Agjencioni floripress.blogspot.com

2011/05/25

Aurel Plasari: Ja cilat janë faktet e pabotuara ndonjëherë për Skënderbeun





Aurel Plasari


Në këtë intervistë Aurel Plasari tregon se si ishte heroi ynë kombëtar Skënderbeu në përfytyrimin e tij dhe se si e imagjinon ai pas hulumtimeve të bëra gjatë një kohe prej 15 vitesh punë studimore. Ai tregon fakte interesante dhe të pa zbuluara ndonjëherë duke u bazuar në dokumente konkrete. Po kështu ai sqaron se kush ishte arsyeja kryesore për fillimin e një pune kërkimore në lidhje me figurën e heroit tonë kombëtar. Ai shpjegon arsyen për të cilën iu desh të ndryshonte titullin që më parë ai e kishte mendar ndryshe. Po kështu  tregon se si e ka përjetuar personazhin në fjalë gjatë kohës që ai hulumtonte për të.Aurel Plasari është një ndër studiuesit më të njohur të letrave shqipe. Ai është autor i disa librave ndër të cilët përmendim: Dhjete dite qe nuk tronditen boten – 2001, Don Kishoti zbret në Shqipëri – 1990, Fenomeni Voskopoje - 2000, Fishta i dashuruari – 1996, Kuteli midis të gjallëve dhe të vdekurve – 1995, Vija e Teodosit rishfaqet – 1995 etj. dhe së fundi, i njërit prej studimeve më të zgjeruara e më serioze mbi heroin tonë kombëtar Gjergj Kastrioti Skënderbeu. Studimi në fjalë përbën një libër të vëllimshëm, me titull  “Skënderbeu, një histori politike” ku figura e njërit prej simboleve më të fuqishme të shqiptarëve ndriçohet me fakte dhe koncepte të reja duke na zbuluar anë mjaft interesante të saj.

Si ka qenë përfytyrimi juaj për heroin tonë kombëtarë Skënderbeun para se të fillonit të mendonit të punonit për këtë libër?

Ka qenë përfytyrimi që merrnim në shkollë dhe mandej kanë qenë nga leximet që merrnim nga autorët e huaj të Kotulos të Françesk Palit nga autorë italianë të vjetër e të rinj. Kureshtja e madhe ka qenë për Biemin për dyshimin e tij falsifikatorë ose jo. Pra ka qenë një përshtypje le të themi e përgjithshme e formuar me disa kate përpara se të lindte ideja për një libër ose për një punim. 

Dhe kur jeni ndjerë mendërisht dhe intelektualisht i lirë për t’i hyrë këtij studimi?

Jam ndjerë i detyruar në një kohë kur besoj se do të ketë qenë 94- 95 kur në Shqipëri është shfaqur një lloj debati  për figurën e Skënderbeut një debat që  mua më është dukur nga njëra anë artificiale dhe nga ana tjetër shqetësues ajo ka qenë shtysa për të marrë pjesë në debat për t’ju përgjigjur disa tezave të debatit gjithsesi për të kontribuar, nuk e mendoja një punë kaq të gjatë dhe te vështirë e mendoja një punë shumë më të lehtë që mund të bëhej brenda një viti ose  dy. Gjatë hulumtimit rezultoi që faktet ishin shumë më të mëdha dhe më të shumta në numër dhe figura ishte mjaft më e madhe dhe më e rëndësishme nga ajo sa e paramendoja unë.

Skënderbeu është një figurë e legjendës dhe e historisë. Çfarë pluhuri i “florinjtë” i ka rënë atij prej kohës dhe çfarë pluhuri i zi që duhet ç’pluhurosur për ta nxjerrë atë siç ka qenë?

Unë mendoj se për një pjesë të  rëndësishme të autorëve të huaj të albanologëve Skënderbeu është përshkruar mirë ose rezulton mirë prej tyre, madje që ne rilindjen evropiane atë që ne e quajmë rilindje fundi i shek XV dhe fillimi i shek XVI gati fill mbas vdekjes së tij. Figurën e tij e kanë kuptuar, edhe shtatin edhe peshën e saj e kanë vlerësuar bashkëkohësit e tij. Sigurisht me një ndryshim, që kjo lloj ruajtje ose ky lloj konservimi dhe vlerësimi i vijueshëm ka qenë karakteristikë për atë pjesë të Evropës që përjetoi rilindjen Evropiane që përjetoi humanizmin dhe pothuajse u shua dhe u fik në rajonin që bënte pjesë në Perandorinë Osmane, ku figura e tij vijonte të paktën nga letrat zyrtare ose kronikanët osman të përfillej si tradhtar, si i pabesë etj. Ndoshta në këtë kuptim ai pati fatin që u transmetua dhe u mbajt i gjallë fillimisht në Evropën e humanizmit ku  Skënderbeu rezultoi një model i parapëlqyeshëm ose i dobishëm për letërsinë humaniste për historiografinë humaniste. Them se ky ka qenë fati i madh ku figura e tij u ruajt me mjetet e tjera si legjenda, miti, kujtimet këngëve popullore. Në profilin tim unë kam zgjedhur  profilin e asaj që e quajmë histori politike kështu e mban dhe nën titullin një “Një histori politike” të themi një disiplinë ose një fushë pothuajse e pa lëvruar në Shqipëria e historiografisë.

Në variantin e parë ju keni pasur një ide për t’i vënë si titull një simbol fetar simbol krishterimi siç është kryqi “ Skënderbeu si kryqtar” dhe keni ardhur pastaj te “Skënderbeu, një histori politike” keni ndryshuar mendësi gjatë studimit apo në vetëdijen tuaj gjatë studimit dhe për ta krijuar portretin e tij kështu?

Mbas vitesh pune vetë personazhi tregoi diçka tjetër, që i tejkalonte kufijtë e përfshirjes në luftë për mbrojtjen e fesë. Sigurisht se mbrojtja e fesë ishte një nga elementët krahas mbrojtjes së zotërimeve, të themi të autoritetit, të nderit, të klasës. Në fazën e dytë të punës u qartësova ku ishte një figurë që e kapërcen atë të kryqtarit sikundër e kapërceu dhe Janosh Huniadi dhe në mjaft raste afrohet me humanistët e mëdhenj italian të Firences shpesh me skepticizmin që shpreh ndaj kishës dhe ndaj priftërinjve. Jam përpjekur të shpjegoj se antiklerikalizmi i tij në ato momente zhgënjimi nuk duhet ngatërruar me ndonjë lloj ateizmi apo paragjykimi kundër fesë. Ndoshta vonimi dhe zgjatja e punës ka qenë fat që në punën e sipër ka arritur vet puna që të ma kthjellojë dhe të ma bëjë më të qartë figurën e tij.

Ka pasur disa periudha ndriçimi të figurës së Skënderbeut fjala vjen si periudha e artë e rilindjes kombëtare, por ka qenë disi i vëngërt në periudhën e diktaturës komuniste. Çfarë i kanë bërë figurës së tij këto lloj vështrimesh të cilat janë injektuar në opinionin publik?

Rilindja kombëtare është përpjekur të përdorë për të mbërritur qëllimet e veta tej mase fisnike dhe gjithsesi një figurë kur e përdor për diçka nuk bënë historiografi me të. Rilindja deri diku i vuri dhe atë përkrenaren në kokë. Ajo nuk është përkrenare që vihet në kokë është simbolike që mbahet në një nga gravurat italiane të Firences, pra mbahet diku në krah anash, kush e sheh edhe ne muze ajo nuk mund të nxër edhe një kokë fëmije ndërsa portretet që kanë ardhur nga koha e Skënderbeut dhe rilindjes evropiane është me një shenjë tjetër shumë më të rëndësishme beretën e aristokratit, të patricit venedikas sepse kishte një titull të tillë që e gëzonte nga senati i republikës së Venedikut. Dhe ajo ishte një shenjë dalluese aristokratizmi që që sikur konstatohet në vitin e fundit e mori dhe i biri,  është një habi e madhe që e mori në një moshë 13-vjeçare ku vet aristokracia e Venedikut ai grup shumë i ngushtë aristokracie që qarkullonte pushtetin midis tyre dhe aristokracisë e gëzonin në bazë të ligjeve të republikës vetëm me tu bërë 20 vjeç. Pra ka qenë një rast ekstremist përjashtimor mënyra se si e kanë pritur Kastriotin e vogël 13 vjeçar adoleshent për nga shpenzimet që kanë bërë ku lexohen dhe në dokumentet që unë i kam riprodhuar, veshjet me purpur dhe të praruara më ar. Ai dilte i shoqëruar nga Pal Engjëlli pra nga një Kryepeshkop dhe i jepej titulli i barabartë me titullin e fisnikërisë të atit dhe madje i jepej dhe një titull i komandantit. Mund të arsyetojmë që ishin tituj oferta virtuale për ta tërhequr për ta bindur Skënderbeun, për ta mbajtur pranë për t’i dhënë garanci në të cilat unë kam shtuar dhe një element shumë interesant edhe një pallat në Venedikun e atëhershëm. Dokumentet e atëhershëm tregojnë se është pallati i Gjergj Kastriotit i njohur si Skënderbe princi i Arbërisë. Siç duket edhe duke parashikuar edhe rastin më të keq përveç anijes që e priste gjithmonë në Rodon në rastin më të keq, ai kishte kërkuar garancitë edhe për mundësitë e një strehimi. Pra mbajtja e tij në veshje kishte për karakteristikë kryeberetën venedikase të aristokracisë të Patricit, e cila në portretet me ngjyra nuk rezulton qartë, po duhet të ketë pasur patjetër edhe ndonjë pupël. Janë disa portrete bardhë e zi ku duket edhe pupla ndërsa njëra nga shpatat është e kuptueshme, kurse përkrenarja janë mjete dhe simbole parade. Te ne edhe kur është bërë një debat për shpatat jo përdorte këtë, jo s’përdorte atë, kanë harruar se figura si Skënderbeu Komandant të mëdhenj në rangun princërve etj. nuk kishin një shpatë ose dy po kishin salla të tëra me armë ishin trofe, armë zbukurimi, ishin dhurata etj. Përkrenarja sigurisht duhet të ketë qenë diçka unikale e punuar posaçërisht për të. Nga ana tjetër për historiografinë zyrtare ajo veshja artificiale ka pas të bëjë me pikëpamjet e deformuara klasore për ta nxjerrë si një udhëheqës fshatarësie. Prijësi i fshatarëve në luftë, që mbronte të drejtat e klasës së fshatarëve madje fatkeqësisht e ka pas inponuar dhe Fan Noli me ato pikëpamjet e tij pak të skajshme të materializmit historik.  

E kemi njohur Skënderbeun si dashnorë të lirisë, por  në studimin tuaj me kaq vlerë i mbështetur në dokumente autentike historike që kanë rëndësinë e tyre jo vetëm për ta bërë reale një luftëtarë një udhëheqës të zakonshëm dhe të jashtëzakonshëm njëkohësisht. Por kemi folur se ai në legjendat njihet ndryshe dhe në librin tuaj ai vjen si një udhëheqës konkret real. Sa është “dashnor i lirisë” dhe i dinjitetit të vet, të fisit dhe principatës së vet dhe të bashkimit të principatave të tjera?

Mbrojtës i lirisë sikurse kuptohej në atë kohë, për një aristokrat një përfaqësues të një niveli më të lartë të sundimtarëve të asaj kohe është një element jetik ruajtja e kësaj lirie. Libri në kapitullin e parë ka një kapitull të gjatë ku unë jam përpjekur të përshkruaj si lindin familjet e mëdha të Arbërisë, si dalin nga Bizanti, si shkëputen, pjesën e rëndësishme që kanë arbrit në despotatin e Epirit. Pra jam përpjekur të shpjegoj se si ngrihen familjet e mëdha dhe si lindin dinastët, se si formohen dinastitë e topiajve, të balëshve, të muzakve etj. Siç kam shpjeguar se këta vërtet nuk arritën të shkonin drejt një shteti të përbashkët të formuar as dhe të drejtën e një konfederate, por dhe në Evropë proceset kështu ndodhnin në bazë të copëzimit feudal. Vinte koha e bashkimit e unifikimit monarkik. Në këtë proces ishte dhe Arbëria dhe këtë proces e filloi dhe Skënderbeu që i shkaktoi dhe rivalitete, xhelozitë ndonjëherë dhe tradhtitë nga prijësit e tjerë nga dinastët e vegjël me të cilët rrethohej. Dhe duhet të themi se pikërisht  këtë proces ndaloi  dhe frenoi pushtimi osman. Kjo është më e rëndësishmja sepse procesi ishte në rrugë e sipër. Çfarë janë fjala vjen përpjekjet e balëshve që bëjnë dy ose tre krushqi me topijat. Topijat, që bëjnë dy ose tre krushqi me aranitët. Aranitët, që bëjnë krushqi me muzakët. Krushqi të tilla ishin çështje politike dhe jo si themi sot “ra në dashuri” ishin aleanca të tilla politike për të shtënë një nga  familjet dinastike që të përmblidhte gjithë pushtetin në duart e veta me krushqinë në radhë të parë në rastet e mira dhe në rastin e keq me luftëra, po këto janë luftërat e egra shumë që u zhvilluan midis balshëve dhe topiajve ku nuk arrinin ti kompozonin nëpërmjet krushqive. Gjergj Kastrioti Skënderbeu është mjaft i rëndësishëm në një histori politike për tu treguar edhe për tu përshkruar  me të dhënat që argumentojnë pikërisht përpjekjet e tij me unifikim. Duke e pasur këtë mundësi që i vinte nga trashëgimia nga familja e tij e një rangu mjaftë lartë, i kam përmendur me hollësi traktatet e të atit të tij me Raguzën me Venedikun nga pozicioni që fitoi si kryekomandant kjo pasi shkalla e aristokratizmit në atë kohë varej dhe nga shkalla e të përfshirit në luftë. Ky është rezultati ose konkluzioni në një histori politike të Skënderbeut këtë besoj  se e kam pasur synim në pjesën e fundit të historisë së tij dhe është një nga situatat që e meritonte të shpjegohej sa më mirë dhe të nxirrej në pah sepse edhe nëse nuk ia arriti, në histori nuk kanë rëndësi vetëm arritjet, ka rëndësi përpjekja për të arritur diçka.

Pak më parë ju thatë se lufta i ngrinte familjet e mëdha dhe po kështu i ulte në qoftë se ato nuk merrnin pjesë në të. Shqiptarët dhe temperamenti psikologjia e tyre, sa ka ndikuar në këtë politikëbërje të Skënderbeut dhe ku ndryshon kjo figurë me prijësit e tjerë evropianë?

E shumta e specialistëve të Bizantit pranonin se në Bizant nuk ekzistonin marrëdhënie të mirëfilli feudale tipike si në Evropën perëndimorë. Nëse në  rajonin e Evropën juglindore filluan të inplantoheshin marrëdhënie të tilla të feudalitetit perëndimor evropian kjo ka ndodhur në Arbëri kryesisht. Jo se Arbrit ishin më të zgjuar, më të lidhur me Evropën, por ishin në bregun, ku lidhet me Evropën dhe ku Evropa, pjesë tjetër perëndimi, hynte e dilte. Dhe historianë si Jorgasi, Hamer etj. vënë në dukje se nëse këto feudalitete të modelit perëndimor u inplantuan në  ballkan këto u inplantuan nëpërmjet Arbërisë. Kjo do të thotë se zona ku ne jetojmë i njohu këto marrëdhënie kur Bizanti nuk i njihte dhe këto marrëdhënie kanë disa parime të thjeshta që mbretërit ose perandorët kishin nevojë për aleatë në luftëra dhe ky ishte mekanizmi bazë i lindjes së feudalitetit. Ekzistonte detyrimi që t’i shkoje në luftë sovranit. Ky ishte një  mekanizëm që funksiononte në këtë mënyrë dhe  vazhdimisht dhe mund të themi se 10 ose 50 vasalëve që mund të kishte një perandor, fuqizohej ai që ofronte gjithnjë fuqi ushtarake më të madhe sepse në mesjetë konfliktet zgjidheshin më së shumti me gjuhën e armëve dhe jo me gjuhën e ligjit. Edhe në rastin e të atit të Skënderbeut, pavarësisht se nuk kemi të bëjmë me marrëdhënie mirëfilli të vasalitetit mund të gjykohet nga marrëveshjet që mund të lidhte ai nga çitadinanca, i jepte Venedikut trupat që ai i ofronte. Kuptohet që një marrëdhënie e tillë e përshtatur e adaptuar lidhej me fuqinë e tij ushtarake. Mund të thuhet në mënyrë të prerë  dhe të vërtetuar nga dokumentet se kastriotët ishin së paku një nga dy familjet më të rëndësishme të Arbërisë në marrëdhënie me pjesën tjetër të Evropës. 

Ç’guxim ju ka shtyrë që të radhiteni në një  areal studiuesish historianësh dhe të shquar që janë marrë me këtë figurë kaq të rëndëishme jo vetëm shqiptare?

Nuk e parashikoja se do më kushtonte një punë 15-vjeçare një punë të tillë duhet ta kuptojmë me uljet dhe ngritjet e saj siç ndodh ne dhe në çdo krijim tjetër të shkruar edhe në letërsi pra nuk është një proces homogjen e drejtvizor konstant. Them që në një moment të përcaktuar nuk e përcaktoj dot momentin është e kuptueshme dhe duhet ta pranojë që me libra të tillë me figura të tilla autori bie në dashuri me personazhin dhe nganjëherë kur bie në dashuri me personazhin ka kënaqësi që ta zgjasë pak dashurinë sepse mendon se po ta nxjerrë nga dora dhe do më ik. Është një situatë shumë interesante që unë e kam përjetuar.

Në zyrën tuaj të punës ju keni bustin e Skënderbeut, siç e keni menduar në rininë tuaj të hershme është pikërisht busti i bërë prej Odise Paskalit. Si do t’i thoshit atij nëse do të ishte gjallë dhe në kulmin e krijimtarisë së tij ta bënte sot këtë bust pasi keni mbaruar edhe këtë libër.

Po ju them me sinqeritet Odise Paskali do ta bënte pak më ndryshe pa asnjë këshillë timen sepse ka pasur një formim kulturor dhe estetik te jashtëzakonshëm. Kulturën italiane e ka njohur mjaftë mirë ku dhe ai ka studiuar dhe atë që nuk ja lejonin ato kohëra që të bënte një aristokrat me kapelen e Patricit venedikas që kur të kalonte rrugës t’i përkuleshin të tjerët sigurisht se do ta bënte me kënaqësi si një sfidë, por le të shpresojmë që ka artistë të tjerë, ka mjeshtër të tjerë,  që do të joshen nga portrete të kohës së tij  në mos saktësisht të periudhës së tij të periudhës së rilindjes. Sepse dihet që pak a shumë janë të gjithë me atë veshje. Busti që ju vutë re është një dhuratë që ma ka bërë një mik i thjesht. Dua të them se njerëzve  të thjeshtë nuk kam përse tua prish atë vizionin përfytyrimin që kanë për të. Të themi që Skënderbe ka për të gjithë. Ndoshta libri im është pak i rëndë me citimet latinisht me burimet ne gjuhë të huaj, por Skënderbe ka për të gjithë madje unë e mendoj si një lloj dëshire që sikur të kisha mundësi që këtë libër ta përpunoja duke e thjeshtuar në një variant më të thjeshtë popullor edhe nga ana e formatit, në një variant xhepi  të lehtësuar nga citimet. Do ishte kënaqësi të bëja diçka të tillë, pa e ndërruar beretën...(Rrezarta Dhoga)

Shqipnín do ta shpëtojë Zoti!





At Anton Harapi

Tash sa kohe publiku shqiptar ka prite me ndie nji fjale prej meje. Megjithese parashoh se do te kuptohem keq dhe do te komentohem ndoshta edhe mâ keq, due t’i a çoj ne vend dishirin: due t’a thom fjalen t’ême. Por, vall, shka te thom, kurse me fjale jemi ngi? A kemi kund ndonji pune te mbare, pse sa per fjale te bukura nuk jemi ngusht aspak!  

1- Ja, pra, se nji pune e pare u bâ : mbas sa muejesh anarkije, sa te frikeshme aq edhe te rrezikeshme, sot - mire a keq- kemi nji Keshille te Nalte, kemi nji Parlament, kemi nji Qeveri, kemi nji auktoritet shqiptar. Kete veper dikush e shikon me sy te mire e dikush me sy te keq, aq sa edhe miq e dashamire te mij mrrijten me thane: Shka i u desht Pater Antonit me i a hy kesaj pune? Ketyne due t’i u pergjegjem, jo si zyrtár, por si mik, jo per te perligje vehten, por per te ndritun mendimin t’em dhe te tyne. 
Me rrene mendja se nuk ka zog shqiptari qe te mendoje se une e mora kete barre per kulltuk, per interese a per ndonji intrige. Mundet veç me drashte ndokush mos qe ndonji maní e emja qe me shtyni deri ketu. Edhe une po u a vertetoj fjalen dhe po u thom se po : manija e Shqipnis, po, qe ajo qe me vuni dilemen : a me anarkista per te bâ gjak, ase me hjekun dore prej çashtjes kombtare. Dhe mbasi shpirti nuk m’a tha te bâj as njenen, as tjetren, qeshe i shternguem te zgjedhi njenen dysh : a te baj nji marrí tue e pranue kete zyre, ase te tregoj nji dobesi tue u largue. Vendova mâ mire te bâj nji marri : ase - sikurse thone ata shqiptare qe duen te ruhen te paster - desha te komprometohem. 

2- Ja arsyeja per te cilen pranova te marr pjese n’auktoritetin shqiptár : pse nuk mujta t’a shoh Shqipnin n’anarki. Ne kete kohe dhe nder keto rrethana, per né shqiptaret anarkija âsht nji turp dhe nji delikt : po, turp âsht te ngatrrohemi shoq me shoq dhe vete te krijojme Babylonin shqiptare, pa qene te zotet t’i a gjejme fijen lamshit; delikt âsht ne kete moment kaq kritik per boten mbare te vejme per ideal vllavrasjen, permbysjen e katundevet, humbjen e gjâs dhe shkatrrimin e familjevet. Kesaj i thone rrokoll me rrokoll! Pra, m’u dhimbt populli e m’u dhimbt Shqipnija. 

3- Maní ... E po, si kujton Pater Anton Harapi se ai po e shpeton Shqipnin?! ... Jo, zotni! Asnjeni nesh, qe kemi marre zyren e Keshillit te Nalte, nuk e kemi pretenzjonin te mbahemi shpetimtaret e popullit. Dhe atehere, pra? ... Shqipnin do t’a shpetoje Zoti, kurse na i kemi vu vehtes nji misjon: te perpiqemi me te gjitha fuqit per t’a pakesue mjerimin dhe shemtimin shqiptar. Na e kemi ndergjegjen te kjarte se jemi njerez nevoje, d.m.th. se vetem nevoja e kohes na ngrehi ne kete shkamb; as nuk kemi fjale te mdhaja dhe premtime te bukura, por, po mujtem t’i a lehtesojme popullit sado pak ata shka vuen, dhe po mujtem te vejme nji gur sado te vogel per konsolidimin e çashtjes shqiptare, do te jemi te lumtun. 

4- Perveç ketij misjoni, nji tjeter arsye e forte me shtyni t’a baj kete hap : Qaje, Zot, te keqen - thashe me vehte - si mos me u gjetun ne Shqipni burra te zotet, qe te marrin pergjegjsi publike dhe te flijojne vehten per kolektivitetin?! Mospranimi i bashkepunimit ne kete rase - me e shikue holle - per mue do te kishte qene nji spekulacion : une, i grishun botnisht te jap kontributin t’em per çashtjen e kombit dhe per ndihmen e popullit, mâ pare do t’anojshem te ruej kryet dhe prestigjin t’em personal, se sa me rrezigue vehten per çashtjen e perbashket. Anishka - thashe - rrofte populli edhe pa mue, rrofte Shqipnija! 

5- Edhe komunistavet due t’u a tham nji fjale , por kjarte e shkurt. Une jam i bindun se pak jane ata shqiptare, te cilet vertet e kuptojne doktrinen komuniste, por, tashmâ te gjithe po e shohin dhe po e njohin organizaten dhe vepren komuniste ne Shqipni. Kjo âsht vertete, e kjo don me thâne se gadi te gjithe komunistat shqiptare veprojne me krye ne thes pa dijte shka bâjne dhe per shka veprojne. Por, po thone se e kane per Shqipni, e vetem per Shqipni. Une due t’u besoj, por ky dallim midis doktrines komuniste dhe vepres komuniste me formen kombtare - sikurse i kam ndigjue une dhe vete tue dishmue organizatoret komunista — mue me ban me dyshue per sinqeritetin e kesaj rryme shqiptare: Pse, vall, komunistat veshen e ngjeshen me zellin atdhetar, kurse atyne mbi te gjitha u intereson doktrina dhe jo atdheu? Masat terroristike, mandej, vllavrasja, lidhnija e ngushte deri ne dependence te plote prej dores se huej, dhe perdorimi i çdo mjeti per qellim, nuk i lâne vend dyshimit. More, me kobure ne gjoks nuk bâhet kush as vllá, as shoq, por ja skllav, ja mizuer apo hypokrit. Gjithemone tue rrenue, nuk ndertohet. 
Porse, mbas gjase, komunizmi sot nder ne e ka lâne m’anash doktrinen dhe don te justifikohet me vepren politike atdhetare. Kjo per mue âsht nji kontrast. Nuk due te bjerri kohe tue polemizue me komuista, vetem po thom se ketu ne Shqipni palla ne thes nuk hyn. Nuk kemi si t’andrrojme me ngrehe republiken e Platonit, kurse jemi ende ne gjendjen primitive; nuk kemi sot si te kapercejme n’internacionalizem kurse ende nuk e kemi formue si duhet ndergjegjen kombtare. E pse atyne u âsht mbushe mendja se luften e fitojne udheheqesit e se tretes internacjonale, nuk âsht kjo nji arsye, qe na qysh tash t’i a nxjerrim syte shoqishoqit dhe te krijojme hekatomba shqiptare. 
Pater Anton, ti me ate prizmen t’ande a e shef kund Shqipnin? ... Keshtu me shkruente tash se voni nji mik i perzemert: keshtu e dij se me pyet zemra e popullit shqiptar. Ku jemi? Ku vemi? ... Pergjigja duket si te ishte e lehte, por âsht shume e veshtire. Lufta botnore e shtini nder gjire te veta rrembyese edhe Shqipnin. Koloset mâ te mdhejt te botes, si - çe mos mbahet mend kurr - po gjuehen shtjelma dhe po vriten shoq me shoq aq rreptas, sa me u dridhun femija ne zemer te nânes. Çfare politike do te ndjekim tash na mizat e vogla per te shpetue? Kush thote se i vetmi shpetim per né, âsht te vehemi me luftue krahas me njenin a me tjetrin vigan, kurse une mendoj, se e vetemja rruge shpetimi âsht, te ruhemi, mos te marrim ndonji shtjelm andej a kendej, prej njenit a prej tjetrit, dhe te bâhemi te paqenun : te hupim pa shenje, pa duke. Ja, ne dy fjale politika per ne ne kete kohe: t’a ruejme vehten moralisht dhe materjalisht sa mâ te bashkuem dhe sa mâ te fuqishem, gati per çdo eventualitet. 
Sa per politiken e mbrendshme, une jam i bindun se gjindemi ne nji kaos mendimi dhe ne nji kontrast flagrant veprimi; dhe po te vijojme ne kete rruge, do t’i a bâjme vorrin vehtes, do t’i a vejme kazmen Shqipnis. Ja, edhe se per ç’arsye: 

1- Disorjentimi i yne ne mendim dhe ne pune, fill çon ne vend planet e anmiqvet, te cilet duen me na pa te humbun. Qe sod: sa kapadají, aq rryma e aq parti! 

2- Demoralizimi i yne ka vojte ke s’vé mâ: ne njenen ane, aq e kemi humbe besimin ne shoqishoqin, sa ne mendje te shumkuj âsht hjeke mundesija e altruizmit dhe e miresis shoqnore. N’anen tjeter na ka ra zemra ne bark: gadi te thuejsh e kemi bjerre ndergjegjen dhe besimin ne vetvehte si kolektivitet; mandej edhe sot, qe per ne âsht jeta a vdekja si komb e si shtet, gjithenji vijojme ne shpine te Shqipnis, te bâjme spekulacjone, te krijojme partí, te ndjekin krahinarizem, fanatizem, akraballek, dhe - mâ teper se kurrgjâ - t’i hjekim politike njeni tjetrit. Shpirti i shqiptarit njitash mâ duket se âsht lodhe pernjimend. Puna ka vojte ne te, dhe nuk ka tjeter, por njena dysh: a te bashkuem, a te mbaruem. 

3- Reaksjoni nacionalist, aq per t’u levdue ne moshen e ré, nisi me te vertete me nji ideal, por mjerisht degjeneroi ne pasjon, i cili e verboi aq keqas, sa kemi sy dhe nuk shohim, kemi mendje dhe nuk bindemi se vllavrasja, qe dita me dite po merr perpjestime dhe menyre aq te tmerrshme, ajo âsht rrenimi i yne fizik, moral, ekonomik dhe politik. 

T’i nxjerrim syt shoqishoqit, t’i presim veshe e hunde, t’a sakatojme kambesh e dueresh, t’a dhunoje shqiptari shqiptarin ne menyren mâ barbare, keta nuk jane zakone shqiptaresh; as nuk âsht ideal e nacjonalizem, por âsht egersi, degjenerim, turp dhe faqe e zeze. Patem fillue me nji poezi dhe po mbarojme me nji tragjedi, sa me i u dhimbte gurit e drunit. Nuk âsht dita sot te likuidojme fajet e fajtoret; sot na duhet te bâjme nji pune te vetme: te shpetojme kapitalin e pare, qe âsht Shqipnija dhe populli. Fajtoret mjaft t’i paralizojme qe mos te jene te damshem e mandej neser do t’i thrrasim me na dhane arsye. 

4- Rrymet e soçme po bâjne nji gabim te rande: ato po nderlikojne vendin nder idé dhe nder pune. Susheptibiliteti i shumeanshem na bâni te harrojme realitetin e punes, çashtjen kombetare dhe shpetimin e popullit, edhe jemi kapun fyta - fyt dhe po perleshemi per çashtje formash e reformash dhe ende nuk e dijme me siguri ku e kemi Shqipnin dhe kryekreje zihemi per formen shtetnore; ende nuk e dijme si do te perfundoje lufta per Shqipnin t’one, dhe qe me tash duem t’u vejme reforma shqiptarevet. Ja, po mbetemi pa popull, pa fshate, pa troje. Ja, po shpenzojme mija njerezish, miljona pasunish, te gjithe kapitalin moral dhe financjar shqiptar! E po per shka? Jo sigurisht per Shqipni, pse ne kete pike jemi te gjithe njij mendjeje, por vetem pse ne kete kohe, e cila âsht kriza e fundit, duem t’imponojme, kush reformen shoqnore, kush formen shtetnore. Po a te vdekunvet, nji populli te fikun dhe te mbaruem do t’i ndjellim kohen e Arit apo Parrizin Shqiptar?! ... 
Mos druej, djaleri; mos u frigoni udheheqes shqiptare, idealista, a shka jeni a i thoni vehtes! Zot, shpetofte Shqipnija dhe populli, pse une mâ i pari - ju a dhashe besen e Zotit - do t’a qes kushtrimin dhe do te prij per reformen shoqnore, pse tashma e kane pa, edhe miopet shqiptare, se me systemet e deritanishme nuk kemi si te rrojme mâ ne Shqipni. Po nuk na paten mesue dhe çele syte tridhete e sa vjete provash e rreziqesh, as treqind vjete te tjera nuk do te munden me na regje. Veç te shpetojme, pse i gjalli ka derman. 

5- Mbas gjithe se keq, keto jane dame dhe gabime qe shihen e dihen, prandej mund te ndiqen e mund te ndreqen. Une gjej shka t’admiroj edhe nder kundershtare: vendimin e prém, sakrificen e qindresen. Nuk jam me ta as ne parim as ne metode, as per shka bâjne e si bâjne, por atyne disi mund t’u bâhet hallall mbassi luftojne per dishka. Por shka t’u bâjsh gjymsakevet, abstensjonistevet, indiferentevet, shqiptareve te vdekun ne shpirt, te cilet - a prej frige, a prej egoizmi vehtjak qe mos t’i qesin trazim vehtes, ku edhe per t’u mbajtun elite dhe esnafe ne sferen e atyne qe nuk duen te perzihen - e kane vu per ndere e vlere qe mos te deklarohen ne kurrnji menyre as per qeverí e as per anarkí. Keta jane parasitet e Shqipnis; per ta pasiviteti dhe negativiteti jane ideal; nuk duen te vehen ne rrezik as sa te zit e thonit, por te rrojne dhe te gezojne ne shpinen e te tjereve. Dobesi mendore! Dobesi morale! Dobesi shoqnore! Po qe kush per plumb, patjeter keta kishin me qene mâ te paret. 
Ne luften e Waterloo-s i qe paraqitun Napoleonit nji kryetar komuneje, i cili, tue e deklaruem vehten asnjanes, mendoi te justifikohej. Vranje, — tha Napoleoni - venje ne plumb menihere, pse anmikut qe te del perballe i qofte fale, por ky qe rrin i meshefun n’apathin e vet, ky âsht mâ i rrezikshem, pse jo vetem âsht anmik, por edhe spekulator i dobet. 
E mjerisht, shtatedhete perqind te shqiptarevet jane te tille. Si do t’u bâhet? Çonju te vdekun se na mbyten te gjallet! Çou, Vaso Pashe Shkodrani, e qaj, pse nuk paska qene per t’u qa Shqipnija atehere, kur ti me shoket e tú perpiqeshit t’a shpetojshit prej kthetravet te hueja, por sot, por sot me lote gjaku do te dertojme, se shqiptaret me dueret e veta jane tue rrenue kulm e themel: 
O moj Shqipní e mjera Shqipní, 
Kush te ka qitun me krye ne hí ... 

Teper pesimist, Pater Anton, kane per te me thane shume zemra qe ndiejne, na me fjale te tjera paskemi mbarue?! 

Jo. Me te vertete nuk kemi mbarue. Kemi ende kohe. Mjaft te duem se mundemi; mjaft mos te pertojme se dijme; mjaft t’i vehemi sinqerisht, se me sigurí i a dalim. Ja edhe se si: 

1- T’a krijojme nji fuqí morale ne Shqipni. Edhe ne mos gjêjshim nji njeri qe sot t’a pervetesojne te tâne idén, vullnetin dhe perpjekjet e jetes shqiptare, kemi mâ shume se nji asish, te cilet randojne moralisht aq, sa me bâ piken e gravitetit te jetes s’one kombtare. Duhet te besojme ne dikend, te besojme ne vitalitetin shqiptar, te besojme ne fuqín e vullnetit t’one, por te besojme pernjimend. Po nuk i besuem vehtes sa duhet, nuk ka pse te besoje kush ne né. Lypet t’a rindertojme ndergjegjen t’one vehtjake dhe kolektive. 

2- T’a krijojme fuqín shtetnore me nji mobilizim shpirtnuer dhe trupuer te te gjithe shqiptarevet, me nji dishipline te shterngueshme dhe me nji organizim te vertete. 
Ne kambe, ju oficerat! Shka pritni? Shka droni? Shka shtirateni? A sot a kurr, ju te paret per t’a shpetue popullin, per t’a shpetue Shqipnin. Per shka ju rriti, per shka ju mbajti dhe ju pregatiti Shqipnija ne mos per kete dite rreziku? Dam per ju me u strukun si pula te lagta sot, qe tmera dhe potera vlon ane e kand neper viset shqiptare. Kush perveç jush do te prij ne logun e fatosavet? Ky âsht profesjoni i juej, per njikete dite jeni betue; sedra juej nuk do te duroje kurrsesi t’u a kalojne sot varzat e grát ne vendim, ne guxim dhe ne sakrifice. Jam i bindun se me dhete oficera te venduem, por qe kane qitun ceken te vdesin pernjimend, i a vêjme bazat organizates shqiptare. 
Ku jeni, ju zyrtare, qe Shqipnís m’i merrni rrogat dhe i prishni punen, dhe jo vetem punen, por i cenoni edhe ekzistencen? Ku âsht ndergjegja, karakteri dhe prestigji i juej? Si u a jep shpirti te merrni rrogat e Shqipnís, kurse ju dhe askush tjeter, çuet popull e Komb me i u dhimbet gurit e drunit?! ... Mos me qit arsye as shkaqe, ti zyrtar! Detyra per detyre, ky âsht nderi, kjo âsht vlera e njij zyrtari. Te ka kapun friga se po vdes ûni a pushke? Po ti me ate zemer lepuri dhe ate veper te pajete, ti vdeke se vdeke - vdis te pakten ne detyre dhe per detyre! Po t’a kishte kaq fuqí morale secili zyrtar, ja se u bâ organizata dhe fuqija shtetnore. A nuk e ndjen vehten as per kaq? Hesht, pse ti keshtu si e ke bjerre te drejten me qene, e ke bjerre te drejten dhe me fole! ... Por ka edhe nder zyrtare perjashtime. Ka pernjimend njerez detyre, por nuk kane ku me qene, perse nji gúr nuk ban múr. 

3- Te gjitha keto çohen ne vend dhe plotsohen me nji fjale dhe me nji veper te vetme: te sakrifikohemi. Mjaft kemi sakrifikue te tjeret: sot t’i a nisim nga vehtja jone. Ju atdhetare, qe levdoheni se bâni vdekjen per Shqipni, te jeni te zotet te sakrifikoni pikepamjet dhe pasjonet , rrymet dhe idét, oportunitetin dhe komoditetin vehtjak, po deshet t’i shpetojme rrezikut qe na rrin mbi krye. Ketu i due idealistat, udheheqesit, intelektualet: salus rei publicae suprema lex est! Ky âsht imperativi i dites per te gjithe ata qe ndjejne permbrenda si njerez dhe si shqiptare. Shpetimi i çashtjes se perbashket âsht bashkimi, por nuk kemi si te bashkohemi deri sa te mbaje sejcili te veten. Ase kemi sakrifikue pikepamjet t’ona, ase do te sakrifikojme Shqipnin. Kjo âsht sakrifica shpirtnore e vetemja per t’i a mrrijte qellimit. 
Por edhe mos te kujtoje kush - si qe partish, elementash, krahinash - se e bân Shqipnin hajmalí apo privative te veten, pse Shqipnija âsht nji molle e tharbet, sa nuk ka burre qe i ngjet dhambet, pa i u píe keqas; jo qe shqiptari per nji plesht e djege jorganin ... 
Ka, po, ne Shqipni vehtje dhe çeta, qe per hater te çashtjes se perbashket, mbyllin nji sy dhe te dy, dhe bâhen si t’ishin te verbet, shurdhe e te pagoje. Kultura e shpirtit te tyne i shtyn te sakrifikohen, por jo te bâhen budallej; prandej, sidomos ne kete kohe kaq kritike, do t’i ruhemi fort nji gabimi te damshem, qe u bâ ne kohet e kalueme: durimin, karakterin dhe ndergjegjen e atdhetarevet vertè burra, t’i zame ligeshtí dhe mbi te te marrim guxim, pse gjitheshka shkon deri ne nji mase, dhe kur vjen shpirti me dale, atebote as ai fatosi nuk din shka bân ... Te pikon zêmra gjak tue pá symptome dhe tue ndigjue ankime te forta mbi sa ndasí dhe veshtiresí te mdhaja qe deri dje i patem kujtue te kapercyeme!... 
Kush, mandej, don dhe kerkon prej shqiptaresh prap e mâ gjak, mâ shemtim, ai don te na shohe te humbun. Per nji miljon e sa njerez qe jemi, kemi derdhe gjak mjaft; nuk kemi shka te japim mâ teper, veç edhe shpirtin e egzistencen. 
Kushtrim, djaleri; kushtrim, burra te pjekun; qytetas e katundare kushtrim, shqiptare, te ç’do krahine, te ç’do besimi a shkalle shoqnore! 
Leshoni armet, pashi Zotin, pse mjaft gjak âsht derdhun, mjaft shemtim âsht bâ, mjaft futa e zeze âsht vû. Ja, se mija dyeresh u mbyllen me ferre, qinda e qinda votrash mbeten shkret e qyqja po kendon mbi trojet shqiptare. Ndigjoni gjâmet e nânavet, njehsoni lotet e bijavet shqiptare, shikoni ate hije vdekjeje qe âsht shtri mbi familjet t’ona, kundroni se si po humbasim si komb e si shtet dhe, po nuk patet mênde me u kujtue, te keni se paku zêmer me ndie. Te huej po t’ishim shoq me shoq, do t’i dhimbeshim vetvehtes, e jo mâ vllazen njij gjaku dhe njij gjuhe, miq e dashamire e shoke, te cilet i bashkon nji shpirt i vetem, shpirti shqiptar; nji vend, nji zakon, nji interese dhe nji flamur! Me ndie si njerez nuk âsht dobesí, me i u shtrue arsyes nuk âsht ligeshtí, me leshue armet e pasjonit dhe armet e krahut - per te ra ne godi si bijshin burrat motit - nuk âsht mungese gjallnije per Shqiptaret e sodit, por âsht vitalitet dhe fuqí morale, qe tregon fisnikí, urtí e burrní si te paret na e lane trashigim. 
Sod qe jemi me kufí te permbysemi me t’eger e me te bute, ne kete permbytje te fundit, per ne nuk do te kete germanofila, anglofila, italofila; s’ka njerez te djeshem e te neserm, sot do te jemi shqiptare e vetem shqiptare, te zot te çveshemi e te harrojme gjithshkafen, vetem e vetem per te shpetue komb, shtet e popull. Urrah te bashkohemi, se mbaruem: Te prâjne fjalet e arsyetimet. T’a bâjme monumentin kombetar: bashkimin e shqiptarve. 



Anton Harapi u lind në Shirokë, Shkodër, më 1888. Mësimet e para i mori në vendlindje dhe studimet e larta i kreu në Vjenë të Austrisë. Shërbeu si famullitar në Grudë të Malit të Zi, më vonë si drejtor i Kolegjit Françeshkan në Shkodër, si drejtor dhe profesor i filozofisë në gjimnazin "Illyricum" më pas, dhe në vitet 1941-43 si provincial i françeskanëve.
Me 13 shtator 1943 u emërua anëtar i Këshillit të Lartë të Regjencës, ku ka qëndruar deri në fund të vitit 1944. Me këtë angazhimtë tijin në politikë do të lidheshin gjithçka dot'i ndodhte pas lufte kur u detyrua të fshihej në pyjet e Dukagjinit. U kap në qershor 1945 dhe gati një vit më pas, më 19 shkurt 1946 me vendin të Gjykatës Speciale në Tiranë, pater Antoni do të shpallej kriminel lufte, armik i popullit, sabotator i pushtetit. Në procesin gjyqësor ai pat thënë: "Në qe se me u ndigjue ligjevet hyjnore të Atdheut, me edukue rininë kah idealet e nalta të së Vërtetës e me i nxitë kah e Mira; në qe se me vuejtë për popull e me popull dhe me luftue për Fe e Atdhe asht punë e dobët e tradhti, atëbotë jo veç unë por mbarë françiskajtë e Shqipnis jemi të dejë për dekë." Si fjalët e tij të fundit në gjyq kanë mbetur këto: "Shqipnija u fitue me gjak; me gjak edhe po mbahet e robnueme. Do të vijë dita e me Paqe e Drejtësi do të fitohet."
U dënua me pushkatim dhe u ekzekutua po atë vit. Ja çfarë shkruan për fatin e At Anton Harapit më 15 shkurt 1946 një bashkëkohës: "Gati mbas nji vjeti torturash shnjerzore nëpër burgje, në Shkodër në fillim, mandej në Tiranë, Pater Anton Harapin e gjykuen për vdekje, pa kurrfarë fajit dhe dje paraditet e pushkatuen."
Shkrimtari e dijetari, filozofi dhe antikomunisti, autor i madhi shkollės letrare tė Shkodrës, i ndaluar dhe i damkosur për 50 vjet, ka rrugë akoma për të bërë. Njëlloj si disa autorë të tjerë, edhe ai, megjithëse është në themelet e binasë së traditës, është akoma i përjashtuar nga pasardhësit, nga fëmijët e baballarëve që i hoqën dikur me zor këta gurë themeli.
"Në qe se me u ndigjue ligjevet hyjnore të Atdheut, me edukue rininë kah idealet e nalta të së Vërtetës e me i nxitë kah e Mira; në qe se me vuejtë për popull e me popull dhe me luftue për Fe e Atdhe asht punë e dobët e tradhti, atëbotë jo veç unë por mbarë françiskajtë e Shqipnis jemi të dejë për dekë."

Dallgë të frikëshme të një regjimi të egër(Romani"Dallgët" i Vlashi Filit)



Nga   Përparim    Hysi


                            Sa mbaron së lexuari romanin"Dallgët" të Valshi Filit,nuk ke si mos stresohesh dhe të mos kapesh prej mbresash të forta.Aq mbresëlënës është romani-padyshim,kjo është dhe meritë e autorit-,sa nuk mund të të zërë gjumi,pa përjetuar çaste me personazhe të këtij romani,apo më sakt fare:s'ke si mos frikesh nga ato dallgë që nuk qenë metaforike(krijuar nga pena e një shkrimtari),por krejt reale.Kreshtat e këtyre valëve,të paktën brezi ynë(i të moshuarëve ,por dhe të atyre 30-vjeç e lart),i kanë parë dhe në mos janë mbytur prej tyre,janë"zhytur"në këto dallgë aq të egra.Ndodh ai fenomen historik që aq bukur dhe në mënyrë të  papërsëritshme nga askush,e ka thënë përfaqësuesi më në zë i shkrimtarëve të "Brezit të humbur",gjermani Erih Maria Remak,që thotë:"Edhe në mos u prekën në luftë nga copatt e predhave dhe të granatave,ata,prapë se prapë,erdhën të plagosur".Një sy i vëmëndshëm mund të më thotë se dhe dikut tjetër,mund të jem shprehur me këtë thënie,por kjo thënie,tanimë sentencë unike,i shkon për shtat dhe romanit aq të realizuar të Vlash Filit,"Dallgët".Jo,këto nuk janë as dallgë deti dhe as dallgë oqeani.Ktë janë ca dallgë edhe më të mëdha:janë një cunam!Cunami,sipas oqeangrafëve,është apogjeu i dallgëve oqeanike.Por ky"cunami" tek "Dallgët" e Vlashi Filit është ku e ku më i frikshëm se ai që përcaktojnë- dhe që ndodh në realitet në dete e  oqeane- oqeangrafët.Ky i Filit,është një"cunam" politik që shkakton dhe lë pasoja të pandreqshme."Cunami" i dallgëve të atij regjimi si një rrezik real na ka bërë karshillëk,pothuaj,të tërëve.Këtë nuk duhet ta harrojmë kurrë.Por,pa  u sjell rreth e përqark problemit që trajtonn autori,le të shohim se si tregon ai.


                                                  *      *     *     

Duhet thënë që në fillim:autori tregon thjesht dhe pa e lëshuar në të pafre penën e tij.Nuk ka nëpër faqe të këtij romani,as shtirje dhe as zbukurim.Përkundrazi,shkrimtari e ka vënë veten në rolin e një njeriu që vëzhgon dhe tregon.Por nuk është një vëzhgues dhe aq .Jo.Ai  di të vërë dorën aty ku dhëmb plaga dhe e çon lexuesin pa vështirësi në ato"sinore" që duhet.Fillimisht tregon për një ushtar që"dezerton" se e sheh që andej-"matan"- është një botë krejt tjetër.Një botë-ëndërr.Një botë-ëndër që ia vlen të sakrifikosh.Ushtari Fuat  Veliu arratiset duke lënë që të vuajnë pasojat,nëna e tij plakë(Tixhja),gruaja e tij e re,Pranvera dhe vajza e sapolindur Vjollca.Arratisja e Fuat Veliut shkaktoi mandje dhe"cunamin" për familjen e tij dhe të afërm,siç është baxhanaku i tij,Besnik Lame.
Natyrisht,pasojat e mëdha(pra,Dallgët) zënë e mbytin,së pari,nënën e tij plakë(ajo,mjerisht,nuk i përballoi dot ato "dallgë" aq të frikshme,sa vdiq,papritur,pa u mbushur 24- orë nga"vërshimi i kësaj dallge " në shtëpinë e tyre) dhe,fill pas saj,mbi  gruan e tij të re,Pranverën.Por le të ndalojmë paksa,jo për ta relaksuar lexuesin,po për të reflektuar,pasi t'i bëjmë të"prekshme" këto dallgë,përmjet penës aq fleksibël të autorit.Baxhanaku bën "divorc" familljar,për të ruajtur lëkurën,se lëkura është e dhimbshme,domosdo.E vetmja që i bën ballë këtij"cunami" kaq të rëndë është vetëm Pranvera.Ajo jo vetëm nuk bën divorc me të shoqin,siç bënë shumë e shumë mjeranë të tjerë të kohës,që u trëmbën nga këto"dallgë",po merr mbi vete të gjithë  pasojat.Pranvera,në përshtypjen time-dhe jo vetëm timen,- është,padyshim personazhi më i bukur që eklipson gjithë personazhet e tjerë.Merni me mend dhe zbrisni me mend verëm në një çast:-ka vdekur nënë Tixhja dhe,të gjithë,sa morën vesh,që kjo qe një familje"antiparti",se djali i kësaj shtëpie qe arratisur,të gjithë morën dhe ata"arratinë",për t'i shkeulr syrin partisë dhe t'i thonë:-Jemi me ty ne.Deri më sot,në asnjë vepër letrare_ të paktën aq sa kam lexuar unë,nuk kam  parë kurrë,një"arratisje" kaq dramatike sa ajo që i bënë"gjitonët" asaj,nënë Tixhes aq të mirë.Pranvera atje,tek pret punëtorët e komunales,e vetme,heroike dhe e bukur deri në pafundësi.O Zot,po pse harrojmë kaq shpejt?!!! Vetëm kaq dhe një kineast i mirë në perëndim do "gatuante" një skenar shumë intersant për një film,nga i cili do mbeteshmi me gojë të hapur.Me gojë të hapur,sikur,befas,të kishim ngrënë gjellë të nxehtë.Jam aq i mbresuar pas Pranverës,se e di mirë sa të frikëshme kanë qenë ato"dallgë" të atij regjimi.Së pari,se shumë syresh i kam parë me sy dhe,së dyti,kam patur kushërinj të mi të parë që janë mbytur nga këto dallgë të egra.Kam patur dhe shkruaj, jo pa dhimbje- se kurrë nuk u shkela në derë,se kisha frikë se ato "dallgë" do më mbyysnin dhe mua.Dhe kjo dhimbje ime bëhet pak më konkrete kur shoh atë baxhanakun,Besnik Lame,që,për të rujatur lëkurën e tij,zgjodhi atë rrugë,duke lëshuar një deklaratë abandonimi ndaj së kunatës së tij.Vetëm këtë nuk kam bërë,sado që më dhimbseshin ata ,kushërinjtë e mi.E sa para bën që ata e kutponin se kjo ndodhte se,jo se s'i doja,por nga e keqja.Po kaq nuk mjafton,jo.Kutpohet që edhe dashuria e tyre për mua,varionte po në atë shkallë mbi të cilën,mjerisht,hipa.Ai regjim qe i egër.Goditja apo "cunami" i atij regjimi të shkatërronte me gjithësej.

                                                 *      *     *     

Pranvera  Veliu,sado pak jetoi me të shoqin, dhe,pavarësisht,që ai e braktisii ,pa pritur dhe kujtuar,duke e lënë në "mes të dallgëve",është  një nga perosnazhet femra emblematike.Jo vetëm nuk bëri diviorc-siç qe e modës në atë kohë"- por fillikat me çupën që kishte në gji,u zhyt në këto dallgë,luftoi me to për jetë dhe vdekje,dhe fitoi mbi to.Më vjen keq, që atje,në internim,në ffshatin "SHytllas"-fshat mes  Levanit dhe Pojanit-dinamika e jetës saj mbetë pak si në hije.Në Shtyllas- i kam shkelur me këmbë ato vënde,pikërisht kur qe me të internuar-kish një komunitet të tërë me këta që kish sulmuar"dallga-cunam e partisë-,por qe një komunitet solid dhe nuk qe amorf,Sado nën trysninë  e "dallgëve",atje gjëronte jeta.Si Pranvera,kish plot të tjerë dhe të qe, për mua,autori më shumë duhet ta trajtonte jetën e personazhti të tij atje.Romani do kishte përfituar më shumëë vlera.Figura zvetnuese si Ibrahimi nga Ninshi i Mallakstrës( kur do ta kem njohur se unë kam qenë mësues në Ninësh),nuk janë veçse pjella të shëmtuara dhe vanitoze që të mbushin me aq urrejtje,sa,kur e lexon,ndjen që emocioohesh aq,sa të nisesh në këmbë,sado larg që je.,dhe ta vrasësh,këtë"seksofil kobash" me bukë në gojë,kur thotë populli.Pranvera Veliu del si personazhi monument në këtë roman.Askush nuk mund i afrohet asaj.Sikur autori,të merreje me figurën e saj në gjithë dinamikën.padyshim,do na kish dhënë modelin e gjithë atyre grave që janë martirizuar për të ruajtur nderin e tyre si femra,po se po,po dhe të burrave që ndonjeherë,edhe nuk e kanë merituar.Vet as që e jusitifikoi fare Fuat  Veliun.Kur krijon familje,ke mbi vete më shumë përgjegjësi.Ke një"mal" tjetër mbi kurriz dhe,kësisoj,(unë kështu mendoj),të ikën paksa edhe burrëria,edhe guximi,por dhe kokëkrisja.Për një njeri me moral të shëndoshë,familja është aq e shënjtë dhe e shtrenjtë,sa,pa menduar se bëj ndonjë sankrilegj,sa dhe Atdheu.Këtu nuk është vëndi për t'u marrë me lexione par ekselencë,po kështu është e vërteta.Ndaj dhe shkruaj me superlativa për Pranverën.Nuk e teproj,po të them:dhëntë Zoti që secili të kemi nga një grua si Pranvera Veliu!(Ndoshta nuk e lexon ime shoqe!!!!).

                                                   *      *      *    
Autori,Vlashi   Fili,nuk shkruan apriori.Shumë nga këto ai i ka parë me sytë e tij.Jo vetëm i ka parë.Po këto"Dallgë" i janë vërsulur mbi këtë të pafjashëm dhe gati e kanë"mbytur"."Vëllai siamez" i autorit në roman,është Spiro Prifti,Një llogaritar i ndershëm,njohës i mirë i punës së tij,por,fare,"rastësisht" jo vetëm sulmohtet nga këto"dallgë",po qëndron i "zhytur",për të mos u mbytur,për plot 25-vjet.E pëson fare kot dhe merr një dënim,pothuajj,kapital.25-vjet burg në kohën e atij regjim aq të egër,ishin pak afër vdekjes.Se nuk kishte më shumë,pas atij "kufiri" gjoja human,të priste plumbi.Duke hyrë nëpër procesin gjyqësor,duke ndjekur se ç'thotë shkrimtari(përmjet dokumenteve,pra),kutpon se ç'farsë ka qenë hetuesia,dhe ,përgithësisht,drejtësia e asaj kohe.Mandej ,vjen kalavri i mundimshëm i  burgjeve që,autori,e njeh majft mirë.E ka provuar mbi kurriz.Natyrisht,për këtë kalvar të mundimshëm ai mund të ketë faqe e faqe të tëra,po ajo  që të bie në sy,është fakti,se njerëzit e ndershëm dhe me karakter,dinë jo vetëm t'u bëjnë ballë dallgëve,por dhe të dalin dhe fitues mbi to,siç arrit dhe Spiro Prifti.Me këtë figurë kaq të dashur dhe stoike,autori njëkohësisht,sikur  jusitifikon dhe atë thënien popullore që "e dretja zhytet,por nuk mbytet".

                                                          *      *    *     
Tek marrë të shkruaj për dashurinë midis Edmond Prfitit- ishshoferit të komandantit në një repart të Vlorës,- dhe të fatkeqes,Vjollca  Veliut,që është e internuar,e shpie buzë në gaz,se më kujtohet ajo thënia historike,që"historia përsëritet herë si komedi dhe herë si tragjedi".Mëndja më shkon këtu e  200-vjet më parë,kur De Rada,për të maruar MIlosaon,djalin e sundimtarit të Shkodrës, me  Rinën,të bijën e Kalogresë,pret të bjerë një tërmet që rrafshoi gjithçka,që çifti të martohej;edhe në këtë roman,ka një koincidencë të tillë:fare,rastësiht,Edmondi,dali i  nj njeriu me përbërje të mirë politike,ja që,befasisht,bëhet me "njollë" në biografi dhe ndoh dhe happy endi,në mund ta quajmë kështu.Natyrisht,as uatorit dhe as ndonjë tjetri,nuk i shkon në mëdnd kjo gjë:Pse është kjo hamëndësi imja,nuk do të thotë se është aksiomë dhe aq.

                                                               *   *   *     
Natyrisht,jo të gjitha mund t'i thuash kur flet për një libër.Nëse Spiro Prifti,më së fundi,moir pafajësinë,kjo është një ndodhi fare pa "shkëlqim",.në atë lukuni"dallgësh" që gati na kanë përpirë të gjithëve.Ato"dallgë" kurrë mos u  kthefshin më.Megjithatë,në mbyllje të këtyre përshgtypjeve të mia,dua të theksoj dhe diçka që ka rëndësi: autori,për të bindur lexuesin se nuk kam shkruar apirori,merret dhe me"pasdallgët".Është një finish i bukur dhe i lumtur.Siç thonë turqit:-Pas kasavetit,ka  selamet.Të mbush  me emocione gëzimi,kthimi-si një i vdekur që bëhet i gjallë-i Fuat  Veliut;bashkim me famijen dhe mbriitja,si në përrallë,këtu,në Ameriikë.Në Amerikë dhe Edmondi me Vjollcën dhe ca më shumë dhe krushqit e Fuat Velitu:Spirua dhe Diana.Autorit,natyrishht,nuk i shpëton nga kujtesa se çfarëë ka ndodhur me me ata që me urdhër nga lart,lëshonin këto "dallgë"  mbi njerëzit e thjeshtë.Juristët e ngritur në përgjegjësi,Gjonët që"prrallisnin" dhe hiqeshin si "shënjtorë",janë,veç tjerash,tregues,se demokracia,mjerisht,ende është e përçudnuar.Persekutorët janë midis mesh dhe disa syresh edhe më të favorizuar se sa ata që kanë vujatur dhe kanë hequr.
Sidoqoftë,në një roman nuk i thuaj dot të tëra.Për vete,e quaj një arritje në prozodinë shqiptare dhe,jam i sigurt,që autori,Valshi Fili,është ulur pranë kompjuterit dhe po i jep jetë një romani tjetër.Nuk më mbetet veç t'i uroj,kirjimtari të mbarë dhe të shëndoshë artistike.


                                             

 25 maj 2011

DR IBRAHIM RUGOVA KULTIVUES I MODERNITETIT


Mr.sci.Flori Bruqi

Shkrimet e para në letërsi Ibrahim Rugova i filloi me poezi, ashtu siç veprojnë të thuash të gjithë shkrimtarët, kur fillojnë të merren me letërsi. Ai botoi nja njëzetë poezi , të cilat ishin në nivelin e poezive që botoheshin në atë kohë. Por shumë shpejt e braktisi këtë gjini për t’iu kushtuar studimit të letërsisë, veçmas kritikës letrare.


 Madje qysh në përmbledhjen e tij te parë të shkrimeve në këtë lëmi, në atë “Prekje lirike’’ 1971, dëshmoi për një prirje drejt letërsisë se avancuar perëndimore duke e iu shmangur asaj të realizmit socialist, që kishte përfshi një pjesë të letërsisë së kampit të ashtuquajtur socialist, trevë kjo së cilës i takonte edhe Shqipëria por edhe Kosova si pjesë përbërëse e Jugosllavisë së atëhershme. Të shtojmë se punimet e këtij libri se pari u botuan në të përkohshmen ‘’Fjala’’ me mbititull “Zenite letrare’’, ku shihej orientimi i tij që të merrej me kulmet e letërsisë, kryesisht asaj botërore. Në këtë kontekst duhet shikuar edhe përpjekjet e këtij krijuesi që të lirohet nga dogmat e realizmit socialist,që e kishin kapluar letërsinë që krijohej në atë kohë, veçmas atë që krijohej në Shqipëri e që në njëfarë mënyrë ndikonte edhe në krijimtarinë letrare që krijohej në trojet e ish Jugosllavisë, ku jetonin dhe vepronin shqiptarët. Është thënë dhe shkruar se Ibrahim Rugova ishte ndër të parët që e kundërshtoi këtë drejtim letrar me shkrimet e tij të botuara në shtypin e kohës. Në të vërtetë që në shkrimet e botuara në librin e tij paralajmëronte orientimin e tij që synonte nga kulmet e letërsisë botërore, të asaj pjesë më progresive të kësaj letërsie. Këtë orientim të tij ai do ta përsosë pas qëndrimit disa muajsh në Paris të Francës. Madje mund të thuhet lirisht se krijimtaria e tij lidhet me modernitetin në kulturën shqiptare, me modernitetin e kritikës letrare dhe shkencore, jo vetëm të asaj që krijohej në trojet e ish Jugosllavisë, ku jetonin shqiptarët, por në të gjitha rasone botërore, ku flitet e shkruhet shqipja. Në këtë mënyrë veprat e tij bëhen fanar që ndriçojnë aspekte të ndryshme të letërsisë, shikuar nga aspekte që deri më atëherë nuk ishin kultivuar në letrat shqipe.


Libër   për Rugovën  –  Engjëll Koliqi :  Dr.  Ibrahim  Rugova: Arkitekti i  Dardanisë  së  Re




Në ndërkohë Ibrahim Rugova botoi edhe veprat tjera ‘’Kah teoria’’ - 1971, ’’Strategjia e kuptimit’’- 1980, ’’Vepra e Bogdanit 1675-1685’’ - 1982, ’’Kahe dhe premisa të kritikës letrare shqiptare 1504-1983’’- 1983, ’’Refuzimi estetik’’ - 1987 dhe është koautor i dy veprave të tjera “Kritika letrare’’(bashkë me Sabri Hamitin) – 1979, si dhe “Bibliografia e kritikës letrare shqiptare, ‘44-‘74” (bashkë me Isak Shemën) - 1976. Shtëpia botuese ‘’Faik Konica’’ e Prishtinës e botoi kompletin e veprave të tij për të dëshmuar kështu vlerat e pakontestueshme me të cilat disponon kjo krijimtari e që nuk e kanë humbur aktualitetin as sot e kësaj dite. Në të gjitha këto vepra hetohet mprehtësia e tij për t’i kapë gjerat, për të shqyrtuar me mjeshtri dhe aftësi të rrallë çështje që i shtron në këto punime. Në të gjitha këto vepra duket qartë prirja e tij për të ndriçuar sa më mirë çështjet për të cilat shkruan, duke i qëndruar besnik orientimit të tij primar, që veprën ta analizojë nga aspekte e artit dhe të rolit të saj në zhvillimin e dijes. Ibrahim Rugova ka bërë zgjedhjen dhe përgatitjen për shtyp të vjershave të zgjedhura të poetëve bashkëkohorë, si Din Mehmeti, Ali Podrimja, Beqir Musliu etj, të cilat i shoqëronte me parathënie, që në realitet janë analiza të thukta të vlerave të këtyre veprave.
Dy janë veprat më të çmuara të këtij krijuesi, e që me duket se janë kryeveprat e Ibrahim Rugovës dhe ato “Vepra e Bogdanit 1675-1685’’ dhe “Kahe dhe premisa të kritikës letrare shqiptare 1504-1983’’. Derisa në të parën ai do merret me studimin e gjithanshëm të veprës së këtij humanisti dhe shkrimtari, në të dytën Rugova do të merret me rrugët e zhvillimit të kritikës letrare në letërsinë shqipe. Sipas tij mendimi kritik për veprat e artit të fjalës së shkruar në letrar shqipe është shumë i hershëm, madje ai zë fill me paraqitjen e shkrimeve të para të shkrimtarëve shqiptarë. Kështu, për shembull, ai ka shkruar edhe këta rreshta: ’’Po ashtu në vijën e humanizmit kemi edhe poetin dhe filozofin Mikel Maruli (1453-1500), i cili shkruante poezi në frymën e elegjive të Katulit dhe bënte interpretimin poetik të botës sipas Lukrecit. Më 1497 botonte dy vepra të njohura «Epigrame» dhe «Himnet e natyrës», si dhe la në dorëshkrim veprën «Mbi edukimin princëror». Duke vepruar kështu ai dëshmonte për përkushtimin e tij që të gjurmojë dhe të gjejë elemente të mendimit kritik për vepra letrare, edhe në vende të tjera e ndër popuj të tjerë, që ishin të botuara më herët.
Në vazhdim të këtij studimi Ibrahim Rugova do të përqëndrohet në vlerësimet që janë dhënë për letërsinë dhe për veprat letrare në kohë dhe në hapësira të ndryshme. Një vend të rëndësishëm në veprën e tij zë mendimi kritik i shkrimtarëve të Rilindjes kombëtare dhe kontributi i çmuar i shkrimtarëve të kësaj periode, të cilët kishin botuar vepra të shumta në poezi, prozë apo edhe gjini të tjera të krijimtarisë artistike, por që kishin dhëne edhe vlerësime për veprat e botuara, në mesin e të cilëve ai do të përmendë Jeronim De Radën, mandej Faik Konicën, të cilin e radhiste në mesin e kritikëve më të çmuar të mendimit estetik në letrat shqipe, i cili që në shkrimin e tij në “Kohëtoren e letrave shqipe’’ dëshmonte për një vetëdije të lartë për nevojën e kritikës letrare shqipe, si pjesë e letërsisë, të cilën edhe e ndihmon në zhvillimin e saj .Mund të themi lirisht se Faik Konica çmohet si njëri ndër kritikët më të mprehte dhe një ndër ata që i ndihmoi zhvillimit të mendimit kritik në letërsinë shqipe.
Në këtë vazhdë duhet përmendur edhe shumë bashkëkohanikë të Konicës, në  mesin e të cilëve po përmendim Fan S. Nolin, i cili veprat e përkthyera nga gjuhët e ndryshme në shqip i shoqëroi me introduksione, andaj edhe kritikat e tij ai i quan kritika introduktore. Pa dyshim se këto interpretime të Nolit janë një thesar i çmuar në zhvillimi dhe rritjen mendimit kritik e estetik në letrat shqipe.
Si do që të jetë konsolidimi i kritikës letrare shqiptare fillon më mjaft vonesë. Ai nis të zhvillohet dhe të kultivohet pas fillimit të botimit të shumë revistave letrare në gjuhën shqipe, qoftë në Shqipëri apo edhe në diasporë. Në këto gazeta e revista fillojnë të botojmë shkrimet e tyre shumë penda që më vonë do të bëhen të njohura , duke i ndihmuar kështu kultivimit të kritikës letrare si pjesë përbërëse e letërsisë. Kjo ndodh në vitet ’20 dhe të ’30 të shekullit të kaluar kur edhe fillojnë të botohen revistat “Djalëria’’, ’’Shqipëria e re’’, ’’Minerva’’, Illyria’’, ’’Hylli i Dritës’’ etj. Në faqet e tyre do të gjejmë shkrimet e Eqrem Çabejt, Justin Rrotës, Mitrush Kutelit, Krist Malokit, por edhe ato të Dhimitër Shuteriqit, Gjergje Fishtës e shumë e shumë emrave të njohur të letërsisë shqiptare. Një pjesë të mirë e  studimeve të Ibrahim Rugovës i kushtohet kritikës bashkëkohore, veç asaj që u krijua në Shqipëri e veç asaj që u krijua në Kosovë, gjegjësisht në ish Jugosllavi. Autori i veprës në shqyrtim ka sjellë analiza të hollësishme për orientimet dhe vlerat e kritikëve bashkëkohor, qofshin ata që punimet e veta i botuan në shtypin e Shqipërisë apo edhe të Kosovës, bashkë me orientimet e tyre në këtë lëmi të krijimtarisë.
Vepra e veta Ibrahim Rugova i ka përcjellë me aparaturë shkencore, duke cituar fusnotat për burimet e shfrytëzuara, ashtu siç ka vepruar edhe me numërimin e literaturës së shfrytëzuar, treguesin historik të termave, treguesin e emrave e të ngjajshme me këto. Në dy veprat tjera, në njërën ai e ka botuar edhe listën e përmbledhjeve të poezive bashkë me vlerësimin e shkurtër për secilën veç e veç, kurse në tjetrën, në atë të fundit “Refuzimi estetik’’ i ka numëruar romanet e botuara nga viti 1949 deri në vitin 1986, pra vetëm një vit para botimit të veprës në fjalë. Të gjitha këto e bëjnë veprën e tij me vlera të larta jo vetëm estetike, por edhe shkencore.

Mesjeta shqiptare dhe mesjeta evropiane

Studimi i Ibrahim Rugovës, “Vepra e Bogdanit”, ku është studjuar në mënyrë integrale vepra e njërit ndër krijuesit më të mëdhenj të mesjetës shqiptare, Pjetër Bogdani, bën pjesë në ato arritje kulturore përgjithësisht, e shkencore veçanërisht, që pos të tjerash, ngjallin respekt edhe për objektin e studimit. Njeriut të kohës sonë, të kësaj ngutie e hutie sikur nuk i mbetet kohë të merret edhe me trashëgiminë kulturore, shkencore, filozofike dhe letrare të stërgjyshërve. Kjo mund të jetë edhe pasojë e mentalitetit tonë se gjoja çdo gjë fillon me ne ose së paku ka arritur zhvillimin e lakmushëm me ne. Andaj, vështruar nga ky kënd, studimi i Ibrahim Rugovës hap dritare të reja të dijes, duke shpaluar në këtë mënyrë errësirën shekullore, sidomos të Mesjetës, ku edhe si faktografi, ende nuk dihet për gjithë thesarin e trashëgimisë sonë shpirtërore. Më tutje, “Vepra e Bogdanit” heq, pos të tjerash, edhe napën e mosnjohjës së trashëgimisë, e që është burim dialektitk i njohjës së drejtë edhe të së tashmes, që bën të mundur të gjenden rrugë për perspektivat e ardhmërisë.Studimi i Ibrahim Rugovës insiston me ngulm në këtë çështje. Çështjet që ka bërë përpjekje t’i ngrisë në nivel interesimi e interpretimi, t’i analizojë e t’i zgjidhë janë çështje të mëdha, që dalin para studiuesit, e në të njëjtën kohë janë edhe pjesë e trashëgimisë sonë shpirtërore, por edhe të mira shpirtërore, në fondin e arritjeve kulturore europiane. Duke u marrë me veprën e Pjetër Bogdanit, autori i studimit ka hetuar vlerat madhore të saj në fusha të ndryshme të dijes, në plane të ndryshme të dijes dhe në plane të ndryshme të arritjeve të mendjes njerëzore.Vepra e Bogdanit “Cuneus Prophetarum”, e botuar për herë të parë në vitin 1685, në Padovë, në shtypshkronjën e Kardinal Barbarigos, është dëshmia më e mirë e zhvillimit të artit, të shkencës e të filozofisë mesjetare shqiptare. Duke e vështruar këtë çështje, autori ka hetuar pararendësit shqiptarë dhe pararendësit europianë, për të krijuar hallkat e kontinuitetit të këtij zhvillimi. Në planin europian ky zhvillim është moshatar i mendjeve të ngritura të Dekartit, Mellbranshit, Spinozës, Paskalit. Në planin e zhvillimit nacional, është pjellë e arritjeve dhe e përpjekjeve të Barletit, Buzukut, Budit e Bardhit.
Në studimin “Vepra e Bogdanit” është ndjekur një metodologji e ngultë shkencore, që e ka kushtëzuar edhe objekti i studimit. Të dhënat e shumta historiografike, që i ofrohen lexuesit të sotëm, mund të duket se e rëndojnë studimin, por kjo është e domosdoshme për veprat e lartësisë, sepse vetëm në këtë mënyrë arrihet ai kontinuitet i mundshëm ndërmjet nivelit që i ofron objektit, i cili shqyrtohet në nivelin e arritjeve të mendimit shkencor në kohën e sotme.
Studimi “Vepra e Bogdanit”, hiq “shtojcat”, ndahet në dy pjesë. Në pjesën e parë autori është marrë me gjenezën e veprës, kurse në pjesën e dytë me analitikën e veprës së Pjetër Bogdanit. Këto ndarje kryesore i shqërojnë pastaj nëndarjet e shumta të mëpastajme, që theksojnë çështje të shumta të planeve të veprës. Në pjesën e parë janë trajtuar çështje që janë kushtëzuar nga rruga e mundimshme e deri te krijimi i veprës së parë origjinale kombëtare “Cuneus Prophetarum”. Autorit të studimi i është dashur të merret edhe me çështjet e përkufizimit të letërsisë së vjetër shqipe, do të thotë me probleme të sistematizimit të letërsisë. Më tutje, me klasifikimin e zhanreve dhe të formave që janë zhvilluar brenda letërsisë së vjetër, edhe me biografinë e autorit, vepra e të cilit është bërë objekt studimi. Për të hetuar kohën e tij, rrethanat shoqërore dhe kulturore të asaj kohe, është marrë edhe me anë të tjera jashtë natyrës së veprës, për të kompletuar kësisoji jo vetëm kërshërinë shkencore, por edhe kërkesën e opinionit kulturor të kohës sonë. Sepse, siç ka thënë Shekspiri, e që e ka cituar edhe autori, “t’i kthehemi të vjetrës (antikës) se do të jetë një progres”.
Më poshtë autori ka dhënë të gjashtë botimet që ka pasur vepra e Bogdanit duke filluar nga viti 1685 e deri më 1977. Deri sot dihet se me veprën e Bogdanit nuk janë marrë shumë njerëz, mendojmë në mënyrë studimore, edhe pse vepra nuk ka pushuar të jetë objekt i interesimeve të ndryshme që nga botimi, 1685, e deri në ditët tona. Vepër e veçantë që dihet deri sot mbi Bogdanin dhe veprën e tij është ajo e Matteto Sciambra me titull “Bogdanica” II, botuar në Bolonjë më 1965, ku janë dhënë shumë dokumente të reja për Bogdanin, kurse analizon aspektin gjuhësor dhe aspektin filozofik të veprës së Bogdanit. Mirëpo, si objekt i interesimeve të ndryshme, vepra e Bogdanit ishte përherë në qendër të vëmendjes. Sipas autorit të studimit “Vepra e Bogdanit”, ndër studjuesit e shumtë mund të veçohen disa prej tyre: Mark Harapi, i cili transkripton dhe e pajisë me shënime pjesën e parë të Cunesit, të cilën e boton në Shkodër më 1940-43. Duhet përmendur pastaj kontributi i Prof. Alberto Sratigonit, Anton Santorit, Zef Jubanit, Sami Frashërit, Faik Konicës, Gaetano Potrotta, Eqrem Çabejt, Justin Rrotës, Injac Zamputit, i studiuesit serb Radoniqit, ku janë me interes fotografia e pasur rreth Bogdanit dhe familjës së tij. Studimi i Jovan Radoniqit, më sa duket, është rezultat i polemikës që pati me Çedomir Mijatoviqin rreth origjinës së Bogdanit dhe familjës së tij, të cilën Mijatoviqi bëntë përpjekje ta nxirrte me origjinë serbe.
Në pjesën e e dytë janë trajtuar çështje të shumta që dalin nga struktura e veprës. Kjo strukturë, siç del nga studimi i Ibrahim Rugovës, nis që me organizimin e jashtëm e formal të veprës “Cuneus Prophetarum” (Çeta e Profetëve) e që i shëmbëllen organizimit të Bibiliotekës, duke shkuar deri te ndarja në shkallë e rrathë të veprës, për ta interpretuar, analizuar e vlerësuar pastaj veprën e Bogdanit.
Për të hetuar të gjitha këto aspekte të vlerave të veprës së Pjetër Bogdanit, autori ka përcaktuar drejt edhe shtrirjen brenda kontekstit kohor, kur është krijuar ajo. Ky kontekst ka dy kahe: Mesjetën europiane dhe traditën nacionale. Siç shihet, plani krahasues ka qenë i pashmangshëm, sepse ai ka bërë të mundshme që të kuptohet drejt, dhe jo vetëm çështja e krijimit të veprës, por edhe niveli shkencor, filozofik e artistik i saj. Këto dhe çështje të tjera, të analizuara e të interpretuara me njohuri nga Ibrahim Rugova, e bëjnë studimin e tij ndër ato vepra që vëjnë bazat e studimit të trashëgimisë sonë shpirtërore. Duke hulumtuar shtresimet e vlerave të veprës, autori ka trajtuar çështje të estetikës e të poetikës, të retorikës e të semiotikës, të semantikës e të poetikës, të retorikës e të semiotikës, të semantikës e të etikës. Të gjitha këto janë të shoqëruara me argumente të mbështetura, në radhë të parë në vlerat burimore që i ka ofruar Vepra e Bogdanit.
Në traditën e shkrimit dhe të botimit të Mesjetës, dihet se brenda botimeve të natyrave të ndryshme janë futur edhe shkrimet në poezi. Autori i studimit poezinë që është botuar në Cuneus e quan praktikë poetike. Në këtë rrafsh autori ka folur edhe për stilin, për figurat, kurse në tërësinë e veprës edhe për tipa të ligjeratës e që, sipas tij, janë dy: ligjërimi shkencor dhe ligjërimi artistik. Këto dhe plane të tjera të vështruara në veprën e Pjetër Bogdanit kanë bërë të mundshme shpalimin e këndeve të ndryshme të vlerave, që kanë kushtëzuar gjallërimin e saj nga Mesjeta deri në ditët tona. Autorit të studimit, duke mos iu mbushur mendja se ka prekur të gjitha rrafshet e Cuneus-it, në fund sjell një ese. Me këtë vepër, autori ka bërë përpjekje ta shqyrtojë praninë kreative të veprës së Bogdanit në krijimtarinë e mëvonshme të krijuesve tanë. Këtë interesim e nis me De Radën e Naimin dhe vazhdon me Nolin dhe Lasgushin, e vjen deri në ditët e vona, me Sabri Hamitin e ndonjë tjetër. Edhe pse këtë prani e quan si një punë që duhet të hulumtohet, del fakti se madhështia e Veprës së Botimit, me praninë e saj nuk ishte fiktive, por kreative.
(Botuar në librin  e autorit Engjël Koliqi”Dr.Ibrahim Rugova Arkitekti i Dardanisë se re-Republika e Kosovës”,Botues “Rugova Art”,Prishtinë,maj 2011,fq.55 deri fq.60).


2011/05/24

Nga Alfred Beka :Poezia s’ka nevojë për vizë



Për të shkuar në ndonjë vend europian apo botëror qytetarëve të Kosovës iu nevojitet viza. Por, për poezinë shqipe nuk ka kufij. Ajo depërton edhe në vende të largëta si Salvadori. Poeti kosovar Fahredin Shehu tregon për Express se si poezia e tij është botuar në vende të ndryshme të botës, së fundmi edhe në Salvador.
Arti i kaligrafisë dhe poezia mistike shpirtërore janë pak të kultivuara në Kosovë, për të mos thënë aspak. Përpos Fahredin Shehut, me këto arte nuk merret kush tjetër. Kjo e bën të veçantë Fahredinin, i cili pohon të jetë rritur në traditën sufi, andaj edhe është një adhurues i flaktë i misticizmave, jo vetëm të religjioneve abrahamike, siç janë judaizmi, krishterimi dhe islamizmi, të cilat ai i quan religjione perëndimore – për nga aspekti I filozofisë së religjioneve – por edhe i zen budizmit, kaabalës, alkimisë, yogës, etj.
Derisa fliste për Express, Fahredin Shehu tregonte se me shkrime ka filluar të merrej që në vitin 1990, ndonëse frytet e para i pa në vitin 1996, me librin “Nun”, i cili, siç theksoi ai, ishte libri mbase më i papranuar i asaj kohe. “Në atë kohë ishim në turbulence politike dhe njerëzit shumë pak kishin shqisa për të ndijuar apo perceptuar një poezi transcendentale, një poezi mistike, një poezi që i përket psikologjisë personale, nëse flasim me fjalor shkencor”, shpjegonte Shehu. Frymëzimin për poezinë e tij Shehu e gjen tek Perëndia dhe tek vetvetja, sepse çdo njëri, sipas tij, ka diçka që mund ta thotë, por edhe mjeshtërinë për ta artikuluar atë. “Është një thënie hebraike, që thotë se sa më shumë që e shtrydh ullirin aq më shumë vaj nxjerr nga ai. Në situatat më të vështira shpirtërore njeriu është në gjendje të krijojë gjithçka”, shprehej ai. Rrjedhimisht, ai thotë se frymëzimi vjen vetëm prej Perëndisë dhe vetëm prej angazhimit të një krijuesi, i cili dëshiron ta artikulojë atë. Ndërkaq për kaligrafinë, Shehu pohon se mundohet që poezinë ta kristalizojë në formë të pikturës. Poezia për të duket shumë fluide, diçka shumë virtuale. Kjo është dëshmuar në Kajro, në vitin 2004 kur ai e ka pasur ekspozitën me kaligrafi, të punuar edhe në papirus, pra një medium shumë interesant, që një evropian të prezantohej në Kajro. Kaligrafia te poezia e tij ka vetëm rolin funksional, sepse ai nuk zbukuron shkronja vetëm sa për ta plotësuar një zbrazëtirë, por poezi e lindur aty për aty bëhet kaligrafi, bëhet pikturë d.m.th. është njëfarë procesi alkimik, i cili nga fazat fluide e kristalizon një ide, një koncept, një frymëzim dhe del në trajtë të pikturës. Përpos kësaj, karakteristikë tjetër e poezisë së tij është se Shehu nuk shkruan poezi patriotike, e as erotike. “Nëse shkruaj poezi erotike atëherë ajo është lirikë shpirtërore, d.m.th. dashuria ndaj Perëndisë, dashuria ndaj qenies njerëzore, dashuria ndaj gjithë asaj që na rrethon, që është ekzistuese dhe manifestohet qoftë në planetin tonë, qoftë në kozmos”, thotë Shehu, autor i librit “Nektarina”. Në organizim të Qendrës për promovimin e dialogut mes kulturave lindore dhe perëndimore, ‘OXOR’, të enjten mbrëma u organizua një mbrëmje poetike me poezi të Fahredinit. Ai tregon se Qendra është themeluar në janar dhe qëllimi i saj është shndërrimi I Kosovës në një vendtakim të njerëzve nga lindja dhe perëndimi, me qëllim të krijimit të një dialogu, marrë parasysh ndeshjen e civilizimeve që po ndodh, e që për Shehun është më tepër ndeshje kulturash dhe mosnjohje reciproke e kulturës lindore dhe perëndimore. Meqenëse Kosova edhe gjeografikisht ndodhet diku midis lindjes dhe perëndimit, dhe meqë edhe për nga aspekti shpirtëror jemi midis lindjes dhe perëndimit, Shehu e ka parë të arsyeshme që pikërisht në Kosovë, përmes kësaj Qendre, të sjellë njerëz të profileve të ndryshme, të kulturës, të artit. Krejt kjo me qëllim që gjatë komunikimit të krijohet një dialog dhe një paqe në botë. “Ne kemi kontakte me shumë njerëz jashtë Kosovës, dhe pikërisht do t’i sjellim ata njerëz në Kosovë po me këtë qëllim”, tha Shehu. Midis njerëzve të famshëm që synohet të sillen në Kosovë janë Dalai Lama dhe Nelson Mandela. Ndër shkrimtarët që kanë ndikuar më së shumti të ai janë Xhelaludin Rumi dhe poetët persian, pastaj Khalil Gibran, një poet i krishterë arab i Libanit, por edhe poetët anglez, William Blake dhe John Milton. Me një fjalë, Shehu thotë se te ai kanë ndikuar të gjithë ata që i takojnë poezisë lirike shpirtërore. Në rrethet letrare kosovare thotë se nuk është i pranuar si duhet. Nuk është anëtar I Lidhjes së Shkrimtarëve e as i Pen Qendrës. Edhe atëherë kur e ftojnë në ndonjë manifestim, thotë se nuk shkon, sepse njerëzit, sipas tij, thjesht tronditen me një poezi, e cila është krejt ndryshe nga ato që jemi mësuar t’i lexojmë, t’i dëgjojmë apo t’I përjetojmë. Për këtë arsye ai është më i pranishëm dhe i përkthyer jashtë Kosovës. Shkrimet e tij janë përkthyer në disa gjuhë të botës. “Në suedisht janë përkthyer disa poezi, romani ‘Nektarina’ është duke u përkthyer në Beograd dhe Izrael, ndërsa ‘Elemental 99’ po përkthehet në Sarajevë. Besoj që kjo nevojë e njerëzve për të lexuar diçka shpirtërore, diçka shumë refleksive, po shfaqet përmes këtij interesimi jashtë Kosovës”, shprehet Shehu. Shija për poezinë mistike është shumë intime dhe njerëzit sa here që e lexojnë e përjetojnë ndryshe, pohon Shehu, derisa tregon se aktualisht punon në një projekt me një amerikan, duke e përgatitur librin “Clash of Civilisations”, i cili flet për luftën e tretë botërore dhe profecitë e familjes serbe Tarabic, të shekullit nëntëmbëdhjetë. “Libri është në frymën e realizmit magjik, flitet për profecitë e familjes Tarabic, e cila e parashikonte rënien e Serbisë, ndarjen e Kosovës, zbulimin e telefonit dhe zbulime tjera, ndonëse përmendej edhe Lufta e Tretë Botërore dhe Lufta e Madhe – e cila do të ndodhë pas Luftës së Tretë Botërore, diku rreth vitit 2045”, shpjegon Shehu. Mirëpo, në kontekstin e asaj çfarë ka ndodhur dhe çfarë pritet të ndodhë, ai mendon se ne tashmë jemi dëshmitarë, andaj edhe beson se ky libër do të jetë shumë i suksesshëm, sepse për të është duke u konsultuar në pesë universitete në Amerikë. Shehu është edhe anëtar I Shoqatës Ezoterike të Universitetit Iowa. Kjo organizatë merret kryesisht me publikimin e materialeve dhe me hulumtimin e misticizmit, kështu që kjo është ajo që e lidh Shehun me të, ngase aty studiohet shpirtënia – qoftë ajo lindore apo ajo perëndimore.
 
 
Poezia e Fahredin Shehut dita ditës po i tejkalon kufijtë. Disa prej poezive të tij, para pak ditësh, janë botuar në antologjinë botërore të poezisë në Salvador. Antologjia e poezisë ‘Arte Poetica’, e përpiluar nga poeti nga Salvadori Andre Cruchaga, në përbërjen e vet, përpos poezive të poetëve të vendeve të ndryshme të botës, ka edhe poezitë e poetit nga Kosova, Fahredin Shehu. 

“Poeti Andre Chruchaga ka përpiluar një antologji dhe mua më ka propozuar një mik poet nga Irlanda. Nuk hezitova të dërgoj disa poezi, të cilat menjëherë u futën në antologji”, u shpreh Shehu për Express. 

Deri më tani, Shehu është përkthyer në mbi dhjetë gjuhë botërore, duke filluar nga anglishtja, italishtja, suedishtja, e deri te turqishtja, arabishtja si dhe gjuha rome. 
Duke i përmendur disa nga botimet në antologji dhe revista letrare me lexueshmëri të madhe në Evropë dhe Amerikën Latine, të cilat e promovojnë letërsinë tonë, Shehu thotë se ndien kënaqësi edhe më të madhe kur e sheh se po botohet në ndonjë vend, i cili ende nuk e ka njohur Pavarësinë e Kosovës. 

“Carty’s Poetry Journal” nga Irlanda, “The Sound of Poetry Review” nga Argjentina, “Le Post” nga Franca, “Tribune de Geneve” nga Zvicra, “World Art Friends” nga Portugalia, “Revue d’Art et de literature, musique” nga Franca, “Middle East online” nga Anglia, “Agonia” nga Rumania, “Mediterramnean” nga Suedia etj. janë vetëm disa nga antologjitë dhe revistat letrare në të cilat është botuar poezia e Shehut. 

Pjesën dërmuese të poezive në gjuhën angleze Shehu tregon se i përkthen vetë. Kështu thotë se ka vepruar edhe shkrimtari i njohur indian Rabindranath Tagore. 

“Janë edhe Ilire Zajmi dhe Mario Rigli që i përkthejnë në italisht, Kujtim Paçaku në gjuhën rome, Munir Mezyed dhe Abdel Karim Kassim Arnaout në gjuhën arabe, Athanase Vantchev de Thracy në gjuhën frënge, Dushka Vrhovac në gjuhën serbe, Gunsel Djemal nga Qipro në gjuhën turke etj., kurse tani dua që t’i falënderoj edhe botuesit botëror, të cilët janë autorë, kritikë dhe botues të shquar, njerëz mjeshtër si Andre Cruchaga në Salvador, Marc Galan dhe Athanase Vantchev de Thracy në Francë, Veronica Valeanu dhe Irnina Vainovski në Rumani etj.”, shprehet Shehu, duke i falënderuar përkthyesit dhe kritikët që e kanë mirëpritur poezinë e tij. 

Ai tregon se merr komplimente të shumta nga autorë dhe poetë të ndryshëm lidhur me poezinë e tij. 

“Çdo ditë marr komente dhe komplimente. Fillimisht befasohen, pastaj u vie mirë se në Kosovë kultivohet poezia e mirë. Posaçërisht u intereson motivi dhe lirika shpirtërore të cilën e kultivoj unë”. 

Përpos poezisë, Shehu merret edhe me prozë. Krahas dy përmbledhjeve me poezi, deri më tani ka botuar edhe romanin ‘Nektarina’ si dhe dy libra me prozë poetike. Sivjet thotë se do t’i botojë edhe dy romane të tjera. 

“Konfirmimet i kam nga botuesit por jo edhe datat. Në Beograd do të dalë përmbledhja me poezi ‘Lakmusi’, pastaj romani ‘Manat’ në Shkup, dhe një projekt tjetër letrar në Prishtinë”, tregon Shehu, i cili gjithashtu angazhohet, kohë pas kohe, me vështrime, opinione dhe editoriale në revista të ndryshme. 

Pasion tjetër i Shehut është edhe arti i kaligrafisë. Ai punon kaligrafi në mediume të ndryshme dhe materiale të cilat i përpunon vet, si pigmentet bimore natyrale dhe materiale tjera. Vite më parë, Shehu ka marrë pjesë në ekspozitën e kaligrafive në Kajro të Egjiptit, ndërsa si studiues i letërsisë transcendentale dhe hulumtues i trashëgimisë shpirtërore botërore, Shehu ka marrë pjesë në shumë simpoziume ndërkombëtare, përfshirë Kongresin mbi 600 vjetorin e Veprës së Abdurrahman Ibn Khaldunit, po ashtu në Kajro, pastaj në Kongresin me rastin e 800 vjetorit të poetit persian Xhelaludin Rumi, organizuar nga UNESCO dhe Fondacioni Saadi Shirazi në Tiranë. 

Shehu është anëtar në disa asociacione të poetëve, si për shembull anëtar i Asociacionit Botëror të Poetëve, pastaj ambasador i poetëve për Shqipëri nga lëvizja ‘Poetët botëror’ (Poetas del Mundo) me qendër në Kili. Ai po ashtu është edhe anëtar i PEN Qendrës së Kosovës, ndërsa së fundmi është zgjedhur anëtar i Këshillit të Librit dhe Botimeve pranë Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sporteve.

The last seal
Who can say that miracle with the words of the world to pass?
Who can sing that glory with the eternal notes of paradise?
Who can paint that sparkling beauty above all features?
Who can compare that shine among all creatures?
And the clouds that made cooling shade
And the priest who kissed that seal
And the camels led by thy trade
And the moon split by HIS deal
Have myriads of hearts to have built their nests
Have myriads of souls to have found their rests
With thy deeds that nourish our creeds
With thy name that heals our greed
CRYSTAL TEARS
…And my crystal tears melted
In a cosmic liquor transformed
To drunk the lover in love
A honeycomb
I’m not here
To say the pride of forgotten past
Nor I’m here to sing miraculously
Suras and Sutras of the Holy Scriptures
I’m not here to watch fallen mulberry fruits
In river swimming as a dried leafs
Nor I’m here to pray endlessly
As a sages to repent for
Sinful mundane ignorant
I’m here to kiss the sky in its forehead
And between two eyes where
The star has to spark its beauty
I’m here to perfume your soul
And dry in the sunny-golden pollen
I’m here too, to feed your lungs
With the air of the lost world
Eternally washed in the rivers of soul
I’m the soil of your secret sowed
As a wheat seeds in the fall
Waiting spring to green the fields
And to golden summer with poppies decorated
And fireflies during short nights
Dancing erotic games
Waiting fall to feed the holy stomach
Of enfant terrible
Perpetually called ME
The sarcophagus of your secret
I’m lost …you, concentrated
In a formula dissolved
To respond on their enigmas.
A TIME
Oh…time of light
The sprinkled mystery by
The whiteness of the clouds
Then I follow the stream
After awakening and bliss
Now
Loom of wishes woven mysteries
Silk of pleasure passion of life
Time of maturity a mulberry fruit
I’m in the crossroad again
TEARDROP OF A GOLDEN FIG
I’m the flower sweetest among flowers
Protected by snakes on a Plexus Solaris
As a treasure of wisdom dormant
That opens from within
When the sun says its quatrain
In the midday pondering existence
Warms my heart full of tiny pearls
For necklace of SOPHIA eternal
I melt my sugar as a teardrop
To cure the wounds of past suffers
Leaking on your body between two breast
To sleep in the hole of the navel
For another thousand years
VINE ARBOUR
With the wings stretched eagle
With the hairs of the sleeping beauty
With the body as a serpent deep under the ground
A manifestation of Kundalini
Nurturing the soul and his shade
With the eyes of the beauty
Pressed in the cosmic press
With the spirits of angels
Drunks the lover in love
With me unite with me unite
With me unite with me tonight
BORA
…And then I was blessed
By a kiss of an angel
When I kissed her salty teardrop
That awoke the infant shake in my hearts cradle
With a lost lament
For the eternal past
Again I was blessed
By her breathe warmness
Which open the gate of my paradise
That opened with a silent shriek
As a melody burying ancient memoirs
As a same melody resurrect spirit’s thirst
That wants to be overwhelmed by that hug
Of a holly angel.


INTIFADA KULTURORE Kush do ta filloj në Kosovë?Paramendoni gratë të cilat i kanë burrat në gyrbet dhe mallin e fëmijëve për prindin mashkull, paramendoni jetimin i cili mendon se i është kthyer babai dhe me vrap të sulet në prehër, paramendoni Penolopën kosovare e cila sapo thurr tymnin e shkatërron atë dhe mbetet besinke e iluzionit të saj, paramendoni diçka që ndodh për nime e nuk e shohim apo jemi aq indiferent si Jezusi ndaj vdekjes e që i thonë indiferencë e shenjtë. Edhe kjo ndodh. Edhe kjo na ndodh dhe duket se do të vazhdoj kështu. Ndërmjet mjerimit dhe argëtimit në të, ndërmjet mjerimit dhe lumturisë, ndërmjet urrejtjes dhe dashurisë, ndërmjet mallit dhe Të Madhit, pushon dhe puson pika meditative e cila neutralizon çdo provokim dhe mungesa e provokimit pjell monotoninë, se kush ka mend ka edhe humor si kompenzim, si shpërblim i pavetëdijshëm, si ilaq kundër lodhjes së trurit. Paramendoni sa aksidente ka në paraqitjen mjegullës. Mjegulla ka shumë aksidente këtu, shumë libra janë shkruar nga dikush tjetër dhe shumë janë nënshkruar nga dikush tjetër, shumë këngë janë komponuar nga dikush tjetër, dhe janë kënduar nga dikush tjëtër, shumë piktura janë pikturuar nga dikush tjetër dhe nga po këta janë nënshkruar dhe çka? Asgjë e re nën këtë qiell, bojkot i ndodhisë si kishte thënë Baudrillard. Problemi është se misteri është këtu dhe fshehtësia është e fshehur në dritë por ne ende si duket nuk e kemi zbuluar. Se vetë krijimtaria është mister ashtu si vazhon të thotë Berdjajevi Krijimtaria është – mister. Misteri i krijimtarisë është misteri i lirisë. Misteri i lirisë është i pakufishjëm dhe i paartikulueshëm. Nikolai Berdjajev Prej krijimtarisë e deri te paaftësia për ta thënë atë, për ta artikuluar atë është rrugë e gjatë dhe në këtë rrugë ka shumë labirinthe të cilat po na hutojnë dhe në këtë rrugë nuk niset pa udhërrëfyes. Pak janë ata të cilët e kanë guximin me u nis vëtë në rrugë sepse frikohen nga vdekja kurse vdekja nuk është gjë tjetër pos diçkas së panjohur dhe çdogjë e panjohur krijon frikë, lind tërheqjen dhe dorëheqjen, lind shukatjen dhe frikën se mos po gabojmë, dhe zgjimi i vërtetë ndodh kur kalohet në anën e rebelimit, si lulja kur rebelohet nga kursi i degës dhe aty e shfaq bukurinë e vet, si aroma kur avullohet nga lulja, si populli kur rebelohet nga padrejtësia e pushtetarëve dhe ky popull është fitimtar, ndërsa ai popull i cili toleron hajninë e pushtetarëve dhe ashpër e ndëshkon hajnin e pazarit ai popull është i ndëshkuar me humbje. Dhe shikoni rininë të cilën po e shkelni si barin e njomë vetëm se ju jeni shkelur si fletët e qepës mbi dhe, për ta formuar dhe zgjeruar kokën nën dhe, e prodhuar heterozide të cilat tani na I fërgojnë sytë, dhe shikojeni rinin e cila po thotë diçka pa e mendu sepse atë po e bën, dhe shikojeni rininë të cilës në veshë i pëshpëritet cilin hap ta ndërmarr, dhe shikojeni rinin e cila është mllefosur dhe nuk lexon apollogjitë e viteve tetëdhjeta por është në safari të identitetit të ri, dhe shikojeni rininë e cila po heq dorë nga ju sepse ja u keni sosur lirinë, misterin e paartikuluar, shikojeni potencën e tyre e cila hallakatet nëpër botë me e gjetë vetën në pusin e trashiguar. Kush nuk është pshurr në gjumë, pshuret tani dhe jo vetëm posht por i pshurrë edhe sytë, eh sa gjynah… Reqeta për Mollotov kulturor. 1. Një shishe njeri 2. Shpirti si lëndë djegëse, 3. Vepra si fitil 4. Pasioni si shkrepsë 5. Liria si hedhje e lirë 6. Intifada kultutore si qëllim 7. Dhe 8. Boom 9. E pastaj shohim çka ndodh A ekziston mafia kulturore në Kosovë? Ekziston potenciali i kibernuar i njerëzve të cilët janë në krye të kulturës, ekzistojnë sharlatanët të cilët paguajnë shuma të majme për t’u nënshkruar me nje libër që nuk e kanë shkruar vet dhe një i ri në Kosovë mund të thotë se… me sendin e huaj nuk mundesh me hy dhondër dhe Lidhja e shkrimtarëve ju e dini sa janë…? nuk bën asgjë për ditën ndërkpomëbtare të librit, dhe PEN Qendra e Kosovës e cila nuk bën asgjë për librin, dhe Ministria e kulturës që i ka ra pishmanit se e ka bo jë projekt për librin, dhe botuesi i cili të thotë: botuar librin???!!! Fshehe mos po të rreh dikush… dhe intelektualët që garojnë se kush ma shumë pinë çaj të rusit me ose pa limon …dhe të tjerët që prësin një herë në muaj me ardh plaku me plis të bardh dhe me musteqe të përhimta prej Rahovecit me bidona me i sjell raki që ata që e pijnë i thonë; të rrushit, e ajo asht e hardhisë… dhe Ministria e Arsimit e cila nuk bën asgjë për librin dhe e lë në mëshirën e botuesit i cili një libër të gjuhës angleze e shet 7 €, vëtem se nxënësi duhet pa tjetër me e ble se mësuesi i anglishtës e përze nga ora… dhe botuesi i cili nuk i shet librat në librari po në tezgë të Grandi…dhe ekspozitat e të rinjëve që nuk i sheh askush, as vetë të rinjët dhe ekspozitat e pikturave të pleqëve që nuk dijnë a janë piktor a janë poet… dhe deputet që janë hutuar se janë poet e në shtepi i shërojnë plagët e vjetra…dhe gazetat që botojnë kulturë dhe me to bëjn fishek për gështenja shitësit që i pjekin gështenjat në rrugë, dhe Televizionet që shesin kulturë duke marr emisione të huaja dhe duke mos e cekur burimin…dhe bllogët e webfaqet që shkëmbejnë mes veti shkrimet e njerëzve që nuk kanë pas mundësi me u afirmu n’zaman t’Titës dhe tani janë mbrojtës të kauzës kombëtare…dhe më në fund nuk ka Mafi kulturore…natyrisht jo. Kush nuk ka qajtë deri tani, mundet me qajt dhe me e fitu titullin e budallës…deri sa ta kthejnë …a mos e pate Kosovën çikë të tezës që po të dhimbet?(Fahredin Shehu)

Shaban Cakolli :Zë i ëmbël – zëri i Arbërit


themeluan "Zërin e Arbërit"
Beogradi ushtroi dhunë
me na i zhdukë gjuhë e kulturë
Jo, mor jo, kjo nuk ndodhë kurrë
Se shqiptarët e duan kulturën
e mbajnë në zemër ndezur si furrën.
Krerët sërb rrinin n´pallate
tue hartue elaborate
me u humbë shqiptarëve të drejta
me i ndjekë prej trojeve të veta
Shumë na ndoqën në dhena tjera
por në çdo skaj veprimtarë kena
sikur miku Imri Trena
që as natën s´bënë gjumë në sy
për shqiptarë të vjetër e t´ri
sjellin dritë, sjellin shkëndijë
Imri Trena në Norvegji
punoi mësues me nxënës të ri
i mbushë në zemra atdhedashuri
qe dhjetë vite mbanë një Radi
kombit tanë me i dalur hakit
përmes valëve të Zërit të Arbërit
tue shpërnda gjuhë dhe kulturë
mërgimtarëve sikur gurrë
Nuk pushoi zëri i krijuesit
kreu misionin e shejtë të mësuesit
gjithë në veprim kundër pushtuesit
çështjën tonë internacionalizoi
fëmijët në shkolla, shqip na i mësoi
asimilimi mos të na i gllabëroi
Zërin e Arbërit, si valë deti
Imri Trena e udhëheqi
me do miq çë pat pranë veti
veprimtarë Ali Rexhepi
krah me te hovin se ndali
zemërgjërë Driton Jashari
Dy shqiptare si Shota e Tringa
zonjat Shemsije e Majlinda
Zëri i Arbërit për dhjetë vjet
në çdo shtëpi shqiptare u gjet
zë më i ëmbël nuk ka hiq
krejt shqiptarët i ka miq.

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar që editohet nga njëfarë ekstremisti dhe terroristi antishqiptar nga Shkodra, m...