2011-07-15

Ruset femrat me te zjarrta ne Evrope


Janë pikërisht ato që në fakt udhëheqin klasifikimin në Europë, siç tregon një studim i kryer nga një institut holandez rreth zakoneve seksuale të femrave europiane


Janë pikërisht ato që në fakt udhëheqin klasifikimin në Europë, siç tregon një studim i kryer nga një institut holandez rreth zakoneve seksuale të femrave europiane. Plot 59 për qind e grave ruse kryejnë raporte seksuale të paktën një herë në javë, kundër 38 për qind austriakeve, të cilat kanë më pak aktivitet nën "çarçaf". Që ruset ishin të nxehta, shumë të nxehta, madje të zjarrta, mes të tjerash ishte treguar shumë kohë më parë në të përmuajshmen
"Esquire", në të cilën bëhej një klasifikim i pazakontë i "Olimpiadës së seksit".

Pyetjes për të zgjedhur mes një raporti seksual dhe një përqafimi të ngrohtë, 83 për qind e ruseve që iu përgjigjën sondazhit kishin treguar se preferonin më mirë të kishin një raport të zjarrtë seksual, duke u shkëputur ndjeshëm nga spanjollet me 76 për qind, brazilianet me 72 për qind, gjermanet 69 për qind, anglezet 68 për qind dhe në fund amerikanet me 63 për qind. Kështu, edhe pse Rusia nuk është vendi i të famshmit "Sex and the city" (“Seksi dhe qyteti”), femrat ruse meritojnë medaljen e artë mes të "eturave për seks". Në vend të dytë, sipas studimit holandez, të cituara në të përditshmen gjermane "Die Welt" renditen gratë e Republikës Çeke (57%). Ndërsa në vend të tretë pozicionohen gjermanet, ku 46 për qind e grave kanë raporte të vazhdueshme seksuale gjatë gjithë javës. Shtetaset e zonjës Merkel, që e kanë moshën mesatare të raportit të parë seksual 16-17 vjeç, nuk duken shumë të informuara ose të interesuara për parandalimin e shtatzënive të padëshiruara dhe vetëm një në pesë gra përdor kontraceptiv. Vendi i fundit u takon austriakeve: vetëm 38 për qind e tyre kanë një ose më shumë raporte seksuale në javë. Megjithatë, domethënia e këtyre rezultateve, sipas ekspertëve, është shumë më komplekse nga sa mund të mendohet. "Të etura për seks" në fakt, për studiuesit nuk është përkufizimi i saktë. Bëhet fjalë pak a shumë për gra që më në fund e kanë mësuar se seksi dhe përkëdheljet janë njëlloj të rëndësishme, ndaj asnjëra nuk mund ta përjashtojë tjetrën. Me pak fjalë, gra të emancipuara dhe më “të lira” në të bërit seks. “Olimpiadat” e “Esquire” kishin marrë shembull konkret se si gratë në përgjithësi tani e kanë ndryshuar konceptin për virgjërinë dhe preferojnë ta humbasin shpejt atë. Mosha mesatare në të cilën humbet virgjëria është 16 vjeç për amerikanet, anglezet, australianet dhe suedezet. Ndërsa presin moshën 17-vjeçare për t‘u bërë "gra" italianet, spanjollet, filipinaset dhe ruset. Kështu, edhe pse më të zjarrta në seks, ruset preferojnë ta nisin këtë aktivitet më vonë se shoqet e tyre. Në sondazhin e bërë nga "Esquire", në fakt kërkohej të vendosej me një shkallë vlerësimi nga njëshi te dhjeta se sa rëndësi ka për to bukuria e personit me të cilin zgjedhin të ndajnë shtratin. Kështu, ruset u renditën të dytat pas izraeliteve. Ndërsa të fundit në listë ishin femrat polake dhe ato indoneziane. Por nëse femrat ruse djegin nga dëshira për të bërë seks, mos u shqetësoni, meshkujt janë më monogamët në Europë, i mbajnë shumë premtimet dhe arrijnë t‘i kënaqin në çdo aspekt bashkëshortet ose shoqet e tyre. Për pyetjen se "me sa burra keni shkuar në shtrat", medaljen e artë e kanë marrë brazilianet, ruset dhe izraelitet, me një mesatare prej dhjetë partnerësh, para amerikaneve që kanë pasur rreth nëntë shokë "poshtë" çarçafëve dhe spanjolleve me tetë burra në të kaluarën e tyre. Të fundit në listë kanë qenë italianet dhe polaket, vetëm me pesë burra. Ndërsa për sa u përket raporteve homoseksuale, italianet janë të fundit në një klasifikim të dominuar nga amerikanet (ku 26 për qind kanë pasur raport tresh), ndërsa 43 për qind e femrave australianeve pranonin se kanë pasur raporte lesbike. Në fund, një tjetër fakt interesant: italianet nuk janë të interesuara për pornografinë dhe së bashku me filipinaset janë të vetmet që nuk kanë një vibrator. Në këtë fushë, më “të shkatërruarat” janë amerikanet dhe anglezet, që gjenden në krye të "hit-parade"-it me 46 dhe 45 për qind. Sondazhi tregon gjithashtu se pjesa më e madhe e ruseve pëlqejnë burrat leshtorë dhe të gjitha "vdesin" për frazën "ke sy shumë të bukur". Por jo vetëm kaq. Femrat ruse janë më të shëndetshmet dhe më të bukurat në Europë. Pas "përqindjes së inteligjencës" vjen edhe "përqindja e mirëqenies" dhe ato që janë në krye janë gratë italiane, të ndjekura më pas nga francezet dhe spanjollet. Ruset dhe italianet i dedikojnë çdo ditë gjysmë ore më shumë kujdesit për veten, sesa shoqet e tyre angleze dhe gjermane. Ato kanë lëkurën më të shëndetshme, flokët që shndrijnë më shumë dhe në mënyrën e ushqyerjes së përditshme nuk kanë asnjë konkurrent. Klasifikimi ka dalë nga një studim i bërë nga shoqëria shumëkombëshe "Calypso", duke përfshirë në studim 1000 gra nga 10 vende të ndryshme europiane dhe me moshë nga 25 deri në 45 vjeçe. Për sa i përket mirëqenies, "top ten"-i kryesohet nga italianet, të dytat francezet, të tretat spanjollet, të katërtat austriaket dhe të pestat gjermanet. Vazhdojnë renditjen më pas anglezet, suedezet, ruset, zviceranet dhe danezet. Matja e kësaj përqindjeje u përbë nga faktorë të ndryshëm, në gjendje për të vlerësuar kujdesin që gratë tregojnë për sa i përket trupit të tyre dhe në veçanti lëkurës, duarve dhe flokëve. Për sa i përket lëkurës, si ajo e fytyrës, edhe lëkura e trupit te gratë ruse rezultoi e shëndetshme dhe e shndritshme në më shumë se 65 për qind të rasteve; duar të bukura dhe të buta në plot 76 për qind dhe flokë të dendur dhe të shndritshëm plot 80 për qind. Një tjetër parametër i rëndësishëm për të vlerësuar mirëqenien është edhe trupi në përgjithësi. Më shumë për tonifikimin, butësinë dhe atletizmin, sesa për bukurinë dhe rrumbullakësinë e tij, ku francezet dhe spanjollet dominonin. Gjithashtu u vlerësua edhe koha së cilën gratë ia dedikonin çdo ditë kujdesit ndaj vetvetes, ku përfshiheshin edhe zakonet e tyre për trajtimet e ndryshme që bënin. Në vend të parë janë francezet me 65 për qind, gjermanet me 49 për qind, suedezet me 44 për qind, spanjollet me 40 për qind dhe në fund renditen anglezet me 31 për qind. Sipas studimit, femrat italiane i kushtojnë mirëqenies së tyre mesatarisht 40 deri në 50 minuta çdo ditë, kundrejt 45 minutave të francezeve, 35 të spanjolleve dhe holandezeve, 33 të austriakeve, 28 të gjermaneve, 25 të ruseve dhe vetëm 14 minutave të anglezeve. Në fund u pa se italianet pëlqejnë shumë sportin dhe ushqimin e shëndetshëm, ndërsa francezet janë shumë dembele për sa u përket aktiviteteve sportive, spanjollet preferojnë një stil të çrregullt jetese, duke ndenjur jashtë dhe duke u argëtuar deri në orët e para të mëngjesit thuajse çdo fundjavë.

2011-07-13

Përgënjeshtrim i Ministrisë së Punëve të Jashtme për artikullin e gazetës Shqip“Ambasadori Kola” Pushtimi italian më i mirë se regjimi komunist”




Ministria e Punëve të Jashtme përgënjeshtron si të pavërtetë dhe dezinformues artikullin e botuar në gazetën “Shqip”, të datës 12 korrik 2011, me titull “Ambasadori Kola” Pushtimi italian më i mirë se regjimi komunist”, i autorit Bledar Hoti.
Ministria e Punëve të Jashtme informon se Ambasadori Kola, në asnjë rast, nuk i është referuar dhe nuk ka bërë krahasime ndërmjet regjimeve që ka kaluar Shqipëria.
MPJ vlerëson që shkrime të tilla cënojnë personalitetin dhe funksionin e përfaqësuesve të shtetit Shqiptar jashtë vendit.
Ministria e Punëve të Jashtme, me besim të plotë në misionin dhe vlerat e medias, shpreh gatishmërinë për të bashkëpunuar me të, në të mirë të Shqipërisë dhe të shqiptarëve.

3 LETRA NGA ILIRIANA SULKUQI


1.

I dashur dhe i duruari Flori, per here te pare qe te shoh ketu ne dritare.....faleminderit qe nuk u lodhe dhe nuk je zemeruar me mua asnjehere, edhe pse nuk te jam pergjigjur.... kjo tregon se ti e di qe je brenda meje ne shume dimensione, qe fillon nga miku deri te krijuesi dhe menaxhuesi i vertete i letrave shqipe.

2.

Flori i dashur, seshpejti vij ne Shqiperi. Por me pare ju falenderoj per gjithçka qe me sillni te shkruar. me duket sikur biblioteka mbareboterore me vjen para syve. Sinqerisht. jam duke shkruar diçka per "Biblioteken" tuaj internetike dhe fizike. Une te jam mirenjohese deri ne pafundesi.


3.

I shtrenjti Flori, edhe nga mungesa ime e drejte perdrejte, jam e tera mish e gjak drejt fjales qe shkruan apo percjell ti. Te falenderoj per gjithçka qe shkruan dhe rregjistrohet ne memorjen e atyre qe kane pak shirit incizimi ne tru.... jam me ty, mik, perjetesisht, per te ecur vetem perpara... nese e merr kete mesazh, m'u pergjigj.... kam shkruar diçka modeste per ju.... Nuk doja te ta thoja, pasi e kam ne proces botimi ne librin tim.... te kam shume e shume shpirt dhe ikone te se vertetes. sinqerisht.... ne korrik do te jem Shqiperi.... deri atehere, do te shkruhemi, pasi patjeter duhet te jemi bashke diku(ne tirane, Prishtine, apo Shkup)...

DY VLLAZËN TË NJË OXHAKU PËR 35 VJET… NUK FLASIN BASHKË...


         Nga Fritz RADOVANI:

                       
                                                                                      
  Shumë kujt mund ti duket çudi sësi dy vllazën pa pasë asnjë të keqe njëni me tjetrin për 35 vjet nuk kanë folë kurrë bashkë tue kenë të një oxhaku. Ndokush mendon menjëherë se shkatare mund të jenë...dikush tjetër fajson plakën, dikush kushrinjtë... por, askush nuk mund të kuptojnë se këta dy vllazën janë dy Klerikë Katolik të nderuem...dhe, nuk kanë aspak të bajnë me hipotezat e sipërmendueme të tonat. Sikur të lexonim një libër apo të kishim mundësi me pa një film me jetën e këtyne dy vllazënve, në fund do të thonim me vete: “Çfarë fantazije kanë artistat, apo çfarë ideje i ka lindë atij regjizori me sajue me këta dy vllazën, pavarësisht se kjo asht fantazi, se në jetë nuk mundet me ngja dishka kështu!...”
            Shqipnia asht shumë e vogël. Shkodra edhe shumëherë ma e vogël! Shtëpija ku asht zhvillue ngjarja as nuk krahasohët me asnjenën, prandej edhe asht e vështirë me u besue se kjo asht ngjarje e vërtetë e ndodhun, madje edhe në një Shqipni të izolueme nga Bota, ku njerzit me vështirsi qarkullonin nga një qytet në tjetrin...se për jashta Shqipnie nuk bahej fjalë fare e, sidomos, për Klerikët as nuk mund të mendohej aspak...përveç arratisjes.
            Shkodra dhe historia e saj janë kenë subjekt i shumë ngjarjeve tronditëse në histori, prandej edhe populli i saj me të drejtë krenohet për të kaluemen e lavdishme. Komunizmi sadist enverian në Shkoder ka eksperimentue të gjitha thanjet e fantazitë e Leninit, Stalinit, Mao Ce Dunit, Pali Miskës, Hekuran Isajt, Lenka Çukos apo Ramiz Alisë me shokë...
            Lenini në 1922, thonte: “...Të asgjësojmë qëndresën e priftënve dhe të murgeshave me një mizori të tillë që t’a mbajnë mend me dekada të tana!...”
            Çdo gja që nevojitëj me zbatue këte thanje e ke gjetë në Degën e Mbrendshme të qytetit Martirë të Shkodres, madje edhe pak ma zi se i ka shkue mendja këtyne “klasikve” të marksizëm – leninizmit apo pasuesve të tyne kriminel e gjakatarë të pashoq...sëpse, aty u grumbulluen sherbëtorët e shovenistëve sllav, fanatikët antikatolikë, të gjitha fundrritë e padijes së Toskënisë dhe rrënuesit fshataresk të antiqytetnimit Evropjan Përendimor, që mbartë mbrenda vetës doktrina regresive komuniste, përballë Përparimit t’Atdheut!
            Ja dhe fakti që vërteton titullin e këtij shkrimi aqsa rrënqethës aq edhe makabër me u mendue se ka ndodhë në një qytet me ma pak se 28.000 banorë në vitin 1946, ku kishte 26 burgje të diktaturës komuniste dhe disa dhetra hetues terrorist e amoral analfabet.
            Ngjarja zhvillohet në rrugën Ballabane të qytetit, në shtëpinë e Zef e Çile Jubanit. Nana Çile detyrohet me përballue jetesën tue rrah me dhetra orë tezgjahun, për me rritë tre djelmë jetima. Dy prej tyne zgjedhin rrugën e Meshtarisë, Lazri dhe Simoni. Lazri vazhdon Seminarin e Jezuitve dhe kur ishte endè aty, bie në sy pregatitja e Tij serioze si Meshtar dhe si studjues i mirë në lamën e historisë. Në vitin 1947, në moshen 22 vjeçare e marrin ushtar dhe, asht në pragun e zhdukjes, kur pushkatohet shoku i Tij Don Dedë Maçaj. Pra, Don Lazri atëherë fillon Kalvarin, tue u dënue me 15 vjet burg nga të cilat shumë vite i kalon në burgun famkeq të Burrelit. Mbas 10 vjetësh lirohet nga burgu dhe interrnohet në Gradishtë të Lushnjes, ku qendron edhe 5 vjet tjera aty, deri në vitin 1963...vit në të cilin lirohet dhe vjen në Shkoder. Në periudhën e “Revolucionit Ideologjik dhe Kultural” të 1967 detyrohet me hy në punë në fermën “Perlat Rexhepi” të Shkodres, ku çdo ditë me biçikletë shkon me fitue “kafshatën e gojës”...deri me datën  29 Korrik 1982, që vdes i helmatisun nga një shok i punës i quejtun Marleci, kur po hanin bashkë “bukë me djathë” atë mengjez, prej një domatës që i jep ai. Në spitalin civil të Shkodres, mjekët “nuk dinë me e mjekue”...kështu, në moshën 57 vjeçare Don Lazër Jubani mbyllë “dosjen” e hapun në vitin 1947...si shumë shokë të Tij.
            Simoni ishte tri vjet ma i ri, le me 5 Mars 1928. Në vitin 1946 kur mbyllet shkolla e Jezuitve nga komunistët nuk mërrinë me e përfundue, kështu punësohet si infermjer pranë dispenserisë së qytetit. Aktivizohet me sportin dhe asht ndër futbollistët ma të mirë të klubit “Vllaznia” në Shkoder, por gjatë kësaj kohe ndryshon drejtimin e rrugës së jetës, edhe pse i vëllai asht i burgosun vetëm se ishte Meshtar, Simoni ndjekë mësheftas studimet e duhuna dhe me datën 4 Maji 1958, shugurohet Meshtar nga Imzot Errnesto Çoba. Shugurimi i Tij ishte një pranim me vetdije të plotë i një Martirizimi që do ta ndiqte gjithë jetën. Asnjë pikë mëshire nuk do të kishin terroristët komunist ndaj Klerit Katolik Shqiptar në asnjë periudhë të kenjes së tyne në pushtet, gja e cila ishte e kuptueshme për kedo që ia hynte asaj rrugë. Ndërsa, për Don Simon Jubanin ishte edhe e provueme me vëllain e Tij Don Lazrin, i cili asokohe kalbej burgjesh e kampesh të shfarosjes...Kur Don Simoni ka lanë Shkodren dhe asht Meshtar në Mirditë në vitin 1963, Don Simoni arrestohet, kur vëllai i Tij Don Lazri, u lirue nga interrnimi, kështu, Don Simoni i akuzuem, i hetuem, i dënuem, i masakruem dhe i ridënuem, i spijunuem, i dënuem herë dhetë e herë njëzet vjet, kalon jetën 26 vjet në një nga burgjet historike të komunizmit, në Burrel, ku Ai aty tashti kishte edhe “birucën e Don Simonit” e njohtun nga të gjithë ata që kanë vuejtë në atë burg...Lirohet me amnesti të imponueme nga jashtë në vitin 1989. Kishte 7 vjet që Don Lazri kishte vdekë...
            Ishin plot 35 vjet që dy vëllaznit Meshtar të një oxhaku nuk ishin takue kurrë me njenitjetrin, nuk kishin ngranë një gostë apo darkë bashkë, nuk kishin asnjë mundësi komunikimi as konsultimi për hallet apo idhnimet e jetes  së Tyne, që filluen në vitin 1947 dhe vazhduen deri në vitin 1989...
            Por historia e Don Simon Jubanit nuk mbyllet këtu! Meshtari “i pabindun” siç, e kanë quejtë komunistët, vazhdon me ecë shpejtë si gjithmonë edhe mbas atij burgu të tej zgjatun...gja e cila, krijon dyshime tek Sigurimi, i cili me 13 janar 1990, në pragun e Asaj ngjarje të madhe që do të lëkundin thëmelët e komunizmit edhe në Shqipni, pikërisht, atë natë Don Simoni do të arrestohet me shumë shkodranë tjerë, që me datën 14 Janar kishin organizue një Demostratë të heshtun në Sheshin e Dëshmorve të Shkodres, ku mendohej se “edhe mund të rrëzohej monumenti i Stalinit”, për këte arësye xhelati Zylyftar Ramizi me urdhën të diktatorit gjakatar Ramiz Alia, bani ata arrestime që u pasuen me masakra dhe tortura nga të cilat, ata, që i provuen me ditë të tana nuk kanë muejtë me u çue në kambë. Por Don Simoni asht i pafaj. Lirohet, ndërsa, organizatorët e Asaj Demostrate dënohën.
            Vrasja e Djaloshit Pëllumb Pllumbaj në tentativë arratisje ishte prap një trathti e re mbi ligjin e aprovuem “me gjobitje” për ata që kapën në kufi. Sigurimi shtetit dhe UDB-ja jugosllave vazhdojnë së bashku lojën e vjetër të mashtrimit dhe të dorzimit të atyne që mund të mendonin me u arratisë. Askujt nuk i shkon mendja se funerali i Pëllumbit të Ri do të jetë një revoltë e Atyne Heronjve që banin mbi sypet e tyne arkivolin e Atij Djali. Posa korteu mërrinë tek komiteti i partisë së Shkodres, shpërthen dufi i një Populli që ka ndrye në zemër për 45 vjet urrejtjën për komunizmin, Ramiz Alinë dhe Nexhmije k...Hoxhën dhe, vazhdon thirrja e Atyne Burrave gjatë gjithë Fushës së Çelës, nga Rusi e deri tek vorret e Stom Golemit, ku me arkivol në krah bahën thirrje për rrëzimin e komunizmit...
            Mbas kësaj ngjarje në muejn korrik, duket sikur koha po ecën ma shpejtë. Afrohet muej i Purgatorëve, Nandori i 1990. Zakonisht në Shkoder asht tregue shumë kujdes për rregullimin dhe zbukurimin e vorreve në këte muej. Siduket, kur i Ndjeri Gjon Kamsi pat mërrijtë me shpëtue nga shkatrrimi Vorrezat e Rëmajit, ka parandi dishka për Atë ngjarje aq të Madhe që do të ngjasin Aty me datën 4 dhe do të pasohet me datën 11 Nandor 1990, tue u ba Dita e Fitorës së Demokracisë në Shkoder, simbol i mbarë Shqipnisë. Nën një shi e fortunë vjeshte në mes Atyne selvijave të nalta Don Simon Jubani thotë Meshën e Parë, mbas 23 vjetësh të “Revolucionit Ideologjik e Kultural”, të cilin e pat drejtue atëherë në Shkoder, “bilbili” i PPSH, Ramiz Alia. Ndonse, në vitin 1985, pak ditë mbas datës 11 Prill kur pat ardhë në Shkoder, pat lanë porosi: “...shoku Enver na la...armiqtë e partisë kanë për të kërkuar për të prishë unitetin tonë...do të kërkojnë për të gjetur mundësinë e realizimit të qellimeve të tyre të këqija ndaj partisë,...prandaj, të jemi vigjilent, sidomos me pjesën katolike, e cila nuk e ka dashur kurrë partinë. Ata në këte situatë kanë për të kërkuar për të përfituar për të përçarë këtë unitet të partisë sonë...por, kudo që të vëreni një çfaqje të vogël mos prisni, por sinjalizoni partinë, veni prangat dhe jepni plumbin ballit...”.
            Dhe, me të vërtetë nga data 4 Nandor e deri me 10 në darkë, mund të thohet se disa apartamente karrshi Vorrezave të Rëmajit kishin aq arsenale armësh në katët e sipërme, sa ndoshta po të përdoreshin, njerzit që do të vriteshin do t’ishin ma shumë sesa të varrosunit aty në 100 vjet që janë hapë Ata Vorre. Vagona të tanë me sambista e ushtarë...gadishmeni nr.1 në të gjitha repartet ushtarake të Veriut. Telefoni i Ramiz Alisë për orë të tana të datës 10 të së shtunës, i jepte urdhna sekretarit të parë të PPSH Shkodres Xhemal Dymbyles, sesi me ba gjakderdhje e terror me datën 11 në Rëmaj, nëse Don Simon Jubani do të guxonte me thanë Meshën e paralajmërueme nga Ai vetë, që me datën 4 Nandor ora 12.00...
            Aty nga ora 10.45’ e datës 11 jam nisë me shkue me të gjithë familjen ndër Vorre. Kur ishe tek dera e Vorreve, vërejta shumë Musliman jashta Vorreve të grumbulluem tek dera. Unë për një çast dyshova për ndonjë keqkuptim, përderisa ata ishin në rrugë jashta Vorreve. Njoha një ndër Ata dhe e pyeta se pse keni ndejë përjashta? Ai më tha: “Ju hyni e shihni Meshë, nëse do të ndërhyjnë forcat speciale dhe ushtarët që janë ndër vagonat e trenit kundër jush, na do të futemi menjëherë mbas tyne dhe do të përdorim armët që kemi në trup dhe mbas apartamenteve ndër makina...Rrini të qetë se vëllau në ditë të ngushtë njihet, na nuk largohemi prej këtu pa përfundue Mesha...jemi ma shumë se 500 vetë!”...
            Uniteti i Popullit të Shkodres në datën 11 Nandor 1990 dhe, tek Xhamija e Plumbit me datën 15 Nandor, asht Modeli i Vllaznimit të Muslimanve dhe Katolikve Shkodranë, që i bashkonte një Truell i Vetëm që quhët Shqipni, e lame me Gjakun e Martirve të Saj: Ndue Pali, Caf Meta, Paulin Pali, Muzafer Pipa, Kolë Prela, Qemal Draçini, Bardhosh Dani e Mark Cacaj e mija, mija të tjerë që lindën, luftuen dhe ranë Heroikisht të gjithë bashkë po pranë Atyne Vorreve, ku ishin Betue mbi gurët e Tokës Nanë Shqipni në Zallin e Kirit.
            Rinia e sotme Shkodrane, duhet të përulet me Nderim para gurve të Zallit të Kirit dhe të mundohet “vetëm” me rikujtue: “Pse vdiqën së bashku Këta Vëllazën?!..” 
            Kurr mos harroni thanjën e një filozofi të madh Shqiptar, At Anton Harapit:
            “Lumninë e jep deka, Kunorën e ven Vorri!..”
            Me 11 Nandor edhe Don Simon Jubani mbi Ata Vorre vuni një Kunorë dafinash!
            E,...unë e pashë me sytë e mijë Atë Burrë me dorë të drejtueme nga një gropë e hapun në Rëmaji, kur i tha komunizmit:
            “Hi ke kenë e, hi ke me u ba!...”
Po, po Aty,... Aty ku lindi përjetësisht: “Liria dhe Demokracia Shqiptare”.... 
            Melbourne, 2009

ÇONI KOKEN NALT, JU SELVIJA TË RRËMAJIT…!

Nga Fritz RADOVANI:





          Erdhi...Qé ku asht. Erdhi Don Simoni... Shihe aty në mes djelmëve të rijë ... Erdhi... E ma shumë se 50 mijë... Shqiptarë, Katolikë, Muslimanë, Ortodoksë, fshatarë e malësorë, të huej të trupave diplomatike, gazetarë, studenta nga Universiteti i Tiranës, miqë nga Kavaja, Tirana e Durrësi e nga të katër anët e vendit çohen në maje të gishtave me pa Don Simon Jubanin e rrethuem nga Rinia Shkodrane... Nuk mungojnë as ushtarët e forcat e armatosuna të sambistëve apo spijunët e Ramiz Alisë ndër vagona nën çinarët në Zallin e Kirit...që edhe ata presin vetëm “urdhën”... por që nuk do të “arrijë” kurrëma!
            Erdhi si Burrat, në mes t’atyne selvijave që për një gjysë shekulli kanë ulë kryet dhe nuk u ndihej zani...Janë dishmitaret e vetme që flasin, u merret zani e ashtu të lodhuna e të molisuna nga krismat e automatikëve e të armëve “trofe” të komunistëve, tregojnë me qendrimin e tyne kryeulun dhimbjen e madhe për Ata Heroj kryenaltë, që pa pikë frike, ranë në Zallin përbrijë tue thirrë: “Rrënoftë Shqipnia e Lirë e Demokratike!”
            Aty janë po edhe dy çinarë që nën degët e Tyne ruejnë “Monumentin e Madh” të viktimave të Gjenocidit komunist të Enver Hoxhës, Ramiz Alisë, Koçi Xoxes, Mehmet Shehut, Haxhi Lleshit, Kadri Hazbiut, Zoji Thëmelit, Hilmi Seitit, Aranit Çelës, Feqorr Shehut, Çapajev Taçit e të sa terroristëve...që edhe për së vdekuni kanë dhunue Shkodrën dhe rrethinat e saj, deri në Maje të Hakurave e pertej Kelmendit. Ju nuk e shihni Ate, po Ai nuk kalbet edhe pse Dheu e ka mbulue që në Marsin e vitit 1945, kur Prek Cali e Don Ndre Zadeja, si vëllazen të lidhun në zixhirë e dryj, me vargun e pafund të Atdhetarëve n’ Atë Zall Kiri, thirrën “Rrënoftë Shqipnia!”...E Gjaku i Tyne vazhdoi me vlue...
            Aty asht edhe një Kapelë e vogel e Atyne Vorrezave, që edhe Ajo i qendroi atij rrebeshi të pashoq të diktaturës komuniste e nuk mujti me e shembë ashtu si Don Simon Jubanin, as përbindshi i mnershem i vitit 1967, “Revolucioni Kultural” i anadollakut Ramiz Alia, që nuk la kompanjel as minare në qytetin Martir! E bashkë me Ta u fshinë Klerikët e veprat e Tyne letrare, kulturore e fetare...Por Kleri, edhe pse ishte i shfarosun gati plotësisht, kishte mbetë ndonjë “përfarë”, sa me i këndue atë ditë Nandori “shartet e fundit”: ISHTE DON SIMONI Ai që do të Ringjallte Shkodrën... Ai erdhi me pamjen e Një Heroi që pervujtnisht po pritej me një madhështi të pamendueme nga mbarë Shkodra.
Ishte dita e Diele e datës 11 Nandor 1990... Po afrohej edhe ora 11.00...
Ai Ju drejtue Asaj Kapele të Atyne Vorrezave, që Madhështia e Saj ngjante me ndonjë Katedrale shekullore...” M’u mbushën sytë me lot atëherë edhe sot...Sa afër ishim me Vëllaznit Muslimanë atëherë kur At Fishta pat lidhë përjetsisht kandilat e dritave nga kompanjeli i Kishës së Fretenve me Xhaminë e Fushës së Çelës, e flladi i Shkodres valvitte Flamurin Kombëtar, ndonse në 1990 nuk ishte asnjena, as Kisha e as Xhamija, vëllaznimi e miqësia mes nesh në Shkodër vazhdonin me kenë të pazgjidhuna! Ishim mbrenda Vorrezave ku fletët e selvijave e gjethet e çinarëve dukeshin sikur edhe ata nga gëzimi vazhdonin pandërpremje duertrokitjet... edhe zogjët ishin aq të gëzuem, sa edhe ata atë ditë nuk dukeshin se vazhdonin kangën e tyne të zakonshme. Përshndetje dhe shtërngime duersh...shterngime të forta e miqësore shoqnue me lot, me lot mallëngjimi...
Erdhi Don Simoni ..... Heshtje... U ndigjue zani i Tij i fortë:
“Vëllazën dhe Motra!
Le t’i kujtojmë për një minut në heshtje të gjithë Këta të vdekun që kemi ndër këto vorreza dhe të gjithë Ata Vëllazën e Motra tona, që kanë ra për një Shqipni Europjane gjatë këtyne 46 vjetve të shkueme.
Në vitin 1443, kur Heroi ynë Kombëtar, Gjergj Kastrioti, u arratis prej Stambollit dhe u kthye në Atdhe, e përshëndeti Popullin Shqiptar me këto fjalë:
“Lirinë nuk ua solla unë, por e gjeta midis jush!”
Unë, i padenjë për këte mision, po Ju them: Se fenë nuk ua pruna unë, por e gjeta të ndezun ndër zemrat Tueja!...
...Shkodra, qytet me një histori ma të lashtë se dymijvjeçare, Shkodra dikur kryeqyteti i Ilirisë, Shkodra e Gentit, e Teutës, e Agronit, Shkodra që deri para 50 vjetësh i ka dhanë gjithë Shqipnisë tonin moral, kulturor, politik, fetar e ekonomik, kjo Shkoder asht gati edhe sot me bashkpunue  me Tiranën e me të gjitha qytetet e Shqipnisë, sepse trashigimtarët e Gjergj Balshës së madh dhe të Marin Barletit, mbasardhësit e Bushatlive, të At Fishtës, të Oso Kukës, të Don Ndoc Nikës, të Don Ndre Mjedjës, të Gurakuqit, trashigimtarët e Frashërlive, të Konicës, të Fan Nolit gjinden këtu në këto troje Shqiptare, të gatshëm me e ripërtri edhe njëherë traditën e autoritetin që ka gëzue Shqipnia mbrendë e jashtë Atdheut! Amen.”
Një “Ave Maria” u ngjit naltë në Qiell e kori i “Bijave të Zojës”, ...të plakuna dhe të rranueme nga vuejtjet e burgjet, mundi e shkatrrimi i fermave, vazhdoi me këndue kangën e “Zojës së Shkodres”...Kangë që Populli i Shkodres nuk e ka harrue kurrë!

21 vjet ma parë Don Simon Jubani ishte Ai Klerik Katolik Shqiptar, që edhe pse i vetëm, po i rrethuem dhe i mbrojtun nga Rinia dhe Populli i Shkodres, pa dallim Feje, sfidoi njëherë e përgjithmonë terroristët komunistë të Enver Hoxhës dhe Ramiz Alisë, tue sjellë bashkë me Ringjalljen e Fesë edhe Demokracinë, Atë Demokraci për të cilën dhanë jetën mbi 45.000 Atdhetarë Shqiptarë...Vepra e Tij e 11 Nandorit 1990, Ate e bani të Pavdekshëm...Ashtu si Mija të tjerë pranë Atyne Vorreve historike...
Ai rron dhe do të rrojë në zemrat e kujtimet e të gjithë Atyne Shqiptarve që do të vazhdojnë me punue me gjithë fuqitë e Tyne për një Shqipni Europjane!
Don Simon Jubanit, sot në këte ditë kur Ai asht pranë Krijuesit të vet, nuk më mbetet tjeter veç me Një Lule që Ai na solli Lirinë dhe Demokracinë, me ua kerkue me ngulm Atyne Selvijave: “Kryet nalt! Kryet nalt, Ju selvija të Rrëmajit, edhe pse sot Një HERO asht nën hijen Tuej...Ruejeni fort se Ai ka shkrue në Historinë e Shqipnisë Emnin Tuej ... Atë Emen të Pavdekshem të Selvijave të Rrëmajit...në Shkoder!..”

Melbuorne, 12 Korrik 2011..

Vilhelme Vranari Haxhiraj : I paharruari Prof.Dr. Isuf Luzaj vlerësohet me titullin “ Nder i Klubit ‘Petro Marko”

"Dje qeshë dikushi që erdha nga boshësia, nesër do të jem askushi në vendin tim….”
                                                                                                
Isuf Luzaj
                                                                                                               
       Këto fjalë të mençura, tejet domethënëse që na  ngacmojnë vazhdimisht, duket sikur s’na lenë të qetë e na thonë:“unë jam ditëlinduri nga asgjëja dhe do të ngelem i panjohur në vendin tim...” A nuk shërbejnë si një kujtesë për të sotmen dhe të nesërmen, për t’u shkundur pluhurin e harresës si kohës së mbrapshtë edhe mendjeve të ndryshkura prej mentalitetit?!
 
   Natyrisht që kanë shkruar për Prof.Dr.Isuf Luzaj, për vlerat e tij letrare apo filozofike mjaft personalitete dhe individë, por lind pyetja:
  *A u bë i njohur ky potencial intelektual në rrethet e kulturës sonë, apo arsimit të mesëm dhe të lartë në Shqipëri me këto shkrime?
  *A luajtën këto vlerësime rolin e duhur që Isufi të zinte vendin që i takon në kolanën e letërsisë dhe filozofisë shqipe?
   * A u rehabilitua figura e përlyer e Isuf Luzaj, i dënuar si antikomunist personalisht nga Stalini dhe Enveri?
  * Por çudia qëndron se Isuf Luzaj, i pari antifashist u dënua edhe nga fashizmi. Qysh herët ai ngriti tezën e Shqipërisë etnike, ku brenda trojeve kombëtare duhej të ishte Kosova. A u vlerësua për këto akte atdhetarizmi dhe nacionalizmi?   
  Përgjigja dihet. Ende njerëzit pyesin të habitur: “Kush është ky? Çfarë ka bërë?Pse... e paskan rehabilituar atë?!  
  Ato që e bëjnë të njohur një personalitet të dënuar dhe të mohuar nga pushteti diktaturë , janë shoqatat, pushteti vendor dhe ai qëndror. Pra me këtë figurë duhet të merren direkt institucionet shtetërore dhe në mënyrë të veçantë Ministria e Kulturës dhe e Arsimit. Duke u nisur nga një sërë pengesash që kanë dalë në kohë dhe vazhdojnë të jenë prezente për rehabilitimin dhe vlerësimn e këtij filozofi me përmasa botërore, por i panjohur dhe i  pavlerësuar në Shqipëri, duhej vendosmëri për të thyer akullin që kishte ngrirë mendimin e mirë dhe bujarinë për të thënë të vërtetën si drita e diellit.
     Të nderuar lexues! Është muaji i dhjetë që personalisht si bijë e Kaninës, si Kr/redaktre e gazetës “Kanina, si adhuruese e veçantë e Isuf Luzajt, kam bërë kërkesën drejtuar Shoqatës Atdhetare Kulturore “Kanina” për të vlerësuar këtë figurë poliedrike të kulturës sonë kombëtare. Kryesia e aprovoi dhe ia kaloi për shqyrtim Këshillit të Komunës Qendër (Vlorë). Aty ka ngecur e mbyllur në një kasafortë hermetike. Nuk di përse?
 
  Atëherë i bëra një kërkesë Klubit  të Shkrimtarëve “Petro Marko” .
  Me të drejtat e anëtares së klubit, të N/kryetares dhe me moralin e qytetares, kërkoj :
    Të vlerësohet Prof.Dr. Isuf Luzaj pas vdekjes me titullin, 
    “Nderi Klubit ‘Petro Marko » me motivacionin :
*Poet i shquar, autor i 120 veprave letrare dhe filozofike   
*Linguisti që zotëronte mbi 8(tetë) gjuhë:Persisht, greqisht, latinisht etje...
*Profesor i gjuhës frënge e spanjolle në Universitetet(Argjentinë e ShBA)
*Njëri nga 7 (shtatë)filozofët më të mëdhenj të botës në shek.XX-të”,- kërkesë që u miratua fillimisht nga Kryetari klubit, z. Myrteza Mara dhe pastaj nga Kryesia.
 
Me imazhin e krijuar në 67 vite, sidomos në 46 vjetët e diktaturës, ku u hodh mjaft baltë mbi këtë figurë të ndritur, mbi këtë intelektual mendjehollë, si dhe me mosnjohjen mjaftueshëm të potencialit të tij, përgatita një fletëpalosje dinjitoze dhe ftesën,ku flliste mendja dhe shpirti i Isuf Luzajt, si më poshtë:
 
             Foto e Isuf Luzajt
 
 Prof.Dr.Isuf Luzaj 1913-2000
 
Nder i Klubit “Petro Marko”
 
Isuf Luzaj, poeti që vendlindjen përshëndeti: 
                             
 “Mirëmëngjes trishtim!”
Filozofi që hidhur…
Atdheut lamtumirën ia la,
duke thënë:
                             
 “Natën e mirë trishtim”
Linguisti që prehjen…
në tokën mëmë
e priti me fjalët bujare:
                               
“Mirëseardhe vdekje:
                                           
 Pa trishtim!”
 
 
 Prof.Dr Isuf Luzaj, filozofi me përmasa botërore, një nga shtatë më të        mëdhenjtë e shek. XX soi dhe Linguisti i shquar që zotëronte mbi 8 gjuhë
 
*Isuf Luzaj lindi në Kaninë më 21-2-1913. 
*Arsimin fillor e kreu në shkollën e parë shqipe “28 Nëntori”Vlorë
*Në 5 (pesë) vite kreu Gjimnazin në Shkodër, që ishte 6 vjet.
*Më 1931 nis studimet në liceun“Louis Le Grand”në Francë
*Më 1933 u diplomua në letërsi dhe mori licensën për mësimdhënie.
*Më 1935 diplomohet Master Edukimi në filozofi
*Më 1937 laurohet me Doktoraturë në Filozofi në Universitetin e Sorbonës.
*Më 1938 diplomohet Doktor në Letërsi spanjole dhe frënge, po në Sorbon. 
* I riu Isuf Luzaj përvetësoi greqishten, latinishten dhe persishten. Kështu lexoi dhe studioi sociologët botërorë, duke u bërë më kërkues ndaj vetes.
 
Ushtrimi i profesionit dhe vlerësimet për potencialin intelektual të I. Luzit 
 
*Profesor i Letërsisë frënge i Unversitetit në Buenos Aires (Argjentinë)
*Dekoruar me Medalje Ari nga  Parlamenti i Argjentinës.
*Në vitin 1954 u dekorua si: “Luchator por la Paz ” ose “Luftëtar për paqe”
*Më 1956 u dekorua me medaljen “Paqe”
*Viti 1964 Amerika i uron mirseardhjen profesorit e filozofit shqiptar.
*Në vitin 1984 merr medaljen “Profesor i Amerikës” nga vetë Presidenti Regan, i cili tek sa i jep çmimin, e falenderon për gjithëçka ka mësuar prej tij.Ai burrë i mençur i përgjigjet pa ngurim: “Zoti President, vetëm atë nuk e dimë. Më duket se kam mësuar më shumë unë nga ju Shkëlqesi, se sa ju nga unë…”
*Profesor i  Filozofisë në Universitetin e New Hampshire.
*Profesor i letërsisë spanjolle, frënge dhe Estetikës në Departamentin e gjuhëve moderne nëUniversitetet: Bert (Barat), Leik Forest, (Lake Forest) dhe Iliona (Illinois) të Sh.B.A.
- Profesor i letërsisë franceze në Universitetin Jozef në Indiana.
- Merr çmimin “Akademik i Shquar për Përgatitje të Përkryer në Harward dhe për Bibliografinë”e pasur nga Presidenti Bill Klinton.
-“Profesor i Merituar” i përmasave botërore nga presidenti Klinton më 1996.
-Shef i Katedrës së Filozofisë në Universitetin në Ilions, ku drejton 74 profesorë.
*Shkroi 122 vepra letrare, në historio-grafi dhe sidomos në Filozofi.
*Njihet si njëri prej 7 filozofëve më të mëdhenjë të shek XX-të.
 
Vepra të botuara në Shqipëri                     
 
-Rrëfimet - poezi- 1937
-Gloria e çmendjes
-Lumenjtë zbresin të kuq, spanjisht
-Ekzistenca dhe boshësia
-Rindërtimi i fuqive shpirtërore
-Lamtumira e yjeve
-Përtej së mirës dhe së ligës
-Sëmundja e shekullit tonë
-Topografi labçe
-Filozofia e bukurisë***
     “…dëmet që u sjell popujve komunizmi, nuk janë vetëm krimet, terrori, genocidi, verbimi nga deklaratat ateiste, tradhtia ndaj historisë së imponuar nga të huajt, por shkatërrimi që sjell komunizmi, është demoralizimi, degjenerimi, pluhurizmi dhe çoroditja në tru dhe në nerva të individit dhe gjithë shoqërisë, duke sjellë një seri brezash me vlera morale të vdekura... Komunizmi nuk është filozofi, por ideologji anti-natyrale, kundër ligjeve të natyrës, e destinuar të falimentojë sepse mbartet  prej imagjinatës së sëmurë…”
             I.Luzaj                                                                                                                                     
 
“Çfarë krahë shpendi duhet të marrë,
Të fluturojë intuita mbi detrat e largët,
Për të gjetur të vërtetën e hidhur
Që asnjë ekuacion deri sot s’e pat zgjidhur?” 
                                                       Isuf Luzaj   
Ps: Pas fletëpalosjes u stampuan kopertinat e librave të botuara në shqip.
 
*Theksoj se stimujt vlerësues,  medaljen dhe diplomën i financoi Kryetari i Klubit të Shkrimtarëve “Petro Marko”, z. Myrteza Mara, të cilit i jam mirënjohëse.
 
Të nderuar lexues, së paku me këto të dhënat e mësipëme për njeriun e ditur, gojët e këqija që vjellin vetëm vrerë, do të kyçeshin, kurse në mendjet e sëmura e të çoroditura do të nguroseshin mendimet e mykura.  
 
Ceremonia e dhënies së çmimit
 
     Në Universitetin jopublik “Pavarësia” -Vlorë, më datë 8-7-2011 Klubi i Shkrimtarëve ”Petro Marko” organizoi një takim për të vlerësuar figurën madhore të birit të Kaninës, Vlorës , Shqipërisë e të të gjithë Botës, Prof. Dr.Isuf Luzaj. Lindi në Kaninë, ku mori mësimet e para të arsimit. Kurse në Sorbonë u formua si intelektual, gjuhëtarë dhe filozof , shërbeu si mësues i gjuhës frënge dhe spanjolle apo si filozof  në Argjentinë dhe ShBA, pra në emigrim, ku e dha frymën e fundit. Duke u ndarë nga kjo jetë ai la një amanet :
 
“....Heshti dietari…
Jo,                                              
nuk rreh më…
zemra e tij e bërë copë-copë,                       
tehu i mprehtë i gjuhës shpatë,
përse paska ndalur sot?!
.....
Bijtë e mi,
një amanet kam:
“Në Kaninë t’ma bëni varr!
E dua Shashicën pranë,
kodrat, ullinjtë dhe kalanë,
Karshi të kem... det,
Triport e Protonovë,
Karaburun dhe Sazan…
Gjallë nuk më lanë t’i shoh,
i vdekur…
ndoshta nxjerr mall...”
                              Vivra (Fragmente nga poema”Vdiq poeti Filozof” lexuar më 2-12-2000)
 
   Në atë tubim të mrekullueshëm organizuar nga Klubi i Shkrimtarëve “Petro Marko” merrnin pjesë familja Luzaj, të afërm të tyre, qytetarë që e duan kulturën dhe e vlerësojnë këtë personalitet botëror, Shoqatat “P.Marko”, ”Ali Asllani”, “Kosova”,”Çamëria”, “Dukati”, “Lepenica” dhe bashkëqytetarë nga Kanina.
  Takimin e nderonin  me praninë e tyre: Ministrja e Kulturës Suzana Turku, Ish Ministri i Kulturës dhe ish deputeti Bujar Leskaj; Akademiku- poeti  Xhevahir Spahiu; Shkrimtari dhe studjuesi i veprave të Isuf Luzajt Xhevat Beqaraj, studiuesi Gjergj Sinani, studiuesi Izet Shehu Rektorja e Universitetit “Pavarësia”, Arta Musaraj; Pedagogë të katedrave të  Filozofisë dhe Letërsisë, President i Nisatel- Sadrit Danaj njëkohësh anëtar i Kësh.Bashkiak,; President i Shkollës jopublike “Perla”, Petrit Golemi(anëtar i Kësh. Bashkiak) , miq nga Tirana dhe Fieri etje...Për fat të mirë i pranishëm ishte edhe djali i madh i Prof. Dr. Luzaj, Muhamet Luzaj, me familjen e tij ardhur nga ShBA. Të pranishme ishin edhe medjat visive, si Tv Apollon, Tv Klan, Tv ABC, Tv Fokus, Tv Vlora 6+1, Tv Joni si dhe gazetarë të medias së shkruar.
  Mirëseardhjen në këtë homazh për Isuf Luzaj e uroi moderatori i tubimit, z.Fitim Haxhiraj duke folur për vlerat e mëdha të Isuf Luzit dhe mohimin e gjatë që iu bë figurës së tij. Duke cituar vargjet e mrekullueshme të Ernest Koliqit kushtuar Kaninës, ai i tregoi auditorit se Kanina e lashtësisë dhe e historisë, veç bukurisë që i ka falur Zoti, ka edhe një Zot të dytë, i cili i ka dhuruar asaj kështjelle edhe burra të mençur njëri prej të cilëve është i madhi Isuf Luzaj.
  Pas Himnit të Flamurit, moderatori Haxhiraj citoi vargjet e poezisë “Kushtrimi” të Prof.Luzajt . Pastaj ia dha fjalën Kryetarit të Klubit të Shkrimtarëve “Petro Marko” Z.Myrteza Mara, i cili u përqëndrua në jetën plot dallgë, si dhe në arsimimin e Isuf Luzajt. E quajti nder të të gjithë anëtarëve se fati e solli që Klubi ynë të nderojë një personalitet të tillë me përmasa ndërkombëtare, si Prof.Dr.Isuf Luzaj.
  Duke e krahasuar me një xixëllonjë që kërkon të njohë Diellin (I.Luzaj) deri në embrion të çdo qelize, z. Fitim Haxhiraj ftoi krijuesen Vilhelme Vranari Haxhiraj, e cila mbajti kumtesën me temë “Filozofia e Prof.Dr Luzajt në shërbim të çështjes kombëtare”, që u botua në datën 9-7 në disa media.
  Kumtesën mbi “Veprat e Isuf Luzajt dhe vlera e tyre në kolanën e letërsisë shqiptare” e mbajti z.Xhevat Beqaraj- shkrimtar dhe njeriu me zemër të madhe që ka përgatitur disa nga veprat e tij për botim. Tani ka në dorë 5 vepra të Isuf Luzajt gati për botim. Më mirë se e njeh z. Xhevat veprën e Isuf Luzit, sepse e kalon në dorë disa herë, nuk e njeh askush. Ai tregoi mjaft kuriozitete të panjohura nga pjesëmarrësit. Ajo që na çuditi ishte se me mijëra faqe dorëshkrimesh të lëna nga Isuf Luzi, janë shkruar me dorë, me një kaligrafi të bukur që në faqet e para, gjë që të mahnit e të mrekullon. Pastaj si duket autorin e rrëmben rrjedha e ngjarjeve, shpirti i tij poetik,malli për atdheun e mërguar, hynë në vorbullën e filozofisë dhe sociologjisë, apo edukimit të brezit të ri dhe shkrimi kalon në plan të dytë. “Të deshifrosh veprën madhore të Isufit, duhet të kesh dhe të hapësh gjithë fjalorët e të gjitha gjuhëve që fliten në botë.”- citoi lektori Xhevat Beqaraj, i cili insistoi për të tërhequr bibliotekën e Isuf Luzajt që të vihet në shërbim të studentëve tanë universitarë. Ministria e Arsimit dhe Kulturës duhet të interesohen për për botimin e veprës së Isuf Luzajt, sepse është një pasuri kombëtare e pazëvendësueshme dhe e domosdoshme për shkollat e mesme dhe të larta në vendin tonë.
Temën “Rruga e mundimshme e Isuf Luzit për të arritur majat si një prej elitave botërore” mbajti,z.Bujar  Leskaj, Ish Ministër i Kulturës dhe ish deputet. Ai mori në analizë librin “Rindërtimi i fuqive shpirtërore” dhe disa koncepte nga “Gloria e çmendjes”. Me një punë seroioze ai analizoi  gjatë veprën e tij. Madje kërkoi ndjesë që nuk është bërë gjë për  këtë personalitet universal.
  Në përshëndetjet e tubimit e mori fjalën, znj. Suzana Turku, Ministre e Kulturës në detyrë.Ajo foli mbi befasinë dhe mosnjohjen e këtij personaliteti, e cila e habitur citoi disa vargje për drejtësinë, që sapo i lexoi që i kishin bërë ozicionpërshtypje. “Gjithë vepra e Prof Luzit, çdo rresht është një filozofi më vete”- tha ajo. Në pozicionin e saj mbajti përgjegjësitë për botimin e veprës në të ardhmen, kurse 5 botimet që janë gati do të financohen nga Ministria e Kulturës. Premtoi se do të bëj të pamundurën për vlerësimin në shkallë kombëtare të Prof.Dr.Isuf Luzaj.
Ish student i tij në Tregtaren e Vlorës, z. Shaban Xhyheri, ish i burgosur politik, i prekur nga ky vlerësim që iu bë Profesorit të tij, falenderoi Klubin “Petro Marko” për nderimin që i bëri Isuf Luzajt që e meritonte qysh kur.” Kështu e solli koha. Profesori u nderua me emrin e ish nxënësit , të cilët u burgosën dhe u internuan në Ventotene si antifashist. Prej Profesorit mësova unë dhe gjithë nxënësit se si të bëhemi njerëz. Studimi, kultura dhe besimi në atë që bën secili ishin porosit e Profesorit Luzaj. Ndoshta vonë por ai me veprën e tij nisi të rrugëtojë dhe të jetë i pranishëm te çdo individ, në çdo familje dhe s’do jetë larg kur ai do të studiohet në çdo institucion arsimi dhe kulture,” -ishin fjalët e z. Shaban Xhyheri që sot në moshën 90 vjeçare u përlot për këtë vlerë kombëtare i njohur në botë, por i mohuar në atdhe.
  Z.Fitim Haxhiraj solli përshëndetjet për vlerësimn e këtij potenciali intelektual:
  Këtij tubimi i kanë ardhur shumë përshëndetje nga Anglia, z. Fatmir Terziu dhe” Fjala e Lirë”, ngaPrishtina, ShBA, Kanada ,Rumani, nga Arbëreshët e Italisë dhe nga individë si shkrimtari Agim Shehu nga Gjeneva, i cili kishte pasur letërkëmbim me Prof Luzaj. Përshëndetën takimin Eleonora Gjoka dhe Kozeta Zylo nga New Yorku;  si dhe shkrimtari Përparim Hysi, me banim në Florida, i cili mes të tjerash, shprehet shumë bukur:” Sikur të isha në Shqipëri, edhe me këmbë do ta merrja rrugën për të nderuar një mit, jo mit i legjendave por një atdhetar të madh, një filozof, një poet, një estet dhe një mësues” , ose Janaq Pani nga  Toronto e Kanadasë, i cili shprehu kënaqësinë për vlerësimin dhe keqardhjen për mosnjohjen e këtij filozofi dhe intelektuali të madh shqiptar .Këto dhe shumë përshëndetje të tjera u shoqëruan me një duartrokitje të madhe të pjesëmarrësve që e kishin mbushur sallën plot e përplot si kurrë ndonjëherë.   
  Studiuesi Gjergj Sinani i ftuar për të pëshëndetur tubimin, si njohës, studiues dhe analizues i veprës së Isuf Luzaj , mbajti një kumtesë rreth veprës së tij filozofike.
  -E nisëm për një takim vlerësimi, por siç e shihni, tubimi ynë mori karakterin e një sesioni shkencor sepse u mbajtën 4 kumtesa të rëndësishme. Për Profesorin ka shumë për të folur, por do t’ia lëmë kohës të flasë për të. Na ka ardhur një pëprshëndetje e veçantë nga ShBA. Në emër të Shoqatës së shkrimatrëve shqipatro-amerikan, përshëndet kryetari i saj, djali i Prof. Luzit, Dalan Luzaj. Me kërkesën e tij , ftojmë znj. Laureta Petoshati ta lexojë përshëndetjen,- theksoi moderatori Fitim Haxhiraj.
    Z. Mytrteza Mara, kryetar i Klubit pasi lexoi motivacionin, i dorëzoi Muhamet Luzit medaljen dhe diplomën. 
Takimi u mbyll me përshëndetjen dhe falenderimin e Muhamet Luzajt për nderin që iu bë të atit si dhe së fundmi pëshëndeti nipi i Profesorit, djali i motrës së tij Rahile,( të cilën moderatori Haxhiraj e përshëndeti në munges), Z.Bernard Caushi . Duke qenë me detyrën e Drejtorit të Rendit në Qarkun e Korçës ai solli përshëndetjet e qytetit të Korçës , ku Isuf Luzaj kishte qenë mësues i Liceut.

2011-07-12

Gjarpri Boa ngordhi si pasoje e intoksikimit nga silikoni.





gjarpriOrit Fox, ose Pamela Anderson e Izraelit, pornostare e cila deri me sot ishte bere e famshme si femra me gjoksin me te madh ne Izrael, prej disa ditesh po ben xhiron e botes, kesaj radhe per nje ndodhi shume te vecante.
Ndersa po realizonte nje sherbim per nje set fotografish, ne te cilen ishte parashikur edhe foto ne te cilen ajo "luante"me nje gjarper boa, te njohur per forcen e madhe shtrenguese, cka eshte edhe arma vrasese e ketij gjarpri, papritur dhe per arsye te pa njohura, gjarpri arrin qe ta kafshoje vajzen pikerisht tek gjoksi, arma e saj e suksesit.
Duhet thene qe kafshimi i boas nuk eshte vdekjeprures, gjithsesi vajzen e derguan ne siptal per ta vaksinuar.
Por ajo qe ben me shume interesante kete ndodhi, eshte ngordhja e gjarprit pak kohe pasi kishte ngrene silikonin.
Sipas zerave te para, arsyeja eshte intoksikimi nga silikoni i tepert i vajzes.


I ndjeri Ismail Kadare, ose shkrimtari që i zgjati jetën regjimit komunist

Kërko brenda në imazh Nga Flori Bruqi Ismail Kadare (28 janar 1936 - 1 korrik 2024) ishte akademik, politikan, ish-deputet i Kuvendit Popull...