2011-08-04

Nga Fritz RADOVANI :KA THANË I NDJERI KOLË ASHIKU:..



Në 65 vjetori e pushkatimit…



Një nga Burrat që meriton respekt dhe përulje për qendrimin të Tij Burrnor në një nga qendrat ma të mnershme të sigurimit komunist të Lindjes stalinjane, në shtëpinë e njohun të Pjeter Çiurçisë në Shkoder, asht edhe oficeri Kolë Ashiku. Nuk kisha dëgjue për këtë shkodran, përveç emnit, në lidhje me veprimtarinë e Tij pothuej asgja. Porsa “kanë hy këta…”, Kola kishte dalë në mal. Atje ishte bashkue me Burrin e legjendave të maleve, oficerin Gjergj Vata, të cilit shumë ma vonë pata fatin me i njohë vllain e Tij, Loro Vata. Pak dit përpara se të takoja Loron, pata rastin me pa dosjen e Don Alfons Trackit, dhe fare pa dijtë gja, aty ndodhej edhe emni i Kolë Ashikut. I nxitun vetëm nga emni, hyna në një nga labirintet ma interesante që mund të kemi lexue për një Burrë që nuk kishte njohë fare në jetën e Tij fjalën “frikë”! Bindja që mbronte Idealin e Tij Atdhetar e kishte kthye në një “çelik” të papërkulshëm kundrejt torturave ma mizore që kishte provue mbi trupin e vet i Ndjeri Kolë.
           
Mendimet e Tij të shprehuna haptas kundër komunizmit dhe shovenistëve sllavë, e kthenin në një përmendore ma se prej bronxi, ku rrahjet e “çekiçit” komunist mbi statujen e Tij, vetem zbukuronin fjalën që do të pasonte me thanë para kriminelit Zoji Themeli. Ai qendrim i pathyeshëm më ka shty me pyetë Loron: “Si asht e mundun, Ai Burrë aq Trim me u dorzue i gjallë në dorën e komunistëve?”... Loro më shpjegoi se kur asht rrethue në një shpellë tue luftue trimnisht kunder forcave të ndjekjes komuniste, një plumb e ka kapë në anën e majtë të gjoksit, dhe porsa Kola e ka kuptue se po debulohej nga hemoragjia e madhe e gjakut, ka provue me vra veten, por plumbi që ka zbrazë nga arma e vet revolver nuk i ka ra prap në zemer; ashtu, me dy plagë që rridhnin gjak pa pushue, ka mbetë pa ndjenja... Kur forcat e ndjekjes kanë hy në shpellë, kanë kujtue se ishte vra, po Kola ishte i pavetdijshëm fare dhe jo i vdekun. Kishte shpëtue për rrezikun e vet, mbasi, siç tregonte Loro, ishte masakrue si pak kush në sigurimin e shtetit të Shkodrës. Një gja e tillë i ka ngja edhe Zef Kol Prelës, i cili para pushkatimit i shkruen “amanetin e fundit” Nanës së vet, me një gozhdë me të cilen ka shpue një damar dhe letren e ka shkrue me gjakun e vet, leter që e kam lexue me sytë e mi...
           
Kolë Ashiku nuk mohon bashkpunimin e vet me okupatorët fashistë apo nazistë në luftën e pakompromis kundër komunistëve, të cilët luftonin kundër interesave Atdhetare, sepse pothuej të gjithë “dëshmorët”, kur janë pushkatue, kanë brohoritë për “Stalinin e math”, komunizmin dhe internacionalimin, gja që e ka shue qellimin e vërtetë të emnit të Luftës “nacional – çlirimtarë”, tue i shërbye shovenistëve sllavë të Titos dhe të bolshevikut rus Stalin. Koha mbas Luftës “nacional – çlirimtare” provoi se nga pushtimi nazi-fashist kaluem në pushtimin tjetër, atë komunist sllav, që me i krahasue me dorë në zemer, edhe pushtimi turk ishte “lule”... Ndërsa Kola e lidhë pushtimin gjatë Luftës së Dytë Botnore “me çlirimin e Trojeve tona nga pushtuesit serbë dhe me bashkimin e tyne me Tokën Nanë...”, gja e cila, siç e shprehë Kola, nga Lufta “nacional – çlirimtare” të gjitha Tokat Tona që u bashkuen me ne nga fashizmi dhe nazizmi, shpejt, mbas ikjes së gjermanëve nga Shqipnia, iu aneksuen nga komunistët  prap anmiqëve shekullorë sllavë, tue humbë kështu bashkë me Tokën Nanë pergjithmonë Pavarësinë dhe Lirinë e Atdheut, tue u masakrue, coptue dhe tue mbetë nga Ulqini e deri poshtë në Prevezë të pushtueme nga Jugosllavia dhe Greqia, ndërsa në Shqipni ata vendosën një vasal të tyne, që po i shërben ma së miri atyne, anadollakun kriminel Enver Hoxha të Gjirokastrës, madje për ta ma mirë sesa me pasë sjellë një xhelat të tyne nga Beogradi. Sigurisht, këta mendime të shfaquna në korrikin e 1946 krijonin jo pak diskutime në opinjonin publik të Shkodrës dhe mbarë Shqipnisë. Kola paraqet një mendim shumë origjinal të tij, se “edhe fashizmi dhe nazizmi gjatë okupacionit na kanë sherbye ne dhe jo na atyne.”
Gjaja ma origjinale e Kolë Ashikut asht thanja e Tij për të gjithë spijunët e të gjitha kohëve, tue fillue nga spijunët turq mbas vitit 1912 e deri sot që jemi 65 vjet mbas pushkatimit të Kol Ashikut, në korrikun e 2011, në shek XXI ...
           
Hetuesi e pyet për spijunët që kishte aso kohe nën urdhnin e Tij... dhe Kola fillon: – Po, kam pasë shumë nga këta spijunë, Kolë Topin, Kolë Kallmetin, Kolë....Cuf ...Bahri ...dhe vazhdon listën pa u ndalue fare. Hetuesi e pyet përse nuk po ngurron me i tregue këta emna? Kola i përgjegjet: – Qyshë në kohën e turkut ka familje në Shkodër që vazhdojnë edhe sot me kenë spijunë të turkut. Spijunët e Zogut sa iku Zogu u banë të Italisë. Kapitulloi Italia, ditën e nesërme kanë ardhë tek unë dhe kanë shkrue emnat me u ba spijunë të Gestapos, dhe unë ua kam rekomandue emnat e tyne gjermanëve...nuk kishin pretendime të mëdha pagese, prandej po t’i rreshtoj edhe ty, se me pak pare janë gati me fillue spijunllekun edhe për ju, nuk di a po më kupton, se këta emna që të rreshtova këtu punen e spijunit e kanë pasion, po janë edhe profesionalizue mirë, se janë spijunë qyshë të rijë. Disa madje kanë pasë edhe prindët spijunë...e nesër, kur t’i thërrisni ju, në mos paçin ardhë vetë qyshë me datën 29 nandor 1944, vijnë e fillojnë edhe pa pare ...janë aq të poshter sa i sherbejnë kujdo, mjafton që ju t’i queni “heroj”...
           
Sot emnat e tyne njihen si spijunë nga gjithë Shkodra, për sherbimet që i kanë ba pa pushue një minut komunizmit dhe sigurimit të tij...Mbas vitit 1944, shumë prej atyne spijunëve që u dalluen në veprat “heroike” të shpifjes dhe mashtrimit, u graduen edhe me grada shkencore si “rektor, profesor, doktor shkencash” etj. Jo ma larg se sot shoh emnin e një spijunit xhelat Hulusi Hako me titullin “Prof. Dr.”, i “graduem” me siguri nga vetë terroristi Enver Hoxha, mbasi “shoku” Hulusi Hako asht autor i futjes së armëve nga vetë sigurimi i shtetit në Kishën e Fretënve në Shkoder”...bashkë me “akademikun” Dilaver Sadiku....për të cilët shkruejnë “Dr.” Rakip Beqja dhe “Rektor Doc. Prof. Dr. anadollak Jup Kastrati”...Tashti këta xhelat shkojnë edhe “delegatë” në “100 vjetor” të kongreseve, konferencave, pakteve të shitjes së Trojeve, marrveshjeve kuturore e fetare, bashkpuntorë në lidhje me besimet e reja të muhaxhirëve, organizatorë të takimeve dhe deklaratave të forumeve rinore muslimane të Prishtinës kundër Figurave të Nanë Terezes e Ibrahim Rrugovës... Janë të gatshem me perdhosë dhe me shitë edhe Atdheun tek kushdo veç sa ma larg Europës, në Kaukaz, Arabi e në dreq të mallkuem...Një pjesë nisen për USA, disa për Shkup, disa për Londer, e kudo ku asht nevoja me propogandue për “besimet e reja” të shpikuna kohët e fundit nga “islamikët modernë,” të cilët e kanë fillue qyshë tash, po vitin e ardhshëm besoj do të  “fillojnë” zyrtarisht edhe fushatën e tyne për Presidentin e Republikës së Konferences Islamike të Shqipnisë!!...
           
Ju duket çudi? – Aspak! Cilen detyrë nuk dinë me ba spijunët turkoshakë..!!

Nga Rasim Bebo : Nënë Tereza, nëna e kombit shqiptar


Kur “Imam Shefqet Krasniqi”, ka arritur tё mashtrojë Forumin e tё Rinjve Myslimanё tё Kosovёs dhe mijëra taksa paguesve kosovarё.
Kur pas 560 vjetёve, pushtuesin Sulltan Murat e kthen nё çlirimtar dhe del kundër Skёnderbeut dhe Nёnё Terezёs, ky atëherë ёshtё njё mohues i Kombit Shqiptar, prandaj duhet luftuar kudo dhe kurdoherё. I nderuar lexues, tё lutem lexo kёto referenca qё i kushtohen Zonjёs tё Kombit Shqiptar NЁNЁ TEREZЁS.
Presidenti Amerikan Bill Klinton shprehej nё qershor tё vitit 2002 se:“NёnёTereza ishte e para ajo qё mё bёri tё dua kombin shqiptar dhe tani ndihem shumё krenar qё plotёsova njё detyrё morale ndaj saj dhe vlerave tё liris”. Fjala ёshtё pёr shpalljen e Kosovёs te pa varur. (1)
Kjo grua ishte dhe mbetet simboli i mirёsisё njerёzore. Janё shkruar deri mё sot shumё libra, shkrime, reportazhe, monografi studime. Gjithashtu janё botuar me dhjetёra e qindra fotografi origjinale tё jetёs dhe tё punёs bamirёse tё Tё Lumnueshmes Nёnё Tereza mes tё varfёrve.
Kёto libra janё shkruar nga autorё tё ndryshёm mё sё shumti tё huaj dhe dy dekada tё fundit nga vendi i origjinёs sё saj, Kosovё, Shkup dhe Shqipёri.
“Ish sekretari i pёrgjithshёm i OKB-sё Perez de Cuelar, duke folur pёr tё ka thёnё: “Ajo ishte OKB-ja. Ishte Paqja nё botё”.  (2)
Akil Marku thotё: “Nёnё tereza ёshtё sot dielli i shqiptarizmit i krishtёrimit dhe i dashurisё. Pas skёnderbeut ajo ёshtё lulja mё e bukur e trevave shqptare. Do ta shihni dhe do ta dёgjoni pёr njё grua qё pёrmes saj do tё na njohё bota mbarё. (3)
Prof. Dr. Jakov Mile shprehet: “Kushdo qё do tё lexojё veprёn “Raca Shqiptare” do tё shijojё krenarinё e origjinёs dhe do tё ndihet i lumtur, pasi do tё plotёsohet shpirtёrisht nё njohjen e vetvetes. Shembull ёshtё Nenё treza, e cila, larg nga vendi i origjinёs, pohon me krenari: “Me gjak jam shqiptare,  me nёnshtetёsi indiane, jam murgeshё katolike”. (4)
Flora Nikolla vё nё dukje: “Pёpa Gjon Pali i II-tё drejtoi ceremonin e lumturimit tё murgeshёs me origjinё shqiptare,...nga dashuria pёr tё varfёrit nё tё gjithё botёn, dhe themeluese e njё grupimi prej 4500 murgesha tё shpёrdara nё 132  vende tё botёs, tё cilat jetojnё nё tё njёjtёn mёnyrё si Nёne Tereza. Gjon pali i II-tё kishte shprehur dёshirёn pёr ta shёnjtёruar besimtaren, e cila vdiq nё shtator 1997 nё moshёn 87 vjeçare.
Nё vitin 1979, Çmimi Nobel i Paqes, kishte shpёrblyer punёn e pa lodhshme tё Nёnё Terezёs nё favor tё tё varfёrve dhe tё personave qё ishin duke dhёne shpirt...”. (5)
Zoti Vlash Fili thotё: “Eja tё jesh drita ime” -ishte thirrja qё mori nga zёri iJezuit me 10 shtator 1946, ndёrsa udhёtonte me tren nga Kalkuta pёr nё Darjeling. Qё nga ky moment ajo u bё Misionare e Dashurisё. Kёshtu shqiptarja me trup tё vogёl, por me zemёr tё madhe, arriti tё krijojё 700 bashkёsi tё shpёrdara nё 135 vende tё botёs. (6)
Nga Gjon Fran Ivezaj thotё: “Biografёt tregojnё shumё episode tё jetuara kur Nёnё Tereza i ndihmonte njerёzit buzё vdekjes nё Kalighat. Ajo u takua me njё grua tё moshuar, me plot plagё tё infektuara, e cila as tё rrinte shtrirё pёrdhe nuk kishte mundёsi dhe minjtё e hanin sё gjalli. E skena tё tylla haste ajo çdo ditё e natё nё rrugёt e mbushura me plot drama mjerimi”. (7)
Pёr pesё fёmijёt e parё tё braktisur nga prindёrit e tyre, qё endeshin rrugёve pёr bukё, tё rreckosur, shёndetliq, tё palarё, pa strehё dhe ngrohtёsi prindёrore, u pёrkujdes sikur tё ishte nёna e tyre. Kёshtu nё vitet 80 numuri i vogёlushёve arriti nё 5000 veta. Nё fillim tё misionit, ajo ishte vetёm me katёr motra dhe nga viti nё vit numuri i tyre u rrit duke hapur qendrat e Urdhёrit tё “Misionit tё Dashurisё”, me njё shtrirje gjeografike jo vetёm nё Indi por nё gjithё globin.
Vetёm nё Indi “Motrat e Dashurisё” nё vitin 1980 udhёhiqnin 80 spitale tё specializuara pёr tё sёmurёt me gёrbulё . Çdo vit nga dyert e spitaleve dilnin tё shёruar mbi 50.000 vete.
Don Lusha sjell njё dёshmi domethenёse: “Unё me tё flisja shqip dhe ajo e konsideronte veten shqiptare, fliste pёr Shqipёrinё dhe shqiptarёt si pёr atdheun dhe pёr popullin e saj”.
Unё jam plotёsisht dakort me zotёrinjtё e nderuar bashkёkombasit kosovarё: Qerim Ujkani, Bajram Krasniqi, Zef Prenaj dhe Adem Nimani, qё i kanё hapur luftё “imamit” kosovar Shefqet Krasniqit, qё akuzon Zonjёn e Madhe tё Kombit Shqiptar NENE TEREZEN.  Pse ju Z. Krasniqi keni mbyllur gojёn dhe nuk flisni kundra peshkopit Janullatos qё ka uzurpuar KAOSH-in dhe pregatitet pёr ekspasion, apo jeni nё tё njёjtёn barikadё me kёtё helenik tё poshtёr?
Meso z. Krasniqi edhe mё tej pёr Zonjёn e ndritur NENE TEREZEN.
Prof. Dr. Gёzim Alpion, “Encounters ёith Civilizations from Aleksander the Great to the Mother Tereza”.  Alpioni tregon se ideja pёr ta shkruar kёtё libёr, i lindi kur ai po vizitonte Indine, koh nё tё cilёn ai po bёnte kёrkimet pёr librin kushtuar Nёnё Terezёs.
Alpioni nё titullin e librit ka zgjedhur tё pёrdorё emrat e dy personaliteteve sa tё ndryshёm po aq tё suksesshem. Atё te Aleksandri i Madh dhe Shёnjtores Nёnё Tereza, tё dy shqiptarё, tё cilёt kanё lёnё gjurmёt e tyre nё Indinё e largёt.
Gjatё njё interviste pёr Illyrian, Gёzim Alpion, shprehet jashzakonisht i kёnaqur qё vepra e tij mё e re tё promovohet nё tempullin e demokracisё botёrore siç ёshtё parlamenti britanik. Jam i lumtur tё shikoj kaq shumё njerёz tё ardhur nga Shqipёria, Hollanda, India pёrfshi shumё kolegё anglezё tё universitetit Birminghamit, tё cilёt kanё ardhur nё kёtё promovim dhe interesohen pёr kulturёn e vendit tim. Ai tregon se gjithmonё ёshtё ngacmuar nga fakti se nё Egjypt Muhamet Aliu ёshtё njё figurё jashtёzakonisht e respektuarё madje pёr egjiptianёt kur pёrmendet fjala Shqipёri respekti ёshtё nё nivelet maksimale.
Ky ёshtё njё leksion i mirё pёr politikanёt shqiptarё pёr t’u zgjuar nga gjumi e pёr t’u mёsuar nga politikanёt e suksesshёm shqiptarё siç ёshtё rasti Muhamed Aliut a po tё tjerё.” (7)
Don Gjergji thotё: “Nёnё Tereza e kishte tё ndaluar tё takonte familjen e saj nё Shqipёri Papa e ka ditur mirё kёtё gjё edhe me vdekjen e nёnёs Drane mё 12 korrik 1972, edhe me vdekjen e motrёs Age mё 1973, ai e ka ditur shumё mirё se nё çfarё gjёndje ishte Shqipёria...qё nuk mund tё merrte pjesё nё varrimin e nёnёs dhe tё motrёs, atёhere dihej se diktatura ishte skajshmёrishtё e rreptё dhe jo njerёzore dhe se nuk vlerёsonte askend dhe asgjё...”. (8)
Mёso zoti “imam” Krasniqi, Dy fetё kanё qёnё pritё kundёr presionit sllav dhe grek islamizmi dhe katolicizmi. Historiani Gordinjano pohon: se deri nё shekullin e 17 ishte bёrё 1/3 e popullit shqiptar muhamedanё. Nё gjysmёn e dytё tё shek. 17 kemi kthime masive tё shqiptarёve nga tё krishterё nё myslimanё rreth 70%. Kёto dy fe mbrojtёn indetitetin e kombit shqiptarё qё nuk u thithёm nga dy kishat ortodokse greko-sllave. (9).
Edёin Jacques shkruan: “...se shqiptarёt mysliman dhe katolikёt pёrbuzin ortodoksit e urrier, ndёrsa kёta bashkёjetojnё nё paqe, madje shpesh nё tё njёjtёn strehё apo familje. Njё gjё kjo krejtёsisht e pa mundur midis katolikeve-myslimanёve nga njёra anё dhe ortodoksvenga ana tjetёr(10).
Ne mburemi me priftёrinjtё katolikё pёr gjatё kohёs si: Buzuku, Pjetёr Budi, Frank Bardhi, Pjetёr Bogdani e tj. Ishin me kulturё tё Lartё Teollogjike. Lёvronin gjuhёn shqipe gjithandej si shqiptarё, hapёn shkolla shqipe, botuan libra shqip, ndiqeshin nga turqia spiunoheshin nga grekёt dhe vriteshin ose internoheshin. Shqiptarёt e Italisё i kanё tё gjitha tё drejtat si qytetarё, ndёrsa greku u ka mohuar çdo gjё, edhe gjuhёn shqipe e flet vetёm nё shtёpi dhe jo jashtё saj. Mёso se sot nё greqi ka rreth 7.000.000 arvanitё autoktonё tё prejardhjes pellazge dhe shteti shqiptar nuk ёshtё interesuar fare pёr ta.
Ju si “imam” drejtoni dhe edukoni besimtarёt myslimanё dhe forumin e tё rinjve myslimanё nё rrugёn e gabuar, duke shfryrё urrejtje kundra vllaut shqiptar katolik nё pёrgjithёsi dhe veçanёrisht kundra Shёnjtotre Nёnё Tereze duke ofenduar me nje leksike rrugaçerie qё juve nuk u falet dhe aq me keq si njё “imam” qё lidh njerёzit me besimin te Zoti. Kujt i shёrben kjo punё qё bёni ju?  Vetёm armiqёve tanё shekullorё Veri dhe Jugё. Mёso z. Krasniqi,  me kёto sulme kundra Skёnderbeut e Nёnё Terezёs, ju po largoni besimtarёt e ndershёm nga njё fe e cila ashtu si tё gjitha fetё e tjera nuk ka tё bёjё me politikё.
Nga Luigj Shkodrani thotё: “Shqiptarja Nёnё Tereza u bё gruaja mё e njohur e planetit, me profesion dashurinё, qё investonte buzeqeshjet, industrialistja e mirёsisё, me tё vetmen pasuri, plagёt e botёs. Dhe ajo nuk pyeste nё plaga ishte katolike apo myslimane” (11).
“Genocidi serb mbi shqiptarёt e Kosovёs ёshtё bekuar nga Ireneu prift i kishёs serbe dhe nga Janullatosi i kishёs ortodokse qe ka rrёmbyer kishёn shqiptare, me aprovimin e firmёs komplotuese tё tradhtarit Ramiz Alia. Zoti Imam Krasniqi kur dilni pёrpara besimtarёve dhe nё se e konsideroni vetёhen shqiptar mos shfryni kundёr vllaut katolik shqiptar dhe kundёr simbolit tё kombit shqiptar NЁNЁ TEREZЁS, por skjaro besimtarёt trima tё Kosovёs se armiku ynё ёshtё akoma nё qeveri qё lejonё kusarinё dhe tradhёtinё, pёr deri sa Janullatosit nuk i kanё dhёnё largimin.

R e f e r e n c a

1. Prof. Dr. Saimir Lojla “Bota sot”, datё 19-10-2004.
2. Laver Niku  gazeta  “Illyria”  20-9-2007
3. Akil Marku gazeta “Illyria”  19-10-2006
4. Prof. Dr. Jakov Mile gazeta “Illyria” 4-2-2008
5. Rasim Bebo “Zeusi”, bot. 2009 f. 264
6. Vlash Fili  gazeta “Illyria” 20-9-2007
7. Gezim Alpion Gazeta “Illyria” 5 maj 2008, f. 36
8. Don Gjergji gazeta “Dielli”, “Papa per shqiptaret...”, maj 2011, f. 9
9. Rasim Bebo “Zeusi” bot. 2009, f. 300
10. Edёin Jacques “Shqiptaret”, bot. 1995, f. 257.
11. Luigj Shkodrani Internet, 23 korrik 2011, ora 12:05.

Nga Prof. Dr. Jahja Koka: KFOR-i nuk i kryen detyrat obligative



Komandanti i KFOR-it Erhard Buhler pas presionit kërcënues të Borisllav Stefnovicit, i cili prapavi kishte dhunën dhe militarët serbë, deklaroi “ KFOR-i u tërhoq pasi që nuk dëshiron të ushtrojë dhunë. Për të shtuar edhe keto: “ Vendosa të mos vazhdojmë rrugën për hapjen e barrikadës së dhunshme serbe, për shkak se aty ishin mbledhur shumë radikalë dhe ekstremistë serbë, për shkak se ka pasur edhe të shtëna dhe të ngjashme”.
Përnga nomenklatura dhe detyra KFOR-i është FORCË për
mbrojtjën e Kosovës pikërisht nga ekstremistët dhe dhuna e palëve në konflikt, pra serbëve dhe shqipetarëve. Edhe për analfabetët e politikës dihet që KFOR-i me manadatin dhe  forcën ushtarake që ka, pra me njerëzit me uniformë dhe pajisje moderne luftarake, nuk duhet të pengon veprimët e dhunës nga cilado palë qofte, me puthje e dashuri, me marraveshje e lutje, por me forcë ushtarake. KFOR-i pra nuk është organizatë bamirëse, as lule, e as misionare fetare, por FORCË për KOSOVËN ( KFOR).
Duke marrë në konsiderim këtë fakt të pamohueshëm, nevojitet që jo vetëm klasa politike e Kosovës, dhe njerëzit në uniformë, por të  gjithë qytetarët, që duan lirinë e Kosovës,  të mendojnë për këtë ngjarje që ka konotacione dhe domethënje shumë me rëndësi, ndoshta edhe historike, për Veriun e Kosovës, por edhe për shqipëtarët në përgjithësi.
Para së gjithash duhet të konstatohet që Komandanti i KFOR-it Erhard Buhler ështëushtarak profesionist, i cili din detyrën për të cilën është i angazhaur. Por ngeli, nuk mundi ta kryente detyrën e cila në këte rast ishte me peshë luftarake dhe politike të ngjajshme me momentet kur NATO pati ardhë për herë te parë në Kosovë. Ngelja para kësaj detyre kruciale në Kosovë, kurrsesi nuk duhet të kuptohet që KFOR-i, komanndanti) është frigsuar apo nga kercnimet dhe arroganca serbe.
Komandanti Buhler u tërhoq, nuk mundi të hap barrikadat. Pas këtij debakli ushtarako-politikë, komandanti në fjalë, mund të këthehej pa asnjë koment. Por ai megjithatë dha një koment apo mesazh shumë me rëndësi, duke thënë edhe këto: “ u këtheva për shkak se aty ishin mbledhur shumë radikalë dhe ekstremistë serb, për shkak se ka pasur edhe të shtëna dhe të ngjajshme”.
Është ky mesazh shumë i qartë për neve, sugjeron që problemi mund të bllokohet apo zhbllokohet, pra situata mund të vendoset me anë të radikalëve. KFOR-i, nuk e ka ndërmend t’iu përgjigjet atyre apo të i hapë barrikadat e tyre. Nuk e ka ndër mend t’i ndalon qëllimet e tyre të fundit.
Na e vranë policin, birin tonë të kombit, huliganët serbë (siç po i quajnë ata), na vunë flakën në kufirin tonë dhe tani kanë vendosë barrikada të palujshme, sa edhe KFOR-i nuk mund t’i hapë apo lëviz. Eshtë shumë transparente që kështu po vendoset qëllimi i fundëm serb. Me mjete radikale e dhunë  po arrihet epilogu apo zgjidhja e problemit deritani të pazgjidhur në Mitrovicë, apo në Kosovë në përgjithësi. Ata kanë ngulë këmbë, me barrikada dhe flakë. Është shumë transparente, si u tha, se KFOR-i nuk do t’i ndalë. A ka kush t’i ndalë ata?
Këtu më kujtohen vargjet e të madhit Gjergj Fishta:
“.. na ka mbet Shipnia n’vasha,…, n’atë Vraninë për me dalë, cubat Kjazit me ia ndalë..”. Por vargjet e Fishtës vijojnë me tone shumë optimiste dhe udhërrëfyese.

Idriz Zeqiraj: Betaja e Loxhës - E vetmja betejë e fituar






Kolonel Tahir Zemaj nuk është dezertor. Ai nuk ishte as anarshist. Ai ishte ushtarak kalibri dhe respektonte hierarkinë ushtarake. Sepse ushtria pa komandë është bashibuzukizëm e haxhiqamilizëm, që degjeneron në një bandë grabitëse e vrastare, siç ndodhi, realisht,në Kosovën tonë. Ai kishte epror dhe zbatoi urdhërin. Hapi ushtrimorën në Drojë të Kurbinit dhe përgatiti kuadrin luftarak për Kosharën dhe tërë Kosovën.
                             


     Të gjitha parashikimet e bëra nga hyjnori President Rugova, kanë rezultuar të sakta. Njëra nga këto parashikime ka qenë se në Kosovë nuk mund të ketë luftë të mirëfilltë, por masakër: Dhe, nga bilanci përmbyllës - rezultoi masakër. Kushdo që mundohet ta trajtojë ndryshe, do të ishte një batakçi e falsifikator i radhës.

     Pas masakrave numerike, Kosova u boshatis dhe Serbia e shkeli anëpërtej Kosovën, me përjashtim të Kosharës, e cila mbijetonte në saje të sigurisë ajërore nga NATO - Pakti. Pra, është falsifikim i marrëzishëm të deklarosh se ne, shqiptarët e Kosovës, e çliruam Kosovën, ndërkohë që dështimi në fushë - betejë ishte i pritshëm dhe i tërësishëm.

     Mund të ishim më dinjitoz në atë përballje hiç të barabartë, por e majta staliniste e Kosovës e sabotoi luftën, e shtyrë në intriga e krime nga agjentura serbe dhe Sigurimi shqiptar - enverist, që vepronin suksesshëm në Kosovë.

     Policia zyrtare e paramilitare sëbashku me administratën serbo-sllave u larguan, "me bisht ndër shalë", nga Kosova, nën breshëritë e bombave të NATO-s, duke u zëvendësuar nga stalinistët e Kosovës, me SHIK-un e tyre, që bënte politikën e kuadrit në Kosovë. Përgjatë të gjithë luftës, kuadri komunist-stalinist  nuk hodhi asnjë pushkë kundër pushtuesit. Përkundrazi, lëshoi në etër lum fjalësh, akuza e gënjeshtra të panumërta kundër Presidentit Rugova dhe partisë të tij - LDK-së, e cila, të paktën, rezistonte branda Kosovës, me aksione të rrufeshme dhe tërheqje të shpejt, për ta shmangur ndeshjen ballore me pushtuesin, gjë që ishte e papërballueshme.

     Për habinë tonë, tashmë, në Kosovën e çliruar nga NATO, stalinistët pushtetarë, po aq të dhunshëm sa edhe pararendësit e tyre, u kujdesen të krijonin të ashtuquajturat shoqata dhe organizata "të dala nga lufta", edhepse nuk kishin hyrë fare në luftë!!! Këto do t`u shërbenin për demagogji e terror ndaj kundërshtarëve polititikë.

     Janë këto shoqata famëkëqija, që, të instruktuara nga Serbia, në mars - prill 2004 , sulmuan serbët e kishat e tyre! U vranë djem të rinj  shqiptarë, pa kuptuar djallëzinë serbe dhe të veglave të tyre shqipfolës, ndërkohë që organizatorët, përveç arrestimeve disa javore, asgjë nuk pësuan. Për rrjedhojë, Kosova u dëmtua me vrasje, me kallje, me fikje dhe koritje. Ishin këto sulme të marrëzishme, mirë të organizuara nga Serbia, me prijetarë shefat e shoqatave "të dala nga lufta", pa hyrë hiç në luftë, që shkaktuan krijimin fshat e enklavë, fshat e komunë serbe! Dhe, kjo e vërtetë, tashmë e njohur nga të gjithë, heshtet poshtërsisht, duke u lënë hapësirë hafijeve të Serbisë, që, më vonë, të djegin edhe flamujtë e Dardanisë, të denigrojnë, sot,  personalitete dhe heronjtë e Kosovës, të cilët u sublimuan, pikërisht,  për lirinë e Kosovës.

     Populli i Kosovës, këto ditë, përkujtoi, me ndjenjen e krenarisë të ligjshme dhe të dhimbshme, betejën e Loxhës - betejën e vetme të fituar. Me këtë rast, Presidenti Fatmir Sejdiu jetësoi porosinë e Presidentit Rugova për dekorimin e kolonel Tahir Zemaj "Hero i Kosovës". Organizata fantomë e "veteranëve të luftës", duke keqpërdorur poshtërsisht dëshmorët dhe invalidët faktik të luftës, reagoi turpshëm, duke bërë etiketime të marrëzishme dhe tërësisht rrugaçërore, si "tradhtar" e "dezërtor" e tjera.

     Pas dajakimit të deputetëve në Drenicë, ndërrimi i dhunshëm i komandantit të Dukagjinit, kolonel Tahir Zemaj, është sabotimi i dytë i madh i luftës, për të kulmuar me vrasjen e ministrit të mbrojtjes - Ahmet Krasniqi - sabotimi i tretë, që shënon edhe nismën e dështimit të rezistencës të armatosur në Kosovë.

     Heroi i Kosovës, kolonel Tahir Zemaj, ishte jo vetëm ushtarak kalibri, por edhe një politikan për lakmi. Ai mençurisht shmangu provokimin e madh, të gatuar në Tiranë e Beoigrad, për menjanimin e kuadrit profesional nga lufta, duke e zëvendësuar me amator, të cilët,duke qenë të paaftë të përballën me pushtuesin, gjakosën shqiptarët.

     Kolonel Zemaj kishte forca të mjaftueshme, për të qeruar hesapet me veglat e dirigjuara nga jashtë Kosovës, por nuk donte gjakderdhjen ndërshqiptare. Dhe, për të mos ndodhur kjo, ishte gati ta përsëriste aktin e bërë, gjatë Luftës Dytë Botërore, të profesor Safet Butkës, komandant i forcave balliste të Shqipërisë Juglindore (Korçës me rrethina), i cili, në momentin kur partizanët e ideologjisë sllaviste ishin gati të mos kursenin gjakun e shqiptarëve, sepse kjo ishte porosi e Dushan Mugoshës dhe e Milladin Popoviçit, e tërhoqi këmbëzën e revolës në temthin e kokës të tij.

     Kolonel Tahir Zemaj as nuk tradhtoi dhe as nuk dezërtoi. Përkujdesja e Tij, sëbashku me komandantin e Rugovës - Smajl Hajdaraj, për mbrojtjen e popullatës civile, në tërheqje, ka qenë nga më të mençurat dhe më heroikët në tërë Kosovën. Është e pakuptueshme vonesa e mëtejme për dhënien e titullit të heroit të Kosovës edhe Smajl Hajdarajt.

     Kolonel Tahir Zemaj nuk është dezërtor. Ai nuk ishte as anarshist. Ai ishte ushtarak kalibri dhe respektonte hierarkinë ushtarake. Sepse ushtriua pa komandë, është bashibukizëm e haxhiqamilizëm, që degjeneron në një bandë grabitëse e vrastare, siç ndodhi, realisht, në Kosovën tonë. Ai kishte epror dhe zbatoi urdhërin. Hapi ushtrimoren ushtarake në Drojë të Kurbinit dhe përgatiti kuadrin luftarak për Kosharën dhe tërë Kosovën.

     Zhvillimet luftarake në Koshare ishin një sëri betejash heroike, një luftë në vijimësi, e cila përfundoi me ndërhyrjen e trupave tokësore të NATO-s në Kosovë. Është thënë dhe pranuar botërisht se Kosharja ishte legjitimim i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK-së). Por, përderisa të ndahet krimi dhe kriminelët, të "strehuar" brenda kësaj emërtese zëmadhe, le ta themi se Kosharja legjitimoi luftën në Kosovë.

     Është fikësuar në prononcime të zëshme kasetore dhe në shkrimet e  kolkonel Zemaj, mospajtimi i tij me kufizimin që iu bë për të mos u rikthyer në luftë në Kosovë, madje këtë e shpreh jo pa habi. Por, eprorët e dinin se qendrat armike të kohës, të zyrtarizimit të largimit të tij nga komanda e Dukagjinit, ishin të gatshme të shkonin edhe mëtej në veprimtarinë e tyre supërkriminale.

     Beteja e Loxhës është betejë e vetme e fituar në Kosovë. Madje, ajo është edhe e vetmja betejë ballore me armikun. Dhe, për të vetmen betejë, Beogradi zyrtar ka thënë se "tashmë nuk kemi të bëjmë me grupe bashibuzuke, por me një detashment ushtarak mirë të organizuar e profesional".

     Të gjitha rastet tjera, që dikjujt i pëlqen t`i quajë beteja, janë masakra, pa mundësi shpagimi. I tillë është edhe Prekazi, edhe Reçaku, edhe Llapashtica, Krusha e Landovica dhe dhjetra masakra të tjera. Kush i kremton si beteja, imiton Serbinë, si në cilësimin dhe kremtimin si fitore të "Luftës të Kosovës", e humbur shekuj më parë.

     Kolonel Tahir Zemaj me shokë, qofshin ata të rënë apo të gjallë, janë heronj, qysh në ditën e betejës të vetme të suksesshme të Kosovës, të zhvilluar në fshatin Loxhë të Pejës.

     Në qoftë se vlerësimi bëhet nga kriteret e luftës dhe të rezultatit të saj, siç veprohet kudo në botë, komanduesi dhe fitimtari i betejës të Loxhës - kolonel Tahir Zemaj është hero faktik qysh në përfundim të betejës të Loxhës .Dhe, nëse do ta bënim renditjern sipas përmasës të heroizmit, gjë që nuk këshillöhet, siç bëjnë komunistët, madje me subjektivizëm, kudo që ata  sundojnë, Tahir Zemaj do të ishte DYSHI, pas Presidentit Rugova, i cili, gjithësesi, është NJËSHI i kësaj emërtese të lavdisë kulmore. Sepse po të mos ishte urtësia dhe maturia, tashmë, proverbiale e dr. Rugovës, nuk do t`i vinte radha as heroizmit të Tahir Zemaj me shokë.

     Koha dëshmoi se liria e Kosovës është rezultat i paqës dhe jo i luftës. Sepse lufta e nxori tërësisht humbëse Kosovën. Ishte dekada e mençurisë dhe e urtësisë unikale e botërore e dr. Ibrahim Rugovës, me rezistencën aktive, të krijimit dhe të jetësimit të institucioneve paralele dhe e bojkotit masiv absolut të pushtetit serbo-sllav në Kosovë, me lutjet e Tij hyjnore e dinjitoze - në qendrat e vendosjes botërore, që solli bombarduesit e NATO-Paktit, mbi qiellin e ngrysur të Kosovës, Serbisë dhe Malit të Zi.

     Këtë të vërtetë të madhe, tashmë ua kanë kujtuar dhe përsëritur manipulatorëve dhe falsifikatorëve stalinistë të Kosovës dy aktorët qendrorë të lirisë tonë: Presidenti amerikan Bill Klinton dhe Kryeministri britanik Tony Blair.

     Kuadri i lartë i Ministrisë të Kulturës të Shqipërisë, zoti Enver Bytyqi, në shkrimin e tij me titull: "Heshtja si art i vrasjes të vlerave" shkruan: "Kur Töny Blear e filloi fjalën e tij në Kuvendin e Kosovës, me një mirënjohje dhe përkujtesë për rolin, personalitetin dhe figurën e shquar të Ibrahim Rugovës, kishte në atë sallë deputetë, të cilët ishin zverdhur, ishin nxirë ose ishin  skuqur.

      Kundërshtarët ekstremistë të Rugovës ishin zverdhur, sepse ende nuk pajtohen me vlerat monumentale që ai kishte prodhuar. Ata që nuk dëshironin vlerësimin dhe rivlerësimin e emrit të Rugovës, ngaqë u pakësohen "meritat", ishin nxirë. Një pjesë e vogël, e cila ka hedhur baltë mbi presidentin historik të vendit, por që e ndjen peshën e fajit për këtë, ishte skuqur.

     Me gjithë dallimet midis tyre, të tri këto kategori "mëkatarësh" kanë diçka të përbashkët: - Duan me çdo kusht që jehona e asaj që pohoi ish-kreministri britanik për Presidentin Historik të Kosovës, të kufizohet në kohë dhe hapësirë, mundësisht të mbetej "pronë" e sallës të parlamentit, pra, të mos bëj vend në median e shkruar dhe elektronike".

     Zotëri Bytyqi na e jep bindshëm ndjenjën inferiore dhe shqetësimin e madh që manifestojnë hiç-kushët kundërshtarë të dr. Rugovës dhe tendencën ngulmuese të tyre, për zvetnimin, deri në harresë, të personalitetit të Tij të papërsëritshëm.

     Është koha t`u thuhet stop manipiulimeve dhe falsifikimeve të historisë. Pas arkitektit të vënies të themeleve të shkencës luftarake, për mbrojtjen dhe lirinë e Kosovës, të ministrit Ahmet Krasniqi si dhe të zbatuesit faktik të kësaj strategjie - kolonel Tahir Zemaj, tashmë, heronj të Kosovës, duhet të mendohet dhe të veprohet, mençurisht e vendosmërisht, për statusin moral të vlerësimit dhe të dekorimit edhe, për të paktën,  të 950 viktimave, të rëna nga dora kriminale e të majtës staliniste e fashizoide të Kosovës.

     Po citojmë vetëm njërin syrësh me emër - kuadrin e lartë të LDK-së, avokatin Shaban Manaj. Tashmë, dihen presionet ndaj Tij, për ta konvertuar partinë. Ai qëndroi stoik në kundërshtitë ndaj stalinistëve, edhepse e dinte përmasën e rrezikshmërisë kushtuese të këtij qëndrimi. Dhe, një kundërshti e kësaj natyre, duke i marrë parasysh pasojat fatale, është më shumë heroike, se sa rënia me pushkë në dorë në një fushë-betejë. Dhe,akti terrorist, i tipit alkaidian, i kryer  në Ozdrim të Drenicës, i torturuar ngeshëm, madje deri në mbytje, i djegur deri në karbonizim, për të terrorizuar një popull të tërë, "ose ne, komunistët në pushtet, ose do t`ju karbonizojmë ju, rugovistëve si zotin Manaj", dëshmon për peshën e qëndresës dhe të krimit - njëherësh. Për të shkëputur fijen e krimit, vrasësit grupor ekzekutuan, më vonë, edhe kreun e tyre, si i akuzuar i parë. Atëherë, pse të mos  shpallet "Hero i Kosovës" martiri i lirisë dhe i demokracisë të Kosovës - Shaban Manaj?!?

     Presione të formave të ndryshme kanë përjetuar edhe viktimat e tjera të krimit stalinist në Kosovë, të cilët kanë rezistuar, duke mbrojtur idealet e parimet e lirisë dhe të demökracisë. Le të sjellim ndërmend, qoftë edhe për pak sekonda, skenat makabre të shantazhimeve dhe të kidnapimeve, që përshkruan, saktësisht e besmikërisht, vrasësi i penduar i SHIK-ut - Nazim Bllaca. Dhe, e gjithë kjo qëndresë, ndaj murtajës komuniste-staliniste, e përgatitur në kruzhokët fashizoide të Tiranës, nga sigurimsat vrastarë të Enver Hoxhës, meriton studim, vlerësim dhe shpërblim moral e material të viktimave seriale, kryesisht, kuadro dhe anëtarë të LDK-së dhe të së djathtës të Kosovës.

     Presidenti i Republikës Fatmir Sejdiu, ka mbështetjern e pjesës dërmuese të popullit të Kosovës, për të vepruar në bazë të detyrimeve dhe të drejtave, që ia siguron Kushtetuta. Dekorimi i Komandantit të Dukagjinit dhe i strategut të betejës të vetme të fituar në Kosovë, kolonel Tahir Zemaj, është mirëpritur, por pa e justifikuar vonesën.

     Presidenti duhet ta fillojë procedurën për dekorimin real e meritor edhe të tre dëshmorëve të kësaj beteje të lavdishme: Rrustem Bruçi, Lumni Surdulli dhe Enver Alaj, si dhe një dekoratë të përbashkët për luftëtarët e mbijetuar, sepse duhet të shquhet e vetmja betejë e fituar nga shumë dhjetra masakra, që, gjithësesi, duhert nominuar me emrin real e adekuat.

     Ata që fshihen pas deklaratës të turpshme të "veteranëve të UÇK-së", të dëshmorëve dhe të invalidëve, janë disa të akuzuar dhe të burgosur, si vrasës të shqiptarëve dhe të liruar me marrëveshje të UNMIK-ut me Serbinë, për të vazhduar krimet, me qëllim të diskreditimit të Kosovës në sy të botës.

     Familjet e dëshmorëve dhe invalidët faktik të luftës, duhet të distancohen nga deklarata të tilla politike të urryera. Ata duhet ta shpallin botërisht se emërtesa e UÇK-së, është bërë sinonim i krimit kundrashqiptar, sepse për 11 vjet radhazi  vazhdojnë gjyqet e dënimet e kriminelëve vrastarë, politikë, ekonomikë dhe ordinierë. Dhe, çuditërisht, të gjithë të dënuarit mbajnë krenarishëm siglën e "UÇK-së"!!!

     Për derisa të saktësohet se çfarë ishte "UÇK-e dhe çfarë janë kriminelët, që thirrën në emër të saj, familjet e nderuara  të dëshmorëve dhe invalidët shumë të respektuar, duhet të emërtohen dëshmorë dhe invalidë të luftës të Kosovës, duke e shmangur tërësisht siglën "UÇK-e", ndonëse në të  është "përzier gjithfarë ujemi". Dhe, ky ndryshim duhet bërë që sot.

     Në vendet demokratike të Evropës, ngjitur formularit të kërkesës për shtetësi, ofrohet edhe një listë emërore të organizatave terroriste. Si e tillë figuron "Lëvizja Popullore e Kosovës" (LPK). Por, çdo ditë e më shumë po lakohet edhe emri i UÇK-së. Madje, në shtypin prestigjioz evropian , herëpashere, hasim tituj shkrimesh si: "Skandali Kosovë", "Krimi në Kosovë", "Palaçot e Kosovës" dhe të tjera xhevahire të ngjashme. Dikur UÇK-në e shpëtuan nga emërtesa fatale terroriste Presidenti Rugova, duke i justifikuar aksionet goditëse se, "njerëzit në Kosovë mbrojnë pragun e shtëpisë". Ndësa kolonel Tahir Zemaj, me formacionin  e tij ushtarak e luftarak bashëkohor, dëshmoi se vetëmbrojtja e një populli është detyrë e shenjtë dhe larg çdo kualifikimi tjetër negativ.

     Riaktualizimi për t`i dhënë ngjyrime terroriste UÇK-së, ka rrjedhur nga ato qindra krime të bëra në Kosovë, nga grupe bashibuzuke e kriminale, të cilat, paprejashtimisht, fshihen, fallso, pas emrit të UÇK-së.

     Prandaj, për të ruajtur vlerat e mirëfillta të luftës në Kosovë, derisa vrastarët të qerohen dhe dënohen, për krimet e bëra, nuk ia vlen as  të përdoret emërtesa, dikur simpatike, tre gërmëshe UÇK-e, sepse UÇK-ja e mirëfilltë ka qenë e angazhuar në luftë kundër pushtuesit dhe jo të vrasjes të shqiptarëve, në pusira e prapa shpine, gjatë dhe pas luftës, siç kanë bërë bashibuzukët e deklaratave të sotme.

Prof.Dr.sc.Eshref Ymeri : Edhe sa kohë do të presim "rend" dhe "qetësi" nga UNMIK-u dhe EULEX-i në Kosovë?!!!


 
Besoj se i gjithë populli i dashur i Kosovës, me gjestin e fundit armiqësor që ndërmori kundër dy pikave kufitare të Mitrovicës shovinizmi serbomadh, është bindur përfundimisht se UNMIK-u dhe EULEX-i janë dy struktura që kanë ardhur aty jo për t'i zgjidhur përfundimisht problemet shqetësuese të  Kosovës, por për të përkëdhelur, përkrahur dhe nxitur nën rrogoz huliganët e minoritetit serb në veriun e Mitrovicës që të kryejnë akte të tilla vandalizmi. Me moskokëçarjen e tyre para krimeve të kriminelëve serbë në veriun e Mitrovicë, këto dy struktura vërtetuan në praktikë se nuk kanë ndonjë dallim të dukshëm nga trupat hollandeze që sodisnin me shpërfillje vrasjen e 8 mijë njerëzve të pafajshëm në Srebrenicë në verën e vitit 1995. Personalisht jam i bindur se prapa huliganëve dhe gangsterëve serbë të veriut të Mitrovicës, fshihet dora e shovinizmit serbomadh, fshihet presidenti Tadiç, i cili, në daljet televizive kërkon ta heqë veten sikur nuk di t'i turbullojë ujërat, fshihen agjentët e shërbimit sekret rus, të instaluar në strukturat e UNMIK-ut në veriun e Mitrovicës, fshihet shërbimi diplomatik rus në Beograd, fshihet dora e Moskës, e kësaj armikeje të betuar mbinjëshekullore të kombit shqiptar, fshihet dora e kryetarit të Komitetit të Marrëdhënieve me Jashtë të parlamentit rus Kosaçov, e këtij ustai të regjur të hartimit të librit shpifës të Karla del Pontes dhe të raportit të senatorit Dik Marti, të cilëve Beogradi dhe Moska ua kanë ngrohur xhepin mirë e mirë, me qëllim që Ushtria Çlirimtare e Kosovës të stigmatizohet si kriminele dhe të lihen në hije krimet shtazarake të makinës kriminale serbe në Kosovë. Në këto kushte, unë dua të besoj dhe ta falënderoj sinqerisht Kryeministrin Thaçi për veprimet që ndërmori. Në të njëjtën kohë, zoti Thaçi duhet të caktojë një afat përfundimtar për largimin e UNMIK-ut dhe të EULEX-it nga Kosova, në mënyrë që qeveria e tij të vendosë funksionimin e shtetit ligjor në çdo qelizë të territorit të Kosovës. Me këtë rast, dëshiroj t'i shpreh ngushëllimet e thella familjes së heroit të Kosovës Enver Zymberi që ra në krye të detyrës.

Poezi: TRADHTIA E LEJUAR




 
Vullnet Mato
 
TRADHTIA E LEJUAR
 
Unë dashuroj valëzën e internetit,
gruaja do marrëzisht televizorin.
Prej tyre s’na shkul dot as kiameti,
kur tradhtojmë me kuçkën e horrin.
 
Kësisoj të heshtur, ne urtë e butë,
shijojmë burra dhe gra virtuale.
Unë e tradhtoj gruan në facebook,
Ajo ma dredh mua në disa kanale.
 
Sipas Biblës e Kuranit quhet tradhti,
kur mendon një grua a burrë të huaj,
ose kur të pëlqen dhe e ndjek me sy,
sepse bën mëkat njësoj, pothuaj. 
 
Joshësit brazilianë mustaqespicë,
po ma çojnë gruan deri në lotim.
Mua më trokon zemra me patericë, 
kur vajzat shkruajnë: “O shpirti im!” 
 
Shyqyr zotit këto dy lloj dashuri,
mbeten mbyllur brenda ekranit,
ndryshe do plaste sherri në shtëpi
dhe çdo ditë me ne do bëhej nami.
 
Por ndonëse të pavarur e të lejuar,
zgjedhim të lirë në kutitë e qelqit,
pasi dëshirat vetjake kemi votuar,
ndjenjat shkojnë në favor të dreqit...

[Sterkala] Përshëndetje të sinqerta zotit Përparim Hysi‏




Date: Wed, 3 Aug 2011 16:33:19 -0700
From: eymeri@yahoo.com
Subject: Përshëndetje të sinqerta zotit Përparim Hysi
To: bruqi-flori@hotmail.com

I dashur Flori,
Lexova esenë mjaft interesante të zotit Përparim Hysi me titull "Dritë-hijet e një nobelisti", që ju e kishit botuar në faqet e të respektuarit "Floripress" më 08 mars 2011. Ju falënderoj për botimin e kësaj eseje, të përgatitur me një profesionalizëm të lartë. Në analizën e zotit Përparim nuk mund të heqësh as edhe një presje të vetme. Rasti i qëndrimit të Solzhenjicinit ndaj Kosovës, më solli ndër mend edhe disa shkrimtarë të tjerë rusë, të cilët kanë qenë mbështetës të shovinizmit rusomadh. Madje edhe Pushkini, siç del në librin e biografit të shquar Leinid Grosman, u qe kundërvënë protestuesve francezë që ngrinin zërin kundër masakrave të shovinizmit rusomadh në Poloni, duke deklaruar se Polonia na qenkej çështje e brendshme sllave. Dikur do t'i kthehem kësaj teme. Ju lutem ta falënderoni zotin Përparim në emrin tim, meqenëse nuk ia kam adresën elektronike.
Përshëndetje miqësore.
Eshrefi
Santa Barbara, Kaliforni
03 gusht 2011

11-08-03

Esse nga Përparim Hysi :Dritë-hijet e një Nobelisti

http://floripress.blogspot.com/2011/08/esse-nga-perparim-hysi-drite-hijet-e.html

Vdiç shkrimtari dhe avokati i njohur dardan Zeqir Berdynaj (1934-2025)

Zeqir A. Berdynaj, u lind më 6 qershor 1934, në Firzë, ish katundi i Ri i komunës së Pejës.  Shkollën fillore dhe të mesmen e kreu në vendli...