që kur e ka marrë vesh se nuk jam ai që mendonte ai, u tërbua dhe – lexuesit e këtij sajti tani e dinë se ç’ka trilluar e shkruar kundër meje.
Që të mos e zgjas, ja fotokopia e letrës zyrtare të presidentit të Akademisë së Shkencave dhe të Arteve, zotëri prof. dr. Skënder Rizaj, me të cilën më ka vënë në dijeni se si shkrimtar më kanë shpallur ANËTAR NDERI të Asaj Akademie, kurse si filolog më kanë kooptuar për anëtar të zakonshëm. Si të tillë më kanë ngarkuar edhe detyrën e Sekretarit të Seksionit të Gjuhës dhe të Letërsisë Shqipe të Asaj Akademie. Si sekretar, në bazë të statutit, jam edhe zëvendës i parë i presidentit të Akademisë në fjalë. Në të gjitha detyrat i shoqëruar me gradat profesor dhe doktor.



Prof. Dr. Kapllan RESULI 206x300 Kapllan Resuli: Gradat e mija shkencore dhe titulli akademik






















Këtë gjë mund ta shihni edhe në revistën zyrtare të Asaj Akademike SHKENCAT DHE ARTET SHQIPTAREViti I, Nr. 1-4, Prishtinë-Istanbul-Tiranë 1993, ku është botuar ORGANIKA E ASAJ AKADEMIKE dhe qart thuhet se, si sekretar i Seksionit të përmendur jam edhe zëvendës-president i Asaj Akademie.
Sa për dijeni: mua më është afruar edhe posti i presidentit të Akademisë së Shkiencave të Shqipërisë (Apo jo o Luan Isufi?!) dhe unë, me një deklaratë që e bëra përmes shtypit, e refuzova atë post.
Ata që ulurijnë kundër meje se nuk qenkam akademik, se nuk i paskam as gradat shkencore të përmendura (Ka të tillë që më mohojnë edhe arsimin e lartë! Apo jo, o Agim Spuzha?!) e dinë shumë mir se gënjejnë. Gënjeshtra ka qenë, është dhe do të mbetet arma e tyre e preferuar kundër meje. E çfarë arme tjetër mund të kenë, kur e vërteta është kundër tyre?!
Po unë u them të gjithëve, edhe atyre që nuk hyjnë në kategorinë e këtyre shqiptarëve mohues të emrit e të personalitetit tim, të veprës e të sakrificës, të vetmohimit tim më të jashtëzakonshëm, por ama që po qëndrojnë më një anë si sehrixhinjë indiferent: Mua nuk më ka bërë akademik, as profesor dhe as doktor, Skënder Rizaj me kolegët e tijë të udhëheqjes së Asaj Akademie. Mua më kanë bërë profesor, doktor dhe akademik veprat e mija, shumë mir të njohura jo vetëm nga shqiptarët, por anë e kënd botës. Si të tillë mua më ka njohur, jo vetëm për akademik, por edhe për famous Albanian dissident and historian, edhe Universiteti i New Yorkut, që edhe m’i ka botuar tezat e mija albanologjike anglisht. Shiheni, se këtë gjë e keni të shpallur edhe në sajtin e Atij Universitetit!
Më ka njohur edhe enciklopedia botërore WIKIPEDIA.
Kohëve të fundit shoh se më paskan futur edhe në WIKIPEDIA-n sërbe, bile edhe në WIKIPEDIA-në shqiptare!
Po është e vërtetë që mua askush nuk më pagon as rrogë dhe as pension. Bile, edhe për shkrimet që po më botohen dita ditës, askush nuk më ka paguar dhe nuk më pagon asnjëfarë honorari, me përjashtim të 500 markave që m’i ka dhënë Ibrahim Kelmendi (për 100.000 kopje të romanit TRADHTIA!) dhe Sali Kabashi 50 franga zviceranë, që m’i ka dhënë për një cikël poezirash të botuara në revinë e tij REPUBLIKA. Për mua rroftë e qoftë populli zviceran, se sikur ai të mos më jepte një kafshatë bukë, për sa u përket „shkieve“ (O Toni!) do të kisha vdekur nga uria.
Këto ditë lexova një artikull, më duket të shkrimtarit Ramiz Kelmeni, ku shkruante për ata që, në Universtetin e Prishtinës e të Tetovës, kanë blerë e blejnë jo vetëm diploma, por edhe grada shkencore, doktor e profesor, bile edhe titullin akademik. Këtyre „shkiet“ (siç shprehet Toni në këtë sajt!) u kanë paguar dhe u pagojnë rroga, honorare të majme dhe pensione. Prandaj mos u habitni që kanë përkrahur klikat social-fashiste në pushtet, duke dalë edhe si jallan shehitër kundër nesh, nëpër sallat e gjyqeve, që na janë kurdisur prej pushtetit me ndihmën e gjithanëshme dhe antiligjore të këtyre akademikëve, profesorave dhe doktorave. Një fjalë e urtë e popullit thotë: qeni leh aty ku hanë!
Ju, që më keni përgojuar e po më përgojoni mar e prapsht, po të ishit me një çik sedër, nder e dinjitet, për këta akademikë, profesora e doktora duhej të interesoheshit nga i kanë gradat e titujt, se edhe „shkiet“ (!) nuk i kanë paguar dhe nuk po i pagojnë me djersën e tyre, por me djersën e popullit, ndoshta edhe me djersën tuaj. Bile – i kanë paguar edhe me gjakun e popullit! Për këta duhej të interesoheshit dhe të pyesnit, e jo për mua, që deri më sot nuk ju kam kushtuar asnjë centim.
Për mua do të ishte e udhës të bëni pyetjen përse këta „shkie“ (që aq shumë e dashkan Kapllan mavrinë! Kadri Osmani thotë për Kapllanin se ishte „mik i Momir Bullatoviqit, që nënkupton se ishte edhe mik i Sllobodan Millosheviqit“!) sot e kësaj dite nuk i japin as një kasolle me kashtë për të futur kokën.
Siç duhet ta dini, akademikëve, profesorave dhe doktorave tuaj (të dashur e të respektuar, të nderuar nga ju, ndoshta pse kanë dalë edhe dëshmitarë nëpër sallat e gjyqeve të kurdisura kundër meje dhe shokëve të mi), jo vetëm që „shkiet“ ua kanë bërë të mundur që me rrogat e honorarët e tyre të ndërtojnë shtëpia, por edhe ua kanë bërë të mundur që edhe të privatizojnë për asgjë banesat shtetërore, kështu që pothuajse të gjithë një shtëpi e kanë në Ulqin dhe një tjetër atje – në Prishtinë. Apo nuk është e vërtetë kjo gjë, o Bahri Brisku?! Në Tiranë Ismail Kadare ka privatizuar dy apartamenta, në një kohë që mua „antienveristët“ në pushtet sot e kësaj dite nuk më japin as banesën që më takon si i persekutuar politik. Apo nuk është kështu, o Sali Berisha?! Ky Sali mavrija edhe kur ishte president i Shqipërisë është marrë me problemin e banesës sime, por – në vend që ta zgjidhte – besoj se u bind që në Shqipëri, edhe si president, ai kishte në duar vetëm çelsat e kashtës. Po, edhe carta bianca-n që të ulurinte se ia ka ngrënë hallvën komunizmit. Ç’është e vërteta, edhe ia ka ngrënë! Bile qysh me kohë dhe me lugën e Enver Hoxhës. Edhe me Enver Hoxhën, ashtu – së bashku, duke rrahur gjoksin për të vetmit marksist-leninista në botë! Në pritje që të ngrihet nga varri mësuesi dhe udhëheqësi i tyre shpirtëror Josif Visarionoviç Stalini, kështu po luhet cic-mici, or BALLIST, në të gjitha vendet ish „socialliste“.
Kaq për gradat e mija shkencore dhe titullin akademik. Kush do të dijë hollësira të tjera, të lexojë veprën time SHPALLJE, botuar në revinë YLBERI Viti VII, Nr. 10, Gjenevë, dhjetor 1999, f. 24-25.
Prof. Dr. Kapllan RESULI – akademik


Prof.dr. Eshref Ymeri :Në gjurmët e një emisioni me një kryekomunist

image
                             Prof.dr. Eshref Ymeri

Në kuadrin e fushatës zgjedhore për vendoret e 08 majit, në mbrëmjen e 22 prillit 2011, në studion e TV as, gazetarja e mirënjohur zonja Eni Vasili, kishte ftuar Kryetarin e Partisë Komuniste të Shqipërisë, ish-kandidatin e kësaj partie për Kryetar Bashkie të Tiranës, zotin Hysni Milloshi.

Nuk e quaj me vend të futem në hollësitë e atij emisioni, i cili, fare rastësisht, përputhej edhe me 141-vjetorin e lindjes së Vladimir Iliç Leninit.

Këtu dëshiroj të ndalem vetëm në përgjigjen e zotit Milloshi ndaj një ndërhyrjeje me shumë vend të zonjës Vasili. Në bisedë e sipër, zonja Vasili i tha zotit Milloshi se në kohën e komunizmit janë bërë shumë vrasje.

   HYSNI MILLOSHI

Në përgjigjen e vet, zoti Milloshi u mundua t’i minimizonte vrasjet në fjalë, duke deklaruar se ishin vrarë ata që kishin bërë krime gjatë luftës dhe në vitet e para pas luftës.

 Madje zoti Milloshi iu drejtua zonjës Vasili me një kundërpyetje: “Ku janë krimet e tjera?” Këtu nuk është vendi të ndalem në vrasjet e shumta që enverizmi kreu në radhët e popullit shqiptar gjatë 46 vjetëve të sundimit të tij të egër.

Ato vrasje dhe në tërësi të gjitha krimet e tij, janë të evidentuara në dokumentacionin mjaft të pasur të shoqatave të të përndjekurve politikë, në rojtinat e Ministrisë së Brendshme dhe në stendat e Muzeut Kombëtar.

 Këtu dëshiroj të ndalem në ato vrasje, dëshmitar i të cilave ka qenë mbarë populli shqiptar, vrasje këto, që kanë qenë tepër të prekshme për çdo individ me vetëdije kombëtare.

 Vrasja me armën e urisë Gjatë luftës komunizmi enverian, një hibrid bastard ky i komunizmit titist, i pati premtuar popullit shqiptar, se pas çlirimit të vendit, kur komunistët të merrnin pushtetin, njerëzit do të hanin me lugë të florinjtë.

 Në të vërtetë, komunizmi enverian, me të marrë pushtetin pas 28 nëntorit të vitit 1944, mbarë popullin e vuri në një dietë të paparë ndonjëherë në historinë e tij shumëshekullore.

 Vendosja e sistemit të triskëtimit dëshmoi në praktikë se sa mjeshtër të mashtrimit kishin qenë komunistët enverianë për atë punën e lugës së florinjtë.

 Gjatë kohës së sistemit të triskëtimit, i cili u hoq në vitin 1959, popullit shqiptar iu desh të përballonte prova shumë të rënda për sigurimin e mbijetesës së vet.

Ato ishin vitet e shtrëngimit të rripit deri atje ku nuk mbante më. Asokohe, qeveria amerikane, duke qenë e mirinformuar për situatën e rëndë ekonomike që po përballonte populli shqiptar, në vitin 1955, me ndërhyrjen e drejtpërdrejtë të Presidentit Ajzenhauer (Eisenhower), vendosi t’i dhuronte atij ca ndima me ushqime që arrinin në masën deri në 850 mijë dollarë.

 Në atë periudhë, diktatori Enver Hoxha e kishte lidhur Shqipërinë pas qerres së Bashkimit Sovjetik. Prandaj ato ndihmat amerikane “refuzohen me përbuzje nga Moska, gjashtë orë para se të refuzoheshin nga qeveria e Tiranës”. (Citohet sipas: Idriz Lamaj. “Komiteti Kombëtar Shqipëria e Lirë”. New York - 2000, f. 35).

 Në gazetën “New York Times” të datës 16 mars 1955, është botuar një letër që Hasan Dosti i drejtonte kryeredaktorit të saj lidhur me ndihmat në fjalë. Në atë letër, ndër të tjera, ai theksonte: “…

Qeveria shqiptare, si kurdoherë e pamëshirshme për vuajtjet e popullit, e refuzoi këtë gjest të miqësisë amerikane. Shpresoj se lexuesit e gazetës The New York Times nuk do të mungojnë të shënojnë këtë provë me rëndësi të madhe të çnjerëzimit komunist…” (po aty, f. 35-36) Ato ndihma “ishin dërguar me anije në bregdetin adriatik, afër ujërave territoriale të Shqipërisë. Pasi ato nuk i pranoi Shqipëria, iu dhuruan Jugosllavisë.

Titoja mezi priste t’i merrte ndihmat, duke thënë se “nuk ka rëndësi a më lavdëron mua apo Amerikën populli kur të ketë barkun e ngopur”. Kjo shprehje e Titos zuri vend në shumë gazeta të kohës…” (po aty, f. 36). Pra, uria ishte një armë e tmerrshme që popullin e vriste dalëngadalë dhe si pa u kuptuar.

 Kjo ishte një vrasje masive, e cila kuotat e saj më të larta i njohu gjatë viteve ’80 të shekullit të kaluar, kur rreziku i degjenerimit gjenetik të popullit shqiptar, sidomos të fëmijëve dhe të brezit të ri, ishte bërë kërcënues, për shkak të mungesës së yndyrnave dhe të proteinave në ushqimin e tij të përditshëm.

 Situata ekonomike skandaloze e viteve ’80 i vuri vulën përfundimisht natyrës kriminale të komunizmit enverian. Ajo qe bilanci më kuptimplotë i asaj diktature të egër, e cila fundin e vet të turpshëm në dhjetor të vitit 1990, kishte filluar ta përgatiste me duart e veta që të nesërmen e 28 nëntorit të vitit 1944. Në gjuhën shqipe ne kemi një fjalë të urtë shumë të bukur:

“Notari duket në të dalë”. Dhe “notari komunist enverian”, në dhjetor të vitit 1990, “garën” e vet 46-vjeçare, në sytë e popullit shqiptar, e mbylli me dështim të plotë, duke lënë pas një popull të vrarë nga uria dhe një tufë kriminelësh kryekomunistë, të mbyllur brenda bllokut famëkeq, të rrethuar me ushtarë të armatosur deri në dhëmbë.

 Artin e vrasjes me anë të urisë, si një mjet të pamëshirshëm të rraskapitjes së ngadaltë të një populli të tërë, Enver Hoxha e ka pas zotëruar në përsosmëri. Se një popull të uritur është shumë më lehtë për ta sunduar. Një publicist mjaft i njohur tregon: “Në një situatë emergjence, Lezha kishte mbetur pa bukë. Përmbytjet e mëdha e kishin bërë të pamundur furnizimin.

Sekretari i parë i atëhershëm, Seit Bushati, për të shpëtuar popullin, kishte përdorur rezervat e shtetit, në kundërshtim me ligjet që thoshin se “ato mund të preken vetëm me urdhër nga lart”. Kur e merr vesh “Enveri ynë”, e thërret dhe i bën gjëmën, a thua se ai i gjori sekretar kishte bërë ndonjë krim që kishte shpëtuar popullin nga uria që po e kërcënonte me vdekje”. (Citohet sipas: Andon Dede. “Dialogje me të tjerët dhe me vetveten. Shkrime pa censurë”. Shtëpia Botuese “Globus R”. Tiranë 2010, f. 152).

 Vrasja e vetëdijes kombëtare Komunistët enverianë, sapo morëm fuqinë, në themel të kursit të tyre politik vendosën internacionalizmin proletar, i cili u shndërrua në ideologji sunduese gjatë tërë kohës së qëndrimit të tyre në pushtet. Kjo ideologji paradoksale rezultoi kobëndjellëse për fatet e mbarë kombit shqiptar në Gadishullin Ballkanik.

 Në vitin 1944, kur Partia Komuniste e Shqipërisë hipi në pushtet, kishin kaluar vetëm 31 vjet që nga viti 1913, kur shovinizmi evropian kishte copëtuar trojet tona etnike, për të kënaqur epshet shoviniste të sllavogrekëve.

Në këto kushte, komunistët enverianë, në vend që në themel të orientimit të tyre politik, të vendosnin ideologjinë kombëtare dhe të ngrinin zërin për padrejtësinë e madhe që i ishte bërë kombit shqiptar, ata, përkundrazi, e lidhën vendin tonë pas qerres së sllavizmit, armikut shekullor të kombit tonë.

Braktisja e ideologjisë kombëtare, që solli si pasojë vrasjen e vetëdijes kombëtare u konkretizua në disa drejtime:

 Së pari, në heshtjen tërësore për tragjizmin që Evropa i kishte shkaktuar kombit tonë, heshtje kjo që u respektua me nje vijimësi shembullore në të gjitha forumet ndërkombëtare, aq më tepër kur Shqipëria, që prej vitit 1955, ishte anëtare me të drejta të plota e Organizatës së Kombeve të Bashkuara.

Breza të tërë politikanësh dhe diplomatësh të huaj, gjatë 46 vjetëve, nga goja e përfaqësuesve shqiptarë, nuk dëgjuan as edhe një fjalë të vetme se në Gadishullin Ballkanik ekzistonte një çështje kombëtare shqiptare dhe që trojet tona etnike vazhdonin të kullonin gjak matanë kufijve zyrtarë të Shqipërisë Londineze.

 Së dyti, në mohimin konkret brenda vendit të çështjes sonë kombëtare, e cila asnjëherë nuk e gjeti pasqyrimin e vet në tekstet e historisë dhe të gjeografisë së Shqipërisë për shkollat tona. Kësisoj në radhët e brezit të ri erdhi e u krijua bindja se Shqipëri na qenkej vetëm kjo ngastër prej 28 mijë kilometrash katrorë që i kishte shpëtuar thikës së kasapëve evropianë falë ndërhyrjes së Presidentit Uillson në Konferencën e Paqes në Paris në vitin 1919.

 Prandaj edhe brenda vendit, breza të tërë të rinjsh, nga politika zyrtare e komunistëve enverianë, nuk e mësuan dot kurrë të vërtetën për sakatimin e trojeve tona etnike dhe për fatin e vëllezërve tanë që mbetën nën sundimin e shovinistëve fqinj.

 Së treti, në qëndrimin ndaj popullit shqiptar të Kosovës dhe të trojeve të tjera etnike që lëngonte nën sundimin e shovinizmit serbomadh.

 Shovinistët serbomëdhenj, në kushtet e krijuara pas pushtimit të Shqipërisë nga Italia fashiste më 1939 dhe të Jugosllavisë prej trupave hitleriane në prill të vitit 1941, filluan të shqetësoheshin për faktin se forcat nacionaliste shqiptare, në kuadrin e luftës kundër fashizmit, do të kërkonin edhe zgjidhjen e çështjes kombëtare shqiptare, përmes ribashkimit të trojeve tona etnike të përtej kufirit me atdheun amë.

Prandaj ata nxituan të dërgonin në Shqipëri emisarët e vet për themelimin e Partisë Komuniste Shqiptare, e cila do t’u shërbente atyre me shumë besnikëri për ngrirjen e zgjidhjes së çështjes sonë kombëtare. Për arritjen e këtij qëllimi, atyre u duhej të gjenin dhe të vendosnin në krye të kësaj partie një njeri besnik, të cilin e pikasën në figurën e Enver Hoxhës, si një njeri ky që përfaqësonte në vetvete një bastard të kulluar, të zhveshur tërësisht nga çdolloj morali kombëtar.

Për të qenë konkret se cili ishte Enver Hoxha, këtu lexuesve të respektuar dëshiroj t’u citoj fjalët e bashkëqytetarit të tij, nga fisi i nderuar i Kokalarëve, intelektualit të shquar Muntaz Kokalari, i cili shkruante se Shqipëria e gjorë “ka rënë në duart e një njeriu të përbindshëm, tinëzar, hakmarrës, inatçi, dinak, megaloman, egoist që i do njerëzit nën vete, kumarxhi, gënjeshtar, që edhe kur qe jashtë për studime nuk dha asnjë provim, mbeti pas kabareve, kazinove etj. Fëlliqi botën me borxhe. Ne intelektualët gjirokastritë ia dimë të gjitha dhe sa i vlen lëkura, prandaj kërkon të na asgjësojë...” (Citohet sipas: Ylldije Sulka. “Fytyra e vërtetë e Enver Hoxhës”.

Marrë nga faqja e internetit. 15 korrik 2010). Gjatë luftës antifashiste, emisarët jugosllavë morën situatën në dorë dhe Partinë Komuniste të Shqipërisë e vunë nën këmbë Në këto kushte, nacionalistët shqiptarë kërkuan bashkërendimin e përpjekjeve me komunistët enverianë, për të vënë në rrugën e zgjidhjes çështjen e ribashkimit të Kosovës me atdheun amë.

 Si rezultat i përpjekjeve të tyre, u organizua Konferenca e Mukjes, e cila doli me një rezolutë të përbashkët për zgjidhjen e çështjes së Kosovës. Por kur rezoluta në fjalë ra në duart e Miladin Popoviçit, ky, pasi e lexoi, e bëri shuk dhe ia përplasi fort në fytyrë Enver Hoxhës.

Dhe Enver “trimi” uli bishtin para “agait” të Beogradit, tamam si ndonjë qen i rrahur. Kjo skenë e turpshme për dinjitetin tonë kombëtar, zhvillohej në fshatin Panarit të Korçës. Pas hedhjes poshtë të rezolutës së Mukjes, me nxitjen e emisarëve jugosllavë, në radhët e Partisë Komuniste të Shqipërisë fillon një fushatë e shfrenuar urrejtjeje kundër popullit shqiptar të Kosovës. Intelektuali i shquar Kosovar, Prof.dr. Rexhep Krasniqi (1906-2000) kujton: “Menjëherë pas prishjes së marrëveshjes së Mukjes, gusht 1943, Partia Komuniste e Shqipërisë, sigurisht me shtyrjen e organizatorëve të saj jugosllavë, filloi një fushatë të ashpër propagandistike dhe vëllavrasjeje, sidomos kundër anëtarëve të Ballit Kombëtar, Njëkohësisht, komunistët organizojnë një fushatë të gjerë pëshpëritjesh dhe në shtypin e tyre kundër Kosovës dhe kosovarëve, me qëllim të kalkuluar për të diskredituar idenë e Shqipërisë Etnike, me të cilën Balli Kombëtar kishte fituar një plus në popull…

U vunë në qarkullim gjithfarë shpifjesh të ndyra, si, bie fjala, kosovarët janë një masë injorante që kishin për të rrezikuar ekuilibrin e përbërjes së popullsisë shtetërore shqiptare, se ata janë katila, vrasin rininë tonë të pafajshme, çnderojnë vajzat tona, plaçkisin tregtarët dhe fshatarët e njëmijë të zeza të tjera”. (Citohet sipas: Idriz Lamaj. “Xhafer Deva në dritën e letrave të veta dhe zbulesa të tjera të mërgatës”. New York - 2002, f. 29-30).

 Gjithë këtë arsenal shpifjesh kundër popullit shqiptar të Kosovës, Partia Komuniste e Shqipërisë dhe personalisht krimineli Enver Hoxha, e kishin huazuar nga rojtinat shekullore të shovinizmit serbomadh. Kjo fushatë shpifjesh kundër vëllezërve tanë kosovarë, që pati nisur në vitet e luftës, vazhdoi në heshtje po me të njëjtin intensitet edhe gjatë sundimit gati gjysmëshekullor të komunizmit enverian.

Prandaj edhe të gjithë vëllezërit tanë kosovarë që kalonin kufirin, për t’i shpëtuar egërsisë së shtypjes serbe, me shpresë se do të gjenin ngrohtësinë e vëllezërve të tyre të gjakut në atdheun amë, komunistët enverianë i kthenin mbrapsht, duke ia dorëzuar në dorë shërbimit sekret serb për t’i torturuar, burgosur apo pushkatuar.

 Një vrasje e tillë e vetëdijes kombëtare i kishte lënë pasojat e veta edhe në radhët e klasës politike të Tiranës që erdhi në pushtet pas shembjes së sistemit komunist. Një dukuri e tillë tragjike u bë tëpër e prekshme në qëndrimin e saj ndaj krimeve të shovinizmit serbomadh kundër Kosovës në fundin e viteve ’90.

Në vend që të organizonte mbarë popullin shqiptar të Shqipërisë Londineze në demonstrata të fuqishme dhe të pandërprera kundër shovinizmit serbomadh, klasa në fjalë zgjodhi rrugën e heshtjes së pahijshme, çka vërtetoi fare shkoqur se ajo kishte mbetur trashëgimtare e mendësisë enveriste në qëndrimin ndaj vëllezërve tanë kosovarë.

 Komunizmi enverian e kishte vrarë aq rëndë vetëdijen kombëtare të popullit shqiptar, saqë ky e kishte humbur ndjenjën e vetorganizimit për t’u ngritur në demonstrata të fuqishme në mbrojtje të Kosovës nga krimet barbare të shovinizmit serbomadh dhe për t’i bërë sfidë të hapur klasës politike të Tiranës.

 Vrasja e vetëdijes kombëtare të popullit shqiptar është manifestuar në mungesën e vetorganizimit edhe kundër lëshimeve që klasa politike e Tiranës i ka bërë dhe vazhdon t’i bëjë shovinizmit të leckosur grekomadh, në dëm të interesave tona kombëtare. Së katërti, në mohimin e çështjes çame. Ashtu si çështjes së Kosovës, edhe çështjes çame, komunizmi enverian i vuri përsipër gurin e rëndë të heshtjes së madhe.

Për ta quajtur të mbyllur çështjen çame, shteti komunist i Enver Hoxhës, çamët e shpërngulur me dhunë drejt Shqipërisë Londineze, i detyroi të merrnin shtetësi shqiptare. Qëndrimi i pakuptimtë i komunizmit enverian ndaj kësaj çështjeje madhore të kombit shqiptar, erdhi e mori nota edhe më paradoksale pas pranimit të Shqipërisë për vendosjen e marrëdhënieve diplomatike me Greqinë në vitin 1971, pa kërkuar si një nga parakushtet kryesore njohjen e çështjes çame.

 Ky ishte një lëshim shumë i rëndë që Enver Hoxha i bëri shovinizmit grekomadh, në dëm të interesave tona kombëtare. Ky qëndrim i Enver Hoxhës nuk mund të vlerësohet ndryshe, veçse si vrasje e pastër e çështjes çame që ishte pjesë e vrasjes së vetëdijes kombëtare.

 Vrasja e vetëdijes kombëtare ishte po aq e rëndë, sa edhe vrasja fizike e kundërshtarëve të regjimit komunist. Por, me sa duket, vrasja e vetëdijes kombëtare, të cilën Enver Hoxha e realizoi shkallë-shkallë përmes ideologjisë së internacionalizmit proletar, ndodhej jashtë këndvështrimit të zotit Hysni Milloshi.

Prandaj zgjerimin e këndvështrimit të zotit Milloshi në këtë pikë, duhej ta kishte bërë oponenti që zonja Vasili kishte ftuar përballë tij.

 Ky oponent ishte zoti Mustafa Nano. Ky zoti Nano është pothuajse i ftuar i përhershëm i zonjës Vasili në studion e saj, përballë përfaqësuesve të shumicës qeverisëse.

 E kam ndjekur zotin Nano në një emision kur kishte përballë zotin Ylli Manjani. Në një rast, në debat e sipër, ai iu drejtuar zotit Manjani, duke përdorur një leksik tepër vulgar në adresë të zotit Rama dhe të zotit Meta. Më 25 shkurt 2011, kur kishte përballë zotin Artan Hoxha, ai iu turr këtij të fundit po me të njëjtin leksik të pahijshëm, duke fyer rëndë zëvendëssekretarin e shtetit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, zotin Xhejms Steinberg (James Steinberg), i cili asokohe bëri një vizitë në vendin tonë.

Po në atë emision, arsenalin e vulgaritetit të vet, zoti Nano e pasuroi edhe më shumë me një fyerje shumë të rëndë që lëshoi në adresë të ish-Presidentit Bush (i riu).

Mirë do të kishte qenë që zonja Vasili të ndërhynte dhe t’i tregonte vendin zotit Nano për atë fyerje të rëndë që i bëhej jo vetëm elektoratit amerikan, por edhe banorëve të thjeshtë të qytetit të Fushë-Krujës, të cilët më 10 qershor 2007, Presidentin Bush e pritën me një përzemërsi të jashtëzakonshme.

Aq më tepër kur Presidenti Bush ishte edhe arkitekti i vërtetë i shpalljes së pavarësisë së Kosovës. Për sa më sipër, nuk ishte aspak e udhës që përballë kryekomunistit Milloshi, që është historian, të ulej një njeri që nuk rrezaton kulturë, që fyen me një leksik vulgar jo vetëm figura të huaja, të nderuara për kombin shqiptar, por edhe masën e gjerë të teleshikuesve të këtij kanali të informimit masiv.

 Përballë zotit Milloshi duhej të ulej një historian, specialist i periudhës së sundimit të egër 46-vjeçar të komunizmit enverian. Santa Barbara, Kaliforni 14 maj 2011

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar që editohet nga njëfarë ekstremisti dhe terroristi antishqiptar nga Shkodra, m...