Agjencioni floripress.blogspot.com

2011/06/01

KOSOVA , E NDJENË MUNGESËN E KEIDI SEJDINIT !!

RRETH LIBRIT POETIK  “NJË ORË ARTISTE”TË KEIDI SEJDINIT


Sesi të ngjan vetja kur lexon një dorëshkrim me poezi të ndjera të një vajze që vjen nga fusha e pikturës. Ke ndjesinë e mirë të zbërthimit të dritës në një koloraturë imazhesh dhe tensioni i vetmisë që të ka shoqëruar deri më tash, fillon e zbehet në çast, pa u ndjerë.
 
i autores nuk e parapëlqen burgun e ndjenjave, ndaj ajo u le atyre Sepse Keidi Sejdini, më tepër se sy poetik,lirshmëri në të shpërthyer. Eshtë atëherë kur një sy empirik, e koncepton si paradoks.  pasqyrash e kornizash rrethanore, është një kërkuese gjer në lodhje, e lojës së peizazheve të padukshme të zemrës dhe vendosmërisë për të dalë përtej të pamundurës zyrtare… Asaj të pamundure që për shumë moshatarë të saj tingëllon si një ëndërr utopike…

Vargjet vajzërore të kësaj poeteje, nuk tentojnë të mbjellin te ty vetëm harmoninë e muzikalitete ndjesore, përkundrazi, Keidi vjen me poezinë e saj paksa rebele e të vështirë për ta zbërthyer disi më poetikisht filozofinë e të fshehtat e kësaj harmonie jo komformiste.


Ndaj s’është për t’u çuditur kur nga dhomëzat e saj poetike do të dëgjoni kërcitjen e shkujdesur të hapave e rimave këmbëngulëse që venë e vinë te njëra-tjetra.


Mos u shqetësoni kur në muret e mobiliet e dizenjuara me frymën e erës, poetja nis skicon linjat e saj shpirtërore me simetrinë e çrregullt e pa të keq të një çapkëneje të pandreqshme.

Është kjo shkrirje, trupëzimi i menjëhershëm i kësaj gjurme ëndërrimtare që vargun e vështrimin e saj di ta peshojë mirë mbi lëvizjet e penelatat mbi kanavacen e saj piktorike. Është kjo arsyeja që duke qenë poete e piktore njëherësh, t’i nënshtrohet thirrjes dëshiro-dashurore për të qenë “Një ore artiste” … dhe s’mund të ndodhte ndryshe.

E ndodhur mes dy qiejve dashurore, ajo e ka më të lehtë ta shkruajë e vizatojë portretin e saj artistik.




Unë që e kam parë atë të përhumbur përtej transparencës së krijimit e drithërimës së penelit, e di çfarë do të thotë të hedhësh në letër e të pikturosh në vargje gjuhën e vetvetes në rikrijim e sipër. Ky është shkaku që zhvillimet e saj poetike kryhen vazhdimisht nëpërmjet një dyzimi e bashkëbisedimi të dyantë, ashtu siç bën ajo në poezinë “Qeniet” ku autorja dhe shkruan dhe pikturon njëkohësisht:




Qenie që ecin tek unë janë shumë


Eci unë, Keidi…



Piktorja…



E bukura…



E dashuruara,



E padashuruara…



E shume të tjera që unë se di. . .



Të gjitha kanë një fustan



Që ma vesh vetëm ti.


Keidi ka disa vite që është e pranishme (edhe në mungesën e saj) në shoqërinë shumëngjyrëshe të poetëve dhe poezisë që shkruhet sot. Paqësore në dukje, por aspak e përulur, poezia e saj, impresionet dhe zërat e përvojës arrijnë të zbulojnë gradualisht me një pasion enumerativ të dukshëm. 


E bukura dhe e paarritshmja, dielli dhe mjegulla, puthja dhe shiu, lumturia dhe vuajtja janë tulla mureformuese që i japin poezisë së saj strukturën e një ndërtese që strehon brenda idealet e saj poetike dhe estetike për gjithçka. 

Gjuha e saj është një gjuhë e përpunuar dhe aspak provokative. Në të kundërt, ajo është një theksim i tejzgjatur i kredos dhe logjikës së saj njerëzore. Recension: Poezi e ndjenjës dhe imazhit shpirtëror ….


Ka një alegori të fshehur njëtërësisht në trupin e njomë të kësaj poezie. Kjo ka sjellë që vargu i saj, jo vetëm të marrë një ngarkesë të lakmueshme emocionale, por të shmang filozofinë e thatë dhe vende-vende retorike që mund të vihet re në shumë poezi të moshatarëve të saj.

Duke pluskuar në një botë të trazuar ekzistencialiste dhe duke ju shmangur se zakonshmes prozaike, autorja vizaton shenja të dukshme reale në hapësirat e saj, duke u transfiguruar dhe vetë në një shenjë të tillë.



Bëj zhurmë, zhurma ime
E ngjirur në qiell fluturo
Bëj zhurmë, zhurma ime,
O vdis, o dashuro…


Shumica e poezive të Keidit modelohen dhe konceptohen në trajtë mozaikësh dhe tablosh emocionuese. Syri konfirmues që vete e vjen nëpër to, herë është i hapur e i kthjellët, e herë tjetër i veshur me një mjegull të lehtë e kapriçoze, si për të bërë më të vështirë konfigurimin.



Por një gjë është konstante për të: rrezatimi i vërtetë që vjen prej tyre është ngazëllues. I ngjashëm me ngazëllimin e luleve të bardha të kumbulles që fëshfërijnë në oborrin e shtëpisë së saj në pranverë.

Shpesh fjala në këto lloj poezish ka një ngarkesë të dyfishtë, shpirti



Kjo poezi e ndërtuar mbi një gjetje interesante dhe përdorimi efikas te paralelizmit lirik, edhe pse sendërtohet rreth një bërthame të trishtë, siç është vdekja, të rikrijon një botë sa reale, aq dhe surealiste njëkohësisht.

. Duke luajtur poetikisht me fjalën dhe theksin tonik të saj, ajo arrin të rrokë kuptimet thelbësore të saj, duke pohuar mes mohimit.



Bota dhe detaji interesant me të cilën operon autorja dhe pse i ngjan lojës së një trilli me fjalën, më kujton një nga thëniet e Lotermonit, cituar dhe nga Ely ari, kur thotë se “Duhet të dish t’i shkulësh bukuritë letrare dhe nga vetë gjiri i vdekjes”, shëmbëlltyrës së një ligjërimi sa më intensiv, i cili këto bukuri s’do që t’i përkasin vetëm asaj.

Tek poezitë më të realizuara, autorja Keidi Sejdini, krahas spontalitetit të rrëfimit, ka ditur të krijojë dhe mënyrën, gjuhën vetshpallëse të ndjenjave të saj. Ndaj nuk mund të kalojnë pa rënë në sy poezi të tilla si: “Jeta ime”, “Kohë pas kohe”, “Të dashurosh”, “Dhe qeshi”, “Një orë artiste”, “Çamërisë, Vetmisë” etj. Krijime të tilla që dalin nga një mendim vizionar e vështrim i tejskajshëm, janë si rrahje krahësh, në agim i një tufe zogjsh të dashuruar me qiellin dhe erën. Në këto poezi, efekti tingëllor me brendinë e mendimit, janë në një unison të dukshëm.


Duke lënë peng emocionet dhe ndjenjat e saj, ky lloj narracioni poetik tenton t’i largohet foshnjërisë së saj të tejkaluar për t’ju afruar (duhet thënë që deri tani ende nuk e ka arritur) trupëzimit të kontinuitetit të dëshiruar. Sidoqoftë, autorja është ende në eksplorim të formës e stilit të saj poetik të së ardhmes. Rëndësi ka që udhët poetike ku ajo ecën, të thërrasin edhe ty ti shkelësh shkruan studiusi Agim Bajrami.
 

Keidi Sejdini: Një orë artiste, poezi, Globus R, 2006
Poetja Keidi Sejdini, këtë radhë, në Takimet e poeteshave në Vushtri, 2010, fitoi çmimin e parë me poezinë ”Ti u ngjan të gjithë burrave”. Vërtet kjo poezi dallonte dukshëm nga të gjithat ato të lexuarat në këto takime, tashmë tradicionale, që mbledhin në këtë eveniment poezie, poetesha nga tërë gjeografia kombëtare, brenda dhe jashtë trojeve etnike.
Kontakti me poezinë e Keidit, shenjon leximin tek vëllimi poetik me titull: Një orë artiste”, për ta formësuar pikëpamjen rreth poezisë së kësaj poeteje shqiptare, që vjen nga Durrësi.




Poezia e këtij vëllimi bën prurje të mira në shprehjen poetike, në gjuhën dhe në strukturën shkrimore përgjithësisht, por pa lënë të mostheksuar edhe një sens tjetër në vrojtim dhe gjuhën metaforike tjetër të  të shprehurit poetik në këtë vëllim.


Preokupimet e poetes janë nga më të ndryshmet, por dhe frymëzimet e saj çojnë në drejtime të shumanshme për të kapur dhe shpërfaqur kahe dhe imazhe të shumta, shumëherë deri në detaje të panjohura, të një bote preokupuese, që në përditshmëri, sikur e jetojmë dhe e përceptojmë krejt ndryshe.



Në poezinë e Keidit ka krijime situatash të fatit njerëzor, ka perceptime të ngjarjeve e rrethanave të jetuara të subjektit lirik, ka, me një fjalë, çaste dhe raste, që, të thëna me gjuhën e poezisë, që marrin një kuptim dhe domethënie tjetër nga ato të zakonshmet, ashtu sikur vijnë, jetohen dhe shkojnë. Poetja Keidi Sejdini kërkon deri në detaj, për të kapur dhe një cast të vetëm, që ka domethenien dhe peshën e vet përkah kuptimi dhe mesazhi.


Ajo sfilitet, madje shumëherë, për ta transmetuar ndjenjen dhe përjetimin tek recepienti përmes vargëzimit dhe të shprehjes vetanake, gjë që e sforcon që në nismë, me këtë vëllim poetik, identitetin e saj si krijuese.


Këtë e arsyeton më së miri poezia me titull:

”Një orë artiste” dhe vargjet si këto:
”Kam trembur tempullin e Olimpit/
Vetëm me një puthje të gjatë/

Ajsbergun kam shkrirë një natë…

Kam ngrënë Saharanë/pa pirë ujë…

Kam bërë një mumje të më ulet në gjunjë…

E kam mbytur detin/

Kur mundja të shpëtoja/

Shembja piramidat me një gisht…

E shtypa shekullin…Denova vdekjen…

Për t’u bërë një orë artiste…!



Pra, poezia e Keidit shkon edhe më thellë në hapësirat shpirtërore. Semantikisht dhe ndjenjësisht kjo poezi krijon një imazh të shpirtit në vija të gjëra, duke e ndërtuar atë me fjalë dhe gjuhë vetanake, dhe këtu është ajo që e dallon këtë poezi dhe këtë ndjenjësi nga të tjerat.

Fjalët-figura janë ato që në këtë poezi të Keidit i hasim tek përbëjnë kuptimësinë e shprehjes dhe të të ndodhurës, sikur nuk do t’i gjejmë tek ndonjë poete tjetër të kësaj moshe, jo vetëm si subjekt krijues, por edhe si “moshë” poezie, mendojmë për moshën e të shkruarit të saj.
“Orgazma e fishkur e një plaku dha shpirt…

Click on people’s faces in the photo to tag them.

Dhe para syve tanë prostituta u shtir si murgeshë/,ja situata dhe skena e tragjizmit të jetës së jetuar. Këtu fjala orgazmë është kryefjala e kësaj situate ndjenjore e që shpjegohet pastaj me fjalën tjetër prostitutë. Pra, kemi të bëjmë më një situatë jetësore të nderë, por që më pas vjen pasoja e saj e domosdoshme, sepse:
”Sa keq që gjarpërinjtë kanë shtatë këmishë/
Dhe macet shtatë shpirtra kanë…”.



Ja tablloja tjetër e ndarë në dy kuptime të kundërta.Gjarpërinjtë ndërrojnë këmishat përgjatë ecjes së tyre të helmatisur, ngase këtu personifikohet njeriu, jonjerëzorja, e shëmtuara, dhe gjithashtu macet, që personifikon femrën e zënë ngusht përpara aktit duke hequr shumë në vuajtjen e aktit përpara gjarpërit-njeri. Shëmtia e jetës shfletohet këtu, përgjatë ecjes njerëzore.

Dhe, sikur këto i ka në vrojtim subjekti krijues duke shenjuar për ta trandur ndërgjegjen njerëzore, për ta shenjëzuar qoftë me këto vargje, se jeta e njeriut meriton një tjetër respekt një tjetër dinjitet nga ndërgjegjëja e humbur apo për ta ndërgjegjësuar. Poetja ka ndjenjë të hollë në përshkrim dhe qëmtim të situatave krijuese. Ndonjëherë ajo s’përmbahet dot dhe shpërfaq atë subtilitetin femëror, si te poezia Njëqind herë:
”Nga të gjithë mëshkujt e kësaj bote…/
Unë…njëqind herë të zgjedh ty…/

Sepse ti më bën të vuaj në mote/

Gjerë në përjetësi.

Poetja e pranon vuajtjen si diçka personale, sepse ka një qëllim këtu dhe ka poashtu një qëndrim që ka ardhur si pasojë e vetëzgjedhjes, dhe e gjithë kjo ka një kuptim të vetëm:Dashurinë. Dhe, mbase për atë, dashurinë pra, idealen, ia vlen sipas autores, që njeriu të ketë qëndrim dinjitoz dhe të pathyeshëm, por edhe ta durojë vuajtjen e saj, pra vuajtjen e dashurisë.
Këtë mesazh e jep poezia këtu. Me pak rreshta sikur krijon një imazh shpirtëror, për diçka që na takon secilit. Në përshtypjen e parë, poezia e Keidi Sejdinit të krijon mendimin sikur ajo është e shkruar nga frymëzimi i atypëratyshëm i subjektit krijues,  por ky është një iluzion, sepse poezia e Keidit ka strukturën e saj poetike, kuptimore dhe figuracionin e saj të ngjeshur.

Tematike e poezisë del nga konturat dhe shabllonet stereotipe të të shkruarit të poezisë, gjë që mund të haset te një pjesë e poezisë sonë të krijuar nga pararendëset e saj femra. Poezia e Keidit do të jetë vetja, si e shkruar, si e thënë, si kuptim dhe, si shprehje metaforike. Këto cilësi mbase i gjejmë përgjithësisht në poezinë e librit “Një orë artiste”, e që këtë poezi e bëjnë sa të lexuar, sa të qëndrueshme ideoestetikisht për kohën.
Flori  Bruqi

Nga Ymer Halimi:A mos është ky dështimi i radhës...?!


Një mik ime me solli një libër në hyrjen e të cilës ishte shkruar mendimi i Sokrtatit: “Sa për veten time, unë asnjëherë nuk kam vajtur për te votuar. E pse te shkoja? Qe te zgjedhja me dorën time se cili prej kusarëve do te me rripte lëkuren!”.  Mjerisht, kjo sintagmë për ne shqiptaret, për shumë çka është mase e vërtetë. Por, megjithatë ne nuk vepruam si Sokrati, vajtëm për te votuar, se synuam ndryshimet në jetën tonë edhe përkundër asaj se këta “demokrat” po na e rjepin lëkurën, dhe për shumë çka po e mbyllin rrugëtimin e kombit, në kahun e rrjedhjes së kohës. Kjo është tepër shqetësuese, se veç njëzet vite po ecim në procese demokratike me shpejtësinë e ecjes se kërmillit. Kjo fazë tranzicioni, te ne, po zgjatë me shumë se te kushdo tjetër në Ballkan, edhe me çmim shumë te lartë, me jetë te mija njerëzve. Në këtë rrugëtim, na kaluan edhe ato shtete që kanë problem me identitet, shteti e kombi.   Por, kështu si ne ndodhë te kombet që nuk kanë një bosht të fuqishëm të politikës kombëtare, që nuk kanë një bosht shpirtëror te pa thyeshëm në qëllimin e tyre politik. Diçka e tillë mund të  ndodhë,vetëm  tek kombet me ngecje ekonomike, me zhvillim jo të mjaftueshëm socio-kulturor, ku veprojnë politikat provincialiste; ku morali i individit dhe grupit e tejkalojnë racionalen. Këta bartës “politike”  arrijnë që nëpërmes te motivit idealist te lirisë, të së ardhmes, figuracionit te shtetit, të vënë në lojë masën e njerëzve, për te vetmin qellim, që ata ta mbajnë pushtetin me çdo kusht e me çdo çmim. Kjo u pa në të gjitha zgjedhjet që u mbajtën, në Shqipëri e Kosovë. Po edhe sot me rezultatin zgjedhor në Tiranë. Por, neve sot, thjesht po na mungon liria e vërtetë në dimensionin e saj të plotë. Po na shtypet perspektiva.
Të arriturat e kombit, në Shqipëri nga vitet nëntëdhjeta, e në Kosovë nga viti dymijë, nuk mund t’i përshkruhen asnjë individi e asnjë partie në mënyrë të veçantë, përveç energjisë së lirë të kombit tonë, që proceset i ka shty në kahun e duhur, edhe “dhunshëm” përkundër vullnetit të politikaneve.
***  
Zgjedhjet kanë rregullsi të thjesht. Kjo thjeshtësi po shihet te të gjithë popujt që e kanë përqafuar demokracinë në mënyrën e duhur. Zgjedhjet kanë normë të shkruar. Norma e shkruar e eliminon normën morale, e cila  nuk e përfaqësohet në rregullat e shkruara. Ajo mund të fuqizohet me normim të shkruar ose me marrëveshjen e palëve (gjithëve). Por kur këto mungojnë, ato mbetën jashtë veprimi për kohë të një rregulle plotësuese ligjore. Gabimi sa do i thjesht, është gabim. Gabimi sanksionohet pa marrë parasysh përmbajtjen, a  porosinë morale që edhe mund ta ketë. Prandaj, te votimi në Tiranë për Kryetarin e Bashkisë, po edhe gjetiu ne mënyrën e ngjashme,  votat e hedhura jo në kutinë që përcaktohet me rregull të shkruar, pa fije dyshimi, janë vota gabim. Por, edhe të pacaktuar në mënyrën e duhur me ligj. E para votuesit me gabimin e vetë e kanë dënuar vullnetin e vetë.  Diçka e njëjtë, siç huqet penalltinë; veprojnë kundër vullnetit të vetë, ku edhe ekipi mund të humb.
Prandaj, përpjekja për t’i ‘ridizajnuar’ votat  jashtë kutie të përcaktuar për votimin e Kryetarit të Bashkisë, është përpjekjeje morale, do them demokratike. Por, për t’i dhënë veprim përcaktues, nën petkun e morales, mund të bëhet vetëm me ujdinë e palëve. Ndryshe, kjo sjellë veprim të dyfisht për një çështje të vetme. Sepse, në praktikat ligjore zbatohet një rregullsi e shkruar, por jo edhe një vendim moral i pashkruar, se ai do krijoj kaos (kushtimisht) në proces. 
***  
Tani veç diç shihet, me të dhënat që janë, Basha është fitues, fitues moral, por jo ligjor. Nga ana tjetër,  po ashtu,  Rama është fitues, fitues ligjor por një humbës i thelle moral, si kryebashkiak i Tiranës po edhe si Kryeopozitar.  
Tirana, në mënyrën e vetë, tregoi se shqiptarët janë në kërkim të ndryshimeve. Kjo është fitore e zgjedhëseve, kjo është një vërejtje serioze për politikanet që nuk kapin kohën e ndryshimeve. Është  një fije shprese, se kemi filluar të ndjemë ndryshimet, shijen e tyre,  për të cilat ka shume nevojë kombi i ynë. Këtu shihet fillimi e një fundi të populistit Berishë, i cili kurrë njëherë nuk e kapi në mënyrën e duhur politiken;  përkundrazi në  ca raste, e dëmtoi çështjen e kombit. Po ashtu i shihet fillimi i fundit edhe i Ramës, i cili nuk arriti dot ta heq nga mendja luftën personale me kundërshtarin politik, dhe ta mbajë unike të majtën shqiptare. I cili nuk e kuptoj konceptin e te majtës Evropiane; shkak i edukatës se hershme (ndoshta). Po ashtu nuk arrit ta kuptoi se Tirana po tregon shenja te kapshme të ngopjes me politikën që u bë nga personaliteti i tij. Jo vetëm kaç, por edhe me personalitetin e tij shumë kontraverz. Këta të dy, Berishë e Ramë, tani le të shihen si politikan të së djeshmes. Dhe këtu është lajmëtarja e fitores politike e elektoratit shqiptar.
Një fitore e dyte e elektoratit shqiptar, shume e madhe, është së Shqipëria, më politikisht, nuk mund te ndahet me një vije te vetme, ne dy ngjyra. Ajo sot është politikisht, lëkure leopardi. Kjo është fitorja me e madhe e elektoratit shqiptar.
***
Të arriturat e kombit tonë, nuk mund t’i përshkruhen asnjë individi e asnjë partie në mënyrë të veçantë, përveç energjisë së lirë të kombit, që proceset i ka shty në kahun e duhur, edhe “dhunshëm” përkundër vullnetit të politikaneve.
 
Por megjithatë, zgjedhja e Kryebashkiakut të Tiranës mund te jetë çmim shumë i lartë në politiken e kombit tonë. Mos është edhe një dështim i radhës te politika shqiptare!?



 
Prof.Dr. Sc. Imer Halimi është 62 vjeçar ndërsa ka lindur në Kozhicë të Skenderajt. Është i martuar dhe baba i tre fëmijëve. Ka lindur në trungun e familjes së Hetem Kozhicës qe ishte përfaqësues i Drenicës në Lidhjen e Prizrenit. Nga ky trung familjar kanë dhënë jetë tre breza për lirinë e Kosovës ( 1912, 1924, 1945, 1999 ). Imer Halimi është rritur në familje që ka vuajtur izolimin politik si të përjashtuar nga Lidhja Socialiste për shkak të bindjeve antishtetërore.
Dr. Sc. Imer Halimi pas përfundimit të Gjimnazit në Vushtrri, shkollimin Universitar e vazhdon në UP – Fakulteti i Shkencave Matematiko Natyrore – Dega Fizikë. Po ashtu ka studiuar edhe Elektroteknikën në Prishtinë. Gjatë studimeve, falë sukseseve të arritura ishte edhe bursist I Universitetit. Studimet pasuniversitare I kreu në Zagreb, në lëmin e Fizikës Mjekësore, ndërsa Doktoraturën në lëmin e Optikës. Në Universitetin e Prishtinës ka filluar të punoj që nga viti 1977. Mes viteve 1992-2000 Imer Halimi ka qenë anëtarë i Kryesisë së Kryqit të Kuq të Kosovës. Sot ai është profesor i lëndës së Fizikës Mjekësore me Biofizike në Fakultetin e Mjekësisë në Universitetin e Prishtinës.
Dr. Sc. Imer Halimi ishte pjesëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ndërsa në poltikë është kyçur më 2004, dhe ishte deputet në Kuvendin e Kosovës në vitin 2007. Është autor dhe koautor 21 publikimeve shkencore të botuara brenda dhe jashtë vendit. Është pjesëmarrës në gjashtë Konferenca shkencore dhe në një projekt shkencor. Të botuar ka një libër dhe pesë dispensa.

Vetëvendosjes i është bashkuar shkaku i artikulimit më të qartë politik çdo rrafsh shoqërorë. Ka pastërtinë morale, intelektuale e profesionale për ta vënë në shërbim të të gjithë qytetarëve të Kosovës. Sipas Dr. Sc Imer Halimit, vetëvendosja politikën e nxjerr nga ndjenja e popullit, dhe ajo ia kthen atij me punë. Këtu gjendet edhe pashkëputshmëria e ndjenjës së popullit – bashkimi.

Përgatiti F.Bruqi 

1.QERSHORI - DITA NDËRKOMBËTARE E FËMIJËVE.



A prezantojnë datat e shënuara vetëm një frymëzim momental dhe obligim protokolar sa për ta “ larë “ ndërgjegjen ?
Është gjë e keqe nëse kjo i “ ndodhë “ atyre të cilët janë të obliguar, të autorizuar, kompetent…dhe të paguar për kujdes permanent ndaj fëmijëve ndërsa  datat i  shënojnë sa për shfaqje mediale ?!

Këtë 1.Qershor po e fokusoj nga këndi i konsumatorit fëmijë. Edhe Shteti ynë Kosova është fëmiu më i vockël në familjen e madhe Botërore, bile akoma “ nuk ka hyrë në bylyk “ ( në OKB ). Është vështirë dhe e pathënë që femiu të përkujdeset për fëmiun por jemi ne, një dyzinë patriotësh, që duhet t i përkrahim fëmijët dhe t i
ndihmojmë Shtetit për arritjen e performansave të duhura. Konventa na obligon që : “ Të bëjmë më të mirën e mundur për fëmijët “ ! Anise mundësitë i kemi të kufizuara mendoj se, megjithate, nuk jemi duke e “ bërë më të mirën të mundur për fëmijët “ ?! Nisur nga kjo nuk e kuptoj se ku e gjejnë gjithë atë “ moral e të drejtë “ disa  të obliguar, të autorizuar, kompetent…dhe të paguar për kujdes permanent ndaj fëmijëvë që para ardhëmërsië sonë të dalin me gjithë ato “ rezultate “ dhe me gjithë ato premtime -  si në fushata elektorale ?!
Fëmijët i mbajnë në mend të gjithat dhe e dine se të gjitha këto janë lajthitje e manipulime ?!
- Fëmijët e dine se 54 % të tyre janë të varfër;
- E dine se në çerdhe fëmijësh nuk ka vend për të gjithë, se në disa shkolla mësojnë nga 40 nxënës në një klasë dhe se në disa vise rurale ( prej nga e kanë edhe përfaqësuesin politik ) nuk ka fare kushte të dinjitetshme për arsim;
- Këta fëmijë e dine se në vend të punësimit ( kur të rriten ) do të detyrohen të regjistrohen në fakultet e kur t i mbarojnë studimet do të detyrohen të kërkojnë punë në Berzën e Europës ose të Botës sepse berzat e këtushme mbahen e organizohen sa për “ show medial “;
- E dinë se puna iu ndalohet fëmijëve por as prindërve të tyre nuk iu mundësohet të punojnë ?!
- E dine se shëndetësia është në gjendje të atillë që ( në rast nevoje) shërim duhet të kërkojnë jasht ( e me para të majme );
- E dine se xhaxhi politikan, partia politike dhe institucionet e
Shtetit ( moshatarit të tyre ) premtojnë shume e bëjnë shumë pak ?!
- E dine se 1.QERSHORI - DITA NDËRKOMBËTARE E FËMIJËVE është vetëm një ditë që shënohet medialisht e me një tryezë të rrumbullakët ( si çdo date tjetër e shënuar që shënohet nga individët, fizik e juridik, të paemancipuar si e sa duhet ) e më pas, 364 ditët tjera të vitit “ i Madhi Zot ta boftë çarën “ ?!

Duke i falenderuar mediumeve të informimit dhe gazetarëve edhe ky 1.QERSHORI - DITA NDËRKOMBËTARE E FËMIJËVE arrinë disi deri te fëmiu.
Përndryshe do të ishte manifestim i mbyllur dhe i paditur sepse festa e fëmijëve pak gjë i kushton ose ia dedikon femijëve ?!Fëmiu konsuamator: Pacient, nxënës, shijues e prdorues i ujit, ajrit, i sipërfaqes së ndotur të tokës…nuk mjaftohet me shëntmin deklarativ të DITËS NDËRKOMBËTARE TË FËMIJËVE., me show, glamure e premtime mediale.


Fëmiu ka të drejtë ndaj kërkon dhe meriton vepra të dukshme,të matshme…kontribute konkrete për një jetë të shëndetshme, të sigurtë e të lumtur…Jetë me perspektivë të ndritur, më të sigurtë, e mëoptimiste – për fëmijëtFëmiu konsuamator e kupton se në këtë Botë të padrejtë  ( ku ligjet veprojnë në masë 30 – 40 % ) çdo gjë thyhet mbi supet e njoma të tyre por ata nuk kanë force të bëjnë ndryshime. Fëmiu e di se favorizimi i cilësdo pale diskriminon palën  tjetër, e në të shumtën e rasteve ajo pala tjetër është fëmiu ?! Të gjithë këta “ XHAXHALLARËT E FORTË “ ,shumë të zotët për mitomani, tenderomani, korruptomani…
harrojnë se dëmin më të madh ua shkaktojnë femijëve. Këta “ XHAXHALLARËT E FORTË “ ishin ndonjëherë fëmije, a kanë ata fëmijë, a do të kenë femijë ? A i kanë harruar të gjitha ëndrrat, të gjitha lojrat, të gjitha vjershat fëmijërore ?

Selatin Kaçaniku, dhe KONSUMATORI i vockël i madh,
Prishtinë, Kosovë,

TË BESOSH SI NJË FËMIJË


 Nga Senad Guraziu
 
të jesh poet, vetëm të pretendosh...
duhet aq shumë çmenduri sa të besosh 
se mund të ecësh zbathur, sylidhur
nëpër tehurinë, majave të shpatave 
kuantike - sot, madje dhe më shumë
të përbirohesh si rreze mirësie 
të jesh akrobat, ta ruash drejtpeshimin
në fotosferën e Diellit, të luhatesh 
si vetë një demon cirkusi,
"undercover" i Apollonit të zhdukesh, 
krahëpërkrah me nëntë muzat
ndër dhëmbë të të gjithë demonëve
të vallëzosh, të dehesh, të urinosh
në orbitë elektronesh, dhe kur i lodhur 
të jesh, prehje, natën ta kalosh,
shpëtim të gjesh në grahmat e Zotit
në mëngjes kur ikën tinëzisht
t'ia "vjedhësh" një të rrahur zemre
si bubullimë e butë metagalaktike
dhe ai të të fal symbyllur, të të besojë
me një buzëqeshje, i mallëngjyer 
nga marrëzia jote, nga bindja si "infant"
se mund të jesh vetë vullneti hyjnor - 
nga çiltërsia jote e besimit në njeriun
 
te jesh poet, vetëm të pretendosh...
duhet të besosh marrëzisht
se klithmat tua janë arie amadeusësh
aq të pafajshme, pafundësisht
si klithmat e para të secilës foshnje
të justifikuara sa vetë lindja, 
me vulën hyjnore, të nevojshme
si supernovat për balansin e Universit
sa ti të vdesësh, si vetë frymëmarrja jote
si vetë qenësia, si libri i jetës, 
kromozomet e gjithë profetëve
si gjallimi i qelizave të qenies, çdo gjë 
që ndodh në galaktikën "zemër", 
dhe secili event, në secilën ëndërr
 

2011/05/30

Kush është në të vërtetë Dafina Hysenaj?


 SUKSESET E TË RINJVE TANË NË NGULIMET SHQIPTARE


DAFINA HYSENAJ NGA MITROVICA
ME KURORË SUKSESI



  
Nga Dibran Demaku
  

Dafina Hysenaj e lindur në Mitrovicë, vitet e para të fëmijërisë do t`i kalojë në Mitrovicën e bukur buzë Ibrit me ujë kristalor. Por, ëndrrat e saj do të ndërpriteshin (për shkaqe që dihen) dhe ajo do të ishte e detyruar që së bashku me prindërit dhe me të dy vëllezërit më të vegjël, të linte vendlindjen dhe të mirrte rrugën e kurbetit. Dhe e tëra kjo do të ndodhte për shkaqe sepse që të dy prindët e Dafinës, si intelektualë, do të ndiqeshin nga pushtuesi serb. Si nëna e Dafinës ashtu edhe i ati për shumë vite në Mitrovicë do të arsimonin gjenerata e gjenerata të nxënësve. Dhe pikërisht për këtë prindërit e Dafinës do të ishin halë në sytë e pushtuesit.


Shtatori i këtij viti për shqiptarët me banim në Shtutgart dhe rrethinë solli një ngjarje të rëndësishme kulurore. Ata e kishin në mesin e tyre shkrimtarin e mirënjohur shqiptar, Ismail Kadarenë. Paten rastin që të bisedonin nga afër me shkrimtarin e madh. Dhe kështu në kalendarin e tyre jetësor shtatori i këtij viti do të shënohej me germa të mëdha.
   
         Portert i gjeneralit Agim Ramadani


Pas përfundimit të takimit me shkrimtarin e madh (në përmasa edhe botërore) pjesëmarrësit e shumtë nga të gjitha viset e Gjermanisë e më larg do të ishin mysafirë tek mikpritësit shqiptarë në Shtutgart. Edhe autori i këtyre rreshtave do t`i kalonte dy net të paharruara me mikpritësit shqiptarë të Shtutgartit. Në vizita të ndryshme do të takonte edhe shumë të njohur të gjuhës e të gjakut. Por, një vizitë tek një familje shqiptare dhe pikërisht tek familja e Shaqir Hysenajt do të ishte nxitje për shkrimin e këtyre rreshtave.
  
Pse themi kështu?
  
Në familjen e të përmendurit, autori i këtyre rreshtave do të takojë edhe një artiste me emrin e bukur shqiptar - Dafina. Dafina Hysenaj e bija e Shaqirit.
  
Kush është në të vërtetë Dafina?
  
Dafina Hysenaj e lindur në Mitrovicë,vitet e para të fëmijërisë do t`i kalojë në Mitrovicën e bukur buzë Ibrit me ujë kristalor. Por, ëndrrat e saj do të ndërpriteshin (për shkaqe që dihen) dhe ajo do të ishte e detyruar që së bashku me prindërit dhe me të dy vëllezërit më të vegjël, të linte vendlindjen dhe të mirrte rrugën e kurbetit. Dhe e tëra kjo do të ndodhte për shkaqe sepse që të dy prindët e Dafinës, si intelektualë, do të ndiqeshin nga pushtuesi serb. Si nëna e Dafinës ashtu edhe i ati për shumë vite në Mitrovicë do të arsimonin gjenerata e gjenerata të nxënësve. Dhe pikërisht për këtë prindërit e Dafinës do të ishin halë në sytë e pushtuesit.
Pas ikjes nga atdheu Familja Hysenaj do të gjente strehim në Gjermani e pikërisht në qytetin e Shtutgartit. Ndërkaq, Dafina, mësimin e nisur në Mitrovicë (aty do të mbaronte klasën e parë të fillores) do ta vazhdonte në Gjermani, në gjuhë tjetër dhe të panjohur për te. Në fillim do të kishte vështirësi, por me vullnet të çelniktë do të mësonte gjuhën e vendit mikpritës dhe pastaj do të ishte ndër nxënëset më të mira të klasës dhe të shkollës. Për sukseset në mësime ajo do të nderohej me mirënjohje e diploma të ndryshme.   
Dhe jo vetëm kaq. Ajo krahas mësimeve do të merrej edhe me artin e bukur të pikturës.Dhe me pikturat e saj ajo do të mirrte pjesë në shumë takime të ndryshme si në Gjermani, por edhe jashtë saj. Ajo për pikturat e saj shumëherë do të shpërblehej me vendin e parë, e ndonjëherë edhe me vendin e dytë dhe do të nderohej me mirënjohje e diploma të ndryshme. Mirënjohjet dhe diplomat e fituara së bashku me pikturat e shpërblyera ajo i ruan me xhelozi.
   
Fal talentit të saj në lëmin e pikturës, Dafina një ditë do të regjistrohej në shkollën e Dizajnit grafik në Shtutgart dhe do ta përfundonte me sukses. Dhe kështu mundi i saj do të kurorëzohej me kurorë suksesi. Ajo sot punon në Shturgart në profesionin e saj dhe eshtë e nderuar dhe e respektuar si nga njerëzit e gjuhës dhe të gjakut ashtu edhe nga vetë gjermanët. Për arritjet e saj ajo në bisedë e sipër me modesti do të deklarojë: „Për të gjitha sukseset që kam arritur në jetë një meritë të veçantë e kanë prindërit e mij. Ata me ndihmën dhe përkrahjen e pakursyer që më kanë dhënë e meritojnë nderin dhe respektin tim!“.

  
  
Pastaj në vazhdim Dafina do të na i tregonte edhe punimet e veta në lëmin e pikturës e që ishin shumë. Ajo si një nikoqire e palodhshme do të na fliste për pikturat e saj. Dhe gjithnjë me një dozë të modestisë,virtyt kjo i lartë i kësaj artisteje të re. Shumë nga pikturat e saj stolisnin edhe muret e banesës ku ajo jetonte me prinërit dhe vëllezërit e saj. Disa nga pikturat e saj ajo na rekomandoi që të ia ofronim lexuesit të këtij shkrimi,që edhe ata të kënaqen me to.
Dhe krejt në fund edhe diçka: Dafina, ky emër i bukur i shumë vajzave shqiptare, simbolizon drurin e dafinës, një dru që rritet vetëm në ambientet mesdhetare dhe i cili gjatë të gjitha stinëve të vitit ka gjethe të gjelbra e me erë të këndshme. Fletët e dafinës nëpër shekuj janë përdorur si kurora lavdie për shumë mbretër, shkenctarë e shkrimtarë. Për ata që në jetë kanë arritur rezultate kulminante janë nderuar me kurora dafine. Andaj, kombi ynë në shenjë nderimi shumë vajza i ka pagëzuar  me këtë emër. E njëra nga ato është edhe personazhi i këtij shkrimi: Dafinë Hysenaj me kurorë suksesi. Sepse Dafina vërtet e meriton këtë emër…
 

FLORI BRUQI - TRIUMF SHQIPTAR



 
ART KULTURË
 
FLORI BRUQI  - TRIUMF SHQIPTAR
Nga Prof. dr. ESHREF YMERI




Albert Kamy (Camus - 1913-1960) thotë:"Asgjë tjetër nuk mund ta frymëzojë kaq shumë njeriun, sesa vetëdijësimi për gjendjen e tij të pashpresë".
Në universin e kulturës shqiptare është i rrallë fakti që një krijues të dalë para lexuesve me autoritetin e admirueshëm të një shkrimtari, poeti, përkthyesi, publicisti, historiani, gjeografi, analisti dhe kritiku të talentuar.
Libri më i fundit, me titull "Triumfi shqiptar", i tridhjeti në serinë e botimeve të zotit Flori Bruqi,  nxjerr në spikamë natyrën shumëdimensionale të krijimtarisë së këtij personaliteti të shquar të kulturës shqiptare. Në universin e kulturës shqiptare është i rrallë fakti që një krijues të dalë para lexuesve me autoritetin e admirueshëm të një shkrimtari, poeti, përkthyesi, publicisti, historiani, gjeografi, analisti dhe kritiku të talentuar. Tek lexon këtë vepër kaq interesante, që të rrëmben me tematikën e vet bukur të larmishme, nuk mund të mos ndiesh njëherazi kënaqësi dhe krenari për faktin që krijimtarinë e zotit Flori e përshkon tejendanë një frymë mahnitëse objektiviteti, humanizmi dhe optimizmi të pakundshoq. Mes rreshtave të kësaj vepre nuk është vështirë të kapësh tiparin më themelor të formimit intelektual të zotit Flori - dashurinë e tij të pastër për tokën amtare, respektin e lakmueshëm për këdo që është atdhetar dhe që e do me shpirt punën, si burim mirëqenieje dhe begatie për të gjithë.
Albert Kamy (Camus - 1913-1960) thotë:"Asgjë tjetër nuk mund ta frymëzojë kaq shumë njeriun, sesa vetëdijësimi për gjendjen e tij të pashpresë".
Duke pasur parasysh këto fjalë të qëlluara të Kamysë, mendoj se të gjithë ata shqiptarë që popullojnë mbarë trojet tona etnike në Evropën Juglindore dhe që janë të kapluar nga pak nga ndjenja meskiniteti, cmire, xhelozie, inferioriteti dhe zvetënimi të shpirtit njerëzor, pra, nga "vetëdijësimi për gjendjen e tyre të pashpresë", është mirë ta lexojnë, me durim, veprën e zotit Flori, se nuk do të mbeten të zhgënjyer, nëse do të jenë në gjendje të zbulojnë brenda qenies së tyre një çikëz frymë objektiviteti. Kam bindjen se do të dalin të fituar, se vepra e zotit Flori shërben si melhem për qetësimin e shpirtrave që janë të infektuar nga mikrobi djallëzor i përçarjes njerëzore. Ne, shqiptarët, kemi dhënë dhe vazhdojmë të japim prova boll të dhimbshme të përçarjes kombëtare, çka e kemi paguar shtrenjtë - me copëtimin e trojeve tona etnike. Evropa na e ka njohur mirë dhe na e ka "yshtur" po aq mirë këtë mikrob të mallkuar, prandaj edhe trojet etnike na i bëri çarçaf. Vepra e zotit Flori duhet të lexohet me shumë vëmendje sidomos në Kosovë, në mënyrë që njerëzit e infektuar nga mikrobi i përçarjes t’i thërrasin mendjes dhe të heqin dorë një herë e mirë nga sulmet që ndërmarrin kundër njëri-tjetrit nëpër faqet e internetit, ca sulme publike këto, me një fjalor të padenjë për stilin e komunikimit njerëzor, por edhe më shumë të padenjë për një komunikim intelektual. Më gëzon shpirti dhe ndiej një kënaqësi të jashtëzakonshme kur lexoj këtë vepër të zotit Flori, që të mëson dhe të frymëzon që ta duash dhe ta respektosh njeriun, pra, ta duash dhe ta respektosh shqiptarin. Sepse në analizat e veta shkencore zoti Flori, tërthorazi, zbulon anët më humane të shpirtit njerëzor, ndikimin e tyre në plazmimin vlerave e krijuese dhe rolin që ato duhet të luajnë në shëndoshjen e shpirtit shqiptar me dashurinë e njeriut për njeriun. Në gjykimin tim, mbarë krijimtaria e zotit Flori, për tematikën e gjërë që trajton dhe për objektivitetin e analizave shkencore që shpalosen në të, mund të vlerësohet pa drojë si modeli i enciklopedisë së mendimit shqiptar.
 
Santa Barbara, Kaliforni
19 qershor 2010
http://www.fjalaelire.com/http://www.fjalaelire.com/index.php/http-fjalaelire-com-analiza-php/kritika/6010.html
Prof. dr. Eshref Ymeri

SHTYHET PËR 3 QERSHOR VENDIMI PËR KREUN E TIRANËS





Kolegji Zgjedhor shtyn vendimarrjen për emrin e kreut te ri të Bashkisë së Tiranës për në datën 3 qersho 2011.

Kjo pasi Partia Socialiste, ka ndryshuar objekt padinë, ku krahas kërkesës për të rrëzuar vendimarrjen e KQZ-së për numërimin në datën 18 maj të votave të hedhura në kutinë e gabuar, i ka shtuar dhe kërkesën për pavlefshmëri të aktit të miratuar më 23 maj 2011, që legjitimon këtë numërim.

Kështu pritet që vetëm pas datës 3 qershor 2011, të mësohet emri i kreut të ri të Bashkisë së Tiranës, nëse ky do të jetë kandidati i mazhorancës Lulzim Basha apo kandidati i opozitës, tre herë kryebashkiak i Tiranës Edvin Kristaq  Rama.

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar që editohet nga njëfarë ekstremisti dhe terroristi antishqiptar nga Shkodra, m...